Close
Faqja 16 prej 29 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 301 deri 320 prej 573
  1. #301
    i/e regjistruar Maska e Arcas
    Anėtarėsuar
    10-11-2005
    Postime
    162
    Qe artikulli i genjeshtarit Lubonja eshte i mbushur me genjeshtra kjo duket pa e lexuar te terin megjithate un do ndalem vecse tek genjeshtra qe eshte dhe thelbi i debatit.

    tjetėr veēse pėrdorin
    logjikėn e komunistėve, sepse, po ta pėrdorim kėtė
    logjikė deri nė fund, edhe feja e krishterė na del fe
    e pushtuesve pasi na ka ardhur nėpėrmjet pushtuesve
    romakė ndaj tė cilėve ne, ilirėt, kemi luftuar pėr
    ruajtjen e pavarėsisė dhe tė identitetit tonė
    kulturor, tė cilin, sikurse ka shkruar edhe vetė
    Kadareja i madh, e kemi pasur as mė lart e as mė
    poshtė sesa vetė grekėt e shquar tė Antikitetit.
    Atėhere kush ėshtė thelbi ynė identitar?
    Kushdo qė nuk e ka kokėn tė deformuar nga
    Krishterimi eshte feja e pushtuesit ?
    Kush eshte ai njeri njohes i historise qe mund ta quaj Krishterimin nje fe e pushtuesit nderkohe qe krishterimi erdhi ne nje menyre te natyrshme ne shqiperi perpara se te shkonte ne Rome !, dhe kur ne po te njejten kohe Krishteret vuanin te ishin te Krishtere deri sa nje perandor, Ilir ky, Konstantini i Madh e dekretoi si fe te pergjithshme te Perandorise ?

    Lubonja ka nevoje te iki te mesoje histori e pastaj te derdellisi carcafe(jo ne kuptimin e keq te fjales por ne kuptimin se keto artikuj kane marre megjithmend trajten e gjate te carcafeve e nuk po ndalen). Ne nje kohe kur ne 17 Maj Kadareja vendos ti japi fund debatit duke mos e cuar me tej dalin te gjithe kusaret "intelektuale" me titujt e tyre sharlatane Prof. Dr. As. e lloj lloj dipllomash nga sociloge ne teologe duke e tejcuar mesazhin e mbrapshte te Qoses.

  2. #302
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    POLEMIKĖ E MBRAPSHT, NĖ KOHĖ TĖ MBARĖ - PĖR SHQIPTARĖ!

    Esenca: 'po te germosh ne shqiptarin musliman, e gjene te krishterin' dhe 'po te germosh ne shqiptarin e krishtere, e gjene kafshen'! (Keshtu u fol ne kete debat, polemike si thelb, esence).

    Esenca e mbarė: po te germosh ma thelle ne shqiptarin - e gjene ilirin! Nėse duhet tė kthehemi nė fenė e Tė Parėve - ajo ėshtė Feja e Bardhyllit, Agronit, Theutes, Gentsit! Po tė germosh nė shqiptarin - gjenė ilirin e pellgasin - e gjenė Rrėnjėn e Botės!

    Nėse duhet tė mbrohet Njė Perandori - Ajo ėshtė Perandoria ilire!

    Perandoria turke na dha emrin - shqiptar - Shqiperia!
    Perandoria romake na dha alfabetin latin - Shkronjat Shqipe!

    Asnjė fé nuk erdh nė trojet tona para pushtuesve, por pushtuesit na i pruan pa dhunė, por me qejfin e dėshiren e tyre pushtuese edhe shqiptarėt i pranuan me hater e me zor! Vetėm - gjyshėrit e stėrgjyshėrit tanė, dinė tė na thonė Tė Vėrteten, Ata qė i priten nė prag shtėpie - ardhjen e tri feve tona! Vetėm Ata e dinė ēfarė panė me sy, e ēfarė e vuajten me jetė!



    Shqiptarit i duhet Shkollė Shqipe!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ZANOR : 26-05-2006 mė 17:27

  3. #303
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Tė gjithė ata qė i fryjnė fondamentalizmit fetar, cilido qoftė ai, janė armiqtė mė tė rrezikshėm tė kombit shqiptar. Te gjithė ata qė denigrojnė njė besim fetar cilido qoftė ai janė prishės tė harmonisė fetare nė Shqipėri. Dhe askush tė mos ketė iluzione se viktima do tė jetė besimi fetar i denigruar: viktima e vėrtetė do tė jetė kombi shqiptar.
    Askush nuk ka tė drejtė tė provokojė tolerancėn fetare nė Shqipėri.
    Kur lexon kėtė forum apo shtypin shqiptar tė vjen keq kur shikon se nė ēfarė niveli ka rėnė debati. A thua se Pashko Vasa i kishte lexuar para se tė shkruante vargjet e tij tė famshme:

    Sa thonė kam fe sa thonė kam din;
    Njeni: "jam turk", tjetri: "latin"
    Do thonė: " Jam grek", "shkje"-disa tjerė,
    Por jemi vllazen t'gjith more t'mjerė!
    Priftnit e hoxhėt ju kanė hutue,
    Pėr me ju damun me ju vorfnue!
    Vjen njeri i huej e ju rri n'votėr,
    Me ju turpnue me grue e motėr,
    E pėr sa pare qi do t'fitoni,
    Besėn e t'parėve t'gjith e harroni,
    Baheni robt e njerit t'huej,
    Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej!

    ...

    Ēoniu, shqyptarė, prej gjumit ēoniu,
    Tė gjithė si vllazėn n'nji besė shtėrngoniu,
    E mos shikoni kisha e xhamia:
    Feja e shqyptarit asht Shqyptaria!


    Qysh prej Tivarit deri n'Prevezė,
    Gjithkund l'shon dielli vap'ė dhe rreze,
    Asht tok' e jona, prind na e kanė lanė
    Kush mos na e preki, se desim t'tanė
    Tė desim si burrat qė vdiqnė motit
    Edhe mos marrohna pėrpara Zotit.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  4. #304
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Kryqėzimi i Shqipėrisė Etnike dhe i Shqiptarėve


    Nuk ėshtė mbushur as njė shekull qysh kur shqiptarėt shpallėn “pavarėsinė” e ėndėrruar nga patriotėt tanė qė luftuan pa u ndalur. Ishte pikėrisht kjo luftė qė i bashkoi patriotėt e vėrtetė nė njė front tė pėrbashkėt nėn moton e Pashko Vasės: “Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria”.
    --------------------------------------------------------------------------------

    Pak radhė mbi tė shkuarėn politike tė shekullit tė kaluar

    Nuk ėshtė mbushur as njė shekull qysh kur shqiptarėt shpallėn “pavarėsinė” e ėndėrruar nga patriotėt tanė qė luftuan pa u ndalur. Ishte pikėrisht kjo luftė qė i bashkoi patriotėt e vėrtetė nė njė front tė pėrbashkėt nėn moton e Pashko Vasės: “Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria”. Mirėpo “pavarėsia” e shqiptarėve u arrit pjesėrisht pėr shkak tė Traktatit tė Londrės mė 1913, i cili njohu njė Shqipėri tė cunguar e tė gjymtuar ku jashtė trungut amė mbetėn krahina e rėndėsishme e Kosovės me mbi 97% shqiptarė dhe e Ēamėrisė po ashtu, si dhe territoret e rėndėsishme tė Hotit, Grudės, Plavės e Gucisė, pjesėt verilindore e juglindore tė trojeve etnike shqiptare, saqė mund tė themi pa frikė se jemi i vetmi shtet nė botė qė shqiptarėt kufizohen vetėm me shqiptarė. Kėshtu Shqipėria u katandis nė 28.700 km2, dhe nė njė term qė nė politikė dhe nė histori njihet si “Shqipėria Londineze”, dhe qė ėshtė Shqipėria e sotme zyrtare, e cila edhe sot e kėsaj dite qė unė po shkruaj kėto radhė vazhdon tė keqtrajtohet politikisht e fizikisht nga fqinjėt e saj. Luftėrat ballkanike dhe Lufta e Parė Botėrore i sollėn dėme e shkatėrrime trojeve shqiptare dhe uria e fqinjėve nuk kishte tė ndalur. Pavarėsisht se si u paraqit nė shtypin evropian tė kohės si njė luftė ēlirimtare e popujve tė krishterė ballkanikė ndaj sundimit tė turqve muslimanė, synimet e fqinjėve ndaj Shqipėrisė dhe shqiptarėve na i sqaron patrioti dhe poeti i madh Gjergj Fishta, i cili i pėrcakton synimet e tyre si shkatėrruese pėr kombin shqiptar . Dėmet me tė vėrtetė janė tė mėdha dhe tė pallogaritshme pėr shqiptarėt, duke futur kėtu se u cenua seriozisht harmonia e brendshme fetare dhe kjo me tė vėrtetė qė ishte edhe njė nga synimet kryesore tė fqinjėve pėr tė futur pėrēarjen e ndasinė midis popullsisė qė kishte qenė kompakte deri nė ato ēaste . Nė vitin 1919, nė Konferencėn e Paqes nė Paris, kryeministri grek Venizellos do t’i kėrkonte mes tė tjerash Fuqive tė Mėdha Vorioepirin, i cili pėrfshinte tė gjithė Shqipėrinė Jugore deri nė Shkumbin, duke konfirmuar kėshtu synimet dhe orekset shovene tė fqinjėve tanė jugorė. Pas mbarimit tė Luftės sė Parė Botėrore nė vitin 1918, u deshėn 2 vjet qė nė Kongresin e Lushnjės, tė konstituohej qeveria e parė shqiptare me kryeministėr Sulejman bej Delvinėn dhe ministėr tė brendshėm Ahmet Zogun. Ky i fundit ishte ai qė garantoi sigurinė dhe mbarėvajtjen e Kongresit tė Lushnjės dhe qė do tė bėhej mė pas figura numėr 1 e shtetit dhe kombit shqiptar deri nė pushtimin italian tė vitit 1939. Administrata e Zogut, me ndjenja tė thella patriotike, do tė luante njė rol tė rėndėsishėm pėrballė fqinjėve tanė veriorė e jugorė, duke iu vėnė frerin oreksit tė tyre, si dhe do tė pėrballonte krizėn humanitare qė shkaktoi dėbimi i kosovarėve dhe shpėrngulja e tyre me dhunė drejt Shqipėrisė dhe Turqisė, pėr shkak se i konsideronin turq meqenėse ishin muslimanė. Nė vitin 1940 Italia fashiste do t’i hapte luftė Greqisė pėr ta pushtuar, porse nuk do tė arrinte ta pushtonte atė vetė pa ndihmėn e gjermanėve. Parlamenti grek i asaj kohe do t’i shpallte luftė Italisė dhe Shqipėrisė, meqenėse sulmi nisi nga tokat shqiptare, pavarėsisht se nocioni shtetėror “Shqipėri” nuk ekzistonte mė politikisht.
    Koha tregoi se grekėt i kishin bėrė llogaritė me qitje tė largėt. Ata nuk e kanė hequr ende kėtė ligj lufte dhe ua tundin pėrpara hundės edhe sot e kėsaj dite shqiptarėve sa herė qė iu duket e nevojshme. Ndėrkaq, nė vitet 1943-1944, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore njė tjetėr tragjedi e godet kombin shqiptar. Spastrimet e pėrsėritura etnike nė Kosovė dhe Ēamėri. Tragjedia ēame merr pėrmasa katastrofike me 20.000 refugjatė qė kalojnė lumin Kalamas drejt Shqipėrisė dhe disa mijėra tė tjerė qė detyrohen tė shpėrngulen me forcė nė Turqi. Fieri dhe Rrogozhina janė dy qytete qė kanė njė numėr tė ndjeshėm tė kėtyre njerėzve. Masakrat e gjeneralit famėkeq Zerva u pėrqendruan nė krahinėn e Paramithisė dhe zonat pėrreth, tė cilat ishin tė banuara nga shqiptarėt. Mė kot i ankohet Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar dhe autoriteteve tė larta aleate patrioti i shquar H. Sherif Langu, kryetar i Komunitetit Musliman pėr atė ēka po ndodhte . Shifrat e kėsaj tragjedie janė me tė vėrtetė tronditėse . Mbarimi i Luftės sė Dytė Botėrore solli edhe ndryshimin e ekuilibrave politikė, por nuk ndryshoi asgjė pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare, duke lėnė nė fuqi Shqipėrinė Londineze dhe kufijtė e sanksionuar nė Traktatin e Londrės mė 1913.

    Zhvillimet postdemokratike dhe emigrantėt nė Greqinė fqinje
    Moj Shqypni e mjera Shqypni
    Kush tė ka qitė me krye nė hi!
    Nuk mjaftoi qė fqinjėt tanė morėn atė qė deshėn e lanė atė qė deshėn, porse vazhduan dhe vazhdojnė ende njė politikė diskriminuese dhe destabilizuese ndaj shtetit shqiptar dhe shqiptarėve. Menjėherė pas zhvillimeve demokratike dhe hapjes sė kufijve, qeveria greke fillon pėrpjekjet duke deklaruar se minoriteti grek nė Shqipėri nuk gėzon tė drejta tė plota dhe se ky minoritet pėrbėn 10% tė popullsisė sė Shqipėrisė. Ndėrkaq, statistikat vėrtetojnė tė kundėrtėn dhe kjo pakicė arrin apo nuk arrin deri nė 2% nė total. Gjatė regjimit komunist tė Enver Hoxhės, politika ndaj minoritarėve ka qenė mė tepėr favorizuese sesa diskriminuese dhe kėtė e vėrteton fakti se nėnkryetare e Kuvendit Popullor ka qenė njė minoritare. Porse qarqet nuk mjaftohen me kaq dhe rinxjerrin nga platforma e Megalidhesė, pėrsėri Vorioepirin, njė term politik i sajuar pėr tė bėrė presion mbi shqiptarėt. Njė propagandė e shfrenuar me trakte si guerilasit ku nxitej fryma shovene nėpėrmjet njė harte tė Greqisė sė Madhe ku pėrfshihej edhe Shqipėria Jugore, deri nė Shkumbin. “Ēuditėrisht” nė kėtė propagandė ishin pėrfshirė edhe persona tė mveshur me petk fetar.
    Ndėrkaq, me kalimin e viteve, nė drejtim tė Greqisė do tė emigronin rreth 500.000 emigrantė ekonomikė shqiptarė pėr tė punuar atje. Kėshtu do tė niste njė valė e re shkombėtarizimi ndaj kėtij komuniteti jo-tė vogėl, por tė shpėrndarė nė tė gjithė Greqinė. Njė valė e heshtur fillimisht ksenofobie do tė niste kundrejt shqiptarėve, duke i detyruar tė kthejnė fenė dhe duke i vaftisur (pagėzuar) me dhunė. Mė pas dhuna kundrejt shqiptarėve do tė shpėrthente publikisht me dėbimet masive tė emigrantėve dhe trajtimet ēnjerėzore nga ana e policisė greke (fakte tė publikuara nė mediat tona dhe nė ato ndėrkombėtare). Po ashtu, ka ndodhur shpesh qė kėta emigrantė kursimet e tyre qė i kanė vendosur nė bankat greke nuk kanė mundur qė t’i tėrheqin dot pėr shkak tė frymės shovene nė kėtė drejtim.

    1999 e mė pas
    Pas tragjedisė sė ’97-ės tė Shqipėrisė Londineze, njė tjetėr tragjedi e godet Shqipėrinė Etnike. Nė njė ditė qė duhej tė ishte gėzim pėr kosovarėt, pra, kur atė ditė kosovarėt festonin Bajramin, forcat ushtarake serbe iu sulėn popullsisė sė pambrojtur shqiptare nėpėr xhami duke i masakruar, pėr tė dhėnė kėshtu njė mesazh jo vetėm tė urrejtjes raciale, por edhe asaj fetare. U desh ndėrhyrja amerikane dhe posaēėrisht e presidentit amerikan tė atėhershėm Bill Klinton, qė tė ndėrhyhej nė Kosovė ndaj forcave shkatėrrimtare tė Millosheviēit. Shumė shpejt ēėshtja u zgjidh por me njė kosto tė lartė humanitare, e cila nuk dihet ende. Qėndrimi i politikės sė jashtme greke ishte pro asaj serbe gjatė gjithė krizės kosovare. Nė fund tė muajit shtator 2004 edhe njė herė tjetėr ministri i jashtėm i Serbisė dhe Malit tė Zi, Vuk Drashkoviē konfirmoi nė njė fjalim tė mbajtur nė njė sesion plenar tė OKB-sė, nė Nju Jork, se janė kundra pavarėsisė sė Kosovės. Fqinjėt tanė vazhdojnė tė ndjekin vijėn e ashpėr kundrejt shqiptarėve dhe kėrkojnė mosndryshimin e kufijve nė bazė tė Traktatit tė Londrės tė vitit 1913.

    4 Shtator
    4 Shtatori do tė hyjė nė historinė e popullit tonė jo vetėm si njė ditė e veēantė pėr futbollin tonė kombėtar, por si njė ditė ku me tė vėrtetė u shfaq shpirti i vėrtetė patriotik i tė gjithė shqiptarėve nė tė gjithė vendin nga jugu nė veri. Qysh 24 orė pėrpara ndeshjes kishte filluar tė shfaqej entuziazmi patriotik i rinisė jo-vetėm tiranase, por edhe nė shumė qytete tė tjera tė vendit. Dhe rinia jonė nuk mbeti e zhgėnjyer; djemtė e kombėtares sonė fituan bindshėm ndaj njė kundėrshtari tradicional dhe festuan deri pas orėve tė vonave tė mesnatės nė kryeqytet. Po kėshtu edhe emigrantėt tanė festuan nė Athinė fitoren, porse hasėn nė keqtrajtimin e policisė dhe mė keq akoma, nė ksenofobinė antishqiptare greke. Viktima e gjithė kėsaj meseleje do tė ishte njė adoleshent, Gramoz Palushi, qė jetonte nė ishullin Zakinthos. Nė librin e tij “Unholy alliance”, gazetari grek Takis Mikas, na tregon se si autoritetet lokale greke tė kėtij ishulli kanė nderuar njerėz qė shkaktuan me mijėra tragjedi nė Ballkan. Nė kėtė libėr tregohet se si pushtetarė, politikanė, priftėrinj dhe opinioni grek kanė respektuar dhe nderuar kriminelė tė tillė si Millosheviēi, qė vdiq nė pritje tė dėnimit nga Tribunali Ndėrkombėtar i Hagės pėr krime kundra njerėzimit, si dhe kriminelin tjetėr ndėrkombėtar Radovan Karaxhiē . Kur vjen ēėshtja pėr Shqipėrinė, tė dy fqinjėt tanė hyjnė nė rezonancė tė menjėhershme me njėri-tjetrin dhe kėtė e kanė treguar mė sė miri kohėt e fundit.
    Fqinjėt tanė jugorė vazhdojnė tė ndjekin politikėn e destabilizimit tė brendshėm tė Shqipėrisė, duke pėrdorur si Kalė Troje qarqe tė ndryshme fetare nė jug tė vendit. Njė fushatė ndėrtimi kryqesh tė mėdhenj, mė tė lartė se 10 metra janė ndėrtuar nė shumė pika kyēe tė Shqipėrisė. Por ajo qė e solli nė vėmendjen e opinionit publik shqiptar ishte pėrplasja qė u krijua me autoritetet lokale nė Xarrė tė Sarandės dhe ankesat e Komunitetit Musliman tė Elbasanit qė i konsideruan si fyerje jo vetėm pėr ndjenjat e tyre fetare, por edhe si njė simbolikė qė flet qartė se nė favor tė kujt po bėhet kjo lloj politike. Nėnteksti i saj ėshtė mėse i qartė pėr ēdo shqiptar tė ndershėm, sidomos vendosja e kryqit nė Elbasan, nė rrugėn e Qafė Krrabės , ku sipas priftit tė zonės ka qenė dikur njė kishė. Porse vendi ku ėshtė ndėrtuar kryqi gjigand ėshtė krejt i shkretė dhe buzė njė honi, ēka i hedh poshtė pretendimet e kota tė priftit tė zonės, si dhe nė zonat e tjera ku priftėrinjtė pretendojnė se janė ndėrtuar me shpenzimet e emigrantėve, pėr vetė faktin se tė rinjtė e Himarės dhe shumė emigrantė tė tjerė as qė nuk ju bie ndėrmend njė gjė e tillė.
    Kryetari Komunitetit Musliman tė Shqipėrisė H. Selim Muēa reagon pėr kėto ngjarje nė mėnyrė diplomatike dhe me shumė takt pėr tė shmangur keqkuptimet nė njė letėr drejtuar kryetarit tė Komitetit Shtetėror pėr Kultet, Halil Lalaj .
    Pa kaluar shumė kohė, pėr karshillėk komuniteti katolik i Bushatit vendos tre kryqe nė tre kodra dominuese, ku secili ėshtė tre metra i lartė dhe duket qysh larg nga rruga kombėtare. Kryqet sollėn trazira brenda komuniteteve pėrkatėse dhe fillimisht u tha nga funksionarėt e lartė katolikė se nuk e dinin se kush ishin ata qė i kishin vendosur kryqet. Myftinia e Shkodrės shprehu qėndrimin e saj dhe u kėrkoi zyrtarisht autoriteteve vendore tė ndėrhynin. Ndėrkaq njė dorė e kujdesshme preu kryqin e vendosur nė Zef Janė, duke ndezur entuziazmin dhe euforinė e banorėve katolikė tė zonės dhe kėshtu duke e bėrė fakt tė kryer. Njė tjetėr kryq, d.m.th., njė i katėrt po vendoset nė Beltojė dhe me zhurmė tė madhe po kėrkohet tė vendoset busti i nėnė Terezės nė Shkodėr. E pra, shqiptarėt po dėmtohen dhe nuk po lejohen qė ta shprehin lirisht tė drejtėn e tyre pėr vetėvendosje dhe kjo ndodh nga brenda. Muslimanėt cilėsohen si ekstremistė sipas disa klisheve tė mirėpėrcaktuara nga dikush qė qėndron nė prapaskenė, duke mbjellė pėrēarje nė favor tė prozelitėve tė rinj qė popullojnė shkallėt e administratės shtetėrore. Tė gjithė shqiptarėt e ndershėm e ndiejnė kėtė shqetėsim, kryqėzimin e vazhdueshėm tė Shqipėrisė etnike dhe tė shqiptarėve.

    -----------------------
    E vėrtetė qi nji pjesė e shtypit evropjan e pėrshndeti kėtė luftė si nji luftė kryqtare pėr librim tė popujve kristianė prej zgjedhes otomane: por ajo, nė vetveti, nuk kje tjetėr, veēse nji luftė rrėnimi ēue peshė prej kristjanėve tė Ballkanit pėr me rrėnue Shqipninė e me humbė tė mjerin kombin shqiptar. (Shqiptarėt dhe tė drejtat e tyne, Gjergj Fishta, EB Lisitan, Lezhė 1998, fq. 16-17)
    Nė vjetin 1912 kėrcet Lufta Turko-Ballkanike e ballkanikėt pushtojnė Shqipninė. E mirė; shka bajnė kėta? Njiherė mbysin, pak me thanė, dyqindėmijė shqiptarė: vrasin meshtarė katolikė, pse s’ndigjojnė me mohue fenė; grijnė myslimanė, pse nuk duen me dalė dinit; rrenojnė me themel qinda e qinda katundesh, veē si tė munden me e farue kombin shqiptar. (Shqiptarėt dhe tė drejtat e tyne, Gjergj Fishta, EB Lisitan, Lezhė 1998, fq. 17)
    Telegrami i dėrguem nga Kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar Kryqit Kuq Ndėrkombėtar, Bernė: Kultura Islame, nr. 12 (60) VIII, Tiranė 1944, fq. 347-348.
    “Bilanci i spastrimit etnik tė Ēamėrisė ka qenė tepėr tragjik. Nga njė popullsi prej 35.000 vetėsh para lufte, mbetėn disa dhjetėra familje. Vetėm nė tragjedinė e Filatit e tė Paramithisė u masakruan mbi 2.000 vetė tė paarmatosur.” Spastrimi etnik i Ēamėrisė gjatė Luftės II Botėrore, Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu, Gazeta Ēamėria, Tiranė, nr. 143 (XIII) qershor 2003, fq. 7.
    “Por nderimet qė Greqia i bėri Karaxhiēit nuk mbaruan me kėto festime. Nė gusht Bashkia e ishullit Zakinthos vendosi ta bėnte udhėheqėsin boshnjak qytetar nderi... Ky vendim i bashkisė pa ndonjė rėndėsi politike apo ekonomike ishte domethėnės pėr faktin se shprehte ndjenjat spontane tė miratimit, nė mos tė adhurimit, pėr Radovan Karaxhiēin qė ekzistonin nė kėtė vend”. (Unholy alliance – Greece and Miloševię’s Serbia, Takis Michas, USA 2002, pg. 17)
    Vendi ku ishte ngritur ky kryq ėshtė njė zonė ku prej shumė kohėsh janė zhvilluar gėrmime arkeologjike qė kanė rezultuar me vlera tė mėdha pėr historinė e kombit tonė dhe ky ėshtė njė fakt i ditur tashmė. Ky ishte edhe shkaku kryesor pėr reagimin e drejtorit tė Parkut tė Butrintit, ndaj shkatėrrimit tė qėllimshėm tė vlerave tona historike si dhe ndėrhyrjes sė policisė ndėrtimore.
    Kryqe tė dukshme me kilometra larg janė vendosur nė Korēė, Gjirokastėr, Stan Karbunarė tė Lushnjes, Xarrė e Sarandės dhe Bradashesh tė Elbasanit. Pėr mė tepėr hollėsi shih hartėn e pėrgatitur posaēėrisht.
    Drita Islame, e pėrmuajshme botim i Bashkėsisė Islame tė Shqipėrisė-Komuniteti Musliman, Tiranė, viti XIII, nr. 9 (260) shtator 2004, fq. 3.

  5. #305
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    301 postime !!!

    Kulmi ! 301 postime dhe horizonti ende i mbyllur. Asgje nuk duket. As Perendim as Lindje. Kuvendi i Forumit Shqiptar duhet te riorganizohet edhe nje here : te fillohet nga e para ! Ndoshta ia kemi nisur keq, prandaj nuk po biem ne ujdi. Ju e dini, kur mungon nje e dhene problemi, veshtire ta gjesh zgjidhjen. Por eshte edhe tjetra : nganjehere i ke te gjitha te dhenat por i shperdoron ato. Rezultati : e panjohura, ne fund te zgjidhjes, qendron nga te dyja anet. Per shembull :

    X = 7/12 x 84/49 X

    Pas thjeshtimit (per ata qe dine sepse nuk eshte aq e lehte), kemi :

    X = X

    Ku ishim ? Asgjekundi. Ēfare vertetuam ? Hiēgje. Atehere, ēfare beme ? Vėra, vrima, brima, gropa, puse, bunare ne uje.

    Shqiptari, kendej apo andej ?

    301 postet vendosen : shqiptari eshte andej-kendej ! Ose dhe kendej-andej ! Ose, siē thoshte nje shoku im i dikurshem, anejna-knejna, bamberr-bumberr, thoshte nje shok tjeter.

    Pergjigja me e mire qe do te rekomandoja eshte e tipit "as mish as peshk" :

    Shqiptaret nuk jane as Lindje as Perendim !

    Shqiptaret nuk jane as kendej as andej !

    Shqiptaret nuk jane as te bardhe as te zi !

    Shqiptaret nuk jane as te vegjel as te medhenj !

    Shqiptaret nuk jane as te zgjuar as budallenj !

    Shqiptaret nuk jane as burra as gra !

    dhe e fundit fare :

    Shqiptaret jane Shqiptaret ! (dhe jo Shqiptaret jane Shqiptare, sepse mungon "t-ja" ne fund dhe prishet identiteti.

    O burra perpara per hapjen e 300-it te ri !

  6. #306
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Kur polemika bėhet arti i tė mbijetuarit pa ide tė mirėfillta

    Ardian Ndreca

    Marre prej www.albanovaonline.com


    «-SKANDERBEGU: - Si janė, pra Shqyptarėt e Shqypnija?
    -DJALLI: Si janė? ... Si i don anmiku».
    Gj. Fishta, Nėn hajat tė Parrizit, 1914.

    Un besoj se gati tė gjithė autorėt e mėrzitshėm janė edhe tė damshėm, por gjithsesi sot pėr sot Rexhep Qosja mbėrrin me qenė mā fort i damshėm se i mėrzitshėm.

    Ishin shumė interesante vėrejtjet e D. Agollit nė faqet e Shekullit (25 maj 2006), ku tue ndėrhye tek polemika mes Kadaresė dhe Qoses rreth ēėshtjes sė identitetit kombtar dhe tė shqiptarizmit, vėrente mes tjerash:
    “Kėto gjėra duhet tė dihen nga njerėz qė janė tė informuar mirė, pasi mund tė jesh shkrimtar dhe nuk je i informuar mirė. Unė mendoj se Rexhep Qosja ėshtė njė njeri i informuar mirė. Ai i di mė mirė se tė gjithė ne kėto probleme. Shkrimtarėt dinė tė bėjnė romane, poezi, libra, por ka gjėra qė tė tjerėt i dinė mė mirė se shkrimtarėt”.
    Kėtė gja pohonte Dritėroi, i cili siē dihet asht shkrimtar, pra i informuem jo mirė, sidomos kur na zbulon se: “Feja nė botė ėshtė relativisht e re. Ka vetėm 2000 vjet qė ka dalė Krishti”.
    Ah, i dashun Dritėro po tė kishe mujtė nė intervalet mes shokut Zylo dhe poezive me katundar tė dalluem, me pasė studjue diēka mā shumė pėr qytetnimin asiro-babilonez, egjiptian, pėr besimin e hebrenjve... s’do tė na servirje sot kėto perla dijet!?
    Por sė paku ti ke meritėn se je mā i kthjellti ndėr ata qė shkruejnė dhe si i tillė nė nji ēast kthjelltėsijet ekstreme more guximin me pohue se Qosja meqė asht i informuem mirė nuk asht shkrimtar.

    Qosja asht akademik qė ka mujtė me ruejt titullin edhe atėherė kur ka hupė akademinė, pra i pėrket nji gjinie aq fort tė epėrme e vonon me ul me folė, aq sa kur flet gjanat qė thotė bahen tė randomta dhe bajate si ajri nė kohė murtajash tė pėrzgjatuna.

    Nė tė vėrtetė Qosja revolucionar nuk ka qenė kurrė, ai ka qenė akademik i regjimit dhe in pectore akademik i regjimit tjetėr tė Tiranės. Shprehitė e tija prej revolucionari kanė mbetė tepėr gjatė nė inkubacion e nė fund s’ka mujtė me na dhanė tjetėr veē disa shprazje ex cathedra tė mėlmyeme me nji nihilizėm tė pashoq.

    Idetė e Qoses ngjajnė me shenjat qė mbesin nė mure prej disa portreteve tė varuna pėr nji kohė shumė tė gjatė: sot ai po kėrkon nė nji farė mėnyre me var nė murin e ndėrgjegjes nji portret aq tė madh sa t’i mbulojnė dangat e maparshme.

    Atij i jep bezdi kur flitet pėr identitet europian tė shqiptarėve, mbasi kujton se identitet europian domethanė identitet i krishtenė, atėherė zbulon se shqiptarėt kanė edhe nji identitet mysliman dhe nji krenari myslimane si kundėrpeshė.
    Tashti qė marksizėm-leninizmi dhe enverizmi kanė cofė, Qosja asht tue kėrkue pėr vete nji identitet – por s’ka kuptue asgja kur ngatėrron identitetin kulturor dhe politik me atė fetar.

    Nuk ekziston nė Europė nji identitet i krishtenė politik qė tė mbarėpėrfshijė kombet e kontinentit, kėtė sė paku Qosja duhet ta dijnė pse si akademik duhet tė ketė ndie pėr luftnat me karakter fetar nė Europė prej kohės sė Karlit V, luftėn e 30 vjetėve e deri te Paqa e Westfalisė, duhet t’ja ketė zanė veshi qė era absolutiste ka shenjue pėrgjithmonė ndamjen e pushtetit dhe tė prerogativave politike prej atyne fetare, duhet tė ketė lexue se identiteti europian me karakter fetar i pėrket Mesjetės, kėtė gja sė paku e thotė edhe Marksi, i cili sidoqoftė asht nji autor shumė mā pozitiv se Qosja.

    Prandaj nė kohėt moderne (mbas zbulimit tė Amerikės) identiteti europian nuk asht tout court identitet fetar kristian, aq asht e vėrtetė kjo saqė nji filozof protoiluminist si Pierre Bayle (1647-1706) pohonte se nji ateist mund tė jetė shumė mirė qytetar i ndershėm dhe i moralshėm.
    Ashtu siē nuk ekziston nji identitet fetar kristian qė t’i kalojnė kufijtė e vetė strukturės sė besimit, po ashtu nuk ekziston nji identitet fetar mysliman nė Shqipni qė tė shpallet si model kombtar, aq sa tė bajnė qė ne shqiptarėt tė shikojmė me mallėngjim kah Lindja dhe jo me pėrkushtim kah Perėndimi.
    Ndoshta ideja qė Qosja ka pėr Shqipninė asht ajo e nji enklave aziatike, por kėto janė lajthitje qė i kanė rranjėt te ushqimi i njianėshėm shpirtnor i njerėzve si Qosja.

    Kur Konica u shprehte se ēdo brezni e jona asht e mallkueme me pasė nė gjinin e vet Denizullu-Serpie, Zgjebo dhe zejbekė tė tjerė qė me budallalleqet e tyne tė thella i kallin flakėn vendit e njikohsisht zemrohen nė qoftė se dikush jep alarmin – ai ka pasė mā sė shumti parasysh frymorė tė cilėve kultura u ka ba efektin e kundėrt qė ban vaksina ndaj marrisė. Ai ka pasė parasysh konsekuencat e trishtueshme tė ēdo aborti tė suksesshėm kulturor qė ndjek si hije shoqninė tonė.
    Ajo qė tė ban pėrshtypje te analiza e Qoses janė mendimet e errta: ai nuk pranon identitetin europian tė shqiptarėve, pse dyshon se mos ka tė bajnė me krishtėnimin, pohon nji identitet mysliman dhe nė fund del me tezėn se “feja e shqiptarit asht shqiptaria”. Qosja asht baba i kontradiktave logjike, pse ai nuk flet me logjikė por me inat.

    Kur ideologu i Rilindjes pohonte se «feja e shqiptarit asht shqiptaria» kishte parasysh njerėz pėr tė cilėt identiteti kombtar shprehte edhe nji ngjyrim fetar, pėr tė cilėt dovleti kishte fenė e vet zyrtare e kush sulmonte dovletin sulmonte njikohsisht edhe besimin. Kėtyne tė verbtėve u drejtohej rilindasi, tue u mundue me u tregue se identiteti kombtar nuk ka tė bajnė aspak me besimin qė ka individi. Pse po tė ishte ashtu ata qė nuk kanė asnji besim, agnostikėt, do tė mbeteshin pa identitet? E ne e dijmė se jo pak prej tyne kanė dinjitet dhe identitet shumė mā tė fortė se disa qė pėrpiqen me pėrdorė besimin pėr qėllime tė ulta ideologjike. Por koha kur jetonte rilindasi ishte ndryshe – jo si sot – asokohe vendi ishte pėrplot me turkomanė dhe grekomanė, me timarli dhe me mehmur tė unshėm.

    Sot pėr sot vetėm ata si Qosja mund ta damtojnė rikompozimin e shpirtit kombtar shqiptar pa pasė idena tė mirėfillta. Qosja kujtohet vetėm me polemizue, me reague, idetė e tija janė e kundėrta e ideve qė kanė tė tjerėt e megjithatė ai asht prepotent sa qė me nihilizmin e tij kėrkon me zanė pafundsisht faqet e gazetave.
    Ka pasė tė drejtė P. Valéry kur ka thanė se Zoti ka krijue gjithēka prej hiēit, por prapseprap hiēi ka mā shumė aparencė se qenja.

    Nė kėtė mision tė tijin qė mėton me shkatėrrue idenė e pėrkatėsisė europiane tė shqiptarėve Qosja ka pajtue si tagrambledhės do teveqela qė nė kushte normale nė nji vend tė qytetnuem nuk do tė kishin mujtė me shkrue as ndėr letra makaronash. Fakti se njerėz tė tillė i bajnė hije na ngushėllon dhe na jep nji ide rreth ramjes nė teposhte tė jermit tė tij antikombtar.

    Ban pėrshtypje edhe nji gja tjetėr: Qosja ka nisė me folė mbas vdekjes sė Rugovės, me tė cilin dihet se nuk ka pasė kurrė marrdhanje idilike, mbasi shumė vner ka mbush hapsinėn e pamasė qė ka nda intelektualin me pėrmasa europiane Rugova prej provincialit marksist Qosja.

    Pse ka nisė me folė tashti Qosja? Mos po don me marrė nė dorė trashigiminė e Rugovės, tue u mundue me i dhanė nji trajtė krejt tjetėr qė do tė ishte fatale pėr vendin e tij?
    Do tė ishte nji humbje e madhe pėr ēeshtjen tonė kombtare qė njerėz me ide si ai tė uzurponin postin e zadhanėsit intelektual tė nji populli siē asht ai heroik i Kosovės.

    Kur shoh njerėz si Qosja mbėrrij me kuptue pse pėrgjatė historisė sė njerzimit e vetmja mėnyrė me u mbrojt prej murtajės dhe prej shkrimeve tė damshme ka qenė zjarri.
    Jo ai qė djeg, jo.
    Zjarri qė kanė nė vetvete shkėndijat e dijes, ato qė bonifikojnė marrinė nė mendjet e njerėzve dhe qė njikohsisht ndezin dritėn e higjienės mendore, asaj qė eviton me tmerr si murtajėn ashtu edhe shkrimet e damshme.

    Ne jemi optimista dhe themi se pėr me i shpėtue marrisė qė shpėrndajnė ventilatorėt si Qosja mjafton mos me hedh shikimin nė katėr pikat e horizontit; atėherė mbetė o me u kthye kah toka, ku prehet e kaluemja ose kah qielli, ku s’e kemi tė lehtė me u ngjitė me ketė peshė tė randė qė shekujt na kanė lanė mbi shpinė.

    Por ne kemi besim e themi sė bashku me Fishtėn: “pėr inat tė Djallit e tė Shqyptarėve, Zoti ka me e mbajtė Shqypnin nė kambė me nderė e me lumni”.

    E kjo asht mā fort nji lutje, tue qenė se prej realitetit tė sotshėm nuk buron ndonji siguri e mirėfilltė.

    marre prej: www.albanovaonline.com

  7. #307
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Ēdo dite armiqte pergatitin kurtha te reja, se si t'i trazojne e t'i mbajne te ndare e te coptuar shqiptaret - ne kohe lufte direkt, e ne kohe paqje indirekt. Provuan permes diplomacie e politikes, derisot dhe pane se edhepse te ndare politikisht, shqiptaret jane aftesuar paksa ta dijne ta dallojne terrin nga drita, ta ofrojne njeritjetrin terthorazi neper kotare politike te ndara - por duke mos patur guxim te shprehen lirisht, as si politikaj, po ēfare eshte me e keqja, as edhe kulturalisht - ku shihet sot perēarja mu ne mes elites kombetare, ne mes dy figurave, qe menduam se i kemi ne balle te kombit dhe do te dijne te prijne masat e popullit kulturalisht - e jo te krijojne ndasi te reja, qe nuk i paten derisot.
    Armite provuan gjithēka iu erdh perdore e pergoje, e sot indirekt, si e vetmja shprese e tyre, qe ta shohin kombin tone te coptuar, presin qe shqiptaret sot te ndahen e perēahen deri ne ndonje konflikt eventual edhe ne baza fetare! Po sikur direkt te kishin nderhyre armiqte ne kete menyre - dy figurat tona Kadare e Qosja, nuk do te duheshin te bijne direkt ne kurthat e tyre!

    Athua si e ndijne vetveten keta te dyte sot, pas gjithe ketyre mendimeve te tyre turbulluese, qe i hyne nje udhe pakrye, ne vitet e fundit te jetes se tyre - ne vend se te mbesin figura edhe kombetare - e jo te siellen mesveti sikur dy armiq! Po sikur te kishim vertet ndonje konflikt eventual nderfetar, si paskan me na prajte e bindur me te drejten e historise kombetare? Na nuk kemi pase kurre organizime te mirefillta kombetare, vetem si fillime dhe posa u pa pasqyra e agjendes kombetare, armiqte e dashakqinjte e kombit, vepruan ne te gjitha format e mundshme, ta pengojne secilin proces te bashkimit te kombit, deri edhe me 1992!
    Edhepse nuk atem organizime te mirefillta kombetare, elita kombetare intelektuale, edhepse ne pamundesi te veproj ne atdhe, iu desht te veproj jashtatdheut, ne forma individuale e grupive edhe formuan lidhje e Rilindje Kombetare! Sot me te gjitha keto kapacitete intelektuale, qe ne krahasim me te shkuaren jane shume - eshte ēudi e madhe te mos veprojne bashkarisht, ne te miren e kombit tone! Ne vend se te merremi me ēeshtjen kombetare, mu ata qe jane elite e kombit, merren me ēeshtje krejt tjera edhe pa asnje kompetence, per ēeshtjen fetare, kur dihet se te dyte jane atheist, e secili e din! Mire qe po iu bjen ndermend sot, te shfryjne mllefe personale ne dem te vet ēeshtjes kombetare edhe disa forca gjoja intelektuale as nuk ngurrojne te shpejtojne e te perfyten, ne promovime te shkrimeve te tyre te fundit, si te Kadarese edhe te Qosjes, kur dihet se te dy format jane jokorrekte per ecurine kombetare sot!

    A ka djem e vasha lokesh shqiptare, qe te shprehen shqip, ne te mire te kombit tone sot, pa anime politike e fetare - po si shqiptare te vertete, ta thone te verteten, se nuk mund te behemi metutje top neperkembje e askujt edhe te organizohemi per nje qellim kombetar - sepse kombetari nuk bie ne kurtha konfliktesh edhe fetare! Ne secilin tubim, forum e forma mediatike, te thohet e verteta si shqiptar dhe mos te merremi me turbullira religjioze, te fryera anembane botes, e te shfryhen ne trevat tona! Dalin matrapaz religjioz, bejne kopje/paste nder me te ultat ideologji, gjoja po bindin dikend me prognoza fallse: lexo si shkroi x y, e y z - vetem me mbjelle urrejtje pa asnje nevoje!

    Kjo eshte mvarshmeria e njeriut te lidhur ekzistencialisht per nje ide politike e fetare, qe nuk e len te shohe drite as te shprehet lirisht, te merr fryme lirisht si shqiptar te flet te verteten! Kerkojme pavaresi, e vet shume jane te varur dhe e bejne vetveten vegla qorre te obskurantizmave te te gjitha llojeve, gjoja ka kryer nje shkollim jashtatdheut dikund ku edhe vet dreqi ben veze - e kthehet me direktiva te huaja, ta turbullojne vetedijen kombetare, qe duhet shume kohe te vie ne nivel te duhur! Gjenerata e vjeter, i ka borxh te madh gjenerates se re shqiptare, te mbjelli unitet, ngritje vetedije, forma organizative te reja, shprehi pune, ngritje vyrtyti e dinjiteti kombetar - ta krijojme nje ofrim kesaj rinie shqiptare anembane botes 'gjak i shprishur' si ne kohe te De Rades, e Naimit - ne prag te nje asimilimi te ri - t'i bindim kuadrot intelektuale shqiptare, te kthehen e ta japin frytin e tyre te diturise e shkences ne atdhe edhe te lidhet atdheut ne nje!

    Ndryshimet qe ka bota sot jane marramendse, te shpejta, e nuk premton as vet faktori - kohe, kur te gjitha kombet (edhe qe nuk jane as vet kombe), po si popuj bejne pergatitjen e tyre te ardhmerise sa me te lumtur - secili vepron per vete e atdheun e vet - e ēfare bejme na shqiptaret? Bijme pre e kurthave edhe me te thjeshtat kurtha, ku as i verberi nuk bjen te to - aprovojme secilin mendim e tutorim te shumekujt, procese skizmatike te apostrofuara, si nje dehje amullie: kemi nje shtet shqiptar, tash po behet i dyti, tjerat treva shqiptare le te rrijne aty ku jane, ta perjetojne edhe matutje diskriminimin ma te ulte njerezor neper kotare politike te huaja, te pavaresohet Mali i Zi, me treva e popull shqiptar, te ecen pavarur irjm me treva e popull shqiptar edhe si minoritet se!

    Po mire na bejne armiqte e tradhtoret, kur gjejne hapsire budallakie, qe per njeritjetrin jemi shume te menēur, te afte, te zotet, trima, vigjilente, te shkathte ambicioz - heronj te gjalle! Tash i kemi rregulluar te gjitha punet, vetem grrithjet fetare na kane mbetur mangut! Kush po ia shtjen ne tru sot popullit, kete katrahure rrenqethse, ta preku edhe ne ndjenjen shpirterore te tij? Po lere te qete, te lire, te besoj ku te doje, mos e trazo shpirterisht - ne paste kohe te shkoj ne kishe e xhami, ne shkolle e universitet, ne pune! Armiqte e dijne mire, se vetem edhe kjo methode perēarjeje fetare ka mbetur pa hyre ne veprim konkret edhe kjo do ta turbullje vetedijen kombetare, qe mos te dij kah eshte dera e ardhmerise! Shih si rrine ne heshtje utilitare, mu ata qe duhet te flasin e veprojne!

  8. #308
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Postimi mė lartė ėshtė njėri nga postimet mė tė mira, qė kam lexuar nė kėtė forum, pasi qė prek nė thelb realitetin qė po shihet brenda kėtij forumi (qė fatmirėsisht nuk ėshtė realitet i pėrditshmėrisė) dhe qė nė fakt po stimulohet nga disa individ naiv. Ėshtė shumė vėshtirė tė pranohet ky realitetit (qoftė edhe virtual), pėrderisa ėshtė menduar se kjo ėshtė pjesė e historisė.

    Si ėshtė e mundur nga ateistat e deridjeshėm tė na dalin kėta “fetar tė zjarrtė”?!

    Pėr fat tė mirė kėta “individ naiv” janė vetėm njė pakicė, qė nuk ēojnė edhe shumė peshė. Si me ta si pa ta. Njėjtė!

    Ndėrsa sa i pėrket Ismail Kadaresė, me profesion shkrimtar, dhe Rexhep Qosjės me profesion studiues i gjuhės dhe letėrsisė shqipe, kėta tė dytė nuk duhet tė dalin jashtė kufijve tė kompetencave profesionale.

    Njėri duhet tė shkruaj (nėse do) dhe tjetri le t’i pėrmbahet studimeve tė letėrsisė (edhe ky nėse do) sepse dukshėm po vėrehet se tashmė diskutimet e tyre nuk kanė tė bėjnė aspak me tė mirėn kombėtare, por tė dytė mė tepėr kanė dalė nė njė dyluftim personalo-intelektual, diskutime kėto tė cilat po dėmtojnė kombin.

    Nė fund tė fundit as Kadareja dhe as Qosja nuk mund tė jenė udhėrrėfyes tė kombit shqiptar!

    Njėri jeton jashtė atdheut (vetėm pėr shkaqe luksi) dhe tjetri ka dėshtuar nė planin politik!

    Prandaj, mė mirė ėshtė tė merren me poezi dhe analiza tė poezive, se sa me fjalė boshe, qė nuk pinė ujė askund!

  9. #309
    tė paēa moj


    kėta tė dy metėrmend duken anakronikė, po nejse, ka mbet njė brez i ktyne akoma qė hanė gazeta mjes, drek, darkė, lejini tė masturbohen mendėrisht se e bėjnė mirė dhe s'bojnė dhe pėr gjo tjetėr qė tė thush
    Alle Serben müssen sterben

  10. #310
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    suksese Ndreces ne fushat ku studion e jep mesim..

  11. #311
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114

    Lightbulb ra ky mort e u pame ne realitet te shperfillur

    Citim Postuar mė parė nga Legjion
    tė paēa moj


    kėta tė dy metėrmend duken anakronikė, po nejse, ka mbet njė brez i ktyne akoma qė hanė gazeta mjes, drek, darkė, lejini tė masturbohen mendėrisht se e bėjnė mirė dhe s'bojnė dhe pėr gjo tjetėr qė tė thush
    ***shih tash ky qyrri si ēaraveshet, ofrohet deri tek dera, me nje etikete, ta ngule n'dere e iken - e - nuk e din se edhe gazeta e ka nje Kend Polemik e Letrar, e nje Kend Intim (jovetem si sallate pas bakllavas se hidhur te regjimit helm), ''qe3 bojne edhe per gjo tjeter te thush'' - po prekin nervin e kombit, pulsin e popullit, marrin euro-honorare te majme, rrisin dy- e tre- e shumefishojne ekzemplaret e gazetave, bejne mjegulle per llava te reja ujqish (shesin me valute euro ne Azi, e blejne me valute ''azio'' ne Europe) - nuk jane ''metėrmend'' po edhe mikromend (kane nga nje thes libra te tyre), e nuk eshte as Koha e Ali Bungut, me ta bo me gisht pssst (prej se lartit). Po kjo eshte krejt lehte, me ta be dikush 'Tjeter' pssst - rrini aty ku jeni, ne kotare politike te ndara, mbushnu makromend, e eni ne Bruksel!

    Nje ēudi mbjellet, mbine, rritet e ben fryta ēudirash (po ka ēudira per mire e per keq). Nuk eshte vetem ai ''brezi i Menyve te gazetave'' - por Jemi Na, qe ende metojme te pertypim edhe keso sallatash, duke ndjekur ate moton e moēme 'bone zot onderr' (bonezoonderr), ne vend te asaj (mozomakeq)!

    Ka shume ēudira mikrromendesh ketu, ku krejt lehte mund te krijojne edhe mikrrobmend te rinj... Ka gjasa edhe ketu, ndrrim pozitash profesioni perkohesisht
    kur qerrepunuesi, zevendson ortarin (kerraxhiu - sahatxhiun), e kur ēeli nje ore (sahat) te prishur, e per ta ndrequr, u mundua t'i shoh pjeset e imta te ores, t'i kapi me gishta dhe gati u ēmend, se ishte mesuar me kuta qerrje (me kuta e rrote kerri).

    Duhet me dijte bile, kah eshte udha e drejte - edhepse jemi mesuar te ecim me kembebreshke historikisht, e nuk eshte koha e arritjes e breshkes, para lepurit ne majemali (kur lepuri flinte udhes, se e bente asgje breshken)! Kete cfare po shkruaj une ketu, po shprendahet per pak sekonda, anembane botes - ku dikush logarite edhe me vjetdrite!

  12. #312
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anėtarėsuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Suksese Labeatit dhe Orionit qe e kane marre kaq seriozisht temen.Tani sa evropiane jane shqiptaret ....hmm Ata qe jane ,jane dhe superjane..Pjesa tjeter (te pagdhendurit ) as jane as do te behen ndonjehere...ketu fusim dhe te korruptuarit e politikes shqiptare qe hengren tere parate e popullit dhe ne si shtet evropian qe jemi ne 2006 nuk kemi yje dhe dritaGjithe politikanet vjedhin (logjike)ama vjedhin 30 per qind dhe investojne 70 ,ne Shqiperi nuk behet qas e kun derta....ok??/
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  13. #313
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Mes ėndrrės dhe zhgjėndrrės

    Kim Mehmeti

    Mbase edhe gjat kohė shoqėritė shqiptare do tė bėjnė gjumė nė shtretėr tė ndarė nė mė shumė shtete tė Ballkanit duke ėndėrruar Evropėn e bashkuar. Dhe do u nevojitet kohė ta kuptojnė se njė shoqėri- njėsoj si edhe individi- kur nuk mund tė arrijė atė qė dėshiron, duhet tė mėsohet tė dojė, tė vlerėsojė dhe tė pėrdorė drejtė atė qė ka. Pa kėtė urtėsi shoqėritė shqiptare vėshtirė do ta kenė tė kuptojnė se e vetmja shtyllė e fortė mbi tė cilėn mbėshtetet identiteti i tyre ėshtė trashėgimia dhe e sotmja e tyre kulturore. Se portreti i identitetit tė tyre ndėrlidh veēorit krahinore, dialektore dhe tė njė populli shumėreligjioz tė cilin e ka pėrshkuar edhe puhiza e qetė e lindjes edhe freskia e kėndshme e kulturės krishtere.
    Puhizė e flladshme e cila duhet tė na mbajė tė kthjelltė sa mos harrojmė se identitetin tonė nuk mundė ta dėmtoj asgjė aq sa moskomunikimi i shoqėrive shqiptare tė cilat zhvillohen nė pesė shtete tė Ballkanit. I cili moskomunikim na e mjegullon shikimin qė tė mos vėrejmė se nėse Ballkani ėshtė “fuēi baroti”, atėherė Evropa ėshtė “depo” e mbushur pėrplot me mbeturina eksploduese politike. Se nėse Ballkani ėshtė njė gropė e madhe pėrplot me “llome historike” tė mbledhura nėpėr tavolinat mbi tė cilat tė mėdhenjtė arnojnė hartat e popujve tė vegjėl tė kėtyre hapėsirave, atėherė Evropa ėshtė vetėm njė bibliotekė e madhe pėrplot me memoare tė rrejshme ku flitet pėr barazi mes popujve, vetėm sa pėr t’i fshehur standardet e dyfishta tė cilat pėrdoren edhe sot.
    Se nėse Ballkani ėshtė njė karrocė e thyer e cila mezi mbanė peshėn e miteve tė shumtė, atėherė Evropa ėshtė tren me shumė drejtues, por pa lokomotivė. Se nėse Ballkani ėshtė nxėnės i cili kurrsesi nuk arrin t’i mėsojė leksionet nga e kaluara, atėherė Evropa ėshtė njė mėsuese e plakur harrimtare e cila jo vetėm qė nuk rikujton rininė e saj, por edhe nuk e ka kuptuar se nga historia askush nuk ka mėsuar gjė. Dhe mė nė fund, tė kuptojmė se nėse Ballkani ėshtė njė hapėsirė ku jetojnė popuj tė pafuqishėm tė pėrcaktojnė rrugėn e ardhmėrisė sė vet- me ēka janė tė detyruar qė nga padrejtėsitė e trashėguara tė murojnė besimin se “fatit nuk mund t’i iket”- atėherė pjesa tjetėr e Evropa ėshtė vendbanim i atyre tė cilėt nuk janė tė gatshėm tė pėrballen me tė vėrtetėn se Ballkani nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrpos pasqyrė nė tė cilėn shihet fytyra e pastolisur e kėtij kontinenti.
    Nė atė fytyrė tė vrazhdė tė kėsaj pjese tė Evropės, gjithsesi bėjnė pjesė edhe shoqėritė shqiptare, pa marrė parasysh nė cilat tėrėsi shtetėrore ato bėjnė pjesė. Tė cilat shoqėri mė shumė se njė dekadė ngulfaten nė “maunokracinė”, si fazė kalimtare drejtė kapitalizmit tė mirėfilltė. Pra, edhe shoqėritė shqiptare janė nė duart e “pashallarėve demokratik” dhe nė kthetrat e partive politike tė cilat funksionojnė si shoqėri private qė u sjellin pėrfitime personale vetėm atyre tė cilėt populli gabimisht i quan kryesues partiak. A shumica e tė cilėve e bindėn veten se nėnė e veprimit politikė ėshtė gėnjeshtra dhe babė i suksesit partiak ėshtė pafytyrėsia. Dhe mundėsuan qė imazhi i sotėm i shoqėrive shqiptare vulė njohėse tė ketė porno filmat e “artisteve tona” me nam e nishan tė cilat janė duke na ēuar nė Evropė tė atillė siē jemi- me turinjtė e zhytur nė kokainė dhe bythėcullak.Gjė qė dėshmon se ishim dhe mbetem shoqėri tė parullave, tė llafazanisė, tė grindjeve..., shoqėri tė fragmentuara tė cilat mbase kanė frikė tė dalin pėrpara pasqyrės ku do shohim se shumica prej nesh- demokrat tė sotėm e disidentėt tė vonuar tė sė djeshmes qė braktisėn grazhdin ideologjik kur nga ai nuk mbeti asgjė- jemi bėrė shpjegues tė identitetit tonė vetėm pse nuk dimė kėtij populli t’i tregojmė si tė mbijetojė dhe cilėn rrugė ta ndjekė qė sa mė shpejtė tė del nga ky tunel i pashpresės. Apo edhe pse nuk duam tė pranojmė se ora e zhvillimit tė shoqėrive shqiptare ende tregon kohėn e Konicės e tė Nolit, por sot nuk kemi as “Konica” as “Nola” qė tė dalin nė krye tė kolonave intelektuale. Pra, pse nuk kemi guxim tė pranojmė se pengesė e zhvillimit tonė tė sotėm nuk janė vetėm politikanėt e ardhur nga e djeshmja, por edhe Faraonėt tanė intelektual tė cilėt na mėsojnė qė tė sotmen ta jetojmė njėsoj si ėndėrrimtarėt e djeshėm: duke mos e kuptuar botėn si ylber shumėngjyrėsh, por si pėrbėrje bardh e zi, tėrėsi ku jetojnė tė mirė dhe tė kėqij. Duke mos parė se identitetin shqiptarė nuk e dėmtojnė dhe nuk e kanė dėmtuar as kryqi as gjysmėhėna, por politika bajraktareske, akulturimi, arat e mbjellura me bimė narkotike, shkatėrrimi i familjes shqiptare, gjeneratat e reja tė ēorientuara dhe tė pashpresa...Si dje, edhe sot, shqiptaria thuajse mbetet me hapin nė ajėr, luhatet mes kryqit dhe gjysmėhėnės, jo pse atė e ka kolovajzė tė vetme, por pse ka tė atillė qė edhe identitetin etnik kėtij populli ia shpalosin si tė ishte ēėshtje sezonale e cili varet nga disponimi i atyre qė kanė ambicie tė bėhen Kishė e vetme e urtėsisė kombėtare. Tė cilėt nuk kanė kuptuar se nuk ka ujė qė tė shpėrlan nga e kaluara, por ka lumenj ku mund tė lahesh nė tė ardhmen. Pra, se nuk ka ujė qė dy herė kalon mbi tė njėjtėt gurė, ashtu siē nuk ka njeri i cili mund ta rihecė tė kaluarėn e vet. Dhe duan tė na ushqejnė vetėm me gėnjeshtrat e politikės ditore tė servuara nė sofrėn e premtimeve se jemi nisur rrugės sė Evropės sė bashkuar. Qė pastaj, ne tė gėnjyer nga ahengu i tillė, tė harrojmė prijėsve tanė politikė dhe Faraonėve intelektual t’ua shtrojmė pyetjen mė tė rėndėsishme: si mendojnė tė na bashkojnė me pjesėn tjetėr tė Evropės kėshtu kėmbėzbathur dhe tė uritur.
    Mbase ne ngutemi tė bashkohemi me pjesėn tjetėr tė Evropės vetėm qė tė shpėtojmė nga ky copėzim vendorė dhe duke shpresuar se Brukseli do tė na mėsojė se si tė jetojmė pa shpikur armiq. Ku ta dish, ndoshta edhe pjesa tjetėr e Evropės njė ditė do tė na pėrqafojė si pjesėtar tė sajė vetėm sa ta largojė nga paravetja pasqyrėn ku shihet fytyra e saj e pastolisur. Si do qė tė jetė, mbetet e vėrteta se sikur edhe nesėr tė bėhemi pjesė e Evropės pa kufij, tė rinjtė tanė njėsoj do ėndėrrojnė sa mė parė t’i braktisin kėto hapėsira ku rrugėt janė pėrplot me gropa dhe ku vetėm mafia ballkanike arriti tė realizojė konceptim multietnik duke bashkėpunuar mes veti pa ngarkesa dhe paragjykime nacionaliste. Ku ta dish, mbase tė gjithė neve qė jetojmė nė kėto hapėsira edhe nuk na nevojitet gjithaq tė dėshmojmė “identitetin tonė evropian” sa atė ballkanik. Pra tė dėshmojmė se dimė drejtė tė shpjegojmė ėndrrėn gėnjeshtare se nė Evropėn e bashkuar mund tė hymė me mafiozėt dhe kontrabandistėt e bashkuar tė cilėt qėmoti i rrėnuan kufijtė e Ballkanit dhe i tejkaluan tė gjitha mosmarrėveshjet religjioze dhe etnike.Ėndrra e jonė e zhurmshme pėr t’iu bashkangjitur pjesės tjetėr tė Evropės, prej moti ėshtė vetėm mbulesė fitimprurėse pėr ata qė duan tė shpallen Faraon tė sė sotmes tonė. Pėr ata qė ėndėrrojnė tė mbeten tė pėrjetshėm dhe tė varrosen nė Piramidat shtetėrore, a nė ndėrkohė duke mos parė se edhe Evropa e sotme nuk ėshtė gjithaq e “evropizuar” sa e lavdėrojmė ne. Sepse edhe sot si dikur, kur u thua “evropianėve” se turqit janė nisur drejtė Brukselit, ata pėrjetojnė frikėn e viteve kur osmanėt kishin rrethuar Vjenėn. Edhe kur dėgjojnė se drejtė kryeqendrave tė tyre ėshtė nisur treni ballkanas, ata parafytyrojnė vagonėt e mbushur pėrplot me kriminel dhe tė papunė. Nė tė vėrtetė, Evropa e sotme ende nuk ėshtė ēliruar tėrėsisht nga stereotipat e ndėrtuar me vite pėr kulturėn lindore dhe pėr ballkanasit.
    Ėndrra jonė e larmishme nganjėherė nuk na lejon tė shohim se edhe Evropa e bashkuar ende nuk ka shpėtuar nga hamendjet vallė tė bėhet njė “klub” katolik apo njė shumėsi shtetesh tė qytetarėve tė barabartė. E mbetur nė mes tė hamendjeve tė kėtilla, Unioni evropian nuk shkoi mė larg se sa nė gjirin e vet tė pranojė vetėm kryqin ortodoks. Apo mė saktė, nė radhėt e veta tė pranojė Greqinė e sotme e cila ende nuk ka arritur tė pranojė realitetin e vet tė deridjeshėm asimilues dhe dėbues “demokratik” kur pėsuan dhe i braktisėn vatrat e veta shekullore mijėra familje nga Ēamėria dhe Maqedonia e Egjeut. Evropa e sotme mbeti peng i standardeve tė veta tė dyfishta dhe i luhatjeve vallė tė shkoj mėtutje dhe kryqit tė sotėm nė Bruksel t’ia bashkėngjit edhe gjysmėhėnėn. Nė ndėrkohė, ne shqiptarėt, tė prirė nga avdallenjtė tanė politikė dhe Faraonėt intelektual me pretendime tė bėhen Tempuj tė urtėsisė kolektive, mbetem peng i inferioritetit tonė i cili na ēon t’u nėnshtrohemi koncepteve sezonale. Tė luftojmė kundėr tė kaluarės duke dashur tė bėhemi tė pėlqyer nga ata qė pėrcaktojnė fatin e sotėm tė popujve tė Ballkanit. Dhe si tė tillė tė mos shohim se as kulturat qė kanė shenjė gjysmėhėnėn as ato qė i stolis kryqi, nuk ushqejnė amoralin, destruktivitetin njerėzore, nuk nxisin urrejtjen, nuk pėrkrahin qėndrimet pėrbuzėse ndaj cilitdo populli apo kulture. Pra tė mos shohim se me kėto shoqėri shqiptare tė cilat mbėshteten nė bajraktarizmin primitiv, ne nuk mundemi tė bėjmė asgjė mė shumė se sa tė trillojmė armiq vetėm sa tė arsyetojnė dėshtimet tona. Sikur mos ishim tė kėtillė, ne qėmoti do e shihnim se Evropa e sotme i ngjanė njė zonje plakė tė cilės posa t’ia heqėsh kapelėn e stolisur me pupla dhe posa t’ia marrės bastunin e stolisur me gurė tė ēmuar, do njohėsh prostitutėn e dikurshme politike e cila ende nuk ka arritur t’i shėrojė tė gjitha traumat dhe varrėt nga rinia e sajė e hershme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arrnubi : 29-05-2006 mė 09:30
    Sa budalla eshte "Odisea"

  14. #314
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2006
    Postime
    182
    Identiteti i perdorur

    Nga R.Shehu

    Gjithesesi dr. Plasari ne analizen e vet te sterholluar nuk i ka shpetuar shtjellimit te ceshtjes se identitetit pare kjo nga pozicioni i nje sudiuesi qe ne pergjithesi ka qene objektiv por ne kete rast nuk i ka shpetuar arsyetimit papal.
    Objektiviteti i Plasarit ne kete rast rreshqet ne momentin e paprekshmerise se tij ndaj Kadarese dhe insinuates qe ai ben ndaj filozofise papnore te identitetit me ate te "papes" se ri te shqiptareve Benediktit Kadare.
    Koncepti i atdheut qiellor dhe atij tokesor te cituar nga Plasari ne vepren e Gjon Palit te gjashte, dhe perparesise qe duhet te kete i pari ndaj te dytit, bie ndesh me praktiken kristiane ne pergjithesi ku harrohet atdheu qiellor ne favor te atij tokesor, duke u shfaqur keshtu ne formen e nje ekspansioni, presues nen masken e identiteteve per ti paraprire konvertimeve qe ne vetvehte nuk jane gje tjeter vecse zgjerim te "atdheut" tokesor, packa se parimet e atij qiellor perfundojne ne ndonje format A4.
    Zgjidhja qė ofron polaku i madh ėshtė patriotizmi. Goditės, nė dukje tė parė, pėrfundimi i tij: “Karakteristika e nacionalizmit ėshtė se nuk njeh dhe nuk kėrkon veēse tė mirėn e kombit tė vet, pa mbajtur parasysh tė drejtat e tė tjerėve. Pėrkundrazi, patriotizmi, nė masėn e dashurisė pėr atdheun e vet, u njeh gjithė kombeve tė tjera tė drejta tė barabarta me ato tė rivendikuara pėr atdheun e vet dhe pėrbėn, tek e fundit, rrugėn drejt njė dashurie sociale tė mirėrenduar”.
    Mire, tani kur nacionalizmi qenka kaq i vlefshem per polaket, perse per shqiptaret nacionalizmi duhet te jete vetem nese ai kthehet ne identitetin kristian, ndersa ai aktual islam perjashtohet nga ky postulat duke lene te kuptohet qe valenca e tij eshte pothuaj zero.
    Eshte e natyrshme qe kendveshtrimi papal qe na sjell Plasari, synon te percaktoje umetin e krishtere si baze identiteti te Evropes se bashkuar, dhe ketu nuk ka ndonje te keqe pare gjithmone ne kete pikepamje, por kur ne i kthehemi realitetit te sotem evropian duke u zgjuar nga endrrat episkopale shohim se identitet ne pergjithesi nuk perbejne pengese aq me teper kur ne e lidhim me ate fetar.
    Ngjyrimi fetar qe i behet integrimit duke futur fishekun e identitetit eshte vetem tentativa e nje grupi te caktuar ne BE qe kerkon te perfitoje nga momenti per te bere "predikim" ne kurriz te varferise se ndonje shteti pretendent.
    Ne kete pike atrehere ne themi, nese nuk do te ekzistonte Bashkimi Evropian si nje bashkim mbi te gjitha ekonomik, a do te shtrohej per ne shqiptaret ceshtja e identitetit dhe kthimi ne fene, jo te pareve, por te pareve te fundit nga keto aktualet ?
    Nese Shqiperia do te ishte anetare e Bashkimit Evropian a do te kishte kuptim ceshtja e identitetit te shqiptareve ?
    I bejme keto pyetje per te kuptuar nese se pari shqiptaret duhet te hyjne ne Evrope sa jane te krishtere nga rrenjet apo se rrethanat ekonomike jane me te favorshme ?
    Parullat dhe deshirat e shqiptareve per integrim evropian lidhen me daljen nga "burgu" per ne shengen dhe situate ekonomike me te mire apo me te vertete shqiptaret jane shume te merakosur se identiteti i tyre aktual nuk ka qasjen e domosdoshme dhe duhet ndryshuar per nje performance me te virtytshme ?
    Nuk jam dakort me dr. Plasarin kur duke cituar le te kuptoje se:
    “Pra, - kam theksuar, - as bota greke vetėm, dhe as ajo latine vetėm, pa Krishterimin, nuk kanė mundur tė konstituojnė Europėn”.
    Ne e dime fort mire se pikerisht Evropa si nocion me vlera filloi te marre formen e vet pikerisht me divorcin qe i bene popujt evropiane dominimit te Kishes. Idealet e Revolucionit Borgjez Francez u ngriten si kundershti ndaj vlerave dekadente te kishes mesjetare duke sjelle parimet e lirise, barazise dhe vellazerise si shtylla te uninoit te ardhshem evropian. Ja perse identifikimi fetar i ketij organizmi do te rikthente mentalitetin e demshem dhe jo vetem qe nuk do te kontribuonte ne permiresimin e shoqerise evropiane, por nen masken e gervishjes se identiteteve do te shkaterronte edhe ato vlera te ndertuara rishtazi.

  15. #315
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-05-2006
    Postime
    45

    Eshte veshtire te perfundohet kjo teme

    [QUOTE=rrezon]POLEMIKĖ E MBRAPSHT, NĖ KOHĖ TĖ MBARĖ - PĖR SHQIPTARĖ!

    Esenca: 'po te germosh ne shqiptarin musliman, e gjene te krishterin' dhe 'po te germosh ne shqiptarin e krishtere, e gjene kafshen'! (Keshtu u fol ne kete debat, polemike si thelb, esence).

    Esenca e mbarė: po te germosh ma thelle ne shqiptarin - e gjene ilirin! Nėse duhet tė kthehemi nė fenė e Tė Parėve - ajo ėshtė Feja e Bardhyllit, Agronit, Theutes, Gentsit! Po tė germosh nė shqiptarin - gjenė ilirin e pellgasin - e gjenė Rrėnjėn e Botės!

    Nėse duhet tė mbrohet Njė Perandori - Ajo ėshtė Perandoria ilire!

    Perandoria turke na dha emrin - shqiptar - Shqiperia!
    Perandoria romake na dha alfabetin latin - Shkronjat Shqipe!

    Asnjė fé nuk erdh nė trojet tona para pushtuesve, por pushtuesit na i pruan pa dhunė, por me qejfin e dėshiren e tyre pushtuese edhe shqiptarėt i pranuan me hater e me zor! Vetėm - gjyshėrit e stėrgjyshėrit tanė, dinė tė na thonė Tė Vėrteten, Ata qė i priten nė prag shtėpie - ardhjen e tri feve tona! Vetėm Ata e dinė ēfarė panė me sy, e ēfarė e vuajten me jet
    Me qellim qe sado pak t'i kontriboi kesaj teme do te them kete:Feja e pare qe erdhi tek per 2000vjet ishte e krishtera e predikuar nga vete apostulli Shen Pali dhe dhe ne gjakun e atyre te pareve vertete Ilirin e pellazgin Agronon e Teuten e sot qfare gjen?Krejt Turk,bile nese pajtohesh edhe te krishteret jan me doke e zokone lindore mos ta teproi turke.Per momentin kemi emrin shqiptar qe u emertuam nga turqit prej arbnoreve e prej atij te parit Ilir pra kemi pesuar per 2000 vjet tri transformime.Ne shkolle perpara mesonim thenjen: Ku ka shkele kemba e turkut nik bin bari.Arbnoret fene e muaren nga turku jo si mendoni Ju pa dhune por mendoi une qfare gjeten kisha me gure dhe doreshkrime i rrenuan dhe i dogjen ne temel,ndersa sllavet aq bukur e euajten te veten sa nje sulltani e bene dhender dhe kashtu shpetuan ku jan sot e ne ku jemi.E degjuat se qfare ndodhi me nenen Tereze ne Shkoder qytetin e civilizimit shqiptar te Marin Barletit etj.Kur po na duhet per lashtesi lypin Marinin e kur na duhen harmet harrojme Marinin.Kerkoi falje neqoftese kam fyer kend po besoi se kam thene realitetin(mendoi une)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 30-05-2006 mė 15:07

  16. #316
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Sami Frashėri dhe debatet e sotme mbi identitetin

    (Nė 156 vjetorin e lindjes)

    Pėrvjetori i lindjes sė Sami Frashėrit pėrkon me debatin e sotėm Kadare-Qosja, e, pas tyre, tė dhjetėra publicistėve e studiuesve mbi identitetin e shqiptarėve. Ky ėshtė, nė thelb, debat mbi ēėshtjen ē'ka qenė, ē'ėshtė e ē'do tė jetė Shqipėria dhe shqiptarėt. Megjithatė thuajse askush nuk i ėshtė referuar nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė Samiut dhe sidomos veprės sė tij kryesore "Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet", kėsaj "Bible tė shqiptarizmit", vepėr e cila u bė manifesti i Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Por kush ėshtė Sami Frashėri dhe cili ėshtė projekti politik i tij?

    Sami Frashėri dhe formimi i tij

    Samiu lindi nė Frashėr tė Pėrmetit, mė 1 qershor 1850. Aty kaloi fėmijėrinė, mbaroi shkollėn fillore, mėsoi turqisht e arabisht. Mė 1865 u vendos nė Janinė, nė atė kohė qendėr vilajeti, sė bashku me vėllezėrit dhe motrat. Nė Janinė kreu shkollėn greke "Zosimea" e mėsoi edhe greqishten e re dhe tė vjetėr, latinishten, frėngjishten, italishten, turqishten dhe persishten. Kur ishte 22 vjeē u vendos nė Stamboll, ku zhvilloi njė veprimtari tė gjerė publicistike, shkencore e patriotike. Ai botoi e njė varg veprash letrare, punoi si gazetar, redaktor e kryeredaktor gazetash (si Fener, Kopshti, Mėngjesi, Interpreti i Lindjes, Java etj.), mori pjesė nė themelimin e "Shoqėrisė sė tė Shtypurit tė Shkronjave Shqip" dhe u zgjodh kryetar i saj, drejtoi revistat e para nė gjuhėn shqipe Drita dhe Dituria, botoi fjalorėt dygjuhėsh frėngjisht-turqisht (Kamus-i fransevi) dhe arabisht-turqisht (Kamus-i Arabi), hartoi "Abetare e gjuhės shqipe", "Shkronjėtorja e gjuhės shqipe" (gramatika) dhe "Dhe'shkronjė" (Gjeografia) po nė gjuhėn shqipe etj. Si kurorėzim tė veprimtarisė sė tij shkencore-intelektuale dhe patriotike, Samiu botoi mė 1899, Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet.

    Samiu ėshtė, gjithashtu, autor i romanit tė parė dhe i dramės sė parė tė botuar nė Turqi, me ēka ai hodhi bazat e gjuhės letrare turke, tė cilėn e shkėputi nga osmanishtja. Pėrveē kėsaj, ai shkroi veprėn e tij mė madhore nė gjuhėn turke, Enciklopedia, nė gjashtė vėllime (e para enciklopedi nė gjuhėn turke), si dhe fjalorin normativ tė gjuhės turke me mbi 40 mijė fjalė e shprehje gjuhėsore. Nė rreth 30 vjet Samiu shkroi 57 vepra, duke lėnė 11 tė tjera nė dorėshkrim. Samiu vdiq nė Stamboll, mė 18 qershor 1904, kur ishte vetėm 54 vjeē.

    Samiu ishte njė intelektual me kulturė tė gjerė enciklopedike, me interesa shkencore tė shumanėshme dhe aftėsi tė jashtėzakonshme. Ėshtė e vėshtirė tė veēosh anėn mė tė spikatur tė veprimtarisė intelektuale tė Samiut. Ai ishte njė mendimtar i shquar humanist, po aq i madh ndoshta sa edhe Monteskje apo tė tjerė filozofė e mendimtarė europianė, para tij apo tė kohės sė tij.

    Samiu e kaloi rininė dhe u formua si intelektual nė Janinė, atėherė njė qytet i zhvilluar tregtar. Por ai nuk lė pa nėnvizuar faktin se ai u formua mė shumė me frymėn oksidentale se turkoarabe. Samiu ishte dishepull i iluministėve dhe enciklopedistėve tė shquar francezė tė shekullit tė 18-tė. Trajtimi i problemeve nė lėmin e filozofisė, tė shkencave tė ndryshme dhe tė sociologjisė tregon se ai ishte nė korrent me rrymat dhe pikėpamjet e ndryshme tė asaj kohe. Problematika e mirėfilltė politiko-sociologjike qė trajtoi Samiu ishte, nė fakt, preokupim i pėrbashkėt i shumė sociologėve tė tjerė europianė qė jetuan e krijuan si ai nė fund tė shekullit tė 19-tė dhe nė fillim tė shekullit tė 20-tė, si Spenser, Dilthey, Tonies, Durkheim, Veber etj.

    Por mendimi filozofik e politiko-sociologjik i Samiut u formulua nė lidhje tė ngushtė e nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare shqiptare. Pra, krejt ndryshe nga debatet e sotme (pa njė objektiv tė qartė) mbi identitetin e shqiptarėve, mendimi politiko-filozofik i Samiut u orientua ndaj njė qėllimi themelor, tė ardhmes sė Shqipėrisė, i cili u trajtua mjeshtėrisht, nė mėnyrė koherente e nė tė gjitha aspektet e tij nė veprėn monumentale "Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet."

    Madje, referuar kėsaj vepre, mund tė vėrejmė disa fakte interesante qė lidhen me debatet e sotme mbi identitetin. Ai nuk anashkalon identitetet e veēanta (katolik, ortodoks, mysliman, gegė, toskė etj., etj.), pėr tė cilėt merakoset aq shumė R. Qosja. Por ai thekson nė thelb se identitetet e veēanta, nėse shprehemi me gjuhėn e Qoses, i nėnshtrohen identitetit "mėmė", identitetit kombėtar shqiptar. Samiu thotė se shqiptarėt, pėr nga besimi, janė myslimanė (dy tė tretat thotė ai) dhe tė krishterė (njė e treta), nga tė cilėt ½ katolikė dhe ½ ortodoksė. Por ai thekson se ndryshe nga shumė vende tė tjera, jo vetėm tė Lindjes por edhe tė Perėndimit, nė Shqipėri nuk kanė ndodhur kurrė grindje apo konflikte ndėrfetare. Njė grek, thotė Samiu, me tė ndėrruar besimin ka ndėrruar edhe kombėsinė. Ndėrsa "Shqiptari ėshtė shqiptar pėrpara se tė jetė mysliman apo i krishterė (Shqipėria..., fq. 47). Ose, thėnė ndryshe, "shqiptari, mysliman qoftė, ortodoks qoftė, katolik qoftė, ėshtė gjithnjė shqiptar" (fq. 54).

    Platforma e Samiut pėr njė Shqipėri europiane

    "Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet" ėshtė vepra kryesore e Samiut nė gjuhėn shqipe. Ajo u botua nė Bukuresht mė 1899. Noli e pėrktheu atė nė greqisht. Mė pas ajo u pėrkthye nė turqisht, gjermanisht, frėngjisht, italisht dhe bullgarisht. Shumė shpejt u shndėrrua nė njė manifest teorik e politik tė Lėvizjes Kombėtare, nė njė periudhė vendimtare pėr fatet e Shqipėrisė.

    Por nė Shqipėri kjo vepėr madhore e Samiut mbeti mė shumė e pėrfolur se e studiuar, sidomos pėrmbajtja politiko-sociologjike e saj. Kjo lidhet, sė pari, me barrierat ideologjike tė gjysmės sė dytė tė shekullit XX. Mbivlerėsimi i "kufizimeve ideore" (sikurse i tėrė tė veprave tė sė kaluarės) pengoi gjykimin e analizėn shkencore tė pėrmbajtjes sė saj. Pėr mė tepėr, nė Shqipėri e asaj periudhe, pretendohej se ishin pėrmbushur ėndrrat e rilindėsve tanė, duke realizuar njė shoqėri qė kishte arritur "modelin e pėrsosmėrisė" sė marrėdhėnieve shoqėrore. Vetė Samiu, sikurse mendimtarė tė tjerė tė sė kaluarės, ėshtė vlerėsuar si njė nga ata njerėz tė mėdhenj me tė cilėt "kemi tė drejtė tė krenohemi", por jo si autor i njė vepre qė sugjeron dhe vazhdon tė ketė aktualitet.

    Nė "Shqipėria..." Samiu pėrcaktoi qėllimin e vėrtetė tė shqiptarėve sikurse mjetet dhe rrugėt pėr realizimin e tij. Mendimi politik i Samiut preokupohet, para sė gjithash, pėr formėn e regjimit tė ardhshėm tė shtetit shqiptar. Samiu parashikonte rėnien e shpejtė tė Perandorisė Osmane, siē parashikonte ai, nė dhjetė apo e shumta njėzet vjet. Shqipėria fitoi pavarėsinė 13 vjet mė vonė. Pra u provua saktėsia e parashikimit tė tij.

    Por pavarėsi do tė thoshte kalim i pushtetit nė duart e vetė shqiptarėve. Nė kėto rrethana detyrė kryesore nuk dilte pėrpunimi i njė teorie mbi shtetin as vetė identitetin e tyre. Samiu u tha shqiptarėve atė qė ata mund tė pėrvetėsonin. Pra misionin e tij Samiu e shihte nė njė plan konkret, praktik e agjitativ. Dhe ai e vuri theksin, nga njėra anė, te fakti se pushtetmbajtėsit nė Shqipėri ishin tė huaj dhe se pushteti i tyre nuk kishte kurrfarė legjitimiteti. Nga ana tjetėr, ai vuri nė dukje se kombi shqiptar kishte aftėsitė pėr t'u vetėqeverisur.
    Samiu u shpreh hapur kundėr njė regjimi tė mundshėm monarkik. Madje kohė para se tė botonte "Shqipėria ē'ka qenė…", nė njė letėr qė i dėrgonte De Radės mė 1881, ai shkruante: "Nė u bėftė dot [Shqipėria] mė vete, nuk do tė kemi nevojė pėr princėr e mbretėr, as tė krishterė as muhamedanė..."

    Sigurisht Samiu mbante parasysh veēoritė konkrete, strukturėn demografike e fetare tė popullsisė sė vendit, ndarjet gjeografike tė saj, karakteristikat dhe psikologjinė e njė kombi nė formim e sipėr. Bazuar nė veēoritė e identitetit tonė ai thotė lidhur me njė monark tė mundshėm se "nė qoftė gegė, s'e duan toskėt, nė qoftė toskė s'e duan gegėt; nė qoftė mysliman, s'e vėshtrojnė me sy tė mirė tė krishterėt; nė qoftė i krishterė, s'u vjen mirė myslimanėve… Shqiptarėt nuk do tė gjenin karar as me njė tė huaj nga Europa, as me njė princ a mbret mysliman tė huaj" (Shqipėria..., fq. 83).
    Mendimi i tij politik ishte nė linjė me proceset e mėdha transformuese qė kishin ndodhur nė Europėn e shekullit tė 18-tė dhe 19-tė, siē ishin kapėrcimi i monarkive absolute, humbja e sė drejtės "hyjnore" pėr pushtet monarkik tė pakufizuar, ndarja e pushteteve nė legjislativ, ekzekutiv e gjyqėsor etj.

    Pėr Shqipėrinė Samiu aspironte njė formė regjimi demokratik, qė tė organizohej e tė funksiononte sipas modeleve europiane. Ideali europian ishte njė tipar thelbėsor dallues nė veprėn e Samiut. Europa ishte pikėrisht shembulli qė duhej ndjekur. Sami Frashėri e pėrfytyronte Shqipėrinė e ardhshme si njė shoqėri nė tė cilėn tė gjithė qytetarėt do tė mund tė jetonin si njerėz. Shteti kombėtar shqiptar, sipas tij, do tė duhej tė ishte njė shtet i moderuar, i bazuar nė ligje, para tė cilave, tė gjithė qytetarėt duhet tė jenė tė barabartė. "Ėshtė skllavėri t'i nėnshtrohesh dėshirės sė njė njeriu, por nuk ėshtė skllavėri t'i nėnshtrohesh njė ligji e rregulli… Ligji ėshtė ekuilibri i shoqėrisė njerėzore", theksonte Samiu.

    Pėrvoja europiane dhe tradita kombėtare

    Por a mund tė ishte shteti i ri shqiptar europian dhe, njėherėsh, njė shtet qė tė mbėshtetej nė njė traditė kombėtare qeverisjeje demokratike? Sipas Samiut "po". Pra mund e duhej tė organizohej "njėfarė dhimokratie", si shtetet e tjera demokratike tė Europės. Ai mendonte si model Zvicrėn, njė vend me karakteristika demografike, klimaterike e territoriale tė ngjashme me ato tė Shqipėrisė. Por Samiu gjykonte se format konkrete tė organizimit politik tė shoqėrisė shqiptare duheshin gjendur nė traditėn mė tė mirė vetėqeverisėse tė popullit shqiptar. Sipas tij, pushtimi otoman e kishte ndėrprerė nė mėnyrė tragjike procesin e natyrshėm tė zhvillimit historik dhe traditėn politike tė shqiptarėve. Samiu i referohet njė gjeografi e historiani tė lashtė grek, Strabonit, sipas tė cilit, tė parėt e shqiptarėve, ilirėt, kishin mbi krye disa kėshilla (pleqėsi) qeverisėse. Kjo traditė demokratike e shqiptarėve, sipas Samiut, mund e duhej tė rimėkėmbej pasi ajo u pėrshtatej kushteve konkrete, interesave dhe psikologjisė sė popullit shqiptar. Sigurisht, e kaluara historike ofron mė shumė material pėr tė reflektuar, sesa pėr tė marrė modele tė gatshme e qė tė mund tė kopjohen nė periudha tė mėvonshme dhe krejt tė ndryshme historike. Ndaj duhet thėnė se referimi ndaj traditės sė lashtė vetėqeverisėse tė shqiptarėve ishte pėr Samiun jo aq njė synim pėr tė pėrshtatur njė model qeverisjeje, se sa njė pėrpjekje pėr tė ngjallur e frymėzuar ndjenjat, krenarinė dhe aspiratat kombėtare te shqiptarėt. Si nga natyra, ashtu edhe nga principet e funksionimit tė tij, shteti i ardhshėm i shqiptarėve, siē e pėrfytyronte Samiu, nuk do tė ndryshonte shumė nga ai i shteteve tė tjerė tė Europės Perėndimore. Sidoqoftė, do tė ishte gabim tė nėnvlerėsohej thelbi racional i idesė sė Samiut pėr tė zbuluar dhe vlerėsuar nė traditėn politike kombėtare anėt mė pozitive tė organizimit politik dhe formave vetėqeverisėse tė shqiptarėve.

    Mendimi politik i Samiut pėr njė qeverisje demokratike (nė formėn e pleqėsisė) merr njė vlerė edhe mė tė madhe po tė mbajmė parasysh se shtetet e tjera qė ishin formuar deri atėherė nė Ballkan, tė gjitha pa pėrjashtim kishin vendosur formėn e monarkisė, dhe kur nė qarqe tė caktuara politike brenda e jashtė Shqipėrisė qarkullonte gjerėsisht ideja pėr tė venė nė krye tė njė shteti tė pavarur shqiptar njė mbret a njė princ tė huaj.

    Interesant dhe me vlerė ėshtė edhe mendimi i Samiut lidhur me strukturėn e organizimit tė shtetit shqiptar. Sipas tij shteti shqiptar mund tė ndahej nė 15 njėsi administrative, "qeverindarje" ose "ngastra". Secila prej kėtyre njėsive administrative do tė zgjidhte njė pėrfaqėsues. Kėta 15 individė tė zgjedhur do tė formonin njė kėshill kombėtar, tė cilin Samiu e quan "Kėshill i Pleqėsisė" (emri s'ka rėndėsi dhe ai vetė thotė: "emri tė jetė ē'tė jetė"). Ky kėshill kombėtar do tė zgjidhte njė kryetar - i cili do tė kryente funksionet e kryetarit tė shtetit - dhe njė zėvendėskryetar. Vetė Kėshilli i Pleqėsisė do tė kryente, pak a shumė, funksionet e presidencės. Por parim bazė i veprimtarisė sė Kėshillit tė Pleqėsisė do tė ishte kolegjialiteti.

    Pėrkrah Kėshillit tė Pleqėsisė, sipas Samiut, do tė vepronte njė "Kėshill i Pėrgjithshėm", i pėrbėrė nga anėtarė tė zgjedhur nė 100 njėsi (zona) elektorale, me njė numėr pak a shumė tė barabartė zgjedhėsish (njė pėr ēdo 20 mijė banorė), me funksionet e njė kuvendi kombėtar apo parlamenti: pėr miratimin e ligjeve, tė buxhetit tė shtetit etj. I lidhur me kėto dy organe dhe nėn mbikėqyrjen e tyre do tė vepronte ekzekutivi, qeveria. Ky projekt politik ishte jo vetėm i ngjashėm me modelet e demokracive parlamentare tė Perėndimit, por edhe i kushtėzuar nga faktorė tė ngjashėm me ata qė ēuan nė krijimin e demokracisė parlamentare europiane.

    Edhe pse Samiu u shpreh pėr principin demokratik tė pėrfaqėsimit pėrmes zgjedhjeve tė organeve mė tė larta shtetėrore - Kėshilli i Pleqėsisė dhe Kėshilli i Pėrgjithshėm - ai do tė shprehej pėr vendosjen e njė vargu kufizimesh nė tė drejtėn e shtetasve si pėr tė votuar, ashtu edhe pėr t'u zgjedhur nė organet drejtuese tė shtetit. Me kufizimet moshore, ekonomike dhe kulturore pėr tė drejtėn e votės dhe tė tė zgjedhurit, mbetej jashtė procesit politik pjesa mė e madhe e popullsisė sė atėhershme. Njė elitė politike e dalė nga zgjedhje me kufizime tė tilla do tė ishte aristokratike dhe forma pėrfaqėsuese e shtetit shqiptar tė ndėrtuar nė kėtė mėnyrė do tė ishte jo njė republikė demokratike, por njė republikė oligarkike.

    Por bindja e Samiut mbi kufizimin e sė drejtės pėr tė votuar e pėr t'u zgjedhur, ishte e justifikuar historikisht po tė mbajmė parasysh se kufizime tė tilla ekzistonin pothuaj nė tė gjitha vendet demokratike tė Perėndimit. Pėr mė tepėr kėto kufizime tė parashikuara nė projektin politik tė Samiut ishin tė pėrkohshme. Sepse nė projektin e tij madhėshtor Shqipėria do tė zhvillohej ekonomikisht e kulturalisht, do tė kishte njerėz tė arsimuar nė shkolla e universitete etj., njėlloj si shtetet e tjera europiane, midis tė cilėve Shqipėria ka patur e duhej tė kishte vendin e saj tė natyrshėm.

    ***

    A do tė ishte bėrė Shqipėria si Zvicra, sikur klasa politike shqiptare pas fitores sė pavarėsisė dhe pas Luftės sė Parė e tė Dytė Botėrore tė kishte ndjekur, nė vija tė pėrgjithshme, programin politik tė Samiut? Ėshtė vėshtirė tė flasėsh me "ēfarė do tė ndodhte sikur…?" Sidoqoftė ajo do tė ishte ndryshe. Shqipėria qė projektoi mendja e Samiut mund tė kishte evituar, ndoshta bashkė me copėtimin e territoreve tė saj, edhe format e autoritarizmit shtetėror: tė shekullit XX tė cilat, sė bashku, e lanė Shqipėrinė shumė prapa kombeve tė tjerė tė kontinentit, madje edhe krahasuar me njė vend fqinj si Greqia. Sot, 156 vjet nga lindja e Samiut, kur pėrpara Shqipėrisė shtrohet si detyrė e dorės sė parė ndėrtimi i njė shteti demokratik dhe integrimi i tij nė familjen e vendeve tė qytetėruara e demokratike tė Europės, vepra e tij pėrsėri rezonon menēuri. Ajo duket se ende mund tė ndihmojė qė tė kuptojmė se "ē'duhet tė jetė" e si duhet tė bėhet Shqipėria.

    Dr. Lekė SOKOLI

  17. #317
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anėtarėsuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464

    Kadareja vuan nga "Oksidentosis"

    Kadareja vuan nga "Oksidentosis"


    Dr. Berisha i bėn diagnostikim tė gabuar

    Debati qė plasi para gati njė muaji midis akademikut shqiptar Rexhep Qosja nga Prishtina dhe shkrimtarit shqiptaro-francez nga Parisi, Ismail Kadare, ka detyruar shumė njerėz tė letėrsisė, tė propagandės, tė kulturės dhe tė politikės nė trevat shqiptare tė mbajnė njė qėndrim. Kjo ishte e pritėshme. Kjo ėshtė e kuptueshme dhe e dobishme. Edhe ne nė "Rimėkėmbja" tė datės 9 maj 2006 kemi mbajtur qėndrimin tonė paraprak, pa hyrė ende nė aspektet thelbėsorė teorikė tė debatit, nėpėrmjet shkrimeve "Patriarkėt e letėrsisė kryqzojnė shpatat politike" dhe "Sprovė qė nuk u qėndron provave".


    Abdi Baleta shkruan;

    Deri tani shumica e atyre qė janė shprehur kanė vepruar mė tepėr pėr tifozllėk, sidomos ata qė janė rreshtuar nė krahun e Kadaresė. Ai mekanizmi "misterioz" pėr mbrojtjen e Kadaresė, qė e kemi pėrmendur edhe herė tė tjera, u vu menjėherė nė lėvizje pėr tė organizuar fushatėn mbrojtėse pėr Ismailin dhe pėr tė sulmuar Rexhepin.Edhe kjo pritej. Zelltarėt e "Kultit Kadare" janė shumė vigjilentė pėr gjithēka qė ndodh rreth idhullit tė tyre dhe bėhen tejet agresivė kundėr kujtdo qė gu xon tė bėjė kritika ndaj tij. Vetėm nė njė rast i kemi parė kėta zelltarė tė shushatur e tė tulatur, nė vitin 2005 kur Ismailin e sulmuan harbutēe dhe padrejtėsisht pėr antisemitizėm, nėpėrmjet shkrimesh gazetareske me nėnshkrimin e njė vrasėsi tė njohur me pagesė nė publicistikė. Mekanizmi "misterioz" pėr mbrojtjen e Kadaresė nė atė rast nuk funksionoi dhe mbrojtja mbeti nė duar tė adhuruesve tė zakonshėm tė talentit letrar te Kadaresė dhe tė disa qortuesve tė tij politikė qė pėr arsye parimore nuk mund tė heshtnin, sikurse veproi "Rimėkėmbja".


    "Rilindasi modern" qė nuk vuan nga nacionalizmi i rilindėsve


    Mė 19 maj 2006 me mbrojtėsit e Kadaresė kundėr Rexhep Qosjes u rreshtua edhe Kryeministri i Shqipėrisė Sali Berisha, kur iu pėrgjigj pyetjes sė njė gazetari gjatė njė konference shtypit. Fjalėt e Berishės i dėgjuam sė pari nė reportazhet televizive. mė 19 maj. Tė nesėrmen ato ishin tė shkruara dhe nė gazetat e ditės. Gazeta "Shqip" e datės 20 maj dy faqe tė saj i kishte zėnė me tekstin e intervistės sė marrė nga Arbėn Xhaferri dhe tė botuar me titullin "Mbi debatin Kadare-Qosja. Urtėsia politike e rilindasve tanė nuk ka alternativė". Nė atė faqe ishte dhe lajmi "Berisha: Kadare njė rilindas modern".
    "Shqip" ka shkruar se: "Kryeministri u kishte thėnė gazetarėve "nuk i kam lexuar polemikat Qosja -Kadare''. Megjithatė ai nuk kishte nguruar ti komentonte ato, duke mbajtur haptaz anėn e shkrimtarit Ismail Kadare". Pra, gazeta "Shqip" na ka dhėnė provėn se Berisha ka vepruar me metodė tipike kadareane, sepse dhe Kadareja shpesh del nė ekrane televizive dhe lėshon komente pėr mendimet e shkrimet e tė tjerėve pa u njohur me ato mendime, pa i pas lexuar ato shkrime.


    "Shqip" ka cituar fjalėt e Berishės: "Mendimi kombėtar shqiptar kalon nė veprėn e Kadaresė. Nėse Ismail Kadareja ka njė meritė jo letrare, por mė gjėrė, ka meritėn se nė tėrė veprėn e tij ka mbledhur copėza tė njė shpirti kombėtar jo kaq solid, e ka mbledhur atė jo me frymėn e njė nacionalisti tė sėmurė, por nė frymėn e njė nacionalisti pozitiv qytetar…personalisht e kam pasur dhe e kam kėtė bindje se nė kėtė aspekt Ismail Kadareja ėshtė njė rilindas modern". Berisha ka pasur dhe ka bindje tė saktė se Ismail Kadareja nuk ka treguar frymė nacionalisti shqiptar nė shkrimet e qėndrimet e tij, edhe kur ka pasur nevojė t'i ėmbėlsojė ata me pak shurup patriotizmi. Por Berisha ka barė gafėn terminologjike dhe konceptuale tė radhės duke e shpallur Ismailin "rilindas modern", gjė qė nuk ka kuptim. Berisha ka vepruar kėshtu jo se u zu gafil nga pyetja e gazetarit nė konferencėn e shtypit, por qėllimisht pėr ta thelluar para syve tė opinionit publik hendekun qė i ndan tė dy, Ismailin e Saliun, nga nacionalizmi i mirėfilltė shqiptar. Atyre nuk u ka pėlqyer qė njė personalitet me emėr i letėrsisė e kulturės shqiptare, si Rexhep Qosja, nė dy trajtesat e tij mė tė fundit ka bėrė njė hap tė madh drejt pozitave qė ka mbajtur nacionalizmi i mirėfilltė shqiptar, jo vetėm ai i kohės sė Rilindjes, por edhe i kohės sonė.


    Qosja e Kadareja pėrfshihen nė debat, nuk kanė nisur debat


    Debati i tanishėm "Qosja-Kadare" emėrtohet kėshtu pėr kollajllėk, sepse nė fakt Ismaili e Rexhepi nuk kanė nisur pėr herė tė parė ndonjė debat tė veēantė midis tyre. Ata thjesht janė pėrfshirė me mėnyrat e tyre, pėr shijet, apo pėr ambiciet e tyre, nė njė debat qė ėshtė bėrė pėr shumė vite me radhė nė shtypin e studimet shkencore nė gjithė hapėsirat shqiptare. Me njė fjalė kėtė debat e kanė bėrė mė herėt e mė fort tė tjerė. Kjo nuk mund tė mohohet dhe ne nuk kemi pėrse tė rrimė tė heshtur kur tė tjerėt duan ta paraqesin sikur ky debat po nis vetėm tani qė u pėrlanė midis tyre Ismail Kadareja e Rexhep Qosja.
    Ne na vjen shumė mirė qė nė kėtė debat tani po thithen si nė njė batak pak nga pak edhe tė tjerė qė qėndronin sehirxhinj e nuk kishin guxim tė hidheshin nė njė rrymė tė turbullt, por tė vrullshme tė polemikave midis nacionalizmit e antinacionalizmit mė mendimin politik.. Frikacakėt e hileqarėt qėndronin mėnjanė lumit tė rrėmbyer tė debatit pėr pėrtaci mendore, apati intelektuale e frikė politike nga tė huajt, madje janė hequr si intelektualė modernė qė nuk pėrfillnin tė merreshin me punė tė kota, nuk e vrisnin mendjen me kategori tė vjetėruara si nacionalizmi. Tani dhe kėta tė ndarė sipas tifozllėkut ose detyrimeve ndaj njė kulti intelektual janė tė detyruar tė thonė diēka, tė zhgarravisin ndonjė gjė.


    Kjo ėshtė njė arsye mė tepėr dhe e fortė qė na shtyn ta ēmojmė si tė mirėpritur dhe tė dobishme pėrfshirjen nacionaliste tė Qosjes nė kėtė debat, sikurse ishte me dobi dhe i mirėpritur para 3 vitesh njė kėrcim i Arbėn Xhaferrit nga qėndrimet teorike politike kozmopolite nė qėndrime teorike nacionaliste, paēka se ende ky kėrcim nuk ėshtė kthyer nė pozicionim tė palėkundur. Kėtė lėkundje tė Xhaferrit e tregon fakti qė ai po shpreh keqardhje qė "plasi" debati midis Qosjes e Kadaresė, sepse e di qė tani kazani i kėtij debati do tė vlojė edhe mė fort dhe "perėndimorizmit" antimysliman tė predikuar nga Xhaferri dhe zėvendėsi i tij Thaēi mund t'i hiqen fasha tė rinj nga lėkura e puērruar me antinacionalizėm.


    Edhe i pėrfshiri tjetėr nė kėtė vorbull, Sali Berisha, qysh nė vitin 1991 denonconte nacionalizmin shqiptar si armik tė demokracisė, njėsoj si komunizmin, Qysh nė vitin 1992 Berisha mallkonte "pėrfaqėsuesit e nacionalizmi ekstrem" nė politikėn e propagandėn e Shqipėrisė, duke i cilėsuar edhe si "nacionalistė tė tipit Zhirinovski", ndonėse ndonjėri prej tyre atėherė ishte deputet i Partisė Demokratike tė Berishės. Tashmė njerėzit e dinė se kundėrshtarėt mė tė egėr e njėkohėsisht mė trutharė tė nacionalizmit shqiptar pėrgatitėn e botuan nė vitin 2001 njė palolibėr tė tėrė me 300 faqe me qindra shpifje, trillime e shtrembėrime tė titulluar "Nacional-islamizmi shqiptar. Baleta dhe Feraj". Ky libėr i hedhur nė qarkullim me autorsinė e rreme tė njė vrasėsi me pagesė nė publicistikė ishte vepėr e shtabeve tė ndryshme qė synonin tė pėrēonin atė vijė qė mbron tani Ismail Kadareja; atė kozmopolitizėm qė pėrēojnė "perėndimorsat krishterizues" nė Shqipėri dhe qė po e kundėrshton Qosja; atė urrejtje pėr nacionalizmin e mirėfilltaė qė kanė shfaqur gjithnjė ithtarėt e "nacionalizmit qytetar" si Mehmet Elezi dhe qė po e reklamon sėrish Sali Berisha.


    Kadareja dhe Qosja nuk kanė prodhuar debat tė ri rreth thelbit tė problemit kombėtar shqiptar dhe perspektivės sė tij. Si njėri dhe tjetri vetėm kanė pėrcaktuar mė hapur pozicionin e tyre nė krahė tė kundėrt tė kėtij debati, pėr tė cilin ka tashmė materiale tė shumta gazetareskė, libra e deri studime tė mirėfillta shkencore. Kėto debate qė po bėjnė Qosja me Kadarenė i kanė bėrė plot tė tjerė, shumė mė hapur.me shumė mė tepėr pėrplasje. Mund tė reshtoja kėtu lista tė gjata shkrimesh nė kuadėr tė njė debati tė tillė. Por po pėrmend pėmbledhtas se gazetat "Rimėkėmbja" dhe "Bota Sot" pėr 12 vjet me radhė janė shndėrruar nė tribuna tė kėtij debati. Qosja vazhdimisht ka shprehur urrejtje dhe ka intriguar kundėr "Bota Sot", por tani del nė pozicione tė afėrta me ato qė janė mbrojtur nga kjo gazetė pėr ēėshtjen kombėtare tė trajtuar nė frymė nacionaliste. Kadareja ka qenė i pranishėm dhe i mirėpritur nė faqet e "Bota Sot", por ja qė ai largohet gjithnjė mė shumė nga fryma si ėshtė trajtuar ēėshtja kombėtare nė kėtė gazetė. Ka pasur shkrime me frymė nacionaliste tė mirėfilltė shqiptare edhe nė gazeta tė tjera. Janė botuar libra tė veēantė studimorė e propagandistikė pėr kėtė temė si "Skicė e mendimit politik shqiptar"(1998) nga Hysadedin Feraj. "Ligjėrimi nacionalist shqiptar"(2003) dhe "Arratisja nga Lindja"(2006)nga Enis Sulstarova, "Vetėm nacionalizmi e shpėton kombin shqiptar", nga Bajram Kabashi dhe Abdi Baleta. Ky libri i fundit u promovua nė Prishtinė nė shkurt 1998. Njė pjese polemikave tė mia pėr nacionalizmin janė grumbulluar nė librin "Shqiptarėt pėrballė shovinizmit serb e grek"(1995) qė nis pikėrisht me trajtimin e temės "shqiptarėt kanė nevojė pėr nacionalizėm mė shumė se ēdo popull". Trajtimi nacionalist pėrshkon materialet e pėrmbeldhura nė "Kosova, nga Dejtoni nė Rambuje" (1999), dhe librin polemizues "Kundėrshpifografi"(2005). Nė librin e Hysamedin Ferajt "Pamundėsia e kozmopolitizmit shqiptar nė shembullin Nano-Berisha ", janė pėrfshirė dy studime mbi tiparet antinacionaliste nė mendimet dhe veprimet e dy politikanėve qė mbizotėrojnė skenėn plitike tė Shqipėrisė qysh nga vitit 1991. Mė tė sistemuara pikėpamjet e mia pėr qėndrimet dredharake tė PD-sė e tė Berishės ndaj nacionalizmit janė parashtruar nė vitin 1999 me shkrimin e gjatė "Debat i detyruar me nacionalistė tė vonuar". Ndėrsa kundėrshtimin tim pėr antinacionalizmin e Ismail Kadaresė e kam paraqitur mė shkoqur nė shkrimin e gjatė "Kadareiada, sherriada Kadare dhe Kadareja i sherrit" nė verėn e vitit 2004 pas qėndrimeve jo vetėm antinacionaliste, por dhe haptazi antishqiptare e proserbe qė mbajti Ismail Kadareja lidhur me ngjarjet e 17-18 marsit 2004 nė Kosovė.


    Qosja i takon tė bėjė autopsinė e veprės sė Kadaresė


    Nė trajtimin e problemit kombėtar shqiptar Rexhep Qosja, ndryshe nga Kadareja, na ka ngrohur shpesh zemrėn, edhe kur kemi polemizuar me tė, sepse kemi qenė tė vetėdishėm se Rexhepi ia kishte kushtuar pjesėn mė tė madhe tė punės e veprės sė tij ēėshtjes kombėtare shqiptare nė rrafshin studimor, ndonėse qėndrimet politike tė Rexhepit herė-herė kanė qenė kontradiktore me pėrfundimet qė dilnin nga vepra e tij studimore dhe kjo ka krijuar shkas pėr polemika.Megjithatė anjėherė Rexhepi nuk ka dalė me qėndrime si nė dy trajtesat e fundit, qė na japin kėnaqėsinė mė tė madhe. Urojmė qė qėndrimi i Qosjes tė shkojė deri nė fundin logjik dhe tė mos ndodhė si mė rastin e Xhaferrit ku ndihmesa e ēmuar e kapėrcimit nė nacionalizėm zbehet shpesh nga lėkundjet konjukturale politike. Urojmė qė Qosja tė mos e fusė mė nė kėllėf pėr hir tė "pajtimit intelektual" shpatėn e debatit qė kryqzoi me Kadarenė.


    Qosja mund t'i kryejė njė shėrbim tė jashtėzakonshėm kulturės kombėtare shqiptare duke bėrė radiografinė e analiza tė plota tė veprės letrare tė Kadaresė ku ka shumė njolla e simptoma sėmundjesh qė kanė mbetur tė padiagnostikuara dhe mund tė ulin rrezikshėm imunitetin e kulturės shqiptare para infeksioneve tė gjjthėfarshe nga jashtė, madje ta drobisin keq vetėmbrojtjen e identitetit kombėtar shqiptar me inxheksione pėr njė eksperiment Frankenshtajn tė krijimit tė njė "Euromileti" nga shqiptarėt e Ballkanit. Qosja ėshtė intelektuali mė i kompletuar pėr ta bėrė kėtė radiografi tė sėmundjes sė Kadaresė. Ky do tė ishte dhe kontributi mė madhor i Qosjes nė letėrsinė e mendimin kulturor e politik shqiptar. Diagnostikimi i saktė i "sėmundjes sė Kadaresė" ka rėndėsi tė madhe kombėtare, si profilaksi pėr tė tjerėt, edhe pse sėmundja tashmė ėshtė e pashėrueshme. Kadareja qė sulmoi i pari pabesisht Qosjen, tani ka dhe guximin cinik ta quajė Qosjen polemist tė pabesė. Edhe kjo mėnyrė veprimi ėshtė simptomė e "sėmundjes sė Kadaresė" pėr tė cilėn shqiptarėt duhet tė vetėdijėsohen.


    Berishėn e lidh me Kadarenė mendimi politik, jo mėria ndaj Qosjes


    Gazeta "Shqip" nuk mund tė rrinte pa bėrė njė hamendėsim tė saj pėr arsyen pse Dr. Berisha "pa e lexuar debatin" bėri komentin na favor tė Kadaresė dhe "pa i parė analizat" lėshoi njė epikrizė pėr shėndetin e mirė intelektual e kombėtar tė Ismailit. Gazeta shkruan: "Megjithėse ansjėherė nuk e ka pėrmendur emrin e akademikut kosovar, u vu re se kryeministri pas mbi 9 vjetėsh ka gjetur rastin pėr t'i kthyer reston Rexhep Qosjes, qė nė 1997 i cilėsoi trazirat antifajde tė asaj kohe tė Berishės si njė revolucion i vonuar demokratik". Berisha e ka tė drejtėn morale t'i vėrsulet sa herė tė ketė qejf Rexhepit pėr atė qėndrimin e mbrapshtė qė ky mbajti nė vitin 1997. Nga mllefet e inatet primitive qė kishte krijuar ndaj Berishės dhe nga mendėsitė e tij tė ngushta ideologjike enveriste-ramiziane, nė vitin 1997 Qosja bėri gafėn e rėndė dhe veprimin e dėmshėm pėr kombin, tė vėrtetėn e tė drejtėn duke marrė anėn e rebelimit tė armatosur grek-labokomunist nė Jug tė Shqipėrisė kundėr "pushtetit tė malokėve" nė Tiranė. Ibrahim Kelmedni e tij tė vėzhgimit nė vend tė rebelimit nė Shqipėrinė e jugut e ka fiksuar mirė fakrin qė tė rebeluarit e armatosur shpreheshin se ka vetėm njė kosovar tė mirė, Rexhep Qosja. Pėr kėtė Shoqata "Labėria" e kė bėrė Qosjen kryetar nderi tė saj. Tė shohim tani sa do ta marrė kjo Shoqatė nė mbrojtje Rexhepin nga sulmet e padrejta tė gjirokastritit Ismail Kadare!


    Gazeta sigurisht e ka vėnė saktė nė dukje njė nevojė njerėzore tė Berishės pėr hakmmarje ndaj Qosjes, madje duhej tė shtonte se Berisha kishte mėri ndaj Qosjes qysh nga viti 1992, kur Rexhepi e kishte qortuar tepėr rėndė, ndonėse me tė drejtė njė deklaratė qė Berisha kishte lėshuar nė "Le Figaro" tė Parisit qė vinte shenjėn e barazimit midis "Shqipėrisė sė Madhe" dhe Shqipėrisė Etnike dhe mohonte aspiratėn e shqiptarėve pėr bashkim kombėtar. Kjo ka rėndėsdi tė kujtohet sepse Berisha bėri sėrish tė njėjtėn gjė nė tė njėjtėn gazetė "Le Figaro" gjatė vizitės sė tij tė fundit nė Paris, ēka tregon edhe mė shumė se Qosja kishte tė drejtė nė vitin 1992 nė kritikėn e tij, pavarėsisht nga mėnyra e mllefosur siē e bėri atė kritikė pėrtė dėmtuar Berishėn.


    Por ėshtė e pasaktė dhe e gabuar tė mendosh e tė komentosh se Berisha komentin e tij pėr debatin Qosja-Kadare e ka bėrė vetėm pėr kėtė arsye, vetėm pėr kaq hakmarrje meskine. Kėtė koment pro Kadaresė e kundėr Qosjes Berisha nuk e ka bėrė as sepse tani qė ėshtė kryeministėr i shtetit shqiptar ndjen pėr detyrė tė kujdeset mė shumė pėr shrimtarin e mėrguar nga Shqipėria se pėr qytetarin shqiptar tė njė shteti tjetėr, pėr tė cilėn kujdesi i mbetet kryeministrit tė Kosvės , apo UNMIK-ut. Berisha e ka bėrė atė koment pa u menduar fare, "pa e lexuar" se pėrse po grindeshin Qosja e Kadareja, sepse vetė Berisha ėshtė prej kohėsh plotėsisht i njė mendimi me Kadarenė pėrsa i pėrket nacionalizmit nė Shqipėri, pėrmbushjes sė aspiratave kombėtare shqiptare dhe pėrparėsisė sė integrimit europian mbi aspektet e tjera tė ēėshtjes kombėtare shqiptare, mbi integrimin politik shtetėror brendashqiptar. Berisha edhe kohėt e fundit ka deklaruar se Shqipėria do tė shkojė nė Europė, do tė rikthehet nė gjirin e famljes sė vet. Pra ėshtė bashkėmendimtar me Kadarenė.


    Edhe sikur midis Berishės e Qosjes tė mos kishte asnjė mėri tė vjetėr, por vetėm simpati tė malsorit tė Tropojės me malsorin nga Vuthaj, qė janė kufitarė, pėrsėri qėndrimi qė ka mbajtur tani Qosja krijon hendek midis tij e Berishės. Prandaj Dr. Berisha, si mjek e si politikan e ka dhėnė diagnozėn se "Kadareja nuk ėshtė i sėmurė me nacionalizėm, por ėshtė vetėm "nacionalist i mirė", qė nuk ėshtė prekur nga ato viruse qė kanė zėnė Rexhep Qosjen. Berisha ka dhėnė epikrizėn se Kadareja ka vetėm "frymė nacionalisti pozitiv qytetar", tė atij nacionalizmi qė ka 15 vjet qė ua rekomandojnė gjithė shqiptarėve Berisha dhe ideologu i tij pėr kėto ēėshtje Mehmet Elezi. Ky ėshtė njė "nacionalizėm eunuk" qė nuk shqetėson oborret e sallonet europerėndimore ku bėhen gjithfarė perversitetesh (pseudo)nacionaliste nė kurriz tė kombeve tė tjerė. Ka 15 vjet qė bėjmė debate pėr kėtė temė me Berishėn, Elezin dhe propagandistėt e tyre vulgarizues. Prandaj e kuptojmė mė mirė se gjthkush arsyen kryesore pėr tė cilėn Berisha e ka bėrė atė komentin nė favor tė Kadaresė e kundėr Qosjes.


    "Orientalizmi" tek shqiptarėt ėshtė simptomė e sėmundjes "Oksidentosis"


    Edhe njė herė nė debatin pėr nacionalizmin Berisha mban qėndrim tė gabuar. Kadareja me tė vėrtetė nuk vuan nga "fryma nacionaliste", por kjo nuk do tė thotė se ėshtė pa sėmundje politike e intelektuale. Pėr fat tė keq edhe ai vuan shumė nga njė sėmundje e keqe qė e kanė marrė shumė shqiptarė nė marrėdhėniet intime tė pakontrolluara e tė pambrojtura me perėndimorėt, njė sėmundje qė ėshtė diagnostikuar e njohur me kohė edhe nė vende tė tjera.

    Kadareja vuan nga sėmundja e "Oksidentosis".

    Emėrtimin dhe pėrshkrimin e simptomave tė kėsaj sėmundje dhe tė vuajtjeve e tė dėmit pėr shėndetin kombėtar qė sjell ajo nuk po i trilloj unė tani, por i kam gjetur nė librin "Nepsi pėr dije" tė studiuesit anglez tė Orientalizmit, orientalistit tė thekur Robert Iruin. Ky libėr sapo ka dalė nga furra nė Angli, ėshtė botuar nė vitin 2006. Ėshtė njė studim me tė vėrtetė pėr t'u admiruar pėrsa i pėrket volumit tė dijeve dhe informacionit qė pėrmban, pavarėsisht se qėllimi i tij ėshtė tė hedhė poshtė gjithė kritikat qė i drejtohen Orientalizmit qė kultivohet nė Perėndim pėr 3 shekuj tashmė nė dėm tė vendeve e popujve tė Lindjes. Fatmirėsisht nuk mė duhet tė ndalem nė shpjegimin e dukurisė sė Orientalizmit, tė pagėzuar me kėtė emėr nė vitin 1978 nga intelektuali amerikan Eduard Said, i lindur nga prindėr arabė protestanė. Shqiptarėt mund tė mėsojnė shumė lehtė nė gjuhėn e tyre mbi kėtė dukuri duke lexuar librin e veēantė tė studiuesit tė ri tė pasionuar pas kėsaj teme, Enis Sulstarova qė ka titullin."Arratisja nga Lindja" Orientalizmi shqiptar nga Naimi tek Kadareja". Pėr mė tepėr nga ky libėr lexuesi mund tė kuptojė mė thellė pėrse bėhet debati Kadare-Qosja. Nė "Arratisja nga Lindja", ėshtė analizuar shkencėrisht, pa shtytje propagandistike urretja e Kadaresė pėr ēdo gjė lindore, osmane, turke, pėr ēdo gjė shqiptare qė ka ndonjė fije lidhje me osmanėt, turqit, Lindjen dhe dalldia e pamatė e Kadaresė dhe ndjekėsve tė kultit tė tij pas ēdo vlere ,ose ēdo gjė perėndimore. Robert Iruin nė librin e tij flet pėr pikėpamjet dhe qėndrimet e njė shkrimtari iranian Xhelal Ali Ahmad (1923-1969). Edhe pse nuk ka jetuar shumė ai pėrshkruhet si intelektual elitar, shkrimtar stili, romancier i vrullshėm, eseist, qė me shkrimet e tij paska ndikuar edhe tek teoriku revolucionar laik iranian Ali Sheriati, i njohur dhe i ēmuar nė Perėndim dhe tek Ajetollah Khomeini. Madje dikur Ahmad paska pas flirtuar me komunistėt, ēka dėshmon qėndrimin e tij mė shumė laik, gjė qė e pėrforcon dhe fakti qė i pėlqente tė jetonte mirė, tė pinte e tė zbavitej. Iruin thotė se vepra e tij qė tė ndez mė shumė kėrshėrinė ėshtė "Gharbzadegi" qė ėshtė pėrkthyer si "Oksidentosis" ose "Euromania", ose "Helmimi perėndimor". Ahmadi vetė paska shkruar: "Unė flas pėr "Occidentosis" si pėr "tuberculosis"". Pra na thotė se "Osidentoza" duhet kuruar si njė "tuberkuloz". Ai madje ka thėnė se ndoshta ėshtė mė mirė qė krahasimi i "perėndimorizmit" tė bėhet me tenjėn qė vjen e tė ha drithin duke t'i lėnė kokrrat me pamjen jashtėme tė pacėnuar. Iruin thotė se mendimet e Ahmadit kurrė nuk mund tė botoheshin nė Iran, sepse nė kohėn e Shahut ēdo gjė perėndimore adhurohej dhe ata cėnonin dhe Shahun. Iruini bėn kėtė anamnezė tė sėmundjes sė "Oksidentosis" tė zbuluar nga iraniani nė vitet 1950: "Ta lėmė politikėn mėnjanė, Ali Ahmadi ishte i shqetėsuar pėr atė qė ai shihte se po ndodhte nė kulturėn iraniane. Oksidentosis, njė entuziazėm pa kurrfarė dallimi pėr tė gjitha gjėrat perėndimore, i kishte katandisur iranianėt nė njerėz qė kishin hmbur traditat e tyre dhe vazhdimėsinė historike, dhe qė kishin atė qė i sillte makina. Ai e denonconte trajtimin qė u bėnin orientalistėt aziatikėve, sikur kėta tė ishin lėndė e parė pėr lobaratore" (fq.312-313).

    Kadareja dhe zelltarėt e kultit tė tij janė prekur rėndė nga njė sėmundje e tillė dhe po kėrkojnė qetėsi e kėnaqėsi vetėm nė pėrpjekjet pėr tė sėmurė me Oksidentosis tėrė shoqėrinė shqiptare, pėr t'i katandisur shqiptarėt nė atė pozitė qė paskan qenė iranianėt nėn sundimin e Shahut. Vetėm se Rexhep Qosja me sa duket mė nė fund dhe me mjaft vonesė ka vendosur tė largohet disi nga vatrat intelektuale tė Oksidentozės u vu nė shėnjestrėn e "frymės sė Kadaresė tė painfektuar me nacionalizėm". Para se tė fliste Qosja pėr "racizmin e Kadaresė" kemi shkruar edhe ne nė "Rimėkėmbja" se nė veprėn e tij letare, sidomos nė romanin "Koncert nė fund tė dimrit" kishte racizėm ndaj kinezėve. Para se tė shkruante Qosja ka shkruar Enis Sulstarova se Kadareja: ''kur vjen puna pėr marrėdhėniet kulturore me orientalėt ai lė mėnjanė ēdo delikatesė dhe shprehet me nota raciste nga pozita e njė kulture tė vetėmjaftueshme sipėrore ndaj tjetrės". Kadareja nuk ka asnjė motivim shqiptar pėr tė vepruar nė kėtė mėnyrė. Por ai ka vepruar kėshtu sepse ėshtė prej kohėsh i molepsur me Oksidentosis, jo me nacionalizėm shqiptar, sikurse na siguron edhe Berisha. pas diagnostikimit tė gabuar qė ka bėrė. Orientalistėt nė Perėndim kanė zhvilluar Orientalizmin (nė kuptimin qė i dha Eduard Said si mosprėfillje, pėrbuzje, deri urrejtje pėr lindorėt), sepse donin tė justifikonin epėrsinė e kulturės sė tyre, nė sundimin e tyre politik dhe ekonomik kolonial mbi "lindorėt e prapambetur dhe inferiorė". Po shqiptarėt qė nuk kanė pasur, nuk kanė , nuk kanė pėrse tė kenėn e nuk mund tė kenė synime e pretendime tė tilla pėrse duhet tė kultivojnė Orientalizėm nė kulturėn e tyre, nė letėrsinė e tyre, nė propagandėn e tyre siē bėjnė Kdareja dhe kultistėt e tij?! Kėtė mund ta bėjnė vetėm ata shqiptarė qė infektohen nga Oksidentosis. Pra Orientalizmi tek shqiptarėt siē e ka paraqitur dhe diagnotikuar me shumė saktėsi Enis Sulstrauva nuk ėshtė njė sėmundje e veēantė tek shqiptarėt, sikurse ėshtė nė Perėndim. Pėrkundrazi' "Orientalizmi" tek shqiptarėt ėshtė simptomė dhe rrjedhojė e njė sėmundje qė quhet Oksidentosis. Ata qė nuk pranojnė tė infektohen nga kjo sėmundje duhet tė presin helmin e majės sė penės dhe tė tė folmes sė bezdisėshme tė Kadaresė dhe tė ulėrimave tė zelltarėve tė "Kultit Kadare". Ismaili pėrpiqet qė Oksidentosis ta paraqesė si sėmundje tė gjithė shqiptarėve, madje nė breza. Kėtė e tregon fjalia e tij: "Malli pėr Europėn e munguar pėr pesė shekuj bėri qė (Shqipėrisė) t'i dukej e natyrshme qė mbreti i saj i parė nė liri tė ishte njė princ gjerman" (Sulstarova f1.193). T'i shtojmė kėsaj edhe ato qė ka shkruar Kadareja pėr mallin shqiptar pėr Europėn gjatė sundimit komunist dhe kuptohet qė Oksidentosis tek ai ka marrė pėrpjestime llahtarisėse.


    Si e acaroi Qosja "Oksidentosis"-in e Kadaresė?


    Pėr tė mos rėnė viktimė e Oksidentosis qė nxjerr Kadareja me frymėn e tij polemizuese jonacionaliste ndaj Qosjes vlen tė mbahet mirė shėnim njė fjali e thjeshtė: "Kadareja kėrkon tė ketė monopolin e interpretimit tė historisė sė shqiptarėve, tė caktojė kriteret e vetme pėr vlerėsimin e saj". (Sulstarova, fq.201). Prandaj Ismaili nuk mund tė duronte qė as njė akademik si Rexhep Qosja, me tė cilin pėr shumė vite ėshtė shtirur se ka harmomi mendimi e qėndrimi, tė guxonte tė bėnte me mjaft vonesė njė rrėfim pa kurrfarė zarari mbi ndjesitė e tij nė trajtesėn me titull "Ideologjia e shpėrbėrjes". Qosja vetėm deshi tė tėheqė vėmendjen nė rrezikun qė u vjen shqiptarėve nga idetė ēintergruese nė shoqėritė e sotme. Qosja gjithmonė tejet i kujdesshėm pėr tė mos pickuar gjėkundi Kadarenė, nuk mund ta parashikonte se Oksidentosis i Kadaresė kishte mbėrritur nė atė shkallė sa acarohet edhe pėr kaq pak aromė nacionaliste nė mjedisin kulturor dhe akademik shqiptar. Nė fakt askush nuk mund tė gjente me fall se botimi i "Ideologjisė sė pėrēarjes" nga Qosja mund tė fuste Kadarenė nė njė krizė tė fortė tė sėmundjes Oksidentosis. Madje kėtė krizė Kadaresė duket ia kanė shkaktuar vetėm pak fjalė tė Qosjes se "shqiptarėt i takojnė qytetėrimit islam hiē mė pak se qytetėrimit tė krishterė". Kaq ka mjaftuar qė Kadareja tė pėrlante penėn pėr tė prodhuar libėrthin "euromaniak" me titull "Identiteti europian i shqiptarėve", ku ka grumbullur mish-mash gjithė dhėmbjet shpirtėrore e mendore qė i vinė nga Oksidentosis dhe i lėshoi Qosjes disa shigjeta radhas. Dhe Qosja ėshtė mė inatēi se Kadareja nė kėsi rastesh. Kur ia shkelin bishtin paprimtas di tė hakmerret, siē u hakmor jo vetėm pėr vete , por pėr tė gjithė ata qė duhet tė ruhen nga infektimi me Oksidentosis, duke prodhuar libėrthin "Realiteti i shpėrfillur".


    Shėrimi nga Oksidentosis bėhet me debat rreth ideve


    Sali Berisha nė konferencėn e shtypit ka bėrė sikur nuk ka lexuar polemikat Qosja -Kadare. Por megjithatė edhe kjo masė parandaluese zor se do ta mbrojė nga njė shpėrthim i ri i Qosjes kundėr tij. Kėsaj here Qosja ka mė shumė tė drejtė se kurrė pėr tė mos kursyer as Berishėn, as tė tjerė qė e sulmojnė padrejtėsisht, pa argumenta, pa polemizuar me idetė e tij , por vetėm me hamendėsime pse e bėn Qosja kėtė, kush ėshtė Qosja, ē'ka bėrė e ē'nuk ka bėrė Qosja. Ata qė marrin penėn tė shkruajnė rreth kėtij debati do tė bėnin mirė tė qėndronin sa mė larg mendėsive qė mbizotėrojnė thashethemet qė bėhen nė tryezat e kafeneve tė tymosura, larg metodave tė hafijellėkut e maynafikllėkut, larg thurrjes sė gjė e gjėzave prej tifozėsh tė basteve. Po tė duan e po tė jenė tė zot tė pėrqėndrohen vetėm nė idetė qė kanė bėrė tė tyre Qosja e Kadareja, tė thonė cila ėshtė ide e saktė e cila e gabuar, pastaj del vetvetiu kush ėshtė mė i zoti, akademiku apo shkrimtari, kush ėshtė mė burrė zakoni gjirokastriti apo vuthjani, kush ėshtė mė shumė simbol e pikė referimi i kulturės kombėtare trilluesi letrar apo studiuesi letrar. Nga mbėshtetja e ideve qė ka pėrqafuar njėri apo tjetėri do tė dalė se cili e ka mė tė merituar titullin: "Nderi i kombit", ai qė tregon gjithnjė e mė shumė simptoma tė Oksidentosis, apo ai qė po tregon publikisht infektimin e vet me nacionalizėm shqiptar.


    Revizionimi "modernist" i Rilindjes ēon nė tjetėrsim kombėtar


    Fjalėt e Xhaferrit tė nxjerra shumė nė dukje nga "Shqip" se: "Urtėsia e rilindasve tonė nuk ka alternativė" janė brenda sfondit e kuadratit teorik e intelektual nė tė cilin zhvillohet debati nė vitin 2006. Kurse fjalėt e Berishės pėr "rilindasin modern Kadare" janė krejt jashtė kohės dhe jashtė vendit. "Rilindja" si etapė historike nė pėrgjithėsi, si dukuri nė jetėn kombėtare e shoqrore, si pėr shqiptarėt dhe pėr tė tjerėt ka kuptim tė pėrcaktuar nė kohė e hapėsirė dhe nuk ėshtė e pėrsėritėshme. Termi "Rilindje" nėnkupton atė periudhė tė zhvillimit europian kur u zbulua dhe u pėrvetėsua (nėpėrmjet kontakteve me myslimanėt arabė) mendimi i zhvilluar i lashtėsisė i varrosur nė Europė nga dyndjet e popullsive tė stepave lindore dhe obskurantizmi i Kishės sė krishterė. Nė trojet shqiptare termi "Rilindje" ka kuptimin e daljes sė shqiptarėve nė skenėn historike si komb mė vete nė shekullin XIX pas njė pushtimi tė gjatė osman. Madje disa e qortojnė me tė drejtė pėrdorimin e termit "Rilindje", sepse nuk bėhej fjalė pėr "rilindjen" e njė kombi qė kishte ekzistuar dikur ose rindėrtimin e njė shteti, apo perandorie tė prishur, por bėhej fjalė pėr diēka tė re, pėr njė komb tė formuar rishtas pikėrisht gjatė kohės qė ishte pjesė e njė perandorie. Nuk bėhej fjalė pėr rilindjen e ndonjė fisi ilir, tė ndonjė pricipate ilire tė lashtė, tė ndonjė principate feudale tė mesjetės, pėr ndonjė dalje nė skenė tė Arbėrisė, Dardanisė, Epirit, Aematias, por bėhej fjalė pėr daljen nė skenė tė kombit me emrin "Shqiptar" dhe tė shtetit me emrin "Shqipėri". Ishte mė shumė "Pėrlindje" se "Rilindje".


    Prandaj ėshtė krejtėsisht pa kuptim tė flitet pėr "rilindas tė shekullit XXI" tek shqiptarėt. Mos tė flitet pėr vazhdues tė veprės sė rilindasve dhe kaq. Nėse Kadareja e shikon veten si "rilindas modern", sikurse e cilėson Berisha, ai zbulon njė aspekt edhe mė tė errėt tė misionit tė tij perėndimorizues, se do tė fusė kombin shqiptar nė njė rrugė tjetėrsimi tė thellė. A synon pikėrisht kėtu Kadareja kur nė furkėn e tij intelektualiste tjerr leshin e lėnurur me krėhėr parizian pėr tė bėrė fijen nyje-nyje tė ngatėrrimit tė shqiptarėve nė lėmshin e njė "Euromileti"?!Vetėm kėtu mund tė ēojė dėshira qė kombi i tanishėm shqiptar qė u afirmua si i tillė gjatė Pėrlindjes (Rilindjes) Kombėtare nė shekullin XIX, nė shekullin XXI tė pėrfundojė nė njė "milet" i Europės sė krishterė, i ngjashėm me miletet qė ekzistonin nė Perandorinė Osmane. Nė librin e Sulstarovės ėshtė njė vlerėsim shumė interesant teorik: "Enverizmi trashėgoi nga Rilindja orientimin modernizues, idealizimin e atdheut e tė kombit dhe frymėn kundėrturke". Po demokracia ku Kadareja dhe Berisha pretendojnė tė jenė violina tė para nė mendim e nė politikė ēfarė ka trashėguar nga Rilindja, nga ajo qė trashėgoi enverizmi nga Rilindja? A e kanė pėrforcuar e ēuar pėrpara trashėgiminė rilindase nė krahasim me kohėn e enverizmit, apo e kanė zbehur e zgėrlaqur?. Kur Berisha shprehet se Kadareja nuk vuan nga "fryma nacionaliste" sepse ėshtė "rilindas modern", do tė thotė se fryma nacionaliste e rilindasve nuk duhet mė pasi ėshtė bėrė primitive.


    Enverizmi nacionalizmin e rilindasve nuk e pėrbuzte kėshtu. Kadareja nuk idealizon atdheun e kombin aq sa e bėnte kėtė nė kohėn e enverizmit, madje pėrpiqet qė ndonjė adhurim tė shpėlarė pėr atdheun e kombin e ka fare konjuktural. Kurse enverizmi atdheun e idealizonte por lumturinė e tij vinte nė varėsi tė internacionalizmit. Kadareja me euromaninė shkon dhe mė tej se intenacionalizmi enverist. Frymėn kundėrturke Kadareja e ka fuqizuar nė pėrmasa tė pakapshme nė krahasim me enverizmin. Madje Kadareja ka qenė edhe nxitėsi e pėrpunuesi kryesor i frymės kundėrturke nė kohėe Enverit. Kur dėgjojmė se Kaedareja qenka "rilindės modern" ėshtė njėosj si tė dėgjohjmė se rilindja ka mbetur relike dhe tani ka ardhur koha qė tė provojmė "Ri-rilindjen kadareane" qė do tė thotė ndėrrim tė fizionomisė kombėtare nga komb shqiptar tė bėheni "Euromilet".


    Berisha vazhdon tė jetė rob i ideve antinacionaliste dhe nė galerinė e tij politike ruan dordolecin qė i bėri Memet Elezi para shumė vjetėsh pėr "nacionalizmin e mirė (pozitiv) qytetar". Pėrshkrimin e kėtij dordoleci e gjejmė nė literaturėn teorike. Profesori anglez Xhorxh Shėflin nė librin "Kombet, identiteti, pushteti" (2000) ka shkruar: "Pėr shumė njerėz nacionalizmi ėshtė njė kategori mbeturinė negative nė tė cilėn mund tė hidhet ēdo gjė qė mund tė ketė njėfarė lidhje me nocionin e kombit tė pėrkufizuar keq…Ekziston njėfarė kategorie e mbetur e Hans Kohnizmit, sipas sė cilės ka njė nacionalizėm perėndimor qė ėshtė i mirė (civil, demokratik paqedashės) dhe njė nacionalizėm lindor tė keq (i pėshtirė, brutal, ngatėrrestar" (fq.3-6). Shėflin dhe tė tjerė nuk pajtohen me kėtė interpretim hankohnist tė nacionalizmit. Berisha i pėrmbahet vetėm kėtij perceptimi. Prandaj e thekson fort se Kadareja nuk ka frymė nacionalizmi tė sėmurė, por frymė nacionalizmi qytetar pozitiv, qė nė fakt tek Kadareja shfaqet si

    Orientalizėm nėn ndikmin e Oksidentosis.

    Pranimi i nacionalizmit perėndimor, ashtu siē kėrkon Kadareja, ėshtė t'i dorėzohesh sėmundjes sė Oksidentosis. Pranimi i identitetit europian tė shqiptarėve, sikurse ngulmon Kadareja, ėshtė molepsje me Oksidentosis, jo pėrparim dret Perėndimit dhe Europės sė bashkuar. Debati qė ka shpėrthyer do tė sjellė njė dobi tė madhe sepse dashje pa dashje do tė ndajė mė qartė grupimet e tė sėmurėve me Oksidentosis dhe tė atyre qė duan tė qėndrojnė besnikė frymės nacionaliste tė rilindasve. Nė kėtė debat e ka mirė Qosja qė mbron idenė se jemi komb e vend ku gėrshetohen qytetėrimet, besimet , kulturat, vlerat perėndimore e lindore. Kjo duhet parė si pasuri e vlefshme, jo si plaēkė e vjetėr qė duhet hedhur tutje. Tek shqiptartė nuk duhet tė kultivohet as Orientalizėm , as Oksidentalizėm.


    Janė ngritur zėra burracakėsh intelektualė qė e quajnė pa dobi, madje tė dėmshėm debatin Qosja-Kadare. Por edhe po tė heshtin Kadareja e Qosja debati nuk shuhet.
    / 31 05 2006/F.F. nga lajmet.com
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  18. #318
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2006
    Postime
    182
    Ato eshtra kanė shumė pėr tė treguar !

    Nga Redi Shehu

    Edhe kjo i duhej shqiptareve tė lodhur e tė rraskapitur, nga debate perēmuese mbi identitetin, nga varferia dhe ecejaket e integrimit. Me tė vėrtetė fantasia perverse ėshtė aq e larmishme sa do ta sfidonte logjikėn e mprehtė dhe moralin e pastėr, derisa ajo tė mos kthehej ne strategji.
    Alfred Hiēkok, regjizori i famshėm i filmave horror, do te mbetej i fantaksur nga fabula horror e Kosinės, edhe per faktin se pėr herė tė parė ngjyrimet horror lidheshin me veladonin e zi tė njė prifti, nė njė natė tė zezė nė tė cilėn u konsumuan tė gjitha tė zezat. Gjithēka do tė vazhdonte normalisht nė perfeksionin mė tė madh pėr priftin dhe eprorėt e tij, tė cilėt tė kėnaqur me konspiracionin e denjė pėr njė agjenturė profesioniste, po shijonin frytet e operacionit kocka, gjersa kocka vetė t’u mbetej nė fyt.
    Tashme ne vetėm do tė humbisnim kohė tė ndaleshim nė detajet e fabulės, qė janė tė mirėnjohura nga tė gjithė, por ajo qė neve na intereson tė analizojmė, ėshtė pėrse Shqipėria, kthehet nė tokėn mė pjellore pėr lulėzimin e perversiteteve tė tilla ?
    Ėshtė shumė i ēuditshėm fakti i analogjisė qė ekziston nė dyshimin mbi identitetin e shqiptarėve tė gjallė tė ngritur kohėt e fundit nga ndonjė “baba” i kombit nė formėn e njė sfide intelektuale dhe dyshimin e identitetit tė shqiptarėve tė vdekur tė praktikuar nga ndonjė “baba” shpirtėror nė formėn makabre tė pėrdhunimit tė varreve shqiptare. E pėrbashkėta e kėtyre tė dyjave nė thelb ėshtė diversifikimi identitar , lubia e tė cilit nuk kursen as tė vdekurit, ku simboli i pėrbashkėt i tyre ėshtė kryqi, i cili pėr tė gjallėt duhej tė vendosej nė gjoksa, ndėrsa pėr tė vdekurit mbi kokat e varreve tė tyre, por kėsaj rradhe nėn petkun e ushtarėve fitimtarė nė tokėn e njė populli me identitet “tė pacaktuar”..
    Analogjia e tentativave pėr ndryshueshmėri identitare tė shqiptarėve tė shprehur nė forma krejt tė kundėrta nga ana praktike por krejtėsisht tė ngjashme nga ana ideologjike, bėn tė qartė faktin se Shqipėria dhe shqiptarėt po ndodhen vėrtet pėrballė njė sfide tė re. Pėrpjekjet e sforcuara pėr t’i pajisur shqiptarėt me njė identitet tė ri kjo edhe jashtė dėshirės sė tyre i ngjan atij injeksioni qė i bėhet njeriut nė mėnyrė tė dhunshme, por qė mė vonė i shkakton reaksion dhe kundėrveprim.
    E pėrbashkėta tjetėr e tė dy fenomeneve tė pėrmendura mė sipėr ėshtė dhuna, ku e para karakterizohet nga dhuna intelektuale, qė nė shumė raste na shafqet nė formėn e imponimit tė tezave identitare dhe ēdo kundėrshti ndaj tyre apo hartuesit tė tyre konsiderohet herezi, ndėrsa e dyta na shfaqet nė dhunė konkrete fizike si ndaj tė vdekurve por edhe ndaj tė gjallėve. Madje dhuna nuk lė pa prekur edhe insitucionet tė ashtuquajtura autoritare shtetėrore si policia dhe prokuroria. Me pak fjalė njė shtet i hutuar pėrballė njė sulmi identitar.
    Me tė vėrtetė ėshtė jo pak e rėndė nėse dikush me insistim vė nė dyshim prejardhjen tėnde nga familja apo fisi, duke deklaruar si ti nuk je pjesė e kėsaj familje. Gjėja e parė qė tė ndodh ėshtė hutimi, qė pason me dyshimin dhe pastaj kalon nė njė krizė identitare. Tollovia identitare thellohet edhe mė tepėr kur “miq” tė servirin ca tė ashtuquajtura prova mbi parardhėsit e tuaj.
    Territori ėshtė e pėrbashkėta tjetėr e kėtij fenomeni tė diversifikimit identitar tė shqiptarėve. Nėse teza intelektuale sfiduese identitare mbi “identitetin evropian tė shqiptarėve” vė si parėsore pėrkatėsinė territoriale tė shqiptarėve ndaj botėkuptimit personal shpirtėror, veprimi i dhunimit fizik tė varreve bėhet nė emėr tė vendosjes sė piketave territoriale pėr njė territor tė ri me njė identitet tė ri. Fakti qė ushtarėt grekė erdhėn nė Shqipėri pėr tė ēliruar Vorio-Epirin, ėshtė tashmė i ditur nga dokumetet historike dhe nga kėrkesat e Kryeministrit grek tė asaj kohė qė i bėnte autoriteteve angleze pėr tė lejuar njė gjė tė tillė. Kėta ushtarė bėnė spastrime etnike tė mirėfillta jo vetėm ndaj njerėzve por edhe ndaj institucioneve tė kultit nė Shqipėrinė e Jugut pėr tė pastruar terrenin, nė mėnyrė qė tė vendosej rendi i ri helen.
    Prof.dr.Beqir Meta nė veprėn e tij me titull “Tensioni greko-shqiptar (1939-1949)” na jep fakte rrėnqethėse:
    “U vėrtetua njė veprim sistematik dhe i qėllimshėm i shkatėrrimit tė kishave dhe tė xhamive tė shqiptarėve nė zonat ku u fut ushtria greke. U dėmtuan dhe u shkatėrruan tė dyja kishat ortodokse shqiptare nė Rehovė ,kishat nė Selenicė, nė Mileci, nė Plasė, nė Ersekė, nė Boboshticė, nė Dardhė, nė Kapshticė, nė Voskop, nė Turan, Katedralja Ortodokse, kisha e Shėn Trinisė dhe Pallati i priftėrinjve katolikė nė Korēė, katedralja e Shėn Marisė dhe kisha e Shėnkollit nė Drenovė; kuvendi Shėn Ilia nė Vloēisht dhe 11 kisha ortodokse nė Voskopojė. Grekėt shkatėrruan edhe xhamitė e Ersekės, tė Vloēishtit, tė Pogradecit, tė Turanit, tė Leskovikut, tė Mborjes, tė Floqit, tė Zvezdės dhe tė Gjonomatit. Kjo e fundit u shndėrrua nga grekėt nė stallė kuajsh” (f.50-51).


    Tė morėn kockat, atėherė pij lėngun


    Sfidat tė cilat i pėrmendėm mė sipėr nė radhė tė parė mė shumė se pėr individin shqiptar janė pėr shtetin dhe qeverinė shqiptare. Aleanca e kėtyre tė fundit nė lidhje me kėto sfida kanė qenė tė shprehura nė forma tė ndryshme duke filluar nga heshtja institucionale qe na serviret si diplomaci e matur e autoriteteve, qė mė shumė ka tė bėjė me paaftėsinė dhe frikėn, e deri tek deklaratat sfiduese pėr diversifikimi identitar tė kreut tė shtetit nė ndonjė organizėm apo institucion ndėrkombėtar. Madje heshtja institucionale shtrihej edhe atėherė kur nė mėnyrė tė hapur simbole fetare sfidonin territore tė tėra shtetėrore tė njė shteti laik nė letėr, konfuz nė mendim dhe totalisht tė paaftė nė veprim
    Ngjarja horror e Kosinės nė mėnyrė tė pėrsėritur ēertifikoi kėto qė thamė mė sipėr, por e veēanta kėsaj radhe ishte se tregoi mprehjen gjithnjė e mė tė madhe tė armėve dhe intensitetin kulmor tė sfidės.
    Qeveria shqiptare duhet njeherė e mirė tė dalė nga pozicioni i saj i kahershėm i kafshės pėr kurban dhe tė bėjė gjėnė mė normale qė duhet tė bėjė ēdo qeveri pėrfaqėsuese politike por edhe e ndjenjave shpirtėrore tė popullit tė vet, t’i mbrojė ato me ēdo kusht.
    Frika tė tilla mbi atė sė sa ngjarje tė tilla do tė ndikojnė mbi firmosjen apo jo tė MSA pėr Shqipėrinė, mendoj se janė tė pa baza. Ne duhet tė dalim njėherė e mirė nga pozicioni inferior identitar dhe nga frika identitare, pėr arsye se qenia apo jo nė organizmat evropianė nuk ėshtė e lidhur me to dhe se pėrkatėsia identitare pėrbėn boshtin individual tė secilit, ndėrsa pėrkatėsia institucionale e shtetit shqiptar nė respektimin e reformave dhe kuadrin ligjor evropian, pėrbėn boshtin integrues tė Shqipėrisė.
    Autoritetet shqiptare duhet tė hetojnė duke respektuar tė gjitha normat dhe ligjet e shtetit shqiptar.
    Ndoshta ato eshtra kanė shumė pėr t’i treguar sfidantėve tė identiteteve tė shqiptarėve. Kanė pėr t’i treguar se realiteti tė cilėn ato e morėn me vete shekuj e dekada mė parė ėshtė krejt ndryshe nga teza e sfiduesit. Kanė pėr tė treguar se edhe tė vdekur dinė tė mbrojnė identitetin e vet. Rivrasja qė iu bė tė zhvarrosurve jo rastėsisht pėrkon me njė poemė tė sfiduesit ku citohej pikėrisht “...tė rivrasim tė rėnėt..” Koncepti i rivrasjes identitare ndryshon pak me rivrasjen e tė zhvarrosurve.

    Ato eshtra kanė shumė pėr tė treguar...

  19. #319
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Religjioni si tipar identifikues


    Prof. dr. Rami Memushaj




    Por kur feja ka punuar nė dėm tė interesave tė bashkėsisė arbėrore, duke nxitur ndarjen prej saj, atėherė arbrit nuk kanė ngurruar ta braktisin besimin e vjetėr. Pra, kur religjioni i njėjtė mund tė shkaktonte ndarjen e shqiptarėve dhe bashkimin e tyre me anėtarė tė njė bashkėsie tjetėr etnike, po me fe tė njėjtė, atėherė shqiptarėt kanė ndėrruar besimin pėr tė ruajtur etnicitetin. Pikėrisht, kjo ka qenė edhe njė nga arsyet e paqėndrueshmėrisė fetare tė shqiptarėve. Braktisja e besimit fetar tė origjinės dhe konvertimi nė njė fe tjetėr ka ndodhur sa herė qė klerikėt e ati besimi fetar kanė punuar kundėr kombėsisė shqiptare, gjė qė po pėrpiqemi ta argumentojmė shkurt mė poshtė. Kėshtu, mė sipėr u pa qė qysh nga fillimi i mijėvjeēarit e deri nė shek. XV arbrit, pėr t’u dalluar nga bizantinėt dhe serbėt dhe pėr tė ruajtur identitetin e tyre e braktisėn ortodoksinė dhe pėrqafuan katolicizmin. Si shembuj mė tė vonė tė sė njėjtės natyrė, po pėrmendim rastin e myslimanizmit tė pjesės sė brendshme tė krahinės sė Himarės, e cila i pat qėndruar me vendosmėri presionit turk pėr myslimanizmin. Mirėpo, me suprimimin e greqizmin autoqefale tė Ohrit, shtohet trysnia e klerikėve ortodoksė grekė pėr t’i detyruar banorėt qė shėrbesat fetare t’i bėnin nė gjuhėn greke. Agresiviteti i kėtyre klerikėve dhe prapavija e sjelljeve tė tyre e pėrshpejtuan largimin e banorėve nga besimi i vjetėr dhe dyshimin e tyre se mos do tė ishte mė mirė tė pėrqafonin besimin e ri, qė ishte mė tolerues nė ēėshtje tė gjuhės dhe tė traditave vendėse. Pra, feja e krishterė e predikuar nga klerikė ortodoksė grekė u kthye nė njė rrezik pėr qenien kombėtare, kurse besimi i ri, i ushtruar nga klerikė vendės, filloi tė merrte tipare gjithnjė e mė shumė kombėtare. Shembuj tė shumtė tė kėsaj natyre sjell prifti frėng Zhan Klod Faveirial nė librin “Historia e Shqipėrisė” pikėrisht pėr periudhėn pas suprimimit tė greqizmin sė Ohrit. Kėshtu, ai pėrmend rastin e 36 fshatrave qė pėrbėnin greqizmin e Pogonianit, tė varur nga Berati, tė cilat ndėrruan fenė ditėn e pashkėve. Nė Nentė (Notini i lashtė), shkruan Faveiriali, banorėt nuk pranojnė t’i nėnshtrohen patriarkut grek, duke i thėnė: “Ne jemi romanė dhe nuk duam tė bėhemi grekė...” Dhe atėherė, duke parapėlqyer myslimanizmin mė tepėr se kristianizmin grek, ipeshkvi i tyre zbriti nga froni ipeshkvnor, shkeli me kėmbė ungjillin, mori nė dorė kuranin, u shpall turk dhe ftoi tė krishterėt e tjerė tė bėnin tė njėjtėn gjė. Xhakoni i tij dhe banorėt e Nentės ndoqėn shembullin e tij.” (f. 381). Roli negativ i klerit tė huaj duket edhe nė ditėt tona nė pėrpjekjet pėr t’i theksuar dhe thelluar dallimet fetare tė shqiptarėve. Veprime tė tilla nė dėm tė unitetit tonė kombėtar janė ndėrtimi i kishave dhe i manastireve atje ku nuk ka tė krishterė, ngritja e kryqeve ortodokse nė Shqipėrinė e Mesme e Jugore dhe e kryqeve katolike nė Shqipėrinė e Veriut apo krijimi i shoqatave tė intelektualėve katolikė, ortodoksė e islamikė, qė kanė si qėllim pėrēarjen dhe ndarjen mbi baza fetare tė elitės kulturore tė vendit. Por ndėrsa kleri i huaj katolik e mysliman mendojmė se ecėn nė vijėn e vet tė fanatizmit fetar, kisha greke po punon, nė sinkron me qeverinė greke, pėr greqizmin e popullsisė ortodokse tė Shqipėrisė. A do tė mundė kleri vendės t’i kundėrvihet veprimtarisė pėrēarėse tė klerikėve tė huaj dhe tė ruajė unitetin e shqiptarėve?
    Duke pėrfunduar, mund tė arrijmė nė pėrfundimin se, pėrveē gjuhės dhe zakoneve tė pėrbashkėta, pėr ruajtjen e kombėsisė shqiptare kanė ndikuar edhe dy faktorė tė tjerė jo mė pak tė rėndėsishėm. Faktori i parė ėshtė kujtesa historike e luftėrave tė pėrbashkėta, nė mungesė tė traditės pushtuese dhe tė shtetit historik. Emri i Aleksandrit tė Madh, i Pirros e i Teutės pėr lashtėsinė dhe emri i Skėnderbeut pėr kohėn e re kanė qenė vendimtarė. Faktori i dytė ėshtė feja, e cila nė momente kyēe tė historisė sė Arbrit ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm. Njė rol tė tillė e ka luajtur pėr njė kohė tė gjatė feja katolike, por dy shekujt e fundit edhe feja myslimane, e cila, siē del nga dėshmitė e shumta tė Zhan Klod Faveirialit pėr shek XIX dhe, siē tregon historia e Kosovės dhe e shqiptarėve tė Maqedonisė e kėtyre njėqind vjetėve tė fundit, ka luajtur rolin e faktorit koheziv pėr shqiptarėt, duke i dalluar ata nga ortodoksėt serbė ose maqedonas dhe duke i ruajtur nė kėtė mėnyrė nga asimilimi.
    Sa budalla eshte "Odisea"

  20. #320
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741

    Kadare nga Enveri tek Antimuslimanizmi

    Kadare nga Enveri tek Antimuslimanizmi

    R.Qosja


    SA ME LARG NGA E KALUARA KOMUNISTE Ata qė i kanė lexuar veprat publicistike tė Ismail Kadaresė pas daljes nė Francė, dhe ata qė i kanė lexuar a dėgjuar intervistat dhe deklaratat e tij tė ndryshme nė kėtė kohė, dhe ata qė sadopak i kanė pėrcjellė paraqitjet e tij botore nė Atdhe, nė Evropė e nė SHBA, ata nuk e kanė pasur tė vėshtirė tė binden se ai po bėnte shumė pėrpjekje pėr tė krijuar pėrfytyrim tė ri pėr veten: njė pėrfytyrim qė, vetėkuptohet, do tė ndryshonte plotėsisht prej pėrfytyrimit qė pėr tė ishte krijuar nė kohėn e komunizmit. Dhe, kėto pėrpjekje as nuk ishin tė papritura, as nuk ishin shumė, shumė tė ēuditshme. Njė varg shkrimtarėsh, nga vendet ish-komuniste, qė kishin qenė pjesėtarė tė nomenklaturave komuniste, qė i kishin shėrbyer pėrtokas komunizmit, qė kishin qenė tė privilegjuar si Ismail Kadare apo pėrafėrsisht si Ismail Kadare nga udhėheqjet komuniste, do tė bėjnė pėrpjekje qė tė lahen e tė shpėrlahen sa mė fort prej tė kaluarės sė tyre! Por, pėrpjekjet e Ismail Kadaresė pėr tė ikur sa mė larg nga e kaluara e tij komuniste, do tė jenė mė origjinale dhe mė tė veēanta se tė shumicės sė bashkėmendimtarėve e ngjashėmvepruesve tė dikurshėm, qoftė nė vendet e tjera ish-komuniste, qoftė nė Shqipėri. Ndryshe prej shumė shkrimtarėve tė tjerė oborrtarė tė komunizmit, qė do tė pėrpiqen tė krijojnė pėrfytyrim tė ri pėr veten duke e kritikuar komunizmin, nė radhė tė parė, si ideologji dhe praktikė shtypėse mbi liritė dhe tė drejtat themelore tė njeriut, mbi lirinė e krijimtarisė dhe lirinė e ndėrgjegjes, Ismail Kadare do ta pėrqendrojė kritikėn kundėrkomuniste mbi njeriun qė e kishte pėrkrahur, qė e kishte mbrojtur, qė e kishte afirmuar, qė kishte bėrė tė mundshėm pėrkthimin e veprave tė tij tė para nė gjuhėn franceze: Enver Hoxhėn. Nuk mund tė thuhet se Ismail Kadare nuk e dinte, se nuk kishte lexuar, se diktatorėt nuk lindin diktatorė, por diktatorė i bėjnė, kryesisht, tė tjerėt: ēiftat e Ismail Kadaresė - ata qė turren pėr t’u ngritur, pėr t’u shquar, pėr tė pėrfituar sa mė shpejt duke iu servilizuar sundimtarėve. “Nuk qėndron problemi te Qezari qė triumfon mbi tė tjerėt - shkruante filozofi bask Ortega Y Gaset - por te tė tjerėt qė ia bėjnė tė mundshme Qezarit tė triumfojė”. Dhuna e diktaturės nuk ėshtė dhunė e bėrė me duart e diktatorit, por dhunė e bėrė me duart e atyre qė nė emrin e tij ushtrojnė dhunė: e vetjeve tė etshėm pėr pushtet - e frikacakėve, e servilėve, e mashtruesve tė ndryshėm, e demagogėve tė ndryshėm, e dhunėtarėve tė ndryshėm. Diktatori, vėrtet, krijon sistemin e dhunės, ngrihet nė sajė tė dhunės, por falangat e dhunėtarėve e mbajnė dhe e zbatojnė atė sistem. Ismail Kadare e kishte kuptuar se kritika e tij e paskohshme kundėrkomuniste, se kritika e tij e komunizmit pas varrosjes sė komunizmit, mund tė ishte e bindshme dhe, sidomos, pėrshtypjelėnėse nė qoftė se do tė pėrqendrohej nė Mitin e komunizmit shqiptar, nė Zotin e komunizmit shqiptar - nė Enver Hoxhėn. Tė kritikosh komunizmin pas varrimit tė komunizmit - kjo ishte dukuri e pėrgjithshme, kjo ishte punė e thjeshtė, kėtė e bėnin tė gjithė, madje edhe ata apo, sidomos, ata, qė komunizmit i kishin shėrbyer mė sė pėrkulshmi nė institucione tė ndryshme tė pushtetit dhe nė fusha tė ndryshme tė jetės shoqėrore; por tė kritikonte komunizmin njė shkrimtar me popullorėsi tė jashtėzakonshme nė kohėn e komunizmit, tė kritikonte Mitin e komunizmit, Zotin e komunizmit biri i tij shpirtėror, krenaria e tij letrare artistike dhe, pse jo, teorike ideologjike, siē konsiderohej atėherė Ismail Kadare- e kjo do tė thoshte shumė mė tepėr se ē’mund tė thoshin kritikat e tė tjerėve, kjo kishte kuptim shumė mė tė madh, kjo kishte jehonė shumė mė tė gjerė, kjo ishte kritikė pambarimisht shumė pėrshtypjelėnėse. Tė kritikosh komunizmin, dhunėn e tij, patologjinė e tij politike, ideologjike dhe, mbi tė gjitha, praktike pėrmes kritikės sė Zotit tė komunizmit dhe ta kritikosh duke zbuluar edhe tė kėqijat e supozuara intime tė tij - e kėtė mund ta bėnte vetėm ai qė kishte qenė i afėrt me tė, qė kishte shkruar roman-apoteozė dhe apoteoza pėr tė, e tė cilit s’ka se si tė mos i besohej. Ikja e Ismail Kadaresė prej tė kaluarės komuniste dhe prej Zotit tė komunizmit shqiptar, babait shpirtėror, Enver Hoxhės, sado jehuese, sado pėrshtypjelėnėse nuk do tė jetė e mjaftueshme pėr rehabilitimin, prandaj as pėr popullorėsinė atje ku Ismail Kadare ishte i interesuar tė depėrtonte, tė ishte i pranuar dhe i popullarizuar. Pėr kėtė arsye, Ismail Kadare do tė kujdeset tė gjejė edhe njė temė tjetėr pėr trajtim intelektual, pėr vetėrrėfim tė ndryshuar qė do tė jetė politikisht e koniunkturshme dhe qė do tė zgjojė kureshtjen pėr tė dhe pėr krijimtarinė e tij, qė do t’ia ēelė dyert e depėrtimit nė tregun letrar. Dhe, kjo temė do tė quhet: feja.

    QĖNDRIMET KUNDĖRMYSLIMANE

    Shihej qartė se bota, fatkeqėsisht, po hynte gjithnjė e mė dukshėm nė kohėn e fėrkimeve fetare, tė cilat studiues tė dukurive globale do t’i quajnė konflikt i qytetėrimeve: i qytetėrimit islamik dhe i qytetėrimit tė krishterė. Natyrisht, shkrimtari Ismail Kadare nuk mund tė qėndronte pa thėnė mendimin e tij pėr ēėshtje fetare sepse ai nuk kishte qėndruar kurrė asnjanės, eunuk, ndaj problemeve mė tė mprehta tė pėrtashėsisė. Interesat e tij letrare dhe politike e kėrkonin qė Ismail Kadare, kur drejtpėrdrejt e kur ndėrmjetueshėm, t’i shprehte pikėpamjet e tij fetare. Dhe, ai do ta bėjė kėtė si gjatė disa retushimeve mė sipėrfaqėsore a mė rrėnjėsore tė disa veprave letrare ashtu edhe nė intervistat, nė deklaratat dhe nė veprat e ndryshme publicistike. Dhe, do ta bėjė kėtė nė fillim mė kujdesshėm e me kalimin e kohės gjithnjė e mė zėshėm. Nuk ėshtė e vėshtirė pėr tė vėrejtur se nė ato retushime, shkrime publicistike, intervista e deklarata, ai nuk i trajton tė barabarta dinjitetet e fesė myslimane dhe tė fesė sė krishterė. Nė njėrėn anė duke folur shpėrfillshėm apo, madje edhe fyeshėm ndaj fesė myslimane, ai do tė bėhet propagandues gjithnjė e mė i pėrkushtuar i fesė sė krishterė nė anėn tjetėr. Ndryshe prej shkrimtarit anglez me prejardhje pakistaneze, Salman Ruzhdi, i cili do tė shkruajė romanin e shpallur kundėrmysliman, Vargjet satanike, pėr ē’shkak, mandej, do tė jetė i shtrėnguar t’i kalojė disa vite nė “ilegalitetet”, Ismail Kadare do tė jetė mė i kujdesshėm dhe nuk do tė shkruajė vepėr tė veēantė tė tillė. Nė qoftė se Salman Ruzhdiut nuk mund t’i afrohej me fuqinė krijuese, Ismail Kadare do t’ia kalojė atij me vigjilencėn, e cila kohė pas kohe do t’i dobėsohej deri nė ditėt tona. Qėndrimet e tij k u n d ė r m y s l i - mane, ndėrkaq, tė shprehura, sidomos, nė shtypin e huaj, pėrpos atyre tė cilėve Ismail Kadare donte t’u binin nė sy, u kishin rėnė nė sy edhe lexuesve shqiptarė, prej tė cilėve do tė priten me keqardhje tė veēantė. Do tė bėhen edhe reagime. Njė prej reagimeve tė tilla do tė botohet edhe nė javoren e Prishtinės, Zėri, mė 27 maj 1992. Nė tė, pėrpos tė tjerash, thuhet: “Qendrat Islame Shqiptaro-Amerikane nė Shtetet e Bashkueme tė Amerikės, mbajtėn njė takim nė Xhaminė e Qendrės Islame Shqiptaro-Amerikane nė Nju- Jork-Nju Xhersi, pėr tė shqyrtue dhe diskutue bashkarisht, disa qėndrime tejet negative, sa absurde aqė edhe indinjuese tė shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, tė shprehun kohėve tė fundit, si nė vepra tė tija ashtu edhe pėrmes tė intervistave tė tija nė shtypin e jashtėm, dhe tė cilat janė drejtue REXHEP QOSJA direkt kundėr myslimanizmit. Takimi i naltėpėrmendun, nuk e kishte pėr qėllim, me i dalė nė mbrojtje fesė islame, sepse atė e mbron kultura e vetė mijėravjeēare dhe themeli i saj qė asht libri i shejtė: Kur’ani, meqė populli shqiptar i takon tri besimeve, ku ma se 70% i takojnė besimit islam, dhe kėto tri besime, nuk i kanė sjellė ndonji tė keqe, por pėrkundrazi, gjithmonė mirėkuptim, harmoni dhe vėllaznim, dhe si konseguencė e gjithė kėsaj, vijmė nė pėrfundim, se shprehjet e pakontrollueme tė shkrimtarit kriptokomunist Ismail Kadare, i cili islamizmin, tė cilin po ta zbėrthejsh do tė thotė PAQE, e krahason me ideologjinė komuniste, e cila nuk njef fe as Zot, familje as traditė; dhe me bindje tė plotė themi: se ky akt asht i drejtuemė nė radhė tė parė kundėr krejt kombit shqiptar... Tue qenė se, Ismail Kadare, nė dukje i takon besimit islam, tubimi nė fjalė, u distancua nga qėndrimet e padrejta dhe tejet tė damshme pėr kombin shqiptar tė Ismail Kadaresė, tue i kualifikue ato si tė dėmshme, tė padrejta, antinjerėzore dhe antihumane, dhe pėr antishqiptare - tė mos flasim”. Nuk ka dyshim se krijimtaria e Ismail Kadaresė nė kohėn e komunizmit dhe krijimtaria e veprimtaria e tij pas rėnies sė komunizmit dėshmojnė se ai e kishte mėsuar me kohė mėsimin: njė shkrimtar bėhet i rėndėsishėm varėsisht sa ėshtė politikisht i pėrdorshėm. Ai do tė dijė tė jetė politikisht i pėrdorshėm sot jo mė pak se dje! Lobi shqiptar tashmė i krijuar pėr Ismail Kadarenė nė Nju-Jork, dėshmon qartė se retushimet fetare tė disa veprave tė tij, paraqitjet kundėrmyslimane dhe, sidomos, propagandimi i kthimit nė fenė e tė parėve i premtojnė shkėlqime tė reja emrit tė tij: pėrkthime e ēmime ndėrkombėtare! Ēmimi i pamerituar i Kėshillit Kombėtar Shqiptaro- Amerikan ishte njėri prej tyre!

    ESADIZMI

    Nė pėrgjigjen e tij Pabesia e njė polemisti, Ismail Kadare i shmanget plotėsisht diskutimit pėr ēėshtjet qė kishte ngritur nė sprovėn Identiteti evropian i shqiptarėve. Nuk jam i sigurt pėr cilėn arsye mė shumė i shmanget diskutimit: pėr shkak se nuk do tė heqė dorė nga qėndrimet raciste ndaj Lindjes myslimane, ndaj qytetėrimit mysliman, prandaj edhe ndaj fesė myslimane, apo pėr shkak se nuk do qė pėr qėndrimet e tilla tė shkruhet edhe njė herė nė gazeta. Nė qoftė se nė pėrgjigjen Pabesia e njė polemisti iu ka shmangur rrėshqitjes sė sėrishme nė racizėm, nuk mund tė thuhet se i ka shpėtuar rirrėshqitjes nė myslimanofobi. Dėshmi pėr kėtė ėshtė qėndrimi i tij ndaj Haxhi Qamilit- njė figure fare skajore historike. Nuk ka dyshim se ideologjia e Haxhit Qamilit, nė qoftė se mund tė flitet fare pėr njė ideologji tė tij, ishte e jashtėkohshme, prandaj edhe nė shpėrputhje me tė pėrtashmen dhe tė ardhmen e Shqipėrisė dhe tė popullit shqiptar nė pėrgjithėsi. Por, gjithashtu, nuk ka dyshim se Ismail Kadare pėr arsye fetare e sheh qimen nė syrin e Haxhi Qamilit, por nuk e sheh traun nė sytė e disa figurave tė tjera historike nė tė njėjtėn kohė. Ai e tejzmadhon rebelimin e njė njeriu, pa farė ndikimi tė veēantė politik, kundėr feudalėve, duke e njėjtėsuar kėtė rebelim me njė ideologji pothuaj mosekzistuese filoturke. Nuk mund tė besohet se prijėsi i njė kryengritje fshatare kundėr feudalėve dhe kundėr sundimit tė tė huajve, sidomos, serbėve e grekėve, nė Shqipėri, nuk e dinte se nė vitet 1914-1915 as nuk mund ta bėnte Turqinė mė sovrane tė Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve, as nuk do tė mund ta ēonte Shqipėrinė pėrtej Adriatikut e Mesdheut dhe ta bashkonte me Perandorinė e dikurshme Otomane. Shqipėria ishte shtet me kufij tė caktuar ndėrkombėtarisht, tė njohur qė nga Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr dhe ajo ishte bėrė shtet kur ishte ēliruar nga Perandoria Otomane, qė tani quhej e shkatėrruar. Pėr kėtė arsye mund tė thuhet se shumė mė e rrezikshme pėr Shqipėrinė shtet dhe pėr shqiptarėt komb ishte politika tradhtare e Esad Pashė Toptanit, i cili, nė Luftėn e Parė Ballkanike, ua kishte lėshuar Shkodrėn malazezve, kurse pas luftėrave ballkanike kishte hyrė nė marrėdhėnie politike dhe ushtarake me Serbinė. Esad Pashė Toptani kishte shkuar dy herė nė Nish nė takime me Kryeministrin e Serbisė, Nikolla Pashiq, dhe i kishte dėrguar katėrqind ushtarė shqiptarė, ithtarė tė vet, nė ushtrinė serbe, qė po merrte pjesė nė Luftėn e Parė Botėrore. Pėr shkak tė politikės separatiste dhe pėr shkak tė pajtimit me pushtimin serb, Esad Pasha do tė quhet tradhtar dhe pėr tradhti do tė jetė i vrarė nė Francė. Esad Pashė Toptani dhe Nikolla Pashiqi do ta ekzekutojnė Haxhi Qamilin, jo pėr shkak tė politikės sė tij prej turkoshaku, po pėr shkak tė mospajtimit tė tij me politikėn tradhtare tė tė parit dhe tė mospajtimit me pushtimin e tė dytit. E kjo domethėnė se do ta ekzekutojnė si kryengritės shqiptar. Ta gjykosh tani njė kryengritės, qoftė edhe tė pajisur me ide turkomane, pėr ide qė s’mund tė sillnin pasoja e tė h e s h t ė s h tradhtinė e njė separatisti qė bashkėpunonte me pushtuesin e tokave shqiptare dhe, madje, tė Shqipėrisė shtet, ky gjithsesi nuk mund tė quhet atdhetarizėm shumė i kthjellėt. Cila ėshtė mė e durueshme: tė trajtohesh tradhtar si Esad Toptani a kryengritės turkashak, por kundėrserb, si Haxhi Qamili? Po tė na dėnonte Zoti tė zgjidhnim dhunshėm, Ismail Kadare, pa dyshim, do tė zgjidhte tė parin. Dhe, le ta zgjedhė e le tė jetė - esadist! Lindjefobia e kjo domethėnė myslimanofobia mund tė konsiderohet arsye pse, pėrpos tradhtisė sė Esad pashė Toptanit, Ismail Kadare e hesht edhe politikėn, po ashtu, kundėrhistorike, tė dy figurave tė tjera tė asaj kohe po ashtu skajore historike: e hesht politikėn e Marka Gjonit e tė Preng Bibė Dodės. Nė qoftė se Haxhi Qamili na qenka lektisur kot pas njė pushtuesi tė dėbuar, qė nė Shqipėri kurrė mė nuk do tė mund tė sundonte, Marka Gjoni dhe Preng Bibė Doda i bėnin dėm tė dyfishtė Shqipėrisė: nė njėrėn anė bėnin politikėn e pėrkrahjes sė pushtimit italian, kurse, nė anėn tjetėr, bėnin politikėn separatiste tė shpalljes sė Mirditės autonomi- njėri i ledhatuar nga Beogradi e tjetri nga Cetina. Gjykimi i njė kryengritėsi pėr njė iluzion politik e lėnia nė heshtje e dy separatistėve, politikat e tė cilėve mund tė tregoheshin mė tė rrezikshme pėr Shqipėrinė dhe pėr shqiptarėt, gjithsesi nuk duket gjykim i drejtė historik. Pas gjykimit tė tillė, nė njėrėn anė, dhe pas heshtjes sė tillė, nė anėn tjetėr, nuk ėshtė e vėshtirė tė shihen motive ideologjike fetare.


    REAGIMET NDAJ POLEMIKĖS

    Nė gazetat e Tiranės dhe nė gazetat e Prishtinės deri sot kur po e shkruaj kėtė pėrgjigje janė botuar shumė reagime ndaj polemikės midis Ismail Kadaresė dhe meje. Numri mė i madh i reagimeve nė gazetat e Prishtinės nė tė vėrtetė janė reagime mė parė tė botuara nė gazetat e Tiranės. Si historian i letėrsisė shqipe nuk di shkrim qė tė ketė nxitur mė shumė reagime se ēka nxitur pėrgjigjja ime “Realiteti i shpėrfillur” ndaj sprovės “Identiteti evropian i shqiptarėve”, me tė cilėn Ismail Kadare i kishte kundėrshtuar pikėpamjet e mia tė paraqitura nė kreun Identiteti kombėtar dhe vetėdija fetare tė trajtesės Ideologjia e shpėrbėrjes. Le tė thuhet se mė i madh se numri i reaguesve qė ēėshtjet e ngritura nė kėtė polemikė kujdesen t’i trajtojnė objektivisht, pa paragjykime fetare, politike, partiake, ideologjike, pa anime miqėsore e tė tjera, ėshtė numri i reaguesve, tė cilėt nuk dėshmojnė se janė tė liruar prej disa paragjykimeve tė tilla apo prej animeve miqėsore. Nuk ėshtė e vėshtirė pėr tė vėrejtur se paragjykimet dhe animet e tilla posaēėrisht shprehen nė shkrimet e disa gazetarėve, publicistėve dhe tė disa miqve indigo tė Ismail Kadaresė. Ndėr mediat qė mbajnė qėndrim objektiv, mjerisht, nuk do tė mund tė radhitej pa sadopak ngurrim as gazeta “Tirana Observer” dhe nuk do tė mund tė radhitej nė radhė tė parė pėr shkak tė pyetjes qė u bėn tė ftuarve pėr deklarata nė lidhje me polemikėn: A mendoni se polemika e dėmton imazhin e shkrimtarit tonė tė madh Ismail Kadare? Me tė njėjtėn arsye do tė mund tė bėhej pyetja: A mendoni se polemika e dėmton imazhin e shkrimtarit, historianit tė letėrsisė dhe intelektualit tonė tė madh Rexhep Qosja? Shumė mė normale, mė frytdhėnėse pėr kulturėn e diskutimeve intelektuale e politike do tė ishte pyetja, qė pėrjashton gara e hierarki sportive: Sa ndriēon ēėshtjen e i kontribuon tė vėrtetės kjo polemikė? Inkuadrimi i Kryeministrit tė Shqipėrisė, Sali Berisha, nė kėtė polemikė nė anėn e Ismail Kadaresė, sikur i shpjegon kėto paragjykime dhe anime tė disa reaguesve. Partitė nė pushtet, po e tregon edhe kjo polemikė, ende pėrcaktojnė politikėn, etikėn dhe estetikėn e shumicės prej nesh, prandaj edhe tė shumė gazetave dhe mediave elektronike. Disa nga miqtė e Ismail Kadaresė, si edhe miku i tyre, nė reagimet e botuara bėjnė pėrpjekje qė t’i zhvlerėsojnė pikėpamjet e mia-duke i shtrembėruar e duke i falsifikuar dhe qė tė mė zhvlerėsojnė mua-duke mė fyer kur mė butė e kur mė vrazhdė se ai! Bėjnė pėrpjekje tė krijojnė pėrshtypjen nė opinion se kjo polemikė nė tė vėrtetė ėshtė polemikė, si e thotė njėri prej tyre, midis njė shkrimtari tė madh, botėror, dhe njė shkrimtari normal, domethėnė, thotė ai, lokal! U mbetet pa thėnė, si e tha njėri qė s’i duartroket Ismail Kadaresė, se kjo nė thelb ėshtė polemikė midis Goliatit dhe Davidit. Gjedhet mitologjike pėrsėriten! Bariu i vetmuar, Davidi, me njė shkop nė dorė dhe me llastik nė brez, ka marrė guximin t’i kundėrvihet Goliatit. Pėr ta krijuar bindjen se kėsaj radhe Goliati do tė jetė ai qė do ta mundė mendėrisht dhe moralisht Davidin, miqtė e Ismail Kadaresė, bashkė me tė, do tė mė bėjnė njė portret tė shėmtuar, qė do tė donin tė shihej gjithmonė nė galerinė kombėtare tė portreteve. Ēka do tė thonė ata pėr mua? Njė portret pėr galeri Pavarėsisht pse unė pėr ta kurrė s’kisha thėnė fjalė portretizuese, ata do tė thonė: se unė jam njė enverist, qė e mundon nostalgjia pėr Enverin, se unė jam Enver i Letrave, se mė mundon nostalgjia edhe pėr Jugosllavinė; dhe, Serbinė, Se jam njeri qė kam ngritur njė flamur tė ri, tė quajtur flamuri myslimanizmit, se unė jam gardian i Lindores, se unė jam taliban, se jam blasfemues i religjionit, se po ndėrtoj njė politikė dhe njė ideologji tė re, sė cilės do tė shohin si do t’ia vėnė emrin; se jam hiē mė pak se njė delirant, se kam ide fikse, se hidhem nė ekstreme, sa jam njeri me karakter autarkik, se kam qejf tė mė quajnė baba i kombit dhe bacė i dijes nė Kosovė, se tė gjitha kėto qė i shkruaj, i shkruaj pėr arsye se dėshiroj tė mė trajtojnė numėr njė e jo numėr dy nė komb; se nė duel me njė ish-kryetar nė Kosovė humba, se nė zgjedhjet lokale nė Kosovė nė vitin 20 humba, se nė zgjedhjet e 3 korrikut nė Shqipėri humba, se jam halldup, se jam gėrxho, se jam njė nga mbytėsit e njė idiome (tė gegėrishtes), se jam ballabani i vonuar, se jam nacionalist fondamentalist (ndoshta fundamentalist), se jam njė skriboman, se po dua tė bėj perestrojkėn tonė, se jam njė shkrimtar lokal, domethėnė i njohur vetėm nė Bregun e Diellit, nė Prishtinė! se jetoj me kompleks gjenerali, se jam gjeneral i pamundėsuar, se jam kolos i lidhun! Se, se, se, se, se, se...! Portretizuesve tė mi, tė dhuruar me dhuntinė qė tė bėjnė portrete me epitete, qė tė fyejnė tė tjerė, nuk do t’u pėrgjigjem nė fyerjet dhe nė falsifikimet e pikėpamjeve tė mia. Do tė merrem vetėm me ēėshtjet, pavarėsisht prej cilėve reagues janė tė ngritura, diskutimin e tė cilave e ēmoj tė nevojshėm. Kjo do tė thotė se para se t’ia jap fjalėn portretizuesit mė tė talentuar dhe, njėkohėsisht, mė tė ēmuar nė artin tonė figurativ, Kryeministrit tė Shqipėrisė, Sali Berisha, do tė flas edhe pėr disa shqetėsime tė reaguesve tė tjerė ndaj polemikės. - vijon nesėr -
    Sa budalla eshte "Odisea"

Faqja 16 prej 29 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Identiteti Shqiptar
    Nga ILovePejaa nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-04-2011, 15:47
  3. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Identiteti Kosovar dhe Bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 29-07-2004, 11:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •