Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 111 prej 111
  1. #101
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga Titi
    Fjolla nuk eshte turp te pranosh te verteten ? ktu qendron problemi yt dhe i shume myslimanve te tjere se nuk pranoni as me te voglin gabim . Me je kapur me argumente nafte e krishteresh qe skane lidhje fare me temen !!
    Cilën të vërtetë? E vërteta mbi islamin në pesë dekadat e fundit ka marrë shumë fytyra or mik, krejt duke iu falënderuar propagandave perëndimore, që janë bazë dhe parapërgatitje për luftërat e tyre okupuese- plaçkitëse. Arsyeja që i solla ato shembuj ishte vetëm për shkak se ti i barazove konfliktet arabo- perëndimore me islamin, islami dhe konfliktet nuk kanë lidhje njëra me tjetrën, prandaj edhe mos i gjeneralizoni gjërat.

    Ps ..Ty ste ka ndaluar njeri se cfare feje te praktikosh, nuk besoj ta kete permendur njeri , biles biles une te uroj fat meqense i paske vene kaq shume rendesi te mbrosh te drejtat e islamit qe po shkaterron nje bote te tere .
    As që mund të ndalojë dikush besimin dikujt, nuk është fjala për lejim- ndalim, muhabet po bënim! Puna është se po hapen shumë tema këtu (sikur kjo në fjalë), me qëllim propagandues. Vetë kjo temë është trillim, një gënjeshtër e kulluar, me qëllimin e vetëm për të bërë propagandë anti- islame nga ky i krishteri NoName (lexo temat që hap ky) dhe për të hap sherr midis shqiptarëve, (shife në ka burim iformacioni bazë i temës) dhe gjithashtu hap referendume (sa qesharake po aq naive) për konvertim të shqiptarëve në të krishterë..

    Islami po shkatërron një botë të tërë? Islami është shpallur para 14 shekujsh dhe nuk ka rrezikuar botën, përndryshe brenda 14 shekujve do ta kishte shkatërruar 100 herë deri tani. Ndalu pak dhe mendo se kush është duke shkatërruar! Faktet flasin cilat shtete janë duke u shkatërruar... propagandë i thonë, tu paska mbush mendja!
    Eshte e kot te argumentoj per gjera te tjera se ti po nje vrime i bie , me thua mua rrespektoni islamin , se ke kuptuar akoma qe rrespekti fitohet ? dhe ju akoma nuk keni arritur deri aty sa te fitojne tjerit rrespekt ndaj jush .
    Ti edhe nuk ke nevojë të respektosh askend, por nuk ke të drejtë të shajsh dikë për shkak të besimit, ky është thelbi i asaj që po mundohem ta them... sa për meritën, ti as nuk i njeh muslimanët e këtij forumi që i shan në këtë mënyrë... nëse i gjeneralizojmë gjërat kështu dhe të shajmë muslimanët shqiptar në bëmat e një individi apo një populli, siç gjeneralizoni ju anti- islamistët, atëherë do të duhej që të gjithë të krishterët, në fakt respekti ndaj të krishterëve të bazohej në bëmat e inkuizicionit, Hitlerit, Milosheviqit, Arkanit, Bushit... parë nga ky prizm që ti e shikon islamin. Kurse respekti ndaj ateistëve të bazohej në bëmat e komunistëve...
    Çdo individ përfaqëson vetveten në rradhë të parë, pastaj kombin, traditat, kulturën... kurse fenë e përfaqëson shpallja hyjnore- libri, jo traditat e kombit.

    Mua nuk me intereson as kisha as xhamia ne djall vafshin te dyja , me vjen keq me shume qe njerze si puna jote i japin kaq rendesi nje feje ku rrenjet i ka te thata dhe pa as nje lloj te ardhme .
    shnet
    Ty të falemnderit për "kujdesin", por vëlla i nderuar një fjalë e urtë thotë: "Fundi e zbukuron veprën". Feja e njeriut është midis Zotit dhe njeriut, është Zoti Ai që do ta thotë fjalën e fundit.
    Shnet
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Asnjeri nga ne nuk ka te drejte te gjykoje ne baze te besimit te nje individi.
    Nje person nuk mund te pergjigjet per "bemat" e njerezve me te cilet ndan vetem besimin ne zot.
    Te gjitha fete meritojne respektin,e mbi te gjitha duhet te respektohet njeriu pavaresisht nga ajo ne te cilen beson.
    Te mbrosh fene tende nuk te ben automatikisht sulmuse te fese te dikujt tjeter.
    Jam dakord me fjollat persa i perket shkrimit te mesiperm dhe do te doja qe para se te flitet per nje fe te kete nje dituri mbi te dhe te mos bazohemi ne histori e ngjarje bashkekohore.
    Nuk mund te shprehem per Islamin sepse per ate pak qe njoh, nuk me jep mundesine te flas,por kerkoj te respektoj ata persona qe kane ideale,per te cilet besimi eshte diçka qe e mbajne ne zemer dhe jo qe e trumbetojne ne çdo bisede.
    Shume here Islamit i bashkengjitet fjala terrorizem dhe shume lehte ne mendjen e njeriut krijohet ideja e gabuar.
    Citoj fjalet e medhaja te ne njeriu te vogel.
    Nje genjeshter e madhe,duke e perseritur shpesh,behet e vertete per masen.

    Diskutim te mbare
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  3. #103
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anëtarësuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Citim Postuar më parë nga fjollat
    As që mund të ndalojë dikush besimin dikujt, nuk është fjala për lejim- ndalim, muhabet po bënim! Puna është se po hapen shumë tema këtu (sikur kjo në fjalë), me qëllim propagandues. Vetë kjo temë është trillim, një gënjeshtër e kulluar, me qëllimin e vetëm për të bërë propagandë anti- islame nga ky i krishteri NoName (lexo temat që hap ky) dhe për të hap sherr midis shqiptarëve, (shife në ka burim iformacioni bazë i temës) dhe gjithashtu hap referendume (sa qesharake po aq naive) për konvertim të shqiptarëve në të krishterë..
    Tema qe u hap une e thashe dhe me pare qe duhej te mbyllej pasi burimet e ketij informacjoni ishin te rreme dhe nuk me vinte mire kur shikoja sharje e fyerje ndermjet shqiptarve . Prandaj i kerkova dhe moderatorve qe ta mbyllnin .

    Islami po shkatërron një botë të tërë? Islami është shpallur para 14 shekujsh dhe nuk ka rrezikuar botën, përndryshe brenda 14 shekujve do ta kishte shkatërruar 100 herë deri tani. Ndalu pak dhe mendo se kush është duke shkatërruar! Faktet flasin cilat shtete janë duke u shkatërruar... propagandë i thonë, tu paska mbush mendja!
    Shkaterrim nuk e di si e kupton ti kte fjale ? Mos pret gje te hapet bota ne shalqi ?

    Ti edhe nuk ke nevojë të respektosh askend, por nuk ke të drejtë të shajsh dikë për shkak të besimit, ky është thelbi i asaj që po mundohem ta them... sa për meritën, ti as nuk i njeh muslimanët e këtij forumi që i shan në këtë mënyrë... nëse i gjeneralizojmë gjërat kështu dhe të shajmë muslimanët shqiptar në bëmat e një individi apo një populli, siç gjeneralizoni ju anti- islamistët, atëherë do të duhej që të gjithë të krishterët, në fakt respekti ndaj të krishterëve të bazohej në bëmat e inkuizicionit, Hitlerit, Milosheviqit, Arkanit, Bushit... parë nga ky prizm që ti e shikon islamin. Kurse respekti ndaj ateistëve të bazohej në bëmat e komunistëve...
    Çdo individ përfaqëson vetveten në rradhë të parë, pastaj kombin, traditat, kulturën... kurse fenë e përfaqëson shpallja hyjnore- libri, jo traditat e kombit.
    Fjolla Ti e ke kuptuar gabim , une Nuk ofendova njeri se kujt feje i perket ti apo x-y, une te dhashe disa argumente se pse nuk e pelqej fene e islamit , Dhe ktu nuk dua te mbroj krishteret apo dike tjeter sepse dhe ato nuk jane engjuj te pafajshem , por menyra sesi pjesa me e madhe e myslimanve e kuptojne dhe e jetojne jeten mua me duket apsurde .Dhe ti kam shpjeguar me siper se pse qysh tek . kaq ,asgje me shume .

    Ty të falemnderit për "kujdesin", por vëlla i nderuar një fjalë e urtë thotë: "Fundi e zbukuron veprën". Feja e njeriut është midis Zotit dhe njeriut, është Zoti Ai që do ta thotë fjalën e fundit.
    Shnet
    Fjalen e fundit se kush do ta thote nuk e dim as une as ti ? kjo eshte nje nga arsyet e shumta qe u perhap feja duke mos ditur destinacjonin e ardhshem te njeriut vendosen te besojne diku nga ankthi dhe frika se mos behen shkrum e hi kur nje dite te nderrojne jete .

    Gjithsesi ne thjesht po bejme debat dhe asgje personale me ty kto gjera jane shume te komplikuara qe ne nje moshe kaq te re ti kuptojme une dhe ti . Do te jap nje mendim tjeter ndofta me pozitiv mbi fene e islamit nqf se nje dite arrij 50-tat dhe normalisht nese diçka ndryshon me mendimet dhe parimet e tyre .

    Gjithe te mirat nga mua .

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Edhe une mendoj se populli i Kosoves me shume se per cdo gje tjeter ka nevoje per xhamija....

    Keto do ta zhvillojne shum shoqerine kosovare... ekonomikisht, kulturalisht e intelektualisht ... me shprese qe mbas disa kohesh ti afrohet nivelit te larte te zhvillimit/qyteterimit arabo-saudit...

    Kete e kane kuptuar edhe miqt e vertete te popullit shqiptar.... vellezerit arabe qe po derdhin pare pa hesap.... vetem per zhvillimin e Kosoves... te vetmit vellezer "brothers" te bardhe qe kane ne bote...

    Inshallah nuk i del "tymi" ma vone kesaj pune.... sic i doli ne Shqipni para 6 vjetesh

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-02-2006
    Postime
    182
    Nje i tymosur si mund ta dalloje nesa ka apo ska tym ?
    Ata qe jetojne ne mes te tymit gjithcka u duket e tille. Se cfare tymi ka ne ndertimin e objekteve te kultit keta te tymosurit nuk dine te na e tregojne.
    Keta te tymosurit habiten nga gjeja me normale ne bote sic eshte ndertimi i xhamive ne vende muslimane, por nuk i ben pershtypje ndertimi i kishave ne vende ku nuk ka te krishtere.
    KEsaj loje i vjen era tym.

  6. #106
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    A qendron ende kjo teme per te zbrazur mllefin e inkuizicionisteve alla NoName kundrejt Islamizmit, apo mos rastesisht eshte vertetuar burimi i informates?

    Me sa pashe deri tani, edhe perkunder insistimeve te vazhdueshme, "lajmi" i murgut tone "te nderuar" NN rezulton te jete genjeshter e kulluar dhe logjikisht - tema duhet fshire apo mbyllur.

    Ah, po, administrata ende nuk e ka verejtur kete... qeveria ka halle!

    P.S. Ashtu sic po zhvillohen gjerat ne kete forum, i propozoj administratorit tone te dashur e asnjanes qe ta riemeroje kete nenforum ne "Jotoleranca fetare", dhe ta hape nje tjeter te ri me emrin "Toleranca fetare". Keshtu gjerat do kishin me teper logjike...
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  7. #107
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    'Shiu',
    ne debatojme, e nuk bejme inat sikur ti!


    Pajtohem me ty Rejjan se ky debat ka nje fryme tolerance, dhe kjo duhet keshtu te vazhdoj gjithmone. Mos te marrim shkaqe qe une e kam mire e ti keq dhe te dalim dikund qe as vete nuk e di.

    Une kur e nxora kete lajm si me larte, qe edhe e kam cituar burimin e lajmit dhe daten e sakte, mirepo nuk e nxora me qellim te keq. Por desha te tregoj se per dallim nga muslimanet ekstremist gje qe shfaq me shume RREZIK sesa 50 xhamiat qe po ndertohen dita-dites neper territoret kosovare. Dhe sa per saktesi link direkt nuk ekziston pasi qe gazetat shqiptare zakonisht lajmet e vjetra i arkivojne me kohe.

    Per ne shqiptaret e krishtere eshte ekzistente qe mos te biem ne gracken e cionisteve, por te respektojme dhe pranojme fene e secilit, te respektojme dhe te ndihmojme projektet fetare, sepse ato nuk jane te demshme. Ndoshta edhe te mos behemi kembengules ne theniet tona, ne opinionet tona se vetem ashtu eshte me mire, por te pranojme njeri tjetrin siç e kemi bere kete shekuj me rradhe, ndryshe na pret katastrofa, dhe vetvrasja kolektive, sic pretendojne disa prej jush biles duke cituar edhe kur'anin.


    ps. tash e mbas mund te shkruash sa te duash,
    mirepo per mua mesazhet e tua jane ne ignore list..



    me respekt!
    NoName

  8. #108
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Citim Postuar më parë nga RULE_partizani
    ahahahahahahhaha,shiu po ti pse kopjon mendimet e mia pa me mar te drejten eskluzive :P pervec gejeshtarit me te madh,desha te shtoja edhe me te keqen,dashakeqesit me te madh dhe te njeanshmit me te madh


    Mendoni per nje moment kete skeme:

    Serbia ne EU, Maqedonia ne EU, Greqia ne EU, Mali i zi ne EU

    ndersa

    Shqiperia dhe Kosova shtete te modelit turk apo iranian.

    Per 2 minuta jemi "histori" !!


    Apo.... ??


    Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?



    respekte per 'down'!
    NoName

  9. #109
    ate skem mendoje edhe ti si dashamires i atyre qe na kan pir gjakun ter jeten,ke gjith kohes qe na mbyte me brrockullat e tua,po kte rradh e kalove cakun fare.Ik e puth grekun dhe serbin se shum ja u dashke te miren.Thua qe je patriot,po me shum se patriot qenke hipokrit
    gutentag hope hope shtajgen mute muten tope

    fishkelle te rrapi treshit[COLOR=DarkOrange]

  10. #110
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    NoName, Myslimanet Shqiptare presin akoma me shekuj qe Turqia dhe feja Islame ti coj perpara ku ne shek.21 po shkojn me mbrapa dhe fati jone i zi do jet qe kur Shqiperia do jet gati te hyj ne EU do kthehet mbrapa sic i ndodhi Turqise...sigurisht qe shume veta se kan mendu ket sepse kujtojn se me +50 xhami nga Arabi nuk do arrijn EU, por parajsen Islame me virgjeresha dicka akoma me e mir per ata

    Po marim fund si kulture, ne mes te Evropes po ngelemi mbrapa, dhe akoma meremi me shume me problemet e Islamit & Iranit sesa me Shqiperine apo te ardhmen e Kosoves!

    Per 20 vjet Arabi do vdesi mbasi bota Perendimore sdo ti duet me nafta, pastaj te han shkretetiren dhe te pin naften...po juve ku do shkoni, po Shqiperia me cfare do rroj me xhamite apo nga Perendimi?

    50 xhami sigurisht per neve qe nuk jemi Myslimane nuk eshte problem, por cfare nuk pelqejm eshte influenca dhe adhurimi per te mar rrugen e nji popull qe as gjith bota se do eshte gabim i madh dhe ket gje do ta pesojm ne te ardhmen mbase jo per 5, 10, 15 vjet por do vij se ne jemi ne hall dhe jo Perendimi!
    Arabet sot jane ne mision per te sunduar me fene e tyre gjith boten dhe te deklarojn lufte fetare ne cdo front...nga vitet 900-1300 ndodhi, kurse sot do jet fatale.

    Diskutim te mbare dhe mos mendoni vetem per diten e sotme por shifni te ardhmen se ajo eshte me e rendesishme...



    Mos e merni per te keqe ket postim eshte thjesht mendimi im dhe kunder asnjerit

  11. #111
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2005
    Postime
    360
    Citim Postuar më parë nga Davius
    NoName,

    Arabet nuk kane pretendime te tilla, kane mijera kilometra katrore toke arabe dhe nuk kane tendenca pushtuese ne Kosoven tone te vogel, heqe nga mendja ate mendim lirisht.

    Pervec se arabet finaciarisht perkrahin apo perkrahur, ndertimin e disa xhamive ne Kosove, ato kane financuar studimet edhe te shume studenteve shqiptare neper Universitet e ndryshme kosovare, per keto kam edhe deshmi.

    Studentet qe financohen apo jane finacuar nga Qeveria Arabe nuk kane qene vetem nga sferen e teologjise islame, por edhe studentë te mjeksise, arkitektures, juridikut, ekonomise dhe shume drejtimeve tjera.

    Sa per sjelljen e kultures se tyre, mendoj se je gabim. Sepse, nese ai te ndihmon ne dicka, nuk te imponon se si duhet te jetosh, si te veshesh apo si duhet te ndertosh nje xhami ose shkolle.

    Sic vepron Qeveria Arabe ne Kosove, poashtu edhe shume vende tjera ndjekin te njejtat veprime, duke u munduar qe ne nje menyre ose tjetren te sjell dicka nga vendi i tij dhe te mbjelle ne Kosove.

    NoName, une cdo dite jam ne Kosove, edhe mua s'me pelqen kur shof ne mes te Prishtines te valon flamuri grek ose indus, por s'kam cka me be, sepse na kane imponuar. Gjerat duhet te shihen ne nje kendveshtrim me te thelle, jo vetem siperfaqsisht.

    Eshte mire qe ne keto momente te veshtira per Kosoven, te heshtim dhe te veprojme me mencuri. Ndersa pas pavaresimit, te mundohemi te ndertojme nje Kosove origjinale e ilire dhe njehere e pergjithmone ne zemer te Prishtines te valon shqipja e Skenderbeut dhe jo shqipja e G.W. Bushit.

    Kosova eshte gjaku im qe nuk falet!
    Kosova nuk ndihmohet me xhamija as me kisha e sa per arabine mos na u del zot, se ata qellimin kryesore e kane te hapin fene e tyre ne evrope dhe kosova mos te shohin kisha e xhamija por te shohin interresat komtare, e te shohin se kush po i nimon e ku e kan vendin. hajt tung

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Vahabistët në Kosovë
    Nga Traboini në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 04-06-2012, 17:43
  3. Uahabizmi i përhapur edhe në Kosovë
    Nga RTP në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 18:08
  4. Nga ideja deri te realizimi i spastrimeve etnike të shqiptarëve
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 06:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •