Close
Faqja 18 prej 29 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 341 deri 360 prej 573
  1. #341
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Fajin ne kete mes e ka vete Kadare qe futet ne polemike me marrokun Qose qe nuk eshte fare i kalibrit te Kadarese. Kadare eshte anetar i Akademise Franceze, pra i takon nje orbite tjeter intelektuale frekuencat e se ciles Qose si gjen dot kurre pasi aq kapacitet i ka dhene zoti.

    Qose pasi ka deshtuar ne gjithe ndermarrjet e tija te larmishme politiko/letrare ka vendosur ti jape nje shkelqim te fundit emrit te tij kuke e bashkengjitur me dhune me emrin e Kadarese (si 'm*ti pas kepuces' thote poplli). Kadareja ben gabim qe ja jep kete kenaqesi atij tuafi.

    Ik o qose dhe apliko se mos te pranon si anetar akademia e arabise saudite (nese ka nje te tille)

  2. #342
    nga dyqonet e reja
    Anėtarėsuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    Me dashte me u mate me Kadare, ashte si me u dashte me u mate me diellin!
    Sa me shume ai ndricon aq ma e shkurter bahet hija...


    Megjithate, sot jetojme ne nje bote te lire dhe kushdo mund te shprehe mendimet e tija ne baze te te cilave do te vleresohet.


    Por, dy jane pikat e referimit per identitet shqiptar: Gjergj Kastrioti dhe Rilindja!


    Kush ka mundesi me lexue midis rrjeshtave nuk e besoj qe do ta kete te veshtire t'a kuptoje mesazhin qe do me kalue Kadare nepermjet kesaj esse brilante...


    Si ka thone tjetri? Nuk pata kohe qe te shkruaj shkurt prandaj ju shkruajta gjate! qe vlen edhe anasjelltas

  3. #343
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17
    Aurel Plasari: A ka miq te vertete te mendimit te Kadarese?

    E Premte, 23 Qershor 2006

    ...Nga te gjithe ata qe jane lexues, dashamires, vleresues ndonjehere edhe himnizues te Kadarese, a ka nga keta miq te vertete te mendimit te tij. Dhe ja cfare konstatoj une, se shpesh edhe ata qe ngulmojne ne mbeshtetjen e mendimit te Kadarese, te tezave dhe qendrimeve te tij..., flas per mendimin kulturor qyteterimor, ne dac edhe politik. Shpesh, nje pjese e tyre kane prirjen te merren me gjethen, duke pasur para pemen. Dhe harrojne nje ceshtje qe ka te beje me trungun e mendimit bashkekohor te Kadarese ose shqetesimit te tij bashkekohor, te cilin e ka shprehur prej kohesh. Kjo ide bazilare, te cilen miqte e rreme e harrojne dhe e shmangin, eshte thene prej Kadarese ne nje konference ne Tirane… implikimi i padrejte juridik dhe kushtetues i Shqiperise, duke e perfshire ne konferencen e nje grupi vendesh ne te cilen Shqiperia nuk ka asnje atribut juridik dhe kushtetuese, pse te perfshihet, dhe ajo eshte Konferenca e Vendeve Islamike. Edhe ne kete ese te tij te fundit, Kadareja vijon ta permende kete shqetesim te tijin….

    Nuk u be e qarte asnjehere, se cfare e shtyu qeverine e pare demokratike te bente nje levizje te tille. Nje dergatat shqiptare fluturoi me avion per ne Xhedah, pas te cilit Shqiperia u gdhi ne ligen islamike. Ajo eshte pranuar ne dhjetor 1991, si anetare vezhguese, kurse ne dhjetor 1992 eshte pranuar si anetare me te drejta te plota. Ne kohen kur ka ndodhur ky akt, i cili eshte ende i paratifikuar nga Parlamenti shqiptar, argumenti qe eshte dhene asokohe ka qene naiv, pasi edhe ai ka qene i ri ne politike ne ate kohe: “Ne nuk kemi c’te humbasim nga kjo pjesemarrje, vetem do fitojme”, por ky nuk eshte argument…

  4. #344
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    kosovaret e albanezet kunder shqiptareve

    mund t'i duket dikujt i cuditshem ky titull,por eshte me se i vertete. Shqiptare jane ata qe duan dhe veprojne per nje shtet te bashkuar e te forte shqitar, kurse kosovare e albaneze jane ata qe fusin mish dhije mu ne nervin e identitetit shqiptar, qe formojne klane e kurthe ndasishe e percarjesh shqiptare!

    Shqiptaret dallojne shume nga kosovaret e albanezet, qe mundohen te formojne mure ndasishe fetare e krahinore - kur dihet se Kosova e Albania jane vetem dy krahina te nje shteti shqiptar. Shqiptaret veprojne e luftojne per Shqiperi te bashkuar, kurse keta albanezet e kosovaret, qe mbrojne republiken e Albanise se krishtere edhe republiken e Kosoves muslimane, gjoja duke ndare e percare, me mentalitete provinciale, krahinore, fisnore, fetare, nuk mund te kene nje identitet shqiptar! Te keshe identitet shqiptar, duhet te jeshe i paster
    i papolitizuar, i pafetarizuar, i pahelmuar nga dogmat, qellimet bllokiste, te keshe nje nerv te paster kombetar, te mos keshe brenda vetes sekrete kobzeza, ta shikosh vetveten guximshem ne fytyre - parase ta shikosh tjetrin!

    Shqiptar, me identitet shqiptar, mund te mos jete ne Tirane e Prishtine, e mund te jete kudo ne rruzullin tokesor, ku identgiteti i tij nuk pranon asnjefare ndasie fetare e krahinore, fisnore e kulturore - por te jete e veproje sikur nje shqiponje
    e gjalle ne flamur, si simbol ambasador i kombit tone!

    Per tu vertetuar, mund te shihet a me shume ka shqiptar, apo kosovare e albaneze e arbereshe! Une mendoj se shumca jane - shqiptare, kurse ata provincialistet, fetaristet, qe dyshojne ne qyteterimin shqiptar ilirian dhe i shpifen nje tjetrit qyteterim, qe iu vie duhma e kembeve edhe duhma e gojes - jane te humburit ne historine shqiptare!

    Kunder identitetit shqiptar, nuk jane vetem disa kosovare e albaneze, duhemkembesh e duhemgojesh e duhemmendjesh, por jane ato forca qe pengojne, luftojne bashkimin e trojeve shqiptare! Shpesh njeriu mund ta verboj edhe vetveten padije: duke e menduar kombin si nje teresi te pandashme, e duke vepruar nga nje pjese e kesaj teresie, qe helmon, duke keqperdore interesin kombetar, ne dobi te nje interesi personal e politik!

    Sa po zvoglohen e zbehen vetiu, deri ne njefare zhdukje parasyve e mendjes disa figura kombetare, deri tek disa qe po behen faculeta hundesh, qe sikur dyshojne ne identitetin shqiptar.

    Tash a po dini kush jane shqiptaret, e te gjithe tjeret: albanezet e kosovaret e arbereshet?

  5. #345
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2006
    Postime
    182
    Diskutim i njė cikli tė mbyllur

    Bujar RAMAJ

    Ka kohė qė nė shtyp dhe nė ambientet publike, nisur nga pėrplasja
    Kadare - Qose, vazhdon tė debatohet mbi indentitetin shqiptar. Pyetja
    shtrohet: Cili ėshtė qėllimi i kėtij debati, pėrse ndodh, ku qėndron e
    mira e tij, a ka karakter personal apo ai ndikon nė mbushjen e
    boshllėkut tonė, nė lidhje me identitetin kombėtar? Njė gjė qė
    kėrkohet do tė thotė se mungon. Kur ke nevojė pėr dritė e kėrkon atė,
    kur ke nevojė pėr shi e kėrkon atė, kur ke nevojė pėr ujė e kėrkon
    atė, kur tė mungon dija e kėrkon atė... pra, kur nuk ke identitet e
    kėrkon atė.

    Mendoj se kėtu ėshtė kriza. Ajo qė vihet re nė debat, e
    nėnshtresėzuar, ėshtė pėrkrahja hapur e atyre pro Kadare dhe pro Qose.
    Nuk mund tė mbulohet e grisura me andrime. Ne kemi nevojė pėr njė dush
    sinqeriteti, kemi nevojė t�i themi gjėrat ashtu si janė dhe tė mos
    trembemi prej tyre.

    R.W.Emerson nė librin e tij �Udhėheqje nė Jetė� thotė se �...Dy gjėra
    mė tmerrojnė, injoranti i devotshėm dhe dijetari qė s�beson�. Realisht
    tė dy, Kadare dhe Qose, nė shkrimet e tyre shprehen se nuk besojnė.
    Besimi tė rreshton menjėherė nė njė krah sė tė vėrtetės, mosbesimi tė
    rreshton nė krahun e kundėrt.

    E vėrteta ėshtė se nuk ka identitet kombėtar, por ka vetėm identitet
    fetar. Derisa morali, kultura, psikologjia, shpirtėrorja dhe e drejta
    kanė burime religjoze, identiteti ėshtė religjoz. Ngjyra, gjuha janė
    dukuri dhe mjete shprehėse dhe nuk mund tė lidhen me thelbėsoren.
    Kombet i dallon vetėm ngjyra dhe gjuha, tė tjerat janė religjoze.

    Historia njerėzore ėshtė dėshmia mė e mirė e kėtij fakti. Sa herė qė
    raca njerėzore ka dashur tė dalė nga identiteti fetar, si nė
    komunizėm, ajo kthehet prapė tek identiteti i saj fetar. Jashtė kėtij
    identiteti ngelen vetėm jobesimtarėt, tė cilėt kėrkojnė identitet duke
    e ndjerė qė nuk e kanė. Midis identitetit fetar dhe atyre qė nuk kanė
    identitet lind bashkėsia e ashtuquajtur �identitet kombėtar� dhe kjo
    del mė e theksuar nė vende, ku shkalla e pėrqindjes sė popullsiė, e
    cila nuk beson ėshtė e madhe ose kur popullsia ėshtė me besime tė
    pėrziera, si nė rastin tonė. Nė imazhin tonė na duket se disa kombe
    kanė identitetin e tyre kombėtar, jo se nė esencė ato janė fetare, por
    duken mė kompakte, se janė tė tė njėjtit besim dhe kanė shkrirė nė
    njė, identitetin fetar me psikologjinė kombėtare. P.sh sllavėt kanė tė
    shkrirė indentitetin fetar dhe psikologjinė kombėtare, grekėt,
    gjermanėt etj. Ne jemi njė komb i rallė nė botė, qė kemi tri besime,
    kjo bėn qė tė mos kemi njė identitet fetar, por tre, ku vetėm gjuha
    dhe territori ku shtrihemi na bashkon. Vėshtirėsia qėndron nė atė qė
    ne si popull nuk kemi tė unifikuar psikologjinė kombėtare me
    identitetin fetar, kjo ka shkaktuar krizėn pėr identitet. Ndoshta tė
    parėt qė e zbuluan kėtė krizė dhe luftuan pėr ta unifikuar ishin
    rilindasit tanė tė mėdhenj, tė cilėt ngritėn njė ideologji tė tėrė pėr
    kėtė unifikim, tė identitetit fetar me psikologjinė kombėtare, qė ne
    sot duam ta quajmė identitet shqiptar. Populli e ka kuptuar
    instiktivisht kėtė kėrkesė prandaj nė heshtje, ai, nė njė farė mėnyre
    e ka zbatuar praktikisht idenė e rilindasve, qė ne i themi tolerancė
    fetare, bashkėjetesė, indentitet kombėtar. Ēdo tendencė pėr ta prishur
    kėtė situatė solide e tė qėndrueshme, duke e kanalizuar nė qytetėrim
    perėndimor ose lindor ėshtė jashtė natyrės tė kėtij standardi qė ka
    kombi, duke shkaktuar vetėm pėrēarje.

    Pėrēarja ėshtė gjėja mė delikate qė kemi, pasi uniteti ynė si komb - i
    veēantė nga kombet e tjera - ngrihet mbi ndarjet qė kemi brenda vetes
    sonė: kemi ndarjen fetare; nė myslimanė, ortodoksė, katolikė dhe
    mosbesimtarė; kemi ndarjen krahinore, e ashtuquajtura nė gegė dhe nė
    toskė; kemi ndarje territoriale jashte truallit mėmė si Kosova,
    shqiptarėt e Malit tė Zi, Maqedonisė, ēamėt etj., por ne kemi brenda
    qenies sonė, ende me pasoja, ndarjen klasore tė shkaktuar gjatė
    periudhės totalitare. Pra, uniteti dhe psikologjia jonė kombėtare
    ngrihet mbi ruajten e ekuilibrit tė kėtyre ndarjeve. Sa herė
    kundėrshtarėt tanė ose politika e mbrapshtė shqiptare kėrkon tė
    pėrēajė shqiptarėt mjafton tė nxisė njė nga kėto identitete ndarėse.

    Tė gjitha luftrat, ndarjet, mospranimet, rebelimet, kontradiktat janė
    tė ngritura mbi kėto identitete ndarėse. Kėshtu, sa herė qė njė
    identitet fetar ka mbizotėruar ose mbizotėron nė Shqipėri, do tė kemi
    mė vonė hakmarrjen e tjetrit. Kėshtu, gjatė Perandorisė Osmane
    dominuan myslimanėt, pas rėnies sė saj u hakmorrėn ortodoksit fqinjė
    dhe brenda, duke e djegur dhe duke e ndarė Shqipėrinė. Lufta u shtri
    dhe nė territorin tonė dhe nė pėrplasjet kotolikė � ortodoksė; mė vonė
    vjen njė mysliman nė Shqipėri (Zogu) pėrmbyset nga njė ortodoks (Fan
    Noli); vjen njė mysliman (Enveri) tentohet tė pėrmbyset nga njė
    ortodoks (K. Xoxe) dhe do tė ishte pėrmbysur, nėse Enveri nuk do tė
    ishte mbėshtetur tek njė fuqi e madhe ortodokse si Rusia; vjen Saliu
    pėrmbyset nga ortodoksi Nano e tė tjera.

    Duke qenė se edhe shtrirjet janė nė hapėsira tė ndryshme tė
    mysilmanėve, ortodoksėve dhe katolikėve dhe ndarjet krahinore kanė
    dukuri mospajtuse. Kėshtu, jugu ortodoks (pasi bektashinjtė qė janė
    kryesisht nė jug janė njė sekt qė kanė lėvizje nga islami drejt
    krishtit, prandaj kryesisht ata gjithmonė u kanė dalė krahė
    ortodoksve) ka ndarje me veriun mysliman ose e ashtuquajtura gegė dhe
    toskė, kjo ka sjellė gjithmonė luftėn pėr pushtet ose ndikim me forcė
    nė ndryshimin e disa gjėrave, qė i ndajnė ata. Ata qė kanė qenė
    gjithmonė si njė aleat tė njė krahu ose tė njė tjetri, ose qė kanė
    tentuar e po tentojnė tė fuqizohen janė katolikėt, tė cilėt, kohėt e
    fundit, po ngrihen me njė ritėm tė shpejtė.

    Ndarja ekziston dhe nė politikė. Kėshtu Partia Socialiste po dallohet
    gjithmonė e mė tepėr si njė parti ortodokse, u shkėput Meta qė ėshtė
    midis myslimanit dhe ortodoksit; nga Partia Demokratike u shkėput
    Partia e Pollos me ngjyra ortodokse; nga Partia Socialdemokrate u
    shkėput ortodoksi Milo, janė krijuar parti me ngjyra fetare, Partia e
    tė Drejtave tė Njeriut, po merr fuqi Partia Demokristiane e cila ka
    ngjyrime tė theksuara katolike. Tė gjitha kėto ndarje partiake kanė
    edhe influencėn e tyre nga shtetet sipas religjionit qė i pėrkasin ose
    ju shėrbejnė, por psikologjia kombėtare vazhdon tė vuajė dhe nga
    ish-ndarja klasore ose nga ish-ndarjet e Luftės sė II-tė Botėrore.
    Debati i fundit midis Kadaresė dhe Qoses i ka ndarė opinionistėt mbi
    baza fetare, krahinore dhe ideologjike. Nė krah tė Kadaresė janė
    rreshtuar kryesisht jugorėt, kristianėt, bektashinjtė, ndėrsa nė krah
    tė Qoses; veriorėt, myslimanėt ose edhe ndonjė i veēantė i ndikuar nga
    qėndrimet ideologjike.

    Kushdo qė ka tentuar tė nxisė njė nga kėto ndarje ka shkaktuar dhe
    pėrēarje, qė shfaqen nė formėn e rebelimeve, pėrmbysjeve, vendosjen e
    qeverive ndarėse dhe krijimin e pėrplasjeve midis grupeve dhe
    bashkėsive qė, tė dukshme apo tė padukshme zjarrmojnė nė heshtje.

    Njė fakt tjetėr kokėfortė mbi qėndrueshmėrinė e identitetin fetar mbi
    atė shqiptar ėshtė dhe dukuria e zhdukjes sė atij kombėtar nė kushte
    tė tjera dhe e ruajtjes sė atij fetar. Marrim rastin e emigrimit tė
    shqiptarėve nė rajon e mė gjerė. Po t�u hedhim njė vėshtrim atyre
    personave qė kanė qenė besimtarė myslimanė, ata nuk ndryshojnė asgjė
    nga identiteti i tyre. Karshi identitetit perėndimor ata ngelen
    shqiptarė myslimanė, por ata nuk ndryshojnė asgjė nga identiteti i
    tyre fetar, nė sjellje, kulturė, moral etj, ndėrsa 90% e atyre, qė nuk
    kanė identitet fetar kthehen; amerikanė, grekė, italianė, kanadezė. I
    natyrshėm ėshtė edhe kthimi i kristianėve nė identitetin e shtetit, qė
    ata venė sipas besimit katolik ose ortodoks, duke braktisur
    identitetin e ashtuquajtur shqiptar. Pėr tė dėshmuar e pranuar kėtė
    argument do tė mjaftonte njė vėshtrim i realitetit tė sotėm tė
    shqiptarėve nė botė.

    Shqipėria ėshtė pushtuar nga qindra organizata fetare, tė cilat u
    propagandojnė nga afėr njerėzve pėr rryma tė ndryshme fetare dhe kanė
    krijuar grupime tė veēanta tė rreshtuar pėrkrah tyre. Kėshtu myslimani
    nuk do ta dijė pėr identitetin kombėtar. Ai i pėrshtatet identitetit
    tė tij fetar - kuptohet kėtu ata qė besojnė - ortodoksit grupimit tė
    tyre, katolikėt tė tyres, por ka dhe evangjelistė, jahovaistė,
    mormonė, hinduistė. Ata qė kėrkojnė sot identitetin kombėtar janė
    vetėm ata qė nuk besojnė dhe qė kėrkojnė tė kenė njė identitet, por
    ata luftojnė brenda ciklit tė mbyllur. Shqipėria nuk mund tė ketė
    identitet pėrderisa ka tė bėjė me tri identitete fetare, ajo do tė
    vazhdojė tė udhėtojė kėshtu, e pėrzier dhe e bashkuar formalisht pėr
    hir tė bashkėjetesės sė detyruar, pasi ēdo ndarje ėshtė me dhimbje tė
    madhe, e rėndėsishme ėshtė qė ashtu si nė tė kaluarėn dhe tani tė
    vazhdohet tė ruhet kjo bashkėjetesė pėr hir tė ekzistencės, pasi
    pasojat nė rast pėrplasjeje - kur kėto mbėshteten nga jashtė - do tė
    jenė fatale.

    Konkluzioni ėshtė qė, pa njė pėrputhje tė identitetit fetar me
    psikologjinė kombtare nuk ka identitet shqiptar dhe se identitetin e
    kėrkojnė ata qė nuk e kanė, e kėrkojnė ata qė nuk kanė indentitet fetar.

    Prandaj mendoj se debati duhet tė spostohet nė hullinė e kohės, si
    duhet tė krijojmė njė politikė mirėkuptimi ndėrfetar brenda interesit
    tė ekzistencės tė tė gjitha feve e besimeve nė kėtė hapėsirė, ku Zoti
    na ka caktuar. Ndoshta kėtu do tė ketė qenė dhe nuhatja e rilindasve
    pėr njė mentalitet kombėtar. Ata kanė parandjerė tragjedinė qė kombi
    do tė pėsonte nga inatet fetare deri dhe copėtimin e tij. Ky mesazh
    historik ėshtė aktual. Sot bota ėshtė mė shumė e ndarė nga besimet
    sesa nga interesat e tjera. Nga kjo qė po ndodh dhe do tė ndodhė,
    antenat tona tė bashkekzistencės kombėtare duhet tė ngrihen nė
    doktrinė, pėrpara se tė jemi tė pafuqishėm pėr ta ndalur.



    __._,_.___

  6. #346
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Polemikės absurde, stop!



    Pse ky ”xhihad” mes Qoses e Kadaresė

    Nga Ilir Kulla

    Ne keto dite vere te nxehta ka arritur edhe kulmin e nxehtesise debati Kadare- Rexhep Qose. Megjithe tundimin e madh per te ndenjur larg ketij debati, pak a shume i gjithe opinioni publik ėshtė pėrfshirė nė tė. Duhet thėnė se nė tė vėrtetė lindi si njė debat mes njė shkrimtari dhe njė kritiku, ky i fundit nuk ka bėrė asgjė mė shumė sesa njė kritikė ndaj njė vepre letrare. Sikur tė mos ishte se shkrimtari quhet Kadare dhe kritiku Rexhep Qose, me siguri gjėrat do tė ishin ndryshe. Pėrtej kėtij aspekti debati ėshtė pėrqendruar tek njė ēėshtje e cila nė vetėvete ėshtė thelbėsore, por nuk mund tė jetė tabu, siē ėshtė identiteti kombėtar i shqiptarėve. Pikėvėshtrimet e tė dy figurave tepėr tė rėndėsishme kombėtare kryqėzohen tek aspekti fetar i identitetit shqiptar. Kėtu pėrplasen Qosja dhe Kadareja.
    Ajo qė tė bėn mė shumė pėrshtypje nė kėtė pėrplasje ėshtė fakti se si Kadareja, po ashtu dhe profesor Qosja, qė tash e dy muaj mė parė nuk po i lėnė gjė njėri-tjetrit pa thėnė sepse ndahen nė kėndvėshtrimet tyre edhe fetare. Nė tė vėrtetė asnjėri prej tyre nuk ėshtė praktikant, pėrkundrazi mund tė thuhet se nga pikėpamja e formimit, veprės letrare dhe botėkuptimit, ata janė shumė mė afėr me ateizmin dhe laiēizmin.

    Mėnyra se si tė dy personazhet e shquara gati totalisht ateistė, po bėjnė “xhihadin” ndaj njėri-tjetrit, tė bėn tė mendosh sesi ky debat, nė tė vėrtetė ka prodhuar shumė publicitet pėr tė dy nė tė njėjtėn kohė. Kohė nė tė cilėn pėr arsye tė shumta, qė lidhen edhe me faktin se shqiptarėt lexojnė gjithnjė e mė pak dhe pėr pasojė edhe vetė shkrimtarėt jo vetėm Kadareja, janė nė njė farė mėnyre tė anashkaluar nga vėmendja e opinionit publik. Nuk ka dyshim se tė dy personazhet, sa tė suksesshėm nė zanatet e tyre, aq tė pasuksesshėm kanė qenė nė jetėn e tyre politike, sidomos Rexhep Qosja. Po tė heqėsh tė vėrtetėn e madhe se Ismail Kadareja ėshtė nga shkrimtarėt mė tė mirė qė ka rajoni e ndoshta Europa, edhe ky i fundit ėshtė karakterizuar vazhdimisht nga inkoherenca politike, por ndoshta jo vetėm pėr faj tė tij.

    Identitetet kombėtare maten me tė tjera instrumenta dhe njėsi, qė me siguri nė shumicėn e tyre nuk kanė tė bėjnė fare me besimin fetar tė popujve nė fjalė. Identiteti etnik varet nga disa faktorė, qė kanė tė bėjnė me gjuhėn, me doket, me zakonet, me traditėn, me mėnyrėn e tė jetuarit, me orgjinėn e mėkahershme etj. P.sh, ilirėt kanė qenė njė popull qė ka jetuar nė bregdet dhe nė male pėr shkak tė kushteve gjeografike. Ata flisnin gjuhėn e tyre, natyrisht tė ndryshmueshme sipas fiseve dhe nė dialektet pėrkatėse. Ata ishin tė ngjashėm, si nė mėnyrėn e tė bėrit tregėti, ashtu dhe nė mėnyrėn e tė bėrit luftė. Tė ngjashėm, si nė mėnyrėn e tė krijimit tė familjes ashtu edhe nė atė rritjes dhe zgjerimit tė saj. Ishin luftėtarė, ishin detarė, respektonin tė parin e fisit apo tė familjes po ashtu siē bėjmė ne shqiptarėt sot, e shumė gjėra tė tjera. Natyrisht qė pushtimet e vazhdueshme kanė bėrė qė kėto identitete t’i pėrshtaten zhvillimeve tė mėvonshme. Por kjo nuk do tė thotė qė vetėm popullsitė i janė pėrshtatur pushtuesve, edhe pushtuesit i janė pėrshtatur popullsive vendase ku ata janė vendosur. Kėshtu ka ndodhur edhe me besimet fetare qė ata kanė sjellė me vete.

    Njė klerik katolik i lindjes sė mesme, konkretisht maronit ėshtė shumė mė i ngjashėm nė ritet e besimit me njė klerik ortodoks tė kishės sė lindjes. Megjithatė klerikėt katolikė tė lindjes sė mesme, nuk njohin si intitucion superior Patriarkanėn e Stambollit, por Vatikanin, kishėn e Shėn Pjetrit. Natyrisht nėse si kriter i tė qenit evropian do tė merrej besimi i krishterė, konkretisht ai katolik, i bie qė mė evropian tė jetė prifti arabo-sirian nga Damasku, sesa ai Italian, pėr shkak se besimi kristian ka lindur nė Lindjen e Mesme, ku sot shumica e popullsisė i pėrket besimit islam. Nė tė njėtėn trajtė mund tė thjeshtohet historia e origjinės sė popujve dhe identiteteve tė tyre. Nėse i bie qė identiteti i shqiptarėve lidhet ngushtė me krishtėrimin (ėshtė e vėrtetė qė shqiptarėt janė nga popujt e parė nė botė qė kanė pranuar kėtė besim, dėshmi janė kishat paleokristiane tė shekujve tre dhe katėr), atėherė i bie qė pjesė e identitetit evropian tė jetė edhe vetė historia e tyre mijėravjeēare barbare. Pra nė tė vėrtetė vlen tė reflektohet rreth faktit se ēfarė ėshtė identiteti evropian, si klasifikohet ai dhe kush ka tė drejtėn tė thotė nėse ėshtė apo jo evropian?

    Nė njė periferi tė Tiranės jo shumė tė largėt, nė Laprakė, jeton familja e njė juristi tė njohur nga Tirana. Juristi ėshtė baba i tre fėmijėve, bashkėshort i njė gruaje tė cilėn e adhuron. Ka ndėrtuar njė shtėpi tre katėshe me njė kredi tė cilėn vazhdon ta paguajė nga pak pėr ēdo muaj prej vitesh me radhė. Nė katin e parė ka marrė tė jetojė prindėrit e tij, nė tė dytin prindėrit e bashkėshortes, nė tė tretin vetė mė gruan dhe fėmijėt. Kohėn e kalon duke punuar dhe duke iu dedikuar familjes, edukimit tė fėmijėve, jetės shoqėrore. Paguan taksat, ka makinė, feston dhe pushon njėlloj si ēdo evropian, natyrisht sipas kararit tė xhepit tė vet. Por ky jurist dhe shumė i njohur madje, ēdo tė premte shkon nė xhami, ku adhuron zotin e tij nė besimin islam. Pėrballė shtėpisė sė tij jeton njė tjetėr shqiptar, i besimit katolik dhe i ardhur nga veriu. Ka tre fėmijė dhe njė grua. Ka zėnė truallin tė cilin e ka rrethuar me blloqe dhe po me blloqe ka ngritur dhe njė dhomė nė tė cilėn jeton me familjen. Ėshtė i varfėr, por i ndershėm, jeton me djersėn e ballit. Nga varfėria ėshtė i detyruar tė mos ēojė fėmijėt e tij nė shkollė, por tė shesin gjithė ditėn rrugėve tė Tiranės pėr tė siguruar jetesėn. Varfėria e bėn kėtė njeri qė sa herė e ndjen veten nervoz, pėr shkak tė fukarallėkut, rreh edhe tė shoqen si dhe fėmijėt, kėta tė fundit ndoshta si mėnyrė pėr t’i edukuar. Shkon ēdo tė djelė nė kishė ku i lutet zotit ta nxjerrė nga fukarallėku. Lind pyetja kush ėshtė mė evropian nga kėta dy njerėz dhe ē’punė ka identiteti evropian nė kėtė mes me besimet qė kėta njerėz aplikojnė. Aspak!


    E pra e vėrteta ėshtė se sot Evropa pėr arsye qė kanė tė bėjnė me historinė ėshtė mė e pasur se shumė pjesė tė tjera tė botės. E shkuara koloniale qė Europa ka nė themelet e qytetėrimit tė saj ka pėrcaktuar jo pak nė aureolėn e pasurisė qė ky kontinent rrezaton sot nė botė. Por tė krisherė ka nė Amerikė, jug dhe veri, nė Afrikė dhe Azi. E ē‘lidhje kanė kėta me identitetin evropian? Ka vende ku jetojnė katolikė qė vdesin nga uria dhe SIDA nė Afrikė, njerėz tė tė njėjtit besim, pėr tė cilėt klubi i pasur dhe i krishterė qė quhet Evropė nuk e vė ujin fare nė zjarr. E pra ėshtė fare e qartė qė nėse shqetėsimet e drejta qė z Kadare merr nė Evropė, nė lidhje me faktin nėse do tė jetė apo jo Shqipėria pjesė e BE-sė, zgjidhjen e tyre nuk mund as ta gjenė dhe as ta marrin nė thjeshtimin sesa tė krishterė jemi ne shqiptarėt. Le tė jemi edhe mė katolikė se Papa, sėrish nėse nuk do tė puqen disa interesa tė tjera, qė kanė tė bėjnė me ekonominė, energjinė, pozicionin gjeografik, rregullimin e jetės brenda vendit. Me siguri qė prapė nuk do tė na fuste kush nė BE. Justifikime mund tė gjenden sa tė duash, por Shqipėria nuk ėshtė mė e rėndėsishme pėr SHBA-tė, sesa Arabia Saudite dhe marėdhėniet e Shqipėrisė nuk janė mė tė mira se ato sauditėve, as me SHBA-tė dhe as me BE-nė. Kjo vlen edhe pėr marėdheniet KINĖ-BE apo KINĖ-SHBA. E pra si Kadareja dhe intelektualėt e tjerė duhet tė zbresin mė me kėmbė nė tokė nė lidhje me gjykimin e realitetit.


    E vėrteta ėshtė se ne shqiptarėt mė shumė se probleme me identitetin tonė kombėtar, kemi probleme me identitetin tonė qytetar, kemi probleme me identitetin e familjeve tona qė po shthuren, me tė rinjtė tanė qė po rriten gjithnjė e mė shumė injorantė, kemi probleme me vesin e kthyer nė virtyt dhe virtytin nė ves. Kemi probleme qė na kanė ēuar nė gati nė shpėrfytyrim, pėr shkak tė vrullit tė paparė qė kemi marrė pėr paranė dhe pasurinė, pa e hedhur kokėn mbrapa. Problemin e shpėrfytyrimit tė shoqėrisė, nė tė vėrtetė e ēon drejt zgjidhjes edhe rikthimi tek vlerat e identitetit kombėtar, qofshin ato tė lidhura dhe me identitetin e besimit fetar, cilido qoftė ky i fundit. Pėr pasojė, ky “xhihad” i vogėl intelektual nė mes tė shqiptarėve ėshtė i panevojshėm dhe i pakuptimtė. Sepse tė gjithė ne, e kėtu besoj se ndaj mendimin e atyre qė kanė lexuar pėrplasjen Qose-Kadare, na pėlqen mė shumė tė shohim veprat e kėtyre dy korifenjve tė letrave, e jo sherrin alla Oriana Falaci qė ka mbushur faqet e gazetave.


    Gazeta Shqiptare

  7. #347
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Kadare jo armik i muslimanėve



    -nga Ermir Gjinishi

    Debati i padeshirueshem per te gjithe ndermjet Kdarese dhe Qoses, mbi identitetin e shqiptareve i cili pushtoi mediat shqiptare me opinione pro dhe kundėr, nxorri nė pah midis tė tjerash tri gjėra : 1-Liria e tė shprehurit nuk ėshtė domosdoshmėrisht e vėrteta e lirė. 2- Inati pėr tu ndeshur me patjetėr duke sajuar dhe kotėsira, kategorikisht tė rendit humbės. 3- Inflacioni i njohurive sjell impotencė intelektuale.
    Meqė mejdani i debatit u bė feja dy penartėt shqiptarė i dhuruan lexuesit, nė njė performancė tė shkėlqyer me stil tė ri, Legjendėn Rozafa.
    Konsumuesit e medias sė shkruar ndoqėn njė debat fantazėm krejtėsisht absurd. Them kėshtu sepse nuk ėshtė zbuluar akoma ndonjė shqiptar, musliman a i krishterė qoftė, qė mohon identitetin e tij shqiptarė e europian.
    Ideja e marėdhėnieve tė raportit komb-fe nė pėrgjithėsi nė Shqipėri ėshtė keqtrajtuar, manipuluar e paragjykuar. Trajtime tė tilla delikate nė mėnyrė tė njėanėshme janė tė pa sakta dhe krijojnė vetėm mirazhe. Tė identifikosh kombin me njė fe tė caktuar do tė thotė ta mohosh, ta vrasėsh, gjithė historinė e tij para shfaqes sė asaj feje.
    A ėshtė feja kombėsi?
    Cdo mendim akademiko-historik, jashtė kėndvėshtrimit fetar nuk do ti qartėsonte dot mardhėniet komb-fe.
    Kėtu ne, shpesh-herė ngatėrrojmė zhvillimet historike ballkanase me argumentat fetare. Ballkani i fillim shekullit xx ka njohur praktika pansllavizmo-heleniste, ku feja ėshtė keqpėrdorur pėr qėllime nacionaliste. Kėtė dukuri Waldenbergu (duke pėrjashtuar shqiptarėt) e quan etnicitet fetar.
    Nėse koncepti i kombit sipas Hobsbaum-it u zhvillua nė shek e 18-19, feja ka ekzistuar shumė kohė mė parė, qė nga Adami, por kjo nuk e barazon fenė me kombin. Mendimi teologjik islam mbi kombin ėshtė i qartė. Nė Kur’an thuhet: “Ju krijuam nė popuj e fise qė ju tė njiheni”( Huxhurat- 13). Njohja mes popujve predispozon ndėr tė tjera dhe kėmbim vlerash e pėrvojash. Umetul-islam nuk do tė thotė komb islam. Umeti pėrmbledh tė gjithė besimtarėt musliman duke respektuar, kombėsinė, gjuhėn dhe historinė e secilit prej tyre . Nė Kur-an ekzistenca e kombeve tė ndryshme paraqitet si argument i ekzistencės sė Zotit. Absurditeti i njėsimit tė kombit me fenė d.m.th. ti japėsh Zotit kombėsi. Feja ėshtė vetėm njė dimension brenda disa komponentėve tė kombit dhe nuk ka qėllim ta shkrijė, ta asimilojė, apo tė vetėidentifikohet me tė. Nėse fetė do kishin njė vizion tė tillė e gjithė bota sot pėrfshi kėtu edhe perėndimin do ishte afetare. Fe do tė kishte vetėm nė lindje, pėrndryshe Krishterimi do mbetej nė Palestinė dhe Islami nė Arabi. Realiteti i natyrshėm i prezencės sė tė dy besimeve nė tė pesė kontinentet ėshtė terapia mė e mirė pėr ata qė vuajnė nga alucinacione tė tilla. Ideja e njėsimit, konkurimit apo e rivalitetit komb-fe, ėshtė njė stisje e kotė pa asnjė bazė fetare. Besimi islam nuk ėshtė nė antagonizėm me kombin pėrkundrazi e respekton dhe ka obligime ndaj tij mbėshtetur mbi kontekstin: “ Dashuria pėr atdheun ėshtė pjesė e besimit”
    Muslimanėt Jo. Atėherė kush manipulon nė emėr tė islamit nė Shqipėri?
    Modelet e klerit shqiptar historikisht janė vlerėsuar brenda e jashtė vendit dhe janė parė si objekt studimi. Vlerat e Vehbi Dibrės , Fan Folit, At Fishtės etj dhe harmonia fetare tek ne, janė pjesė e krenarisė sė kombit shqiptar.
    Tani qė shqiptarėt, muslimanė e tė krishterė, i preokupon pavarėsia e Kosovės dhe anėtarėsimi i Shqipėrisė nė BE, pėrvec Beogradit janė shqetėsuar dhe “islamikė” anonimė. Eshtė e ēuditshme se si nė emėr tė islamit po penetrojnė ngado metoda, mjete e mendėsi tė cilat nuk kanė lidhje me tė, madje janė nė kundėrshti tė plotė. Por mė i ēuditshėm mbetet fakti se si mė pas, me njė pėrkushtim jo anonim, promovohen si “Fenomene Islame”. Sė paku kėshtu fokusohen nėpėr trajtimet mediatike tė shoqėruara me analiza e debate “orientalistėsh e pseudoislamikėsh” duke krijuar kėshtu njė realitet tė rremė, por gjithėsesi sajesė deri diku e sukseshsme pėr ta nxirė besimin islam dhe pėr ti njollosur muslimanėt shqiptarė. Pa paragjykuar askėnd, cdokush ka tė drejtėn e tij tė pamohueshme tė fjalės, por pa ia hedhur atė mbi shpinė islamit e muslimanėve. Sic mbeti e dėshtuar tentativa pėr manipulimin e figurės sė Krytarit tė Meshihatit tė Kosovės z/Naim Tėrnava, tė njejtin fat do ketė dhe manipulimi nė emėr tė islamit e muslimanėve shqiptarė. Mendimi islam dhe muslimanėt nė Shqipėri pėrfaqėsohen nga Komuniteti musliman, myftijtė e teologėt.
    Kėto lloj monstrash ngjasojnė me fenomenin Farakan. Pas ngjarjeve nė Los Anxhelos gjatė viteve 80-tė, nė SHBA midis shumė lėvizjeve antirraciste ishte edhe ajo qė tani pėrfaqėsohet me Luis Farakan, i cili luftonte rracizmin ndaj tė zinjve me rracizėm ndaj tė bardhėve. Tė gjitha sentencat e tij Farakani ia faturonte islamit duke e shpėrfytyruar krejtėsisht islamin nga origjinaliteti. Nė kėtė formė, lufta e racizmit me racizėm “nė emėr tė Islamit” me protagonistė “muslimanė” fabrikonte islamin si njė llogore raciste, njėkohėsisht i shpallte armiqėsi “kristianizmit tė bardhė”. Nė njė kėndvėshtrim tjetėr, krijonte dy platforma imagjinare armike nėn konceptin e detyruar: “Cdo fe ka vetėm njė ngjyrė”. Intrigė e rrezikshme por reale, domethėnia e secilės kėrkonte tė krijonte opinione paragjykuese urrejtjeje, fetaro-raciste tė ndėrsjellta nė shoqėrinė e atjeshme. Ēdo incident brenda kėsaj plotforme e mendėsie do tė ishte terrorizėm rracisto – fetar. Por kjo nuk ndodhi pasi balonizimi farakan me amoralitetin e tij menjėherė u pėrball me braktisje totale jo vetėm nga dijetarėt e botės islame por edhe nga besimtarėt e thjeshtė. Profeti Muhamed (a.s) thotė: “Kush ska moral ska as fe”. Sulmi e-mail anti Kadare nė emėr tė islamit ėshtė njė formė hibrite e farakanizmit. Nuk ėshtė rracizėm por realitet, tė thuash se shqiptarėt nuk janė turq, ashtu sic nuk ėshtė antimuslimanizėm integrimi i Shqipėrisė nė BE. Integrimi i Shqipėrisė nuk do tė thotė krishterizim. Standartet e BE-sė nuk kanė asnjė rresht qė ti obliojnė ndonjė pėrkatėsi fetare, vendeve kandidate pėr antarėsim.
    *********
    Besimi islam respekton tė gjithė Profetėt duke pėrfshirė kėtu edhe Isain (Jezusin). Botimi i karikaturave dhe i Kodit tė Davincit u kundėrshtua si nga muslimanėt dhe nga vatikani. Papa Vojtila u prit me respekt nė Shqipėri dhe Siri ( vende me mazhorancė muslimane) por ju ndalua vizita nė Rusi dhe u shpall non grado nė Greqi (vende me mazhorancė ortodokse). Pėrpjekjet e vazhdueshme pėr ti paraqitur muslimanėt shqiptarė si problematikė nėpėr gazeta e internet, bėri qė Kryeministrit Berisha nė Bruksel ti bėhej pyetja: A keni probleme me islamin. Pėrgjigja ishte jo. Pėr sa kohė qė “islamikė anonimė” tė maskuar me emrin e islamit, kanė marrė pėr sipėr tė pengojnė shqiptarėt nė rrugėn e tyre duket se pėrgjigja jo do tė pėrsėritet. Duhet thenė se muslimanėt nuk kanė gisht nė tė tilla punė.
    Kadare nga ana e tij thotė: “Myslimanizmi, pėr ēka krenohemi, sė paku deri mė sot, duhet tė krenohemi bashkarish. Kam idenė e pėrsėritur qė janė myslimanėt shqiptarė ata qė bashkė me fe tė tjera, i japin ngjyrėn evropiane popullit shqiptar”. Nėse Kadare krenohet me muslimanėt shqiptarė kush mund tua heqė tė drejtėn muslimanėve tė krenohen me vlerėsimin qė u bėn Kadareja? Shqiptarėt shkojnė drejt europės me kulturėn e historinė e tyre, madje mė tė lashtė se disa vende antare tė BE-sė, pa patur zili askėnd, por duke i ofruar Europės atė qė i mungon: “Shembullin e bashkėjetesės dhe tė harmonisė fetare, ku pa dyshim, muslimanėt si mazhorancė, janė krenari”.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  8. #348
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2006
    Postime
    182
    Nga Alban BALA


    Pėr shumė kohė e kam pyetur veten, se pėrse vallė, pėrballė njė shumice paqėsore, e cila sheh punėt e veta dhe hallet e saj tė panumurt, pėrballė njė popullsie e cila ka treguar se trashėgon njė dhunti’ tė jashtėzakonshme virtytesh (dhe sigurisht edhe njė mal me probleme), pėrballė njė grupi tė gjerė njerėzish qė e shohin identitetin e tyre qoftė edhe fetar si punė tėrėsisht personale dhe nuk pėrpiqen ta shumėfishojnė atė- por as ta vrasin, pėrballė njė grupi tė mpirė qytetarėsh e fshatarėsh qė kalamendet nė qiejt e mbijetesės, nuk resht prej kaq kohėsh njė trysni dhe njė revansh i paparė ofezash, njė kundėrvėnie e fortė shoqėrore dhe refuzimi institucional; pėr asnjė ēast nė kėto 15 vite nuk ka pushuar kundėr tyre presioni politik dhe kulturor. Pėrse?


    A thua kėta njerėz tė thjeshtė dhe tė padukshėm nė pėrditėn tonė e ēuan Alfred Serreqin nė Konferencėn Islamike? A thua ata e bindėn Fatos Nanon tė vazhdonte tė qėndronte aty si anėtar? A thua kėta njerėz shpikėn dhe vendosėn diktaturėn nė Shqipėri? Kėta na larguan nga Europa?


    Eshtė turp qė debati mes shkollarėve nė Shqipėri lė shteg pėr baltosjen e imazhit kombėtar nė tė ardhmen e tij. Eshtė turp qė gėnjeshtrat- pjesshėm apo plotazi- gėlojnė nė tė tėrė tekstet e botuar deri tani si pjesė e kėtij debati.


    Dilemat mbi identitetin europian tė muslimanėve shqiptarė apo tė krejt shqiptarėve dėshmojnė pa dilema se problemi i kėtij vendi janė elitat e tij. Qofshin kėta emra tė mėdhenj, brenda apo jashtė vendit.


    Pėrfundimisht ky debat qartėsoi se, europianizimi i shqiptarėve kėrkon pikė sė pari europianizimin e elitave tė kėtyre shoqėrive. Pėrfaqėsuesit e kėtyre elitave, qofshin ato politike, ekonomike, kulturore, etj nuk kanė tipare europianiste, pėrpjekjet e tyre nuk ndėrtohen mbi hapėsirėn e ideve, por mbi tehun e shpatės sė “monopolit mbi tė vėrtetėn”.


    Qosja kėrkon qė shqiptarėt tė pėrplasen nė lidhje me religjionin e tyre, pikėrisht nė ēastin kur pėrcaktohet e ardhmja europiane e kombit shqiptar. Kadare, falė pėrfshirjes sė hershme nė stihinė e presionit kulturor ndaj traditės sė shumicės shqiptare, ra pre’ e kėtij qėllimi. Madje mė shumė se kaq.


    Nėse z.Kadare vendosi tė bėjė “drejtėsi” ndaj armiqve tė tij duke pėrdorur njė ēėshtje kombėtare si identiteti, aq mė keq pėr tė. Shqiptarėt mund t’i njohin z.Kadare tituj dhe ēmime letrare, por kurrė t’i falin si plaēkė beteje identitetin e tyre, sado i rrėgjuar tė jetė ai sot. Sepse ai ėshtė i shenjtė.


    Askurrė shqiptarėt nuk kanė pasur dilema mbi pėrkatėsinė e tyre gjeo-politike apo kulturore. Elitat e kėtij vendi vazhdimisht kanė prirė drejt zgjidhjeve tė gabuara duke krijuar hendeqe zhvillimore ne marrėdhėniet brenda dhe jashtė vendit.


    Bujar Rama ka tė drejtė kur nėnvizon se ata qė kėrkojnė tė gjejnė rrėnjėt e identitetit, e bėjnė kėtė sepse ndjejnė nė vetvete mungesė identiteti.


    Shqiptarėt e kanė identitetin e tyre kombėtar. Jo vetėm kaq, por e kanė nė disa raste tė mbishprehur, gati nė infantilizėm. Pėr fat tė keq, elitat e tyre nuk kanė pasur dhe nuk kanė identitet.


    Nė Shqipėri ėshtė trumbetuar si europiane dhe liberale prirja pėr tė dalė kundėr interesave tė vendit, dėshira shpesh e ēmendur pėr tė deklaruar mungesėn e themeleve tė kombit shqiptar apo aftėsive tė shtetformimit; ėshtė pėrkrahur ai qė ka kėrkuar ndarjen regjionale tė Shqipėrisė, ėshtė mbėshtetur ai qė i ka shpallur shqiptarėt dhe kosovarėt dy kombe tė ndryshėm, ėshtė lartėsuar ai qė ka sulmuar origjinėn shoqėrore dhe kulturore tė shumicės sė popullsisė shqiptare. Disidenca ideologjike antikombėtare ėshtė vlerėsuar si virtyt i mendjes sė hapur dhe i progresit tė elitave.


    Ashtu si lulja e diellit, nė ēdo epokė, elitat e kėtij vendi i janė referuar pikės mė tė ndritshme (kryesisht ideologjike) por dhe mė tė afėrt (fitimprurėse) duke u detyruar njė herė nė 20 vjet tė kėrkojnė falje dhe tė pėrmbysin qėndrime. Dikush prej tyre edhe vepra.


    Ka ardhur koha ta themi njėherė e mirė me zė tė plotė: Identiteti kombėtar shqiptar ekziston. Por ai nuk ėshtė ideologjik. Ai ėshtė pronėsor. Ai buron nga njė origjinė njerėzore (komponenti religjoz), i pėrket njė cikli historik (komponenti politik dhe kulturor) dhe reflekton pritshmėrinė pėr tė ardhmen (komponenti ekonomik). Kjo e fundit e bėn atė tė gjymtuar sot pėr sot, por jo tė paringritshėm.


    Ēka ishte e padurueshme nė kėtė debat ishte metodologjia e urrejtjes, qė adoptuan palėt. Mekanizmi i rehabilitimit identitar nuk mund tė rindizet me urrejtje, por me dashuri pėr bashkėkombasit.


    Nga ana tjetėr duhet ta pranojmė se pėrgjithėsisht elitat nė Shqipėri nuk kanė pasur pėrkatėsi mbi proceset lėvizėse shoqėrore. Si shpjegohet qė askush prej emrave tė shquar, qė “fort po ndrijnė, e pak po nxjenė” kėto 15 vite, nuk ka luajtur asnjė rol shoqėror thelbėsor nė jetėn e shqiptarėve?! Elitat pėrgjithėsisht kanė folur “pas kuvendit” dhe kanė treguar trimėri “pas lufte”.


    Vendi ka kaluar kriza tė thella, nga ekonomia nė politikė dhe nga kultura nė art. Pėr fat tė keq, asgjė nuk mund tė shėnohet si pikė-kthese e sjellė nga kėta kryeparė tė elitės nė vend.


    Nė njė masė tė madhe, falė krizės sė brendshme, por edhe natyrės historike tė elitave nė Shqipėri, pėrfaqėsues tė dalluar janė pėrdorur shpesh edhe keqazi nga lidershipet politike pėrndjekėse.



    Ēfarė dėmi shkaktoi ky debat?

    E keqja e kėtij debati ėshtė se krijoi premisa nxitėse pėr plasaritjen e perceptimit kombėtar e ndėrkombėtar mbi pėrkatėsinė perėndimore tė popullsisė shqiptare.


    Nėse qėllimi i nismėtarėve tė tij ishte pikėrisht ky, ata e realizuan qėllimin. Nėse kishin njė qėllim tė ndryshėm, le ta pranojnė se nuk e realizuan dot atė.


    Mjeti i pamoralshėm e shkatėrroi nė kėtė rast edhe atė pak qėllim tė moralshėm qė buisi nga provokimi i debatit.

    Debati i madh mbi identitetin e shqiptarėve erdhi nė kohėn mė tė papėrshtatshme pėr vendin, nė momentet kur Qeveria shqiptare (mė shumė pėr hir meritash politike) po shpėrblehej me nėnshkrimin e njė Marrveshje, e cila pėrbėn hapin e parė dhe vetėm fillimin e njė rruge tė gjatė e tė mundimshme tė ngritjes ekonomiko-shoqėrore dhe sigurisht politike tė vendit, nė tėrėsi. As “kontinenti mėmė, i penduar pėr harresėn e gjatė, (nuk) po kujtohej mė nė fund pėr popullin e braktisur”, as tė zinjtė nuk u ribėnė tė bardhė, siē kishin qenė nė kohėra pre-anadollake.

    Thjesht, Shqipėria hodhi njė hap, i cili ishte projektuar tė ndodhte nė vitin 1996, por pėr shkaqe tė njohura politike, u shty si proces me afro 10 vite.


    Cekja e problemit tė identitetit kombėtar dhe perceptimit tė pėrkatėsive gjeo-politike nė kėto momente mė sė paku mund tė quhet papjekuri.


    Jam dakort me analistin Mero Baze kur thotė se “nė Perėndim, problemi mė i madh ėshtė aftėsia qė ka identiteti i ēdo vendi perėndimor pėr tė integruar kulturat dhe identitetet e tjera, tė cilat nuk vijnė nga Perėndimi”. Toleranca dhe bashkėjetesa e kulturave dhe religjioneve pėrbėjnė sot virtytin e parė perėndimor. “Ne e kemi kėtė dimension, ndoshta mė herėt se tė gjithė. Si dimensioni ynė mė i fortė properėndimor ne nuk kemi asnjė arsye tė shtiremi dhe tė themi qė s’kemi myslimanė nė Shqipėri, por tė theksojmė faktin qė katolikėt, ortodoksėt, myslimanėt dhe ateistėt nė Shqipėri ndjehen shqiptarė tė barabartė me njėri-tjetrin”- thekson me tė drejtė z.Baze.


    Po e cek shkrimin e z.Baze, sepse ai ėshtė ndėr tė paktat komente dobiprurėse mbi ēėshtjen. Sipas meje ajo qė Mero Baze gjakon gabueshėm ėshtė pėrpjekja pėr tė shpėtuar nga pėrgjegjėsia z.Ismail Kadare, pėr debatin qė kulmoi deri me histerinė anti-shqiptare tė Max Velos. Nėse ata qė u pėrfshinė nė debat realisht pėrfaqėsojnė periferinė e pakicave “mentalitare” nė Shqipėri, Ismail Kadare pėr fat tė keq ishte nė kėtė rast Gjenerali i kėsaj ushtrie. Sigurisht i njė ushtrie tė vdekur moralisht.


    Pėrsa kohė qė ai nuk distancohet nga mbėshtetėsit ekstremistė tė tezave tė tij, unė gjykoj se z.Kadare ka pėrgjegjėsi pėr efektet qė ata prodhuan.


    Po ashtu z.Baze thekson se “ne kemi nė vend njė shumicė absolute ateiste, njė sukses i paimagjuneshėm i dikaturės komuniste, por dhe i prirjes shqiptare pėr tė ndėrruar fenė si nevojė politike...”.


    Ky dimension pėrshkrimor pėr fat tė keq i pėrputhet pak a shumė elitės shqiptare (qė z.Baze njeh mirė), por jo edhe njerėzve tė thjeshtė. Rrethi i njerėzve qė z.Baze kontakton nuk pėrfaqėson dot shoqėrinė shqiptare. Po ashtu, si anėtar i njė grupi me prirje ateiste, z.Baze nuk mund tė flasė pėr qarqe shoqėrore religjioze, me tė cilat nuk ka thuajse asnjė pikė kontakti. Mjafton tė pyesni nė kafenetė e Tiranės pėr tė mėsuar se gjatė muajit tė shenjtė tė ramazanit kur besimtarėt muslimanė agjėrojnė, xhiroja e bareve bie afro 50%. Po ashtu vargonjtw e gjatw njerwzorw qw pjerren nwpwr malet e Shqipwrisw nw vende pelegrinazhi nw kwrkim tw ndihmws sw Zotit, dwshmojnw se shumica e shqiptarwve mund tw jenw tw paditur, tw pakulturuar nw lidhje me fetw, por aspak ateistw. Nw mwnyrwn e tyre profane ata janw besimtarw.


    Pėr fat tė keq analizat e shtypit shqiptar nė njė masė tė madhe janė sot njė Ars Artis, njė shpikje e shpikur pėr tė kėnaqur shpikėsit, por jo njė pasqyrė e vėrtetė e realitetit.


    Tė gjithė pjesmarrėsit nė kėtė debat janė treguar shumė dorėshtrėnguar me tė vėrtetėn, tejet nikoqirė me tė. Pėr tė qenė tė besueshėm, shumica i janė referuar historisė.



    Back in the future

    Nėse duam tė flasim me koncepte aktuale pėr pėrkatėsitė europiane tė shqiptarėve duhet sqaruar se europian quhet ai qė jeton nė njė vend ku respektohet ligji, ku qytetari gėzon pronėsi mbi segmentet institucionale te zbatimit tė ligjit dhe ku liritė janė tė shenjta, ashtu si detyrimet.


    A mund tė jetė europian qytetari shqiptar, i cili e takon policin e lagjes tė dehur tek ecėn pėrkrah bandės lokale tė hajdutėve, i cili ngaqė shkojnė pesė ditė pa i hequr njeri plehrat nga rruga pėrfundon t’i hedhė ato nga dritarja (dhe anasjelltas), njė qytetar i cili ėshtė i pambrojtur nga gjykata, sepse e drejta ėshtė mall dhe blihet me para’, njė njeri qė kryesisht voton kundėr dhe jo pro ideve tė tij?


    Pėr ēfarė vet-perceptimi flasim nė lidhje me identitetin europian, kur njeriu shqiptar- pavarėsisht religjionit, ėshtė i detyruar tė pranojė shtrėmbėrimin e sistemit dhe t’i pėrshtatet atij?


    A nuk ka parė njeri sesa mirė adoptohet njeriu shqiptar nė njė mjedis ku ka rregulla dhe ato zbatohen, sesi shndėrrohet ai nė qytetar tė dorės sė parė, kur ėshtė fjala pėr t’u integruar nė njė sistem funksional shtetėror tė huaj, sesa punėdashės ėshtė ai- kur ndodhet nė njė mjedis motivues pėr punėn dhe sesa i pėrkushtuar ndaj familjes ėshtė, kur jeton jashtė vendit?


    Qytetarit shqiptar nė Shqipėri i mungon sistemi (forma e enės) ku ai duhet tė formėsojė sjelljet, por njėkohshėm i mungojnė modelet e brendshėm, ku ai tė shohė se njeriu paqėsor e punėdashės mund tė ketė njė jetė tė mirė, njė integrim tė suksesshėm, njė tė ardhme pėr fėmijėt, tė pėrmbushė ėndrrat e tij dhe tė jetojė i kėnaqur me atė qė i jepet.


    Modelet e vetme tė suksesit qė has pėrballė qytetari shqiptar janė i forti i pathyeshėm (edhe pėrballė ligjit), i pasuri i pamėshirshėm, i dobėti mėndjeprehtė qė bėhet mashtrues pėr arsye mbijetese; nė kėtė terren ėshtė lehtė tė mbjellėsh ėndrra me piramida, me drogė, me fitime tė shpejta, me ēnjerėzi’.


    Sepse njeriu jeton nė tė tashmen, jo nė mesjetėn Ottomane.


    Si guxojnė ca njerėz tė flasin pėr dėmin e tmerrshėm qė i paska shkaktuar indit kombėtar pushtimi i gjatė ottoman, dhe tė mbyllin sytė kur ėshtė fjala pėr mijėra vajzat dhe gratė qė prostituojnė nė Europė, tė thirrur nė ēėshtje nga endrra europiane. Si hépen mendimtarėt tė diskutojnė kėngėt tashmė shekullore tė bejtexhinjve si pengesė pėr integrimin e sotėm dhe tė mos shohin trafikun vullnetar tė foshnjave, si kriza mė e thellė e psikės dhe moralit tė njė qėnieje njerėzore.


    Si guxojnė tė flasin pėr forcim tė ashtit kombėtar dhe prirje europiane, kur mbi 60% e profesoratit unversitar dhe mbi 65% e rinisė shkollore tė vendit ėshtė e gatshme sipas studimeve ta braktisė menjėherė Shqipėrinė nėse i jepet shansi, qoftė dhe duke humbur profesionin/pozitėn ?


    Pėr ēfarė kulture anti-perėndimore nga e kaluara paralajmėrojmė, kur tė rinjtė e sotėm ngulen me orė pėrballė televizioneve shqiptare qė janė shndėrruar nė kthina historish banale /telenovelash, nė njė teatėr masiv plehrash. (thrash-opera)?


    Nė fund tė fundit a mund tė jetė europian njė injorant? Sepse ky brez po rritet nėn yllin e injorancės. Pyesni tė rinjtė sesa libra kanė lexuar gjatė kėtij viti, nė gjashtė muaj? Pyesni libraritė me ēfarė tirazhi shpallet sot njė bestseller? Dhe kush quhet i tillė?!


    Ata njerėz qė prodhon sot Shqipėria nuk janė dot njerėz me identitet, nė kuptimin qė mbart kjo fjalė. Sepse ata nuk kanė mė dinjitet personal. Ata janė produkt i dhunės sociale dhe pėr tė mbijetuar duhet tė heqin dorė nga dinjiteti. Identiteti i tyre i vetėm ėshtė rudimenti i mpakur i origjinės sė tyre. T’u kėrkosh qė atyre t’u vijė turp pėr kėtė origjinė ėshtė t’i lėsh ata tėrėsisht tė zhveshur nga ēdo tipar.


    Grekėt pėr vite me rradhė u kėrkuan emigrantėve shqiptarė tė kėmbejnė emrat. Tani le t’u kėrkojmė edhe shqiptarėve kėtu tė distancohen nga traditat “pedofilike” tė gjyshėrve perversė, se kėshtu i bėjmė gati pėr t’u integruar…


    Nėse kėta njerėz do tė kishin sadopak dinjitet, njė lėvizje qytetare do tė kishte zbrazur prej disa vitesh hekurat e gjata tė ambasadave nė shenjė refuzimi tė keqtrajtimit psiqik e dinjitar.


    Kėrkojuni njerėzve t’ua vizatojnė simbolikisht Europėn dhe do t’Ju vizatojnė njė “Vizė Shengen”. Kaq ėshtė sot Europa pėr shqiptarėt.


    Ndėrsa pėrfaqėsues tė tė tre feve tė mėdha monoteiste tė Bosnjės organizuan nė Bruksel njė process lobbingu pėr liberalizimin e sistemit tė vizave, nė Shqipėri debati pėrmbyllet nėse muslimanėt tanė janė aq pro-perėndimorė sa duhet, apo ėshtė koha tė deklarojmė se ata qė kemi nuk janė as shumicė, dhe as aktive.


    Kjo nė shqip quhet zbythje. Eshtė njė akt i servilizimit tė sėmurė, qė te dikush shpėrfaqet pėrmes elokuencės pragmatiste, e te dikush tjetėr pėrmes marrėzisė diabolike. Nė tė dyja rastet ajo ka njė qėllim: spastrim fetar pėrmes njollosjes sė atyre qė nuk kanė pasur fuqi tė mbrohen asnjėherė, as nga bullgarėt pėr 850 vjet, as nga anzhuinėt pėr mėse 200 vjet, as nga turqit otomanė pėr 500 vjet, as nga komunizmi pėr 50 vite. Thjesht ata kanė bashkėjetuar me tė keqen, duke lutur Zotin pėr njė ditė mė tė mirė.

    Kėtė po bėjnė edhe tani, ndėrsa nxjerrin me mundim bukėn e tyre dhe lusin Zotin t’i shpėtojė nga e keqja.

  9. #349
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17
    ILUZIONI ILUMINIST I QOSJES

    Blerim Latifi*

    Kohėve tė fundit nė mediat e Tiranės dhe Prishtinės ka shpėrthyer njė polemikė e madhe nė mes Ismajl Kadaresė dhe Rexhep Qosjes, lidhur me problemin e identitetit kulturor tė shqiptarėve, duke trajtuar ēėshtjen nė rrafshin e relacionit tė kėtij identiteti me Islamin dhe Perėndimin. Nė kundėreagimin e fundit tė Qosjes, ndaj pėrgjigjes qė Kadare i dha atij nė gazetėn “Shekulli”, mes tjerash me ra nė sy njė tezė e Qosjes, e cila rihap pėr diskutim njė ēėshtje shumė interesante, sa filozofike e sociologjike, aq edhe politike. Fjala ėshtė pėr relacionin e sė vėrtetės me shoqėrinė. Teza tė cilėn Qosja e paraqet nė shkrimin e tij, nė thelb tė saj, ėshtė njė tezė iluministe, pėr tė cilėn ekzistojnė njė mori argumentesh qė e pėrcaktojnė paqėndrueshmėrinė e saj. Aty Qosja shkruan: “Vetėm e vėrteta i bashkon njerėzit”( Epoka e Re, 13 qershor 2006, fq. 3). Qė nė shikim tė parė nuk ėshtė vėshtirė tė hetohet se teza mė shumė ėshtė shprehje e njė idealizmi moral, se sa konsekuencė apo pėrfundim i fakteve tė ofruara, por Qosja, siē duket, e merr nė kuptimin e dytė, duke ngatėrruar kėshtu normativitetin e ėndrrave njerėzore me fakticitetin e realitetit njerėzor. Tė mendosh se vetėm e vėrteta i bashkon njerėzit kjo ėshtė njė simptomė shumė serioze e mosnjohjes sė natyrės sė shoqėrisė njerėzore dhe faktografisė historike, aq mė shumė kur kemi tė bėjmė me njė akademik qė tėrė jetėn e ka kaluar mes librash. Njerėzit, gjatė historisė, mė sė paku i ka bashkuar e vėrteta e mė sė shumti ato gjėra qė kanė qėndruar nė antipod me tė vėrtetėn, tė tilla si ideologjitė e ndryshme, religjionet e mitologjitė e shumta, tė cilat kanė bartur nė sistemet e tyre tė pėrfytyrimit tė botės dhe njeriut plot iluzione, mite, mashtrime, bestytni, fabrikime e falsifikime tė vėrtetash. Ideologjitė, religjionet e mitologjitė e ndryshme politike qė kanė vepruar si forca kohezive, pra bashkuese, asnjėherė nuk janė brengosur pėr tė respektuar tė vėrtetėn. Kur u ka hyrė nė punė e kanė bėrė pjesė tė sistemeve tė tyre ideore, e kur u ka prishur punė e kanė eliminuar, qoftė pėrmes falsifikimit, qoftė pėrmes ekskomunikimit apo edhe dhunės. Kėshtu me gjasė kanė qenė nė pjesėn mė tė madhe tė historisė. Vetėm nė projeksionet platonike, nė konfrontimin nė mes tė mirės dhe sė keqes, tė drejtės dhe tė padrejtės, tė vėrtetės dhe mashtrimit, triumfi i ka takuar tė mirės, tė drejtės dhe tė vėrtetės, triumf qe ende me njė dozė tė lehtė mund tė hetohet nė filmat e Hollivudit, ku bosi i drogės nė fund tė filmit gjithmonė e humb betejėn me policin qė lufton pėr ligjin dhe serialet latino-amerikane qė janė shndėrruar nė dehje kulturor pėr shoqėrinė kosovare. Njė projeksion tė tillė e gjejmė edhe tek Iluminizmi. Hetohet se teza e Qosjes ėshtė njė ide morale e derivuar nga njėri prej iluzioneve themelore qė e kanė karakterizuar iluminizmin. Nė programin e iluminizmit, siē vėrejnė Adorno dhe Horkheimer, njė nga qėllimet bazike ishte demitologjizimi i botės, njė koncept pėrmbledhės pėr atė qė kėta dy mendimtarė e identifikonin si proces i iluminimit tė botės, pėrmes tė cilit njerėzit do tė ēliroheshin njėherė e mirė nga mitet, bestytnitė, iluzionet, paragjykimet dhe injoranca religjioze. Pikėrisht tek kėto gjėra iluminizmi e projektonte origjinėn e tė gjitha tė kėqijave qė rėndonin mbi jetėn njerėzore. Bota e iluminuar do tė ishte bota e shpėtuar nga e keqja. Por ēka do tė zėvendėsonte rendin njerėzor tė fondamentuar mbi mitet, bestytnitė, paragjykimet dhe injorancėn religjioze? Cila do tė ishte ajo forcė e cila do t’i bashkonte njerėzit pas varrosjes sė mitit? Iluminizmi, i cili kishte investuar tė gjitha shpresat e mesianizmit moral te dituria, e projektonte kėtė rend tė ri njerėzor, kėtė bashkim tė ri njerėzor, mbi dijen dhe tė vėrtetėn racionale. Nė botėn e iluminuar vetėm e vėrteta i bashkon njerėzit. Mendja iluministe i kishte shpallur tė gjitha tė vėrtetat tjera si mashtrime dhe vetėn si gjykatėse supreme qė jep verdiktin pėrfundimtarė pėr tė vėrtetėn. Kėshtu, ēdo gjėje qė del jashtė fuqive tė mendjes iluminizmi ia shpalli mosekzistencėn. Kėtu, padyshim, viktima e parė ishte zoti dhe tėrė sistemi vleror dhe ideor qė fondamentohej mbi idenė e tij. Zoti do tė duhej tė ishte racional, nė mėnyrė qė tė mund tė ishte real, sipas recetės hegeliane qė thotė se njė gjė pėr tė qenė reale duhet tė jetė racionale. Por brenda kėtij koncepti tė iluminizmit pėr “organizimin racional tė shoqėrisė”, apo “shoqėrinė e ndėrtuar mbi tė vėrtetėn”, fshihej keqkuptimi dhe mosnjohja e natyrės njerėzore, tė cilėn iluminizmi donte ta emanciponte. Qė nė fillet e iluminizmit shumė mendimtarė kishin protestuar ndaj entuziazmit tė tij pėr tė rindėrtuar shoqėrinė mbi bazėn e tė vėrtetave racionale apo shkencore, duke paralajmėruar rrezikun e shndėrrimit tė shoqėrisė nė njė lėndė laboratorike pėr teoritė e ndryshme sociale dhe utopitė iluministe, me ēka do tė rrėnohej pikėrisht ajo qė donte ta realizonte iluminizmi: emancipimi i njeriut. Pėrvojat e shekullit XX e pėrmbushėn njė paralajmėrim tė tillė. Iluminizmi u kthye nė tė kundėrtėn e asaj qė donte tė ndėrtonte. Nė vend tė shoqėrive tė ndėrtuara mbi tė vėrtetėn, u ndėrtuan shoqėritė e ideokracive, tė bazuara mbi “sistemet grandioze tė mashtrimit”, tė maskuara si tė vėrteta pėrfundimtare, e tė cilat krijuan forma tė reja tė shkatėrrimit tė jetės njerėzore. Derisa nė sistemet religjioze njerėzit vriteshin nė emėr tė Zotit, tash nė ideologjitė laike, tė dala nga iluminizmi, njerėzit vriteshin nė emėr tė sė vėrtetės, nė emėr tė vėrtetės sė historisė, tė vėrtetės sė racės, civilizimit apo kombit. Douglas Kellner, duke interpretuar kėtė proces tė shndėrrimit tė iluminizmit nė tė kundėrtėn e tij, nė veprėn “Dialektika e Iluminizmit” tė Adornos dhe Horkheimerit, shkruan se si “demokracia ka prodhuar fashizmin, mendja ka prodhuar iracionalen, nė trajtėn e mendjes instrumentale, e cila ka prodhuar makinėn militare dhe kampet e vdekjes, ndėrsa kultura ėshtė transformuar nga njė instrument i formimit/edukimit (Bildung) dhe iluminimit nė njė instrument tė manipulimit dhe dominimit”. ( http: www.gseis.ucla.edu/faculty/kellner ). Njė transformim i tillė i kulturės pėrbėn esencėn e asaj qė Adorno dhe Horkheimer e quajnė “industri kulturore”. Iluzioni i iluminizmit pėr tė ndėrtuar bashkimin e njerėzve, siē e pėrmend Qosja, mbi bazėn e tė vėrtetės, sikurse e hetojnė shumė studiues ėshtė i mbėshtetur mbi njė antropologji dhe sociologji tė gabuar pėr natyrėn e njeriut dhe atė tė shoqėrisė. Njė prej studiuesve qė e kritikon kėtė iluzion tė iluminizmit ėshtė filozofi anglez Ernest Gellner, nė veprėn e tij “Konditat e Lirisė” (botoi “Dukagjini”- Pejė, 2002). Aty Gellner niset nga premisa se nė pėrgjithėsi gjatė historisė shoqėritė njerėzore rendin nė tė cilin kanė jetuar e kanė fondamentuar mbi detyrimin dhe bestytnitė dhe se iluminizmi e kishte identifikuar saktė kėtė fakt, por se “kishte hyrė nė rrugė tė gabuar me supozimin e vet se do tė ishte e mundur qė njė sistem i tillė thjeshtė tė zėvendėsohej me njė tjetėr, nė tė cilin shoqėria nė vend tė kėsaj do tė bazohej mbi tė vėrtetėn dhe miratimin”. Gellner konsideron se kjo ishte njė ide e gabuar e iluminizmit, sepse natyra e shoqėrisė njerėzore funksionon pėrmes njė mėnyre tjetėr tė ndėrtimit tė rendit social. Nė kontekst tė kėsaj, Gellner vazhdon argumentin e tij : “Rendi shoqėror e kėrkon njė kulturė tė pėrbashkėt; tė vėrtetat si tė tilla, pėr nga natyra e rastit nuk mund tė lindin atė sistem tė pėrbashkėt tė ideve, tė interpretimeve dhe tė vlerave tė cilat njė shoqėri e bėjnė tė qėndrueshme. Tė vėrtetat janė nga njėra anė kokėforta dhe nga ana tjetėr, tė papėrshtatshme”. Duke vazhduar me tej, Gellner konsideron se vetė kultura nė tė cilėn pėrmes tė cilės jetojnė dhe funksionojnė njerėzit, pėrbėn nė vete njė paragjykim sistematik, ngase, sipas tij, shoqėria ka nevojė pėr paradigma tė rrėnjosura. “Nuk ka shoqėri pa kulturė, nuk ka kulturė nga paragjykim tė imponuar. Vetėm paragjykimi e bėn jetėn dhe rendin shoqėrorė tė mundur”. Duke shpjeguar njė pėrfundim tė tillė Gellner thotė se arsyeja pse shoqėria ngrihet mbi bazėn e ideve tė gabuara ėshtė e qartė, ngase “ e vėrteta ėshtė e pavarur nga rendi shoqėror dhe nuk ėshtė nė shėrbim tė askujt dhe nėse nuk pengohet do tė pėrfundoj me shkatėrrim tė respektit pėr ēdo strukturė tė caktuar tė autoritetit”. Nė kėtė mėnyrė, konstaton Gellner, vetėm ide tė shpikura paraprakisht e tė ngurtėsuara pėrmes ritit dhe shenjtėrimit mund tė mbajnė njė strukturė sociale.
    Iluminizmi supozonte se ėshtė e mundur tė krijohej njė shoqėri njerėzore sipas modelit tė shkencės. Ashtu sikurse bashkėsia shkencore ndėrtohet dhe funksionon pėrmes tė vėrtetave racionale, ėshtė e mundur qė edhe shoqėria tė ndėrtohet dhe tė funksionojė nė kėtė mėnyrė. Ky supozim i iluminizmit, siē mund tė vėrehet nga argumentet e Gellnerit, ėshtė i bazuar mbi njė ide tė gabuar sociologjike pėr njeriun, sepse “njeriu mesatar nuk ėshtė filozof, i cili e shqyrton ndėrgjegjen e vet nė lidhje me pranueshmėrinė e besimit tė vet”. Gellner heton se nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve ky njeri mesatar jeton i kėnaqur njė jetė tė determinuar sipas zakoneve dhe besimeve tė shoqėrisė sė tij. Ky njeri funksion dhe nuk shtron pyetje mbi atė se a janė tė vėrteta apo tė gabueshme praktikat sociale nė tė cilat ėshtė e pėrfshirė jeta e tij. Siē thotė Gellner, ky njeri ka gjėra tė tjera pėr tė menduar: “kjo ėshtė njė gjendje relativisht e kėnaqshme dhe kjo e kėnaq shumicėn e njerėzve”. Por pėrveē paqėndrueshmėrisė sociologjike, teza e Qosjes duket se ka edhe probleme epistemologjike. E vėrteta i takon rrafshit tė teorisė sė njohjes, ndėrsa bashkimi i njerėzve apo shoqėritė janė ngrehina normative (institucionet, ligjet, kodekset zakonore, kulturore e morale), ngrehina qė determinohen nga konstelacionet e caktuara tė fuqisė dhe interesave. Pėr mė tepėr, edhe vetė e vėrteta kushtėzohet prej kėtyre konstelacioneve. Vetė demokracia, tė cilės vite mė parė Qosja i ka kushtuar njė “Fjalor Demokratik”, nuk fondamentohet mbi tė vėrtetėn, por mbi opinionin publik, atė qė grekėt e lashtė e quanin “doksa” (doxa), e qė prej Platonit dallohet qartė nga e vėrteta (episteme), ngase ky opinion mbi tė cilin ndėrtohet demokracia nė esencė ėshtė njė pėrzierje komplekse e tė vėrtetave, gėnjeshtrave, stereotipeve, paragjykimeve, shijeve tė ndryshme estetike, qėndrimeve tė ndryshme etike, dhe bindjeve tė rrejshme, pėrzierje tė cilėn e ushqejnė dhe prej sė cilės ushqehen vazhdimisht demagogėt.

    *Autori ėshtė sociolog nga Prishtina

  10. #350
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17
    Haxhi Qamili qė njohim ne!

    Letėr e hapur Profesor Rexhep Qoses!

    I nderuar Profesor,

    kam ndjekur me vėmendjen e njė ish-studenti letėrsie polemikėn nė shtyp mes Ismail Kadaresė dhe jush dhe nuk mund tė them se nuk kam mbetur i befasuar. Kam mbetur i befasuar jo nga debati nė thelb (edhe mė parė kam qenė i qartė pėr kėtė); as nga ideja e polemikės (nė kėto hapėsira tė zhuritura kulturore, e gjitha kjo ishte njė mundėsi mė shumė pėr tė gjithė ne), por kam mbetur i befasuar nė radhė tė parė nga njė lloj mllefi dhe mėrie tė verbėr qė shoh tė ngrejė krye aty – kėtu dhe qė e shoqėron atė. Mėri, e cila justifikon edhe qėndrime shpesh ekstreme, nė kundėrshtim me qėndrime qė tė dy ju keni mbajtur ndaj njėri – tjetrit nė tė shkuarėn. Por, kjo ka pak rėndėsi. Nuk kam pasur asnjė ide tė pėrfshihem nė kėtė polemikė, qė personalisht e quaj padyshim shumė tė rėndėsishme nė kėto 15 vjet, por me sinqeritet po ju them se pak ditė mė parė, befasimi im i tejkaloi kufijtė e normalitetit tė tij. Ndaj, vendosa t’ju dėrgoj kėtė letėr tė hapur, jo pėr tė dhėnė njė gjykim mbi kėtė polemikė, por mbi tė gjitha, pėr tė sqaruar me sa duket, o njė keqkuptim tuajin, ose njė moment mėrie qė ju ka bėrė tė merrni njė pozicion shumė tė ēuditshėm ndaj njė momenti tė rėndėsishėm historik. E kam fjalėn pėr qėndrimin tuaj ndaj Haxhi Qamilit dhe lėvizjes sė tij.

    I nderuar Profesor,

    Nuk do t’ju bėj asnjė koment mbi lėvizjen nė fjalė, nuk do t’ju referohem as citimeve historike (besoj se sikurse e dini veē Enver Hoxhės askush tjetėr nė Shqipėri nuk ka guxuar deri mė sot t’i dalė nė krah Haxhi Qamilit), por do t’ju sjell njė pėrzjerje tė tė gjithave. Duke nisur qė nga kujtimet qė ekzistojnė pėr tė nė Tiranė dhe qė vijnė nga fėmijėria ime, koha kur Haxhi Qamili bashkė me Enver Hoxhėn ishin tė dy bashkė nė fuqi. Njėri i vdekur e tjetri i gjallė!

    Ju e quani Haxhi Qamilin, “Prijės i njė Kryengritjeje kundėr feudalėve dhe pushtimit tė huaj”. Po ju tregoj atėherė profesor se cili ėshtė Haxhi Qamili nė kujtesėn e qytetit tė Tiranės e madje, edhe tė shumė historianėve qė janė marrė me tė.

    I lindur nė njė familje fshatare tė Sharrės, fare pranė Tiranės, Haxhi Qamili kishte vuajtur qė nė fėmijėri nga sėmundje mendore. Duke mos pasur mundėsi financiare, i jati e kishte dėrguar pėr ta mbajtur dhe pėr ta kuruar te bejlerėt e Tiranės, madje, te njė ndėr mė tė njohurit prej tyre, Murat Toptani. Skulptor, piktor, poet, njė ndėr patriotėt mė tė flaktė, i martuar me vajzėn e Naim Frashėrit, ky i fundit kishte pranuar ta mbante pranė familjes sė tij dhe tė tė vėllait. Fatkeqėsisht qėndrimi nuk qe i suksesshėm: Haxhi Qamili u largua nga familja bujare njė vit mė pas, e para, sepse sa herė gjente sapun e hante, duke i shkaktuar vetes probleme dhe e dyta, sepse njė ditė i hėngri veshin njė shėrbėtori tjetėr! Djali u rikthye te prindėrit dhe filloi tė merrej me kultivimin dhe shitjen nė pazarin e Tiranės tė prasėve dhe tė lakrave. Kjo punė vazhdoi deri nė vitin 1912, kur ai ju bashkua trupave besnike vullnetare tė Esat Pashės, tė quajtura batalioni “Erzeni” qė shkuan pėr tė ndihmuar Hasan Riza Pashėn nė mbrojtjen e Shkodrės. Pas dorėzimit tė Shkodrės malazezėve nga Esta Pasha, Haxhi Qamili u kthye bashkė me tė nė Tiranė. Si ēdo njeri jo normal ai kishte rėnė nė sy nė luftė dhe kjo i krijoi njė lloj vendi nė atė shoqėri ku trimėria dhe guximi kishin jo pak vlerė. Ai ishte njė “trim” i Esat Pashės dhe zbatonte me verbėri urdhėrat e tij dhe tė Xhaf Balit. Nė fakt, pavarėsisht kėsaj, ai do tė kishte vdekur njė njeri i panjohur, ndoshta do tė kishte arritur edhe ditėt e komunizmit, nėse zhvillime tė rėndėsishme politike nuk do tė zaptonin krahinėn e tij. Esat Pasha kėrkonte tė zgjidhej Mbret i Shqipėrisė dhe minimi qė ai i bėri Princ Vidit ishte evident. Minimi filloi duke shfrytėzuar ndjenjat fetare dhe mbi tė gjitha dashurinė pėr Turqinė qė ekzistonte e fortė nė disa zona tė Shqipėrisė sė Mesme. Ideja qė nė vend tė Princ Vidit tė vinte nė krye tė fronit shqiptar njė Princ Mysliman u bė dominante. Ideja e ideuar dhe e manipuluar nga Esat Pasha u bė problematike. Pėr t’i bindur fshatarėt e varfėr dhe fantikė tė zonės, shumė prej tė cilėve as e konceptonin Shqipėrinė e pavarur, Esat Pasha veshi si djalin e Sulltan Hamitit njė kushėririn e tij nga Elbasani, Dervish Biēakun dhe e shėtiti nė gjithė fshatrat e zonės. Truku ishte i vlefshėm pėr t’ju treguar atyre qė Turqia nuk i kishte harruar dhe se ata duhej tė pėrpiqeshin pėr tė. Nė kėtė valė fanatizmi e regresi, Haxhi Qamili ra nė sy nė betejėn e Prezės. Ideja e tij se pushka e kaurrit nuk merr nishan mirė dhe plumbi shkon shtremėt, bėri bujė nė atė kohė. Me kėtė teori dhe me njė guxim qė e ka ēdo njeri qė nuk mbush mirė nga trutė e kokės, Haxhi Qamili filloi tė ngrejė mitin e tij.

    I nderuar profesor,

    Jam i sigurtė se jeni dakord me mua, se nė situata si kėto, gjithfarėsoj aventurierėsh, intrigantėsh, gangsterėsh e psikopatėsh, shndėrohen fare thjeshtė nė heronj. Haxhi Qamili ishte njėri prej kėtyre. Padyshim ndėr mė famėkėqinjtė nė historinė e vendit tim. Ju kujtoj se thirrja bazė e tij ishte: Dum Babėn (sulltanin); jo Papėn! Se mėria mė e madhe qe ndaj atdhetarėve dhe protagonistėve tė pavarėsisė dhe urrejtja mė e madhe ndaj flamurit shqiptar qė e thėrriste: “flamuri me sorrėn!”.

    Ju thoni se ai ishte prijėsi i njė rebelimi ndaj feudalėve! Gaboni i dashur profesor. Po ju them se ai gjuante, arrestonte, poshtėronte e madje, ekzekutonte vetėm ata qė donin Shqipėrinė, qė visheshin si evropianė, ose qė kishin dalė nga rruga e Allahut, siē thoshte ai. Po, ėshtė e vėrtetė se ai i dogji sarajet e Esat Pashės, por e bėri kėtė vetėm atė moment qė e mendoi veten mė tė fuqishėm se Pasha dhe kur sinqerisht ėndėrroi se ishte prijės i zonės. Po ju them dhe kjo ėshtė krejtėsisht e vėrtetė, se ai nuk dogji asnjė shtėpi feudali tė madh. Nė Tiranė dogji shtėpitė e Murat, Refik dhe Abdi Toptanit, tė tre protagonistė tė pavarėsisė dhe ithtarė tė saj. Dy prej tyre janė nėnshkrues tė aktit tė pavarėsisė, ndėrsa i treti, njeriu qė ngriti flamurin e pavarėsisė nė Tiranė, mė 26 nėntor. Rasti e solli qė shtėpitė e tė tre kėtyre tė ishin ngjitur me shtėpinė e ēifligarit dhe pasanikut mė tė madh tė fisit Toptani, Zija Beut, pasuria e tė cilit nuk u prek, madje u ruajt, sepse Zija Beu ishte mysliman i mirė dhe nuk merrej me politikė! Nė Elbasan, gjuetia e tij nuk ishte Shefqet Bej Vėrlaci, pasaniku mė i madh i Shqipėrisė, me tė cilin kishte marrėdhėnie thuajse normale, por Aleksandėr Xhuvani, gjuhėtari i njohur, Taqi Buda (i jati i Aleks Budės dhe luftėtar i pavarėsisė) dhe protagonistė tė tjerė tė gjuhės shqipe dhe pavarėsisė. Dhuna dhe poshtėrimi qė ata kanė provuar thjesht sepse donin njė Shqipėri tė pavarur, pa Turqinė, ka qenė i tmerrshėm i nderuar profesor. Brenda kėsaj logjike, nuk do tė harroj tė tė them, se gjuetia e tij mė e dhunshme kanė qenė librat shqip. Mjaftonte njė prej tyre qė shtėpia tė merrte zjarr nė ēast.

    I nderuar profesor,

    Ju thoni se: “nuk mund tė besohet se prijėsi i njė kryengritjeje fshatare kundėr feudalėve dhe kundėr sundimit tė tė huajve, sidomos serbėve dhe grekėve nė Shqipėri, nuk e dinte se nė vitet 1914 – 1915 as mund ta bėnte Turqinė mė sovrane nė Shqipėri, as mund ta ēonte Shqipėrinė pėrtej Adriatikut dhe Mesdheut dhe ta bashkonte me Perandorinė Otomane. Shqipėria ishte me kufij tė caktuar ndėrkombėtarisht, tė njohur nga konferenca e Ambasadorėve nė Londėr…”. Nė kėtė rast, besoj se keni pėr Haxhi Qamilin njė pėrfytyrim krejt tė gabuar. Ky analfabet dhe injorant, qė shfaqte herė herė elementė tė Panēo Vilės apo Pugaēovit, qė ngjan si dy pika uji me Mulla Omarin e Afganistanit tė 2001, as kishte idenė e shteteve, hartave dhe konferencave. Kėtij besimi tuajit, po i pėrgjigjem me njė frazė tė Haxhi Qamilit qė ėshtė ende e famshme nė Shqipėri. Kur donte tė sulmonte Durrėsin dhe kur i thanė se Princ Vidi ka Austro – Hungarinė dhe flotėn italiane, ai u pėrgjigj: “Unė kam Shijakun dhe Kavajėn!”.

    I nderuar Profesor,

    Bota e kėtij aventurieri injorant, analfabet dhe fanatik, nuk shkonte tej Shijakut dhe Kavajės; as kishte ideologji politike dhe as gjė tjetėr. Veē dashurisė dhe pėrkushtimit pėr Dovletin, me tė cilin motivonte edhe mbėshtetėsit e ndjekėsit e tij, ai nuk kishte motiv tjetėr nė jetė. Por, siē ndodh shpesh me popuj qė bėhen gazi i vetvetes, ai u shfaq nė portat e Shtetit tė pavarur shqiptar, pikėrisht atėherė kur Shqipėria kishte mė shumė se kurrė nevojė pėr maturi, ngut pėr tė ecur pėrpara dhe pėr tė krijuar strukturėn e njė shteti tė vėrtetė. U shfaq si ēdo fatkeqėsi, por mbi tė gjitha, si njė fenomen, qė mund tė quhet Haxhiqamilizėm dhe qė shfaqet, nė pėrmasa mė minore, aty kėtu nė shoqėrinė shqiptare edhe 100 vjet mė pas.

    Besoj se ju e dini fundin aspak dinjitoz tė kėtij “trimi tė ēartur” dhe “antifeudali tė madh”. Pasi Esta Pasha u kthye nė Durrės me ndihmėn e serbėve dhe pasi i mbetėn fare pak mbėshtetės, Haxhi Qamili u paraqit vetė nė dyert e shtėpisė sė tij. Esat Pasha i kėrkoi qė ai tė varte nė litar 40 miqtė e vet tė ngushtė, zullumqarė tė pėrbashkėt, nėse donte qė t’i falte jetėn. Haxhi Qamili e bėri kėtė me shumė zell, me shumė pasion, pa kuptuar sesi njė njeri qė nuk e mbante fjalėn kurrė dhe i pabesė, Esat Pasha, do ta varte edhe atė. Dhe kėshtu bėri realisht! Besoj se zoti i ka bashkuar kėta dy zullumqarė tė mėdhenj, tė ndryshėm nė llojin e tyre, nė ferrin dantesk!

    I nderuar profesor,

    Po e mbyll kėtė shkrim qė as vetė nuk di si ta etiketoj, me njė ndjesi tė mirė. Me ndjesinė se fati e ka sjellė qė ju tė jeni nė kulturėn dhe shoqėrinė shqiptare thuajse 90 vjet pas zhdukjes sė Haxhi Qamilit. Nėse do tė kishte qenė ndryshe, fati do ishte shumė pak bujar me ju. Njė ditė, nė shtėpinė ku ju jetoni bashkė me 10 mijė librat tuaj do tė shfaqej njė personazh qė s’mund tė mos quhej komik: i shkurtėr, me poturre tė bardha, por tė zgjyrosura, me pallto gjenerali qė e kishte vjedhur nė garderobėn e Fadil Pashė Toptanit, me qeleshe tė ulėt tiranase, por me shirita ari nė mėngė dhe me njė shpatė jatagan qė e kishte gjetur s’di ku! I shoqėruar nga njė dyzinė bashibozukėsh do tė digjte fillimisht gjithė librat shqip, pastaj, fati juaj do tė ishte peng i idesė qė do t’i lindte nė moment nė kokėn e tij gjysmake. Me shumė gjasa, njė ide jo aq e mirė. Gėzohem pra qė jetoni 90 vjet mė pas, sepse shumė punėtorė tė gjuhės dhe kulturės shqiptare tė kohės, nuk do tė donin ta sillnin nė mend atė moment…

    Me nderime

    Blendi Fevziu

  11. #351
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Pjese nga intervista e Arben Xhaferit tek Balkanweb e dates 30.06.06

    Se fundi, dy figurat me te shquara te letrave shqipe, Kadare dhe Qosja, jane perfshire ne nje debat te ashper rreth identitetit te shqiptareve, problemeve te religjioneve dhe perkatesise se kombit tone ne raport me civilizimet e tjera. Ju si e gjykoni kete debat nga pikepamja intelektuale?

    Ne ende nuk jemi te pergatitur per debate te ketilla per shkak se mungon tradita e te te menduarit kritik. Eshte e pamohueshme se qyteterimi perendimor ka ngritur ne standard te domosdoshem dyshimin, skepsen metodike. Ne kete kulture cdo gje kundrohet nga kendi kritik. Eshte e padrejte qe keto kritika qe perendimoret ia bejne vetes, te perdoren nga mendjet jokritike si argument kunder qyteterimit perendimor. Prandaj une mendoj se keto debate nuk do te prodhojne rezultate, por rreshtime, polarizime te panevojshme te popullates shqiptare. Ky debat megjithate sinjalizon se keto pune nuk mund te zgjidhen njehere e pergjithmone, por duhet te ngrejme nivelin e pergatitjes profesionale, per te ballafaquar me kompetence sfida te ketilla. Ne kete debat pa te drejte u nderruan premisat kryesore: identiteti evropian u barasvleresua me ate te krishtere qe nuk eshte e sakte. Ne Evrope nje kohe te gjate eshte zhvilluar beteja ne mes te mbretit, si perfaqesues i tokesores dhe Papes si perfaqesues i hyjnores. Kete beteje e fituan tokesoret. Ne koncilin e Vatikanit te viteve 1962-65 kleriket u pajtuan me disfaten qe ua imponoi Garibaldi dhe e pranuan te terhiqen ne territorin e Vatikanit. Keshtu katolicizmi u protetestantizua nje cike dhe ngadhenjeu shekullarizmi. Ne boten islame nuk u zhvillua ky proces meqe nuk kishte antagonizem ne mes te prijesit fetar dhe atij shteteror. Kalifi ishte njekohesisht perfaqesues shteteror dhe shpirteror. Ky proces u nderpre kur Kemal Ataturk refuzoi te marre titullin e Kalifit. Sesi do te vazhdojne keto procese nuk mund te dihet. Por dicka eshte e qarte: Evropa nuk eshte identike me krishterimin dhe shqiptaret nuk mund te mbijetojne si mish i huaj ne Evrope.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  12. #352
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Shqiptarėt, evropianė nė letrat e Kadaresė


    Robert Rakipllari

    DOSJE ESKLUZIVE
    Katėr letra tė Kadaresė, nė polemikėn pėr identitetin evropian tė shqiptarėve. “Shekulli” boton letrat e shkrimtarit tė madh drejtuar Bushit, Miteranit, Havelit dhe Shirakut

    Nė kėto letra preken disa nga ēėshtjet kryesore qė kanė lidhje me polemikėn e sotme, siē ėshtė problemi i marrėdhėnieve tė Evropės me popullin shqiptar nė Shqipėri e nė Kosovė, ēėshtja e lirisė sė Kosovės dhe e sė ardhmes evropiane tė shqiptarėve.

    Polemika lidhur me identitetin evropian tė shqiptarėve, tė cilėn gazeta “Shekulli” e ka pasqyruar gjerėsisht, ka zgjuar njė interes tė madh te lexuesit. Ndėr letrat dhe reagimet e shumta qė kemi marrė, krahas interesit ėshtė shprehur dėshira qė polemika tė mos degradonte nga synimi i saj fillestar: ēėshtja e identitetit, nė kuadėr tė dy qėllimeve kryesore tė popullit shqiptar sot: hyrja e Shqipėrisė nė Evropė dhe pavarėsia e plotė e Kosovės.
    Nė pėrpjekje pėr njė orientim mė tė drejtė tė diskutimit, gazeta i kėrkoi leje shkrimtarit Ismail Kadare, pėr botimin e katėr letrave tė tij, drejtuar katėr presidentėve tė njohur tė botės sė sotme: Xhorxh Bush (ati), Fransua Miteran, Vacslav Havel dhe Zhak Shirak. Tri nga kėto letra janė shkruar pesėmbėdhjetė vite mė parė, nė shtator tė vitit 1991. Letra e katėrt, e cila botohet pėr herė tė parė nė Shqipėri, ėshtė dėrguar nė dhjetor tė vitit 2001.
    Nė kėto letra preken disa nga ēėshtjet kryesore qė kanė lidhje me polemikėn e sotme, siē ėshtė problemi i marrėdhėnieve tė Evropės me popullin shqiptar nė Shqipėri e nė Kosovė, ēėshtja e lirisė sė Kosovės, e sė ardhmes evropiane tė shqiptarėve etj.
    Leximi i kėtyre letrave, sjell idenė se si ēėshtjet e rėndėsishme mund tė trajtohen jashtė pasioneve e jashtė ēdo personalizimi, dy tė kėqija tė mėdha, qė e kanė dėmtuar aq shumė ēėshtjen shqiptare.
    Nė jehonėn qė i ėshtė bėrė e vazhdon t’i bėhet kėtij debati, krahas kuptimit tė drejtė tė fenomeneve, janė shprehur disa herė keqkuptime tė rrezikshme lidhur me raportet Shqipėri-Kosovė, si dhe raportet midis besimeve fetare nė Shqipėri.
    Nė kėto letra jepet njė model i trajtimit tė ēėshtjes shqiptare si ēėshtje e njė kombi qė ėshtė njė dhe i pandarė. Ato janė njė pėrgjigje e qartė kundėr spekulimeve tė kohėve tė fundit pėr gjoja shpėrfilljen e autorit tė letrave ndaj Kosovės, lirisė sė saj, UĒK-sė etj.
    Njė gjė tepėr e rėndėsishme ėshtė se nė kėto letra, ndonėse, siē e thekson Kadare nė intervistėn e tij, iu drejtohen “katėr presidentėve tė krishterė”, nė asnjė rresht tė tyre nuk pėrmendet faktori fetar si faktor ndihmues ose pengues pėr shqiptarėt. Po ashtu, nė kėto letra, ashtu si edhe nė sprovėn “Identiteti evropian i shqiptarėve”, nuk gjenden asnjė herė shprehjet: “identitet i krishterė i Evropės” ose “identitet i Evropės sė krishterė”, shprehje me tė cilat janė bėrė aq shumė spekulime. Ndėrsa nesėr do tė botohet nė gazetėn “Shekulli” njė intervistė e Kadaresė lidhur me kėtė ēėshtje, sot fillon botimi i letrave tė shkrimtarit tė njohur drejtuar liderėve botėrorė tė viteve ’90 dhe 2000.


    NESĖR INTERVISTA

    Ndėrsa polemika pėr identitetin evropian ose joevropian tė shqiptarėve vazhdon nė shtypin shqiptar, Ismail Kadare rikthehet nė kėtė debat nėpėrmjet njė interviste ekskluzive pėr gazetėn “Shekulli”. Nė intervistėn qė do tė botohet nesėr sė bashku me letrėn e tij shkruar presidentit Vaclav Havel, Kadare flet pėr bjerrjen e kėsaj polemike, duke shtuar se ajo qė ai ka thėnė nė lidhje me identitetin evropian tė shqiptarėve nuk ėshtė asgjė mė shumė sesa njė ide e pėrpunuar prej njė shekulli e gjysmė nga rilindėsit tanė nė lidhje me orientimin evropianoperėndimor tė Shqipėrisė. Kadare i quan disa nga polemizuesit “Haxhi Qamilė tė vonuar” qė i janė kthyer zanatit tė vjetėr tė falsifikimit. Flet edhe pėr trajtimin e profetit Muhamed nė sprovėn “Dante Aligieri” dhe pozicionimin e Shqipėrisė sot mes Evropės dhe SHBA-sė si gjėnė mė tė mirė qė i ka ndodhur popullit shqiptar qė nga pavarėsia.

    Ja njė fragment i kėsaj interviste:
    “Tė vetėshpallurit mbrojtės tė myslimanizmit shqiptar, nė tė vėrtetė, janė akuzuesit kundėr tij. Identitetit evropian ata i kundėrvėnė “identitetin mysliman”. Pėrveē qė ėshtė njė mėnyrė barbare tė menduari, sepse konceptit “evropian” nuk mund t’i vėsh pėrballė njė koncept fetar, ashtu siē nuk mund t’i vėsh njė tė tillė koncepteve “aziatik” ose “amerikan”, kjo kundėrvėnie shpreh njė qėndrim pėrjashtues ndaj pjesės myslimane tė popullsisė shqiptare. Sipas kėsaj kundėrvėnieje, myslimanėt shqiptarė e kanė tė pamundur ose tė ndaluar tė jenė evropianė”.


    Letra e Kadaresė drejtuar Xhorxh Bushit pėr ēėshtjen e Kosovės

    Kadare-Bushit:
    NDALONI MASAKRĖN KUNDĖR KOSOVĖS

    SOMARIO:
    A do tė pranohet prej botės sė sotme tė qytetėruar e drejta e kėtij populli qė tė jetojė bashkė, nė tė njėjtėn shtėpi, si tė gjithė kombet apo do t’i mohohet kjo e drejtė nė emėr tė tabuve ose tė gjumit tė qetė tė dikujt?

    SOMARIO:
    Me njė krim tė tillė nė ndėrgjegje, bota e lirė s’mund tė flejė e qetė. Ndonėse nuk do tė doja ta mbyllja kėtė letėr me njė gjė tė zymtė, s’mund tė rri pa ju thėnė se shqiptarėt e Kosovės i kanė bėrė njė thirrje pėr ndihmė gjithė botės: njė masakėr e pėrgjakshme po pėrgatitet kundėr tyre.


    LETĖR GEORGE BUSH-IT,
    PRESIDENTI I SHBA-SĖ


    Zoti President!

    Dy vjet mė parė, mė 1989, kur jo vetėm nė vendin tim, por nė gjithė perandorinė e Lindjes, diktatura komuniste ishte ende nė kėmbė, me mikun tim, laureatin e ēmimit Nobel tė Paqes, Elia Weisel, ju kam dėrguar njė letėr. Nė atė kohė, pėr njė letėr si ajo, nė Shqipėrinė komuniste dėnoheshe me vdekje, megjithatė, unė e ndjeva pėr detyrė t’ju drejtohesha Juve, presidentit tė shtetit mė tė fuqishėm demokratik tė botės, pėr t’ju kėrkuar ndjesė nė emėr tė popullit shqiptar pėr qėndrimin armiqėsor qė mbante qeveria komuniste shqiptare ndaj SHBA-sė. Ju shkruaja, midis tė tjerash nė atė letėr, se populli shqiptar, nė kundėrshtim me sunduesit komunistė, kishte ndjenja tė thella mirėnjohjeje pėr SHBA-nė, dhe ju lutesha Juve, qė, pa ua vėnė veshin fyerjeve tė Tiranės, tė vazhdonit tė ndihmonit kėtė popull martir, si atė qė vuante brenda kufijve tė shtetit, si gjysmėn tjetėr tė tij qė vuante nė Jugosllavi.
    Dhe ja, pa u mbushur dy vjet, nė marrėdhėniet amerikano-shqiptare ndodhi e pabesueshmja. Kur sekretari i shtetit Baker u prit nė mėnyrė madhėshtore nė Tiranė, isha i lumtur tė vėrtetoheshin fjalėt qė ju kisha shkruar mė 1989, qė nė atė kohė mund tė tingėllonin si fantazi shkrimtari, se SHBA-ja do tė ketė te populli shqiptar njė mik tė zjarrtė e tė pėrhershėm. Nga ana e tyre shqiptarėt, tė zhgėnjyer nga ato lidhje tė mbrapshta nė tė cilat i ēuan komunistėt, janė sot mė tė etur se kurrė pėr miqėsi tė vėrtetė.
    Zoti President, sot kur njė pjesė e botės, e sidomos ajo pjesė qė posa ėshtė shkėputur nga e kaluara komuniste, po pėrpėlitet e s’gjen dot qetėsi, njerėzimi mbarė pėrcjell me adhurim pėrpjekjet tuaja fisnike pėr rregullimin e saj. Nė kėtė kahje, jo vetėm si shkrimtar e qytetar shqiptar, por edhe si njeri qė dėshiron njė botė mė tė pėrkryer, ju drejtohem Juve, burrit tė shtetit me tė cilin e ardhmja e botės ka njė lidhje tė drejtpėrdrejtė.
    Pėr shumė dekada, njė pjesė e botės nė aksionet e saj politike e diplomatike, pėrballė problemeve tė mėdha ka qenė shpeshherė e paralizuar prej dogmave dhe tabuve. Nė emėr tė njė stabiliteti e qetėsie false kėto dogma shpalleshin tė shenjta e tė pandryshueshme, paēka se kombe e popuj tė tėrė, tė rrėzuar prej fatit njėlloj si titanėt e dikurshėm, vuanin e rėnkonin prej tyre. Tani ėshtė e qartė pėr cilindo se ajo qetėsi dhe stabilitet qė pėrligjej nga formulat gjoja tė shenjta, nuk ka qenė veē njė harmoni e gėnjeshtėrt. Nuk do tė zgjatem pėr gjėra qė Ju i dini mė mirė se kushdo dhe prej tė cilave jeni shqetėsuar si rrallė kush. Do tė dėshiroja vetėm qė tė tėrheq edhe njė herė vėmendjen tuaj, Zoti President, pėr popullin me fatin mė tragjik tė krejt kontinentit evropian: shqiptarėt.
    Ky ėshtė i vetmi popull nė historinė e Evropės qė, pas dy mijė vjetėve jetė, u nda mė dysh, qė nė fillim tė shekullit XX, prej Fuqive tė Mėdha. Ky ėshtė i vetmi komb qė nė kėtė shekull u shtyp prej dy diktaturave mė tė egra qė ka njohur bota: diktaturės sė komunistėve shqiptarė dhe diktaturės sė komunistėve serbė.
    Ky gjymtim e kjo shtypje dyfishe e ka lodhur dhe e ka dėmtuar rėndė kėtė komb. Tani, gjysma e tij, ajo qė jeton brenda kufijve tė shtetit shqiptar ėshtė duke e fituar mė nė fund lirinė. Por gjysma tjetėr, ajo qė ende ndodhet nėn komunistėt serbė, ėshtė nė zi dhe nė mjerim.
    Zoti President i SHBA-sė! Mendoj se ėshtė e palejueshme dhe nė kundėrshtim me tė gjitha ligjet e natyrės, tė sė drejtės universale dhe tė Zotit, qė ky komb tė vazhdojė tė jetė i dėnuar kėshtu. Dhurata qė iu bė terroristėve serbė qė vranė mė 1914 nė Sarajevė, dukėn Ferdinand tė Austro-Hungarisė, duke u dhėnė si shpėrblim gjysmėn e Shqipėrisė, ėshtė njė nga krimet mė tė rėnda nė historinė e njerėzimit. Sa mė shpejt qė bota e qytetėruar ta ēlirojė veten e saj nga ky krim aq mė mirė do tė jetė.
    Kur ju shkruaj kėto fjalė unė nuk mendoj kurrė qė paqja dhe mirėkuptimi i sotėm i arritur me aq mundime tė rrezikohen pėr shkak tė shqiptarėve. As nuk parashtroj kėrkesa pėr veprime tė ngutshme, brutale ose sensacionale. Ajo qė dėshiroj tė shtroj para jush ėshtė kėrkesa pėr njė ndryshim parimor nė qėndrimin ndaj popullit shqiptar. Nė mbarim tė kėtij shekulli pėrpara shqiptarėve po ngrihet shansi historik, shansi qė tė korrigjohet faji qė u bė ndaj tyre nė fillim tė shekullit.
    A do tė pranohet prej botės sė sotme tė qytetėruar e drejta e kėtij populli qė tė jetojė bashkė, nė tė njėjtėn shtėpi, si tė gjithė kombet apo do t’i mohohet kjo e drejtė nė emėr tė tabuve ose tė gjumit tė qetė tė dikujt?
    Nė qoftė se nė vizionin e Evropės sė nesėrme pranohet kjo ide, mendoj se edhe mjetet demokratike pėr zgjidhjen e saj nė mėnyrė paqėsore, diplomatike, njerėzore, pa dhimbje e gjak pėr kurrkėnd, mund tė gjenden. E tmerrshme ėshtė se gjer mė sot kjo ide nuk ėshtė pranuar. Por nė kohėn tonė, nė kohėn e triumfit tė tė drejtave tė njeriut, triumf nė tė cilin SHBA-ja ka njė vend nderi, tė mos pranosh njė ide tė tillė, do tė thotė tė pajtohesh me tė kundėrtėn. Tė pajtohesh me njė nga tragjeditė mė tė rėnda tė kohės.
    Me njė krim tė tillė nė ndėrgjegje, bota e lirė s’mund tė flejė e qetė. Ndonėse nuk do tė doja ta mbyllja kėtė letėr me njė gjė tė zymtė, s’mund tė rri pa ju thėnė se shqiptarėt e Kosovės i kanė bėrė njė thirrje pėr ndihmė gjithė botės: njė masakėr e pėrgjakshme po pėrgatitet kundėr tyre.
    Shpresoj Zoti President i SHBA se ju do tė bėni gjithēka pėr tė ndaluar kėtė krim tė paralajmėruar tashmė nga shumė drejtime.
    Duke ju falėnderuar edhe njė herė, Ju personalisht dhe shtetin tuaj tė madh pėr vėmendjen ndaj popullit tim, shpresoj Zoti President se midis punėve dhe problemeve tuaja tė shumta do tė vazhdoni tė interesoheni pėr fatin e popullit tim martir.
    Pranoni Zoti President, shprehjen e respektit tim mė tė thellė!

    Ismail Kadare

    Paris, 11 shtator 1991



    Letra e Kadaresė drejtuar Fransua Miteranit, nė lidhje me Shqipėrinė dhe Kosovėn

    Kadare-Miteranit:
    Ēlirojeni Evropėn nga fajet e vjetra ndaj Shqipėrisė

    Somario:
    Evropa e nesėrme s’mund tė ndėrtohet pa e ēliruar ndėrgjegjen nga gabimet dhe fajet e vjetra. Historia e botės sonė ėshtė e mbushur me faje tė tilla, por ato qė u bėnė nė ēerekun e parė tė kėtij shekulli prej Fuqive tė Mėdha evropiane, janė tepėr tė ndjeshėm ende sot.

    Somario:
    Midis dy seanca mbledhje, midis dy ceremonive, u bėnė prerje tragjike kufijsh, popujve iu kėputėn pjesė tė tėra, dhe ndonjė popull u pre mė dysh. Tani, pas kaq vitesh, ashtu si plagėt e vjetra qė dhembin sa herė ngryset moti, ashtu dhe kėto prerje shkaktojnė dhimbje e tragjedi tė reja.



    LETĖR FRANĒOIS MITTERRAND-IT,
    PRESIDENT I FRANCĖS



    Zoti President!

    Pata nderin tė marr pjesė nė mbledhjen e Pragės, nė mbyllje tė sė cilės ju mbajtėt njė fjalim, qė me tė drejtė u gjykua prej tė gjithėve i shkėlqyer. Nuk pata mundėsi t’ju takoj nė mbarim tė konferencės suaj tė shtypit, por edhe po t’ju kisha takuar vėshtirė se do tė mund t’ju shtjelloja nė ca ēaste tė shkurtra atė ēka po ju parashtroj kėtu.
    Kjo letėr ka lidhje me fjalimin tuaj dhe unė po ju drejtohem si President i Francės e njėkohėsisht si burrė shteti vizionar, njė nga arkitektėt kryesorė tė Evropės sė nesėrme. Shumė mendje tė fuqishme janė tė angazhuara sot pėr projektin e kėsaj Evrope, qė ėshtė njė nga aksionet mė madhėshtore tė ndėrmarra ndonjėherė nė historinė e njerėzimit. Sa mė shumė tė kalojė koha, aq mė qartė do tė spikatin pėrmasat e vėrteta tė kėsaj ngrehine monumentale, mbi tė cilėn popujt kanė vėnė aq shumė shpresa.
    Do tė jetė nė nderin e pėrbashkėt tė kontinentit tonė gjetja e rrugėve dhe shtrimi i tyre i vėshtirė pėr tė mbėrritur tek Evropa e nesėrme. Nė kėtė kontekst mendova t’ju drejtohem.
    Ėshtė njė gjė e njohur tashmė se njė pjesė e qytetėrimit antik grek, mbi tė cilin ėshtė ngritur qytetėrimi perėndimor, e sidomos ajo pjesė qė lidhet me letėrsinė e mitet, ėshtė mbėshtetur mbi njė akt moral: njė emancipim tė ndėrgjegjes ose mė saktė njė exorcizėm tė saj. Pa kėtė exorcizėm, qė Greqia e filloi me Homerin, pėr tė nxjerrė nga vetja njė krim tė vjetėr, krimin kundėr Trojės, populli grek s’mund tė shkonte pėrpara e tė ngjitej atje ku u ngjit.
    Evropa e nesėrme s’mund tė ndėrtohet pa e ēliruar ndėrgjegjen nga gabimet dhe fajet e vjetra. Historia e botės sonė ėshtė e mbushur me faje tė tilla, por ato qė u bėnė nė ēerekun e parė tė kėtij shekulli prej Fuqive tė Mėdha evropiane, janė tepėr tė ndjeshėm ende sot. Midis dy seanca mbledhje, midis dy ceremonive, u bėnė prerje tragjike kufijsh, popujve iu kėputėn pjesė tė tėra, dhe ndonjė popull u pre mė dysh. Tani, pas kaq vitesh, ashtu si plagėt e vjetra qė dhembin sa herė ngryset moti, ashtu dhe kėto prerje shkaktojnė dhimbje e tragjedi tė reja.
    Nė kėtė kirurgji tė rėndė, ai qė humbi mė shumė ishte kombi shqiptar. Bashkėkohės i grekėve tė vjetėr, njė nga mė martirėt e kontinentit, pas dy mijė vjet jete nė bashkėsi, ai u pre mė dysh mė 1913 dhe 1918. Qysh nga kjo kohė ajo prerje kullon gjak.
    Nė korrik tė vitit 1989, gjatė mėngjesit qė mė ftuat nė Elize, pėr tė cilin ruaj njė kujtim aq tė bukur, gjatė bisedės sonė folėm, midis tė tjerash, edhe pėr ēėshtjen e shqiptarėve e tė kurdėve, si dy nga problemet etnike mė tė ndėrlikuara. Ju thatė atėherė me tė drejtė, se ndėrsa problemi kurd, pėr rrethana qė dihen ėshtė tepėr i ndėrlikuar, ēėshtja e shqiptarėve paraqitet mė e qartė. Pas luftės sė Gjirit, gjithė bota ishte dėshmitare e tragjedisė kurde, kurse pėr tragjedinė shqiptare ende nuk duket projekt zgjidhjeje nė horizont.
    Nė atė takim unė ju kujtova se mbi kombin shqiptar rėndojnė pėr fat tė keq dy diktatura: ajo e komunistėve vendės dhe ajo e komunistėve serbė. Tani mbas dy vjetėsh, njėra nga diktaturat, ajo shqiptare, ka rėnė, por ka mbetur tjetra, serbja.
    Unė ju shkruaj kėtė letėr me besim tė plotė se ju si President i Francės, si evropian i shquar dhe si njė njeri i kulturės e i ndėrgjegjes botėrore do tė bėni diēka pėr zgjidhjen e kėtij problemi dramatik. Unė e di mirė se sa tė vėshtira janė ēėshtjet etnike, sa ndėrlikime tė papritura krijojnė aty ku nuk priten, dhe sa shpesh bien ndesh me harmoninė e arritur me aq vėshtirėsi.
    Ju siguroj, Zoti President, se shqiptarėt nuk do tė kėrkojnė kurrė nė mėnyrė tė paduruar e egoiste tė rregullojnė ēėshtjen e tyre nė kurriz tė paqes evropiane ose tė cenimit tė popujve tė tjerė. Por nė qoftė se ata kurrsesi nuk duan tė bėhen shkaktarė tė prishjes sė harmonisė nė kontinent, kjo s’do tė thotė se ata do tė vazhdojnė tė vetėflijohen e tė mos kėrkojnė ato tė drejta elementare pėr tė cilat bota e sotme ėshtė krejtėsisht nė njė mendje.
    Mendoj se ajo qė kėrkojnė sot shqiptarėt janė dy gjėra. E para, tė ndihmohet demokracia nė Shqipėri. E dyta, tė mos lihet gjysma e kombit shqiptar, qė jeton nė Jugosllavi nėn mėshirėn e terrorit serb, kėsaj skėterre tė papėrfytyrueshme tė kohės sonė.
    Ēėshtja e parė, ndihmesa pėr demokracinė e re shqiptare ėshtė e qartė dhe e thjeshtė, dhe kohėt e fundit, pėr fat tė mirė, janė ndėrmarrė disa hapa tė ndjeshme. Ēėshtja e dytė lidhet me kėrkesėn e ngutshme qė shqiptarėt, populli i tretė nė Jugosllavi, tė vendosin si ēdo komb tjetėr pėr fatin e tyre.
    Lidhur me kėtė do tė dėshiroja tė shtoja diēka tė rėndėsishme. Nga tė dhėna tė sakta qė kam mundur tė grumbulloj, vėrtetohet njoftimi qė liderėt demokratė tė Kosovės i kanė bėrė tė ditur gjithė botės, se komunistėt serbė po pėrgatisin kundėr shqiptarėve njė masakėr tė pėrgjithshme. Sado qė njė gjė e tillė tingėllon si mesjetare dhe e kapėrcyer nga koha, mė besoni Zoti President, se nė gadishullin ballkanik mesjeta ėshtė ende e pranishme. Unė ju lutem qė ta vlerėsoni kėtė paralajmėrim, kėtė klithmė pėr ndihmė, pėrpara se tragjedia tė ndodhė, dhe pėrpara se tė jetė vonė.
    Duke ju kėrkuar ndjesė pėr kėtė letėr tė gjatė, jam i sigurt Zoti President, se me gjithė punėt dhe angazhimet e shumta qė keni, do tė bėni diēka tė ndjeshme pėr popullin tim, i cili pėrherė ka pritur diēka mė shumė nga Evropa, e veēanėrisht nga Franca. Drama e tij ėshtė pjesė e dramės botėrore, por aq mė tepėr drejtėsia qė ai kėrkon ėshtė pjesė e saj.
    Pranoni Zoti President, shprehjen e konsideratės sime mė tė lartė!

    Ismail Kadare

    Paris, 12 shtator 1991



    Letra e Kadaresė drejtuar Zhak Shirakut, nė lidhje me tė burgosurit politikė nė burgjet jugosllave

    Kadare-Shirakut:
    Shqiptarėt, ende nė kampe pėrqendrimi jugosllave

    Somario;
    Ėshtė e vėshtirė tė pranosh idenė se mbi shqiptarėt e Kosovės po lejohet tė ushtrohen tortura epokash tė shkuara tė cilat u janė kursyer popujve tė tjerė tė Evropės. Kjo tė bėn t’i druhesh shfaqjes sė re tė racizmit mbi kontinentin tonė.

    Somario:
    Ideja e Evropės, realiteti i saj tashmė, nuk mund tė lidhen kurrsesi me asnjė lloj racizmi. Me njė tmerr tė tillė mbi truallin e vet, ndėrgjegjja evropiane nuk mund tė jetė e qetė. Liria e Evropės nuk mund tė jetė e plotė pa lirinė e popujve qė i pėrkasin hapėsirės sė saj.


    Letėr Presidentit Jasques Chirac

    Zoti President!
    Nuk kam menduar kurrsesi se do t’ju drejtohesha sėrish rreth njė ēėshtjeje, pėr zgjidhjen e sė cilės bashkėsia ndėrkombėtare, dhe nė veēanti Evropa Perėndimore, Aleanca e Atlantikut, Franca dhe ju vetė keni marrė pjesė seriozisht dhe fuqishėm: drama e Kosovės. E kuptoj fare mirė se gjėrat duhen vendosur nė pėrmasat e tyre reale dhe se bota e sotme ka ēėshtje tė reja dramatike pėr tė zgjidhur, nuk duhet pra t’i lejoj vetes luksin e rikthimit pafund te shqetėsimet e njė populli, edhe kur ka arsye pėr ta bėrė. Jam i ndėrgjegjshėm pėr kėtė gjė, e, megjithatė, njė fakt skandaloz mė shtyn t’i tejkaloj tė gjitha dhe t’ju drejtohem me kėtė letėr.
    Pak kohė mė parė, njė i burgosur politik shqiptar i quajtur Besim Zymberi, ia doli mbanė tė nxirrte nga burgu i Sremes nė Serbi, njė dėshmi tė shkruar, tė nėnshkruar prej tij dhe nė emėr tė qindra tė burgosurve politikė qė mbahen ende nė burgjet e Jugosllavisė. Ma ka drejtuar publikisht kėtė dėshmim, si shkrimtar, duke mė kėrkuar me ngulm t’ia bėj tė ditur opinionit evropian, si dhe atij botėror.
    “Unė, i burgosur shqiptar nė njė kamp pėrqendrimi serb, ju kėrkoj tė hidhni dritė mbi njė vuajtje pėr tė cilėn institucionet ndėrkombėtare nuk kanė dijeni.”
    Kėshtu zinte fill letra duke pėrfunduar me fjalėt: “Ne, tė burgosurit shqiptarė tė Kosovės, jemi hebrenjtė e fundit tė mbajtur nė kampet hitleriane tė Milosheviēit, madje edhe pas rėnies sė tij… Dhe bota vazhdon tė jetė e verbėr!!!”
    Zoti President, ja thelbi i ēėshtjes: nė kontinentin tonė evropian, pjesė e hapėsirės perėndimore, atė qė quhet pararojė e luftės pėr njė botė tė re demokratike dhe morale, ekzistoka edhe njė vend me emrin Jugosllavi, ku njerėzve u hidhen prangat thjesht pse aspirojnė lirinė. Dhe ky vend e quan veten demokratik, kėtij vendi ia hapin dyert, madje tė dy kanatet, duke harruar se ai e ka pėr detyrė t’i japė fund kėsaj barbarie.
    Pėr tė shmangur ēdo keqkuptim, do tė doja sė pari t’ju thosha se shqiptarėt kanė qenė dhe i janė mirėnjohės Evropės dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, pėr faktin se ata i dhanė lirinė gjysmės sė kombit tė tyre. Nga ana tjetėr, krejt ndryshe nga ē’trumbeton propaganda antishqiptare, ata janė njė popull i durueshėm dhe i matur nė kėrkesat e veta. Por kėtė durim ia kanė keqpėrdorur sė tepėrmi dhe madje vazhdojnė ta bėjnė kėtė me cinizėm. Mjafton tė sillen ndėr mend disa prej fakteve tė shėnuara nė letrėn qė pėrmenda.
    Mė 10 qershor 1999, menjėherė pas marrjes sė Kumanovės, qė shėnoi edhe fundin e konfliktit mes NATO-s dhe Milosheviēit, rreth njė milion shqiptarė tė Kosovės u rikthyen me shpejtėsi nė tokat e tyre, prej nga i kishin dėbuar nė kushte ēnjerėzore. Po atė ditė, mė 10 qershor 1999, trupat serbe qė linin Kosovėn, morėn me forcė 2050 shqiptarė pėr t’i burgosur mė pas. Nėse thuhet se ēdo burgosje ėshtė nė vetvete njė tragjedi, tė burgosesh ditėn e ēlirimit tė vendit tėnd pėrbėn njė tragjedi tė pafund.
    Njeriu qė mė dėrgoi kėtė letėr ėshtė njė prej personazheve tė kėsaj drame. Me tė drejtė ai shtron pyetjen: si ėshtė e mundur qė Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar, Komisariati i Lartė i Refugjatėve, Kėshilli i Evropės (Komiteti kundėr torturės) nuk shfaqin interes pėr tė burgosurit shqiptarė tė Kosovės? A do tė ndodhte kėshtu edhe nėse ata do tė ishin amerikanė, gjermanė apo francezė? Si ėshtė e mundur qė presidenti i shpallur si demokrat, Koshtunica, pėr mė tepėr jurist nė vendin e tij, tė tregohet kaq i pandjeshėm, mizor e madje racist ndaj kėtyre tė burgosurve? Sė fundi, si ėshtė e mundur qė askush nuk e shpall e nuk e dėnon kėtė gjendje?
    Mbasi shtypėn dhe masakruan njė popull pėr vite me radhė, mbasi shkuan nė thikė rreth njė mijė fėmijė tė moshės nėn pesė vjeē, siē e ka pohuar edhe vetė shtypi serb (nė artikujt e Filipoviēit nė gazetat “Le Monde” dhe “Liberation”), mbasi pėrdhunuan qindra vajza dhe gra, mbas shpėrnguljes barbare tė rreth njė milion njerėzve, provokimi vazhdon. Mbajtja e tė burgosurve politikė shqiptarė ėshtė pjesė e njė strategjie sistematike, tė ndjekur me cinizėm, vite me radhė. Ky sistem i shtyn shqiptarėt tė gabojnė. Qėllimi i tij ėshtė ligjėrimi i mėtejshėm i goditjeve kundėr tyre. Njė lojė makabre qė luhet prej shumė kohėsh nė Ballkan.
    Zoti President, siē e dini, kjo nuk ėshtė hera e parė qė unė pėrpiqem tė tėrheq vėmendjen tuaj ndaj ēėshtjes sė tė burgosurve politikė shqiptarė tė Kosovės. E di qė gjatė vizitės suaj nė Beograd, u lirua vetėm njė i burgosur, Albin Kurti. Por, sa tė tjerė, numri i tė cilėve nuk dihet, mbetėn ende? Sa kanė vdekur? Kohė pas kohe, i zhvendosin nga njė kamp nė tjetrin, lirojnė njė ose dy veta, si me pikatore… Mes tyre gjendet Ukshin Hoti, lider i rėndėsishėm, ish-ministėr i Punėve tė Jashtme tė Kosovės autonome, filozof, politolog…
    Ėshtė e vėshtirė tė pranosh idenė se mbi shqiptarėt e Kosovės po lejohet tė ushtrohen tortura epokash tė shkuara tė cilat u janė kursyer popujve tė tjerė tė Evropės. Kjo tė bėn t’i druhesh shfaqjes sė re tė racizmit mbi kontinentin tonė.
    Ideja e Evropės, realiteti i saj tashmė, nuk mund tė lidhen kurrsesi me asnjė lloj racizmi. Me njė tmerr tė tillė mbi truallin e vet, ndėrgjegjja evropiane nuk mund tė jetė e qetė. Liria e Evropės nuk mund tė jetė e plotė pa lirinė e popujve qė i pėrkasin hapėsirės sė saj.
    Pikėrisht pėr kėto vuajtje tė mėdha, e veēanėrisht pėr tragjedinė e tė burgosurve, arsye e kėsaj letre, ju drejtohem juve, President i njė vendi pa tė cilin nuk mund tė kuptohet historia e lirisė njerėzore. Franca, duke pasur ndikim qoftė nė Shqipėri, qoftė nė Jugosllavi, i ka mjetet e duhura pėr tė ndėrmarrė njė aksion vendimtar pėr kėta tė burgosur, orėt e tė cilėve janė tė pafundme, siē janė gjithnjė orėt e skllavėrisė. Ju drejtohem juve, Zoti President, me shpresėn se do tė ndėrmerrni njė pėrēapje, qė do tė japė sinjalin e njė veprimi mė tė gjerė pėr tė qetėsuar atmosferėn e rėndė nė gadishullin e lėnduar ballkanik.


    Me konsideratėn time tė lartė,
    Ismail Kadare
    Paris, 12 dhjetor 2001

    VIJON NESĖR
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  13. #353
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Pse ishte e nevojshme polemika me Kadarenė?

    Rexhep Qosja


    Ēka, vėrtet, tha mė tutje Ismail Ka dare? Herėn e parė tha: “Disku timet e lindura pėr identitetin evropian tė shqiptarėve, janė tė panevojshme”! Herėn e dytė tha: “Eshtė njė gabim i rėndė hapja e kėtyre polemikave”! Nuk ėshtė polemika qė nisi kundėr meje me librushkėn raciste Identiteti evropian i shqiptarėve shkrimi i parė, as e bėra e parė e Ismail Kadaresė, tė cilėn Ismail Kadare e quan tė panevojshme, madje gabim tė rėndė! Nuk do tė jetė as e fundit. Ai ka arsye ato qė thotė sot t’i mohojė nesėr. Kjo ėshtė politika e tij! Ismail Kadare ka arsye tė thotė, tani, se ėshtė njė gabim i rėndė hapja e kėtyre polemikave. Si mos tė jetė pėr tė gabim i rėndė hapja e njė polemike, nė tė cilėn ai pėsoi disfatė intelektuale dhe morale. Polemika ishte shumė e nevojshme pikėrisht pėr tė bėrė tė mundshme qė tė fillojė dritėhedhje nė mashtrimet, me tė cilat e ushqen Ismail Kadare opinionin shqiptar. Polemika qė nisi Ismail Kadare ishte shumė e nevojshme. Dhe ishte e nevojshme pėr t’i ēmaskuar idetė raciste tė Ismail Kadaresė dhe pėr tė treguar se sa tė rrezikshme mund tė jenė ato nė jetėn politike dhe kulturore shqiptare: pėr tė treguar se ē’rol shpėrbėrės (ēintegrues) mund tė luajnė ato nė jetėn kombėtare shqiptare. Polemika qė nisi Ismail Kadare ishte shumė e nevojshme. Dhe ishte shumė e nevojshme pėr tė ēmaskuar, nė njėrėn anė, qėndrimet e tij kundėrmyslimane, tė shprehura nė vazhdimėsi gjatė 15 vjetėve tė fundit dhe, nė anėn tjetėr, propagandėn e tij pėr kthim nė fenė e tė parėve, domethėnė nė krishterimin - ishte e nevojshme pėr tė treguar se trajtimi i kėtillė i pabarabartė i dinjitetit tė feve tė ndryshme ėshtė njė punė e rrezikshme, qė mund tė cenojė baraspeshėn dhe bashkėjetesėn e harmonishme shekullore mes shqiptarėve tė feve tė ndryshme. Polemika qė nisi Ismail Kadare ishte shumė e nevojshme. Dhe ishte shumė e nevojshme pėr tė treguar se, si nė kohėn e diktaturės komuniste, ashtu edhe sot, Ismail Kadare po shfrytėzon parti dhe institucione politike e shtetėrore, nė njėrėn anė, kurse tarafin vetjak tė pėrbėrė prej disa gazetarėsh e shkrimtarėsh, nė anėn tjetėr, pėr tė ushtruar dhunė mbi kritikėn dhe, nė pėrgjithėsi, mbi shkencėn letrare me qėllim qė tė ruajė edhe mė tutje si nė kohėn e komunizmit, pushtetin nė jetėn letrare dhe kulturore shqiptare nė pėrgjithėsi. Duke e ruajtur kėtė pushtet tė tij dhe tė tarafit tė tij nė jetėn letrare dhe kulturore kombėtare, ai nė tė vėrtetė ruan privilegje tė veēanta. Polemika qė nisi Ismail Kadare ishte shumė e nevojshme. Dhe, ishe shumė e nevojshme pėr tė parė se si me ndihmėn e institucioneve politike e shtetėrore dhe me tarafin e tij tė pėrbėrė prej gazetarėsh dhe shkrimtarėsh, Ismail Kadare ushtron dhunė edhe mbi mendimin kritik, nė tė vėrtetė mbi historinė letrare shqipe, duke i shkaktuar asaj deformime tė veēanta shkencore dhe morale. Edhe sot si dje, si nė kohėn e diktaturės komuniste, ai bėn trysni mbi kritikėn dhe historinė letrare me qėllim qė tė mbetet i zyrtarizuar mendimi pėr tė si Njėshi i letėrsisė shqipe! Polemika qė nisi Ismail Kadare ishte shumė e nevojshme. Dhe, ishte shumė e nevojshme pėr tė parė se nuk ėshtė aspak i vogėl numri i atyre qė shkruajnė sot nė kulturėn tonė duke mos ngurruar aspak qė tė komprometojnė mendimin shkencor: duke shpallur tė vėrtetė ēdo gjė qė pėr ta dhe miqtė e tyre ėshtė e dobishme. Njė qėndrim i kėtillė ndaj mendimit shkencor ėshtė shkaku kryesor i aq shumė bėrllok - shkencės nė shkrimet e Ismail Kadaresė dhe tė bashkėmendimtarėve tė tij. Polemika qė nisi Ismail Kadare ishte shumė e nevojshme. Dhe, ishte shumė e nevojshme pėr shkak se ua qiti pėr tokė maskat disa vetjeve gjatė tė maskuara. Sė pari ia qiti pėr tokė maskėn Ismail Kadaresė, tė cilin vetėm leverdia vetjake e nxiti tė veēojė identitetin e shqiptarėve tė Shqipėrisė prej identitetit tė shqiptarėve tė tjerė duke e shkruar atė fjalinė famėkeqe: “Letrat e Shqipėrisė janė tė qarta”! Dhe, kėtė separatizėm tė tij e ndoqėn pastaj miq tė tij, njėri prej tė cilėve nuk ngurroi tė thotė se edhe po tė bėhej i mundshėm referendumi pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė do tė votonin kundėr, kurse tjetri nuk ngurroi tė thotė se identiteti i shqiptarėve tė Kosovės dhe tė Maqedonisė ndryshon prej identitetit tė shqiptarėve tė Shqipėrisė, gjoja pėr shkak tė jetės sė tyre gati njėqindvjeēare nė njė bashkėsi tjetėr shtetėrore! Nuk ka nevojė tė theksohet se separatizmin e kėtillė qė nuk ėshtė pa ithtarė edhe nė Kosovė, e komprometon vetė njėmendėsia shqiptare, por ėshtė e nevojshme tė theksohet se separatizmin e kėtillė duhet komprometuar duke e ēmaskuar kudo paraqitet ai: nė fushė tė gjuhės standarde, nė fushė tė pėrpjekjeve pėr shpalljen e identitetit kombėtar kosovar, nė fushė tė tejshquarjes, tė tejtheksimit tė vetėdijes fetare dhe, sė fundi, nė fushė tė qėndrimeve kundėrmyslimane tė Ismail Kadaresė. Polemika qė nisi Ismail Kadare ishte shumė e nevojshme. Dhe, ishte shumė e nevojshme pėr tė parė se sa servile ndaj tė huajve dhe sa brutale ndaj tė vetėve janė klasa jonė politike dhe intelektuale. Dhe, ky servilizėm, nė njėrėn anė, dhe ky brutalitet, nė anėn tjetėr, tregojnė se sa jodemokratike janė gjuha jonė politike dhe gjuha jonė intelektuale. E, dihet: nuk mund tė flitet pėr demokraci tė vėrtetė nė njė vend pa u demokratizuar gjuha politike dhe intelektuale. Polemika qė nisi Ismail Kadare ishte shumė e nevojshme. Dhe, ishte shumė e nevojshme pėr tė parė se mendimet tona, vlerėsimet tona, horizontet tona intelektuale ende janė mendime, vlerėsime, horizonte krahinore (provinciale). Mendimet e tė huajve, vlerėsimet e tė huajve bėhen pėrcaktuese tė mendimeve dhe tė vlerėsimeve tona pėr vetjet tona, pėr vlerat tona, pavarėsisht pse nė mendimet dhe nė vlerėsimet e tyre mund tė jenė tė pėrmbajtura interesat e tyre! Polemika qė nisi Ismail Kadare ishte shumė e nevojshme. Dhe, ishte shumė e nevojshme pėr tė parė se sa shumė, tmerrshėm shumė, janė pėrmbysur parimet dhe standardet etike nė jetėn tonė letrare dhe kulturore nė pėrgjithėsi e tė mos flitet pėr pėrmbysjen e tyre sketėrrore nė jetėn tonė politike. Vetėm nė njė kulturė nė tė cilėn aq poshtė janė pėrmbysur parimet dhe standardet etike mund tė rehabilitohet aq lehtė edhe aq agresivisht njė shkrimtar politik si Ismail Kadare, i cili politikisht e fetarisht vishet e zhvishet aq lehtė e aq shpejtė, i cili me mendimet kritike, historiko-letrare, me vepra publicistike, me disa vepra letrare nė prozė e nė vargje, dhe me rolin nė jetėn letrare e kulturore, aq shėrbimet ia ka bėrė diktaturės komuniste. Nė njė varg vendesh ish-komuniste bėhen tė ashtuquajturat antologji tė turpit kombėtar, nė tė cilat botohen shkrime-vjersha, poema, sprova, studime, fragmente prozash, qė shkrimtarė tė ndryshėm u kanė kushtuar diktatorėve komunistė tė Bashkimit Sovjetik dhe tė vendeve tė tyre, kurse ne e lavdėrojmė dhe e festojmė ideologun e sovjetizimit tė letėrsisė dhe tė kulturės shqiptare, bashkėpjesėmarrėsin ideologjik dhe politik nė krimet ndaj krijimtarisė letrare e shkencore dhe ndaj disa krijuesve! Ėshtė harruar, tragjikisht ėshtė harruar, se etika kombėtare, qė pėrmban vepra e Naim Frashėrit dhe krenaria kombėtare, qė pėrmban vepra e Gjergj Fishtės duhet tė jenė obliguese ndaj ēdo krijuesi shqiptar. Dhe, ndaj opinionit shqiptar. Polemika qė nisi Ismail Kadare ishte shumė e nevojshme. Dhe, ishte shumė e nevojshme edhe pėr njė sėrė arsyesh tė tjera, pėr tė cilat ėshtė e pamundur tė flitet nė kėtė shkrim-reagim ndaj konferencės me gazetarėt qė shteti shqiptar ia organizoi Ismail Kadaresė. Ajo qė duhet tė thuhet nė fund ėshtė kjo: e vėrteta pėr krijimtarinė e Ismail Kadaresė dhe pėr rolin e tij tė vėrtetė nė jetėn letrare dhe kulturore shqiptare, sidomos, nė kohėn e diktaturės komuniste nuk mund tė burgoset mė, pavarėsisht prej pėrpjekjeve tė tij, tė njerėzve tė tarafit tė tij dhe tė institucioneve shtetėrore qė ta burgosin atė. Le tė jetė kjo njė pėrvojė historike pėr brezat e ardhshėm tė krijuesve shqiptarė.
    Sa budalla eshte "Odisea"

  14. #354
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Sikur Viktor Hygo, Volter, Shekspir, Mikelanxhelo etj etj etj, te gjykoheshin per
    "pikpamjet politiko-fetare", apo per jeten private, emrat e tyre s'do i
    gjenim as ne guret e varreve.

  15. #355
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Shqiptarėt, evropianė nė letrat e Kadaresė


    Robert Rakipllari

    DOSJE ESKLUZIVE
    Katėr letra tė Kadaresė, nė polemikėn pėr identitetin evropian tė shqiptarėve. “Shekulli” boton letrat e shkrimtarit tė madh drejtuar Bushit, Miteranit, Havelit dhe Shirakut

    Nė kėto letra preken disa nga ēėshtjet kryesore qė kanė lidhje me polemikėn e sotme, siē ėshtė problemi i marrėdhėnieve tė Evropės me popullin shqiptar nė Shqipėri e nė Kosovė, ēėshtja e lirisė sė Kosovės dhe e sė ardhmes evropiane tė shqiptarėve.

    Polemika lidhur me identitetin evropian tė shqiptarėve, tė cilėn gazeta “Shekulli” e ka pasqyruar gjerėsisht, ka zgjuar njė interes tė madh te lexuesit. Ndėr letrat dhe reagimet e shumta qė kemi marrė, krahas interesit ėshtė shprehur dėshira qė polemika tė mos degradonte nga synimi i saj fillestar: ēėshtja e identitetit, nė kuadėr tė dy qėllimeve kryesore tė popullit shqiptar sot: hyrja e Shqipėrisė nė Evropė dhe pavarėsia e plotė e Kosovės.
    Nė pėrpjekje pėr njė orientim mė tė drejtė tė diskutimit, gazeta i kėrkoi leje shkrimtarit Ismail Kadare, pėr botimin e katėr letrave tė tij, drejtuar katėr presidentėve tė njohur tė botės sė sotme: Xhorxh Bush (ati), Fransua Miteran, Vacslav Havel dhe Zhak Shirak. Tri nga kėto letra janė shkruar pesėmbėdhjetė vite mė parė, nė shtator tė vitit 1991. Letra e katėrt, e cila botohet pėr herė tė parė nė Shqipėri, ėshtė dėrguar nė dhjetor tė vitit 2001.
    Nė kėto letra preken disa nga ēėshtjet kryesore qė kanė lidhje me polemikėn e sotme, siē ėshtė problemi i marrėdhėnieve tė Evropės me popullin shqiptar nė Shqipėri e nė Kosovė, ēėshtja e lirisė sė Kosovės, e sė ardhmes evropiane tė shqiptarėve etj.
    Leximi i kėtyre letrave, sjell idenė se si ēėshtjet e rėndėsishme mund tė trajtohen jashtė pasioneve e jashtė ēdo personalizimi, dy tė kėqija tė mėdha, qė e kanė dėmtuar aq shumė ēėshtjen shqiptare.
    Nė jehonėn qė i ėshtė bėrė e vazhdon t’i bėhet kėtij debati, krahas kuptimit tė drejtė tė fenomeneve, janė shprehur disa herė keqkuptime tė rrezikshme lidhur me raportet Shqipėri-Kosovė, si dhe raportet midis besimeve fetare nė Shqipėri.
    Nė kėto letra jepet njė model i trajtimit tė ēėshtjes shqiptare si ēėshtje e njė kombi qė ėshtė njė dhe i pandarė. Ato janė njė pėrgjigje e qartė kundėr spekulimeve tė kohėve tė fundit pėr gjoja shpėrfilljen e autorit tė letrave ndaj Kosovės, lirisė sė saj, UĒK-sė etj.
    Njė gjė tepėr e rėndėsishme ėshtė se nė kėto letra, ndonėse, siē e thekson Kadare nė intervistėn e tij, iu drejtohen “katėr presidentėve tė krishterė”, nė asnjė rresht tė tyre nuk pėrmendet faktori fetar si faktor ndihmues ose pengues pėr shqiptarėt. Po ashtu, nė kėto letra, ashtu si edhe nė sprovėn “Identiteti evropian i shqiptarėve”, nuk gjenden asnjė herė shprehjet: “identitet i krishterė i Evropės” ose “identitet i Evropės sė krishterė”, shprehje me tė cilat janė bėrė aq shumė spekulime. Ndėrsa nesėr do tė botohet nė gazetėn “Shekulli” njė intervistė e Kadaresė lidhur me kėtė ēėshtje, sot fillon botimi i letrave tė shkrimtarit tė njohur drejtuar liderėve botėrorė tė viteve ’90 dhe 2000.


    NESĖR INTERVISTA

    Ndėrsa polemika pėr identitetin evropian ose joevropian tė shqiptarėve vazhdon nė shtypin shqiptar, Ismail Kadare rikthehet nė kėtė debat nėpėrmjet njė interviste ekskluzive pėr gazetėn “Shekulli”. Nė intervistėn qė do tė botohet nesėr sė bashku me letrėn e tij shkruar presidentit Vaclav Havel, Kadare flet pėr bjerrjen e kėsaj polemike, duke shtuar se ajo qė ai ka thėnė nė lidhje me identitetin evropian tė shqiptarėve nuk ėshtė asgjė mė shumė sesa njė ide e pėrpunuar prej njė shekulli e gjysmė nga rilindėsit tanė nė lidhje me orientimin evropianoperėndimor tė Shqipėrisė. Kadare i quan disa nga polemizuesit “Haxhi Qamilė tė vonuar” qė i janė kthyer zanatit tė vjetėr tė falsifikimit. Flet edhe pėr trajtimin e profetit Muhamed nė sprovėn “Dante Aligieri” dhe pozicionimin e Shqipėrisė sot mes Evropės dhe SHBA-sė si gjėnė mė tė mirė qė i ka ndodhur popullit shqiptar qė nga pavarėsia.

    Ja njė fragment i kėsaj interviste:
    “Tė vetėshpallurit mbrojtės tė myslimanizmit shqiptar, nė tė vėrtetė, janė akuzuesit kundėr tij. Identitetit evropian ata i kundėrvėnė “identitetin mysliman”. Pėrveē qė ėshtė njė mėnyrė barbare tė menduari, sepse konceptit “evropian” nuk mund t’i vėsh pėrballė njė koncept fetar, ashtu siē nuk mund t’i vėsh njė tė tillė koncepteve “aziatik” ose “amerikan”, kjo kundėrvėnie shpreh njė qėndrim pėrjashtues ndaj pjesės myslimane tė popullsisė shqiptare. Sipas kėsaj kundėrvėnieje, myslimanėt shqiptarė e kanė tė pamundur ose tė ndaluar tė jenė evropianė”.


    Letra e Kadaresė drejtuar Xhorxh Bushit pėr ēėshtjen e Kosovės

    Kadare-Bushit:
    NDALONI MASAKRĖN KUNDĖR KOSOVĖS

    SOMARIO:
    A do tė pranohet prej botės sė sotme tė qytetėruar e drejta e kėtij populli qė tė jetojė bashkė, nė tė njėjtėn shtėpi, si tė gjithė kombet apo do t’i mohohet kjo e drejtė nė emėr tė tabuve ose tė gjumit tė qetė tė dikujt?

    SOMARIO:
    Me njė krim tė tillė nė ndėrgjegje, bota e lirė s’mund tė flejė e qetė. Ndonėse nuk do tė doja ta mbyllja kėtė letėr me njė gjė tė zymtė, s’mund tė rri pa ju thėnė se shqiptarėt e Kosovės i kanė bėrė njė thirrje pėr ndihmė gjithė botės: njė masakėr e pėrgjakshme po pėrgatitet kundėr tyre.


    LETĖR GEORGE BUSH-IT,
    PRESIDENTI I SHBA-SĖ

    Zoti President!

    Dy vjet mė parė, mė 1989, kur jo vetėm nė vendin tim, por nė gjithė perandorinė e Lindjes, diktatura komuniste ishte ende nė kėmbė, me mikun tim, laureatin e ēmimit Nobel tė Paqes, Elia Weisel, ju kam dėrguar njė letėr. Nė atė kohė, pėr njė letėr si ajo, nė Shqipėrinė komuniste dėnoheshe me vdekje, megjithatė, unė e ndjeva pėr detyrė t’ju drejtohesha Juve, presidentit tė shtetit mė tė fuqishėm demokratik tė botės, pėr t’ju kėrkuar ndjesė nė emėr tė popullit shqiptar pėr qėndrimin armiqėsor qė mbante qeveria komuniste shqiptare ndaj SHBA-sė. Ju shkruaja, midis tė tjerash nė atė letėr, se populli shqiptar, nė kundėrshtim me sunduesit komunistė, kishte ndjenja tė thella mirėnjohjeje pėr SHBA-nė, dhe ju lutesha Juve, qė, pa ua vėnė veshin fyerjeve tė Tiranės, tė vazhdonit tė ndihmonit kėtė popull martir, si atė qė vuante brenda kufijve tė shtetit, si gjysmėn tjetėr tė tij qė vuante nė Jugosllavi.
    Dhe ja, pa u mbushur dy vjet, nė marrėdhėniet amerikano-shqiptare ndodhi e pabesueshmja. Kur sekretari i shtetit Baker u prit nė mėnyrė madhėshtore nė Tiranė, isha i lumtur tė vėrtetoheshin fjalėt qė ju kisha shkruar mė 1989, qė nė atė kohė mund tė tingėllonin si fantazi shkrimtari, se SHBA-ja do tė ketė te populli shqiptar njė mik tė zjarrtė e tė pėrhershėm. Nga ana e tyre shqiptarėt, tė zhgėnjyer nga ato lidhje tė mbrapshta nė tė cilat i ēuan komunistėt, janė sot mė tė etur se kurrė pėr miqėsi tė vėrtetė.
    Zoti President, sot kur njė pjesė e botės, e sidomos ajo pjesė qė posa ėshtė shkėputur nga e kaluara komuniste, po pėrpėlitet e s’gjen dot qetėsi, njerėzimi mbarė pėrcjell me adhurim pėrpjekjet tuaja fisnike pėr rregullimin e saj. Nė kėtė kahje, jo vetėm si shkrimtar e qytetar shqiptar, por edhe si njeri qė dėshiron njė botė mė tė pėrkryer, ju drejtohem Juve, burrit tė shtetit me tė cilin e ardhmja e botės ka njė lidhje tė drejtpėrdrejtė.
    Pėr shumė dekada, njė pjesė e botės nė aksionet e saj politike e diplomatike, pėrballė problemeve tė mėdha ka qenė shpeshherė e paralizuar prej dogmave dhe tabuve. Nė emėr tė njė stabiliteti e qetėsie false kėto dogma shpalleshin tė shenjta e tė pandryshueshme, paēka se kombe e popuj tė tėrė, tė rrėzuar prej fatit njėlloj si titanėt e dikurshėm, vuanin e rėnkonin prej tyre. Tani ėshtė e qartė pėr cilindo se ajo qetėsi dhe stabilitet qė pėrligjej nga formulat gjoja tė shenjta, nuk ka qenė veē njė harmoni e gėnjeshtėrt. Nuk do tė zgjatem pėr gjėra qė Ju i dini mė mirė se kushdo dhe prej tė cilave jeni shqetėsuar si rrallė kush. Do tė dėshiroja vetėm qė tė tėrheq edhe njė herė vėmendjen tuaj, Zoti President, pėr popullin me fatin mė tragjik tė krejt kontinentit evropian: shqiptarėt.
    Ky ėshtė i vetmi popull nė historinė e Evropės qė, pas dy mijė vjetėve jetė, u nda mė dysh, qė nė fillim tė shekullit XX, prej Fuqive tė Mėdha. Ky ėshtė i vetmi komb qė nė kėtė shekull u shtyp prej dy diktaturave mė tė egra qė ka njohur bota: diktaturės sė komunistėve shqiptarė dhe diktaturės sė komunistėve serbė.
    Ky gjymtim e kjo shtypje dyfishe e ka lodhur dhe e ka dėmtuar rėndė kėtė komb. Tani, gjysma e tij, ajo qė jeton brenda kufijve tė shtetit shqiptar ėshtė duke e fituar mė nė fund lirinė. Por gjysma tjetėr, ajo qė ende ndodhet nėn komunistėt serbė, ėshtė nė zi dhe nė mjerim.
    Zoti President i SHBA-sė! Mendoj se ėshtė e palejueshme dhe nė kundėrshtim me tė gjitha ligjet e natyrės, tė sė drejtės universale dhe tė Zotit, qė ky komb tė vazhdojė tė jetė i dėnuar kėshtu. Dhurata qė iu bė terroristėve serbė qė vranė mė 1914 nė Sarajevė, dukėn Ferdinand tė Austro-Hungarisė, duke u dhėnė si shpėrblim gjysmėn e Shqipėrisė, ėshtė njė nga krimet mė tė rėnda nė historinė e njerėzimit. Sa mė shpejt qė bota e qytetėruar ta ēlirojė veten e saj nga ky krim aq mė mirė do tė jetė.
    Kur ju shkruaj kėto fjalė unė nuk mendoj kurrė qė paqja dhe mirėkuptimi i sotėm i arritur me aq mundime tė rrezikohen pėr shkak tė shqiptarėve. As nuk parashtroj kėrkesa pėr veprime tė ngutshme, brutale ose sensacionale. Ajo qė dėshiroj tė shtroj para jush ėshtė kėrkesa pėr njė ndryshim parimor nė qėndrimin ndaj popullit shqiptar. Nė mbarim tė kėtij shekulli pėrpara shqiptarėve po ngrihet shansi historik, shansi qė tė korrigjohet faji qė u bė ndaj tyre nė fillim tė shekullit.
    A do tė pranohet prej botės sė sotme tė qytetėruar e drejta e kėtij populli qė tė jetojė bashkė, nė tė njėjtėn shtėpi, si tė gjithė kombet apo do t’i mohohet kjo e drejtė nė emėr tė tabuve ose tė gjumit tė qetė tė dikujt?
    Nė qoftė se nė vizionin e Evropės sė nesėrme pranohet kjo ide, mendoj se edhe mjetet demokratike pėr zgjidhjen e saj nė mėnyrė paqėsore, diplomatike, njerėzore, pa dhimbje e gjak pėr kurrkėnd, mund tė gjenden. E tmerrshme ėshtė se gjer mė sot kjo ide nuk ėshtė pranuar. Por nė kohėn tonė, nė kohėn e triumfit tė tė drejtave tė njeriut, triumf nė tė cilin SHBA-ja ka njė vend nderi, tė mos pranosh njė ide tė tillė, do tė thotė tė pajtohesh me tė kundėrtėn. Tė pajtohesh me njė nga tragjeditė mė tė rėnda tė kohės.
    Me njė krim tė tillė nė ndėrgjegje, bota e lirė s’mund tė flejė e qetė. Ndonėse nuk do tė doja ta mbyllja kėtė letėr me njė gjė tė zymtė, s’mund tė rri pa ju thėnė se shqiptarėt e Kosovės i kanė bėrė njė thirrje pėr ndihmė gjithė botės: njė masakėr e pėrgjakshme po pėrgatitet kundėr tyre.
    Shpresoj Zoti President i SHBA se ju do tė bėni gjithēka pėr tė ndaluar kėtė krim tė paralajmėruar tashmė nga shumė drejtime.
    Duke ju falėnderuar edhe njė herė, Ju personalisht dhe shtetin tuaj tė madh pėr vėmendjen ndaj popullit tim, shpresoj Zoti President se midis punėve dhe problemeve tuaja tė shumta do tė vazhdoni tė interesoheni pėr fatin e popullit tim martir.
    Pranoni Zoti President, shprehjen e respektit tim mė tė thellė!

    Ismail Kadare

    Paris, 11 shtator 1991



    Letra e Kadaresė drejtuar Fransua Miteranit, nė lidhje me Shqipėrinė dhe Kosovėn

    Kadare-Miteranit:
    Ēlirojeni Evropėn nga fajet e vjetra ndaj Shqipėrisė

    Somario:
    Evropa e nesėrme s’mund tė ndėrtohet pa e ēliruar ndėrgjegjen nga gabimet dhe fajet e vjetra. Historia e botės sonė ėshtė e mbushur me faje tė tilla, por ato qė u bėnė nė ēerekun e parė tė kėtij shekulli prej Fuqive tė Mėdha evropiane, janė tepėr tė ndjeshėm ende sot.

    Somario:
    Midis dy seanca mbledhje, midis dy ceremonive, u bėnė prerje tragjike kufijsh, popujve iu kėputėn pjesė tė tėra, dhe ndonjė popull u pre mė dysh. Tani, pas kaq vitesh, ashtu si plagėt e vjetra qė dhembin sa herė ngryset moti, ashtu dhe kėto prerje shkaktojnė dhimbje e tragjedi tė reja.



    LETĖR FRANĒOIS MITTERRAND-IT,
    PRESIDENT I FRANCĖS


    Zoti President!

    Pata nderin tė marr pjesė nė mbledhjen e Pragės, nė mbyllje tė sė cilės ju mbajtėt njė fjalim, qė me tė drejtė u gjykua prej tė gjithėve i shkėlqyer. Nuk pata mundėsi t’ju takoj nė mbarim tė konferencės suaj tė shtypit, por edhe po t’ju kisha takuar vėshtirė se do tė mund t’ju shtjelloja nė ca ēaste tė shkurtra atė ēka po ju parashtroj kėtu.
    Kjo letėr ka lidhje me fjalimin tuaj dhe unė po ju drejtohem si President i Francės e njėkohėsisht si burrė shteti vizionar, njė nga arkitektėt kryesorė tė Evropės sė nesėrme. Shumė mendje tė fuqishme janė tė angazhuara sot pėr projektin e kėsaj Evrope, qė ėshtė njė nga aksionet mė madhėshtore tė ndėrmarra ndonjėherė nė historinė e njerėzimit. Sa mė shumė tė kalojė koha, aq mė qartė do tė spikatin pėrmasat e vėrteta tė kėsaj ngrehine monumentale, mbi tė cilėn popujt kanė vėnė aq shumė shpresa.
    Do tė jetė nė nderin e pėrbashkėt tė kontinentit tonė gjetja e rrugėve dhe shtrimi i tyre i vėshtirė pėr tė mbėrritur tek Evropa e nesėrme. Nė kėtė kontekst mendova t’ju drejtohem.
    Ėshtė njė gjė e njohur tashmė se njė pjesė e qytetėrimit antik grek, mbi tė cilin ėshtė ngritur qytetėrimi perėndimor, e sidomos ajo pjesė qė lidhet me letėrsinė e mitet, ėshtė mbėshtetur mbi njė akt moral: njė emancipim tė ndėrgjegjes ose mė saktė njė exorcizėm tė saj. Pa kėtė exorcizėm, qė Greqia e filloi me Homerin, pėr tė nxjerrė nga vetja njė krim tė vjetėr, krimin kundėr Trojės, populli grek s’mund tė shkonte pėrpara e tė ngjitej atje ku u ngjit.
    Evropa e nesėrme s’mund tė ndėrtohet pa e ēliruar ndėrgjegjen nga gabimet dhe fajet e vjetra. Historia e botės sonė ėshtė e mbushur me faje tė tilla, por ato qė u bėnė nė ēerekun e parė tė kėtij shekulli prej Fuqive tė Mėdha evropiane, janė tepėr tė ndjeshėm ende sot. Midis dy seanca mbledhje, midis dy ceremonive, u bėnė prerje tragjike kufijsh, popujve iu kėputėn pjesė tė tėra, dhe ndonjė popull u pre mė dysh. Tani, pas kaq vitesh, ashtu si plagėt e vjetra qė dhembin sa herė ngryset moti, ashtu dhe kėto prerje shkaktojnė dhimbje e tragjedi tė reja.
    Nė kėtė kirurgji tė rėndė, ai qė humbi mė shumė ishte kombi shqiptar. Bashkėkohės i grekėve tė vjetėr, njė nga mė martirėt e kontinentit, pas dy mijė vjet jete nė bashkėsi, ai u pre mė dysh mė 1913 dhe 1918. Qysh nga kjo kohė ajo prerje kullon gjak.
    Nė korrik tė vitit 1989, gjatė mėngjesit qė mė ftuat nė Elize, pėr tė cilin ruaj njė kujtim aq tė bukur, gjatė bisedės sonė folėm, midis tė tjerash, edhe pėr ēėshtjen e shqiptarėve e tė kurdėve, si dy nga problemet etnike mė tė ndėrlikuara. Ju thatė atėherė me tė drejtė, se ndėrsa problemi kurd, pėr rrethana qė dihen ėshtė tepėr i ndėrlikuar, ēėshtja e shqiptarėve paraqitet mė e qartė. Pas luftės sė Gjirit, gjithė bota ishte dėshmitare e tragjedisė kurde, kurse pėr tragjedinė shqiptare ende nuk duket projekt zgjidhjeje nė horizont.
    Nė atė takim unė ju kujtova se mbi kombin shqiptar rėndojnė pėr fat tė keq dy diktatura: ajo e komunistėve vendės dhe ajo e komunistėve serbė. Tani mbas dy vjetėsh, njėra nga diktaturat, ajo shqiptare, ka rėnė, por ka mbetur tjetra, serbja.
    Unė ju shkruaj kėtė letėr me besim tė plotė se ju si President i Francės, si evropian i shquar dhe si njė njeri i kulturės e i ndėrgjegjes botėrore do tė bėni diēka pėr zgjidhjen e kėtij problemi dramatik. Unė e di mirė se sa tė vėshtira janė ēėshtjet etnike, sa ndėrlikime tė papritura krijojnė aty ku nuk priten, dhe sa shpesh bien ndesh me harmoninė e arritur me aq vėshtirėsi.
    Ju siguroj, Zoti President, se shqiptarėt nuk do tė kėrkojnė kurrė nė mėnyrė tė paduruar e egoiste tė rregullojnė ēėshtjen e tyre nė kurriz tė paqes evropiane ose tė cenimit tė popujve tė tjerė. Por nė qoftė se ata kurrsesi nuk duan tė bėhen shkaktarė tė prishjes sė harmonisė nė kontinent, kjo s’do tė thotė se ata do tė vazhdojnė tė vetėflijohen e tė mos kėrkojnė ato tė drejta elementare pėr tė cilat bota e sotme ėshtė krejtėsisht nė njė mendje.
    Mendoj se ajo qė kėrkojnė sot shqiptarėt janė dy gjėra. E para, tė ndihmohet demokracia nė Shqipėri. E dyta, tė mos lihet gjysma e kombit shqiptar, qė jeton nė Jugosllavi nėn mėshirėn e terrorit serb, kėsaj skėterre tė papėrfytyrueshme tė kohės sonė.
    Ēėshtja e parė, ndihmesa pėr demokracinė e re shqiptare ėshtė e qartė dhe e thjeshtė, dhe kohėt e fundit, pėr fat tė mirė, janė ndėrmarrė disa hapa tė ndjeshme. Ēėshtja e dytė lidhet me kėrkesėn e ngutshme qė shqiptarėt, populli i tretė nė Jugosllavi, tė vendosin si ēdo komb tjetėr pėr fatin e tyre.
    Lidhur me kėtė do tė dėshiroja tė shtoja diēka tė rėndėsishme. Nga tė dhėna tė sakta qė kam mundur tė grumbulloj, vėrtetohet njoftimi qė liderėt demokratė tė Kosovės i kanė bėrė tė ditur gjithė botės, se komunistėt serbė po pėrgatisin kundėr shqiptarėve njė masakėr tė pėrgjithshme. Sado qė njė gjė e tillė tingėllon si mesjetare dhe e kapėrcyer nga koha, mė besoni Zoti President, se nė gadishullin ballkanik mesjeta ėshtė ende e pranishme. Unė ju lutem qė ta vlerėsoni kėtė paralajmėrim, kėtė klithmė pėr ndihmė, pėrpara se tragjedia tė ndodhė, dhe pėrpara se tė jetė vonė.
    Duke ju kėrkuar ndjesė pėr kėtė letėr tė gjatė, jam i sigurt Zoti President, se me gjithė punėt dhe angazhimet e shumta qė keni, do tė bėni diēka tė ndjeshme pėr popullin tim, i cili pėrherė ka pritur diēka mė shumė nga Evropa, e veēanėrisht nga Franca. Drama e tij ėshtė pjesė e dramės botėrore, por aq mė tepėr drejtėsia qė ai kėrkon ėshtė pjesė e saj.
    Pranoni Zoti President, shprehjen e konsideratės sime mė tė lartė!

    Ismail Kadare

    Paris, 12 shtator 1991



    Letra e Kadaresė drejtuar Zhak Shirakut, nė lidhje me tė burgosurit politikė nė burgjet jugosllave

    Kadare-Shirakut:
    Shqiptarėt, ende nė kampe pėrqendrimi jugosllave

    Somario;
    Ėshtė e vėshtirė tė pranosh idenė se mbi shqiptarėt e Kosovės po lejohet tė ushtrohen tortura epokash tė shkuara tė cilat u janė kursyer popujve tė tjerė tė Evropės. Kjo tė bėn t’i druhesh shfaqjes sė re tė racizmit mbi kontinentin tonė.

    Somario:
    Ideja e Evropės, realiteti i saj tashmė, nuk mund tė lidhen kurrsesi me asnjė lloj racizmi. Me njė tmerr tė tillė mbi truallin e vet, ndėrgjegjja evropiane nuk mund tė jetė e qetė. Liria e Evropės nuk mund tė jetė e plotė pa lirinė e popujve qė i pėrkasin hapėsirės sė saj.


    Letėr Presidentit Jasques Chirac

    Zoti President!
    Nuk kam menduar kurrsesi se do t’ju drejtohesha sėrish rreth njė ēėshtjeje, pėr zgjidhjen e sė cilės bashkėsia ndėrkombėtare, dhe nė veēanti Evropa Perėndimore, Aleanca e Atlantikut, Franca dhe ju vetė keni marrė pjesė seriozisht dhe fuqishėm: drama e Kosovės. E kuptoj fare mirė se gjėrat duhen vendosur nė pėrmasat e tyre reale dhe se bota e sotme ka ēėshtje tė reja dramatike pėr tė zgjidhur, nuk duhet pra t’i lejoj vetes luksin e rikthimit pafund te shqetėsimet e njė populli, edhe kur ka arsye pėr ta bėrė. Jam i ndėrgjegjshėm pėr kėtė gjė, e, megjithatė, njė fakt skandaloz mė shtyn t’i tejkaloj tė gjitha dhe t’ju drejtohem me kėtė letėr.
    Pak kohė mė parė, njė i burgosur politik shqiptar i quajtur Besim Zymberi, ia doli mbanė tė nxirrte nga burgu i Sremes nė Serbi, njė dėshmi tė shkruar, tė nėnshkruar prej tij dhe nė emėr tė qindra tė burgosurve politikė qė mbahen ende nė burgjet e Jugosllavisė. Ma ka drejtuar publikisht kėtė dėshmim, si shkrimtar, duke mė kėrkuar me ngulm t’ia bėj tė ditur opinionit evropian, si dhe atij botėror.
    “Unė, i burgosur shqiptar nė njė kamp pėrqendrimi serb, ju kėrkoj tė hidhni dritė mbi njė vuajtje pėr tė cilėn institucionet ndėrkombėtare nuk kanė dijeni.”
    Kėshtu zinte fill letra duke pėrfunduar me fjalėt: “Ne, tė burgosurit shqiptarė tė Kosovės, jemi hebrenjtė e fundit tė mbajtur nė kampet hitleriane tė Milosheviēit, madje edhe pas rėnies sė tij… Dhe bota vazhdon tė jetė e verbėr!!!”
    Zoti President, ja thelbi i ēėshtjes: nė kontinentin tonė evropian, pjesė e hapėsirės perėndimore, atė qė quhet pararojė e luftės pėr njė botė tė re demokratike dhe morale, ekzistoka edhe njė vend me emrin Jugosllavi, ku njerėzve u hidhen prangat thjesht pse aspirojnė lirinė. Dhe ky vend e quan veten demokratik, kėtij vendi ia hapin dyert, madje tė dy kanatet, duke harruar se ai e ka pėr detyrė t’i japė fund kėsaj barbarie.
    Pėr tė shmangur ēdo keqkuptim, do tė doja sė pari t’ju thosha se shqiptarėt kanė qenė dhe i janė mirėnjohės Evropės dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, pėr faktin se ata i dhanė lirinė gjysmės sė kombit tė tyre. Nga ana tjetėr, krejt ndryshe nga ē’trumbeton propaganda antishqiptare, ata janė njė popull i durueshėm dhe i matur nė kėrkesat e veta. Por kėtė durim ia kanė keqpėrdorur sė tepėrmi dhe madje vazhdojnė ta bėjnė kėtė me cinizėm. Mjafton tė sillen ndėr mend disa prej fakteve tė shėnuara nė letrėn qė pėrmenda.
    Mė 10 qershor 1999, menjėherė pas marrjes sė Kumanovės, qė shėnoi edhe fundin e konfliktit mes NATO-s dhe Milosheviēit, rreth njė milion shqiptarė tė Kosovės u rikthyen me shpejtėsi nė tokat e tyre, prej nga i kishin dėbuar nė kushte ēnjerėzore. Po atė ditė, mė 10 qershor 1999, trupat serbe qė linin Kosovėn, morėn me forcė 2050 shqiptarė pėr t’i burgosur mė pas. Nėse thuhet se ēdo burgosje ėshtė nė vetvete njė tragjedi, tė burgosesh ditėn e ēlirimit tė vendit tėnd pėrbėn njė tragjedi tė pafund.
    Njeriu qė mė dėrgoi kėtė letėr ėshtė njė prej personazheve tė kėsaj drame. Me tė drejtė ai shtron pyetjen: si ėshtė e mundur qė Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar, Komisariati i Lartė i Refugjatėve, Kėshilli i Evropės (Komiteti kundėr torturės) nuk shfaqin interes pėr tė burgosurit shqiptarė tė Kosovės? A do tė ndodhte kėshtu edhe nėse ata do tė ishin amerikanė, gjermanė apo francezė? Si ėshtė e mundur qė presidenti i shpallur si demokrat, Koshtunica, pėr mė tepėr jurist nė vendin e tij, tė tregohet kaq i pandjeshėm, mizor e madje racist ndaj kėtyre tė burgosurve? Sė fundi, si ėshtė e mundur qė askush nuk e shpall e nuk e dėnon kėtė gjendje?
    Mbasi shtypėn dhe masakruan njė popull pėr vite me radhė, mbasi shkuan nė thikė rreth njė mijė fėmijė tė moshės nėn pesė vjeē, siē e ka pohuar edhe vetė shtypi serb (nė artikujt e Filipoviēit nė gazetat “Le Monde” dhe “Liberation”), mbasi pėrdhunuan qindra vajza dhe gra, mbas shpėrnguljes barbare tė rreth njė milion njerėzve, provokimi vazhdon. Mbajtja e tė burgosurve politikė shqiptarė ėshtė pjesė e njė strategjie sistematike, tė ndjekur me cinizėm, vite me radhė. Ky sistem i shtyn shqiptarėt tė gabojnė. Qėllimi i tij ėshtė ligjėrimi i mėtejshėm i goditjeve kundėr tyre. Njė lojė makabre qė luhet prej shumė kohėsh nė Ballkan.
    Zoti President, siē e dini, kjo nuk ėshtė hera e parė qė unė pėrpiqem tė tėrheq vėmendjen tuaj ndaj ēėshtjes sė tė burgosurve politikė shqiptarė tė Kosovės. E di qė gjatė vizitės suaj nė Beograd, u lirua vetėm njė i burgosur, Albin Kurti. Por, sa tė tjerė, numri i tė cilėve nuk dihet, mbetėn ende? Sa kanė vdekur? Kohė pas kohe, i zhvendosin nga njė kamp nė tjetrin, lirojnė njė ose dy veta, si me pikatore… Mes tyre gjendet Ukshin Hoti, lider i rėndėsishėm, ish-ministėr i Punėve tė Jashtme tė Kosovės autonome, filozof, politolog…
    Ėshtė e vėshtirė tė pranosh idenė se mbi shqiptarėt e Kosovės po lejohet tė ushtrohen tortura epokash tė shkuara tė cilat u janė kursyer popujve tė tjerė tė Evropės. Kjo tė bėn t’i druhesh shfaqjes sė re tė racizmit mbi kontinentin tonė.
    Ideja e Evropės, realiteti i saj tashmė, nuk mund tė lidhen kurrsesi me asnjė lloj racizmi. Me njė tmerr tė tillė mbi truallin e vet, ndėrgjegjja evropiane nuk mund tė jetė e qetė. Liria e Evropės nuk mund tė jetė e plotė pa lirinė e popujve qė i pėrkasin hapėsirės sė saj.
    Pikėrisht pėr kėto vuajtje tė mėdha, e veēanėrisht pėr tragjedinė e tė burgosurve, arsye e kėsaj letre, ju drejtohem juve, President i njė vendi pa tė cilin nuk mund tė kuptohet historia e lirisė njerėzore. Franca, duke pasur ndikim qoftė nė Shqipėri, qoftė nė Jugosllavi, i ka mjetet e duhura pėr tė ndėrmarrė njė aksion vendimtar pėr kėta tė burgosur, orėt e tė cilėve janė tė pafundme, siē janė gjithnjė orėt e skllavėrisė. Ju drejtohem juve, Zoti President, me shpresėn se do tė ndėrmerrni njė pėrēapje, qė do tė japė sinjalin e njė veprimi mė tė gjerė pėr tė qetėsuar atmosferėn e rėndė nė gadishullin e lėnduar ballkanik.


    Me konsideratėn time tė lartė,
    Ismail Kadare
    Paris, 12 dhjetor 2001

    VIJON NESĖR

    02/07/2006
    KATEGORIA: Metropol
    Shekulli
    O malet' e Shqipėrisė, qė mbani kryet pėrpjetė,
    Tėmerr e frikė pėrhapni, pėrpini qiejt e retė!

  16. #356
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Kadare: Biseda pėr Evropėn


    Ismail Kadare

    Ismail Kadare sqaron pėrfundimisht pozicionin e tij pėr polemikėn e fundit lidhur me identitetin evropian tė shqiptarėve. Sipas tij, ky debat nuk mund tė quhet polemikė, por njė dalldi e njėanshme. Kadare sqaron edhe njėherė se po polemika nuk ka qenė e kotė, pasi ėshtė shkruar nė njė kohė kur Shqipėria ndodhet nė prag tė nėnshkrimit tė marrėveshjes sė parė serioze me Evropėn, ndėrs Kosova nė prag tė pavarėsisė.

    Ismail Kadare sqaron pėrfundimisht pozicionin e tij pėr polemikėn e fundit lidhur me identitetin evropian tė shqiptarėve. Sipas tij, ky debat nuk mund tė quhet polemikė, por njė dalldi e njėanshme. Kadare sqaron edhe njėherė se po polemika nuk ka qenė e kotė, pasi ėshtė shkruar nė njė kohė kur Shqipėria ndodhet nė prag tė nėnshkrimit tė marrėveshjes sė parė serioze me Evropėn, ndėrs Kosova nė prag tė pavarėsisė. Sipas shkrimtarit tė madh, teknika, ose mė saktė, dredhia klasike nė kėtė rast ėshtė tė mos merresh me problemin qė ngre polemizuesi tjetėr, por tė rendėsh pas spekulimeve. E spekulimet, nė thelb, janė mashtrim
    Pyetje: Para sė gjithash, do tė dėshironim tė dinim rrethanat nė tė cilat u shkruan kėto letra, tė cilat nė disa aspekte ruajnė aktualitetin ende sot.

    Pėrgjigje: Tė dėrguara nė shtator tė vitit 1991, tri letrat e para kanė pasur si shtysė tė ngutshme paralajmėrimin pėr tragjedinė e re, qė po i kėrcėnohej Kosovės. Ndihej se diēka katastrofike ishte duke u pėrgatitur. Koha tregoi se ky alarm nuk ishte i kotė. Letra e katėrt, dhjetė vite mė pas, ka lidhje me tė burgosurit e Kosovės.
    Pėrveē kėsaj, qėllimi tjetėr, qė gjithsesi lidhej me tė parėn, ishte tėrheqja e vėmendjes pėr krejt ēėshtjen shqiptare. Kjo lidhej natyrshėm me raportet me familjen e popujve evropianė. Kishte rėnė ora pėr Shqipėrinė. Ėshtė thėnė edhe mė parė, se ndėrsa De Rada e ka pėrdorur shprehjen “erdhi dita e Arbrit”, nė kuptimin e pėrzishėm, tani e njėjta shprehje duhej tė kumtonte tė kundėrtėn, mbarimin e fatkeqėsisė gjashtėshekullore. Por pėr kėtė duhej qė Evropa tė bėhej e ndjeshme ndaj kombit tė harruar shqiptar.
    Mė 1991, ideja e hershme e Robert Shumanit dhe evropianistėve tė tjerė, pėr njė Evropė tė bashkuar po ringjallej me forcė. Rėnia e komunizmit e kishte ngucur si kurrė mė parė kėtė projekt madhėshtor. Popujt e porsadalė nga zgjedha komuniste i kishin sytė nga ky projekt. Pėr kombin shqiptar tė ndarė mė dysh, problemi paraqitej dyfish i ndėrlikuar. Ndaj kambana pėr tė duhej tė binte dyfish mė fort.
    Me sa duket, pėr shkak tė kėsaj rrethane, e cila ndodhet ende nė zhvillim e sipėr, letrat tingėllojnė gjithsesi aktuale.

    Pyetje: Kur lexon kėto letra, mėnyrėn si shtrohen problemet, njeriu, padashur, bėn krahasimin me polemikėn e fundit pėr identitetin evropian ose joevropian tė shqiptarėve. Shumė njerėz kanė shfaqur mendimin se ajo, krahas anėve pozitive, ka pasur mjaft keqkuptime. Madje disa e kanė quajtur kundėrproduktive. Cili ėshtė mendimi juaj?

    Pėrgjigje: Sė pari desha tė them se nuk besoj shumė qė njė dalldi e njėanshme tė foluri, mund tė quhet vėrtet polemikė. Ndėrkaq, nga e keqja, le ta quajmė kėshtu.
    Mendoj se ajo pjesė e opinionit shqiptar, qė e ka gjetur kėtė “polemikė” kundėrproduktive, ka gjithsesi tė drejtė. Mund tė thuhet se ėshtė njė shembull se si s’duhet bėrė njė gjė e tillė.
    Njė polemikė del e dėshtuar, ose e dėmshme pėr dy arsye. E para, kur zhvillohet pėr diēka tė paqenė, ose fare tė parėndėsishme. Polemikat shterpa, jo vetėm qė s’japin asgjė, por ēoroditin gjithēka. Arsyeja e dytė e dėshtimit ėshtė zvetėnimi i polemikės. Ajo mund tė fillojė mirė, mbi njė bazė qė ia vlen, por, mė pas, kriteri i saj, pakti pėr atė qė do tė flitej, befas ėshtė prishur. Zakonisht ėshtė njėri prej pjesėmarrėsve qė duke mos e pėrballuar dot argumentin, e shtrajton (deformon) atė.

    Pyetje: Ē’mendoni se ka ndodhur konkretisht me polemikėn pėr tė cilėn po flasim? Ka qenė e kotė, apo ėshtė degraduar?

    Pėrgjigje: Polemika, le tė vazhdojmė ta quajmė kėshtu, nuk ka qenė e kotė. Kur kam shkruar sprovėn mbi identitetin evropian tė shqiptarėve kam qenė i bindur se problemi ka qenė mė i ngutshėm se kurrė. Shqipėria ndodhet nė prag tė nėnshkrimit tė marrėveshjes sė parė serioze me Evropėn. Kosova nė prag tė pavarėsisė. Ndonėse ka kaluar njėfarė kohe, kėto dy akte vazhdojnė tė kenė po atė peshė e atė ngut madhor, e kėshtu do ta kenė pėr njė kohė tė gjatė. Unė s’di probleme mė tė rėndėsishme pėr kombin shqiptar.
    Askush nuk mund tė hiqet naiv e tė bėjė se nuk kupton, se hyrja e Shqipėrisė nė Evropė dhe pavarėsia e Kosovės nuk vendosen diku nė Tunizi apo nė Singapor, por kryesisht nė botėn perėndimore, pra nė Evropė e nė SHBA.
    Pra, polemika nuk ka qenė as shterpė e as nė kohė tė gabuar. E gabuar ka qenė bjerrja e saj.

    Pyetje: A mund ta shpjegoni ku ėshtė bėrė gabimi dhe a mund tė shmangej ai?

    Pėrgjigje: Nuk ėshtė vėshtirė tė prishėsh njė polemikė. Teknika, ose mė saktė, dredhia klasike nė kėtė rast ėshtė tė mos merresh me problemin qė ngre polemizuesi tjetėr, por tė rendėsh pas spekulimeve. E spekulimet, nė thelb, janė mashtrim.
    Ēfarė shtrova nė sprovėn “Identiteti evropian i shqiptarėve”? Asgjė mė shumė se njė ide tė pėrpunuar qysh prej njė shekulli e gjysmė, nga rilindėsit tanė: orientimin evropianoperėndimor tė Shqipėrisė. Nė prag tė afrimit tė ri me Evropėn dhe NATO-n, kam dashur tė rikujtoj idenė se identiteti shqiptar, pavarėsisht nga ndikimet e pashmangshme, ka mbetur i qartė. Jam ngritur kundėr tezės sė shprehur kohėt e fundit se identiteti shqiptar ėshtė gjysmak. Kundėr tezės se njė pushtim (nė kėtė rast pushtimi osman, e nė njė tjetėr rast pushtimi serb) e prish identitetin. Kam shprehur mendimin se tė pranosh kėtė, do tė thotė tė pranosh idenė se ndėrsa popujt e tjerė tė Ballkanit, nėn tė njėjtin pushtim, e kanė ruajtur identitetin e vet, populli shqiptar, si mė i dobėti midis tyre, pėr turp tė tij, e ka humbur atė pėrgjysmė.
    Njė vend themelor nė sprovėn time zė mendimi se teza e mėsipėrme ėshtė njė tezė e vjetėr serbe, me prapavijė kriminale. Sipas kėsaj teze, populli, ose mė saktė, nėnpopulli shqiptar, me identitet gjysmak, pėr shkak tė pjesės sė madhe myslimane, sipas tyre, ėshtė mish i huaj pėr kontinentin evropian. Se rrjedhimisht shqiptarėt mund tė dėbohen, e tė venė andej nga, sipas tyre, kanė ardhur, nė Azi. Se ky aksion pėr kėtė spastrim etnik mund t’i besohet Serbisė. Se pėr kėtė, Serbia do tė ketė mirėnjohjen e Evropės.
    Dihet se si dėshtoi kjo ėndėrr makabre dhe se si Serbia, nė vend tė mirėnjohjes, pati bombardimin prej Evropės dhe SHBA-sė.
    Ēfarė i mbeti Serbisė pas kėsaj? Shpresa e vetme, e fundit, qė atė qė ajo nuk ua bėri dot shqiptarėve, shqiptarėt t’ia bėjnė vetes. Me fjalė tė tjera, tė shpallen ata vetė se, ndryshe nga kombet e tjera, janė me identitet gjysmak.
    Tė vetėshpallurit mbrojtės tė myslimanizmit shqiptar, nė tė vėrtetė, janė akuzuesit kundėr tij. Identitetit evropian ata i kundėrvėnė “identitetin mysliman”. Pėrveē qė ėshtė njė mėnyrė barbare tė menduari, sepse konceptit “evropian” nuk mund t’i vėsh pėrballė njė koncept fetar, ashtu siē nuk mund t’i vėsh njė tė tillė koncepteve “aziatik” ose “amerikan”, kjo kundėrvėnie shpreh njė qėndrim pėrjashtues ndaj pjesės myslimane tė popullsisė shqiptare. Sipas kėsaj kundėrvėnieje, myslimanėt shqiptarė e kanė tė pamundur ose tė ndaluar tė jenė evropianė.
    Nė sprovėn “Identiteti evropian i shqiptarėve” ėshtė pėrsėritur disa herė ideja se myslimanėt shqiptarė janė po aq evropianė sa tė krishterėt. Se nuk ka pasur e as mund tė ketė Shqipėri evropiane, pa myslimanėt. Ashtu siē nuk mund tė ketė Shqipėri tė mirėfilltė pa ata.
    Nė qoftė se thuhet se populli shqiptar, me shumicė dėrrmuese, ėshtė shpallur sot aleat i Evropės dhe SHBA-sė, kjo do tė thotė se ndėr tri besimet, ėshtė pjesa myslimane, si mė e shumta, qė e ka bėrė nė radhė tė parė kėtė zgjedhje. Rrjedhimisht, ėshtė faji i tyre nėse kjo zgjedhje quhet e gabuar, ashtu siē ėshtė meritė e tyre (dhe lumturisht ashtu ėshtė), nėse zgjedhja quhet e drejtė.
    Pėrpara njė shtrimi tė tillė tė ēėshtjes, Haxhi Qamilėt e vonuar e kanė tė vėshtirė tė pėrgjigjen. Ndaj ata i kthehen zanatit tė vjetėr: falsifikimit.

    Pyetje: Folėt pak mė lart pėr degradimin e debatit.

    Pėrgjigje: Pėr t’u kthyer aty ku e lamė, “polemika” nuk ka qenė e kotė, por ajo ėshtė zvetėnuar.
    Siē e thashė mė lart, nuk ėshtė e vėshtirė prishja e njė debati. Teknika, pra, ėshtė e njohur. Shpiket njė tezė e paqenė, pra, njė mashtrim: “I. Kadare e njėjtėson identitetin evropian me atė tė krishterė”. Ky mendim nuk gjendet askund. Por kjo s’e pengon mashtruesin themeltar ta pėrsėritė atė disa herė. Tė tjerė debatues, nga padija, naiviteti ose qėllimi i keq, e ripėrtėritin atė. Mashtrimi, ashtu si paraja e pistė, riqarkullon tani kudo. Teknikė tjetėr ėshtė tė mos i pėrgjigjesh problemit qė shtron tjetri, por ta kthesh gjithēka kryengulthi. Dihen tashmė disa nga kėto mėnyra, tė pėrpunuara nga zyrat speciale tė botės sė pėrmbysur komuniste.
    Nė qoftė se ti je pėrpjekur pėr emancipimin e letėrsisė apo tė njė rrafshi tjetėr tė artit, akuzohesh se ke bėrė tė kundėrtėn, “e ke sovjetizuar atė”. Nėse je pėrpjekur pėr hapje ndaj Evropės, akuzohesh se ke bėrė ēmos pėr mbyllje. Nėse ke mbrojtur refugjatėt shqiptarė, qysh mė 1990, pėrpara gjithė opinionit botėror, duke i bėrė thirrje botės pėr t’i pranuar ata njerėzisht, akuzohesh pėr tė kundėrtėn. Nėse je pėrpjekur me tė gjitha mjetet tė bėsh tė njohur ēėshtjen e Kosovės, akuzohesh pėr shpėrfillje ndaj saj. Nėse e ke mbrojtur UĒK-nė, qysh nė zanafillė nga akuzat pėr terrorizėm, akuzohesh se ke qenė ti vetė qė e ke quajtur terroriste. E kėshtu me radhė, pėr tė arritur gjer te problemi fetar. Akuzohesh pėr shumė kohė si kundėrkatolik. Mė pas, kur kjo pushon sė qeni e besueshme, zėvendėsohet me kundėrmyslimanizėm. Ti i ke mbrojtur myslimanėt shqiptarė nga shpifja monstruoze se ata janė tė paaftė pėr tė qenė evropianė. Ti ngul kėmbė se ata janė po aq evropianė sa tė krishterėt dhe se hyrja e Shqipėrisė nė Evropė pa myslimanėt as qė mund tė pėrfytyrohet. Ti e ke thėnė disa herė kėtė dhe prapė akuzohesh pėr tė kundėrtėn. Ti u ke shkruar letra katėr presidentėve “tė krishterė” dhe nuk e pėrmend asgjėkund problemin fetar, duke u dhėnė tė kuptojnė se ēėshtja e lirisė, e pavarėsisė dhe pėrkatėsisė evropiane tė shqiptarėve, as pengohet e as ndihmohet nga besimi i tyre. E megjithatė, ti akuzohesh se nė intervistat apo sprovat e botuara, kėrkon t’i bėsh qejfin “Evropės sė krishterė”.
    Siē shihet, Haxhi Qamilėt e sotėm janė tė palodhur. Ndryshe nga banditi i dikurshėm analfabet, kėta tė sotmit, qė dinė shkrim e kėndim, janė edhe mė tė rrezikshėm.

    Pyetje: E keni pėrmendur Haxhi Qamilin disa herė nė sprovat tuaja pėr tė keq, nė kohėn kur Qosja e ēmon si njė kryengritės kundėr grekėve, serbėve dhe feudalėve.

    Pėrgjigje: Ka dy interpretime pėr kėtė figurė. Vlerėsimi i Enver Hoxhės mė 1947, i pėrtėritur mė 1960, ku haxhiqamilizmi trajtohet me respekt si “lėvizje klasore e patriotike” kundėr feudalėve dhe grekėve e serbėve. Nė tė vėrtetė, ka qenė lėvizja mė e hapur antishqiptare, ceremoniali i pėrditshėm i sė cilės ishte valėvitja e flamurit turk dhe djegia e flamurit shqiptar. Adhurimi i komunistėve shqiptarė pėr tė, dėshmon njė thelb tė pėrbashkėt midis haxhiqamilizmit dhe stalinizmit shqiptar. Njė pėrcaktim i shkėlqyer i Mit’hat Frashėrit, i vitit 1928, zbulon arsyet e kėsaj dashurie tė shėmtuar. Pėr Haxhi Qamilin dhe ndjekėsit e vet, Frashėri shkruan se ishin “ata qė inauguruan bolshevizmėn nė Shqipėri me djegie, plaēkitje dhe rrėnime, tre vjet mė parė se sa tė buēasė bolshevizma nė Rusi”.
    Riciklimi i haxhiqamilizmit nė kronikėn shqiptare, tregon se diēka nuk shkon nė kėtė kronikė. Ndonėse njeriu qė i ka dhėnė emrin kėsaj lėvizjeje ka qenė, sipas Mit’hat Frashėrit, njė katundar nga Sharra, i ikur nga ēmendina, haxhiqamilizmi vetė dėshmon njė dukuri nė historinė tonė. Gjithmonė sipas Frashėrit, kjo ka qenė njė lėvizje e errėt qė duke vepruar nėn maskėn e fesė myslimane, nxitej dhe financohej, pėr ēudi, nga rrethet shoviniste, aspak myslimane, tė Ballkanit.
    Siē shihet, me njė shekull vonesė, dukuria pėrsėritet. Historia jonė, nė vend qė tė bėnte sikur nuk shihte, duhej tė kishte vėnė re se pėrse nė disa zona tė Shqipėrisė kėndohet ende sot kėnga pėr banditin nga Sharra (Mal mė mal kėndon bilbili, rroftė e qoftė Haxhi Qamili.). E kjo tė kujton faktin tjetėr se pėrse mbahet mend dhe vizitohet ende sot varri i Ballaban pashės, tradhtarit tė mundur e tė ndėshkuar prej Skėnderbeut?
    Shtrohet pyetja nėse kjo tregon njė gjendje patologjike tė njė pjese tė popullsisė shqiptare, apo kėto janė zona nė tė cilat, sipas kronikave osmane, perandoria ka bėrė shpėrngulje etnike tė vendėsve, pėr t’i zėvendėsuar me kolonė tė ardhur nga kushedi ku. E kėta kolonė kanė kujtime e nostalgji tė tjera. Ato jo vetėm janė tė ndryshme nga ato tė kombit shqiptar, ēka do tė ishte e natyrshme, por ato janė nė kundėrshtim tė plotė me interesat e tij. E kėtė asnjė vend i sotėm nuk e lejon.

    Pyetje: Nė sprovėn tuaj pėr Dante Aligierin, poetit tė adhuruar ju i keni bėrė njė kritikė lidhur me trajtimin e gabuar tė tij, tė profetit Muhamet. Kjo kritikė bie nė kundėrshtim me akuzat e Qoses pėr antimyslimanizėm. Por nga njė burim interneti, ėshtė thėnė se nė botimin frėngjisht dhe italisht, qė do tė dalin sė shpejti, paragrafet ku flitet pėr kėtė gjė janė hequr. Ē’mund tė na thoni?

    Pėrgjigje: Ky ėshtė njė trillim i mirėfilltė. Nė botimet e huaja, qoftė nė ato frėngjisht e italisht, qoftė nė tė tjerat, nuk do tė ketė asnjė fjalė tė ndryshuar, nė asnjė paragraf, e aq mė pak nė paragrafet ku pėrmendet profeti Muhamet.
    Ėshtė pėr t’u habitur zelli i atyre qė, nga njė anė hiqen si mbrojtės tė myslimanizmit, nga ana tjetėr, kanė padurim, qė ata vetė tė fabrikojnė e tė nxitin tė kundėrtėn.

    Pyetje: Veprat tuaja janė botuar gjithashtu nė vendet myslimane dhe arabe. A ka pasur vėrejtje lidhur me fenė?

    Pėrgjigje: Ka dhjetėra botime tė mia qė nga Maroku nė Turqi e gjer nė Iran. Nuk jam nė dijeni tė ndonjė kritike lidhur me ēėshtje fetare.

    Pyetje: Edhe njė pyetje e fundit. Tė gjithė flasin sot nė Shqipėri pėr Evropėn dhe kanė padurim pėr pranimin nė Bashkimin Evropian. Ndėrkaq, populli ynė bashkė me klasėn politike, ka njė qėndrim shumė miqėsor ndaj SHBA-sė. Ē’mund tė thoni pėr kėtė mirėkuptim tė dyanshėm.

    Pėrgjigje: Kjo ėshtė gjėja mė e mirė qė i ka ndodhur popullit shqiptar qysh nga pavarėsia. Vizioni i tij pėrfshirės Evropė-SHBA, mendoj se ėshtė njė model i mirė edhe pėr tė tjerėt. Nė thellėsi, nė ato qė mund tė pėrfytyrohen si pllaka tektonike tė gjeopolitikės nuk ka kundėrthėnie midis dy kontinenteve, mė saktė midis BE-sė dhe SHBA-sė.
    Dėshira shqiptare pėr Evropėn, ėshtė pėrtej llogarive pėrfituese, siē kujtojnė disa. Duke pėrfshirė, natyrisht, zhvillimin ekonomik, ėshtė fryma evropiane qė i tėrheq shqiptarėt me po atė forcė.
    Ju pėrmendėt pak mė parė Dante Aligierin. Ėshtė jo vetėm poeti i parė i kontinentit, por bėn pjesė nė vlerat themelore tė tij. Duke qenė poet i ndėshkimit, ai ėshtė, nė radhė tė parė, poet i pastrimit shpirtėror. Duke i bėrė njė kritikė lidhur me profetin e myslimanėve, mund tė merret sikur kam dashur t’i bėj njė test pikėrisht tolerancės evropiane dhe frymės pranuese tė saj. Dhe kjo ėshtė e natyrshme tė bėhet prej njė shkrimtari, populli i tė cilit, pas njė ndarjeje tė gjatė, i kthehet kontinentit tė vet, jo me njė, por me tė tri besimet e tij.

    Evropa, bota perėndimore, as ka qenė e as ėshtė njė botė idilike. Por ajo ėshtė njė botė qė e pranon gabimin dhe kėrkon tė ndreqet. Ėshtė ajo qė e ka pjellė fashizmin, por ėshtė po ajo, qė e ka mbytur atė. E po kėshtu me komunizmin, ėshtė ajo qė e polli, e po ajo qė e mbyti me duart e saj. E kėshtu me radhė, ajo qė ka ndodhur e ende po ndodh me racizmin, antisemitizmin, kundėrmyslimanizmin.
    Duke iu kthyer Evropės, populli shqiptar, lė pas gjendjen e tij tė panatyrshme, pėr t’u kthyer nė gjendjen normale, i plotė dhe i papėrēarė.
    Nuk ka kundėrthėnie midis identitetit shqiptar dhe evropianizmit. Nė gjirin e asaj qė pėrcaktohet sot si Evropa e kombeve, jo vetėm nuk zbehet asnjė identitet, por, sado paradoksale tė duket, ka gjasė qė, raportet e vėshtira kohėt e fundit tė shqiptarėve me atdheun e vet, tė pėrmirėsohen. Shėndoshja e tyre, nėpėrmjet atij qė mund tė quhet partiotizėm institucional do tė sjellė njė drejtpeshim tė ri nė gjithė jetėn e kombit. Tek lėkundja e kėtij drejtpeshimi qėndrojnė rrėnjėt e disa tė kėqijave kryesore tė jetės sonė. Nė rivendosjen e tij, mbėshtetet, ndėr tė tjera, shansi ynė.
    Njė nga parullat e Rilindjes Shqiptare ka qenė: Zhvish rrobet e robėrisė, mėmėdhe!
    Nuk ėshtė e lehtė, natyrisht, tė ndahesh me tė keqen, qoftė ajo otomane, fashiste apo komuniste. Ne e dimė se kjo nuk ėshtė ēėshtje petkash, por shumė mė e thellė. Megjithatė, vrulli i pėrbashkėt shqiptar drejt frymės evropiane na e jep kėtė shpresė.


    “Ndaloni masakrėn qė po projektohet ndaj shqiptarėve tė Kosovės”

    Letėr VACSLAV HAVEL-it, President i Ēekosllovakisė

    I dashur Vacslav Havel

    Besoj se do tė mė kuptoni e pėr kėtė arsye do tė mė falni kėtė mėnyrė tė drejtuari jo protokollar. Duke qenė i sigurt se anėtarėt e sektit tonė, sektit tė madh tė shkrimtarėve, mbeten pėrherė besnikė tė kėsaj bashkėsie edhe kur qėllon qė marrin poste tė larta e bėhen presidentė shtetesh, unė po ju drejtohem thjesht si koleg (confrére), si njė murg qė i drejtohet vėllait tė tij murg tė tė njėjtit urdhėr.
    Zgjedhja juaj si president i njė vendi qendror tė Evropės ka qenė jo vetėm njė nder e njė kėnaqėsi shpirtėrore pėr tė gjithė shkrimtarėt, por pėrtej kėsaj, ajo ka qenė njė shenjė, njė ogur i mirė pėr tė gjithė kontinentin tonė evropian. Edhe mė parė historia ka njohur zyrtarė tė lartė, madje edhe monarkė shkrimtarė, por ju u bėtė kryetar shteti nė njė kohė tė turbullt e dramatike, nė kushtet e njė konkurrimi e sensibiliteti tė lartė politik kur vendi juaj ndodhej nė mes tė ciklonit tė ndryshimeve qė bota mbarė e ndiqte me ankth. Nė kėtė sens, fakti qė zgjedhja juaj u prit me kėnaqėsi nga tė gjithė, dėshmon se nė botėn tonė, qė shpesh na duket mė e ashpėr e mė cinike se sa ėshtė, synimi drejt vlerave tė epėrme shpirtėrore, jo vetėm qė nuk bie por qėllon qė edhe ngrihet. Mendoj se pėrveē asaj ē’ka fitoi Ēekosllovakia nga zgjedhja juaj ky ėshtė njė mesazh i mirė dhe plot shpresa qė mori krejt njerėzimi. Gjithmonė nė kėtė sens, aksionet tuaja me pėrmasa mbarė evropiane, siē qe takimi i Pragės i qershorit tė kėtij viti, qė ju e organizuat bashkė me presidentin Mitterrand, janė tė natyrshme e ju shkojnė ju pėr shtat si rrallėkujt.
    Pata nderin tė jem i ftuar nė Pragė, por ndonėse u takuam bashkė, nuk pata mundėsi, pėr arsye qė merren me mend, t’ju shtjelloja disa mendime tė mia, ēka po pėrpiqem ta bėj, sa mė shkurt, nė kėtė letėr.
    Ndonėse unė jam njė shkrimtar i larguar nga vendi im, pėrpiqem gjithmonė si shkrimtar e jo si politikan, tė bėj diēka pėr Shqipėrinė e popullin shqiptar, njė nga popujt mė martirė tė Evropės. Nė Pragė u fol shumė pėr Evropėn e nesėrme. Gjetja e rrugėve drejt saj ėshtė njė nga aksionet mė fisnike e mė heroike tė kohės sonė. Nė kėtė kohė ka shumė arsye pėr t’u dėshpėruar, por ka edhe arsye tė tjera pėr t’u gėzuar. Fakti qė njerėz si ju marrin pjesė nė projektin e ardhshėm tė Evropės janė inkurajuese pėr tė gjithė, sepse pėrherė ka pasur njerėz qė kėtė Evropė e kanė ėndėrruar me cilėsi sa mė njerėzore.
    Por, pėr fat tė keq, Evropa nuk ka qenė kėshtu dhe nė ndėrgjegjen e saj rėndojnė mjaft pesha tė vjetra, tė cilat duken sikur do tė harrohen, por nuk harrohen e s’mund tė harrohen kurrsesi. Ne shkrimtarėt diēka mė mirė se tė tjerėt e kuptojmė kėtė.
    Probleme tė rėnda, nga ato qė ngjajnė tė pakapėrcyeshme kanė dalė pėrpara botės sė sotme. Ndėr to dramat etnike si ndėr mė tė rėndat iu prishin gjumin shumė kancelarive. Por problemet e vėrteta janė pikėrisht ato qė prishin gjumin. Qė ankthet e shumė popujve arritėn, mė nė fund, tė shqetėsojnė kancelaritė kjo megjithatė ėshtė njė gjė pozitive. Se nė ē’masė do tė qetėsohen kėta popuj, kjo do tė pėrcaktojė, nė fund tė fundit, vlerat e kėsaj kohe, pėr tė cilėn ne tė gjithė jemi pėrpjekur nė kėtė fund shekulli.
    Ndėr popujt qė kanė vuajtur mė fort pasojat e gabimeve tė Evropės, kanė qenė edhe shqiptarėt. Ashtu si baltėt, si hungarezėt, si moldavėt e si kombe tė tjerė, ata provuan mbi trupin e tyre gėrshėrėt e Fuqive tė Mėdha, qė i prenė pa mėshirė nė fillim tė kėtij shekulli. Por ndėrsa tė tjerėve iu shkėputėn copa e gjymtyrė, ose pėrkohėsisht u vunė nėn protektoratin e fuqive tė huaja, kombi shqiptar ishte i vetmi qė pėsoi tragjedinė mė tė rėndė: u pre mė dysh. Ky gjymtim i rėndė ia ka prishur e vazhdon t’ia prishė atij gjithė drejtpeshimin, e bashkė me kėtė shkakton turbullira nė gjithė rajonin ballkanik.
    Ndėrsa gjysma e kėtij kombi shpėtoi, mė nė fund, nga diktatura vendase komuniste, gjysma tjetėr vazhdon tė lėngojė nėn njė nga diktaturat mė tė egra qė ka njohur bota, dhunėn serbe. Pa e tepruar aspak mund tė thuhet se shqiptarėt e Jugosllavisė jetojnė sot nė njė ferr tė vėrtetė. Duke mos kėrkuar aspak prishjen e mirėkuptimit dhe paqes evropiane, shqiptarėt e Jugosllavisė (Kosovės), popullsia e tretė pas serbėve dhe kroatėve nė kėtė shtet, kėrkojnė vetėm tė respektohen njėlloj si tė tjerėt, as mė pak e as mė shumė, dhe kėrkojnė atė drejtėsi qė bota e sotme ua njeh tė gjithėve. Me kėtė rast dėshiroj t’ju njoftoj Ju, se nga tė dhėnat qė po mbėrrijnė prej burimeve tė ndryshme, njė masakėr e pėrgjakshme po projektohet kundėr shqiptarėve. Gjithė Evropa duhet tė alarmohet prej kėtij paralajmėrimi, pėrpara se e keqja tė ndodhė dhe njė krim i tmerrshėm tė depozitohet nė ndėrgjegjen e kontinentit tonė.
    Ju kėrkoj ndjesė zoti President pėr gjatėsinė e kėsaj letre. Ju keni probleme jo tė pakta tė vendit tuaj pėr tė zgjidhur, por unė kam besuar pėrherė se shpesh, nė udhė misterioze, ēėshtjet e popujve, gėzimet e hidhėrimet e tyre komunikojnė me njėri-tjetrin dhe ashtu sė bashku qėllon qė lehtėsojnė njėra-tjetrėn. Kam besuar se ju do tė mė kuptoni drejt, i dashur Vacslav Havel dhe nuk do tė mungoni t’i kushtoni vėmendjen dhe fjalėn tuaj tė ndershme e tė veēantė ēėshtjes shqiptare. Populli shqiptar, qė di si rrallėkush tė jetė mirėnjohės, nuk do t’jua harrojė kurrė kėtė gjė.

    I juaji
    Ismail Kadare

    Paris, 14 shtator 1991
    03/07/2006
    KATEGORIA: Politike
    O malet' e Shqipėrisė, qė mbani kryet pėrpjetė,
    Tėmerr e frikė pėrhapni, pėrpini qiejt e retė!

  17. #357
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Idetė janė mė tė rėndėsishme se njerėzit

    Zekerija Ibrahimi

    U bė njė kohė e gjatė qėkur nė opinionin shqiptar u hap tema e identitetit tonė dhe sa mė shumė qė po kalon kohė, nė debat po inkuadrohen edhe shumė emra tė tjerė tė kulturės e tė artit shqiptar.Ndonėse nė kėto debate po lexohen edhe turrli-turrli akuzash nė adresa personale, megjithatė gjėja mė e mirė e kėsaj ishte se mė nė fund u tha se “mbreti ėshtė i zhveshur”. Tashmė ėshtė hapur njė ēėshtje qė kombet e qytetėruara e kanė kaluar qėmoti. Kėshtu, kjo krizė identiteti herėt a vonė duhet tė kalojė edhe te shqiptarėt. Ndonėse nė kėto debate u ngjitėn edhe njerėz qė pėrmes tyre duan tė dalin nė skenė, zakonisht duke u varur pas “tė mėdhenjve”, dikush pas “gjeniut Kadare” e dikush pas “akademik Qosjes”, megjithatė le tė jetė si tė jetė, mirė ėshtė qė kėto debate po bėhen. Por, si zakonisht nė debate tė kėtilla, pak mė tė nxehta, shumė shpesh po huqet tema, ato po kalojnė nė personalizime, e bile-bile edhe nė ofendime. Kam pėrshtypjen se njerėzit mė shumė pėlqejnė tė merren me njerėzit, me personalitetin e njerėzve, sesa me idetė e tyre. Nė botėn e qytetėruar vlen njė parim i amshueshėm se njerėzit e vegjėl merren me njerėzit, ndėrsa madhėshtia qėndron nė debatet pėr idetė. Njė gabim tė tillė, mbase pėr arsye subjektive, e bėn edhe artikullshkruesi i sė martės (20 qershor) nė Shekulli, Maks Velo, i cili nė vend qė t’i shqyrtojė idetė qė hidhen mbi identitetin shqiptar, mė shumė ėshtė i prirė tė japė cilėsime personale, madje edhe ofendime nė adresė tė debatuesve. Ja disa shembuj: “Kadareja ėshtė njė gjeni. Qosja ėshtė njė farė mendimtari dhe shkrimtari kosovar..”; “...unė e pranoja edhe Qosen si njė fare akademiku i dorės sė dytė”; “Mė nuk e kam takuar dhe nuk dua ta takoj...” (pėr Qosen – shėnimi im); “Kadareja, pėr mua, ėshtė njė fenomen i ēuditshėm”; “...ēudia ėshtė si ėshtė e mundur qė ky njeri (Kadareja – shėnimi im) lindi nė njė kontekst si ai i yni, ku ka ndėr tė tjera edhe akademikė si Qosja?” (pikėpyetja ėshtė pa vend – shėnimi im); “Pėr ēfarė patriotizmi mund tė flasin ata qė tradhtuan fenė e tė parėve dhe fenė e tė gjithė Ballkanit dhe Evropės, Krishterimin.”; “Shqipėrinė e ka sjellė nė kėtė gjendje (si vendi mė i prapambetur dhe mė i varfėr), pikėrisht kjo tradhti nga njė pjesė e shqiptarėve. Shqipėrinė e solli nė kėtė gjendje Islami, qė ishte njė regres i pashembullt.”; “Tė paktėn tani pasardhėsit e tradhtarėve tė heshtin.”; “Qosja ėshtė njė dijetar tipik islamik, tėrėsisht lindor. Kjo nga mėnyra e tė menduarit. Nga logjika e tij. Nga fshehtėsia e tij. Nga pabesia e tij.”; “Po tė zhvillohej njė referendum pėr bashkimin me Kosovėn, unė do tė votoja kundėr. Janė akoma primitivė dhe do tė na hapin probleme pa fund; le tė rrinė tė rregullohen vetė njėherė.”... Edhe pse pas shkrimit tė z.Velos nė internet hasa nė gjithfarė shkrimesh qė si nė stilin e tij “merren me tė e jo me idetė e tij”, unė nuk dėshiroj tė pėrdor asgjė nga ato, dua thjesht tė merrem me atė qė ai e thotė se vėrtet ka thėnė gjėra shumė tė mėdha, gjėra qė nuk i duroj dot.

    Kadareja e Qosja

    Neve si lexues tė debateve tė tyre, qė megjithatė nuk i kanė filluar ata, nuk duhet tė na interesojė shumė edhe figura e tyre si personalitete, secili i ka tė mirat dhe tė ligat e tij: Kadareja mund tė jetė keqpėrdoruesi mė i madh i pushteteve, lajkatar e i pėrkėdhelur i secilit pushtet, por kjo nė kėtė debat nuk ka fare rėndėsi, ėshtė diēka relative ajo dhe neve nuk na intereson. Kadareja hėpėrhė ėshtė shkrimtari mė i madh shqiptar, njė gjeni i letėrsisė shqipe bashkėkohore. Ndėrkaq Qosja, me tė gjitha prapėsitė e tij personale, si sjelljen tekanjoze e dėshtimet e herėpashershme nė fusha tė tjera, mbetet figura qendrore e kritikės letrare jo vetėm nė Kosovė. Shėrbimin qė ia ka bėrė ai letėrsisė sonė kombėtare, akoma askush nuk e ka tejkaluar. Megjithatė kur flasim pėr identitetin shqiptar, ne nuk guxojmė t’i shpallim mite dhe tė themi “mos i prekni, ata janė hyjni”. Jo, aspak. Si qė nuk kemi tė drejtė t’i shpallim as djaj e spiunė pse mendojnė ashtu ose kėshtu. Ėshtė e drejtė e tyre, ata mendojnė ashtu pėr kėtė ēėshtje, ndėrsa ne kemi tė drejtė tė pajtohemi me ato mendime, tė mos pajtohemi ose tė kemi mendim tė tretė. Edhe kjo ėshtė e drejtė e jona. Po kurrė t’i ofendojmė, t’ua hedhim poshtė tė gjitha meritat pse mendojnė ashtu. Pra nuk kemi tė drejtė tė merremi tash me jetėn e tyre, t’ua pėrmendim tė gjitha “tė zezat” pse mendojnė ndryshe nga ne. E drejta dhe detyrimi ynė ėshtė tė flasim pėr idetė e jo pėr njerėzit.

    Kėpucėt

    Vėrtet ėshtė tragjedi tė mendohet si dhunim nėse dikush nė shtėpi tė tij “i detyron” njerėzit t’i heqin kėpucėt. Ne si mysafirė (ėshtė nė traditėn tonė) nė cilėndo shtėpi qė hyjmė duhet t’u pėrmbahemi rregullave tė asaj shtėpie, ne praktikisht i dorėzohemi nikoqirit. Dhe, tė sjellėsh pėrfundim se nikoqiri tė fyen pse kėrkon ta respektosh rendin e shtėpisė sė tij, vėrtet ėshtė pėr tė ardhur keq. Unė kam miq profesorė edhe nė Tiranė qė po ashtu kėrkojnė t’i heq kėpucėt kur shkoj te ata, por kjo nuk mė paraqet fare problem dhe madje mė vjen turp qė pėr kėtė ēėshtje tė shkruaj nė gazetė, janė gjėra pėr tė cilat thjesht nuk debatohet. Ngase janė tė ulėta. Kėpucėt dhe truri janė dy ekstreme pėr tė cilat nuk bisedohet njėsoj.

    Haxhiqamilizmi

    Edhe kjo puna me Haxhi Qamilin ėshtė demoduar mė. Secili qė dėshiron t’i fyejė myslimanėt shqiptarė shkon kah shkon, na identifikon me njė Don Kishot tė historisė sonė, me Haxhi Qamilin qė as vetė s’e ka ditur se ēka bėnte. Megjithatė kur vendosin tė bien nė kėso niveli tė fyerjes, ofendimit, ēuditėrisht e harrojnė njė donkishotizėm tjetėr, atė tė Republikės Katolike tė Mirditės. Nuk ėshtė objektive e as korrekte, ėshtė grusht nė “t’hollė” kjo qė sa herė qė flitet pėr myslimanėt si shpata e Demokleut tė pėrmendet Haxhi Qamili. Tamam mė, e morėm vesh, e dimė edhe Haxhi Qamilin edhe katolikėt e Mirditės, kanė qenė donkishotė tė historisė sonė dhe pikė. As ai e as kėta tjerėt nuk na shėrbejnė pėr tė mirė, madje nuk janė as dėshmi tė fuqishme pėr tė sjellė aksioma. Janė tė ulėta edhe kėto.

    “Drejt Lindjes” – identiteti jonė

    Kur po i lexoj shkrimet e Kadaresė e tė Qosjes, po edhe polemikat e tjera gjithandej, po habitem pse ashtu lehtė pėr qėllime tė panjohura pėr mua shtrembėrohen gjėrat. E kam thėnė edhe mė parė, por si duket duhet ta pėrsėris prapė. Sipas mendimtarit turk me pėrmasa ndėrkombėtare, Ahmet Davutogllu, janė tre faktorė kryesorė dhe disa tė tjerė mė pak tė rėndėsishėm qė e pėrcaktojnė identitetin: qenia (vetėdija ontologjike), vetėdija historike (bagazhi historiko-kulturor) dhe vendosja hapėsinore (territori, djepi fizik i njė kombi). Nisur nga kjo, shqiptarėt janė popull indoevropian, me gjuhė indoevropiane, me territor nė Evropė (por nė kufi me Lindjen, Orientin) dhe me histori nė tė cilėn kanė marrė pjesė kontaktet shekullore me romakėt, bizantinėt, sllavėt dhe osmanėt. Ky kontakt me a pa dėshirėn tonė, e dėshirojmė sot ose jo, ka lėnė gjurmė te populli jonė. Andaj prirja pėr ta paraqitur shqiptarin si puroevropian, pa asnjė element tjetėr, ėshtė mė shumė orvatje raciste sesa gjendje faktike reale. Ėshtė njė shtirje, njė paraqitje artificiale e dhunshme qė herėt a vonė prapė do tė na shkaktojė telashe. Unė e di se nevoja politike sot nga ne kėrkon tė identifikohemi vetėm me Perėndimin, si do tė thoshte Maks Velo, me BE-nė, por kjo nuk duhet tė nėnkuptojė joseriozitet ndaj historisė sonė, prerje fizike tė 5 shekujve, sepse nė radhė tė parė nuk i dihet tė ardhmes, ka mundėsi ato shekuj tė na duhen dikur dhe, e dyta, zhvillimi natyror i popujve nuk bėhet me prerje artificiale. Jemi ata qė jemi. Edhe spanjollėt kanė plot elemente orientale, por kjo nuk i pengon tė jenė evropianėt mė tė fuqishėm. Andaj kjo se ne kėrkojmė t’i shpijmė shqiptarėt nė Lindje ėshtė njė shpifje qė nuk pi ujė, sepse tash edhe Lindja ėshtė drejtuar kah Perėndimi. Se a ėshtė kjo mirė ose jo, do tė tregojė koha, por zhvillimet shoqėrore shkojnė nė kėtė drejtim. Kur tė kthehemi nė rrafshin tonė, kjo do tė thotė se nuk guxojmė ta harrojmė Marin Barletin qė shkroi latinisht pėr Skenderbeun si qė nuk guxojmė ta harrojmė as Jahja Bej Dukagjinin qė krijoi osmanisht ose nga tė mėvonshmit, nuk guxojmė ta harrojmė Jeronim de Radėn si qė nuk guxojmė ta harrojmė Qerbelanė e Naim Frashėrit e veprat nė gjuhėn osmane tė Sami Frashėrit. Ata na duhen neve. Vetėm me ata ne jemi mė tė fuqishėm e mė tė pasur. Turqit edhe ashtu janė gati ta pėrvetėsojnė Samiun, Mehmet Akifin e tė tjerėt. Prandaj ėshtė detyra jonė qė kėta emra t’ia prezantojmė opinionit shqiptar.

    “Pabesia islamike”

    “Qosja ėshtė njė dijetar tipik islamik, tėrėsisht lindor. Kjo nga mėnyra e tė menduarit. Nga logjika e tij. Nga fshehtėsia e tij. Nga pabesia e tij.”, deklaron Maks Velo. Pėrkthyer me gjuhėn e moralit, ky ėshtė njė ofendim i madh – gjithė islamikėt janė tė pabesė, tinzarė, me logjikė tė deformuar. Ėshtė e rėndė kjo. Nėse z.Velo nuk kėrkon falje pėr kėtė, bart ofendimin jo vetėm tė Qosjes, por edhe tė gjithė islamikėve (myslimanėve) tė tjerė nė botė. E sa ėshtė Qosja islamik, ėshtė punė e tij qė neve nuk na hyn nė udhė, nuk kemi tė drejtė tė pėrzihemi nė tė tilla relacionesh. Edhe njė gjė: tė gjithė myslimanėt, sipas Velos, qenkan tradhtarė, ndėrsa Islami dėmi mė i madh. Pra jo komunizmi, jo Enver Hoxha, jo tranzicioni pas tė ‘90-tės, por Islami qenka dėmi i mė madh. Kjo pikė ėshtė njė simpozium i tėrė, ekzistojnė njė mijė e njė fakte qė e pohojnė tė kundėrtėn, por ato nuk lexohen me paragjykime. Unė do ta kujtoj vetėm njė: Pashko Vasa ose Vaso Pashė Shkodrani, njė katolik i Shkodrės, autori i poezisė “O moj Shqypni” ka qenė vali i Libanit nė kohėn e osmanėve. Ndėrsa z.Velo nė kohėn e Enverit vetėm pse nuk ka menduar “mirė” ka vuajtur burgun. Nuk kam koment pėr kėtė. Ndėrkaq z.Velo nuk e ka problem qė tė gjithė myslimanėt shqiptarė t’i quajė “pasardhės tė tradhtarėve” qė tash duhet tė heshtim, qė interpretuar ndryshe do tė thotė totalitarizėm ndaj mendimit tė lirė dhe urrejtje patologjike ndaj myslimanėve shqiptarė. Sinqerisht mė vjen keq qė nuk mund t’i ndihmoj mė shumė pėr kėto gjėra z.Velo.

    Nė fund – “JO” referendumit pėr bashkim

    Z. Velo nė tekstin e tij mė akuzon mua pse kam thėnė se shqiptarėt e kėndej kufirit po e ndėrrojnė epiqendrėn e tyre etnike e kulturore drejt Prishtinės dhe pastaj ēuditėrisht ngutet ta kundėrshtojė vetveten dhe ta pohojė atė qė e them unė kur shprehet se: “Po tė zhvillohej njė referendum pėr bashkimin me Kosovėn, unė do tė votoja kundėr. Janė akoma primitivė dhe do tė na hapin probleme pa fund; le tė rrinė tė rregullohen vetė njėherė.” Ju faleminderit z.Velo qė mė kurseni nga sqarimet. Megjithatė mė falni, por kėshtu mendojnė vetėm serbėt pėr Kosovėn. Ata do tė votonin kundėr bashkimit me Shqipėrinė. Dhe, Maks Velo. Fatkeqėsisht! Ndėrkaq ofendimi se shqiptarėt e Kosovės “janė akoma primitivė” ėshtė bajagi i rėndė, nuk di a ka guxim ndonjė shqiptar tjetėr tė pohojė kėtė. Edhe pse pėr kėso gjėra edhe kosovarėt e ne shqiptarėt e Maqedonisė mund t’i akuzojmė bashkėkombėsit tanė andej, duke u nisur qė nga ’91-shi, ’97-ta e deri te kėto shitjet e fundit tė eshtrave nė Pėrmet, megjithatė akoma nuk na e zė goja qė primitivė t’i quajmė bashkėkombėsit tanė. Ne, ashtu si jemi “nacional-romantikė” e “primitivė” sa herė qė dėgjojmė kėso klithma nga shqiptarėt qė na e kujtojmė kohėn e egėr serbe, themi si thoshte edhe Konica ynė: “Fali Zot se nuk dinė!”. Amin!

    Gazeta SOT
    My silence doesn't mean I am gone!

  18. #358
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-07-2006
    Postime
    1
    Personalisht jam habite qe hala nuk dale ndonji artikull i Kadarese qe komenton e udhezon se ku duhet me ba shpim per puse naftet ne Shqipni. Vec ne kete fushe nuk ka dale kompetent hala.

    Ka nji ngaterrim interesant ne kryet e tij mes poezise e ndjenjave dhe mes historise dhe fakteve. Ne mendjen e tij egziston nji lufte e cuditshme mes Azise dhe Evropes (keshtu paska kene dhe ne kohen e Greqise se lashte me Perset argumenton ne librin "Eskili, ky humbes i madh"), nji gare, nji duel qe nuk din hala me mbaru, e qe qenka predestinu qe Evropa me dale nganjedhimtare. Flet per Evropen e Azine sikur jane qenie, subjekte unike qe mund te preken me dore, qe kane trup e gjymtyre te tynen, e qe per ma teper mendojne. Kur keto kontinente, e shtetet/mbreterite ne to kane ndryshu dore e kufij me dhjetera here, e nuk kane kene etalon, te paprekshme e padryshueshme, konstante apo eterale sic paraqiten ne kete shkrim.

    Evropa apo Azia nuk asht dicka qe egziston vetvetiu. Pse u dashka psh qe Evropa te perfundojne ne Urale e te mos perfshijne dhe Siberine. Perse u dashka qe Evropa te mbaroje ne Bosfor, e jo ne malet e Kaukazit? E perse te mos jete Evrope Egjipti i lashte, prej te cilit qytetnimi i Perendimit (West) beson se ka fillesen? Keto nuk jane pyetje qe kerkojne pergjigje fikse...Jane shkru e shkruhen libra ne lidhje me keto tema. Por diftojne se me trajtu dy kontinente, harta, vende a popuj, te etiketuem arbitrarisht si Evrope apo Azi, si qenie me ndergjegje NUK asht e sakte.

    Kam nji ndjesi qe lexova nji shkrim te dobet. Fatkeqesisht per shkak te emnit e fames pak kush e sfidon. Nuk tham sfide me e thirre me dale ne bejlek a duel, apo sfide ne letersi (ku e admiroj personalisht), por sfide ne vertetesine shqyrtimit te historise me nota poezijet e ndjenjash.

    Realiteti nuk mund te jete ma ndryshe.

  19. #359
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-01-2005
    Postime
    46
    DILEMĖ FALSE

    Nga Petrit Ēarkaxhiu “Rrusta” – JERICHO
    Jul 6, 2006, 17:52



    Petrit Ēarkaxhiu “Rrusta” – JERICHO
    “Te them tė drejtėn, nuk e kam pėrcjell rregullisht polemikėn nė mes tė Kadaresė dhe Qosjes, pėrveē aty-kėtu ndonjė pjesė nga shkrimet e tė dyve.
    Si pėr Kadarenė ashtu edhe pėr Qosjen nuk kam shumė informata. Punėn e asnjanit prej tė dyve nuk e kam pėrcjell, sepse nuk m'u kanė dukė asnjihere interesant ... Nuk po e nenēmoj punėn e asnjanit, po pėr nji tė ri tė Prishtinės shumė ma interesante janė tekstet e James Hetfield-it apo tė Edi Vederit, muzika e “Pearl Jam” apo “Radiohead”, filmat e Stanley Kubrick-ut apo tė David Lynch-it, filozofia e mjeshtėrve tė sufizmit Islam se sa "tripat e baballarėve tė kombit shqiptar".

    Pėr nji tė ri tė Prishtinės, i cili ėshtė rritė prej nji babe qė i ndigjon “Beatlsat” e nuk ka lan vend nė Europė pa e shetitė, ėshtė qesharake me ja zbulu identitetin Europian, dikush qe i ka gėzu privilegjet e pushtetit qė ia pret veshin qytetarėve tė vet pėr shkak se kanė ndigju muzikė italisht!
    N'Gjakovė ėshtė nji thanje: "Ku dhemb dhambi, aty shkon gjuha".... Ismaili merret me identitetin Europian jo pse shqiptarėt kanė problem me identitet, por sepse ai vet ka problem. Nėse Ismailit i dhemb dhambi, atėhere le t'a mban gjuhėn pėr goje tė vet, e mos tė mundohet me e futė nė gojėn e ēdo shqiptari qė i lanė dhambėt ēdo ditė.

    Sa i pėrket kėsaj teme qė po diskutohet, ma sė miri mundet me folė teksti i kangės sė Jericho’ s - "Tomlin e Nanės", tė cilėn e kam shkrujtė pikėrisht pėr me tregu se dilema e identitetit tė shqiptarėve nė mes tė Lindjes dhe Perendimit ashte nji dilemė e rreme - FALS DILEMĖ.

    TOMLIN E NANĖS

    Lindje, Perendim
    Perendim a Lindje
    Si dele nė pazar po t’thonė , nė mes dy qytetėrimeve
    Dy konop n’qafė t’vnum
    Dytė po tė ngrehin e ti po qet shkumė
    Je shumė I lodhun, gjatė ke nejt n’zhurmė
    E ki nevoj me marr frymė se jon tu t’ngulfatė
    Zani spo t’del e don me piskat
    Krejt lomsh n’kry t’kanė hallakatė
    Ėėėah …. Edhe sa ka me zgat deri sa t’coptojnė
    Deri sa t’dajnė e sa t’pėrvlojnė
    Deri sa ta kupton se sun vazhdon nė konfuzion
    E beba sun e han nji pulė t’pjektė
    As sun e han nji spec djegst
    E ti po don me shti me ngajt hala pa msu me hec
    E ti ndaq jepi cucėll t’Arabisė ndaq jepi cucėll tė Francės
    Ajo ka me lyp tomlin e nanės …. bal

    Ref: Tomlin e nanės … bal
    Tomlin e nanės … bal






    © by Gazetajava.com

  20. #360
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769

    simple guy seeks girl

    Identiteti i shqiperis eshte shum i veshtir per tu percaktuar. shqiperia nuk eshte as lindje as perendim dhe as nje vend diku ne mes por eshte nje identitet me vete. Shqiperia eshte nje vend kontradiktash ku benzi i fundid dhe karroca ecin ne tenjejten korsi, ku ka qindra kisha dhe xhamia dhe asnje njeri qe shkon te to.

Faqja 18 prej 29 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Identiteti Shqiptar
    Nga ILovePejaa nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-04-2011, 15:47
  3. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Identiteti Kosovar dhe Bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 29-07-2004, 11:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •