Ndėrmjet kardinajve tė rinj ėshtė edhe jezuiti francez Atė Albert Vanhoi, ish-rektor i Institutit Papnor Biblik dhe ish-sekretar i Komisionit Papnor Biblik - nėnvizon ē’do tė thotė tė bėhesh kardinal


Radio Vatikani nė gjuhėn shqipe



Me kėtė Koncistor, numri i kardinajve arrin nė 193, nga tė cilėt 120 me tė drejtė zgjedhore: prej tyre, 100 kardinaj janė evropianė, 32 latinoamerikanė, 20 veriamerikanė, 20 aziatikė, 17 afrikanė e 4 nga Oqeania. Ndėrmjet tyre edhe jezuiti francez Atė Albert Vanhoi, 82 vjeē, ish-rektor i Institutit Papnor Biblik dhe ish-sekretar i Komisionit Biblik.


E pyetėm ē’do tė thotė tė bėhesh kardinal?
Pėr mua, tė bėhesh kardinal do tė thotė mbi tė gjitha tė jesh i lidhur me Atin e Shenjtė nė njė mėnyrė tė veēantė. Kjo ėshtė diēka shumė impenjative, sepse duhet tė mbart, me Atin e Shenjtė, shqetėsimet e perspektivat e jetės sė Kishės.

Ngjyra e veshjeve kardinalore ėshtė e kuqja...
E kuqja ėshtė ngjyra e dashurisė, e zjarrit, ėshtė dhe ngjyra e Mundimeve tė Krishtit. Thuhet se kardinajtė duhet tė jenė gati edhe pėr tė derdhur gjakun e tyre – e e kuqja ėshtė pikėrisht ngjyra e gjakut. E kjo do tė thotė t’i kushtohen plotėsisht Mbretėrisė sė Krishtit.


Kaloi gati njė vit nga zgjedhja e Benediktit XVI. Ē’po i sjell Kishės Papa i ri?
Ati i Shenjtė e filloi ministerin e tij me njė impenjim shumė tė thellė e, me Enciklikėn e tij tė parė, tregoi orientimin e tij kryesor, dmth tė pohojė se Zoti ėshtė dashuri jo vetėm me ndjenja, por edhe me vepra konkrete qė i pėrgjigjen nevojave tė botės. Kjo Enciklikė mė ėshtė dukur shumė domethėnėse, ashtu si mė ėshtė dukur se pėrkon mė sė miri me karakterin e Papės, i cili ka njė temperament shumė tė pėrzemėrt, plot ndjeshmėri, delikatesė e fisnikėri. Prandaj nuk mė ēuditi zgjedhja e temės sė Enciklikės sė parė qė, nga ana tjetėr, vė me tė vėrtetė gishtin mbi gjėnė mė themelore tė gjithė fesė sonė: ‘Zoti ėshtė dashuri’.


Ju jeni biblist me famė ndėrkombėtare. Benedikti XVI i ka ftuar disa herė besimtarėt pėr Lectio divina....
- Lectio divina ėshtė njė formė vėrtetė e frytshme e meditimit dhe e lutjes. Nganjėherė lutja e krishterė rrezikon tė jetė tepėr larg Fjalės sė Zotit. Ndėrsa mund tė themi se kur njeriu dėshiron tė lutet, gjėja e parė qė duhet tė bėjė ėshtė tė dėgjojė Fjalėn e Zotit, sepse lutja mbi tė gjitha ėshtė dialog me Zotin. Prandaj Lectio divina kėrkon nė radhė tė parė tė ndiqet me vėmendje tė plotė teksti i Shkrimit Shenjt, qė ėshtė Fjala e Zotit, pastaj tė meditohet pėr tė arritur nė bashkim tė thellė me Zotin nė dritėn e dashurisė sė tij.


Si mund ta dėgjojmė sot Fjalėn e Zotit mes zhurmave shurdhuese tė jetės sė pėrditshme?
Ėshtė e qartė se duhet njė pėrpjekje pėr t’u pėrqendruar nė lutje. Njeriu nuk mund tė rritet normalisht, nė se nuk i lė vetes sadopak kohė pėr tė menduar, pėr tė reflektuar, pėr tė medituar, pėrndryshe e merr me vete potera e pėrditshme qė e bėn njeriun tė humbasė jetėn shpirtėrore, dmth i krijon zbrazėsi, ia tjetėrson natyrėn e tij njerėzore, duke e kthyer nė njė send qė shkon nga tė fryjė era. Prandaj pėr jetėn shpirtėrore ėshtė absolutisht e nevojshme tė distancohesh, jo pėr t’u shkėputur nga bota, por pėr tė pasur njė lidhje edhe mė tė fuqishme me botėn.