Postuar mė parė nga
Albo
Albo
20-08-2002, 19:39
Studiuesi i njohur shqiptar Moikom Zeqo zbulon dhe analizon romanin nė vargje tė autorit Aimon De Varannesi, i cili ka lindur nė trevat e Ballkanit dhe shkruan pėr trojet shqiptare nė epokėn kalorsiake
"Florimont", heroi qė ngjan me Gjergj Elez Alinė
Florimonti, biri i Mutakas, dukė i Durrėsit, dhe historitė e tij trimėrore tė tipit tė Herkulit pėr mbrojtjen e trojeve tė vendlindjes. Ngjashmėri me motivin e Gjergj Elez Alisė. Emri i Flokartit, njė emėr shqip. Gėrshetim i ngjarjeve historike me subjekte mitologjike.
--------------------------------------------------------------------------------
Moikom Zeqo
Kush ka qenė Aimon De Varannesi, autori i romanit? Ēfarė dihet pėr tė, pėr jetėn, krijimtarinė dhe origjinėn? Shumė tė dhėna pėr kėtė poet mesjetar mėsojmė nga "Parafjala" e studiuesit Alfons Hilka nė botimin e romanit "Florimont", nė Gotingen mė 1832.
Pėr autorin dhe jetėn
Hilka ėshtė studiuesi qė ėshtė marrė mė imtėsisht e ka meritė pėr popullarizimin e kėtij romani kalorsiak, tė pajisjes sė tij me shėnime tė karakterit filologjik e stilistik. Nė tė vėrtetė, studimin kritik tė "Florimontit" fillimisht e bėri rouanisti Alfred Rizop. Hilke ecėn nė hullinė e Rizopit, por duke e plotėsuar informacionin pėr kėtė vepėr dhe pėr autorin.
Aimon De Varannesi, sipas shumicės sė dijetarėve, ka lindur nė Ballkan nė Greqi. Mendohet se ka qenė francez me origjinė nga krahina e Lionit. Para se tė shkojė pėrfundimisht nė Francė, ka jetuar nė vise tė ndryshme tė Ballkanit. Aimoni tregon nė romanin e tij nė vargje edhe pėr vetveten. Ai thotė se papritur atij i ra nė dorė njė dorėshkrim i vjetėr nė qytetin e Filipopolis, (qyteti i Filipit - ėshtė fjala pėr Filipin, gjyshin e Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė - shėnimi im M.Z.) qė bėnte fjalė pėr aventurat e Florimontit, njė hero durrsak nga Albania (Arbėria). Aimoni, i tėrhequr jashtėzakonisht nga ky subjekt, e pėrktheu nė frėngjishten e vjetėr romanin poetik tė Florimontit gjatė kohės qė kishte shkuar dhe ishte vendosur nė Francė, nė kėshtjellėn Chatillon, pranė lumit Azurgue, afėr Lionit. Mnedohet se Aimoni ka vdekur jo shumė kohė pasi e ka mbaruar veprėn e vet po nė kėtė kėshtjellė dhe se dorėshkrimi i tij nė frėngjishten e vjetėr u shumėfishua nė disa kopje, prej tij ruhen disa variante. Kėto dorėshkrime e variante janė ende sot nė Paris, Montpelje, Torino, Venedik, etj.
Aimoni ėshtė njė nga autorėt qė lėvruan nė shekullin XII njė gjini tė modės e shumė tė pėrhapur: romanin kalorėsiak, me aventura nga mė tė ēuditshmet, duke u frymėzuar nga modelet e arketipet poetike narative tė Homerit e tė Virgjilit, por edhe tė pėrshtatura nė frymėn e mesjetės e tė kėrkesave tė reja tė kohės, nė sfondet e feudalizmit evropian, nė mjediset me kėshtjella e me sundimtarė qė e kėrkojnė si moto kalorsiake aventurėn kudo qė tė jetė ajo, tė zotėruar nga dashuritė plot sakrifica, nė luftė tė papajtueshme pėr jetė a vdekje me pėrbindėshat, demonėt e gjithfarė fuqish tė fshehta, monstruoze, fantazma tė botkuptimeve mesjetare, ku dogmat e kishės sė feudalizuar tė krishterė jetonin me simbioza me bestytnitė mesjetare, si dhe me ringjallje tė miteve klasike tė lashta pagane.
Natyrisht, si kėto romane kalorsiake ka edhe subjekte e pjesė nga kronika historike tė kohės - gjė qė ėshtė me interes tė veēantė pėr historinė e kėtij kapėrcyelli kohor nė Evropė, pėr viset qė pėrfaqėsojnė teatrin e veprimeve tė subjekteve.
Aimon de Varannesi nuk ėshtė i vetmi autor qė shkruan diēka pėr Shqipėrinė e historinė e saj. Edhe njė tjetėr poet e kronikan, po francez, i quajtur Raul La Turtie, ka shkruar nė Shekullin XII njė vepėr nė latinisht, nė formėn e njė tregimi tė gjatė, qė shtjellohet nė dhjetė letra nė vargje. Nė njėrėn nga kėto letra, Turtie shkruan pėr rrethimin e kėshtjellės sė Durrėsit nga normanėt e Robert e Boemund Guiskardit mė 1081, Turtie ka shoqėruar ekspeditat luftarake tė normanėve nė brigjet shqiptare tė Adriatikut dhe pėr ngjarjet flet me sigurinė e atributin e dėshmitarit okular.
Subjekti romanit
"Florimont" ėshtė shkruar nė vargje tetėrrokėsh, nė njė frėngjishte tė vjetėr plot arkaizma tė ndryshme. Nga ana filologjike, bie nė sy se gjuha e shkruar ka rėndom greqizma, latinizma. Nė kėtė roman, prej 13680 vargjesh, ka tė shėnuara edhe fjalė shqip, tė cilat paraqesin interes (pėr to do tė flasim mė poshtė). Nė prologun e veprės (vargjet 1 - 102) autori prezanton figurėn e kryepersonazhit. Nė qytetin e Durrėsit tė Albanisė (Shqipėrisė) jeton njė djalė i ri, i bukur, me veti tė larta morale e fuqi tė veēantė fizike. Quhet Florimont dhe ėshtė i biri i dukės sė Durrėsit, Mutakas dhe i gruas sė tij, Edoria. Ky emėr i fundit ėshtė emėr persian e rrjedh nga edor - lule (nė frėngjisht Florie). Vetė emri i Florimontit ėshtė njė emė i pėrbėrė nga dy emra: lule dhe mal e do tė thotė Lulja e malit. Kemi tė bėjmė me njė emėr metaforė. Ėshtė me interes tė vihet nė dukje se Florimont, si emėr, lidhet me atė tė sė ėmės (nė pėrkthimin frėngjisht). Nėna e Florimontit ishte e bija e mbretit Fragus. U martua nė Durrės me Dukėn Mutakas, i cili ėshtė vendas.
Florimonti pėrshkruhet nė moshėn e hershme, flitet pėr edukimin e tij nga njė mėsues, i cili bėhet baba i dytė, i quajtur Flokar, durrsak, tepėr i zoti, i ditur, i ndershėm, i fuqishėm.
Qė nė fillim autori na parapėrgatit pėr nismat e aventurave tė ardhshme tė Florimontit. Simpatia e autorit ėshtė e tėra me kėtė figurė, qė shtjellohet si njė figurė ideale, shėmbėlltyrė e ndritur e nderit dhe guximit kalorsiak.
Subjekti i romanit ėshtė vendosur nė shekullin IV para erės sonė, kur jetonte Filipi i Maqedonisė. Nė vargjet 129-1672 flitet se Filipi i Maqedonisė, vret njė luan e themelon qytetin Filipopol. Ndėrkohė, kundėr Filipit sulet mbreti i egėr Kandiobras, i cili i kėrkon atij vajzėn Kandiobrasit. Nė kėtė lak kohor Florimonti nė Durrės shijon lavdinė e nderet e fisnikėrisė, ende nuk ėshtė ndeshur me tė keqen. Njė ditė, nė pallatin e tė atit nė vendlindje dėgjon se si gjigandi Gargan (qė ronte si despot i egėr nė Apuli, nė njė kėshtjellė jo larg Sipontit) ka dėrguar dy bajlozė tė tij pėr t'i kėrkuar Mutakas haraēin vjetor. Ky haraē i qe ngarkuar Durrėsit, si njė e drejtė e trashėguar qė Mutakasi e kish kundėrshtuar. Florimontit i ndizet gjaku, nuk pranon t'i nėnėshtrohet kėrkesave tė kėtij haraēi ofendues pėr tė dhe babanė e tij. Florimonti ėshtė njohur ndėrkohė me njė zanė - vajzė e mrekullueshme, e cila bėhet mbrojtėsja e tij. Zanėn e njohu kur ishte te daja i tij, mbreti Medon. U lidh me zanėn e me ndihmėn e saj bėri shumė aventura, ku doli fitimtar. Florimonti niset menjėherė nė bregun tjetėr tė Adriatikut, ēliron Apulinė nga gjiganti Gargan, duke e shpėtuar edhe Durrėsin nga suzereniteti feudal i kėtij despoti tė urryer.
Mė pas historia e Florimontit merr njė theks tragjik: ndahet nga zana e tij mbrojtėse, bie nė varfėri tė madhe, i zhgėnjyer nga falsiteti i bujarisė feudale tė viseve italike, pastaj si njė "povre perdu" ("i varfėri i humbur") futet nė shėrbimin e princit tė Kalabrisė, Risus. Sė bashku me kėtė princ niset pėr nė Filipopol (vargjet 1685-4826). Nė kėtė qytet Florimonti mėson pėr pretendimet e mbretit Kandiobras. Ai mėson se "ky mbret i neveritshėm" dhe pėr Shqipėrinė kish caktuar si haraē tė pėrditshėm pėr tė ngrėnė "njė njeri tė gjallė dhe njė ka". Florimonti i del nė duel dhe e vret mbretin pėrbindėsh Kandiabras. Kjo fitore i gėzoi tė gjithė. Vajza e bukur e Filipit dashurohet me Florimontin dhe martohet me kėtė tė "varfėr tė humbur", i cili shpall mė nė fund se ėshtė bir legjitim i dukės sė Durrėsit tė Shqipėrisė (vargjet 4827-9184). Nga martesa e Florimontit me Ramadanoptan lindi Filipi i Ri, babai i Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė, qė, siē dihet, nga ana e sė ėmės, Olimpisė, qe nga fisi ilir i mollosėve (vargjet 9273-11526).
Nė vijim tė aventurave famoze, Florimonti shkon dhe lufton nė Kartagjenė, duke ēliruar nga burgu i kėshtjellės Klavegris, babanė e tij, Mutakasin, tė cilin e ka zėnė rob mbreti i vendit.
Mbas kėsaj fitoreje tė re, subjekti pėrshkruan lindjen e Aleksandrit tė Madh, historitė e tij luftarake, lavdinė e madhe si dhe vdekjen nė Babiloni (vargjet 11527-13603).
Bota shqiptare nė roman
Bota shqiptare nė romanin "Florimont" pikėzohet, sė pari, nė temėn e subjektit qė nis nė mjedisin e qytetit kėshtjellor tė Durrėsit, me pėrmendjen e trojeve shqiptare, tė vetė emrit etnik tė Abanisė - Shqipėrisė; sė dyti, nė emra tipikė shqiptarė toponimikė e antroponimikė.
Njė emėr i tillė, qė ka tėrhequr vėmendjen e botės shkencore, ėshtė ai i mėsuesit dhe i edukatorit tė Florimontit, durrsakut Flokar. Nė tekst shkruhet grafikisht ky emėr si Floqart, Flokars, Flocars. Ėshtė meritė e studiuesit kosovar Ruzhdi Ushaku, i cili i pari ka vėnė nė dukje se te atroponimi Flokar kemi njė emėr tė pėrbėrė nga dy fjalė shqipe flokė e ar, d.m.th. kuptimi del qartė flokėarti, njeri qė ka flokė tė artė. Ky antroponim nuk mund tė nxirret jashtė konteksit etnogjeografik tė subjektit tė legjendės dhe sagės durrsake tė romanit nė fjalė. Ky kompozim shqip - mė i vjetri antroponim kompozit i shqipes, dokumentuar si fjalė e shkruar nė shekullin XII, duhet tė jetė dėgjuar dhe marrė nga Aimon De Varannesi nė vend, nė mjedisin shqiptar. Njė emėr ilir -shqiptar ėshtė ai i Medonit, si dhe sidomos ai i qytetit tė Durrėsit.
Emri i shqipėrisė dhe Durrėsit zihet shumė herė nė gojė, jepen pėrshkrime tė viseve shqiptare. S'duhet harruar, pėrkundrazi, se lufta e heroit durrsak Florimontit kundėr kėrkesave skllavėruese, tipike feudale, tė kujton jo rasėsisht motivin emadh tė eposit mesjetar shqiptar tė kėngės munumentale tė Gjergj Elez Alisė. A pasqyron subjekti i romanit diēka nga tradita vendase e poezisė gojore shqiptare e kėtij motivi? Kjo duhet studiuar seriozisht. Nė njė pasazh thuhet se Florimonti kishtee dhe plagė tė rėnda dhe mbi kokė i rrintr zana mbrojtėse (te Gjergj Elez Alia kemi nė fakt motrėn) qė e ndihmoi tė fitonte kundėr Garganit, Kandiabrasit e pėrbindėshave tė tjerė. Roli i zanės sė Florimontit ėshtė si te subjektet e epikės legjendare shqiptare. Ka mundėsi qė autori Aimon De Varannesi tė ketė qenė vetė nė Durrės e pikėrisht nga Durrėsi tė ketė shkuar nė Francė. Gjithashtu me rėndėsi ėshtė tė shėnohet se ky hero i tij mbijeton edhe nė vepra tė tjera tė kohės, pėrmendet si "Florimont i Durrėsit" (lėviz si njė personazh i njohur nė vepra tė autorėve tė tjerė mesjetarė).
Fakti se nė shekullin XII krijohet njė roman i tėrė me njė subjekt e hero kryesor nga Durrėsi dhe toka shqiptare, tregon se viset tona, historia jonė, legjendat tona, kultura shqiptare njiheshin dhe mė parė nė Evropė e pikėrisht kjo njohje e hershme ka bėrė tė mundur qė nė kėtė shekull tė arrihej tė bėhej njė vepėr voluminoze pėr publikun e gjerė evropian. Studimet e ardhshme do tė hedhin mė tepėr dritė mbi vlerat e kėtij romani, informacionin qė sjell ai nė botėn e kulturės e Shqipėrisė nė Mesjetė..
Krijoni Kontakt