Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Te vdesesh per Filozofine:

    Shume here behet fjale per njerez qe flijohen per besimin e tyre. Leteratura te tera ngjyrosen cdo dite -here me qellim propagandistik e here me qellim mallengjyes- me flijimet e protokristianeve, judejve apo muslimaneve te pare. Megjithate kane ekzistuar edhe njerez idete e te cileve u bene objekt luftimi dhe shkak qe t'ju hiqet liria fizike apo edhe vet e drejta ne jete!

    Ishin keto ide qe shurdhuan veshet dhe qorruan syte e shablloneve apo te privilegjuarve te cdo epoke. Ishin keto ide qe njeriu nuk donte t'i degjonte, sepse ose nuk ishte i pergatitur t'i pertypi ose nuk i interesonin (megjithese une besoj tek mundesia e pare... ngase nga idete perparimtare cdo njeri vetem interes mund te ket!)!

    Nje nga keta njerez qe u luftuan dhe u flijuan per idete e tyre ishte edhe vet filozofi i pare ose ndryshe babai i filozofise, Sokrati (469-399 p.e.s.).

    Ne fakt, Sokrati vashdon te luftohet akoma edhe sot. Akoma dhe ne kete moment me kane mbetur te ngulitura te mendje cirrjet e nje teologu fanatik ne nje kanal televiziv kundra personalitetit te Sokratit. Nuk la gje pa permendur i shkreti qysh nga gjendja familjare e Sokratit e deri tek preferencat e tij seksuale por edhe tek admirimi qe i behej atij nga Platoni. Me thene te drejten do ishte e kote ti pergjigjem dikujt qe paska arritur ne ate skaj saqe te kritikoj prefenrencat seksuale te nje personi qe jetoi 2400 vjet me pare!

    E verteta ndodhet diku tjeter, njerezit akoma edhe sot e kane te veshtire te kuptojne/arrijne Sokratin!

    Disa te tjere arriten ne kulmin saqe te thone se Sokrati ishte thjesht dashnor i Platonit, dhe keshtu ky i fundit nga dashuria e madhe i dedikoi gjithe ato dialogje!Me te vertet eshte e veshtire per dike qe te besoj sesi nje person te cilit i dedikohen kaq shume gjera, si dhe vet lindja e Filozofise, nuk la asnje veper te shkruajtur!

    Mesa duket atomicizmi i Sokratit nuk kishte asnje lidhje me egoizmin e thjesht njerezor! Aq perpara te tjereve ishte Sokrati saqe edhe mendimet e veta nuk pranoi t'i shkruaj duke u frikesuar se lexuesi do nenvlefsonte idete personale perpara citimit te shkruar!

    Pra ajo qe i interesonte me teper Sokratit nuk ishin konkluzionet e veta, ajo qe i interesonte ishte qe njeriu te filloj dhe ta vrasi mendjen (me te vertet sa shume e vret mendjen njeriu?). Njeriu i Sokratit ishte ai njeri i cili nuk mjaftohej me komfortizmin tradicional por duke e vene veten ne postin e injorantit -qe nuk di asgje- problematizohet reth gjithckaje dhe ben pyetjet e drejta.

    Pra duke i'u kthyer injorances, njeriu i Sokratit hodhi poshte cdo dije te deriatehershme dhe hapi nje rruge te re kerkimi. Dhe ky kerkim filloi nga vetja -sepse sa njohim veten nuk njohim asnje tjeter- dhe me pas u kthye tek me i aferti per te perfunduar mbi gjithe shoqerine.

    Sic do thoshte edhe Ciceroni: Sokrati e terhoqi filozofine nga qielli dhe e hodhi mbi Toke!

    Kerkimi brenda vetes sipas Sokratit do sillte vitytin (areti) kurse virtyti do lindte shkencen! Pra ishte e pamundur qe njeriu te behej shkencetar kur brenda vetes i kishte ende te erreta akoma edhe ceshtjet me themelore, si psh. fenomenet ndodhin vet apo shkaktohen nga fuqi mbinatyrore. Pra qe te behej dikush njeri me virtyt apo shkencetar duhej fillimisht te hiqte "syzet e trasha" te trashgimuara brez pas brezi qysh nga erresira e thellesise kohore! Duhej qe te mos i frikesohej pyetjeve te drejta dhe pergjigjeve llogjike!

    Sigurisht qe parime te tilla do e sillnin ndesh Sokratin me dijetaret e asaj kohe (Sofistet), me kleriket paganiste sidhe me cdo qytetar te nenshtruar ndaj komfortizmit mendimtar tradicional.

    Dhe si cdo revolucionari tjeter, megjithese Sokrati ishte dicka me teper se kaq, iu pergatit komploti i vdekjes. Akuza ishte: ofendim ndaj te shenjtave (vlasfimi).

    Modestia e Sokratit u duk edhe tek vet pergjigja e tij kur iu be pyetje reth ofendimit ndaj fese paganiste, pak a shume ai u pergjigj: une thash se njerezit e pranojne panteizmin nga frika! Pra nuk ishte qellim i Sokratit t'iu ndroj fene Athinejve, sic nuk ishte gjithashtu qellim i tij qe t'iu tregoj atyre se c'ekziston pertej natyrores. Ai thjesht iu tha atyre se nuk ishin te sinqerte me veten, dhe se duke mos qene te sinqerte me veten nxirrnin konkluzione te gabuara.. gje qe nuk lente as shkencen qe te perparoj (reth 1900 vjet u deshen qe thenja e Sokratit te mbetet profetike mbi Mesdhe, dmth. deri ne shek. e 15 kur filloi Rilindja!).

    Thuhet gjithashtu se pas denimit me vdekje Sokratit iu dha mundesia qe te braktisi qeline, por ai perseri nuk pranoi duke deklaruar: se askush nuk eshte siper ligjit! Ishte ky ligj qe simbolizonte bahskimin shoqeror dhe me pranimin e te cilit Sokrati hodhi poshte edhe akuzat e tjera qe i dedikonin gjoja percarjen shoqerore.

    Keshtu i vendosur qe te mos i bej qejfin vetes me meditimin komfort dhe i vendosur qe t'i bindet virtytit te brendshem por edhe harmonise shoqerore -qe shprehet midis ligjit- Sokrati pranoi vendimin gjyqesor dhe morri kupen e helmit per te vdekur.

    Me veprimtarine e vet Sokrati fitoi edhe epitetet si baba i filozofise, baba i shkences etj. dhe u be pike ndarese midis meditimit tradicional sofist nga meditimi filozofik dhe shkencor helen. Nuk ka dyshim qe Sokrati ia vlen te permendet edhe si humanisti i pare, me te gjithe kuptimin e fjales, dhe si nje nga themeluesit e meditimit perendimor (megjithese Perendimi u vonua reth 1900 vjet qe t'i afrohet Sokratit, per te mos e arritur kurre!).

    Por sic u permend, te gjitha keto vlera te Sokratit bota u vonua qe t'i njohi. Klasicizmin helen do e zevendesoj perandorizmi maqedonas dhe romak te cilat do iu lejne radhen despotizmit kristian.

    Gjithashtu as vet Sokrati nuk duket se kishte deshiren qe te mbahet mend. Kjo duket nga vet fakti qe nuk shkruajti asgje por edhe nga fakti qe nxenesi i tij Platon megjithe admirimin e madh qe kishte ndaj mesuesit (duke e vendosur emrin e tij ne shumicen e veprave te veta) nuk e shfaq Sokratin ne asnje dialog si mbrojtes total te nje ideje. Parimet sokratiane dalin nga perpilimi i dialogut dhe jo nga qendrimi i paluhatshem i Sokratit. Gjithashtu besimet e Sokratit duken me teper nga pyetjet sesa nga pergjigjet! Keshtu ne kundershtim me shume dijetare apo filozofe te tjere Sokrati nuk la asnje dogem thjesht la pas tij nje deshire themelore dhe nje baze nga ku fillon cdo konkluzion i drejte dhe cdo shkence. Kjo baze mund te permblidhet vetem me nje fraze: etje per dije te vertete! Dhe dije sipas Sokratit dhe Platonit eshte vetem ajo qe shpjegon ekzistanten kurse ajo qe shpjegon mos-eksitanten eshte injorance, por qe ta gjesh me te vertet kete dije duhet te fillosh nga injoranca. Dhe megjithese nje konkluzion i tille mund te duket kontraditor ne te vertet perben vatren e kerkimit shkencor, sepse shkenca duke shpjeguar ekzistanten gjen edhe ate qe duket mos-ekzistante kurse duke kuptuar mos-ekiztanten arrine ne ekzistanten.

    Kjo etja per dije e Sokratit perben edhe gjenezen e fjales "filosofia" qe do te thote dashuri ndaj dijes!

    Dhe me te vertet Filozofia sado e domosdoshme dhe e nevojshme per njeriun i humbi gjurmet e veta per shekuj me radhe nen hijen dogmatizmit!

    Keshtu njerezit per shekuj me radhe per te nder te Krishtit, Allahut etj. apo "perfaqsuesve" te tyre ne Toke morren bare te madhe mbi supe. Kryqa dhe minare pa mbarim u ndertuan, luftra pa mbarim u nderrmorren, u bene vepra madheshtore dhe gjama poshteruese... vetem nje pyetje e thjesht i mungoi njeriut: kush jam?

    Por, Filozofia sokratiane nuk hodhi poshte besimin e sejcilit, njeriu nuk do te jet kurre i gatshem te hedhi poshte besimin, thjesht i tha njeriut qe kerkimin ta filloje nga vetja... sepse cdo e vertete fillon nga vetja/njeriu. Pra nese per nder te cdokujt bete gjithe ato mrekullira apo marrezira... per nder te Sokratit beni nje gje te lehte dhe te thjeshte: kerkoni dhe besoni veten!

    Perendimi u vonua reth 1900 vjet qe t'i afrohet Sokratit, per te mos e arritur kurre!

    Kryeplaku per Forumin Shqiptar
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2

  3. #3
    BUKURIA SHERRI I LUMTURIS Maska e koder kiss
    Anėtarėsuar
    03-03-2006
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    206
    Nuk Eshte Qe Nje Filozof Vdes Per Filozofi [se Atehere Nuk Je Filozof]
    Po Filozofia Te Vdes
    KULTURA , SJELLJA, EDUKATA ,ZBUKURON NJERIUN!!!!!!!!!!!!

  4. #4
    Te kerkosh dhe te mesosh veten besoj eshte nje nga gjerat njekohesisht me te thjeshta dhe me te veshtira ne te njejten kohe...Eshte deshira e madhe humane per te nohur vetveten qe e ben te lehte dhe nga ana tjeter eshte fakti qe njohja e vetes nuk mbaron kurre qe e ben kete gje te veshtire...
    Gjithsesi ta kerkosh, te fillosh ta njohesh dhe te kuptosh qe ke arritur te jesh ne sintoni me te patjeter qe sjell besimin.
    P.S: urime per temen kryeplak

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,895
    Filozofia eshte arti i te jetuarit i lire ne mendime POR je ne kerkim te se vertetes absolute dhe kjo dikur ne lashtesi te kushtonte shtrejte po nuk thoje si GALILEU:

    epur si muove

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-03-2006
    Postime
    3
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku

    Kjo etja per dije e Sokratit perben edhe gjenezen e fjales "filosofia" qe do te thote dashuri ndaj dijes!
    Ku dhe ne c'menyre duket etja e Sokratit per dije?
    Cfare te shtyn te deklarosh qe etja e Sokratit per dije shenon lindjen e filozofise?

  7. #7
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Citim Postuar mė parė nga Da5hn0r1
    Cfare te shtyn te deklarosh qe etja e Sokratit per dije shenon lindjen e filozofise?
    Ne shkrimin e mesiperm kam vendosur shume mendime te mija, mbi te cilat do mundeshe te me pyesesh...

    Por pyetjen konkrete me mire drejtoja historianeve boterore, sepse nuk jam une as i pari e as i fundit qe konstatoi se Sokrati eshte babai i Filozofise!

    Sidoqofte nese ende kembengul qe te marresh pergjigjen time.... lexoje te gjithe ceshtjen qe shqyrtova!

    flm

  8. #8
    Manitu Maska e kiniku
    Anėtarėsuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos tė na vijė cudi se cdo frymor nga vete natyra priret tė kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869

    Smile

    Kyeplaku,

    Sokrati bėri kthese nė Filozofi pikėrisht pėr shkak tė kėsaj

    Gjithashtu as vet Sokrati nuk duket se kishte deshiren qe te mbahet mend. Kjo duket nga vet fakti qe nuk shkruajti asgje.


    he-he.


    Kėsi si Sokrati ka shumė, qė nga Epi i Gigamlleshit e kėndej. Sokratin e vecon mėnyra e percjelljes se filozofisė dhe edukimit tė brezave. Asgjė tjeter.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  9. #9
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Mire te vdesesh per filozofine,

    po a mund te vrasesh per filozofine?

Tema tė Ngjashme

  1. Ndjenja tė pa lexuara
    Nga Era1 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 663
    Postimi i Fundit: 19-05-2012, 08:16
  2. Te rrosh apo te Vdesesh !?
    Nga BaBa nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 02-11-2011, 00:27
  3. Te biesh ne dashuri me diturine! (Fjale te cmuara)
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 20-01-2005, 15:42
  4. Tė vdesesh nė Shqipėri, ėshtė vetėm humbje kohe
    Nga ALBA nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 23:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •