Close
Faqja 20 prej 29 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 381 deri 400 prej 573
  1. #381
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    20,245
    Faleminderit
    25
    302 falenderime nė 227 postime
    Si ndikoi qytetėrimi europian mbi tė parėt tanė

    “Pse romakėt nuk latinizuan paraardhėsit e shqiptarėve”
    Pėr njė shekull e gjysėm, ilirėt perandorė tė Romės


    Aty ku ndeshen dy, ka gjithmonė vend dhe pėr njė zė tė tretė. Dhe kur ky zė vjen nga njė akademik i vjetėr dhe i respektuar, Profesor Doktor Kristo Frashėri, atėherė ka njė arsye mė shumė pėr tė shpresuar pėr tė mbėrritur tek e vėrteta. Qė si ēdo e vėrtetė, ėshtė relative, e pjesshme dhe e kontestueshme. Akademiku i famshėm shqiptar ndėrhyn nė njė debat publik mes dy tė mėdhenjve tė tjerė tė letrave shqipe, Ismail Kadaresė dhe Rexhep Qoses. Argumenti ėshtė po i njėjti, identiteti kombėtar shqiptar. Ngasja dhe nguti i shumėkujt qė ka njė emėr tė pėrveēėm nė Shqipėri pėr pėrfshirje nė kėtė debat, rreshtimi dhe formėsimi i dy grupimeve pro dhe kundėr dy debatuesve, e ka lėnė indiferent profesor Frashėrin. Sepse ai nuk zgjedh tė bėjė peshoren mes njėrit dhe tjetrit, por tenton tė thotė tė vėrtetėn e tij mbi kėtė temė tė nxehtė. Sidomos pėr njė ēėshtje delikate siē ėshtė religjioni i shqiptarėve dhe ndikimi i tij nė identitetin tonė kombėtar. Me fjalėt e kursyera tė historianit, qė nė ‘zanatin’ e tij nuk pėrdor as metaforėn dhe as kritikėn pėr tė, ai afron njė lupė tė dobishme historike pėr tė parė mė thellė nė kėtė argument. Dhe nė historinė si shkencė, ka pak vend pėr shkrimin e saj nė njė mėnyrė apo njė tjetėr, kushtėzuar o nga karakteri ‘sanguin’ i shqiptarėve, o nga sedra e brishtė e gjithėsecilit prej nesh. Profesori zgjedh tė flasė. Duke u rrekur qė tė mbėrrijė tek e vėrteta sipas shkencės qė njeh mė mirė dhe duke i premtuar publikut pėrmes fjalės sė Aristotelit: Jam mik i Platonit, por mė tepėr jam mik i tė vėrtetės’. (Titulli ėshtė i Redaksisė)



    Prof. Dr. KRISTO FRASHERI*


    IDENTITETI KULTUROR ILIR Pėrballė QYTETĖRIMIT ANTIK EVROPIAN

    Duke e zhvendosur ēėshtjen nga spektri i identitetit kombėtar tė shqiptarėve, jo pėrballė identitetit evropian, por pėrballė qytetėrimit evropian, problemi merr pėrmasa tė tjera. Nga ky kėndvėshtrim, si "identiteti shqiptar", ashtu edhe "qytetėrimi evropian" kthehen nė kategori historike. Kjo kėrkon tė pėrvijėzohet dinamika e proēesit historik mijėravjeēar e qytetėrimit evropian dhe pėr analogji me tė, dinamika e proēesit historik, gjithashtu mijėravjeēar tė identitetit apo qytetėrimit shqiptar. Ky vėshtrim ėshtė i domosdoshėm pėr tė parė nėse gjatė kėtij proēesi historik ka pasur pėrputhje ose mospėrputhje nė ecurinė e tyre. Vetėm kėshtu, mund tė bindemi nėse nė ditėt tona ka pėrputhje ose mospėrputhje midis qytetėrimit shqiptar dhe qytetėrimit evropian.
    Dihet se niveli i qytetėrimit nė Evropė, nuk ka qenė i njėjtė as nė kohė, as nė hapėsirė. Nė ēdo kohė ka pasur parcela tė Kontinentit, ku niveli i qytetėrimit ka qenė mė i lartė se nė pjesėt e tjera. Pikėrisht, kėto vatra tė pėrparuara e kanė pėrfaqėsuar qytetėrimin e Kontinentit, pavarėsisht se nė tė njėjtėn kohė, Kontinenti ka pasur edhe treva tė prapambetura, madje edhe treva tepėr tė prapambetura. Historia e qytetėrimit evropian ėshtė historia e zhvendosjes sė kėtyre vatrave kryesore tė qytetėrimit herė nga Jugu, herė nga Lindja, herė nga Perėndimi i Kontinentit. Nga ana e tyre vatrat e pėrparuara kanė lėshuar rrezatime nė formėn e rrathėve koncentrikė edhe nė viset e prapambetura, duke ndikuar nė ecjen e tyre mė tė shpejtė drejt qytetėrimit. Vetėkuptohet, se nė ditėt tona, me zhvillimin e vrullshėm tė strukturės ekonomike dhe tė infrastrukturės ndėrlidhėse, efekti i kėtyre rrezatimeve, ka marrė pėrmasa galopante. E njėjta gjė mund tė thuhet, por me pėrmasa mė tė kufizuara, edhe pėr mbarė viset shqiptare tė cilat, nga ana e tyre, gjatė kėtyre 3 000 vjetėve, janė ndodhur herė afėr, herė larg vatrave kryesore tė qytetėrimit evropian. Pikėrisht, pėr kėtė arsye, historia e qytetėrimeve (qytetėrimit evropian dhe qytetėrimit shqiptar), ėshtė tepėr e ndėrlikuar, por ca mė tepėr e ndėrlikuar ėshtė historia e marrėdhėnieve midis tyre.
    Rrėnjėt e qytetėrimit tė sotėm evropian shkojnė thellė nė Parahistori, qė kur popullatat e ndryshme u bėnė sedentare nė Kontinent, pra, qė kur u lidhėn me ekonominė bujqėsore dhe me njė territor tė caktuar, me fjalė tė tjera, qė kur krijuan njė atdhe. Nė mijėvjeēarėt VI-V, para erės sonė, shoqėria njerėzore e Kontinentit, paraqitet nga njė pėrzierje popullatash tė ndryshme, tė cilat, sipas mendimit tė historianėve, nuk qenė prodhim racor, por shoqėror. Me sedentarizimin e popullatave parahistorike, u formuan edhe qytetėrimet e hershme evropiane, tė cilat dallohen njėra nga tjetra nga kulturat e tyre materiale dhe shpirtėrore. Nė kalimin nga mijėvjeēari IV, nė mijėvjeēarin III para erės sonė, nė Kontinentin Evropian dallohen, sipas dėshmive arkeologjike, katėr treva tė mėdha kulturore, me kontakte tė dobėta midis tyre, tė cilat pėrfaqėsojnė katėr qytetėrime, me veēori dhe tipare tė ndryshme - treva mesdhetare, pellgu danubjan, bregdeti atllantik, trevat balltike. Prej tyre, shkallėn mė tė lartė tė zhvillimit ekonomik, shoqėror dhe kulturor e pėrfaqėsonte kultura mesdhetare, e cila vatrėn kryesore e kishte nė Mesdheun Lindor. Popullatat parahistorike qė banonin nė hapėsirėn e sotme shqiptare, bėnin pjesė nė qytetėrimin mesdhetar, kurse nė cepin verior ata ishin fqinje me qytetėrimin danubjan.
    Me shtegtimin nga verilindja, gjatė mijėvjeēarit III para erės sonė, tė popullatave protoindoevropiane nė Evropėn Juglindore, grupet e para tė tyre duke anashkaluar kulturėn danubjane dhe pasi zunė vend nė Peloponėz, ranė nė kontakt me qytetėrimin qė lulėzonte nė Mesdheun lindor, nė plan tė parė, me qytetėrimin qė ndeshėn nė ishullin e Kretės. Nga simbioza e dy qytetėrimeve (e banorėve tė hershėm dhe ardhacakėve) u krijua i ashtuquajturi qytetėrim kreto-miken, nga i cili gjatė mijėvjeēarit tė parė para erės sonė lindi nė trevėn egjeane kultura klasike greke. Disa gjurmė tė kulturės materiale mesdhetare tė zbuluara nė pika tė ndryshme tė Shqipėrisė, tė Kosovės e Maqedonisė tregojnė se banorėt e hapėsirės sė sotme shqiptare ishin, tė paktėn qė nė mesin e mijėvjeēarit II para erės sonė, nė kontakt me kulturėn kreto-mikene, kėtė vatėr tė pėrparuar tė qytetėrimit mesdhetar parahistorik.
    Aty nga fundi i mijėvjeēarit II para erės sonė, kur ende nuk ishte shuar kultura kreto-mikene, shfaqen nė viset e sotme shqiptare, popullatat indoevropiane tė etnikonit ilir. Nė identitetin etnik qė formuan nė Gadishullin Ballkanik kėta ilirė ose protoilirė, patėn si pėrbėrės krahas tradicionit kulturor indoevropian qė prunė me vete edhe elemente kulturorė tė qytetėrimit mesdhetar qė gjetėn nė atdheun e tyre tė ri. Kėtė e dėshmojnė pėrveē objekteve arkeologjike edhe disa fjalė me origjinė paraindoevropiane qė ruan gjuha e sotme shqipe, si p. sh. emrat: mal, vreshtė, shegė ose numėrorėt 20, 40 etj. Me pozicionin e tyre gjeografik, ilirėt qenė qė nė fillim, fqinjė tė grekėve tė lashtė, pra fqinjė tė kulturės sė tyre klasike, e cila me produktet e saj qė pushtuan gjatė mijėvjeēarit tė parė para erės sonė njė mori fushash tė veprimtarisė njerėzore - shkencėn dhe filozofinė, letėrsinė dhe artin, mendimin politik dhe konceptin ligjor dhe me institucionet publike qė krijoi - fitoi epėrsi ndaj kulturave tradicionale tė Evropės dhe tė Mesdheut. Sipas mendimit tė pėrgjithshėm tė historianėve, kėto produkte, koncepte dhe institucione tė qytetėrimit klasik-grek krijuan kapitalin fillestar i cili i dha mundėsinė qytetėrimit evropian tė shkėputej qė nė Antikitet nga qytetėrimi, deri atėherė epror, aziatik, pra, tė realizonte autonominė nė fushėn e shkencės e tė kulturės pėrballė shkencės dhe kulturės joevropiane.
    Si fqinjė veriorė tė grekėve tė lashtė, ilirėt hynė shumė shpejt nė kontakt me qytetėrimin e tyre klasik. Kėto kontakte u realizuan jo me udhėtimet e ilirėve nė botėn greke, por nga lundėrtarėt grekė, tė cilėt zbarkuan mallra dhe njerėz nė brigjet e Ilirisė, qė nė shekullin VII para erės sonė. Vetėkuptohet se mallrat e tyre "moderne", pėr atė kohė sillnin me vete edhe "erėn" e qytetėrimit grek, kurse kolonistėt grekė, qė u vendosėn nė brigjet shqiptare sillnin fizikisht edhe vetė qytetėrimin helen. Dėshmi janė qytetet e bregdetit ilir (Durrėsi, Apollonia, Butrinti, Finiqi, Lisi), tė mbushur me kolonistė helenė, tė cilėt sollėn me vete shkencėn, filozofinė, letėrsinė, artin, mendimin politik, konceptin e ligjit, madje edhe institucionet publike, kulturore, artistike, sportive, muzikore helene.
    Ndikimi nė hapėsirėn ilire i kėtij qytetėrimi tė pėrparuar u ndje edhe nė tiparet kulturore dhe urbanistike qė pėrvetėsuan edhe vetė disa qytete ilire, tė cilat nuk patėn kolonistė grekė, si p.sh. Bylisi, Amantia, Shkodra, Skampa, Antipatria etj. Megjithatė, qytetėrimi klasik dhe helenistik grek nuk arriti tė depėrtonte nė thellėsi tė vendit. Bashkėsitė ilire qė popullonin trevėn e brendshme, pėr arsye qė kėtu nuk ka vend pėr t'u trajtuar, qėndruan tė gozhduar pas tradicionit tė lashtė ilir. Si rrjedhim, qytetėrimi i lashtė i ilirėve paraqitet me dy ngjyrime - nė viset bregdetare ai anon nga tradicioni klasik grek, kurse nė viset e brendshme, me njė fjalė, nė pjesėn mė tė madhe tė territorit tė ilirėve, ai u qėndroi besnik tradicionit autokton ilir. Me dy ngjyrime paraqitet edhe organizimi politik nė trevėn ilire. Nė viset bregdetare, organizimi politik ndoqi rrugėn e "polisit grek" - qytetit-shtet, sė bashku me institucionet publike tė hapėsirės helene. Pėrkundrazi, popullsitė e viseve tė tradicionit ilir, formuan shtete me pėrmasa provinciale dhe me regjim mbretėror, tė cilat nuk i njihte tradicioni helen. Sikurse dihet, periudha e shteteve ilire tė pavarura mori fund me pushtimin e kėtyre viseve nga Roma. Me pushtimin romak i cili filloi nė vitin 167 p.e.s. jeta e pavarur e ilirėve mori fund pėrgjithmonė. Vendin e shteteve ilire e zuri administrata romake. Pėrkundrazi, Roma edhe pasi pushtoi mbarė Greqinė, mbeti nga pikėpamja kultu-rore,pėrsėri inferiore ndaj qytetėrimit helenistik. Madje, Roma u bė trashėgimtarja mė e spikatur e qytetėrimit helenistik. Ajo u lidh aq ngushtė me kulturėn klasike greke, sa jo pa vend u kristalizua thėnia: "Nėse Roma e pushtoi ushtarakisht Athinėn - Athina e pushtoi kulturalisht Romėn". Megjithatė, Roma nuk mbeti pasive ndaj kulturės greke. Ajo pėrveēse e pasuroi atė mė tej, i shtoi asaj edhe pėrbėrės tė tjerė qė nuk i kishte qytetėrimi helenistik. Roma krijoi konceptin e njė pushteti universal, gjithnjė nė rritje, grumbulloi njė mori kombesh tė ndryshėm nė njė ēati tė vetme shtetėrore, lėvroi konceptin e njė shteti tė pėrqėndruar nė pėrmasa planetare, ēimentoi kanunet e marrėdhėnieve tė individit me familjen dhe me shtetin, edukoi qytetarėt me zbatimin e hekurt tė ligjit, i mėsoi qytetarėt tė rregullojnė jetėn private duke respektuar administratėn perandorake, e ngarkoi pushtetin me detyrėn e ndėrtimeve publike dhe ndėrmori komponentė tė tjerė qė janė trajtuar gjerėsisht nga historiografia botėrore.
    Pas rritjes galopante tė Perandorisė Romake dhe pasi u pėrfshinė brenda kufijve tė saj njė mori kombėsish tė ndryshme, u krijua njė ēekuilibėr i theksuar midis popullsisė romake, e cila tani mbeti nė pakicė dhe popullsive tė shumta joromake, tė cilat tani pėrbėnin shumicėn. Ēekulibri u ndje nga fakti se popullsia latine, mbi tė cilėn mbėshtetej Perandoria Romake, ishte nė minoritet pėrballė shumicės dėrrmuese tė banorėve qė ajo kishte nėn zgjedhė. Nga ky ēekuilibėr, Perandoria Romake filloi tė pėsonte herė pas here tronditje nga popullsitė e nėnshtruara, tė cilat pėrpiqeshin tė ēliroheshin nga zgjedha e hekurt, nga varfėria ekonomike dhe nga diskriminimi qytetar. Pėr tė lehtėsuar sado pak krizėn politike dhe qytetare qė gjeneronte ky ēekuilibėr, me fjalė tė tjera, pėr tė pėrjetėsuar ekzistencėn e saj si perandori botėrore, Roma e pa tė domosdoshme qė ta zgjeronte rrethin e qytetarisė romake me tė cilėn pakėsohej nė tė njėjtėn kohė, numri i banorėve tė zhveshur nga kjo e drejtė. Pėr kėtė qėllim Roma shpalli nė vitin 212 tė erės sonė tė ashtuquajturin "Edikt tė Karakalės", me tė cilin e drejta e qytetarisė romake u njihej edhe banorėve tė kombėsive jolatine qė jetonin brenda kufijve tė saj, qė ishin tė pajisur me njė farė pasurie dhe qė i paguanin perandorisė taksa shtetėrore. Nė kushtet e epėrsisė politike, juridike, administrative, kulturore dhe ushtarake qė gėzonte "qytetaria" romake, "Edikti i Karakalės", hapte rrugėn pėr zhdukjen e dallimeve midis kombėsive tė shumta tė perandorisė, pra, nė tė njėjtėn kohė, hapte rrugėn qė pjesėtarėt e kėtyre kombėsive tė shkriheshin nė njė kombėsi tė vetme ose siē thuhej nė atė kohė, do tė bėheshin tė gjithė "qytetar romak" (civis romanus), nė vėshtrimin e kombėsisė romake. Pėr realizimin e kėtij synimi, u vu si kusht sine qua, non pėrvetėsimi i gjuhės latine dhe pėrshtatja me qytetėrimin romak, tė paktėn nė vėshtrimin e respektimit tė ligjeve, kurse si katalizator u pėrdor nėnshtrimi ndaj administratės perandorake dhe shėrbimi shumėvjeēar ushtarak.
    Me "Ediktin e Karakalės" u hap rruga pėr shtrirjen e qytetėrimit romak nė gjirin e kombėsive tė nėnshtruara joromake, nė tė njėjtėn kohė edhe e kundėrta - e ndikimit tė qytetėrimeve joromake nė qytetėrimin romak. Ky huazim kulturash qe njė faktor i ri qė ndikoi nė zhvillimin, madje nė pėrparimin e mėtejshėm tė tradicionit klasik greko-romak. Krahas kėtij huazimi tė brendshėm, nė zhvillimin e mėtejshėm tė tradicionit klasik greko-romak, nė shndėrrimin e tij nė qytetėrimin e mirėfilltė evropian, ndikuan edhe dy faktorė tė tjerė me rėndėsi historike: - pėrhapja e fesė sė krishterė dhe dyndjet e popullatave barbare, tė cilat, qė tė dyja, mbuluan gjatė Antikitetit tė vonė mbarė Kontinentin Evropian. Tė tre kėta faktorė: Edikti i Karakalės, pėrhapja e krishtėrimit dhe dyndjet barbare i dhanė tradicionit kulturor greko-romak njė pėrmbajtje tė re me tė cilėn u pajis qytetėrimi antik evropian. Treva ilire, e cila nė pjesėn e saj jugore pėrputhet me hapėsirėn e sotme shqiptare, nuk mbeti jashtė kėtyre faktorėve tė cilėt shkaktuan lėvizje "sizmike" nė mbarė Evropėn. Para sė gjithash, ilirėt qenė tė parėt ndėr kombėsitė e nėnshtruara qė pėrfituan nga Edikti i Karakalės. Me vėnien e tij nė jetė, kryengritjet e tyre kundėr Romės, dikur tė shpeshta, tani u ndėrprenė. Administrata perandorake filloi dalėngadalė tė shtrihej edhe nė viset e brendshme. Nė trojet e tyre filloi ndėrtimi i rrugėve transballkanike (via Egnatia, qė lidhte Durrėsin me Selanikun dhe me Bosforin, via Dexeta, qė lidhte Shkodrėn me Nishin dhe me Danubin, Rruga e Vjosės, qė lidhte Vlorėn me Thesalinė dhe me Egjeun, etj.). Pasi fituan tė drejtėn e qytetarisė, ilirėt zgjodhėn si burim kryesor jetese shėrbimin shumėvjeēar ushtarak, i cili kryhej me pagesė dhe nė pėrfundim tė tij, veteranėt pajiseshin me tokė bujqėsore. Nė tė njėjtėn kohė u rrit edhe ndikimi i sė drejtės romake nė jetėn e pėrditshme tė ilirėve. U rrit gjithashtu, madje me ritme mė tė shpejta, depėrtimi i fjalėve latine nė gjuhėn ilire, shumė nga tė cilat i trashėgon gjuha e sotme shqipe. Duke pėmbledhur vėzhgimet linguistike qė ndėrmorėn gjatė shekullit XIX disa albanologė evropianė si F. Miklosich, G. Meyer, H. Pedersen dhe tė tjerė - albanologu i shquar austriak i shekullit XX, N. Jokli vuri nė dukje nėpėrmjet gjurmimeve etimologjike, ndikimin e sė drejtės antike romake nė fushėn e sė drejtės zakonore dhe nė atė tė rrethit familjar tė shoqėrisė ilire. Si pikėmbėshtetje tė vėzhgimeve tė tij, ai pėrdori terminologjinė me origjinė antike latine qė ruan sot gjuha shqipe, tė cilėn pa pikė dyshimi shqiptarėt e kanė trashėguar nga paraardhėsit e tyre ilirė. Kėto vėzhgime albanologu austriak i shpalli nė veprėn e tij monumentale: "Linguistich - Kultur - historicch unter su chum - gen aus den Bericche Albanischen" (Shqyrtime linguistike kulturo-historike nga shqipja), Berlin und Leipzig, 1923. Kėshtu p.sh. nga fusha e rrethit familjar, krahas apelativėve me origjinė tė lashtė indoevropiane, siē janė: at, mėmė, vėlla, motėr, djalė, vajzė, bir, gjysh, gjyshe, ai rreshton edhe emrat gjithashtu pronė e shqipes, por me origjinė latine, si p.sh. emtė (amita), ungj (avunculus), krushk (consocer) , kunat (cognatus), prind (parentem), fėmijė (familja), kushuri (consobrinus) etj.
    Njė nga pasojat e rėndėsishme tė fitores sė qytetarisė romake ishte pėrshpejtimi i procesit tė integrimit tė ilirėve nė shoqėrinė perandorake. Filluan kėshtu tė shfaqen personalitete ilire nė administratėn perandorake tė kryeqytetit, por ca mė tepėr tė provincave. Fusha ku integrimi u krye me hapa jashtėzakonisht tė shpejta ishte pjesėmarrja e ilirėve nė ushtrinė perandorake tė cilėn e favorizoi nevoja qė kishin tė dy palėt - ilirėt, pėr tė pėrballuar jetesėn, Roma, pėr tė mbrojtur kufijtė e perandorisė, tė cilat duke filluar qė nga shekulli III i erės sonė, filluan tė dhunoheshin gjithnjė e mė shpesh nga fiset barbare tė grumbulluara nė veri tė lumit Danub. Duhet shtuar me kėtė rast se lumi Danub nuk ishte vetėm kufiri i Perandorisė Romake, por edhe kufiri i provincave veriore ilire. Si rrjedhim, repartet ilire tė organizuara nė legjione tė rreshtuara gjatė Danubit nuk luftonin vetėm pėr mbrojtjen e perandorisė, por edhe pėr mbrojtjten e trevės sė tyre. Kjo ėshtė arsyeja pėrse ilirėt luftuan me kaq trimėri e vendosmėri sa filluan tė vlerėsoheshin si shpėtimtarė tė perandorisė. Kjo vendosmėri dhe kjo energji e rriti rolin e legjioneve ilire edhe nė jetėn politike tė Perandorisė. Si pasojė e kėtij procesi, pa kaluar akoma 40 vjet nga Edikti i Karakalės, njė nga komandantėt e legjioneve ilire me emrin Deci (Decius), nga Syrmi, hipi nė fronin e Perandorisė Romake.
    Kurorėzimi i Decit si perandor i Romės nė vitin 249-251, nuk qe njė rastėsi, por produkt i rolit qė filluan tė luanin ilirėt nė historinė e Romės. Dėshmi ėshtė lista prej nėntė komandantėsh ushtarakė ilirė, tė cilėt hipėn njėri pas tjetrit pėr gati njė shekulli e gjysmė nė fronin e Perandorisė Romake, qė nga mesi i shekullit III, deri nė fundin e shekullit IV - Deci (249-251), Klaudi II (268-270), Aureliani (270-276), Probi (276-282), Diokleciani (284-305), Kostanc Klori (305-306), Kostandini i Madh (307-337), Kostanci II (337-361), Gratiani (367-383).
    Integrimi i ilirėve nė shoqėrinė romake, pati edhe anėn tjetėr tė medaljes. Gjatė sundimit pesėshekullor, ilirėt u ndodhėn nėn presionin e vazhdueshėm tė gjuhės, ligjeve, zakoneve, kulturės dhe fesė romake, presion i cili krijoi rrezikun e romanizimit tė tyre. Ka historianė qė mendojnė, se ky proēes te ilirėt, mbeti nė mes tė rrugės, pra nuk shkoi deri nė fund, siē ndodhi me dakėt nė Rumani, me frankėt nė Francė, me iberėt nė Spanjė tė cilėt u romanizuan nė atė shkallė, sa morėn njė fytyrė etnike neo-latine. Sipas tyre, faktori qė ndėrpreu kėtė proēes, ishin dyndjet barbare, tė cilat sollėn shembjen e Perandorisė Romake dhe bashkė me tė edhe fundin e presionit tė romanizimit. Por, ky faktor nuk duhet absolutizuar. Arsye, po aq me peshė ka qenė edhe mėnyra e organizimit shoqėror nė bashkėsitė krahinore tė ilirėve, tė cilat vazhduan tė mbijetonin edhe gjatė shekujve tė sundimit romak dhe tė cilat nga ana e tyre, pėrmbajnė njė forcė rezistence tė jashtėzakonshme ndaj presionit tė jashtėm.

    (vijon nė numrin e nesėrm)

  2. #382
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-05-2006
    Postime
    45
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Kadare i madh

    Pasiqe jam munduar qe te njof Kadarene tani e njoha.Eshte i madh,kolos i dijes shqiptare(albane arbenore* i them keto dy shprehje per te thene se idenditeti yne qendroen ne ato te parat e kjo e vonshmja termi shqiptar nuk shpreh asgje dhe nuk ka kurrfare domethenje dhe lidhshmeri me te paren.Keshtu albani dhe arbnori eshte turqizuar dhe bere shqipetari per tu larguar rrnjeve te pareve per te cilet une besoj se mendon edhe Kadare.Nuk e ka thene pa qellim i madhi FISHTE SE Le ta dije gjithe bota mbare se prej sodit nuk jam shqiptar.Duhet menduar dhe kerkuar shume per te zberthyer kete pohim.Me kete shifet se ka pak alban e arbnor e me shume shqiptare te cilet po asimilohen ne Turqi mbi 2 miljon.

  3. #383
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Mosha
    27
    Postime
    5,737
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Adelina Berisha
    Pasiqe jam munduar qe te njof Kadarene tani e njoha.Eshte i madh,kolos i dijes shqiptare(albane arbenore* i them keto dy shprehje per te thene se idenditeti yne qendroen ne ato te parat e kjo e vonshmja termi shqiptar nuk shpreh asgje dhe nuk ka kurrfare domethenje dhe lidhshmeri me te paren.Keshtu albani dhe arbnori eshte turqizuar dhe bere shqipetari per tu larguar rrnjeve te pareve per te cilet une besoj se mendon edhe Kadare.Nuk e ka thene pa qellim i madhi FISHTE SE Le ta dije gjithe bota mbare se prej sodit nuk jam shqiptar.Duhet menduar dhe kerkuar shume per te zberthyer kete pohim.Me kete shifet se ka pak alban e arbnor e me shume shqiptare te cilet po asimilohen ne Turqi mbi 2 miljon.
    Emėri shqipėtar nuk ėshtė emėr turk as i turqizuar, por emėr i pastėr shqip, dhe ka tė bėjė me shqiponjėn e flamurit ashtu si mendoj unė.
    Por pajtohem se identiteti qėndron nė emėrtimin arbėror, pėr disa arsye:
    - Kėtė emėr e mbanin edhe njė fis ilir dhe nga ata, emėri vazhdoi tė pėrdorej tek ne, dhe me kėtė emėr e dokumentojmė prejardhjen ilire,
    - Kėte emėr e mbajnė edhe shumė shqipėtarė nė Itali, Greqi, Bullgari, Ukrahinė,
    - Me kėtė emėr na njeh tėrė Bota.
    Pėrfundimisht mund tė them se tė dy emėrtimet shfaqin identitet tė njėjtė, pasi bėhet fjalė pėr tė njėjtin popull.

  4. #384
    i/e regjistruar Maska e Traboini
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    396
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Krishtėrim sui generis?

    Krishtėrim sui generis?
    Ardian Klosi

    Krishtėrimi ėshtė vendosur nė Ilirinė jugperėndimore qysh nė kohėn apostolike. Durrėsi ėshtė njė nga arqipeshkvnitė mė tė vjetra nė botė, sikurse e konfirmon nė shek. V Shėn Jeronimi, ky vetė me origjinė ilire, dhe mė vonė Danil Farlati nė „Illiricum Sacrum“ tė tij


    Jemi mėsuar tashmė qė jemi tė veēantė. Jemi sui generis jo vetėm nė tė tashmen tonė, por kemi qenė kėshtu pėrgjatė gjithė historisė. Jemi mė tė lashtėt e mė autoktonėt nė Ballkan, jemi i vetmi popull qė s’kemi lėvizur nga trojet tona, jemi tė vetmit qė s’e kemi ndryshuar gjuhėn tonė, ishim vetėm ne qė e mbajtėm vėrshimin otoman nė shekullin XV. Ndėrkohė qė tė tjerėt punonin, besonin, studionin, ne ēanim rrugėn e historisė me shpatė nė dorė. Jemi i vetmi popull qė fe kemi kombin, pra feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria. Jemi tė vetmit qė krijuam njė gjuhė tė njėsuar, njė koine sui generis, qė nuk ishte as toskėrisht as gegėrisht. Ishim tė vetmit qė s’paguanim taksa, qė s’njihnim as papunėsinė as prostitucionin etj.
    Kur isha i vogėl, pyetja qė mė mundonte mė shumė trurin ishte: si ka mundėsi qė kam lindur nė vendin mė tė mirė nė botė? nė vendin e vetėm qė ndėrton socializmin e vėrtetė, nė fenerin e tij buzė Adriatikut etj. etj. Prekja nganjėherė mishin pėr tė provuar se nuk isha nė ėndėrr.
    Historia, ose historitė se si jemi ndryshe nga bota (mė tė mirė ose mė tė kėqinj, kjo nuk ka rėndėsi), nuk morėn fund aspak me kapėrcimin nominal tė sistemit komunist nė Shqipėri. Ne vazhdojmė t’i bėjmė, ose t’i kemi bėrė gjėrat nė histori ndryshe nga tė tjerėt. Nėse ėshtė vėrtet kėshtu, ose nėse thonė kėshtu ata qė vinė nga kohėt kur vėrtet ishim krejt ndryshe nga gjithė bota, kėtė do ta shohim nė radhėt e mėposhtme.
    Gjetja mė e fundit nė debatin e pafund mbi identitetin e shqiptarėve (guxim tė madh kanė gjithė kėta qė flasin nė emėr tė tė gjithė shqiptarėve, dje dhe sot) ėshtė qė kėta vėrtet e kanė pasur krishtėrimin fe mbisunduese deri para tė vinin osmanėt nė kėto vise, por ky ka qenė njė krishtėrim sui generis, i tkurrur nga barbarėt paganė, „njė shartim i krishtėrimit me paganizmin ilir“. Kėtė tezė tė re e hedh historiani i nderuar i Akademisė sonė tė vjetėr prof. Kristo Frashėri nė disa numra tė „Gazetės shqiptare“ qė shpalosen me krahėt e tyre tė mėdhenj si njė doktrinė e frikshme mbi tekstet e reja tė historisė dhe vogėlushėt tanė.
    „Krishtėrimi nė kėto vise - thotė profesori i moshuar qė askund nuk citon askėnd - mori tipare tė veēanta tė cilat u diktuan nga dy rrethana historike, nga rrėnjėt tepėr tė thella qė kishte te banorėt e kėtyre viseve feja pagane ilire dhe e dyta, nga ulja e vazhdueshme e nivelit kulturor tė klerikėve, qė solli me vete izolimin e gjatė tė vendit. Si pasojė shqiptarėt adoptuan njė krishtėrim sui generis, njė gėrshetim tė dogmės monoteiste tė krishterė me paganizmin e lashtė ilir.“ „Shqiptarėt anonin formalisht nga Roma, - vijon specialisti ynė i Mesjetės, - pėr arsye se Selia e Shenjtė ushtronte vetėm pushtet shpirtėror... Shqiptarėt e Mesjetės sė hershme kishin mbetur gjysmė politeistė“.
    I shtangur nga thagma e kėtyre tezave, i bindur gjithmonė se trevat ku jetojmė sot kanė qenė ndėr tė parat qė u kristianizuan nė Europė, mora tė rifreskoj dijet e mia. Asgjė nuk kishte ndryshuar. Shėn Pali mbėrriti nė Ilirikumin e lashtė pėrmes Maqedonisė dhe Epirit: epistola e tij pėr Titon ėshtė dėrguar prej Nikopolisit nė vitin 66. Kurse Apoloniusi, pėr tė cilin po Shėn Pali flet nė letrėn e tij pėr Korintasit, u shugurua prej tij si ipeshkv i parė i Durrėsit (shih ndėr tė tjera Teodoro Minisci, „Appunti di Storia Ecclesiastica Albanese“, romė 1966, f. 311). Edhe Shėn Andrea, apostulli, ka predikuar nė Epir, pra krishtėrimi ėshtė vendosur nė Ilirinė jugperėndimore qysh nė kohėn apostolike. Durrėsi ėshtė njė nga arqipeshkvnitė mė tė vjetra nė botė, sikurse e konfirmon nė shek. V Shėn Jeronimi, ky vetė me origjinė ilire, dhe mė vonė Danil Farlati nė „Illiricum Sacrum“ tė tij (Venedik 1751).
    Nė shekujt e koncileve ekumenike, pra nė tė katėrtin dhe tė pestin, kisha kishte kėtė organizim: Prevalitana me qendėr Shkodrėn kishte tre deri pesė ipeshkvni, Dardania me qendėr Shkupin pesė deri shtatė, Epiri i Ri me seli metropolitikane Durrėsin shtatė deri nė tetė dhe Epiri i Vjetėr me qendėr Nikopolin dhjetė deri njėmbėdhjetė ipeshkvni (shih Zef Valentini S. J., „Appunti di Storia Culturale Albanese“, Palermo 1956).
    Po tė shikojmė huazimet e gjuhės shqipe nga latinishtja nė lėmin e besimit dhe tė kishės, do tė vėrejmė nga vetė forma e tyre, se ato janė mjaft tė hershme, se janė marrė nė njė kohė kur mes jugut e veriut tė Arbėrisė vepronte ende rotacizmi, kur humbisnin zanoret nistore etj.: kishė (nga ecclesia), lter (nga altaria), prift (nga pre(s)biter), mėkat/kat (nga peccatum), djall (nga diabolus), qelq (nga calicem), shpirt (nga spiritus), shėlboj (nga salvare) etj. Njė fe qė ka hyrė kaq thellė saqė tė tė japė bashkė me gjuhėn e saj edhe fjalė tė tilla si shpirt dhe djall, nuk ka se si t’i lėrė paganė a gjysmėpaganė besimtarėt e saj.
    Sidoqoftė teza e zotit Frashėri thotė se nė Mesjetėn e hershme paska ardhur ky degradim i krishtėrimit ose, siē e shpreh ai „shartim i krishtėrimit me paganizmin ilir“. Kjo ngase rrėnjėt e paganizmit nė ilirėt e kėndejmė paskėshin qenė shumė tė thella dhe niveli i kulturor i klerikėve tepėr i ulėt (se nga e di z. Frashėri nivelin kulturor tė klerikėve nė vitet 700 a 800, kjo ėshtė njė ēėshtje tjetėr).
    Ėshtė e paqartė nė gjithė shtjellimin e profesorit, se pėr ē’arsye pikėrisht ilirėt e kėtyre anėve paskan mbetur kaq paganė e tė pakrishtėrueshėm. Ne e dimė se Ilirikumi shtrihej prej gadishullit istrian e deri poshtė nė Maqedoni e Epir, pėrse paskan qenė pikėrisht kėtu kėta aborigjinė qė e ruajtėn paganizmin ilir deri sa erdhėn osmanėt, nuk kuptohet nė asnjė mėnyrė.
    Ndėrkohė (ndėrkohė, dua tė them pavarėsisht nga profesori) historia e krishtėrimit vijon jetėn e saj tė pandėrprerė nė trevat e Ballkanit perėndimor. Dyndjet e avarėve dhe sllavėve sollėn shkatėrrimin e njė numri tė madh monumentesh tė kulturės sė krishterė; po kėshtu mė pas edhe perandoria bullgare e Simeonit qė mė 927 rrafshoi qytetin e Dioklesė: e megjithatė edhe ky invazion nuk arriti ta shkėpuste jetėn kishtare tė Arbėrisė, tė paktėn asaj veriore, nga Roma (shih Gjon Sinishta „The Fulfilled Promise“, Santa Clara 1976, f. 31). Mė 1199 u mbajt pranė Tivarit Koncili i Dioklesė (qė mbahet edhe si koncili i parė i ipeshkėve arbėr), ku u projektuan 12 kanone pėr reformimin e kishės. Pėr kėtė koncil, prof. Frashėri na thotė „nė sinodin (patjetėr e ka fjalėn pėr koncilin) qė u mbajt nė Tivar nė vitin 1199... vazhdonte njė perceptim mbi fenė e krishterė, i ndryshėm nga perceptimi qė sundonte nė Romė“. Kėtė novum profesori e hedh pėr botim, pikėrisht pėr tė vėrtetuar tezėn se krishtėrimi shqiptar ka qenė ndryshe, sui generis, i shartuar me paganizėm etj.
    Ndėrkohė (pra ndėrkohė qė anash koncilit tė Tivarit lėshohet nė rrugė njė e pavėrtetė) dokumenti i Koncilit u nėnshkrua nga tetė ipeshkvė arbėr dhe dy tė dėrguarit e Papės, qė e drejtonin atė: Gjoni dhe Simoni. Si mund tė nėnshkruanin kėta pėrfaqėsues tė Atit tė shenjtė njė herezi, a gjysmė herezi, a shartim e kėshtu me radhė?
    Pėr tė vėrtetuar tezėn e tij, pasi lė mėnjanė gjithė historinė e Kishės nė kėto vise, pasi nuk pėrfill asnjė autoritet prej Farlatit te Valentini, prej Shuflait te Ippeni, akademiku ynė, citon njė anonim tė vitit 1308 qė diku nė ndonjė letėr tė currufjasur paska shkruar: “shqiptarėt... nuk janė as tamam katolikė, as tamam skizmatikė“. Unė nuk e di ku ndodhet ky anonim dhe sot nuk po kemi kohė tė merremi as me ata qė kanė emėr tė madh, pale me ata pa emėr. Di vetėm tė them qė Arbėria nė atė kohė ishte e mbushur me kisha e me manastire, mė sė pari prej benediktinėve, mė pas prej franēeskanėve (shih ndėr tė tjera, Theodor Ippen, Kisha dhe rrėnoja kishash nė Shqipėri, te: Shqipėria e vjetėr, Tiranė 2002).
    Vetė heroi ynė kombėtar Skėnderbeu, specialist i tė cilit prof. Frashėri edhe ėshtė, ka marrė tituj augustė prej katėr papėsh nė periudhėn e gjatė tė rezistencės sė tij. Njė njeri qė shpallet „Athleta Christi“, pasi bėn bashkė me popullin e tij njė kalvar 25 vjetėsh nė emėr tė njė besimi (jo tė njė kombi!) nuk ka si tė lindė mes njė populli qė nuk ėshtė as kėshtu as ashtu, ose edhe besimtar edhe pagan; ą propos, me rotacizėm kjo fjalė nė toskėrishte ka dhėnė: i pėgėrė.
    Fakti qė mes pėr mes Arbėrisė kaloi kufiri i skizmės, i ndarjes sė kishės sė Lindjes nga ajo e Perėndimit, nuk se i bėri shqiptarėt besues mė pak besues. Ndoshta i bėri, po, mė pragmatikė, ēka u shtua me dyndjet osmane e sidomos pas thyerjes sė rezistencės sė Skėnderbeut dhe asaj venedike-arbėre nė qytetet Drisht, Lezhė, Krujė, Shkodėr, Durrės (ky i fundit i dorėzuar nė vitin 1503).
    Sot qė shkruajmė tė ngeshėm nga tryezat tona, harrojmė se ē’rrėnim solli pushtimi osman mbi Arbėrinė, e veēmas pėr jetėn kishtare meqė pėr tė po flasim. Vetėm nė qarkun e Shkodrės u bėnė rrafsh me tokėn fshatra tė tėra me kishat e manastiret e tyre. Historiani bashkėkohės zviceran Oliver Jens Schmitt, nė veprėn e tij madhore „Shqipėria venedike“, tė cilėn po e pėrgatisim pėr botim, konstaton nė bazė tė kadastrave tė kohės se nga 116 fshatra tė regjistruara pėr Shkodrėn nė vitin 1417, vetėm 79 vendbanime mbetėn si emėr pas vėrshimit osman (O.J. Schmitt, Das venezianische Albanien, Mynih 2001, f. 556-557). Kur flasim pėr fenė e shqiptarėve, le tė mos harrojmė pra ata qindra mijėra qė arritėn tė shpėtojnė gjallė dhe morėn nė krahė drejt Italisė jo plėng e plaēkė, por vetėm gjuhėn dhe besimin e tyre. Dhe aq i fortė qe ky besim, sa pasardhėsit e shkodranėve tė mėrguar arritėn ta mbjellin kultin e Zonjės sė Shkodrės deri nė Genazzano, ndėrsa ata tė Moresė dhe Shqipėrisė sė Jugut ta mbajnė ritin kishtar tė pandryshuar, mes njė mjedisi shpeshherė armiqėsor, deri nė ditėt tona.
    Po le tė vazhdojmė pak edhe nė kohėt e reja, sepse pėr gjithė periudhėn nga fundi i shek. 15 deri nė mes tė shek. 19, prof. Frashėri flet vetėm pėr „degradim organizativ dhe teologjik tė klerit“, pėr „nivel tė ulėt ideologjik tė besimtarėve, i cili kishte pushtuar jo pak klerikėt e tyre“ etj. Qė pushtimi osman iu vėrsul me egėrsi besimit tė shqiptarėve, sidomos atij katolik, kjo nuk do diskutim: pėr dhjetėvjeēarė tė tėrė ato komuna qė e ruajtėn besimin u ndodhėn nė njė traumatizim tė rėndė: mjafton tė lexosh librat e para shqip, qė i kemi pikėrisht nga pėrfaqėsuesit e klerit katolik (ata „me nivel tė ulėt“). Tė tillė urrejtje kishin sundimtarėt turq ndaj njė arqipeshkvi si ai i Shkupit, saqė deri dhe nga varri ia nxorėn trupin Pjetėr Bogdanit pėr t’ia ngrėnė qentė. Por qė t’ia veshėsh shtypjen dhe persekutimin e besimit nuk di ēfarė shartimi iliro-pagano-kristian, kjo ėshtė si tė pėrqeshėsh mijėrat e tė martirizuarve, qoftė dhe pas disa shekujsh.
    Kėshtu vimė nė Koncilin e Arbėrit, tė cilin prof. nuk e pėrmend fare nė shtjellimin e tij. Natyrisht nuk pėrmend as papėn arbėr, Klementin e XI (pontifikati 1700-1720), i cili i dha njė ringjallje tė vėrtetė jetės kishtare dhe besimit nė Shqipėri. Pikėrisht ai nxiti Koncilin e Tivarit mė 1703. Letrėn e pėrgėzimit kuvendarėt nėn kryesinė e Viktor Zmajeviēit, e fillonin kėshtu: „Shenjtėri, nėn mbrojtjen e patronazhin tuaj vendi ynė po mbushet me gėzim, sepse pas kaq vitesh ka filluar sėrish tė marrė frymė e tė hapė sytė. Me njė papė shqiptar, vendi ynė ėshtė bėrė i dėgjuar, ne jemi krenar pėr emrin dhe lavdinė tuaj“. Nėn Klementin XI kisha katolike u riorganizua, u shumėfishuan klerikėt, u shtua sidomos puna e misionarėve franēeskanė dhe jezuitė. U nuk e di nga e nxjerr pohimin prof. Frashėri „njėfarė ringjalljeje u duk pas ēerekut tė dytė tė shek. XIX“, kur nė kėtė kohė e sidomos pas vendosjes sė proteksionit austriak mbi katolikėt e Shqipėrisė sė veriut, po lulėzonte, sidomos nė Shkodėr, jo vetėm jeta kishtare por edhe ajo kulturore. Nė kohėn qė flet profesori institucionet franēeskane e jezuite po fillonin lavrimin e gjuhės shqipe, edhe nė shkolla – pa pritur pra derisa tė hapej e para shkollė shqipe nė Korēė.
    Tė gjitha kėto tė vėrteta historike jam i detyruar vetėm sa t’i cek pėr mungesė vendi. Por them se mjaftojnė pėr tė pohuar sė fundi se:
    - Shqipėria ėshtė nė historinė e saj shumė mė larmishme dhe shumė mė e diversifikuar, edhe nė pikėpamje tė besimeve, sesa po paraqitet sot rėndom nė rrėfime pėrgjithėsuese qė fare pak kanė tė bėjnė me analizat shkencore. Fakti qė nė treva tė caktuara, tė mbyllura e tė izoluara, siē ka qenė malėsia e Shqipėrisė sė veriut, kanė jetuar deri vonė besime pagane, nuk ka tė bėjė me thelbin e jetės kishtare, sidomos nė viset e perėndimore tė Shqipėrisė, nė qytete si Durrėsi, Lezha, Shirgji, Balleci, Shkodra, Drishti, Tivari – pėr besimin ortodoks Berati, Voskopoja, Korēa etj., ku kjo jetė, bashkė me krishtėrimin, ėshtė zhvilluar nė njė vijė thuajse tė pandėrprerė, deri nė traumėn mė tė rėndė dhe tė fundit: atė qė i shkaktoi diktatura komuniste. Mjaft tė sillen ndėrmend monumentet e shkėlqyera tė kėsaj jete, sikurse qenė kishat e Shirgjit, tė Vaut tė Dejės, tė Rubikut nė Veri ose kishat e Voskopojės e tė Beratit nė jug etj. etj.
    - Meqė flitet pėr krishtėrimin, ato komuna e ata individė qė kanė besuar, kanė kryer tė tilla vepra e tė tilla martirizime sa po t’i numėrosh nuk tė mjafton as njė libėr i tėrė. Nga kėta besimtarė kanė dalė edhe Gjergj Kastrioti, edhe Shjefėn Gjeēovi, edhe Nėnė Tereza, edhe shumė tė tjerė me emėr tė madh, ose krejt tė panjohur: t’u thuash tani qė keni pasur vėrtet besim tė krishterė, vetėm se e kishit tė pėrzierė me paganizėm, do tė thotė tė tallesh. Vetėm se jo me ta, por me veten dhe publikun lexues.

  5. #385
    Perjashtuar Maska e fejer_nagy
    Anėtarėsuar
    18-08-2005
    Vendndodhja
    kėtu
    Mosha
    72
    Postime
    232
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Ardian Klosi ka shkruar si njė romantik i shekullit tė XIX ....
    ..... klerik politikan apo politikan klerik?

  6. #386
    satyr Maska e Gunnar
    Anėtarėsuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    491
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    IDENTITETI KULTUROR SHQIPTAR GJATĖ MESJETĖS


    Viset shqiptare qėndruan nėn sundimin e Romės deri nė vitin 395, kur perandori Teodos e ndau perandorinė nė dy pjesė: - nė Perandorinė Romake tė Perėndimit, me qendėr Romėn, me nė krye Onorin dhe nė Perandorinė Romake tė Lindjes, e cila nė historiografi ėshtė pagėzuar me emrin Perandoria Bizantine, me qendėr Bizantin (Kostandinopojėn), me nė krye djalin tjetėr tė tij, Arkadin. Pėr mjaft historianė, ndarja e Perandorisė Romake nė dy pjesė shėnon fillimin e epokės mesjetare. Nė tė vėrtetė, dekreti i Teodosit pėrmban njė ndarje tė Perandorisė Romake vetėm nga pikėpamja administrative. Vetėkuptohet se njė ndarje administrative nuk pėrbėn kurrsesi fillimin e njė epoke historike. Kthesat historike, tė cilat hapin njė epokė tė re, kanė nė pėrmbajtje procese apo ngjarje me rėndėsi revolucionare nė fushėn ekonomiko-shoqėrore, politike dhe kulturore. Kthesa qė shėnojnė njė pėrmbysje ose njė shndėrrim thelbėsor tė njė qytetėrimi, tashmė tė amortizuar dhe triumfin e njė qytetėrimi tė ri, tė cilit i takon e ardhmja. Nga kjo pikėpamje, dekreti i Teodosit, nuk mund tė shėnojė fillimin e njė epoke tė re, edhe nga fakti se, nė vitin 395, ndryshimi ndodhi vetėm nė kokėn e perandorisė. Pėrkundrazi, nė trupin e saj jeta vazhdoi si mė parė, nė tė gjitha fushat, si ekonomiko-shoqėrore, ashtu edhe politiko-administrative, madje edhe nė fushėn kulturore-fetare. Duhet shtuar mė tej se edhe gjuha zyrtare mbeti, tė paktėn edhe pėr dy shekuj, latinishtja.
    Ka ndonjė historian qė mendon se me dekretin e Teodosit, kufiri i dy pjesėve tė Perandorisė Romake kalonte pėrmes viseve shqiptare, afėrsisht gjatė vijės Lezhė-Prizren-Nish. Sipas tyre ky kufi i quajtur “Vija e Teodosit”, ka pėrcaktuar qė nė vitin 395, ndarjen e viseve shqiptare nė dy sfera kulturore – nė veri tė saj, sferėn kulturore perėndimore me prirje kulturore evropiane, kurse nė jug tė saj, sferėn lindore, me prirje kulturore bizantine. Edhe ky perceptim historik pėr viset shqiptare nuk ėshtė aspak i saktė. Ėshtė i gabuar nė dy drejtime: E para, e ashtuquajtura “Vija e Teodosit”, nuk kalonte pėrmes viseve tė sotme shqiptare dhe ca mė pak nėpėr vijėn Lezhė-Prizren-Nish. Me dekretin e perandorit Teodos, katėr provincat jugore ilire, tė krijuara nga perandori Dioklecian nė fillim tė shekullit IV – provinca e Epirit tė Ri, me qendėr Durrėsin, ajo e Epirit tė Vjetėr, me qendėr Nikopojėn, provinca e Dardanisė, me qendėr Shkupin dhe ajo e Prevalitanisė, me qendėr Shkodrėn - i mbeteshin Perandorisė Bizantine. Si rrjedhim, “Vija e Teodosit”, kalonte nė Dalmacinė jugore, nė afėrsi tė Tivarit. E dyta, e ashtuquajtura “Vija e Teodosit”, edhe sikur tė kalonte gjatė vijės Lezhė-Prizren-Nish, nuk mund tė pėrbėnte nė Shqipėri, kufirin midis Perėndimit dhe Lindjes, pėr arsye se, nė fund tė shekullit IV, madje edhe gjatė disa shekujve mė vonė, mbarė viset e sotme shqiptare, duke pėrfshirė edhe ato krahina qė mė vonė u lidhėn me Kishėn Lindore, bėnin pjesė bashkarisht nė sferėn kulturore perėndimore.
    Njė tjetėr vizion i pasaktė qė vihet re ndėr historianėt, jo vetėm shqiptarė, por edhe tė huaj, kur flasin pėr Shqipėrinė Mesjetare, ėshtė perceptimi jo i drejtė qė ata kanė pėr peshėn e sundimit bizantin nė viset shqiptare. Sipas tyre historia shqiptare ėshtė e lidhur me historinė bizantine pėr gati 1 000 vjet, pėr aq kohė sa jetoi edhe Perandoria Bizantine.. Edhe ky vizion ėshtė i gabuar. Ėshtė e vėrtetė se Perandoria Bizantine jetoi diēka mė tepėr se 1 000 vjet (qė nga viti 395 deri nė vitin 1453), por kjo nuk do tė thotė se Shqipėria jetoi pėr aq kohė nėn ombrellėn e saj, edhe ca mė pak nėn ndikimin e kulturės sė saj. Dihet se nė vijė tė pėrgjithshme, kultura bizantine i takon qytetėrimit lindor evropian. Natyrisht, tė jetosh mė tepėr se dhjetė shekuj nė suazėn e qytetėrimit lindor bizantin, ėshtė vėshtirė tė ruash identitetin tėnd kombėtar. Por historia shqiptare e periudhės sė ashtuquajtur bizantine, na jep nė dorė njė material tė bollshėm pėr tė folur ndryshe. Pėr tė hetuar ndikimin e vėrtetė tė qytetėrimit bizantin nė Shqipėri dhe ballafaqimin e identitetit shqiptar me tė, duhet tė bėjmė dy zbritje matematikore. Sė pari, duhet pasur parasysh se, qytetėrimi lindor bizantin nuk u shfaq fill pasi lindi me dekret nė vitin 395 Perandoria Bizantine. Mė duket se u tha shkarazi se pas dekretit tė Teodosit, jeta nė Perandorinė Romake tė Lindjes, vazhdoi njėsoj si mė parė. Nė tė vepruan po ai regjim ekonomik, po ato marrėdhėnie shoqėrore, po ato ligje perandorake, po ajo administratė shtetėrore, po ajo gjuhė latine, po ai mentalitet kulturor. Edhe rrjeti kishtar, qė vepronte nė provincat jugore ilire, vazhdoi tė lidhej me Romėn. Shoqėria bizantine hyri nė rrugėn e qytetėrimit lindor, vetėm pasi dyndjet barbare nė Ballkan, krijuan tė ashtuquajturin “mur kinez”, midis Romės Lindore dhe Romės Perėndimore. Pra, vetėm nga fillimi i shekullit VII e kėtej, kur nė Bizant, pasi triumfoi mendimi dogmatik i fesė sė krishterė dhe si rrjedhim u prenė lidhjet me kulturat klasike helenistike dhe romake, tė cilėsuara qė tė dyja si kultura pagane, fenomen ky qė u shoqėrua, nė tė njėjtėn kohė me procesin e helenizimit tė plotė gjuhėsor tė administratės dhe tė kulturės perandorake – mund tė flitet pėr qytetėrim bizantin lindor.
    Pikėrisht, gjatė shekujve VII-VIII edhe mė tej, kur u brumos qytetėrimi bizantin lindor, viset e sotme shqiptare, qėndruan administrativisht jashtė Perandorisė sė Lindjes, rrjedhimisht edhe jashtė ndikimit tė qytetėtrimit tė saj. Madje, gjatė kėtyre dy shekujve e ca, viset shqiptare qėndruan jashtė autoritetit perandorak bizantin, edhe me kontakte tepėr tė pakta me qytetet e Shqipėrisė, tashmė tė rrėnuara nga furia barbare. Veē kėsaj, siē e dėshmojnė tė dhėnat arkeologjike, me kontakte akoma mė tė pakta me botėn e jashtme. Nė vend tė burimeve tė shkruara historike tepėr tė varfra, qė karakterizojnė kėto shekuj, mungesėn e ndikimit bizantin, e dėshmon edhe mungesa nė gjuhėn shqipe e terminologjisė politike, administrative, juridike, kulturore qė Perandoria e Lindjes kishte nė pėrdorim nė kėtė periudhė, nė mėnyrė tė veēantė, mungesa e terminologjisė qė pėrmban “Ligji Agrar” (nomos Georgikos), i hartuar nė shekullin VIII, nga Perandoria pikėrisht pėr bashkėsitė fshatare tė Gadishullit Ballkanik.
    Siē e dėshmojnė tė dhėnat e mėvonshme, janė shekujt qė karakterizohen nga fshatarėzimi i plotė i jetės shqiptare dhe nga vetqeverisja lokale e bashkėsive krahinore shqiptare. Janė shekuj tepėr interesantė, kur nė mungesėn e qyteteve si qendra tė rėndėsishme ekonomike dhe politike, pra kur nė mungesė tė njė shteti tė organizuar, bashkėsitė krahinore shqiptare, lulėzuan gjatė Mesjetės sė hershme, nė fqinjėsi me njėra-tjetrėn, duke u mbėshtetur nė burimet e tyre tė brendshme. Si rrjedhim, nė kushtet e kėtij izolimi tė plotė shekullor, u thellua, pa ndikime nga jashtė, identiteti etnik shqiptar. Kristalizimi i etnikonit shqiptar, ishte padyshim njė faktor pozitiv. Ai i pėrgatiti shqiptarėt tė pėrshkonin shekujt qė pasuan me njė identitet politiko-kulturor tė konsoliduar. Por, nga ana tjetėr, shekujt e izolimit tė thellė, patėn edhe anėn e tyre negative. Ato e gozhduan pėr njė kohė tė gjatė popullsinė shqiptare pas prapambetjes ekonomike, shoqėrore, politike dhe kulturore. Kjo prapambetje qe padyshim njė faktor negativ, me pasoja pėr tė ardhmen, mbasi ndikoi nė formimin me vonesė, nė krahasim me popujt e tjerė tė Gadishullit tė Ballkanit, tė Shtetit Kombėtar Shqiptar.
    Perandoria e Lindjes e rivendosi autoritetin e vet nė viset shqiptare gjatė dhjetėvjeēarit tė dytė tė shekullit IX. Kjo rivendosje pėrfaqėson periudhėn e dytė tė sundimit bizantin nė kėto vise. Kėtė radhė, sundimi bizantin u rivendos, nga pikėpamja administrative, nė trajtėn e sistemit tė themave. Viset e sotme shqiptare u ndanė nė tri thema, me qendėr nė Durrės, Nikopojė dhe Shkup. Themat ishin njėsi administrative politike dhe ushtarake. Secila prej tyre ndahej nė disa nėnthema, tė cilat, zakonisht quheshin edhe arkondķ, me nė krye njė arkon. Kėtė radhė, edhe pse sundimi i dytė bizantin nuk vazhdoi gjatė, mbasi u pėrmbys, diku mė herėt, diku mė vonė nga sundimi bullgar, la disa gjurmė nė jetėn shqiptare. Vetė emri bizantin themė, u harrua shpejt, mbasi nuk e shkuli dot nga rrėnja termin tradicional latin, provincė. Por, organizimi i klisurave, siē u quajtėn repartet ushtarake, tė vendosura nėpėr ngushticat ose grykat e maleve, nga kalonin rrugėt kryesore tė komunikacionit, si institucion i panjohur mė parė, u ruajt deri mė sot nė fushėn e toponimisė, diku nė trajtėn Kėlcyrė, si nė Pėrmet, diku nė trajtėn Klos, si nė Mallakastėr dhe nė Kukės. Gjuha shqipe ka trashėguar terma tepėr tė pakta nga “Libri i Prefektit”, i hartuar nga Perandoria Bizantine nė shekullin X, si rregullore pėr themat e provincave, siē janė fjalėt: kujri, turmė, rrogė, etj.
    Megjithatė, shenjat tregojnė se edhe kėtė radhė sundimi bizantin nuk arriti dot tė ndikonte thellė nė jetėn shqiptare. Vetėm nė ndonjė qytet, pati funksionarė shqiptarė tė integruar nė shoqėrinė bizantine. Pėrkundrazi, bashkėsitė krahinore shqiptare, vazhduan ta ruanin tė pacėnuar identitetin e tyre kulturor. Madje, pati raste, kur administrata bizantine u detyrua t’ua linte nė dorė qeverisjen e arkondive, vetė arkondėve shqiptarė, qė ndoshta ishin vetė krerė tė bashkėsive krahinore.
    Sundimi i dytė bizantin nė Shqipėri, mori fund, sikurse u tha, nga pushtimi bullgar i viseve shqiptare, i cili mbulon gjysmėn e dytė tė shekullit IX dhe mbarė shekullin X, madje edhe pjesėn e parė tė shekullit XI. Nė vitin 1018, bizantinėt, rivendosėn pėr tė tretėn herė pushtetin e tyre nė Shqipėri. Kėtė radhė ata i gjetėn nė Shqipėri, bashkėsitė krahinore, pėrsėri tė konsoliduara, kurse marrėdhėniet nė institucionet feudale, tepėr sporadike. Me pėrjashtim tė Durrėsit, i vetmi qytet me peshė nė kėto anė, qytetet e tjera tė vendit sapo kishin filluar tė rimėkėmbeshin mbi gėrmadhat e vjetra. Ashtu si gjatė sundimit tė dytė edhe kėtė radhė, Perandoria Bizantine, nė ushtrimin e pushtetit tė vet jashtė qyteteve, u detyrua tė mbėshtetej pėrsėri mbi bashkėsitė e lira krahinore. Por kėto bashkėsi, tashmė tė ndėrgjegjėsuara nga pikėpamja politike, nuk u treguan tepėr tė gatshme pėr t’iu nėnshtruar autoritetit perandorak. Filluan kėshtu protestat e bashkėsive, tė cilat nuk munguan tė kthehen edhe nė kryengritje tė armatosura. Nga shkrimet e kronistėve bizantinė tė shekullit XI – XII, mėsojmė se pakėnaqėsia u shfaq nė mėnyrė tė veēantė tek banorėt e krahinės, e cila nė atė kohė pėrmendet me emrin Arbanon (Arbėri), - krahina midis Durrėsit dhe Dibrės, me kryeqendėr Krujėn. Krahina e Arbanonit pėrbėnte njė ndėr arkonditė e themės sė Durrėsit. Meqėnėse krahina e Arbanonit ndodhej nė viset ku bashkėjetonin tė dy ritet e krishtera, si Roma ashtu edhe Kostandinopoja u pėrpoqėn qė banorėt e tij t’i bėnin pėr vete, secila pėr interesat e veta politike. Kostandinopoja u premtoi arbanitėve, pra shqiptarėve tė Arbanonit, “autonominė” (isopolitinė). Por ata preferuan kishėn katolike. Madje ata shkundėn edhe zgjedhėn bizantine. Si pretekst, u pėrdor rasti kur duka i themės sė Durrėsit fyu arkondin e Arbanonit. Duke u shkėputur nga administrata dhe nga kisha bizantine, banorėt e Arbanonit, nuk mundėn tė quheshin mė romej. Kjo ėshtė arsyeja pėrse banorėt e kėsaj krahine janė shqiptarėt e parė qė shfaqen nė burimet e shkruara historike me emrin e tyre etnik mesjetar arbanitė. Nuk janė pra shqiptarėt e vetėm qė banonin nė Shqipėri, siē pretendojnė disa historianė tė huaj. Duke folur pėr kėtė kthesė tė banorėve tė Arbanonit, kronisti bizantin i shekullit XI, Mihal Attaliati, shkruan se “arbanitėt dhe latinėt, mė parė aleatė tė bizantinėve nė qeverisje (isopolitķ), dhe nė fe (ortodoksė), u bėnė armiq tė paarsyeshėm, pėr shkak tė qėndrimit poshtėrues, qė duka i Durrėsit, Mihal Dokiani, mbajti ndaj arkondit tė tyre”. Fyerja e Mihal Dokianit ishte preteksti qė i dha shkas kryngritjes. Pakėnaqėsia vazhdoi tė shprehej edhe mė vonė, deri sa nė fund tė shekullit XII, banorėt e Arbanonit, sė bashku me shqiptarėt e arkondive fqinje formuan shtetin e parė shqiptar tė Mesjetės, tė njohur me emrin “Principata e Arbėrisė”, me kryeqendėr Krujėn. Nė krye tė kėtij shteti tė vogėl, me shqiptarė tė tė dy riteve tė krishtera, u vu Progoni, i cili nė protokollin latin e quan veten “princ” (princeps), kurse nė protokollin bizantin e cilėson veten “arkond i madh” (mega arhon).
    Principata e Arbėrisė, si shtet i pavarur nuk pati jetė tė gjatė. Ajo mori fund nga luftat qė shpėrthyen nė kėtė pjesė tė Ballkanit, shtetet e shumta qė u mėkėmbėn pas shembjes sė Perandorisė Bizantine, nga Kryqėzata e Katėrt, nė vitin 1204. Megjithatė, ideja e rimėkėmbjes sė njė shteti shqiptar mė vete, nuk u shua. Kėtė ide u pėrpoqėn ta vinin nė jetė anzhuinėt e Napolit, tė cilėt shpallėn nė Durrės, nė vitin 1272, jo principatėn, por “Mbre-tėrinė Shqiptare” (Regnum Albaniae). Pas dėshtimit tė nismės anzhuine, kėtė ide e morėn nė dorė, nė shekullin XIV, vetė bujarėt shqiptarė, tė cilėt nė fillim krijuan zotėrime tė veēuara feudale, pastaj nga luftat qė u zhvilluan midis kėtyre zotėrimeve, u kalua nė formimin e tre principatave tė mėdha shqiptare – Principata e Shkodrės, nėn dinastinė e Balshėve, Principata e Durrėsit, nėn atė tė Topiajve, dhe Principata e Artės, nėn udhėheqjen e Gjin Bua Shpatės. Madje, njėri prej kėtyre, princi Gjergji II, Balsha, pasi e mposhti Karl Topinė e Durrėsit, synoi tė krijonte Mbretėrinė Shqiptare dhe veten e tij ta shpallte mbret tė saj. Por tashmė nė dyert e Shqipėrisė kishin trokitur invazorėt osmanė, tė cilėt me pushtimin e tyre e ndėrprenė kėtė proces historik, duke hapur pėr Shqipėrinė njė kapitull tė ri, pėrsėri tė dhimbshėm.
    Nga sa u trajtua deri tani, mund tė nxirren nė lidhje me historinė mesjetare tė Shqipėrisė, tre konkluzione: E para, se pesha e ndikimit tė qytetėrimit lindor bizantin, mbi qytetėrimin tradicional shqiptar, nuk duhet tė teprohet, mbasi, siē u pa, sundimi real bizantin nė viset shqiptare, nga pikėpamja kohore qe tepėr i shkurtėr, kurse nga pikėpamja e ndikimit, meqėnėse Shqipėria ndodhej nė periferi tė perandorisė, tepėr i cekėt. E dyta, se gjatė Mesjetės sė hershme, kur u gatuan kombėsitė e sotme tė Evropės, shqiptarėt vazhduan tė mbijetonin dhe se, pavarėsisht se e paguan me prapambetje izolimin gjeografik, dolėn nga tuneli i errėsirės mesjetare mė njė identitet etnik mė tė theksuar se ē’e kishin, kur u pėrfshinė nė nė vitin 395, suazėn e Perandorisė Bizantine. E treta, se nė shekullin XI, kur nė Shqipėri u hapėn dritaret e “erėrave” nga jashtė, shqiptarėt, pavarėsisht nga ritet e krishtera qė praktikonin, preferuan nė pėrgjithėsi flladin perėndimor, i cili nuk i kishte humbur krejtėsisht rrėnjėt atavike qė ishin lėvruar thellė nė kohėn Antike. Nė pragun e pushtimit osman, pavarėsisht sė krerėt botėrorė tė dy kishave tė krishtera ishin ndarė, nė mėnyrė tė armiqėsuar qė nė vitin 1054, nė Shqipėri, prelatėt e dy riteve tė krishtera ishin tė prirur tė bashkėpunonin me njėri-tjetrin, bashkėpunim i cili u forcua edhe mė tej gjatė epokės Skėnderbegiane.
    (vijon nė numrin e nesėrm)
    To look life in the face....

  7. #387
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Mosha
    31
    Postime
    2,576
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Akademiku Kristo Frashėri i pėrfshirė nė debatin e shkrimtarėve Qose-Kadare

    Kadare gabohet pėr ndikimin e fesė nė ndarjen nga turqit

    Rilindasit luftuan pėr identitetin kundėr prurjeve tė huaja nėn petkun fetar


    Prof. Dr. KRISTO FRASHERI


    IDENTITETI KOMBĖTAR SHQIPTAR GJATĖ SUNDIMIT OSMAN

    Me luftėn legjendare qė zhvilluan shqiptarėt nėn udhėheqjen heroike tė Skėnderbeut, me karakterin ēlirimtar qė ajo pati qė nga fillimi deri nė fund tė saj, me formimin gjatė kėsaj lufte tė Shtetit Kombėtar Shqiptar, me pjesėmarrjen nė tė tė mbarė shqiptarėve, pa dallime krahinore, fetare dhe shoqėrore – epopeja skenderbegiane u shndėrrua nė njė kudhėr ku u kalit kombi shqiptar, me njė identitet kombėtar kulturor tė konsoliduar. Kombi shqiptar qė u kalit gjatė kėsaj lufte nuk pati, siē ndodhi me kombet e tjera ballkanike, ngjyrim fetar. Dėshmitė na vijnė nga dy drejtime. Nga njėra anė nė strukturėn shtetėrore tė Skėnderbeut, pėrfshirė dhe ushtrinė e tij, morėn pjesė si mbėshtetės dhe si udhėheqės tė shtetit dhe tė luftės, shqiptarė tė tė dy riteve tė krishtera – katolike dhe ortodokse. Ekziston njė letėr qė shqiptarėt myslimanė tė viseve lindore i kanė dėrguar, nė vitin 1454, mbretit tė Napolit, Alfonsi V, me tė cilėn i luteshin qė tė ndėrhynte pranė Skėnderbeut pėr t’i pranuar edhe ata si shtetas tė vet. Vetėkuptohet se Skėnderbeu, i cili edhe vetė disa kohė mė parė kishte qenė mysliman, nuk kishte arsye qė ta refuzonte dėshirėn e tyre. Karakterin jofetar tė shtetit shqiptar tė Skėnderbeut e dėshmon nga ana tjetėr edhe fakti se Heroi zhvilloi luftė ēlirimtare jo vetėm kundėr turqve myslimanė, por edhe kundėr despotit serb ortodoks, madje, kur e desh puna edhe kundėr venedikasve katolikė, apo tė anzhuinėve gjithashtu katolikė. Mė nė fund, vlen tė kujtohet dhe njė fakt i tretė. Ndėrsa papėt e kanė pėrshėndetur mė se njė herė Skėnderbeun me apelativin “athlet” i Krishtit, pra mbrojtės i krishtėrimit, vetė Skėnderbeu nė letrat e nėnshkruara prejt tij drejtuar papėve, asnjėherė nuk ka pohuar se po luftonte pėr mbrojtjen e krishtėrimit, por kurdoherė ka theksuar se po luftonte pėr lirinė e atdheut tė vet dhe pėr mbrojtjen e Italisė, duke nėnkuptuar me Italinė, qytetėrimin evropian. Me kėtė identitet pa asnjė ngjyrim fetar, shqiptarėt, pas vdekjes sė Skėnderbeut, hynė pėrfundimisht nė zgjedhėn shekullore osmane.
    Kur lexon kronistėt osmanė tė shekujve XV-XVII, tė bėn pėrshtypje gjykimi tepėr i vrazhdė qė ata kanė pėr shqiptarėt, si njė popull “rebel dhe pa fe”, si njė popull qė nuk jeton dot pa kryengritje. Nga ky gjykim, tė cilin siē duket e kishin edhe vetė udhėheqėsit e Perandorisė Osmane, mund tė kuptohet edhe politika qė Porta e Lartė ndoqi ndaj shqiptarėve, pasi Shqipėria u fut pėrfundimisht nėn zgjedhėn e saj. Thelbin e kėsaj politike e pėrbėn vendimi qė mori Perandoria Osmane pėr tė shfrytėzuar nga shqiptarėt, nė ndryshim nga popujt e tjerė ballkanikė, mė tepėr eksperiencėn e tyre luftarake nė dobi tė fushatave tė tyre ushtarake, sesa nga fisku mbi ta nė dobi tė arkės perandorake. Pėr kėtė qėllim, Porta e Lartė, ua hapi dyert shqiptarėve qė tė merrnin pjesė, me pėrfitime personale, jo vetėm si azabė, por edhe si spahij nė luftat e saj tė vazhdueshme. Nė fillim sulltani i hapi dyert edhe pėr shqiptarėt e krishterė pėr t’u bėrė spahij, njėsoj si luftėtarėt myslimanė. Po kjo periudhė e rekrutimit tė shqiptarėve tė krishterė si spahij nuk vazhdoi gjatė. Dora-dorės, me procesin e islamizimit tė shqiptarėve, vendin e spahijve tė krishterė e zunė pa pėrjashtim spahijtė myslimanė. Si rrjedhim, ndryshe nga vendet e tjera ballkanike, nė Shqipėri u krijua njė klasė feudale me pėrkatėsi etnike vendase.
    Me islamizimin nė masė tė popullsisė vendase dhe me krijimin e njė klase feudale shqiptare myslimane, sulltanėt osmanė shpresuan se do tė krijonin nė Shqipėri njė bazė shoqėrore dhe politike besnike ndaj sulltanit. Por nė kėtė pikė ata u gabuan. Shumė shpejt doli se as feja e pėrbashkėt, as interesi i pėrbashkėt me feudalėt shqiptarė, nuk mund tė ishin baza tė sigurta politike pėr njė sundim tė qetė tė Perandorisė Osmane nė Shqipėri. Prirjet e popullsive shqiptare tė myslimanizuara, pėr kryengritje ndaj sulltanit halif, u dukėn madje qė nė procesin e islamizimit tė tyre. Qė nė vitin 1621, kur procesi i islamizimit ishte nė zhvillim tė plotė, peshkopi shqiptar Pjetėr Budi, nė relacionin e njohur qė i drejtoi kardinalit Gozzadino nė Romė, mbi gjendjen nė Shqipėri, e njoftonte ndėr tė tjera se shqiptarėt e krishterė nė marrėveshje tė fshehtė me shqiptarėt myslimanė, po bėnin pėrgatitje pėr njė kryengritje tė armatosur kundėr zgjedhės osmane. Sikurse ėshė thėnė nė njė nga kapitujt e mėparshėm, sa mė tepėr pėrparonte fenomeni i islamizimit tė shqiptarėve, aq mė tepėr shtoheshin dhe kryengritjet e tyre tė armatosura kundėr Perandorisė Osmane. Nė tė njėjtėn kohė, sa mė tepėr forcohej klasa feudale shqiptare, madje sa mė tepėr ajo ngrihej nė shkallėn e aristokracisė feudale, aq mė tepėr zhvillohej dhe prirja e saj pėr t’u lehtėsuar nga vartėsia ndaj Portės sė Lartė, madje edhe pėr tė formuar formacione shtetėrore mė vete.
    Siē u pa, nė ēerekun e fundit tė shekullit XVIII dhe nė pjesėn e parė tė shekullit XIX, krerėt e pashallėqeve feudale shqiptare, nga tė cilėt njėri e pati qendrėn nė Shkodėr, tjetri nė Janinė, hynė edhe nė luftė tė hapur me pushtetin qendror perandorak. Pati momente kur shumėkush mendoi se shqiptarėt ndodheshin nė pragun e shkėputjes sė tyre nga sundimi shekullor osman dhe se feja e pėrbashkėt me sunduesin osman, nuk pėrbėnte pengesė, siē e treguan ngjarjet e Egjiptit islamik, pėr tė realizuar aspiratėn e tyre politike. Nga kjo pikėpamje, nė fillim tė shekullit XIX, shqiptarėt ndodheshin disa hapa pėrpara popujve tė tjerė ballkanikė, tė cilėt zhvillonin ende rezistencėn me karakter lokal. Megjithatė, shqiptarėt e realizuan aspiratėn e tyre politike – formimin e shtetit kombėtar shqiptar, mė vonė sė grekėt, serbėt, malazezėt, rumunėt, bullgarėt.
    Cila ėshtė arsyeja?
    Ka jo pak historianė, diplomatė, publicistė qė mendojnė se arsyeja kryesore e kėsaj vonese historike ėshtė pėrkatėsia e njėjtė fetare e shumicės sė shqiptarėve me atė tė popullsisė turke tė Perandorisė Osmane. Nga kjo pikėpamje duket se anon dhe Ismail Kadareja, kur shkruan se “ndėrsa nė vendet e tjera (ballkanike, K. F.) feja zotėruese e krishterė ndihmonte pėr ndarjen nga tradita otomane, nė Shqipėri, ajo traditė mund tė strehohej pikėrisht pas fesė zotėruese, myslimanizmit” (Ismail Kadareja po aty fq. 33). Nė po atė broshurė ai shkruan gjithashtu se “popujt e Ballkanit kishin njė fe tė pėrbashkėt – fenė e krishterė, e cila i ndihmonte pėr ndarjen nga tradita otomane, kurse shqiptarėt ishin tė ndarė – siē thotė ai – nė tri fe (sic!), nė njėrėn nga tė cilat , nė fenė myslimane, pra nė fenė zotėruese ndėr shqiptarėt “mund tė strehohej tradita otomane” (po aty fq. 33).
    Por, vizioni qė ka Ismail Kadareja mbi peshėn e fesė myslimane ndėr shqiptarėt e kėsaj periudhe dhe mbi pengesėn qė ajo sillte nė ecurinė mė tė shpejtė drejt qytetėrimit evropian, ėshtė tepėr skematik. Arsyet e vonesės sė shkėputjes sė shqiptarėve nga zgjedha osmane, nuk kanė tė bėjnė me mbizotėrimin e fesė myslimane nė radhėt e tyre.
    Nuk mund tė mohohet se sundimi shekullor osman la gjurmėt e veta nė jetėn shoqėrore dhe shpirtėrore tė shqiptarėve. Madje, edhe feja islame, e cila shoqėroi qytetėrimin oriental turk, e prekėn ku mė shumė e ku mė pak identitetin kombėtar tė shqiptarėve. Por, nė asnjė mėnyrė dhe nė asnjė rast ato nuk arritėn ta shpėrfytyronin kėtė identitet. Sikurse u tha, qytetėrimi osman nuk ėshtė identik me qytetėrimin islam. Faktori islam ėshtė njė pėrbėrės ndėr pėrbėrėsit e shumtė tė qytetėrimit turk. Nė thelb tė qytetėrimit osman qėndron tradicioni kulturor turk-oriental, i cili ka pėrvetėsuar mjaft nga elementet e tradicionit bizantin, pėr vetė faktin se shteti osman lindi nė truallin e popullatave bizantine dhe u zhvillua mbi gėrmadhat e Perandorisė sė Kostandinopojės. Veē kėsaj, historianėt kanė sjellė mjaft elementė qė tregojnė se qytetėrimi osman pėrvetėsoi pėr tė njėjtat arsye, jo pak elementė tė qytetėrimit ballkanik, gjithashtu, pėr faktin se edhe kėtu shteti osman u ngrit mbi gėrmadhat e shteteve ballkanike. Nė faktorin ballkanik hyn edhe Shqipėria. Dokumenti themeltar, pėr mbarė perandorinė, qė pėrcaktonte parimet ekonomike, shoqėrore dhe juridike ishte Sheriati, i mbėshtetur nė Kuran, i cili, siē u tha, konsiderohej si kushtetuta e pėrhershme e shteteve islamike. Nga historia e pėrgjithshme dimė se juristkonsultėt arabė e kanė interpretuar jo tė gjithė njėsoj Kuranin. Pra, nga penat e tyre kanė dalė disa variante tė Sheriatit. Duke kaluar nėpėr duar dokumentat jo tė pakta tė zyrave tė Sheriatit tė kazave tė Shqipėrisė, kemi vėnė re se kadilerėt dhe naibėt e qyteteve tona, kanė qenė tė porositur tė zbatonin Sheriatin e Imam Azemit, tė cilin Porta e Lartė e gjykoi se ishte mė i pėrshtatshėm pėr Rumelinė. Veē kėsaj, ndikimin e qytetėrimit lokal shqiptar nė korpusin juridik tė Perandorisė Osmane e dėshmojnė dhe “kanunametė” (kodet) qė administrata perandorake osmane hartoi pėr sanxhaqet e Shqipėrisė. Duket se kėto kanuname tė sanxhaqeve shqiptare janė redaktuar nė pėrshtatje me kushtet lokale, mbasi ndryshe nuk shpjegohet dallimi qė ato kanė, jo vetėm nga kanunametė e viseve tė tjera tė Ballkanit, por ato vetė ndryshojnė nga njėra-tjetra. Duhet shtuar mė nė fund se kadilerėt e kazave tė Shqipėrisė, si duket me porosi tė organeve mė tė larta, kishin tė drejtė qė pėr ēėshtje tė veēanta tė jepnin vendime duke u mbėshtetur nė tė drejtėn zakonore lokale. Mė nė fund, duhet pasur parasysh se ndonėse viset shqiptare jetuan pėr shumė shekuj nėn sundimin e Perandorisė Osmane, Shqipėria nuk pati popullsi turke, por mbeti, me pėrjashtim tė disa rretheve tė Kosovės , e banuar vazhdimisht nga popullsi shqiptare dhe me minoritete tradicionale joturke. Si rrjedhim, burimi i ndikimit tė qytetėrimit osman mbeti vetėm administrata perandorake, por edhe administrata shtetėrore ishte e mbushur me nėpunėsa shqiptarė. Pėrcjellėsit e qytetėrimit osman nė viset shqiptare u bėnė kryesisht vetė shqiptarėt, tė cilėt punonin pėr periudha tė gjata ose shėrbenin si ushtarė, gjithashtu pėr periudha tė gjata, nė viset turke. Pikėrisht, kėta emigrantė kur ktheheshin nė atdhe, sillnin me vete elementė tė qytetėrimit lindor, ashtu si emigrantėt shqiptarė tė shekullit XX, sillnin nga Sh.B.A-ja elementė tė qytetėrimit perėndimor.
    Ndikimi qė pati qytetėrimi osman nė gjuhė, nė zakone, nė mentalitet, nė letėrsi, nė gjirin e tė cilit ishin integruar elementė tė qytetėrimit bizantin dhe fare pak elementė tė qytetėrimit arab, nė Shqipėri mori vrull, kryesisht gjatė shekullit XVIII. Pikėrisht, nė shekullin XVIII, u hapėn pėrsėri dritaret e flladit evropian. Kėtė radhė pėrēuesit e kėtij flladi qenė tregtarėt, tė cilėt sė bashku me mallrat qė sillnin, kryesisht nga Venediku, nga Ankona, nga Bari, nga Marseja, sillnin edhe idetė qė shoqėronin kėto mallra. Nė hapjen e kėtyre dritareve ndikuan edhe vetė krerėt e pashallėqeve shqiptare, si, nė mėnyrė tė veēantė, Karamahmut pashė Bushatlliu nė Veri e Ali pashė Tepelena nė Jug, tė cilėt i zgjeruan kontaktet me vendet perėndimore. Megjithatė, faktori mė i rėndėsishėm qė e ngadalėsoi sadopak ndikimin e qytetėrimit osman ishin kryengritjet gjithnjė nė rritje qė zhvilluan shqiptarėt myslimanė, gjatė shekujve XVII-XIX, kundėr Perandorisė Osmane dhe organizimi i kėtyre kryengritjeve nga vetė pashallarėt shqiptarė. Janė dėshmi e dorės sė parė qė tregon ndikimin e pakėt qė kishte halifati islamik sulltanor mbi shqiptarėt myslimanė. Dihet se pėrbėrėsi fetar i ēdo riti dhe sekti qoftė, gjunjėzohet, pėr tė mos thėnė anashkalohet, kur ballafaqohet me pėrbėrėsin politik, ekonomik dhe kulturor. Arsyet e vonesės sė pavarėsisė sė Shqipėrisė janė mė komplekse. Ato duhen kėrkuar, jo nė pėrkatėsinė myslimane tė shumicės sė shqiptarėve, por pjesėrisht nė alergjinė ndaj fesė myslimane, qė vazhdonte tė ekzistonte ndėr udhėheqėsit e fuqive tė mėdha evropiane, por edhe pjesėrisht nė interesat qė kishin disa prej tyre pėr ta mbajtur Perandorinė e Gjysmėhėnės, ende nė Gadishullin Ballkanik.
    Nuk duhet tė harrojmė se deri nė mes tė shekullit XIX, fuqitė e mėdha nuk ishin ēliruar ende plotėsisht nga koncepti mesjetar i kombit, i cili kishte nė pėrbėrjen e vet jo vetėm territorin, gjuhėn, kulturėn, por edhe fenė. Ishte ende e vėshtirė pėr opinionin evropian qė tė pranonte se dy pjesėtarė me fe tė ndryshme, tė njė kombėsie (siē ishin shqiptarėt e krishterė dhe shqiptarėt myslimanė), tė konsideroheshin si pjesėtarė tė njė kombi tė vetėm. Veē kėsaj ka edhe njė tjetėr faktor historik qė ka peshuar rėndė nė ēėshtjen kombėtare shqiptare. Deri nė mes tė shekullit XIX, nė opinionin evropian mbisundonte bindja se kontinenti historikisht i takonte fesė sė krishterė. Si rrjedhim, turqit myslimanė, pėr analogji edhe myslimanėt jo turq tė Ballkanit, ishin, pėr kėtė opinion dhe jo pėr shqiptarėt, mish i huaj nė trupin e kontinentit. Gjithnjė sipas kėtij opinioni, vetė turqit duheshin pėrzėnė, tė paktėn jashtė Evropės. Si rrjedhim, ky opinion e kishte tė vėshtirė tė pranonte krijimin e njė shteti mysliman (qoftė edhe jo turk), nė gjirin e Kontinentit Evropian. Nė pamfletet e botuara gjatė shekullit XIX, ndeshet shpeshherė teza se krijimi i njė shteti shqiptar mysliman, ishte baraz me krijimin e njė Turqie tė vogėl, e cila do tė vazhdonte tė mbijetonte nė Ballkan, kur Turqia do tė dėbohej jashtė kontinentit. Pra, shqiptarėt me Karamahmut pashė Bushatlliun dhe me Ali pashė Tepelenėn, krijuan faktorėt e nevojshėm pėr tė formuar shtete shqiptare. Si pėrfundim, pėrgjegjėse pėr vonesėn nuk qe feja myslimane e shqiptarėve (e cila nė krijimin e shtetit egjiptian provoi se nuk ishte pengesė), por alergjia qė kishin Fuqitė e Mėdha evropiane pėr njė shtet me popullsi myslimane nė Evropė. Kjo platformė u shfrytėzua edhe nga qarqet nacionaliste tė krishtera ballkanike, tė cilat nė kėtė mėnyrė justifikonin copėtimin dhe aneksimin e trojeve shqiptare midis tyre, si e vetmja rrugė pėr tė penguar mbijetesėn e “Turqisė” nė Ballkan.
    Argumentat pėr kėtė tezė i dha vetė Perandoria Osmane me konceptin qė ajo kishte mbi kombėsinė dhe identitetin kombėtar tė njė populli. Perandoria Osmane si shtet teokratik islamik vazhdonte ta llogariste fenė si pėrbėrės tė identitetit kombėtar, madje, si pėrbėrėsin kryesor, pėr mė tepėr, si pėrbėrėsin absolut tė identitetit tė njė populli. Ajo vazhdonte tė mbronte me ēdo kusht konceptin anakronik mesjetar mbi kombin, ndonėse historia kishte vulosur dėshtimin e plotė tė tij. Nė Perandorinė Osmane vazhdonte tė mbisundonte koncepti sipas tė cilit, tė gjithė myslimanėt qė bėnin pjesė brenda kufijve tė saj, pavarėsisht nga gjuha, nga traditat, nga historia e tyre, po tė kishin pėrqafuar fenė islame, duhej ta konsideronin veten pjesėtarė tė kombėsisė osmane (osmanli milet). Pėr analogji, nga rrethi i kombėsisė islamike pėrjashtoheshin vetėm tė krishterėt dhe ēifutėt. Tė krishterėt qė banonin brenda kufijve tė perandorisė ndaheshin sipas saj, nė dy kombėsi: ortodoksėt, duke pėrfshirė edhe shqiptarėt, nė bazė tė marrėveshjes sė lidhur nė vitin 1454, midis sulltan Fatihut dhe Patrikut tė Konstandinopojės, konsideroheshin rumė (rum mileti), nė vėshtrimin e kombėsisė bizantine, me nėnkuptimin e kombėsisė greke. Katolikėt, pėrfshirė edhe shqiptarėt, pėrkundrazi trajtoheshin si pjesėtarė tė kombėsisė latine (latin milet), nė vėshtrimin e banorėve evropianė tė varur fetarisht nga Roma. Pikėrisht, ky diferencim qė zbatonte Porta e Lartė ndaj popullsisė sė saj peshoi rėndė mbi perceptimin qė formuan disa tė huaj mbi identitetin kombėtar shqiptar. Madje, jo vetėm tek tė huajt, por aty-kėtu dhe brenda nė Shqipėri. Me fushatėn ideologjike qė ndėrmori Porta e Lartė pas mesit tė shekullit XIX pėr ta zbatuar kėtė koncept anakronik edhe te banorėt myslimanė tė Shqipėrisė, e shoqėruar me fushatėn qė ndėrmori kisha fanariote e Stambollit, prapa sė cilės vepronte qeveria e Athinės, pėr tė bindur shqiptarėt ortodoksė se i takonin kombėsisė greke, veē kėsaj e shoqėruar nga veprimtaria e misionarėve tė kishės perėndimore, tė cilėt u pėrpoqėn tė rrėnjosnin te besnikėt e tyre konceptin se shqiptarė qenė vetėm besnikėt e tyre katolikė – peshuan dhe nė vetė identitetin kombėtar tė shqiptarėve. U krijua kėshtu ajo qė rilindasi i shquar, Sami Frashėri, quante aleancė midis koncepteve politike tė fuqive evropiane dhe ideologjisė osmaniste tė Perandorisė turke dhe platformės sė “Megali idesė” greke, tė cilat bashkėrisht mohonin dy tė drejtat themelore tė kombit shqiptar – e para, tė drejtėn e pėrkatėsisė sė mbarė shqiptarėve nė njė komb tė vetėm, dhe e dyta , mohimin e shqiptarėve si subjekt i tė drejtave kombėtare, pra, tė drejtėn e tyre pėr tė formuar njė shtet kombėtar tė pavarur, qoftė mė nė fund edhe nė njė vilajet tė vetėm autonom. Pikėrisht, pėr tė pėrmbysur kėtė platformė qė ndillte shuarjen e kombit shqiptar, u ngrit Rilindja Kombėtare Shqiptare.
    Me fjalė tė tjera, thelbin e Rilindjes Kombėtare Shqiptare e pėrbėnte lufta pėr tė mbrojtur identitetin kombėtar shqiptar nga prurjet joshqiptare qė sillnin nė trupin e kombit ndikimet qė vinin me mbulesė fetare nga jashtė.

    (Vijon nė numrin e nesėrm)

  8. #388
    satyr Maska e Gunnar
    Anėtarėsuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    491
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Historiani Kristo Frashėri mbi debatin e identitetit kombėtar

    Shqiptarėt drejt Europės qė pas luftės sė Parė Botėrore

    Komunizmi nuk arriti tė ndryshonte identitetin e tyre

    IDENTITETI KOMBĖTAR SHQIPTAR NĖ DITĖT TONA

    Pas kėtij udhėtimi historik, as tė gjatė e as tė shkurtėr, do tė rrekemi t’i japim pėrgjigje pyetjeve tė cilat pėrbėjnė thelbin e kėsaj trajtese: Cili ėshtė nė ditėt tona identiteti kombėtar shqiptar dhe e dyta, a ka ose jo pėrputhje midis tij dhe identitetit kulturor evropian?
    Gjatė trajtesės u nėvizua fakti se identiteti kombėtar i shqiptarėve ėshtė njė kategori historike. Si i tillė edhe ai i ėshtė nėnshtruar ligjit tė zhvillimit tė pandėrprerė tė shoqėrisė njerėzore. Me njė fjalė, ashtu si pėr tė gjithė popujt e botės edhe pėr shqiptarėt nuk mund tė flitet pėr njė identitet kulturor tė pėrhershėm. Kjo do tė thotė se gjatė epokave tė ndryshme historike, identiteti shqiptar ka pėsuar, pa u larguar nga thelbi i tij etnik, ngjyrime tė ndryshme shoqėrore dhe kulturore. Pra, ai ka pėsuar vazhdimisht evolucion.
    Evolucion ka pėsuar nė radhė tė parė edhe pėrbėrėsi kryesor i identitetit kombėtar shqiptar – gjuha shqipe. Megjithatė evolucioni nuk ia ka ndryshuar pėrkatėsinė e saj familjare. Sikurse u tha, ilirėt, paraardhėsit e shqiptarėve, qė kur u shfaqėn nė histori, i pėrkisnin, sipas mendimit tė pėrgjithshėm tė historianėve tė gjuhėsisė, familjes sė madhe indoevropiane. Ata kanė vėnė nė dukje se me gjithė ndryshimet qė ka pėsuar nė fushėn leksikore dhe gramatikore, veē kėsaj me gjithė huazimet e shumta qė ka marrė nė fushėn e leksikut, gjatė udhėtimit historik nga gjuhė tė tjera, nė themel ajo vazhdon tė bėjė pjesė si gjuhė e veēantė nė familjen gjuhėsore indoevropiane.
    Edhe komponenti tjetėr kryesor i identitetit kombėtar shqiptar – gjeografia, nė thelb, nuk ka pėsuar ndryshim. Qė nga agimi i historisė, shqiptarėt kanė banuar dhe vazhdojnė tė banojnė nė Evropėn Juglindore, nė pjesėn perėndimore tė Gadishullit Ballkanik. As pozicioni i tij buzė detit Adriatik, nuk ka pėsuar ndryshim. Me fjalė tė tjera, trualli i Shqipėrisė, i pėrbėrė nga relieve malore, fushore dhe bregdetare, nga lumenj tė rrėmbyer, nga gryka tė thepisura dhe nga bjeshkė shekullore, ku ėshtė gatuar identiteti kombėtar i shqiptarėve, ka mbetur po ai. Megjithatė, nė identitetin kombėtar shqiptar kanė ndikuar ngjarjet historike tė lidhura me ambientin gjeografik.
    Si pjesė e Mesdheut, Adriatiku ka ndjekur fatin e luhatjeve qė kanė pėsuar qytetėrimet e zhvilluara nė vendet rreth e rrotull “Detit tė Madh”, siē e quanin shqiptarėt nė Mesjetė Detin Mesdhe. Historiani kroat Milan Shufflai, duke folur pėr pozicionin gjeografik tė atdheut tė shqiptarėve, shkruan: “Adriatiku, i vėshtruar historikisht, ėshtė njė miniaturė ose sė paku njė vatėr kulture e Mesdheut, i cili gjendet midis dy botėve tė vjetra, midis Lindjes dhe Perėndimit”. Ai ka vėnė gjithashtu nė dukje se nėpėr detin Adriatik kanė kaluar herė pas here nga Lindja nė Perėndim dhe anasjelltas nga Perėndimi nė Lindje, disa qytetėrime tė ndryshme. Si rrugė kalimi ka shėrbyer territori i Shqipėrisė, mbasi brigjet e saj nė Gjirin e Otrantit, i afrohen Gadishullit Italik mė tepėr se nė ēdo sektor tjetėr tė Adriatikut.
    Siē dihet, pėrmes kėtij territori, kanė kaluar nga Lindja nė Perėndim tre qytetėrime – nė Antikitet, me veshje helenike, nė Mesjetė, me veshje bizantine dhe herėn e tretė, me veshje osmane. Siē u pa, qytetėrimi helenik zuri rrėnjė edhe nė Gadishullin Italik. Qytetėrimi bizantin nė Itali qe mė jetėshkurtėr, kurse qytetėrimi osman nuk pati fat, mbasi gjashtė muaj pas zbarkimit tė ushtrive turke nė Pulje, mė 1480, ato u tėrhoqėn pėrsėri nė brigjet shqiptare. Dihet gjithashtu se Perėndimi zbarkoi katėr herė nė brigjet shqiptare – romakėt nė Antikitet, normanėt nė shekujt XI-XII, anzhuinėt nė shekujt XIII-XIV dhe venedikasit nė shekujt XIV-XV, pa qenė nevoja tė pėrmendet zbarkimi fashist italian nė shek. XX. Prej tyre vetėm sundimi romak, i cili mbuloi mbarė Ballkanin, pati jetė shekullore. Pushtimet e tjera perėndimore u kufizuan vetėm nė trojet shqiptare, madje dhe kėtu ato e patėn jetėn tė shkurtėr.
    Nėse na lejohet tė bėjmė njė pėrkufizim tė kėtyre pėrplasjeve qė ndodhėn midis kėtij vargu qytetėrimesh, mund tė pohojmė se tė paktėn teorikisht, viset shqiptare buzė Adriatikut, pėrfaqėsojnė, nga pikėpamja e qytetėrimit, trevėn mė perėndimore tė Lindjes dhe trevėn mė lindore tė Perėndimit. Nga kjo pikėpamje, Historia e Shqipėrisė, ėshtė pra, historia e qytetėrimit shqiptar, mbi tė cilin janė pėrplasur herė pas here, duke lėnė gjurmė, me baticat dhe zbaticat e tyre, tė dy qytetėrimet e huaja – batica e qytetėrimit perėndimor nė kurriz tė zbaticės sė qytetėrimit lindor ose e kundėrta – batica e qytetėrimit lindor nė kurriz tė zbaticės sė qytetėrimit perėndimor, pa e asgjėsuar qytetėrimin shqiptar.
    Vendimi qė shpalli Kuvendi Kombėtar i Vlorės mė 28 Nėntor 1912, pėr njė shtet tė vetėm kombėtar, tė pavarur, me karakter demokratik, laik dhe iluminist shprehte aspiratėn jo vetėm pėr tė shkundur nga pikėpamja politike zgjedhėn shekullore osmane, por edhe vullnetin pėr ta shkėputur Shqipėrinė pėrfundimisht nga Lindja dhe pėr ta kthyer fytyrėn e saj nga Perėndimi. Si hap i parė, ky vullnet historik u konkretizua nga pikėpamja ligjore, me vendimin pėr ta ndarė, simbas shprehjes evropiane “shtetin nga kisha”, nė vėshtrimin e ndarjes sė shtetit nga institucionet fetare. Ky ishte njė hap revolucionar nė dy drejtime: e para, njė hap qė nga pikėpamja kushtetuese i jepte shtetit shqiptar qė nė lindjen e vet, njė tipar laik evropian dhe e dyta, i jepte fund pozitės sė privilegjuar qė kishin gėzuar gjatė shekujve mesjetarė institucionet fetare tė krishtera dhe gjatė sundimit shekullor osman, institucionet fetare islamike, tė cilat tani e tutje do tė kishin tė drejta tė barabarta me institucionet e tjera fetare. Megjithatė, vendimi i Kuvendit Kombėtar tė Vlorės i cili u miratua unanimisht nga tė gjithė delegatėt qė morėn pjesė nė tė, shprehte njė aspiratė. Qė ajo tė bėhej realitet duheshin kapėrcyer njė mori pengesash politike, ekonomike, shoqėrore, kulturore dhe diplomatike, tė cilat dolėn nė shesh sapo u nėnshkrua i Akti i Pavarėsisė.
    Dihet se tė gjitha shtetet ballkanike nė kohėn kur fituan pavarėsinė, patėn njė mal me probleme, tė cilat ndryshonin nga njė vend nė tjetrin. Ismail Kadareja, shkruan se nė kohėn e fitores sė pavarėsisė sė saj, Greqia ishte nga pikėpamja kulturore njė vend “lajlelulesh”. Kjo ėshtė e vėrtetė. Njė gazetar anglez shkruan se nė vitin 1828, kur vizitoi Kėshillin e Ministrave tė Greqisė, u habit kur pa ministrat grekė qė bisedonin duke ndenjur kėmbėkryq mbi mindere. Vėzhgues tė tjerė perėndimorė, kanė vėnė nė dukje probleme tė tjera tė mprehta, tė cilat i shkaktuan Greqisė, pėr disa dhjetėvjeēarė mjaft telashe, derisa ajo hyri mė nė fund nė rrugėn e normalitetit. Ėshtė e natyrshme se ēdo shtet kombėtar lind me dhimbje, sidomos kur ka jetuar nėn zgjedhė tė huaj pėr qindra vjet. Mė duket pak i besueshėm pohimi tjetėr i I. Kadaresė se Greqia, fazėn e “lajeluleve”, e kapėrceu nė sajė tė fesė sė pėrbashkėt tė krishterė, qė i kundėrvihej fesė myslimane tė kundėrshtarėve turq – mbasi, fazėn e “lajleluleve” e kanė kaluar, madje mė shpejt se Greqia, shtetet me popullsi myslimane si Egjipti, Maroku, Algjeria, Tunizia, Libia, Iraku, Jordania, Siria kur u shkėputėn nga Perandoria Osmane.
    Historia ka plot shembuj qė tregojnė se jo vetėm sundimet e huaja shekullore, por edhe rendet politike shekullore, kur pėrmbysen, lenė pas grupe shoqėrore, zakonisht me kufij lokalė, qė kanė nostalgji pėr regjimin e mėparshėm – nostalgji e pėrligjur ose nga interesi ose nga ideologjia. Shembull klasik ėshtė Vandeja (Vendée), nė Bretanjė (Francė), fshatarėt e sė cilės, nė vend qė ta pėrkrahnin, iu kundėrvunė mė 1793, revolucionit tė madh frėng tė vitit 1789, pėr tė mbrojtur monarkinė absolutiste tė pėrmbysur.
    Ashtu si nė Kontinentin Evropian edhe nė truallin e Shqipėrisė, shkalla e qytetėrimit nuk ka qenė e njėjtė nė mbarė vendin. Sikurse ėshtė thėnė, ka pasur zona tė pėrparuara dhe zona tė prapambetura, madje edhe zona tepėr tė prapambetura. Kėtė larmi shkallėsh qytetėrimi paraqiste hapėsira shqiptare edhe kur u shpall mė 1912, Pavarėsia Kombėtare. Pra, nuk ėshtė pėr t’u habitur qė edhe nė Shqipėri, shpallja e Pavarėsisė Kombėtare ndeshi nė njė Vande. Kėtė Vande tė Shqipėrisė e pėrfaqėson, me tipare fatkeqėsisht tepėr negative, e ashtuquajtura lėvizje e Haxhi Qamilit, pėr faktin se ajo u ngrit kundėr shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Siē dihet, vatrėn e saj ajo e pati nė fshatrat e hapėsirės sė ngushtė Shijak-Tiranė. Pėr mungesė vendi kėtu nuk kemi mundėsi tė analizojmė atė lėvizje fatkeqe, tė cilėn, as e ngriti, as e organizoi, as e drejtoi njė fshatar i ēekuilibruar siē ishte Haxhi Qamili. Mjafton tė themi shkurt se prapa asaj “njolle” tė Historisė sė Shqipėrisė, qėndronin si nxitėsa, si organizatorė dhe si udhėheqėsa, faktorė tė brendshėm dhe tė jashtėm si Esat pashė Toptani dhe qarqet xhonturkiste tė ndihmuar nga diplomacitė grekomadhe dhe serbomadhe, tė cilėt duke shfrytėzuar prapambetjen e disa grupeve fshatare tė Shqipėrisė sė Mesme dhe anarkinė shtetėrore qė ata vetė provokuan, nxitėn lėvizjen tė ashtuquajtur fshatare, pėr ta shkallmuar shtetin shqiptar qė kur lindi, por qė, pasi i vunė zjarrin rebelimit, lėvizja u shkau atyre nga duart.
    Rėndėsia qė i jepet kėtij rebelimi qė shkaktoi vetėm anarki, duke e pagėzuar si njė fenomen me etiketėn “haxhiqamilizėm”, mė duket i tepruar, pėr vetė faktin se ai nuk qe njė fenomen, por njė ngjarje meteorite. Qė nuk ishte fenomen, por njė ngjarje sporadike e dėshmon fakti se lėvizja e ashtuquajtur “haxhiqamiliste”, nuk u shtri nė mbarė viset shqiptare, por mbeti e kufizuar nė njė zonė tė ngushtė. Veē kėsaj ajo nuk u pėrsėrit as nė kėtė zonė mė vonė, por u varros pėrgjithmonė pas disa muajsh, nė Qershor 1915, sė bashku me shtypjen e lėvizjes dhe me varjen e Haxhi Qamilit. Pavarėsisht nga dėmet qė lėvizja e ashtuquajtur “haxhiqamiliste”, i solli imazhit tė Shqipėrisė – vėmendja e elitės intelektuale shqiptare u pėrqendrua te problemi i kapėrcimit tė prapambetjes politike, legjislative, ekonomike, shoqėrore, kulturore, arsimore qė Perandoria Osmane i la trashėgim Shqipėrisė sė pavarur. Njė vend me rėndėsi nė kėtė prapambetje zinte edhe fanatizmi qė institucionet klerikale fetare tė tė gjitha riteve e sekteve kishin lėnė nė disa qarqe tė pazhvilluara tė vendit. Mė saktė, vėmendja e tyre u pėrqendrua kryesisht te forcimi i identitetit kombėtar tė shqiptarėve jashtė pėrkatėsive fetare. Pionierė tė kėtij mendimi ishin tė gjithė rilindėsit. Njė personalitet i periudhės sė vonė rilindėse, At Gjergj Fishta, pohonte se nuk ishin fetė ato qė i ndanin shqiptarėt, por kulturat e ndryshme qė nuk i linin tė bashkoheshin. Nė pėrgjithėsi sundoi mendimi se rruga pėr tė shkelur nė qytetėrimin evropian kalonte nėpėrmjet pėrvetėsimit tė kulturės evropiane. Nė tė vėrtetė, Fishta nė njė shkrim qė botoi nė vitin 1917, shihte njė dallim midis “qytetėrimit dhe kulturės”. Me tė parin ai nėnkuptonte zhvillimin e gjithanshėm tė shoqėrisė (shkencore, teknike, ekonomike, me fjalė tė tjera, kulturė materiale), kurse me tė dytėn, me kulturėn, ai nėnkuptonte prodhimin shpirtėror tė shoqėrisė (pra, mendimin filozofik, letrar, artistik, nė pėrgjithėsi mentalitetin shoqėror). Megjithatė, ai mendonte se Shqipėria do t’i afrohej Evropės nėqoftėse niveli i kulturės shqiptare do tė ngrihej nė nivelin e kulturės evropiane. Por ky pohim pėrfaqėson gjysmėn e sė vėrtetės, mbasi kultura shqiptare nuk mund tė ngrihet nė nivelin e kulturės evropiane nėse qytetėrimi shqiptar, nė kuptimin e drejtė qė i jepte Gjergj Fishta, nuk ngrihet nė nivelin e qytetėrimit evropian. Mendimtarėt e mėdhenj tė filozofisė sė historisė kanė nxjerrė konkluzionin se ēdo kulturė lind dhe zhvillohet nė njė terren social-ekonomik-politik qė ka nevojė pėr tė. Nuk mund tė presėsh pėr shembull qė kultura e epokės sė shoqėrisė industriale dhe ca mė pak e epokės sė internetit tė lindė nė epokėn ku sundon shoqėria agrare. Pohimi i pėrmendur i Gjergj Fishtės pėrfaqėson gjysmėn e sė vėrtetės, pėr faktin se nė vitin 1917, kur ai shpallte kėtė pikėpamje, qytetėrimi shqiptar karakterizohej nga shoqėria agrare-zejtare, me fjalė tė varfra, nga shoqėria e kandilit, kurse qytetėrimi evropian karakterizohej nga shoqėria industriale financiare, me fjalė tė tjera nga llampa e elektrikut. Si rrjedhim, Shqipėria mund t’i afrohej Evropės nga pikėpamja kulturore, pra nga identiteti kulturor, vetėm pasi tė pėrvetėsonte qytetėrimin e llampės elektrike.
    Pėrpjekjet e Shqipėrisė sė pavarur pėr tė krijuar truallin e pėrshtatshėm pėr tė shkelur nė qytetėrimin evropian filluan me entuziazėm fill pasi mbaroi Lufta e Parė Botėrore. Hapi i parė ishte vendosja e administratės shtetėrore, e cila siguroi stabilitetin shtetėror kombėtar. Hapi i dytė ishte shkėputja e institucioneve fetare tė Shqipėrisė nga vartėsia e tyre ndaj institucioneve tė huaja tė larta. Me kongreset qė ndėrmorėn bashkėsitė bektashiane, ortodokse dhe sunite tė Shqipėrisė gjatė viteve 1920-1922, u realizua fitorja e pavarėsisė sė tyre kombėtare, thėnė mė shkurt, u sanksionua “shqiptarizimi” i tyre. Bashkėsia katolike edhe pse e detyruar nga nenet kanonike qė ta respektonte vartėsinė tradicionale nga Vatikani, ajo tashmė ishte ingranuar nė rrugėn e “shqiptarėsisė”.
    Pas kėtyre hapave me rėndėsi historike, filloi fushata gjithashtu me rėndėsi historike pėr modernizimin, e thėnė ndryshe, pėr evropianizimin e Shqipėrisė nė strukturėn ekonomike, nė marrėdhėniet shoqėrore, sistemin administrativ, korpusin legjislativ, rrjetin arsimor, veprimtarinė kulturore, jetėn politike. Nga tė gjithė kėta sektorė, sukseset e para u arritėn nė jetėn politike, e cila u karakterizua nga krijimi i menjėhershėm i partive politike, i debateve parlamentare, i pluralizmit mediatik dhe nga pėrplasja e opinioneve, tė cilat shpeshherė nė publik shkaktonin shqetėsime. Nė pamje tė jashtme, ato duket se pėrmbanin hapat drejt qytetėrimit evropian, por kėto hapa mbanin me vete dhe shenjat e degradimit, pėr arsye se kultura politike evropiane nė Shqipėri e kishte paraprirė shumė herėt strukturėn ekonomike, shoqėrore, legjislative, kulturore, arsimore, e cila ishte ende nė nivelin e shoqėrisė agrare-zejtare. Pikėrisht, kjo mospėrputhje i dha mundėsi Ahmet Zogut, tė bėnte nga jeta politike, disa hapa prapa – tė vendoste diktatin personal, nė fillim nė trajtėn e Republikės, pastaj nė trajtėn e Monarkisė shqiptare. Gjithashtu, kjo mospėrputhje diktoi te qarqet drejtuese tė Monarkisė tė kryesuar nga Ahmet Zogu, qė tė shpejtonin masat pėr nxjerrjen e Shqipėrisė nga prapambetja ekonomike, shoqėrore, legjislative, kulturore, arsimore. Sukseset nuk munguan. U bėnė reforma tė rėndėsishme nė fushėn legjislative (u miratua kodi civil, kodi penal, kodi tregtar dhe ligje tė ndryshme), tė mbėshtetura tė gjitha mbi legjislacionin evropian; nė fushėn arsimore (u zgjerua rrjeti shkollor fillor dhe u hapėn shkollat e para tė mesme laike, tė gjitha me programe evropiane), u nxit pėrgatitja e kuadrove tė larta tė tė gjitha specialiteteve vetėm nė shkollat e larta tė vendeve perėndimore; u hapėn dyert e depėrtimit tė kulturės dhe letėrsisė evropiane, ndonėse u kufizua vetėm nė disa nga qytetet kryesore tė vendit. Por baza ekonomike, shoqėrore evropiane (industria moderne, rrjeti i elektrifikimit, bujqėsia intensive, rrjeti i komunikacionit), qė do tė gjeneronte qytetėrimin e mirėfilltė evropian, mbeti, pėr arsye qė tashmė dihen, prapa.
    Gjatė periudhės sė Luftės sė Dytė Botėrore, nuk ndodhi ndonjė ndryshim i rėndėsishėm nė strukturėn ekonomike shoqėrore tė vendit. Ndryshime ndodhėn vetėm nė fushėn e mentalitetit shoqėror dhe ca mė tepėr nė fushėn e opinioneve politike. Por, pavarėsisht nga dallimet qė ndodhėn nė fushėn e pozicioneve politike (dikush partizan, dikush ballist, dikush zogist, dikush kolaboracionist), vazhdoi me ritme mė tė shpejta sheshimi i dallimeve shoqėrore, krahinore dhe fetare. Sheshim, i cili kishte filluar qė nė kohėn e Rilindjes Kombėtare. Njė meritė tė dorės sė parė e kėtij sheshimi, i takon Luftės Antifashiste Nacional-Ēlirimtare. Pikėrisht, nė platformėn politike tė luftės pėr njė Shqipėri tė pavarur dhe demokratike, nė mėnyrė tė veēantė nė pėrbėrjen e reparteve partizane nacional-ēlirimtare, ku u ēimentua edhe mė tepėr vėllazėrimi i shqiptarėve pavarėsisht nga dallimet fetare e krahinore, fshatare e qytetare, u pėshpejtua procesi i shkrirjes sė shqiptarėve, afėrsisht nė njė identitet tė vetėm kombėtar.
    Kėtu merr hov ai proces qė u pėrshpejtua pas Luftės Antifashiste Nacional-Ēlirimtare, kur gjithnjė e mė tepėr filloi tė zbehej nga ekrani i Shqipėrisė figura e ēifligarit, e beut, e bajraktarit, e gegės, e toskės, e mirditorit, e skraparliut, e kolonjarit, e dibranit etj.
    Regjimi komunist qė u vendos nė Shqipėri pas Luftės Antifashiste Nacional-Ēlirimtare, karakterizohet nga disa procese kontradiktore. Procesi qė ndėrmori shteti komunist pėr ngritjen e industrisė moderne, elektrifikimin e vendit, bujqėsinė intensive, pėrmirėsimin e transportit, zhvillimin e artit, fillimin e arsimit dhe ngritjen e nivelit kulturor teknik nė pėrgjithėsi, krijuan bazėn ekonomike shoqėrore dhe kulturore qė shpinte nė fakt nė rrugėn e qytetėrimit evropian. Por, kėto pėrpjekje kėrkonin masa tė pėrshtatshme pėr to, nė radhė tė parė, konsolidimin e ekonomisė sė tregut, konkurrencėn e lirė tė mallrave, garancinė e pronėsisė private, tregtinė e lirė tė jashtme, kursin e lirė tė monedhės etj. Nė kėtė drejtim, shteti komunist, i gozhduar pas doktrinės marksiste-leniniste, ndėrmori reforma tė kundėrta: shtetėzimin e mjeteve tė prodhimit, kolektivizimin e tokės bujqėsore, organizimin e ekonomisė sė pėrqendruar, monopolin e veprimtarisė tregtare, ideologjizimin e drejtimit tė ekonomisė dhe masa tė tjera tė justifikuara me doktrinėn marksiste-leniniste, tė cilat, tė gjitha sė bashku, i krijuan asfiksi zhvillimit tė bazės ekonomike tė ndėrtuar me sakrifica tė mėdha. Edhe pėrpjekjet qė ndėrmori regjimi komunist gjatė gjithė harkut tė tij kohor, pėr tė integruar, sipas shprehjes sė Enver Hoxhės, ideologjinė marksiste-leniniste nė tė gjitha fushat e jetės, politike, ekonomike, kulturore, arsimore, artistike, filozofike, sociologjike, provuan se edhe nė kėtė fushė integrimi kulturor nuk pėrputhej me bazėn moderne ekonomike. Pra, pohimi i Enver Hoxhės se regjimi komunist po krijonte pėrputhjen midis bazės ekonomike moderne dhe “superstrukturės” shtetėrore pėrparimtare, ishte njė retorikė pa mbėshtetje. Pėrkundrazi, historia gati gjysmė shekullore provoi tė kundėrtėn. Ajo provoi se midis tyre kishte jo pėrputhje, por mospėrputhje. Qė ta themi mė shkoqur, midis tyre kishte njė mospėrputhje, e cila me kalimin e viteve u shndėrrua nė njė kontradiktė antagoniste. Pikėrisht, kjo kontradiktė antagoniste shpuri nė shembjen e regjimit komunist. Dėshmi ėshtė fakti se regjimi komunist nuk u pėrmbys as nga jashtė, as nga koka e vet, por nga kultura dhe nga shkenca, mė saktė nga njerėzit e kulturės dhe tė shkencės qė ajo vetė krijoi.
    Pavarėsisht nga dhembjet qė i shkaktoi popullit shqiptar me diktaturėn e vet tė vrazhdė, luftėn e ashpėr tė klasave, zhdukjen e pronės private, izolimin e plotė ndėrkombėtar, duhet tė pranojmė se regjimi komunist la pas dhe disa rezultate pozitive. Me ngritjen e qyteteve tė reja, ngritjen i industrisė moderne, elektrifikimin e plotė tė vendit, zhvillimin e teknikės bujqėsore, zhdukjen e plotė tė analfabetizmit, ngritjen e Universiteteve shqiptare, shtrirjen e rrjetit spitalor nė fshat, gjallėrimin e jetės artistike dhe nė pėrgjithėsi me zhvillimin e jetės kulturore nė mbarė vendin, unifikimin e veshjeve tė burrave dhe tė grave nė mbarė vendin. U krijua njė brez i ri me njė identitet kombėtar shqiptar, pothuajse tė njėjtė nė mbarė vendin. Shprehja se u krijua njė brez i ri me njė identitet kombėtar tė njėjtė, shprehje e cila tė kujton pretendimin e Partisė sė Punės se po krijonte “njeriun e ri” kishte anėn e vet negative. Njeriu i ri, nėnkuptonte njėriun e njėjtė nė ēdo pikėpamje, si nė fushėn e mendimit, ashtu dhe tė veshjes, si nė atė tė sjelljes, ashtu edhe nė fushėn e pretendimit, si nė mėnyrėn e jetesės, ashtu edhe nė edukatėn shoqėrore. Me fjalė tė tjera, Partia e Punės, synonte tė krijonte njeriun robot ose po tė pėrdorim shprehjen e W. Churchill, njeriun e qytetėrimit tė kazermave, por edhe nė kėtė drejtim, baza e re ekonomike industriale dhe bujqėsore triumfoi mbi vizionin absurd tė regjimit komunist. Mė 1991, kur u pėrmbys regjimi komunist, shqiptarėt u shfaqėn para botės me njė identitet tė ndryshėm, krejt tė ndryshėm nga ai qė ishte pėrpjekur pėr gjysmė shekulli tė farkėtonte regjimi komunist. Se ēfarė ndodhi, nė lidhje me identitetin kombėtar shqiptar pas vitit 1991, do tė kthehemi njė herė tjetėr.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 08-09-2006 mė 00:41
    To look life in the face....

  9. #389
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,177
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Ismail Kadare: “Trishtimi qė mė ngjall problemi i identitetit tonė”

    Shkrimtari i shquar shqiptar flet pas replikave tė ashpra me akademikun Rexhep Qosja pėr identitetin e shqiptarėve. Pse popujt qė kanė jetuar nėn pushtim nuk mund tė kenė njė identitet nė gjysmė dhe gjėrat e fsheta qė nxori Qosja pėr botėn akademike

    “Shtysa e parė pėr tė shkruar kėtė libėr ka qenė bota perėndimore, ku nė ēdo pritje apo nė ndonjė takim tė ēfarėdolloj niveli do tė flitej pėr identitetin tonė. Shpesh kam dėgjuar: ‘Ju shqiptarėt keni problem tė identitetit’. Mė ka trishtuar kjo gjė. Libri ‘Identiteti Europian i shqiptarėve’ ėshtė njė sprovė letrare qė trajton dukuritė shoqėrore, politike dhe kulturore tė botės shqiptare, pėrkatėsisė sė saj europiane nėpėrmjet formės sė saj dhe jo njė polemikė politike”. Kėshtu u shpreh shkrimtari i shquar Ismail Kadare, nė tryezėn e organizuar me temė “Identiteti ynė europian dhe inteligjenca e sotme”, organizuar nga Instituti i Kėrkimeve Politike “Alcide De Gasperi”. Shprehja qė pėrdorej dikur nga ish- Jugosllavia, apo sot nė Serbi, mund tė dėgjohej edhe nė ambiente elitare, apo tė ndonjė niveli tjetėr nė botėn perėndimore. Kėto kujtime tė hidhura nga njerėzit e Perėndimit do tė lindin kėshtu shtysėn e parė pėr tė shkruar njė vepėr tė tillė. Kadare nuk kėrkon t’i quajė jo tė rėndėsishme kėto mendime tė hasura nė vendet perėndimore, pasi, sipas tij, do tė jenė kėta njerėz qė do tė japin votėn pro Shqipėrisė pėr integrimin tonė nė BE. “Mė i trishtueshėm ėshtė pėrftimi qė i bėhet popullit tonė nė shtresat e gjera nė Perėndim, nė ato shtresa ku thuhet se ‘Shqipėria ėshtė njė popull joeuropian’, nė ato shtresa qė nesėr do tė japin votėn pro apo jo pėr integrimin e Shqipėrisė nė familjen europiane”, - ėshtė shprehur Kadare, duke rrėfyer kėshtu shkėndijat e para qė ndezėn brenda tij krijimin e sprovės “Identiteti europian i shqiptarėve”.

    Replika

    “Popujt qė kanė jetuar pushtimet e gjata nuk mund tė kenė njė identitet nė gjysmė”. Kėshtu e ka nisur pėrgjigjen e tij ndaj akademikut kosovar, Rexhep Qose, shkrimtari Ismail Kadare. Sipas tij, kjo replikė ka qenė njė abuzim nga ana e Qoses, por qė nxori nė pah gjėra tė fshehta qė ekzistojnė nė botėn akademike shqiptare mendime tė tilla, qė kėrkojnė t’i quajnė shqiptarėt si njė popull me identitet nė gjysmė. “Kam kujtuar se tė gjitha kėto shprehje kanė qenė klishe, por pas kėtyre debateve shoh se janė tonat. Dalin akademikė dhe thonė se shqiptarėt janė gjysmėturq. Sipas tij, njė pushtim i gjatė ta heq identitetin. Tashmė ne shqiptarėt duhet tė zgjedhim nė jemi apo jo popull pa identitet. Sipas kėsaj teze, i bie qė populli i Kosovės tė jetė ēerek serb, duke qenė se ka jetuar gjatė nėn regjimin serb. Ėshtė njė polemikė e lehtė pėr t’u deformuar dhe ėshtė abuzuar me tė”, - ėshtė shprehur Kadare. “Pėr mua, njė gjė ėshtė e padiskutueshme po e vėnė nė diskutim nga realiteti ynė”, - ka vijuar ai, duke u shprehur se “nuk ka parė provokim mė tė madh se ky qė kėrkohet t’u thuhet shqiptarėve, se janė popull me gjysmė identitet”.
    “Feja myslimane ėshtė po aq e rėndėsishme nė historinė tonė sa fetė e tjera”, - ėshtė shprehur Kadare, duke thėnė se nė sprovėn e tij nuk ka asnjė shprehje antimyslimanizėm, ashtu siē ėshtė servirur nga qarqe tė ndryshme, duke sjellė kohėt e fundit edhe njė reagim tė kėtij komuniteti ndaj shkrimtarit. “Nė kėtė libėr nuk ka asgjė kundėr myslimanėve, pasi unė e kam thėnė se kjo fe ėshtė aq e rėndėsishme nė historinė tonė, sa fetė e tjera. Nė emėr tė Europės po bėhet njė propagandė antieuropiane, duke i vėnė myslimanėt nė pozitėn mė tė keqe”, - u shpreh ai. “Historia e Shqipėrisė ėshtė e bėrė nė unitet nga tė gjitha fetė, si ajo myslimane, apo e krishtere”.

    Eseja

    Kadareja sqaroi se titulli i pėrdorur nė sprovėn e tij, tė botuar pak kohė mė parė nga Shtėpia Botuese “Onufri”, ishte njė term pune shqip dhe diskutimet e lindura pėr identitetin europian tė shqiptarėve janė tė panevojshme.
    Kadareja pohoi se zanafilla dhe shtysa pėr ta shkruar kėtė sprovė erdhi nga kontaktet e shumta me opinionistė dhe njerėz tė kultivuar mbi idetė e tyre lidhur me ēėshtjen e identitetit shqiptar, ku shumė syresh mendojnė se shqiptarėt kanė probleme me identitetin e tyre, gjė qė, sipas Kadaresė, ėshtė e gabuar dhe ka lindur nga propaganda jugosllave.
    “Ne si shqiptarė na intereson pa mėdyshje opinioni i Europės, pasi ata do tė votojnė pro apo kundėr nesh, nė bashkimin me tė”, - vėrejti Kadare. “Imazhi i tyre shpeshherė ėshtė qė ne jemi turq, jo europianė”, njė klishe e cila ėshtė e gabuar.
    Sipas shkrimtarit, nė emėr tė Europės po bėhet njė propagandė antieuropiane, duke i vėnė myslimanėt shqiptarė nė njė sprovė tė pavėrtetė pėr ta, pasi janė pikėrisht ata qė kanė qenė nė vijėn e parė tė luftėrave ndaj pushtimeve tė hershme dhe mė tė vona, bashkė me shqiptarėt e besimeve tė tjera, atij katolik dhe ortodoks, ku vetė shkrimtari, i polemizuar sė fundmi, nėnvizoi se sprova e tij nuk ėshtė kundėr myslimanizmit shqiptar. Tashmė, shtoi Kadareja, gjithēka ėshtė kurorėzuar me pranimin e Shqipėrisė nė strukturat e BE-sė, duke theksuar se ėshtė njė gabim i rėndė hapja e kėtyre polemikave. Kadareja shkruan nė sprovėn e tij se “populli shqiptar nuk ka identitet gjysmak, tė shtirė apo tė fshehur; identiteti i tij ėshtė i qartė, pavarėsisht se dikush nuk dėshiron ta shohė. Shqiptarėt janė popull themeltar nė rrafshin e tij, ndėr mė tė vjetrit e kontinentit europian, ndėrsa gjuha shqipe njė ndėr 10-12 gjuhėt bazė tė kontinentit, ndėrkohė qė gjeografia, gjėja mė kokėfortė nė botė, dėshmon e para europianitetin shqiptar”.



    Marre nga gazeta Albania
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  10. #390
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,177
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Reagimet



    At Zef Pėllumbi

    At Zef Pėllumbi, njė nga personalitetet e shquara shqiptare, tė pėrndjekur gjatė viteve tė diktaturės komuniste, theksoi se sprova e Kadaresė rrok njė nga problemet mė tė theksuara tė popullit shqiptar, identitetin shqiptar, njė temė e sajuar sipas tij nė polemikat e ndryshme.
    Ai solli nė vėmendje historikun e vendosjes sė kėtij identiteti me Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit, me vendosjen nga rilindasit tė stemės sė Kastriotėve, pavarėsisht shqipes me dy krena qė pėrfaqėson identitetet krahinore, si dhe shpalljen e shtetit shqiptar, laik nė vitin 1912. “Identiteti i shqiptarėve ėshtė njė dhe nuk duhet tė vihet nė diskutim. Identiteti i shqiptarėve ėshtė kulturor. Qasja pėr tė pasur polemika ėshtė e panevojshme. Shqipėria ėshtė njė vend laik dhe synimi i saj kryesor dhe i gjithė popullit tė saj ėshtė integrimi europian, si shtėpia e vetme qė aspirojnė tė gjitha vendet qė kėrkojnė integrimin, aty ku identitetet do tė zhduken dhe do tė mbetet ai europian”.


    Pjetėr Arbnori

    Pjetėr Arbnori, president i Institutit tė Kėrkimeve Politike, duke shprehur vlerėsimet e tij pėr trajtimin e identitetit tonė nė sprovėn e Kadaresė, cilėsoi se “pėr fat tė keq, Lindja ka ndikuar dukshėm pėr vite tė tėra nė historinė e popullit shqiptar, ndaj edhe janė jo tė rralla diskutimet mbi pėrkatėsinė identitare shqiptare nė Europė, njė pėrkatėsi e dukshme dhe e prekshme tashmė”.

    Bujar Leskaj

    “Kadareja ėshtė vijues i traditės mė tė mirė demokratike qė i qėndruan viteve tė diktaturės”, - u shpreh ministri i Kulturės, Turizmit, Rinisė dhe Sporteve, Leskaj, i cili nėnvizoi se tė gjitha kombet njihen pėrmes figurave mė tė njohura, ndėrsa kultura ėshtė pasaporta mė e mirė nė rrugėtimin drejt Europės.
    Sipas Leskajt, me kėtė sprovė, shkrimtari, i njohur pėr metaforat dhe alegorinė e tij tė spikatur, pėrpiqet tė ndėrgjegjėsojė shqiptarėt se nė Europė duhet tė shkojnė vetėm si shqiptarė, me vlerat kombėtare, ndėrkohė pėr nga vlerat e saj, sprova do tė zhdavarisė imazhin e gabuar, tė krijuar nė Europė pėr shqiptarėt, identiteti i tė cilėve ėshtė ai europian.


    Marre nga gazetaAlbania
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  11. #391
    ilir-arb
    Anėtarėsuar
    23-02-2006
    Postime
    756
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Kristo Frasheri per Formesimin e Kadarese

    Marre nga shkrimi ne Gazeten Shqiptare, Tetor 2, 2006 Faqja 8 - SPECIALE

    ...

    Kadareja ka lindur nė Gjirokastėr nga njė familje bektashinjsh. Por, bektashizmi i familjes sė tij ku ai u rrit derisa mbaroi shkollėn e mesme ishte njė sekt i pocaqisur. Madje, kėtė bektashizėm, shkolla e mesme nė Gjirokastėr dhe fakulteti i Letėrsisė nė Tiranė, me presionin marksist qė ushtronte Organizata e Rinisė e P.P.SH-sė e kishte pocaqisur mė thellė.

    Pastaj, nga Tirana shkoi nė Moskė, nė Institutin Gorki. Atje, nė Institutin Gorki, ai u ushqye me letėrsinė ruso-sovjetike, me Historinė e Bashkimit Sovjetik dhe natyrisht me marksizėm-leninizmin dogmatik.

    Gjatė dhjetėvjeēarėve qė pas Moskės jetoi nė Shqipėri, ai u ndodh nėn mengenenė e marksizėm-leninizmit tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė - njė marksizėm-leninizėm burokratik, qė pati aftėsinė tė turbullonte botėn e brendshme tė njeriut tė ri, pa qenė nė gjendje tė pėrcillte tek ai botėkuptimin qė Partia e Punės dėshironte.

    Kjo pėrplasje botėkuptimesh shumėngjyrėshe (bektashizmi shqiptar i pocaqisur, marksizmi sovjetik dogmatik, marksizmi shqiptar burokratik) shkaktoi, ashtu si nė njė pjesė tė mirė tė gjeneratave tė reja qė atė e pėrjetuan qė nė moshė tė njomė, edhe nė botėn shpirtėrore tė tė pėrkėdhelurit I. Kadare, njė zbrazėti ideali tė qėndrueshėm.

    Pėrplasjes i shpėtoi pa u dėmtuar vetėm kapitali i tij i ēmuar - talenti letrar. Tė tjerat, sė bashku me identitetin e tij moral dhe kulturor tė hallakatur, u tronditėn. Nė njė vend tė librit tė tij autobiografik "Ftesė nė studio", tė botuar mė 1990, ai nuk e ka fshehur zilinė qė kishte pėr Faik Konicėn, i cili, sipas tij, kishte pasur fatin e lumtur ta kalonte rininė e vet nė Francė, pra tė shkėputej herėt nga ambienti oriental i Shqipėrisė sė sunduar nga Turqia dhe tė ushqehej me kulturėn frėnge. Kėtė aspiratė ai e realizoi mė 1991. por tashmė ishte vonė.

    Ndryshe nga Faik Konica, i cili kur u vendos nė Francė ishte 14 vjeē - dhe pėr mė tepėr nuk u kthye mė nė atdhe, ai pėrsėri nuk u ēlirua dot nga disa huqe tė shqiptarėsisė - pėrkundrazi, I. Kadareja kur u vendos nė Francė mė 1991 ishte 55 vjeē, pra nė moshė pėrfundimisht tė formuar si karakter dhe si kulturė. Nė atė moshė, kultura perėndimore frėnge nuk asimilohet, por merret si njė kozmetikė e cila vetėm nga pamja e jashtme i jep shkėlqim fytyrės, kurse nė brendėsi mbetet po ai qė ka qenė.

    Si rrjedhim, I. Kadareja mbeti edhe nė Paris, ai qė ishte mė parė. Pėr kėtė arsye, pas vitit 1991, I. Kadareja, ashtu si dhe mjaft nga intelektualėt tė cilėt regjimi komunist i gjeti nė moshė tė njomė, edhe ai u ndodh nė kėrkim tė njė identiteti tė ri moral dhe kulturor, proces qė ende duket se nuk ka pėrfunduar.

    Megjithatė, edhe pse me identitet tė tronditur, kush mė shumė e kush mė pak prej tyre, nuk mundėn tė ēlirohen tėrėsisht nga pesha e presionit tė diktaturės.

    Edhe te I. Kadareja, cikloni komunist nuk kaloi pa lėnė gjurmė nė identitetin e tij kulturor. Njė nga gjurmėt e kėtij cikloni ėshtė padyshim edhe metoda e Enver Hoxhės, i cili nė vend qė tė debatonte me pikėpamjet e kundėrshtarėve tė vet, kujtonte se e fitonte davanė duke lėshuar kundėr tyre epitetet e zakonshme fyese, si trockist ose revizionist, kuptimin e vėrtetė tė tė cilave nuk e mėsuam asnjėherė.

    Ndikim tjetėr i kėsaj praktike duket edhe te gjoja paralajmėrimi qė mė bėn mua "pėr tė mos e rėnduar ndėrgjegjen", mbasi sipas tij, jam bashkuar me prirjen qė kishte Enver Hoxha pėr t'ia kundėrvėnė paganizmin katoliēizmit - pa na treguar se ku dhe kur diktatori e ka shfaqur kėtė prirje paganiste. Nuk ka dyshim se kėtyre metodave shterpe u ka kaluar koha, madje ato kthehen nė bumerang. Publiku ynė, jo vetėm sot qė jetojmė nė periudhėn e demokracisė, por edhe dje kur mezi merrte frymė nė periudhėn e diktaturės, kėrkonte dhe kėrkon argumenta dhe jo epitete fyese.

    Njė tjetėr huq i trashėguar nga regjimi komunist ėshtė edhe praktika qė pėrdorte E. Hoxha pėr tė ndryshuar pėrmbajtjen e referateve dhe tė fjalimeve tė tij sa herė qė Partia e Punės e ndryshonte orientimin e politikės sė jashtme tė saj. Kam pėrshtypjen se pėrpjekjet e kohėve tė fundit tė I. Kadaresė, pėr tė rishikuar prodhimet e tij letrare, me qėllim qė tė fshijė gjurmėt e tė ashtuquajturit realizėm socialist, me shpresėn se do t'u pėrshtatet shijeve tė sotme postkomuniste, do ta dėmtojnė atė si shkrimtar. Por kjo ėshtė punė e tij. Mua mė intereson respektimi i faktologjisė historike, tė cilėn I. Kadareja nuk e respekton. Kjo ėshtė njė arsye mė tepėr pėr ta kėshilluar shkrimtarin tonė tė shquar tė mos i shtrijė duart nė lėndina qė nuk i njeh, por tė pėrqendrohet nė letėrsinė artistike ku ka dhėnė prova se prodhon perla.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhuxh Xhumaku : 02-10-2006 mė 20:36 Arsyeja: Titulli

  12. #392
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,177
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Kristo Frasheri qenka nje kombinim psikoanalisti dhe telepatisti. Ja beri analizen mendore-psiqike Kadarese fet e fet lol. Po Kristoja vete ku eshte formuar si karakter? Cfare e kualifikon ate si te ndryshem nga Kadareja, e per rrjedhoje te afte per nje analize objektive?

    Kadareja shkruan per identitetin e shqiptareve, keta jane shqyer duke shkruar per identitetin e Kadarese...
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  13. #393
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet. Unė jam larg cunamit
    Postime
    4,648
    Faleminderit
    89
    82 falenderime nė 65 postime
    “Faji” i Kadaresė


    Nga Zef Brozi

    Ka disa muaj qe ka filluar nje fushate e turpshme kunder Kadarese. Dhe jo nga te huaj, te cilet sa vjen e me shume po mahniten me krijimtarine e Kadarese permes se ciles ne shume raste po mesojne se ekzistoka edhe nje vend qe quhet Shqiperi, por nga vete disa bashkekombas te kolosit te letersise boterore, Ismail Kadare. Me dhimbje mund te themi se keshtu qenkemi ne shqiptaret: lufte te vazhdueshme kunder njeri-tjetrit, pa kursyer as simbolet e kombit tone. Edhe Gjergj Kastriotin disa shqiptare e mohojne dhe biles e kritikojne pse luftoi kunder otomaneve, edhe Nene Terezen, te cilet disa te huaj kerkojne ta bejne te tyren, disa shqiptare e mohojne. Edhe Kadarene qe vazhdon te shkruaje vepra
    madhore e sulmojne ne menyrat me te paskrupullta, edhe ...!!!
    Po e shkruaj kete artikull jo per te thene se une mbroj Kadarene. Nje personalitetet i permasave kadareane nuk ka nevoje per mbrojtjen time,mbase as te te tjereve.
    Madheshtia e krijimtarise se Kadarese gjithnje e me shume po perhapet ne gjithe kontinentet dhe ne dhjetra gjuhe te globit.
    Por une e konsideroj nje detyrim moral te mos hesht perballe ligesise qe po i behen qytetarit Kadare dhe familjes se tij dhe bej thirrje t’i jepet fund kesaj fushate qe nuk sjell asnje te mire as per kombin shqiptar, as per autoret e saj.
    Sulmet kunder Kadarese po e zhvendosin qellimisht vemendjen e shqiptareve nga ceshtjet kryesore te dites: eshte pragu i zgjidhjes se statusit te Kosoves, eshte domosdoshmeria e luftes kunder korrupsionit te pushtetareve e ish pushtetareve, eshte ceshtja e denimit real te krimeve te komunizmit, eshte koha te merren masa reale kunder varferise dhe papunesise dhe shume e shume ceshtje te tjera. Publiku shqiptar eshte mjaft i coroditur edhe pa kete konfuzion te panevojshem qe shkakton fushata te pafrut kunder shkrimtarit me te madh te kombit tone te vogel.

    ***
    Mbase eshte disi e veshtire per mua te kuptoj te gjitha qellimet e kesaj fushate te pamoralshme antikadareane. Po te ishte se kjo fushate motivohet vetem nga xhelozia e atyre qe nuk arrijne dot majat e talentit kadarean, mbase do ishte, si te thuash, gjysma e se keqes. A mund te fajesohet Kadare se te tjere krijues nuk kane famen e tij? Kadarea vete do te ishte krenar nese te tjere bashkekombas te tij do te beheshin letrare te niveleve boterore.
    Por duket se sulmet e egra dhe aspak dinjitoze kunder te madhit Kadare marrin nje nxitje te re sa here Kadare jep mendimin e tij per ceshtje te politikes dhe realitetit te Shqiperise, Kosoves dhe mbare kombit tone. Ata qe nuk jane dakord me mendimet e Kadarese nuk hezitojne te thone edhe se “Kadare nuk merr vesh nga politika, as historia, as qeverisja, as besimet, as gjeografia etj., prandaj ai le te mbetet i ngujuar vetem ne fushen e letrave.”
    Eshte fat qe Kadare sot nuk eshte vetem krijues i madh, por edhe nje mendimtar i madh politik dhe atdhedashes i flakte, nje mendimtar bashkekohor i permasave te Rilindjes Kombetare. Kadare nuk hesht perballe sfidave te kombit, as perballe denoncimit te krimeve te komunizmit, as perballe qeverisjeve te keqija e te korruptuara, as perballe aleancave e bashkimeve qe nuk i sherbejne Shqiperise. Pra Kadare eshte edhe intelektuali i guximshem qe nuk ben kompromis me politika te korruptuara, qe nuk ka frike te kritikoje e te jape mendime ndryshe nga mendimi shtetar, apo i kujtdoqofte. Ne mendimet e qendrimet e tij politike Kadare nuk niset nga motive personale e servile, por nga parimi se si t’i sherbehet sa me mire interesava te sotme dhe perspektive te Kosoves, Shqiperise dhe mbare kombit.

    ***
    Eshte fakt se fushata kunder Kadarese ka filluar ne menyra te ndryshme qe ne kohen e regjimit diktatorial dhe u thellua haptazi kur Kadare ne vjeshten e vitit 1990, duke kerkuar strehim politik ne France, i bente thirrje popullit dhe sidomos rinise shqiptare qe te ngriheshin kunder diktatures. Hapni ju lutem gazeten “Zeri i Popullit” te asaj kohe dhe do te shihni se cfare fyerjesh, shpifjesh e kercenimesh publike iu bene Kadarese. Ne ate kohe une isha pedagog ne Fakultetin e Drejtesise. Me sa mbaj mend, qe te nesermen qe u be e njohur “ikja “ e Kadarese, ndersa po punoja ne zyren e Katedres Penale, punonjesja e Bibliotekes se Fakultetit me solli gazeten “Zeri i Popullit” qe i vinte bibliotekes dhe me tha: “Zef, lexo cfare shkruhet per Kadarene”. Vec te tjerash, kjo gazete e shpallte Kadarene “tradhetar te Shqiperise dhe te kombit”. U nervozova me keto epitete komuniste dhe me stilolapsin qe kisha ne dore e shkarravita i nervozuar kete artikull,por meqenese gazeta i perkiste bibliotekes, u permbajta dhe nuk e grisa. Pas asaj dite aktin e Kadarese do e kritikonin jo vetem kupola komuniste e diktatures, qe e kuptonte shume mire se me kete gjest Kadarea ne fakt pershpejtonte rrezimin dhe fundin e vete kesaj diktature, por edhe servilet dhe sherbetoret e saj, qofshin keta intelektuale, krijues, historiane, akademike etj. Me duket se fushata e sotme ka te njejten fryme si ajo e nentedhejtes.

    ***
    Kadare duhet te jete krenar per misionin dhe kontributin e tij te madh ne levizjen antikomuniste ne Shqiperi ne vitet nentedhjete. Ata qe guxuan te ngriheshin kunder diktatures komuniste, studentet e Tiranes dhe te gjithe Shqiperise, e kuptuan shume mire apelin qe u bente Kadare dhe ne dhjetor te 1990-es u ngriten ne demonstratat kunder komunizmit. Ne sheshet e Qytetit Studenti do te kumbonin te fuqishme thirrjet studentore “Liri-Demokraci”, “Kadare-Kadare”, “E duam Shqiperine si gjithe Europa”. Keto thirrje, qe shemben diktaturen me te eger te Europes, i degjuan gjithe shqiptaret dhe ajo pjese e botes qe ndiqte me vemendje ngjarjet ne Shqiperi. Por duket se thirrjet studentore qe frymezoheshin edhe nga i madhi Kadare nuk na i paskan degjuar ende disa ne Shqiperi e Kosove qe sot na bejne me aq pasion rolin e “akuzuesit” kunder Kadarese.

    ***
    Nuk eshte rastesi qe studentet qe ne diten e pare te levizjes se tyre antikomuniste brohoriten emrin e Kadarese. Ata e njihnin Kadarene edhe si krijues, edhe si qytetar, ata dinin gjithcka po shkruhet sot per te. Ata kurre nuk i bene gjyqin Kadarese, sic po bejne disa sot. Zgjedhja e tyre ishte kuptimplote: Me kete ata publikisht i thonin shqiptareve se Kadare ishte pjese e levizjes se tyre kunder regjimit komunist, ishte frymezuesi i tyre, ishte udheheqesi i tyre shpirteror, ashtu sic ishte e gjithe vepra e tij letrare. Studentet, me ate sinqeritetin dhe bukurine e tyre shpirterore, i dergonin Kadarese se tyre te dashur mesazhin e vendosmerise se tyre per te kthyer ne realitet endrren e lirise, enderr kjo per gjithe shqiptaret, pra edhe per krijuesit, edhe per Kadarene.

    ***
    Disa nga kritikuesit e Kadarese kane patur mundesine qe edhe para 1990-es te
    dilnin jashte shtetit. Disa nuk kane jetuar nen diktaturen komuniste ne Shqiperi dhe mund te leviznin lirisht neper bote. Dhe asnje prej tyre nuk e beri gjestin e Kadarese, pra qe te kerkonte azil politik ne Perendim apo te bente thirrje per permbysjen e diktatures. Disa kishin frike, ashtu si te gjithe ne shqiptaret. Dhe frika eshte nje ndjenje njerezore, e une nuk dua te fajesoj askend per kete. Por Kadarea yne i dashur, ne kohen e pershtatshme, guxoi dhe doli haptazi kunder diktatures. Pse ju kritikues te Kadarese nuk guxuat atehere? Por mijera te rinj u frymezuan nga guximi i Kadarese dhe jo nga kritikat e juaja kunder Kadarese, as nga levdatat qe disa prej jush i benit diktatures, as nga frika jone.
    Per me teper, studentet dhe ata qe shemben diktaturen do te votonin pa medyshje per Kadarene President. Madje edhe iu kerkua Kadarese disa here nje gje e tille, por Kadare vendosi te mos angazhohej drejtperdrejt ne politike.

    ***
    Disa thone se gjate kohes se komunizmit “Kadare nuk ishte disident, nuk ka folur kunder regjimit etj..” Ju lutem mos gjykoni te kaluaren komuniste nga pozitat e sotme, duke harruar realitetin e asaj kohe. Ne shqiptaret duhet te jemi te lumtur qe Kadare mbijetoi ne kohen e diktatures. Po te kishte folur haptazi kunder regjimit te gjithe e dime se cfare fati do te kishte: Pushkatim, ose do te kalonte jeten ferr te burgjeve komuniste. As regjimi nuk do te permbysej. Dhe kombi yne nuk do kishte fatin te kete nje Kadare me fame boterore. Si mendoni ju: A ishte mangut Shqiperia edhe per te tjera viktima te komunizmit, pra qe Kadare te shtonte numrin e te ekzekutuarve apo te te burgosurve politik? Cfare vlere do te kishte? Te ekzekutuarit dhe te burgosurit nga dikatura ne Shqiperi fatkeqesisht jane me mijera. Madje disa nga ata qe vuajten ne burgjet komuniste kane shkruar se si sakrifikonin per te futur ne ambientet e burgjeve veprat e Kadarese tek te cilat gjenin nje ngushellim shpirteror e shprese. Ata qe ishin te privuar nga liria arrinin ta kuptonin aq mire shkrimtarin Kadare, i cili enderronte per lirine e tyre, te tijen dhe te gjithe shqiptareve. Vepra kadareane ishte per ta nje drite qiriri ne birucat e erreta te burgjeve famekeqe.

    ***
    Te akuzosh Kadarene per krimet e regjimit komunist eshte logjika me e palogjikshme.
    Kete e bejne ata qe duke dashur te mbrojne apo te kujtojne me nostalgji diktaturen, akuzojne per krimet e saj jo diktatorin, por qytetaret dhe shkrimtaret qe jetuan nen kete diktature.

    ***
    Eshte e turpshme qe nje veper tjeter madhore e Kadarese “Identiteti Europian i Shqiptareve” do te shkaktonte nje reagim e kundervenie deri ne fyerje nga disa intelektuale,madje edhe ndonje akademik ne Kosove e ne Shqiperi. Ne kete veper Kadare larteson kombin e tij, por ve ne pah edhe disa dukuri qe po i ngjiten si mish i huaj jetes shqiptare. Si nje intelektual qe ndjen pergjegjesi e dhimbje per kombin e tij, Kadare fshikullon edhe veprimet e papergjegjshme e te demshme te disa politikaneve e pushtetareve qe vijne ne kundershtim me interesat e Shqiperise dhe Kosoves. A nuk eshte e tille futja apo lenia e Shqiperise ne Konferencen Islamike, qe Kadare me te drejte kundershton? A nuk duhet qe populli shqiptar te ruaje thelbin europian te tij, qenien e tij si pjese e Europes? Si mundet qe ne Tirane i ngrihet monument nje pushtuesi turk? Pse ne Shqiperi e Kosove po ndihet njefare nostalgjie per otomanizmin? Cfare te mirash i sjell kjo fryme kombit tone sot? Pse heshtni ju kundershtare te Kadarese, apo per me keq, pse beheni avokate te se keqes qe po i behet kombit tone te dashur?

    ***
    Kadare nuk ngurron te jape mendimet dhe shfaqe qendrimet e tij krejt te qarta per keto ceshtje per te cilat inteligjenca shqiptare preferon me turp te heshte. Eshte e pabesueshme, por fatkeqesisht e vertete, qe otomanizmi dhe izmat qe rrjedhin pre tij kane edhe sot ne trojet shqiptare frymezuesit dhe mbrojtesit e tyre. Dhe jane keta pjesa mbase me aktive e fushates se sulmeve dhe shpifjeve kunder Kadarese. Te thush se Shqiperia nuk eshte pjese e Europes, te lartesosh pushtuesit turq dhe te denigrosh Kadarene qe vihet ne mbrojtje te kultures se shendoshe e te paster shqiptare eshte nje veprim qe zor se mund t’i vihet emri qe i takon. Me e pakta mund te them se ky eshte nje veprim i papergjegjshem dhe antikombetar.

    Kadare ne intervista dhe shkrime te tij ngrihet fuqimisht edhe kunder korruspsionit te pushtetareve e politikaneve. Mbrojtesit e ketyre te keqijave dhe ata qe majmen permes korruspsionit jane nje kontigjent tjeter i korit antikadare, qofte duke dale haptazi apo duke nxitur te tjere.

    Kadare prej kohesh e ka thene hapur qendrimin e tij duke kerkuar hapjen e dosjeve te kohes se diktatures. Ai me te drejte thote se dosjet duhet te hapen per per personat publike, me qellim qe te spastrohen politika, qeveria, parlamenti e diplomacia shqiptare nga ish bashkepunetoret e sigurimit famekeq. Ata qe e kundershtojne kete qendrim rifilluan kohet e fundit nje fushate tjeter kunder Kadarese. Si element te ri i serviren publikut shqiptar edhe “nje mekat te Kadarese” lidhur me nje problem familjar qe shqiptaret e dine qe me se njezet vjet me pare. A nuk jane indinjuese pasioni per ta germuar kete pjese te jetes private te vajzes se Kadarese kur ajo ishte ende e mitur? A nuk eshte marrezi e ligesi e pamase nxitimi per te damkosur si “krim” nje veprim qytetar te prinderve te saj? Po dezinformimi dhe shtremberimi me qellim i fakteve, si edhe vete rikthimi pas me se dy dekadash ne kete histori te hidhur te dy te rinjve?

    ***
    Te luash me fatkeqesine familjare te dikujt eshte dy here e pafaleshme. Te perdoresh per motive politike nje histori te dhimbshme te dy te rinjsh eshte e pamoralshme.
    Te akuzosh Kadarene se pse zgjodhi rrugen ligjore dhe jo vetegjyqesine qe pergjithesisht preferojne jo rralle shqiptaret ne kesisoj rastesh, eshte te jesh kunder vete parimeve te shtetit te ligjit, pavaresisht se cfare natyre kishte shteti ne ate kohe. Kadare ashtu si te gjithe shqiptaret, nuk kishte mundesi zgjedhjeje midis dy qeverish per tiu drejtuar ne rast nevoje, sepse nuk kishte dy shtete: nje komunist e nje demokratik.

    ***
    Por edhe ne shtetin me demokratik te botes, ketu ne Amerike, ka ligje dhe ato zbatohen me rreptesi. Pyetni imigrantet shqiptare ketu ne Amerike dhe mjaft prej tyre tregojne qindra histori qe mbase qytetari shqiptar ne Shqiperi nuk do t’i besoje. Ka jo pak prinder shqiptare qe kane perfunduar ne polici e ne gjyq per ceshtje qe ne shqiptaret i quajme gjera krejt te zakonshme, si p.sh, t’i bertasesh me ze te larte apo t’i japesh nje shuplake femijes tend qe nuk don te hyje brenda por don te luaje me shoket jashte. Dhe eshte komshiu, qe ti mbase nuk e njeh fare, ai qe i ka telefonuar policise dhe treguar se nje prind qe banon ne hyrjen X ka keqtrajtuar femijen e vet. Dhe policia te arreston edhe ne mes te nates dhe rrezikon te te marrin edhe femijen pergjithmone se nuk je i denje te rrisesh femijen tend. Dhe ceshtja shkon ne gjyq edhe pse femija nuk eshte ankuar vete.

    Ligji amerikan eshte i ashper edhe me krimet seksuale ndaj personave te mitur. Keshtu, sipas ligjit amerikan konsiderohet perdhunim (nje krim i rende) nese nje person madhor kryen marredhenie seksuale me nje te mitur (qe ne shume shtete konsiderohet vajza nen 18 vjec) edhe pse te dy palet kane qene dakord te kryenin marredhenie dhe mbase jane edhe ne dashuri me njeri-tjetrin. Denimi per nje rast te tille eshte me shume vite burg dhe emri i personit madhor publikohet ne nje liste te vecante kudo qe ai banon, me qellim qe institucionet shteterore dhe banuesit te marrin masa parandaluese ndaj tij. Biles ka edhe kufizime te tjera ne levizjen dhe ne ambientet ku mund te shkoje nje person i tille.

    ***
    Edhe ne Amerike sot ligji ne shume shtete parashikon qe nje person qe s’ka arritur moshen madhore nuk mund te martohet pa pelqimin e prinderve.

    ***
    Ka edhe nje gje interesante ne ligjin e testamenteve ketu ne Amerike. Prindi a kushdo tjeter qe le testament, mund te vendose kufizime te pjeseshme per martesen e asaj (apo atij) qe ai i le pasurine. P.sh. quhet e ligjshme qe prindi X ne testament te shkruaje se “Ia le pasurine vajzes sime Y me kusht qe ajo te mos martohet me J, apo me nje anetar te nje grupi te caktuar. Ne te kundert, pasuria i kalon fjala vjen, nje shoqate qe kujdeset per te varferit, apo shoqates qe kujdeset per qente e braktisur.

    ***
    Po ashtu, nese dikush te shqeteson ne telefon, apo ne rruge, apo te troket ne shtepi pa lejen tende, pa folur per kercenime a goditje ne trup, ligji vepron me te gjithe forcen. Ne te kundert asnje qytetar nuk do te ndihej i qete dhe i mbrojtur.

    ***
    Dhe a mund te kete te drejte ndokush qe kesaj t’i thote diktature komuniste?

    ***
    Pra pse me ligesi po i jepen ngjyrime politike veprimit sipas ligjit te qytetarit dhe prindit Kadare ketu e njezet e kater vjet me pare? Kadare ka gjykuar me pergjegjesine qe nje prind ndjen e duhet te ndjeje per femijet e vet. Historite e romatizmave te moshes adoleshente, edhe kur ato mbartin fatkeqesi e tragjedi, nuk duhet te lejojme te perdoren per qellime te mbrapshta e abuzive. Njerez, kini pak dhimbje e respekt edhe per jeten private te vete atyre dy ish te rinjve qe sot mbase jane rreth dyzetvjecare!

    ***
    Dhe sefundi desha te theksoj se eshte fyese per kombin shqiptar qe disa bashkekombas gezohen dhe japin edhe argumente akademike se pse Kadare edhe kete vit nuk mori Cmimin Nobel. Ndersa qe shqiptaret t’i shkruajne komisionit perkates duke kerkuar te mos i jepet cmimi Kadarese, nuk do ta besoja. Por ja qe edhe kjo eshte e verteta e anormales shqiptare.

    ***
    Nje cmim i tille do jete nderim me shume per kombin shqiptar se sa per vete Kadarene.
    Krijimtaria e Kadarese ka vite qe e ka marre cmimin Nobel jo nga Komisioni i ketij cmimi (qe per fat te keq duket se e ka politizuar tej mase edhe vete cmimin ne fushen e letersise) por nga miliona lexues ne mbare boten.

    ***
    Le ta mbyll kete shkrim me thenien e nje miku tim Amerikan per Kadarene tek po diskutonim pak dite pas njoftimit te dhenies se cmimit Nobel. “Kadare was probably born at the wrong place and at the wrong time.” Shqip perkthehet: Kadare mbase ka lindur ne vend te gabuar dhe ne nje vend te gabuar.

    ***
    A eshte edhe ky “faji” i kolosit Kadare?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  14. #394
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-10-2005
    Postime
    85
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    “Kadare was probably born at the wrong place and at the wrong time.” Shqip perkthehet: Kadare mbase ka lindur ne vend te gabuar dhe ne nje vend te gabuar.


    kadare ka mundesi te kete lindur ne nje vend te gabuar dhe ne nje kohe te gabuar

  15. #395
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-09-2004
    Postime
    5
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    qosja e ka vera veten per se gjalli, pa plumb, me lapsin e vete.. nuk ka vdekje me e rende se vdekja per se gjalli. xx

  16. #396
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anėtarėsuar
    12-02-2006
    Postime
    135
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Edhe ti Xha-ferr Leci qenke vec nje kufome e ndyre.

  17. #397
    SHQIPTAR Maska e ARIANI_TB
    Anėtarėsuar
    30-12-2005
    Postime
    5,200
    Faleminderit
    7
    12 falenderime nė 11 postime
    Citim Postuar mė parė nga faiksmajli
    Edhe ti Xha-ferr Leci qenke vec nje kufome e ndyre.
    E ndyer, bile ate as zagaret nuk munden tiu afrohen kesaj ngordhine te ndyer.

  18. #398
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet. Unė jam larg cunamit
    Postime
    4,648
    Faleminderit
    89
    82 falenderime nė 65 postime
    Nga GAZETA SHQIPTARE 1.Dhjetor 2006 faqe 28 dhe 29

    Identitet perendimor apo lindor per shqiptaret?

    N uk ka diskutim pėr politikėn, ekonominė, historinė e kulturėn qė nuk lidhet nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr me identitetin e njė populli, atė qė e dallon atė nga kombet e tjera, qė e bėn tė ndryshėm. Duke marre parasysh zhvillimin e deritashėm tė kombit tonė si dhe aspiratat e tij, ėshtė e rėndėsishme tė diskutojmė se ku e gjejmė vetėn nė kėtė fillim shekulli? Si mund tė portretizojmė vetėn tonė duke u bazuar nė njė sistem matės vlerash dhe cilat janė tendencat ekzistuese nė mes nesh dhe cila nga ato do tė dominojė pėr tė pėrcaktuar tė ardhmen? Pyetja ka ngjallur shumė reagime dhe disa prej tyre po i publikojmė nė kėtė faqe diskutimesh.

    Gjendja ku ndodhemi kufizon edhe pėrkatėsinė

    Gjendja nė tė cilėn ėshtė Shqipėria dhe trojet sh
    qiptare nė pėrgjithėsi, lė shumė pėr tė dėshiruar. Duket shumė hapur qė shqiptarėt nuk ndajnė me qytetėrimin perėndimor apo atė tė lindjes tė njėjtat vlera. Nė Shqipėri gjen tė gjitha trafiqet, tė gjitha krimet dhe tė gjithė llojet e kriminelėve, duke filluar nga ai xhepisti e duke pėrfunduar me zyrtarė mafiozė qė pėr ironinė e fatit, qėndrojnė akoma nė pushtet. Ky ėshtė ai qytetėrimi shqiptar, qė nuk ka vlera, por antivlera. Ky ėshtė ai qytetėrimi qė ne tė gjithė i largohemi pėr tė emigruar diku nė njė cep tė botės, ku ka qetėsi dhe drejtėsi. Tė akuzosh Perėndimin apo Evropėn ėshtė hipokrizi, pasi nuk janė evropianėt ata qė nxisin prostitucionin, nuk janė evropianėt ata qė mbajnė nė pushtet njerėzit mė tė korruptuar, janė shqiptarė ata qė i bėjnė e durojnė tė gjitha kėto.

    Marrė nga www.peshkupaujė.com
    Postuar nga “Shqiptari”

    A duhet tė shkėputemi me takt nga islami?

    Pėrderisa nuk arrijmė qė me takt tė shkėputemi nga
    islami, vėshtirė e kemi edhe nė shekuj tė tjerė tė ngjizim veten tonė.
    Kombi pėrbėhet nga njerėz dhe njerėzit ėshtė e vėshtirė ti bėsh bashkė po s’veproi njė frymė e fuqishme qė t’ia jonizojė neuronet dhe t’ia drejtojė kah njė qėllim i caktuar qė pėr ne mund tė jetė formimi i shėndoshė i shqiptarizmės. I shėndoshė, do tė thotė qė tė jetė i privuar nga disa faktorė qė e frenojnė ose e pengojnė farė. Njerėzit si kompjuterat e kanė tė vėshtirė tė japin maksimumin kur janė tė infektuar nga viruset. Dhe nė Shqipėri duam tė jemi si ajo apo kjo dhe ēuditemi qė Evropa na trajton keq. Kėshtu jemi katandisur vetė. Askush nuk tregon interesin mė tė vogėl pėr Shqipėrinė dhe pėr gjithēka shqiptare.

    Marrė nga www.forumishqiptar.com
    Postuar nga “Peshku”


    Duhet tė njohim mė mirė qytetėrimin evropian


    Pėr tė diskutuar dhe pėr tė arritur nė konkluzione tė sakta, du
    het tė njohim mė mirė “qytetėrimin evropian”. Kur them njohje, jo nėpėrmjet gazetave ose lartėsisė sė pallateve, por psikologjinė perėndimore, pra cili ėshtė dinamizmi saj. Kjo nėpėrmjet integrimit nė tė, por jo duke bėrė fajtorė prejardhjen dhe duke e konsideruar atė si pengesė mossuksesin.

    Marrė nga www.forumishqiptar.com
    Postuar nga “Uni”


    A e kemi arritur pjekurinė e plotė?

    Ne jemi njė vend dhe njė komb, qė si duket ende nuk e kemi
    arritur pjekurinė e plotė, megjithėse thuhet qė jemi ndėr mė vjetrit nė Evropė. Po tė ishim islamiko-orientalė do tė ishim aq fanatikė sa tė mos ndodhte fenomeni i prostitucionit masiv ku familjet po shesin vajzat, burrat po nxjerrin gratė trotuareve tė Evropės pėr tė fituar. Tė paktėn vetėm kėtė tė mirė do tė kishim, nėse do tė ishim besimtarė tė devotshėm.
    Marrė nga www.forumishqiptar.com
    Postuar nga “Reflektimi”

    Sa e vėshtirė tė pėrcaktosh cilit qytetėrim i pėrkasim!

    Pėr tė pėrcaktuar se cilit qytetėrim i pėrkasim, duhet parė nga vijmė,
    ku jemi e ku do tė shkojmė. Shqiptarėt vijnė dhe janė tė vetmit pasardhės origjinalė nga qytetėrimi pellazgo-ilir, i cili ka qenė djepi i qytetėrimit tė lashtė grek, romak, pa folur pėr ata qė nė atė kohė ende endeshin nėpėr pyje e stepa. Gjuha shqipe ėshtė gjuhė e veēantė, lashtėsia e sė cilės diktohet nga shkurtėsia e fjalėve bazė tė saj, ėshtė me njė diapazon zanor e bashkėtingėllor tė pakrahasueshėm; sė paku, nė mesjetėn e hershme ėshtė shkruar me germa latine. Shqiptarėt kaluan shumė furtuna, por mbijetuan duke ruajtur thelbin, autenticitetin Shqiptar, nuk u asimiluan. Pėrkatėsia, jo ndarja fetare, ka qenė njė nga pėrēuesit e mbijetesės, nė kushtet e vetėmbrojtjes nga zhdukja; merrni shembull konvertimin nė mysliman qė u bė nė periudhėn e vonshme tė Perandorisė Osmane; gjendja e sotme shpirtėrore e shqiptareve nuk ėshtė e shkėlqyer, sepse ekziston feja, por besimi ėshtė larg. Sot, mė shumė se kurrė, bota kėrkon qė Shqiptaret tė integrohen nė qytetėrimin perėndimor; kėtė shqiptarėt e kanė bėrė me dhjetėra vite mė parė, nga Kosova e Maqedonia Perėndimore e ka mbi dhjetė vjet qė po e bėjnė nga Shqipėria - me qindra mijėra nė Itali, Greqi, Gjermani, e gjetkė nė Evropėn Perėndimore.
    Marrė nga www.peshkupaujė.com
    Postuar nga “Deputeti”

    Tė gjitha boshllėqet nė identitetin tonė

    Shqiptarėt kanė boshllėqe tė mėdha nga qytetėrimi evropian, por
    janė tė huaj nga qytetėrimi oriental. I pėrkasim njė qytetėrimi tė padijes, sepse as tani nuk jemi tė zotė tė vendosim se nga t’ia mbajmė. Nga lindja aziatike apo qytetėrimi perėndimor?
    Marrė nga www.forumishqiptar.com
    Postuar nga “Albo”


    http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=1771
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  19. #399
    i/e regjistruar Maska e arturo
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    2,247
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Tė ngecur midis sė kaluarės, sė tashmes dhe sė ardhmes

    NGA Henri Hide

    Ēfarė ėshtė identiteti kombėtar dhe si ai ėshtė krijuar nė rastin e shumicės sė vendeve ballkanike? Gjithkush qė pėrpiqet tė kuptojė “conceptual framework” dhe filozofinė nė tė cilėn mbėshteten marrėdhėniet midis Shqipėrisė dhe Greqisė, duhet t’i japė pėrgjigje kėsaj pyetjeje themelore. Nė fakt, identiteti kombėtar Grek dhe ai Shqiptar kanė bazė perceptimin e kundėrt. Ata mbartin nė njė farė mėnyre negativitetin nė perceptimin e njėri-tjetrit. Kjo ėshtė tipike e procesit tė identitetit shtetformues ballkanik, ku bashkėsitė sociale e pėrcaktojnė veten duke mohuar/nėpėrkėmbur identitetin e “tjetrit”. Kėshtu nė thelb tė historisė sė popullit shqiptar, atij grek, apo dhe te tjerėve gjendet lufta pėr mbijetesė, kundėr “tė tjerėve”. Identiteti pėrcaktohet si “e kundėrta e tė tjerėve” (respektivisht mosqenia shqiptar, apo mosqenia grek). Kjo gjen shpjegimin e saj nė kėrcėnimin e pėrjetshėm pėr humbjen e ADN-sė sociale tė dy vendeve tona.
    E vėrteta ėshtė se vendet ballkanike kanė prodhuar shumė histori gjatė procesit tė tyre identitet-formues. Aq histori saqė strukturat e tyre moderne shoqėrore nuk kanė qenė tė afta tė konsumojnė. Kėshtu “tepricat” e kėtij “konsumimi historik” janė kthyer vetvetiu nė nacionalizėm. Ky nacionalizėm ka marrė shpeshherė forma ekstreme. Por ėshtė njė nacionalizėm artificial. I prodhuar nga procesi historik dhe aftėsitė sociale shoqėrore tė shoqėrive tona. Natyrisht qė gjatė proceseve historike kanė ekzistuar tendenca tė tilla, tė cilat janė shfaqur me forma tė ndryshme, shpeshherė tė manifestuara nėpėrmjet pėrdorimit tė dhunės. Reminishencat e kėsaj tė kaluare historike janė tė pranishme dhe sot. Ato dalin nė sipėrfaqe sa herė qė amplitudat politiko-diplomatike nė marrėdhėniet midis Shqipėrisė dhe Greqisė alternohen. Ky vektor, qė nė njėrin krah gjen nacionalistėt dhe nė tjetrin “tė moderuarit” (ata qė shohin tė ardhmen e pėrbashkėt tė dy vendeve tona nė familjen evropiane) ėshtė faktori pėrcaktues i perceptimit tė opinionit publik nė tė dy vendet pėr njėri-tjetrin. Pėr fat tė keq rrallėherė ai gjendet nė balancė.
    Synimi i gjetjes sė balancės (nė tik takun e orės) duhet tė jetė pėrcaktuesi nė politikėn midis dy vendeve. Por rruga drejt saj po vonon tė duket nė horizont. Afrimi dhe njohja midis dy kombeve mbetet peng e tė kaluarės e cila duket se pėrpiqet tė hedhė rrėnjė nė tė tashmen. Nuk po argumentoj kėtu se vendet dhe popujt tanė nuk njohin njėri-tjetrin. Por se kjo njohje, e cila duhet tė fillojė nga elitat politike dhe perceptimi i tyre pėr marrėdhėniet dypalėshe, ka ngelur peng i “nacionalizmave” tė vjetra ballkanike. I atyre ideologjive ekstremiste qė duket sikur kanė dalė nga pluhuri i historisė evropiane dhe po mbizotėrojnė tė kėnaqura nė konstatimin se “dollapi i historisė sė nacionalizmit” nuk ėshtė mbyllur ende nė kėtė pjesė tė Ballkanit.
    Impakti i ekstremeve tė spektrave politikė nė opinionet publike tė tė dy vendeve, i shumėfishuar nėpėrmjet mediave, shpeshherė tė veshura me mantelin e “nacionalizmit romantik”, ka pėrcaktuar gjatė periudhės sė Pasluftės sė Ftohtė dhe deri mė sot perceptimet e shoqėrisė shqiptare dhe asaj greke. Amplituda e polarizimit ėshtė e pėrkohshme pėr faktorėt opinion-formues politikė tė tė dy vendeve, duke pasur parasysh se ata janė “variabla tė varur” (nga faktorė pėrtej marrėdhėnieve tė ngushta dypalėshe) dhe gjuha politike e tyre ėshtė e pėrkohshme. Por impakti nė opinionin publik dhe polarizimi i tij nė tė dy vendet vazhdon mė gjatė, duke mbartur nė vetvete “paaftėsinė” e strukturave shoqėrore tė konsumojnė historinė dhe tė kalojnė pėrtej saj, drejt perceptimit evropian tė historisė.
    Ata qė shohin marrėdhėniet midis Shqipėrisė dhe Greqisė tė shkėputura nga proceset ballkanike dhe ato euroatlantike do gabonin rėndė nė arsyetim dhe, pėr rrjedhojė, dhe nė konkluzion. Ridimensionimi i prioriteteve strategjike tė disa prej fuqive tė mėdha, i pėrshpejtuar sidomos pas rikonfigurimit strategjik qė SHBA-tė ndėrmorėn pas 11 Shtatorit 2001, ndikuan dhe nė nėnsistemin ballkanik. Duke pasur gjithsesi nė mendje se marrėdhėniet politiko-diplomatike tė viteve tė fundit midis Greqisė dhe Shqipėrisė janė normalizuar dhe ndėrthurur nė pėrcaktimin e integrimit euroatlantik tė Shqipėrisė dhe mbėshtetjes sė Greqisė nė kėtė rrugė, mund tė themi se, tė paktėn nė nivelin politik dhe atė ekonomik loja e vjetėruar disi e ”zero-sum thinking” ja ka lėnė vendin logjikės sė pėrfitimit tė dyanshėm nga normalizimi nė nivel politiko ekonomik. Ky fakt dėshmon se, tė paktėn nė nivelin e elitės politike qė drejton dy vendet, reminishencat e tė kaluarės historike duket sikur po ja lėnė vendin njė tjetėr procesi identitet-formues – atij tė pėrafrimit politik nė bazė tė filozofisė sė fqinjėsisė sė mirė dhe perspektivės sė integrimit nė strukturat e BE-sė dhe NATO-s.
    Ndėrkohė, nė nivelin e opinionit publik, marrėdhėniet midis dy vendeve vazhdojnė tė jenė pre e sė kaluarės dhe e dyshimit, gjė e cila dėshmon aftėsinė e kufizuar “konsumatore” tė historisė, e cila ka nė tė dy vendet tendencėn tė idealizohet dhe tė pėrdoret si argument kryesor arsyetimi nė krahasimin midis dy vendeve. Ky rreth vicioz i perceptimit tė historisė ka filluar tė bėhet pengesa kryesore filozofike e dy shoqėrive tona, e cila sot i ato mban tė mbėrthyera nė ngėrēin e sė shkuarės dhe i krijon njė perde tė turbullt qė pengon tė shohin tė ardhmen.

  20. #400
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    814
    Faleminderit
    1
    0 falenderime nė 0 postime
    lexova Dhe Une Se Fundmi Ate Liberth Te Ketij Ismail Kadarese,e Lexova Sepse Me Interesonte Te Mesoja Ndonje Gje Interesante E Lexova Edhe Sepse Kisha Degjuar Shume Kritika Dhe Nuk Ma Merrte Mendja Se Ne Kete Liber Flitej Gati Haptaz Kunder Islamizmit
    Po Si Mund Qe Nje Njeri Kaq I Arsimuar Dhe Me Kulture Te Arrij Te Kete Rene Kaq Poshte Apo Mos Ka Dash Te Thoje Me Kete Liber Se Ai Eshte Katolik Apo Ortodoks Apo Ku Di Une ,e Lexova Kete Liber Dhe Mu Krijua Pershtypja Sikur Te Gjitha Fajet Se Shqiperise I Ka Ecur Keq Pergjate Rruges Se Jetes Se Saj E Paska Pas Nyslymanizmi
    Me Vjen Keq Biles Shume Keq
    Me Respekt Niku
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

Faqja 20 prej 29 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Identiteti Shqiptar
    Nga ILovePejaa nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 21-04-2011, 15:47
  3. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Identiteti Kosovar dhe Bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 29-07-2004, 11:43

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •