Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1

    Vritët Lulzim Krasniqi njëri nga bosat e tregëtisë me drogë në Kroaci

    Vritët Lulzim Krasniqi njëri nga bosat e tregëtisë me drogë në Kroaci

    Lulzim Krasniqi, i njohur si udheheqes i mafias shqiptare ne Zagreb eshte vrare ne prite ne Zagreb .Ai ishte i lidhur me trafikun e droges,perkatesisht njihej si njeriu me pergjegjes per furnizim me kokaine dhe heroine ne territorin e Zagrebit.Kunder tij jane te ngritura 29 aktpadi .Kjo eshte e katerta vrasje e ketij lloji, qe ka ndodhur brenda vitit ne nentoken e Zagrebit.Vrasja e Krasniqit ka edhe dimenzione politike sepse disa media kroate kane njoftuar se ai ka qene financuesi me i madh i fushates zgjedhore te presidentit kroat,Stipe Mesiq.Mirepo, presidenti kroat i ka pergenjeshtruar te gjitha keto pohime te mediave kroate.Lulzim Krasqni e ka quajtur veten me deshire si finacues te UCK-se,the thuhet se ka qene i afert me gjeneral Agim Cekun,njoftojne burimet kroate te mediave.

  2. #2
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 24-03-2006 më 14:50

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Llap .. ku shkoj ajo deklarata e sigurimit te atdheut?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Brari po ta dergoi ne privat ok sepse ketu spo e lejoin bosat!!!!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Familja i quan të pavërteta shkrimet e mediave rreth vrasjes se Lulëzimit


    Prishtinë, 24 mars 2006 (Kosovapress) Time: 19 : 07

    Familja e Lulëzim Krasniqit (42) nga Damaneku i Malishevës, shtetas kroat, i vrarë të enjten në rrethana ende të pasqaruara në Zagreb, ka reaguar të premten ndaj një pjese të mediave kosovare, të cilat duke iu referuar shkrimeve të mediave kroate, kanë shkruar se Lulëzim Krasniqi ishte shef mafie dhe ishte vrarë në një qërim hesapesh mafioze në Zagreb. “Lulëzimi nuk ishte mafia e as shef i mafisë, por qytetar që ka jetuar me punën e tij të tregtisë. Lulëzimi, i cili që nga viti 1985 jeton në Kroaci, përkatësisht Zagreb, është vrarë në mesnatën e të enjtes në lagjen Travno në Zagreb nga një plumb pa zë,” tha për Kosovapress Sadik Krasniqi, djal i axhës i të ndjerit. Krasniqi thotë se është qesharake, naive, diletante, të thuhet se ndaj Lulëzimit janë ngritur 30 kallëzime penale në gjykatat e Zagrebit, sepse asnjëherë nuk koincidon se ky ka qenë i dënuar për ndonjë veprimtari në Kroaci. “Përkundrazi, Luli ka pasur lëndë në gjykatë, por jo si i akuzuar, por si akuzues, sepse ai ka përgatitur kallëzim penal ndaj vrasësve të paidentifikuar të shokut të tij Shpëtim Thaçit,” potencon Krasniqi, ndërsa mendon se pranimi publikisht për mediat kroate i Lulëzimit se ka angazhuar me pagesë një grup detektivësh për të zbardhur vrasjen e shokut të tij, i ka kushtuar me jetë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    [duke luajtur futboll] Maska e Adriano-10
    Anëtarësuar
    06-08-2005
    Vendndodhja
    Stadium........ Grupi: Tetova Clan
    Postime
    305
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Llap .. ku shkoj ajo deklarata e sigurimit te atdheut?
    Atje ku e kishte vendin ne koshim e posteve ose shqip ne Recycle Bin.
    Punën e sotme mos e lër për nesër...shtyje sa të mundesh...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Adriano-10
    Atje ku e kishte vendin ne koshim e posteve ose shqip ne Recycle Bin. :D :D :D
    mire bane edhe ti prokurori i staffit qe u lajmrove
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    Dy javë para vrasjes u kap për paratë e kryetarit të Këshillit të Entit për Turbina të Gazit


    “Krasniqi, gjobë zyrtarit kroat të naftës”

    Pas dështimit me provat, policia e quan shqiptarin narkobus


    Personazhi që po akuzohet nga mediat kroate si kreu i mafies shqiptare në Zagreb, dy javë para se të ekzekutohej në dalje të banesës së tij luksoze, ishte arrestuar me akuzën e gjobëvënies ndaj një zyrtari të lartë vendas.

    Vrasja e Lulëzim Krasniqit të mërkurën në mbrëmje ka shkaktuar reagime të forta në mediat vendase, të cilat në komentet e tyre e kanë cilësuar 43-vjeçarin si një narkobus të madh. Titujt bombastikë kanë pushtuar faqet e para të mediave të Zagrebit, të cilat kanë parashikuar dje ashpërsimin e luftës së përgjakshme mes klaneve mafioze që veprojnë në Kroaci. Duke dhënë detaje për aktivitetin e shqiptarit për të cilin thuhet se është nga Fieri, gazeta kroate “Jutarnji List” shkruante dje, se Lulëzim Krasniqi ishte arrestuar nga policia vetëm dy javë para ekzekutimit të mërkurën në mbrëmje. Sipas të përditshmes kroate, e cila citohej dje nga agjencia “Makfax”, shqiptari 43-vjeçar u ndalua nga forcat e rendit për dyshimet se kishte tentuar të “merrte para në mënyrë të dhunshme nga Kreshimir Landek, kryetar i Këshillit drejtues të Entit për Turbina të Gazit në Karlovac”.

    Shqiptari në Zagreb
    Mediat kroate kanë publikuar dje fotografi të Lulëzim Krasniqit, madje kanë botuar edhe pamje të makinave të tij luksoze dhe apartamentit ku kishte banuar në një lagje të kryeqytetit Zagreb. Në imazhet që përcjellin artikujt rreth atentatit ndaj shqiptarit, paraqiten edhe efektivat e shumta të policisë që kanë shkuar në vendin e ngjarjes, madje edhe xhamat e depërtuar nga predhat e armëve që kishin për objektiv 43-vjeçarin Krasniqi. Sipas tabelave fotografike të vendit të ngjarjes, vrasësit kanë qëlluar nga një distancë e afërt me shqiptarin kur ai ndodhej në hyrje të objektit ku banonte prej disa kohësh. Policia vendase në deklaratën e saj zyrtare ka refuzuar të abuzojë me motivet e atentatit vdekjeprurës apo autorët e mundshëm të ngjarjes. Megjithatë, mediat kroate e kanë cilësuar Krasniqin si “shefi i mafies shqiptare në Kroaci”. Pas këtij tipizimi që kanë bërë mediat në raportimet e tyre të ditës së parë, dje gazetat e Zagrebit janë shprehur se “policia kroate për vite me radhë kishte tentuar pa sukses ta ndërlidhte Lulëzim Krasniqin me narkobiznesin që zhvillohet në vend”. Aktiviteti ende i panjohur i Lulëzim Krasniqit, sipas mediave kroate, kishte kaluar mes atentateve që kishin tentuar vazhdimisht ekzekutimin e tij përfundimtar. Në mënyrë të pakonfirmuar mediat dhe agjencitë ballkanike të lajmeve kanë raportuar se shqiptari Lulëzim Krasniqi kurohej edhe nga policia gjermane për shkak të trafikut ndërkombëtar të drogës.

    Aktiviteti
    Gazeta e Zagrebit “Jutarnji List”, pasi komenton vrasjet serial mes grupeve mafioze të konfirmuara që veprojnë aty, thotë se pas ekzekutimit të shqiptarit, Lulëzim Krasniqi, grupet rivale mund të shpërthejnë në sulme të armatosura ndaj njëra-tjetrës. “Qarqet e konfrontuara mafioze në Zagreb në vitin 2003 kanë kontraktuar armëpushim, ndërsa Krasniqi ka qenë pika e vetme e “rendit të ditës”, me të cilin klanet e Vinko Zhuleviqit-Klica dhe Hërvoe Petraçit asnjëherë nuk mund të merreshin vesh”, shkruante gazeta kroate. Ajo shikon në horizont një luftë të re pas atentatit ku mbeti i vdekur 43-vjeçari Lulëzim Krasniqi. Në vijim të komentit të saj, e përditshmja e Zagrebit citon se “nëse vërtet Krasniqi ishte një narkobuz i madh, siç pretendonte policia, atëherë do të shpërthejë luftë për trashëgiminë e tij”. Sipas artikullit të gazetës kroate, “betejat e deritanishme për marrjen e fuqisë nga nëntoka në Zagreb kanë përfunduar me lumenj gjaku dhe likuidime klasike mafioze”.



    “Krasniqi ka kaluar prej njërës në bandën tjetër”
    Zagreb, media publikon shkaqet e atentatit ndaj shqiptarit

    Veprimtaria e tij dyshohet se ka qenë një prej shkaqeve të atentatit ndaj Lulëzim Krasniqit mbrë-mjen e të mërkurës. Mediat kroate, duke komentuar zhvillimet mes grupeve mafioze, kanë pretenduar se Lulëzim Krasniqi kishte arritur të vepronte duke u hedhur sa në njërin grup tek tjetri. Sipas mediave, vazhdimisht dy klane mafioze u përpoqën të merreshin vesh me shqiptarin, porse ai në mënyrë të pandërprerë vepronte në dy fronte. “Mospërcaktimi i tillë në terrenin e veprimtarisë së vet, sipas mediave të Zagrebit, ka qenë edhe shkaku i ekzekutimit të 43-vjeçarit shqiptar”, thonë mediat. Vrasja e tij me disa plumba në kokë është cilësuar si një krim mafioz nga policia dhe mediat vendase. Ato ende nuk kanë deklaruar kush mund të jetë autori i ngjarjes, pavarësisht se kanë publikuara shumë të dhëna pas ngjarjes. Organet mediatike në Zagreb mendojnë se vrasja e shqiptarit do të shkaktojë konfrontime të armatosura në rrugët e Zagrebit. “Në konfrontime të këtilla prej vitit 2000 deri më sot janë vrarë gjashtë persona, Vjeko Slishko në vitin 2003, Zhelko Bilen në vitin 2003, Ivan Budimir në vitin 2005, Dino Pokrovac po atë vit, si dhe Veselin Marinov, kundërzbulues bullgar i vrarë nga Vinko Zhuleviq-Klica”, shkruante dje gazeta “Jutarnji List”. Dy ditë më parë, mediat kroate publikuan të dhëna, sipas të cilave, në policinë e Zagrebit ishin depozituar më shumë se 30 padi penale ndaj Lulëzim Krasniqit. Asnjëra prej këtyre padive nuk ishte provuar përfundimisht, ndërsa hetimet për implikimin e 43-vjeçarit në trafikun e drogës kishin dështuar për mungesë faktesh penale.



    * Bosi shqiptar
    Pamjet fotografike që janë publikuar nga mediat kroate kanë zbuluar elementë të panjohur një jetën e Lulzim Krasniqit. Ai shfaqet jo vetëm me veshje firmato, por edhe me markën e fundit të prodhuar nga “Benz,” në të cilin është vendosur targa me inicialet e shqiptarit “L.K”.
    * levizjet
    Institucionet shqiptare konfirmojnë se kanë dijeni të përgjithshme për veprimtarinë e Lulzim Krasniqit, porse asnjëherë lëvizjet e tij nuk janë identifikuar. Ka dyshime se ai vinte në Fier, ose në zona të tjera të Shqipërisë, por për fakte të tilla nuk ka konfirmim zyrtar.

    Gazeta Panorama
    25 Mars 2006

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  3. Nikë Gjeloshi vs Mark Krasniqi
    Nga dodoni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 03-11-2009, 11:07
  4. Vilktimizimi i ushtarëve shqiptar në ish Armatën Jugoslave
    Nga sibishi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 14:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •