Close
Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 233
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Deputeti demokristian Frrok Gjini akuzon drejperdrejt Jozefina Topallin si shkaktare te drejtperdrejt me ane te krahut te armatosur te saj duke aluduar fjalimin e saj .

    "Kjo eshte gjuha e urrejtjes se Topallit" ka thene ai ne nje prononcim te shkurter teper i prekur .

    Nenkryetari i Pdk Jak Ndokaj thote se s'ka lidhje me gazin se makina ka qene fuoristrade me nafte . Kurse Nard Ndoka kreu i nuk ka deklaruar asgje per shkak te tronditjes .

    Mendohet se ka qene eksploziv C4 me telekomande pasi nuk ka pasur kontakte te tjera te mundshme ngaqe makina ka qene ne levizje .

    Fushata e pergjakshme vazhdon .

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    "Siq Shihet Të Gjithë Këta Politikanët Shqiptarë Janë Kriminel."

    Këtë gjë nuk e them unë e thonë vetë Politikanët.


    Me Rrespekt : ILMGAP

  3. #43
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    SHKODER- Policia : Shpërthimi me eksploziv, ndoshta C4
    Ora 12:42 Policia thotë se kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale. Ekspertët të xhenios dhe të policisë kriminale thonë se shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur nga vendosja e një eksplozivi në makinë dhe dyshohet se mund të jetë e llojit C4.
    Një pistë hetimi që është mësuar nga gazetarët në vendngjarja në këto momente është se autorët mund ta kenë aktivizuar shpërthimin nëpërmjet telekomandës.

    PDK, Jak Ndokaj: Keka u vra në atentat. Ky sulm terrorist ndaj PDK

    Ora 12:45-Deputeti i Partisë Demokristiane (PDK), Jak Ndokaj e ka konsideruar vdekjen e kryetarit të PDK në Malësinë e Madhe si atentat të pastër politike dhe sulm terrorist ndaj partisë së tyre. “Isha në një takim elektoral kur mësova ngjarjen. Është tepër e rëndë dhe PDK e konsideron këtë një akt të pastër terrorist. Ngjarje e rëndë, kërkojmë nga organet e sigurisë zbardhjen e menjëherëshme të kësaj ngjarjeje”. Ndokaj u shpreh gjithashtu se ky akt criminal është i motivuar politikisht. “Ky mbetet një akt i motivuar politikisht. Është bërë në mënyrë të studiuar. Atentati ndaj Kekës është në vazhdën e fushatës elektorale. Opinioni public ika dëgjuar tashme thirrjet kundër PDK”, tha Ndokaj duke iu referuar këtu deklaratës së kryetares së parlamentit në Shkodër, Jozefina Topalli për të mos votuar PDK, pasi votat në këtë mënyrë shkojnë tek Edi Rama.

    Deputeti i PDK-së Frrok Gjini: Vrasja politike. Topalli përgjegjëse

    Ora 12: 30 Deputeti i PDK-së Frrok Gjini deklaron se vrasja e kryetarit të PDK-së së Malësisë së Madhe është politike.
    Në një prononcim për NEWS24, Gjini drejton gishtin te nënkryetarja e PD-së Jozefina Topalli, si përgjegjëse për klimën e tensionuar që po krijon në të gjithë qarkun e Shkodrës. “E vërteta është e qartë dhe e padiskutueshme. Kjo është vrasje politike. Jozefina Topalli ka krijuar monopol dhe kërkon që të dalë pa tjetër fituese nga qarku i Shkodrës, por tashmë PD e PDK do ti japin vendin e merituar.”- tha deputeti i PDK-së Frrok Gjini

    Demokristiani vazhdon më tej akuzat ndaj kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli se “po ndërton skena të tilla të turpshme për eliminimin e demokristianëve.“Gjuha e saj vrer që ka përdorur këto ditë ndaj demokristianëve. Më tej ai i kërkon drejtësisë zbardhjen e menjëhershme të vrasjes së Aleks Kekës, babait të tre fëmijëve.

    Fushata elektorale në qarkun e Shkodrës është shoqëruar dhe me tensione dhe rivalitet mes PD-së dhe PDK-së.
    Ditet e fundit replikat u shtuan pas deklarimit të Jozefina Topallit në Postribë, kundër partive të vogla si Partia Republikane e Partia Demokristriane.

    (s.g/BalkanWeb)
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #44
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Ishalla nuk eshte vrasje per politike! Ishalla eshte vrasje per pune personale! Eshte turp te vazhdojne njerezit te vriten per keto lloj gjerash.

    Ja dhe Ndoka, i coi Zoti nje dhurate, e duket sa i lumtur qe eshte.
    Life's too short to remove USB safely.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    • Ndoka rrëfen se bisedoi sot me Kekën, vetëm 5 minuta para se të ndodhte shpërthimi. “ E mora më pas ne telefon, 3 herë, por ai nuk mu përgjigj". Ndoka rrefen se Keka i kishte treguar se kercenohej nga eksponente te PD

    TIRANE-Kryetari i PDK-së pohoi sot se Kryetari i degës së PDK në Malësinë e Madhe, Aleks Keka që u gjet i vdekur pas shpërthimit të makinës së tij në aksin Koplik-Shkodër, është kërcënuar më parë. Në një lidhje telefonike për TVNews24, Ndoka deklaroi se Keka ishte kërcënuar dhe këtë ja kishte pohuar ketë edhe kryetarit të partisë. Sipas Ndokës, kërcënimet ndaj Kekës ishin bërë të shpeshta pas deklaratave në Shkodër të kryetares së parlamentit Jozefina Topalli për të shpërfillur PDK –në në këto zgjehdje parlamentare. Ndoka rrëfen se bisedoi me Kekën, vetëm 5 minuta para se të ndodhte shpërthimi. “ E mora më pas ne telefon, 3 herë, por ai nuk mu përgjigj. Pastaj mësova për ngjarjen, mbërrita menjëherë në vendgjarje. Dukej gjithcka se kishim të bënim me një akt të pastër terrorist”, pohon Ndoka për News24. Sipas tij, shpërthimi ka qënë i telekomanduar dhe si pasojë makina e Kekës ka dalë jashtë rruge.
    Ndoka sqaron se Keka kishte patur kërcënime të vazhdueshme. “Keka u kërcënua vazhdimisht nga eksponentë të PD-së. Për këtë le të përgjigjet policia, pasi ajo ka cdo informacion”, thotë Ndoka. Sipas tij, kërcënimet për PDK-në, nisën kur Topalli po bënte fushatë kundër partisë të tij në zonën e Shkodrës. “Dihet gjuha e Topallit, ajo është një mostër e politikës shqiptare”, shprehet Ndoka për News24.
    Ngjarja në këtë prag fushate sipas Ndokës ka domethënie, megjithatë Kryetari i demokristianëve bëri thirrje për qetësi dhe kërkoi nga Policia e Shtetit zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes.

    (d.b/BalkanWeb)

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    epo fushate politike shqiptare duke vrare njeri tjetrin ngelem
    prandaj sbejme kurre para dhe na shkeputen copa nga nga trupi atdheut nder shekuj e kemi ngel si nje njolle ne harte
    e prape nuk zume mend

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Fotoja e te ndjerit dhe adresa ne facebook per ngushellime te rastit familjareve .

    http://www.facebook.com/profile.php?id=1319354001

    Ju prehte shpirti ne paqe
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  8. #48
    DuRrEsAk&MoDeRaToR Maska e Bledari
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Durres - Shqiperi
    Postime
    2,071
    Vritet afër qytetit të Shkodrës kryetari i degës së Partisë Demokristiane të Malësisë së Madhe Aleks Koka. Vrasja, dhjetë ditë para zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, ndodhi sot paradite afër fshatit Grilë, në aksin Koplik- Shkodër. Makina është gjetur e shkatërruar jashtë rrugës, ndërsa trupi i Aleks Kokës, babait të dy fëmijëve është gjetur jashtë makinës, në asfalt


  9. #49
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    OOO deklarate bombastike e zedhenesit te policise se shtetit Klodian Branko i cili e ka cilesuar me precedente kriminale , ja ka vene bomben per here te dyte viktimes duke e akuzuar si eksponent te theksuar te krimit te trafikimit te lendeve narkotike te mjeteve motorrike dhe lendeve plasese ( koinçidence kjo akuze ? ) .

    S'kam pare akuza te tilla per nje viktime te politikes te cilit nuk i eshte ftohur ende kufoma .

    Deklaratat e policise ngjan sikur i ka shkruar vete Jozefina , cfaredo qe te kishte bere ky njeri ai u vra ne prag fushate dhe brenda dites se sotme atij jo vetem i jepet vdekja per shkaqe politike por edhe tentohet ti hidhet turp ne vend te dheut mbi varr .

    Skandalet dhe monstruozitetet pasojne njera tjetren .
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 18-06-2009 më 08:12

  10. #50
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Nga News24 provojne telefonojne Zonjen Topalli per te marr nje deklarate prej saj, por asnje pergjigje ......... se mos na i kane bere ndonje atentat mor amani
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  11. #51
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Ne radhe te pare me vjen keq per ate qe ka humbur jeten dhe familjen e tij. Te tilla ngjarje jane te padobishme dhe sjellin vetem destabilitet. Uroj qe autoret e kesaj vrasje te vihen para pergjegjesise se ligjit sa me pare

    Per tu çuditur me kete lajm eshte se asnjeri nga keta deputete nuk shpreh fillimisht keqardhjen per viktimen dhe familjaret, qofte edhe per formalitet, por hidhen direkt te akuzoje per vrasje politike. Kjo me ben te dyshoj qe po perdoret jeta e nje njeriu, ne menyre te turpshme per perfitime politike. Uroj te mos jete keshtu e gjithashtu uroj qe policia te gjeje fajtoret e ketij krimi para dites se zgjedhjeve, ne menyre qe ta dine te gjithe perse ndodhi kjo gje.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Kerkoj qe mos te çohet kjo teme te incidentet e fushates per arsye megalo partiake .

    Kemi nevoje te sqarohemi per kete ngjarje te rende ne veçanti dhe gjithe detajet e degezimet e saj si dhe personat e implikuar pergjegjes , e pastaj flakeni ku te doni . Flm !

  13. #53
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Eh sa te çuditshem qe jeni. Shprehni fillimisht keqardhjet qofte dhe per formalitetet e rastit e pastaj jepini çfaredo lloj ngjyrimi ngjarjes.

    Po sikur te mos jete politike? Eh...
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  14. #54
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Ngushellime Familjareve te Tij. I paste lene shendetin femijeve ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  15. #55
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga daniel00 Lexo Postimin
    OOO deklarate bombastike e zedhenesit te policise se shtetit Klodian Branko i cili e ka cilesuar me precedente kriminale , ja ka vene bomben per here te dyte viktimes duke e akuzuar si eksponent te theksuar te krimit te trafikimit te lendeve narkotike te mjeteve motorrike dhe lendeve plasese ( koinçidence kjo akuze ? ) .

    S'kam pare akuza te tilla per nje viktime te politikes te cilit nuk i eshte ftohur ende kufoma .
    Policia punon me skedare or mik.

    Nqs ka patur precendente penale te gjithe ruhen neper dosje.
    Life's too short to remove USB safely.

  16. #56
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së të ndjerit!

    Asgjë nuk na kushton, per te thene "ngushellime", por në të tilla raste, shteti që hesht duhet te jap llogari per humbjen e shtetasve te tij, te hetoje dhe te gjeje shkaqet e verteta, per te qetesuar shpirterat e trazuar te familjareve te viktimes.
    Vertet, që eshte detyre e organeve te drejtesise, por te mos harrojme se si shume rastesi po na ndodhin ne kete vend, dhe se vrasesi i vertete serial-killer, ne Shqiperi eshte politika:
    - Akoma, nuk e shohim, se po ndiqemi e perndiqemi, po luftohemi me rrenje e dege, me nje lufte klasash te nje dimensioni te ri.
    - Ç'jane ato deklarata, se "para 18-vjetesh, rrezuam baballaret e tyre, sot do rrezojme ata", apo "partite e vogla, jane armike të PD, spiune etj"
    - Privatizimi dhe monopolizimi i politikes, si pasoje e demokracise thellesisht te deformuar, sjell ne krye te puneve te shtetit, te fortet dhe më të liqtë. Etj. etj.... faktore suport, qe kane kriminalizuar jeten tone dhe nga çasti ne çast, sjellin gerdecë, piramida te natyrave te tjera, makth e frike, nervaprishje e turullosje totale.
    Pra, ne gjithe keto vite, ajo qe ndodh me shqiptaret, eshte nje gjenocid i vertete shpirteror e fizik!
    Pra rrethi i krimineleve te vertete, ne kete vend eshte teper i ngushtë, veçse kerkohet më teper kurajo intelektuale e qytetare!

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga Astrit Kosturi Lexo Postimin
    dhe se vrasesi i vertete serial-killer, ne Shqiperi eshte politika!
    Ndërsa unë mendoj që : Seral Killer , Në Shqipëri Është Populli

    Pse ?

    Sepse populli është ai që vdes për këta politikan (kriminel) , sepse populli është ai që jep votën këtyre politikanëve (kriminelëve) , sepse populli është ai i cili lejon të ndodhin këto gjëra.

    Misioni i Popullit

    "Të Shkatërrohet Qeveria e Tanishme (Kosovë-Shqipëri) , të Ndërtohet Një e Re me Fytyra të Reja të Politikanëve të Cilët do i Ndihmonin këto Vende."

  18. #58
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Policia punon me skedare or mik.

    Nqs ka patur precendente penale te gjithe ruhen neper dosje.
    Ashtu e, po pse nuk e kishin arrestuar me pare ?
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944
    ----------------------------------

    Nëse atentati ka arsye politike, lum ne për klasën politike qe kemi. Nëse atentati nuk ka arsye politike, lum ne për klasën politike që kemi ...

    ----------------------------------
    Ndryshuar për herë të fundit nga zeus : 18-06-2009 më 09:22
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  20. #60
    Citim Postuar më parë nga zeus Lexo Postimin
    ----------------------------------

    Nëse atentati ka arsye politike, lum ne për klasën politike qe kemi. Nëse atentati nuk ka karsye politike, lum ne për klasën politike që kemi ...

    ----------------------------------
    Mendoj se kjo i permbledh te gjitha.

Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •