Close
Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 233 prej 233
  1. #221
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-01-2010
    Vendndodhja
    @
    Postime
    383
    Keta ishin bere sallat ndermjet vedi .....histori te tmerrshme.
    What goes around,comes around.

  2. #222
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Banda e Durrësit

    moderator, nuk e gjeta temen me banden e tmerrshme te dokles e lul berishes. po e gjete bashkangjitja.

    ishallah shpeton shqiperia nga ky grup i rrezikshem sidomos ky dokle.

    ---

    Banda e Durrësit, Prokuroria: Burg për jetë Lulzim Berishës




    TIRANE- Prokuroria e krimeve të rënda jep prentencën për 15 të pandehurit e ulur në bankën e të akuzuarve si anëtarë të bandës së Durrësit.

    Prokuroria kërkon dënimin me “burg për jetë” për Lulzim Berishën dhe Endrit Dokle, të cilësuar si drejtues të bandës. Gjtihashtu kërkon dënim me burg për jetë dhe për Plaurent Dervishaj e Indrit Taullai. Ndërsa kërkon 25 vite burg për Sardian Sulejmanin e Kujtim Buna, Altin Olloni, Elvis Hoxhosmani, Alban Neli dhe Selman Heti. Për Adriatik Colin kërkon 10 vite burg, dhe per Osman Korpuzi,21 vite burg.

    Pretenca 285 faqesh është lexuar për gati 5 orë në seancën e sotme gjyqësore që u zhvillua në Gjykatën e krimeve të rënda.

    Gjyqi ndaj të akuzuarve si anëtarë të Bandës së Durrësit, është ndër proceset më të gjata gjyqësore, që janë zhvilluar në gjykatën e Krimeve të Rënda. Kryesisht procesi është shtyrë për mungesën e avokatëve mbrojtës, të cilët kanë shfrytëzuar çdo hapësirë ligjore, për të shtyrë sa më shumë procesin.

    Madje për një periudhë 4-mujore, avokatët arritën t'ia dilnin mbanë për të penguar të penduarin e drejtësisë Adriatik Coli, dikur mik i disa prej të pandehurve, që të rrëfente për krimet e bandës. Pas shumë debatesh e braktisje të sallës së gjyqit, Adriatik Coli e dha dëshminë e tij që konsiderohet edhe si prova më e fortë në proces. Të akuzuarit si anëtarë të bandës së Durrësit, akuzohen për nëntë vrasje, 11 plagosjes, e akuza të tjera të rënda. Banda veproi një kohë të gjatë në qytetin bregdetar dhe 'lufta; mes fraksioneve rivale u shoqërua me dhjetëra viktima.


    (s.g/balkanWeb)

  3. #223
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    moderator, nuk e gjeta temen me banden e tmerrshme te dokles e lul berishes. po e gjete bashkangjitja.

    ishallah shpeton shqiperia nga ky grup i rrezikshem sidomos ky dokle.

    ---

    Banda e Durrësit, Prokuroria: Burg për jetë Lulzim Berishës




    TIRANE- Prokuroria e krimeve të rënda jep prentencën për 15 të pandehurit e ulur në bankën e të akuzuarve si anëtarë të bandës së Durrësit.

    Prokuroria kërkon dënimin me “burg për jetë” për Lulzim Berishën dhe Endrit Dokle, të cilësuar si drejtues të bandës. Gjtihashtu kërkon dënim me burg për jetë dhe për Plaurent Dervishaj e Indrit Taullai. Ndërsa kërkon 25 vite burg për Sardian Sulejmanin e Kujtim Buna, Altin Olloni, Elvis Hoxhosmani, Alban Neli dhe Selman Heti. Për Adriatik Colin kërkon 10 vite burg, dhe per Osman Korpuzi,21 vite burg.

    Pretenca 285 faqesh është lexuar për gati 5 orë në seancën e sotme gjyqësore që u zhvillua në Gjykatën e krimeve të rënda.

    Gjyqi ndaj të akuzuarve si anëtarë të Bandës së Durrësit, është ndër proceset më të gjata gjyqësore, që janë zhvilluar në gjykatën e Krimeve të Rënda. Kryesisht procesi është shtyrë për mungesën e avokatëve mbrojtës, të cilët kanë shfrytëzuar çdo hapësirë ligjore, për të shtyrë sa më shumë procesin.

    Madje për një periudhë 4-mujore, avokatët arritën t'ia dilnin mbanë për të penguar të penduarin e drejtësisë Adriatik Coli, dikur mik i disa prej të pandehurve, që të rrëfente për krimet e bandës. Pas shumë debatesh e braktisje të sallës së gjyqit, Adriatik Coli e dha dëshminë e tij që konsiderohet edhe si prova më e fortë në proces. Të akuzuarit si anëtarë të bandës së Durrësit, akuzohen për nëntë vrasje, 11 plagosjes, e akuza të tjera të rënda. Banda veproi një kohë të gjatë në qytetin bregdetar dhe 'lufta; mes fraksioneve rivale u shoqërua me dhjetëra viktima.


    (s.g/balkanWeb)
    Politika kriminele nuk i denon bandat . Bandat ne Durres jane pjelle e politikaneve kriminel. Shqipetaret ne pergjithesi i ka henger dreqi.

  4. #224
    .................... Maska e iktuus
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    1,261
    Le te themi qe banda e durresit ka qen banda me e fuqishme ne shqiperi. Po si fuqizohet nje band. Nuk do llogjik, shumica e ketyre personazheve kan pasur mbeshtetje totale nga vet institucionet qe luftojn krimin. Kjo do te thote se banda e durresit eshte vetem nje emer figurativ pasi ajo eshte banda e shtetit. Keta jane persona qe veprojn ne terren, jane arkitektuar planet ne tavolinen e politikaneve dhe zbatohen nga keta persona. Per mua keta jane te pafajshem pasi ne fillim duhet procesuar per krime te renda 60% e polotikaneve.
    Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket

  5. #225
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    hahahahaha

    bandat pa politikanet qe jane ne pushtet nuk funksionojne dot,,,,


    ne disa vite do jene te lire ,,,,

    shikoni dhe aldo baren dhe ai do dale me radhe te gjithe dalin,,,,

    vetem po i vrane mbasi te dalin nga burgu

    se per denimin bo bjne palle e tregti nga burgu,,,,madje do dalin shpejt

  6. #226
    I njoh ca nga ato cunat...Endritin etj. Kane pas qene cuna te urte, por mjafton pak te marresh drejtim te gabuar e te shkosh per pambuk.

  7. #227
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,327
    Postimet në Bllog
    17
    Lul Berisha flet nga qelia: Politika dhe krimet e bandës

    INTERVISTA/ I akuzuari si kreu i “Bandës së Durrësit” flet për herë të parë nga Burgu 313: “S’jam militant, akuzat ndaj meje janë keqkuptim politik. Shoqërimi im me Leonard Kokën, akuzat për lidhje me të ndjerin Aleks Keka dhe roli i të penduarit në procesin gjyqësor”. Lulzim Berisha tregon raportet me pjesëtarët e tjerë të grupit dhe vrasjet e pazbardhura në qytetin bregdetar
    Ka ardhur koha që edhe ai të thotë fjalën e tij. Që pas arrestimit në prill të vitit 2006 në Maqedoni, ekstradimit të bujshëm në Shqipëri me autoblinda dhe një seriali të gjatë seancash në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Lulzim Berisha nuk kishte folur.
    Për herë të parë në një intervistë me postë nga burgu për gazetën “Panorama” i akuzuari si kapo i Bandës së Durrësit, jep versionin e tij për ngjarjet, akuzat dhe të penduarin Adriatik Coli, që me thëniet e tij fundosi të akuzuarit si organizatë kriminale. Lulzim Berisha aludon se dosja ndaj tij ka qenë e influencuar politikisht, për shkak të rrjedhës së ngjarjeve. Ai thekson se pohimet e të penduarit për “bashkëpunimin në trafik me ish-kreun e PDK-së në Malësi të Madhe, Aleks Keka, nuk qëndrojnë”. Lulzim Berisha thotë se i kishte prerë marrëdhëniet me Ardiatik Colin në kohën kur ky i fundit ka thënë se ka bërë trafik me Aleks Kekën. Pak ditë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda dha pretencën e saj për Bandën e Durrësit me akuza të rënda, të cilat mohohen nga Lulzim Berisha. Prokuroria kërkoi burgim përjetë për Lulzim Berishën, Plarent Dervishajn, Indrit Taullain dhe Endrit Doklen. Po kështu, u kërkuan dhjetë vjet burg për Dritan (Adriatik) Colin, 25 vjet për Kujtim Bunën, 25 vjet për Sardian Sulejmanin. Pretenca e prokurorisë vazhdoi me kërkesat që Altin Olloni të dënohet me 25 vite burg, Elvin Hoxhosmani, me 25 vite burg, Alban Neli, me 25 vite burg, Selman Heti, me 25 vite burg, Spartak Kalthi, 25 vite heqje lirie, Altin Nikolla, me 20 vite burg, Kristian Begu, 20 vite burg, Osman Karpuzi, 21 vite burg dhe Ahmet Ajeti, 21 vite burg. I akuzuari kryesor, Lulzim Berisha, shpjegon se i penduari i kësaj çështje ka kryer pesë vrasje në Durrës dhe po ashtu, ka tentuar të vrasë pesë herë vetë Lulzim Berishën. Ky i fundit pretendon se është fshehur dhe nuk është publikuar, por as është paraqitur në gjyq, një dokument prej 95 faqesh me dëshmi nga Adriatik Coli, ku përmenden shume persona të inkriminuar.
    Kush është Lulzim Berisha?
    Kam lindur dhe kam banuar në qytetin e Durrësit, jam me origjinë Kosovare, të parët e mi kanë migruar nga Kosova për në Durrës. Vetë jam me arsim të mesëm, jam i martuar dhe baba i tre fëmijëve (dy vajza dhe një djalë). Ardhja e demokracisë në Shqipëri më ka zënë në moshën e daljes në jetë dhe si shumë bashkëqytetarë të mi, kam migruar për shumë kohë në Itali dhe Gjermani për të bërë ndonjë punë e për të nxjerrë ndonjë lek, me qëllim që të investoja më pas në Shqipëri. Shkatërrimet e vitit 1997 më zunë në Shqipëri. Asokohe, shoqërohesha shumë me kunatin tim (burrin e motrës) Plarent Dervishi dhe djem të tjerë, me të cilët ishim rritur në një lagje. Kemi ndihmuar shumë njerëz deri nëpunës të nivelit të lartë, që kontingjente të ndryshëm të krimit u bënin presione nga më të ndryshmet në kushtet e mungesës së shtetit. Ndihem mirë që një pjesë e tyre edhe sot e kësaj dite më respektojnë për atë kontribut. Gjykoj se në opinionin durrsak kam një emër të mirë.

    Por ju akuzoheni si kryetar i një organizate kriminale….

    E kam menduar dhe analizuar gjatë këtë akuzë. Gjykimi dhe përfundimi i procesit penal në ngarkimin tim dhe të akuzuarve të tjerë është problem i Drejtësisë shqiptare. Ajo që mendoj dhe deklaroj unë është se goditja ime ishte një veprim i sforcuar i policisë shqiptare, manipulim i disa indiceve e fakteve pa lidhje me njëra-tjetrën, duke i dhënë formën e një organizimi kriminal, në mënyrë që disa individë, drejtues policie dhe prokurorë në atë kohë, që kishin shërbyer në ato poste edhe në kohën e socialistëve, të promovoheshin në pozitat e tyre edhe në qeverinë e re demokrate. Për fat të keq, ky fabrikim i stisur nga ana juridiko-ligjore përkoi me një vullnet të Prokurorisë për t’i marrë të mirëqena dhe për t’i përdorur këto fabrikime për interesa karrige dhe dashalige. Natyrisht që të dy palët dolën të fituar, arrivistët u graduan dhe vazhdojnë të drejtojnë policinë shqiptare, ndërsa prokurori i çështjes pret ngritjen në detyrë. Por u harrua thelbi, vërtetësia e këtyre akuzave në drejtimin tim dhe të tjerëve që jemi humbësit e vërtetë. Këtu do të veçoja edhe faktin se një pjesë e medias së shkruar e vizive ka peshën e vet të fajit në krijimin e kësaj klime ndaj emrit tim dhe të akuzuarve të tjerë, pasi duke botuar materiale të ndryshme të fazës së hetimit paraprak, të siguruara në rrugë të ndryshme (bindja ime është se janë të servirura nga policia dhe prokuroria shqiptare) i ka shërbyer qëllimit të fabrikuesve të kësaj organizate kriminale për të trysnuar e përpunuar opinionin publik të brendshëm dhe të jashtëm për rrezikshmërinë që përfaqësoj unë dhe të akuzuarit e tjerë. Natyrisht, veprat penale për të cilat akuzohem unë Lulzim Berisha në pikëpamje të anës formale-juridike, janë krime të ndëshkueshme rëndë, si nga legjislacioni shqiptar, ashtu edhe ai ndërkombëtar.
    Në aspektin moral e propagandistik, ata krijojnë një klimë jo të mirë për këdo që ka në ngarkim akuza të tilla.
    Ju thoni se akuza për organizatë kriminale është e fabrikuar, çfarë argumentesh keni që ta vërtetoni këtë? Si ka ndodhur ky fabrikim që ju pretendoni?
    Në vitin 2005, në Tiranë është vrarë me armë zjarri për motive banale nga i pandehuri Adriatik Coli shtetasi Avni Koldashi, i punësuar si ruajtës i rendit pranë një diskoje në Tiranë. Policia dhe Prokuroria e Tiranës në ushtrim të funksioneve të tyre proceduan dhe dërguan për gjykim të pandehurin Coli në mungesë, pasi fshihej si autor i kësaj vrasje. Në atë ngjarje ka qenë i pranishëm edhe i akuzuari Indrit Dokle, i cili u vetëdorëzua në polici për të sqaruar të vërtetën në lidhje me këtë ngjarje, ndërkohë që Coli u fsheh dhe fshehtas mbante lidhje me vëllezërit Arjan e Shkëlqim Saliu nga qyteti i Durrësit. Me këta të fundit jam njohur si durrsak dhe kam pasur lidhje shoqërore me vëllain e tyre, të ndjerin Klodian Saliu, i vrarë rreth viteve 2005-2006. Siç më ka rezultuar nga hetimi gjyqësor i deritanishëm, vëllezërit Arjan e Shkëlqim Saaliu në atë kohë kishin rënë pre e një përpunimi djallëzor se vrasjen e vëllait të tyre e kisha bërë unë dhe në rrethanën që ushqenin këtë negativitet ndaj personit tim, duke shfrytëzuar lidhjet intime dhe aferat me arrivistët e policisë që cituam më sipër, e përpunuan Colin, të cilin e kishin bashkëpunëtor në këto aktivitete që të dorëzohej e të rrëfehej në funksion të fabrikimit të këtij kazusi që më pas do të merrte trajtën de jure të një akuze për organizatë dhe krimeve të kryera nga organizata kriminale.
    Ndërkohë që në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë kishte filluar gjykimi ndaj Colit dhe të tjerëve të akuzuar për vrasjen e të ndjerit Koldashi, ky i fundit në bashkëpunim me policinë dhe vëllezërit Saliu, po i jepte dorën e fundit skenarit të fabrikimit të organizatës. Mbas tre muajsh që kishte nisur gjykimi në Gjykatën e Tiranës ndaj Colit, në prill – maj 2006, çështja tërhiqet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, më arsyetimin se kjo Prokurori e kishte regjistruar që në vitin 2005 procedimin penal ndaj të akuzuarve për organizatë kriminale. Paradoksaliteti që shkon deri në grotesk, qëndron në faktin se emri im si Lulzim Berisha nuk përmendej gjëkundi që ne të proceduarit e kësaj organizate, deri në shkresat e lëshuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Mëgjithatë, Coli fshihej në rrethinat e Tiranës, ku i kishte lëshuar prokurë noteriale avokatit F.XH. që në fillim të shkurtit 2006, që ta përfaqësonte në mungesë në atë gjykim, në rrëfimin e Colit, të datës 9 mars 2006, u inskenua vetëdorëzimi i tij para autoriteteve shqiptare në këtë datë, i ardhur në Rinas sipas itinerarit Itali-Austri-Kroaci-Prishtine-Rinas. Në të njëjtën datë, u fabrikuan deklarimet e Colit, kontrata e bashkëpunimit me Drejtësinë dhe akte të tjera, ndërkohë që farsës i doli boja në gjykim, pasi nga autoritetet e Rinasit nuk u konfirmua që Coli të kishte kaluar në Rinas, dhe kjo së bashku me prokurën e lëshuar nga Coli, në shkurt pranë një notereje në Tiranë, fakte këto shkresore që Gjykata i administroi me kërkesën e mbrojtjes në gjykim. Ju tashmë i keni lexuar deklarimet e Colit në fazën e hetimit paraprak, pasi janë botuar dhe me këtë anë të medaljes është njohur opinioni publik nëpërmjet botimit të medias së shkruar. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se nga ana e Policisë Gjyqësore në fazën e hetimit paraprak Colit i janë marrë fillimisht edhe dy procesverbale të tjera, njëri prej të cilëve 95 faqe, ku përmenden shumë emra individësh si të inkriminuar e që nuk gjenin pasqyrim në ato procesverbale që janë përdorur për këtë gjykim e që më pas, siç duket, drejtuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda asokohe, në bashkëpunim me policinë, i seleksionuan 2, sipas oreksit dhe interesave.
    Si je njohur me Adriatik Colin? Çfarë raporti ka pasur mes jush?
    Me Colin, siç e kam deklaruar edhe më parë, jam njohur pasi isha kthyer nga jashtë shtetit në vitin 1998. Asokohe, ky person, duke qenë i papunë dhe banues pranë lagjes time të vjetër më është vetëofruar. Meqenëse në atë kohë kisha nisur ndërtimin e shtëpisë së re në hyrje të Durrësit e punësova dhe e mbajta afër. Siç e ka deklaruar edhe vetë Coli në këtë gjykim, ai ka bërë punët e ndërmjetësit për ustallarët dhe mbikëqyrësit të punimeve në atë shtëpi, gjë për të cilën edhe është shpërblyer brenda atij realiteti. Por asnjëherë nuk është shoqëruar me mua në cilësinë e mikut apo të shokut. Nga deklarimet që ka thënë në hetim dhe shpjegimet e dhëna në gjykim, ka rezultuar se Coli gjatë kohës që kam qenë jashtë në emigracion dhe pas një periudhe në vitet 2001-2005 ka kryer mbi pesë vrasje në rolin e ekzekutorit material dhe ka organizuar e ka marrë pjesë në 5 tentativa vrasje ndaj meje. Këtu nuk përfshihen edhe disa vrasje të tjera në qytetin e Durrësit, siç janë vrasjet e Ali Kërtushës, Ledio Tepshit, Dorian Semes dhe ndonjë tjetri nga qyteti i Durrësit, që i përkasin po kësaj periudhe, për të cilat ky i pandehur nuk ka dhënë shpjegime në fazën e hetimit paraprak, kur edhe ka nënshkruar me akuzën kontratën e bashkëpunimit.
    Le të kthehemi tek akuzat që ju faturohen, ato janë të rënda dhe konkrete, prokuroria ka paraqitur një numër dëshmitarësh, ka sqaruar edhe motivin për secilën ngjarje…
    Konkretisht, unë si Lulzim Berisha akuzohem për 4 episode ngjarjesh, si bashkëpunëtor në vrasje e shtetasve Dorian Sallaku, Eduart Ongari, ngjarje të ndodhura në qytetin e Durrësit, si dhe vrasjet e shtetasve V.Curri, Arjan Paja dhe Marsel Sotiri, të ndodhura në vendin e quajtur “Kodra e Rrashbullit” në unazën e plazhit Durrës. Megjithëse akuza tashmë në proces i ka dhënë fund provave me dëshmitarë, përfshirë edhe të ashtuquajturin bashkëpunëtor të drejtësisë D.Coli, dëshmitaren e mbrojtur prej më se 4 vjetësh V.Jaho dhe me dhjetëra dëshmitarë të tjerë të thirrur nga akuza. Edhe vetë bashkëpunëtori i drejtësisë, D.Coli, në shpjegimet e dhëna ka pranuar se ai nuk ka qenë prezent okular në asnjë prej këtyre vrasjeve. Citimet e Colit bëjnë fjalë për episode të mësuara para ose më pas indirekt nga biseda me të pandehur të këtij procedimi.
    Paradoksaliteti juridik i këtij procedimi qëndron në faktin se unë që nuk kam vrarë e marrë pjesë në vrasjen e këtyre personave akuzohem nga një person, i cili siç thashë më lart, dhe siç e ka pohuar edhe vetë, është më i rënduari me skedë kriminale (të paktën për ato që ka pohuar vetë) në atë gjykim. Si mund të mbështetet akuza ndaj meje që nuk rezultoj të jem autori material i ndonjë vrasje, po vetëm dyshohem si organizator në deklarimet e një serial killeri, siç është bashkëipandehuri Adriatik Coli, e që nuk konfirmohet me asnjë dëshmi ose provë tjetër. E gjithë kjo tashmë është administruar në proces gjyqësor. Si mundet që shoqërimi me kunatin, vëllanë e tij apo ndonjë shok tjetër si Indrit Taullai të pretendohet se përbën organizim kriminal, kur nuk jepet asnjë motiv i këtij lloj bashkëpunimi? Si mundet që gjykohemi në një grup, kur autori i këtyre tentativave për vrasje (Coli) dhe unë që kam qenë objekt i këtyre tentativave në cilësinë e kryetarit të organizatës? Si mund të fitojë statusin e bashkëpunëtorit të Drejtësisë i pandehuri Coli, kur deklarimet e tij nuk provohen, por fakti është se nuk ka qenë i sinqertë në lidhje me veprimtarinë e tij kriminale me organin e Prokurorisë?
    Po përse kanë ndodhur këto sipas jush?
    E vërteta është se unë si individ nuk jam marrë me politikë, por në votime kam preferuar në atë kohë Partinë Demokratike. Kam pasur e kam njohje me individë nga politika, por nuk jam përfshirë në masën e militantëve. Kam frikë se nga qarqe politike pranë PD-së, pas ardhjes në pushtet të kësaj të fundit, shoqërimi im me Leonard Kokën, (i njohur si lidhje shoqërore e Fatos Nanos), një i njohur i vjetër i imi si durrsak, duhet të jetë identifikuar me përkrahje politike të figurës së vëllait apo kunatit të tij, të dy deputetë, njëri prej tyre edhe kryetar Bashkie njëherazi, gjë që në fakt nuk është e vërtetë. Kjo gjykoj se ka shërbyer si indikator paragjykues për mua, për të transferuar atë vullnet jo të mirë politik në fabrikimin e këtij procesi. E them këtë pasi ngjarjet për të cilat unë akuzohem kanë qenë të evidentuara, gjurmuara dhe hetuara nga Policia dhe Prokuroria në atë kohë. Këto dosje u morën më pas për t’i bërë në mënyrë selektive pjesë të këtij gjykimi të ri. E them këtë pasi po t’u referohesh këtyre dosjeve fillestare pa u bërë përpunimi që kam cituar më sipër, del se policia në vrasjet e D.Sallakut, E.Ongarit dhe plagosjen e Marsel Sotirit në vendin e quajtur “Mulliri Bullgarit”, ka pasur persona të tjerë të dyshuar si autorë. Kjo është e provuar.
    Megjithatë, ka disa fakte që kanë dalë në gjykimin tuaj, disa pasuri tuajat janë bllokuar…
    Tashmë që hetimi gjyqësor është mbyllur, deklaroj se ky procedim penal i prokurorisë shqiptare në aspektin e përmbajtjes, pra të provuarit juridiko-ligjorë të veprimtarisë kriminale të shumë prej të akuzuarve, e në veçanti në ngarkimin tim, është tejet zhgënjyes për akuzën. Pa e paragjykuar procesin, fuqia provuese e akuzës mbështetet vetëm te deklarimet e të bashkëpandehurit Adriatik Coli. Nxitimi për t’i vënë kurorën e lavdisë la pas boshllëqet juridike të këtij procesi që ishin bërë më parë dhe që i bëri më evidente hetimi gjyqësor. E vërteta nuk mund të fshihej. Për të mbuluar sadopak këto boshllëqe, u mendua një rrugë malinje: u bënë publike deklarimet e Colit, të dhëna në fazën e hetimeve paraprake dhe në hetim gjyqësor, pa referuar provat tjera të administruara në gjykim për të përpunuar opinionin publik dhe mediatik, si dhe atë ndërkombëtar për rrezikshmërinë e theksuar të këtij grupi kriminal, megjithëse kishte një ndalim nga Gjykata për botimin e këtyre akteve. U kërkua të gjendeshin dhe sekuestroheshin pasuri, që nuk kishin lidhje me mua si individ, por një kohë që në emrin tim në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka pasur të regjistruara në emrin tim vetëm dy hektarë tokë bujqësore të blera me lekët, e për llogari të një të afërmi kosovar, meqë ligji shqiptar ua ndalon atyre shitblerjen e kësaj lloj pasurie të patundshme. Në shpjegimet e dhëna nga Coli në gjykim u stisën deklarime “të reja” të këtij të fundit, ku përmendej edhe emri i Aleks Kekës (tani pas vrasjes) si ndërmjetës në trafikun e drogës me Malin e Zi, kur askund në dosje nuk evidentohet një fakt i tillë. U trumbetua dëshmia për Aleks Kekën, por u anashkalua fakti se në dëshminë e Colit, që “Lul Berisha nuk ka ndonjë njohje me këtë person, pasi këtë lidhje e ka pasur në kohën që i pandehuri Coli ka qenë prishur me Lulin, kur merrej me trafik droge nëpërmjet Malit të Zi me vëllezërit Saliu”. Efekti që kërkohej ishte i dyfishtë, të reklamohej te z.Berisha, asokohe kryeministër, që unë isha krahas të tjerash, edhe lidhje e kundërshtarëve të tij politikë dhe të goditej emri i partisë Demokristiane, drejtues i së cilës kishte qenë edhe Aleks Keka, i cili asokohe doli në opozitë me qeverinë e drejtuar nga z.Berisha. Njëkohësisht, me dhjetëra dëshmitarë të thirrur nga akuza, kanë dëshmuar në gjykim të kundërtën e asaj për të cilën i kane thirrur dhe kanë kërkuar të provojnë. Nga dëshmitarët kyç të procesit u provua se faktet kriminale që më atribuohen mua dhe të tjerëve janë kryer nga individë që nuk ndodhen në bankën e të akuzuarve. Prokuroria për Krime të Rënda po hesht për vrasjet e bëra nga Coli dhe që i ka në hetim, në një kohë kur opinioni durrsak i njeh emrat, autorët dhe viktimat. Për të mos paragjykuar integritetin e gjyqësorit shqiptar tek i cili besoj dua të theksoj se gjithë kësaj tymnaje, shumë shpejt do t’i vijë fundi. Për fat të mirë jetojmë në Europë, ku individi është shumë i mbrojtur dhe ku fabrikime të tilla të këtij lloji policor nuk mund të kenë akses.
    Letra për Ina Ramen
    Lulzim Berisha thotë se që në muajin gusht i ka drejtuar një letër prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, pas përfundimit të hetimeve të Prokurorisë për bandën e Durrësit. I akuzuari pohon se në letrën prej 78 faqesh drejtuar prokurores së Përgjithshme, Ina Rama dhe kryeprokurorit të Krimeve të Rënda, ka parashtruar çka dalë nga hetimi gjyqësor dhe po ashtu, ka kërkuar që të reagohej në mënyrë institucionale me shfuqizimin e akuzave të ngritura nga prokurori i çështjes. Lulzim Berisha thekson se pas kësaj letre të tij, nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e Prokurorisë.
    Publikimi i dosjes në hetim, akt i qëllimshëm
    Në kohën kur dosja penale ndaj bandës së Durrësit ishte në fazën e hetimeve paraprake, në media u bënë publike procesverbale të dëshmisë së Adriatik Colit, i cili fajësonte ish-shokët e tij. Duke iu referuar pretencës së prokurorisë pak ditë më parë, Lulzim Berisha thekson se këto konkluzione nuk ishin gjë tjetër, veçse ribotim i atyre materialeve të hetimit paraprak të këtij procedimi penal që nuk i përgjigjen të vërtetave që kanë rezultuar nga hetimi gjyqësor për “fajësinë” e Lulzim Berishës dhe të tjerëve.

    Panorama

  8. #228
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,327
    Postimet në Bllog
    17
    “Banda e Durrësit”, “burg për jetë” për 4 anëtarë

    TIRANE- Gjykata e Krimeve të rënda dha sot vendimin me “burg për jetë” për 4 nga të akuzuarit si anëtarë të “Bandës së Durrësit”. Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullai dhe Endrit Dokle kanë marrë dënimin maksimal me burgim të përjetshëm.
    Gjykata dha sot vendimin për 16 anëtarët e “Bandës së Durrësit”, mes tyre edhe 10 vjet burg për Dritan (Adriatik) Coli, i njohur si i penduari, të cilin dëshmitë e tij në Gjykatë e patën shpëtuar atë nga dhënia e burgimit përjetë.
    Dënimet e tjera
    Dritan (Adriatik) Coli 10 vite burg (i penduar)
    Kujtim Buna 25 vite burg
    Sardian Sulejmani 25 vite burg
    Altin Olloni 25 vite burg
    Elvin Hoxhosmani 25 vite burg
    Alban Neli 25 vite burg
    Selman Heti 25 vite burg
    Spartak Kalthi 25 vite burg
    Altin Nikolla 20 vite burg
    Kristian Begu 20 vite burg
    Osman Karpuzi 21 vite burg
    Ahmet Ajeti 21 vite burg
    “Burg per jete” kishte kerkuar Prokuroria per Lulzim Berishen, Endrit Doklen, Plaurent Dervishaj e Indrit Taullai, akuzuar si kreret e bandes se Durresit.
    Gjyqi ndaj të akuzuarve si anëtarë të Bandës së Durrësit, është ndër proceset më të gjata gjyqësore, që janë zhvilluar në gjykatën e Krimeve të Rënda.

    Panorama

  9. #229
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Po don me provu Saliu qe vepron drejtesia.
    Eh u be demi me Ilirin ja foli dhe eu (Stefan Fule) e tha qe ceshtjen Meta do e fusim ne progres raport
    Albania Uber Alles

  10. #230
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,327
    Postimet në Bllog
    17
    ‘Banda e Lushnjes’, Dondollaku i shpëton burgimit të përjetshëm

    TIRANË- Enver Dondollaku, i njohur si krahu i djathtë i Aldo Bares, i shpëton burgimit të përjetshëm.

    Sipas verdiktit të firmosur nga Gjykata e Krimeve të Rënda, Dondollaku do të qëndrojë prapa hekurave 25 vite. I cilësuar si një prej anëtarëve më aktivë të Bandës së Lushnjes, Dondollaku është gjetur fajtor për pesë vrasje, mes të cilave dhe ato të oficerit të policisë, Klenti Bano dhe punonjësit tjetër nga radhët e bluve, Sinan Meta.

    Enver Dondollaku u dënua në mungesë, pasi ai prej disa vitesh ndodhet në burgjet italiane duke vuajtur një dënim për trafik narkotikësh.

    Dosja penale ndaj tij u rigjykua nga Gjykata e Krimeve të Rënda, pasi ishte rikthyer me vendim të Apelit, për shkak të shkeljeve të rënda proceduriale që ishin vërejtur gjatë gjykimit të parë.

    (el.me/NEWS24/BalkanWeb)

  11. #231
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,327
    Postimet në Bllog
    17
    Banda e Durrësit, burg për jetë për 4 të pandehur

    TIRANE- Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda vendosi sot të lerë të pandryshuar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për të pandehurit e ‘Bandës së Durrësit’.

    Në vendimin e saj përfundimtar, gjykata ka lënë në fuqi dënimin me “burgim të përjetshëm” per të pandehurit Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullai dhe Endrit Dokle. Për anëtarët e tjerë të Bandës së Durrësit, gjykata ka vendosur një total prej 235 vitesh burg. Adriatik Coli, i cili fitoi statusin e të penduarit, është dënuar me 8 vite burg.

    Dënime të tjera; me 25 vite burg janë dënuar të pandehurit Sardian Sulejmani, Elvin Hoxhosmali, Altin Olloni e Kujtim Buna.

    Me 20 vite burg; Alban Neli, Kristjan Begu, Ahmet Ajeti, Osman Korpuzi e Altin Nikolla ndërsa për të pandehurin Spartak Kalthi, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dënimin me 10 vite burg për faktin se gjatë kohës së kryerjes së krimeve Kalthi ka qenë minoren.

    Panorama

  12. #232
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,327
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Banda e Durrësit: Vendimi i gjyqit, “burg për jetë” për 4 anëtarë

    Endrit Dokle dënohet për herë të dytë, drejtonte nga burgu trafikun e heroinës

    Endrit Dokle dënohet për herë të dytë, drejtonte nga burgu trafikun e heroinësTIRANË- Endrit Dokle i njohur si një nga krerët e “Bandës së Durrësit’ dënohet për herë të dytë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për trafik droge. Gjykata e ka dënuar me 16 vite të tjera burg Doklen, pasi gjatë kohës që ndodhej në burg ai drejtonte një rrjet të trafikut të heroinës.

    Ai së bashku me 16 anëtarët e bandës famëkeqe u dënuan në verën e vitit 2012 për vrasje, rrëmbime trafik droge e femrash. Dokle mori dënimin maksimal burgim të përjetshëm, ndërsa sot ai merr dënimin e dytë.

    Gjykata e Krimeve të Rënda për të njejtën akuzë ka dënuar edhe Izet Krasniqin me 16 vite burg.

    Verën e vitit 2012 Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin për 16 të pandehurit e ‘Bandës së Durrësit’. Gjykata dënoi me 4 burgime të përjetshme dhe me 245 vite burg, 16 anëtarët e ‘Bandës së Durrësit’ të cilët akuzohen për së paku 9 vrasje. Gjykata vendosi të dënojë me burgim të përjetshëm drejtuesit e kësaj bande Lulzim Berishën, Endrit Doklen, Indrit Taullain dhe të shumë kërkuarin Plaurent Dervishajn.

    Historia e Bandës së Durrësit

    Nëntë ekzekutime, pesë atentate si dhe rrëmbimi për 18 muaj i dëshmitares së një vrasjeje, janë vetëm disa nga krimet që dyshohet se kanë kryer të cilësuarit si anëtarë të "Bandës së Durrësit". Banda e nisi aktivitetin e saj kriminal që në vitin 1992 dhe sipas organit të akuzës, drejtohej nga Lulzim Berisha e Klodian Saliu (i vrarë). Fillimisht, të dyshuarit si anëtarë të saj merreshin me trafikun e drogës apo femrave. Në pamje të parë, dukej se gjithçka shkonte më së miri. Derisa në vitin 1998 u shënua dhe vrasja e parë që sipas prokurorisë është kryer nga vetë krerët e saj.

    Ekzekutimet e njëpasnjëshme për shkak të prishjes në pazaret e drogës, bënë që prokuroria të ngrinte dyshimet se bëhej fjalë për një organizatë kriminale që vepronte në qytetin e Durrësit. Rekrutimi i vrasësve me pagesë ishte karakteristika kryesore e kësaj bande që ishte kthyer në një makth të vërtetë për qytetarët durrsakë.

    Në vitin 2005 u bë dhe goditja e bandës, ku mes të tjerëve prangat në duar provuan dhe Lulzim Berisha e Endrit Dokle, që sipas organit të akuzës, kanë drejtuar fraksionet e bandës famëkeqe.

    (ma.ar/BalkanWeb)

  13. #233
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,327
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Banda e Durrësit: Vendimi i gjyqit, “burg për jetë” për 4 anëtarë

    Bie burgimi përjetë për Lul Berishën, Gjykata e Lartë e dënon me 25 vjet

    Emri:  lul-berisha.jpg

Shikime: 10275

Madhësia:  24.0 KB

    Shkalla më e lartë e gjyqësorit rrëzon dy burgime përjetë për bandën e Durrësit, me argumentin se në vitet 1998-2000 nuk ekzistonte dënimi për krijim organizate. Lulzim Berisha do të qëndrojë në qeli 25 vjet për pesë vrasje, ndërsa kunati i tij do të rigjykohet
    lul berishaTiranë Gjykata e Lartë rrëzoi dje burgimin e përjetshëm ndaj Lulzim Berishës, i akuzuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si kreu i “Bandës së Durrësit”. Larg mediave, shkalla më e lartë e gjyqësorit shqyrtoi rekursin e 16 të pandehurve të “Bandës së Durrësit” dhe në kohë rekord dha vendimin ndaj tyre, duke konfirmuar dënimet për 14 nga të pandehurit. Për dy prej tyre, Gjykata e Lartë vendosi prishjen e vendimit të Apelit. Lulzim Berisha, i njohur si kreu i grupit i shpëtoi dje dënimit më të rëndë që njeh legjislacioni ynë. Gjykata e Lartë vendosi që ai duhet të vuajë 25 vjet burgim. Ndryshime ka pasur edhe për kunatin e tij, Plaurent Dervishajn, i dënuar me burgim të përjetshëm në mungesë, pasi nuk është arrestuar ende nga policia. Sipas vendimit, çështja e Dervishajt duhet të rigjykohet. Gjatë një procesi që zgjati për 6 muaj, gjykata shqyrtoi pretendimet e të pandehurve, por në përfundim, shkelje u konstatuan vetëm në vendimet ndaj Berishës dhe Dervishajt. Gjatë seancës së djeshme, gjykata kishte parashikuar shpalljen e vendimit në orën 12:00 të mesditës, por për arsye ende të paqarta, vendimi u shpall tej orarit zyrtar. Seanca nisi rreth orës 15:00 të ditës së djeshme dhe ka zgjatur për rreth tre orë, ku gjykata ka lexuar përpara palëve vetëm dispozitivin, ku përshkruheshin akuzat dhe masat e dënimit për secilin nga të pandehurit. I vetmi interpretim i gjykatës që iu bë prezent edhe palëve në proces ishte ndryshimi i cilësimit juridik të akuzës ndaj të pandehurit Lulzim Berisha, i cili akuzohet për të paktën 5 vrasje, dhe tre tentative vrasjeje. Sipas gjykatës, ky i pandehur rezulton të ketë ushtruar aktivitet kriminal përgjatë viteve 1998-2000, kohë gjatë të cilës nuk ka qenë në fuqi dënimi për krijim, drejtim apo pjesmarrje në organizatë kriminale. Si pasojë e ndryshimeve ligjore të bëra në vitin 2004, Gjykata e Lartë ka çmuar se ndaj Lulzim Berishës duhet të aplikohet ligji penal i kohës dhe të dënohet për vrasje me dashje, sikundër ka qenë parashikimi ligjor në kohën kur kanë ndodhur krimet. Mbi bazën e këtij arsyetimi, Gjykata e Lartë ka vendosur të dënojë Lulzim Berishën me 25 vjet burgim, duke rrëzuar kështu vendimet e shkallës së parë dhe Apelit të Krimeve të Rënda, që dënonin të pandehurin me burgim të përjetshëm. Argumenti i përdorur dje nga Gjykata e Lartë është njohur më herët edhe nga shkalla e parë, e cila në vendimin përfundimtar ka vendosur të shpallë të pafajshëm Lulzim Berishën për akuzën e krijimit të organizatës kriminale. Ky vendim ka ardhur pikërisht mbi bazën e argumentit se në kohën e kryerjes së veprave penale, nuk ka ekzistuar ligji që parashikonte dhe ndëshkonte krijimin e organizatës kriminale. Por pavarësisht rrëzimit të kësaj akuzë, Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda dënoi të pandehurin Lulzim Berisha me burgim të përjetshëm për vrasjen e shtetasit Marsel Sotiri, duke e dhënë përfundimisht ndaj të pandehurit dënimin kapital. Ende nuk dihen argumentet e Gjykatës së Lartë për uljen e masës së dënimit, pasi arsyetimi i dhënë në seancën e djeshme është i njëjtë me atë të përdorur nga shkalla e parë. Gjatë seancës së djeshme gjykata dërgoi për rigjykim çështjen ndaj Plaurent Dervishajt, i dënuar me burgim të përjetshëm në mungesë. Gjatë shqyrtimit të rekursit të avokatëve të tij, gjykata ka konstatuar shkelje proceduriale kryesisht për njoftimin e të pandehurit nga ana e gjykatës. Për 14 të pandehurit e tjerë, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi të njëjtat dënime, duke lënë në burg përjetë Endrit Doklen dhe 10 vjet heqje lirie për Adriatik Colin, i penduari i “Bandës së Durrësit”.



    Vendimi i Apelit për Lulzim Berishën


    “Krijimit të organizatës kriminale”, i pafajshëm

    “Vrasje me paramendim”, në bashkëpunim, ndaj Dritan Sallaku”, 25 vjet burgim

    “Vrasje me paramendim”, mbetur në tentativë ndaj Marsel Sotirit, 20 vjet burgim

    “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim ndaj Eduart Ongarit, 25 vjet burgim

    “Vrasje me paramendim”, në bashkëpunim ndaj Marsel Sotirit, burgim i përjetshëm

    “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë ndaj Ilir Nelajt, 15 vjet burgim

    “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë ndaj Agim Rexhepit, 15 vjet burgim

    “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim ndaj Viron Currit, 18 vjet burgim

    “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim ndaj Arjan Pajës, 18 vjet burgim

    “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, 6 vjet burgim

    Përfundimisht, në bashkim të dënimeve, dënimin me burgim të përjetshëm.



    Krimet për të cilat akuzohet “Banda e Durrësit”

    Banda kriminale ka nisur të veprojë në Durrës prej vitit 1998, kur Lulzim Berisha, në bashkëpunim me Plaurent Dervishaj, Adriatik Colin, Klodian Saliun dhe Ilir Xhungën vranë me armë zjarri Dritan Sallakun. Seriali i vrasjeve u bë edhe më i qartë kur në pranverën e vitit 2006 u arrestuan shtatë persona, mes të cilëve katër të akuzuar si vrasës me pagesë. Njëri prej tyre, Adriatik Coli u pendua dhe bashkëpunoi me drejtësinë pas riatdhesimit nga Italia, duke treguar një pjesë të mirë të shkaqeve dhe autorëve të ngjarjeve kriminale.

    17 tetor 1998

    Organizata kriminale e drejtuar nga Lulëzim Berisha dhe Klodian Saliu akuzohet për vrasjen e shtetasit Dritan Sallaku, më 17 tetor të vitit 1998 në qytetin e Durrësit. Kjo mbahet si vepra e parë kriminale e këtij grupi.

    29 tetor 1998

    Pa kaluar as dy javë nga vrasja e parë, organizata e Berishës dhe Saliut akuzohet se ka kryer dy vrasje të tjera. Bëhet fjalë për ekzekutimin e shtetasve Viron Curri e Arjan Paja më 29 tetor 1998. Në këtë ngjarje u plagos edhe Marsel Sotiri

    22 gusht 1999

    Një vit më vonë, i vetmi person që arriti t’i mbijetojë atentatit të 29 tetorit 1998 është zënë në pusi nga ana e grupit të Berishës dhe Saliut. Më 22 gusht 1999, Marsel Sotiri ekzekutohet në një pritë, në lagjen Plazh të qytetit të Durrësit.

    9 korrik 2000

    Organizata kriminale e drejtuar nga Lulëzim Berisha dhe Klodian Saliu akuzohet nga prokuroria e policia edhe për një tjetër vrasje. Këtë herë ata kanë kryer atentatin ku u vra shtetasi Dritan Disha. Kjo vrasje ka ndodhur më 9 korrik 2000 në fshatin Shënavlash të Durrësit

    14 janar 2002

    Një tjetër vrasje i është faturuar organizatës kriminale Berisha-Saliu. Më 14 janar të vitit 2002 i kanë zënë pritë dhe më pas ka kryer ekzekutimin e shtetasit Ervin Lame në lagjen numër 3 të Durrësit

    2003

    Në vitin 2003, si pasojë e kontradiktave të brendshme, organizata është ndarë në dy organizata të tjera, të kryesuara respektivisht nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu. Të dyja këto organizata tashmë janë bërë rivale të njëra- tjetrës duke filluar një luftë ndërmjet tyre

    26 shkurt 2005

    Pas kësaj ndarjeje, organizata e kryesuar nga Lulzim Berisha ka marrë hak ndaj rivales së saj duke organizuar atentatin për vrasjen e Klodian Saliut. Kjo vrasje është kryer në autostradë më datë 26 shkurt të vitit 2005, pranë fshatit Maminas të rrethit të Durrësit

    13 tetor 2005

    Vetëm 9 muaj ka vonuar kundërpërgjigjja e ish- organizatës së Klodian Saliut. Tashmë ajo drejtohet nga Indrit Dokle dhe akuzohet se ka kryer vrasjen e Avni Gashit, më 13 tetor 2005 në Tiranë. Pas vrasjes, trupi i Gashit është hedhur në fshatin Romanat të Durrësit

    30 tetor 2005

    Hakmarrja e grupit të kryesuar tashmë nga Indrit Dokle nuk është ndalur me kaq, por 27 ditë më vonë ai ka organizuar vrasjen e shtetasit Ilir Kolgjini, i njohur si mik i Lul Berishës. Kjo vrasje ka ndodhur më 30 tetor të vitit 2005 pranë stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”.

    MAPO
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •