Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Gjergj Kastrioti-Skenderbeu dhe Kosova

    Gjergj Kastrioti - Skendėrbeu dhe Kosova


    nga Prof. Dr. Jahja Dranēolli *


    Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, “Mbrojtės i paepur i Qytetėrimit Perėndimor”, ėshtė njė pėrcaktim i shkėlqyeshėm nga dalin mesazhe tė rėndėsishme, pėrvoja tė hershme tė popullit tonė, sidomos pėr politikėn e sotme, pėr kompleksitetin e saj pėr tė rikėthyer vendin nė Evropė, kur dihet se Arbėria gjatė kohės sė Rilindjes Evropiane, ka qenė mur i madh i mbrojtjes sė atij qytetėrimi, pjesė e tij duke qenė dhe i vetėvetes. Skėnderbeu ėshtė burr i shquar i vetėm yni, qė i shpėtoi anatemės kombėtare. Ajo qė i ka prekur tė gjithė personalitetet tanė, nuk e ka pėrbaltur heroin kombėtar. Fatosi ynė, edhe pse gati ėshtė njė hero modern, ka kaluar me plotė tė drejtė nė mit qė nė kohėn e tij. Ndoshta ėshtė ky fakt, qė shqiptarėt, kudo qė tė jenė, identifikojnė krenarinė kombėtare me figurėn e tij.

    Nė kėtė vit, kur shėnojmė 600 – vjetorin e lindjes sė kryetrimit tė Historisė tonė, kumtesa ime ka pėr objektivė t`i fokusojė lidhjet e Gjergj Kastriotit- Skėnderbeut me Kosovėn.

    Ėshtė e njohur se deri me sot nė qendra shqiptare dhe botėrore janė ngritur pėrmendore dhe sheshe kushtuar heroit tonė kombėtar dhe ndėrkombėtar. Pėr shkaqe tė politikės ditore, nė Kosovė u ngritėn pėrmendore tė tillė vetėm nė ditėt tona. Qėllimet janė tė njohura. Nė tė vėrtetė, si nė Shqipėri ashtu dhe nė Kosovė gjatė periudhės sė monizmit (por edhe mė parė) kur ėshtė bėrė fjalė pėr Skėnderbeun gjithėherė ėshtė aluduar nė treva tė Shqipėrisė politike e kursesi nė hapėsirėn etnogjeografike shqiptare. Nė kėtė aspekt, ka mbetur padrejtėsisht jashtė objektivit tė epokės sė shkėlqyeshme skėnderbejane edhe treva e Kosovės.

    Ėshtė e njohur se historiografia e jonė kur bėhet fjalė pėr hapėsirėn gjeografike dhe gjeopolitike tė shqiptarėve tė Kosovės edhe sot ballafaqohet me spekulime jo vetėm tė historiografisė serbe. Ndėrkaq, ēėshtja e pranisė sė shqiptarėve dhe shtrirja e konceptit Arbėri, pėrkatėsisht Arbėri nė Kosovė gjatė periudhės sė Skėnderbeut, riprodhon vėshtirėsi shtesė pėr trajtimin e kėsaj ēėshtjeje.

    Se popullsia shqiptare ka qenė vazhdimisht aty ku janė sot brenda dhe jashtė kufijve politik, dėshmohet edhe nga prania e kėsaj popullsie nė trojet e Kosovės sė sotme, gjė qė provohet nga shumė burime tė ruajtura tė kohės. Ajo qė tėrheqė mė tepėr vėmendjen pėr ēėshtjen qė e kemi nė shqyrtim ėshtė se, origjina e familjės sė kryezotėrinjve Kastrioti, sipas burimeve tė reja tė lėna pas dore nga ndonjė studiues, si, bie fjala, koleksioni i dokumenteve mesjetare tė Bosnjes1, Analet e Rushės2, F. Bardhi3, na bėjn tė mundur tė ndeshim indikacione pėr zgjidhjen problemi tė prejardhjes sė familjes sė Kastriotėve nga njė fshat Kastriot ose Kastrat nė Has. Qė kėtej, kleriku i shquar yni Frang Bardhi duke polemizuar nė vitin 1636 kundėr pėrpjekjeve pėrvetėsuese tė J. Marnoviqit, mbrojti origjinėn arbėrore tė Skėnderbeut. Nė kėtė kontekst Bardhi i kushtoi vend tė veēantė prejardhjes sė Kastriotėve. Pas njė shqyrtimi polemik ai arrin nė pėrfundimin se Kastriotėt ishin nga Hasi i Prizrenit, se kėshtu ėshtė nė “pajtim tė plotė mendimi i pėrgjithshėm i kombit tonė”4. Kjo frazė, e cila del nga vepra e Bardhit kushtuar Skėnderbeut i jep mendimit tė tij pėr Hasin si vend tė prejardhjes sė Kastriotėve vlerėn e njė burimi historik tė dorės sė parė. Mė tej, Bardhi shpjegon edhe origjinėn e emrit familjar tė Kastriotėve, duke e ndėrlidhur atė me emrin e fshatit Kastrat, qė gjendet buzė lumit dhe tregon se nė kohėn e tij njė familje vendase kishte si mbiemėr emrin e fshatit Kastrat5. Prejardhjen e Kastriotėve nga Hasi i Prizrenit e provon gjithashtu edhe kronisti raguzan Pjetėr Llukari (1551-1615) nė veprėn Pasqyrė e analeve tė Rushės tė botuar nė vitin 16056, si dhe koleksioni i shėnimeve kishtare nga kapėrcyelli i shek. XV nga njė klerik boshnjak, tė botuara pėr herė tė parė nė vitin 18927. Po ashtu, mbiemri i dytė, Mazreku, i cilin ėshtė ngushtėsisht i lidhur me Kastriotėt, si dhe pronat e tyre, Kastorie dhe Ymenestrie, qė pėrmend A. Engjėlli, gjėnden nė mikrotoponominė e hershme dhe tė sotme tė Hasit (Kostur, Kastrat dhe Mazrek) dhe tė Drenicės e tė Lumės (Ujmirė dhe Ujmisht qė pėrmedet edhe nga Dh. Frėngu)8. Nė pėrforcim tė kėtyre vjen edhe njė dėshmi e fillimit tė shek. XIX se nė qytetin e Gjakovės jetonte rrobaqepėsi Mihal Kastrioti, qė flet pėr praninė dhe ruajtjen ndėr shekuj tė kėtij mbiemri nė krahinėn e Hasit nga kishin origjinėn Kastriotėt. Me zgjerimin e kryezotėrinjėve Balshaj, Kastriotėt u dėbuan nga kjo trevė dhe domenet e tyre mė pastaj u lokalizuan nė Dibėr dhe Mat. Mė rėnien e balshajve (nga fillimet e shek. XV) nisi fuqizimi i Kastriotėve. Ata kthehen nė tokat e tyre nė pellgun e Drinit duke pėrfshirė edhe Prizrenin 14209. Dokumentet zyrtare nuk pėrmendin Krujėn midis pronave tė Gjonit. Ka tė ngjarė se Gjon Kastrioti ta ketė marrė qytetin e Krujės si feud prej sulltanėve, pasi qė ky qytet ishte pushtuar prej turqėve. Dokumente tė tjera i plotėsojnė kėto tė dhėna. Qė kėtej, Gjon Kastrioti zinte njė pozitė tė rėndėsishme midis sunduesve arbėrorė. Ai ishte martuar me Vojsavėn, tė bijėn e princit tė Pollogut (Tetovės).

    Duhet vėnė re se, pas vdekjės sė perandorit Dushan (1355), i cili ishte shpallur pėr perandor edhe i arbėrve, grekėve dhe bullgarėve, dhe pas zhberjes sė shtetit rasian pas Betejės sė Maricės (1371), pjesė tė Kosovės hynė nė kuadėr tė kryezotėrinjėve Balshaj dhe Kastrioti. Kėtej, pjestarė tė kėtyre familjeve ishin protogonist kryesor nė ngjarjet qė kishin kapluar edhe Kosovėn qė nga Beteja e Parė e Kosovės. Atėbotė, faktori politik shtetėror arbėror i dha mundėsi popullatės arbėrore tė Kosovės tė afirmojė mė tej vetėdijėn e bashkėsisė sė gjuhės, tė kulturės dhe tė territorit nė kuadėr tė njė shteti relativisht tė gjėrė, prej bregdetit malazias tė sotėm e deri nė Novobėrdė, dhe prej Himare e deri nė Kostur.

    Ndryshe nga njė pjesė e historiografisė sė instrumentalizuar serbe e shek. XIX dhe shek.XX, kur i qaset trevės sė Kosovės sė sotme pėrdorė emėrtimin gjeopolitik “Stara Srbija”, shkrimtarėt dhe burimet e kohės, pas Betejės sė Kosovės, nuk e identifikuan asnjėherė Kosovėn dhe popullsinė arbėrore me vendin dhe tokėn serbe. Kėtej, humanisti arbėror i shek. XV Martin Segoni Novobėrdasi (bashkėkohės i Skėnderbeut), qė kishte njohur nga afėr realitetin etnik dhe gjeopolitik tė Kosovės, si novobėrdas dhe si ipeshkėv i Ulqinit, pėr tė theksuar mė mirė dallimin prej Rashės ose Skllavonisė, pėr Kosovė pėrdori emėrtimin Dardani10.

    Kur bėhet fjalė pėr Gjergj Kastriotin-Skėnderbeun dhe Kosovėn, gjithėsesi duhet spikatet fakti, se prijėsit e familjes Kastrioti qenė pothuaj protogonistėt kryesor nė dy betejat e Kosovės (mė 1389 dhe 1448). Nė Betejėn e Parė tė Kosovės, nė tė ashtuquajturin “koalicion ballkanik” i ngritur kundėr ekspansionit osman nė Ballkan, u gjendėn sė bashku me aleatėt boshnjakė, serbė e kroatė edhe kryezotėrinjtė shqiptarė Gjon Kastrioti (ose Gjergj Kastrioti, gjysh i Skėnderbeut), Gjergji II Balsha, Theodhor Muzaka e Dhimitėr Jonima. Madje, disa tė dhėna dėshmojnė se Gjon Kastrioti bėnte pjesė nė kėshillin luftarak tė “koalicion ballkanik”. Qė kėtej, edhe nė disa shėnime qė dalin nga kronika tė vonshme e literatura tė moēme serbe e shohim Gjon Kastriotin sė bashku me Lazar Grebelanin si udhėheqės e bartės tė luftės.

    Ajo qė tėrheqė mė tepėr vėmenmdjen ėshtė pjesėmarrja e Skėnderbeut nė Betejėn e Dytė tė Kosovės (mė 17-19 tetor 1448). Sikur nė Betejėn e Parė, ashtu edhe nė Betejėn e Dytė, arbėrorėt, tashti nė krye me Skėnderbeun, qenė nė anėn e aleancės sė krishterė tė udhėhequr nga prijėsi hungarez Janosh Huniadi. Dihet mirėfilli se prijėsi nė fjalė nė vitin 1446 pėrgadiste planin pėr njė kryqėzatė tjetėr, me tė cilėn kishte pėr qėllim t`u hakmerrej turqve pėr mynxyrėn e Varnės (1444). Thirrjes sė Huniadit pėr kėtė kryqėzatė iu pėrgjigj negativisht Republika e Venedikut, me pretekst se kishte halle me Skėnderbeun nė Shqipėri; po ashtu kėsaj thirrjeje nuk iu pėrgjigj as Alfonsi V; papa Nikolla V mendonte qė kryqėzata tė shtyhej pėr njė kohė, despoti Gjergj Brankviqi arsyetohej se kishte bėrė mė parė marrėveshje me sulltanin. Pra, siē shihet, vetėm Skėnderbeu qe i gatshėm ta ndihmonte kėtė ekspeditė. Pėrveē kėtyre, Huniadi kėrkoi ndihmė edhe nga Raguza, e cila nė fund tė korrikut tė vitit 1448 i ofroi njė shumė prej 2000 dukatėsh. Nė verė tė vitit 1448, pasi kishte tubuar njė ushtri nga reparte hungareze, polake, rumune, ēeke dhe tė njė pretenduesi tė fonit osman, Huniadi kaloi Danubin dhe, duke shkretėruar zotėrimet e despotit Gjergj, doli nė Krushevc. Prej kėndej, duke kaluar nėpėr krahinėn e Rashės, luginėn e Toplicės, arriti nė Fushė-Kosovė. Me t`u informuar nga legatėt e despotit serb pėr paraqitjen e ushtrisė sė krishterė, Murati II ndėrpreu ekspeditėn qė kishte pregaditur kundėr Shqipėrisė dhe duke dhėnė njė kushtrim tė pėrgjithshėm, tuboi nė Sofje rreth vetės tė gjitha repartet qė i zotėronte nė Azi dhe Evropė. Sipas burimeve turke, ato kishin 50.000 deri nė 60.000 ushtarė. Mirėpo, nga kronikat perėndimore numri i tyre del i trefishuar. Repartet e aleancės sė krishterė, sipas burimeve perėndimore arrijnė 22.000-72.000 ushtarė, ndėrsa sipas burimeve turke 24.000 ushtarė. Derisa Huniadi i afrohej Fushė-Kosovės, mejdan i vjetėr i vitit 1389, sulltan Murati II ishte nisur nga Sofja dhe i doli nė pritė. Lufta triditėshe mbaroi me disfatė tė plotė tė ushtrisė sė krishterė . Gjersa pėr Betejėn e parė tė Kosovės janė ruajtur fare pak tė dhėna tė kohės, Beteja Dytė ka lėnė gjurmė tė shumta nė dokumentet e burimit shqiptar, hungarez, italian, osman, raguzan, serb etj.

    Rėndėsi tė dorės sė parė pėr ēėshtjen qė kemi nė shqyrtim kėtu ka roli i Gjergj Kastriotit nė kėtė luftė si dhe vendi ku u zhvillua ajo. Vlen pėr tė vėnė re se para, gjatė dhe pas luftės nė fjalė faktori arbėror nė lufta kundėr osmane ishte bėrė i njohur nė gjithė Evropėn. Nė kėtė forcė llogaritnin papėt, shtetet e fuqishme ballkanike e evropiane. Nė kėtė aspekt sipas tė dhėnave zyrtare venedikase nėn muret e Lezhės Skėndėrbeu bashkė me pjestarėt e Lidhjes arbėrore, me 4 tetor 1448 bėri paqe me Republikėn e Venedikut, duke kėrkuar qė nė afat prej 15 ditėsh Republika t`i paguante njė provizion prej 1400 dukatėsh, me pretekst se kishte dėshirė t`i ndihmonte Huniadit. Veē pėrgaditjeve dhe gadishmėrisė sė Skėnderbeut, si dhe rrjedhave e pasojave tė luftės nė fjalė, shkrimtarėt qė u zunė ngojė mė sipėr ofrojnė hollėsi pėr vonimin e arbėrorėve pėr t`u bashkuar me trupat hungareze, aleat tė vetė. Si shkak kryesor i vonimit tė prijėsit arbėror pėr t`i ndihmuar aleatėt konsiderohet pothuaj unanimisht se Skėnderbeu qe i penguar prej despotit serb Gjergj Brankoviq, aleat i dhėndrit dhe sovran i vetė Muratit II, i cili iu mbylli kėtij tė gjitha rrugėt e shtigjet nga mund tė kalonte. Njė pjesė e madhe e burimeve tė kohės, duke arsyetuar vonesėn e Skėnderbeut, nxorėn nė shesh dhe pashkathėsinė e Huniadit, i cili nuk ėshtė dashur tė pranonte betejėn para ardhjės sė Skėnderbeut nė Fushė-Kosovė, gjė qė u mirėpritė nga Murati II, i cili duke iu druajtur veēanėrisht pėrfshirjės sė arbėrorėve, mezi priste tė hynte nė luftė. Pėrveē tė dhėnave pėr epilogun tragjik tė aleancės sė krishterė, janė ruajtur hollėsi edhe pėr fatin e ushtrisė sė mbetur pas luftės. Qė kėtej, del se njė pjesė e trupave, pasi qė kishte marrė rrugėn pėr nė jug, jo shumė larg Fushė - Kosovės, u ndesh me Skėnderbeun qė ishte nisur t`i bėhej shok lufte Huniadit. Edhe pjesės tjetėr tė trupave qė ishin nisur nė drejtim tė Hungarisė, u buzėqeshi fati, sikur pohon edhe vetė Huniadi, meqė nė malėt Ēiēavicė, nė afėrsi tė Vushtrisė, u pėrpoqėn me dukė Bogdanin, njė stėrgjysh i Pjetėr Bogdanit, pėrmes tė cilit pa vėshtirėsi do t`i shmangėn rrezikut nga trupat osmane qė u shkonin pas. Pasi qė u zu ngojė Pjetėr Bogdani, pinjoll i dukė Bogdanit tė pėrmendur, ėshtė pėr tė vėnė re se nė shtojcėn e veprės kapitale Ēeta e Profetėve... provohet pjesėmarrja e arbėrorėve nė Betejėn e Dytė tė Kosovės11.

    Sukseset e arritura gjatė luftėrve kundėrosmane tė Lidhjes arbėrore nė krye me Skėnderbeun gjetėn afirmim nga njė varg burrash tanė tė shquar. Vend tė veēantė nė mesin e tyre zinin edhe dy kosovarė nga Novobėrda, diplomati Gjergj Pelini dhe humanisti Martin Segoni. Pėr tė dy kėta personalitete tė shkėlqyeshme ėshtė bėrė fjalė mė sė njė herė, por asnjėherė nė kontekstin e ēėshtjes qė po shqyrtohet.

    Pa dyshim se njėri nga vargu i diplomatėve me tė shquar tė fatosit tonė pėr ēėshtjen italiane, sidomos pėr ēėshtjen e Republikės sė Venedikut, qe abati i Rotecit, kosovari Gjergj Pelini. Sipas njė dokumenti raguzan qė mban datėn e vitit 1441, informohemi se kishte origjinė nga Novobėrda. Gjatė viteve 1438-1463 e ndeshim si drejtues tė Kuvendit tė Shėn Mėrisė nė Rotec. Aktivitetin diplomatik e filloi shumė herėt, por nė shėrbim tė Skėnderbeut hyri pikėrisht nė prag tė Betejės sė Dytė tė Kosovės, mė 4 tetor 1448, dhe ndenji gjer nė fund tė jetės sė vet, nė vitin 1463. Gjersa Pelini udhėhiqte misionet diplomatike tė shtetit arbėror nė Republikėn e Venedikut, gjithėherė bėri pėrpjekje tė dilte faqebardhė kundrejt problemeve tė shtruara. Dėshirė mė e madhe e tij ishte shteti i Skėnderbeut dhe Republika e Venedikut tė jetonin nė paqė tė pėrhershme. Nė kėtė frymė e zhvilloi tėrė aktivitetin e vet diplomatik. Aktivitetin diplomatik nė shėrbim tė Skėnderbeut Pelini e provoi edhe nė Romė, gjė qė ėshtė shėnuar nė dy letra tė papės Kaliksti III qė mbajnė data tė vitit 145712.

    Njė kosovar tjetėr qė qe i pėrfshirė drejtpėrdrejt nė afirmimin e jetės dhe veprave tė Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, ėshtė humanisti i shquar Martin Segoni nga Novobėrda (? – 1485). Pasi qė qyteti i lindjes sė humanistit nė fjalė ra pėrfundimisht nė duart e osmanėve mė 1455, nga ky qytet, sikur edhe mė vonė nga Shkodra, morėn rrugėn e mėrgimit pothuaj tė gjithė novobėrdasit. Ėshtė pėr tė vėnė re se atėbotė nga Novobėrda u ndanė edhe disa krijues tė njohur, tė cilėt, duke vijuar shkollimet e filluara nė vendlindje, bėnė emėr tė burrave tė shquar nė dhe tė huaj. Kėtej Martin Segoni mbaroi doktoratėn nė Universitetin e Padovės. Pėr tė qenė mė afėr ngjarjeve qė e kishin kapluar Atdheun nė vitin 1482, erdhi nė Ulqin, ku shėrbeu si ipeshkėv. Duke qenė dėshmitar i afėrt i pėrmbysjes sė shtetit shqiptar dhe i nismės sė rrezikut pėr pushtimin e Italisė, Martin Segoni shkroi njė skicė jetėshkrimi mbi Skėnderbeun tė titulluar Tregim mbi Gjergj Kastriotin, i quajtur nga Turqit nė gjuhėn e tyre Skender Beg, d.m.th. Aleksandėr i Madh, shkrim i parė i njohur deri sot kushtuar fatosit tonė. Martin Segoni shkroi edhe shkrime tė tjera, nė tė cilat ndeshim fragmente mbi Skėnderbeun e familjen e tij13.

    Pėr popullin tonė shėnimi i ngjarjeve tė mėdha historike nuk kanė qenė dhe nuk janė kurrė ngjarje tė thjeshta. Nė mėnyrė tė veēantė vlen kjo pėr personalitetin e Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, bėmat e tė cilit janė aktuale ndėr shqiptarė sot e gjithė ditėn. Gjatė historisė sė re dhe historisė bashkėkohore, emri i kryetrimit tonė u pėrmend me synime tė mira pėr tė ngjallė shpirtin e qendresės nėpėr vėshtirėsi, kuptimin e Kombit dhe shtetit nėpėr ndasi, fuqinė e lirisė nėpėr robni. Madhėria e figurės sė Skėnderbeut, veēanėrisht admirohet ndėr intelektualėt tanė dhe tė huaj pėr lidhjet e tia me shtete e personalitete tė shquar tė Evropės.

    Edhe pse vetė logjika e ngjarjeve i tregoi kryetrimit tonė se, duke qendruar mbi bazėn e Lidhjes sė Lezhės si aleancė vullnetare, nuk mund tė realizoheshin detyrat qė shtronte problemi kryesor i kohės mbrojtja e vendit. Prapėseprapė heroi ynė kombėtar besonte qė populli i tij i bashkuar, edhe pse i vogėl, do tė korrte suksese tė shėnuara pėrballė ushtrisė kolosale osmane. Njė besim i kėtillė e kishte trimėruar Skėnderbeun aq tepėr saqė u shpall vigan i pėrlashjeve ndėrmjet Perėndimit e Lindjes. Trimėritė e tia tė rralla tėrhoqėn admirimin e gjithė botės qė nga koha tij. “S’ka njeri nė botė”, i shkruante papa Kaliksti III mė 1457, “qė tė mos dijė trimėrit qė keni bėrė dhe qė tė mos ju lavdėrojė gjer nė qiell si njė kryembrojtės tė vėrtetė dhe kryeluftėtar bujar tė Krishterimit”. S’ka dyshim se Gjergj Kastrioti ėshtė njė nga komandantėt mė tė mėdhenj tė botės dhe, sikur tė kishte pasur mjetet e Jul Cezarit ose tė Aleksandrit tė Madh, ndoshta do tė qendronte krahas me kėtė nė historinė botėrore. Por forcat e tia ishin tė pakta, mjetet e tia ishin tė varfėra, ushtritė e tia ishin tė vogla, lufta e tij ishte mbrojtėse.

    Gjatė periudhės 25-vjeēare tė ekzistencės sė shtetit, Gjergj Kastrioti luftoi pėr tė siguruar ndihmėn e nevojshme dhe bashkėpunimin ndėrkombėtar kundėr Perandorisė Osmane. Pėr kėte qėllim ai hyri nė marrėdhėnie diplomatike me disa shtete mė tė fuqishme tė Evropės sė atėhershme, njė domosdoshmėri qė kėrkon edhe aktualiteti shqiptar. Marrėdhėniet e shpeshta shteti i Gjergj Kastriotit pati, sidomos me shtete italiane, si Venedikun, Napolin, Papatin, pastaj me Hungarinė, Francėn dhe Republikėn e Raguzės. Pėrveē kėtyre, Arbėria nė kohėn e Skėnderbeut hyri nė marrėdhėnie edhe me njė numėr shtetesh tė tjera evropiane, ndonėse interesimi i tyre pėr problemet e luftės sė Arbėrisė ishte mė i vogėl. Nė kėtė rast ka nevojė pėr njė sqarim qė ndėrlidhet me marrėdhėniet e Gjergj Kastriotit me Papatin. Nuk ėshtė e drejtė tė thuhet se, nga Papėt, fatosi ynė pati vetėm “bekime apostollike”, siē shprehet ndonjė studiues. Pėrkundrazi, Papėt e pėrkrahėn moralisht aq sa mundėn, e shikuan si Kampion tė Krishterimit, e ndihmuan me tė holla dhe, nė disa raste, me ushqime e municione dhe trupa simbolike ushtarėsh. Mė pastaj ndėrmjetėsuan gjithnjė pranė shteteve e princave tė asaj kohe pėr t’i dėrguar ndihma Skėnderbeut. Por nuk mund tė thuhet se kėto ndihma me njė lartėsi prej disa dhjetėra mijė dukatėsh, qenė vendimtare nė luftėn titanike qė Skėnderbeu bėri pėr 25- vjetė rresht perandorisė mė tė fortė tė kohės. Kjo traditė e pėrkrahjes sė popullit shqiptar nga papėt vazhdoi deri nė ditėt e sotme.

    Nė fund duhet thėnė se shėnimi 600-vjetorit tė lindjes sė Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, u tregon miqve tanė pėr qenien tonė si komb dhe fisnikrinė e vlerave tona. Ndėrkaq, mesazhi i historianit tė madh italian Zef Valentini, i cili thoshte: “Do tė ishte jo vetėm mėkat, por ēėshtje e pamundshme po ta mendonte kush ta zvoglonte personalitetin e shkėlqyeshėm tė Skėnderbeut nė nivel tė njė heroi vendės mendjeshkurtėr. Skėnderbeun e ka gjithė Evropa, e ka bota tė vetin, e nėpėr tė, e vetėm nėpėr shpirt tė tij, ia njeh vlerėn dhe meritat e hershme edhe Shqipėrisė”, ėshtė pėrgjigje mė e mirė pėr tė gjithė ata qė e mohojnė personalitetin e Skėnderbeut dhe shtetit tė tij14.

    -- * Prof. Dr. Jahja Dranēolli, Fakulteti Filozofik i Prishtinės, Institutit Arkeologjik i Kosovės (drejtor)



    S h ė n i m e t:

    1. Acta Bosnae, potissimum ecclesiastica cum insertis editorum. Documentorum regestis ab anno 925 usque ad annum 1752, in Monumenta Spectantia Historiam Slavorum Meridionalium, vol. XXIII, Zagarabiae 1892 (ed. P. Eusebius Fermendžin).

    2. Copioso Ristretto degli annali di Ragusa di Giacomo di Pietro Luccari, gentilluomo Raguseo, libri quattro, dedicati all’ eccelso Senato di Ragusa, Ragusa 1790.

    3. Frang Bardhi, Skenderbeu (Apologji), pėrktheu nga latinishtja S. I. Prifti, Shkup 1968.

    4. F. Bardhi, op. cit., nė mė shumė vende, shiko, sidomos p. 116-117.

    5. F. Bardhi, op. cit. p. 117, 120-121.

    6. Giacomo di Pietro Luccari, op. cit., p. 145: “Giovanni Castriotto Signor di Croja, la qual famiglia usci da Castrati villa nella giurisdizione in As in Albania, poco discosto dal fiume Drilon...”

    7. P. Eusebius Fermendžin, op. cit. : “ Castriotich de Castrioti in provinzia Az in Epiro”, p. 560.

    8. D. Radėshi, Principata e Kastriotėve, in Buletin i Universitetit Shtetėror tė tiranės, seria Shkencat Shoqėrore, 1961/4, p. 29-30; Frang Bardhi, nė mė shumė vende.

    9. J. Dranēolli, Raguzanėt nė Kosovė prej fundit tė shek. XIII deri mė 1455, Instituti i Hisrorisė i Kosovės, Botime tė veēanta, Prishtinė 1986, p. 17.

    10. Agostino Pertusi, Martino Segono di Novo Brdo vescovo di Dulcigno, Un umanista serbo-dalmata del tardo Quattrocento, Vita e opere, Istituto Storico Italiano per il Medio Evo, Studi storici-Fasc.128-130, Roma 1981, p. 142-145; 201-203.

    11. J. Dranēolli, Kosova mė 1448, in Kosova, Prishtinė 1988/17, p. 249-266.

    12. J. Dranēolli, Diplomatėt shqiptarė nė shėrbim tė Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, in Gjurmime Albanologjike (ser. E shkencave historike), 1989/19, Prishtinė 1990 p. 48-54.

    13. A. Pertusi, op. cit., nė mė shumė vende.

    14. Zef Valentini, Scanderbeg e l’Europa del XV secolo, in Shejzat, le pleiadi, XII, Roma 1968/7-12, p. 298.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Mbi kontekstin historik tė fenomenit Gjergj Kastrioti - Skendėrbeu (1405-1468)


    nga Sami Repishti


    Figura pluri-dimensionale e heroit kombėtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu ka ndezė fantazitė e breznive tė njipasnjishme shqiptare pėr afėr gjashtė shekuj. Megjithė pushtimin 423 vjeēar otoman tė viseve shqiptare dhe konvertimin nė islam tė pjesės ma tė madhe tė popullsisė sė vendit, figura poliedrike e Skenderbeut, sundimtar, diplomat, strateg ushtarak i rangut tė parė dhe mbrojtės i krishtenimit perėndimor, mbetet gjithėherė epiqendra e kryenaltėsise kombėtare shqiptare dhe personaliteti qendror qė bashkoi dhe vazhdon tė bashkojė tė gjithė shqiptarėt, brenda dhe jashtė Shqipnisė, pa dallim feje, krahine ose ideologjie politike. Skenderbeu qendron sot, pesė shekuj e gjysėm mbas vdekjes tij me l468, si nji gjysėm-perėndi, hero i antikitetit, personifikimi i ēdo gjaje qė shqiptarėt adhurojnė dhe vazhdojnė tė shpresojnė.
    I lindun nė nji vend si Shqipnia, kurdohere nji urė nė mes tė Lindjes dhe Perėndimit, veprimtaria e gjithanėshme e Skenderbeut karakterizohet nga nji marrje qendrimi tė preme nė favor tė njenės - Perėndimit tė krishtenė, dhe kundėr tjetres - Lindjes islamike, nji qendrim unik nė atmosferen politike tė Ballkanit nė shekullin XV. Ajo qė na intereson asht konteksti historik i nji veprimtarie tė kėtillė qė, simbas mendimit tonė, ka percaktue kahen e veprimtarisė sė tij, si dhe rezultatet qė nji qendrim kaq i vendosun ka dhanė pėr tė ardhmen e nji vendi tė kėrcėnuem nga rreziku i invadimit afatgjatė.

    Shekulli XV qė lindi Skenderbeun, e gjeti Perėndimin (nė kėtė rast i identifikuem si "Europė e krishtenė") nė nji proces formimi tė kontinentit tonė, qė do t'i jepte formen e tij afatgjatė dhe tė dallueme, si kontinenti i Europės. Bota tjetėr ishte kryesisht jo e krishtenė. Prandej, shekulli XV ushqeu idenė e nji qytenimi tė mbėshtetun nė nji fe, d.m.th. krishtenimin, qė mbante njikohėsisht edhe vulen e trashėgimit tė qytetnimit tė pasun romak, sidomos me ruejtjen e pėrdorimin e gjuhės sė shkrueme latinishte.
    Konceptet moderne tė "popullit" dhe "kombit", e aq ma shum "i shtetit", kanė qenė mjaft abstrakte; ajo qė ishte konkrete, e pėrditshme, ishte termi, nominal dhe praktik i "krishtenimit" dhe zhvillimi i mavonshėm i ngjarjeve duhet parė nga ky prizem. Kėtu fillon edhe historia e "Europės". Organizimet fisnore, ngritjet e paprituna tė individėve tė fuqishėm, megjithėse pjesėrisht tė romanizueme, nuk kanė qenė nė gjendje me hedhė bazat e "nji shoqnie tė qytetnueme", pėrsa kohė qė barbarizmi nė Europe ishte nji fenomen i pėrhapun. Ndėrkaq, nė botėn jashtė "Europės" - Konstantinopoja. Kordoba, Bagdadi - me trashėgimin bizantin e arab kishin krijue "shtete" dhe qytenime qė kalonin shumė sukseset e "Europės". Asnji shkollė mendimi ose universitet nuk ishte nė naltėsinė e arabėve, qoftė nė Spanjė, qoftė nė Lindjen e Mesme.
    Nė kėtė gjendje tė ulėt zhvillimi, fuqia e madhe efektive qė u trashėgue nga perandoritė e sė kaluemes - ajo e Karlit tė Madh, e mbretėnve anglezė, gjermanė, spanjollė, - mbeti ajo e Kishės Katolike Apostolike tė Romės, dhe ma pak tė fuqishėm protestanėt dhe kishat e tyne. "Nėpėr tė gjithė Europėn perėndimore, ipeshkevit - shpesh herė bij tė familjeve me influencė, me pasuni dhe lidhje tė fuqishme qė i mbronin - ishin figura kyēe nė ēėshtjet lokale, e morėn pėrsipėr detyra qė ma parė i takonin zyrtarėve perandorakė. Kisha, pak nga pak, veshi rroben mė tė cilen veshej Roma shekuj ma parė - qytetnimin. Vija dalluese nė mes tė krishtenimit e paganizmit ka qenė gjithashtu edhe vija qė ndante qytetnimin romak dhe barbarizmin." (J.M.Roberts, 237)
    Nga tė gjithė ipeshkevijt, ma i randėsishmi dhe ma i fuqishmi u ba ai i Romės - i njohun si Papa i Romės. Arsyet pėr nji zhvillim tė kėtillė janė tė njohuna: disa nga kryesorėt janė prania e eshtnave tė martirit Shėn Pjetėr, pa dyshim edhe fakti se Roma ka qenė pėr shekuj kryeqyteti i republikės dhe perandorisė romake me nji trashėgim tė pakrahasueshėm. Me shkatėrrimin e administratės sė "perandorisė", ipeshkevijt morėn pėrsipėr edhe funksionet shtetnore, tue ruejtė gjuhėn e shkrueme latine si gjuhė zyrtare. Pėr ma tepėr, diplomacia papnore ndihmoi formimin e mbretnive kristiane qė u ngritėn me ramjen e barbarizmit nė Europė. "Perandori" legjitimohej vetėm me kunorėzimin nga Papa i Romės.
    Gjatė kėtij transformimi, Kisha Katolike e Romės, megjithė lėshimet e herėpashershme, ruejti dy aspekte themelore:
    a) dėnimin e hakmarrjes si barbarizėm e zėvendėsimin me "dashuni pėr tė afėrmin".
    b) mbrojtjen e parimit tė martesės sė krishtenė, monogaminė, qendrime qė mbahen edhe sot.
    Njena sillte paqen, tjetra pagėzonte familjen si berthamėn e shoqnisė.
    Procesi i konvertimit tė popujve "barbarė" dhe qendrimi i "Kishės" pėrfunduen me sukses nė pėrpjekjen "me qytetnue" dhe si rrjedhim, me dalė nė skenė si "europiane tė qytetnueme" me identitet kontinental. Nė nji Europė tė kėtillė, dimensionet fetare ishin tė pakundėrshtueshme dhe depėrtuen nė tė gjithė jetėn e shoqnisė sė re. Asht kjo "Europė" qė celebrohet me ndėrtimin e katedralevet gotike, si dhe nė art me pikturė e skulpturė.
    Nė sferėn shoqnore, themelimi i qyteteve, zhvillimi i industrisė lokale dhe i tregėtisė, veprimtaria kulturore e zbulimi i shtypshkronjės filluen tė krijojnė sensin e "bashkėsisė" qenien "popull", si dhe nevojėn e paevitueshme pėr nji organizim shtetnor. Ky grumbullim zhvilloi edhe ngritjen e "shtetit", ndjenjen e "kombėsisė", tė qenies pjesė e nji "kombi" tė veēantė me interesa dhe aspiracione tė veēanta. Asht lindja e "nacionalizmit" - francez, anglez, gjerman, spanjoll, portugez, holandez, danez, suedez, irlandez etj.
    Historikisht, kombet janė zhvillue ma shpejt sa herė qė kanė qenė tė pėrfshime nė nji shtet tė organizuem dhe me sistemin monarkist. Megjithatė, prirja e "Monarkėve" pėr rritje territoriale kombėtare me dhunė ka shkaktue luftat e vazhdueshme. "Kombet europiane u formuen nga popuj qė u treguen mjaft tė fortė me qendrue sė bashku, si dhe shpesh herė, nga detyrimi i bashkimit pėr rezistencė kundėr invadimit tė huej." (J.M.Roberts, 271)

    Nė Lindje, sundimi i Bizantit (afers. 527-l453) krijoi nji "krishtėnim" tė ndryshėm nga ai i Romės, sidomos me perandorin ilirian Justiniani i Madh. Nė Lindje, perandori ishte i mveshun edhe me rroben e "supremacisė fetare" edhe nė subjektet me landė fetare. Menjėfjalė, ishte nji udhėheqės laik dhe fetar (caesaro-papism), qė shikohej si nėn-mbret i Zotit mbi tokė. Ndėrsa Perėndimi nuk lejoi autoritetin fetar me kalue nė duert e "sundimtarit", tue sigurue qė vetėm Kisha tė kishte fjalėn e fundit, sepse ajo i detyrohej vetėm Zotit, nji forcė jashtė-tokėsore, prandej superiore.
    Pėr arsye tė pozitės sė Bizantit, zyrtarėt e Kishės flitnin greqisht, megjithė shoqninė multi-raciale tė Perandorisė. Humbja e ndikimit tė antikitetit grek dhe atij tė Europės perėndimore, shkaktuen adoptimin e shumė formave aziatike nė Ballkan, nji trashėgim qė ndjehet edhe sot nė kėtė gadishull. Forma fetare e kėtij zhvillimi u quejt "ortodoksizėm", nji formė e ndryshme nga "katolicizmi" perėndimor.
    "Asnji klerik ortodoks nuk kishte randėsinė e Papės sė Romės. Patriarku i Konstantinopojės, udhėheqės kishtar i pranuem nė Kishen lindore mbas shekullit VII, ishte nė praktikė i emnuem nga Perandori, dhe si ‘shpėrblim' jepte bekimet e Kishės nė ceremoninė e kunorėzimit tė Perandorit." (J.M.Roberts,173) Klerikėt u lejuen tė martohen, tue i paraqite ata si pjesė e shoqnisė laike dhe tue i lejue murgjėt e monastireve tė tėrhiqen nga "jeta" pėr lutje, meditacion e vetėdisiplinim.
    Mbas Koncilit tė vitit l054 dhe skizmes qė rezultoi, ndamja deri atėherė teorike nė mes tė dy kishave (katolike e ortodokse), u ba ma e theksueme ēdo ditė e ma shum

    Pėrsėri nė Lindje doli nė skenė edhe nji fe e re, Islamizmi, qė predikoi "vėllaznimin e besimtareve" (ummi) kudo qė ata jetojnė. Qė nga fillimi, "…theksi i vumė mbi randėsinė supreme tė vėllaznimit nė mes tė besimtarėve, kishte karakter subversiv, gjithashtu sepse sfidonte besnikėrinė qė kėrkojshin fiset" (J.M.Roberts,179), dhe ma vonė kombet. Po lindte nji bashkėsi e re shoqnore, e cila me zhvillimin e hovshėm tė saj do tė sillte qytetnimin e ri islam.
    Nė kundėrshtim me krishtenimin, islamizmi u tregue nji forcė pėr pushtime tokėsore me ndėrmarrje ushtarake. Ekspeditat arabe pushtuen Afrikėn e Veriut, e tė gjithė Lindjen e Mesme. Nė Europė, arabėt pushtuen Spanjen dhe gjysmėn e Francės, deri nė Tours e Poitiers (v. 732), pikėrisht njiqind vjet mbas vdekjes sė themeluesit, Muhamet. Kėtu fillon edhe ngritja e qytenimit arab, dhe ramja ushtarake e tyne, njikohėsisht, qė na e interpretojmė si fitorja e pendės mbi shpaten.
    Ramja e arabėve u shpejtue kryesisht nga dalja nė skenė e nji fuqie tė re qė pėrqafoi islamizmin, por mori pėr vete lavdinė e ndėrtimit tė perandorisė: turqit osmanė. Kryqėzatat e Perėndimit pėr ēlirimin e Jeruzalemit, dobėsuen Bizantin dhe mundėsuen ardhjen e osmanėve nė Europė. Nji botė plot intriga si Bizanti nuk ishte nė gjendje me pėrballue sulmin e ushtrisė ma tė fortė tė asaj kohe. Nė vitin 1453, Konstantinopoja ra nė duart e osmanėve, nji moment dramatik nė historinė e Europės. "Kur erdhi lajmi i rėnies, askush nuk e priste dhe krishtenimi mbeti me gojė hapet." (J.M.Roberts,198)
    Rruga pėr pushtimin e Ballkanit ishte tashma e hapun dhe rreziku i invadimit tė Europės ishte iminent. Disa vende, si Bosnia, pranuen islamizmin nė mėnyrė masive, ndėrsa vende tė tjera si Hungaria, Serbia, Bullgaria dhe Arbenia e kundershtuen me suksese jo tė barabarta. Por efektet e pushtimit, islamizimit dhe qendrimit anti-kristian tė pushtuesve osmane, krijuen nji reaksion tė fortė, koshient e tė vazhdueshėm. Krishtenimi nė Ballkan u ba forca udhėheqėse e rezistencės, qė lindi idenė e kombėsisė - si bashkėsi e dallueme nga pushtuesi - dhe format e para tė nacionalizmit nė Ballkan. Nė krye tė kėsaj lėvizjeje proto-nacionaliste qendronin kleri katolik e ortodoks. Megjithatė, pėr arsye tė qendrimit barbar tė kryqėzatave katolike europiane gjatė qendrimit tyne nė Bizant, e veēanėrisht grabitjes sė pa fre tė Konstantinopojės (l204), ndasia fetare e dy kishave u ba e plotė dhe mori tone politike. "Better Turks than Franks " (Ma mirė turqit se francezėt (katolike).
    Bizanti ftoi osmanėt myslimanė tė luftojnė kundėr princave tė krishtenė ballkanas. Kėta tė fundit ftuen osmanėt myslimanė tė luftojnė kundėr rivalėve tė tyne tė krishtenė.
    Mbretėrit e Serbisė, Bullgarisė dhe tė Bizantit u komprometuen me martesat e bijave dhe motrave e tyne me Sulltanin. Gjithēka ishte e kalbun nė themel, ndėrsa fuqia ushtarake turke kishte arritė kulmin. "Vetė Ballkani u shndėrrue nė nji teatėr lufte, ku ushtarėt e krishtenė luftuen vazhdimisht pėr turqit" (Kinross,49). Nė luftėn e Konjes (Anadoll), me l387, armata turke pėrbahej nga ushtarė tė krishtenė serbė, grekė e bullgarė.

    Mė 1380 turqit hynė nė Shqipni… "me thirrjen e princėrve vendas qė kėrkonin ndihmėn e turqėve me luftue anmiqt e tyne."(Kinross,54) Mė l385, mbreti i mundun Lazar i Serbisė detyrohet me njohė Sulltanin dhe me pague tribut nė tė holla bashkė me nji kontingjent ushtarėsh. Ma heret, qė mė l335, princėt europiane kishin fillue marreveshjet me turqit, me qellim qė tė mbronin tregtinė e qendrave tė tyne nė Ballkan. Raguza, Venediku e Gjenova braktisėn perandorin bizantin e lidhen traktate me perandorinė otomane.
    Nė nji pėrpjekje me pushtue Ballkanin, Sulltan Murati I u ndesh me forcat e koalicionit kristian - serbe, boshnjake, shqiptare, bullgare, vllahe dhe hungareze - nėn komanden e mbretit Lazar tė Serbisė, nė Fushė Dardani (v. l389). Koalicioni humbi luften dhe serbėt pavarėsinė , tue zbritė nė rangun e nji shteti vasal. Me fitoret e reja, perandoria osmane hodhi faren e nji shoqnie shumėkombėshe, me besime tė ndryshme dhe me nji numėr tė madh gjuhėsh. Njohės i mirė i psikologjisė ballkanase, Sulltan Murati pushoi persekutimin e tė krishtenėve dhe konvertimin me forcė tė popullsisė nė islamizėm. Patriarku serb ruejti prerogativat themelore nė kryemjen e funksionit tė tij - ashtu siē kishte ba Sulltani me Patrikun grek mbas ramjes sė Konstantinopojės, i cili, "… nė nji letėr drejtue Papės, mė l485, pohonte se Sulltani i kishte lanė Kishės liri tė plotė veprimi." (Kinross,59)
    Ky trajtim mundėsoi tė krishtenėt e perandorisė osmane tė ngrihen nė pozitat ma tė nalta shtetnore. Por, me drejtuesit ma tė naltė tė Kishave greke e serbe si aleate tė privilegjueme tė Sulltanit, Papa i Romės mbetej vetėm nė skenė si anmik kryesor i osmanėve dhe si organizator i rezistencės efektive kundėr turqėve nė Ballkan. Ndėrkaq, demografia e Ballkanit filloi tė ndryshojė me ardhjen e kolonive myslimane nė gadishull dhe vendosjen e tyne nė shum qendra banimi tė tokės sė okupueme. Nji humbje e dytė dhe e randė e mbretit hungarez Sigismund nė Nikopojė, shėnoi triumfin e plotė tė osmanėve nė Ballkan, pjesėrisht me ndihmen e serbėve.
    Kisha ortodokse serbe shikonte vetėn pėrherė si nji institucion kombetar, si qendra shpirtnore e popullsisė, qė fliste serbisht dhe ruente besimin ortodoks. Edhe vetė ekzistenca e saj, qė nė vjetin l557, u konfirmue me dekretet e Portės sė Naltė Otomane, e cila rivendosi Patriarkatin serb, si nji kompromis tė arritun nė mes tė dy vėllazėnve: kryeviziri Mehmet Sokollu ishte nji serb i konvertuem qė arriti tė bahej kryeministėr i perandorise turke, ndėrsa vėllai i tij, Makarije Sokoloviq, i cili kishte ruejtė ortodoksizmin, u kunorėzue si Patriarku i Serbisė.
    Mbas vdekjes sė perandorit gjerman e hungarez Sigismund, mė l437, u rindez tek hungarezėt dėshira pėr hakmarrje kundėr osmanėve. Nga rradhėt hungareze doli nji fisnik, Gjon Huniadi, i destinuem me u ba hero kombėtar. Pėr mungesė ndihme nga Europa, Huniadi u mbeshtet nė pėrkrahjen qė gjeti tek Papa i Romės, tek serbėt, shqiptarėt, boshnjakėt, e bullgarėt. Mė l443, forcat e koalicionit hungarez munden ushtrinė turke, e pushtuen Nishin. Kjo humbje turke i atribuohet, pjesėrisht, largimit tė shqiptarit Gjergj Kastrioti Skenderbeu nga fusha e betejės, e kthimit tė tij nė Krujė. Ma vonė, hungarezėt u mundėn e Sulltan Murati I nėnshkroi paqen nė Szeged (Hungari), ku njihte nė mes tjerash, nji autonomi tė gjanė jashtė sundimit turk pėr Serbinė e Vllahinė. Turqit kishin tashti dorė tė lirė me veprue nė Shqipni, Greqi e Bullgari. Mė l444, Murati abdikoi nė favor tė djalit, Bajazit.

    Nė kėtė atmosferė zjarri, lindi, u rrit, dhe luftoi Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Nė betejėn e vitit l082, normanėt fituen Durrėsin dhe u shpėrndanė nė mbrendėsi tė vendit. Asht koha e kryqėzatave qė dobėsuen Bizantin. Nė ketė situatė tė re linden dy shtetet arbnore: Arbnia dhe Epiri. Mė l272, ushtritė e mbretit tė Anxhuinėve invaduen Shqipninė, e quejten atė "Mbretnia e Shqipnisė" dhe mbreti Karl u quejt "Mbret i Shqipnisė". Asht ai qė u dha titujt e fisnikėve feudalėve shqiptarė: Topia, Skuraj, Gropa, Arianiti, Jonima e tė tjerė. Bashkė me anxhuinėt erdhi edhe nji numėr i madh klerikėsh katolikė. Ishte vendosė qė Shqipnia tė mbetej e lidhun me Romen.
    Pa kalue shum kohė, princėt shqiptarė tė lodhun nga pushtimi ngritėn kokė dhe me ndihmen e Bizantit, nxorėn anxhuinėt jashtė. Kleri katolik u largue gjithashtu dhe u zėvendėsue me peshkopėt ortodoksė. Nji princ i ri, Tanush Topia, u revoltue pėrsėri nė Shqipninė e Mesme. Ndėrkaq, u formue Principata e Shkodrės nė Veri, nėn drejtimin e familjes Balsha, dhe nė Jug Principata e Artės, nėn drejtimin e familjes Shpata.
    Familja Balsha u konvertue nė katolicizėm, kėrkoi dhe mori ndihmen e Papės dhe tė Venedikut. Me forcat e reja ata munden ortodoksin Tanush Topia, dhe u banė zot tė pjesės ma tė madhe tė Shqipnisė. Princi T.Topia u bani thirrje osmanėve pėr ndihmė. Paraqitja e osmanėve nė Ballkan krijoi nji situate tė re dhe shumė tė rrezikshme. Me humbjen e luftės nė Fushė Dardani, l389, princat shqiptarė mbeten pa mbrojtje. Mė l430, princi i Krujės, Gjon Kastrioti u mund, por rezistenca kundėr turqve osmanė vazhdoi e pandėrpreme pėr tė gjithė shekullin XV.
    Kjo rezistencė u mbėshtet edhe nga faktori i ri: katolicizimi i Shqipnisė sė Veriut, me l8 qendra ipeshkvnore, disa prej tyne, si ajo e Durrėsit, me nji histori tė pandėrpreme qė nga ditėt e para tė ungjillzimit nga apostujt Pal dhe Andre. Organizimi i Kishės Katolike pėrbani strukturen gati-shtetnore qė mungonte. Ēdo ipeshkėv ishte nji mbledhės ndihmash pėr luftėtarėt, e sidomos pėr Skenderbeun. Ēdo prift e ēdo murg ishte nji qendėr propagande. Si katolikė, ata ishin nė gjendje me u lidhė me Perėndimin - me tė cilin ndajshin gjuhen e shkrueme tė pėrbashket, latinishten- dhe me kėrkue ndihmė nga Perėndimi, sidomos nga Papa, Venediku dhe Mbretnia e Napolit.
    Pėr ma tepėr, nga pikpamja e strukturės shoqnore, Shqipnia ishte nji vend bujqėsh tė vegjėl, por tė lirė, e jo bujkrobėsh, siē ishte rasti nė tokat e dominueme nga Bizanti. Kėta fshatarė e malėsorė tė lirė e guximtarė mbronin tokėn e tyne (si krahinė dhe si pronė private), lirinė e tyne dhe ishin nė gjendje me ushqye nji resistencė afatgjatė. Duke citue V. Makushev, F.S.Noli shkruen: "Nji shqiptar nuk mund tė jetonte si nji skllav."(f. 8)
    Mė 1431-32, kryengritjet shqiptare tė Gjergj Arianitit u filluen me pėrkrahjen e Selisė sė Shenjtė. Fitorja e dytė e vitit l435, u pėrshėndet nga Papa Eugjeni IV dhe perandori gjerman Sigismund, si "fitore e krishtenimit". Historia tregon se nė jetėn kishtare e politike tė vendit, vendimet e Koncilit tė Ferraras-Itali (l438-39) paten nji efekt pozitiv nė Shqipni. Prania e vetė Papės, Perandorit tė Bizantit, e Patriarkut tė Konstantinopojės dhe e shumė peshkopėve bizantinė e sllavė, si dhe nėnshkrimi nė korrik tė vjetit 1439 "…i tekstit tė bashkimit shpirtnor tė dy kishave nėn supremacinė e Papatit." (Historia, 395) tregoi randėsinė e Koncilit dhe sidomos tė afrimit nė mes tė dy kishave edhe nė Shqipni. Nė kėtė Koncil "…lufta (kundėr osmanėve) propagandohej si nji kryqėzatė e tė krishtenėve kundėr pushtuesit aziatik e besimit tė tyne islam." (ibidem)

    28 nandor 1443. Hymja e Gjergj Kastriotit, Skenderbeut nė Krujė!
    Kryengritja qė u shkaktue si rrjedhim i ardhjes sė Skenderbeut, "…hapi udhen e zhvillimit tė vrullshėm tė procesit tė bashkimit politik dhe shpirtnor tė banorėve tė krahinave tė ndryshme shqiptare." (Historia, 404) Ndėrsa pritej qė osmanėt tė drejtoheshin kundėr Shqipnisė, mbas nėnshkrimit tė Traktatit tė Paqes nė Szeged (Hungari,l444), nė mes tė Sulltan Orhanit dhe mbretit Ladislav tė Polonisė dhe Hungarisė katolike "…me inkurajimin e Papes dhe forcave tė tjera anti-osmane, mbreti Ladislav e shkeli kėtė traktat" (Historia, 406). Ēdo gja tregonte ardhjen e nji ballafaqimi me osmanėt. Kleri katolik u aktivizue. Garnizoni i Sopotnicės (Sfetigradit) drejtohej nga "prifti matjan Pjetėr Perlati," (Historia, 411) Argjipeshkevi i Durrėsit, Pal Engjėlli u ba krahu i djathtė i Skenderbeut.
    Nė ketė atmosferė tė elektrifikueme nga zhvillimi i shpejtė i ngjarjeve dhe i rrezikut qė kėrcėnohej, mė 1444, u mblodh nė Katedralen e Shėn Gjergjit, Kuvendi i Lezhės, qė u njoh edhe si "Kuvendi i Fisnikėve", dhe "…realizoi tė parin bashkim tė gjanė politik e ushtarak tė vendit, nė formen e nji aleance ndėrmjet pėrfaqėsuesve kryesorė tė aristokracisė shqiptare." (Historia, 425) Tė gjithė (kėta fisnikė shqiptarė para Skenderbeut), pa pėrjashtim, iu drejtuen Papės tue kėrkue mbrojtjen e tij, "… dhe Papėt kanė qenė gjithėherė tė lumtun me u ofrue atyne ndihmė." (Noli, 9) Noli shkon edhe nji hap ma larg: "Sukseset (e familjes Balsha) spjegohen nė radhė tė parė me faktin se ata kėputen lidhjet e tyne me Kishen Ortodokse Greke dhe u bashkuen me Kishen Katolike Romake, mė 1368, tue percaktue kėshtu identitetin e tyne me Shqipninė katolike romake."(ibidem)
    Kėshtu qė nė shekullin XV, Skėnderbeu u ba udhėheqės i nji Shqipnie pothuejse tanėsisht katolike romake. Si rrjedhim, administrata e Skenderbeut filloi me kambė tė mbarė, sepse pothuejse e gjithe Europa ishte katolike - me pėrjashtim tė Rusisė dhe Ballkanit lindor e jugor - dhe qendrimi i vendosun i Skenderbeut kundėr turqve tėrhoqi vėmendjen europiane. Pėr ma tepėr, Skenderbeu ishte nji aleat i vjetėr i hungarezėve, nji tjetėr qendėr rezistencė katolike kundėr turqėve.
    Tue citue Johann Ph. Fallmerayer, Noli ofron kėtė spjegim tė pakonfirmuem nga historianėt shqiptarė: "…Skenderbeu u revoltue haptas kundėr Sulltanit…pushtoi Krujėn, Sfetigradin dhe fortesat tjera (qė i ishin mohue Skenderbeut nga Sulltani, S.R.) vrau myslimanėt (e konvertuem) tė vendit, sulmoi krahinat pėrqark qė i mbante ende Sulltani dhe vjehrri i tij serb dhe u bashkue kėshtu me Kryqezaten kunder Islamit…" Kėshtu, Noli arrin nė pėrfundimin se: "…nuk kishte asnji mundėsi pėr nji kompromis me nji kryqtar tė vendosun dhe fanatik si Skenderbeu." (Noli,42)
    Pėr arritjen e nji marrėveshjeje, sidomos me familjen fisnike Dukagjini, punoi shumė ipeshkvi i Drishtit, simbas udhėzimeve tė Papės, (Noli,50), ndėrsa Papa Kalisti III u ba propagandisti ma i madh dhe pėrkrahėsi ma i fortė i Skenderbeut. Pėr kėtė, ai dėrgoi Abatin e Santa Maria di Rotezo pranė Skenderbeut qė tė arrihej nji marrėveshje me Venedikun. Papa i ri, Piu II, kėrcėnoi me ekskomunikim tė gjithė princėt shqiptarė qė nuk u bindeshin urdhnave tė Skenderbeut. Dhe ma nė fund, Argjipeshkevi i Durrėsit, Pal Engjėlli, ndėrhyni me sukses disa herė dhe pengoi luften civile nė mes fisnikėve tė Shqipnisė. Ndėrkaq, Republika e Raguzės (sot Dubrovniku), me ndėrhymjen e Vatikanit i siguroi Skėnderbeut nji ndihmė pėr luftėn e tij nga fondet e mbledhuna pėr kryqezaten e re nė pėrgatitje.
    Edhe Traktati i Paqes me Turqinė (27 prill 1463), nuk preku interesat e "…sovranitetit tė Papės mbi Shqipninė" (Noli, 66) (Theksi im, S.R.), dhe Skenderbeu pranoi gatishmėninė e tij me i deklarue luftė Sulltanit, kurdoherė qė Papa do tė urdhnonte, dhe ashtu ngjau. Nė nandor 1463, Papa deklaroi kryqezatėn kundėr otomanėve. Princat shqiptarė ngurruen me u bashkue, por Argjipeshkevi i Durrėsit i bindi ata tė bashkoheshin me kryqėzaten. Si rrjedhim i nji marrėdhanieje tė kėtillė, "…Skenderbeu u prit nė Romė me madhėshti nga nji numėr i madh ipeshkėvijsh dhe funksionarėsh tė Kishės sė Romės." (Noli, 68) dhe mė l464, do tė kunorėzohej mbret i Shqipnisė nga Papa Pius II , qė vdiq papritmas, nji e drejtė ekskluzive e kreut tė Kishės Katolike Romane.
    Pretendimi se "…shpartallimi prej Skenderbeut i lekundjeve dhe prirjeve separatiste…u ba faktor i randėsishėm pėr ruejtjen dhe forcimin e pushtetit tė tij mbi tė gjitha viset e lira dhe krijimin e nji shteti tė vetėm shqiptar", (Historia, 427) tingėllon ma shumė si nji gjykim i fenomeve tė mesjetės nė Shqipni me ngjyra dogmatike totalitare tė ditėve tona. Asht krejt e mundshme qė, "…aparati shtetėror (!) (qe) ishte i shtrirė nė tė gjitha viset e lira shqiptare dhe vepronte, sipas ndarjeve administrative tė vendit, tė cilat si kudo nė mesjetė (theksi im, S.R.) ishin tradicionale si ndarje krahinore (princė dhe bajraktarė, S.R.) e kishtare (dioēezė dhe famulli, S.R.)," (Historia, 429) ka qenė i pėrbamė nga dhe nėn kontrollin e plotė tė hierarkisė kishtare katolike romane, ku ēdo rreth kishte ipeshkvin dhe ēdo katund priftin si autoritet kishtar e civil. Si shembull kemi afirmimin e Nolit, "…popullsia ishte e terrorizueme nga frika (e sulmit turk). Skenderbeu u detyrue tė kėrkojė ndihmėn e tė gjithė ipeshkvijve pėr frymėzimin e popullsisė me guxim dhe shpresė." (Noli, 43)

    Me vdekjen e Skenderbeut, mundėsia e invadimit tė Italisė u rrit shumė. Nė rrethimin e kėshtjellės sė Rozafės (Shkodėr 1474), thirrja e ushtarėve turq ishte "Roma! Roma!", thirrje qė tregonte synimin e tyne. Mbas ramjes sė Konstantinopojės, Roma, qendra e katoliēizmit botnor, mbetej anmiku i pareduktueshem. Si rrjedhim, interesimi i Romės pėr Shqipninė vazhdoi pėr nji kohė tė gjatė. "Shqipnia vazhdoi me mbijetue me burrni, si bedeni i fundit nė mes turqėve invadues dhe brigjeve tė Dalmacisė e ishujve italianė." (Kinross,132) Kinross shkruen se simbas nji legjende, me vdekjen e Skenderbeut, Sulltan Mehmeti thirri: "Ma nė fund Europa e Azia janė tė miat tani. I mjeri krishtenim! Sot ka humbė shpaten dhe mburojen e tij."(f.133)
    Menjihere mbas vdekjes sė Skenderbeut, oferta e Senatit venedikas - e bame me ndėrmjetėsinė e Argjipeshkvit tė Durrėsit - me marrė pėrsipėr tė drejtėn e mbrojtjes sė kėshtjellave shqiptare, kishte kusht kryesor luftėn e pandėrpreme kundėr osmanėve, luftė qė do tė siguronte pėrkrahjen e Romės, pėrsa kohė qė shqiptarėt do tė mbeteshin besimtarė tė Kishės Katolike Romake.
    Pėrfundimi se Gjergj Kastrioti-Skenderbeu personifikon nji epokė tė tėrė tė historisė kombėtare tė shqiptarėve, "…pėr mbrojtjen e tokės, tė pasurisė dhe tė lirisė, "(Historia, 490) asht i thjeshtėsuem dhe jo i plotė, sepse lė jashtė elementin thelbėsor, mbrojtjen e fesė. Noli asht ma kambėngulės: " ‘Kampioni i Krishtenimit', ai luftoi kryesisht nėn urdhėrat direktė tė Papėve tė ndryshėm dhe vetėm rastėsisht nėn urdhnat e Fuqive tė tjera, edhe kėtź vetėm kur kishte autorizimin e Papėve pėr nji qendrim tė kėtillė. Vetė Papa Piu II shkruen: "Ai (Skenderbeu) konsumoi gjithė jetėn e vet tue luftue pėr kauzen e krishtenė."(Noli,74) (Georgius Scanderbechius…qui aetatem paene omnem in armis pro Christi nomine consumpsit…" Pius II. Europe and Asia, ch.xv, p.338). Shton Lord Kinross: "Skenderbeu shihej si nji hero pothuejse legjendar nga Perėndimi i krishtenė".(32)

    Gjergj Kastrioti Skenderbeu njihet si "burrė shteti dhe udhėheqės ushtarak i shquar,…i pari themelues i shtetit tė pavarur shqiptar." (Historia, 491) qė nga ditėt e lavdishme tė mbretnive iliriane tė shekujve III dhe II p.K.. Por "shteti i pavarur shqiptar" i Skenderbeut, ashtu siē ka qenė rasti edhe me Ladislavin e Polonisė dhe Huniadin e Hungarisė katolike, qė jetuen nė tė njėjten epokė, ka qenė i mbeshtetun nga e gjithė bota katolike e asaj kohe dhe ka shėrbye interesat e asaj bote - ashtu siē janė projektue nga Papa i Romės - nė nji pėrpjekje vigane me pengue pėrparimin e osmanėve nė Europė. "Ushtar i Krishtit", "Mbrojtės i Europės", nė nji Shqipni qė nė shekulin XV ishte pothuejse e gjitha katolike, Gjergj Kastrioti Skenderbeu ka gjetė nė katolicizėm unitetin qė mungonte nė shoqninė shqiptare pėr me formue nji "shtet". Noli e pėrcakton me mjeshtri faktin se "Feja (katolike) shėrbeu gjithashtu edhe si nji hallkė pėr lidhjen me botėn e Perėndimit."(8) Nė ato vite tė devocionit tė thellė fetar, "Feja ishte vetė qėllimi i jetės!" (J.M.Roberts, l77)
    Bashkimi politik i Arbnisė mesjetare nga nji varg zotnimesh tė princėve rivalė - ndoshta merita ma e madhe e Skenderbeut! - u arrit, pėr mendimin tonė, nė sajė tė gjuhės sė folun e tė pėrbashkėt shqipe, qė dalloi shqiptarėt nga fqinjėt, tė devocionit fetar kristian (katolik e ortodoks) tė popullsisė vendase, dhe sidomos nė sajė tė dashunisė proverbiale tė shqiptarėve pėr "nji atdhe tė lirė", koncept i papėrcaktuem mirė, por qė padyshim nėnkupton "krahinė e lirė pėr tė gjithė, dhe pronė e lirė pėr secilin", nji karakteristikė qė ruhet ende edhe nė ditėt tona.
    Pėr ne, breznitė e mavonėshme, trashėgimia ma e madhe e heroit tonė, asht ajo qė prof. S. Skendi e pėrcaktonte: "Nji nxitje pėr ringjalljen kombėtare tė shqiptarėve ka qenė glorifikimi i Skenderbeut dhe kohėve tė tij…Tek Skenderbeu ata panė heroin e tyne kombėtar. Muslimanėt harruen qe ai kishte luftue kundėr turqėve si nji i krishtenė. Ajo qė kishte randesi ishte se ai kishte qenė prej gjaku shqiptar dhe kishte mbrojtė vendin e vet…Skenderbeu u ba simboli i bashkimit, pavarėsisht nga besimi fetar, dhe u krijue kėshtu legjenda e Skenderbeut…"(471) "Nė shekullin XVI, atėherė kur Francėn po e shkretonin luftrat fetare, Skenderbeu merret si shembull i bashkimit kombėtar." (Jaka,313)
    Legjenda e Skenderbeut shėrben edhe sot si trashėgim pėr themelimin e nji shoqnie tolerante fetare tradicionale, qė karakterizon shqiptarėt edhe nė kėto ditė tė pasioneve tė shfrenueme e shkatėrrimtare fetare.


    Bibliografi:
    1. Akademia e Shkencave e Shqiperise. Instituti i Historise, Historia e Popullit Shqiptar, I, Botime toenairane, 2002.
    2 . Bishop Fan Stylian Noli: George Castrioti Scanderbeg (1404-1468). International Universities Press, New York: N.Y., l947.
    3. Ymer Jaka: Skenderbeu ne historiografinė frenge. Istituti Albanologjik i Prishtines: Prishtinė, 2001.
    4. Lord Kinross: The Ottoman Centuries. The Rise and Fall of the Turkish Empire. William Morrow.Co. Inc: New York, 1977.
    5. J.M.Roberts: A Concise History of the World. New York: Oxford Univers.Press, 1995.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Tema tė Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovė
    Nga Statovci nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Gjergj Kastrioti ndikoi ne rrugen e qyteterimit europian
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-06-2006, 17:35
  3. Cili ishte qėndrimi i Skėnderbeut ndaj besimeve fetare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 31-05-2006, 23:14
  4. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58
  5. ICG: - UNMIK-u ka lejuar ndarjen e Kosovės
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-06-2002, 06:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •