Davius:
Me beso se kjo teme nuk permban asnje kuptim se kush eshte me dinjitoz se tjetri. Ti ke shkruar me pare per ideologjine tende qe ke ndaj kesaj feje te arabeve, por nuk ke thene asgje me pytjen e shtruar. Nuk me intereson nese ti beson ne islam, apo je i krishter, mirepo pyetja ime ishte krejt dicka tjeter, sa te duket e arsyeshme te ndertohen min 50 xhami si "ndihma"?
E pash shume te arsyeshme te diskutohet mbi kete problem.
Edhe s'do ta shtroje fare kete pyetje, po te ishin simpatizuesit e arabeve me te vetedijshem qe te dallonin te mirat dhe te keqijat qe ata iu afrojne atyre.
Dhe, kur dikush prej jush thote se "Kosova eshte vend islam" pohon faktin e trishtueshem te mungeses se "Dituri natyre dhe shoqerore"qe nga klasa e 3-te!
Atehere nqse ndonjeri nga ju mendoni se kjo teme eshte "ngacmuese"ndaj ideologjise suaj, behuni me praktik dhe mundohuni t`a ndani "pasulin prej kallamoqit" dhe mendoni edhe nje te vetmen here: Pse eshte me e arsyeshme ne vitet mbas lufte te hidhen aq shume te holla ne xhamia, ku shume sosh edhe pse te vjetra qendrojne ende aty prane, dhe e reja ndertohet larg 20 m (pra ketu s'ka aspak motiv) nese ato marin hove te quhen "ndihma per shqipetaret".
Pergjigjja qe kerkoj nga ju, mundesisht jo spjegime fetare!
Ai qe ka shkollen e rrenuar, a do te shkoj ne xhami???
Ai qe ka shtepine e rrenuar, a do te shkoj ne xhami?
Ai qe ka spitalin bosh, a do te shkoj ne xhami?
Ai qe ka barkun peq, nuk do te shkoj ne xhami.
Une kam lind ne Kosove, jo ne Arabi! Dhe nuk "lepitet" feja per ty, por ti per fe, ajo eshte ideologji e formuar me arritjen e vetedijes njerezore, jo me imponim.
Pra kapi gjerat me objektivitet edhe shkruaj argumenta te forta se me keto as tek dera e parajses nuk hyn dot.
Sorry Eh!
NoName
Krijoni Kontakt