Close
Faqja 21 prej 29 FillimFillim ... 111920212223 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 401 deri 420 prej 573
  1. #401
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-03-2006
    Postime
    74
    Citim Postuar mė parė nga Sabriu
    Pėr z.Kadarenė & co

    Antimuslimani.

    Po pija nji kafe me nji mik timin e bisedė mbas bisede ra
    fjala tek karikaturat pėr profetin Muhamed a.s.
    E drejta e shprehjes apo respektimi i tė drejtave tė tė
    tjerėve?
    Cila ka ma randėsi? Pyeti miku im. Nė tė drejtėn e fjalės e
    tė shprehjes nė perendim, hyn edhe e drejta e botimit tė
    revistave pornografike, vazhdoi ai , por nuk besoj se
    perendimorėt do tė mirprisnin nė kėto botime tė zinte vend
    imazhi lakuriq i p.sh Nėnė Terezės apo i shėn Marisė. Unė
    personalisht do tė isha krejt kundėr kėsaj ultėsije. Un do
    i ndryja nė burg keso gazetarėsh langaraqė qė nė kėtė rast
    do tė fyenin shum rėndė besimtarėt katolikė vazhdoi i
    irituar miku im.
    Mori edhe njė kafe tjetėr mbasi tė parėn e kapėrdiu me dy
    hurfa. Hajt… kėta perendimorėt se u paska perendu truni, e
    nė fund tė fundit nuk dashkan tė pyeskan pėr ndjenjat e
    muslimanėve, po kėta anal-istat tonė nė Shqipėri cfar kan
    qė jan cuar nė bisht kundėr muslimanizmit?
    Ishte shum i nxehur dhe po e ngrinte zėrin miku im sa
    njerėzit pėrreth filluan tė kthejnė kokėn.
    Lėre i thashė se bisedojmė nji her tjetėr. Tė pijme kafetė
    e le tė ikim. A e din se cfarė shkruante Lesi te “Koha
    Jonė” kundėr muslimanėve? Po tek “Shekulli” a e din se
    ēfarė…? Po tek…
    E mi numėroi njė mori gazetash e anal-istash qė kan kohė
    qė vec se fyejnė Islamin e besimtarėt muslimanė. Ishte shum
    i revoltuar por kishte tė drejtė.
    E pėrcolla deri tek stacioni i trenit aty afėr, e kundėr
    dėshires sė tij u ndamė. Them kundėr dėshires sė tij, pasi
    e pashė qė kishte nevojė tė fliste, tė shfrynte. Dhe kishte
    tė drejtė.
    Kur i dhashė dorėn mė tha se do tė mė shkruante njė e-mail
    pėr te plotsue ēka la pa thanė. Tė nesmen kur hapa
    kompiuterin, pashė se me tė vėrtetė mė kish shkruar.
    Mė kishte shkruar tekstualisht kėshtu:

    I dashtun mik!
    Meqė nuk mė le tė vazhdoja bisedėn po tė shkruaj diēka qė
    un mendoj rreth antimuslimanėve nė vendin tonė.
    Shih si e mendoj un nji antimusliman:
    Antimusliman mund tė jetė vetėm nji ateist i ndyrė.
    Antimuslimani asht edhe antikristian, antibudist,
    antiēifut, antihinduist e gjithēka tjetėr. Antimuslimani
    mund tė ketė qenė dje spiju i sigurimit. Mund tė jetė sot
    asfalist, udėbėist, kėgėbėist etj.
    Antimuslimani asht qenie e pėrēudnuar, me turi prej derri,
    tru prej gomari e zemer qeni. Ai mund tė jetė i biri i
    ndonjė putaneje brigadjere nė kooperativė. Mund tė jetė i
    biri i ndonjė spijuni lagje a fshati, servil i operativit
    tė zonės. Mund tė jetė janullatist. Mundet me qenė omonist
    a pėbėdėnjėist. Mund tė jetė minoritar grek a vllah. Mund
    tė kapardiset nepėr studio televizive duke pirė duhan me
    llullė thua se asht anglez e jo veē skraparli me mbiemėr tė
    ndyrė. Antimuslimani mund tė ketė pėr mbiemėr emrin e
    ndonjė kryeqyteti, psh atij tė Maqedonise. Mund tė jetė
    piktor, ish i burgosur, i rrahur nė rrugė por prap
    antimusliman. Antimuslimani mund tė quhet ēfardo, psh mund
    tė quhet Kiēo, Frrok, Nikollė, Preē, Broz, Moisi, Fatos por
    edhe Ismail, Skėnder, Sadik a diēka tjetėr.
    Mund tė ketė e tė mos ketė fis e farė. Mund tė jetė kopil.
    Mund tė ketė vetėm motra e vėllazėn prej nane, etj-etj.
    Antimuslimani mund tė jetė homoseksual apo i tėrhequr nga
    incesti. Mund tė jetė marksist, komunist, nihilist-
    masturbist, paneuropianist, ballkanist etj.
    Antimuslimani asht askushi. Zero. Shkarpė. Ballgam-gėlbazė.
    Ai asht pleh, horr,derr…

    Tė fala T .H.


    Mė erdh keq me tė vėrtetė pėr te. Ma shum u mėrzita kur
    mendova se kėshtu mund tė ndjehen shum muslimanė tė
    devotshėm nė Shqipėri, burra e gra, djem e vajza tė
    ndershėm, shqiptarė tė vlerė. Askush, mendova nuk duhet
    lejuar tė fyej e nėpėrkambė besimtarėt muslimanė.
    Ata(muslimanėt) kah ana tjetėr duhet tė mėsojnė me i dalė
    zot vedit. Ata nuk duhet me harrue se i pėrkasin njė feje
    tė ndritshme, tė zbritur nė tokė nga vet Allahu i
    madhnueshėm pėrmes tė zgjedurit tė Tij profetit Muhamed
    a.s. paqa e Zotit mbi te.

    Adnan Ramadani




    PERENDIMOR APO LINDOR



    Lindorizma shqiptare ėshtė njė sistem mendimesh, ndjenjash dhe instinktesh, si ēdo sistem tjetėr jetese, me njė botėkuptim tė tijėn.

    Si mė tė parėn karakteristike tė lindorit shqiptar marrim proverbin e ēdo qelepirxhiu tė pashpirt: “Haja qenit, pija qenit”. Lindori shqiptar

    i pret tė gjitha tė mirat pėr vete - qelepir - nga tė tjerėt; bota pėr tė ėshtė njė burim i pashterun mjetesh, qejfesh e lezetesh tė cilėt ai i

    shfrytėzon me ēdo mėnyrė e metodė, pa pyetur se ku nget e ku vret. Detyrė tė ndershme apo sakrifica vetmohuese ndaj botės pranė nuk

    njeh kurrė lindori shqiptar. Pėrkundrazi ushujza lindore, e pangijshme, i ngjitet trupit tė pėrbashkėt dhe shoqėror dhe ia thith gjakun pa asnjė

    droje e kujdesje. Dhe nė vend qė tė turpėrohet pėr veprėn shkatėrrimtare tė veten, lindori shqiptar bėhet edhe ma kryenalt, ma kapadai, ma qejfli.



    Lindori shqiptar nuk njeh turp, ai s’ka cipė qė t’i nxihet. Lindori shqiptar ėshtė i zoti pėr tė gjitha turpet. Shet babė e nane, besėn e nderin e vet,

    pėr mos me thanė: shpirtin e trupin e vet; vetem e pėrvetėm qė t’i shkojė kungulli mbi ujė. Idealet e lindorit shqiptar janė kolltuku e llokma; dhe pėr t’i

    siguruar vehtes kėto tė mira ai pėrdor ēdo mjet: bėhet kur e do nevoja edhe patriot edhe tradhtar, monarkist e bolshevik, pėrparimtar e reaksionar,

    e bile edhe shok i fortė me tė tjerė. Porse nė shpirtin e vet ėshtė Lindori kryekėput rrėnimtar, ėshtė shkatėrrues dhe bashkohet me tė tjerėt si ato ujqt

    qė vejnė sė bashku nė pre, por qė e shqyjnė shokun e vet kur dobėsohet apo plagoset udhės. Sepse Lindori shqiptar i ka instinktet e ujkut vetjak, tė ujkut tek.

    Vendi ku ushqehet dhe majet Lindori shqiptar ėshtė atdhe pėr te. Jo sepse e don, por sepse e shfrytėzon; dhe e shfrytezon pa pikė turpi, dhimbje e kujdesje.



    Ėshtė gabim kur thuhet se Lindorizma na ka ardhur fillimisht nga Azia, apo nėpėrmjet fesė mohamedane, apo edhe nga populli turk. Jo kurrsesi, Lindorizma e jonė

    ėshtė njė dhanti fatale e krishterimit euro-aziatik. Po spjegohem! Ne shekullin VIII, aty kah viti 740 e.s., do me thanė 600 vjet para se me shkelė turku nė Atdheun tonė,

    Shqipėria u bė province e Bizantit, nėn Leonin III. tė quajtur Isaurios. Dhe nga ky despot i tmerrshėm u ngushtuan tė gjithė shqiptarėt me u nda nga kisha romake

    (perendimore) e me u fundos ndėr labirinthet e errta tė kishės bizantine (Lindore) tė atėherėshme. Por s’ishte aq fort ndamja (skizma) kishtare sesa ai shpirt i administrates

    bizantine, plot angth e myk, qė u pllakos si njė shpirtėr i zi, si njė hije murtaje mbi mbarė kombin shqiptar. Turqia ka qenė trashėgimtarja dhe kujdestarja e mirazit bizantin,

    dhe kėsulja e kuqe - njė krijesė greko-bizantine - u pranua si njė simbol i atij trashėgimi.



    Se ē’don me thanė shpirt bizantin e di pothuaj secili qė ka lexuar ndopak fletėt e historisė sė kulturės. Mjafton tė pėrmendet se bizantizmi historik ėshtė po njėlloj

    me Lindorizmėn shqiptare qė u pėrshkrua mė lart. Shqiptari i shkret ia ka thithur lėngun asaj bizantizme shkatėrrimtare brenda 12 shekujve tė kaluar - qysh nga viti 740 -

    dhe ėshtė kalbur dalėngadalė nė trup e nė shpirt tė vet, duke iu shprishur kėsodore fuqitė e tij mė tė thjeshtat e mė fisnike bashkė-kombėtare. Shqiptari dikur ka pasur

    nje dashuri tė pėrvlueme dhe njė besim tė pafund ndaj Zotat e qiellit e tė tokės, ndaj vendit dhe trashigimit tė tė Parėve dhe ndaj vllezėrve tė vet shqiptare.

    Vala aristokratike dhe drita politike-filozofike qė dridhen edhe sot nė amanetet e pluhurosura tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit dhe ndėr sa e sa tradita malėsore-shqiptare

    lenė me kuptuar lartėsinė shpirtėrore dhe heroizmėn vetflijuese tė tė Parėve tonė dikur.



    Porse tė gjitha ato veti tė larta e bashkė-ndėrtuese shkuan dėm e huq nėpėr hejmin shkatėrrues tė bizantizmės. Sepse si nė mbarėshtrimin shoqėror e politik,

    d.m.th. ndėr marredhėniet e shqiptarit me shqiptarin dhe ndėr marrėdhėniet e shqiptarit me shtetin e tij u fut e u pėrhap shpirti bizantin si njė epidemi rrėnimtare

    dhe e deformoi karakterin e drejtė tė shqiptarit nė njė bollė amorfe. Si i tha nėnprefekti djalit tė ri qė po hynte rishtas kryetar komuneje: “Biro, ato qė ke mėsuar

    nė kurse e libra hidhi mėnjėanė. Po deshe tė jesh njė nepunės i mirė, tė lavdohesh dhe tė nderohesh, mbaje popullin me premtime. Sille vėrdallė nga njė ditė nė tjetren,

    deri sa tė mėrzitet dhe mos i kryej ndonjė punė”.



    Vet djelmnia e shkolluar e ka gabim kur kujton se perendimorja pėrmbahet vetėm ndėr veshje e mbathje evropjane, apo nė tė ndėjunit plot kotėsi nėpėr sallone,

    apo edhe me kryerjen e ndonjė detyre sa pėr formė e pėr tė rrėmbyer njė rrogė tė majme, etj. Perendimorja e vėrtetė tregohet pikėsepari nė kryerjen e njė detyre tė ndershme,

    fund e majė pėr hatėr tė asaj detyre dhe pa qenė i shtyrė nga zori, nga ndonje dėshirė e prujtun apo nga shkėlqimi i ndonje fitimi marerial. Bile perendimori i vėrtetė

    karakterizohet nga menyra se si ai i ngarkon vetes me vetdashje detyra tė rėnda, jashtė detyrave tė zakonshme e tė domosdoshme. Heroizėm s’kerkohet prej askujt,

    porse lartėsia morale e njė perendimori matet me graden e vetmohimit dhe vetflijimit rreth nje ideje tė lartė, rreth nje ideje qė s’ka punė me kolltuqe apo llokma.



    Detyra e pėrditshme e njė perendimori ėshtė: Vepro gjithmonė nė njė mėnyrė tė atillė qė sjellja jote tė jetė shembull dhe rregull mbarėvajtjeje pėr tė gjithė;

    sillu si njeri i butė me tė tjerėt, pa hile; pranoje, nderoje dhe ēmoje ēdo njeri pa qėllime dhe prapamendime lindore. Dhe kėto tė gjitha kėrkohen dhe detyrohen tek ēdo njeri

    - i madh a i vogel, pasanik apo i varfėr, shkollar apo bilmez - jo nėpėr premtime materialiste apo friksime fetare, por vetem e pėrvetėm nė emėr tė njė njerėzimi tė lartėm,

    i cili mbėshtetet mbi ato tė drejta hyjnore qė kanė mbirė nė zemrėn e ēdo njeriu pak a shume normal. Dhe shpirti fisnik i njė perendimori ėshtė pikėrsiht ajo dhimbje mėshire

    dhe flijėplotė qė drejtohet kundrejt ēdo krijese nevojtare, por sidomos kundrejt ēdo njeriu fatmjerė, kundrejt ēdo populli varfanjak, e mė sė forti kundrejt kombit tė vet nė rrezik.



    Prof. Krist Maloki

    Gazeta “Pėrpjekja Shqiptare” 1937

  2. #402
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    32 faqe postimesh dhe akoma nuk dihet identiteti i qart is hqiptarve. Nje gje esht e qart se shqiptaret megjithse jan komb homogjen kan nje identitet te gatuar nga shum faktor, Shqiptaret jan myslyman me pikpamje perendimore por edhe krishter me pikpamje socialiste jan edhe ateist me pikpamje oksidentale edhe krishter demokrat edhe myslyman komunist.

  3. #403
    i/e regjistruar Maska e Jimmi_1978
    Anėtarėsuar
    10-11-2006
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    443
    Identiteti i qarte i Shqiptareve dihet eshte Shqiptare Europian te ciles do fe qofshim Shqiptare Europian jemi ne Europe jemi kete kulture kemi por dihet kemi edhe ndrehyrje kulturash te tjera por tani nuk do shikojm ato s'eshte caku yne nderhyrja e kulturave tjera ne kulturen shqiptare por Identiteti europian i shqiptareve.
    Atje ku synojne te gjithe ata shqiptare qe gjinden ne Shqiperi, Kosove e te gjitha trojet ilire, por edhe atje ku shqiptaret jetojne dhe marrin kulturen Europiane.
    Mendimi im ndoshta jo edhe i shumices.
    Barca

  4. #404
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Ky diskutim mua me duket paksa i ekzagjeruar. Identitetin e kerkon ai, i cili e ndjen mungesen e identitetit.
    Ketu behet fjale sikur shqiptaret ose jane perendimore ose jane lindore, dmth nqs jane keshtu, atehere nuk jane ashtu, dhe flasin pastaj nese kane identitet europian apo lindor. E verteta eshte, qe shqiptaret kane nje identitet te vetem, dhe ai eshte identiteti shqiptar. Dhe ky identitet shqiptar nuk eshte dicka e formuar ne disa vjet, por eshte fryt i luftes per ekzistence ne mijera vjet, qe i ka bere shqiptaret qe gjithmone te ecin nen sqetullen e "Vellait te Madh" dhe i ka bere te ndikohen edhe nga kultura dhe identiteti i "Vellait te Madh". Dhe ne momente te ndryshme ne kemi patur "Vellezer te Medhenj" te ndryshem, kemi patur Romen, kur ajo ishte e fuqishme. Kur ajo u dobesua, kemi patur Bizantin, pastaj ne disa raste edhe serbin, edhe grekun, por edhe bullgarin. Pastaj kur Venediku ishte dicka me teper se nje qytet i bukur i Italise se sotme, biles atehere kur Venediku vete kishte fuqine dhe ndikimin me te madh sec mund te kete arritur ndonjehere Italia vete, kishim Venedikun si "Vella te Madh", pastaj kishim edhe Aragonezet, edhe Anzhute. Per nje kohe shume te gjate kishim turkun, pastaj austro-hungarezet dhe me vone italianet. Pastaj u kandisem prape me sllavet dhe diku me vone per disa kohe edhe kinezet u bene vellezrit tane. Sot kemi Ameriken. Neser ndoshta mund te kemi Iranin ose edhe Taxhikistanin, nuk i dihet, ndoshta vellazerohemi prape me kinezet.

    Keshtu pra ne gjithe kete engledisje mijera vjecare, shume elemente te kulturave te "Vellezerve te Medhenj" i jane ngjitur kultures tone fillestare duke ngjizur ate, qe ne sot quajme identitet shqiptar. Shqiptaret jane po aq lindore sa jane edhe europiane. Disa duan te jene europiane me zor, perpiqen ta ndrydhin ate pak orientale qe e kane hedhur ne abiset e ndergjegjes se tyre, por me kot, sepse ne momente te caktuara, ne menyre te pavullnetshme, orientalizmi i tyre shfaqet ne siperfaqe dhe u kujton qe jane gjysem-orientale. Dhe atehere keta inatosen me keq dhe bertasin akoma me fort, qe jane europiane 100%.

    Por c“ti besh. Faktet jane kokeforte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pedro : 30-01-2007 mė 17:55
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  5. #405
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Ky diskutim mua me duket paksa i ekzagjeruar. Identitetin e kerkon ai, i cili e ndjen mungesen e identitetit.
    Ke thene shume me kete fjali, edhe pse eshte jashte teme. Ke thene shume, pasi e ke vene gishtin ne zemren e problemit, zbulimin e misterit te identitetit shqiptar. Je jashte teme, jo per fajin tend, por per fajin e atyre qe e ngriten kete debat ne nivelin e akademikeve. Je jashte teme pasi si Kadare, edhe Qosja, edhe pse mbajne qendrime diametralisht te kunderta, kane nje pikenisje te gabuar: nuk shpenzojne kohe qe te shpalosin hulumtimet e tyre mbi origjinen e identitetit shqiptar, por mundohen ta mbushin kete boshllek shpirteror me nje orientim/perkatesi politike perendimore apo lindore.

    Pra te gjithe ata qe thone qe Shqiperia ka nje identitet perendimor, apo nje identitet lindor, ne vetvete kane humbur busullen e orientimit shpirteror: identitetin shqiptar qe trashegojme nga brezat.

    Por c“ti besh. Faktet jane kokeforte.
    Faktet ne nje debat shpirteror, dhe identiteti i nje kombi qe gjendet ne zemren e qyteterimeve greko-romake eshte nje debat shpirteror, kane nje rendesi te dores se dyte. Asnje fakt, sado kokeforte qe te jete nuk do te deshmoje ne nje menyre apo tjeter identitetin e shqiptareve qe ka nje dimension politik, nje dimension shoqeror dhe nje dimension shpirteror. Keto dimensione nuk i zbulojne faktet, keto dimensione i zbulon mendja dhe zemra e cdo shqiptari qe e kerkon me vetemohim te zbuloje identitetin e vertete shqiptar.

    Pra me shume se sa faktet e vdekura ne faqet e librave, identitetin shqiptar mund ta kerkosh ne transformimet kolosale qe ka sjelle liria ne shoqerine shqiptare, ne jeten time, ne jeten tende, ne jeten e cdo shqiptari. Kadare dhe Qose nuk arrijne ta shohin kete gje, pasi i perkasin atij brezi te shqiptareve qe fatkeqesisht u linden e thinjen ne nje epoke e ideologji ateiste: te dy nuk kane nje bote shpirterore te tyre dhe detyrimisht nuk mund te shohin origjinen shpirterore te virtyteve me te larta shqiptare.

    Kur nje i huaj pyet nje shqiptar, cili eshte identiteti shqiptar, dhe ky i pergjigjet se eshte identitet evropian perendimor apo identitet aziatik lindor, ne vetvete shqiptari po deshmon se ai nuk e di se cili eshte identiteti shqiptar. Eshte me e lehte te ngresh nje teze te pan-evropianizmit te shqiptareve apo pan-islamizmit te tyre se sa te gjurmosh ne shekuj identitetit e vertete shqiptar.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 05-02-2007 mė 02:02

  6. #406
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-03-2006
    Postime
    74
    Citim Postuar mė parė nga Pilivesa
    Ne baze te paragrafeve te postimit te mesiperm:

    Nqs feja do te percaktonte identitetin e nje individi dhe te nje kombi, atehere sipas mendimit tuaj, holy_diver, Shqipetaret edhe Shqiperia jane "pa-identitet"? Me duket shume i nxituar mendimi juaj ne lidhje me " kujtimin vone te percaktimit te identiteti" , pasi kjo do te thote qe me mijera vjet Shqipetaret, Arbet, Iliret apo Pellazget (cilin do emer qe preferon te perdorni) te kene jetuar ne erresiren e injorances te vetdijes!

    NqS percaktimi i nje vendi si KOmb do te vareshe vetem nga feja edhe rraca, atehere perse Shqiperia vazhdon te quhet Komb?. Dhe nqs qyteterimi perendimor ndalon ngritjen e diskutimeve ne lidhje me temen e fese edhe te rraces, atehere perse degjojme edhe lexojme perdite "luftrat fetare" (edhe pse mund te mos jene te tilla)?
    Eshte shume e vertete qe Shqiperia (NJe pike gjeografike ne rruzullin tokesor-Bismark) ka qene shesh lufte per shume epoka, dhe si rrjedhoje perzjerjet ne rrace edhe kulture kane qene te paevitueshme, por me shume bindje do te thoja qe Shqiperia eshte nje nder shtetet e pakta qe ka mundur te ruaje kulturen, zakonet, gjuhen, traditat, (elemente edhe kritere qe e bejne nje vend te quhet Komb). Te vetmen gje qe une kam vene re eshte "varferia e fjalorit shqip". Edhe kjo ka ardhur si pasoje e "mos-perdorimit" te gjuhes, por jo nga "mos-egzistenca" e fjaleve. Duke preferuar "kulturen e huaj", duke qene "te forcuar" per te perdorur edhe zbatuar kulturen e pushtuesit , dale nga dale "Identi Shqipetar" eshte mbuluar nga "Pluhuri i Kohes".
    Tani duke qene se leckat per pluhurat i kemi nga te gjitha llojet: Amerikane, Italiane, Greke, Kineze, Ruse, etj, nuk ka shume rendesi cila "made in" perdoret, por ka rendesi qe "dora qe e perdor" te jete e stervitur ne punet shtepiake.


    P.S.
    Ky eshte kendveshtrimi im, kendveshtrim i nje emigranteje prej 5 vjet e kusur qe prej moshes 17 vjec, dhe pa shkelur asnjehere ne Shqiperi.





    Edhe sikur te kishte ngjashmeri flamuri yne shqiptar me ate bizantin,qte keqe do te kishte?
    Neve kemi gjithmone ne mendje urrejtjen bizantine-greke te periudhes se mesjetes kur flasim per bizantin dhe harrojme dhe fusim ne nje kallep gjithe historine bizantine nga koha e konstandinit te madh qe e themeloj bizantin ne 333pas e.s, deri ne ndarjen e kishes se krishtere ne vitin 1100 ne lindje dhe perendim.
    Neve nuk duhet te harrojme dominimin ilir nga viti 333 me kostandinin e madh qe themeloj krishterizmin perendimor dhe pasimi i tij nga perandore te famshem qe e perfekcionuan me tej kulturen perendimore,duke bere "kanonet" pra ligjet e kishes dhe te popullit te cilet u bene baze e sistemit juridik europian te sotem.
    Perandoria bizantine ishte e ndare ne dy zona te medha qe quheshin Yliricum,pjesa e Europes dhe orient pjesa e azise,ne Yliricum ishin greket ato qe perndiqeshin dhe jo iliret sic mendojne shumica e shqiptareve.
    Justiani ne vitin 527 (dardan i lindur ne shkup) e shihte veten si nje njeri i perendise dhe vendosi qe te permbledhe gjithe kodekset ne nje kodeks te vetem qe u mbiquajt (corpus iuri civili)kodeksi i justiniait ku ne 17libra jane permbledhe te gjitha ligjet qe do ti permbahet kisha e krishtere dhe te gjith popujt perendimore.Nga mijera ligje qe jane pershkruar ne keto libra jane vetem 150ligje te shkruajtura greqisht,gje kjo qe tregon lindorizmen e grekerve te rinj qe mundoheshin te perhapnin ne iliri.
    Justiniani ne shume letra qe i dergon papes se romes i cili pa lejen e justinait nuk guxonte te merrte asnje vendim,i terhiqte vemndjen atij qe te kishte kujdes ne ndjekjen e direktivave qe kishte dhene ai vete ne kanonet kkishtare,duke pasur keshtu gjithmone parasysh luftimin e judaizmit qe kishte lene gjurme ne romen e hershme gjate fillimit te perhapjes ne menyre ilegale te katolicizmit te hershem.
    Ne nje rast justiani vetem me anen e nje shkrese anullon emerimin e 300 peshkopeve ne italine e sotme ne shekullin e 6-te,pasi supozohej qe ata nuk ishin te denje te perfaqesonin religjonin e ri te qe kishin themeluar paraardhesit e tij si konstandini e tjere me rradhe.
    Pra eshte thjeshte nje hakmarrje qe filloj ti beje lindorizma me ardhjen e osmaneve, perendimorit origjinal illyr(pra shqiptarit te sotem).
    Neve jemi akoma ne gjumin shume shekullore dhe nuk arrijme te dallojme se pse urrehemi ne shqiptaret nga gjithe europianet bashke me turqit greket dhe sllavet.
    Kjo ka nje pergjigje te thjeshte sepse si europianet ashtu dhe sllavet dhe greket u perndjeken dhe u luftua tradita dhe kultura e tyre si dhe identiteti i tyre nga illiret.Kjo nuk u be duke u nisur nga nje motiv i dobet por ne baze te nje motivi hyjnor,sepse illiret e mbanin veten si njerez hyjnore dhe se kishin porosine e perndise qe te qonin ne cdo vend te botes kulturen perendimore.

  7. #407
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Miti i Skenderbeut nder arbereshet e Italise

    Nga Francesco Altimari

    Me afrimin e strukturalizmit prej botimit te vepres “Mythologiques” (1964-1971) te Clude Levi Strauss-it dhe ketej, miti nuk u trajtua me vetem si fenomen thellesisht fetar, sic ishte me perpara, por si mesazh qe trajtonte aspektet me te thella e te fshehta te ideologjise sociale te nje komuniteti. Prandaj miti nuk mund te kuptohet duke vene menjane rolin qe ai luan brenda shoqerise qe e prodhon.

    Sipas studiuesit Mircea Eliade, “miti... eshte gjithmone (nje) dicka qe ndodh dhe nje shembull”. Nocioni i mitit si precedent ideal, d.m.th nocionin e mitit justifikues mund ta gjejme edhe ne doktrinen e njerit nder perfaqesuesit me ne ze te “shkences se mitit” ne shekullin XX: e kam fjalen per studiuesin hungarez Karoley Kerenyi. Qendror ka qene edhe mendimi i tij, dallimi qe ai ben midis ideologjise “se thjeshte” dhe autentike, qe nenkupton nje perpunim te natyrshem dhe te painteresuar permbajtjeve qe shfaqen vetvetiu nga mendja dhe te mitologjise se “teknicizuar”, qe paraqitet si nje rikujtim dhe perpunim i interesuar i materialeve qe mund te sherbejne per nje qellim te caktuar. Ne mjedisin arberesh, qe ne periudhen para Rilindjes, pra edhe ne mjedisin shqiptar, gjate Rilindjes do te gjejme dy mite qe perfaqesuan dy momente te rendesishme te reflektimit kolektiv nga ana e inteligjences mbi origjinen e kombit shqiptar dhe qe percaktojne me dy faza te historise shqiptare, njera me e hershme dhe mitologjike, ndersa tjetra me e re dhe historike, e kam fjalen perkatesisht per mitin pellazgjik dhe per mitin skenderbegian.

    Teza se shqiptaret rrjedhin nga pellazget mitike pati perkrahesin e pare qe prej shekullit XVIII tek intelektuali arberesh i Sicilise, Nikolle Keta, qe ka qene edhe i pari arberesh qe u mor me origjinen e popullit shqiptar dhe te gjuhes shqipe. Por ka qene sidomos merite e De Rades, qe e trashegoi kete teori klasike nga mjedisi arberesh sicilian, nese kjo teze sheh te pellazget paraardhesin e shqiptareve. Arriti te karakterizonte pothuajse te gjithe kulturen letrare arbereshe dhe te shqiptareve te Rilindjes. Nje permbledhje e studimit te Jeronim De Rades me titulli “L’identita degli albanesi con i pelasghi”, botuar me 1884. Ky botim i siguroi pra nje perhapje te gjere kesaj teorie ne qarqet intelektuale shqiptare te Ballkanit, por ne radhe te pare, te qarqeve intelektuale te shqiptareve te Rumanise. Arsyet e kesaj paravendosje te “Rilindjes” rreth gjysmes se shekulli XVIII qe na shtyjne te shohim tek Nikolle Keta dhe jo te Naum Veqilharxhi pararendesin e vertete te Rilindjes Kombetare Shqiptare, i gjejme ne permbajtjen e veprave dhe idete e intelektualeve qe dolen nga vatrat arsimore-fetare, greko-bizantine te krijuara ne Sicili dhe ne Kalabri, nga seminari arberesh i Palermos dhe nga kisha katolike arbereshe ne gjysmen e pare te shekullit XVIII. Por ka qene sidomos seminari greko-arberesh i Palermos, djepi i pare i formimit te kesaj vetedije nacionale (ante litteram), qe i sherben ceshtjes fetare te dallimit te perkatesise midis arberesheve dhe grekeve, deri atehere te perzier shpesh jo vetem ne terminologji nga disa kisha katolike, meqenese inkuadroheshin te gjithe si “italo-greke”. Ne vepren e Nilolle Ketes, “Tesoro di Notizie su de Macedoni” 1777, traktati i pare organik dhe ideologjik i Rilindjes, nje pjese e mire e librit te trete “Albani ed epiroti tra li macedoni”, vepra qe perfshin gjithsej tre libra, u eshte rezervuar familjes dhe figures se Skenderbeut, te cileve u kushtohen tre kapituj. Studimet gjuhesore qe prej kontributit te rendesishem te J. G. Von Hahn “Albanescie Studien”, 1854, nuk i dhane asnje mbeshtetje teorise pellazgjike, qe deftuan krejt te pathemelte nga ana shkencore, por kjo teori frymezoi shkrimtaret dhe intelektualet shqiptare dhe ua dha atyre nje arme politike per t’i perballur rreziqet qe vinin nga vendet e tjera ballkanike, perkatesisht politikat ekspansioniste dhe asimiluese nga ana kulturore. Interesi qe nxiste intelektualet arbereshe, pra dhe intelektualet shqiptare, ishte qe te provonin qe populli i tyre nuk ishte pa histori dhe pa identitet, perkundrazi ai rridhte nga nje popull i lashte dhe autokton sic ishin pellazget, te cilet ishin edhe me te vjeter se populli grek, qe konsiderohej populli me i vjeter i ketij areali edhe ne Evrope. Nga sa thame, kuptohet se miti pellazgjik hyn sipas kualifikimit te propozuar nga mitologu hungarez, nder mitet e teknicizuara. Ne fjale te tjera, keto mite mund t’i quajme edhe te ndertuara apo te perpunuara ne menyre artificiale. Sepse ketu eshte i qarte, sesi intelektualet rikujtonin me qellim imazhet e se kaluares, me shume mitike se sa historike, qe u duheshin atyre per te arritur nje objektiv te caktuar politik te se tashmes, per te justifikuar nga ana historike dhe morale levizjen e Rilindjes Kombetare. Karakteristikat deri diku dhe vetem ne siperfaqe, analoge me mitin pellazgjik, pati edhe mitin tjeter qe frymezoi letraret arbereshe dhe shqiptare te Rilindjes, ai kastriotian, ne kujtimin e figures dhe te epokes se Gjergj Kastriot Skenderbeut, ne kuptimin me te gjere te Shqiperise se shekullit XV, “Moti i madh”, qe si mit kreu nje funksion centralisti dhe drejtimi (drejtues) brenda levizjes se Rilindjes Shqiptare. Por ndryshe nga miti pellazgjik, qe qe nje mit vetem letrar i prodhuar nga angazhimi i grupeve intelektuale te shekullit XIX dhe ne mjedisin arberesh qe prej gjysmes se shekullit XVIII, miti i Skenderbeut ose me mire mitizimi i tij, kishte rrenje te thella ne folklor dhe ne kujtesen kolektive te komunitetit arberesh te Italise dhe pra duhet konsideruar, se paku pjeserisht dhe ne fillim si mit autentik i natyrshem dhe jo shprehje e nje miti te teknicizuar, te per punuar, sipas tipologjise mitologjike te propozuar nga Kerenyi.

    Duke jetuar larg studimit osman qe ishte kunder cdo kerkese autonomie kombetare qe vinte nga popuj te nenshtruar, arbereshet e Italise ishin ne gjendje me te favorshme per te ruajtur dhe per te pasuruar me tej ciklin e legjendave, te kengeve epike dhe te riteve tradicionale mbi Skenderbeun, qe kishin sjelle me vete nga memedheu i lashte ose qe kishin perpunuar ne memedheun e tyre te ri.

    Disa studiues, nder kete permendim ketu Gustav Meynrin dhe Dhimiter Shuteriqin, nder shqiptaret qe ia ngjiten De Rades dhe intelektualeve te tjere arbereshe te Rilindjes “fajin” se paskan qene nderhyres ne futjen e pranise se figures se Skenderbeut ne kenget epike tradicionale italo-shqiptare, duke arritur te vinin ne dyshim vertetesine, perpos vazhdimesise se kujtimit te heroit shqiptar ne kujtesen historike te komuniteteve arbereshe te Italise. Nje seri motivesh, ne te cilat jemi ndalur ne disa studime te meparshme, na sjellin ne perfundimin e anasjellte, pra dhe nuk mund ta ndajme opinionin me studiuesit qe sapo kemi cituar. Elementet kryesore tek te cilat mbeshtetemi per te mos e pranuar kete opinion, jane shkurtazi keto:

    1. Deshmia e Mikele Skutarit, prift i Shen Kostandinit ne vitin 1825, d.m.th para se te fillonte Rilindja e mirefillte, dhe pra ne nje periudhe ne te cilen nuk besoj se mund te dyshojme per ndonje “nderhyrje” eventuale te De Rades, meqenese poeti yne aso kohe ishte ende femije, na shkruan se, “ne ditet e Karnavalit ka ne keto fshatra nje gaz te gjithanshem. Del populli neper rruge dhe i mbledhur ne valle improvizon kenge kushtuar bemave historike luftarake te te pareve me te njohur, qe u dalluan ne veprat e tyre te veshtira”.

    2. Kerkimet e bera sistematikisht neper arkivat kishtare te komunitetit arberesh te Kalabrise na deshmojne se kujtimi i Skenderbeut u mbajt i gjalle pa nderprerje ne keto komunitete qe ne onomastiken arbereshe qe prej fillimit. d.m.th se paku prej fundit te shekullit XVI deri ne shekullin XIX.

    3. Analiza e disa kengeve tradicionale, nder keto me e njohura eshte “Kenga e Skenderbeut” dhe disa legjendave te mbledhura ne mjedisin arbresh, te lidhura me disa rite tradicionale, domethene si “rusallet” ne pranvere, “vallet” ne Pashke qe na sjellin ne disa momente kyce te epopese heroike te Gjergj Kastriot Skenderbeut. Te gjitha keto elemente i japin nje mbeshtetje te metejshme hipotezes sone, se ka centralitet perpos nje vazhdimesie dhe nje vitalitet te pranise se Skenderbeut ne kulturen folklorike dhe ne kulturen letrare te arberesheve te Italise. Ai nga mit i natyrshem, natyror mund ta quajme sipas skemes se propozuar nga Karol Kerenyi, qe perpunuar dhe ripropozuar si mit pjeserisht i teknicizuar nga grupet intelektuale arbereshe te Rilindjes Romantike, te cilat mbi kete motiv dhe ne imitim te modeleve dominuese te kultures evropiane te kohes kane krijuar rryma origjinale ne kuadrin e letersise romantike shqiptare dhe jo vetem brenda saj.

    Korrieri
    E Enjte, 18 Janar 2007

  8. #408
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    me disgusto lexova disa mendime te ēmuara ne disa paragrafe pikante,pershendes Albo,Sabriu e tjere
    Them me disgusto se thone te verteta qe po ti rimendojsh se
    dyti e se treti, ndjen merzi e hidherim
    Jo per vertetsine e tyre se sa per rrealitetin qe pasqyrojne,
    jo per veshtirsite qe paraqiten per ngritje se sa per mungesen
    e njerzve paraprijes e prijes por te mirfillte per te bere nje ngritje
    substancjale.Ah moj fjale e mjere ELITE je bere me e pa vlere se fjala
    kurve...
    Jemi politizu.kemi bere e tejkalu normen ne kte drejtim,e kte e
    vuan edhe ai qe e pranon edhe ai qe nuk e pranon kete.
    Identitewti? Po ē eshte ky?
    Si institucjon ,,,,pooooo i kemi kompjuterat njesoj si te Amerikes.
    si fasade....tamam,edhe per llafollogjin e tjera, dekori esht dekor.
    Si strukture... qytetarie shqiptare,ndjenje kombetare,gatishmerie
    per veper? Po ēfar vepre? Cili eshte themeli,cili muri cili ēatia?
    Tallet shum embel Xh.Suift ke ''Udhtimet e Guliverit''
    spijunit i thone burri drejte,te drejtit budalla,kriminelit i rrepte
    diku ku si udhetar i ra te njifte zakone te vendeve tjera,ne te vertete
    ai pershkruante punet e njerzit rreth tij.
    Shqiptari paska qene naivi me i madh qe mund te existoje,jo per gje tjeter por veē per renjen rob ne sllogane,per pragmatizmin e tij instiktiv, per shitjen qoft dhe pa e ditur te shpirtit te tij per hiēgje njesoj si per milion,e denushme ne ēdo rast kjo.
    Personalisht do ēmoja ndonje personalitet,ndonje figure,ndonje burre te vertete
    qe duke qene i tille,te dale ne shesh e te therrase''Un jam i marre,un jam imoral,
    un jam kusar,un jam i ēmendur...etj'' t ehidhesh ne ndonje pellg me balte e uj ete behesh helaq e pastaj te ngrihesh ,te mshinte balten te vinte kapellen e pasi te pershendeste gjith mirsjellje te shkonte e te qetsohesh,ne strofullen e vet,fole e ndritur po deshe...
    Ne nje vend sot teper te perparuar,ku njerzit ishin fshatare nga mendja e te disiplinuar nga frika o padija,nje ngas pronaret e nje fabrike pasi e studioi problemin,vendosi nja 20 kukulla gome madhesi natyrale,me ngjashmeri absolute
    me drejtuesit e fabrikave qe zoteronte,dhe i urdheroi puntoret,disa mijra keta,te kalonin para manekineve e cilin te kishin inat o t u kish bere ndoj padrejtesi le te qellonin me nje shkop qe gjendej aty prane....

  9. #409
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar mė parė nga jimmychrist
    Identiteti i qarte i Shqiptareve dihet eshte Shqiptare Europian te ciles do fe qofshim Shqiptare Europian jemi ne Europe jemi kete kulture kemi por dihet kemi edhe ndrehyrje kulturash te tjera por tani nuk do shikojm ato s'eshte caku yne nderhyrja e kulturave tjera ne kulturen shqiptare por Identiteti europian i shqiptareve.
    Atje ku synojne te gjithe ata shqiptare qe gjinden ne Shqiperi, Kosove e te gjitha trojet ilire, por edhe atje ku shqiptaret jetojne dhe marrin kulturen Europiane.
    Mendimi im ndoshta jo edhe i shumices.
    Pajtohem me ty e thu fort bukur jemi shqiptar europian me nderhyrje te kulturave tjera .
    Dhe mos te mendojm se tjerat shtete kan idnetitet te paster ..Jo qdo shtet ka pas lufta dhe kan qen te dominuar nga superfuqi te medha.
    Ne mendojm se vetem ne kemi qen te shkelur nga superfuqit e medha Jo shum shtete bile shtei ku jetoj une ka qen shum ma i shkelur se ne por vullneti i polullit ka arrijt te krijojn shtet ne shekullin 18.....

    fal teknikes dhe vullnetit te arkeologve te dashuruar per te kaluaren tonź po bejn hulumtime me arkeologet e botes dhe dim me shum per neve e jam krenare qe kemi nji te kauar te bukur.
    E dim tash te gjith qe ishim Pellazgź, ishim, Ilir dhe jemi shqiptar.
    Pellazget kan jetu gjith mesdheun dhe adriatikun.
    me luftra pellazget u ndan nji pjes ne lidje te afert e pjesa tjeter de mesdheun dhe adriatikun u futen helenet ne mes .tash jemi shqiptar e ....

    Thuhet nji fjalź popullore:Ata qe kan qen nji dit do jan edhe nji dit tjeter...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  10. #410
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-02-2007
    Postime
    23
    Une nuk i kutoj,si mund te heqin dor vet disa shqiptar nga te qenurit europjan.madje me qudite edhe vet Qosja qe i bie te njetit tel te sharkise shoveniste te Beogradit kur vie ne ato perfundime. Do te doja te besoja seai e bene kete pavetdije (ndonese thuhet se din shum, madje dikush e futi nder intelektualet me te shquar shqiptar!!!).Shtypi i verdh i Beogdardit qe nga koha e Nikolla Pashiqit ka bere qmos qe ne Europe te na paraqes si turq, musliman e te ngjashme duke bere perpjekje ketu qe te na trajtoj si popull pa identite. E drejt e secilit eshte te ndihet si te doj, por nuk eshte e drejt qe ne emer te saj te jep opinion qe apriori ne at ndjesine e tij ti fut te gjith.Le te shfletojne pak historine tone duke filluar nga antika.le te kerkojne hulumtimet arkeologjike te koheve te fundit dhe ata qe e kundershtojne identitetin europjan do shohin nje pasqyr krejtesisht tjeter.Arma me e fort serbe kunder nesh me shekuj ka qene keqperdorimi i faktit se shqiptaret perqafuan (dihet si) islamizmin ne shekut 16 ,17 dhe 18. Ketu nuk eshte fjala se perqafoj iden e te qenurit kristian siq u tha nga dikush per kadaren, por eshte qeshtja e idnetitetit europjan apo islam. te perpiqesh per ta mbrojtur kete te dyten ngjan me ate siq thot populli "me mih me shti ne det" KULTURA JONE MATERIALE DHE SHPIRTERORE ESHTE TIPIKE EUROPJANE NDERSA ELEMETET ISLAME QE HASEN NE TE JANE TE GERSHETUAR JO VETEM ME TRADITAT KRISTIANE POR DO THOSHA EDHE PAGANE. tek ne edhe metutje kremtohet Shen Gjergji, pastaj shen Mitri... Si mund te heqesh dore nga Shen Jeronimi qe ishte Ilir, mos te flasim per qendresen e Arberit ne kohen e Skenderbeut.besime eshte e drejt e secilit e patjetersushme, kjo nuk reflekton ne te njejten kohe edhe humbje identitetit mijvjeqar. edhe kur nuk na don Europa, ne jemi ne Te,madje jo vetem gjeografikisht por edhe shpirterisht.

  11. #411
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Nese asht me pyetje islami si problem per te qen Europian, europa ka afer dhejt milon musliamn ne te bile bile ma fetar dhe pa prantikant dhe qdo shtet ia mundeson kushtet per tu pre me mijera kurban diten e kurban Bajramit qe ne vende shqiptare nuk bahet ky organizim.
    Ka racizem ka laksizem kjo asht Europa"Te gjith ndryshe te gjith europian" pat then Chirak nji ditź..
    Nuk asht fare ne pyetje feja , ne jemi ne Europ por per te hy ne menyren ligjore sipas rregullave ne kemi shum nevoj per ndihen e Eurpa ep 20% te bugjetit shtetve te reja qe hyn ne Europ bile bile greqija qe sa vite asht ajo ende ka ket benifik...kur ja bana ket pyetje nji deputeti tha nuk asht asgje ...kjo shumė
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dorontina : 19-02-2007 mė 20:24
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  12. #412
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    Ne jemi ata qe jemi dhe nuk mund te behemi ndryshe...me teper jemi nje popull me nje kultur mesdhetare si edhe disa pjese apo regjione te europes, jugu i frances, disa regjione te spanjes e te italisė...

    Pra per te hyr ne kete klub secili paguan antarsimin, si nje klub a shoqate...
    Franca paguan per ēdo vite ne Bruksel nga 17 Miliard euro, e i kthehen vetem 14 si shperblim...

    Europa eshte vetem se nje shprehje gjeografike e nje kontinenti, nuk mund ti gjesh dy popuj te njejte ne te....te gjithe ndryshojne njeri nga tjetri.
    Pra si identitet europian mund te jene edhe amerikanet e jo ne qe jemi me dy kembet ne europen e bashkuar por qe mjerishte te tjeret nuk na njohin si europian e qe ketu eshte pengesa me e madhe e jona; mos njohja e te tjerve qe edhe ne jemi europian.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 19-02-2007 mė 21:28

  13. #413
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Ceshtja eshte se po ngaterrojme dy nocione krejt te ndryshme qe kane te bejne me termin Europe. Kur thuhet Europe, kemi te bejme me nje nocion gjeografiko-kulturor, ai kontinent europian qe njihet nga te gjithe ne prej hartes gjeografike.
    Kurse Bashkimi Europian (EU) eshte nje nocion politiko-ekonomik. Eshte nje bashkim shtetesh europiane, qellimi i te cilave eshte konsolodimi i nje federate paneuropiane, ku secili shtet te kete pavaresine e tij dhe qe i bashkojne te njejtat vlera demokratike.
    Te dy nocionet nuk mund te ngaterrohen me njera-tjetren. Edhe pse je i pozicionuar ne Europe, nuk eshte e thene qe detyrimisht mund te besh pjese ne kete union, por edhe anasjelltas, edhe pse nuk ben pjese ne kete union, nuk skualifikohesh detyrimisht nga te qenit europian. Por edhe pse je i pozicionuar ne kontinentin europian, a mos valle kjo te ben detyrimisht njelloj europian si spanjollet, italianet, ceket, francezet apo edhe gjermanet?

    Per sa i perket identitetit europian te shqiptareve, se pari keta kokat e kombit le te na perkufizojne njehere qarte se cfare nenkuptojne ata me identitetin shqiptar, cfare nenkuptojne me identitet europian, cilat jane bazat e ketij identiteti dhe pastaj le ta krahasojne identitetin shqiptar me identitetin europian dhe me vone le te na thone se sa i afrohet identiteti yne atij europian.

    Duhet menduar edhe dicka, qe pothuaj te gjitha periudhat pasmesjetare europiane, te cilat bene te mundur krijimin e identitetit te sotem europian, popullit tone i kane kaluar krejt anash pa e prekur fare, sepse dihet qe ne ate kohe vendi yne ishte nen ndikimin otoman dhe ishin shume te pakta mundesite qe ne vendin tone te ndikonin ato rryma qe krijuan identitetin europian. Ajo pakez fryme europian u percoll vetem nga ata pak mendjendritur, te cilet duke formuar vete nje identitet europian, u perpoqen ta percillnin kete edhe ne popull, megjithese nje gje e tille ne ato kohera ishte jashtezakonisht e veshtire, duke patur parasysh qe ne ato kohera nuk gjendeshin mjetet mediatike te sotme dhe kur mbi 90% e popullsise ishte analfabete.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pedro : 20-02-2007 mė 09:50
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  14. #414
    i pamartuar Maska e Dark_Fighter
    Anėtarėsuar
    15-12-2002
    Vendndodhja
    ne boten time
    Postime
    49
    Gjith Kultura Tek Shqiptari Eshte Mbledhur.
    Oh My God
    Elbasani qyteti femijerise.Elbasani the best

  15. #415
    I come back
    Anėtarėsuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Shume po flitet per identitetin e shqiptareve keto kohet e fundit. Me duket nje debat shume debil, per faktin se Evropa akoma nuk eshte krijuar dhe askush nuk thote un jam evropian, por thote un jam gjerman, spanjoll, rumun....
    Me sakte: shqiptar eshte ai qe ka nje nacionalitet te tille, qe flet shqip. Nje shqiptar mund te jete me sy te zinj, boje qelli, kafe, ose ngjyre tjeter. Ai mund te jete katolik, mysliman, ortodokse ose mund te jete i pa fe. Ne qofte se neser Shqiperia mund te futet ne Evrope atehere te gjithe shqiptaret pa dallim feje apo njyre do te quhen shqiptare evropiane. Ne qofte se Evropa do krijoje nje gjuhe te perbashket duke bere te mundur zhdukjen e gjuheve te tjera atehere do quhemi evropiane.
    Nuk jemi ne kohen e Millosheviēit kur serbet myslimane quheshin turq.

  16. #416
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anėtarėsuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Citim Postuar mė parė nga qafezezi
    Shume po flitet per identitetin e shqiptareve keto kohet e fundit. Me duket nje debat shume debil, per faktin se Evropa akoma nuk eshte krijuar dhe askush nuk thote un jam evropian, por thote un jam gjerman, spanjoll, rumun....
    Me sakte: shqiptar eshte ai qe ka nje nacionalitet te tille, qe flet shqip. Nje shqiptar mund te jete me sy te zinj, boje qelli, kafe, ose ngjyre tjeter. Ai mund te jete katolik, mysliman, ortodokse ose mund te jete i pa fe. Ne qofte se neser Shqiperia mund te futet ne Evrope atehere te gjithe shqiptaret pa dallim feje apo njyre do te quhen shqiptare evropiane. Ne qofte se Evropa do krijoje nje gjuhe te perbashket duke bere te mundur zhdukjen e gjuheve te tjera atehere do quhemi evropiane.
    Nuk jemi ne kohen e Millosheviēit kur serbet myslimane quheshin turq.
    E po tani kemi mall pėr kohėn e Milloshevicit! Pra kohėn, apo kohėrat, kur nuk na dinin pėr shqiptar, por na quanin turq, arab, aziatik, apo njerzė me bishta, tė parasimuar po se po, por asesi njė popull europian, pra asesi nuk donin tė dinin(edhe pse e dinin) se shqiptarėt janė ndėr popujt mė tė vjetėr tė kontinentit! Dhe pasi Milloshevici nuk ėshtė sot dhe pasardhėsitė e tij poashtu antishqiptar nuk e kanė tashmė forcėn (urrejtjen po) e argumentit tė na quajnė sic na kanė quajtur, dalin ca "shqiptarė", ca hica dhe thonė jo po ne jemi shqiptar, por nuk jemi taman shqiptar, jemi nė Europė por nuk jemi taman europian... Pra, thėnė shkurt, duan tė thonė se jemi gjithėcka por jo ata qė jemi, pra nuk jemi shqiptar dhe si komb e popull nuk i pėrkasim racės europiane dhe gabimisht jemi kėtu, ku jemi, pra nė Europė!
    Faqezinjtė! Horrat! Korbat!...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DardanG : 27-02-2007 mė 08:36

  17. #417
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Shqiperia nė identitetin kulturor

    25 Shkurt Shkrimtari i njohur Kasem Trebeshina analizon debatin e hapur mbi identitetin e shqiptarėve. "Metropol" do tė botojė tė plotė veprėn e Trebeshinės, ndėrsa mbetet i hapur tė botojė analizat, tė cilat mund tė jenė tė kundėrta ose pro me Trebeshinėn. Analiza ėshtė e plotė dhe nė respektim tė plotė me drejtshkrimin e Trebeshinės, i cili paraqet mendimet e tij, por qė nuk janė tė gazetės.

    Vetėm pak mė parė pėr identitetin e shqiptarėve u zhvillua njė debat mes Ismail Kadaresė dhe Rexhep Qosjes. Ndėrsa Trebeshina ka zgjedhur qė mendimet e tij pėr kėtė ēėshtje t’i paraqesė nė gazetėn "Metropol"

    Kapitulli i parė

    Debate tė ēuditshme


    Plot dhe pakėz mė shumė se dhjetė vite mė parė, pikėrisht nė shtatėdhjetė vjetorin tim tė lindjes, dikush nga televizioni mė kėrkoi takim dhe mė propozoi qė tė merrja pjesė nė njė debat televiziv pėr ismailkadarenė.

    Ai dikush ishte dhe njė nga moderatorėt mė tė mirė tė televizioneve shqiptarė... Por, kjo nuk ka asnjė rėndėsi!... Kėtu ajo qė vlen tė trajtohet ėshtė debati.

    Pse bėhej ai debat?...

    Para se tė futemi nė thelbin e ēėshtjes, ėshtė mė mirė qė tė shtyhemi tej nė rrjedhėn e ngjarjeve.

    Rreth tre vite mė vonė njė nga zonjat e shumta tė ismailkadaresė, pasi me mendjelehtėsinė qė e karakterizon mė kishte bėrė disa ftesa qė tė merrja pjesė nė ato mbledhjet qė organizonte ajo me tė hollat e nuk dihet tė kujt, mė dėrgoi mė nė fund njė njeri me propozimin qė tė merrja pjesė nė debatin e planifikuar "dy shkrimtarė pėr njė karrige".

    Titull i bukur sa mė s“thuhet... Vetėm se...

    Po!... Ajo zonja... Zonjat e tjera dhe tė gjithė zotėrinjtė qė lėpijnė akoma kockat qė ka hedhur dikur partia e punės e Shqipėrisė, duhet tė dinė se unė nuk kėrkoj asnjė karrige shqiptare!... Fronin tim e kam bėrė unė vetė dhe nuk ka lindur... Dhe as nuk do tė lindė ai qė do tė ma marrė...

    Le tė shkojmė mė tej!...

    Jo, jo!... Nuk do ti marrim tė gjitha me radhė!... Do tė tregojmė vetėm kėtė tė fundit!...

    Shqipėria ishte dhe ėshtė nė debat!...

    De, more, de!... Ishte kaps ismailkadareja dhe duhej debati qė tė ēlirohej...

    Mė marrin nė telefon nga njė gazetė...

    Si dhe herė tė tjera!...

    Ajo zonja kėrkonte takim dhe intervistė!... I them prerė se nuk doja tė takohesha me tė dhe se nuk doja tė merrja pjesė nė debate sharlatanėsh mesjetarė!...

    Pavarėsisht nga kjo, emri dhe fotografia ime u panė nė gazetėn e tyre... Dhe jo vetėm kaq!... Rreth tri javė mė vonė fotografia e ime, e marrė nga Kosova, u duk pėrsėri nė njė gazetė si zbukurim i debatit pėr identitete tė falsifikuara.

    Kėto incidente tė tyre nuk do tė kishin asnjė rėndėsi sikur tė ishin thjeshtė shkelje tė etikės nė fushėn e informacionit masiv.

    Por ato nuk ishin dhe nuk janė vetėm aq!... I kalojmė shkeljet nė pėrmasat e etikės... Dhe nė horizontin shqiptar ngrihen pėrbinshėm hijet e institucioneve marksiste-leniniste, qė nga Akademia dhe Universiteti dhe gjer tek teatrot dhe Lidhja e Shkrimtarėve!...

    Pse organizohen kėto debate me ismailkadarenė?!...

    Thjesht: Pėr tė vazhduar lojėn e ndyrė qė ai tė jetė i pranishėm gjithė vitin me dymijė ditė nė jetėn politike shqiptare... Qė tė mos harrohet!...

    Dhe shpikim ēmime, nga ai dhe pėr atė, vetėm e vetėm qė shqiptarėve t“iu kujtohet nė ēdo ditė dhe nė ēdo rast Shqipėria e enverhoxhės, qė merrte ēmime ndėrkombėtare pėr ushqimin, kur qumėsht dhe vezė nuk kishte nė treg!... Dhe shpikėm ēmime nga ai dhe pėr tė qė tė mbetet gjithnjė i pranishėm nė jetėn shqiptare enverhoxha dhe absolutizmi i tij i pashembullt nė histori!...

    Politikanėt shqiptarė, tė edukuar me frymėn marksiste-leniniste nė institucionet qė kishte ngritur enkas partia e punės, mungesėn e enverhoxhės nė jetėn politike shqiptare mundohen ta mbushin me letėrsinė e realizimit pornoburokratik socialist dhe, kryesisht, duke zbukuruar figurėn e ismailkadaresė, tė shėmtuar si letrar dhe si njeri.

    Veprat kryesore tė ismailkadaresė nuk mund tė kenė vend nė arsimimin e shqiptarėve!... Se ismailkadareja ėshtė njė komunist tėrėsisht i zbuluar nė kriminalitetin e tij!... Mjaftojmė tė kujtojmė zhvarrimet, dimrin e madh dhe vėllimin e nėntėmbėdhjetė tė enverhoxhės me tė gjitha detajet e tij!... Prandaj asnjė nuk mund tė merret letrarisht me veprat e ismailkadaresė, por tė gjithė sė bashku merren me fryrjen e tullumbaceve qė krijojmė vetė!... Prandaj institucioni i ngritur posaēėrisht pėr atė lloj shkrimtari organizon herė pas here debate!... Ėshtė si ato tė hollat e ndyra qė kėrkojnė patjetėr larje!...

    Se si mund tė shpjegohet qė, edhe pas debatesh tė pėrsėritura, kur ismailkadareja, i vėnė me shpatulla nė mur, ka pranuar nė shtyp hapur se nuk ėshtė disident, me kėmbėngulje prej idiotėsh, njerėzit e klanit tė tij pėllasin se ai ėshtė i pari i disidentėve?!...

    Nė kėtė rast kemi tė bėjmė vetėm me logjikėn enverhoxhiste tė futur nė trutė e tredhura nga institutet e marksizėm-leninizmit.

    Jashtė ēdo dyshimi ismailkadareja ėshtė njė kriminel komunist nga ata tė Sigurimit tė shtetit. Pėr tė vėrtetuar kėtė mjafton vetėm fakti qė ai, pėr arsye thjesht personale, ka dėnuar njė familje tė pafajshme qė nuk kishte shkelur as edhe ligjet komuniste tė asaj kohe.

    Zotėrinj!... Me kriminelė tė tillė do ta bėni demokracinė?!...

    Vėshtirė se do tė shpėtoni edhe ju nga dėnimi moral!

    Kapitulli i Dytė

    Hisbollahėt shqiptarė


    Hisbollahėt e partisė sė punės sė Shqipėrisė nuk pėrjetojnė nė asnjė ditė tė vitit qė tė kurdisin debate pėr ismailkadarenė dhe temat i gjejnė me tė vėrtetė shumė tė larmishme.

    Gjatė gjithė periudhės sė tranzicionit qė, siē duket, nuk do tė ketė mbaruar nė rrotacionin e ēuditshėm politik shqiptar, refreni i kėngės pėr ismailkadarenė po pėrsėritet gjer nė shurdhim pa asnjė strofė!... Dhe njerėzit qė e kėndojnė janė po ata!... Nė Universitet, nė Lidhjen e shkrimtarėve, nė Akademi, nė Teatėr... Tė mbėshtetur nga shteti!... Dje u delnin tė arrestuarve nė gjyqet komuniste, sot ngrehin gjyqe kundėr tė drejtėve pėr t’u mbyllur gojėn... I pushojnė nga puna...

    Listėn e gazetave nuk ke pse e bėn, se janė tė gjitha!...

    Edhe listėn e njerėzve qė merren me punėt e mėparshme tė ndyra nuk ke pse e bėn!... Atė e dinė pėrmendėsh tė gjithė!... Se janė po ata njerėz!...

    Po!... Aty mund tė shtosh edhe disa tė burgosur si mercenarė!... Ndonjė hisbolla ortodoks si Maks Velua... Ose edhe ndonjė prozelit...

    Dhe tė gjithė kėtė zamallahi kėrkojnė ta pėrligjin me punėn e identitetit dhe tė kulturės perėndimore!... Me shkėputjen nga Lindja dhe kalimin nė Perėndim!... Dhe ai lloj kalimi pa ismailkadarenė na qenkėsh i pamundur!...

    Nė kėtė pikė grupi i atdhetarizuar ismailkadarean ndahet nė reparte tė mėdha. Njėri repart hisbollahėsh kėrkon t`i bindi tė gjithė se ismailkadarea ka vlera shumė tė mėdha, ndaj duhen luftuar tė gjithė “armiqt e popullit” qė atij t“i mbulohen krimet... Dhe t“i marrė tė gjitha ato qė meriton!... Dhe ashtu, sigurisht me magji, t“i hapi Shqipėrisė rrugėn pėr nė perėndim!... Dhe tė gjitha ato qė meriton janė:

    1-Tė shėnohet emri i tij kudo si i vetmi disident shqiptar dhe mė i madhi nė botė!

    2-Tė shėnohet emri i tij si shkrimtari mė i madh nė botė!

    3-Tė shėnohet emri i tij mbi parlamentin, mbi flamurin dhe mbi atdheun!...

    Edhe ata tė repartit tjetėr hisbollah i pranojnė tė gjitha kėto shėnime pėr tė, por vetėm me njė ndryshim tė vockėl fare: "Ai meritat, si ato artistike, ashtu dhe ato moralo-politike, nuk i ka, por ne pėr hir tė atdheut qė ka nevojė pėr gjėra tė atilla, duhet t“ia veshim dhe ngjeshim me ēdo kusht!... Pėr ndryshe humbasim Atdheun!...

    Pėrrallat e Lashta, pasi u shtoi edhe pėrrallat e Mesjetės, Shqipėria po mundohet t“i shtyjė mė tej duke i mbushur edhe me pėrrallat e ndyra tė kohėve tė reja!... Dhe me ismailkadarenė e enverhoxhės, pasi vodhi skeletet e italianėve, u gjend e katranosur dhe me skeletet e grekėve!... Aty filloi dhe shkrimtari nga Gjirokastra dhe do tė vazhdojė mė tej duke vjedhur dhe klerikėt!...

    Dhija ka punėn e saj, cjapi pse kruhet?!... Dhe kur dihet qė ismailkadareja nuk shtyhet dot mė tej pa njė ‘padron’ tė gjithėfuqishėm, ēfarė kėrkon Shqipėria qė ngatėrrohet me skelete dhe identitete?!... Nuk i mjaftuan vjedhjet e skeleteve, vjedhjet e Ricosit dhe tė tjerėve?!...

    Ka tė ngjarė qė tė jenė ngatėrruar dhe tė tjerė!...

    Pse?!...

    Punė tė hollash, zotėrinj!... Dhe tė hollat duket kanė fuqi tė madhe tėrheqėse!... Prandaj dhe ai prozeliti mjeran nxiton tė marrė hua njė kafkė gaztori dhe harron tė gjithė skeletin e Fishtės sė hedhur nė lumė!...

    Domosdo!... Ndryshe si do tė mund t“i vinte nė ndihmė mjeranit nga Gjirokastra?!...

    Le ta nisim punėn qė nga fillimi!...

    Shqipėrisė iu dashka shumė Ēmimi Nobel pėr ismailkadarenė!...

    Pse pikėrisht pėr atė?!...

    Qė tė hyjė nė Evropė?!...

    Pse duhet tė hyjė nė Evropė vetėm nė sajė tė tij?!...

    Se Evropa beson vetėm identitetin e ismailkadaresė!...

    Atėherė del qė Evropa kėrkon gėnjeshtra dhe gėnjeshtarė!...

    Jo... Po!...

    Ēfarė?!...

    Po ja... Evropa tashti ėshtė nė njė hall tė madh lidhur edhe me luftėn e kulturave!...

    Ndal!... Kėtu duhet tė sqarohemi!...

    Nė moshėn njėzetė e tre vjeēare nė Shėn Petėrburg unė kam ngulur kėmbė se ka vetėm njė kulturė... Dhe ėshtė ajo e gjithė njerėzimit!...

    Edhe tashti qė jam tetėdhjetė vjeē nuk tundem nga ajo pikėpamje!

    Njihet shumė mirė historikisht se gjer te periudha e bronzit njerėzit e bardhė kanė qenė shumė mė poshtė se tė tjerėt nė zhvillimin e tyre!... Dihet se qytetėrimet e para kanė filluar nė ngulimet buzė lumenjve tė mėdhenj qė nga Nili dhe gjer te Lumi i Verdhė!... Aty pranė lumenjve tė mėdhenj kanė filluar formimin e tyre kombėsitė nė formėn e hershme si popullsi e njė gjuhe!... Sigurisht nė paraqitjen si fise!...

    Kėtu nuk ėshtė vendi qė tė merremi me histori, ose me gjeografi. Mjafton tė themi se njeriu ishte njė kafshė si tė gjitha kafshėt. Pėrmes tė folurit dhe mendimit krijoi ėndrrat e tija qė larguan pėrfundimisht nga kafshėt e tjera dhe e vunė nė brazdėn e njė mėnyre tė veēantė jetese. Praktika e gjatė nė atė mėnyrė jetese kėrkoi krijimin e domosdoshėm tė disa normave morale qė do tė mundėsonin tė shtyhej pėrpara nė atė drejtim.

    Kjo ėshtė kultura njerėzore.

    Ajo qė paraqesin klerikėt me uniforma si kulturė dhe si epėrsi mbi tė tjerėt nuk ka tė bėjė fare me kulturėn dhe, si antikulturė, duhet luftuar gjer nė fund!...

    Hamendėsimet mbeten gjithnjė hamendėsime!...

    Tė luftosh njerėzit gjer nė zhdukjen e tyre duke ngulur kėmbė se hamendėsimet e tua janė absolutisht tė vėrteta dhe, si tė tilla, tė padiskutueshme, ėshtė marrėzi!

    Unė e dua Evropėn nė mėnyrė tė veēantė jo pse kam lindur nė Evropė, por pėr atė rilindje tė jashtėzakonshme dhe pėr ato rrjedhime qė na drejtuan nė kahen e ligjit, tė barazisė para tij... Qė na siguruan tė gjitha tė drejtat si bashkėsi dhe si individ!

    Nėse dikush nė Evropė beson se do tė na detyrojė qė tė falemi ashtu si falet ai, ose qė tė besojmė se kulturė ėshtė ajo qė i ėshtė mbushur atij mendja i bazuar verbėrisht nė dogmėn e asaj qė beson, e gėnjen mendja!... Unė nuk jam besimtar dhe njė gjė tė tillė e them hapur!... Dhe nuk do tė ketė asnjė kontinent qė tė mė detyrojė qė tė besoj!... Dhe ashtu si jam i bindur pėr tė mos besuar, nderoj akoma mė shumė ata qė kanė gjetur njė rrugė tė sigurt besimi!... Por kulturėn e kemi tė gjithė sė bashku dhe nuk ia njoh askujt pronėsinė e veēantė mbi tė!

    Nuk besoj nė asnjė mėnyrė se nė Evropė ka njerėz me mend nė kokė qė mund tė besojnė nė kthimin e rekonkuistave ose tė inkuizicionit!... Njerėzit do tė jetojnė aty ku janė, duke gėzuar tė gjitha tė drejtat, pėrfshi dhe tė drejtėn pėr tė besuar apo pėr tė mos besuar!

    Po!... Kėtė lloj Evrope unė e njoh!... Se kjo Evropė ėshtė Evropa ime!.. Atė Evropėn tjetėr tė antikulturės dhe tė marrėzisė as Evropa e vėrtetė nuk do ta njohė!...

    Duke u nisur nga sa rendita mė sipėr, e them hapur se hisbollahėt e kolektivitetit komunist nuk kanė asnjė tė drejtė qė tė na shesin pėr ēdo ditė dhe nė ēdo ditė ismailkadarenė!... Dhe nuk kanė asnjė arsye kombėtare qė tė thėrresin njė mbledhje pseudoshkencore tė mbuluar-zbuluar pas njė instituti me emėrim e njė politikani tė rėndėsishėm italian... Dhe pasi kishin bėrė mė parė me zhurmė njė mbledhje tjetėr ismailiste pėr Dante Aligerin!...

    Duket kohėt e fundit hisbollahė po i shtojnė uniformat!... Por, i ēfarėdo feje qė tė jetė hisbollahu mbetet gjithnjė hisbollah dhe ajo qė e dallon mė shumė ėshtė tendenca pėr t’i imponuar atė qė mendon ai!

    http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=39144


    Analizė e debatit Qosja-Kadare pėr identitetin e shqiptarėve

    26 Shkurt "Metropol" boton: Kasem Trebeshina nė Kultura dhe Antikultura (Daullet e Zhvarrimeve)

    Nė vitet 50 u kėrkua tė mos njiheshin romanėt e shkuar, por roman i parė do tė ishte ai pas Hoxhės

    Enver Hoxha kėrkoi tė sillte vitin zero

    Nė numrin e shkuar Trebeshina ka analizuar pėrplasjet duke i etiketuar tė ēuditshme dhe duke hedhur idenė se Kadare mbėshtetet nga disa klane, qė pėrpiqen vetėm pėr tė mbajtur tė ndezur arenėn rreth Kadaresė. Ndėrsa shton se Shqipėria ėshtė nė Evropė dhe si e tillė do tė jetė pavarėsisht qėndrimeve tė personave tė ndryshėm. "Metropol" nė numrin e shkuar botoi dy kapitujt e parė, "Debate tė ēuditshme" si dhe "Hisbollahėt shqiptarė". Ndėrsa sot boton dy kapituj tė tjerė "Mesjeta nė tė gjithė stinėt" dhe "Numri njė i dekretuar". Analiza e Trebeshinės ėshtė e pėrbėrė nga shtatė kapituj.

    Nė shkrimin e parė Trebeshina thekson se bindjet dhe kultura e njė personi nuk mund tė ndryshojnė nga dėshira e dikujt tjetėr, por se ajo mbetet si e tillė. Ndėrkohė qė vetė debatin pėr Identitetin ai e quan tė kotė dhe pa kuptim.

    Analiza e Trebeshinės botohet pėr herė tė parė nė mediat shqiptare. Ndėrsa theksojmė se kėto janė vetėm qėndrime tė tij dhe nuk pėrbėjnė njė qėndrim tė gazetės. Ndaj dhe "Metropol" mbetet e hapur pėr tė botuar reagime qė janė pro ose kundėr kėsaj analize.

    Shėnim i redaksisė

    Shkrimtari i njohur Kasem Trebeshina analizon debatin e hapur mbi identitetin e shqiptarėve. "Metropol" do tė botojė tė plotė veprėn e Trebeshinės, ndėrsa mbetet i hapur tė botojė analizat, tė cilat mund tė jenė tė kundėrta ose pro me Trebeshinėn. Analiza ėshtė e plotė dhe nė respektim tė plotė me drejtshkrimin e Trebeshinės, i cili paraqet mendimet e tij, por qė nuk janė tė gazetės.

    Vetėm pak mė parė pėr identitetin e shqiptarėve u zhvillua njė debat mes Ismail Kadaresė dhe Rexhep Qosjes. Ndėrsa Trebeshina ka zgjedhur qė mendimet e tij pėr kėtė ēėshtje t’i paraqesė nė gazetėn "Metropol"

    Kapitulli i Tretė

    Mesjeta nė tė gjithė stinėt


    Nė kohėt nė tė cilat jetojmė historinė dhe gjeografinė e mėsojmė tė gjithė qė nė moshė tė vogėl fare. Pėrveē kėsaj, tė gjithė dhe nga tė gjitha anėt dėgjojnė nė ēdo ditė tė vitit pėr ngjarje tė ndodhura nė ēdo kėnd tė botės!... Nuk jemi mė nė kohėt e lashta kur bota pėrfytyrohej si njė gaforre e madhe... Ose si njė arkė nė formė kubike!... Nuk jemi as nė Mesjetė kur njė ngjarje e njė kontinenti arrinte nė kontinentin tjetėr pas mė shumė se dhjetė shekujsh!

    Edhe inkuizicioni ka njė histori dhe njė gjeografi tė njohur prej shekujsh me radhė dhe tė mbushur me dhunime tejet tė egra tė tė gjitha tė drejtave tė njeriut dhe, nė mėnyrė tė veēantė, tė tė drejtave pėr dituri!... Dhe tė shkeljes mbi ndėrgjegjen e tė tjerėve! ...

    Nė Evropėn e sotme nuk mund tė ketė vend pėr gjyqet e inkuizicionit!... Nuk mund tė digjen mė njerėz tė gjallė nė turrėn e druve pėr ēėshtje besimi, ose pse toka lėviz!... Ashtu siē keni ju tė drejtė tė besoni tė njė Autor i Gjithėdijshėm dhe t“i faleni atij, ashtu edhe ne tė tjerėt kemi tė drejtė tė mos besojmė nė njė Autor tė Gjithėdijshėm dhe tė mos i falemi atij!... Kjo ėshtė njė ēėshtje qė nuk mund tė diskutohet!...

    Ajo qė mund tė diskutohet ėshtė njohja gjer ku mund tė shkojnė kufijtė e saja!... Dhe debatet rreth kėtij problemi duhet tė bėhen nė mėnyrė njerėzore, pa shkelur tė drejtat e askujt dhe pėr tė mirėn e tė gjithė njerėzimit!... E ardhmja e njerėzimit qėndron brenda kufijve tė interesave tė tė gjithėve dhe nė kuadrin e kulturės qė ka krijuar vetė njerėzimi!

    Fushat e debateve janė tė ndryshme dhe duhet tė kenė si qėllim gjetjen e rrugėve mė tė shkurtra pėr tė arritur nė pėrfundime sa mė tė mira pėr jetėn e njerėzve nė tokė dhe mė vonė ndofta gjetiu.

    Pasi pėrcaktuam llojet historike tė debateve dhe pėrfundimet e tyre nė shekuj tė ndryshėm, le tė kalojmė te problemet gazetareske tė gazetave dhe gazetarėve gjatė kėtyre muajve tė fundit!...

    Tė gjithėve gati sa nuk po u binte tė fikėt se dy kulmet e vlerave panshqiptare... Thėnė ndryshe, dy nderet e veēanta tė kombit po pėrplaseshin nė njė debat tmerrshėm!...

    Palaēollėqe tė zakonshme pėr tė bėrė bujė!... Se njėri e kishte thėnė qė nė fillim tė viteve shtatėdhjetė kush ishin poetėt e estradave ...Dhe nuk kishte pse priste shekullin tjetėr pėr tė na i thėnė!... Kurse tjetri aty pak kohė mė parė na tregonte se e zinte qetėsisht gjumi kur kujtonte atė person tė dashur!...

    Megjithatė le ta pranojmė se u zunė!... Dhe u zunė keq... Dhe kaluan nė debat!... Nė fund tė fundit, punė e tyre!... Por kėta tė tjerėt ēfarė pune kanė nė atė debat?!...

    Le tė kujtojmė edhe njė herė atė qė thotė populli shqiptar pėr dhinė dhe cjapin!...

    Pėr respekt ndaj seksit tė bukur edhe kėtė radhė nuk po e shėnojmė tė tėrėn atė qė thotė populli shqiptar!...

    -Pse tė mos e themi?!... Pėrgjersa e thotė populli...

    Po mirė!... Gjersa duhet thėnė, dikush ta thotė!... Ne le tė vazhdojmė tregimin!... Dhe ...Si tė thuash!...

    Nė fund tė fundit, dy njerėz ishin tė ngeshėm dhe kėrkonin tė vrisnin kohėn duke bėrė debat!... Po tė tjerėt pse hynė nė atė valle idiotėsh?!... Dhe atij klerikut ēfarė i duhej qė tė kėndonte disa arie tė mjaltosura?!...

    Duket, nė vėshtrim tė parė, si njė mėndje lehtėsi zakonshme ... Por nuk ėshtė ashtu!

    Tė gjithė mund ta keni vėnė re se kur ndonjė i huaj shkruan ndonjė lavdėrim pėr ismailkadarenė, ai thirret nė gosti si mik, trajtohet me bujari dhe pėrcillet me nderime!... Por sapo nis ai tė thotė qė ismailkadareja nuk e ka atė rėndėsi qė i jepet, njeriu pak mė parė i nderuar kthehet nė palaēo, nė kolonialist, nė armik i Shqipėrisė...Dhe sharjet nuk kanė fund!... Dhe vendi i atij tė huaji qė ka guxuar tė preki pakėz ismailkadarenė pėrcaktohet si njė vend stalinist... Edhe pse stalinizmi nuk ka arritur ndonjėherė gjer nė atė vend!

    Marksizėm-leninizmi enverhoxhist i aristokratizoi shkrimtarėt pornoburokratikė oborrtarė nė kuadrin e mesjetizmit tė kuq feudal tė tij qesharak, dhe ata pornoburokratikėt oborrtarė tė aristokratizuar, u mėsuan me gradat qė iu ngjiti enverhoxha ... Dhe e ndjenin veten shumė mirė brenda atij aristokratizimi tė mbrojtur gjer nė marrėzi nga njė repart pseudoestetokritikėsh me tru tė tredhura!...

    Ja si janė punėt, zotėrinj!... Tė gjithė janė tė lidhur bukur shtrėnguar me interesat feudale dhe nuk duan qė t“iu iki ajo qė kanė siguruar!... Shkrimtari ose akademiku, titujt!... Profesori vendin e punės nė universitet me leksionet pėr ismailkadarenė!... Dhe kėshtu me radhė!...

    Feudalizmin e enverhoxhės pushtetarėt shqiptarė nuk e mbajnė dot hapur... Se prishen me Strasburgun !... Por ata e kuptojnė se, duke mbajtur aristokratin qesharak si tė fisėm enverhoxhist, tėrthorazi, nė emėr tė pseudogjenialitetit letrar pornoburokratik, sigurohet pėr tė gjithė mbajtja e karrikeve tė thyera qė riparohen me tė hollat e trafiqeve dhe tė drogės!

    Pėr njė lojė tė tillė feudalėt e kuq u aftėsuan qė nė Katovicė.

    Mirėpo lojėrat nė jetėn njerėzorė asnjėherė nuk janė aq tė thjeshta sa duken... Dhe njė lojė qė vazhdohet pak si gjatė nė histori gjithnjė ėshtė mbyllur me koka tė prera njerėzish!...Dhe me ato lloj kokash qė kujtonin se nuk do tė binin kurrė!...

    Megjithatė duhet pranuar se nė Shqipėri punėt janė mė shumė tė ngatėrruara se nė vendet e tjera ku, njė herė i rrėzuar, e ke tė vėshtirė tė ulesh pėrsėri nė karrigen e mėparshme. Nė Shqipėri, edhe pasi rrėzohesh dhe hyn nė burg, ose edhe pasi tė shajnė me ē“tė mban pragu, e gjen mundėsinė qė tė kthehesh nė pushtet!... Dhe, pėr ēudinė e tė gjitha ēudirave, pushtetari i rrėzuar dhe i rikthyer del se nuk ka vėnė mend!...

    Feudalizmi si feudalizėm... Dhe,pa asnjė dyshim,do ta ketė dhe fundin e tij tė paikshėm!... Kėtu mbetet pėr t“u shpjeguar vetėm arsyeja e futjes nė debat e atij pėrtejasit!...

    Tė gjithė mundohen qė ta shpjegojnė se ai bėri gabim!... Dhe, qė ta zbusin pakėz gjendjen, i ngarkojnė dhe pakėz gabim kėtij tjetrit kėtu!... Por nė tė vėrtetė puna nuk ėshtė te gabimet!...

    Historia, po nuk e gjete vendin mirė nė tė, tė nxjerr jashtė loje!... Dhe kur mbetesh jashtė loje, fillon tė bėsh marrėzira!... Se nuk ka pse tė kujtohen vitet shtatėdhjetė nė shekullin tjetėr!... Dhe nuk ka pse tė kujtohet llahtarisja e dosjeve pas njė periudhe tė gjatė tranzicioni!... Pėr atė pėrtejasin ėshtė vonė tashti qė tė kujtohet pėr dramat dhe pėr romanet qė mund tė zėvendėsojnė dosjet!...

    Dhe prapėseprapė, pėr atė nuk do tė ishte kurrė vonė qė ta rishikonte tė gjithė jetėn e tij me guxim dhe tė pranonte atė qė duhet tė mbetet nga ajo qė ka bėrė ai vetė.

    Debati i tyre si debat nuk ka asnjė rėndėsi. Ai ėshtė njė nga pėrleshjet e fundit nė caqet e pėrpjekjeve qesharake brenda feudalizmit tė kuq pėr tė siguruar vazhdimėsinė e mbajtjes sė privilegjeve feudale qė nuk mund tė mbahen mė.

    Kapitulli i katėrt

    Numėri Njė i dekretuar


    Nė kohėn e tij enverhoxha, i mbėshtetur mirė nga jugosllavėt dhe sovjetikėt, u pėrpoq qė tė vendosė vitin zero dhe ēdo gjė tė mėparshme nė histori ta quante errėsirė... Kurse ēdo gjė me tė dhe pas tij ishte dritė siē ishte edhe ai vetė me partinė e tij tė gjirokastrizuar gjer ku nuk mund tė thuhet.

    Tė gjitha dekoratat, titujt, gradat,ēmimet, botimet me pagesė nė gazetat e huaja nuk mund ti mbulojnė krimet e tmerrshme qė u kryen gjatė sundimit tė tij tė ndyrė gjer ku nuk mund tė mendohet.

    Ai ishte sabotonjėsi kryesor i luftės kundėr fashizmit dhe pėrgatitėsi numėr njė dhe mė dinaku i Luftės Civile nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore... Dha ai ėshtė organizatori mė i djallėzuar i krimeve komuniste nė Shqipėrinė e pas luftės... Bashkė me Koēi Xoxen, Mehmet Shehun, Hysni Kapon, Beqir Ballukun, Kadri Hazbiun, Ramiz Alinė dhe tė tjerėt!..

    Pas Katovicės komunistėt filluan lojėn e tyre tė re. Hoqėn tabelėn e vjetėr dhe vunė njė tė re tė shkruar dhe tė ngjyrosur nė mėnyrė tė pėrsosur.

    Ata nga jashtė, jo se nuk i kuptonin dhe nuk i kuptojnė manovrat e mėsipėrme, por, duke i pasur tė rregulluara punėt e tyre, duan tė nxjerrin gėshtenjat me duart e tė tjerėve.

    Kjo ėshtė pjesė e moralit tė tyre dhe, qė tė jemi tė saktė, veprime tė tilla bėjnė pjesė jo nė kulturėn e tyre, por nė antikulturėn e pėrdorur nė raste tė veēanta.

    Nga kjo lloj praktike e fuqive evropiane pėrfituan shumė komunistėt shqiptarė, pakėz si tė hutuar nė periudhėn e parė tė tranzicionit. Por ata trashėgonin njė mėsim tė madh nga udhėheqja komuniste sovjetike!... Ai mėsim ishte nxjerrė nga loja trazuar bukur nė letėrsinė pėrmes pėrkthimesh tė bėra brenda dhe tė hedhura jashtė!... Lojė qė ishte plotėsisht e mundur nė kushtet e censurės sė rreptė komuniste! Atė lojė enverhoxha e gjirokastrizoi nė mėnyrėn mė tė skajshme duke krijuar `autorin kolektiv`

    Ēfarė lloj autori ėshtė autori kolektiv?!...

    Le tė shpjegohemi duke i hedhur njė vėshtrim tė shpejtė praktikės letraret gjysmės sė dytė tė Shekullit tė Njėzet nė Shqipėri.

    Duke pasur si qėllim rrėzimin me ēdo kusht tė sė kaluarės, diktatorit nga Gjirokastra i duhej patjetėr qė tė hidhej nė treg diēka e re nė letėrsi. Bejtet e kohės sė luftė, bashkė edhe me ato tė pasluftės, nuk mund tė eklipsonin autorėt e sė kaluarės!... Duhej tė hidhej nė treg romani i parė komunist dhe i proletarizuar!... Prandaj tė gjithė pranuan se nė Shqipėri nuk ishte shkruar ndonjė roman!...

    Bile, edhe autorėt qė kishin shkruar dhe botuar romanen kohėn e mėparshme, kėrkonin qė tė shkruhej romani i parė nė Shqipėri!...

    Njė gjė tė tillė si mund ta shpjegojmė!... Me palaēollėqet apo me kurvėrinė e shkrimtarėve shqiptarė tė periudhės enverhoxhiane?!...

    Le tė shkojmė mė tej!...

    Nė fillim tė viteve pesėdhjetė Dh. S. Shuteriqi shkruan njė tregim!... Mallėngjehen shumė kolegėt e tij dhe e shtyjnė qė tregimin ta kthejė nė roman!... Dhe ndodhi qė ca nga dhija dhe mė shumė nga vija nė Shqipėri u shkrua romani i parė!...

    U mallėngjyen tė gjithė gjer kur nuk thuhet... Por nuk shkoi shumė dhe u kėrkua qė tė shkruhej njė tjetėr roman tjetėr i parė!... Pastaj edhe njė tjetėr... Dhe erdhėm pėrsėri te njė tregim me skeletė!...

    Ankara 2006

    Vijon nesėr
    http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=39180

  18. #418
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anėtarėsuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Eh po kėshtu ėshtė kur mocalet ( sikur ky farė Kasem Tėrbeshtina) duhet tė bėhen "Oqean"(pra Kadare)! Dhe pasi qė mocali nuk mund tė bėhet oqean atėrė mocali hidhėrohet,, turbullohet, nxjerrė tėrė baltėn dhe ndytėsirat qė i ka nga brėnda dhe e gjuan oqeanin me cfarė ka; shavar, bretkoca, me gjarperinj! Por, oqeani mbetėt oqean dhe mocali sėrish mbetėt ai qė ėshtė mocal!
    U ka humbur arsyeja nga urrejtja qė kanė pėr Kadarenė! Iu janė verbuar sytė nga inati qė kanė dhe tėrė potencialin "krijues" qė e kanė e kanė pėrqendruar ta pėrbaltin "Oqeanin" Kadare!
    Kadare mori shumė cmime ndėrkombėtare pėr cilėsitė e veprave letėrare, ndėrsa ca mocale e baltina ende i "kontestojnė" vlerat letėrare tė Kadaresė, madje madje bėjnė thirrje qė atė ta lincojnė dhe sė bashku me veprat e tij ta hedhin nė turrė tė druve! Nuk duhet zėnė pėr tė madhe kėtyre "krijuesve" mocalishte! Ata janė sikur "eunukėt"e tredhur qė duan tė bėhen dashnor tė mėdhenj por qė nuk kanė me cka! Ndaj, janė atje ku janė, dhe ata qė janė! Tė mjerė dhe antikombėtarė, sikur ata mė!

  19. #419
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-02-2007
    Postime
    5

    Kush ma mire se kadare di te shkruaj ne proze

    identiteti evropian i shqiptareve eshte nje sprove veretet bindese...qe perkon pikerisht me identitetin shqiptar pavaresisht qendrimeve te akademikut Qosja une nuk mund te pajtohem me Qosjen qe thote se Shqiperia eshte ne kontinetint aziatik .....Kush ma mir se Kadare e njeh gjeografin e Evropes...Kadare ia ka kaluar vetvetes....

  20. #420
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Citim Postuar mė parė nga Samira
    identiteti evropian i shqiptareve eshte nje sprove veretet bindese...qe perkon pikerisht me identitetin shqiptar pavaresisht qendrimeve te akademikut Qosja une nuk mund te pajtohem me Qosjen qe thote se Shqiperia eshte ne kontinetint aziatik .....Kush ma mir se Kadare e njeh gjeografin e Evropes...Kadare ia ka kaluar vetvetes....
    Ke harruar nje pyetje
    Kush ma mir se kadareja eshte prift?

Faqja 21 prej 29 FillimFillim ... 111920212223 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Identiteti Shqiptar
    Nga ILovePejaa nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-04-2011, 15:47
  3. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Identiteti Kosovar dhe Bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 29-07-2004, 11:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •