Postuar më parë nga
toni77_toni
Qka mendoni?!
Në këtë rast nuk dua të flas i bazuar as në gazeta as me libra, por jam deshmitar i së vërtetës dhe do tu tregoj mbi ngjarjen me emer dhe mbiermer, vend dhe kohë.
Një gjë duhet kuptuar nga un personalisht se, nuk po shkruaj në ngarkime fetare por thjeshtë po debatojmë.
Un jam i lindur në një fshat andej nga Gjakova, thirret "Reka e Keqe". E njoh shumë mirë ktë rast sepse thuaja se per çdo javë shkoj atje. Në fshatin Ramoc të Gjakovës, bashkëjetojnë shqiptarë të dy besimeve; atij të krishterë dhe musliman. Un i kam dajët e mi musliman dhe i respektoj un ata dhe ata mua, dmth kemi një unitet dhe bashkjetesë të shkelqyeshme, gjithsesi duke patur parasyshë se jemi një gjak. Një fshtar, i cili është edhe kushëriri i dajës tim, quhet me emrin Demë Dashi, (djali i Dash Haxhisë nga Ramoci), ai me djem është duke bashkpunuara që pas perfundimit të luftes në Kosovë me një organizatë të arabisë saudite, por edhe duke u financuar nga ato organizata islame që prej pas perfundimit të luftes, kur them kështu (financuar) është vetem mendim apo supozim i imi. Kjo familje ka ndryshuar gjithçka nga te tjerët. Kan ndryshue veshmbathjen dhe pamjen e fytyres etj etj. Në fshat e kemi Gjaminë që është që pre 100 vite e më shumë. Tani qka? Dema i jonë, apo daja i im, që jemi rritur me babë dhe babgjysh së bashku, more bacë, e ka fillue gjaminë në fshat, ja ka kthye shpinden gjamisë së fshatit dhe bashkë-besimtarëve dhe bashkë-kombasëve dhe ka filluar diçka të re në shqiptari. Kjo që e thash është e vërtetë. Gjaminë e ka fillue në Ramoc "te Kroni i qarrit".
Fashati nuk i ka kushtet e mira për jetesë, nuk ka ujsjellës, shkolla është shumë-shumë largë, ambullantë nuk ka, etj etj.
Pytja e parë; a mos është ma mirë që ky far dema i jonë bashk me këtë organizatë islame të ndertoj një shkollë apo ambullancë apo diçka tjetër, apo një gjami se nuk do të tuboj më shumë se familjen e demës, sepse shqiptarët e kan gjaminë që prej qindra viteve në fshat.
Apo:
Qka mendoni, a është kjo në interes dhe në favor të shqiptarëve apo jo?
respekte nga toni!
Krijoni Kontakt