Nene Tereza perballe politikes

nga Redi Shehu

Edhe vete Tereza e Kalkutes po te ishte gjalle do te habitej kaq shume me popullaritetin qė po shkakton figura e saj dhe kjo ēuditerisht ne vende si Ballkani ku nefsi per integrim evropian lageshtitet nga jarget e servilizmit te udheheqesve te ketij rajoni.
Po ashtu vete Tereza e Kalkutes do te ndihej shume e fyer po te ishte tani gjalle, per menyren e paskrupullt qė i bėhet pėrdorimit te figurės sė saj duke e kthyer nga simbol bamirėsie nė njė logo politike pėr tė treguar gjoja shpirtin kristian tė kėtyre vendeve.
Gara e ēuditshme e busteve tė Terezes sė Kalkutės (kėshtu ajo ka dashur tė identifikohet) qė zuri vend nė kryeqendrat e shteteve ballkanike i ngjan asaj plaēke lufte ku luftėtarėt duke e kapur nga secili cep e tėrheqin nga vetja, pėr tė autentifikuar fitoren me anė tė kėsaj trofeje, por duke mos u kujdesur qė ajo mund tė shkėrmoqet, dhe nga njė trofe tė ktheeht nė belanė e secilit.

Po tė donte Tereza e Kalkutės, shumė kollaj do ta identifikonte veten kur ishte gjallė me politikėn dhe po ashtu po tė donte bamiresisė sė saj do t’i jepte ngjyrime marketingu duke ia rritur vetes vlerėn. Por, ajo pėrzgjodhi thjeshtėsinė dhe u mundua ta zhvishte figurėn e vet nga manipulimi i mundshėm politik duke qėndruar larg “kafshės” mediatike.
Fatkeqėsisht edhe Shqipėria si pjesė e kėtij rajoni detyrimisht u bė pjesė e kėsaj komedie “devotshmėrie” ku politikanė tė cilėt jam i bindur pak ose aspak e njihnin sa ishte gjallė, sot marrin flamurin e bardh e blu tė misionit tė saj duke propaganduar vlera tė cilat vetė nuk kanė provuar kurrė ti shfaqin.

Nė kėrkim tė njė simboli kombėtar i cili tashmė duhej tė ishte jashtė “orientalizmave” dhe tė kishte ngjyrime entuziasmuese “oksidentale”, tė ishte po ashtu i denjė pėr zėvendėsimin e “plakushit” Skėndėrbe, shenjtėrimi i Nėnė Terezės ishte rasti mė i mirė pėr ēakejtė luftėtarė tė pėrjetshėm tė posteve, por po ashtu edhe pėr “konkuistadorėt” modernė tė cilėt vegjetonin nė gjirin e kėtij vendi duke gjuajtur rastin pėr njė marketing teologjiko-politik nė shėrbim tė zbehjes sa mė shumė tė sfondit islam shqiptar.

Jam i bindur se nėse Tereza e Kalkutės do tė shėtiste nėpėr Tiranė do tė skuqej nga turpi duke parė se si bamirėsia e fshehtė e saj nėpėr vendet mė tė mjera tė globit, ishte kthyer nė pėrmendore bronxi, reklama shumė ngjyrėshe nė sheshe e aeroporte dhe se si shtete ziheshin me njėri-tjetrin pėr pronėsinė e kartės sė identitetit tė saj.

E gjithė ajo ēka ka ndodhur me Terezėn e Kalkutės pas vdekjes sė saj nuk ėshtė aspak reflektim i mesazhit qė ajo ka dashur t’i jepte njerėzve, pėrkundrazi dėshira e saj si misionare pėr pėrhapjen e bamirėsisė tolerancės, pėrvujtshmėrisė nėn petkun e kristianizmit, u zėvendėsua me prepotencė politike qė nė shumė raste tė jepte pėrshtypjen e njė kryqėzate.

Nė kuadrin e kėsaj qė thamė mė lart ėshtė edhe panorama shkodrane. Tani tė gjithė e dimė se Nėnė Tereza ėshtė kthyer nė njė simbol politik qė *ēuditėrisht pėrdoret nga qeveri laike tė cilat ndaj muslimanėve pikėrisht kanė sulmuar, mjekrat dhe shaminė, duke “harruar” se pikėrisht simbolet tona kombėtare Skenderbeu dhe Nėnė Tereza ishin bartės tė tyre. Nė logjikėn e kėsaj zallamahije ku lufta e simboleve shėndėrrohet nė luftė bustesh lindin shumė pyetje.

Pėrse edhe njė bust nė Shkodėr ? Pėrse ky mu nė hyrje tė qytetit dhe jo nė njė vend mė tė pėrshtatshėm afėr ndijimeve shpirtėrore tė lagjeve katolike ? Pėrse nuk merret konsensusi i banoreve te qytetit ? E kush tha se muslimanėt nuk kanė disa buste bamirėsish e njerėzish tė medhėnj ? A thua vallė kėta njerėz po tė ishin gjallė a do tė pranonin njė bust pėr vete ? Ku duam tė dalim ?

Ne flasim pėr lirinė e shprehjes, por kur kjo liri artikulohet nga disa muslimanė apo grupime tė tilla tė cilat shprehin opinionin e tyre nė lidhje me kėtė ēėshtje, menjėherė shohim njė furtunė mediatike e denjė pėr njė shkelės tė paftyrė ligji.
Por kur kjo liri shkelet me tė dyja kėmbėt nga grupime apo qeveritarė lokale nė lidhje me tė drejtat e njė komuniteti tė tėrė, kjo konsiderohet si virtyt dhe ligjshmėri.

Thirrje tė tilla si Shkodra Republikė i kemi dėgjuar edhe dekada tė tėra mė parė kur kėrkohej me ngulm nė pikėn mė kritike qė kalonte Shqipėria, themelimi i Republikės Katolike tė Mirditės. Prandaj i bėj thirrje tė gjithėve qė tė jenė mė tė kujdesshėm nė opinionet e tyre dhe t’i analizojnė gjėrat, sepse ndoshta padashur bėhen pjesė e njė plani tė errėt qė synon ndoshta asimilimin e njė komuniteti tė tėrė.



--------------------------------------------------------------------------------