Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 142
  1. #1

    Smile Zhgarravinat e mia

    PORNOELEGJI

    Oj mike e ke ndier ndonjėher kėnaqsinė mishtore?
    Eja, mjaltė dėshire bashkė tė prodhojmė
    lermė tė rend ndėr tė butat e tua kodrinore
    ndėr figura kapitėse bashkė tė fluturojmė.
    Eja tė ndjellim djersėn mes rėnkimesh e spazmash
    tė dridhemi pėr tė ngrirė mė pas mes nxehtėsisė
    tė recitojme bashkė vjersha orgazmash
    tė ngjirim instiktin tonė tė kafshėrisė.
    Eja tė zhubrosim ca ēarēafėt
    dhomės aromėn t'i ndryshojmė
    tė derdhim plot djersė tė athėt
    hartat tė njohim,tė nxehtat tė bashkojmė.
    Eja tė ngatėrrojmė ca kėmbėt
    bota dot mos ndajė ku fillon njėri
    e tjetri mbaron
    me gjuhė(a ē'tė duash)tė t'gudulis ca bajamet
    tė na shohė i verbri e ndiejė ai qė s'dėgjon.
    Mbi njėri-tjetrin eja tė vallzojmė
    te kok' e krevatit tė shėmbim suvanė
    kuaj tė egėr kozakēe tė kalėrojmė
    me vete tė marrim diēka andej matanė.
    Eja!
    Sot s'ndiej lodhje nė mes
    sytė tė mė veshėsh me avuj ofshamash
    gropėzėn nėn gushė tė t'ta shoh ca me djersė
    nė agim prap te dalim pėr gjueti orgazmash...




    p.s.
    Nuk mu ndejt pa e nxjerre kete nga sendyqi i harreses

    © SOKOL NIKA
    Athine
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 05-05-2002 mė 14:28
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  2. #2
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    Pornoelegji???-Po kur shkruan bukur ti!!
    Ke te tjera si kete ne sendyqin tend? Nxirri dhe ajrosi pak, s'dalin kurre nga moda...Sokol, me pelqeu shume, sinqerisht e kam...Eshte me e bukur se "Leter Shpirtit".

  3. #3

    Lotė

    Nė Botė?
    Derdhen lotė!
    Lotė frike,hidhėrimi
    marazi,dėshtimi
    pendese,trishtimi
    melankolie,vetmie
    lotė koti
    lotė loti.
    Lotė shprese
    lotė gėzimi
    lotė ēlrimi
    lotė bashkimi
    lotė orgazme
    lotė spazme
    lotė...lotė,
    plot lotė,
    lotė tė plotė.
    Tė lotofsha lotin mu nė lot!
    E ne ēapitemi tė njėjtės rrugė
    tė panjohur
    me legenin e shpirtit mbi kokė
    plot lotė
    E sa here shkelim nje gropėz
    tė hidhur,
    a ngjisim njė kodrėz gėzimi,
    tronditemi
    e derdhim legenin prej sysh
    pa ēare kokėn se kė lagim.
    E mblodha lėngun ngjyra-ngjyra,
    tė legenit.
    Emrin Jetė i vura!
    E pagėzova, e urova
    i ngrita dollinė.
    Me fund e ktheva legenin e Jetės,
    per Jetėn.
    Tė jetofsha Jetėn mu ne Jetė!!!





    © Sokol Nika

    Michigan
    22/2/2002
    02 : 31 AM
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 04-05-2002 mė 15:27
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  4. #4

    Pylli i fshatit tim

    Jam njė degė nė lisin e mbiemrit tim
    njė vit e kam jetėn si gjith tė tjerėt
    buis,gjelbėroj,skuqem,verdhoj
    prėditė furishėm ndeshem me erėn.

    E pėrzura unė qukapikun thumbues
    bashkė me harabelin e shėmtuar,
    tė thjeshtė
    ndolla sa munda gardalina,bilbila
    u marrosa pas pishės qė gjelbėron
    dhe nė Vjeshtė.

    Shpejt Dimri erdh me shpurėn e tij
    nė degėn time qėndrojn veē laraska
    kėngėtarėt shumėngjyrėsh u larguan tė heshtur
    nė shenjė kujtimi mė lanė disa glasa.

    Harabeli,qukapiku paskėshin qėn tė dhembshur
    prap' erdhėn t'mė bėjnė shoqėri
    cicėrim' e harabelit paska qėn kaq e ėmbėl
    ēukitje qukapikut paskėsh qėn guduli.

    Mė ndihmuan tė qesh Dimrit tė ashpėr
    mė rrėfenin ē'ish bėr me lėndet e mi
    shumė qen' ngrėnė nga derra tė egėr
    disa qen' shpėtuar,
    i pat Toka nė gji.

    Pishėn e pėrkulur prej Dimrit vėshtroj
    tani krenar
    buzėqeshur lėshoj veten ngadalė nė abis
    sėrish do t'marr jet ndėr lėndet shpėrndarė
    Jam Lis ... Jam Lis!!!




    © Sokol Nika

    Michigan
    24/2/2002
    17 : 30
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 14-05-2002 mė 05:41
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  5. #5

    Je Femėr

    -Kėshtu vishesh gjithmonė,
    apo mė prisje mua?
    I pėrplas atakėn
    qė s'mbaj mėnd ku kam dėgjuar.
    -Jo!Nė shtėpi rri lakuriq!
    -Mė falni,po...
    ē'kėrkoni nga mua?
    -Tė shkallmoj turinjtė,
    ndėr tė butat e tua!
    Sinqerisht?
    Prisja nje dackė...
    Ēuditėrisht!
    Pėrfunduam nė hotel atė natė.
    Pas seksit ndez Marlboron si zakonisht,
    ajo shtrirė pėrbri,nė shpinė
    e brishtė.
    Realizoj...
    Sikur ti qeshė afruar njė orė mė parė
    a pesė minuta mė pas.
    s'ka rėndėsi.
    Jam tepėr i bindur
    do e haja atė dackė.
    Hidhėroem me sfondet qė vendosin
    pėr jetėn time.
    Marr e shtrydh nė radhė
    mendime...mendime,
    mes vogėlsis' sime
    mundohem t'u vė emėr.
    Mė kot...mė kot mundohem.
    Je femėr,je femėr...


    © Sokol Nika
    Athinė
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 08-05-2002 mė 02:09
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Postime
    253

    re:

    Realizoj
    sikur ti qeshė afruar njė orė mė parė,
    a pesė minuta mė pas,
    s'ka rėndėsi
    jam tepėr i bindur
    do e haja atė dackė.


    kjo e mesipermja eshte dituri e rrezikshme.

  7. #7

    Foleja e milingonave

    U lodha nga aktorėt Hollivudjanė qė shpėtojn gjithmonė,
    planetin.
    U lodhe me artistėt qė kėndojn' me brekė
    nė skenė.
    U lodh prej shpirtzbathurve qė ngatėrrojn shpėtimin
    me profetin.
    U lodhėm me ujkun e keq qė ngrėnka gjithmon
    dhen.

    Herkuli vdiq!Vaj o milet!
    U kėput sė bėri pa e ndjerė njeri.
    Heronj nuk ka mė,
    u korruptuan
    tė fundmin ua morėn
    e bėn Perėndi.

    Verbojn,
    pėrfundimet e gatshme ndėr rreklama.
    Qėrrojn,
    qelqe e metale luksoze gjith shkėlqim.
    Ngarkuar prezervativė,taka e tanga,
    mes Sokratėsh tė kėnaqur rrėmojnė lumturinė.

    Robėr,qė kėrkojn shpėtim mes paradoksesh lirie.
    Tė bardhė a tė zinj qofshin,
    tullecėr a mjekrroshė.
    Kor blegėrimash nė vathė si tufė bagėtie.
    U endkan tė lirė brenda nė kavanoz!

    Mes pėrrallash mendjembyllurit pėrtace tė nxinė.
    Nuk dinin ndryshe tė bindnin fėmijėt e vegjėlth.
    Mjegullėn plakė gris e jotja ulėrimė.
    Falna o ujk...falna,
    se jemi njerėz...

    E u lodhėt me mua qė ngjall fantazma pėr t'i vrarė
    mė vonė.
    U lodhėn me ne,
    qė s'dimė asgjė e vetėm keqkuptojmė,
    koklavisim ngatėrrojmė
    e vėmė duart nė kokė pėr tė nxjerrė prapė mė pas
    ca heronj...



    © Sokol Nika
    Athinė
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 07-05-2002 mė 23:38
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  8. #8

    Milingona

    Un jam perėndi,- tha milingona.Kėputi njė degė kashte e me tė goditi kokrrizėn e rėrės.
    Njė pikė ujė doli shatėrvanēe prej andej.
    Nga nje kokrrizė rėrė, dhe nė kopshtin tėnd.
    Kopshtit tė njė njeriu te vogėl si ti.
    Ti,banor i padukshėm nė kėtė planet.
    Kėtij planeti tė padukshem nė kėtė galaktikė.
    Kėsaj galaktike kokrrizė dheu nė kopshtin e dikujt tjetėr.
    Dikujt tjetėr,mbase tė ngjashėm me ty...



    © Sokol Nika
    Michigan 2002-3-10
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  9. #9
    ~* rrapatushja *~ Maska e Pretty Devil
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Londer, Angli
    Postime
    61

    Thumbs up oooo Sokol

    je i mrekullushem...........ate Je femer e ke shkri krejt nji here .... e kam te printuar ne shpi dhe e lexoj shpesh.... bravoooo

    suksese ne jete e kudo

    pretty :a :b :a
    [size=0.5]You may shoot me with your words,
    You may cut me with your eyes,
    You may kill me with your hatefulness,
    But still, like air, I`ll rise.

    Leaving behind nights of terror and fear --- I rise
    Into a daybreak that`s wondrously clear --- I rise
    Bringing the gifts that my ancestors gave,
    I am the dream and the hope of the slave.[/size]

  10. #10
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Lotė

    e bukur!

    komplimenta Koli,eshte kenaqesi te lexosh nder vargjet e tua!

  11. #11
    e bukur!

    komplimenta Koli,eshte kenaqesi te lexosh nder vargjet e tua!



    bingo eni
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 14-05-2002 mė 02:52
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  12. #12

    Nė Erė

    Fryn Era tė bezdis,
    flokėt ti prish.
    Ti i vė nė vend e me Erėn grindosesh.
    Fryn Era prap tė plevitos
    nė brinjė.
    Ti mblidhesh,
    tkurresh,
    me ē’tė mundesh mbulohesh.

    Fryn Era fort,
    ngre pluhur,
    tė verbon.
    Me duar tė thara prej Erės
    mundohesh
    tė fshish sytė
    Fryn Era fort tė shtrin,
    pėrtokė
    mbi kėmbėt e fshikura prej Erės u mbajte,
    pėr her tė dytė.
    Era vazhdon tė tė fryje
    e ti vazhdon tė rregullohesh
    mbrohesh,
    prapė.
    Me duar tė thara prej Erės ngucesh,
    tė qartėsosh disi vėshtrimin,
    ribie e ringrihesh pėr herė tė disatė.

    Me Erėn qė fryn
    her pas here,
    fryhesh.
    Me gjoksin zbėrthyer vazhdon ta godasėsh.
    Ajo ngre dallgė tė gris velat
    velgrisur endesh shkretėtirave njomur
    der nė palcė.

    Njė ditė mbase gjen dhe ti
    dikė,
    qė tė tė gjejė.
    Pas njėri-tjetrit mbase
    kapeni pėr dore
    Mbase, pėr pak do tė fryjė mė pak Erė
    t’u lėjė kohė tė ngrini
    mbase,
    njė kasolle.


    Fryn Era prapė,
    tė tė fikė,
    zjarrin nė vatėr.
    Ti e rindez,
    se je pėrbrėnda pishtar.
    Fryn Era prapė tė tė shkulė kasollen
    ti e ringre pėrsėri si mė parė.

    Shekujt qėnkan sekonda
    nė dyluftimin me Erėn
    ringu s’duket gjė tjetėr veēse njė rreth
    i rrudhur endesh tashmė nėpėr ring
    pret gongun shpėtimtar tė biesh pėrdhe.

    Pa dale,pa mbaj vesh!
    Erė s’po ndihet mė nė dritaren tėnde.
    Dalngadalė qetėsia po tė vret
    Ndeshjet me Erėn psherėtin tani me ėndje.

    Me qiri dole jasht nėpėr muzg
    tė gjeje qoft’ dhe njė puhizė.
    I ulėrite pastaj shpirtit qė po tė linte
    O i mjerė!
    Gjallė nė jetė tė paska mbajtur
    veē ajo Erė,veē ajo Erė...



    © Sokol Nika
    2002-03-10
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 07-05-2002 mė 23:44
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  13. #13
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362
    shume e bukur Sokol!
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

  14. #14
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    per poezine e guximshme te sokolit nje varg nga guximi im.

    me ty fjeti margarita sokol...?
    ajo margarita e penduar virgjerisht.
    une per pendimin e saj pata shkruar
    kete poezi ...gabimisht.
    ... jam duke dashur te te komplimet...oj
    poezine tende te thurur shthurshem
    dhe bukur ta dish....
    me ke dhene te drejten
    te te dergoi... pak dhimbje dashurish.
    ...( me lejon?)...

    titulli;"bukuria dhe loti"

    O vajze e bukur ,
    qe bukur dashuron.
    Mos e qorto veten,
    pse lejove te te rrembejne
    puthjen-binjaken e dashurise.
    E nese e ke dhuruar te shenjten
    pa shenjteri-virgjerine.
    mos u deshpero.
    Ajo do te mbijetoje diku.
    sprish pune , pse s'qenka aty ku ishte.
    Mos prano kurre te ndihesh e penduar
    per ate c'ka bukur rrembehet
    mrekullisht dhurohet.
    Te gjitha keto i nxe bukuria.
    vetem lotin nuk e nxe!
    Eshte me i paster se puthja .
    me i virgjer se virgjeria.
    Eshte LOT
    LOT!
    Bote jashte bukurise
    dhe njeqind here me i bukur.
    Asnjehere si te gjitha botet
    asnjehere i njejte.
    (aty merr nje sy gjume gezmi
    dhe prap zgjohet i lodhur)
    Dhimbja!...
    Vetem dhimbja
    kandarizohet me lotin.
    Ndonse ka edhe dhimbje te bukur.


    E perseris..kjo dergese e kesaj poezie, mbart mesazhin dashamires dhe pelqyes per poezite e sokolit-dashuror.
    Me lejo te te dua edhe une!

  15. #15
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    per sokolin e lis-uar.

    ne u trishtofsha ndonjeher aq bukur
    ne u rendofsha ndonjere me vetmi te bardhe.
    besome ne lisin tend do te qoj nje flutur...
    nen hijen tende do te harroj me dashje nje kitare.
    ne mos mundsha gjithesesi...
    do renkoj ne kete poezi.


    hej sokol...! je kaq poet...sa ...une mrekullohem , kristalizohem... me fal nese edhe trishtohem...po ama je poet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga macia_blu : 26-05-2002 mė 17:54

  16. #16
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 08-05-2002 mė 16:41
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  17. #17

    Shpetimi

    Shkruaj, te lutem! Te pakten dy rreshta, edhe nese shpirti eshte i trazuar dhe nervat nuk mbajne me. Per ēdo dite. Me dhembet e shtrenguara, qofte edhe dokrra pa pike kuptimi, mjaft qe te shkruash. Te shkruarit eshte nje nder iluzionet tona nga me qesharaket dhe nga me patetiket. Kujtojme se ē'bejme tek zhgarravitim rreshta qe sperdridhen te zinj mbi letren e bardhe. Sidoqofte, ky eshte zanati yt, qe nuk e zgjodhe vete, por ta solli fati, vetem kjo eshte porta nga e cila ti, mbase, do te mund te gjesh shpetim.
    Shkruaj, shkruaj. Ne fund te fundit, mes tonelatash letre per tu hedhur, nje rresht do te mund te te shpetoje (NDOSHTA).
    Buxati
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  18. #18
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    phu te jetofsha jeten mu ne jete!

    o sokol!o jeta e jetes tende. O jeta e legenit te dhembjeve...
    ti dukesh se dhemb kur nuk dhemb
    ti dukesh se vuan kur nuk vuan
    ti dukesh se je aty ku nuk je'
    se je ai qe nuk je duke qene
    e di, kjo puna e jetes me kete legen...
    eshte me kryeveper se ato qe kam lexuar
    duke iu pergjigjur
    me mban mend?
    puh te befsha nje emer te madh ne talent..
    he pra mos fli,
    egersohu si egersohesh ti
    dua poezi nga poezia jote...
    humbjet e tua...
    fitimet gjithashtu...
    ku je shkruaj .... tundu!
    (OOOOOOO zot sa e bukur eshte kjo" TA JETOFSHA JETEN MU NE JETE)
    (ta lotofsha lotin mu ne lot)
    e di keto dy radhe krijojne nje hapsire te madhe..vizione....ngjarje...
    me kupton se si te kam kuptuar...???

  19. #19
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    femra..

    jam e sigurte se te gjitha femrat e tua, femrat qe i ke per mashkullin ne ty, edhe ato qe i ke per sokolin me siguri duhet te kesh me bollek mos thuaj jo....jane marlboro-pirese...
    ua pifte dreqi ne bark-fyt..mushkeri
    cdo lloji duhani qe e pine pa ty....
    (...une e di... ).macia ajo me e keqia, me e mira,
    ,qe ben e shkruan cudi-marrezira.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga macia_blu : 09-05-2002 mė 18:25

  20. #20
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028

    PER SOKOLIN

    i nderuar sokol
    i kam lexu pak e nga pak poezite e tua dhe me kane pelqyer mjaft. te uroj suksese ne kete rruge te bukur.....
    sinqerisht
    RIPPR

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •