Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Lightbulb Viktor Frankl: Ku qendron kuptimi i jetes

    Viktor Frankl: Ku qėndron kuptimi i jetės


    Me vdekjen tė gjithė pajtohemi, por ajo me ēka ne nuk pajtohemi, ėshtė jeta (Graham Greene). Dhe jeta megjithė vuajtjet, problemet e sfidat qė sjell, ajo ėshtė e ėmbėl. Jeta nuk ėshtė fabrikė qė prodhon me shtypjen e njė butoni vetėm ditė tė mira, por edhe ditė tė kėqia.

    Dhe meqė ne njerzit jemi emocialė, kemi ndjenja, shpesh nga dėshtimet, pėsimet apo kur humbim tė dashurit tanė ofshajmė, ngrisim zėrin edhe kundėr vetė jetės. Dhe nė kėto ēaste tė vėshtira tė jetės, shumė prej nesh pyesim: a ka jeta kuptim?! Pse mė ėshtė shkaktuar mua kjo dhembje?! Dhe shkojmė shpesh me mendimet tona duke thėnė po „ē`farė Zoti ėshtė ai qė na torturon me vite pėr t`na sprovuar“?! Dhe mendoj se shumė prej nesh i kemi shtruar vetit tė paktėn njėherė pyetjen, se ku qėndron kuptimi i jetės, a ka jeta kuptim?

    Dhe tani kemi ardhur kėtu, i jemi afruar pikės qendrore tė temės qė po e trajtojmė. Pėr tė gjitha kėto pyetje qė i parashtuam e qė na pėrcjellin nė jetėn tonė, dhe konkretisht nė momentet e jetės mė kritike, mė tė vėshtira ėshtė munduar t`i shpjegoj t`iu japė pėrgjigje psikologu i njohur Viktor Frankl, njė njeri i madh i psikologjisė, i cili ka pėrjetuar holokaustin e Luftės sė Dytė Botėrore dhe qė ka pėrjetuar vetė kampin e pėrqėndrimit. Ngjarja ndodh gjatė viteve 1942-45. Autori ka qėndruar mė sė shumti nė kampin famėkeq Ausschwitz, ku humb prindėrit, vėllain dhe gruan e parė shtatzėnė.




    Duke parė rėndėsinė dhe vlerėn e librit tė psikologut Viktor Frankl …trotzdem Ja zum Leben sagen, qė nė nė pėrkthimin shqip ėshtė titulluar “Ku Qendron kuptimi i jetės, njė psikolog pėrjeton kampin e pėrqėndrimit” e sidomos kur populli i Kosovės pėrjetoi vuajtje tė mėdha gjatė luftės, me iniciativėn e z. Albert Ramajt u bė pėrkthimi i kėtij libri nė gjuhėn shqipe e qė u botua nga shtėpia botuese “Shpresa” nė Prishtinė (2003).



    Libri ėshtė i ndarė nė tri pjesė.. Pjesa e parė njė psikolog pėrjeton kampin e pėrqėndrimit e pėrkthyer nga Arbnore Gojani, ėshtė e ndarė nė tre faza:



    Nė fazėn e parė psikologu Frankel pėrshkruan pranimin nė kampin e pėrqėndrimit, seleksionimin e tė burgosurve, dezinfektimi i tyre, marrjen e gjėsendeve tė tė burgosurve, reagimet e para tė tė burgosurve nė kamp. Pėr kėtė pjesė tė ngjarjes Frankel shkruan: Reagimi i njė tė burgosuri me pranimin e tij nė kampin e pėrqėndrimit pėrfaqėson njė gjendje anormale tė gjendjes shpirtėrore, por megjithėatė gjykuar objektivisht kjo ėshtė normale dhe se ėshtė reagim tipik nė ato rrethana qė ata kanė pėrjetuar.



    Nė fazėn e dytė, Frankel pėrshkruan gjendjen e tė burgosurve nė kamp, apo jetėn nė kamp. Ai flet pėr apatinė qė lind te tė posaburgosurit e qė arrin njė vdekje tė brendshme, dhe torturat e dhembshme qė kanė pėrjetuar nė kamp. Mė tutje autori mundohet tė gjejė pėrgjigje nė pyetjen se cilėt janė shkaktarėt e apatisė, topitjes sė shpirtit dhe ndjenjat e indiferentizmit tė brendshėm. Pastaj vazhdon me endėrrimet e tė burgosurve dhe pasojat, uria e madhe dhe lufta pėr mbijetesė, seksualitetin, josentimentalitettin, politika dhe religioni, mėtutje pėrshkraun seancat shpirtėrore, pastaj fenomenin e arratisė nė brendi, arti nė kamp etj…



    Megjithė vėshtėrsitė dhe turturat fizike e psikike, tė burgosurit janė munduar qė tė gjejnė kuptimin e jetės, qė edhe nė kamp ti jepet jetės njė kuptim. Dhe kėshtu Frankel pėrshkruan situata ku, megjithė vuajtjet kalohet nė humor, dhe se ka ekzistuar edhe nė ato rethana katastrofale sensi pėr humor, e qė shton se, humori ishte njė armė e shpirtit nė luftė pėr vetėmbajtje. Dhe pėrpjekja pėr ta zhvilluar sensin e humorit dhe pėr t`i shikuar gjėrat nė njė dritė humoristike ėshtė njė lloj taktike e mėsuar gjatė zotėrimit tė artit pėr tė jetuar.



    Ne kėtė fazė Frankėl pėrshkruan nevojėn e higjienės, e cila kishte munguar aq shumė nė kamp, sėmundjen e tifos qė paraqitet nė kamp, dėshira pėr vetmi, qetėsi, etja pėr mallin pėr njė grimė intimitetit dhe vetmi.



    Autori me tė drejtė thotė se, ai qė nuk e ka pėrjetuar kampin e pėrqėndrimit e ka vėshtirė tė kuptoj se sa ishte e pavlerė jeta individuale e njeriut. Ai pėrshkruan se tė burgosurit nuk kanė qenė tė regjistruar me emra, por me numra, dhe se lista e numrave ishte e vetmja gjė me rėndėsi, dhe se siē potencon Frankel, njeriu me kuptim tė plotė tė fjalės u shndėrrua nė njė numėr: i vdekur apo i gjallė, dhe se kjo nuk ishte me rėndėsi; “jeta” e njė “numri” ishte plotėsisht irrelevante.



    Nė pjesėn ku flet pėr acarimin e gjendjes nė kamp, psikologu pėrshkruan fundosjen e gjendjes shpirtėrore tė tė burgosurve nė njė nivel primitiv, apatia, acarimi dhe shkaqet trupore si uria dhe mungesa e gjumit, gjendje kjo qė shpiente edhe te shpėrthimet e konflikteve edhe brenda vetė tė burgosurve, si rezulat i tensioneve shpirtėrore dhe torturave qė kanė pėrjetuar.



    Megjithė ato vuajtje qe kanė pėrjetuar tė burgosurit nė kampin e pėrqėndrimit, psikologu Frankl thotė se pėrjetimet e jetės nė kamp tregojnė se njeriu gjithsesi ka “alternativė” tė funksionimit. Njeriu mund tė ruaj gjurmėt dhe mbeturinat e lirisė shpirtėrore, qėndrimin e lirė ndaj rrethit, madje edhe nė ato kushte tmerruese tė shpypjeve psikike dhe fizike. Dhe mė tej shton se mėnyra se si ata kanė mundur t’i pėrballojnė vuajtjet, ishte me tė vėrtetė arritje vėrtetė e brendshme, dhe thotė se, liria shpirtėrore nuk mund t’i merret njeriut edhe deri nė frymėmarrjen e fundit tė jetės.



    Nėse jeta nė pėrgjithėsi ka kuptim, atėherė duhet tė ketė kuptim edhe vuajtja, thotė Frankl. Vuatja ėshtė pjesė e jetės sikurse edhe fati dhe vdekja dhe se pa vuajtje dhe vdekje jeta nuk do tė mund tė ishte e tėrėsishme. Mėnyra se si njeriu e pranon fatin e tij dhe tė gjitha vuajtjet qė ai fat i kėrkon i jep mundėsi tė mjaftueshme – edhe nėn rrethanat mė tė vėshtira- tė shtoj njė kuptim tė thellė nė jetėn e tij. Dhe se forca e brendshme e njė njeriu mund ta ngrisė atė edhe mbi fatin e jashtėm.



    Nė pjesėn analiza e ekzistencės provizore, Frankel vjen nė pėrfundim se, vėzhgimet psikologjike tė tė burgosurve tregojnė se vetėm ai njeri i cili ka lejuar tė fundosė mbajtjen e brendshme tė moralit dhe tė shpirtit, eventualisht ka rėnė viktimė e ndikimit degjenerues tė kampit. Dhe se ata qė kishin humour qėndresėn morale dhe shpirtėrore preferonin tė mbyllin sytė e tė vdisnin, dhe se jeta pėr ta humbte kuptimin. Dhe ata qė humbin shpresėn pėr ardhmėri, humbnin edhe qėndrimin dhe rezistencėn shpirtėrore, dhe se kjo humbje e papritur e shpresės dhe guximit kishte efekt vdekjeprurės.



    Nė pyetjen se pėr kuptimin e jetės, Psikologu i njohur Frankl, thotė se assesi kurrė nuk ėshtė me rėndėsi se ēka prisnim nga jeta, por ēka jeta priste nga ne. Dhe jeta pėrfundimisht nuk do tė thotė tjetėr pėrveē se: tė marrėsh pėrgjegjėsinė pėr tė gjetur pėrgjigjen e drejtė pėr problemet e saj dhe tė pėrmbushim detyrat tė cialat jeta vazhdimisht i vė pėr secilin individ, pėr plotėsimin e kėrkesės sė ēdo momenti. Dhe pasi qė kuptimi i jetės ndryshon nga njėri-tjetr i dhe nga njėri moment dhe momenti tjetėr, autori Frankl thotė se, ėshtė e pamundur tė definohet kuptimi i jetės nė mėnyrė tė pėrgjithshme.



    Nė fazėn e tretė, autori flet pėr kohėn pas lirimit nga kampi. Ai pėrshkruan se si ata kishin harruar tė gėzohen, pas gjithė asaj kohe qė kanė qėndruar nė kamp. Rruga nga tensioni i lartė shpirtėror, i pėrjetuar gjatė qėndrimit nė kamp, rruga nga ajo luftė nervore nė qetėsi shpirtėrore, nuk ishte assesi rrugė pa pengesa thotė Frankl.

    Pėrveē deformimit, qė ishte rezultat i lirimit tė tė burgosurve nė mėnyrė tė papritur tė presionit shpirtėror, ekzistonin dy eksperienca themelore qė kėrcėnonin tė dėmtonin karakterin e njeriut tė liruar: zemėrimin dhe zhgėnjimin pas kthyerjes sė tij nė jetėn e mėparshme.



    Nė pjesėn e dytė tė librit ėshtė pėrkthimi i dramės se Frankėlit “Sinkronizmi nė Birkenawald, njė konferencė metafizike, tė pėrkthyer nga Albert Ramaj. Poashtu ky i fundit e ka njė shkrim nė pasthėnie shumė interesant pėr psikologun dhe themeluesin e logoterapisė, Viktor Frankl. Ramaj flet pėr jetėn dhe veprat e tij, duke shpjeguar se ēka ėshte logoterapia e keshtu me radhė.





    Rėndėsia e librit pėr shqiptarėt e Kosovės



    Gjatė luftės nė Kosovė 1998-99 populli shqiptar pėrjetoi njė situatė tė ngjashme me atė qė pėrjetuan hebrenjtė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Shqiptarėt pėrjetuan nėnēmimet, maltretimet fiziko-psikike, dhe ngarkesat tjera shqiprtėrore tė cilat po i pėrcjellin dhe sot njė pjesė tė popullit, si pasojė e traumave dhe pėrjetimeve gjatė luftės, pra si shkak i krimeve dhe masakrave tė bėra nga pushtuesi serb. Libri ka njė mesazh shumė tė rėndėsishėm pėr shqiptaret… megjithė dhembjet dhe torturat fiziko-psikike e shpirtėrore qė u janė bėrė atyre, ata shqiptarėt nuk duhet tė kalojnė nga roli i tė maletruarit nė maltretues, tė mos kalojnė nga viktima nė viktimizues.



    Ne duhet tė pėrpiqemi, qė njeriut t`i ofrojmė paramendimin e bukurisė sė jetės, do tė thoshte Julian Beck. Por tė falim, jo se ata e meritojnė, por pėr ardhėmrinė tonė, jo se ata e meritojnė, por pėr hire tė lirisė dhe paqes, jo se ata e meritojnė por pėr hirė tė pėrspektivės sė femijeve tanė, jo pėrse ata e meritojnė, por se hakmarrja dhe gjakmarrja nuk janė zhgjidhje e problemit, pėrkundrazi ato shkaktojnė plagė dhe dhembje tė reja.



    Libri preferohet pėr ēdokėnd. Gjuha e Frankėllit ėshtė jo e komplikuar, ėshtė e kjartė dhe inkurajuese. Nese dikush deshiron ta kete librin, le te drejtohet ne adresen: urtia@hotmail.com.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Tema tė Ngjashme

  1. Kushtetuesja: Vendimi i qeverisė pėr prishjen e mbikalimit antikushtetues
    Nga Gunnar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 247
    Postimi i Fundit: 18-01-2008, 12:05
  2. Ungjilli si bazė e jetės
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-06-2006, 22:59
  3. Katekizmi i Krishterė Orthodhoks
    Nga Eni nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 29-06-2005, 23:58
  4. Kuptimi i shehadetit
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 13-01-2005, 13:56
  5. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •