Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 111
  1. #1
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Lightbulb Arabia Saudite ndërton 50 xhami në Kosovë

    Në kohën kur fshatrat e Kosovës vazhdojnë të mbeten të shkretëruara edhe pas shtatë viteve nga përfundimi i luftës, pikërisht në kohën kur duhet të ndihmohen arsimi, shëndetësia, institucionet e Kosovës dhe invalidët e luftës, të cilët janë në një gjendje jashtëzakonisht të rëndë, del një Sheik nga Arabia dhe vendos që në Kosovë të ndërtojë 50 xhami. Në këtë projekt nuk do të punësohen punëtorët vendës, por këtë punë do ta kryejnë ushtarët arabë.

    Çka mendoni ju për këtë?

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    mendoj qe arabeve nuk i intereson se kush vuan,
    mjafton te perhapin gjuhen dhe zakonet e veta.
    Te ishin aq te mire arabet dhe myslimanet arab qe kane me miliarda nga nafta si nuk ndihmojne popullsine afrikane ku njerezit vdesin nga uria?!!!
    Jo , jane shume te zene ne perhapjen e fjales se "Zotit" , njerezit le te vdesin nga uria.

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Nga i ke ti keto statistika, zotrote?

    Dhe a ben te mos hapesh tema per duke hedhur tezat tua imagjinare kunder Islamit dhe muslimaneve se je bere qesharak, okey!

    Nuk ka nevoje te jeshe homofob ndaj Islamit, dhe mos e mendo se muslimanet jane "E KEQJA E KESAJ BOTE". Njehere eshte mire te lexosh ose te mesosh te dallosh nje musliman te devotshem dhe nje terrorist qe kamuflohet si musliman, mandej eja hap tema te tilla. Ti, te mungon kjo gje me sa kam lexuar postet tua deri tani. Ti te gjithe njerezit i fut me nje thes, me duket se jeta yte eshte bardh e zi!

    Shifet qarte se ketu je fut me mision ti, ke vetem 25 dite qe regjistruar dhe ke mbi 350 postime edhe ate te gjitha tek rubrikat fetare, kjo tregon qarte misionin tend dhe dije mire se kuantiteti me cilesine gjithmone jane ne proporcion te zhdrejte.

    Leri keto tema më, sepse kush je ti fundja te vlersosh nje musliman apo nje religjion te tere.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e buki19
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Postime
    313
    Citim Postuar më parë nga NoName
    Në kohën kur fshatrat e Kosovës vazhdojnë të mbeten të shkretëruara edhe pas shtatë viteve nga përfundimi i luftës, pikërisht në kohën kur duhet të ndihmohen arsimi, shëndetësia, institucionet e Kosovës dhe invalidët e luftës, të cilët janë në një gjendje jashtëzakonisht të rëndë, del një Sheik nga Arabia dhe vendos që në Kosovë të ndërtojë 50 xhami. Në këtë projekt nuk do të punësohen punëtorët vendës, por këtë punë do ta kryejnë ushtarët arabë.

    Çka mendoni ju për këtë?
    Se pari e falenderoj hapesin e temes per nje teme kaq te qelluar.Ja pse.
    Une personalisht mendoj se vendimi i ketij sheikut arab eshte shum me vend dhe shum i mireseardhur e mos te them se edhe poashtu eshte ne nje moment shum te qelluar.Pse mendoj keshtu?Pergjegja eshte edhe me e thjesht se pyetja - sepse numri i prkatikuesve fetare,e sidomos atyre musliman (qe jan shumice,90 % ) eshte duke u shtuar ne meyre rapide dita dites.Prandaj kapacitet ekzistuese te infrastruktures fetare gjgj. xhamive dhe objekteve percjellese edhe tash nuk eshte i mjaftueshem e leje me pas disa viteve.Kjo me teper vije ne shprehje kur mirret parasysh falja e namazeve te dy festave Islame ku po thuaj se e tere lagja e xhamise shendrohet ne oborr te saj.Cka te them tjeter veq se te falenderoj sheikun e nderuar.

  5. #5
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Leri keto tema më, sepse kush je ti fundja te vlersosh nje musliman apo nje religjion te tere.



    Po Davius e çka nese një dite prej diteve do te vijne arabet ne Kosove, (sikurse shkijet qe ia bene ne te kaluaren!), dhe te thone se kjo toke eshte e jona, pasi qe ne i kemi ndertuar keto xhamia???? Kane te drejte?

    Citim Postuar më parë nga buki19
    Se pari e falenderoj hapesin e temes per nje teme kaq te qelluar.Ja pse. Une personalisht mendoj se vendimi i ketij sheikut arab eshte shum me vend dhe shum i mireseardhur e mos te them se edhe poashtu eshte ne nje moment shum te qelluar.
    Po,po buki, le te ndertojne edhe cerdhe femijesh ne Bregun e Diellit qe i ngjan nje xhamie pa minare, vetem edhe ferexhet po iu mungojne atyre femijeve parashkollor qe t'iu lejohet hyrja aty. Dhe arabi nuk ka pse te na sjell neve kulturen e ti arkitektonike nga Azia e larget, kemi ne kulture arti, po s`kemi te holla, e ketu qendron problemi dhe tragjedia jone pse ata ndertojne sot cfare iu vie per qejfi.


    miqesisht!
    NoName

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e agim77
    Anëtarësuar
    25-03-2006
    Postime
    10
    Citim Postuar më parë nga NoName
    Në kohën kur fshatrat e Kosovës vazhdojnë të mbeten të shkretëruara edhe pas shtatë viteve nga përfundimi i luftës, pikërisht në kohën kur duhet të ndihmohen arsimi, shëndetësia, institucionet e Kosovës dhe invalidët e luftës, të cilët janë në një gjendje jashtëzakonisht të rëndë, del një Sheik nga Arabia dhe vendos që në Kosovë të ndërtojë 50 xhami. Në këtë projekt nuk do të punësohen punëtorët vendës, por këtë punë do ta kryejnë ushtarët arabë.

    Çka mendoni ju për këtë?
    hej ti no name ti je i informuar gabimisht per keto xhamia hej ne kosove ka ardhur koha qe nje vend tjeter si arabia ti ndertoj ato qe duhet te ti ndertoj xhamijat dhe shkollat universitet populli shqiptar eshte nuk ka dijeni per kete pune
    dhe sa i perket atine shka ndertojne ato e vendosin vet shka dojne te ndertojne sepes e kan pa te arsysheme qe ne kosove te ndertojne xhamia se shqiptaret deshirojne te t e nder toj katedralle si pershembul ish presindeti i kosoves ibrahim rugova

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    NoName,

    Arabet nuk kane pretendime te tilla, kane mijera kilometra katrore toke arabe dhe nuk kane tendenca pushtuese ne Kosoven tone te vogel, heqe nga mendja ate mendim lirisht.

    Pervec se arabet finaciarisht perkrahin apo perkrahur, ndertimin e disa xhamive ne Kosove, ato kane financuar studimet edhe te shume studenteve shqiptare neper Universitet e ndryshme kosovare, per keto kam edhe deshmi.

    Studentet qe financohen apo jane finacuar nga Qeveria Arabe nuk kane qene vetem nga sferen e teologjise islame, por edhe studentë te mjeksise, arkitektures, juridikut, ekonomise dhe shume drejtimeve tjera.

    Sa per sjelljen e kultures se tyre, mendoj se je gabim. Sepse, nese ai te ndihmon ne dicka, nuk te imponon se si duhet te jetosh, si te veshesh apo si duhet te ndertosh nje xhami ose shkolle.

    Sic vepron Qeveria Arabe ne Kosove, poashtu edhe shume vende tjera ndjekin te njejtat veprime, duke u munduar qe ne nje menyre ose tjetren te sjell dicka nga vendi i tij dhe te mbjelle ne Kosove.

    NoName, une cdo dite jam ne Kosove, edhe mua s'me pelqen kur shof ne mes te Prishtines te valon flamuri grek ose indus, por s'kam cka me be, sepse na kane imponuar. Gjerat duhet te shihen ne nje kendveshtrim me te thelle, jo vetem siperfaqsisht.

    Eshte mire qe ne keto momente te veshtira per Kosoven, te heshtim dhe te veprojme me mencuri. Ndersa pas pavaresimit, te mundohemi te ndertojme nje Kosove origjinale e ilire dhe njehere e pergjithmone ne zemer te Prishtines te valon shqipja e Skenderbeut dhe jo shqipja e G.W. Bushit.

    Kosova eshte gjaku im qe nuk falet!
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Shpresojm qe kjo gje mos te jet e vertet se ne qofse eshte e vertet ato xhami do ti ndertojn nuk do jene per fene por per te "prodhuar" me shume luftetare/militante fanatike dhe te kthehen kunder kombit te tyre dhe kunder Amerikes nje kohe ku Kosova po kalon nje kohe delikate per pavarsine!

    Arabi ska ansji interes te vij ne Kosove dhe ta ndertoj por thjesht keto jan organizata te lidhura ne luft kunder Perendimit dhe prezenca e tyre ne Kosove do ta demtonte pavarisne dhe stabilitetin!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Ku ishte kjo fara e keqe gabele-arabe, kur Kosova kishte me se shumti nevoje per ndihme, kur ekzistenca e saj ishte vene ne pikepyetje?

    Edhe cka dreqin na duhen ato xhami. Kemi xhami boll, bile teper. Cka na duhen xhamite ne cdo mahalle. Mjafton nga nje xhami ne qytetet kryesore te Kosoves. Te tjerat duhen rrenu...

    Kosova ne keto dite, ka me se paku nevoje per edhe me shume xhami gabelesh...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Arb : 27-03-2006 më 17:27
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  10. #10
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707

    O Zemer Duro.

    Citim Postuar më parë nga Arb
    Ku ishte kjo fara e keqe gabele-arabe, kur Kosova kishte me se shumti nevoje per ndihme, kur ekzistenca e saj ishte vene ne pikepyetje?

    Edhe cka dreqin na duhen ato xhami. Kemi xhami boll, bile teper. Cka na duhen xhamite ne cdo mahalle. Mjafton nga nje xhami ne qytetet kryesore te Kosoves. Te tjerat duhen rrenu...

    Kosova ne keto dite, ka me se paku nevoje per edhe me shume xhami gabelesh...
    Po kur ke qene per here te fundit ti ne kosove?JO po na duhen katedrale per 7a8 katolik te prishtines qe edhe ate kishe qe e kane nuk e mbushin dot.
    Po ti nuk paske qene si duket nje kohe te gjate e ta dish se sa eshte shtuar numri i besimtareve neper xhami.

    Edhe nje pse i therret gabel ,edhe ata jan popull semit.Kjo tregon se ti qenke nje racist.

    Po kush e ndertoi spitalin ne Vushtri?

    PO shkollen ne dardani?

    PO shum rruge te tjera neper kosove si dhe kush e pajisi QKU-ne me mjete bashkekohore?
    Si duket ky tipi" NO NAME "do te mbetet i tille se ai frymezohet nga "i pa emri".

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Nje spital, nje shkolle, disa rruge dhe disa paisje bashkekohore?

    Keto na i dhuruan per te i shkembyer me 50 xhamia?
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  12. #12
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Si ze shume bese arabeve. Cdo gje qe bejne ata frymezohet nga nje prapavije fetare. Per ta feja eshte nr 1, te tjerat vijne nga pas. Per cdo shkolle qe mund te ndertojne te japin edhe mijera kurane e ferexhe nga prapa. Me mire te mos e pranojme ndihmen e tyre se ka kosto te madhe, me mire te lidhemi me shtete te zhvilluara e te kulturuara si Italia, Gjermania e Franca sesa me arabet.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e buki19
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Postime
    313
    Citim Postuar më parë nga Arb
    Nje spital, nje shkolle, disa rruge dhe disa paisje bashkekohore?

    Keto na i dhuruan per te i shkembyer me 50 xhamia?
    ...nese te kuptova drejt....po mos te ishin keto shkolla,spitale rruge e keto paisje pa lidhje,do te ishin diku 55-60 xhamia....looool... + nga 5-6 xhamia te reja,me arkitekture osmano arabe ne cdo qender te Kosoves...loool... xhenet....ia vlen cdo liter oil.
    Ndryshuar për herë të fundit nga buki19 : 27-03-2006 më 17:51

  14. #14
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Citim Postuar më parë nga alko71
    Po kush e ndertoi spitalin ne Vushtri?

    PO shkollen ne dardani?

    PO shum rruge te tjera neper kosove si dhe kush e pajisi QKU-ne me mjete bashkekohore?


    alko71
    flm ne inkuadrimin tende ne kete teme

    Te pyes dicka:
    Pse ne te gjitha spitalet sa ka Prishtina ,kishte vetem nje aparat rentgeni??
    Pse `ndihma e pare` e shkruar me shkronja arabe qe sillet rrugeve te qytetit nuk ka intervenuar ende ne ndonje rast urgjence?
    Pse i varferi i semur prapseprap i nevoitet te shkoj ne farmaci per te thare euro ne hapat e referuara nga mjeku?
    Pse te semuret tane po u nevoitet te shkojne ne Tirane per nje operacion sado te vogel?
    Ku jane ato ndihma humanitare te arabeve, turqeve apo marokaneve?
    Ku jane dhe ku shperndahen ato medikamente (ne spitale jo ee)?
    Neper shkolla fillore kane ndare `dhurata`vetem per femi qe kane fene myslimane!!!! Çfare diskriminimi, edhe neper femije? Ku jane ata, vella?

    Me interesojne faktet !!



    me respekt,
    NoName

  15. #15
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga NoName
    Po Davius e çka nese një dite prej diteve do te vijne arabet ne Kosove, (sikurse shkijet qe ia bene ne te kaluaren!), dhe te thone se kjo toke eshte e jona, pasi qe ne i kemi ndertuar keto xhamia???? Kane te drejte?



    Po,po buki, le te ndertojne edhe cerdhe femijesh ne Bregun e Diellit qe i ngjan nje xhamie pa minare, vetem edhe ferexhet po iu mungojne atyre femijeve parashkollor qe t'iu lejohet hyrja aty. Dhe arabi nuk ka pse te na sjell neve kulturen e ti arkitektonike nga Azia e larget, kemi ne kulture arti, po s`kemi te holla, e ketu qendron problemi dhe tragjedia jone pse ata ndertojne sot cfare iu vie per qejfi.


    miqesisht!
    NoName
    Para disa kohesh, rrija me nje turke ketu ne Amerike qe kishte qene ne pothuajse te gjitha trojet shqiptare, dhe me thoshte se ne jemi duke i shkaterruar "monumentet e tyre kulturore ne trojet shqiptare", e ke parasysh ti, "monumentet e tyre ne trojet shqiptare". Keshtu mund te deklarohen neser edhe arabet, nese i lejojme te ndertojne objekte fetare ne trojet tona. Poashtu, edhe fete e tjera. Ne nuk duhet ti lejojme qe te ndertojne ata objekte fetare ne token tone, nese duan te ndihmojne, le ti japin ato para Bashkesise Islame te Kosoves, apo Bashkesive te Feve tjera, dhe nese ka nevoje keto Bashkesi i ndertojne vet objektet fetare.

    Xhamia ne Kosove ke ne cdo hap dhe aq shume ka, sa qe tani eshte bere e veshtire edhe jeta nga ato muezinat duke bertitur gjithe diten azanin e tyre. Beso edhe femija e vegjel po frikohen ne mengjes nga brimat e tyre kur po e therrasin azanin per te falur lindjen e diellit. Atyre duhet tu ndalohet qe per azanin te perdoren boxat e medhenj dhe amplifikatoret e zerimit, bile azani te mos degjohet fare jashte oborrit te xhamise sepse po prishet edhe rendi e qetesia publike. Njerezit duan te pushojne dhe nuk duam qe femijet tane te marrin trauma nga gjeste fare te panevojshme. Xhamia ka sa te duash ne Kosove, keshtu qe nuk kemi nevoje me fare per xhamia. Bile edhe ato qe jane atje, jane me teper se shume.

    Poashtu, nuk do ti kisha lejuar qe te ndertojne objekte me arkitekture te tyre, nese duan te ndihmojne ndertimin tek ne, le te na japin parate ne, ne i ndertojme vet ato.

    Duhet kontroll mbi te gjitha organizatat dhe shoqatat fetare tek ne, sidomos te ketyre arabeve, nese duam te mos kemi probleme si te Lindjes se Mesme edhe ne ne te ardhmen. Ne jemi popuj te ndryshem me kulture te ndryshme, pamvaresisht se nje pjese e jona mund te kene besimin e njejte me ta, mirepo edhe keta kane besimin musliman shqiptar e jo musliman arab. Ne kemi interesat tona, ata kane interesat e tyre, dhe ne ne asnje menyre nuk duhet te identifikohemi me ta.

    Tung
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 28-03-2006 më 01:51
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga xfiles
    Jo , jane shume te zene ne perhapjen e fjales se "Zotit" , njerezit le te vdesin nga uria.
    Shumë e goditur kjo shprehja! Fatkeqësisht, kjo nuk ndodh vetëm me muslimanët, por edhe me të gjithë fetarët në përgjithësi, duke përfshirë këtu edhe të krishterët. (me 'k' të vogël)
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  17. #17
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Njerzit e verber nuk shohin dhe nuk e kuptojne qe ne dite, me shume vdesin nga mungesa e ujit se sa ne lufte.
    Jo larg nga keta bemirsit.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  18. #18
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Sa per sjelljen e kultures se tyre, mendoj se je gabim. Sepse, nese ai te ndihmon ne dicka, nuk te imponon se si duhet te jetosh, si te veshesh apo si duhet te ndertosh nje xhami ose shkolle.

    I nderuari dhe i pakomprimentuari Davius,


    Pa keqkuptime, une vetem po habitem me kontributin tuaj qe i beni kesaj feje, e asnjeher nuk hasa diskutimin tende ne nje teme per kombin tone shqipetar !!!!

    Kurse ata muslimanet e "civilizuem" me kulture arabe nuk di se ku jane qe 500 vjet???? Kush po i ndalon te punojne ne sferat e kultures sot, ne shkence, art, filozofi... Pse nuk ndegjohen te gjalle ne kete aspekt, po vetem qirren tuj prediku feja keshtu e feja ashtu! Ne Afganistan siq tha njeni prej jush talibanez brenda ketij forumi paska qene mekat te ndertohen rruget, shkollat.. ngase kjo jete qenka e perkohshme!! Pse ti shkruan ne kompjuter, a nuk eshte mekat kjo sipas disa predikuesve te fese myslimane, me sa kam kuptuar eshte mekat te shiqosh tv, te shkruash ne kompjuter, te shikosh lojerat olimpike.. etj.etj.

    O Njerez,
    mos vendosni identitetin Kombetar para atij Fetar se bini ne nivele shume te ulta.
    Une njoh nje histori tjeter nga "keta" shqiptaro-taleban. Dhe krenohem kur i them vetes se jam shqipetar.

    ps. Pajtohem me bisedën dhe sidomos me mënyrën e kulturuar dhe respektuese të pyetje-përgjegjeve. Një sugjerim imi: të mbajmë këtë nivel dhe të respektojmë njëri tjetrin sepse të gjitha bisedimet kanë të njëjtin qëllim: regullimin e jetës në një shoqëri. Por kete nuk e zhvillon copy-paste i shkrimeve kuranore. E bejme ne vet! Ju lus qe te lini propaganden fetare. Behuni njehere real, dhe lidhuni me temen qe e hapa, pse arabet ndertojne xhamia ne Kosove, mendoni se kjo eshte mese e nevojshme menjeher mbas luftes? Perndryshe cdo njeri ka te drejten qe te besoje cfare te doje. Por kjo nuk ka lidhshmeri ne kete teme.


    Pres mendime nga ju...



    Ju pershendes te gjitheve!
    NoName

  19. #19
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Citim Postuar më parë nga NoName
    I nderuari dhe i pakomprimentuari Davius,


    Pa keqkuptime, une vetem po habitem me kontributin tuaj qe i beni kesaj feje, e asnjeher nuk hasa diskutimin tende ne nje teme per kombin tone shqipetar !!!!
    ----

    Eshte e logjikshme te mbroj une fene time, dhe nese ti mua nuk me ke pare te debatoj ne nje teme ku flitet per kombin, kjo nuk don te thote se une jam me pak KOMBETAR se disa tjere qe shesin identitet neper forume. Kapishish?

    Une nuk dua te debatoj per IDENTITET KOMBETAR, sepse s'kam nevoje, thjesht e dij se jam SHQIPTAR dem-baba-dem dhe ajo eshte e gjitha, dmth mua s'me brengos kjo gje, ndersa rralle here, ralle here, shkruaj tek temat fetare kur shof te arsyeshme se me te vertete ka nevoje te theme dhe une dicka, por kjo nuk ndodh shpesh...

    Atdhedashuria nuk matet sa poste ka nje anetare tek forumi CESHTJA KOMBETARE, dhe Fedashuria nuk matet sa poste ka nje anetare tek RUBRIKAT FETARE. Qartesoj keto gjera NoName, mandej flasim per cka te te doje zemra.

    Une ne forum ka qe 3 vite, kam bere prezentim te detajuar mbi veten, mbi identitetin tim kombetar e fetar, ndersa ketu ti je krejt NoName, ashtu sic e ke nickun, pra mos me akuzo per gjera te kota, se une qenkam me pak shqiptarë se ti qe shkruan tek CESHTJA KOMBETARE, okey!

    ...

    Kaq njehere, shkruaj me vone perseri!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Davius : 28-03-2006 më 06:13
    My silence doesn't mean I am gone!

  20. #20
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    [QUOTE=NoName]alko71
    flm ne inkuadrimin tende ne kete teme

    Te pyes dicka:
    Pse ne te gjitha spitalet sa ka Prishtina ,kishte vetem nje aparat rentgeni??
    Pse `ndihma e pare` e shkruar me shkronja arabe qe sillet rrugeve te qytetit nuk ka intervenuar ende ne ndonje rast urgjence?
    Pse i varferi i semur prapseprap i nevoitet te shkoj ne farmaci per te thare euro ne hapat e referuara nga mjeku?
    Pse te semuret tane po u nevoitet te shkojne ne Tirane per nje operacion sado te vogel?
    Ku jane ato ndihma humanitare te arabeve, turqeve apo marokaneve?
    Ku jane dhe ku shperndahen ato medikamente (ne spitale jo ee)?
    Neper shkolla fillore kane ndare `dhurata`vetem per femi qe kane fene myslimane!!!! Çfare diskriminimi, edhe neper femije? Ku jane ata, vella?

    Me interesojne faktet !!



    me respekt,
    NoName [/QUOTE

    Me ndere te jesh.


    Une fola vetem per ato qe di une dhe sigurisht qe ka shume te tjera qe nuk i di se une nuk e percjelli auto ambulancen as te kryqit te kuq e as te gjysme henes sikurse po beke ti.E sa per barerat ato manipulohen nga njerezit qe punojne neper klinika e sdo mend qe populli i paguan pastaj .
    Kam ndegjuar per mjaft malverzime te tilla sa isha une ne kosove dhe krejt kjo nga mungesa e edukates fetare ndodhe e jo nga mungesa e patriotizmit.
    Po e njejta gje ndodh edhe me pajisjet .

    Sa per dhuratat e femijeve po tju shperndanin edhe femijeve te krishtere jane frikesuar se mos thoni ja po dojne te na i bejne femijet me dredhira muslimane.
    E ,per ti ikur asaje ata nuk e kane bere e jo se iu dhimbsen atyre dhuratat .
    Dhe behu real ,a nuk do te kishit menduar ashtu?
    Kete e them se une personalisht e kam ndier nje gje te tille kur birit tim 5 vjeqare ne qerdhe i kishin dhene per kershendella dhurata,e bashke me to edhe nje liber te ilustruar per femije me tregime nga Bibla.E as qe ishin konsultuar me mua fare
    E ,cila e ka me drejte?

    E, sa per xhamite ,po a ju ka shkuar ndonjehere ne mend se ne vete i kemi ftuar ti ndertojne ato, por per fatin tone te keq kemi perplot muslimane vetem me emer
    qe e bllokojne nje proces te tille .Kur them keshtu nuk flas pa fakte.
    Ka ekzistuar projekti per ndertimin e nje qendre kulturore ne lagjen arberia(ish dragodani)dhe kjo qender per rekreacion per te rinje ,me biblioteke,me fusha sportesh te ndryshme,me pishina por udheheqesit komunal kerkonin shuma te medha eurosh per tua dhene lejen .
    Bashkesija islame e kosoves ka shume kohe qe ka bere kerkese per ti lejuar nje vend per ndertimin e nje xhamije ne qender te prishtines por rane ne vesh te shurdher.Per cudi, kerkeses se kishes katolike per katedrale iu pergjigjen pozitivisht ende pa iu kerkuar mire.E kush e beri kete? Komunistomuslimanet qe aq iu ben atyre per besimin e tyre.Andaj nuk me vie qudi nga ju te krishteret aspak kur shani dhe ofendoni islamin gjersa ,,muslimanet"e mi jane duke ju dale krah.Me falni per zgjatjen se kam shume per te thene por po e mbylli me kaq .

    Me nderime nga alko71.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Vahabistët në Kosovë
    Nga Traboini në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 04-06-2012, 17:43
  3. Uahabizmi i përhapur edhe në Kosovë
    Nga RTP në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 18:08
  4. Nga ideja deri te realizimi i spastrimeve etnike të shqiptarëve
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 06:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •