Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986

    Çfarë Hidrogjeni, Duhet Metanoli!

    ÇFARË HIDROGJENI, DUHET METANOLI!

    Ekonomia me hidrogjen - me idenë e tij për të zëvendësuar motorët me djegie të brendshme që emetojnë gazra helmues për ekosistemin me celula lënde të djegëshme që gjenerojnë si produkt për të shkarkuar ujë në vend të smogut dhe të gazit serë - është një gabim trashanik sipas Xhorxh Olahut, fitues i Çmimit Nobel për Kiminë në vitin 1994. Olah, kërkimet e të cilit mbi kiminë e hidrokarbureve kaë çuar në futjen e karburanteve me numra oktani të lartë dhe me cilësi hidrokarburesh më lehtësisht të degradueshëm, është sot Drejtor i "Loker Hydrocarbon Research" pranë University of Southern California. Sipas mendimit të tij, vetëm magazinimi i energjisë në formën e metanolit dhe jo të hidrogjenit mund t'i japë fund varësisë sonë nga lëndët djegëse me bazë fosile dhe ta transformojë anhidridin karbonik nga përgjegjës kryesor të ngrohjes globale në thjesht lëndë të parë për realizimin e një ekonomie me metanol. Projekti i tij është përshkruar në mënyrë të detajuar në librin e tij të fundit, të titulluar "Beyond Oil and Gas: The Methanol Economy" (fjalë për fjalë "Përtej naftës dhe gazit: ekonomia me metanol"), i botuar ditët e kaluara nga shtëpia botuese Wiley - Vch.


    Përse metanolin?

    Metanoli është për nga natyra e tij një lëndë djegëse e shkëlqyer. Mund ta përziesh me benzinën dhe është një karburant shumë më i mirë se etanoli. Pastaj kemi projektuar një celulë me lëndë djegëse metanol. Veç të tjerave, është një agjent kimik jashtëzakonisht i thjeshtë, i cili mund të prodhohet me rendiment të lartë: mjafton një atom oksigjen i shtuar metanit, i cili është komponenti bazë i gazit natyror; vetëm se metanoli është një material i lëngët dhe kështu që mund të magazionhet, transportohet dhe përdoret lehtësisht.


    Çfarë ka që nuk shkon në celulat me hidrogjen?

    Në ditët e sotme mund të vendoset një pompë për furnizimin me metanol në çdo pikë karburanti. Mund të shpërndahet pa pasur nevojë për asnjë infrastrukturë të re. Për hidrogjenin, infrastruktura mungon dhe ta krijosh është një ndërmarrje shumë e kushtueshme dhe shumë e kritikueshme. Është një gaz jashtëzakonisht volatil dhe nuk ekziston mënyrë për ta magazinuar apo përdorur në sasira të konsiderueshme pa përdorur presione të larta.


    Metanoli është një zgjidhje për magazinimin e energjisë, por jo një burim siç mund të jetë benzina. Nga ku do të nxirret energjia e vërtetë në kuptimin e plotë të fjalës?

    E bukura është se mund të përdoret cdo burim i energjisë, duke u nxjerrë po deshe nga lëndët djegëse me bazë fosile, po deshe nga centralet atomike, po deshe nga eolikja, nga diellorja apo tjetër. Problemi është se sipas mendimit tonë ka më shumë kuptim, në vend që të tentosh ta magazinosh e ta transportosh energjinë në brendësi të një gazi me volatilitet të lartë si puna e hidrogjenit, është më mirë ta konvertosh në formën më komode të një lëngu. Pa llogaritur një avantazh tjetër anësor: në këtë mënyrë mund të reduktohet vërtet prania e anhidridit karbonik në atmosferë.


    Si prodhohet metanoli?

    Një metodë konsiston në konvertimin në metanol të rezerave të mëdha të gazit natyror, por sipas modalitetesh rrënjësisht të ndryshme. Aktualisht, metanoli nxirret ekskluzivisht nga gazi natyror, por ky gaz fillimisht digjet ose konvertohet në gaz sinteze, i cili më pas përdoret në prodhimin e metanolit. Ne kemi përpunuar metoda të reja të prirura që ta eliminojnë krejtësisht kalimin në gaz sintezë. Një zgjidhje e dytë shikon në fakt përdorimin e anhidridit karbonik. Ekipi im ka marrë pjesë në projektimin e celulave me lëndë djegëse metanol. Dispozitivë të tillë gjenerojnë si produkte për t'u skartuar anhidrid karbonik dhe ujë. Në fazë ideimi, na ka ardhur në mendje se ndoshta procesi mund të inversohej. Fjalë të tjera, mund të merrej ujë dhe anhidrid karbonik dhe, me ndihmën e një rryme elektrike, ta transformosh në metanol. Kështu, një prej shtyllave të ekonomisë sonë me metanol përfaqësohet nga rigjenerimi apo riciklimi i anhidrdit karbonik duke filluar nga burimet në të cilat është i pranishëm me përqëndrime të larta, si për shembull lëndët djegëse të impianteve që djegin gaz natyror. Por nuk përjashtohet që një ditë - edh pse nuk është e mundur të hipotezohet në një periudhë të afërt - mund të nxirret anhidridi karbonik drejtpërsëdrejti nga ajri.


    Gjë që do të ndihmonte të zgjidhej edhe problemi i anhidridit karbonik si gaz serë, apo jo?

    Për momentin, politika zyrtare e institucioneve privilegjon opsionin e izolimit. Groposet anhidridi karbonik në thellësi të tokës apo të detit dhe zgjidhet problemi. Po për sa kohë do të qëndrojë i groposur? Dioksidi i karbonit është jashtëzakonisht volatil. Edhe në kushtet më të mira do të arrijë që të shpërndahet. Qëndrimi i ynë është një qëndrim i ndryshëm: nëqoftëse duhet të disponojmë anhidrid karbonik, nëqoftëse duhet ta kapim, atëhere pse të mos e përdorim pikërisht si lëndë të parë kimike? Ta riciklojmë, hë?


    Kohët e fundit është folur për të zëvendësuar benzinën normale me etanol të nxjerrë nga burime biologjike dhe të prodhohen bateri më të sofistikuara për automjete hibride superefikase. A qëndrojnë hipoteza të kësaj natyre në ekonominë me metanol?

    Besoj se dihet t'i analizojmë të gjitha mundësitë. Nuk ekziston një kartë fituese. Nuk ekziston një zgjidhje e vetme. Por ndershmërisht, duke i shikuar gjërat në mënyrë vërtet të paanëshme, besoj që nevoja jonë është aq e madhe, sa që është e pamundur që burimet biologjike të vetme të arrijnë ta kënaqin. Presidenti Bush e ka vënë theksin në prodhimin e etanolit nga celuloza. Në teori është e mundur, por në praktikë është shumë e vështirë, sepse bëhet fjalë për një teknologji pak të zhvilluar dhe mbi të gjitha, sipas mendimit tim, irealiste. Kurse për atë që u përket baterive, sigurisht, duhet të kërkojmë të gjejmë më të mira. Por objektivisht sot celulat me lëndë djegëse janë shumë më bindëse..


    Çfarë duhet bërë për të arritur në afirmimin përfundimtar të ekonomisë me metanol?

    Jam i bindur se progresi teknologjik të promovohet parasëgjithash nga kompanitë e mëdha. Për shembull, kompania "ExxonMobil" sigurisht që i ka të gjitha mjetet për ta bërë një gjë të tillë. Problemi është se deri më tani nuk kanë propozuar asnjë zgjidhje të arësyeshme. Thelbësisht, nuk besoj se e çmojnë shumë idenë e ekonomisë me metanol. Për atë që qëndron i ulur mbi një minierë gazi dhe pusi nafte duke nxjerrë fitime të mëdha ose për një vend arab me shumë resurse dhe shumë mirëqënie, ndonjë i çmendur, që thekson se njerëzimi ka ndër duar zgjidhjen ideale për të mos u varur më nga ajo që natyra na ka vënë nën këmbë, sigurisht që nuk është i mirëpritur. Nëqoftëse ekonomia me metanol ka një kuptim - dhe shpejt mendoj se do ta ketë - për kompanitë e naftës nuk do të ekzistojë më asgjë qoftë dhe më së largëti e ngjashme me monopolin. Edhe kompanitë e mëdha të sektorit kimik mund të japin një kontribut të konsiderueshëm. Pastaj është nevoja që klasa politike dhe opinioni publik të demostrojnë vullnetin e tyre për të eksploruar rrugë të reja e më të arësyeshme.


    Sa është urjgnete?

    Kemi filluar ta përdorim në shkallë të gjerë qymyrin gjatë Revolucionit Industrial, domethënë 250 vjet më parë. Në këtë pikë kemi arritur tashmë në një nivel shfrytëzimi domethënës të asaj që natyra na ka dhënë. Tani nuk them që nga një moment në tjetrin do të ndodhemi pa të, por padyshim që duhet të mendojmë sesi ta menaxhojmë situatën sot e në të ardhmen. Rezervat e gazit natyror janë reduktuar dhe e importojmë në formë të lëngët. Vendet nga vjen janë të shumëta: Nigeria, Emiratet Arabe, Deti i Veriut e kështu me radhë. Energjia e ndodhur në një serbator të vetë gazi natyror është ekuivalente me atë të një bombe me hidrogjen të përmasave mesatare. Një objektiv veçanërisht për kë do të donte të hidhte në erë ndonjë rafineri. Kush mund të na garantojë se ndonjë terrorist i çmendur nuk i vë në shënjestër? Edhe një herë akoma zgjidhja më realiste, sipas mendimit tim, është të konvertohet gazi natyror, në mënyrën më efikase të mundëshme, në një likuid të sigurtë siç është metanoli. Të gjithë që po bëjnë diçka janë të bindur se përmban një rëndësi të caktuar; për mua, këto studime lidhur me metanolin janë gjëja më e rëndësishme që kam bërë gjaë të gjithë jetës sime, kërkimi me implikimet më të mëdha sociale i të gjithë karrierës sime.

    (Technology Review)


    Përgatiti: ARMIN TIRANA
    RD
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    tem interesante por duhen patur parasysh se dje gja e nje grami oktani eshte 48kj/g ethanoli eshte 30kJ/g dhe methanoli 23KJ/g. Keshtu qe energjia e prodhuar nga oktani ka eficenc me te madhe se methanoli. Per sa i perket makinave te medha nuk mund te perdoresh methanol dhe as oktan por nafte(diesel). Atobusat dhe makinat e postes etj tashme perdorm gas metan. Megjithate nuk eshte kjo zgjidhja qe i jap fund problmit te energjis ne bot por eshte zgjidhja qe do gjej kina dhe india per problet e tyre energjitike qe do influencoj cmimin e energjis ne bot. Per mendimin tim reaktoret berthamor sot per sot jan menyra me eficente per te prodhuar energji. Esht e vetet qe mbetjet radioaktive jan te rrezikshme por ne fund te fundit nuk ka buk pa let dhe pa energjin atomike mund te mos ket buk fare.

  3. #3
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Cfare ke parasysh konkretisht me "Oktan"?
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

Tema të Ngjashme

  1. Alternativa moderne ndaj fizikes klasike.
    Nga xfiles në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 09-04-2008, 04:06
  2. Drita e mendjes-!?
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 24-04-2005, 12:54
  3. Drita e mendjes!
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-08-2004, 16:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •