Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-12-2002
    Vendndodhja
    Gostivar
    Postime
    61

    Pėrgjigje ndaj 7 pyetjeve mbi Islamin

    1.Ēka ėshtė Islami?



    Fjala “Islam” ėshtė njė fjalė Arabe qė do tė thotė “t'ia nėnshtrosh dhe dorėzosh vullnetin tėnd Zotit tė Gjithfuqishėm”. Fjala e ka tė njėjtėn rrėnjė sikurse fjala Arabe “selam”, qė do tė thotė paqe. Ndryshe nga emrat qė pėrdoren pėr fetė tjera, siē janė Budizmi, Hinduismi dhe Krishterimi, emri pėr fenė Islame ėshtė shpallur nga Zoti dhe bart njė domethėnie tė thellė shpirtėrore – vetėm duke ia nėnshtruar vullnetin personal Zotit tė Gjithfuqishėm njeriu mund tė arrijė paqen e vėrtetė ne kėtė jetė dhe nė Jetėn e Pėrtejme. Islami na mėson se fillimisht tė gjitha fetė e kanė pasur porosinė esenciale tė njėjtė – nėnshtrimi me tėrė qenien ndaj vullnetit tė Zotit dhe adhurimi i Tij dhe vetėm i Tij. Pėr kėtė arsye Islami nuk ėshtė fe e re, por ėshtė e njėjta e Vėrtetė Finale e shpallur qė Zoti ua shpalli tė gjithė pejgamberėve, pėrfshirė Nuhun (Noa), Ibrahimin (Abrahamin), Musain (Moisiun) dhe Isain (Jezusin).



    2.Kush janė muslimanėt?



    Fjala Arabe “Musliman” do tė thotė “dikush qė i nėnshtrohet vullnetit tė Allahut”. Porosia e Islamit ėshtė e destinuar pėr tėrė botėn dhe kushdo qė e pranon kėtė porosi bėhet musliman. Disa njerėz gabimisht mendojnė se Islami ėshtė vetėm njė fe pėr Arabėt, por asgjė s’mund tė jetė mė larg nga e vėrteta, meqė nė tė vėrtetė mbi 80% e muslimanėve tė botės s’janė Arabė! Edhe pse shumica e Arabėve janė muslimanė, ka edhe Arabė tė cilėt janė tė Krishterė, Ēifutė dhe ateistė. Nėse shikohet nė popujt e ndryshėm tė cilėt jetojnė nė botėn muslimane – prej Nigerisė deri te Bosnja dhe prej Marokos deri te Indonezia – ėshtė mjaft lehtė tė shihet se muslimanėt vijnė nga raca, grupe etnike dhe nacionalitete tė ndryshme. Prej fillimit, Islami kishte njė porosi universale pėr tė gjithė njerėzit. Kjo mund tė shihet nė faktin se disa Shoqėrues tė hershėm tė pejgamberit Muhamed nuk ishin vetėm Arabė, por poashtu Persianė, Afrikanė dhe Romakė Bizantinė. Tė qenit musliman nėnkupton pranim tė plotė dhe dėgjueshmėri aktive ndaj vullnetit tė shpallur tė Zotit tė Gjithfuqishėm. Muslimani ėshtė njė person i cili lirshėm pranon qė besimet, vlerat dhe dogmėn t’i bazojė nė vullnetin e Zotit tė Gjithfuqishėm. Nė tė kaluarėn, edhe pse sot nuk shihet edhe aq, fjala “Muhamedan” shpesh ėshtė perdorur si emėrtim pėr muslimanin. Ky emėrtim ėshtė njė term i gabuar dhe ėshtė rezultat i njė shtrembėrimi tė bėrė qėllimisht ose i injorancės sė plotė. Njė prej arsyeve pėr idenė e gabuar ėshtė ajo se Evropianėt pėr shekuj qenė mėsuar se muslimanėt e kanė adhuruar pejgamberin Muhamed nė mėnyrė tė njėjtė siē e adhuruan tė Krishterėt Jezusin. Kjo absolutisht s’ėshtė e vėrtetė, meqė muslimanit nuk i ėshtė e lejuar qė tė adhurojė ndonjė apo ēfarėdo qoftė veē Zotit tė Gjithfuqishėm.



    3. Kush ėshtė Allahu?



    Shumė shpesh mund tė dėgjohet fjala Arabe “Allah” duke u pėrdorur nė lidhje me Islamin. Fjala “Allah” ėshtė thjesht fjala Arabe pėr Zotin e Gjithfuqishėm, dhe ėshtė po e njėjta fjalė e cila pėrdoret nga tė Krishterėt dhe Ēifutėt qė flasin Arabisht. Nėse merret pėrkthimi Arab i Biblės, do tė shihet se fjala “Allah” pėrdoret aty ku fjala “Zot” pėrdoret nė Shqip. Nė tė vėrtetė, fjala Arabe pėr Zotin e Gjithfuqishėm, “Allah”, ėshtė majft e ngjashme me fjalėn pėr Zot ne gjuhėt e tjera Semite – pėr shembull, fjala hebreje pėr Zot ėshtė “Elah”. Pėr shkaqe tė ndryshme, disa joMusliman gabimisht mendojnė se muslimanėt adhurojnė njė Zot tjetėr pos Zotit tė Moisiut, Abrahamit dhe Jezusit. Sigurisht se ky nuk ėshtė rasti, meqė monoteizmi i pastėr Islam thėrret tė gjithė njerėzit qė tė adhurojnė Zotin e Noas, Abrahamit, Moisiut, Jezusit dhe tė gjithė pejgamberėve tjerė.



    4. Kush ėshtė Muhamedi?



    Pejgamberi i fundit qė Zoti ia dėrgoi njerėzimit ishte pejgamberi Muhamed. Muhamedi shpjegoi, interpretoi dhe jetoi mėsimet e Islamit. Pejgamberi Muhamed ėshtė mė i madhi nga tė gjithė pejgamberėt pėr shumė arsye, por kryesisht pėr shkak se rezultatet e misionit tė tij kanė sjellur mė shumė njerėz nė besimin e pastėr nė njė Zot se ēdo pejgamber tjetėr. Ndonėse komunitetet tjera fetare pohojnė se besojnė nė njė Zot, gjatė kohės ata i kanė bastarduar besimet e tyre duke i marrė pejgamberėt dhe shenjtėt e tyre si ndėrmjetėsues me Zotin e Gjithfuqishėm. Disa fe besojnė se pejgamberėt e tyre janė manifestime tė Zotit, “Inkarnim i Zotit” ose “Biri i Zotit”. Tė gjitha kėto ide false ēuan deri nė adhurimin e krijesės nė vend tė Krijuesit, gjė qė kontribuoi nė praktikimin e idhujtarisė sė besimit se Zotit tė Gjithfuqishėm mund t’i afrohet pėrmes ndėrmjetėsuesve. Me qėllim qė tė ruajė nga kėto pavėrtetėsi, pejgamberi Muhamed gjithmonė theksonte se ai ishte vetėm njė qenie njerėzore i ngarkuar me predikimin e porosisė sė Zotit. Ai i mėsoi muslimanėt qė t’i referoheshin atij si “i Dėrguar i Allahut dhe Rob i Tij”. Pėr muslimanėt, Muhamedi ėshtė shembulli mė i lartė pėr tė gjithė njerėzit – ai ishte pejgamber shembullor, burrėshtetas, udhėheqės ushtarak, sundues, mėsues, fqinj, bashkėshort, baba dhe shok. Ndryshe nga pejgamberėt dhe tė dėrguarit tjerė, pejgamberi Muhamed jetoi nė driten e plotė tė historisė. Muslimanėve nuk iu duhet qė tė kenė “besim” se ai ka ekzistuar dhe se mėsimet e tija janė ruajtur – ata e dinė se kjo ėshtė fakt. Edhe atėherė kur pasuesit e tij ishin tė paktė, Zoti i Gjithfuqishėm e informoi se ai ėshtė dėrguar si mėshirė pėr njerėzimin. Pėr arsye se njerėzit kishin shtrembėruar apo harruar porosinė e Zotit, Zoti e mori mbi Vete qė ta mbrojė porosinė qė iu shpall Muhamedit. Kjo pėr atė se Zoti i Gjithfuqishėm premtoi qė mos tė dėrgojė lajmėtar tjetėr pas tij. Meqenėse tė gjithė pejgamberėt e Zotit kanė predikuar porosinė e Islamit – d.m.th. nėnshtrimin ndaj vullnetit tė Zotit dhe adhurimin e Tij – Muhamedi faktikisht ėshtė pejgamberi i fundit i Islamit, jo i pari.



    5. Ēfarė janė Mėsimet e Islamit?



    Baza e dogmės Islame ėshtė besimi nė njėsinė e Zotit. Kjo do tė thotė tė besosh se ėshtė vetėm njė Krijues dhe Furnizues i ēdo gjėje nė univers, dhe se asgjė s’ėshtė hyjnore apo e denjė pėr adhurim pėrveē Tij. Tė besosh nė njėsinė e Zotit do tė thotė shumė mė shumė se thjesht tė besosh se ėshtė “Njė Zot” – pėrkundėr dy, tre apo katėr. Janė disa fe qė pohojnė besimin nė “Njė Zot” dhe besojnė se pėrfundimisht ekziston vetėm njė Krijues dhe Furnizues i universit. Mirėpo, Islami, jo vetėm qė insiston nė kėtė, por poashtu refuzon pėrdorimin e fjalėve si “Zot” dhe “Shpėtimtar” pėr ndonjė pėrveē Zotit tė Gjithfuqishėm. Islami poashtu refuzon pėrdorimin e tė gjithė ndėrmjetėsuesve nė mes Zotit dhe njeriut, dhe insiston qė njerėzit t’i afrohen Zotit drejtpėrdrejt dhe ta kufizojnė adhurimin vetėm nė Tė. Muslimanėt besojnė se Zoti i Gjithfuqishėm ėshtė Pėrdėllyes, don dhe ėshtė i mėshirshėm. Esenca e tė pavėrtetės ėshtė pohimi se Zoti nuk mund tė pėrballet dhe t’i falė krijesat e Tij drejtpėrdrejt. Duke ritheksuar barrėn e mėkatit, si dhe pohimi se Zoti s’mund t’i falė mėkatet drejtpėrdrejt, fetė e rrejshme mėtojnė qė t’i dėshprojnė njerėzit nga mėshira e Zotit. Pasi qė ata tė jenė bindur se s’mund t’i afrohen Zotit drejtpėrdrejt, njerėzit mund tė ēorientohen duke iu kthyer/lutur zotave tė rrejshėm pėr ndihmė. Kėta “zota tė rrejshėm” mund tė marrin forma tė ndryshme, siē janė shenjtėt, engjėjt, apo dikush i cili besohet tė jetė “Bir i Zotit” apo “Inkarnim i Zotit”. Gati nė ēdo rast, njerėzit tė cilėt adhurojnė, luten apo kėrkojnė ndihmė prej njė zoti tė rrejshėm nuk e konsiderojnė apo thėrrasin atė “zot”. Ata pohojnė besimin nė Njė Zot Suprem, por pohojnė edhe atė se u luten dhe i adhurojnė tė tjerėt krahas Zotit vetėm qė t’i afrohen Atij mė afėr. Nė Islam, ekziston nje dallim i qartė nė mes Krijuesit dhe tė krijuares. Nuk ka dykuptimėsi nė hyjni – ēdo gjė qė ėshtė e krijuar nuk vlen qė tė adhurohet dhe vetėm Krijuesi ėshtė i denjė qė tė adhurohet. Disa fe gabimisht besojnė se Zoti ėshtė bėrė pjesė e krijimit tė Tij, dhe kjo i ka shtyrė njerėzit tė besojnė se ata mund tė adhurojnė diēka tė krijuar me qėllim qė ta arrijnė Krijuesin e tyre.



    Muslimanėt bėsojnė se edhe pse Zoti ėshtė unik dhe pėrtej tė kuptuarit – Ai nuk ka “Bir”, ortak apo ndihmues. Sipas besimit musliman, Zoti i Gjithfuqishėm “nuk lind e as s’ėshtė i lindur” – as nė kuptim tė plotė tė fjalės, as nė mėnyrė alegorike, metaforike, fizikisht apo meta-fizikisht – Ai ėshtė absolutisht unik dhe i pėrjetshėm. Ai kontrollon ēdo gjė dhe ėshtė nė mėnyrė tė pėrsosur i aftė qė tė vendosė mėshirėn dhe faljen e Tij tė pakufishme ndaj kujtdoqoftė qė Ai e zgjedh. Kjo ėshtė ajo pėrse Ai quhet i Gjithfuqishmi dhe mė i Mėshirshmi. Zoti e ka krijuar universin pėr njeriun, dhe si i tillė dėshiron ēdo tė mirė pėr qeniet njerėzore. Ēdo gjė nė univers muslimanėt e shohin si shenjė tė aftėsisė krijuese dhe dashamirėsisė sė Zotit tė Gjithfuqishėm. Poashtu, besimi nė njėsinė e Zotit nuk ėshtė thjesht njė koncept metafizik. Ėshtė njė besim dinamik qė ndikon nė pikėpamjen e njeriut ndaj njerėzimit, shoqėrisė dhe tė gjitha aspekteve tė jetės. Si njė pėrfundim logjik ndaj besimit Islam nė njėsinė e Zotit, ėshtė besim nė njėsinė e njerėzimit dhe humanitetit.



    6. Ē’ėshtė Kur’ani?



    Ai ėshtė shpallja finale e vullnetit tė Zotit tė Gjithfuqishėm ndaj tėrė njerėzimit, e cila qe bartur pėrmes engjėllit (Xhibril), nė Arabisht, deri te pejgamberi Muhamed nė fjalėt dhe domethėnien e saj tė plotė. Kur’ani u qe transmetuar shoqėruesve tė pejgamberit, tė cilin ata e mėsuan pėrmendsh tekstualisht, dhe i cili ka qenė recituar publikisht dhe vazhdimisht nga ata dhe pasardhėsit e tyre deri nė ditėt e sotme. Shkurtimisht, Kur’ani ėshtė libri i udhėzimit prej Zotit par exellence. Kur’ani ende mėsohet pėrmendsh dhe mėsohet nga miliona njerėz. Gjuha e Kur’anit, Arabishtja, ende ėshtė gjuhė e gjallė pėr miliona njerėz, pra ndryshe nga shkrimet e feve tė tjera, Kur’ani ende lexohet nė gjuhėn origjinale tė tij nga miliona njerėz. Kur’ani ėshtė mrekulli e gjallė nė gjuhėn Arabe; dhe dihet se ėshtė i paimitueshėm nė stilin e tij, formėn dhe ndikimin shpirtėror. Shpallja e fundit e Zotit ndaj njerėzimit, Kur’ani, i qe shpallur pejgamberit Muhamed gjatė periudhės 23 vjeēare. Kur’ani, nė kontrast me shumė libra tjerė fetarė, ka qenė gjithmonė i menduar si Fjalė e Zotit nga ata qė besonin nė tė, d.m.th. nuk ka qenė diēka e dekretuar nga njė kėshill fetar shumė vite pasi ka qenė shkruar. Poashtu, Kur’ani ka qenė recituar publikisht para komuniteteve muslimane dhe joMuslimane gjatė jetės sė pejgamberit Muhamed. I tėrė Kur’ani poashtu qe shkruar plotėsisht gjatė jetės sė Pejgamberit, dhe njė numėr i shoqėruesve tė pejgamberit e mėsuan pėrmendsh tėrė Kur’anin fjalė-pėr-fjalė ashtu siē ishte shpallur. Pra, ndryshe nga shkrimet tjera, Kur’ani gjithmonė ka qenė nė duart e besimtarėve tė rėndomtė, gjithmonė ėshtė menduar tė jetė fjalė e Zotit, dhe pėr shkak tė mėsimit pėrmendsh tė pėrhapur ka qenė ruajtur nė mėnyrė tė pėrsosur. Nė lidhje me mėsimet e Kur’anit – ėshtė njė shkresė universale dhe i adresohet tėrė njerėzimit, dhe jo ndonjė fisi tė veēantė apo “njerėzve tė zgjedhur”. Porosia qė ai na e sjellė s’ėshtė asgjė e re, por e njėjta porosi e tė gjithė pejgamberėve – nėnshtroju Zotit tė Gjithfuqishėm dhe adhuroje vetėm Atė. Si e tillė, shpallja e Zotit nė Kur’an fokusohet nė tė mėsuarit qenieve njerėzore rėndėsinė e tė besuarit nė njėsinė e Zotit dhe inkuadrimit tė jetėve tė tyre rreth udhėzimit qė Ai solli. Veē kėsaj, Kur’ani pėrmban rrėfime tė pejgamberėvė tjerė, siē janė Abrahami, Noa, Moisiu dhe Jezusi, si dhe shumė urdhėra dhe ndalesa nga Zoti. Nė kohėn moderne nė tė cilėn shumė njerėz kanė rėnė nė dyshim, dėshpėrim shpirtėror dhe “korrektėsi politike”, mėsimet Kur’anore ofrojnė zgjidhje ndaj zbrazėtires sė jetėve tona dhe trazirave qė e kanė kapluar botėn sot.



    7. Si e shikojnė muslimanėt natyrėn e njeriut, qėllimin e jetės dhe Jetėn e Pėrtejme?



    Nė Kur’anin e shenjtė, Zoti i mėson qeniet njerėzore se ata janė krijuar me qėllim qė ta adhurojnė Atė, dhe se baza e tėrė adhurimit tė vėrtetė ėshtė tė qenit i vetėdijshėm pėr Zotin. Meqenėse mėsimet e Islamit i pėrfshijnė tė gjitha aspektet e jetės dhe etikės, tė qenit i vetėdijshėm pėr Zotin inkurajohet nė tė gjitha ēėshtjet njerėzore. Islami e bėn tė qartė atė se tė gjitha veprat njerėzore janė akte tė adhurimit nėse ato bėhen vetėm pėr Zotin dhe nė pajtueshmėri me Ligjin e Tij hyjnor. Si i tillė, adhurimi nė Islam nuk ėshtė i kufizuar nė rituale fetare. Mėsimet Islame shėrbejnė si mėshirė dhe shėrim pėr shpirtin njerėzor, dhe vetitė siē janė nėnshtrimi, sinqeriteti dhe lėmosha janė fort tė inkurajuara. Pėr mė tepėr, Islami dėnon fodullėkun dhe vetėkėnaqėsinė, meqė Zoti i Gjithfuqishėm ėshtė i vetmi gjykatės i ndershmėrisė sė njeriut. Qeniet njerėzore nuk besohet tė jenė trashėgimisht mėkatare, por shihen si barazisht tė afta pėr tė keqen dhe tė mirėn. Islami poashtu na mėson se besimi dhe veprat shkojnė sė bashku. Zoti u ka dhėnė njerėzve vullnet tė lirė, dhe masė pėr besimin e njeriut janė veprat dhe punėt. Mirėpo, qeniet njerėzore janė krijuar tė dobėta dhe rregullisht bienė nė mėkat. Kjo ėshtė natyra e qenieve njerėzore e krijuar nga Zoti nė Urtėsinė e Tij, dhe nuk ėshtė trashėgimisht e “bastarduar” apo e nevojitur pėr riparim. Kjo sepse bulevardi i pendimit ėshtė gjithmonė i hapur ndaj tė gjitha qenieve njerėzore, dhe Zoti i Gjithfuqishėm e do mėkatarin pendestar mė shumė sesa atė i cili nuk bėn mėkat fare. Njė balancim i mirėfilltė i jetės Islame vendoset duke pasur frikė tė shėndoshė ndaj Zotit, si dhe besim tė sinqertė nė mėshirėn e Tij tė pafund. Jeta pa frikė ndaj Allahut ēon nė mėkat dhe mosbindje, derisa tė besuarit se kemi mėkatuar aq shumė sa qė Zoti nuk do tė na fal ēon vetėm nė dėshpėrim. Nė dritėn e kėsaj, Islami mėson se: vetėm tė humburit e humbin shpresėn nė Mėshirėn e Zotit tė tyre. Pėr mė tepėr, Kur’ani i shenjtė, qė i qe shpallur pejgamberit Muhamed, pėrmban njė pjesė tė madhe tė mėsimeve nė lidhje me Jetėn e Pėrtejme dhe Ditėn e Gjykimit. Pėr kėtė shkak, muslimanėt besojnė se tė gjitha qeniet njerėzore pėrfundimisht do tė gjykohen nga Zoti pėr besimet dhe veprat ne jetėn e tyre tokėsore. Nė tė gjykuarit e qenieve njerėzore, Zoti i Gjithfuqishėm do tė jetė i Mėshirshėm dhe i Drejtė, dhe njerėzit do tė gjykohen vetėm pėr atė qė ata kanė pasur mundėsi. Mjafton tė thuhet se Islami mėson qė jeta ėshtė sprovė, dhe se tė gjitha qeniet njerėzore do tė japin llogari para Zotit. Besimi i sinqertė nė Jetėn e Pėrtejme ėshtė ēelės pėr tė udhėhequr njė jetė dhe moral tė balancuar. Pėrndryshe, jeta shiqohet si njė fund nė vete, i cili nxit qeniet njerėzore tė bėhen mė vetiake, materialistike dhe tė pamoralshme.
    Cka eshte ne Tok eshte vetem Tok

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar llokumi pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-10-2009
    Postime
    356
    Fjala Islam done me thene shkurte njeri i drejte.
    Ka edhe te krishter njerez te drejte.

  4. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-10-2009
    Postime
    356
    Ka edhe dreqen qe jane islam dhe e ndjekin rrugen e Perendise .

  5. #4
    Citim Postuar mė parė nga arberi_fr Lexo Postimin
    Ka edhe dreqen qe jane islam dhe e ndjekin rrugen e Perendise .
    PO ,dhe ata jane te devijuarit. te besosh ne islam do te thot te besosh Zotin NJi, sic u tha dhe me siper Islam perkthehet ne shqip PAQE, dhe Allah eshte emri per Zotin qe perdoret nga arbishtfolesit, qe do te thote ashtu si ne shqiperi dhe myslimani dhe katoliku dhe otodoksi shqiptar perdor te njejten fjale per krijuesin , te plotfuqishmin , te gjithpushtetshin ,ZOT.
    Pra mallkimi i Zotit rent mbi ata qe shpifin se Allah esht emri personal i Zotit.

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-04-2010
    Postime
    50
    Citim Postuar mė parė nga arberi_fr Lexo Postimin
    Fjala Islam done me thene shkurte njeri i drejte.
    Ka edhe te krishter njerez te drejte.

    Nese kthehsh Mediave dhe i pyet se qka do te thotė Islami, atėherė kjo pergjigje e jotja eshtė e saktė sipas tyre. Por, realiteti dhe kuptimi i plotė i fjales "Islam", eshtė plotėsisht ndryshe.


    Shiqo citatin i cili eshtė postuar me lartė:

    ...nėnshtrimi me tėrė qenien ndaj vullnetit tė Zotit dhe adhurimi i Tij dhe vetėm i Tij. Pėr kėtė arsye Islami nuk ėshtė fe e re, por ėshtė e njėjta e Vėrtetė Finale e shpallur qė Zoti ua shpalli tė gjithė pejgamberėve, pėrfshirė Nuhun (Noa), Ibrahimin (Abrahamin), Musain (Moisiun) dhe Isain (Jezusin).
    Thotė Allahu i Madhėruar:

    وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَّسُولاً أَنِ اعْبُدُواْ اللّهَ وَاجْتَنِبُواْ الطَّاغُوتَ

    "Dhe me tė vėrtetė qė Ne kemi dėrguar te ēdo Ummet (bashkėsi njerėzish, popull, komb) tė Dėrguar (duke shpallur): “Adhuroni vetėm Allahun dhe shmanguni dhe i rrini larg Taghutit (shejtanėve ose ēdo gjėje tjetėr qė adhurohet pos Allahut).” (En Nahl:36)



    Thotė Allahu i Lartėsuar:

    وَمَا أُمِرُوا إِلَّا لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ حُنَفَاء وَيُقِيمُوا الصَّلَاةَ وَيُؤْتُوا الزَّكَاةَ وَذَلِكَ دِينُ الْقَيِّمَةِ

    "Dhe ata nuk u urdhėruan pėr tjetėr, pos asaj qė duheshin tė adhuronin vetėm Allahun dhe tė mos adhuronin tjetėr pėrveē a pėrkrah Tij, tė adhuronin Atė me besim tė vėrtetė e me pėrkushtim tė plotė, edhe tė kryenin faljen e detyruar tė namazit (Ikametus-salat) e tė jepnin zekatin: dhe kjo ėshtė feja e drejtė, e vėrtetė." (El Bejjijneh:5)


    Nese deshiron me mesu kuptimin e plotė e fjales "Islam", atėherė ktheu postimit ketu ne forum me emrin: "Thirrja nė Teuhid"


    - Ka thėnė dijetari i mirėnjohur Muhammed bin Abdul-Vehhab(Allahu e mėshiroftė) duke e njohur Islamin:
    "Islami ėshtė t'i dorėzohesh Allahut duke e njėsuar vetėm Atė, t'i nėnshtrohesh vetėm Atij me adhurim dhe duke u larguar nga Shirku dhe pjestarėt e tij." (Ed-Durer Es-sennijeh fi Exhvibeti En-Nexhdijeh 1/129)


    - Gjithashtu thotė:
    "Esenca e Islamit ėshtė adhurimi qė i kushtohet vetėm All-llahut duke mos i shoqėruar atij nė adhurim asgjė, duke shprehur dashuri pėr pjestarėt e Islamit dhe duke i konsideruar pabesimtar ata qė tėrhiqen nga ai, duke tėrhequr vėrejtjen rrept qė mos t'i bėhet atij Shirk nė ibadet dhe duke shprehur armiqėsi dhe urrejtje pėr ata qė i bėjnė atij Shirk dhe duke i konsideruar pabesimtar ata qė e bėjnė kėtė (Shrik)." (Ed-Durer Es-Sennijeh 2/548)

    - Ka thėnė dijetari Abdur-Rahman bin Hasan (Allahu e mėshiroftė):

    "Askujt nuk i vlen Islami derisa mos ta njohin dhe ta dijnė se ēdo tė thotė kjo fjalė (fjala e Teuhidit-njėshmėrisė sė Allahut). Fjala e Teuhidit ėshtė ta mohosh ēdo Shirk nė Ibadet dhe tė distancohesh nga ai Shirk dhe nga ata qė e bėjnė dhe t'i urresh ata, dhe t'ia drejtosh vetėm Allahut ibadetin me sinqeritet duke mos i bėrė Atij Shirk dhe duke shprehur dashuri pėr pjestarėt e Islamit." (Mexhmu'u Er-Resail vel-Mesail, 5/547)

    Aj qe pretendon se e njef Islamin dhe e shqipton shahadetin, por nuk e mohon shirkun e madh (ibadet dikujt tjeter pos Allahut tė Madhėruar), dhe nuk e mohon besimin atyre qe e bejnė ketė veper te shemtuar (shirkun - ibadet dikujt tjeter pos Allahut), atėherė pretendimi i tij do te jetė argument kunder tij ne diten e Gjykimit dhe do tė jetė prej prej te humburve.


    Sheikh Abdur-Rahman bin Hasan ka thėnė:
    "Ēdokush pretendon se ėshtė musliman (muvahhid). Por pėr tė qenė ky pretendim valid nevoiten argumente. Nėse nuk ka argumente, nuk pranohet ky pretendim. Sheikhu jonė (Muhammed ibn Abdul-Vehhab) e ka definuar themelin e dinit Islam (aslu dinil Islam) kėshtu:

    - Muhammed ibn Abdul-Vehhab(Allahu e mėshiroftė) ka thėnė:

    ''Themelin e dinit Islam (Aslu-din) dhe shtyllėn e tij e pėrbėjnė dy gjėra:
    E para: Urdhėresa nė ibadetullah tė vetmit, qė nuk ka rival, nxitja nė kėtė, miqėsimi pėrshkak tė kėsaj (el-muwalah) dhe tekfiri mbi atė qė e lėnė ose largohet nga kjo bazė.
    E dyta: Tėrhjekja e vėrejtjes nga Shirku nė ibadetullah, ashpėrsia pėrshkak tė saj, armiqėsimi (el-muadah) pėrshkak tė saj dhe tekfiri mbi atė qė e bėn kėtė (Shirkun).


    يَا أَيُّهَا النَّاسُ اعْبُدُواْ رَبَّكُمُ الَّذِي خَلَقَكُمْ وَالَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ
    الَّذِي جَعَلَ لَكُمُ الأَرْضَ فِرَاشاً وَالسَّمَاء بِنَاء وَأَنزَلَ مِنَ السَّمَاء مَاء فَأَخْرَجَ بِهِ مِنَ الثَّمَرَاتِ رِزْقاً لَّكُمْ فَلاَ تَجْعَلُواْ لِلّهِ أَندَاداً وَأَنتُمْ تَعْلَمُونَ

    "O njerėz! Adhuroni Allahun, Zotin tuaj, i Cili ju krijoi ju dhe ata qė ishin para jush, qė tė mund tė bėheni tė pėrkushtuar (Et- Muttekunė). I Cili e ka bėrė tokėn vendpushim pėr ju dhe qiellin me kupė si mbulesė duke dėrguar qė andej ujė pėr tė prodhuar fruta si furnizim pėr ju. Atėherė pra, mos i vini shokė Allahut (nė adhurim) kur ju e dini (se vetėm Ai ka tė drejtė tė adhurohet e askush tjetėr)." (El Bekare:21-22)

    وَاعْبُدُواْ اللّهَ وَلاَ تُشْرِكُواْ بِهِ شَيْئًا وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا وَبِذِي الْقُرْبَى وَالْيَتَامَى وَالْمَسَاكِينِ وَالْجَارِ ذِي الْقُرْبَى وَالْجَارِ الْجُنُبِ وَالصَّاحِبِ بِالجَنبِ وَابْنِ السَّبِيلِ وَمَا مَلَكَتْ أَيْمَانُكُمْ إِنَّ ا للّهَ لاَ يُحِبُّ مَن كَانَ مُخْتَالاً فَخُورًا

    "Adhuroni Allahun dhe mos i vini Atij shok nė adhurim, dhe u bėni mirėsi prindėrve, tė afėrmėve, jetimėve, tė varfėrve qė lypin, fqinjit tė afėrt, fqinjit tė ardhur, shokut pranė, udhėtarit (qė takoni) dhe atyre (robėrve) qė i keni nėn pushtetin tuaj. vėrtetė Allahu nuk i do ata qė janė kryepėrpjetė e qė mburren." (An Nisa':36)

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-04-2007, 23:24
  2. Pėrgjigje Pyetjeve Materialiste!
    Nga Omari nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 09-11-2006, 23:19
  3. Pse e luftojne Islamin?
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 31-01-2005, 14:00
  4. Mbi Selim Islamin
    Nga Eni nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-12-2004, 06:57
  5. Interviste e rradhes e Kadarese per "Korrieri"
    Nga Eni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-06-2002, 19:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •