Close
Faqja 0 prej 19 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 367
  1. #1
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Goran Bregoviç për herë të parë koncert në Tiranë

    Për herë të parë në një koncert live në Pallatin e Kongreseve, artisti serbo-kroat Goran Bregoviç

    Goran Bregovic, “po” Tiranës me gjithë kaba

    Pranoi të vijë në Shqipëri, me të parën. Dhe jo vetëm të sjellë gjithë bandën e tij, por të këndojë edhe folk shqiptar. Në 1 dhe 2 prill, në skenën e Pallatit të Kongreseve jep koncert një nga emrat më të mëdhenj të muzikës ballkanike, Goran Bregoviç (Goran Bregovic). I ftuar nga “Media Art” ai do të sjellë në Tiranë edhe bandën e tij prej 42 këngëtarësh e instrumentistësh. Sipas producentit Arben Tasellari, artisti serbo-kroat do të ekzekutojë live 28 prej krijimeve të tij më të njohura, që nga “In the death car”, “War”, “Hop, hop, hop” e shumë të tjera, tashmë të njohura edhe për publikun shqiptar. Por jo vetëm kaq. Tasellari bën të ditur se Bregoviçi u ka kërkuar një CD me këngë polifonike shqiptare dhe kaba me klarinetë. “Krahas këngëve të repertorit të tij, Bregoviç do interpretojë në këtë koncert edhe disa këngë polifonike”.
    Ndërsa koordinatorja mes Beogradit dhe palës shqiptare, Izidina Leka, thotë se kontakti i parë i Bregoviçit me muzikën shqiptare është një takim me grupin polifonik të “Janinës” dhe se është shprehur që polifonia shqiptare është “më e bukura në gjithë Ballkanin”. Puna për realizimin e koncertit të 1 prillit nisi para disa muajsh, qysh në momentin që artisti pranoi ftesën e bërë nga pala shqiptare. “Takimi ishte tërësisht i rastësishëm, në Teatrin Kombëtar të Beogradit. Ia bëmë propozimin dhe ai pranoi me shumë kënaqësi, madje tha që duhet të kishte qenë më parë në Tiranë”, - thotë Gëzim Agolli, një tjetër organizator i koncertit, duke shtuar se datat 1 dhe 2 prill ishin të vetmet data të lira në kalendarin e artistit të njohur për muzikën e tij thuajse në të gjithë botën. Për një artist të këtyre përmasave, sigurisht që edhe shpenzimet janë të mëdha. Megjithatë organizatorët, edhe pse nuk përmendin shifra, thonë me bindje që ai po vjen në Tiranë për një shumë parash 40% më të ulët nga ajo që ai merr në vende të tjera. Sepse e ka quajtur këtë një “çmim promovues” për Tiranën. “Gjithsesi, të organizosh një koncert të tillë kushton. Për të qenë gjithçka në rregull, fonia vjen nga Athina. Edhe në Tiranë ka fonistë të mirë, por pajisjet nuk janë tërësisht të kompletuara. Duhet pasur parasysh që bëhet fjalë për një bandë prej më shumë se 40 vetash, që interpreton live e që kërkon një numër të madh mikrofonash”, - thotë Tasellari, duke shtuar se qëllimi i tyre është të organizojnë një koncert madhështor dhe t’i ofrojnë publikut diçka me vlerë. Sipas tij, edhe më parë kanë ardhur këngëtarë e artistë, që kanë interpretuar 2 apo 3 këngë në aktivitete të ndryshme, ndërkohë që ky koncert, i cili zgjat më shumë se 2 orë është i pari në llojin e vet.
    Vitin e kaluar Bregoviç ka pasur një tur në vende të ndryshme të Evropës. Ngjalli shumë interes në Francë dhe së fundmi, në muajin dhjetor në Itali ku u shfaq me orkestrën e tij mahnitëse “Weddings and Funerals Band” (Banda e martesave dhe funeraleve) mes tingujve të “Maki Maki”, “Cocktail Molotov”, “In the Death Car” apo “Kallashnikov”. Goran Bregoviç fillimisht ka prekur veshin muzikor të të gjithëve me kolona zanore të filmave, të regjisorit boshnjak Emir Kusturica. Më pas ka vazhduar me muzikë për teatrot, baletet dhe incizime të tjera. Para kësaj ai ka kërkuar lirinë në Jugosllavinë e marshallit Tito, përmes kitarës elektrike dhe grupit rock “White Button”. E më pas stacioni i fundit i tij, ky i sotmi, është eksperimentimi i asaj që ndonjëherë ia përkufizojnë si “ciganizimi i Ballkanit”, pra mpleksja e kulturave etnike përmes Europës, ku barrierat e dikurshme zëvendësoheshin nga ura kulturore. Ky ishte eksperimenti i njeriut shumëngjyrësh: serb nga nëna, kroat nga i jati, ortodoks, por me bashkëshorte myslimane. Dhe rezultati është një muzikë-ylber që lind në Bosnjën e Bregoviçit, por zgjatet në Meksikën e mariaçëve, xhazin e Nju Orleansit, Spanjën e flamenkos, orientalizmat turke. Në bandën e Bregoviçit nuk është vetëm muzika që të tundon me diversitetin e saj, janë edhe muzikantët, edhe kostumografia. Kështu, mbetet i pazevendësueshëm ndikimi që ka ky 55- vjeçar sllav kur luan muzikën e tij, me orkestrën e tij e cila ngërthen lumturinë dhe dhimbjen, dashurinë dhe urrejtjen, lindjen dhe vdekjen.

    Filmi
    Palma e artë e Kusturicës
    Kur flitet për Bregoviçin, sigurisht që mendja të shkon menjëherë tek filmat e regjisorit Emir Kusturica, kolonat zanore të të cilëve mbajnë firmën e tij. Mjafton të përmendim “Koha e ciganëve”, “Ëndërr Arizona”, “Underground”, fitues i “Palmës së artë” në vitin 1995 në Festivalin e Filmit në Kanë. “Ajo çka më pëlqen tek filmat e Kusturicës është fakti që ai e tregon realitetin ashtu siç është”, - shprehet Bregoviç. Krahas Kusturicës, ai ka bashkëpunuar edhe me regjisorë të tjerë, si me Patrice Chereau në filmin “Mbretëresha Margot”, fitues i “Palmës së artë”në vitin 1994 po në Kanë.

    Koncerti
    Data 1 dhe 2 prill
    Vendi Pallati i Kongreseve
    Biletat 15, 20, 25 mijë lekë të vjetra
    Vendi i shitjes Pallati i Kongreseve, Teatri Kombëtar, Akademia e Arteve
    Këngët “War”, Dreams”, “In the death car”, “Lubenica”, “Lost lamb Scherzzo”, “Se nevo si”, “St. Bartholomy night”, “Santus Deus/ Pater Noster”, “Natura”, “Maki, maki”, “Policia”, “Underground Tango”, “Hop, hop, hop”, etj.
    Surpriza 4-5 këngë polifonike shqiptare
    Kohëzgjatja mbi 2 orë

    Programi

    War
    Dreams
    Lost lamb scherzzo
    So nevo si
    St. Bathplomy Night
    Sanctus Deus/ pater noter
    Aven ivenda
    Natura
    Maki, maki
    Te kuravle
    Sex
    Policia
    Underground tango
    Hop, hop, hop
    Ringe, ringe raja
    Lubenica death
    In the death car
    Ederlezi
    Mjesecina (moonlight)
    Kolo
    Rasle tijve
    Underground cocek
    Bulgaria traditionnal
    Caje sukarije
    Weddings and funerals
    Kalasnikov
    Belly button of the world


    Muzika e Bregoviç, ide për një film shqiptar

    Ndoshta muzika e tij mund të jetë pjesë e një filmi shqiptar. Sigurisht, kjo është vetëm një ide e mirë, megjithatë mbetet vetëm e tillë, deri në këto momente. “Aktualisht kam një projekt të ri për një film me Gjergj Xhuvanin dhe kam menduar t’i kërkoj për të realizuar muzikën e këtij projekti, por asnjë bisedë nuk është bërë ende”, shprehet kështu Tasellari. Sipas tij, do të ishte shumë mirë nëse muzika e tij do të ishte pjesë e një filmi artistik shqiptar, të cilin e ëndërron kushdo.



    Historia e muzikantit serbo-kroat

    Goran Bregoviç ka lindur në Sarajevë nga një nënë serbe dhe baba kroat. Pas disa vjetësh studime për violinë, Gorani formon grupin e tij të parë “The Uhite Button” në moshën 16-vjeçare. Kompozitor dhe kitarist pranon dashurinë e tij të papërmbajtur për rock n’roll. Pas 15 vjetësh në këtë grup, Gorani u kthye në idhullin e muzikës së llojit të tij në vendet e Evropës Lindore. Arti i tij është shumë i njohur jo vetëm në Ballkan, por edhe në të gjithë Evropën e larg saj. Në fund të viteve ’80 Bregoviç mori kohën që i duhej për të kompozuar në një projekt të rëndësishëm, filmin e Kusturicës “Times of the Gypsies” (Kohë ciganësh), dhe të përjetonte ëndrrën e tij të fëmijërisë: të jetonte në një shtëpi të vogël në breg të Adriatikut. Pas luftërave në Jugosllavi, kjo ëndërr u thye dhe ai e realizoi në Paris. Megjithatë bashkëpunimi i tij trevjeçar me regjisorin e njohur, boshnjak Ermir Kusturica, kanë përjetësuar edhe mjaft filma të tjerë si “Underground”, film me të cilin ka fituar “Palmën e Artë” në vitin 1995, “Arizona dream” etj. Ndërsa pas tre vjetësh bashkëpunim Kosturica gjeti një tjetër bashkëpunëtor për filmin e tij “Macja e bardhë, macja e zezë”. Koncertet e tij kanë qenë të shumta, ku shënohen në Romë, në Shën Pjetër, ku është pritur nga mbi 500 mijë vetë, më pas në Meksikë, Amerikë, Kanada dhe gjithë Evropën pa fund. Koncerti i tij në Tiranë shënon të parin aktivitet live dhe të përmasave të tilla, pavarësisht ardhjes në kryeqytet të këngëtarëve të njohur Mango, Xukero, Notis Sfakanakis, etj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga BOKE : 24-03-2006 më 09:22

  2. #2
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Ja edhe nje foto:

    Emri:  brega3.3.gif

Shikime: 4876

Madhësia:  47.0 KB

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Arti nuk njeh kufij.

  4. #4

    Cool GORAN BREGOVIÇ në Tiranën SHQIPTARE!

    Ish pjestari i grupit muzikor "Bijelo Dugme", Goran Bregoviç më 1-2 Prill vjen në Tiranë.

    Thuhet se në Shqipëri, kjo javë ka qenë "java e Sërbisë" dhe se shumë këngëtarë shqiptarë, përfshirë këtu edhe publikun (pjesëmarrësit) në emisionin "TOP SHOW" të udhëhequr nga Alban Dudushi në TV TOP CHANNEL me ëndje kanë kënduar këngët sërbe në emisionin!

    Duket se organizimet rreth këtij koncerti janë aq të mëdha, sa të len përshtypje se jemi në një qytet Serb, e jo shqiptarë.

    "Nuk do të shkoj në koncert. Dje kam ardhur nga Tirana dhe të them të drejtën jam zhgënjyer.
    Po ta shohsih gjithë atë organizim aq të madh rreth koncertit, të krijohet përshtypja se në Tiranë po vjen U2-ja, e jo Goran Bregoviç.
    E di që muzika duhet të ndahet nga politika, por mendoj se është ende herët për një gjë të tillë",
    flet e irrituar Teuta Beselica nga Prishtina (Gazeta FAKTI)


    Mendimet e juaja rreth këtij koncerti ju lutem!

    zEm
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zana e malit : 29-03-2006 më 10:02
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  5. #5
    satyr Maska e Gunnar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    po mi po, vecse 25,000 lek bileta motra
    To look life in the face....

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    ca eshte 25, 0000? 25 dollare? aman se t'i dergoj une aq. lol.

    une ta kisha dit me perpara do kisha prere kasten bilete 1mije dollare (ny-tirane)e do vija. Xhuxhon nga i krah, Gunnarin nga tjatri e kendonim bashke me Goranin aty ne skene.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Gorani ka muzike shume te bukur- ja vlen t'i shkosh ne koncert.. eshte i vetmi qe perfaqson muziken ballkanse me nota tradicionale po u degjuar si greqisht arabisht apo ndonje ishte tjeter


    shkoni, e kenaquni..xhuxhi na bej foto
    TBD

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Shkoni e knaquni me kengtare Serb ka shekuj qe na vrasin e na presin e tani dun me na argetu.
    Do zoti i rrezohet autobuzi ne Qafe Mali e thy qafen klyshi i Serbise

  9. #9
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Bregovic, babane e ka kroat dhe te jemen serbe.

    Ka qene pjestari kryesor i grupit "Bijelo Dugme" se bashku me Zelko Bebek, ku ka pas bere pjese per ca kohe edhe shqiptari Agron Berisha.
    Ndryshuar për herë të fundit nga BOKE : 29-03-2006 më 11:14

  10. #10
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Citim Postuar më parë nga TikTak
    ene kta mo si bojn sikur po knon milloshevici

    ec merr se ju me kong serbe jeni rrit
    Eshte e vertete qe ndihemi te prekur kur adhurohet gjuha serbe apo gjuha me te cilen Milloshe-viqi ka urdheruar te masakrohen femije,te rinje, gra e pleq,apo do te duhet qe te e adhurojme ate gjuhe?? Plaget e shqipareve te Kosoves ende kullojne gjak nga folesit e asaj gjuhe .Me lot ne sy duke pritur djemt qe na vijne me arkivole cdo dite nga tokat serbe te gjetur neper varreza masive ,ku ngasesit e kamioneve deri te zbarkohen arkivolet degjojne ate muzike, tani te paguajm qe te e degjojme edhe ne????Vetem nje me intereson:A thua do te shkonte dikush nga serbet qe te degjonte nje kengetar shqiptar ne Beograd.Kurre nuk do te shkonte.Por me gjithate atyre qe iu pelqen,kalofshin çaste te kendeshme ne koncerte te tilla .

  11. #11
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Goran Bregoviç aromë ballkanike në Tiranë

    Oliverta Lila


    Folk dhe ritme shqiptare në krijimet e tij muzikore


    I duket e çuditshme që do të vijë në Tiranë. Dhe këtë e thotë vetëm pak ditë para se të ngjitet në skënën e Pallatit të Kongreseve. Këngëtari i njohur serbo – kroat Goran Bregoviç për herë të parë do të sjellë muzikën e tij për publikun shqiptar në datat 1 dhe 2 prill . I ftuar nga “Media Art”, pritet që të bëjë një performancë të vërtetë muzikore në Tiranë. Ndonëse është i njohur me muzikën shqiptare, ky do të jetë një hap për ta sjellë muzikën e tij për publikun shqiptar. Deri tani nuk ka ndodhur. Shkëmbimet artistike midis Shqipërisë dhe Serbisë kanë qenë inekzistente. “Shipëria është një territor nga i cili unë kam rrëmbyer shumë. Është i vetmi vend ku unë “vjedh” muzikë dhe nuk është çudi nëse do të dëgjonit që unë të këndoja një këngë tuajën”, shprehet Bregoviç në një intervistë para se të mbërrijë në vendin tonë. Do të këndojë live 28 krijime së bashku me një formacion të madh muzikor. Në një spektakël që do të zgjasë më shumë se dy orë në Pallatin e Kongreseve. Pas këngëve të tij ritmike qëndron orkestra “Weddings and Funerals Band” (Banda e martesave dhe funeraleve) me 45 instrumentistë dhe këngëtarë. “Natën e parë do të luaj me një formacion të madh muzikor. Janë rreth 45 vetë ku përfshihen kori i meshkujve, tre këngëtare femra, një bandë frymore etj. Pra një orkestër sinfonike e përshtatur për muzikën time. Do të interpretoj edhe disa nga kompozimet e mia për kinemanë. Në mbrëmjen e dytë do të jem vetëm me bandën time muzikore dhe do të ketë këngë të repertorit tim”, shprehet Bregoviç.
    Ritmi ballkanik
    Këngët e Goran Bregoviç nuk i përkasin vetëm vendit të tij. Për këtë edhe ka një publik të gjerë që i pëlqen dhe blen disqet e tij. Shqiptarët i njohin këngët e tij “Maki, maki”, “Policia”, “Underground Tango”, “Hop, hop, hop” etj, edhe pse asnjëherë ai vet nuk e ka prekur skenën shqiptare. Ka “vjedhur” pak nga të gjitha motivet duke ia nënshtruar këtë edhe përpunimit me teknikën moderne. Vet e pohon me të fortë se këngët e tij janë frymëzime ballkanike. Në formulën e muzikës së tij përzjehen xhazi, ritmet sllave, meksikane, motive turke dhe vokalitet bullgar, sinfoni të shenjta ortodokse dhe tingujt modern të pop-it. Si është muzika e tij? “Muzika ime? Është një përzierje, lind nga një bazë ballkanike ku kryqëzohen tre kultura, ortodokse, katolike dhe myslimane” është shprehur ai gjatë turit të sukseshëm që pati në Itali. Një sukses të madh ka patur edhe në Francë ku disqet e tij janë shitur në 100.000 kopje. Kompozimet e tij, një miks midis folkut ballkanik dhe përpunimit teknologjik kanë pushtuar Europën edhe falë bashkëpunimit me regjisorin Emir Kurturica. Kolona zanore e filmave “Il tempo dei gitani” e “Underground”, i cili në vitin 1995 u shpall fitues i “Palmës së artë” në Festivalin e Filmit në Kanë.
    Rruga e një këngëtari
    Sot ai është i njohur për ritmet e tij ballkanike, një përzierje motivesh folklorike dhe rymash moderne. Por nuk ka nisur kështu. I lindur në Sarajevë nga një nënë serbe dhe një baba kroat, Goran Bregovic krijoi grupin e parë rrok kur ishte 16 vjeç. Për rreth 15 vjet punon me grupin e quajtur “White Button”. Prodhojnë 13 albume të shitur në 6 milion kopje. Në ato kohë rroku kishte një rol shumë të rëndësishëm në jetën e tyre. Ishte e vetmja mundësi për të shprehur publikisht pakënaqësitë pa rrezikuar të përfundoje në burg. Turnetë e pafundme do ta kthehenin në atë kohë Bregoviç në idhullin e rinisë jugosllave. Për të plotësuar dëshirën e prindërve të tij, Goran ndjek studimet për filozofi e sociologji. Sot ndoshta do të ishte një mësues në qoftë se suksesi i madh i diskut të tij të parë nuk do të kishte vendosur ndryshe. Ndërsa sot ka një bandë të madhe “Ëeddings and Funerals Band” (Banda e martesave dhe funeraleve) dhe gëzon akoma suksesin e muzikës së tij.

    "Milosao"

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e amaro
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    NenToke
    Postime
    242
    Eshte numri 1 ne ballkan sidomos performancen e skenes e ka shume te modhe, ktu ne Turqi vjen çdo vit dhe ka sukses shume, muzika qe ben per mendimin tim eshte me shume ballkanike sesa Sllave.
    Nuk besoj qe arrihet askund duke bo propogande kundra ketij artisti kaq te madh ose duke kujtuar tmerret e te shkuares.
    Money Makes Man act Funny

  13. #13
    kureshtar Maska e chi_mai
    Anëtarësuar
    27-10-2005
    Vendndodhja
    perkohesisht tirane, vendbanimi alternativ
    Postime
    373
    mbase shkoj dhe un, po sisha ne pune
    nuk njof shume kenge te ktij
    ka ate : in the death car
    nuk jam i sigurt , po me duket se e ktij eshte. kjo me pelqen shume si kenge
    do shkoj te marr nje zgjerim kulturor, muzikor
    all u need is love

  14. #14
    . Maska e nausika
    Anëtarësuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    .
    Postime
    774
    Sigurisht qe cdo manifestim serb (qofte edhe kulturur) do sjelle kontroversi dhe buje ne Shqiperi. Ne rastin konkret, Gorani (me grupin e tij) kane kenduar edhe shqip, biles e kam kengen "Kosovska" ne te cilen flitet per nje vajze te bukur kosovare qe kercen ne nje dasme.

    Sa per lajmin e mesiperm qe kendojne shqiptaret sebisht ne emision televiziv, mu rrotullua stomaku ...
    When in Doubt, Act Stupid!

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Nje miku im qe ka qene ne Greqi, me tha nje dite ne kafe, se Bregovic, gjate bombardimeve te Natos, ne Kosove, ka dhene nje koncert shume te madh ne Athine a Selanik kunder bombardimeve dhe kunder Natos.

    Kaq nga ana politike e temes.

    Sa per Bjello Dugmet, i kemi degju sa i kemi lujt fene, duke kujtuar qe kane pas edhe kengen "Rroke Mandolinen, Bjeri Ciftelise", po atehere ai qe njihej ishte Zhelko Bebek, qe ngjante si Mick Jagger. Mbaj mend qe vete Radio Prishtina e jepte shume...

    Lidhur me koncertin, mesa di une eshte sponzorizuar nga 2 nga shoqerite me te medha te lojrave te fatit, qe ca thone jane bashkepunim shqiptaro-serb.

    P.s Te ishte per mu, do te doja nje koncert te Rrollingstones...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Do të doja të dijë se si do të vepronit në këtë rast, ju që e përkrahni këtë koncert dhe që thërritni të jeni pjesë e tijë, sikur ndonjë nga të afërmit tuaj, apo ndonjë nga familja juaj e ngushtë të kishte qenë pre e hordhivë serbe në Kosovë, sikur ndonjëri nga ju të kishte parë se si i nxjerren sytë fëmiut dhe detyrohet babai që ata sy ti gëlltisë, sikur të kishit parë se si dhunohet gruaja apo motra juaj para syve tuaj dhe të të tjerëve, sikur të vritej nëna, babai apo vëllau juaj nga sërbët, sikur të ndiqeshit edhe ju duke lënë fëmijët prapa që ti shkelin autotanket serbe, sikur gjatë tërë këtyre veprimeve të dëgjonit serbet duke kënduar (edhe këto këngë që do ti dëgjoni në koncert) dhe duke u dehur me raki, sikur pas kthimit në shtëpi të konstatonit se gjysma e anëtarëve tuaj janë zhdukur (dhe ende nuk u janë kthyer kufomat nga Serbia), sikur të gjenit tërë pasurin tuaj të krijuar me vite të djegur e të shkatërruar, sikur…ka edhe shumë të tjera, vallë do të shkonit në koncert. Mos më thuani se muzika nuk njeh komb, sepse nuk është e vërtetë, mos më thuani as se këto dallime duhet të tejkalohen, sepse me dhembjen që shqiptarët kanë (ata që vërtetë janë shqiptarë) nuk mund ta tejkalojnë dhe nuk mund ti harrojnë plagët të cilat u janë shkaktuar, nuk mund të pajtohen kurrë me atë që ju pretendoni të na e servoni me këtë rast. Jam i sigurtë se sikur para jush të paraqiteshin psh. “Etno Engjujt” do të kishin më pakë vizitorë se tani për këtë koncert, apo ka vdekur kombëtarizmi në Shqipëri, apo ka tretur gjaku i Skenderbeut, apo janë harruar porositë e Naimit dhe të Ismail Qemalit, është shtyrë në një qoshe porosia e Hasan Prishtinës, apo është harrura kaq shpejtë sakrifica e familjes Jashari të Prekazit, apo është shuajtur kujtimi për mbi 10.000 të vrarë e të masakruar anë e kënd Kosovës.
    Edhe një gjë do të iu them: Kurrë mos mendoni se e keqja mund të harrohet, kurrë mos pritni të jeni të përkrahur në “demokracinë” tuaj, kurrë mos logaritni në shqiptarët nga Kosova që do të jenë pjesë e lojërave tuaja “demokratike’ sepse ende plagët na kullojnë gjak, ende para syve na dalin figurat e fëmijëve tanë të djegur, ende na rrjedhin lotët (dhe nuk do të thahen kurrë) për ata që i kemi humbur, ende jetojmë në pritje të atyre që nuk janë as si kufoma në mes nesh, ende nënat rrisin jetima që të tillë shkjau i bëri, ende vajzat e mbetura nën kurorë presin kthimin e të dashurve të tyre, ende…
    Përfundimisht do të dëshëroja që kurrë, ama kurrë askush që veten e ndjen shqiptarë të mos i përjetoj ato që përjetuam ne, kurrë të mos ballafaqohet me krimet që i kemi parë ne dhe kurrë të mos harroj se çfarë i ka ndodhur vëllezërve dhe motrave të tyre në Kosovë.
    E ju shkoni në koncert, argëtohuni sepse nuk iu dhemb askund, nuk keni asnjë plagë, dëgjoni muzikën serbe, por kujtohuni se në të njejtën gjuhë kanë kënduar serbët që na vrisnin, që na dhunonin, që na masakronin, që na digjnin…
    Bashkimi kombëtarë nuk bëhen me kësi lloj ndarjesh, nuk bëhet duke e përqeshur dhembjen e vëllezërve dhe motrave tuaja.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  17. #17
    satyr Maska e Gunnar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    bobobo edhe ketu me politike ju. Kur mesova cmimin mu duk shtrenjt per kushtet e Shqiperise pasi mbaj mend se Metallicat kane dhene koncet per 15 $ bileta ne Bullgari para nja 5 vjetesh (prandaj me vinte inat ). Vetem per inat tuj qe e lidhni cdo gje me politiken do shkoj ta shof Goranin. Jo per gje por si artist eshte i madh dhe tipik Ballkanas. Man from Rino, Deathcar; soundtracket edrelezi, tajlanska etj, edhe tango bile Ausencia.

    P.S mbase ndonje prej ketyre qe permenda nuk eshte e Bregovic po shumica po.......
    To look life in the face....

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Citim Postuar më parë nga Gunnar
    bobobo edhe ketu me politike ju. Kur mesova cmimin mu duk shtrenjt per kushtet e Shqiperise pasi mbaj mend se Metallicat kane dhene koncet per 15 $ bileta ne Bullgari para nja 5 vjetesh (prandaj me vinte inat ). Vetem per inat tuj qe e lidhni cdo gje me politiken do shkoj ta shof Goranin. Jo per gje por si artist eshte i madh dhe tipik Ballkanas. Man from Rino, Deathcar; soundtracket edrelezi, tajlanska etj, edhe tango bile Ausencia.

    P.S mbase ndonje prej ketyre qe permenda nuk eshte e Bregovic po shumica po.......
    Gunnar,

    Shko, kenaqu, sepse aq din dhe ashtu sa dhe si din vepron. Por mos harro se e keqja vije bumerang...dhe do te te zere diku patjeter.
    Do te ta them ty dhe te tjereve: "Ai qe e harron te kaluaren, nuk ka te ardhme"
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  19. #19
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Fort te dashur kosovare forumiste, katundare dhe qytetare, mendjeholle dhe mendjetrashe, te shkolluar dhe gjysmake,paqesore dhe luftenxites, tolerante dhe hakmarres !

    Sipas logjikes se atyre qe jane anti-Bregovic (pra anti koncertit te bregovic ne Tirane) duhet qe te mos njohim artin dhe kulturen greke meqenese ishin greket qe cdo nate me qindramijera protestonin kunder Natos dhe pro Serbise gjate bombardimeve te Beogradit, duhet te mos njohim artin dhe kulturen ruse meqenese Rusia ishte mbeshtetsja kryesore e rregjimit te Miloshevicit...
    Sipas kesaj logjike kosovaret qe denojne rregjimin diktatorial komunist te Enver Hoxhes nuk duhet te flasin as gjuhen shqipe, e as te njihen me artin dhe kulturen shqiptare...meqe edhe Enver Hoxha ishte shqiptar...Pra...nje argument teper qesharak dhe absurd i anti-Bregoviceve (pra i atyre qe kundershtojne koncertin e Bregovic ne Tirane )


    Dikush me lart permendi U2....Ceshtje gustosh (edhe mua me pelqen shume U2...) por: Kontributi i Goran Bregovic ne bashkimin e kulturave te shteteve ballkanike, te kombeve dhe minoriteteve ballkanike te cilat vazhdimisht ne shekuj kane qene ne luftra dhe armiqesi me njera tjetren sigurisht qe tejkalon cdo lloj fame apo buje te cdo lloj koncerti bamiresie qe mund te japin here pas here per show edhe grupet muzikore me te mira perendimore...

    Kaq tani se jam i zene...

    Miresevjen ne Tirane Goran Bregovic!
    Ndryshuar për herë të fundit nga whisper : 29-03-2006 më 14:52
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  20. #20
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Ok Gorani mire net vjen Tirane ska problem pasi me duket nuk eshte si gjithe serbet nacionalist

    Po cfare kerkojne kenget serbe ne TV Tirana...cdo nate japin kenge serbe...si ka mundesi kjo? asnje fjale serbe nuk e dini?

    Neve Kosove edhe pse 90% shqiptar ata shqipen e kane urrejt shumeee shumeee deri sa qe shkollat sna kane leje me mesu ne shqip, as radio sna kane leju e shume gjera elementare...

    Paramendo ata neve gjithe te keqijat na kane be deri sa shqip ne shkolla sna kane leju me mesu keta midis Tiranes lishojne kenge serbe...ku ne Tirane as 1 serb ska me saktesisht ne Shqipni asnje familje serbe nuk jetojne kurse ne Kosove 90% shqiptar skane leju gjerat me elementare......e mos ti permendi krimet kunder shqiptarve se sna del nata

    Gjithe gjuhet e botes jane mireseardhura kudo ne trojet shqiptare por jo serbe sepse ata neve na urrejn panvarsisht ne shqiptaret jemi demtuar ne cdo aspekte ndaj tyre.....dhe p.sh ku guxon ti sot ne lokal me lishu kenge shqipe ne Beograd...ta prejne koken ne vend sikur ne Kosove qe kane pre.....kurse Shqipni neper TV lishojne......per kenge greke mos te flasim i kane pushtu krejt kanalet televizive...

    ku mbeten ndenjat kombetare ...po ne athine me flamur shqiptare sguxon me dal se te masakrojne e lere te lishojsh kenge shqipe.....pse vlla kenge shqipe nuk ndegjoni? ok angleze kuptohet eshte gjuhe zyrtare e Botes edhe ne Shqipni ma shume kenget angleze ndegjohen 10 here se sa shqipe....po cfare kerkojne serbe dhe greke sidomos serbe....une kete se kuptoj?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga GL_Branch : 29-03-2006 më 14:50

Faqja 0 prej 19 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  3. Libra te rinj
    Nga dodoni në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  4. Kishat dhe Misionet e Veprimit Katolik ne Shqiperi
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:50
  5. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •