Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    anetar i rregullt Maska e fioreal
    Anėtarėsuar
    05-07-2003
    Vendndodhja
    Ne planetin Toke
    Postime
    124

    Danimarka, pas pėrgjakjes

    Arben Ēokaj*

    Ka diēka qė nuk shkon nė Danimarkė... sė paku sipas programit “60 minuta” tė CBS dhe agjencisė sė lajmeve Associated Press. Danimarka paraqitet si njė vend i vetėkėnaqur dhe naiv nė TV-nė amerikane. Programi “60 minuta” e pėrshkruan Danimarkėn si vend qė vetėmburret, njė komb biond aventuresk, qė jeton jashtė realitetit tė botės. Ky ėshtė konkluzioni i gazetės daneze “Politikėn” nė njė shkrim on-line, lidhur me disa komente pėr karikaturat e Muhametit, tė bėra nga emisioni “60 minuta” i kanalit CBS, si dhe komente tė gazetarėve tė agjencisė sė njohur Associated Press. Danezėt vuajnė tė duken si tė veēantė; nė narcizmin e tyre ata pėrpiqen qė tė tėrheqin vėmendjen e tė tjerėve. Nė psikologjinė daneze tė njeriut tė ishullit, ekziston ideja, qė mė mirė tė pėrmendesh pėr keq se sa tė mos pėrmendesh fare. Kjo ndjenjė i ēon ata deri nė marrėzi. S’ka dyshim qė ata mund tė ndjehen krenarė edhe me skandalin e tyre tė fundit, nėse kjo nuk u shkakton atyre njė frikė tė papėrballueshme dhe dėm tė pariparueshėm nga pėrmasat e protestave, dhunės, djegies sė ambasadave apo flamurit tė tyre... Mesazhi ishte i qartė: bota islamike nuk lejon askėnd tė tallet me figurėn e profetit tė tyre, pavarėsisht pretendimit tė lirisė sė shprehjes, e cila nuk mund tė shkojė pėrtej lirisė sė tjetrit. Kondensimi i efekteve negative antiislamike nė politikėn daneze ka ardhur gradualisht duke u rritur nė dekadėn e fundit, me rėnien e pashmangshme ekonomike qė shoqėron shoqėritė “sociale” evropiane, tė cilat pas luftės sė dytė botėrore themeluan tė ashtuquajturin sistem tė begatisė.
    Njė parti e djathtė daneze, e cila drejtohet nga njė grua mediokėr me emrin Pia Kjaergaard, profesioni i sė cilės ka qenė ndihmėse shtėpiake para se tė merrej me politikė, mblodhi 15 % tė votave nė zgjedhjet e fundit parlamentare. Koalicioni i djathtė ka aplikuar nė vend ligje diskriminuese, si zgjatjen e afatit pėr marrjen e qėndrimit tė pėrhershėm pėr tė huajt nė Danimarkė nga 3 vjet qė ishte nė 7 vjet; lejimin e martesave pėr qytetarėt, qė nuk kanė shtetėsi daneze, e bėri 24 vjeē (thyerje flagrante e tė drejtave tė njeriut, pasi martesa lejohet pėr persona mbi 18 vjeē), gjoja pėr tė penguar martesat me mblesėri tė myslimanėve qė jetojnė nė Danimarkė. Kėto kufizime dhe tė tjera tė kėsaj natyre, e kanė rritur ndjeshėm tensionin ndėrmjet danezėve etnikė dhe tė huajve, qė nga koha e ardhjes nė pushtet tė koalicionit tė djathtė, qė drejtohet nga liberali Anders Fogh Rasmussen.
    Pra, nuk ėshtė aspak e rastit, qė nė Danimarkė, njė nga gazetat mė tė fuqishme publikoi javė mė parė 12 karikatura tė profetit Muhamed, madje ėshtė njė majė ajsbergu qė doli nė dritė tani, nė politikėn e izoluar daneze. Politikat kundėr tė huajve nė Danimarkė kanė pėr qėllim gjetjen e njė shkaku tė tretė, e njė rrugėkalimi tė mllefit pėr mossuksesin e sistemit social, tek njė palė e pafajshme, e pafuqishme, e cila diskriminohet pėr shkak tė besimit, ngjyrės sė lėkurės apo flokėve tė zinj. Tė huajt nė Danimarkė as mund ta pėrkeqėsojnė apo pėrmirėsojnė gjendjen ekonomike tė Danimarkės, por ata shpeshherė pėrdoren si mish pėr top pėr qėllime tė errėta elektorale, si ftohės i motorit danez me djegie tė brendshme.
    Mėsimdhėnėsi danez i shkollės sė lartė, Soeren Iversen, shkruante nė vitin 2000 nė gazetėn “Politiken”, se: “Danezėt janė bėrė kanibalė. Pasi vetėm duke kullufitur ata, qė nxjerrin nė pah mungesėn e identitetit dhe tė personalitetit tonė, ne do tė mund tė mbajmė gjallė imazhin tonė si individė dhe si popull.” Shkrimin e tij plot mllef, Iversen e ilustron me tregimin “Shqetėsime nė periferi” tė shkrimtarit Leif Panduro: “Njė shtėpi e veēuar, komforte dhe e rregulluar mirė, zihet nga njė person krejtėsisht paqėsor por me pamje tė huaj, i cili kishte nofulla tė fuqishme, mollėza tė stėrzmadhuara, dhe tipare, qė pak ngjanin me ato tė evropianėve nordikė. Banorėt e lagjes, tė cilėt e kanė karakteristikė mungesėn e identitetit dhe tė personalitetit tė tyre, i kap njė ankth i madh, pasi anonimiteti dhe indiferenca e tyre bėhet papritur e dukshme. Ata vendosin tė bėjnė diēka, pasi “nuk mund tė vazhdojė kėshtu”. Duhet vepruar! Dhe historia tregon se ata, nė njė natė tė zezė, futen nė shtėpinė e tė huajit, e vrasin atė dhe mė pas e hanė.”
    Danimarka nuk ėshtė vetėm vendlindja e Hans Christian Andersenit – vendi banohet edhe nga aventurat e tij, tingėllon si prelud fillimi i programit “60 minuta” tė CBS. Ndėrsa shfaqeshin pamje nga Nyhavn (lagje e vjetėr e Kopenhagės) dhe ndėrrimi i turneve nė Amalienborg (oborri mbretėror), gazetari pyet me qesėndi, si ka mundėsi qė ky vend i bukur dhe i vogėl i quajtur Danimarkė tė iniciojė protesta kaq tė dhunshme nė Lindjen e Mesme? Danimarka ka kaluar nė krizėn e saj mė tė madhe, kriza e vetme nė njė gjysmė shekulli. Qė nga Lufta e Dytė Botėrore, danezėt kanė qenė tė lumtur pėr vendin e tyre, pėr sistemin e tyre tė begatisė dhe mbi tė gjitha, tė kėnaqur me vetveten, thuhet mė tej me mirėsjelljen amerikane. Nė ekran paraqitet njė grua bionde me njė buzėqeshje tė madhe dhe vathėt qė i shkėlqejnė. “Kufijtė ndėrmjet fantazisė dhe realitetit ėshtė vėshtirė tė gjenden nė kėtė vend. Garda mbretėrore pėrpara pallatit mbretėror ngjan me ushtarė lodrash. Simboli nacional i tyre ėshtė njė sirenė deti gjoksjashtė, nė bregdetin e Kopenhagės,” thotė gazetari Bob Simon. Pastaj paraqitet njė klip nga njė shfaqje mode, ku tė gjitha modelet kanė flokė tė gjatė dhe tė verdhė. Gazetari komenton, se kėshtu u prezantua moda, njėkohėsisht me ndezjen flakė tė ambasadave daneze... Kjo formė sarkazme tregon indiferencėn daneze pėr ngjarjet e rrezikshme qė ndodhin rreth saj. Korrespondenti Bob Simon raporton nga Kongens Nytorv (Sheshi i Mbretit) me njė pamje nė sfond tė selisė qendrore tė gazetės Jyllands-Posten, si “bastion i lirisė sė shprehjes”. “Ne mbrojmė tė drejtėn pėr tė qenė budallenj” – thotė Toeger Seidenfaden, kryeredaktori i gazetės “Politiken” – “Tė jesh budalla ėshtė njė pjesė e lirisė sė shprehjes” - sqaron Seidenfaden. Ai nėnvizon se duhet tė tregohemi tė kujdesshėm nė pėrdorimin e lirisė sė shprehjes pėr sa i pėrket shkeljes sė tė drejtave tė minoriteteve nė lidhje me shoqėrinė myslimane nė Danimarkė, e cila pėrbėn rreth 2 pėr qind tė popullsisė. “Jyllands-Posten nuk ka qenė e vetėdijshme pėr reagimin e fuqishėm ndėrkombėtar qė morėn karikaturat e publikuara,” thekson Seidenfaden, “siē thonė, ata e bėnė kėtė pėr t’u mėsuar myslimanėve nė Danimarkė se, nė shoqėrinė daneze ata duhet ta pranojnė se do tė tallen, imitohen dhe pėrēmohen”.
    Ndėrsa ish-ministri i jashtėm danez, Uffe Elleman-Jensen - ndoshta njė ndėr politikanėt mė tė zgjuar tė kėtij vendi, thekson: “Kur ti e pėrdor lirinė e shprehjes pėr t’u tallur me fetė e popujve tė tjerė, dhe ti e bėn kėtė me qėllimin e vetėm pėr tė demonstruar se ke tė drejtė ta bėsh kėtė gjė, atėherė ti nė tė vėrtetė po e minon kėtė liri tė shprehjes, me sa kuptoj unė.” “A ėshtė kjo qė ti mendon se bėri gazeta? A mendon se ajo qėllimisht provokoi vetėm pėr tė treguar se kishin tė drejtė pėr ta bėrė kėtė?” pyet gazetari Simon. “Po. Dhe unė kam reaguar me forcė pasi myslimanėt nė Danimarkė — posi, ata janė minoritet, dhe minoriteti nuk trajtohet nė atė mėnyrė. Nuk duhet tė njollosėsh ndjenjat fetare tė njė populli tjetėr. Kjo ėshtė njė shije e keqe,” thotė Elleman. Liria e shprehjes pėrkundėr ndjenjave fetare. Forca konfliktuale qė ndeshen nė beteja gjithandej. Danezėt nė pikturėn e tyre tė botės perfekte, mund tė kenė menduar se janė imunė. Tani ata e dinė kėtė gjė mė mirė.
    “60 minuta” nuk ėshtė i vetmi kanal amerikan, qė e paraqet Danimarkėn si njė vend jashtė realitetit tė botės qė e rrethon. Agjencia amerikane e lajmeve Associated Press (AP) raporton nga Danimarka me anė tė intervistave tė myslimanėve lokalė dhe duke cituar Soeren Espersen - anėtarin e “Dansk Folkeparti, pėr deklarata antimyslimane.
    Shumica mendojnė, se kriza me karikaturat ka shkaktuar njė dėm tė pariparueshėm besimi ndėrmjet myslimanėve dhe danezėve etnikė - shkruan AP. Gazetarėt e AP-sė citojnė njė mysliman tė ri qė thotė, se ai “provon tė integrohet”, por nuk merr asnjė ndihmė nga danezėt. “Ndoshta ngaqė kam flokė tė zinj” - pėrfundon ai.
    Gazetat daneze – tė cilat pėrveē “Ekstra Bladet” subvencionohen tė gjitha nga shteti – nuk janė nė gjendje tė kritikojnė padrejtėsitė qė bėn sistemi nė Danimarkė, as mund tė bėjnė karikatura tė mbretėreshės daneze, e tė tjera tė kėsaj natyre. I vetmi kanal ku liria e shprehjes shfryn nga bllokimi qė i krijon sistemi nė pėrgjithėsi, janė gjėrat pa rėndėsi. Fytyra e sistemit ėshtė fytyra qė duket nė lėkurėn e dhunuar lėmueshėm tė njerėzve qė formėsojnė shoqėri tė tilla. Absorbimi i dinjitetit personal nga dinjiteti i pėrbashkėt shoqėror, ngjan me sistemin e kolektivizimit tė tė drejtave njerėzore dhe shoqėria daneze mban pėrgjegjėsi edhe pėr atė qė njė gazetė qendrore e saj publikon me qėllim. Nė njė shoqėri tė hapur tė konkurrencės sė lirė, kėto absurditete nuk mund tė ndodhin!

    *Autori ka shtetėsi daneze
    ..I grandi ci sembrano grandi fino a quando stiamo in ginocchio...

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Humba 3 minuta te kohes sime duke lexuar kete pacavure te ketij autorit qe dukshem ka komplekse inferioriteti. Por fatmiresisht Danimarka eshte ai shtet i zhvilluar dhe plot prosperitet nga puna e palodhur dhe shpirti kreativ i danezeve, jo nga rraca mediokre e ketij Cokut qe e kalon diten duke thithur huka neper veranda kafenesh.

  3. #3
    anetar i rregullt Maska e fioreal
    Anėtarėsuar
    05-07-2003
    Vendndodhja
    Ne planetin Toke
    Postime
    124
    Citim Postuar mė parė nga Lunesta
    Humba 3 minuta te kohes sime duke lexuar kete pacavure te ketij autorit qe dukshem ka komplekse inferioriteti. Por fatmiresisht Danimarka eshte ai shtet i zhvilluar dhe plot prosperitet nga puna e palodhur dhe shpirti kreativ i danezeve, jo nga rraca mediokre e ketij Cokut qe e kalon diten duke thithur huka neper veranda kafenesh.
    Me vjen keq qe humbe 3 minuta kohe.Po duket qe spaske lexuar fare postimin.Se perndryshe do shikoje qe autori i eshte referuar programit "60 minuta " te CBS.Apo dhe keta gazetare thithin huka.????
    ..I grandi ci sembrano grandi fino a quando stiamo in ginocchio...

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Vetem me thuaj fioreal se ēfare perfundimi nxjerr ti nga ai shkrim, ē'kerkon te thuash sepse une deri tani nuk kam kuptuar gje.
    Apo sulmon danimarken sepse publikoi barcaletat per profetin tuaj te dashur.
    Zoti ja shperblefte atij artisti qe i beri ato barcaleta.
    Na tregoi fytyren e vertete te islamit duke shkaktuar reagimet absurde qe turma te tera injorantesh na i treguan.

  5. #5
    anetar i rregullt Maska e fioreal
    Anėtarėsuar
    05-07-2003
    Vendndodhja
    Ne planetin Toke
    Postime
    124
    Nuk sulmoj Danezet se mes tyre ka edhe njerez te mire sic ka edhe kopila, por politiken qe ata ndjekin. Ata kerkojne te bejne buje e te njihen ne bote me menyra nga me te ultat.Pa me thuaj ti xfiles pse i botuan keto karikatura kur dihej shume mire qe do ngjallnin protesta ne tere boten? Kam lexuar edhe nje opinion diku ne nje gazete te nje intelektuali shqiptar qe jeton ne Danimarke.Midis te tjerash shpjegonte moden e re te rinise daneze.Ndaheshin prej familjeve dhe jetonin ne bashkesi 15-20 veta si ne kohet e lashta.Flinin bashke,hanin bashke laheshin, bashke etj.Pra kerkojne te shpikin forma te reje jetese per shkak se ndihen te zhgenjyer nga kjo jete.
    Kete kisha si qellim une xfiles qe vura kete postim.
    Dhe dicka mos u merzit se Zoti do ta shperblej ate artist ne menyren e tij... po shpresoj mos ta kerkosh edhe ti ate shperblim.Amin
    ..I grandi ci sembrano grandi fino a quando stiamo in ginocchio...

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga fioreal
    Nuk sulmoj Danezet se mes tyre ka edhe njerez te mire sic ka edhe kopila, por politiken qe ata ndjekin. Ata kerkojne te bejne buje e te njihen ne bote me menyra nga me te ultat.Pa me thuaj ti xfiles pse i botuan keto karikatura kur dihej shume mire qe do ngjallnin protesta ne tere boten? Kam lexuar edhe nje opinion diku ne nje gazete te nje intelektuali shqiptar qe jeton ne Danimarke.Midis te tjerash shpjegonte moden e re te rinise daneze.Ndaheshin prej familjeve dhe jetonin ne bashkesi 15-20 veta si ne kohet e lashta.Flinin bashke,hanin bashke laheshin, bashke etj.Pra kerkojne te shpikin forma te reje jetese per shkak se ndihen te zhgenjyer nga kjo jete.
    Kete kisha si qellim une xfiles qe vura kete postim.
    Dhe dicka mos u merzit se Zoti do ta shperblej ate artist ne menyren e tij... po shpresoj mos ta kerkosh edhe ti ate shperblim.Amin
    I botuan se ia kishte qejfi.
    per me teper ato nuk ishin fyese.
    Mua Zoti do ma shperblej ashtu si e meritoj po jo Allahu, Zoti.

    E ē'te hyn ne pune ty si jetojne ne Danimarke?
    Ata edhe m.u.t te hane te pakten nuk thone qe "jemi me te miret" dhe nuk detyrojne njeri e as nuk therrasin njeri ne ideologjine e tyre, as nuk luftojne.
    Problemi jane ata qe hane m.u.t dhe therrasin te tjeret te hane bashke me ta, ndonjehere edhe me detyrim.

  7. #7
    anetar i rregullt Maska e fioreal
    Anėtarėsuar
    05-07-2003
    Vendndodhja
    Ne planetin Toke
    Postime
    124
    Pikerisht kete po them qe qefet e njerezve jane shumellojshme po kujdes kur prish qejfin e tjetrit.Se njerez te emancipuar si danezet e dine shume mire kufirin e lirise se gjithesecilit.Ndaj s'ishte nevoja ta provonin kete gje.



    p.s kujdes me fjalorin se je qytetar europian
    ..I grandi ci sembrano grandi fino a quando stiamo in ginocchio...

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga fioreal
    p.s kujdes me fjalorin se je qytetar europian
    jam shqiptar,
    pastaj ata qe kane fjalorin e prishur ketu jane ata qe ofendojne personin e tjetrit vetem e vetem nuk kane mendime te njejta.

  9. #9
    anetar i rregullt Maska e fioreal
    Anėtarėsuar
    05-07-2003
    Vendndodhja
    Ne planetin Toke
    Postime
    124
    Mendimi eshte tjeter gje ofendimi eshte tjeter gje.Nuk besoj se ka njeri qe reagon kur tjetri jep mendimin e tij .E di ku e keni gabim: mendoni se eshte e drejte shprehja qe po te qelloj njeri ne njeren faqe ti duhet ti kthesh tjetren.Edhe ju te njejten gje beni shani ofendoni e pastaj ne duhet te rrime urte se jemi besimtar.Gaboheni
    ..I grandi ci sembrano grandi fino a quando stiamo in ginocchio...

  10. #10
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Sa per Danimarke ju tregoj une.
    Pas pergjakjeve, iu rrit populariteti partise fashiste dhe u bene ma te fortit ne DK.
    Dy imamet i larguan nga posti vet muslimanet. Njeri ishte ai qe kishte shkuar ne vendet arabe me thirrje ne jihad, Ahmed Akkari kurse tjetri Abu Ahmed kishte thene ne nje film dokumentar fracez se duhet dhperthyer me eksploziv nje musliman liberal te DK te cilit po i rritej populariteti....po ashtu kishte lavduar Usama bin Ladin... Kjo eshte nje pjese e se vertetes, por ka edhe te tjera.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  11. #11
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Citim Postuar mė parė nga fioreal
    Nuk sulmoj Danezet se mes tyre ka edhe njerez te mire sic ka edhe kopila, por politiken qe ata ndjekin. Ata kerkojne te bejne buje e te njihen ne bote me menyra nga me te ultat.Pa me thuaj ti xfiles pse i botuan keto karikatura kur dihej shume mire qe do ngjallnin protesta ne tere boten? Kam lexuar edhe nje opinion diku ne nje gazete te nje intelektuali shqiptar qe jeton ne Danimarke.Midis te tjerash shpjegonte moden e re te rinise daneze.Ndaheshin prej familjeve dhe jetonin ne bashkesi 15-20 veta si ne kohet e lashta.Flinin bashke,hanin bashke laheshin, bashke etj.Pra kerkojne te shpikin forma te reje jetese per shkak se ndihen te zhgenjyer nga kjo jete.
    Kete kisha si qellim une xfiles qe vura kete postim.
    Dhe dicka mos u merzit se Zoti do ta shperblej ate artist ne menyren e tij... po shpresoj mos ta kerkosh edhe ti ate shperblim.Amin
    Edhe sikur mos ti kishte botuar Danimarka, do kishte qene nje shtet tjeter qe do kishte bere te tilla skica. Pastaj skicat u ribotuan edhe nga shtete te tjera evropiane. Te gjithe shtetet kopila ishin? Po Jordania jote qe i ribotoi? Edhe ajo del shtet haramci e?

    Danezet mund te jetojne si te duan, 10 apo 20 bashke. Por tepeleku jot se kap dot faktin se pas asaj menyre jetese fshihet mundesia per te qene i lire, per te bere cte duash, fshihet themeli i nje shoqerie demokratike qe aq shume ndryshon nga shoqerite qe admiron cokaj, shoqerite e thashethemit, kontrollit absolut, dembelizmit, percmimit te gruas dhe respektit te rreme.

    Dokumentarin e CBS e pashe dhe une. Varet si e interpreton te njejtin informacion. Mendja ime nuk eshte aq kompleksive qe te arrija te njejtin perfundim si Cokaj gjynafqari.

  12. #12
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Akoma Flitet Per Ato Cartoons. God Let It Go. Freedom Of Press.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga loneeagle : 27-03-2006 mė 15:45
    I LOVE GOD

    j&g

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga Lunesta
    ... shoqerite e thashethemit, kontrollit absolut, dembelizmit, percmimit te gruas dhe respektit te rreme.
    mire e the Lunesta.
    respekti dhe dashuria e rreme,
    doja ta theksoja sepse keshtu e mendoj edhe une.

  14. #14

    x-files

    x-files shkori"Problemi jane ata qe hane m.u.t dhe therrasin te tjeret te hane bashke me ta, ndonjehere edhe me detyrim."

    me ne fund e nxore koken, megjithese e kishe nxjere edhe me par.Pavarsisht se mbuloheshe si gjarpri pas lekures.Shum her qahesh ng amyslimanet se ofendojn te tjeret,,,kjo shprehje e perlave te tua cfar te duket per ne.
    Shum her an ke ofenduar x-files,edhe ne shkrime te tjera,dhe qahesh se ne te ofendojm,

    kujdes fjalorin se je edhe qytetar tolerant,sic pelqen ta cilsosh veten
    gutentag hope hope shtajgen mute muten tope

    fishkelle te rrapi treshit[COLOR=DarkOrange]

  15. #15

    Anėtarėsuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    ----------------------
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga La_Lune : 29-03-2006 mė 04:53

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga RULE_partizani
    x-files shkori"Problemi jane ata qe hane m.u.t dhe therrasin te tjeret te hane bashke me ta, ndonjehere edhe me detyrim."

    me ne fund e nxore koken, megjithese e kishe nxjere edhe me par.Pavarsisht se mbuloheshe si gjarpri pas lekures.Shum her qahesh ng amyslimanet se ofendojn te tjeret,,,kjo shprehje e perlave te tua cfar te duket per ne.
    Shum her an ke ofenduar x-files,edhe ne shkrime te tjera,dhe qahesh se ne te ofendojm,

    kujdes fjalorin se je edhe qytetar tolerant,sic pelqen ta cilsosh veten
    Une nuk kam qene fshehur ndonjehere.
    Ofendimet vijne se filluat ju te paret.
    Une tolerant jam se nuk i kerkoj llogari njeriut pse nuk eshte mysliman.

  17. #17

    per x-files

    Sbesoj se po te kerkon njeri llogari,mua personalisht as nuk em intereson te kerkoj llogari,
    meqe ndihesh i plagosur per llogarin qe qenke i detyruar te japesh edhe ti mos ofendi njeri pse eshte mysliman
    gutentag hope hope shtajgen mute muten tope

    fishkelle te rrapi treshit[COLOR=DarkOrange]

  18. #18
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Karikaturat u folen dhe u s'terfolen. Danimarka eshta akoma ne harte shendoshe e mire, ka humbur ca miliarda dollare nga bllokada, sabotimi, bojkotazhi etj i shume vendeve ne Lindjen e Mesme. Mgjth ekonomia eshte ne rregull.

    Mjaft me keto tema.

Tema tė Ngjashme

  1. Njevjetori i pergjakjes se Brodecit !
    Nga bili99 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 12-11-2008, 23:55
  2. Nga Danimarka nė Angli me vizė shengen shumėkalimshe?
    Nga Orion_DYRRAHU nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-11-2007, 23:57
  3. Danimarka
    Nga Lumnjani nė forumin Albumi fotografik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 02:58
  4. Miss-et e Evropianit
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 08-07-2004, 10:36
  5. Street_fighter nga Danimarka
    Nga Sreet_Fighter nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 30-04-2003, 04:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •