Close
Faqja 17 prej 29 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 321 deri 340 prej 573
  1. #321
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Kasėm Trebeshina: Disidenca dhe debati Kadare - Qosja

    Nga kritika letrare ėshtė konsideruar “disident i kulluar i letrave shqipe”, por ai nuk ka dėshirė ta quajnė kėshtu. Ėshtė burgosur disa here. Njėra prej akuzave ka qenė se nuk ka marrė pjesė nė zgjedhje. Thotė se ėshtė i sabotuar nga pushtetarėt e Shqipėrisė, ndėrsa Kadarenė e cilėson “poet tė oborrit”. Polemikat midis Kadaresė dhe Qosjes i quan “intriga sharlatanėsh dhe dokrra kotnasikoti”.

    Si e ndieni vetėn kur ju quajnė disident?

    Mua nuk mė pėlqen tė me quajnė disident, pavarėsisht nga rrethanat qė janė krijuar, sidomos mbas Luftės sė Dytė Botėrore. Ka dy arsye qė unė nuk dua tė pranohem si dissident: E para, se nė Shqipėri tashti po spekulohet me disidencėn. Dihet qė nė Katovice nė Poloni, Gorbaēovi dha udhėzimet e duhura qė tė bėnin transformimin e shoqėrisė. Nė Shqipėri asnjė gjė s’po vėrehet. Kėrkojnė ruajtjen e regjimit edhe ashtu si nė shumė fusha tė tjera edhe disidencėn duan ta fabrikojnė sikur e kanė bėrė ata. Bile-bile kalohet nganjėherė deri nė absurditete tė tilla sikur edhe nė Ministrinė e Brendshme edhe nė Sigurimin e Shtetit qė ka bėrė tėrė ato krime tė jetė organizuar disidenca. Po ashtu edhe nė Lidhjen e Shkrimtarėve. Me njė disidencė tė kėtillė, tejet tė fėlliqur nuk mund tė rrish. Nuk mund tė rrish me ta. Nuk mund tė ulesh nė njė tryezė me njė disident tė tillė tė fėlliqur.
    Mbasandej ka edhe njė arsye tė dytė qė unė nuk dua tė jem disident. Pėrmendet letra. Nuk dua nė asnjė mėnyrė tė pėrmendet letra. “Trebeshina ka vuajtur, por disidenca e vėrtetė ka qenė nė Lidhje, se aty kemi shkrimtarėt e mėdhenj”, etj., dhe duan tė kalojnė nė heshtje duke folur pėr disidencėn, dukė lenė pėrshtypjen e tillė kinse “ne po ia krijojmė tė drejtat” edhe “artin e kemi ne”. Dihet se nė vendet e Evropės Lindore pėr tė gjithė dramaturgėt janė organizuar festivale teatrale nė mėnyrė qė kėta dramaturgė tė dėnuar tė integrohen nė shoqėri duke shfaqur veprat e tyre. Nė Shqipėri jo vetėm qė kėtė s’ta bėjnė, por atje nuk hyn dot nė teatėr. E gjen derėn mbyllur. Unė jam dramaturg me 76 drama dhe akoma asnjė nuk mė ėshtė kėrkuar nga teatri i Tiranės. Gjithmonė kam qenė i sabotuar.

    Nga kush?

    Direkt nga shteti shqiptar. Nga pushtetarėt e Shqipėrisė.

    Po tė mos e kishit kundėrshtuar Enver Hoxhėn, tė cilin nė promemorie e keni krahasuar me Luigjin e 14-tė dhe po t’i kishit shėrbyer atij ku do tė ishit tani? A mendoni se do tė kishit qenė i pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės?

    Poshtė e lart flitet sikur unė kam qenė ambasador nė Rusi. Unė nuk kam qenė ambasador. E gjithė kjo ėshtė krijuar nga fakti se kur ėshtė bėrė njė votim kur ishim studentė unė kam marrė vota pėr ambasador. Por ajo doli nga fakti se kisha njė tė kaluar gjatė luftės. Isha ndėr kuadrot komanduese mė tė mira qė kishte vendi. Ėshtė thėnė se unė kam qenė major. Unė nuk kam dokument pėr major. Tashti vjen puna se si do tė isha unė po tė mos ikja nga Lidhja dhe t’i pranoja tė gjitha. Nė burgun e parė mė ėshtė dėrguar njė komision me tetė oficerė tė lartė qė mė kanė thėnė se nė rast se pranoj qė tė heshti do tė pėrkthehem nė gjithė botėn. Pastaj nga komiteti qendror ėshtė caktuar Zihni Sako i cili mė ka thėnė se do t’mė sjellin tė gjitha librat qė dua nga Parisi dhe do t’mė pėrkthejnė nė tė gjitha gjuhėt e botės. I thashė se nuk dua. Propozime tė tilla mė janė bėrė dhe nuk i kam pranuar. Unė nuk kam pranuar tė heshti. Unė njėherė flas, pastaj mund tė hesht dhjetė vjet, por mė nuk kthehem te ajo qė kam thėnė. Thash qė unė nuk rri nė Lidhje dhe dhashė dorėheqje. Ika nga Lidhja e Shkrimtarėve dhe nuk kthehem mė kurrė sa tė jem gjallė.

    Shkrimtarėt disidentė botėrorė pas rėnies sė komunizmit janė rehabilituar nėpėr vendet e tyre, si p.sh. Solzhenicini, Kundera, etj., dhe ēmohen si shkrimtarė tė mėdhenj. Sa vlerėsohen nė Shqipėri shkrimtarėt disidentė?

    Nė Shqipėri disidentėt edhe nė kohėn e tanishme konsiderohen si kundėrshtarė, si njerėz qė kanė dėmtuar regjimin. Nė fshehtėsi kanė njė urrejtje tė tmerrshme pėr njerėzit qė kanė qenė nė burg dhe as qė duan t’i rehabilitojnė. Kanė kėrkuar ribotimin e veprave tė mia, por nuk kam pranuar. Ai shkrimtar qė I ka shėrbyer diktaturės, nė qoftė se nuk ka bėrė krime s’ka pse tė futet nė burg. Por, veprat e tij nuk duhet tė mėsohen nė shkolla sepse me mėsimet e ndyra tė komunizmit i helmojnė fėmijėt tanė. Nuk kam pranuar ribotimin e veprave tė mia. Njė Ministėr i Kulturės nė vitin 1995 ka thėnė: “Trebeshina ato kishte, ato botoi”. Nėnshtrimin qė nuk e arriti diktatura dėshirojnė ta arrijnė kėta.

    Ēfarė pozite ka nė letėrsinė shqipe periudha e Realizmit Socialist? A ėshtė bėrė analiza kritike e tij?

    Trebeshina: As qė donė tė bėjnė analizėn kritike tė tij. Periudha e Realizmit Socialist nė Shqipėri ėshtė vlerėsuar nė mėnyrė feudalo-perandorake. Kėtė system ata kėrkojnė ta ruajnė edhe tashti. Kur flitet pėr shkrimtarėt e realizmit socialist thuhet se janė “nder i kombit”, “kanė nderuar kombin”, “ata na kanė bėrė tė njohur pėrjashta”. Kaq. Nuk pyet kush se cilat janė vlerat e tyre letrare, ēfarė kontributi letrar sjellin ato. Ata arrijnė deri aty sa njė autor ta vejnė barabar me flamurin. Kombi qė qėndron me poshtė nga njė shkrimtar apo artist s’ėshtė komb.

    Sa ka pasur ndikim nė krijimtarinė tuaj vuajtja nėpėr burgjet komuniste?

    Trebeshina: Nė pikėpamje letrare ndoshta ka bėrė ndonjė pengesė nė kohėra tė caktuara, por unė nuk kam pasur asnjė lloj pengese nga burgu. Kam vazhduar punėn time kudo qė kam qenė. Ajo qė me dallon mua si person ėshtė kjo: kur kam armėt nė dorė, pena ėshtė lėnė diku- kur kam penėn nė dorė, armėt janė nė depo. Kėshtu, burgu nuk mė ka sjellur asnjė pengesė nė krijimin e punės sime. Burgu ka njė tė keqe se humbet kontaktin me brezat.
    Ēfarė raporte keni me shkrimtarėt nė Shqipėri dhe nė Kosovė?

    Shkrimtarėt shqiptarė de fakto edhe de jure mua me kanė deklaruar luftė dhe kur mė deklarohet luftė u them: “Shtrėngohuni se do luftojmė!”. Raportet janė krejt tė pėshtira. As s’dua tė di pėr lidhjen e tyre, as s’dua tė di pėr shkrimtarėt shqiptarė. Le tė vazhdojnė luftėn deri ku tė del. Shkrimtarėt kosovarė nuk e njohin situatėn. Le tė prononcohen pro ose kundėr. Duan tė luftojnė kundėr meje le tė luftojnė.

    Le tė bėjnė si tė duan ata. Lidhja e Shkrimtarėve e ka bėrė propozimin qė tė digjet vepra ime dhe ka vendim gjyqi pėr djegien e veprės sime. Jo vetėm pėr mua por edhe pėr Fishtėn, Koliqin, Nolin, Konicėn. Gjersa letėrsia shqipe ėshtė njė tempull ku ata kanė hedhur ato jashtėqitjet e tyre, vrerin e tyre dhe gjithė pėshtymat e tyre- ose do t’i lėpijnė ose ai s’ėshtė mė tempull. Aty s’kthehem mė.

    Shkrimtarėt shqiptarė mund t’i ndash nė dy kategori. Kategoria e vjetėr, qė ishin nė shkolla perėndimore, e pranoi realizmin socialist por asnjėherė nuk shkoi deri tė zhdukja fizike e shkrimtarėve. Ke pastaj grupin e dytė - Agolli, Kadare dhe tė tjerėt. Ky ėshtė grupi i tė gjashtėdhjetės. Kėta nuk kanė lenė gjė pa bėrė nė Shqipėri. Menjėherė mbas tė gjashtėdhjetės me intrigat e tij, sidomos Kadareja, mundohej t’i hiqte profesorėt nga Universiteti - “tė hiqet ky, tė vihet ky”. Gjithė Lidhja e Shkrimtarėve ėshtė me denoncime pėr njėri tjetrin.

    Ėshtė pikėrisht Ismail Kadareja, bashkė me tė tjerėt, qė i kanė shėrbyer sigurimit tė shtetit duke denoncuar njėri tjetrin dhe gjithė popullin, por nuk janė ndalur as kėtu- kanė arritur deri nė dhunė fizike pėr persona dhe pėr interesa familjare. Nė qendėr tė tė gjitha kėtyre intrigave ėshtė Kadareja.

    Kur jemi tė Kadareja, ka qė thonė se ai ka qenė disident. Sipas jush, a ka qenė disident Ismail Kadare?

    A mund tė jetė disident njė poet I oborrit? Nėse doni jepjani dekretin pėr disident. Ėshtė punė pėr ju. Fuqi keni. Pushtetin e keni. Disidencėn jepjani.

    A i keni pėrcjellur polemikat e kohės sė fundit midis Kadaresė dhe Qosjes rreth identitetit shqiptar?

    Unė nė polemika tė tilla nuk mund tė pėrzihem, sepse polemika tė natyrės sė fundit tė shekullit XVI dhe fillimit tė shekullit XVII, tė kohės sė Papa Klementit VIII kur digjeshin njerėz nė zjarr nuk bėj. Unė jam i mendimit se shqiptarėt duhet tė mbesin brenda tyre edhe kur tė shkojnė nė Evropė. Nuk kanė pse tė nxitohen, duhet tė jetė edhe Evropa e denjė edhe ata tė jenė tė denjė. Identitetet nuk bėhen kėshtu, nuk janė kėto identitete.

    Kur populli shqiptar ka disa probleme tė nxehta qė duhet tė zgjidhen, hidhet njė bombė me tym qė tė dalin dy personalitete tė shkėlqejnė aty dhe tė tjerėt tė merren me ta. Ėshtė njė papunėsi galopante dhe ata shkėlqejnė duke u zėnė me njėri tjetrin. Me intriga sharlatanėsh dhe me kuvende sharlatanėsh nuk merrem. Spiunėt le tė merren me punėt e tyre. E them edhe njė herė- nuk merrem me spiunė tė sigurimit tė shtetit edhe me diskutime qė nuk kanė asnjė pėrmbajtje pozitive pėr kombin shqiptar. Me gjėra antihistorike qė u vjen era mesjetė, u vjen era inkuizicion. Kėrkojnė tė djegin prapė njerėz kėta, qė janė fetarė apo s’janė fetarė? Ne qė nuk besojmė duhet tė zhdukemi? A duhet tė ndezim njė luftė fetare? Duan tė mbesin ata tė dy se duan tė shkėlqejnė se janė tė ditur. Le tė shkojnė ku tė donė tė marrin gradat shkencore dhe tė mos i bezdisin njerėzit me dokrra kotnasikoti duke djegur shtriga sikur janė djegur nėpėr Evropė nė shekullin XVI dhe XVII. Me gjėra tė tilla bajate, me diskutime tė tilla nuk merrem.

    Marrė nga gazeta “Express” e Kosovės
    Intervistoi Alfred Beka, Prishtinė, 22 maj

  2. #322
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Kadare, Sovjetizmi dhe Evropianizmi

    R.QOSJA


    Vetėm e vėrteta i bashkon njerėzit


    1. Disa nga reaguesit shprehin shqetėsimin se polemika midis Ismail Kadaresė dhe meje do tė shkaktojė ndasi mes intelektualėve shqiptarė, e ndoshta, edhe mes kosovarėve dhe shqiptarėve, si po na ndajnė ata qė bėjnė pėrpjekje tė kota tė krijojnė identitetin kombėtar kosovar dhe njė gjuhė tjetėr, standarde pėr tė. Edhe mė i mprehtė ėshtė shqetėsimi i atyre qė thonė se kjo polemikė, nė rastin mė tė keq, mund tė shkaktojė ndasi fetare! Ėshtė pėr nderim shqetėsimi i kėtyre reaguesve, por, disa tė tjerė mendojnė se njė shqetėsim i tillė ėshtė i paarsyeshėm. Njė polemikė, sado e ashpėr dhe sado e shtrirė, nuk mund tė krijojė ndasi, sepse polemikat, qė sqarojnė ēėshtjet, nė thelb synojnė mėnjanimin e ndasive. Ato edhe s’mund tė bėhen si duhet midis njerėzve qė, megjithatė, s’do tė mund tė merreshin vesh. Pėrvoja historike, kudo dhe kurdo, ka dėshmuar se ndikim tė padėshiruar mund tė ushtrojnė, nė radhė tė parė, problemet e fshehura, problemet kulturore, politike, morale, shoqėrore e tė tjera qė mbulohen me, ta themi, tepih politik. Nuk e thotė populli i urtė kot: Plaga qė fshihet nuk shėrohet. Sqarimi i problemeve mė parė se ē’i ndan, i afron njerėzit. Nuk e them unė i pari se njerėzit pėrhershėm bashkohen vetėm rreth tė Vėrtetės dhe tė Drejtės. Rreth mashtrimeve, gėnjeshtrave, kodeve tė rrejshme, njerėzit mund tė bashkohen vetėm pėrkohėsisht - derisa tė mos i shohin e tė mos i kuptojnė. Hapshmėria (transparenca) nuk ėshtė kot nocion aq i ēmuar nė vendet me tradita mė tė gjata demokratike. Meqenėse e kanė shijuar gjatė dobishmėrinė e saj, ato vende jo rastėsisht po kėrkojnė qė ta zbatojmė edhe ne.

    Ku e lamė Kosovėn?

    2. Ėshtė e ēuditshme dhe, njėkohėsisht, treguese se si njė numėr i reaguesve, kur flasin pėr identitetin shqiptar, kanė parasysh vetėm Shqipėrinė. Pėr kėtė arsye emėrvendi Shqipėri bėhet zėvendėsim pėr emėrnjeriun shqiptar. I pari qė e bėn kėtė ėshtė Ismail Kadare kur, duke folur pėr identitetin e shqiptarėve nė sprovėn Identiteti evropian i shqiptarėve, e thotė atė fjalinė e papranueshme: “Letrat e Shqipėrisė janė tė qarta”! Nuk ka dyshim se kjo ėshtė njė pikėnisje e gabuar pėr ēdo gjykim pėr identitetin e shqiptarėve. Nuk mund tė gjykohet shkencėrisht pėr ēėshtje tė identitetit shqiptar duke pasur parasysh vetėm Shqipėrinė, domethėnė duke mos pasur parasysh tė gjithė shqiptarėt nė Ballkan dhe shqiptarėt nė diasporė. Gjykimi pėr pjesėn nuk mund tė zėvendėsojė gjykimin pėr tėrėsinė. Pjesa, sado e madhe dhe sado e rėndėsishme qoftė, nuk ėshtė tėrėsia. Ata qė pėr identitetin e shqiptarėve do tė gjykojnė duke pasur parasysh tė gjitha trevat shqiptare e jo vetėm Shqipėrinė shtetėrore, tė gjithė shqiptarėt e jo vetėm ata qė jetojnė nė Shqipėrinė shtetėrore, nuk do t’i lejojnė vetes qė tė shpėrfillin pėrbėrėsit e shumtė tė kulturės e tė qytetėrimit mysliman nė identitetin e gjithėsishėm, tė pėrbashkėt, historik tė shqiptarėve. Pikėnisja metodologjike e Ismail Kadaresė, e formuluar nė fjalinė pėrjashtuese ndaj Kosovės “Letrat e Shqipėrisė janė tė qarta” si edhe e miqve tė tij reagues ndaj kėsaj polemike, vetėm sa i frymėzon pėrpjekjet e disa vetjeve, disa grupeve dhe ndonjė institucioni nė Kosovė pėr krijimin e identitetit kombėtar kosovar. E shqiptarėt nė Shqipėri, nė Kosovė, nė Maqedoni, nė Mal tė Zi, nė Luginėn e Preshevės dhe kudo qofshin sot, vetėm sė bashku pėrbėjnė identitetin e pėrbashkėt, tė pėrbėrė, tė gjithėsishėm shqiptar. Pėr identitetin kombėtar shqiptar si pėr njė identitet tė pėrbashkėt, tė gjithėsishėm, historik mund tė flasim vetėm kur t’i marrim parasysh tė veēantat e shqiptarėve tė krahinave tė ndryshme, tė dialekteve tė ndryshme, tė feve tė ndryshme dhe tė politikave e tė fateve tė ndryshme historike shqiptare, sidomos prej copėtimit tė trojeve shqiptare nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr, nė vitin 1912- 1913.

    Besimi dhe mosbesimi

    3. Ka nga reaguesit qė e quajnė tė papranueshėm konstatimin tim mbi rėndėsinė e pėrbėrėsit fetar (mysliman) nė identitetin e pėrgjithshėm, historik, shqiptar. Qėndrimin e tyre tė tillė e mbėshtesin nė konstatimin se qenkemi populli mė mosbesimtar nė Evropė, me ē’rast pohimi mė mosbesimtar tingėllon kėtu si vlerėsim pozitiv. Nė qoftė se, sipas konstatimit tė kėtyre reaguesve, ne, vėrtet, qenkemi populli mė mosbesimtar nė Evropė - mė mosbesimtar se popujt me tradita mė tė gjata shtetėrore e demokratike dhe me tradita mė tė pasura kulturore, mos do tė thotė kjo se ne qenkemi populli mė i pėrparuar, mė i zhvilluar, mė i kulturuar i Evropės? Le ta japin ata vetė pėrgjigjen nė kėtė pyetje, kurse unė po shtoj: ndoshta nė kohėn e komunizmit edhe mund tė radhiteshim ndėr popujt, si i quajnė ata, mė mosbesimtarė tė Evropės, por nuk jam aspak i sigurt se sot jemi aq mosbesimtarė sa dje. Dėshmi pėr shtimin e pėrkushtimeve fetare tė pjesėtarėve tė tė tri feve mund tė shihen e mund tė dėgjohen kudo: nė familje, nė kisha e nė xhami, nė hapėsirat para tyre, nė shkolla e nė fakultete, nė institucione tė shkencės, tė kulturės e, madje, tė politikės. Ata qė i shpallin shqiptarėt popullin mė mosbesimtar nė Evropė sot, mund tė mos besojnė, ndoshta, nė qoftė se u thuhet: nė institucione shkencore nė Prishtinė, pėr shembull, para, ta themi, njėzet vjetėsh nuk dihej nėse e agjėronte kush ramazanin, kurse sot kėtė e bėjnė jo pak prej tyre, pėrpos tė tjerėsh, edhe kėshilltarė shkencorė; nė shkollat e mesme nė Kosovė, para njėzet vjetėsh, ta themi, nuk dihej nėse agjėronte ndonjė nxėnės a ndonjė mėsues, arsimtar a profesor, kurse sot dihet pėr shumė e shumė prej tyre; nė xhamitė e Kosovės para njėzet vjetėsh nuk dihej nėse shkonte tė falej ndonjė profesor fakulteti, kurse sot ėshtė gjithnjė e mė i dukshėm numri i tyre qė tė premteve shihen nė xhami. Nė Kosovė sot me rituale fetare varrosen edhe anėtarė tė ndjerė tė Akademisė sė Shkencave e tė Arteve tė Kosovės; por, nė Kosovė sot me rituale fetare ngjet tė varrosen edhe ish-funksionarė tė lartė, madje, edhe mė tė lartit, tė Komitetit Krahinor tė Lidhjes sė Komunistėve tė Kosovės. Si nė Kosovė, pėrkushtimet fetare mbas rėnies sė komunizmit janė shtuar edhe ndėr shqiptarėt nė Maqedoni, nė Luginėn e Preshevės dhe nė Mal tė Zi. Tė mos i shohėsh kėto sot do tė thotė tė mos e shohėsh njėmendėsinė. Dhe, tė shpėrfillėsh pėrbėrėsit e besimit mysliman - qė nė Kosovė e nė Shqipėri kanė ardhur nga Lindja turko-arabe - e kjo do tė thotė edhe tė kulturės me bazė besimin mysliman nė identitetin e gjithėsishėm shqiptar, do tė thotė tė shpėrfillėsh njėmendėsinė: tė shpėrfillėsh njėmendėsinė qoftė pse nuk je nė gjendje ta shohėsh, qoftė - ēka, mjerisht, ngjet mė shpesh - pse nuk dėshiron ta shohėsh tė tillė ēfarė ėshtė ajo. E kur flitet pėr identitetin e shqiptarėve nė pėrgjithėsi e jo vetėm pėr identitetin e shqiptarėve nė Shqipėrinė shtetėrore, do tė duhej tė dihej se nė Kosovė, nė Maqedoni, nė Luginėn e Preshevės dhe nė Mal tė Zi, jetojnė sot gati gjysma e shqiptarėve nė Ballkan, kurse mbi 95 pėr qind e kėtyre shqiptarėve i takojnė besimit mysliman. Besimin e autorėve tė pohimit se shqiptarėt na qenkan populli mė mosbesimtar nė Evropė e pėrgėnjeshtrojnė edhe tė dhėna tė tjera, ndėr tė cilat mund tė pėrmendet njė emision i udhėhequr prej Alban Dudushit nė Top Channel, nė tė cilin, pėrpos se u theksua racizmi i Ismail Kadaresė, u paraqitėn tė dhėna pėr rėnien e numrit tė martesave tė pėrziera e pėr shtimin e numrit tė konflikteve fetare dhe kėto tė dhėna flasin, ndoshta, pėr forcimin, apo, madje, pėr tejshquarjen e vetėdijes fetare nė jetėn tonė.

    Kėshilla e reaguesit tjetėr

    4. Njėri prej reaguesve ma merr pėr tė keq se pėr njėrėn prej ēėshtjeve pėr tė cilėn ėshtė folur nė pėrgjigjen ndaj sprovės sė Ismail Kadaresė paskam folur si myftiu i njė qyteti tonė. Dhe, kjo - se paskam folur ashtu siē paska folur edhe myftiu, nuk e di nėse fola unė pėrpara tij apo ai pėrpara meje - qenka e palejueshme. Mos do tė thotė kjo se njė intelektual pėr asnjė ēėshtje nuk do tė duhej tė fliste siē flet njė myfti? Dhe, mos do tė thotė kjo se ēdo gjė qė thotė njė myfti qė pėrpara qenka e papranueshme? Nuk e di nėse shqiptuesit tė kėtij pohimi i shkon mendja se vetėm nė kohėn e komunizmit ishte e padėshiruar, madje, e palejuar qė tė thuash diēka qė do tė pajtohej me atė qė pėr atė diēka e paska thėnė njė myfti, njė kardinal a njė rabin! Nuk e di si mund tė kuptohet mė parė ky qortim: si paragjykim fetar, si myslimanofobi, apo si njė klishe komuniste e strehuar nė ndėrdijen e qortuesit. Pak mė e vrazhdė, ndoshta, do tė mund tė quhej kėshilla e reaguesit tjetėr, i cili shqiptarėve, qė mund tė mos mendojnė si ai, ua tregon udhėn e pelegrinazhit, pėr tė zgjidhur, si thotė, brengat e veta! A bash kėshtu duhet tė flasė njė shqiptar ortodoks pėr shqiptarin mysliman qė pėr haxhillėk shkon nė Qabe, apo njė shqiptar mysliman pėr vėllain ortodoks qė pėr pelegrinazh shkon nė Patrikanėn e Stambollit e pėr vėllain katolik qė pėr pelegrinazh shkon nė Vatikan?!

    Krahasime qė s’bėhen

    5. Njė reagues tjetėr pa ndonjė ngurrim dhe pa ndonjė hamendėsim shpėrfill kritikėn letrare, teorinė letrare dhe historinė letrare e kjo domethėnė shkencėn e letėrsisė nė krahasim me letėrsinė. Ē’mė duhet mua, mendon ai, studimi i veprės sė njė shkrimtari kur e kam atė vepėr? Ē’mė duhet mua, thotė ai pa ngurrim, monografia e Rexhep Qosjes pėr Naim Frashėrin? Dhe, unė nuk e di a nuk i duhet kjo monografi e pse e paska shkruar Rexhep Qosja, apo pse qenka e shkruar mbi krijimtarinė e Naim Frashėrit? Ky pohim shqiptohet pėr t’u dėshmuar pohimet e disa miqve tė Ismail Kadaresė e, pastaj, edhe mendimi i Kryeministrit tė Shqipėrisė, se polemika ndaj sė cilės reagojnė ata ėshtė polemikė midis dy autorėve me popullorėsi tė ndryshme: njė shkrimtari, njė poeti botėror dhe njė kritiku, njė historiani letrar-lokal! Ta lėmė krahasimin midis popullorėsive e tė merremi me krahasimin vlerėsues midis fushave krijuese: midis poezisė dhe shkencės, midis poezisė dhe trajtave tė tjera tė veprimtarisė mendore tė njeriut. Krahasimet vlerėsuese midis arteve tė veēanta dhe midis arteve e trajtave tė tjera tė veprimtarisė mendore tė njeriut, siē janė shkenca dhe filozofia, quhen tė tejkaluara, tė papranuara, tė gabuara, sepse tė gjitha artet, tė gjitha shkencat dhe filozofia i duhen njeriut, janė shprehje e mundėsive tė tij dhe i shėrbejnė jetės sė tij. I takon njė kohe tė shkuar koncepti romantik, sipas tė cilit poezia dhe muzika pėrfaqėsojnė dėshminė mė tė fuqishme tė gjeniut, ashtu siē i takon njė kohe tė shkuar koncepti hegelian, sipas tė cilit poezia (e kjo domethėnė letėrsia) i takon fėmijėrisė, kurse filozofia dhe shkenca pjekurisė sė njerėzimit. Pėr kėtė arsye, nė kulturat e zhvilluara nuk bėhen krahasime vlerėsuese midis shkrimtarit dhe kritikut, midis shkrimtarit dhe shkencėtarit, midis shkrimtarit dhe filozofit. Studiuesi i njohur polak, Henrik Markieviq, thotė, fjala vjen, se sot “gjithnjė e mė dukshėm po hiqen kufijtė midis letėrsisė dhe filozofisė, shkencės, reportazhit ose publicistikės”; studiuesi francez, Robert Eskarpi, thotė se ka shumė vepra tė shkruara me qėllim funksional qė ēmohen si vepra tė vėrteta letrare; teoriku i njohur i letėrsisė, Cvetan Todorov, nė trajtesėn Nocioni i letėrsisė, fjala vjen, thotė se “ēdo tip i ligjėrimit qė zakonisht e quajmė letrar, e ka tipin e ngjashėm joletrar, me tė cilin ėshtė mė i afėrt se me njė tip tjetėr tė ligjėrimit letrar”. Krijuesit e ndryshėm tė arteve, tė shkencės dhe tė filozofisė ēmohen jo varėsisht pse njėri ėshtė poet, tjetri shkencėtar e i treti filozof po varėsisht prej vlerės, kuptimit, rėndėsisė sė veprave tė tyre. Cili intelektual francez do tė thoshte, fjala vjen, se Rasini, Kornej a Molieri janė mė tė ēmuar nė kulturėn franceze se Dekarti? Asnjėri. Cili intelektual francez do tė thoshte se Lamartini ėshtė mė i ēmuar e mė i rėndėsishėm pėr kulturėn franceze sesa Rusoi? Asnjėri. Cili intelektual francez do tė thoshte se Pol Valeri nė kulturėn franceze ėshtė mė i ēmuar e mė i rėndėsishėm se Henri Bergsoni apo Gustav Lansoni? Asnjėri. Cili intelektual gjerman do tė thoshte se Gėte dhe Shileri pėr kulturėn franceze janė mė tė rėndėsishėm se Kanti dhe Hegeli? Asnjėri. Nė letėrsinė italiane tė shekullit nėntėmbėdhjetė dhe tė shekullit njėzet kanė krijuar me mijėra poetė, prozatorė e dramaturgė, por ndėr, tė themi, pesė shkrimtarėt mė tė lavdishėm tė shekullit nėntėmbėdhjetė hyn kritiku dhe historiani i letėrsisė italiane, Francesko de Sanktis, kurse ndėr mė tė lavdishmit e shekullit njėzet hyn kritiku dhe esteti Benedeto Kroēe. Albert Kamy dhe Zhan- Pol Sartri janė dy nga figurat mė tė mėdha tė letėrsisė franceze tė shekullit njėzet, por janė aq tė mėdhenj, aq tė ēmuar e aq tė rėndėsishėm nė kėtė letėrsi dhe nė letėrsinė botėrore nė pėrgjithėsi, jo vetėm si prozatorė, por edhe si filozofė, kritikė, eseistė, intelektualė me formim dhe ndikim universal - Sartri dhe jo vetėm si prozator e dramaturg po edhe si mendimtar, kritik, intelektual i gjithanshėm - Kamy. Ē’pėrfaqėsojnė mijėra e mijėra romancierė nė krahasim me Herodotin, Plutarkun, Livin, Tacitin, Erazmon, Bekonin, Montenjin, Lesingun, Vikon, Volterin, Didronė, Renanin, Tenin, tė cilėt trajtohen shkrimtarė tė mėdhenj sepse janė, para sė gjithash shkencėtarė, mendimtarė, moralistė tė mėdhenj? Krahasimet vlerėsuese midis intelektualėve tanė, midis krijuesve tanė, varėsisht prej fushės krijuese me tė cilėn merren, nuk e tregojnė tė vėrtetėn pėr rėndėsinė dhe pėr rolin e tyre tė pėrgjithshėm nė letėrsinė dhe nė kulturėn kombėtare.

    Sovjetizimi dhe evropianizimi

    6. Disa prej reaguesve-ithtarė tė Ismail Kadaresė, nuk ngurrojnė qė nė reagimet e tyre tė mė mbajnė ligjėrata pėr evropianizimin e letėrsisė shqipe, duke i treguar me gishtin tregues evropianizuesit dhe kundėrevropianizuesit e saj, duke e bėrė Ismail Kadarenė europianizues e mua kundėrshtar tė kėtij evropianizmi. Janė turrur tė marrin njė flamur qė nuk iu takon, ndėrsa Ismail Kadarenė si shumė herė dhe pėr shumėēka e vėnė pėrpara! E ai, pėr t’u treguar ēka s’ishte e pėshtyn edhe njėrin nga mėsuesit e tij tė dikurshėm: Ēernishevskin. Ē’mund tė thuhet pėr kėto pohime dhe pėr kėto krahasime? Mund tė thuhet: mbi tridhjetė e pesė vjet i ka kaluar Ismail Kadare, duke e sovjetizuar jo vetėm me poezi e me prozė, po edhe me shkrime kritike dhe “teorike” letėrsinė dhe kulturėn shqiptare. Pėrmasat e vėrteta tė kėsaj dukurie nė krijimtarinė e tij mund tė shihen nė gjithė shtrirjen e saj vetėm kur tė studiohet ajo. E sovjetizimi dhe evropianizimi janė koncepte tė papėrputhshme, madje, tė papajtueshme. E sovjetizimi dhe evropianizmi janė praktika letrare, artistike dhe kulturore nė pėrgjithėsi, tė ndryshme, tė papėrputhshme dhe tė papajtueshme. Shkrimin e fundit apo, ndoshta, tė fundit teorik dhe historikoletrar, me tė cilin i kontribuohej sovjetizimit tė letėrsisė shqipe, tė shkencės letrare dhe tė kulturės shqiptare, Ismail Kadare do ta shkruajė nė ēastet kur po dėgjoheshin grahmat e fundit politike, ideologjike dhe sistemore tė komunizmit nė Evropė dhe po fillonte ēsovjetizimi i letėrsisė dhe i kulturės shqiptare: nė vitin kur po shėnohej dyzet e pesė vjetori i Ēlirimit. Ishte kjo fjala teorike dhe historiko-letrare e Ismail Kadaresė mbi amshimin e realizmit socialist, e paraqitur nė Konferencėn Shkencore Koha jonė, letėrsia, shkenca letrare nė njėrėn nga sallat e Pallatit tė Kongreseve mė 13 nėntor 1989, qė do tė botohet mandej nė numrin e janarit 1990 tė revistės Nėntori. Ishte kjo fjala teorike dhe historikoletrare e Ismail Kadaresė, me tė cilėn ai zhvlerėsonte tė ashtuquajturėn letėrsi dekadente, mikroborgjeze, domethėnė evropiane, me tė cilėn e shpallte tė pėrjetshme letėrsinė e realizmit socialist dhe me tė cilėn e madhėronte edhe njė herė rėndėsinė e vijės sė Partisė pėr letėrsinė dhe artet. Nė Evropė nuk kishte krijues, nuk kishte intelektual, qė nuk shihte se nė arkivolin e komunizmit po nguleshin gozhdėt e fundit, kurse Ismail Kadare i shkruante himn pėr pavdekėsinė! Nė letėrsinė shqipe kurrė njė poet s’ishte treguar mė kundėrprofet. Fatmirėsisht, njė numėr i prozave dhe i poezive tė Ismail Kadaresė nuk e dėshmojnė teorinė e tij, me tė cilėn propagandohej sovjetizimi i mėtejshėm i letėrsisė dhe i kulturės shqiptare. Dhe, fatmirėsisht, krijimtaria e tij letrare dhe publicistike, pas rėnies sė komunizmit, ėshtė krijuar nė kundėrshtim me atė teori. Por, pesėmbėdhjetė vjet vetėdije pėr nevojėn e evropianizimit nuk janė shpagim i mjaftueshėm pėr mbi tridhjetė e pesė vjet teori dhe propagandė pėr sovjetizimin e letėrsisė dhe tė kulturės shqiptare nė pėrgjithėsi. Nė vitet kur Ismail Kadare bėnte sovjetizimin teorik dhe, nė njė pjesė tė madhe, praktik tė letėrsisė shqipe, unė bėja evropianizimin e saj: evropianizimin e gjithanshėm tė saj. Dhe, kjo dėshmohet nė referencat e pėrdorura nė veprat e mia pėr letėrsinė shqipe. Dhe, kjo dėshmohet nė indekset e emrave nė veprat e mia pėr letėrsinė shqipe dhe pėr kulturėn shqiptare. Mbi 95 pėr qind e emrave tė shkrimtarėve, tė krijuesve tė tjerė tė arteve tė tjera, tė filozofėve, tė shkencėtarėve nė veprat e mia janė emra shkrimtarėsh, krijuesish tė arteve tė tjera, filozofėsh dhe shkencėtarėsh evropianė- francezė, gjermanė, anglezė, italianė, spanjollė, holandezė dhe amerikanė. Dhe, kjo dėshmohet edhe me pikėpamje teorike nė sprovėn time Letėrsia kombėtare dhe letėrsia botėrore ose afrimi pėrmes ndryshimeve, tė botuar nė vitin 1972. Dhe, kjo dėshmohet edhe me koncepte teorike nė veprėn Tri mėnyra tė shkrimit shqip, tė shkruar nė fund tė viteve tė shtatėdhjeta, nė tė cilėn politizimi dhe ideologjizimi, domethėnė sovjetizimi, qė predikonte e zbatonte Ismail Kadare nė njėrėn anė, kurse folklorizmi, nė anėn tjetėr, trajtohen si pengesa pėr evropianizimin e letėrsisė, tė arteve, tė dijeve, tė kulturės sonė nė pėrgjithėsi e kjo domethėnė si pengesė e evropianizimit tė identitetit tonė. Tė thuash, prandaj, ē’thotė Ismail Kadare pėr veten dhe ē’thonė magnetofonat e tij pėr rolin tim dhe rolin e tij nė evropianizimin a ēevropianizimin e letėrsisė dhe tė kulturės sonė, do tė thotė tė mos e shohėsh tė vėrtetėn dhe tė mos e pranosh tė vėrtetėn.

    Si po zgjidhet ēėshtja kombėtare

    7. Njė numėr i reaguesve, megjithėse i vogėl, i quajnė tė jashtėkohshme e kjo domethėnė anakronike diskutimet pėr ēėshtje qė po diskutohen nė kėtė polemikė e nė reagimet ndaj saj dhe i quajnė kėshtu tė jashtėkohshme, domethėnė anakronike, sepse u tingėllojnė shumė kombėtare. Nė kohėn e globalizmit, qė, mendojnė, u sjell vetėm tė mira kombeve, preokupimet kombėtare, thonė, tė largojnė prej qėllimit kryesor, qė ėshtė zhvillimi ekonomik dhe ngritja e mirėqenies sė qytetarėve. Nuk janė kėto, natyrisht, deklarimet e para, as tė vetmet nė disa nga mediat tona nė Prishtinė dhe nė Tiranė, nė tė cilat ideja kombėtare quhet tashmė ide e tejkaluar. Harrohet se, siē po shihet nė tė gjitha anėt e planetit, kombi ėshtė edhe mė tej ajo forca e cila, si e thoshte De Goli, e lėviz historinė. Popujt e mėdhenj nuk janė mė pak nacionalistė se popujt e vegjėl, qė ende s’kanė zgjidhur as ēėshtjen kombėtare as ēėshtjen demokratike. Dhe, harrohet se autorė perėndimorė, evropianė dhe amerikanė, nė vendet e tė cilėve globalizmi predikohet mė sė shumti, thonė se: 1. kapitalizmi me tregun e lirė; 2. tė drejtat e njeriut me demokracinė liberale sekulare; dhe 3. shteti kombėtar pėrfaqėsojnė tri parimet, mbi tė cilat qėndrojnė e sotmja dhe e ardhmja e Perėndimit dhe e njerėzimit. Dhe, harrohet se ne, si komb, ende nuk e kemi zgjidhur ēėshtjen kombėtare dhe, si duken punėt, nuk do ta zgjidhim pėrfundimisht as nė kėtė cikėl historik. Ėshtė e vėrtetė se pozita e shqiptarėve nė Maqedoni, nė Serbinė Jugore dhe nė Mal tė Zi sadopak po pėrmirėsohet dhe ėshtė e vėrtetė se Kosovės do t’i njihet pavarėsia me ose pa farė kufizimesh, por ėshtė e vėrtetė se shqiptarėt mbesin tė ndarė, siē ishin, nė pesė shtete! E ashtu i copėtuar si shqiptarėt nuk ėshtė asnjė popull evropian. Bashkėsia ndėrkombėtare nuk ua ka paracaktuar disa kufizime bisedimeve mbi statusin e Kosovės pėr hir tė shqiptarėve, po, nė radhė tė parė, pėr hir tė serbėve. Vullneti i, tė themi, 10 pėr qind tė serbėve tė Kosovės vihet kėshtu mbi vullnetin e 90 pėr qind tė shqiptarėve dhe tė tjerėve nė Kosovė. Sikur tė mos favorizohej vullneti i serbėve, shqiptarėve tė Kosovės do t’u njihej e drejta e popullit tė ndarė dhunshėm prej shumicės sė tij: e drejta e bashkimit me Shqipėrinė. E, sa rėndėsi tė madhe do tė kishte bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė edhe pėr Kosovėn, edhe pėr Shqipėrinė, ndoshta, vetėm tani po shihet plotėsisht. Pėrpara mendoja se duke u bashkuar me Shqipėrinė do tė shpėtonin njėherė e pėrgjithmonė prej Serbisė. Tani mendoj, ndėrkaq, se duke u bashkuar me Shqipėrinė, njėkohėsisht, do tė shpėtohej Kosova prej Kosovės dhe Shqipėria prej Shqipėrisė. Domethėnė: bashkimi do tė kishte rėndėsi jo vetėm ekzistenciale, ekonomike e politike, po edhe shoqėrore, intelektuale dhe morale. Vetėm tė bashkuar shqiptarėt do tė bėheshin ēka mund tė jenė, ēka s’do tė duhej tė jenė dhe ēka do tė duhej tė jenė edhe nė pikėpamje shoqėrore, edhe nė pikėpamje tė shėndetit moral. Pėr kėtė arsye, jo diskutimet intelektuale pėr ēėshtje kombėtare, prandaj edhe pėr identitetin, po mohimet e nevojės pėr diskutime tė tilla mbi ēėshtje kombėtare mund tė quhen tė jashtėkohshme dhe tė jashtėvendshme.

  3. #323
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    ''Pranimi i nacionalizmit perėndimor, ashtu siē kėrkon Kadareja, ėshtė t'i dorėzohesh sėmundjes sė Oksidentosis. Pranimi i identitetit europian tė shqiptarėve, sikurse ngulmon Kadareja, ėshtė molepsje me Oksidentosis, jo pėrparim dret Perėndimit dhe Europės sė bashkuar. Debati qė ka shpėrthyer do tė sjellė njė dobi tė madhe sepse dashje pa dashje do tė ndajė mė qartė grupimet e tė sėmurėve me Oksidentosis dhe tė atyre qė duan tė qėndrojnė besnikė frymės nacionaliste tė rilindasve. Nė kėtė debat e ka mirė Qosja qė mbron idenė se jemi komb e vend ku gėrshetohen qytetėrimet, besimet , kulturat, vlerat perėndimore e lindore. Kjo duhet parė si pasuri e vlefshme, jo si plaēkė e vjetėr qė duhet hedhur tutje. Tek shqiptartė nuk duhet tė kultivohet as Orientalizėm , as Oksidentalizėm.


    Janė ngritur zėra burracakėsh intelektualė qė e quajnė pa dobi, madje tė dėmshėm debatin Qosja-Kadare. Por edhe po tė heshtin Kadareja e Qosja debati nuk shuhet.
    / 31 05 2006/F.F. nga lajmet.com''

    Kur identiteti per disa behet pacaver fetare edhe qe i thone vetit ''intelektual''!

    E gjithe pacavura filoislame mveshet si peqeja fytyres se identitetit, gjoja po thot dicka te forte, te re si ''perlindje'', ku edhe vet rilindjen e paraqet si perqitje, ku as vet rilindasit tane, nuk shkelen ne keso drrasash te kalbura mendimi, po shkurt e shqip, paraqiten identitet shqiptar mbifetar e mbipolitik - kur sot kesi pacavuristesh, sikur thone dicka te re, qe e dine edhe femijte se: shqiptari eshte edhe musliman, katolik e orhtodoks, se shqiptari eshte edehe oriental edhe oksidental (lindor e perendimor), ku dikush i quan perpjestime te njejta, e qe nuk jane te njejta sot - e dikush zhgrryhet ne llomin e interesit fetar, gjoja po i gezohet shumices fetare - ne identitetin shqiptar!

    Ate qe te fortit e bejne haptazi, disa miop shqipfoles e bejne ende nen plaf, si reflektim i nje semundje kanceroide religjioze, qe edhe vet boten e dergon ne udhe pakrye - se lere me kerdhelen shqiptare, gjoja si trumpetuese e orientalizmit, duke i bere pacavura vet fjalet oriental e oksidental, si kultura fetare, kur ato jane kultura historike e shkencore ne teresi - e me se pakut iu takojne kultures fetare! Po i mjeri per mend, mund te rremihi edhe nen kembet e tia, gjoja po hapi kanal te ri ndasie ndershqiptare!

    Se sa eshte naiv, dyfytyresh njeriu ''intelektual'' shihet ne lepirjen e tij here ne orient e here ne oksident - thuase ato jane terma fetare, e jo shkencore, duke i etiketuar si'oksidentosis' e harron orientalisin e kokeboshesise se tij. Po sikur rilindasit tane, qe ishin te tre feve te sotme shqiptare, te shkelnin ne keso drrasa te prishura, kalbesirash mendimi hipokrit - cfare dote ndodhte me vet Rilindjen Shqiptare? As qe do te permendej kund ne histori te letersise, se lere me te merret si mesim i ri i nje lidhjeje shqiptare!

    A ka gje me ultesi deri ne semundje kronike skizofrene, se sa te luhet me identitet shqiptar, kur ne dokument eshte e shenuar se cfare identiteti ke, si ne leternjoftim e pasaporte dhe aspak nuk iu shkon ndermend se pikerisht ne identitetin shqiptar, te shumices shqiptare, shenohet shtetesia e huaj sllave e greke - e kjo nuk iu shkon ndermend disa ''intelektualeve'' ketu - po ngatrrohen si rriqnat ne damare gjaku, per interesa politike e fetare! Thuase vertet po e ndajne kombin ne dy taborre, ku do t'i kryqezojme tash edhe shpatat fetare? A jane te marre keta njerez homosapiensa primitiv, sa mos te kuptojne se shqiptaret jane sot ne shkalle te cfivilizimit europian e boteror si perkah studimet e mirefillta, si perkah shkenca dhe as qe iu intereson zhuga fetare!?

    Sikur po harrojne disa - se shqiptari i sotem eshte angazhuar ne shkence e studime te te gjitha profileve shkencore - qe kuadrot klerike vetem mund te mesojne risi dhe nuk mund ta mbulojne intelektin e mirefillte shqiptar, me dokrra qorre si damka ne identitetin shqiptar!

    Vetem primitivet merren me keso dokrrash, deri tek keta dokrraqet copie/paste
    gjoja na u krijuan dy taborre shpatash brendakombetare, kur nuk edijne ende se
    intelektuali i mirefillte shqiptar, qeshet me kete komedi primitive, qe i servohet opinionit shqiptar dhe qe duhet demaskuar ne ekstrem, kjo dukuri negative e shfryerjes se interesave personale e politike e fetare - ne emer te identitetit shqiptar! Kaloi vetiu edhe kjo koha e baballareve te kombit, te tapive mbi kombin e mbi kulturen historike kombetare! Po vertetohet fjala e urte: dy here njeriu behet femij ne jete!

  4. #324
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Edhe kryeparlamentarja futet nė polemikė Edhe Kryetarja e Kuvendit tė Shqipėrisė, Jozefina Topalli, e quajti tė nevojshme qė tė inkuadrohet nė polemikėn midis Ismail Kadaresė dhe Rexhep Qosjes. Pėr dallim prej Kryeministrit Sali Berisha, i cili hyrjen e tij nė polemikė e bėri botor nė konferencėn me gazetarėt nė Tiranė, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e bėri kėtė nė Konferencėn Evropiane tė Kryetarėve tė Kuvendeve, nė veri tė Evropės. Me atė rast, para Kryetarėve tė Kuvendeve tė vendeve evropiane, ajo e quajti tė arsyeshme, madje, tė domosdoshme, tė pėrmendė historinė shqiptare qė, si tha, "daton pėrpara 2000 vjetėsh"; tė pėrmendė gjeografinė shqiptare qė, si tha, "na ka vendosur jo nė cep, por nė brendėsi tė Evropės"; dhe tė pėrmendė, nė fund, edhe identitetin e shqiptarėve, tė cilin, e quajti tė domosdoshme ta quajė, "tėrėsisht evropian", pra, jo pjesėrisht, po "tėrėsisht evropian"! Sikundėr mund tė shihet, edhe pėr Kryetaren e Kuvendit tė Shqipėrisė, Jozefina Topalli, si edhe pėr Ismail Kadarenė, gjeografia ėshtė pėrcaktuesja vendimtare e identitetit tė vetjeve dhe tė popujve. Pėr kėtė shkak, ndoshta, ajo u mbajti Kryetarėve tė Kuvendeve tė vendeve evropiane njė mėsim nga gjeografia (dhe antropologjia) me ē'rast bėri pėrpjekje qė, sikundėr Ismail Kadare, ta fusė Shqipėrinė sa mė nė brendėsi tė Evropės, duke e larguar sa mė shumė prej Turqisė dhe, nė pėrgjithėsi, prej Lindjes turko-arabe me shpresė se ashtu do ta largojė prej atyre pėrbėrėsve tė kulturės e tė qytetėrimit tė asaj Lindje qė mund t'iu kenė ngjitur dikur a mund t'i ngjiten tani Shqipėrisė! Edhe zonja Jozefina Topalli gjatė pėrpjekjes sė saj pėr ta rehatuar Shqipėrinė sa mė larg Lindjes myslimane, e harroi Kosovėn dhe e la aty ku e kishte lėnė Ismail Kadare, kur tha se sa i pėrket identitetit, "Letrat e Shqipėrisė janė tė qarta"! Kryetarja e Kuvendit tė Shqipėrisė, Jozefina Topalli, harroi se popujt e brendėsisė sė Evropės, prej mė tė vegjėlve e deri te mė tė mėdhenjtė, jo vetėm Shqipėrinė po krejt Ballkanin e vendosin m'u nė cepin e Evropės. Pėr kėtė arsye edhe kanė krijuar nocionet gjeografikė Ballkani Perėndimor, Ballkani Juglindor. Ata, sigurisht, nuk mėrziten si kryeparlamentarja jonė, Jozefina Topalli, dhe si shkrimtari ynė, Ismail Kadare, pse Shqipėria dhe Ballkani nė tėrėsi gjendet nė cep tė Evropės. Dhe, pse tė mėrziten? Nė cep tė Evropės, tė Veriut tė Evropės, janė Finlanda, Norvegjia dhe Suedia, kurse nė cep tė Jugut tė Evropės janė Portugalia, Spanja dhe Italia. Pavarėsisht pse nė anėn tjetėr tė Mesdheut i kanė vendet e Veriut afrikan, as Portugalia, as Spanja, as Italia nuk kanė dėshmuar ndonjėherė se mėrziten pse i Madhi Zot i ka vendosur nė cepin jugor tė Evropės. Nė qoftė se marrin parasysh se vendosja gjeografike nė cepin jugor tė Evropės iu sjell dobi tė mėdha prej turizmit, atėherė mund tė besojmė se cepin nuk do tė pranonin kurrsesi ta ndėrronin me brendėsinė e Evropės. Mund tė besohet se pėrpjekja e Kryetares sė Kuvendit tė Shqipėrisė, Jozefina Topalli, pėr t'i bindur njėherė e pėrgjithmonė kolegėt e vet, kryeparlamentarėt e vendeve evropiane, se Shqipėria nuk gjendet nė cep, po nė brendėsi tė Evropės dhe se identiteti i shqiptarėve ėshtė jo vetėm evropian, po "tėrėsisht evropian", do t'i ketė shtyrė ata t'i bėjnė njėritjetrit dy pyetje: e para, pse ka nevojė kjo zonjė ta lėvizė Shqipėrinė prej cepit tė Evropės, ku e ka vendosur i Madhi Zot dhe ta ēojė nė brendėsi tė saj dhe, e dyta, pse ka nevojė kjo zonjė ta theksojė, madje, ta tejtheksojė se shqiptarėt kanė identitet evropian, madje, "tėrėsisht evropian"? Do ta kenė pyetur ashtu njėri-tjetrin, nė radhė tė parė, pėr arsye se shumica prej tyre do tė kenė qenė pėr vizita zyrtare edhe nė Shqipėri, edhe nė Maqedoni, edhe nė Kosovė dhe gjatė kėtyre vizitave mund tė kenė parė shumėēka nė gjeografinė shqiptare dhe mund tė kenė mėsuar pėr historinė shqiptare, qė ėshtė evropiane dhe jashtevropiane, dhe nuk janė mrekulluar nga evropiania e saj dhe nuk janė shastisur nga jashtevropiania e saj - si ajo. Kėshtu, pėr shembull, mund tė kenė mėsuar se historia shqiptare rreth 500 vjet ishte e lidhur me historinė e Perandorisė Otomane dhe gjatė kėtyre pesė shekujve pėrqindja mė e madhe e shqiptarėve kishin marrė fenė myslimane dhe, mandej, shumėēka prej kulturės dhe qytetėrimit mysliman. Tė kujdesshėm nė sjellje qysh dinė tė jenė evropianėt e, sidomos, politikanėt, ata nuk do t'i kenė thėnė zonjės sonė: gjithė ato xhami nė gjeografinė shqiptare, gjithė ata hoxhallarė e myezinė, gjithė ato medrese, gjithė ata haxhi qė shkojnė nė Qabe, gjithė ata tė vjetėr e tė rinj, fshatarė e intelektualė qė mbushin xhamitė dhe hapėsirat para xhamive tė xhumave, gjithė ato varrime dhe gjithė ato varre nė tė cilat varrimet bėhen me ritualin mysliman, gjithė ata tė bėrė synet - rreth pesė milionė shqiptarė tė bėrė synet, e shumėēka tjetėr, flasin pėr njė identitet evropian tė shqiptarėve vetėm me kushtin nė qoftė se identitetin bėhet edhe dėmsjellėse. Evropa dhe SHBA s'duan tė pavėrteta. Shndėrrimet e leverdishme Si vlerėsimi i Kryeministrit tė Shqipėrisė, Sali Berisha, pėr pakrahasueshmėrinė midis Ismail Kadaresė dhe Rexhep Qosjes, ashtu edhe deklarata e Kryetares sė Kuvendit tė Shqipėrisė, Jozefina Topalli, pėr identitetin shqiptar, e nxitur prej polemikės midis tyre, tregojnė se sa tė thella janė rrėnjėt e mentalitetit komunist nė politikėn tonė. Pavarėsisht pse quhen njerėz politikė nė rend demokratik, ata nuk ngurrojnė ta vazhdojnė praktikėn komuniste tė mbajtjes nėn sqetull tė krijuesit qė iu shėrben dhe tė pėrndjekjes sė krijuesit qė kritikon! Ē'ėshtė e vėrteta, Ismail Kadare ėshtė kujdesur qė lajkatueshėm t'i ftojė ta marrin nėn sqetull. Duke ditur se ku i dhemb dhe me ēka mund ta mallėngjejė Kryeministrin Sali Berisha, ai do ta shfrytėzojė pamfletin Pabesia e njė polemisti pėr ta paraqitur atė si ngadhėnjyes politik e moral nė ngjarjet e vitit 1997, qė rėndojnė shumė tragjikisht nė jetėshkrimin politik tė ish-kryetarit dhe, tani, Kryeministrit tė Shqipėrisė. Edhe pse nė pėrgjigjen ndaj sprovės sė tij, me tė cilėn e kishte filluar kėtė polemikė nuk e kisha pėrmendur vitin 1997, Ismail Kadare nuk do tė ngurrojė qė atė vit ta pėrdorė pėr ta ngritur disponimin e padronit tė tij tė ri kundėr meje! Dhe, do tė shkruajė: "Nė atė kohė (nė vitin 1997-RQ), shqiptarėt, kudo qė gjendeshin, ranė nė zi e nė depresion. E midis zisė u ngrit veē njė zė i ngazėllyer qė e pėrshėndeste atė gjėmė, duke e pagėzuar si "revolucion i vonuar demokratik". Pėrfundimet qė nxjerr Ismail Kadare prej kėsaj fjalie janė kėto: shqiptarėt, kudo gjendeshin ata, nė pranverė tė vitit 1997, ranė nė zi e nė depresion sepse prej pushtetit ra Sali Berisha. Oh, sa gjėmė e madhe! E dėgjoi atė gjėmė pėr Sali Berishėn edhe Ismail Kadare nė Paris! E dėgjoi dhe u pėrlot! Por, e vėrteta pėr vitin 1997 kurrsesi nuk ėshtė ajo qė e thotė Ismail Kadare. Sikur shqiptarėt tė kishin rėnė nė zi e nė depresion nuk do tė kishte pasur kush t'i tregonte Sali Berishės se Shqipėria e vitit 1997 nuk mund tė sundohet me venomet e vitit 1917. Me politikėn e tij ekstremisht tė djathtė, ai shkaktoi deformime tė mėdha, tė padurueshme nė jetėn politike, shoqėrore dhe ekonomike tė vendit, prandaj populli u ngrit kundėr asaj politike. Nė tė vėrtetė populli shqiptar nė Shqipėri, nė vitin 1997, bėri revolucion demokratik tė vonuar, tė vonuar pėr shkak se rendi i vendosur nė vitin 1991, pas rėnies sė komunizmit, u kthye shpejt nė despotizmin e, si e quajti gazeta angleze The economist, njeriut tė shekullit tetėmbėdhjetė qė kishte nė duar mjetet teknike tė shekullit njėzet! Ismail Kadare e di se me revolucione tė quajtura tė mėndafshta, tė portokallta, demokratike, u pėrmbysėn edhe Millosheviqi nė Serbi, edhe Shevernadze nė Gruzi, edhe Janukoviqi nė Ukrainė, i cili, si Sali Berisha nė Shqipėri, u rikthye sivjet nė pushtet. Historia nuk shkon vetėm pėrpara, por, fatkeqėsisht, ndonjėherė edhe kthehet mbrapa. Ardhja e Sali Berishės nė pushtet nė Shqipėri, si edhe ardhja e Janukoviqit nė Ukrainė, ėshtė njė kthim i kėtillė mbrapa i historisė sė Shqipėrisė si i historisė sė Ukrainės. Nuk mund tė thuhet se Ismail Kadare nuk di gjė pėr revolucionet e mėndafshta, revolucionet demokratike dhe ecjet e historisė jo vetėm pėrpara, por ndonjėherė edhe pėr kthimet e saj mbrapa. Por, si pėr shumėēka tjetėr, ashtu edhe pėr vitin 1997, pėr revolucionin e vonuar demokratik dhe pėr Kryeministrin e tanishėm tė Shqipėrisė, prej Ismail Kadaresė nuk mund tė pritet e vėrteta: prej tij mund tė pritet vetėm "e vėrteta" qė pėr tė ėshtė e leverdishme! Tė lėmė, prandaj, mėnjanė, zinė dhe depresionin e Ismail Kadaresė pse nė vitin 1997 populli pėrmbysi regjimin despotik oriental tė Sali Berishės dhe ta lėmė mėnjanė pa brejtje tė ndėrgjegjes pse po lėmė mėnjanė vajin e njė shkrimtari me shumė popullorėsi, i cili shqiptarėt qė kundėrshtojnė regjimin as mė parė e as mė vonė s'ka ngurruar t'i quajė kur halldupė, kur jashtėqitja e kombit! Tė lėmė mėnjanė vajtimin e tij pėr fatin e Sali Berishės nė vitin 1997 dhe gėzimin e tij pėr rikthimin e tij nė pushtet nė vitin 2005 dhe tė shohim se me ēfarė shkathtėsie ėshtė kujdesur dhe vazhdon tė kujdeset ai qė t'i ndėrrojė qyrqet politike nė varėsi nga stinėt politike. Nuk ėshtė aspak e mundimshme tė konstatohet se, duke filluar prej pėrmbledhjes sė parė, Frymėzime djaloshare, qė e paralajmėronte njė talent tė ri nė letėrsinė shqipe, qė do ta pėrjetėsonte idenė komuniste, e deri te sprova Identiteti evropian i shqiptarėve dhe vetintervista Pabesia e njė polemisti, Ismail Kadare nxiton qė tė paraqesė dėshmi tė shkruara - nė vargje, nė prozė, nė publicistikė e nė eseistikė se mendon dhe krijon nė frymėn e kohės e kjo nė frymėn e kohės pėr tė do tė thoshte nė pajtim me kėrkesat e Partisė sė Punės - dikur, kurse nė pajtim me kėrkesat e tregut politik - sot. Njė pjesė e madhe, shumė e madhe e krijimtarisė sė tij jo vetėm publicistike, por edhe nė poezi e nė prozė, mban vulėn e kėtij nxitimi pėr t'iu pėrshtatur kėtij tregu e kjo do tė thotė pėr tė pėrfituar pėr veten, pėr statusin vetjak nė ēdo situatė. Tė shtunėn, SHQIP riboton tė plotė kundėrreplikėn e akademikut kosovar Rexhep Qosja me Ismail Kadarenė pėr identitetin shqiptar,si kundėrpėrgjigje ndaj intervistės sė shkrimtarit shqiptar me titull "Pabesia e njė polemisti", botuar nė pak javė mė parė nė gazetėn "Shekulli" REDAKSIA Njoftim Kur e ka quajtur tė leverdishme qė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės ta quajė ēlirimtare, Ismail Kadare ashtu edhe e ka quajtur, por kur partitė e krijuara nga radhėt e UĒK-sė dhe pėrkrahėsit e saj i kanė humbur zgjedhjet nė vitin 2000, Ismail Kadare menjėherė e ka ndėrruar pllakėn, ka harruar ēka ka shkruar dje pėr UĒK-nė dhe ka filluar t'u kėndojė kėngė atyre qė ishin ngritur kundėr saj dhe luftės sė saj, madje edhe atyre qė gjatė luftės kishin kėrkuar ndėrprerjen e fushatės sė bombardimeve mbi Serbinė, mbi ushtrinė e policinė e saj, madje, t'u kėndojė kėngė edhe atyre qė gjatė luftės do t'i ēojnė dhurata Millosheviqit nė shtėpinė e tij nė Beograd dhe do tė provojnė tė formojnė qeveri kuislinge nė Prishtinė! evropian nuk e njėjtėsojmė me krishterimin. Se, gjithė ato qė u pėrmendėn janė pėrbėrės tė kulturės dhe tė qytetėrimit mysliman nė identitetin e shqiptarėve, qė bashkė me pėrbėrėsit e kulturės dhe tė qytetėrimit tė krishterė ndėrtojnė IDENTITETIN E GJITHĖSISHĖM HISTORIK SHQIPTAR. Sidoqoftė, retorika e Kryetares sė Kuvendit tė Shqipėrisė mbi zhvendosjen e Shqipėrisė (pa Kosovėn, pa Maqedoninė, pa Luginėn e Preshevės dhe pa Malin e Zi) prej cepit tė Evropės e nė brendėsi tė Evropės dhe njėjtėsimi i identitetit tė shqiptarėve tėrėsisht me fenė e krishterė nuk flet mirė pėr politikėn tonė. Kjo retorikė dėshmon se politika jonė vazhdon tė jetė shumė e shtirė dhe shumė servile. Dhe, e bėrė me gjuhė tė tillė tė shtirė, servile e tė rrejshme, kur e kur Shembujt janė tė shumtė. Ja disa prej tyre, sado po lė mėnjanė shembujt e moshės sė re. Kur e ka quajtur tė leverdishme ta arsyetonte prishjen e Shqipėrisė komuniste me Bashkimin Sovjetik "revizionist", e cila, nė vend se tė sillte lidhjen me Perėndimin - me Evropėn Perėndimore dhe SHBA apo zbutjen e dogmatizmit ideologjik e politik shqiptar, do tė sjellė ashpėrsim tė madh dhe kthim nga Kina pėr sė tepėrmi e dogmatizuar, Ismail Kadare do tė shkruajė Dimrin e madh, nė tė cilin Enver Hoxha do tė pėrjetojė apoteozėn mė tė madhe, historike, do tė ngrihet nė figurė mitologjike kombėtare, dhe do ta pėrjetojė kėtė apoteozė mitologjizuese pėr ēka se?: Pse e kishte shpėtuar Shqipėrinė nga revizionizmi hrushovian, kurse Bashkimi Sovjetik do tė pėrjetojė kritikėn mė shkatėrruese pse po e tradhtonte marksizėm- leninizmin burimor, domethėnė stalinian, qė ishte flamuri i atėhershėm i Ismail Kadaresė! Kur e ka quajtur tė leverdishme ta arsyetojė "teorikisht" rolin historik tė Shqipėrisė nė luftėn pėr mbrojtjen e pastėrtisė ideologjike tė marksizėm-leninizmit, nė tė vėrtetė tė stalinizmit, nė njėrėn anė nga rreziku prej imperializmit amerikan e, nė anėn tjetėr, nga rreziku prej revizionizmit sovjetik, Ismail Kadare do tė shkruajė artikuj pėr nevojėn e ruajtjes sė karakterit kombėtar dhe marksist-leninist tė krijimtarisė shpirtėrore: tė letėrsisė, tė arteve nė pėrgjithėsi dhe tė shkencės, ndėr tė cilėt hyn edhe artikulli Rreth ndikimeve tė huaja dhe karakterit kombėtar tė letėrsisė, tė botuar nė gazetėn Zėri i popullit mė 08.04.1973. Kur e ka quajtur tė leverdishme tė propagandojė artistikisht sloganin e Partisė sė Punės dhe, natyrisht, tė sekretarit tė saj, Enver Hoxha, se Shqipėria komuniste ėshtė njė kėshtjellė e pamposhtshme, sė cilės nuk kanė ēka t'i bėjnė as imperialistėt amerikanė, as revizionistėt sovjetikė, se Shqipėria komuniste, nė tė vėrtetė, ėshtė njė kėshtjellė nė tė cilėn vetėm sa mund tė thyejnė dhėmbėt edhe tė parėt, edhe tė dytėt, edhe Hrushovi, edhe Kenedi i lavdishėm, Ismail Kadare do tė shkruajė romanin me temė nga koha e luftėrave kombėtare kundėrturke nė krye me Gjergj Kastriotin Skėnderbeun. Dhe, ky roman, i shkruar me frymėzime politike dhe ideologjike, nė sajė tė temės sė "largėt" historike, dhe, natyrisht, prirjes rrėfimtare tė autorit, pavarėsisht prej pikėnisjes propagandistikė, do tė dalė roman i suksesshėm, pėr dallim prej Dimrit tė madh, i cili do tė mbetet njė roman politik i dobėt, nė tė vėrtetė njė publicistikė e shkruar nė trajtė tė prozės letrare. Kur e ka quajtur tė leverdishme t'u bėjė jehonė direktivave partiake mbi shndėrrimet revolucionare nė jetėn e fshatit shqiptar, Ismail Kadare do tė shkruajė romanin- reportazh, Dasma, nė tė vėrtetė romanin- jehonė tė revolucionit kulturor kinez nė Shqipėri! Kur e ka quajtur tė leverdishme t'u bėjė jehonė ngjarjeve, figurave historike, ideologjike dhe politike kombėtare, kongreseve, datave partiake e shtetėrore, Ismail Kadare do tė shkruajė vjersha, poema, artikuj, sprova, trajtesa me tė cilat do t'i popullarizojė ato ashtu siē dėshirohej nga udhėheqja politike e shtetėrore qė tė popullarizoheshin dhe do tė satirizojė "pashallarėt e kuq", qė vijėn politike tė Partisė, ideologjinė e saj, po e deformonin, duke e shfrytėzuar pėr leverdi vetjake! Posa ka rėnė komunizmi dhe e ka quajtur tė leverdishme sa mė parė tė distancohet nga idhulli i tij, babai i tij shpirtėror, frymėzuesi i tij, Enver Hoxha, Ismail Kadare do tė fillojė njė fushatė tė jashtėzakonshme, tė pandėrprerė, kundėr tij. E kaluara vetjake, bamirėsia e diktatorit ndaj tij, nuk e kishin penguar as njė grimė pabesinė e tij dhe nuk e kishin penguar jo ku s'duhej ta pengonin - nė kritikėn e regjimit tė tij, po ku duhej ta pengonin - nė trillimin e gėnjeshtrave pėr jetėn intime dhe qėllimet e tij - siē ėshtė, pėr shembull, pohimi se me uri donte ta lodhte popullin pėr ta sunduar mė lehtė! Kur e ka quajtur tė leverdishme qė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės ta quajė ēlirimtare, Ismail Kadare ashtu edhe e ka quajtur, por kur partitė e krijuara nga radhėt e UĒK-sė dhe pėrkrahėsit e saj i kanė humbur zgjedhjet nė vitin 2000, Ismail Kadare menjėherė e ka ndėrruar pllakėn, ka harruar ēka ka shkruar dje pėr UĒK-nė dhe ka filluar t'u kėndojė kėngė atyre qė ishin ngritur kundėr saj dhe luftės sė saj, madje edhe atyre qė gjatė luftės kishin kėrkuar ndėrprerjen e fushatės sė bombardimeve mbi Serbinė, mbi ushtrinė e policinė e saj, madje, t'u kėndojė kėngė edhe atyre qė gjatė luftės do t'i ēojnė dhurata Millosheviqit nė shtėpinė e tij nė Beograd dhe do tė provojnė tė formojnė qeveri kuislinge nė Prishtinė! Kur e ka quajtur tė leverdishme ta quajė aventurė komuniste krijimin e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare nė Maqedoni, Ismail Kadare i ka quajtur pjesėtarėt e saj "kėlyshė tė Enverit", por kur faktorėt ndėrkombėtarė e kanė shpallur tė ligjshme kėtė ushtri dhe i kanė pranuar pėrfaqėsuesit e saj si palė e ligjshme nė bisedimet pėr statusin e shqiptarėve nė Maqedoni, Ismail Kadare i ka rehabilituar "kėlyshėt e Enverit" dhe shumė shpejt ka gjetur magnetofonat qė do ta ndėrrojnė edhe disponimin e tyre ndaj tij! Kur janė bėrė protestat e rinisė shkollore mė 17 e 18 mars 2004 nė Kosovė, nė tė cilat janė bėrė edhe disa veprime tė papranueshme e tė palejueshme, siē ishte dėmtimi i disa monumenteve serbe tė kultit e i disa shtėpive tė romėve e egjiptianėve, Ismail Kadare ka nxituar qė t'i "zbulojė" organizuesit e tyre nė radhėt e komunistėve dhe islamistėve kosovarė, duke quajtur kėshtu edhe komunistė edhe islamistė fėmijėt, shumica prej tė cilėve ishin nė djep nė kohėn e komunizmit! Dhe, kėshtu prej viti nė vit, kur e kur edhe prej muaji nė muaj! Dhe, kėshtu, duke u shndėrruar sipas leverdive politike dhe letrare, Ismail Kadare do tė mbėrrijė deri te sprova e ngjyrosur me racizėm Identiteti evropian i shqiptarėve, nė tė cilėn do tė pėrmbledhė disponimin e tij kundėr Lindjes, sidomos turko-arabe, kundėr pėrbėrėsve myslimanė nė identitetin e gjithėsishėm, historik tė shqiptarėve; dhe deri te ftesat pėr kthim nė fenė e tė parėve tė bėrė gjithnjė me qėllim qė t'u shėrbejnė leverdive tė tij qė pėrmblidhen nė njė qėllim: nė ēmimet letrare! A vetėm nė ēmimet letrare? Dhe, kėshtu, prirja pėr shndėrrime ashtu tė shpeshta do tė bėhet pika e alefit (e Horhe Luis Borhesit), nė tė cilėn do tė takohen sukseset politike e letrare tė Ismail Kadaresė, nė tė cilėn, nė tė vėrtetė, do tė takohen popullorėsia e tij e mbėshtetur politikisht, shėrbimet qė bėn ai pėr kėtė popullorėsi dhe rėnia e tij intelektuale- morale. Dhe, kėshtu, dėshira pėr tė ikur sa mė larg prej tė kaluarės komuniste dhe prej tė tanishmes myslimane e qet Ismail Kadarenė nė pozita mendore kur e kur ekstreme, duke i bėrė shndėrrimet e tij tepėr theqafėse dhe duke shkaktuar tollovi logjike e morale nė shkrimet e tij publicistike, prandaj edhe nė polemikėn mbi identitetin e shqiptarėve.

    FUND Prishtinė, 01. 06. 2006 R Qosja

  5. #325
    Mė pėlqen qė tė gjithė janė shumė tė interesuar, pėr kėtė ēeshtjen e identiteti evropian tė Shqipėrisė.
    Por nuk ėshtė mirė, qė tė marrim replikat e kundėr replikat qė bėjnė dy publicistėt tanė tė mėdhenj ( Ismail Kadare; Rexhep Qosja). Pėr tė dhėnė mendimin ton pėr kėtė temė qė ėshtė hapur.
    Pėr mendimin time, nė Shqipėri, besimi nė fete ėshtė shumė i vaket, ose mė thėnė ėshtė mė njė pėrqindje shumė tė vogėl. Kėtė mendim e paraqes pėr faktin se, si nė xhami edhe nė kisha shumė pak shqiptar janė tė gatshėm tė paraqiten atje. Nė vendin ton besimi ndaj zotit ėshtė vetėm pėr tė qene “brenda”. Vet fakti qė nė jetėn e pėrditshme, kur tė pyesin se ēfarė besimi ke, tė gjithė pėrgjigjen, o mysliman, o kristian, kėtė e justifikojnė mė faktin se edhe prindėrit e tyre janė tė njė feje pėrkatėse. Por asnjė nuk beson. Nė Shqipėri tė gjithė kujtojnė se feja trashėgohet mė gjak ( si mbiemri i atėsisė), edhe nuk dine qė tė jesh mysliman, ose kristian, nė rralle tė pare duhet tė besosh nė kėtė fe.
    Tė besosh nė fe duhet tė besh ritet pėrkatėse gjithnjė, edhe mė njė rigorozitet tė madh. Ndėrsa nė vendin ton, tė gjithė shkojnė nė xhami, kishe, vetėm kur ka ndonjė feste tė madhe, (kurban bajrami – pashkėt) edhe asnjėherė nuk shkojnė pėrditė, qė tė falen pėr mėkatet e tyre, pėr mishėrimin e zotit, ose pėr predikimet qė japin mėsuesit e fes ( hoxhallarėt, priftėrinjtė)
    Nė Shqipėri nuk ka besimtar siē thuhet gjithnjė sipas statistikave ( 70%mysliman, 20%ortodoks, 10% katolik). Unė mendoje se nė atdheun ton besojnė 10% totalisht (mysliman, kristian, bektashinj, edhe disa sekte tė tjera fetare)
    Pėr sa i pėrket Kosovės atje besimi nė myslimanizėm ėshtė mė i madhe, edhe pėr vete faktin qė i bėnin “karshillik” Ortodoksimit Serb, nė kohen e pushtimit. Pėr kėtė fakt Rexhep Qosja, e pse ėshtė ateist, po mbron myslimanizmin.
    Unė mendoj se Shqipėria nuk ka nevojė tė paraqes atė qė nuk ka, por tė jetė mė krenare, pėr virtytet qė i karakterizon popullin ton, e jo pėr ato “virtytet” qė duan tė na atribuojnė tė tjerėt artificialisht.
    Te Duash Eshte E thjeshte, Por Te Duan Eshte E Veshtire.

  6. #326
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Filologu arbėresh Matteo Mandala iu pėrgjigjet pyetjeve nė lidhje me debatin “Qose- Kadare”

    Mandala: Analiza e Qoses ėshtė e cekėt

    Mark Marku

    Nė debatin “Qose – Kadare”, mbi identitetin shqiptar, duket se gjuhėtari arbėresh Matteo Mandala mban dukshėm anėn e shkrimtarit Ismail Kadare. Pėr filologun dhe lingustin Matteo Mandalą, profesor i shqipes nė Universitetin e Palermos, analiza qė akademiku Rexhep Qosja ēėshtjes sė tė ashtuquajturit konflikt tė qytetėrimeve ėshtė i cekėt dhe jo nė nivelin e duhur. Pėr tė po kaq i cekėt ėshtė edhe analiza qė ai i bėn problemit se cilit qytetėrim i pėrkasin shqiptarėt, atij lindor apo atij perėndimor. Sipas tij argumenti se shqiptarėt janė mes Lindjes dhe Perėndimit, tashmė ėshtė i tejkaluar dhe se shqiptarėt anojnė nga Perėndimi. Nė njė intervistė dhėnė pėr “Shekullin”, Mandala ndalet edhe nė pika tė tjera tė kėtij debati tė nxehtė. Matteo Mandala lindi nė Piana degli Albanesi, nė fshatin e quajtur “Hora e arbėreshėve”, nė Siēili. Nė vitet ’80 nisi tė frekuentojė kurset e gjuhės shqipe nė fakultetin “Lettere” nė Universitetin e Palermos. Interesohet pėr ēėshtje dialektologjike e gjuhėsore, por pa mėnjanuar edhe historinė e letėrsisė dhe sidomos filologjinė. Aktualisht ai ėshtė njė nga specialistėt qė merr pjesė nė projektin BETA pėr studimet filologjike, botimet kritike tė teksteve tė vjetra arbėreshe. Qėllimi ėshtė tė botohet njė fjalor historik i tė folmeve arbėreshe.

    Ē’mendoni pėr debatin mbi identitetin qė ka kundėrvėnė Qosen me Kadarenė?

    Duke sqaruar qė nė krye se nuk bėhet fjalė pėr njė qėndrim pro ose kundėr tezave tė njėrit a tė tjetrit, dėshiroj tė saktėsoj diēka. Ky debat ėshtė zhvilluar mė shumė nė aspektin politik sesa nė atė historiko-kulturor. E kjo nuk ishte e pashmangshme, aq mė tepėr po tė merren parasysh pasojat e tij tė menjėhershme mbi zhvillimet e sotme. Ajo qė duhej e mund tė ishte shmangur ėshtė ashpėrsia e polemikės, e cila i ka kapėrcyer caqet e njė ballafaqimi idesh mes tė urtėsh, duke shkarė nė njė lumė akuzash personale, gjė qė nga ana tjetėr e vė nė siklet cilindo qė do tė ndėrhyjė. Pėrsa mė takon mua, ky siklet rritet edhe mė, pėr shkak tė admirimit tė sinqertė dhe stimės qė ushqej pėr tė dyja personalitetet nė fjalė; njė admirim qė buron prej njohjes sė veprave tė tyre dhe njė vlerėsim qė mbėshtetet te ndihmesat e vyera qė tė dy kėta kanė dhėnė e japin pėr kulturėn shqiptare. Saktėsimi i dytė ka tė bėjė me metodėn. Unė mund tė kem njė mijė arsye pėr t’u radhitur nga ana e Kadaresė. Mes kėtyre po kujtoj nėnshtetėsinė italiane, formimin kulturor perėndimor, besimin katolik dhe tė fundit, por jo pėr nga rėndėsia, origjinėn arbėreshe. Nė tė vėrtetė, edhe unė, ashtu si Qosja, jam bukur larg pėrligjjes sė pozicionimit tim me ndonjė lloj partizanllėku. E kjo jo vetėm sepse do tė isha pak i besueshėm. Ėshtė nė lojė diēka shumė e rėndėsishme. Prandaj unė s’mund t’ia lejoj vetes luksin qė tė gjykoj pėr njė ēėshtje kaq tė koklavitur duke pėrdorur njė kriter deformues si pėrvoja vetjake, qė do tė ishte i tillė edhe mė shumė nė rastin tim, meqė unė, sidoqoftė, mbetem njė i huaj. Kėshtu qė e quaj krejt tė pavend tė futem me paragjykime kėso dore nė mes tė njė debati qė ka tė bėjė me fatet e popullit qė ruan nė gjirin e vet edhe rrėnjėt e bashkėsisė sė cilės i pėrkas. Nga njė pikėvėshtrim thjesht politik, ky ėshtė njė debat i vlefshėm, sepse synon pėrkufizimin e njė problemi me rėndėsi kapitale pėr pozicionin e nesėrm gjeopolitik tė Shqipėrisė. Nė kėtė aspekt kam vėnė re njėfarė konfuzioni nė tezat e Qoses, tė cilit megjithatė duhet t’i njihet merita se ngriti njė problem kyē tė aktualitetit politik – atė tė rolit laik tė shtetit dhe tė raporteve tė tij gjithashtu laike me pėrbėrėsit e ndryshėm fetarė, tė rrėnjosur historikisht nė shoqėrinė dhe kulturėn shqiptare. Mė ėshtė dukur i pavend pėrfundimi ku ka mbėrritur akademiku kosovar, veēanėrisht kur, duke e humbur sysh perspektivėn e laicitetit tė shtetit, nxiton tė paraqesė njė skenar tė mundshėm “tė konfliktit mes qytetėrimeve” nė Shqipėri, ku, sipas tij, njėri prej pėrbėrėsve fetarė privilegjohet nė kurriz tė tė tjerėve.
    A ekzistojnė vėrtet tė tilla privilegje? Qosja ka sjellė shembullin e dhėnies sė emrit “Nėnė Tereza” aeroportit tė Rinasit, pėr tė nxjerrė nė pah vėmendjen e ndryshme qė u kushtohet tri besimeve tė mėdha fetare nga ana e shtetit, me njė parapėlqim tė dukshėm ndaj komponentes katolike…
    Nė tė vėrtetė, shembulli i sjellė nga Qosja, pėrtej vlerės sė tij reale, pėrbėn njė rast tė veēantė: kundėrshtohet emėrtimi i aeroportit tė Rinasit “Nėnė Tereza” me njė varg argumentesh tė diskutueshme. I pari ėshtė edhe mė “i forti”: meqė Nėnė Tereza ishte katolike, Qosja arrin nė pėrfundimin se bėhet fjalė pėr njė anashkalim tė besimeve tė tjera, duke harruar qė veprimtaria humanitare e Gonxhe Bojaxhiut u zhvillua nė njė vis ku shumica e popullsisė ėshtė jo e krishterė, gjė qė nuk ka pėrbėrė kurrė ndonjė problem as pėr atė vetė dhe as pėr urdhrin e saj, e qė po ashtu nuk i pengoi miliona besimtarė myslimanė ta nderonin me gjithė zemėr nė ceremoninė mortore. Ėshtė e qartė se nuk nderohej feja, por veprimtaria humanitare e Nėnė Terezės nė ndihmė tė tė varfėrve dhe tė sėmurėve qė mblidhte nėpėr rrugėt e Kalkutės. Argumenti i dytė ėshtė kontradiktor pėr njė vizion laik: pėr prof. Qosen laiciteti i shtetit lipset tė shfaqet me njė lloj baraspeshe qė do ta quaja solomoniane – njė ty, njė mua, njė tjetrit – nė emėrtimet e infrastrukturave publike, duke mbajtur parasysh edhe personalitetet e kulturės myslimane, si fjala vjen nobelistin Ferid Murati. Nuk jam kundėr, po pse atėherė u dashka tė shfresh kundėr emėrtimit tė aeroportit Nėnė Tereza, kur mjaftoka t’i kėshillosh autoritetet publike se ėshtė e volitshme, madje e domosdoshme qė t’i kenė parasysh edhe besimet e tjera fetare? Argumenti i tretė, ai qė mė ka ēuditur mė shumė, pikėrisht ngaqė ėshtė formuluar prej njė intelektuali me shtatin e Qoses: miradija qė i ėshtė dhėnė Nėnė Terezės nė pėrgjithėsi i jepet atij qė ka dhėnė njė ndihmesė tė spikatur nė ngritjen kulturore tė kombit dhe jo atij qė perceptohet vetėm pėr nga pėrkatėsia fetare. Unė kam mėsuar nė njė shkollė tė mesme tė Palermos qė mbante emrin e Albert Ajnshtajnit dhe nuk mė ngjan qė gjeniu i fizikės tė ketė lindur nė kėtė qytet, e as qė tė ketė dhėnė ndonjė ndihmesė nė zhvillimin e tij kulturor e aq mė pak qė tė ishte katolik. E, megjithatė, ky vendim u mor prej nxėnėsve dhe mėsuesve qė zgjodhėn mes opsioneve tė ndryshme, disa prej tė cilave lidheshin me emra tė tillė si Cielo d’Alcamo, Benedetto Croce dhe Giovanni Gentile. Emri i Ajnshtajnit u zgjodh si nga mė tė famshmit nė botė dhe si njė nga mė pėrfaqėsuesit pėr fizionominė ndėrkombėtare qė kėrkohej t’i jepej shkollės sonė, njėra nga mė tė njohurat e kryeqytetit sicilian. E nėse ky ėshtė njėri prej funksioneve “sociale” tė emėrtimit tė veprave publike, besoj se nuk ka zgjidhje mediatikisht mė efikase sesa t’i vėsh aeroportit tė Rinasit emrin e Nėnė Terezės, e cila, bashkė me Ismail Kadarenė, ėshtė nga tė paktat personalitete shqiptare tė njohura nė botė. Nga ana tjetėr nuk besoj se ėshtė i parėndėsishėm fakti qė Gonxhe Bojaxhi e pati thėnė mė se njė herė se ndihej krenare qė i pėrkiste kulturės shqiptare, duke rivendikuar kėsisoj pėr veten dhe tė afėrmit e saj origjinėn ballkanike e shqiptare dhe jo pėrkatėsinė fetare katolike.
    Nė artikullin e tij prof. Qosja bėn fjalė edhe pėr ndėrhyrje nga ana e “disa institucioneve fetare e shtetėrore tė huaja” katolike nė vendimet e marra si nė Kosovė, ashtu edhe nė Shqipėri, madje thotė se ka “vepra letrare dhe publiēistike tė pėrshkuara prej vetėdijes sė tejshquar fetare, kurse ripunohen vepra tė djeshme, kryesisht romane, duke iu shtuar pjesė ose kapituj me pėrmbajtje fetare”, pa harruar tė kujtojė, paēka se pa dhėnė emra, shkrimtarė dhe intelektualė shqiptarė qė rreken tė ndihmojnė pėrhapjen e katolicizmit, si dhe tė insinuojnė qė Ballkani ėshtė “paradhoma e Orientit barbar” dhe “kategoria mė e ulėt e qytetėrimit”.
    Do tė kisha dashur qė kėto vepra dhe kėta autorė tė pėrmendeshin me tituj dhe emra, meqė me karakterin e tyre tė pėrgjithshėm kėto pohime nuk tė ndihin tė kuptosh se kujt dhe ē’gjėje i referohet prof. Qosja. Nėse ai u referohet veprave tė autorėve katolikė pėr Nėnė Terezėn, nuk e kuptoj kundėrvėnien e studiuesit kosovar: ėshtė njėsoj si ta shtrėngosh dikė qė tė mos trajtojė probleme fetare ose qė tė mos shkruajė tekste qė ngrenė lart pėrkatėsinė e tij fetare. Me fjalė tė tjera, do tė kishim njė lloj censure qė i bie ndesh njė shpirti me tė vėrtetė laik. Me sa di unė, askush nuk ka fyer ose nėpėrkėmbur fenė e dikujt tjetėr. Dhe kjo ėshtė njė e dhėnė mjaft e rėndėsishme qė flet nė favor tė asaj pasurie tė pėrbashkėt qė i shquan shqiptarėt, e qė lidhet me bashkėjetesėn harmonike dhe tolerante tė tri feve tė mėdha nė njė hapėsirė tė ngushtė. Pėrsa i takon ēėshtjes sė tė ashtuquajturit konflikt tė qytetėrimeve, analiza e Qoses mė duket e cekėt dhe jo nė lartėsinė e njė situate ndėrkombėtare komplekse e delikate qė do tė meritonte vėmendje mė tė madhe kritike. E ashtuquajtura ndeshje mes qytetėrimeve ėshtė njė nocion qė iu imponua vėmendjes sė analistėve pas rėnies sė Murit tė Berlinit qė shėnoi edhe fundin e luftės sė ftohtė. Nė tė vėrtetė, mė shumė se nė njė ndeshje kulturash ose, po tė doni, konceptimesh fetare tė ndryshme, ajo qė ka ndodhur e ka bazėn nė problemin e pazgjidhur politik qė u shfaq me krijimin e shtetit tė Izraelit dhe me mohimin qė iu bė sė drejtės pėr tė ekzistuar njė shteti palestinez.
    “Konflikti i qytetėrimeve” ėshtė “cibo per gli ingenui”, njėsoj me atė tjetrin, sipas tė cilit me rėnien e Murit tė Berlinit do tė dekretohej fundi i historisė sė njerėzimit. Konflikti nuk ka tė bėjė aspak me “qytetėrimet”, por me kontrollin e hapėsirave strategjike pėr prodhimin e naftės, ndėrsa nevoja pėr t’i fshehur interesat e vėrteta politike dhe ekonomike e ka ushqyer me kufoma njerėzish mitin e konfliktit tė qytetėrimeve. Nė kėtė logjikė inkuadrohet edhe pushtimi i Irakut, qė sigurisht nuk ngjau ngaqė Sadam Husein zotėronte armė tė shfarosjes nė masė, gjė qė nuk e ka ndihmuar aspak ēeljen e dialogut mes tė krishterėve dhe myslimanėve.
    Pohimet pėr epėrsinė e hamendėsuar tė njėrit ose tė tjetrit qytetėrim, pėrveēse u pėrkasin vizioneve raciste, tė cilat duhet t’i dėnojmė gjithnjė me forcė, pėrfaqėsojnė mjetin mė tė mirė pėr t’i kundėrvėnė popullsitė e krishtera dhe myslimane me njėra-tjetrėn, me qėllimin e mbrapshtė pėr ta pėrjetėsuar atė gjendje artificialisht konfliktuale dhe pėr t’i mbajtur nė njė situatė pėrleshjeje tė pėrhershme dy qytetėrimet mė tė mėdha tė njerėzimit. Mė ēudit fakti qė prof. Qosja nuk e ka vėnė nė dukje kėtė tė dhėnė, tekefundit duke marrė shkas prej thirrjeve tė forta tė papės mė tė madh tė kohės sonė, i cili jo vetėm qė i ka dėnuar luftėrat – tė gjitha luftėrat – jo vetėm qė i ka pranuar gabimet historike tė katolicizmit, jo vetėm qė e ka luftuar komunizmin dhe ka kritikuar kapitalizmin e egėr dhe ēnjerėzor, por i ka ēelur shtegun dialogut ndėrfetar dhe ka nxitur forma tė ndryshme tė bashkėpunimit mes besimeve fetare, pėr t’i bėrė vend krijimit tė njė lloj humanizmi qė do tė ishte nė lartėsinė e problemeve me tė cilat ndeshet bota e sotme.
    Njėsoj i cekėt dhe i nxituar ėshtė trajtimi qė Qosja i bėn problemit se cilit qytetėrim i pėrkasin shqiptarėt, atij lindor apo atij perėndimor. Edhe nė kėtė rast pėrcaktimi, sipas tė cilit Ballkani nė pėrgjithėsi dhe Shqipėria nė veēanti ndodhet mes Lindjes e Perėndimit mė duket disi i kapėrcyer. Ky pėrcaktim, me sa di unė, u pėrpunua nga Eqrem Ēabej me referimin e qartė te formimi i njė qytetėrimi letrar tė pėrbėrė qė ngėrthente nė vetvete elemente kulturore prej dy sferave kryesore tė ndikimit, asaj kristiane dhe asaj islamike. Eseja u shkrua mė 1936 dhe u botua disa vjet mė vonė duke u ndjekur prej njė debati qė u luhat mes vlerėsimeve kulturoro-letrare dhe atyre politike, por, sidoqoftė duke u shpėrdoruar e me njė vendosje plotėsisht anakronike qė nuk i mban parasysh ndryshimet e thella tė ndodhura nė Perėndim e nė mėnyrė tė veēantė nė Evropėn kontinentale. Argumentet e Ēabejt kanė vlerė historike, ngaqė i referohen shekullit XIX e mund tė kenė edhe karakter aktual nėse vendosen nė vitet kur u konceptua eseja. Por, sigurisht, nuk mund tė kenė ndonjė vlerė tė madhe pėr tė sotmen, sepse Evropa dhe bota perėndimore kanė ndryshuar kryekėput. Kontinenti i vjetėr ka nė brendėsinė e vet bashkėsi gjuhėsore, kulturore e fetare tė ndryshme nga ato perėndimore. Dhe nuk bėhet fjalė vetėm pėr visoren ballkanike. Mund tė pėrmendja Francėn, Gjermaninė, Anglinė, por mė pėlqen tė ndėrmend rastin e Sicilisė Perėndimore, ku prej kohėsh ėshtė vendosur njė bashkėsi e madhe afrikanoveriorėsh, qė ka shkollat e veta, xhamitė e veta e qė bashkekziston, madje do tė thosha bashkėjeton nė paqe me popullsinė vendase. Problemi pėr tė cilin flet Qosja, duke iu referuar qytetėrimit tė cilit i pėrkasin shqiptarėt, mė duket gjithsesi anakronik po tė krahasohet me realitetin e sotėm tė Evropės, ndėrsa po aq kontradiktor mė ngjan ai edhe po tė ballafaqohet me ēėshtjen kyēe tė pozicionit tė nesėrm gjeopolitik tė Shqipėrisė. Nga kjo pikė vėshtrimi analiza e Kadaresė, pa folur pėr ndonjė aspekt qė meriton tė thellohet edhe mė, mė duket jo vetėm mė e mbėshtetur dhe mė korrekte, por edhe mė e dobishme.

    Vijmė kėshtu te thelbi i problemit. Rrėnjėt e identitetit kombėtar shqiptar janė nė Perėndim apo nė Lindje?

    Para se tė thuhet diēka pėr “rrėnjėt” ėshtė mirė tė mendojmė lidhur me kuptimin e “identitetit” dhe me arsyet qė e prodhojnė atė. Identiteti ėshtė nė tė vėrtetė njė nocion mjaft i gjerė dhe meriton sė paku dy saktėsime paraprake. Nė radhė tė parė duhet tė dallojmė identitetin individual prej atij kolektiv, meqenėse qė tė dyja janė tė pranishme tek identiteti i njeriut. Pėr ta bėrė kėtė do t’i drejtohem njė shembulli konkret. Qė tė dyja kėto identitete pėrmblidhen nė atė qė quhet “letėrnjoftim” e qė ēdonjėri prej nesh e mban me vete: emri e mbiemri, seksi, kombėsia, nėnshtetėsia, besimi fetar, profesioni, vendbanimi e sė fundi, por jo tė fundit shenjat e veēanta. Mungojnė sigurisht treguesit e natyrės psikike, sepse kur ato shfaqen janė simptoma patologjike qė u interesojnė psikanalistėve ose psikologjisė sociale, por pak shėrbejnė pėr tė pėrcaktuar identitetin individual ose kolektiv. Tė citosh Frojdin nė kėtė rast, ėshtė mė shumė se e ēuditshme! Identiteti individual pėrcaktohet mbi bazėn e tė dhėnave si ato qė kanė tė bėjnė me moshėn (i vjetėr vs. i ri), profesionin (mjek vs. infermier), me tė ardhurat (i pasur vs. i pasur), origjinėn gjeografike (verior vs. jugor), vendbanimin (qytet vs. fshat) e deri prej atyre qė lidhen me shenjat e veēanta. Identiteti kolektiv pasqyrohet nė tė dhėnat qė kanė tė bėjnė me “kombėsinė” ose “besimi fetar”, pėr arsyen e thjeshtė se ato mund tė jenė tė pėrbashkėta pėr njė numėr relativisht tė madh qytetarėsh. Interferenca mes kėtyre dy lloj tė dhėnave ėshtė e natyrshme, por nė disa raste mund tė shkaktojė probleme tė rėnda qė kėrkojnė zgjidhje tė posaēme, siē mund tė jetė, fjala vjen, objeksioni i ndėrgjegjes. Procesi i kalimit tė pandėrprerė nga identiteti individual tek ai kolektiv dhe anasjelltas ėshtė dukuria me tė cilėn po i matin forcat studiuesit, e veēanėrisht sociologėt dhe antropologėt e kulturės. Merret vesh se sa mė e artikuluar tė jetė pėrbėrja e njė shoqėrie, aq mė tė ndėrlikuara bėhen proceset e “kontaminimit”, e gjithaq mė tė vėshtira edhe mekanizmat qė i bėjnė tė pajtueshme identitetet e ndryshme nė atė kuadėr harmonik qė sot e pėrkufizojmė si kombėtar. Saktėsimi i dytė ka tė bėjė me proceset e krijimit tė identitetit. Dhe kėtu diskutimi prek njė sferė publike, nė kuptimin qė identiteti kombėtar nuk mund tė shqyrtohet vetėm mbi bazėn e njė analize sinkronike tė tė dhėnave tė sotme, aq mė tepėr duke veēuar njė pėrbėrės tė vetėm – nė rastin e Qoses, besimin fetar. Analiza sinkronike, sado e thellė, do tė rezultojė gjithmonė e pjesshme dhe e pamjaftueshme pėr tė kuptuar shkaqet dhe qėllimet. Identiteti tė cilit i referohemi ėshtė produkt i njė procesi tė gjatė e tė ndėrlikuar mendor thelbi i tė cilit ka tė bėjė me ndėrtimin simbolik qoftė kolektiv, qoftė individual tė pėrkatėsisė sė njeriut. Si nė mesin e antropologjisė kulturore dhe shoqėrore, ashtu dhe nė mesin e praktikės historiografike ky ndėrtim ka nevojė pėr kujtesėn, e kuptuar kjo si shprehje e mendimit shoqėror ose si aftėsi pėrzgjedhėse. Tė gjitha grupet pėrpunojnė njė kujtesė shoqėrore dhe kanė njė fond kujtimesh me tė cilat ushqehet identiteti i pėrbashkėt. Ėshtė e vėshtirė tė gjejmė njė shqiptar mysliman qė nuk ka tė njėjtėn kujtesė ndan me njė shqiptar tė krishterė dhe qė nuk zotėron, jashtė qerthullit tė subjektivitetit religjioz, po atė sistem vlerash qė i kėrkon pėrfaqėsimi objektiv i realitetit – qoftė ai i sė shkuarės, i bazuar mbi kujtimin – qoftė ai i sė tashmes, i mbėshtetur mbi respektin reciprok. Nė thelbin e vet identiteti mbėshtetet mbi njė strukturė qė nga njėra anė ėshtė e pėrbashkėt, ndėrsa nga ana tjetėr ėshtė e kristalizuar dhe e pandryshueshme. Identiteti nga kjo pikė vėshtrimi do tė ishte njė imazh i palėvizshėm, i pasur me nuanca nė brendėsinė e vet, me ngjyra e dallime, por sidoqoftė diēka e ngrirė, si fotografia nė njė ēast tė dhėnė. Nė tė vėrtetė, procesi i ndėrtimit tė identitetit nuk merr fund me arritjen e njė rezultati qė tė shtyn ta pėrkufizosh identitetin si diēka tė dhėnė nė mėnyrė tė natyrshme njė herė e pėrgjithmonė. Identiteti, njėsoj si shoqėritė ose grupet qė e prodhojnė, u nėnshtrohet ndryshimeve tė vazhdueshme, nganjėherė rrėnjėsore, rinovimeve ose prapakthimeve. Gjithēka varet nga ajo qė grupet, bashkėsitė ose shoqėritė synojnė tė arrijnė nė njė moment tė caktuar tė historisė pėrmes proceseve tė vazhdueshme tė krijimit dhe rikrijmit tė identiteteve tė tyre. Nė rastin e identitetit kombėtar shqiptar kemi nė dispozicion disa fotografi ēastesh tė ndryshme, ēdonjėra prej tė cilave paraqet njė stad tė caktuar tė udhės qė ka pėrshkuar Shqipėria. Po t’i kėqyrim veēmazi, do tė na pėrftohet njė sekuencė imazhesh tė palėvizshme, ndėrsa po t’i projektojmė njėrėn pas tjetrės do tė kemi evolucionin e atij identiteti, e pra historinė e tij. Sigurisht, ēėshtja e identitetit kombėtar del nė shesh kur nė gjirin e shoqėrive lind njė krizė e thellė qė prek vetė shkaqet e mbijetesės sė tyre nė terma bashkėsish. Vihen nė pikėpyetje vlerat, simbolet dhe mitet qė pėrbėjnė thesarin e pėrbashkėt kulturor, pėr tė zėnė fill ai lloj rindėrtimi i historisė qė priret tė nxjerrė nė spikamė dasitė mė shumė se ato gjėra qė dėshmojnė tė njėjtin fat e tė njėjtin evolucion. Nė pėrgjithėsi momenti i krizės pėrkon me vėshtirėsitė pėr tė kryer tranzicionin mes njė etape historike qė duhet braktisur pėrfundimisht dhe njė tjetre sė cilės duam t’i qasemi, por qė na tremb me tė papriturat e tė panjohurat e saj. Shi nė kėtė situatė pasigurie tė sė sotmes qė priret kah e ardhmja, lind nevoja pėr t’iu kthyer sė shkuarės, pėr t’i kėrkuar atje elementet themelore tė identitetit kolektiv. Bėhet fjalė pėr njė nevojė legjitimimi ose vetėlegjitimimi qė mbėshtetet tek e drejta pėr tė rigjetur fillin e rrugės sė gjatė e tė mundimshme qė zuri fill nė periudhėn pararomantike qė paraprin Rilindjen Kombėtare e qė zgjatet deri nė ditėt tona. Dhe pikėrisht kjo po ndodh nė Shqipėri, jo rastėsisht nė dhjetėvjetėshin pas rėnies sė regjimit komunist.

    Pra ju mendoni se identiteti kombėtar shqiptar ka lindur pėrpara Rilindjes?

    Kjo ėshtė njė nga pikat qė ėshtė lėkundur mė fort pas zbulimit tash sė voni tė mjaft veprave nė dorėshkrim e tė pabotuara tė intelektualėve arbėreshė qė kanė jetuar mes gjysmės sė parė e tė dytė tė shekullit XVIII, si Guzzetta, Parrino e Chetta. Veprat e tyre jo vetėm e plotėsojnė mozaikun e historisė kulturore mbarėshqiptare, duke mbushur ato hapėsira qė patėn mbetur ēuditėrisht bosh, por zbulojnė edhe njė sinkroni tė pėrsosur mes procesit tė ndėrtimit tė identitetit qė patėn nisur arbėreshėt dhe atyre qė vėrehen nė pjesė tė tjera tė Evropės. E kjo ėshtė e dhėna e parė qė duhet nėnvizuar: identiteti kombėtar shqiptar si rezultat i njė pėrpunimi intelektual tė vetėdijshėm, lind nėn shembullin e kulturės evropiane, qoftė po t’u referohemi mekanizmave qė e kanė prodhuar, qoftė po t’i referohemi nocionit “komb”, qė afėrmendsh nuk do kuptuar si “organizim juridik shtetėror” siē ndodhi gjatė shekullit tė nacionalizmave qė pasoi Revolucionin Francez, por si njė bashkėsi qė mbetet e tillė ngaqė ka tė pėrbashkėta elementet themeltare tė kujtesės sė saj historike dhe kulturore. Nė kėtė drejtim duhet interpretuar, sipas meje, eseja e Ismail Kadaresė, duke mbajtur parasysh qė ai, duke iu kthyer sė shkuarės, ka pėrvijuar profilin e identitetit evropian tė shqiptarėve, duke kėmbėngulur qė vendi i tyre i natyrshėm nė kontekstin e sotėm gjeopolitik global ėshtė nė Perėndim. Edhe pse nuk ėshtė e tepėrt tė them qė jam i njė mendjeje me tė, mė josh mė shumė ideja pėr tė vėnė nė dukje se ky lloj procedimi u pėrdor nė shekullin XVIII nga intelektualėt arbėreshė kur, pėr shkak tė persekutimit fetar qė shestuan kundėr tyre peshkopėt e ritit latin, iu kthyen sė shkuarės me qėllimin e shpallur pėr tė dalluar e bėrė tė njohura e madje, duke dhėnė prova tė njė mendjemprehtėsie tė rrallė, edhe mitizuar historinė e tyre, gjuhėn, doket e zakonet dhe ritin fetar. Fjala ėshtė pėr mjaft studime tė pabotuara qė sot na lejojnė ta shtyjmė edhe ndonjė shekull mė pėrpara nė kohė fillimin e asaj stine kulturore qė pėrgjithėsisht e quajmė Rilindja e qė gabimisht e identifikojmė me romantizmin. Si produkt i njė operacioni mendor, identiteti kombėtar i pėrgjigjet njė pėrpunimi kulturor, madje do tė thosha ideologjik, nė tė cilin montimi dhe ēmontimi i ngjarjeve dhe i rrėnjėve tė pėrbashkėta synojnė tė identifikojnė kombin dhe t’i japin atij njė sistem institucionesh politike, kulturore e shoqėrore. Terreni i parapėlqyer pėr tė ngulur rrėnjėt e identitetit kombėtar mbetet ai historik, sepse nė tė shkuarėn mund t’i gjesh simbolet, mitet dhe traditat e pėrbashkėta. E siē dihet, e shkuara studiohet nė funksion tė sė tashmes.
    Mėnyra e tė treguarit tė historisė, pra historiografia njohu periudhėn e madhe “tė shpikjes sė traditės” (Hobsbaėn), atėherė kur u pranua pėrgjithėsisht se identiteti i ēdo populli duhet nxjerrė nga njė e shkuar mitike. Kjo ngjau nė shekullin XVIII dhe gjysmėn e parė tė shekullit XIX.
    Po tė rilexohen veprat e intelektualėve arbėreshė tė shekullit XVIII duke i vendosur brenda kėtij kuadri teorik, nuk ėshtė e vėshtirė tė zbulohen premisat e asaj qė unė e kam quajtur l’ideologia albanista (ideologjia e shqiptarėsisė) dhe qė do tė trupėzohet vetėm gjatė shekullit XIX. Miti pellazgjik, ai i Skėnderbeut, i gjuhės, i ritit fetar, i Lekės sė Madh dhe i maqedonasve, ngjizen nė tė vėrtetė nė atė periudhė dhe qysh atėherė do tė nisin ravgimet e mėpasme mitike qė do tė kontribuojnė nė trajtėsimin e fazės sė parė tė ndėrtimit tė identitetit shqiptar. Kėto mite do tė bėheshin simbolet e identitetit tonė dhe nė tė njėjtėn kohė do tė ushqenin njė lėvizje letrare duke iu blatuar artit, mbi tė gjitha poezisė epike, si njė sistem ideologjik nė tė cilin idetė, vlerat dhe besimet pėrcaktonin atė pėrfaqėsim qė i bėnte vetes grupi qė i ruante, domethėnė identitetin e tij kolektiv. Ėshtė qesharake tė pohosh, siē kanė bėrė disa “demitizues” tė improvizuar, se De Rada ose Frashėri ose Fan Noli, dhe mė pėrpara Marin Barleti, na kanė treguar pėrralla, vetėm sepse sot pėrfaqėsimi i tyre i realitetit nuk pajtohet me interpretimin e tanishėm historiografik tė sė kaluarės.
    Me kėtė rast dua ta falėnderoj publikisht Ismail Kadarenė, sepse ka qenė i vetmi intelektual shqiptar qė me shkrimet e veta tė guximshme e kundėr rrymės e ka margjinalizuar valėn e kėtij agresioni tė ulėt ndaj historisė kulturore shqiptare e, nė veēanti asaj arbėreshe.

    Pra, identiteti kombėtar shqiptar ėshtė i llojit perėndimor?

    Nisur nga ato qė thashė, nuk mė duket se ka vend pėr dyshime. E pėr ta dėshmuar mjafton vetėm njė shembull, ai i Skėnderbeut. Heroi ynė, qė mbetet njė figurė tragjike e historisė sonė tė pėrbashkėt – i pafan e kishte quajtur De Rada – ėshtė njė mit i pėrbashkėt pėr shqiptarėt e krishterė dhe, gjė qė duhet tė na bėjė tė mendojmė, pėr shqiptarėt myslimanė, kundėr “qytetėrimit” fetar tė tė cilėve ai pati luftuar. Pėr tė kanė shkruar, veē tė tjerėve, De Rada, Naim Frashėri dhe Fan Noli. Pse? Sepse Skėnderbeu konsiderohej si pasuri e pėrbashkėt e kulturės kombėtare, e asaj kulture kombėtare qė po formohej sipas tė njėjtave parime laike qė formėsuan identitetet e pėrhapura nėpėr Evropė. Nga kjo pikėpamje, Naim bej Frashėri na shfaqet shumė mė modern dhe paradoksalisht mė properėndimor se shumė prej bashkėkohėsve tanė.

    Intervistoi: Mark Marku

  7. #327
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741

    Mask velo Ofendon popullin Shqiptar te Kosoves

    Qoseizmi, ose teoria e urrejtjes

    http://www.shekulli.com.al/index.php...s&newsID=97129

    Maks Velo

    Ky debat i ashpėr ishte i domosdoshėm, sepse pėr dekada
    kėto probleme nuk po diskutoheshin hapur. Nėse Qosja ka njė
    meritė tė vetme nė shkrimet e tij, ėshtė se, pėr herė tė
    parė, ai shkruan ato qė mendon, ato qė i ka menduar gjatė.
    Artikujt e tij janė testamenti i tij. Pėr herė tė parė
    njohėm Qosen e vėrtetė. Ai pa u bėrė aspak merak pėr
    pasojat, godet dy figurat mė tė shquara: Nėnė Terezėn dhe
    Kadarenė. Ėshtė i vetmi qė ka dhėnė argumente tė tilla me
    njė ligėsi dhe xhelozi tė pamatė. Tani i kuptoj nga vinin
    frymėzimet pėr deklaratat e Myftinisė sė Shkodrės, pėr
    mosvendosjen e monumentit tė saj: nga Prishtina. Ka kohė qė
    Qosja po vėrtitet nė qiellin shqiptar tė letrave dhe
    mendimit me tone urdhėruese dhe kėrcėnuese. Qėllimi i tij
    final ka qenė Kadareja.
    Duke asgjėsuar Kadarenė, piedestali mbetej bosh dhe ne do
    tė vendosnim Qosen. Kėtu dhe bėri gabimin fatal dhe tė
    pakorrigjueshėm. Kadareja ėshtė njė gjeni. Qosja ėshtė njė
    farė mendimtari dhe shkrimtari kosovar, dhe meqenėse vetė
    kosovarėt na kishin mėsuar se ata i quanin popull i
    kategorisė sė dytė, unė e pranoja edhe Qosen si njė fare
    akademiku i dorės sė dytė. Dua tė kujtoj njė ngjarje nė
    dhjetor tė vitit 1991: ishte njė delegate e Komitetit
    Shqiptar tė Helsinkit, dhe unė shkoja pėr herė tė parė nė
    Kosovė.
    Nė mėngjes na thanė se do tė shkonim t’i bėnim njė vizitė
    akademikut Qose. Kur vajtėm te shtėpia, shoh qė tė katėr
    anėtarėt e delegacionit u vunė nė radhė dhe po hiqnin
    kėpucėt. Ndeja i fundit, pyes Ēashkun, qė ishte para meje,
    mė thotė hiq kėpucėt se ndryshe nuk futesh dot. Pashė
    ē’pashė i hoqa dhe unė. Dhoma e madhe ishte shtruar me
    tapete si nė njė xhami. Nė krye ishte ulur nė mėnyrė
    impozante akademiku ynė. E kujtova edhe kėto ditė me
    Ēashkun kėtė ngjarje; na i hoqėn kėpucėt me urdhėr, mė
    pėrsėriti Ēashku. Ėshtė i vetmi rast qė nė njė vizitė tė
    tillė, ku shkoj pėr herė tė parė, detyrohem tė heq kėpucėt.
    Qė atė ditė mė ka ngelur njė fyerje nga Qosja, njė si
    dhunim i pashpallur…. Mė nuk e kam takuar dhe nuk dua ta
    takoj…Por edhe nė Kosovė nuk kam shkuar mė….Asnjė popull
    nuk ka mė njė shkrimtar, atė raport qė kemi ne shqiptarėt
    me Kadarenė. Duke goditur Kadarenė, ai na fyen tė gjithėve,
    sepse ai tani ėshtė njė krenari kombėtare. Dhe zgjodhi
    momentin mė delikat dhe tė ēuditshėm, kur fama e tij po
    ritet dhe ai po vlerėsohet ashtu si e meriton nė tė gjithė
    botėn. Dhe sa mė shumė qė kalon koha, aq mė shumė do tė
    vlerėsohet. Ka shkrimtarė qė menjėherė arrijnė kuotat
    maksimale, ka tė tjerė qė pėr arsye tė caktuara i arrijnė
    mbas shumė kohėsh; i tillė ėshtė rasti i Kadaresė.
    Kur ai tė pėrkthehet plotėsisht nė anglisht, atėherėė
    figura e tij do tė marrė pėrmasa tė tjera. Sidoqoftė,
    letėrsia moderne evropiane nuk mund tė kuptohet pa tė.
    Kadareja, pėr mua, ėshtė njė fenomen i ēuditshėm. Dhe ēudia
    ėshtė si ėshtė e mundur qė ky njeri lindi nė njė kontekst
    si ai i yni, ku ka ndėr tė tjera edhe akademikė si Qosja?
    Profesori nga Shkupi, Zekerija Ibrahimi, nė artikullin
    “BREGOVICI DHE TATLISESI” (SHEKULLI 20 PRILL) deklaron se:
    ”…Shqiptarėt e ish-Jugosllavisė ngadalė po e ndėrrojnė
    epiqendrėn e tyre etnike dhe kulturore drejt Prishtinės,
    mbase dhe pėr kėto sjellje joserioze tė bashkėkombėsve tė
    tyre nė Republikėn e Shqipėrisė e tė autoriteteve
    shtetėrore tė Republikės sė Shqipėrisė. Dhe kjo jo nga
    dėshira – ata janė tė refuzuar nga “shteti amė”.”
    Po cilat janė kėto dėshira tė vogla qė ne u a refuzojmė? Tė
    mos pranojmė kėrkesat e Bashkimit Evropian pėr njė
    mirėkuptim me tė gjithė popujt e Ballkanit. Shqiptarėt
    ortodoksė janė Grekė, pra nuk janė shqiptarė. Ta pranojmė
    historinė tone dhe tė mos mundohemi ta korrigjojmė. Tė
    zihemi dhe tė jemi armiq me tė gjithė popujt e krishterė tė
    Ballkanit: dhe me grekėt, dhe me maqedonasit, dhe me
    bullgarėt, dhe me rumunėt, dhe me serbėt, dhe me kroatėt,
    dhe me sllovenėt dhe me malazestė. Tė mos bashkohemi me
    Evropėn dhe tė refuzojmė Amerikėn. Ta konsiderojmė veten
    tonė si lindorė, islamikė, dhe tė njehsohemi me to. Tė DUAM
    BABĖN, dhe filozofia jonė udhėheqėse tė jetė
    haxhiqamilizmi.
    Ja si shprehet ai : « …nė ekstazėn e orgazmės sė tyre me
    Perėndimin janė dalldisur pas politikės evro-amerikane dhe
    kanė harruar se politika shumė shpesh i ka mashtruar
    shqiptarėt nė formėsimin e identitetit tė tyre». Pra, ne po
    bėjmė njė orgazmė me perėndimin (fjalor shumė i lakmuar,
    tamam prej profesori) i cili po na mashtron, si zakonisht…
    Ėshtė e vėrtetė, qoftė shoqėria, qoftė qarqet politike apo
    akademike, nė Shqipėri janė bėrė koshientė pėr dėmin e madh
    qė i vjen Shqipėrisė nga deklarimet e papėrgjegjshme se
    Shqipėria ėshtė shtet mysliman, dhe po bėjnė ē’ėshtė e
    mundur pėr tė sqaruar opinionin evropian dhe atė amerikan.
    Dhe pikėrisht nė kėtė moment qė ka filluar tė kuptohet dhe
    tė pranohet kjo e vėrtetė, ėshtė ky reaksion kaq i ashpėr i
    qarqeve fondamentaliste myslimane nė Prishtinė apo nė
    Shkup, qė kohėt e fundit kanė marrė barrėn qė tė na
    tėrheqin zvarrė drejt lindjes. Drejt Lindjes. Nėse ata
    quajnė epiqendėr etnike dhe kulturore etnitetin arab dhe
    kulturėn islamike, sigurisht Tirana nuk u a siguron dot mė
    kėtė qendėr. Tirana ėshtė kryeqytet evropian dhe i tillė do
    tė mbetet.
    Qosja ėshtė nė tė njėjtat teza me Ibrahimin, dhe jo vetėm
    me tė; janė njė tabor i tėrė shkrimtarėsh, studiuesish,
    artistėsh, politikanėsh, teologėsh, tė cilėt deklarohen
    vazhdimisht pėr pėrkatėsinė islamike tė shqiptarėve. Tetova
    ėshtė bėrė njė nga qendrat kryesore islamike nė Ballkan.
    Ibrahimi thotė se osmanėt kanė qenė superfuqi. Po kanė qenė
    superfuqi e masakrave, e thirrjeve dhe e prerjes sė kokave;
    e jeniēerėve dhe e hallvės.
    Superfuqi ėshtė njė atribut qė nėnkupton vlera jo vetėm
    ushtarake. Si ėshtė e mundur qė nė Turqinė e sotme nuk ka
    njė qendėr tė studimeve ballkanike ose shqiptare? Pėrse tė
    gjitha arkivat ndodhen nė Vatikan apo Venedik ? Pėrse tė
    gjithė studiuesit e shqipes dhe tė Shqipėrisė janė nga
    vendet e krishtera evropiane ? Pėrse nuk ka njė fakultet tė
    studimit tė gjuhės shqipe nė Stamboll apo Ankara, kur ka nė
    S. Perterburg, Torun, Palermo, Milano apo Paris? Pėrse nuk
    ka njė diasporė shqiptare nė Turqi, kur aty kanė shkuar me
    miliona shqiptarė? Pėrse diaspora gjithmonė ka qenė e
    krishterė, qoftė nė Itali, Greqi, Bullgari, Rumani deri nė
    Rusi? Pėrse shqiptarėt myslimanė janė tretur nė Turqi si
    sheqeri nė hallvė? Pėr ēfarė patriotizmi mund tė flasin ata
    qė tradhtuan fenė e tė parėve dhe fenė e tė gjithė
    Ballkanit dhe Evropės, Krishterimin. Shqipėrinė e ka sjellė
    nė kėtė gjendje (si vendi mė i prapambetur dhe mė i
    varfėr), pikėrisht kjo tradhti nga njė pjesė e shqiptarėve.
    Shqipėrinė e solli nė kėtė gjendje Islami, qė ishte njė
    regres i pashembullt. Jemi i vetmi popull nė Evropė qė kemi
    pėrjetuar njė tragjedi tė tillė. Tė paktėn tani pasardhėsit
    e tradhtarėve tė heshtin.
    Ato qė thotė Qosja kundėr Kadaresė i kanė thėnė mė parė
    Lubonja, Kolevica, Trebeshina, Baleta etj….dhe prandaj ai
    duhet t’i kishte cituar. Interesant ėshtė fakti se kohėt e
    fundit qendra e sulmeve kundėr Kadaresė ėshtė zhvendosur nė
    Kosovė; tani kuptohet kush ėshtė organizatori dhe
    frymėzuesi. Qosja, nė mėnyrė naive, kujton se tani qė ėshtė
    kurorėzuar nė Prishtinė « si mė i dituri», do tė vijė tė na
    habisė dhe nė Tiranė, dhe pastaj do tė pushtojė hapėsirėn
    gjithė shqiptare me gjithėditurinė e tij!!!
    Gabohet Qosja. Dhe kjo sepse Qosja ėshtė njė dijetar tipik
    islamik, tėrėsisht lindor. Kjo nga mėnyra e tė menduarit.
    Nga logjika e tij. Nga fshehtėsia e tij. Nga pabesia e tij.
    Ēdo krijues apo studiues, ēdo shkrimtar, artist, gjuhėtar
    apo shkencėtar ka veē ADN-sė biologjike dhe njė ADN tė
    fshehur krijuese dhe zbuluese, e cila ėshtė e padukshme, e
    paidentifikueshme dhe e paanalizuar. Ėshtė kjo qė udhėheq
    mendimin progresist apo regresiv. Qosja kėtė AND e ka
    islamike dhe gjithė jetėn ėshtė udhėhequr prej saj.
    Para pesėmbėdhjetė vjetėsh erdhi nė Tiranė njė tjetėr
    kosovar, Ajdin Sejdia, qė na bėri njė gropė nė mes tė
    Tiranės.
    U deshėn pesėmbėdhjetė vjet qė gropa tė mbushej prapė.
    Qosja nė kėto ditė qė gropa u mbyll, hapi njė tjetėr gropė,
    njė grope virtuale. Gjithmonė kėtė do tė bėjnė kosovarėt me
    Shqipėrinė? Qosja me kėtė debat dhe shkrimet e tij ka
    dėmtuar rėndė Kosovėn, pikėrisht nė momentin mė delikat,
    kur zhvillohen bisedimet pėr statusin e saj. Nuk ka dyshim
    qė i gjithė ky debat ėshtė vėzhguar me kujdes nga
    ndėrkombėtarėt, tė cilėt me kėtė rast mbajnė edhe shėnimet
    e duhura. Nuk mė vjen mirė qė shkrimet kundėr tij nė Kosovė
    kanė qenė tė pakta. Dėmi i dytė ėshtė kėtu nė Shqipėri,
    konkluzioni im ėshtė: me Kosovėn dhe kosovarėt duhet tė
    jemi shumė mė tė kujdesshėm. Po tė zhvillohej njė
    referendum pėr bashkimin me Kosovėn, unė do tė votoja
    kundėr. Janė akoma primitivė dhe do tė na hapin probleme pa
    fund; le tė rrinė tė rregullohen vetė njėherė. Mbas
    pavarėsisė, nuk do tė dinė ē’tė bėjnė me tė.
    Ka mundėsi tė
    bėjnė nja dhjetė “REVOLUCIONE DEMOKRATIKE TĖ VONUARA” ala
    Qose, si ai i joni i 97-ės. Janė qaramanė dhe duan
    gjithmonė qė tė projektojnė fajet qė i bėjnė tek tė tjerėt.
    Mos fajtorėt e ardhshėm janė shqiptarėt? Mjerė ata popuj qė
    kanė tė tillė “udhėrrėfyes” si Qosja, tipikė pėr vendet
    islamike dhe tė botės sė tretė.
    Sa budalla eshte "Odisea"

  8. #328
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Antishqiptari i vogėl Velo

    http://www.gazetatema.net/komente.html

    Agim Baēi

    Shkrimi i Maks Velos “Qoseizmi ose teoria e urrejtjes”,
    botuar dje nė “Shekulli”, ėshtė njė shkrim amatoresk.
    Autori ėshtė futur mes njė debati pėr tė cilin nuk i ka
    kėllqet.
    I dėshtuar si piktor, i dėshtuar si arkitekt, i dėshtuar si
    publicist, duket se Velos i ka mbetur vetėm tė bėhet
    antishqiptar. I vetmi rival i tij nė fjalorin ndaj
    shqiptarėve, e veēanėrisht shqiptarėve nė Kosovė, mbetet
    Sllobodan Millosheviēi dhe disa pasues tė tij.
    Millosheviēi, nė vitin 1989, kur u hoqi autonominė
    kosovarėve, nuk ka thėnė asgjė mė shumė kundėr kosovarėve
    sesa Velo nė shkrimin e tij. Millosheviēi i konsideroi
    atėherė kosovarėt, “tradhėtarė tė perėndimit”, “tradhėtarė
    tė ortodoksisė” – as mė shumė e as mė pak, se ajo qė ka
    mundur tė guxojė Maks Velo, teksa i konsideron kosovarėt
    “popullsi e kategorisė sė dytė”.
    E gjithė filozofia e Maks Velos ėshtė e paralajmėruar: ai
    ėshtė fyer nė personalitetin e ēorapeve, tė cilat i ėshtė
    dashur t’i shfaqė nė shtėpinė e Rexhep Qoses nė Prishtinė.
    Krejt amoral teksa pėrflet mikpritjen e njė zoti shtėpie,
    Velo kėrkon tė ngrejė njė mur rrethues mes shqiptarėve,
    duke i ndarė mes atyre nė Shqipėri dhe atyre nė Kosovė,
    duke i ndarė mes atyre qė jetojnė ne vende tė krishtera dhe
    atyre nė vende myslimane. Ky arkitekt gardhesh, duket qė
    nuk ka kurrfarė lidhje me debatin Qose-Kadare, i cili nuk
    ka tė bėjė me vlerat letrare, por me ato shqiptare.
    Velo tregon se nė kėtė rast “ndėrkombėtarėt mbajnė shėnimet
    e duhura”, por pa thėnė kurrė se cilėt janė ndėrkombėtarėt
    qė mbajtėn “kėto shėnime”. Pra cilėt janė? Mos janė
    vazhduesit e Millosheviēit nė Beograd, qė mezi presin qė
    “tė kuptojnė” se kanė mbėshtetės tė teorisė sė tyre edhe
    mes tė Tiranės e qė ndonjėherė mbahen edhe pas xhaketės
    letrare tė Kadaresė.
    Afėrmendsh qė Kadare nuk ka nevojė pėr mbrojtjen e
    gardhistit Velo, kėshtu qė do tė ishte krejt me vend qė
    vetė Kadare, minimalisht, tė kėshillonte Velon tė mos
    fshihej pas emrit tė tij kur ka ndėrmend tė citojė
    Millosheviēin e Fushė-Kosovės, kur u hoqi autonominė nė
    vitin 1989 pjesės tjetėr tė shqiptarėve.
    Pėrpos krenarisė sė ēorapeve, tė cilėn Velo thotė se nuk e
    ka harruar, ai na bėn edhe zbulime tė ēuditshme, na kujton
    se qarqe shoqėrore dhe politike nė Tiranė po bėjnė ēmos ta
    na heqin nga harta islamike dhe se kjo e fundit qenka fe e
    tė pabesėve. Kjo ėshtė njė teori qė Beogradi nuk e fsheh,
    por ndoshta Velo i ka befasuar, teksa nė mes tė Tiranės,
    duke pėrdorur njė debat tė cilit nuk i pėrket, kėrkon tė
    rikthejė edhe njė herė publikisht atė qė Millosheviēi,
    Radovan Karaxhixhi dhe Ratko Mlladiēi, kanė trumbetuar me
    kohė.
    Velo mund tė jetė njė amator, njė injorant i kulturės sė
    debatit, por, kur guxon tė imitojė Millosheviēin, ai bėhet
    i rrezikshėm. Ai ėshtė njė rrezik pėr aq kohė sa fshihet
    edhe pas Kadaresė, tė cilit vetėm sa i jep njė njollė ta
    pakėndshme. Edhe disa kohė mė parė, ai e la njė njollė mbi
    veprimtarinė e Kadaresė, teksa bėri njė libėr tė tėrė pėr
    zhdukjen e poemės “Pashallarėt e kuq”, duke sajuar edhe njė
    lob armiqsh, ndėrkohė qė tė gjitha vargjet qėndronin nė
    arkivė. Por, duket sheshazi se Velos nuk i intereson asnjė
    fakt qė gjendet kėtu, mes shqiptarėve. Ai sheh krenar nga
    teoritė e Beogradit, ai duket krejt krenar teksa shfaqet si
    pasues i Millosheviēit, pėr tė hedhur hije mbi atė ēka po
    pritet tė ndodhė nė Kosovė.
    Megjithatė, pėr sa kohė mbetet i vetėm, ai ėshtė i pavlerė.
    Le ta lėmė tė vetmuar kėtė dėshtak tė zemėruar. Fėmijėt
    shqiptarė kanė nevojė t’u tregojmė se si nuk duhet tė bėhen
    kurrė.
    Sa budalla eshte "Odisea"

  9. #329
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Urrejtja e vetvetes

    http://www.shekulli.com.al/index.php...s&newsID=97189

    Virion Graēi

    Midis dėmeve anėsore qė kanė shkaktuar debatet “e
    personalizuara” tė identitetit tonė kombėtar, reduktuar de
    facto nė sprovė tė identitetit vetjak tė Qosjes dhe tė
    Kadaresė, nga mė tė qortueshmet mund tė jetė analiza e M.
    Velos, e titulluar “Qosizmi ose teoria e urrejtjes”. E njoh
    Velon, respektoj jetėn dhe kalvarin e tij tė vuajtjeve, jo
    vetėm si antikomunist i hershėm, por edhe nervin e tij
    qytetar, sedrėn e tij emancipuese si dhe aftėsitė e
    shumanshme krijuese si arkitekt, piktor, shkrimtar,
    publicist. Nė shkrimin e sipėrpėrmendur Velo bėn po ato
    gabime pėr tė cilat qorton Qosjen; urrejtje mbi baza
    fetare, racizėm brenda llojit, interpretime historike tė
    gabuara a enkas gricėse si dhe njė varg komentesh
    provokuese nė pasaktėsinė e tyre.
    I pari gabim ėshtė supozimi i padrejtė se qėndrimet e
    Myftinisė sė Shkodrės pėr vendosjen a jo tė shtatores sė
    Nėnė Terezės nė qytetin e tyre kanė lidhje me porositė e
    Qosjes dhe me Prishtinėn e sotme. Komunitetet fetare nė
    Shkodėr, edhe nė kėtė rast e kaluan pozitivisht sprovėn e
    mirėkuptimit midis tyre. Pse tė mos kish diskutime, dhe pse
    tė mos kishte pėrfundime tė pranuara nga tė gjitha anėt,
    pas rrahjes sė mendimeve, sikurse ndodhi? Unanimiteti
    mbyllasysh, pa diskutime tė hapura, pa rrahje mendimesh e
    ballafaqime provash e argumentesh nuk ėshtė tjetėr pėrveēse
    totalitarizėm.
    I dyti gabim i Velos ėshtė joshja dhe artikulimi prej tij i
    pikėpamjes pėr “popuj tė dorės sė dytė”, tezė shovinistėsh
    antishqiptare. Kosovarėt nuk janė popull tjetėr pėrveēse
    shqiptarė dhe vendi ynė nė familjen e popujve nuk varet nga
    tė tilla dėshira “jurish” tė specializuara e tė padukshme
    njėkohėsisht.
    I treti gabim i Velos ėshtė cilėsimi i Qosjes si “akademik
    i kategorisė sė dytė”. Pavarėsisht angazhimeve tė tjera tė
    tij, pėr tė cilat janė mbajtur dhe po mbahen qėndrime,
    (edhe autori i kėtyre radhėve ka shprehur mospėlqimin dhe
    zhgėnjimet e tij pėr disa aspekte tė tjera tė Qosjes),
    angazhimet e mirėfillta nė lėmin e historiografisė sė
    letėrsisė shqipe, tė kritikės letrare, tė albanologjisė nė
    pėrgjithėsi e bėjnė atė njė emėr tė pėrveēėm nė kulturėn
    tonė. E ne nuk kemi shumė tė tillė. Brezi im e lexoi nė
    kohėn e duhur Qosjen, kur ishim studentė tė filologjisė
    shqipe dhe pamė me habi dhe nderim se vepra e tij
    individuale ishte shumė herė mė e madhe dhe mė cilėsore se
    e gjithė puna e katedrave, instituteve, akademisė e grupeve
    kėrkimore tė marra sė bashku nė Shqipėrinė zyrtare. Velo ka
    kritikuar shpesh pėrtacinė dhe dembelizmin e shqiptarėve,
    duke e quajtur shtresėzim a mbeturinė tė qytetėrimit
    oriental. Qojsa vetėm nė kėtė pikė “nuk ėshtė”
    shqiptar-zelli pėr punė intelektuale dhe prodhimtaria e tij
    i kapėrcejnė caqet e tė zakonshmes.
    I katėrti gabim i Velos ėshtė cilėsimi “tradhtarė” i atyre
    qė u pėrkasin besimeve tė tjera, jo tė krishtera. As kjo
    nuk ka nevojė pėr koment sikurse, edhe anatema e tij se “
    tė paktėn tani pasardhėsit e tradhtarėve duhet tė heshtin”.
    ( v.o :-as shoku Shpati nuk do t’ia lejonte vetes njė
    arrogancė tė tillė). Se cilėt janė tradhtarėt dhe cilėt
    janė besnikėt kėtė e vendos Velo. duke peshuar nė kandarin
    e tij pėlqimet e lira tė njerėzve ndaj Krishtit a
    Muhamendit. Meqė Velo ėshtė duke kandarosur, sikurse
    “juria” e padukshme qė pėrcaktoka edhe sot e kėsaj dite
    sėrėn e pupujve nė familjen e madhe tė tyre, s’po e
    ndėrpresim nga puna pėr ta pyetur se ku i ka vendosur tė
    tjerėt, ateistėt dhe ndjekėsit e sekteve mė tė reja fetare.
    Tė tjera pohime tė rėnda tė Velos rreken tė shpjegojnė,
    sipas tij, prapambetjen shqiptare si pasojė e islamit.
    Duhet tė kujtojmė diēka elementare. Pėrcaktimi i kufijve tė
    Shqipėrisė sė sotme nga diplomacitė perėndimore dhe ajo
    ruso-turke u bė duke hequr nga trungu ynė fushė –Kosovėn
    dhe Ēamėrinė, duke kėnaqur synimet grabitqare tė fqinjėve
    tanė “tė krishterė, po tė flasim me zhargonin e Velos. Pa
    kėto dy fusha tė begata, pa llogaritur potencialet
    njerėzore tė Kosovės e Ēamėrisė, diplomacitė e
    “qytetėruara” kishin garancinė se kishin lėnė njė shtet
    shqiptar pa pasuri tė mjaftueshme pėr tė ekzistuar
    realisht, pėr t’u zhvilluar e pėr tė pėrparuar normalisht
    si gjithė tė tjerėt. E kjo ishte dhe njėra prej detyrave
    dhe kėnaqėsive tė tyre ē’njerėzore.
    Pa hapur njė front tė ri debatesh, shtoj se njė prej
    faktorėve negativė tė gjendjes sė sotme social-ekonomike
    ėshtė sistemi ynė i mėparshėm politik, i cili nė asnjė
    mėnyrė e nė asnjė formė nuk ka lidhje me islamizmin. Nė
    grupet e para komuniste, pjesa dėrrmuese kanė qenė ish-tė
    krishterė. Themi “ish-tė krishterė”, sepse nė ēastin qė
    bėhesh komunist, pushon sė qeni me pėrkatėsi tė tjera
    botėkuptimore. Ėshtė po aq e ditur gjithashtu se dhe
    antikomunizmi mė logjik e mė i organizuar te ne ka qenė nga
    klerikėt, sidomos tė krishterė si dhe nga intelektualė
    joateistė.
    Nuk do tė kisha shkruar qortueshėm sipas motiveve tė
    trajtuara nga Velo, nėse te ai nuk do tė hidheshin mendime
    tė papranueshme si “primitivė”, “nuk do tė dinė tė
    shfrytėzojnė pavarėsinė”, dhe mė skandalozet “fajet e tyre
    i projektojnė te tė tjerėt” (d.m.th. serbėt janė viktima tė
    shqiptarėve-komenti im-v.g.) si dhe: “unė do tė votoja
    kundėr bashkimit me Kosovėn”. Tė papranueshme kėto pohime
    pėr njė shqiptar, tė paimagjinueshme pėr njė veprimtar tė
    tė drejtave tė njeriut, pėr njė shkrimtar shqiptar qė ka
    provuar dhe vetė burgjet, pėr njė piktor e arkitekt tė
    dalluar e tė respektuar, qė ka vuajtur padrejtėsinė e
    shtypjes shtetėrore dhe cinizmin vrasės tė “vėllait tė
    madh” mustaqelli qė buzėqesh nė afishen pėrkarshi ( Sipas
    Xh. Oruellit).
    Gabimet e numėruara mė sipėr vijnė prej mėkatit fillestar
    tė Velos, kur tėrėsinė shqiptare e ndan nė dy pjesė, madje
    nė pjesė bardh e zi, armiqėsore, pėrjashtuese,
    konfliktuale. Ne kėndej qė kemi bėrė shumė pėr atdhe, pėr
    flamur e civilizim perėndimor, dhe ata andej qė na kanė
    sjellė vetėm telashe, prapėsi, prapambetje, regres. Madje
    shpaloset edhe njė ndarje tjetėr po kaq skandaloze-besnikėt
    e fesė sė tė parėve duhet tė vendosen nė krye tė qoshesė
    dhe renegatėt, tradhtarėt e besimit tė tė parėve, u dashka
    tė heshtin para Velos e tė flaken tej.
    Pėr tė mos iu pėrgjigjur megalomanisė qesharake me
    megalomani pėrbuzėse po mjaftohemi tė themi se nė Kosovė
    janė prodhuar po aq vlera pozitive sa nė Shqipėri; se
    Tirana nuk ėshtė aspak mė evropiane se Prishtina; se
    universiteti i Prishtinės nuk ėshtė sekondar nė lėvrimin
    dhe lartėsimin e kulturės kombėtare, krahasuar me atė tė
    Tiranės; se Kosova i ka dhėnė po aq, nė mos mė tepėr,
    dėshmorė ēėshtjes sė pazgjidhur shqiptare. Pa droje themi
    se ndėrmarrja e botimeve “Rilindja” nė Prishtinė pėr afro
    tridhjetė vjet luajti atė rol shpėtimtar dhe atdhetar qė
    ndėrmarrja homologe nė Tiranė “ Naim Frashėri”, pėr arsye
    objektive nuk mund ta luante plotėsisht. Bogdani, Buzuku,
    Budi, Ēabej, Camaj, Fishta, Koliqi, Kuteli, Petro Marko,
    Lasgush Poradeci, Naim Frashėri, rilindėsit dhe arbėreshėt
    pa pėrjashtime ideologjike a krahinore, si gurė vendimtarė
    nė histori e bashkėkohėsi, kanė qenė tė botuar e tė
    propaganduar me dashuri dhe pėrkushtim prekės nė Prishtinė,
    mė shumė se sa nė Tiranė. Edhe Kadare, Agolli, Arapi janė
    parė mė me idolatri dhe dashuri vėllazėrore pa kushte nė
    Prishtinė se sa nė Tiranė, ku u duhej tė jepnin rregullisht
    llogari pėr secilėn metaforė. “Rilindja” nė Prishtinė, me
    fondin e saj tė librit nė gjuhėn shqipe ėshtė biblioteka
    jonė e Aleksandrisė. E Qosja ka qenė njėri prej promovuesve
    tė pėrkushtuar e tė palodhur tė kėtyre vlerave. Kėto lloj
    “telashesh”, “prapėsish”, “islamizmash” e “regresesh” na
    kanė sjellė kosovarėt-po tė flasim pėrsėri me zhargonin e
    Velos.
    Nga ana tjetėr, me debatin Qosja-Kadare, paēka se vonė,
    mėsuam se sa gafa tė pashlyeshme bėhen kur pėr probleme pėr
    tė cilat ka profesionistė, ka katedra universitare, ka
    diplomantė e dizertantė tė panumėrt, nga universitetet tona
    dhe ato perėndimore, flitet nga pozita tė pėrgjithshme, me
    hipotekėn e njeriut tė madh e tė mirėnjohur, me intuitė, me
    hamendėsi dhe, akoma mė keq, me emocione kujtimesh vetjake
    tė reja a tė akumuluara e tė riartikuluara nė mėnyrė
    meskine. Koha e njerėzve kompetentė pėr ēdo gjė ka kohė qė
    ka kaluar, profilizimi dhe profesionalizmi duhet tė
    diktojnė edhe nė opinionet publike pėr tema tė veēanta, por
    edhe pėr tema gjithė pėrfshirėse. Kurse pėr disa teza e
    konkluzione si nga ato tė Maks Velos, shprehur te shkrimi
    “Qosizmi, ose teoria e urrejtjes”, ėshtė mirė tė mos ketė
    vend nė shtypin tonė serioz. Si lajthitje a mutacione tė
    racizmit brenda llojit, ato mė sė shumti dėmtojnė rėndė
    vetė profilin njerėzor tė autorit dhe nuk janė nė harmoni
    as me imazhin qė ai, nė emėr tė lirisė dhe dinjitetit ka
    krijuar me mund e privacione.




    21/06/2006
    KATEGORIA: Analiza
    Sa budalla eshte "Odisea"

  10. #330
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    FORUMI MUSLIMAN I SHQIPĖRISĖ

    Deklaratė pėr Shtyp
    21-qershor-06

    SU: Forumi Musliman ndjehet i shqetėsuar nga racizmi dhe islamofobia e Ismail Kadaresė


    Forumi Musliman i Shqipėrisė ka lexuar dhe monitoruar qė nga muaji mars 2006 shkrimin e shkrimtarit Ismail Kadare ‘Identiteti Evropian i Shqiptarėve’, replikat e akademikut Rexhep Qosja dhe debatet qė janė hapur nė shtyp mbi identitetin kombėtar tė shqiptarėve dhe rolin qė feja islame ka nė atė.
    Forumi Musliman i Shqipėrisė ėshtė ndjerė i tronditur nga tonet raciste dhe urrejtjenxitėse qė shkrimi i z. Kadare ka pėrēuar nė publikun shqiptar. Mė saktė sulmi qė Ismail Kadare ka bėrė kundėr anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė Konferencėn Islamike, ndaj pėrkatėsisė kulturore tė muslimanėve shqiptarė dhe pėrkatėsisė sė shqiptarėve nė qytetėrimin islam, janė disa nga tezat qė trondisin dhe fyejnė muslimanėt qė jetojnė nė Ballkan.
    Njėanshmėria qė Kadare rrėfen nė shkrimin e tij, kur presupozon se shqiptarėt i pėrkasin vetėm kulturės evropjane, apo mė saktė vetėm asaj kristjane janė fyese. Sulmi qė ai bėn ndaj personave qė mendojnė se shqiptarėt i pėrkasin edhe qytetėrimit islamik, apo sulmet qė ai bėn ndaj kulturave dhe popujve tė kontinenteve tė tjerė, siē janė Afrika, Azia etj, pėrngjasojnė me sulmet raciste qė nė Evropė janė dėgjuar vetėm gjatė epokės sė Rajhut tė Tretė. Cilėsimet e Kadarėse qė presupozojnė se shqiptarėt janė tė bardhė, se ata jetojnė nė zemėr tė Evropės, Forumit i kujtojnė pėrcaktimet raciste tė nazistėve, kur kėta deklaronin se gjermanėt janė racė e bardhė ariane, superiorė, ndėrsa popujt e tjerė, si afrikanėt, aziatikėt, hebrejtė etj trajtoheshin si inferiorė. Pėrngjasime naziste nė shkrimet e Kadaresė vihen re edhe kur ai krahason kulturėn superiore tė bardhė tė katolicizmit latino - shqiptar nė opozitė me atė orientalen e bejtexhizmit musliman shqiptar. Tė njėjtėn gjė bėnin edhe nazistėt kur pretendonin se muzika dhe kultura ariane gjermane ishte superiore mbi atė hebraike, aziatike dhe afrikane.
    Forumi Musliman i Shqipėrisė, nuk ėshtė dakort edhe me mendimet e Kadaresė, sipas tė cilit Perandoria Osmane, ka nėnshtruar shpirtėrisht shqiptarėt nėpėrmjet islamizimit. Por pėrkundrazi, islamizimi i pjesės mė tė madhe tė shqiptarėve, ėshtė faktori kryesor qė i ruajti ata nga asimilimi serb dhe grek.
    Sulmet e Kadaresė ndaj Islamit, letėrsisė sė bejtexhive, dhe pėr mė tepėr, pėrpjekja e tij pėr tė portretizuar mbretin Ahmet Bej Zog si njė monark anti-musliman shqetėsojnė shumė Forumin, pėr frymėn e egėr dhe islamofobike qė ato mbjellin nė publikun shqiptar. Nė shkrimin e Kadaresė ka shpifje me doza tė mėdha. E kėtillė ėshtė edhe shpifja teologjike qė Kadare bėn ndaj formės sė faljes sė muslimanėve shqiptarė, kur ndėr tė tjera thuhet se; (mbreti Zog ndaloi) ‘rreptėsisht rėnien nė gjunjė tė burrave, (gjatė faljes) dhe pėr mė tepėr urdhėroi ‘Bashkėsisė Islame, (qė tė) urdhėroj myslimanėt shqiptarė tė faleshin kėndej e tutje pa e ulur dinjitetin shqiptar, domethėnė nė kėmbė!
    Idetė islamofobike tė Kadaresė edhe kundėr muslimanėve shqiptarė nė ish-Jugosllavi dhe nė Ballkan, duket sikur janė nė sinkroni tė plotė me tezat anti-shqiptare dhe anti-muslimane qė miku i zotit Kadare, Maks Velo pėrmend nė shkrimin ‘Qoseizmi, ose teoria e urrejtjes’ tė botuar nė gazeta Shekulli mė 21 qershor 2006. Nė kėtė shkrim, Maks Velo ndėr tė tjera sulmon edhe vėllezėrit tanė shqiptarė nė Kosovė dhe Maqedoni, kur thotė:
    me Kosovėn dhe kosovarėt duhet tė jemi shumė mė tė kujdesshėm. Po tė zhvillohej njė referendum pėr bashkimin me Kosovėn, unė do tė votoja kundėr. Janė akoma primitivė dhe do tė na hapin probleme pa fund; le tė rrinė tė rregullohen vetė njėherė
    Forumi Musliman i Shqipėrisė, ndėrsa sheh shkrimet qė inspirohen nga idetė raciste tė z. Kadare, me poezitė dhe rrėfimet e tė cilit mėsojnė fėmitė tanė nėpėr shkolla, ndjehet i tronditur me urrejtjen qė ky njeri inspiron kundėr kombit tonė. Ėshtė pėr tu habitur sesi Kadare pajtohet me antishqiptarin Maks Velo, kur sulmon trashėgiminė kulturore tė qytetit tė Tiranės, apo mė saktė themeluesin e saj Sulejman Pashė Bargjinin.
    Duke qėnė se mendimet e Ismail Kadaresė kanė nxitur njė fushatė sulmesh raciste, antishqiptare dhe antimuslimane, qė bien ndesh me parimet dhe liritė e tė drejtat e individit, Forumi, i bėn thirrje tė gjithės hapėsirės intelektuale shqiptare tė distancohet nga idetė urrejtjenxitėse qė Kadare predikon, duke kontribuar nė mbrojtjen dhe zhvillimin e vlerave mė tė mira qė populli ynė trashėgon nga historia.
    Forumi Musliman i Shqipėrisė, mendon se identiteti kulturor dhe fetar i shqiptarėve ėshtė pėrbėrės i formėsuar nėpėr rrjedhat e historisė multikulturore tė kombit tonė, duke marrė esencat mė tė mira si tipare themelore tė identitetit tė tij, dhe sulmi ndaj trashėgimisė fetare dhe kulturore tė popullit tonė, ėshtė sulm antishqiptar.

    FORUMI MUSLIMAN I SHQIPĖRISĖ
    TIRANĖ
    Sa budalla eshte "Odisea"

  11. #331
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    “Komunikimi i munguar kulturor”.



    Studiues dhe kritikė nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipėria diskutojnė pėr rikthimin e njė dialogu kulturor ndėrshqiptar Kultura, muret qė ndajnė ende shqiptarėt





    Nėse dikur mes trojeve shqiptare ekzis tonin muret ato qė e bėnin tė pamun dur komunikimin mes tyre, tashmė artistėt nė trevat shqipfolėse ndodhen pėrballė mureve tė xhamta, ku shohin njėri-tjetrin dhe u pėlqen tė qėndrojnė si dikur duke heshtur. Thyerja e mureve qė ekzistojnė ende mes shqiptarėve dhe arritja e njė niveli komunikimi ndėrkulturor, qė do tė intensifikonte tė tjera marrėdhėnie mes trevave shqiptare, ka qenė nė qendėr tė njė tryezė tė rrumbullakėt tė mbajtur dje nė ambientet e Hotel "Tirana", ku merrnin pjesė studiues nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipėria. Ky takim, i organizuar nga Instituti i Kontakteve Kulturore nėn drejtimin e Agron Tufės dhe Ministrisė sė Turizmit dhe Kulturės preku temat mė tė ndjeshme qė ekzistojnė nė kulturėn ndėrshqiptare. Nė takim merrnin pjesė ministri i Kulturės, Bujar Leskaj, shkrimtari nga Maqedonia, Fatmir Sulejmani, kritiku dhe shkrimtari kosovar, Milazim Krasniqi, kritiku Ibrahim Berisha, kritiku Mark Marku, Genti Ēoēoli, Ervin Hatibi, prof. Floresha Dado, prof. Dhurata Shehri etj. Nėse politika, apo turizmi kanė arritur tė prekin njėra-tjetrėn me komunikime nė shumė raste edhe efikase kultura gjithnjė ka preferuar distancėn, ose atė ēfarė quhet shpesh komunikimi nėpėrmjet medias, qė edhe nė ato raste nuk ka mundur tė preki atė ēfarė vėrtet shqetėson kulturėn tonė. Nėse marrim rastin e letėrsisė nė Shqipėri dhe Kosovė nėpėr shkolla, letėrsia shqipe mėsohet e ndarė, dhe ende nuk ka njė tekst pėrmbledhės me autorėt e vėrtetė tė letėrsisė shqiptare. Kaq vite pas luftės nė Kosovė, dhe 16 vite pas rėnies sė komunizmit nė Shqipėri, ende Shqipėria dhe Kosova nuk kanė gjetur vullnetin e duhur pėr tė harmonizuar njė grup pune, i cili do tė hartonte tekstet qė duhet tė mėsojnė fėmijėt e shkollave tė ulėta apo studentėt nė auditorė. Referuesit nė kėtė takim ia lanė fajin pėr kėtė mungesės sė politikės kulturore nga ana e shtetit, e cila nė tė dyja vendet bėhet ndaras. Njė tjetėr problem qė u prek nga referuesit ishte dhe njohja e kulturės qė bėhet nė Maqedoni, apo Kosovė, apo Shqipėri. Shumė autorė tė lexuar nė fusha tė ndryshme tė artit nė Maqedoni janė anonimė nė Tiranė. Pėr shkrimtarin Fatmir Suljemani, ky ėshtė njė nga problemet mė efikase tė komunikimit ndėrkulturor, ndaj, sipas tij, duhet tė ketė ndėrhyrje qė komunikimi mes kėtyre vendeve tė mos qėndrojė mė nė tė njėjtin nivel. Nė referimin e mbajtur, kritiku kosovar, Ibrahim Berisha, foli pėr ngėrēet qė ekzistojnė mes Shqipėrisė dhe Kosovės nė fushėn e kulturės. "Kultura shqiptare e Kosovės ka qenė njė ambient kolonial dhe kultura tė tilla pasohen nga rrudhja, ndėrsa nė Shqipėri kjo gjė ka treguar tė kundėrtėn. Nėse Kosova ka pasur njė rrudhje tradicionale, nė Shqipėri ka ekzistuar njė rrudhje ideologjike", u shpreh ai.



    Tekstet shkollore ende ideologjike



    Njė problem tjetėr shumė i ndjeshėm mes vendeve shqipfolėse ėshtė ai i teksteve shkollore. Historia, si nė Shqipėri, por edhe nė Kosovė, ende vazhdon nė njėrin vend tė ketė frymė ideologjike, ndėrsa nė tjetrin atė patriotike. Ndėrsa historia do tė duhet kohė pėr tė ardhur nė formėn e duhur qė duhet t'u serviret studentėve, letėrsia qė ka pasur kohė pėr pėrmirėsime ende ėshtė nė nivele jo tė mira. Referuesit nė takimin e djeshėm hodhėn idenė pėr ngritjen e grupeve tė pėrbashkėta me studiues e hartues tekstesh nga Kosova dhe Shqipėria nė hartimin e periudhave tė letėrsisė shqipe. Nėse letėrsia brenda territorit tė Shqipėrisė ka ende frymė ideologjike, ajo qė shihet nė territorin e Kosovės ėshtė fryma patriotike, qė ėshtė primare nė pėrzgjedhjen e autorėve qė pėrfaqėsojnė njė periudhė tė caktuar tė letėrsisė.



    Politikat kulturore



    "Shqipėria duhet tė influencojė mė shumė kulturalisht nė Kosovė", kėshtu u shpreh kritiku Krasniqi, duke u shprehur se mundėsitė e Shqipėrisė pėr ofrimin e strategjive mė tė qarta kulturore me Kosovėn janė mė tė lehta pėr t'u bėrė sesa nga ana e Kosovės, e cila ėshtė ende nėn monitorimin ndėrkombėtar. Por ideja e krijimit tė kėtij instituti ėshtė edhe pėrafrimi dhe bėrja konkretet e strategjive tė ndryshme mbi problematikat qė shqetėsojnė trevat shqiptare nė fushėn e kulturės dhe mė pas nė kėrkimin e subvencionimeve nga ana e shtetit pėr kėto kėrkesa. Por, nuk mund tė flitet pėr politika kulturore nėse nuk ka strategji tė qarta, ku do tė shtrihen ato. Pėr vite e vite me radhė kultura ndėrshqiptare vazhdon tė zhvillohet e shkėputur, dhe e ndarė nga njėra-tjetra, gjė qė po krijon edhe krijimin e iluzioneve nė viset shqiptare nė Kosovė pėr krijimin e njė identiteti tė ri kosovar. Krasniqi e quan kėtė frymė tė re qė po evoluon nė Kosovė si njė frymė qė pėrkrahet edhe nga komuniteti i huaj qė ėshtė nė dėm tė identitetit kombėtar. Nė prag tė lėvizjeve tė tilla qė janė ēorientuese pėr kulturat tona, ėshtė e nevojshme qė strategjitė pėr komunikim ndėrkulturor tė mos mbeten vetėm nė tryeza diskutimesh, por tė vazhdojnė me seanca tė tjera debatesh qė do tė sjellin mė vonė edhe fryte konkrete. Duket se iniciativa e Institutit tė Kontakteve Kulturore kėrkon pikėrisht kėtė gjė, eliminimin e distancės nė komunikimin ndėrshqiptarė dhe t'i bėjė shqiptarėt tė flasin bashkė pėr ēėshtje qė u dhembin aq shumė. Pėr studiuesin Mark Marku, tashmė ka ardhur koha qė komunikimi kulturor mes Shqipėrisė dhe Kosovės tė ketė tė tjera dimensione mė reale, tė cilat tė prekin problematikat mė tė ndjeshme mes dy vendeve duke i unifikuar ato.



    Pavarėsia e Kosovės do sjellė tė tjera marrėdhėnie



    Marrja e pavarėsisė sė Kosovės do tė sillte edhe njė mėnyrė tjetėr komunikimi mė tė pavarur mes Shqipėrisė dhe Kosovės. Sipas referuesve, me krijimin e shtetit tjetėr mė tė ri nė Ballkan, shqiptarėt do ta kenė mė tė lehtė tė mendojnė pėr tė ardhmen e tyre tė pėrbashkėt, duke u shkėputur nga teoritė ndrydhėse qė kanė tėrhequr historinė e tyre kulturore dhe pėr krijimin e njė strategjie tė pėrbashkėt kulturore. Bashkėpunimi ndėrkulturor shqiptar kėto vite ka qenė mė shumė i kontrolluar si nga shteti, por edhe nga sigurimi i shtetit, ndaj pavarėsia e Kosovės do tė shėnonte njė etapė tė re nė rrugėn e bashkėpunimit jo vetėm politik mes dy vendeve shqiptare, por edhe nė atė kulturoro- shpirtėror.





































    INTERVISTA/ Flet shkrimtari dhe kritiku i njohur kosovar, Milazim Krasniqi



    “Debati pėr identitetin shqiptar nė shtratin e gabuar”



    Debatet pėr identitetin e shqiptarėve janė shtrirė nė shtratin e gabuar", kėshtu shprehet, nė njė intervistė pėr "Shqip", shkrimtari dhe kritiku i njohur kosovar, Milazim Krasniqi. Sipas tij, provokimi i njė debati tė tillė ka lindur nga nevoja qė kanė fetė pėr tė marrė atė qė u ėshtė ndalur nė historinė e identitetit tonė kombėtar. Ēdo reagim, sipas tij, vjen nga qarqet nacionaliste, tė cilat duan ende tė mbrojnė qėndrimet ideologjike tė mbajtura nė kohė pėr identitetin kombėtar shqiptar. Krasniqi flet edhe pėr mungesėn e komunikimit ndėrshqiptar nė Maqedoni, Kosovė dhe Shqipėri, duke u shprehur se tashmė kultura nuk duhet tė jetė mė nėn efektin e dikurshėm tė kontrollimit, por tė gjejė rrugėn e duhur drejt intensifikimit tė marrėdhėnieve, qė do tė ndihmonin njė dialog aq tė mirėpritur ndėrshqiptar. Frika e "Shqipėrisė sė Madhe", sipas tij, po bėn qė nė Kosovė tė pėrhapet njė klimė pėr njė tjetėr identitet kosovar, qė kėrkon tė shkėpusė lidhjet me identitetin e vėrtetė shqiptar.



    Nėse politika apo ekonomia nė komunikimin ndėrshqiptar ka pasur tė tjera ritme kėto vite, komunikimi kulturor ka qenė mė pak i integruar. Ēfarė ka munguar pėr tė pasur njė komunikim tė tillė?



    Nė tė vėrtetė, historia e vėrtetė e kulturės sonė ėshtė historia e mungesės sė komunikimit, madje edhe njohjes pėr njė kohė tė gjatė. Kultura shqiptare nė Kosovė dhe nė viset e tjera jashtė saj ėshtė zhvilluar e shkėputur nga kultura nė Shqipėri, pėr shkak tė disa faktorėve jashtėkulturor. Edhe kur ka pasur njė bashkėpunim tė tillė midis kulturave tona ai ka qenė i kontrolluar e mė shumė nė funksion tė politikės. Pas ēlirimit tė Kosovės ka kushte mė tė mira pėr bashkėpunim, por ende kjo gjė nuk ėshtė vendosur nė shtratin e duhur ku duhet tė eci. Ende nuk ka njė bosht tė planifikuar dhe koherent se si duhet tė lėvizin lidhjet tona kulturore. Kjo nė Kosovė ndodh pasi administrimi ndėrkombėtar atje nuk ka ende njė qėndrim inkurajues pėr bashkėpunim kulturor me Shqipėrinė, pasi ende ekziston njė farė paranoje mos ky bashkėpunim do tė sjellė mė vonė atė qė i tremben gjithnjė tė huajt, "Shqipėrinė e Madhe". Nė Kosovė ka pasur pėrpjekje pėr tė krijuar njė identitet tė ri pėr Kosovėn pėr ta shkėputur nga identiteti kombėtar. Kjo gjendje nė Kosovė vazhdon ende edhe sot, ndaj unė e vė theksin nė atė qė Shqipėria duhet tė bėjė mė shumė pėr tė influencuar mė shumė kulturalisht nė Kosovė. Kjo ėshtė diēka mė se e mundur, nėse do tė ekzistojė njė vullnet politik e qeveritar, nėse do tė hartohen politika audodidakte kulturore.



    Kaq vite pas luftės nė Kosovė dhe 16 vjet pas rėnies sė komunizmit nė Shqipėri, pėrse shqiptarėt flasin ende pėr mungesė dialogu?



    Ajo ēfarė shihet ėshtė ekzistenca ende e mentalitetit tė mbylljes nė vetvete. Kjo gjė vihet re edhe te njė dorė artistėsh, apo studiuesish si nė Shqipėri apo Kosovė nė pėrgjithėsi. Duke qenė se janė tė mbyllur, atyre u krijohet edhe iluzioni se janė mė tė mėdhenj, dhe nė fakt kjo gjė ėshtė mė pėrfituese pėr ta, pasi marrin ēmime privilegje tė ndryshme, gjė e cila nuk do tė ndodhte nėse do tė kishte nė komunikim ndėrshqiptar, pasi edhe konkurrenca do tė ishte mė e gjerė.



    A mund tė flasim ende pėr njė kulturė tė kontrolluar?



    Gjithnjė kultura jonė ka qenė e kontrolluar nga pushtetet, veēanėrisht nė periudhėn e totalitarizmit. Nga Kosova kanė ardhur grupe artistėsh pėr bashkėpunim kulturor, por qė nga pjesėmarrėsit nė kėto evenimente e deri te repertori qė do tė shfaqnin kanė kaluar nė filtrat e institucionit tė shtetit, duke pėrfshirė kėtu edhe Sigurimin e Shtetit. Por mund tė them se ka ndodhur edhe e kundėrta. Edhe ardhjet nga Shqipėria nė Kosovė kanė qenė tė kontrolluara nga shteti.



    Pėrse shqiptarėt flasin aq shumė pėr identitetin e tyre.

    Ēfarė nuk ėshtė thėnė pėr identitetin tonė qė provokon ende debate?



    Mendoj se debati qė po zhvillohet lidhur me identitetin shqiptar ėshtė vendosur nė shtratin e gabuar. Sipas meje, e para ėshtė se nuk ka ndonjė arsye pėrse duhet tė shtrohet temetizmi i identitetit evropian tė shqiptarėve, sepse ky identitet ekziston dhe nuk ėshtė nė krizė. Problemi i vetėm ėshtė fakti se deri tani ka ekzistuar njė koncept ideologjik dhe totalitar pėr identitetin kombėtar, qė ka pėrjashtuar kontributet e feve nė historinė dhe kulturėn tonė kombėtare. Nė momentin qė ėshtė shfaqur nevoja e riintegrimit tė rolit tė feve nė identitetin kombėtar, partizanėt e nacionalizmit ideologji, e ateist, kanė reaguar me ashpėrsi, duke u munduar tė mbajnė nė kėmbė qėndrimin e mėhershėm, se gjoja fetė janė agresive dhe e pėrēajnė popullin. Mendoj se debati lidhur me identitetin kombėtar ėshtė me mbetje ideologjike dhe jo shkencore.



    Duke qenė se jemi te debati pėr identitetin evropian tė shqiptarėve, si do ta komentonit debatin e bėrė nė faqet e gazetės "Shqip" mes dy personaliteteve tė kulturės sonė, shkrimtarit Ismail Kadare dhe akademikut kosovar Rexhep Qose?



    Tė gjitha ato qė thashė mė lart u referohen dhe polemikave qė po vazhdojnė ndėrmjet shkrimtarit Ismail Kadare dhe akademikut Rexhep Qosja, tė cilėt kanė angazhuar njė tifozeri secili nė anėn e tyre, duke bėrė garė se kush do tė godasė mė larg e mė fort nė fytyrėn e njėri-tjetrit. Mendoj se kjo nuk ėshtė rruga pėr tė trajtuar ēėshtje komplekse qė kanė tė bėjnė me identitetin tonė kombėtar.



    http://www.top-channel.tv/gazeta/gazeta.pdf
    Sa budalla eshte "Odisea"

  12. #332
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Ku ku , me qesh a me qajt?Me shume gjepura se kam lexuar sot ne kete teme nuk me ka rene rasti kurre.Nje fare Sabriu duket se jeton nga, dhe vetem per te shkrehur ideshkretat e tij ne kete forum.Nje fare Albo i duket vetja se zoteron celesin magjik te ''diturise", aq sa jep edhe keshilla per vete Kadarene.Nje fare Dodoni a Duduni mendon se Qosja ka te drejte kur thote qe qyteterimi shqiptar eshte i ngjashem me lindjen e afert dhe te mesme...
    O Zot, c'fare nuk thuhet ne kete teme.
    Kjo qe po ndodh me ne nuk do "as men as kalem" per me kuptu qe ne si popull i ngjajme nje te sapo dali nga koma,qe ka humbur kujtesen ne nje mase te konsiderueshme,por jo komplet.Ne i ngjajme nje te burgosuri qe pas 50 vjet denim refuzon te dale nga burgu sepse ai vetem ne burg mund te mbijetoje,ose si ai i burgosuri tjeter qe del pas nje kohe te gjate,dhe nuk arrin te gjeje vetveten,dhe endet duke ngrene veten me dhembe ne nje gjendje ankthi permanent,as mish as peshk,as ne gjendje me fillu nje jete te re normale, ndryshe nga e meparshmja qe e coi ne burg,por as nuk ka byth ti futet prape rruges per te bere para te shpejta ashtu si dikur.
    Ne nuk degjojme,nuk i japim kohe trurit te procedoje informacionet qe na vijne,por kercejme si gjela duke share e akuzuar c'do njeri qe nuk mendon si ne.
    Dominon kudo perdorimi i fjaleve si "Tradhtar" ose "Spiun", bile per disa quhet tradheti te qenit katolik,ose mysliman.Te paret thone se me qe shumica e shqipetareve jane myslimane,pra pakicat duhet te kishin ndjekur nga pas shumicen.Te dytet thone se ne ruajtem fene e te pareve,ju pra tradhetuat duke pranuar fene e armikut.E keshtu mund te jap me mijra shembuj.
    Por fakti eshte qe ne jemi dhe ishim shqiptare dhe njerez perpara se te ishim te krishtere apo mysliman.Ne ishim dhe jemi te varfer,te perbuzur,te córientuar,te izoluar(me shume ne kokat tona) dhe eshte domosdoshmeri te dilet nga kjo kapitje qindra vjecare.Ne jemi keta qe jemi,dhe duhet te mesojme te njohim veten tone,te respektojme njeri-tjetrin,te respektojme zgjedhjet personale te c'do individi,te respektojme konceptin e ligjit dhe prones private,respektin ndaj kulteve fetare tradicionale te hapsirave shqiptare,dhe ta pranojme njeri-tjetrin me te mirat dhe me te metat respektive.Kur te mesojme te bejme keto gjera elemntare per tu cilesuar si komb,atehere edhe mund te pretendojme per debate se cilit qyteterim i perkasim.Ne po nuk qeme komb,si mund te pretendojme se i perkasim nje qyteterimi?Dhe ju e kuptoni shume mire se ne do te jemi komb kur ti zhdukim nga mendja paragjykimet per kosovaret apo per ata te Maqedonise,apo per labet,apo per camet,apo per ortodokset,apo per demokratet e sindikalistet.
    Sa per ate Dudunin dhe per idete Qoses ne lidhje me lindjen e mesme une po ju pyes vetem per dicka: A e dini se ne kulturen e ketyre vendeve martesa me vajzen e dajes apo tezes eshte dicka krejt normale?Ne qofte se dikush nuk e di kete gje mjafton te pyesi nje palestinez apo nje maroken dhe do ta mesoje pergjigjen.Une jam mysliman si shumica e myslimaneve ne Shqiperi,dhe nuk di as edhe nje rast te veten kur ky fenomen te kete ndodhur,per te mos folur mepas per dukuri,pasi nuk eksiston ndermjet shqiptareve.Pra si mund te jesh dakort me nje konstatim te tille se jemi te ngjashem.C'fare quan ti ngjashmeri?Ne qofte se behet fjale per muziken,apo menyra e veshjes eshte e vertete qe ka ndikime orientale,bile keto ndikime orientale nuk i kemi vetem ne por edhe popuj te tjere te ballkanit,bile edhe te krishtere sic eshte rasti i grekeve,qe megjithese jane ortodokse kane me shume te perbashkta me orientin sesa ne.Pra eshte psikologjia ajo qe eshte percaktuese.Ne e perceptojme ndryshe boten qe na rethon,dhe shume me ndryshe e percepton algjeriani ose siriani.Nuk eshte caji apo bakllavaja percaktuese,as dymijet dhe muzika me motive orientale.U zgjata pak si shume dhe nuk dua te keqkuptohem.Sidoqofte ju uroj fat dhe mbaresi te gjithe shqiptareve kudo qe jane,myslimaneve dhe te krishtereve,ateistave dhe sindikalistave,te pasurve dhe te varferve.Zoti na ruajt.

  13. #333
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    3 pyetje 3 pėrgjigje

    1. Dy personalitetet e letrave shqipe kanė nisur njė debat pas botimit tė sprovės "Identiteti evropian i shqiptarėve". Rexhep Qosja ka kundėrshtuar Ismail Kadarenė duke thėnė qė s'ėshtė dakord me identifikimin e identitetit tė shqiptarėve nga Kadareja si tė krishterė. Si e gjykoni pozicionimin dhe argumentet qė shtrojnė Kadareja dhe Qosja pėr identitetin e shqiptarėve?

    2. A mendoni se kjo polemikė po zgjatet mė shumė nga ē'duhet duke devijuar nga pikėnisja e saj?

    3. Cili ėshtė mendimi juaj pėr identitetin shqiptar?


    ..............................

    Ylljet ALIĒKAJ
    Shkrimtar


    1. Nė rastin nė fjalė, pavarėsisht nga gjuha e nxehtė debati ka pasur mjaft elementė tė rinj tė dobishėm pėr subjektin qė trajton. Pra, duke harruar pėr njė moment mllefet, tė cilat nė fund tė fundit nuk duket tė burojnė nga motive xhelozie protagonizmi sesa nga kėndvėshtrime tė ndryshme, mendoj se ėshtė njė debat i dobishėm pėr vendin. Por qė nuk e kuptoj pse vazhdon ende, duke lėnė kėshtu hapėsirė pėr t'u thelluar nė nivele personale. Por mė duket se nė debatet e sotme ka prirje qė njohja e problematikės shqiptare, pėrfshirė kėtu dhe identitetin e saj, tė bėhet e sforcuar apo me improvizime emocionale pėr tė kėrkuar mundimshėm simpatira ndėrkombėtare. Ēdo vend, institucion ndėrkombėtar apo popull kėrkon tė njihet me problematikėn apo identitetin e njė vendi tjetėr, nė rastin tonė tė Shqipėrisė, sipas interesave apo shtysave tė veta politike, ekonomike, morale, e shpirtėrore. Ne, p.sh, pėrpiqemi ta njohim identitetin apo problematikėn gjermane apo franceze, pėr aq sa na duhet pėr tė pėrmbushur interesat tona pragmatike, politike apo kulturore. E njėjta gjė i bie tė ndodhė dhe me imazhin e ndėrtuar nga opinioni publik ndėrkombėtar ndaj nesh, pa pretenduar se ne jemi nė qendėr tė vėmendjes dhe se tėrė bota e ka mendjen gjithnjė te ne. Ėshtė vėrtet alarmant imazhi negativ qė mbizotėron sot nė njė pjesė tė opinionit ndėrkombėtar pėr Shqipėrinė e shqiptarėt, i cili ėshtė bėrė jo vetėm shkak zhgėnjimesh e deziluzionesh jo vetėm nė planin individual, por njė pengesė serioze nė planin politik e atė institucional. Porse, kjo padrejtėsi ka mė efektshmėri kur korrigjohet nė mėnyrė tė natyrshme, sipas vlerės sonė reale specifike, pa nėnshtrim, sipas identitetit tonė real e jo nė mėnyrė tė sforcuar me pėrpjekje e iniciativa tė qėllimshme propagandistike qė tingėllojnė mė shumė si artifice tė kėrkuara.

    2. Si ēdo debat apo konflikt publik dhe ky i Kadaresė dhe Qoses karakterizohet domosdo nga njė nerv emocional qė priret lehtėsisht pėr t'i kapėrcyer kufijtė e argumentit.

    3. Ēėshtja e identitetit shqiptar. Ėshtė folur shumė pėr kėtė temė, por unė kam pėrshtypjen se problemi po trajtohet mė tepėr nga kėndvėshtrimi kolektiv apo historik, duke injoruar plotėsisht dinamizmin e konceptit si dhe nivelin individual tė identitetit dhe situatėn aktuale tė Shqipėrisė. Vė re shpeshherė se faktorėt pėrcaktues tė identitetit idealizohen, duke i dhėnė atyre vetėm ngjyrime patriotike, parimore, nė formė idealesh, duke injoruar aspektin pragmatik tė identifikimit. Mė qartė: harrohen me ose pa qėllim shtysat apo interesat ekonomike e ato tė protagonizmit nė pėrcaktimin e identitetit. Duam apo s'duam ta pranojmė, njeriu pėrfshihet nėn njė ombrellė vlerash identifikues, krahas tė tjerave kur ndjen se aty fiton ekonomikisht, se aty mbrohet nga njė rrezik, apo se aty merr vlerė protagonizmi i tij. Kam mendimin se po i njėjti kriter mund tė ketė funksionuar dhe me shumė shqiptarė nė Kosovė e Maqedoni, tė cilėt tė kėrcėnuar nga asimilimi i tyre kombėtar nga njė komunitet me njė identitet tė caktuar fetar, gjejnė mbrojtje tė njė vlerė alternative shpirtėrore. Shembulli mė banal i kėtij parimi ėshtė rasti me shumė shqiptarė sot nė emigracion, tė cilėt sado qė me besim apo prejardhje myslimane pranojnė tė mbajnė kryqe (nga dėshira apo nga nevoja) duke kryer kėshtu njė travestizėm shpirtėror pėr efekte pėrfitimi ekonomik, apo se kėshtu krijojnė imazhin e njeriut modern oksidental. Nė kėtė frymė, shumė etiketime tė nxituara ndaj shqiptarėve, me qėllim ose jo, qė vijnė nga jashtė, mund tė provokojnė efekte negative tė shfaqjes tė identiteteve fiktive tė improvizuara tek shumė njerėz me formim tė pakonsoliduar kulturor. Nga ana tjetėr mua mė duket se ka dhe njė mospėrputhje tė madhe nga njėra anė e identitetit tonė real, nė tėrėsinė e tij tė koklavitur (fundja si e ēdo kombi) apo dėshirės sonė pėr tė afishuar nė arenėn ndėrkombėtare atė identitet qė na sjell mė shumė dobi si komb, dhe nga ana tjetėr aftėsive pritėse apo thithėse tė partnerėve institucionalė, politikė apo kulturorė ndėrkombėtarė. Identiteti ynė pėrfshin vlerat dhe antivlerat tona, mikpritjen, etjen pėr liri, gjuhėn e deri tek plehrat e qentė qė hasim ēdo ditė nėpėr rrugėt tona dhe qė na helmojnė ēdo ditė neve e tė huajve sapo shkelin nė vend.

    ..............................

  14. #334
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Agron TUFA
    Shkrimtar

    1. 1. Kam ndjekur debatin midis Kadaresė dhe Qoses, nėse mund t'i themi debat. Se nė fakt, i vetmi qė zhvillon debat apo polemikė, ėshtė Rexhep Qosja: ėshtė njė debat qė e bėn me veten e tij Qosja, njė lloj monologu imagjinar, nė mungesė tė pėrgjigjes. Kadareja edhe nė ėshtė pėrgjigjur, kėtė e ka bėrė shkurt, thuhet me anė tė njė interviste, jo pa bezdi, duke i pėrgėnjeshtruar akuzat e Qoses dhe jo pa njė dozė sarkazme, duke i kanalizuar akuzat e Qoses nė sferėn e komplekseve inferiore e psikanalitike. Mendoj se oreksi i Qoses, gjykuar nga ato qė shkruan, vėrtet qė duhet klasifikuar nė sferėn e komplekseve tė tij, sė paku, nė paradigmėn e njohur tė xhelozisė si Salieri ndaj Moxartit. Tė flasėsh pėr identitetin e shqiptarėve nė njė anketė tė kufizuar si kjo, ėshtė e pamundur. Por nėse rrekemi tė nxjerrim njė opinion, atėherė e them shkurt: identiteti i njė populli ėshtė i pandarė nga gjuha, historia dhe kultura. Jo se kam fobi pėr identitetet e tjera, lindore, amerikane, afrikane etj., por tė tri komponentėt qė radhita mė sipėr, ne si komb i kemi tė lidhur me Perėndimin. Nė fakt, vetė zanafilla e qytetėrimit perėndimor, gjendet nė civilizimin antik grek, i cili mė vonė do tė quhet - Civilizimi judeo-kristian, pavarėsisht se gjeografikisht, vetė Greqia antike dhe bashkėkohore gjenden shumė mė pranė Azisė se sa Evropės. Unė nuk mendoj se klasifikimi qė Kadare i ka bėrė identitetit tonė ėshtė njė turp, pėrkundrazi, ai pėrbėn nder pėr shqiptarėt, sikundėrse nuk mendoj se Kadare me kėtė pėrcaktim ka fyer identitetet e tjera. Nėse dikush ka mendim tjetėr, ai duhet tė na e mbushė mendjen se si dhe sa pėrfaqėsohen tri kategoritė qė lartėpėrmenda - gjuha, historia dhe kultura, ngase ato janė baza e tė vetėndjerit dhe vetėperceptuarit e njė individi apo bashkėsie. Mendoj se ne kemi qenė gjithmonė dhe jemi njė rizomė e qytetėrimit evropian. Madje shkoj aq larg sa tė them se edhe Turqia me besimtarė myslimanė, ndjehet dhe ėshtė nė fakt mė shumė e identitetit evropian se sa aziatik.

    2. Kjo polemikė (qė s'ėshtė polemikė) po vazhdon banalisht gjatė. S'ėshtė polemikė, sepse njėri prej debatuesve vazhdon monologun imagjinar nė mungesė tė pėrgjigjes sė tjetrit, tė cilit as qė i intereson t'ia varė kundėrshtarit. "Polemika" vazhdon edhe sepse i interesuari pėr tė, pra pėr monologun e mėrzitshėm, kėrkon tė kthejė vėmendjen e publikut nė njė kohė krize nė krijimtarinė e tij personale, nė njė bankrot total tė kredibilitetit tė tij publik dhe si duket, ka menduar se shkak pėr kėtė ėshtė lavdia e tjetrit. Pra e ka parė si mjet pėr tė dalė nga harresa. Njė arsye e tretė, pse vazhdon monologu i Qoses, ka tė bėjė me nevojėn e theksshme qė kanė gazetat e interesuara pėr t'u justifikuar pėrballė lexuesit. Shtypit shqiptar i duhet medoemos inskenimi i njė lufte me gjela, pėr tė dalė nga ē'interesimi total i lexuesit. Sa pėr pikėnisje, kjo e ashtuquajtur polemikė, as nuk ka pasur, sikundėr as pikėmbėrritje nuk do tė ketė. Kjo zakonisht ndodh kur pjesėmarrėsit nė debat janė palė tė pabarabarta.

    3. Vetvetiu e shpjegova mė sipėr: identiteti i shqiptarėve, pa mohuar shumė aspekte anėsore nga Lindja (sikundėr i kanė gjithė popujt e Ballkanit (nė sjellje, fe, muzikė etj.), janė bij tė qytetėrimit evropian. Vetėdija e shqiptarėve ėshtė formuar nė Perėndim dhe ėshtė ushqyer vazhdimisht prej tij, sikundėrse vazhdon me intensitet tė paparė deri sot. Por mua mė duket se situata e shoqėrisė tonė postmoderne i ka bėrė tepėr relative identitetet dhe pėrkatėsitė, pėr sa jetojmė nė erėn globale tė ndikimeve tė gjithanshme, jetojmė nė njė fshat global ku rrjeti i internetit na lidh tė gjithė. Kėshtu dhe ēėshtja e identitetit duhet rihapur, por krejt ndryshe. Nuk ėshtė mė ēėshtja e kundėrvėnies Perėndim-Lindje: sot ėshtė ēėshtja se sa aftėsi ke tė pėrballosh shfytyrimin qė sjellin agjentėt socialė tė globalizmit, bluxhinsit, kokakolės e hamburgerit. Kjo pyetje pėr shumė pak dekada do tė tingėllojė krejtėsisht demode. Vetė Lindja do tė konvertohet nė rrjetin e pėrbashkėt global. Tė mos flasim pėr Shqipėrinė. Mjafton tė vėreni mirė pėrditshmėrinė, hobin dhe aspiratat e sjelljen e brezit "generation Pepsi-Kola" dhe pyetja, cilit identitet i pėrkasin shqiptarėt, bie vetvetiu.

    ..............................

  15. #335
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Diana ĒULI
    Shkrimtare


    1. Mendoj se Rexhep Qosja i ka keqinterpretuar ose moskuptuar argumentet e Kadaresė mbi kėtė ēėshtje. Gjithashtu do ta thjeshtėzonim dhe do ta vulgarizonim nė kulm debatin nėse do tė shpreheshim nė kėtė mėnyrė. Pėrsiatjet qė Kadare bėn rreth identitetit fetar ose kulturor tė shqiptarėve, kanė njė prirje thellimi dhe ndėrlikimi tė tillė mendor, historik dhe social, sa askush qė njeh sadopak hulumtimin intelektual nuk do ta ulte nivelin nė njė kuotė tė tillė. Ky fakt mė shtyn tė kėrkoj arsyet qė e shtyjnė Qosen pėr njė sulm tė tillė pak tė besueshėm se mund tė marrė shkas nga kundėrshti filozofike.
    Janė bėrė shumė shkrime dhe debate rreth kėtij debati dhe nuk dėshiroj tė pėrsėris ide qė kolegė tė mi kanė hedhur kėto kohė nėpėr faqet e gazetave. Do tė shtoja vetėm se nuk ka asgjė tė ēuditshme apo anormale nėse shkrimtarė, politikanė, studiues, kritikė, filozofė e tė tjerė intelektualė tė shoqėrisė sonė, tė kėrkojnė tė pėrballin sfidėn e integrimit evropian duke iu rikthyer edhe sė shkuarės, rrėnjėve, duke u rrekur tė kuptojnė konvergimin e ardhshėm evropian pėrmes diversitetit kulturor, fetar apo social e gjeopolitik. Nė kėtė pikėvėshtrim, rikujtimi i origjinave tė krishtera nuk ėshtė ndonjė gabim i pafalshėm apo fyerje ndaj feve tė tjera; ai ėshtė njė pikė orientimi pėr tė vazhduar mė tej, pėr tė ndriēuar ato pamje shpesh tė paqarta, tė sjelljeve dhe qėndrimeve tona, atė ambiguitet ritualesh, atė fleksibilitet konvertimesh, atė tolerancė, madje nganjėherė dhe atė moskokėēarje pėr tė kuptuar frymėn e vėrtetė tė feve, qė shqiptarėt demonstrojnė nė kėto rrafshe shpirtėrore dhe mendore. Ky besoj se ėshtė njė nga synimet e Kadaresė kur i rikthehet kėtyre temave dhe diskurseve dhe aspak shpjegimi tepėr naiv i fyerjes apo moskonsiderimit tė fesė islame. Gjithashtu, do tė shtoja, Qosja shpesh pėrgjithėson, duke e njėsuar diversitetin kulturor tė shqiptarėve qė jetojnė nė trevat e Ballkanit, brenda apo jashtė kufijve tė Shqipėrisė. Nėse ai niset nga ndonjė pikė e gabuar nė argumentet e tij, kjo ėshtė njė nga kryesoret.

    2. Jo, nuk ėshtė njė debat i kotė, sepse pėrmes tij shoqėrisė sonė i pėrcillen nė tė vėrtetė dy qėndrime tė ndryshme dhe dy frymė tė ndryshme rreth tė ardhmes sė shqiptarėve dhe pozicionit tė tyre nė kompozimin e mėvonshėm evropian. Pėrgjithėsisht debate tė tillė i paraprijnė njė situate konkrete qė shfaqet mė vonė nė forma nga mė tė ndryshmet. Devijimet nė plane personale edhe ndodhin; ato janė tė pashmangshme nė njė diskutim tė tillė kaq tė rėndėsishėm. Jo vetėm ne, po cilido komb ballkanik sot po kėrkon tė kuptojė rolin dhe vendin qė do tė zėrė nė kėtė mozaik tė ri qė po krijohet dalėngadalė nė kontinentin tonė tė vjetėr. Atėherė pyetje tė tilla si: nga vjen shoqėria shqiptare, cilat kanė qenė organizimet, sfidat dhe pamundėsitė e saj, e tė tjera, janė pyetje qė e shqetėsojnė qytetarin e sotėm, pikėrisht nė momentin kur ai po pėrgatitet psikologjikisht pėr njė tė ardhme tė integruar, e cila nuk ėshtė shumė e afėrt, por as shumė e largėt. Prandaj dhe rrekemi pėr tė kuptuar tė tashmen pėrmes sė shkuarės. Ne e ndjejmė brenda nesh, e kemi pjesė tė qenies sonė ekzistencėn dhe bashkėjetesėn e shumė kulturave: atė evropiane dhe atė kombėtare, ballkanike e mesdhetare, kulturėn e qytetarėve me atė etnike, lokale, kulturėn e shkruar dhe atė gojore, kulturat e "larta" me ato tė ulėtat, ndjejmė tė na zgjohet herė pas here mes kėngės sė hoxhės dhe tingujve tė kambanave konflikti ynė i hershėm e i pathėnė mes feve monoteiste dhe inercive e rezonancave tė paganizmit. Ndjejmė gjakun e Lindjes dhe atė tė Perėndimit tė rrjedhin si lumenj tė ndarė nė tė njėjtin trup e pastaj tė bashkohen, tė bėhen njėsh e krijojnė njė tė tretė, mė tė zjarrtė e mė tė vrullshėm dhe ky proces tė pėrsėritet herė pas here, brez pas brezi, deri mė sot. Atėherė ku ėshtė e keqja nėse ne kėrkojmė tė kuptojmė qartazi tė gjithė kėtė? Kėtė frymė kėrkimi tė pareshtur pėrfaqėson Kadareja dhe tė gjithė ata tė cilėt Qosja habitshėm i quan "reagues", duke u pėrpjekur kėshtu, ndoshta tė minimizojė dhe anonimojė kontributin e tyre nė zhvillimin e pasurimin e mendimit shqiptar.

    3. Koncepti i identitetit evoluon sė bashku me zhvillimin shoqėror. Kėshtu, meqenėse revolucioni ynė politik i viteve '90 nuk u shoqėrua edhe nga revolucioni i ideve, i mendimeve dhe reaksioneve sociale, krizat e politikės u shndėrruan nė kriza tė njerėzve tė thjeshtė. Identiteti individual dhe fati kolektiv tek ne nuk kanė marrė akoma formėn e marrėdhėnies sė ndėrsjelltė dhe tė natyrshme, pėr shkak tė denatyrimit nė regjimin e kaluar dhe pėr shkak tė mungesės sė vlerave tė komunitetit nė ditėt e sotme. U deshėn shumė vjet qė nė shoqėrinė shqiptare tė brenda kufijve tė Shqipėrisė, tė riktheheshin deri nė njė farė mase pėr shembull vlerat e bashkėpunimit nė komunitet, tė vullnetarizmit dhe tė interesimit ndaj problemeve sociale. Duhet kujtuar se socialja kėrkon pėrkushtim dhe mohim tė disa interesave personale, prandaj ėshtė dhe mė e vėshtirė pėr t'u realizuar. Nga njė kolektivizim i sforcuar dhe i detyruar shqiptarėt kaluan menjėherė nė individualizėm tė shfrenuar, tė cilin po pėrpiqen sot ta korrigjojnė me shumė mundim. Dhe ndodhemi ende tė mbėrthyer nė kontradiktėn se identiteti krijohet brenda kolektivitetit e kjo nuk kapėrcehet pa shkaktuar dhimbje. Themi se jo vetėm nė shoqėrinė tonė, por nė tė gjitha shoqėritė postkomuniste kemi tė bėjmė me njė fazė tė rikompozimit tė identitetit dhe kjo do tė kėrkojė kohė e do tė realizohet ndoshta nė brezat qė do tė vinė pas nesh. Por, tė qenit nė njė kontradiktė tė tillė pasuruese, i sjell shoqėrisė dinamika dhe ritme tė reja, tė cilat do ta rifreskojnė dhe do ta rigjenerojnė atė. Nuk mund tė bėjmė tė njėjtėn pėrsiatje rreth identitetit tė sotėm tė shqiptarėve nė Maqedoni dhe nė Kosovė qė kanė kaluar tė tjera rrethana historike nė shekullin e fundit, ku pėrcaktuese ishte lufta kundėr shtypjes sė huaj. Nėse mė parė kishim histori tė njėjtė, nė periudhėn e fundit pėr tė cilėn po flasim, patėm rrethana tė ndryshme qė ndikuan nė pėrcaktimin e identitetit tonė jo identik me njeri tjetrin. Duke mos pėrjashtuar kėtu gjithēka qė na lidh e na bashkon.
    Pėrgjithėsisht analizat shqiptare e kanė lidhur identitetin pėrcipėrisht me patriotizmin. Sot shumica e shqiptarėve nuk e shohin mė atdheun si njė nocion abstrakt, ku duhet tė dashurosh me detyrim malet dhe lumenjtė, kur jeta buzė kėtyre lumenjve dhe rrėzė kėtyre maleve nuk tė ofron mundėsi njerėzore normale, qė t'i ofron jeta nė njė peizazh tjetėr ndoshta jo dhe aq tė bukur. Atdheu tashmė ėshtė pėrkatėsia nė njė grup shoqėror, ku tė ndjehesh pjesė pėrbėrėse dhe kontribuese e tij, ndryshe ai mbetet njė njėsi virtuale e panevojshme, siē iu duk shumė tė rinjve dhe shumė profesionistėve qė kėrkuan tė largohen me tė shpejtė. Nė kėtė marri dhe garė larguese, shfaqet dhe hipokrizia tashmė jashtė loje e nacionalizmit si mjet politik pak kohė mė parė me rendiment nė vendet ballkanike.
    Sidoqoftė, identitetin e shqiptarėve nuk do ta shihja aspak tė lidhur ngushtė me fenė, cilado qoftė ajo. Do ta shihja tė lidhur me atė kompleksitet tė sė kaluarės ku vazhdojmė tė zbulojmė hapėsira interesante pėr t'u studiuar dhe me atė dėshirė tė sė ardhmes qė lidhet fortėsisht me tė tashmen e qė i pėrket njė forme identiteti pėrsėri kompleks: diversitet brenda njė uniteti. Do tė jemi tė zotė tė jetojmė tė ndryshėm brenda njė njėsie unifikuese evropiane? Kjo ėshtė sfida jonė kryesore dhe ku ēdokush ėshtė individ dhe pjesė e grupit njėkohėsisht.

    ..............................

  16. #336
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Luan TOPĒIU
    Kritik

    1. Gjithnjė e mė shumė opinioni publik po bėhet edhe mė i ndjeshėm ndaj rolit tė intelektualit nė shoqėri. Intelektuali, me autoritetin qė buron nga vepra e tij, pėrbėn njė zė tė fuqishėm dhe aspak tė neglizhueshėm nė ēdo shoqėri. Kombet e vogla, veēanėrisht pas rėnies sė sistemeve totalitare, kanė nevojė pėr zėra autoritarė dhe, pėr mė tepėr, tė pagabueshėm nė paqartėsinė e territ tė rrėshqitshėm tė shoqėrive qė ndryshojnė faqe. Nė shoqėritė perėndimore gjithnjė e mė tepėr flitet dhe diskutohet se vihet re njė mėnjanim i mendimit tė intelektualėve sot. Ėshtė sjellė nė diskutim ky problem posaēėrisht pas rėnies sė ideologjive; intelektualėt merren me emėrtimin e vlerave bazale tė shoqėrisė, me saktėsimin dhe mbrojtjen e idetė tė tyre. Idetė dhe qėndrimet e tyre pėrpiqen t'ia imponojnė shoqėrisė, duke transferuar nė fushėn pėr tė cilėn shkruajnė prestigjin e fituar nga vepra letrare dhe artistike. Debati pėr "ē'shenjtėrimin" e dijetarėve dhe shkrimtarėve ka sjellė edhe insistimin pėr t'i nxjerrė ata fajtorė me patjetėr. Milan Kundera shkruan se procesi kundra intelektualėve zgjat afėrsisht prej shtatė dekadash dhe me sa duket nuk ka gjasa qė tė mbyllet. Disa kėrkojnė nga shkrimtarėt e tyre tė preferuar tė ishin kundėrshtarė tė ashpėr tė regjimeve totalitare si dhe tė shndėrroheshin nė demokraci nė heronj tė ēartur qė nuk e njohin frikėn. Vėrtet, gjithmonė janė cituar para gjykatės emra tė shkėlqyer tė letėrsisė dhe arteve. Nganjėherė pėr njė dyshim tė thjeshtė (George Orwell-i ėshtė dyshuar se ka qenė informator i shėrbimeve angleze). Polemika e amplifikuar tashmė Qose-Kadare, nuk shėnohet si rast i izoluar, por bėn pjesė nė njė proces me tė cilin ndeshen si vendet evropiane lindore tė sapo dala nga totalitarizmi, por dhe Evropa Perėndimore. Mendoj se askujt nuk i shkon ndėrmend qė nė njė pozicionim tė mundshėm mund tė dukesh evropian dhe nė njė tjetėr mė pak evropian. Qė tė vesh nė diskutim identitetin evropian tė shqiptarėve ėshtė njė naivitet dhe mosnjohje e pėrbėrėsve tė identitetit tė njė populli. Identiteti ka mė shumė pėrbėrės, ai fetar ėshtė njėri syresh. Ky debat mė shumė se sa mbėshtet nė argumente shkencorė, nė prova apo arsyetime nė tė mirė tė njė qėndrimi apo tė njė tjetri, tashmė ka dalė nga shtrati dhe pėr tė mirėn e askujt po bėhemi dėshmitarė tė fyerjeve, qėndrimeve inatēore, gėrmimeve nė tė kaluarėn e kėtyre personaliteteve tė mėdha tė kulturės shqiptare, duke kėrkuar integritet moral, pastėrti morale, hidhen hije dyshimi pėr veprėn etj. Kėto tė fundit i them veēanėrisht pėr polemikat e tejzgjatura dhe zellin e tepruar tė Rexhep Qoses pėr tė bėrė kritika tė tipit biografik. Nuk kanė munguar, pėr ēudinė tonė tė tė gjithėve, pėrfolja dhe pėrbaltja e shkrimtarit tonė tė madh nga zelltarė tė pashoq tė sė keqes, nė mėnyrė paradoksale nė tė dy regjimet. Askush nuk pretendon qė e vėrteta tė mbulohet me heshtje. Gjithēka ndihmon nė dritėn dhe hijen e njė personaliteti. Por jo me kėnaqėsinė e ulėt tė dėshmosh qė vlerat nuk meritojnė vlerėsimin e admirimin e duhur dhe nuk nderon aspak askėnd krijimi i atmosferės me skandale qė kėrkon tė sjellė dyshime tė hidhura, mendime tė helmuara. Biografia e shkrimtarėve, mendimtarėve, artistėve nuk janė biografi shenjtorėsh. Nė fund tė fundit historia e kulturės dhe e kombeve ruan veprat dhe jo peripecitė e autorėve. Me dėshirėn pėr tė shkurorėzuar shkrimtarin mė tė madh dhe mė tė njohur tė shqiptarėve dhe pėr ta zhvendosur atė nga martir tė qėndresės dhe si autorin e njė vepre universale, tė paredaktueshme e tė paretushueshme nė asnjė kohė, nė njė autor tė kompromentuar me ēdo ēmim. Kadareja bėn pjesė ndėr ata personalitete shqiptare, qė pėrpos talentit tė padiskutueshėm letrar, ka ndėrtuar me veprėn e tij dhe me qėndrimet e tij qytetare njė vizion tė qartė perėndimor, qė e ka kėrkuar nė histori, nė tė tashmen, por dhe njė sistem vlerash tė lakmueshme dhe tė dėshirueshme. Jam pėr ēdo lloj polemike tė mundshme, pėr ēdo debat tė mundshėm, pėr ēdo mendim ndryshe, por tė gjitha kėto mendoj janė tė dobishme dhe sjellin njė rezultat. Nuk mė shkakton asnjė kėnaqėsi, pėrfytyrimi i kėtij debati si njė ring, ku pritet tė fitojė mė i forti. Pėr polemikėn nė fjalė duhet shtuar dhe njė e dhėnė e rėndėsishme, varet se nga ē'pikė e shikon Shqipėrinė. Kadare nga larg, eventualisht nga jashtė, nga Parisi, Qosja nga brenda. Kadare nė mbyllje tė sprovės sė tij shkruan "le tė pėrpiqemi ta shohim atė qė ka ndodhur nga njė kamera e largėt, nga ato qė na japin mundėsi tė skajosh gjėra nga njė tablo sa mė tė pėrgjithshme. Ėshtė njė kontinent qė shekuj mė parė ėshtė quajtur Evropė, ėshtė njė gadishull jugor i saj, ai mė i ndritshmi dikur, dhe mė i errėti pastaj, me emrin Ballkan. Ishte njė perandori qė u shfaq pėrbri, perandoria osmane, me njė program e me njė ėndėrr tė mbrapshtė: tė zhdukė nga faqja e dheut Evropėn..." (fq. 59) Vėzhgimi i Kadaresė ėshtė nga lart nga larg dhe me hapėsirat e njė vizioni.

    2. Polemika, pėrpos vlerave programatike tė vetė sprovės nė fjalė tė Ismail Kadaresė mė duket kontraproduktive. Nė historinė e kulturės polemikat kanė njė rėndėsi tė jashtėzakonshme nė jetėn intelektuale, pasi polemikat nxisin dhe prodhojnė jo vetėm mendime, por dhe lėvizje tejet tė rėndėsishme pėr kulturėn nė pėrgjithėsi dhe qartėsojnė dhe rrugėt e drejtimin mė tė mirė tė mundshėm. Ditėt e fundit, angazhimi i shumė figurave publike pėr tė dhėnė mendime ėshtė e mirėseardhur pėr fushėn e mendimit dhe kulturėn nė pėrgjithėsi. Por aktivizimi i zilive, komplekseve profesionale, njerėzore dhe zelli i zi pėr tė kėrkuar pika tė dobėta nė jetėn e shkrimtarit dhe pėr ta goditur me ēdo ēmim mė duken tė trishtuara. Vepra e Kadaresė nuk ėshtė njė vepėr mirėfilli shkencore pėr tė dėshmuar identitetin evropian tė shqiptarėve, por, siē e thekson vetė ai ėshtė njė sprovė. Jam i bindur, gjithashtu, se n.q.s. nuk do tė ishte pėrmendur Rexhep Qosja nė tė, nuk do tė kishte pasur asnjė reagim. Kėshtu mė shumė kemi tė bėjmė me njė krizė krenarie sesa me njė problem bazal.

    3. Identiteti shqiptar ėshtė njė identitet evropian. Po tė flasim nga ana hapėsinore, do tė kuptojmė pėrmes Perėndimit kulturėn evropiane origjinale dhe atė tė transplantuar nė kontinentin Amerikan, ndėrsa nga pikėpamja shpirtėrore Perėndimi reduktohet nė matricėn greko-latine nė tė cilėn ėshtė shtuar ideologjia e krishterimit. Pėr Lindjen, kuptimi klasik i saj lidhet me kulturėn kineze, hinduse dhe i kulturės islamike. Duke filluar qė nga shekulli VII, nė Andaluzi regjistrohen interferencat hispano-arabike. "Antagonizmi fatal" (K. Krumbacher) mes Lindjes dhe Perėndimit evropian manifestohet nė terren gjuhėsor (nė kufirin midis greqishtes dhe latinishtes dhe nga pikėpamja fetare midis ortodoksisė dhe katolicizmit. Duke hetuar lidhjet e Bizantit me Romėn, Nicolae Iorga na le tė kuptojmė se antagonizmi Lindje/Perėndim do tė jetė nė thelb tipologjik. Historiani na dėshmon si jeta e tė dy sferave i detyrohet ndikimeve reciproke. Marrėdhėniet komplekse midis ideologjive, mentaliteteve, madje ndjeshmėrive nė tė dyja sferat hartojnė bazėn qė Iorga do ta ravijėzonte shumė mirė me intuitė!- me tė cilin mund tė ndėrtojmė njė model identitar juglindor evropian. (Nė asnjė rast nuk bėhet fjalė pėr njė identitet tjetėr, pėrpos atij evropian). Nė qoftė se do t'i referoheshim kulturės shqiptare dhe pėrfaqėsuesve mė nė zė tė saj, sipas njė klasifikimi pėrkatėsie "lindor", "perėndimor" do tė vinim re se letėrsia e vjetėr shqiptare i takon nga pikėpamja tipologjike kulturės perėndimore (Buzuku, Bardhi, Budi, Bogdani, Barleti, Gjon Gazulli, Marim Biēikemi etj), Lekė Matrėnga ka qenė njė bashkim i tė dyjave, si prift ortodoks i bashkėsisė arbėreshe; ndėrsa piktorėt bizantinė shqiptarė, (Onufri, Shpataraku, dhe kompozitori Kukuzeli, etj.) i pėrkasin kulturės lindore evropiane. Pra mund tė flasim lirshėm pėr njė kulturė sintezė shqiptare. Shembujt qė do ta dėshmonin kėtė mund tė jenė tė panumėrt. Kultura jo evropiane lindore ishte si njė trup i huaj qė u shkund shpejt nga kultura shqiptare dhe doli shpejt nga matrica e saj.

    ..............................

  17. #337
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Lazer STANI
    Shkrimtar

    1. Nė tė vėrtetė debati midis shkrimtarit Ismail Kadare dhe kritikut tė letrave Rexhep Qose ka qenė njė debat jashtė interesave tė mia. Debati pėr identitetin europian tė shqiptarėve, duket se nuk ėshtė mbėshtetur mbi atė sistem vlerash qė neve na bashkon me Europėn, na bėn tė quhemi dhe tė ndjehemi europianė aq sa mund tė quhemi dhe tė ndjehemi tė tillė nė kėtė kohė. Bashkimi Europian ėshtė i mbėshtetur mbi njė sistem tė gjerė vlerash me rrėnjė nė antikitet dhe nė Krishtėrim qė pėr mė shumė se dy mijė vjet evoluoi brenda asaj qė ne njohim sot e qė janė themelet e demokracisė moderne, sundimit tė ligjit dhe shoqėrisė civile. "Ky sistem vlerash, shprehet shkrimtari ēek Vaclav Havel, ka njė fondament tė qartė moral dhe rrėnjėt e veta tė dallueshme metafizike". Shqiptarėt, pavarėsisht historisė sė tyre, e cila pėrmbledh brenda vetes shekujt tė errėt dhe shkėputje tragjike nga kontinenti, asnjėherė nuk i kanė humbur kėto rrėnjė tė thella nė tė cilat ka gjetur tharmin identiteti i Europės sė sotme, i cili nė vetvete ėshtė njė identitet nė ndryshim, nė plotėsim. Emblemat tona kombėtare, Gjergj Kastrioti dhe Nėnė Tereza janė njė dėshmi e qartė dhe e padiskutueshme pėr kėtė. Nė esenė e tij "Identiteti europian i shqiptarėve" shkrimtari Ismail Kadare, vetėm se e thekson kėtė identitet tė padiskutueshėm, jo pėr tė bindur shqiptarėt nė identitetin e tyre europian, se ky ėshtė i padiskutueshėm, por thjeshtė si reagim ndaj disa zėrave shkretanė ose tė paditur, qė pėrpiqen t'i paraqesin shqiptarėt si joeuropianė, njė pėrpjekje qė bart reminishencat e errėsirės sė depozituar gjatė shekujve nė humnerat shpirtėrore te Ballkanit. Fakti qe librat e shkrimtarit Ismail Kadare janė tė mirėpritur nė Perėndim, e ka nxitur atė tė bėjė njė interpretim te identitetit europian tė shqiptarėve, duke shpėrndarė tymnajat qė herė pas here errėsojnė imazhin e tyre. Tė paktėn unė nė kėtė kontekst e kam lexuar esenė e shkrimtarit Ismail Kadare. Nė tė kundėrt ai do tė ishte njė libėr i panevojshėm, pasi nga njė mijė dyshime qė mė kalojnė nė kokė gjatė ditės, asnjėherė dhe nė asnjė rast nuk mė ka shkuar nė mendje dyshimi pėr identitetin tim evropian.

    2. Nuk e kuptoj pasionin pėr tė diskutuar mbi njė temė qė nuk ka shumė vend pėr tė diskutuar. Nėse flasim pėr identitetin europian tė shqiptarėve, sė pari duhet tė kemi tė qartė se ēfarė kuptojnė europianėt me fjalėt "identitet europian". Europa ėshtė nė radhė tė parė njė sistem i vlerave dhe ne si komunitet shqiptar, mendoj se nuk e gjejme veten jashtė sistemit tė kėtyre vlerave, pavarėsisht ndryshimeve qė kemi dhe qė krijojnė identitetin parcial, identitetin shqiptar. Europa ndėrkaq po bėhet njė komunitet i ekonomik, social, politik e kulturor, i bazuar nė solidaritetin dhe besimueshmėrinė qė sunon t'i bėjė qytetarėt e saj krenarė pėr identitetin e tyre europian. Polemika e provokuar nga z. Qose ka njė shmangie serioze nga shqetėsimet qė sot kanė shqiptarėt dhe zhvillohet mbi skenarė imagjinarė. Me duket se pjesėmarrėsit e tjerė kanė rėnė nė grackėn e kėtij provokimi, duke e bėrė debatin e padobishėm. Thjesht ky debat, mė pėrmbajtjen e vet komike tė kujton adoleshentėt e viteve tetėdhjetė, qė nė Shqipėrinė tėrėsisht tė izoluar u ngjisnin veshjeve tė prodhuara nė kombinatet tona nė Berat, Korēė, Tiranė, Gjirokastėr e gjetkė, ndonjė etiketė tė mallrave perėndimorė si "Made in Italy", "Made in Germany" "Made in France", "Made in USA" etj. Ne jemi europianė! Shėnjimi nė kurriz me etiketėn "Made in Europe" ėshtė sa grotesk, aq edhe qesharak.

    3. Mendoj se ėshtė njė identitet europian dhe etiketėn "Made in Europe" edhe sikur tė duam nuk e shkulim dot nga vetja. Sigurisht qė shqiptarėt janė njė identitet i dallueshėm nė Ballkan, por sė bashku me grekėt, pėrbėjnė ndoshta atė identitet bazė ku ka rrėnjėt e veta mistike identiteti i sotėm europian. Dyndjet nga Lindja kanė lėnė gjurmėt e veta, sigurisht, religjioze dhe kulturore, po gjithsesi nuk kanė arritur tė zhbėjnė rrėnjėt mistike dhe kulturore tė kėtij identiteti. Tė mos harrojmė se njė nga tragjeditė mė tė mėdha tė historisė europiane, ėshtė padyshim rėnia e Konstandinopojės. Vuajtja pėr pėr fatin tragjik kėtij qyteti symbol ndjehet edhe sot e kėsaj dite nė ndėrgjegjen e tronditur europiane. Ky pushtim lindor e goditi Europėn nė rrėnjėt e saj mė tė vjetra. Natyrisht popujt e Ballkanit e vuajtėn mė shumė kėtė katastrofė dhe mbijetesa e tyre nė shekujt e errėt tė pushtimit, ngjan me njė mrekulli. Edhe ne si pjesė e gadishullit fatkeq, pėsuam tė njėjtėn tragjedi si popujt e tjerė. Sigurisht qė shqiptarėt u bėnė pjesė e historisė sė ndritur europiane me qėndresėn e tyre antiosmane. Gjergj Kastrioti me rezistencėn e tij tė kundėr osmanėve, kur perandoria ishte nė kulmin e fuqive tė saj, u shndėrrua nė kushtrim tė brendshėm te shqiptarėt, ē’ka siguroi vetėdijen e mbijetesės, atė vetėdije qė i pėrcaktonte shqiptarėt si europianė, tė ndryshėm nga pushtuesi.
    Pavarėsimi nga perandoria osmane nė shpėrbėrje nė fillim tė shekullit tė kaluar nuk i gjeti shqiptarėt nė dilemė pėr pėrkatėsinė e tyre europiane. Ta rikthesh kėtė dilemė njė shekull mė vonė, ėshtė sa absurde aq edhe groteske.
    Qytetarėt shqiptarė, tė pėrfshirė nė procesin e integrimit, duhet tė kuptojnė se po futen nė njė tip tė ri tė komunitetit njerėzor (A new tip of human community") dhe pėr kėtė ka vend shumė pėr tė debatuar, ashtu siē debatohet edhe nė vendet e tjera europiane, por t'i reduktosh debatet nė sherre mediatike thjeshtė pėr protagonizėm, ėshtė njė humbje kohe. Nga debate tė tillė nuk fitohet asgjė.

    Tirana Observer

  18. #338
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Identiteti i humbur i mediave tona

    22.06.2006 nga Redi Shehu

    Sa i dėshpėruar do tė ndihet Kadare kur shikon mėnyrėn se si Maks Velo i bėn avokaturėn. E imagjinoj shkrimtarin gjuetar identitetesh, qė shfryn nga inati, se pse njė personazh si ai, i denjė pėr tė zėvendėsuar ushtarin e mirė Zhvejk, papritmas ua nxori sekretin nė njė mėnyrė shumė diletanteske.

    Tollovia identitare e inicuar nga Kadare dhe nga shpura e tij nuk na qėnka tjetėr vetėm se racizėm dhe islam-kosovarofobi e plastifikuar me gjuhė gjoja akademike dhe si kornizė patetizmin.

    Nuk do tė kishte kuptim mė tė mirė kotėsia, sesa marrjen nė analizė apo komentimin e “prodhimeve” tė Maks Velos. Tė paktė janė ata qė kur lexojnė shkrimet e tij nuk shprehin ndjenjė mėshire pėr tė. Ajo qė mė tepėr ne duhet tė merremi ėshtė hapėsira mediatike e cila lejon qė Don Kishotė tė tillė tė ulen nė “minderin“ e tabloidėve shqiptarė kėmbėkryq duke imponuar harbutėri tė kėsaj natyre:

    “Konkluzioni im ėshtė: me Kosovėn dhe kosovarėt duhet tė jemi shumė mė tė kujdesshėm. Po tė zhvillohej njė referendum pėr bashkimin me Kosovėn, unė do tė votoja kundėr. Janė akoma primitivė dhe do tė na hapin probleme pa fund; le tė rrinė tė rregullohen vetė njėherė. Mbas pavarėsisė, nuk do tė dinė ē’tė bėjnė me tė. Ka mundėsi tė bėjnė nja dhjetė “REVOLUCIONE DEMOKRATIKE TĖ VONUARA” ala Qose, si ai i joni i 97-ės. Janė qaramanė dhe duan gjithmonė qė tė projektojnė fajet qė i bėjnė tek tė tjerėt. Mos fajtorėt e ardhshėm janė shqiptarėt? Mjerė ata popuj qė kanė tė tillė “udhėrrėfyes” si Qosja, tipikė pėr vendet islamike dhe tė botės sė tretė.

    Fatkeqėsisht mediat shqiptare tė ardhura nė jetė nga njė seri faktorėsh qė pėrbėjnė nė pėrgjithėsi njė turli midis influencave politiko-ekonomike, informalitetit intelektual, nacionalist dhe ekonomik, skepticizmit dhe jotradicionalizmit, opurtunizmit dhe klientelizmit, jargavitjes dhe mėvarėsisė, kanė demonstruar jo rrallė qė kanė qenė tė fundit nė konservimin, zhvillimin dhe pėrforcimin e vlerave tona kombėtare mė tė mira si tipar kryesor i identitetit shqiptar. Tolerimi ideve dhe tezave tė tilla nė pjesėn mė tė madhe tė shtypit shqiptar ėshtė paradoksal nėse ne e paralelizojmė me intolerancėn qė po ky shtyp shfaqi ndaj reagimeve tė intelektualėve apo grupimeve muslimane. Ishte kjo media qė u turr me tėrbim ndaj reagimeve mė se tė natyrshme tė banorėve muslimanėve nga Shkodra pėr mos vendosjen e bustit tė Nėnė Terezės nė hyrje tė kėtij qyteti, qė nė vetėvehte pėrbėn aktin mė normal tė pėrzgjedhjes sė lirė nė njė demokraci, apo reagimit tė tyre pėr kantonizimin e tokave shtetėrore duke vendosur kryqe tė mėdhenj nė majat e kodrave.

    Mitizimi i personave tė caktuar, pėrfshirė kėtu edhe Kadarenė, imuniteti mediatik qė u jepet atyre nga disa media duke i kthyer nė figura te paprekshme burim herezie pėr ēdo opinion kundra, janė shenjė e shmangies sė njė pjese tė mirė tė medias shqiptare nga boshti i ekuilibrit demokratik, i fjalės sė lirė dhe mbi tė gjitha i konservimit tė vlerave kombėtare. Duke parė pozicionime tė tilla qė po ndodhin nė mediat tona, nė kėtė identiteto-mani natyrshėm na lind pyetja : Cili ėshtė identiteti i mediave shqiptare ? Nėse e kanė ateherė kė pėrfaqėson ky identitet ? Nuk janė tė rralla rastet kur mediat shqiptare nė njė garė marketingu kontribuojnė nė nxirjen e panoramės shqiptare. Hapėsira tė tilla nė media qe u vihen nė dispozicion ideve dhe tezave qe bien ndesh me interesat kombėtare, jo vetėm qė sjellin dyshime mbi identitetin e medias sonė por edhe na pėrforcojnė mendimin se ato qėndrojne larg parimeve tė asnjanėsisė dhe objektivitetit, tė cilat me shumė pompozitet i reklamojnė. Shėmbulli i artikullit tė fundit tė M.Velos, fatkeqėsisht vėrteton kėtė.

    Identiteti i shqiptarėve duhet tė ketė qenė dhe vazhdon tė jetė njė kompleks midis vlerave me pozitive ngėrthyer me traditėn morale dhe ėmbėlsinė e mikėpritjes, pėrderisa gjithmonė ka qenė shėnjestra kryesore nė shekuj e fqinjėve tanė por jo vetėm e tyre, pėr tė marrė feta nga kjo “tortė” e lakmueshme. “Qoseizimi ose teoria e urrejtjes” artikull i Maks Velos botuar ne “Shekulli” do tė ishte thjesht nje shkrim i njė personi tė caktuar deri nė momentin kur ai mori “bekimin” e njė gazete qė renditet ndėr mė tė mėdhatė nė Shqipėri. Me kėtė veprim dashur pa dashur firmoset ajo qė ne shpesh e kemi pėrmendur si frika e kthimit te islamofobisė dalėngadalė nė njė kulturė kombėtare, duke shkelur kėshtu disa kufinj etikė qė shkojnė mė tej deri nė kundėrshtim me interesat tona kombėtare. Renia e kėtyre kufinjėve fatėkeqėsisht do tė shėnonte edhe shpėrbėrjen e identitetit tonė dhe humbjen e ėmbėlsisė sė tij.
    My silence doesn't mean I am gone!

  19. #339
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Ismail Kadare: Qosja Provokon shqiptaret, i hedh kunder Evropes

    –Nga Ismail Kadare


    Doja te beja te ditura dy-tre gjera. Se pari, duhet ditur qe kjo shprehje identiteti shqiptar ose identiteti evropian shqiptar, eshte nje term pune. Eshte nje term shume relativ, sepse kam degjuar shpesh qe njerezit hapin fjaloret dhe duan t’i gjejne kuptimin e pare, te dyte e te trete. Ne kete liber eshte marre dhe perdorur si nje term pune, nje term qe relativisht eshte i sakte. Se dyti, libri qe kam shkruar une eshte nje sprove. Sprove do te thote pjese e letersise, nuk eshte shkence, nuk eshte polemike politike, as filologjike, as politologjike, eshte sprove letrare. Nje sprove letrare ka ligjet e saj.
    Ajo i shikon dukurite qe ndodhin nepermjet menyres dhe ligjeve te saj. Do te thosha qe jam ne nje mendje me ata njerez qe kane shfaqur ne shtyp mendimet qe ndoshta e kane vene ne dyshim domosdoshmerine e nje diskutimi te tille. Une kam qene nje nga ata qe me eshte dukur ky diskutim per identitetin shqiptar ose shqiptar evropian, nje gje e ditur, e mireqene dhe e panevojshme te shtjellohet, sic eshte e panevojshme te hapet nje dere e hapur. Shtysa e pare kunder kesaj ideje te vjeter qe kam pasur une, sikurse e kane ende disa njerez, kane qene nga kontaktet e shumta qe kam pasur ne boten Perendimore. Aty ku nje nga bisedat e parapelqyera neper darka, pritje, konferenca apo forume eshte ceshtja e identitetit dhe me ka habitur kembengulja e shume njerezve te shtresave te ndryshme per te thene kete shprehje, qe me eshte dukur shume e trishtueshme per kombin shqiptar: “Ju shqiptaret tashme keni nje problem themelor te identitetit”. Gjithnje kam qeshur e kam kundershtuar, por me vone kam menduar qe nuk eshte kaq e thjesht. Nuk eshte per te qeshur, por per te qare. Nje pjese e ketij paragjykimi vrases ka qene i shperndare nga propaganda shumevjecare jugosllave, te cilet kane kembengulur ne nje ide te tille, qe shqiptaret jane popull pa identitet. Ne nuk e kemi marre kurre kete gje seriozisht. Nuk i jemi pergjigjur, ashtu sic nuk i jemi pergjigjur shume gjerave qe jane serioze dhe u jemi pergjigjur gjerave qe nuk jane serioze, gje qe merr pjese edhe ne fatin e nje kombi.

    Polemika

    Zanafilla e pare per te shkruar kete liber, ka qene ky kujtim i hidhur i kontakteve me njerez te Perendimit, nuk do te thosha njerez te thjeshte, por njerez pak a shume te nderlikuar, njerez me formim kulturor. Me e trishtueshme eshte perfitmi qe i behet kombit shqiptar ne shtresat me te gjera te popullsise ne Perendim. Do te thoni ju, nuk na interesojne shtresat e gjera. Po, na interesojne shume, sepse nese vertet e kemi pjesemarrjen tone ne Evrope, jane edhe keto shtresa te gjera qe do te luajne rol, sepse do te votojne po ose jo kunder Shqiperise, sic po votojne dhe kane votuar ne standardet per Turqine. Ne keto shtresa perftimi i Shqiperise, imazhi i saj eshte nje popull jo vetem pa identitet, por ne shume raste popull qe nuk jane evropiane, jane turq shqiptaret, nje klishe jo vetem jugosllave, por e pjelle nga brenda hapesires shqiptare ne Ballkan.

    Kam kujtuar edhe une sikur keto jane te gjitha klishe jugosllave, por disa here kane qene tonat. Keto tonat jane me demprurese se sa te huajat dhe plasi me ne fund. Na plasi mu ne duar, gje qe une s’e prisja, te dalin tani akademike dhe shkencetare te cilet nuk thone se ne jemi turq, por thone se pothuajse jemi gjysme turq, nuk thone jemi gjysme turq, por thone jemi gjysme evropian qe eshte e njejta gje. Dikush thote turk, dikush kurd, nje injorant thote nga Tibeti, fakti eshte qe ti ke pranuar te heqesh gjysmen e identitetit tend. Neser pasneser do t’u kerkoje kosovareve dhe tashme eshte ngritur teza, qe nje pushtim i gjate te heq identitetin, duke e quajtur si nje gje normale. Kjo eshte nje nga shpifjet me te renda per nje popull. Nje popull qe e beson kete eshte popull i degraduar. Ne shqiptaret duhet te zgjedhim, jo te themi me gjysme identiteti, por te themi a jemi vertet nje popull gjysmak pa vlere ose me gjysmen e vleres qe kane popujt e tjere te Ballkanit, te cilet i njejti pushtim otoman nuk ua hoqi dot identitetin. Na i ka hequr ne apo jo? Paska edhe shqiptare me tituj qe dalin e thone qe ne na i kane hequr identitetin dhe ne duhet ta himnizojme kete dhunim qe i eshte bere qenies tone, kete gjymtim, masakrim. Ky eshte thelbi i ketij diskutimi. Sipas kesaj ideje, popullit shqiptar qe jeton ne Kosove, kane te drejte po keta shkencetare t’i thone neser se ne kemi qene gati nje shekull nen sundimin serb dhe natyrisht nje cerek e identitetit tone eshte serb. Ata nuk e thone, por te jeni te sigurt se po te ishin te lire do ta thoshin pas disa vjetesh, sepse eshte e njejta menyre arsyetimi; nje pushtim i gjate te heq identitetin sipas periudhes qe zgjat. Ky ka qene befasimi im nga ky diskutim. Eshte nje diskutim delikat, nje polemike e cila eshte me e lehte se cdo gje ne bote te deformohet.

    Myslimanizmi

    Per cka krenohemi, se paku deri me sot duhet te krenohemi bashkarisht. Populli shqiptar, sic ka bere disa pune qe i kane vajtur mbrapsht, ka patur shansin te kete edhe disa pune qe i kane vajtur mbare. Nje nga keto pune te medha e te rendesishme eshte qe Shqiperia ne fund te fundit, me gjithe kete histori te trazuar, eshte sot nje aleate e botes Perendimore dhe me nje vullnet jashtezakonisht te pergjithesuar te shqiptaret per te qene pjese e ketij qyteterimi, e kesaj bote qe natyrshem eshte bote e saj. Kur themi kete, do te thote se merita ose mosdashja, ne rast se do te ishte e kunderta, per te mos marre pjese ne kete bote, i takon gjithe popullit shqiptar, por ne radhe te pare i takon myslimaneve shqiptare, meqenese perbejne me shume se gjysmen e ketij kombi. Pra, ne qofte se ka nje vullnet shqiptar per te shkuar drejt Evropes, ne qofte se ka nje brenge shqiptare se kjo po vonon dhe mund te vonoje edhe me, eshte brenge e gjithe popullit shqiptar dhe ne radhe te pare, e kesaj shumice. Prandaj ne sproven time mund te gjendet cdo gje, por nuk mund te gjendet kundermyslimanizem. Eshte absurde, pervec se nje mendim i tille eshte dashakeqes. Une nuk di t’i jete bere provokom me i rende popullit shqiptar se ky qe po i behet tani, duke i thene qe te pranoje se ka humbur gjysmen e identitetit, te pranoje dhe t’i kundervihet Evropes me shprehjen “identitet mysliman”. T’i propozohet kombit shqiptar qe dalengadale, ne qofte se te tjeret po behen gati ta pranojne ne Evrope, pas disa vjetesh ai te filloje te shpalle kunderevropianizimin e tij, te beje nje fare opozite me kete mendim historik qe ka 600 vjet qe po vazhdon.

    Thelbi i sproves time nuk ka asgje kunder myslimaneve shqiptare. Madje ka mbrojtjen me te madhe te myslimaneve shqiptare, duke thene qe ata jane po aq evropiane sa katoliket e sa ortodokset. Ata kane marre pjese ne te gjithe aksionin e madh shqiptar per clirimin nga Turqia, kane qene ne vijen e pare, jane vrare e jane prere njelloj si te tjeret, ne mos me shume. Sikurse ortodokset shqiptare kane qene ne vijen e pare kunder shovinizmit ortodoks dhe jane vrare e prere me shume se te tjeret. Ky eshte nje problem i zgjidhur, por per fat te keq behet edhe me i madh per te ngritur mashtrimet me te medha. Dihet se ne emer te lirise e te clirimit jane bere mashtrimet me te medha. Shumica e tiraneve disa here jane tirane te zgjedhur, ata me te keqinjte qe vijne nepermjet njefare demokracie ose demokracie. Edhe ne problemin qe po shtrojme, ne emer te kesaj ideje te Evropes, ka filluar te behet ne Shqiperi ose behej dhe ishim te verber per ta pare, nje propagande kunderevropiane duke u gjetur si shkas myslimanizmi shqiptar, duke i vene myslimanet shqiptare ne poziten me te balancueshme dhe ne poziten qe nuk kane qene kurre te tille. Ne kete sprove, kush e ka lexuar dhe kush do ta lexoje, do te shikoje se kam idene e perseritur qe jane myslimanet shqiptare ata qe bashke me fe te tjera, i japin ngjyren evropiane popullit shqiptar. Prandaj, kjo polemike e abuzuar dhe e shfytyruar, ndoshta ka anen pozitive qe nxori nje te keqe te fshehur prapa nje abuzimi te madh.

    Identiteti i shqiptareve ne nje tryeze

    Identiteti i shqiptareve dhe integrimi evropian i tyre, eshte shtruar dje ne nje tryeze te rrumbullaket me teme “Identiteti yne evropian dhe inteligjenca e sotme”, organizuar nga Instituti i Kerkimeve Politike “Alcide de Gasperi”. Nje teme e nxitur me se shumti nga libri i shkrimtarit Islail Kadare, “Identiteti evropian i shqiptareve” dhe polemikave qe kane lindur se fundi mbi kete ceshtje. Ne diskutim kane qene te pranishem Pjeter Arbnori, At Zef Pllumi, drejtori i Bibliotekes Kombetare, Aurel Plasari, ministri i Kultures, Bujar Leskaj si dhe nje sere studiuesish qe kane diskutuar mbi temen dhe vepren e Kadarese. I pranishem ne takim ka qene edhe vet shkrimtari, i cili ka shpjeguar nxitjen drejt sproves letrare dhe polemikat e shumta qe jane ngritur mbi te. Ceshtja e identitetit evropian te shqiptareve perplasi keto kohe shkrimtarin Kadare me akademikun kosovar Rexhep Qosja. Pati nga ata qe mbajten anen e njerit apo tjetrit dhe nga ata qe e quajten te panevojshme nje polemike te tille. Vet Kadare ne fjalen e tij ka theksuar se ai ka shkruar nje sprove letrare dhe jo shkencore apo politike, qe i trajton dukurite qe ndodhin nepermjet menyres dhe ligjeve te saj. “Shprehje identiteti shqiptar ose identiteti evropian shqiptar eshte nje term pune dhe shume relativ”, - ka theksuar Kadare. Ndonese nuk ka permendur emra konkret, ai ka folur per abuzimet qe jane bere nga akademike me tituj per kete teme, duke iu referuar polemikes me Rexhep Qosen. Sipas tij, provokimi me i rende qe mund t’i behet nje populli dhe ne kete rast popullit shqiptar, eshte t’i ushqesh me idene e identitetit te gjysmuar. Kadare ka shkuar edhe me tej kur thekson se “une nuk di t’i jete bere provokim me i rende popullit shqiptar se ky qe po i behet tani duke i thene qe te pranoje se ka humbur gjysmen e identitetit, te pranoje dhe t’i kundervihet Evropes me shprehjen “identitet mysliman”. T’i propozohet kombit shqiptar qe dalengadale, ne qofte se te tjeret po behen gati ta pranojne ne Evrope, pas disa vjetesh ai te filloje te shpalli kunderevropianizmin e tij”. Shkrimtari ka theksuar se shtysa e sproves se tij, “qe ne asnje menyre nuk eshte antimyslimane”, ka qene mendimi i botes Perendimore mbi identitetin e shqiptareve. Imazhi qe shtresa e gjere ka per nje Shqiperi “me probleme identiteti”. Kadare ka theksuar se ana e mire e kesaj polemike, ishte se nxori ne pah nje mashtrim te madh!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  20. #340
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Murik, rrofsh vella se mi ke hequr fjalet nga goja :-). Se eshte pune dreqi,
    keta "devijusit" duke qene pakice ne Shqiperi flasin e shkruajne shume per
    te bindur veten se jane "zoterit" e mendimit dhe shpirtit Shqiptar.

    Ndihesh mire kur shikon se shumica e Shqipetareve shprehet e reagon kur
    ekstremizmi i ē'do kahje kalon caqet e donkishotizmit!

Faqja 17 prej 29 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Identiteti Shqiptar
    Nga ILovePejaa nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-04-2011, 15:47
  3. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Identiteti Kosovar dhe Bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 29-07-2004, 11:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •