Close
Faqja 7 prej 12 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 140 prej 233
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e Kaoni
    Anëtarësuar
    19-03-2009
    Postime
    268
    E vrau kjo kukuvajka zez, cunin e huj.
    Ket shushken do ta kapin nai dite ene kan me e qeth qeros.
    Shum o tu u hap b_ythsh kjo, ene tu bo reprezalje neper Tiron, me eskorten e vet, po ka me pa ene kjo qofte ke daja.

    Kjo kukuvajka zez, don me provu se asi kandidat tjeter nuk fito ne qarkun e Shkodres pervec ksajt.
    Kjo su ka nda hala ka msimet e Enverit, se pushteti mahet me dhun, e aplikoi Loku me 97 ene o tu e bo ne kjo kukuvajka tashi.

  2. #122
    Citim Postuar më parë nga Antimafia Lexo Postimin
    Bravo Apollonia.

    Edhe une kur isha ne kopësht, enderroja qe te behesha shume i forte dhe ti bëja "cubat" e lagjes te flisnin me vete (ajo legjenada e Mujos, qe piu gji nga "Zanat e Malit" dhe u be aq i forte sa shkulte pemet nga toka me gjith rrenje, me kishte hallakat fare).
    Paska ardhur zedhenesi i Sales. Ke te drejte ne fakt se Brari qenka me pushime dhe te ka lene ty pergjegjes te fshirjes se menderes se Sales. lol

    P.S. Egnatius, shko futi nje mualebi qe te rritesh.

    P.S.1. Mr. Zeid, do shkoj ne xhami neser, pa merak. Do behem fetare.

  3. #123
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Ku jeni ju prokuroret shqiptare qe i bete lidhjet menjehere.Qe nga Trebicka e deri tek ky qyqari i fundit.Boll me keto hamendesime se na hapet barkun.Mereni me logjiken e nje elektroauti me shkolle nate si puna e Ndokes.Eshte pak si e tepert.
    A i intereson polarizimi i klimes politike PD-se? Sigurisht qe JO, sepse po humben standartet e zgjedhjeve PD humbet shume pike edhe ne se fiton zgjedhjet.
    Ndersa Nard Ndoka eshte nje hiene q perpiqet te fitoje nga kufoma e te ndjerit.
    Ceshtja eshte shume e thjeshte, po i pate dikujt ndonje pare borxh a ndonje konflit ne biznes, dihet qe nje kallep tritol zgjidh gjithcka.Apo ata te vraret deri me sot qe nga Floran Vila,Miri i Xhikes etj nuk ishin anetare te PDK-se
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  4. #124
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,408
    Postimet në Bllog
    17
    Ustallaret e PS dhe PDK po akuzojne Jozefina Topallin, meqe kjo pati kurajon te thote te verteten, qe shume nga keta "aleatet e vegjel te PD" jane te mbushur me eksponente kriminale dhe njerez te korruptuar. Ustallaret e Edvin Ramet ne Top Channel mundohen t'ia faturojne fajin Jozefines, edhe pse gjithe shkodra dhe Malesia i njeh keta njerez se kush jane. Fjalimi i Jozefines nuk shkaktoi asnje stepje apo habi ne elektoratin e zones, bile e duartokriten qe pati kurajon te denoncoje keta tipa qe te gjithe i njohin.

    Ata qe u "stepen" dhe u "frikuan" nga denoncimi i Jozefines dite para zgjedhjeve ishin kreret e "aleateve te vegjel" si te PDK edhe te PR, qe nxituan te deklaronin se "Berisha duhet te korrigjoje Topallin". Kjo ishte menyra e tyre per te thene: "Berisha, na jep garanci qe nuk do te na nxjerresh para ligjit njerezit tane me nje te shkuar te erret". Berisha ka dy dite qe po hesht e nuk po u jep pergjigje e garanci, qe beri qe ketyre horrave te veshur me pushtet tu hyje frika, se mandati i dyte i demokrateve do te thote qe "...as njerezit tane nuk do t'i shpetojne ligjit". Dhe duke qene se kriminelet e rretheve kane lidhje te ngushta me kryekriminelet ne Tirane qe "i marrin ne telefon edhe 5 minuta para atentatit", keta peshqit e medhenj ne Tirane duhet ti eleminojne keta njerez per te fshehur implikimin e tyre ne krim.

    Policia dhe hetuesia shqiptare duhet te zbardhi ngjarjen pasi nese e zbardh ashtu sic duhet, do tu hedhi prangat jo vetem atyre qe organizuan atentatin, por edhe atyre qe e urdheruan atentatin. Sa per cobanerine e forumit (morali coban per ata qe nuk e njohin cobanerine eshte: "zgjuarsia duket se sa mire di te genjesh"), atentate te tilla kriminale si ai i deputetit socialist Xhindi apo ketij te PDK ne Shkoder, nuk jane "vrasje politike" pasi as njeri e as tjetri nuk ishin "politikane karizmatike" qe kane marre vota e fituar zgjedhje. Implikimi i vetem politik i tyre eshte fakti qe prania e ketyre njerezve me klasen politike shqiptare, inkriminon partite e tyre perkatese dhe kreret e ketyre partive qe i kane emeruar keta esponente kriminale ne poste te tilla.

    Dhe te tilla vrasje mafioze deshmojne qe ne Shqiperi eshte rritur ndjeshem autoriteti i ligjit. Peshqit e medhenj te krimit ndihen te kercenuar nga ligji prandaj edhe bejne vrasje te tilla per te humbur gjurmet. Dobesia e vetme e shtetit shqiptar eshte inkompetenca e sherbimit sekret shqiptar dhe prokurorise shqiptare per te zbardhur vrasjet ne kohe.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 19-06-2009 më 02:05

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Njerezit nuk jane indinjuar vetem nga vrasja e nje njeriu.
    Njerezit indinjohen se se u serviret i njejti model debil ligjor per ndeshkimin e autorit.
    Njerezit indinjohen se e kuptojne qe vrasje si kjo e fundit nuk eshte vrasje e zakonshme qe behet per kanun, per zenka, per prone etj por eshte vrasje e sofistikuar dhe keto tip vrasjesh nuk i bejne dot njerez te thjeshte.
    Njerezit e kuptojne qe kur nuk zbardhet ngjarja perfiton vetem pushteti.
    Njerezit e kuptojne qe jeta e tyre sic ka qene e pasigurte eshte njelloj.
    Njerezit e kuptojne qe vetem me rruge patriotike nuk behet me e sigurt jeta e tyre.
    Njerezit e ndjejne qe fill pas votimeve sdo kene para per te blere e do rritet krimi rruges i cili po mer dita dites nivele te frikshme.

    Kjo eshte idinjnjata e shqipeve keto dite

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Pse more duhet te vriten ne mes veti o shqipetar,a nuk keni mesua nga e kaluara e pergjakeshme,qfar gjaku na qarkullon ne trupin ton,perse jemi kaq te dhuneshem.
    Vriten ne shqiperi,vriten ne kosove vriten ne maqedoni vriten ne luginen e presheves dhe qe te gjith jan shqipetar.
    Politiken e kemi kuptua jet a vdekje dhe ketu ka diqka qe njeriu shqipetar politiken e ben per tu pasurua ne kurriz te popullit.Deri kur ky popull duhet te edukohet,perse ky popull duhet te bej tifo per politikaj qe pas zgjedhjeve do ja rjep lekuren qofshin ata te majt apo te djathet.Ne perendim njerzit nuk bejn tifo,njeriu e ka te veshtir ti grumbulloj 20 vet per te ndegjua nje politikan,kurse ne shqiperi me mijra militant gervallen para padronve duke mos e kuptua qe po u duartrokisin atyre qe ua fusin doren ne gjep.
    Une nuk kuptoi si ky popull gjen kurajo per te dal ne votime,e mira e te mires do kishte qen qe fare te mos dilet ne votime,dhe diten e 28 qershorit vet populli ta shpell dit zie ne shqiperi,per te vetmen arsye qe keti populli i mungojn politikaj qe punojn per popull.
    Hiq ma mir nuk eshte as ne kosove njerzit kercnohen per dit,as kush nuk guxon ta thot te verteten,ndiqen gazetaret me nje fjal jetojm te shtypur nga ata qe vet i kemi duartrokitur.
    Ketij populli i mungon kultura definitivisht nuk kemi vizion,na refuzojn te gjith kemi nje imazh shume te keq ku do qe shkojm.
    Te investojm tek te rinjet por me sa po shifet edhe keta jan te infektuar nga baballaret e tyre me idet me te qoroditura qe mund te egzistojn.
    Me gjith ate e dua shqiperin e dua kosoven e dua popullin shqipetar,por i urrej politikajt qe jan ber per qejf te armikut

  7. #127
    Gjurmë në Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anëtarësuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Në luginën e dashurisë.
    Postime
    2,622
    Shpreh ngushllimet e mia më të sinqerta familjes së të ndjerit. Uroj përshpejtimin e zbardhjes së rastit...!

    Shpirti i pushoftë në Paqe!
    Ndryshuar për herë të fundit nga symphony : 19-06-2009 më 03:12

  8. #128
    Ne bregdet Maska e Asriana
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    186

    Prekë Keka: Politika qeverisëse e vrau tim bir

    Policia e Shkodrës ka pyetur rreth 20 persona për të hedhur dritë rreth ngjarjes së një dite më parë, kur kreu i PDK-së, së Malësisë së Madhe, Aleks Keka humbi jetën si pasojë e një shpërthimi me eksploziv, vendosur në automjetin me të cilin udhëtonte nga Kopliku drejt Shkodrës.

    Sipas burimeve, mësohet se këta persona janë shoqëruar në komisariat për t'u pyetur lidhur me lëvizjet e fundit të 34-vjeçarit, por ende nuk bëhet asgjë e ditur rreth asaj që ata kanë deklaruar. Më pas ata janë lënë të lirë, ndërkohë që policia vijon hetimet për ngjarjen.

    Sot, zhvillohet edhe ceremonia mortore e Kekës, përcaktuar për në orën 17.00 të pasdites.
    Fill pas ngjarjes, kur policia e Shtetit deklaroi se viktima ishte me precedentë penale për trafikim lëndësh narkotike dhe eksplozivi, familja reagoi ashpër, duke u shprehur se djalin e vrau shteti dhe PD-ja.

    *************
    SHKODËR - Vritet me lëndë plasëse kryetari i PDK-së në Malësi të Madhe, Aleksandër Prekë Keka, 34 vjeç.


    Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 09:45 në Grizhë, në segmentin rrugor Shkodër - Han i Hotit, rreth 5 km larg qytetit të Koplikut dhe vetëm pak minuta pasi kryeministri Berisha, në qytetin e Shkodrës, rreth 20 km larg vendit të ngjarjes, priste shiritin e përurimit të rikonstruksionit të këtij aksi rrugor.


    Në momentin e atentatit me lëndë plasëse, Keka, një ndër biznesmenët më të njohur në Malësi të Madhe, udhëtonte i vetëm në mjetin tip "Mitsubishi Pajero" me targa "SH 2125 E", ngjyrë të gjelbër.


    Sipas deklarimeve të dëshmitarëve okularë, mjeti i cili udhëtonte nga Kopliku në drejtim të Shkodrës është parë të shpërthente dhe të dilte jashtë rrugës në të djathtë të saj, andej dhe nga lëvizte, rreth 70 m pasi kalon urën në fshatin Grizhë.


    Mjeti i dalë menjëherë jashtë rruge si rezultat i shpërthimit është spostuar disa metra dhe ka marrë zjarr, ndërsa Aleksandër Keka ka rënë pa jetë ngjitur me asfaltin e rrugës.


    Një shitës ambulant rrobash dhe dy kalimtarë të rastësishëm kanë dhënë alarmin dhe aty ka mbërritur zjarrfikësja që ka shuar mjetin që kishte marrë flakë dhe më pas ekspertët.


    Viktima mësohet se ka pësuar dëmtime të shumta nga barku e poshtë, të cilat i kanë sjellë dhe vdekjen, ndërsa pjesa tjetër e trupit ka pësuar pak djegie. Nga burime konfidenciale mësohet se lënda plasëse është vendosur në dyshemenë e mjetit tek vendi i shoferit, poshtë sediljes, pasi aty është konstatuar vrima që ka dalë dhe sipër mbi sedilje dhe forca e shpërthimit e ka nxjerrë jashtë trupin.


    Policia ka nxituar që të fshehë krimin duke deklaruar se automjeti ka shpërthyer pasi mund të ishte me gaz, por më pas kjo pistë ka rënë kur është vënë re se makina punonte me naftë. Më pas është deklaruar se ka pasur një atentat të organizuar me lëndë plasëse të telekomanduar.


    Policia ka bllokuar për rreth pesë orë aksin nacional Shkodër - Han i Hotit dhe vendin e ngjarjes, i cili është rrethuar në një sipërfaqe rreth 100 metër katror. Trupi i viktimës ka qëndruar i mbuluar në rrugë dhe pjesët e mjetit të shkatërruar plotësisht, të shpërndara ngado. Sipas dëshmitarëve okularë, fillimisht nuk është ditur sa persona kanë qenë në mjet dhe as kush ishte i vdekuri.


    Është gjetur portofoli i Aleksandër Krekës në anën tjetër të rrugës dhe është bërë identifikimi, ndërsa nga pyetja e personave që kanë qenë të fundit me të, ka rezultuar se ai është nisur i vetëm drejt Shkodrës. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur krerët demokristianë Nard Ndoka, Frrok Gjini, Mark Krroqi, deputeti i PS-së Tom Doshi dhe të tjerë demokristianë shkodranë.


    Rreth orës 15:00 viktima është dërguar në morg dhe rreth orës 17:30 është dërguar në shtëpinë e tij në Pjetërshan. Aleksandër Prekë Keka kishte që nga gushti i vitit 2007 që mbante postin e kryetarit të PDK-së në Malësi të Madhe dhe ishte i angazhuar në fushatën elektorale. Ai ishte anëtar i këshillit të komunës Kastrat dhe anëtar i këshillit të qarkut Shkodër, i martuar dhe me tre fëmijë, dy djem e një vajzë, përkatësisht 10, 7 dhe 3 vjeç.


    ---------------------------------------------------------------------------------------------------

    ATENTATI/ Babai i viktimës shprehet se dyshon që kalimi i djalit të tij me PDK-në ishte shkak për ekzekutimin e tij me bombë të telekomanduar

    Prekë Keka: Politika qeverisëse e vrau tim bir


    SHKODËR - Në banesën e biznesmenit të ndërtimeve, Aleksandër Keka, ka vetëm burra në oborr dhe në brendësi të saj. Gratë dëgjohet të vajtojnë, edhe pse trupi i pajetë i babait të tre fëmijëve të mitur nuk ka mbërritur ende.


    Babai i viktimës, Prekë Keka, dhe xhaxhai Llesh Keka presin ngushëllime sipas zakonit, ndërsa në oborrin e vilës po ngrihet tenda, zakon në raste vdekjeje në këtë zonë, ku vendoset kufoma dhe të afërmit e tij. Prekë Keka tregon për ndarjen me të birin mëngjesin e së enjtes pa e ditur se do të ishte hera e fundit që e shihte të gjallë.


    "Ka qenë ora 08:30 kur ka dalë nga shtëpia. Hëngrëm mëngjesin bashkë dhe ishte shumë i qetë, pa asnjë problem dhe çdo ditë dilte për fushatë. Më kishte lidhur pagesë, që e merrja në bankë, sipas ligjit, dhe i thashë se nuk më dilnin lekët. Ai më la ca lekë. Ne kemi firmë ndërtimi prej 16 vitesh, ku në 10 vjet e kam pasur unë dhe ka gjashtë vjet që e administronte Aleksi.


    Ai ka mbajtur ekonominë e shtëpisë. Më pas u ndamë, dhe unë me gruan dhe djalin e vogël jemi nisur për në Razmë, pasi atje kemi një shtëpi dhe donim ta lyenim dhe ta përgatisnim për të veruar. Në Shkrel jemi ndalë dhe kemi blerë ca gëlqere, furça etj, dhe më ka rënë 6 herë telefoni.


    Kishte pak valë dhe me vështirësi mundëm me u lidhë. Na lajmëruan të shkojmë në shtëpi sa më shpejt duke na thënë se i kishte ndodhë diçka jo Leksit, por axhës. Pastaj kur erdhëm e morëm vesh çfarë ka ndodhur",- thotë ai.
    Ka pasur ndonjë kërcënim apo konflikt Aleksi?


    Asnjë kërcënim, asnjë konflikt nuk ka pasur, pasi po të kishte, do ia tregonte në mos mua, djalit tjetër apo vëllait tim. Djali im ka pasur autoritet të madh në Malësinë e Madhe dhe duket se kjo e ka vra, pasi autoriteti i madh i tij ka qenë problematik për dikë. Se për kë nuk e di. Nuk dua të besoj se politika arrin deri në këtë shkallë.


    Por nuk di arsye tjetër se përse mund të më jetë vrarë. Nuk e di se përse tjetër, veç politikës, më merret jeta e djalit, duke kaluar në ekstremizma të tillë, me më marrë jetën djalit për politikë, nuk dua ta besoj.


    Nuk ka pasur asnjë konflikt, as me firmën e tij, as borxhe. Ne jetojmë mirë dhe nuk ka si të jetë vrarë për ekonomi. Kam djalin tjetër në SHBA që ka firmë ndërtimi, ne kemi një të tillë prej vitesh, ka ndërtuar rrugë, shkolla, ujësjellës, ka qenë duke punuar për kanalizimet në Malësi të Madhe dhe bashkë me dy ortakë të tjerë ka ndërtuar një pallat në Shkodër. Asnjë konflikt, të vjetrit kanë pasur disa konflikte, po ka 100 vjet që janë mbyllur dhe me askënd nuk kemi pasur ndonjë problem.


    Ku dyshoni?


    Unë dyshoj vetëm tek politika. Kemi qenë me PD-në për 17 vite dhe kemi votuar për të si fis. Ka dy vjet që u bëmë me PDK-në, pasi djali ka shok Nard Ndokën. Më pyeti dhe më tha a të merrem me drejtimin PDK-së në Malësi të Madhe.


    Sot ndihem fajtor se i thashë, përderisa e ke shok dhe ta ka besuar, këtë pranoje. Nuk e di se si mundet që politika ta marrë jetën për një mandat apo një karrige.


    Ne kemi qenë me PD-në, edhe pse tash jemi me PDK-në, nuk ma merr mendja se duhet të vritemi, se ne e kemi mbështet gjithmonë PD-në. Pastaj djali ka punuar me të majtë e të djathtë, ka qenë i mirë me të gjithë njerëzit. Deri tani sipas zakonit, askush nuk na ka çuar fjalë se na ka vrarë djalin.


    Nuk e dimë dhe besoj se vrasja e tij në atë mënyrë është bërë që ne të mos e marrim vesh se kush e bëri. Pasi kur autori e familja e tij të çon fjalë, duhet të vrasim një për të marrë gjakun, kur nuk të çon fjalë, duhet të vrasim tre.


    Ne nuk e dimë se kush na e vrau Leksin, por ne jemi malësorë, meshkuj, dhe po ta dimë, nuk e lëmë pa e marrë gjakun, dhe në fund të botës po të fshihet autori. Leksi jo vetëm nuk ka pasur konflikte, por dhe ka ndërhyrë në disa raste për t'i mbyllur ato që kanë pasur të tjerët në Bajzë".


    -----------------------------------------------------------------------------------------

    "Faleminderit që na e vranë. Përderisa policia thotë kështu, na bën të mendojmë se është ajo dhe shteti që e ka vra"
    Xhaxhai i viktimës: Dyshojmë në përfshirjen e policisë

    Lleshi, xhaxhai i viktimës, shprehet se nipi, të cilin e ka pasur dhe si shok, është martuar herët, 22 vjeç, ka tre fëmijë dhe ka qenë shumë familjar. "Kur dilte jashtë vendit merrte gruan me vete. As me ngrënë nuk ka ngrënë nëpër restorante, edhe pse e kishte mundësinë ekonomike, por vinte të hante në shtëpi me familjen. Prindërit i nxirrte shëtitje jashtë vendit, në Evropë", thotë Lleshi.


    Por ai reagon ashpër kur mëson se policia e quajti trafikant nipin e tij të vrarë në mënyrë makabre. "Ne jemi të shqetësuar se na është vrarë djali në lule të rinisë, pa i pasur kujt hak, as hile. Por jemi më shumë të pikëlluar që policia na e quan trafikant.


    Ai këtu ka jetuar, ka punuar. Ka lëvizur në SHBA, Kinë, Evropë e askush nuk e ndaloi një herë. Kur paska qenë trafikant, pse nuk e morën një herë të paktën në polici? Na e quajnë trafikant pas vdekjes. Kjo nuk durohet! Faleminderit që na e vranë, por nuk lejojmë me na e koritë djalin të vdekur.


    Përderisa policia thotë kështu, na bën të mendojmë se është ajo dhe shteti që e ka vra. Kërkujt nuk i ka pasur borxh. Makinën e ka ndërruar me ortakun e tij Kastriot Bitanjin, vëllanë e ish-ortakut të mëparshëm të vrarë, se donte që të përdorte fuoristradën për fushatë në zonat malore. E kanë dashtë të gjithë.


    As ka qenë i drogës, as i pijes, as i kumarit. Madje ka ndikuar që disa të rinj që kishin këto probleme të ndryshonin rrugë, duke i ndihmuar dhe me lekë. Pastaj, ai sot ka dorëzuar pasaportën e vjetër në komisariatin e Malësisë së Madhe me marrë të renë. Nuk e kuptoj si quhet trafikant. Po na e vrasin për së dyti",- shprehet Llesh Keka.

    -------------------------------------------------------------------------------------------------

    Mark Lumaj, biznesmen e kandidat i PDK-së, tregon momentet e fundit të kaluara me viktimën, pak minuta para vrasjes
    Miqtë: Aleksi ishte i qetë. Po merrej me fushatën


    Vetëm pak minuta përpara vrasjes, Aleks Keka ndodhej në një lokal në shoqërinë e disa miqve të tij. Pas vrasjes ata kanë rrëfyer momentet e fundit me të.


    Mark Lumaj, biznesmen dhe kandidat i PDK-së në Malësi të Madhe, tregon se, si çdo ditë, dhe dje, është takuar me Kekën. "Ka qenë ora 08:30 kur jam lidhur në telefon me të dhe e kemi lënë të pimë kafe tek një lokal përballë Bashkisë së Koplikut. Aleksi jeton në Pjetërshan të komunës Kastrat dhe kafen e pinim çdo ditë ose në Koplik, ose në Bajzë dhe pastaj shpërndaheshim në terren.


    Dhe sot kështu ka ndodhur, kur jemi takuar me 5-6 persona të tjerë, aktivistë të PDK-së. Leksi ka pirë një kapuçino dhe ka thënë se do të shkonte në Tiranë për të marrë disa materiale promocionale për fushatën: posterë, flamuj etj. Ishte krejt i qetë dhe u ndamë, pasi unë me të tjerët do shkonim në Kastrat e Shkrel për fushatë. Ka qenë pa shkuar ora 10 kur jemi ndarë.


    Rreth 40 minuta më pas më ka telefonuar vëllai im që kishte marrë vesh ngjarjen dhe ka qenë i shqetësuar se ka menduar se kam qenë dhe unë me të. Dje gjithë ditën deri në 8-të të mbrëmjes kemi qenë bashkë në Këlmend për fushatë", thotë i përlotur Mark Lumaj.


    Ndërsa Zef Keçaj, kryetar i PDK-së për komunën e Kastratit, që ka qenë një ndër personat që ka pirë kafe në mëngjes me viktimën, tregon se "mjetin "Mistubishi" ai ia kishte marrë vëllait të ish-ortakut të tij para katër ditësh, pasi duke qenë fuoristradë dhe rrugët tona janë malore, ishte e përshtatshme për fushatën. Mjetin e ka pasë parkuar pas lokalit ku ka pirë kapuçino e ujë tonik, se vetëm këto pinte. Nuk ka pasur asnjë konflikt me njeri".


    Telefonata e fundit e viktimës ka qenë me kreun e PDK-së, Nard Ndoka, i cili ishte mik i tij, dhe siç e pohon vetë Ndoka, e kishin lënë të takoheshin në një lokal në Shkodër. "Më tha se do vinte për 10 minuta, por u vonua. I kam rënë 5-6 herë celularit dhe nuk më është përgjigjur. Pastaj kam marrë vesh çfarë ka ndodhur",- tregon Ndoka.

  9. #129
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    ngushellime familjes.

    Nard Ndoka eshte nje dallkauk qe nuk e ka shokun.

  10. #130
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Ngushellime familjes.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  11. #131
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Nga gjithe ai shkrim me larte kuptohet lehte qe policia jone injorante dhe thellesisht poltike kur nuk ben asgje per autoret e krimit dhe i con si perhere ne drejtim te ditur ngre krye vetegjyqsia 1000 vjecare.
    Qe me percaktimin e pare policia injorante tregon se nuk do ti gjeje asnjehere autoret e krimit duke e paragjykuar viktimen qe nuk ka asnje denim me vendim gjykate i cili i shpall definitivisht fajtore njerezit.
    Pritni se do te shikoni si do zhvishet pd nga sharmi industrializimit dhe e infrastruktures, dhe do te dale ne keto dite te fundit me barbarizmin e vet primitiv dhe me shpuren tejet injorante qe e rrethon, dhe te shohim cila do jete viktima e radhes.

  12. #132
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anëtarësuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    660
    Ngushllime Familjes.
    Eshte e dhimbshme qe ne Trojet Shqiptare ndodhin ende keso vrasjesh,ne veqanti ne prag te zgjedhjeve ne Shqiperi qe do ti kushtojne shume tere popullit shqiptare.
    Vrasje keto qe mendoje se behen nga qarqe qe nuk ia dojne te miren Shqiperise dhe shqiptareve.

  13. #133
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    ngushellime familjes se tij
    ne si shqipe jena shume te afte te akuzojme njenen pal apo tjetren
    ne rrethet e ngushta dihen shkaqet
    na mund te shkrujme romane ketu
    JO SEKS PARA MARTESE

  14. #134
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Ngushellime familjes Keka
    Un jam i mendimit se PD nuk i interesojne keto atentate ne prag te zgjedhjeve se dihet humbja e madhe qe mund te sjellin per te dhe per proçeset e Shqiperise (vizat dhe ant ne BE) keshtu qe prokuroria duhet ti hapi mire syte qe te gjeje sa me pare autoret e kesaj vrasjeje.
    Ndoka tha se ka folur me te ndjerin 5 min perpara shperthimit, a dihet se çfare tipi ka qene bomba???me komande te afert apo nga ato me celular???
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  15. #135
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576

    Idinjnjata e shqipeve...

    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Njerezit nuk jane indinjuar vetem nga vrasja e nje njeriu.
    Njerezit indinjohen se se u serviret i njejti model debil ligjor per ndeshkimin e autorit.
    Njerezit indinjohen se e kuptojne qe vrasje si kjo e fundit nuk eshte vrasje e zakonshme qe behet per kanun, per zenka, per prone etj por eshte vrasje e sofistikuar dhe keto tip vrasjesh nuk i bejne dot njerez te thjeshte.
    Njerezit e kuptojne qe kur nuk zbardhet ngjarja perfiton vetem pushteti.
    Njerezit e kuptojne qe jeta e tyre sic ka qene e pasigurte eshte njelloj.
    Njerezit e kuptojne qe vetem me rruge patriotike nuk behet me e sigurt jeta e tyre.
    Njerezit e ndjejne qe fill pas votimeve sdo kene para per te blere e do rritet krimi rruges i cili po mer dita dites nivele te frikshme.

    Kjo eshte idinjnjata e shqipeve keto dite
    Ke plotesisht te drejte qe duhet te forcohet pushteti gjyqesor, kjo dhe me ligje, qe vrasesin mos ta shohesh kurre me ne rruge.

    Njerezit per fat te keq nuk jane aq budallenj sa mos kuptojne se nga keto vrasje, qeveria dhe mazhoranca aktuale eshte me e humbur nga te gjithe.

    Jo vetem njerezit po dhe kriminelet e kane te qarte se sot jeta eshte me e sigurt se 4 vjete me pare dhe se ne te arthmen hapsira e krimit do te ngushtohet me teper. Kjo eshte dhe arsyeja qe krimet po behen me te sofistikuara, prandaj strukturat shteterore duhen pastruar nga tentakulet kriminale.

    "Njerezit e kuptojne qe vetem me rruge patriotike nuk behet me e sigurt jeta e tyre". Me siguri kjo te ka shpetuar nga nxitimi, sepse eshte pikerisht e kunderta per kedo ne bote dhe jo vetem ne Shqiperi.

    Ne situten e krizes qe kalon bota, rritjen e krimit te rruges po e shohim çdo dite ne lajme ketu ne USA dhe rritja e e pagave me teper nga rritja e indeksit te çmimeve eshte nje arsye per mire ne kete drejtim, gje qe njerzit e shofin ne jeten e tyre.

    Pikerisht per kete arsye indinjata e njerzve do te beje, qe ata te mos ta shofin te arthmen ne duart e mashtrusve hajdute te tipit te anarshist Edushit, apo bishtrave aventurjere si Erjon Veliaj @ Co.

  16. #136
    Lol, kot qe ciceroni kundra njeri tjetrit duke fajesuar arsyet politike per kete ekzekutim. Hera e fundit qe mbaj mend qe dikushi te hidhet ne ere ishte Vajdin Lamaj. Prandaj............... nuk te hedh njeri ne ere kot per hobi ore popull
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  17. #137
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Ska rendesi ne ishte deputet apo kanidat per deputet. Rendesi ka qe ishte njeri, edhe u egzekutua ne menyre mafioze. Cfar problemi ka nese ishte deputet i Ps apo Pd ose Pds, Crs etj etj? Nuk do shum per tu kuptuar qe akoma kriminaliteti ne shqiperi nuk eshte zhdukur edhe ska per tu zhdukur ndonjeher, akoma ka organizata mafioze qe veprojne ne shqiperi, te vrasin ne mes te dites edhe nuk gjendet se kush jan, sepse jan te mbrojtur nga Policia Shtetit edhe Qeveria vete. Atehere cfar besimi duhet te keme un ne kte qeveri ku per 1 muaj jan vrare mbi 4 persona per arsye politike!? Pse duhet te ulurasim ne mitingje kur ne po jetojme me frike?
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  18. #138
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    Ska rendesi ne ishte deputet apo kanidat per deputet. Rendesi ka qe ishte njeri, edhe u egzekutua ne menyre mafioze. Cfar problemi ka nese ishte deputet i Ps apo Pd ose Pds, Crs etj etj? Nuk do shum per tu kuptuar qe akoma kriminaliteti ne shqiperi nuk eshte zhdukur edhe ska per tu zhdukur ndonjeher, akoma ka organizata mafioze qe veprojne ne shqiperi, te vrasin ne mes te dites edhe nuk gjendet se kush jan, sepse jan te mbrojtur nga Policia Shtetit edhe Qeveria vete. Atehere cfar besimi duhet te keme un ne kte qeveri ku per 1 muaj jan vrare mbi 4 persona per arsye politike!? Pse duhet te ulurasim ne mitingje kur ne po jetojme me frike?

    Problemi nuk qëndron te Qeveria , por tek populli dhe individi. Pra ti si individ nqs nuk merrësh me punë të pista , nqs nuk ke bërë dicka keq kunder dikujt , ty nuk vjen t'të vras asnjeri në shtëpi , as t'të fusi ndonjë bombë në makinë , ti po deshe dil ene në 3 mëngjes 5 mëngjes e ulurit rruges sa të mundesh, askujt nuk i rruhet për ty , për mua , dhe për ata që s'merën me pun të pista. Tani , pse mendove ti që qeveria duhet gjithqysh nga një polic t'ja coj mbrapa secilit qytetar që mos të vrahet? Jo qeveria thot , nqs jeni të drejt , punoni me djers , s'beni pislliqe dhe paraze me mafiosa atëher ne ju sigurojm. Kurse këtyre që meren me punë të piseta dhe pazare , jo qeveria por edhe komplet policia e botës me u stacionu në Shqiperi s'kan për ti ndal vrasjet!

    Mendoj se cdo vrasje që bëhet për pazare të droges , kallashit , s'duhet bëhet kaq e madhe. Ka qen ky engjull apo cka ka qen s'duhet na interesuar , kryesore ky është vra për dicka , jo që ka patur shum vota në Shkoder që ta vrasin e të fitojn gjo , por thjesht është marr me dicka që dikujt ja ka sjell ke fyti o explosivin në makine , o me i dal kallash.

  19. #139
    Ne nje forum shkodranesh,gjeta kete qe shkruhej per te vrarin.Me mire se e kan njofur vet bashkevendesit personin, asnje gazetar a'po gazetaruce s'mund ta ket njoft:

    " Une personalishte e kam njofte te ndjerin dhe kam nejte me te dy ose tri here ne jeten teme nuk e di se kushe e ka vra dhe per cfare qellimesh politike apo personale te tijat,po per nje gje te jeni te sigurte qe te gjitha fjalet qe i tha ZEDHENESI i ministise se rendit qe ai (ALEKS KEKA) ka pase precedente te rende penal eshte e vertete e din tane bajza dhe me gjere se ka kene trafikante DROGET dhe per mu ky njeri nuk duhet te ishte kryetari i partise demokristjane sepse ai ka pase precedente penal dhe une personalishte nuk pajtohem me keto lloj njerezish qe i futen politikes thjeshte per te mbulu piselleqet e tyne me vjen keq per te gjith ato qe nuk e dine se c'fare madhit ka kene...Kriminelat dhe leket e haramit heret a vone te ndeshkojnen i lane te tana per nji dite per nji sekond...Duhet me thane e shkreta familja e vet dhe femijet e vet sepse ashte e veshtire me u rrite pa babe... Nje gja te fundit per ju qe besoni DJADHIN (politiken) kjo eshte lufte e ashper politike dhe ket here si kurre ma pare qendren e shperthimit e ka ne Shkoder sepse forca e majte don me e perca partine demokratike dhe popullin tone ju lutem tanve ne emer te Zotit mos i besoni politikes se mas saje jane thjeshte interesat personale te disave qe ja dojne te miren vetes e te jeni te sigurte se ne JO.Zti paste meshire per te..."

    Shkurt muhabeti,ate qe donte te bente ed rama me trebicken,ate don ta bej dhe nard noka me keken.Lot krokodili derdhin shker dhatat,se mendjen tek karriga e leket e kan 24 ore.
    Ndryshuar për herë të fundit nga POKO : 20-06-2009 më 19:59

  20. #140
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    asnje presje nuk i heq shkrimit te mesiperm.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

Faqja 7 prej 12 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •