Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2002
    Vendndodhja
    Gostivar
    Postime
    61

    Tridhjetë E Tre Mësime Nga Sureja (kaptina) Jusuf

    Shejh Abdurrahman Ibn Nasr ES – Saidi në Tefsirin’’ Tejsirul – Kerim ER – Rahman ‘’( faqe 408-412), sqaron ajetin e fundit të sures Jusuf, ku Allahu xh.sh. thotë: “Në tregimet e tyre (të dërguarve dhe të Jusufit me vëllezër) pati mësime e përvojë për të zotët e mendjes.’’. (Jusuf, 111)



    Ky është njëri prej tregimeve më simbolik, i shkëlqyer, sepse ka të bëj me faza të ndryshme të jetës siç janë sprovat e mundimet, prej sprovave të ndarjes deri te bashkimi, prej engës deri te gëzimi, prej pasuris deri te asgjëja, prej nënçmimit deri te lartësimi; prej robëris deri te mbretëria; prej vështirësive deri te lehtësimet; prej demantimeve deri te vërtetimet;… i Madhërur qoftë ai që këtë e shpalli në mënyrën më të mirë.



    DISA MËSIME TË NXJERRURA NGA SUREJA (KAPTINA) JUSUF



    1.Njohja e komentimeve të ëndërrave është dituri shumë me rëndësi të cilën Allahu xh.sh, ua jep robërve të vet të zgjedhur.



    Në të shumtën e rasteve ëndërrat bazohen në simbole të paqarta me dituri dhe shkrime. Vërtet, vlera e Diellit, Hënes dhe Yjeve, të cilat i kanë bërë sexhde Jusufit a.s., qëndron në atë që është drita e bukurisë qiellore, ku pas saj rezulton dobia. Pejgamberët dhe dijetarët janë bukuria e tokës që nëpërmjet tyre njerëzimi nxirret prej errësirës, mu ashtu sikur nxirret me ndihmën e dritës së diellit, yjeve dhe hënës. Në kontekst të kësaj, duke pasur parasysh që burimi i kësaj drite janë nëna dhe babai i tij, (mjafton simbolizimi i diellit dhe i hënës si prindër); ku prej tyre del dritë e madhe me të cilën ai dhe vëllezërit e tij, janë pasardhës.



    Shenja (simboli) DIELL, është i gjinisë femërore dhe simbolizon nënën, HËNA, që është e gjinisë mashkullore, simbolizon babanë, ndërsa YJET, smbolizojnë vëllezërit.



    2.Komentimi i ëndrrës së të burgosuriti i cili e ka parë veten duke shtrydhur rrush, dmth. ai punon si shërbëtor i dikujt, mu si Jusufi a.s. që ka komentuar ëndrrën e këtij të burgosuri që do të jetë shërbetor i mbretit, duke i garantuar dalje nga burgu. Sa i përket komentimit të ëndrrës së të burgosurit tjetër, se si zogjët hanin bukë mbi kokën e tij, Jusufi, a.s. e ka komentua ëndrrën e tij si paralajmrim se do të jet i hapur sepse kafka mbron trurin, dhe kur njeriun ta shkyejnë dhe mbetet jashtë, atëherë truri është i gatshëm që ta hanë zogjët.



    3. Në këtë sure gjenden argumente të qarta të pejgamberllëkut, të Muhammedit s.a.v.s. ai njerëzve u ka trensmetuar këtë tregim të gjatë ndërsa kurrë për këtë nuk ka lexuar nga librat e mëparshëm e as që ka ndegjuar nga dikush.



    4. Njeriu duhet sa më shumë që është e mundur të largohet nga të gjitha situatat që mund ta qojnë te pasojat e dëmshme. Gjithashtu, është e lejuar që njeriu ta fsheh atë që është në dobi të tij, të bazuar në fjalët e Jakubita.s. drejtuar Jusufit a.s.: “Ai (Jakubi) tha: "O biri im, mos u trego ëndërrën tënde vëllezërve tu, se po të bëjnë ndonjë dredhi".’ (Jusuf, 5)



    5. Është e lejuar t’i përmendësh diçka dikujt, që ai nuk e dëshiron, nëse me atë mund ta këshillojmë personin e tretë, që bazohet në ajetin ‘’ se po të bëjnë ndonjë dredhi’’



    6. Begatinë që Allahu ia jep robit të vet, nuk përfshinë vetëm atë, por është për shkak të atij personi, e bazuar në fjalët e Allahut xh.sh.: ’’ Ja, kështu Zoti yt të zgjedh ty, ta mëson interpretimin e ëndrrave, plotëson dhuntinë e Tij ndaj teje dhe familjes së Jakubit, sikurse e pat plotësuar atë më parë ndaj prindërve tu, Ibrahimit dhe Is'hakut. Vërtet, Zoti yt është më i dijshmi, më i urti!’’. (Jusuf, 5)



    7. Me rëndësi është të dijmë pasojat negative të mëkatit. Shpeshëherë, një mëkat shpien në mëkate tjera. Vëllëzerit e Jusufit, provuan dredhi të ndryshme kur deshën ta ndajnë nga babai i tij. Shumë herë kanë gënjyer, me gjak të rrejshëm kanë ngjyrosur këmishën, erdhën natën duke u shtirë se po qanin. E tërë kjo, është rezultat i një mëkati.



    8. Ajo që merret parasysh në jetën e njeriut, është përfundimi i suksesshëm e jo mangësia fillestare (fillimi i dobët). Atë që fëmijët e Jakubit e bënë në fillim, ishte vepër shumë e keqe. Kjo vepër ka përfunduar me pendim të sinqert, me falje të plotë të Jusufit a.s. dhe babait të tij dhe DUA – lutje e mëshirë për ta.



    9. Disa vepra të këqija janë më të vogla se të tjerat, për atë është primare (në atë situatë kur patjetër duhet të bëjmë njerën prej yre), ta bëjmë më të voglën. Kur vëllezërit e Jusufit a.s. u pajtuan për ta mbytur atë, njëri prej tyre tha: "…Mos e mbytni Jusufin, e në qoftë se jeni për të bërë diç, lëshojeni atë në fund të bunarit… ". (Jusuf, 10)



    Propozimi i tij ka qenë më i mirë se i vëllezërve tjerë, pa marë parasysh se ka qenë vepër e rrezikshme, ajo është zvogëluar.



    10. Nuk ngarkohet me gabim personi i cili blenë, shet apo shfrytëzon çkado që në praktikën pronësore të punës konsiderohet mall, mirëpo gabimi nuk i përket as atij që nuk e dinë se në çfarë mënyre është përfituar malli. Vëllezërit e Jusufit e hodhën atë në pus, që është punë e palejuar, por atë më vonë e gjetën njerëzit e një karavani , e sjellin në Egjipt dhe e shesin si rob. Allahu xh.sh. e ka përdorur fjalën ‘’rob’’ për Jusufin a.s.



    11. Njeriu duhet të ket kujdes ndaj vetmisë, dhe me gruan të ket kujdes të mos krijoj marëdhënje mosbesimi. Edhe dashuria ndaj dikujt mund të jet e dëmshme. Gruaja e mbretit ka qenë e çmendur ndaj Jusufit a.s., ka provuar ta përfitoj, por ai nuk pranoi dhe ajo i është hakmarrur duke gënjyer për të, dhe për këtë përfundoi në burg.



    12. Jusufi a.s., ndiente simpati ndaj gruas, mirëpo me refuzimin e saj, ka qenë më afër Zotit. Simpatia vjen nga propozimet e shpirtit të keq dhe ndonjëherë ndodh nga vet natyra e njeriut. Megjithatë, dashuria ndaj Allahut xh.sh. dhe frika prej Tij kanë ndikuar dhe kanë sunduar dëshirën e epshëve. Për shkak të kësaj Jusufi a.s. është prej atyre: “E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve” (Naziat, 40)



    Gjithashtu edhe: Shtatë prej atyre që Allahu do t’i futë nën hije, atë ditë kur nuk do të ket hije përveç hijes së Allahut: personin të cilin gruaja e thirrë në prostitucion , e ai përgjigjet: unë i frikësohem Allahut’’.



    13. Kur hynë imani në zemrën e njeriut, e njeriu gjithë çka punon e bën në emër të Allahut, Allahu vërtet e largon dhe e mbronë nga të ligat dhe vullgarizmat, për shkak të imanit dhe sinqeritetit të tij, sepse Allahu xh.sh. thotë: “…Ashtu (e bëmë të vendosur) që ta largojmë nga ai të keqen dhe të ndytën. Vërtet, ai ishte nga robtë tanë të zgjedhur...” (Jusuf, 24)



    14. Kur e vëren njeriu situatën e cila në vete mban fitne dhe dërgon në mëkate, kërkohet që të largohet nga ajo sa është e mundur dhe të shpëtoj nga mëkati.



    15. Jusufi a.s. ka pasur bukurinë e jashtme dhe të brendshme. Bukuria e jashtme e nxitë gruan e mbretit që të mundohet ta mashtroj, ndërsa gratë tjera t’i presin gishtat dhe të bërtasin: "All-llahut i qofshim falë! Ky nuk është njeri, ky nuk është tjetër vetëm se ndonjë engjëll i lartë!" (Jusuf, 31).



    Ndërsa bukuria e brendshme e tij përshkruhet në pastërtinë e madhe dhe përmbajtje pa marrë parasysh që kishte ndikime të shumta për të bërë mëkat. Për këtë gruaja e mbretit tha: “…e unë e mësyna atë, po ai u ruajt fort.” (Jusuf, 32)



    16. Kur ekziston situata e cila qon në mëkat, njeriu duhet t`i kthehet Allahut, dhe të largohet nga ajo që e thërret në mëkat, duke u bazuar në thënjen e Jusufit a.s. ’’…dhe nëse ti nuk largon prej meje dredhinë e tyre, unë mund të anoj në ato e të bëhem injorant.” (Jusuf, 33).



    17. Dituria dhe intelekti e shtyjnë jeriun të bëj vepra të mira dhe e ndalojnë të bëj vepra jo të mira. Mosdituria, në anën tjetër, e thërret të pa diturin të kënaqet me epshet e tij edhe nëse ajo është e dëmshme për te.



    18. Mu ashtu sikur njeriu i bën ibadet (adhuron), Allahun kur është në qetësi, ashtu duhet të bëj ibadet edhe kur është në vështirësi. Jusufi a.s. pandërprerë i është drejtuar Allahut xh.sh. edhe kur ka qenë i mbyllur në burg, në errësirë, ka vazhduar të thërras në islam. Ka udhëzuar dy të rinjë në besimin në një Zot - TEVHID, dhe u bënë me dije (të kenë kujdes) të mos bëjnë SHIRK (mosbesim). Duke iu falënderua menqurisë së tij, ka kuptuar se ata po punojnë në thirrjen e tij kur u ka thënë: “Ne e shohim se vërtetë je njeri i mirë “. (Jusuf, 36)



    Ky ishte rasti i vetëm për thirrje në besimin e Allahut xh.sh. të cilën ai e shfrytëzoi në thirrje të besimit në Allahun xh.sh. Para se t’i komentoj ëndërrat e tyre, qëllimi i tij ka qenë (thirrja në islam) të jet i suksesëshëm. Së pari, e ka treguar qartë karakterin e tij të butë dhe diturinë e madhe, të cilën edhe ata vetë e kanë vërejtur, e që ishte rezultat i besimit në Allahun xh. sh. Dhe veçimin e ibadetit (adhurimin) vetëm për Atë (Tevhid). Mandej e refuzuoi rrugën e atyre të cilët nuk besojnë në Allahun xh.sh. dhe ditën e fundit, dmth, së pari me veprat e tij thirri në islam e pastaj me fjalët e tij tregoi rrezikun e mosbesimit dhe besimin e drejtë.



    19. Prioriteti më i rëndësishëm, kur dy të rinjë kërkuan që t’u komentohen ëndërrat; ka pasur gjëra shumë më të rëndësishme të cilat është dashur t’i dijnë, para se të merrnin përgjigje për këtë. Kjo tregon në rëndësinë e intelegjencës arsimore de aftësinë udhëheqëse, kur të rinjtë pyetën Jusufin a.s. që t’ua komentoj ëndërrat, ai i thirri që së pari të besojnë në Allahun xh.sh.



    20. Të mos ndihet i pavarur nga të tjerët (përveç Allahut), kur dikush gjindet në situatë të vështirë e të kërkoj ndihmë nga ii i cili mendon se mund t’ia lehtësoj gjendjen dhe nuk duhet akuzuar njeriun i cili vepron ashtu. Kjo është nga natyra e njerëzve që kërkojnë ndihmë nga të tjerët në rastet e tilla. Jusufi a.s. ka thënë për atë që e ka ditur se do të del nga burgu: ’’Përkujtom mua te mbreti yt!’’ (Jusuf, 42 ) dmth, mbretin tënd, për ta liruar nga burgu.



    21. Ai i cili edukon tjetrin, duhet plotësisht të jet i sinqert në edukim dhe nuk duhet ta shfrytëzoj situatën dhe pozitën e tij në aritje të pasuris, statusit, apo të ngjajshme me to. Ai nuk duhet të ndalet në përhapjen e dijes dhe këshillave edhe nëse ai të cilin e edukon dhe këshillon, nuk punon ashtu si i thot ky (mësuesi).



    22. Nuk duhet fajësuar atë që mbrohet nga akuza e gabuar. Kjo është më shumë e lavdëruar sepse Jusufi a.s. refuzoi të del nga burgu para se të dëshmohet pafajësia e tij.



    23. Komentimi i ëndrrave është degë e shkencave islame e personi që i mëson ato, dhe i mëson të tjerët, ka shpërblim. Komentimi i ëndrrave bie në kategorinë e dhënjeve të FETVAVE, sepse Jusufi a.s. dy të rinjëve u tha: “Atë që keni pyetur ka vetëm këtë domethënje” (TASTAFIJAAN) (Jusuf, 41). Mbreti tha: “Më komentoni ju (AFTUNI – më jepni FETVA) ëndrrën time”. (Jusuf, 43), I riu i tha Jusufit a.s. : “Na na shpjego (AFTINA – na jep FETVA ): shtatë lopë të liga i hajnë shtatë lopë të majme’’ (Jusuf, 46.). dmth nuk lejohet komentimi i ëndrave pa njohjen e Sheriatit.



    24. Nuk ka problem nëse njeriu njofton të tjerët për veçoritë e tij pozitive, p.sh. për dijën që ka apo punën të cilën me sukses mund ta kryej. Kjo nëse nuk bëhet nga interesi dhe nuk thuhet për të arritur përvetësim. Edhe në dekleratën e Jusufit a.s. “Më cakto mua përgjegjës të depove të vendit , unë jam besnik i dijshëm’’ (Jusuf, 55 ). Saktësimi i vetëvehtes nuk është diçka negative në Islam, posaçërisht nëse ai që është në atë rol, i përmbush obligimet ndaj Allahut xh.sh. dhe rëbërve të tij, sa më mirë që është e mundur.



    25. Allahu xh.sh. është dhurues i madh ndaj robërve të tij sepse u ka dhënë atë që është më e mirë për ta, si në këtë botë, ashtu edhe në botën tjetër. Me ndihmën e besimit IMANIT, dhe TAKVALLËKUT, arrihet ajo që është më e mirë dhe në botën tjetër. Njeriu gjithnjë duhet ta lus Allahun xh.sh. për shpërblim dhe begati dhe nuk guxon të dëshprohet kur të sheh të tjerët si po kënaqen me kënaqësit e kësaj bote, në të cilat ai nuk mund të marrë pjesë (t’i shijoj). Më mirë është të kërkoj nga Allahu xh.sh. shpërblim të madh dhe begati në botën tjetër, sipas fjelëve të Allahut xh.sh. “Po shpërblimi i botës tjetër, gjithsesi është shumë më i mirë për ata që besuan dhe ata që u frikësuan dhe u ruajtën.’’ (Jusuf, 57)



    26. Është prej SUNETIT të jemi mikëpritës dhe ndaj mysafirit të sillemi ndershëm, e cila bazohet në dekleratën e Jusufit a.s. “…a nuk vëreni se unë vërtetë u plotësoj barrën (peshojën) dhe se unë jamë mikëpritësi më i mirë !’’ (Jusuf 59)



    27. Të mendon keq për dikend nuk është gjithmonë i ndaluar. Ekzistojnë argumente, të cilat e arsyetonë këtë dyshim; ngase Jakubi a.s. u ka thënë djemëve të vet, pasi erdhën duke pretenduar se Jusufin a.s. e ka ngrënë ujku: Jakubi a.s. tha : "…A t'ju besoj për këtë, vetëm sikurse u besova më parë për vëllain e tij (Jusufin)…” (Jusuf, 64 )



    28. Nëse dikush nuk dëshiron që personi tjetër ta dinë se çfarë do të bëj, duhet ta bëj atë në mënyrë shembullore të drejtë, e mos të shërbehet me gënjeshtra. Mu ashtu sikur Jusufi, a.s. veproi, ia vuri tasin (gotën) e artë në barrën e vëllaut të vet. Pas kësaj tha: “All-llahu na ruajt, të marrim tjetër pos atij te i cili e kemi gjetur teshën tonë!’’ (Jusuf, 79). Ai nuk tha: ’’E kemi gjetur teshën ton tek ai’’ apo “ai e ka vjedhur teshën ton!’’. Thënja e tij është e përgjithshme, mund të mos ketë asgjë të keqe në këtë që e ka bërë. Gjithë ajo që ka bërë i shtyu të mendojnë se vëllau i tyre ka vjedhur tasin (gotten) e artë, ashtu që vëllau i tij më i vogël të qendroj me të, që ishte edhe qëllimi i tij.



    29. Nuk është e lejuar që personi të dëshmon për diçka, vetëm atë që është i sigurt. Njeriu mund të jet i sigurt nëse është vet dëshmitar i diçkaje ose i besueshëm dhe lajmëron për atë siç deklaruan vëllëzerit e Jusufit a.s.: “…ne dëshmojmë vetëm për atë që dimë ( kemi parë )…” (Jusuf, 81)



    30. Është e lejuar të lajmrohen të tjerët për situatën e vështirë në të cilën gjindemi, me kusht që atë mos ta bëjmë për të larguar mjerimin mbi caktimin e Allahut, sepse edhe vëllezërit e Jusufit a.s. janë ankuar: "O ti zotëri, neve dhe familjen tonë na ka goditur skamje e vështirë!’’. (Jusuf, 88), ndërsa Jusufi a.s. nuk i është kundërvy thënjes së tyre.



    31. Rëndësia e devotshmërisë. Çdo e mirë në këtë botë dhe në botën tjetër është rezultat i TAKVALLËKUT dhe durimit (SABRIT), e bazuar në fjalët e Allahut xh.sh.: “…All-llahu na dhuroi shpëtimin, pse ai që ruhet dhe bën durim, s'ka dyshim All-llahu nuk humb shpërblimin e punëmirëve". (Jusuf, 90)



    32. Atë të cilin Allahu xh.sh. e gëzon pas varfërisë apo nevojës, duhet të jetë falënderues në begatinë dhe dhuntinë e Allahut xh.sh. dhe gjithnjë ta ketë në mendje gjendjen e tij të mëparshme në të cilën ka qenë, siç ka thënë Jusufi a.s.: “Zoti im këtë tanimë e bëri realitet, e mua më dhuroi mirësi kur më nxori prej burgut, e juve u solli nga fshati pasi djalli pat futur përçarje ndërmjet meje dhe vëllezërve të mi.” (Jusuf, 100 )



    33. Njeriu gjithmonë duhet ta madhëroj Allahun xh.sh. që i mundëson të jetë i forte në besimin (imanin) e tij, duke bërë vepra të mira të cilat janë shembull i besimit të fortë. Gjithashtu, njeriu gjithnjë duhet ta lus Allahun xh.sh. për përfundimin e suksesshëm, siç ishte thënë në lutjen (DUANË) e Jusufit a.s. : Zoti im, Ti më ke dhënë mua pushtet, ma mësove mua komentimin e ëndrrave; o Krijues i qiejve e i tokës, Ti je kujdestar imi në Dunja e në Ahiret, më bën të vdes musliman dhe më bashko me të mirë!" (Jusuf, 101)



    Gjithnjë kjo që u shkrua është me dëshirën e Allahut.



    Të gjitha dobitë dhe mësimet të cilat i kam përmendur nga këto tregime të bekuara, më janë mundësuar nga ana e Allahut xh.sh.



    Megjithatë, ai i cili mediton (mendon) sigurisht se do të gjenë edhe dobi tjera nga kjo sure përveç atyre të përmendurave .



    E lusim Allahun xh.sh. të na dhuroj dituri të dobishme dhe vepra të cilat Ai i pranon . Vërtetë Ai është Mëshiruesi, Mirëbërësi.
    Cka eshte ne Tok eshte vetem Tok

  2. #2
    Kam par enderr se e kam lindur nje djal qka do te thot kjo

Tema të Ngjashme

  1. Me ardhjen e Islamit, te drejtat e gruas u rikthyen ne vendin e duhur...
    Nga tulipanonero në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 18-04-2009, 17:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •