Pershendetje te nderuar antare.
Une jam nje student i proflit te administrimit te biznesit dhe tashme jam ne vitin e fundit.
Ska nje muaj qe i dhashe fund projektit te diplomes ne degen e administrimit, por problemi eshte se tani na kane kerkuar nje tjeter prejekt apom studim dhe me duhet ta mbaroj shume shpejt.
Ne kete projekt kam pak veshtiresi sepse nuk ka te beje me menaxhimin por me marketingun, nderkohe qe une marketing kam bere shume pak, dhe ate e kam bere ne vitin e pare kur shume terme si kuptoja si pasoje e mosnjohjes mire te gjuhes ne te cilen beja studimet.
Tashme kam vendosur te studjoj per nje problem qe secili antareve mund te me ndihmoje majfton te kete pak njohuri mbi shkencat ekonomike dhe marketing.
Tema e studimit eshte: Qendrimi i konsumatiorit shqiptar kundrejt makinave gjermane te tipit mecedez
Dhe si shkak per kete studim u be numri i madh e kesaj marke qe eshte momentalisht ne shqiperi.
nderkohe si qellim i ketij studimi eshte, fakti pse mercedezi eshte makina me e preferuar e shqiptareve?
Nderkohe qe ky problem do studjohet nga disa ane:
1-komoditeti
2-cmimi.
3-jetegjatesia.
4-cilesia.
5- reklamimi
6- tregu.
Nderkohe nese shikoni ndonje ante tjeter qe ja vlen te studjohet mund te shkruani, sepse do me ndihmoni vertete.
Nderkohe duhet te pergatis disa supozime dhe te kerkoj per vertetesine e tyre dhe do doja qe edhe ju te hidhnit disa supozime ketu me qellim qe te dale dicka sa me reale.
Psh nje supozim mund te jete keshtu.
-Ka lidhje te drejperdrejta midis preferimit te mercedezit dhe cmimit te tij ne tregjet shqiptare?
Pra kjo eshte nje nderkohe po pres te me ndihmoni ne disa te tjera.
Pas kesaj dhe ndoshta do jete ndihma e fundit qe ju kerkoj eshte ne pergatitjen e nje formulari.
Formulari eshte nje liste pyetjes qe kerkojne pergjigjie objektive nga persona te ndryshem.
Nderkohe qe pyetjet behen ne baze te supozimeve qe hidhen paraprakisht.
Nuk po zgjatem me shume me formularin sepse me pare me duhen disa supozime.
Do ju lutesha te me ndihmoni sidomos studenteve te marketingut.
Do ju lutesha qe te mos e kthenit temen ne gallate, e te thoni se shqiptaret i preferojne benzat per te terhequr vemendjen e seksit te kundert, apo thenie te tjera motra me kete qe permenda.
Eshte dicka serioze dhe kam pak kohe ndaj do ju lutesha te me ndohmonit.
Flm paraprakisht
Indriti.
Krijoni Kontakt