E Merkure, 18 Janar 2006

KRYQI I BUSHATIT DHE XHAMIA E KUKESIT

Kreret fetare duhet te kene nje kult te perbashket kur flitet per simbolin e pales tjeter

Kryqi ne Shkoder u ben "hije" myslimaneve, kurse xhamia ne Kukes u prish 14 milione dollare investime po myslimaneve!

Nga Nikolle Lesi


Personalisht nuk doja te futesha ne kete debat publik per simbolet fetare te komuniteteve qe jetojne ne Shqiperi ne harmoni te plote prej shekujsh ose me sakte prej afro 6 shekujve, pasi ne fillim ishte krishterimi qe ndriconte zemrat e mendjet e shqiptareve. Ardhja e pushtimit turk dhe loja perfekte qe beri pushtuesi ne kembim te nderrimit te fese ne favore tokash, pasurish te tjera apo ne mosdergim ushtarak nese konvertoheshe nga i krishtere ne mysliman, eshte nje ceshtje tashme historike se sa problem dite ne Shqiperi. Por teksa gjeja me e shtrenjte ne vendin tone ishte, eshte dhe duhet te mbetet harmonia fetare, nuk mund te rri pa thene edhe une dy fjale ne kete sherrnaje qe muajt e fundit ka filluar per simbolet e njeri-tjetrit. Dikush mund te kunderpergjigjet se nuk "I takon Nikolle Lesit te beje rolin e asnjanesit, pasi eshte katolik dhe kryetar i nje partie qe ka ne program filozofine kristiane!". Por duke qene fakt qe une personalisht nuk vuaj nga komplekset fetare ne perzgjedhjen e bashkepunetoreve apo vartesve, pasi faktet kane treguar se edhe ne gazeten time apo ne partine qe drejtoj gjithnje kane punuar e punojne me shume njerez qe kane edhe prejardhjen myslimane, ndonese mbetet e drejte e tyre nese besojne ose jo.

Nisur nga rrezimi i kryqit ne Bushat te Shkodres ne diten e Kurban Bajramit, e bere nga nje dore qe kushedi se ku frymezohet, nisur nga reagimi per kryqin ne Qafe-Kerrabe apo ne zonen e Sarandes, te cilin e hodhen ne ere me tritol, nisur nga nje interviste e kreut mysliman Selim Muca ne gazeten "Korrieri" ku thote pak a shume se Vatikani nuk duhet te shqetesohet per kryqin e Bushatit "!); nisur edhe nga ndonje deklarate e nxituar e pak besimtareve katolike; nisur ng fakti qe ne aeroportin e Kukesit punimet jane bllokuar meqe duhet ta ndertojne patjeter nje xhami brenda mureve rrethuese te aeroportit dhe ikin 14 milione dollare; nisur se nga sherri i vogel del konflikti i madh, me duhet te them ato pak fjale qe me takojne per te mos heshtur perballe asaj qe mund te vije nga pak e perdite ne kete vend me tre komunitete fetare te medha.

Kryqet dhe xhamite shikojne drejt qiellit dhe luten per ata qe jane ne toke me hallet e te mirat e tyre gjithnje me deshiren qe Zoti t'i ndihmoje e t'ju ndodhet afer, sidomos ne momente te veshtira. Drita qe perhapin keto dy simbole te rendesishme fetare eshte Drite qe duhet te ndricoje, ashtu sikurse Zoti e nis per tek besimtaret e tij. Ajo drite e simbolizuar ne kryq e ne xhami ka nevoje te kaloje, ashtu sic vjen nga Lart, tek ai qe falet apo lutet apo qe beson edhe pa u lutur. Drejtuesit e ketyre kulteve qe rrine ne toke nuk duhen te nxisin apo verbojne mendjet e besimtareve vetem se duan "territore" sa me te gjera apo qe drita e nje simboli shkon kah "gardhi" i tjetrit. Lartesia e tyre duke qene sa me afer dhe sa me shume e ngritur ne toke drejt qiellit vetem e forcon mirekuptimin mes tyre. Kryqi ne Bushat, jo vetem eshte ne vendin e tij te krishtere, por ndihmon ne ndricimin e udhes, bashke me xhamite e panumerta perreth ne Bushat e ketej-andej. Barinjte e besimtareve qe jane ne toke, prifti dhe hoxha, nuk duhet te ndersejne besimtaret perkundrejt simboleve te njeri-tjetrit, pasi nuk duhet te marrin shembullin e keq te politikes, ku kacafyten mes vetit vetem per pak pushtet e shume para. Ashtu sikurse nuk jam aspak dakord me nje deklarate te nje besimtari katolik qe tha pak a shume se kryqin nese e rrezojne do ta ruajme edhe me gjakun tone; nuk jam as me nje pjese te intervistes se kreut mysliman Selim Muca, qe duhet thene se eshte njeri i shkelqyer, por qe hodhi, nga nxitimi, nje molle te vogel sherri duke akuzuar Vatikanin "qe te mos perzihet jashte territorit te tij". Vatikani ose Selia e Shenjte, pervecse eshte selia qendrore e katolicizmit, eshte edhe shtet. Me sakte, dikush nga intelektualet myslimane, e ka quajtur me respekt si supershtet. I vogel eshte territori i Vatikanit, por aty falet edhe Presidenti Bush e cdo president tjeter qe sheh kah paqja, progresi e perparimi. Ndaj nuk mund te hidhet nje shigjete e tille kunder Vatikanit. Shpresoj te kete qene gabim ne radhitjen e redaktorit te gazetes dhe jo "ne sinkron" te kreut mysliman. Nese mbetet qe e ka thene, atehere me lind nje pyetje tjeter, gjithnje miqesore e paqedashese; Pse nuk ngre zerin kreu mysliman edhe per xhamine ne Kukes qe po behet pengese per ndertimin e aeroportit te ketij qyteti verior? Investimi po behet nga Emiratet e Bashkuara Arabe me nje vlere 14 milione dollare dhe me kete aeroport Kukesi e zonat perreth marrin zhvillim te jashtezakonshem. Por deri tani ka hyre si "gozhde" xhamia qe duan ta ndertojne brenda aeroportit te Kukesit. As edhe kishe apo cdo objekt tjeter fetar nuk duhet te ndertohet brenda tij. Aeroporti eshte mjedis publik, ku hip e zbret pasagjeri qe mund te kete besim te ndryshem fetar dhe nuk t'i privosh atij qe sapo zbret nga avioni te falet ne xhami. Gjesti civil dhe jashtezakonisht shqiptar do te ishte qe vete kreu mysliman, Selim Muca, te shkonte dhe t'i bindte ata qe duan te pengojne ndertimin e aeroportit se nuk mund te behet ajo xhami. Po keshtu, nese do te ishte kishe, duhej te shkonte kreu i komunitetitkatolik, Massafro.

Kjo i sherben paqes, zhvillimit dhe mirekuptimit. Dhe jo se kryqi ne Bushat eshte ne nje koder me te larte se minarja e xhamise apo se kisha ne Shenkolle te Lezhes ndodhet me poshte xhamise ne qytet!

Zoti eshte Nje dhe ne te gjithe, besimtare e jo besimtare, duhet te jemi po Nje: miq, shoke, vellezer, duke vazhduar te festojme festat e njeri-tjetrit; myslimane, ortodokse, katolike apo bektashiane.

www.kohajone.com