Shoqata e Shėrbimit Vullnetar “Albamyriam”



Shoqata e shėrbimit vullnetar “Albamyriam” me selia nė “Via Sardegna 20, 81022 Casagiove, CE-Italia”, krijuar nė pėrputhje me nenet e kodit civil dhe ligjėrisht e njohur si ent moral nga shteti shqiptar qysh prej vitit 1999, ka lindur nga pėrvoja misionare e bėrė nė Shqipėri prej njė grupi personash dhe nga nevoja pėr tė nxitur bukurinė e jetės nė situatat e shtypjes ekonomike, shoqėrore dhe morale.

Shoqata, brenda mundėsive dhe burimeve tė saja, do tė angazhohet pėr tė realizuar projekte qė i pėrgjigjen pikėsynimit dhe qėllimeve tė saj, tė cilėt janė si mė poshtė vijojnė:

- mbrojtje, nxitje dhe shėrbim i ēdo personi qysh prej ngjizjes deri nė dobėsimin e aftėsive njerėzore, profesionale dhe materiale tė anėtarėve tė vet duke e bėrė me njė shpirt bashkėndarjeje dhe vėllazėrie, pa qėllime fitimi dhe protagonizmi personal;

- sensibilizim dhe formim tė fėmijėve, tė tė rinjve dhe tė tė rriturve pėr tė bėrė shėrbim vullnetar falas dhe pėr ta jetuar jetėn nė mėnyrė thelbėsore.



Pėr kėtė qėllim, nė marrėveshje tė ndėrsjellė me drejtorėt e shkollave pėrkatėse, shoqata angazhohet t’ua bėjė tė njohur nxėnėsve projektet e ndryshme humanitare nėpėrmjet dokumentarėve dhe kėrkimeve shoqėroro-ekonomiko-kulturore tė vendeve ku vepron apo ka ndėrmend tė veprojė ajo.

Projekti i parė ka filluar nė vitin 1997, nė Shqipėri, me hapjen e njė Laboratori Liturgjik ku pėrgatiten veshje tė shenjta tė ēdo lloji nga Motėr Raimondina Buscema, qė i pėrket Kongregatės “Bijat e Shėn Jozefit”, themeluar prej tė Lumit Klement Markizio, famullitar i Rivalbės (Torino-Itali) nė vitin 1875. Motra mbėshtetet prej kėsaj shoqate dhe ndihmohet prej anėtarit tė po kėsaj shoqate, zotit Rodolf Ulbanit, i cili kujdeset pėr marrėdhėniet publike mes shtetit shqiptar dhe shoqatės.

Pėrveē kėsaj, nė vitin 2002 ėshtė hapur shtėpia e mikpritjes pėr fėmijėt, qė vijnė nga familje tė varfra.

Kjo shtėpi ka si qėllim edukimin e fėmijėve para-shkollorė nė fushėn shoqėrore, morale e tė krishterė, duke kėrkuar qė tė japė ndihmesėn e vet nė formimin e brezave tė rinj.

Pėrgjegjėsja e edukimit tė fėmijėve ėshtė motėr Raimondina, mėsuese e drejtoreshė, e cila ndihmohet prej disa mėsueseve shqiptare, tė diplomuara dhe tė pėrgatitura pėr njė gjė tė gjė.

Marrja e tyre nė punė ėshtė bėrė nė pėrputhje me ligjet e shtetit shqiptar nė fuqi.

Veprimtaria zhvillohet gjatė krejt vitit shkollor dhe njė vėmendje e veēantė i kushtohet prindėrve tė fėmijėve me takimet e formimit dhe tė informimit rreth drejtimit shkollor dhe vazhdimėsisė edukative nė familje.

Nė Itali, shoqata mbledh ndihma pėr birėsimin nė largėsi tė kėtyre fėmijėve, nė mėnyrė qė tė mund t’u japim njė vakt nė ditė dhe materialin didaktik tė nevojshėm pėr formim.

Njė projekt tjetėr i shoqatės ėshtė mikpritja e fėmijėve tė braktisur apo tė lėnė prej familjeve pėr mungesė mjetesh ekonomike apo pėr ēfarėdo arsyeje tjetėr…

Qė ky projekt tė realizohet nevojiten fonde pėr zgjerimin e strukturės sė sotme.

Pra, i bėjmė thirrje ndjeshmėrisė sė njerėzve vullnetmirė, me qėllim qė me ndihmat e tyre sado tė vogla tė na ndihmojnė pėr realizimin e kėsaj dėshire dhe pėr shpėtimin e shumė fėmijėve qė “humbin”, kush e di se nė ēfarė rrugėsh!”.



Pėrgjegjėsja
Motėr Raimondina Buscema



Shoqata e shėrbimit vullnetar “Albamyriam”
L. Tom Kola, Rr. Gjon Buzuku, Nr. 15, Shkodėr – Albania, Tel. 0035522/44-453