Problemet ne te folur
Çrregullimi i të folurit në fëmijëri nuk është shfaqje e rrallë. Zhvillimi i të folurit dhe shkathtësia e të folurit varet nga aktiviteti i më tepër organeve sistemore. Është e domosdoshme që fëmija të ketë ndëgjim normal, që nënkupton intaktivitet të mekanizmave periferike të dëgjueshmërisë, përcjellje normale të zërit nga organet për dëgjim deri te truri dhe organizim të impulseve të zëshme për përgjegje. Pason përgjegja verbale, e cila përfshin më shumë procese si frymëmarrjen, fonacionin (formimin e zërave), rezonancën dhe artikullimin. Për zhvillimin normal të të gjitha këtyre aktiviteteve është e nevojshme shkallë e lartë e integrimit neuro muskular dhe trurit. Proceset të cilat janë të rëndësishëm për zhvillimin e të folurit dhe gjuhës janë shumë jostabile dhe vulnerabile ( plagosëse). Faktorë të ndryshëm sikurse sëmundja, trauma dhe tj.mund të sjellin deri te çrregullimet e përkohshme ose të përhershme të këtyre proceseve.
Zhvillimi normal i të folurit
Të pjekurit e të folurit të fëmijës shkon paralelisht me pjekjen e tërë organizmit, në mënyrë të parashikuar deri në moshën 6 vjeçare Të kuptuarit e të folurit zhvilllohet shumë më shpejt se sa aftësia për verbalizim, gati nga vetë fillimi fëmija është i aftë që të kuptojë shumë fjalë dhe kombinacione të komplikuara, pa pasur mundësi që ti përdori.
Në moshën 4-6 muajsh, foshnja normale tregon aftësi që të gugati, duke theksuar një numër të zërave bashkëtingëllore sikurse janë m,n,p,b,k,g,t,dhe d.
Në moshën prej 6-8 muaj, posedon repertoar të kombinimeve gugatëse të këtyre bashkëtingëlloreve duke vërë zanore mes tyre, mund të formojë disa fjali, sikurse ba-ba, ma-ma, da-da etj. Rreth muajit të 9, fëmija tregon aftësi për ta imituar lartësinë e zërave të cilat i dëgjon. Njëkohësisht fillon me imitimin e shprehjes së fytyrës dhe formimin e zërave, duke i imituar lëvizjet e buzëve të njerëzve që i flasin.
Në muajin e 11, fëmija zbulon se me disa kombinime të zërit arrin rezultat të pashëm. Për shembull kombinacioni ma-ma, do t'ia sjelli nënën e tij ose do të realizojë ndonjë dëshirë.
Në muajin e 12 fëmija zakonisht disponon me 1-3 kombinacione me domethënie të caktuar, të cilat nëse i përdor kanë për rezultat përgjegje specifike të caktuara – zakonisht ushqim ose kujdes. Megjithatë nëse nuk stimulohet nga të afërmit, më së shpesh nga nëna fëmija nuk do të zhvillojë kombinime të këtilla të hershme me domethënje të caktuara.
Rreth muajit 12-18 ekziston relativisht rritje e vogël e fjalorit shprehës, edhe pse procesi i të mësuarit vazhdon dhe fëmija deri në muajin 18 do të mësojë edhe dhjetra fjali tjera. Njëkohësisht është i preokupuar me mësimin dhe me hulumtimin e rrethinës dhe sigurisht nuk ka shumë kohë që ti kushtojë të folurit
Rreth muajit 18-24 fillon të kombinojë dhe të përdori së bashku më tëpër kombinacione të cilat i dëgjon, dhe të përpilojë një lloj të përgjegjeve të organizuara. Shpeshherë atë që prodhon në këtë periudhë të hershme është e komplikuar, dhe e pakuptueshme – të folurit i cili ndonjëherë është i çuditshëm dhe i frikëson prindërit.
Deri në muajin e 24 nga të folurit të këtillë do të zhvillohen 2-3 fraza. Është gati që të prodhojë ndonjë lloj të të folurit të kuptueshëm, psh. Bebja don kulaçe dhe të ngjashme.
Në moshën 2 vjeçare 50-60% nga frazat e tij duhet të jenë të kuptueshme gjer në atë shkallë, që të kuptohet se ç'po kërkon.
Rreth dy dhe tre vjetëve, duke poseduar fjalor të kufizuar dhe kapacitet për shprehje fëmija e ka të vështirë të shprehë ide të komplikuara. Gjatë kësaj periudhe mundohet që ta zhvillojë të folurit rrjedhshëm, por shumica e fëmijëve nuk kanë ritëm stabil në të folurit deri në moshën 4-5 vjeçare, ashtu që periudha prej 2-5 vjeçe quhet periudha jofluente ( periudha e të folurit jo rrjedhshëm). Mu në këtë periudhë, fëmijët, e posaçërisht meshkujt, mund të fillojnë të tregojnë diçka dhe nuk mund të gjejnë fjali për të, dhe derisa e kërkojnë fjalën përsërisin me zë ,, i-i-i-i,, ose përdorin ndonjë rrokje tjetër. Kjo periudhë e joinfluencës mund të zgjasi deri në moshën 5 vjeçare, por normalisht, sikurse që fëmija e rrit fjalorin dhe aftësitë e tjera ( sintaksa, struktura gjenerale e gjuhës dhe ritmit) kjo dukuri zhduket. Këto procese mund të çrregullohen lehtë, dhe praktikisht pjesa më e madhe e çrregullimeve të të folurit rrjedhin në këtë periudhë.
Në moshën 3 vjeçare fëmija duhet që të jetë i aftë që ti përdori të gjitha zanoret dhe bashkëtingëlloret v,m,n,p,b,k,t dhe d. Në këtë moshë rreth 70-80% nga të folurit është i kuptueshëm dhe në secilin tentim për përgjegje shfrytëzohen mesatarisht tre fjalë. Në moshën 4 vjeçare 100% nga të folurit duhet të jetë i kuptueshëm dhe mesatarisht për përgjigje përdoren 4 fjalë. Në moshën 5 vjeçare mund të shfrytëzojë disa kombinacione si psh: bl, pl, gr, dhe zakonisht pa asnjë gabim mund t'i përdori f,v,r: kjo ndonjëherë nuk është e mundur deri në moshën 6 vjeçare.
Në moshën 4 vjeçare fëmija përdor disa mbiemra, ndajfolje, parafjalë dhe përpilon fjali të thjeshta. Fillon edhe t'i shquajë dhe t'i dallojë në shumës dhe t'i dallojë gjinitë. Në përgjithësi përemërin mua e zëvendëson me nominativin ,,unë”.
Në moshën 6 vjeçare ka kaluar periudha e joinfluencës dhe fëmija ka arritur sukses që ti mposhti të gjitha bashkëtingëlloret me përjashtim të disa kombinimeve sibilantëve (fishkëlluese) kryesisht s dhe z. Pas 6 vjetëve, rol të rëndësishëm në formimin e të folurit luan shkolla.
Është e qartë se vitet parashkollore janë jashtëzakonisht të rëndësishme për zhvillimin e të folurit dhe gjuhës te fëmija.Shumë probleme në të folurit mund të prevenohen nëse zbrapsimet zbulohen herët dhe nëse trajtohen në mënyrë adekuate.
Belbëzimi
Belbëzimi zakonisht fillon në të ashtuquajturën periudha jofluente mes moshës 2-5 vjeçare, më së shpeshti te gjinia mashkullore. Pse vjen deri te belbëzimi nuk është krejtësisht e sqaruar. Te të ashtuquajturit belbëzime sekondare rëndësi të madhe ka e ashtu quajtura komponenta emocionale, por nuk ka dëshmi se ky është shkak direkt. Si faktorë që kontribuojnë përmenden anksioziteti i prindërve dhe shtypja të cilën e kryejnë ata. Këshilla më e shpeshtë nëse belbëzon fëmija parashkollor është që prindërit ta injorojnë belbëzimin.Ata duhet ti kushtojnë rëndësi të plotë fëmijës derisa mundohet të flasi. Rreth 99% e fëmijëve do të kalojnë nëpër këtë periudhë të të folulit jorrjedhshëm dhe do të zhvillojnë folje normale stabile dhe të rrjedhshme. Megjithate një pjesë do të vazhdojnë të belbëzojnë. Nëse fëmija belbëzon pas moshës 5 vjeçare duhet të dërgohet te specialisti. Nëse belbëzimi është sekondar duhet të dërgohet te specialisti për patologji në të folurit. Kur je fëmijë dhe me dëshpërim mundohesh të thuash se çfarë ke në mendje belbëzimi shkakton frustracion të vërtetë. Ky frustracion është edhe më i madh, kur ai që dëgjon do ta mbarojë fjalinë në vendin tënd ose kur ju përqeshin. Nëse belbëzimi vazhdon edhe në moshën adulte, kjo me të vërtetë mund të ndikojë në zvogëlimin e vetëbesimit dhe paraqet burim të inhibicioneve të shumta. Edhe pse nuk është e mjaft e njohur se pse njerëzit belbëzojnë, nuk bëhet fjalë për sëmundje fiziologjike ,, Disa shkencëtarë thonë se ndoshta bëhet fjalë për predispozicione fiziologjike, por nuk flitet për faktorë të panjohur të cilat nuk janë të identifikuar”. Incidenca e të belbëzuarit është rreth 5%. Prindërit e fëmijëve të vegjël mund tu ndihmojnë ashtu që do t'i hetojnë shenjat e belbëzimit dhe do të kërkojnë ndihmë profesionale. Shumica e fëmijëve kalojnë nëpër periudhën e vështirë të të folurit (duisfluenca) tipike mes moshës 3dhe 5 veçare. Këta fëmijë me përpjekje flasin tone të caktuara, fjalë ose fjali. Për shumicën e këtyre fëmijëve vështirësi paraqet vetëm faza e zhvillimit normal të të të folurit, megjithatë te një pjesë janë prezente shenja specifike të cilat tregojnë diagnozën – belbëzim.
Cilat janë ato shenja – të cilat tregojnë në diagnozën belbëzim?
Prezenca e përpjekjeve fizike derisa flitet; shtypje (tension) e gojës dhe fytit derisa flet. Toni dhe zëri i të folurit rritet në mënyrë joadekuate. Fëmija largohet të flet fjali të cilat vështirë theksohen. Fëmija e zgjat më tepër zërin ( piskamën) ose i përsërit silabilet ( zanoret) e jo fjalitë e tëra. Psh. Fëmija i tillë thot: ,,Mmmmmmmmmmm” ose ,,Ma-ma-ma-ma-ma” më shpesh se sa ,,Mama-mama,, Fëmija i cili shpreh ndonjërën mga këto shenja nuk don të thot ëse ai ështe belbëzues, megjithatë, është mirë që fëmija i këtillë të dërgohet te specialisti i patologjisë së të folurit i cili më së miri do të caktojë se a bëhet fjalë për belbëzim të vërtetë ose për fazë normale të zhvillimit të të folurit, dhe do të vendosë se a është e nevojshme terapia. Pasi që të dëgjuarit është me rëndësi për komunikim, vetë prindërit duhet ta zhvillojnë shkathtësinë e tyre të të dëgjuarit, me atë do të ndihmojnë në përballimin e vështirësive të të folurit të fëmijës së tyre. Në këtë aspekt sugjestionet e ardhshme mund të jenë në dobi kurse prindërit e fëmijëve të vegjël:
Opservoni çfarë dëgjues jeni dhe si reagoni në fëmijën tuaj. Sa nga ajo që e flet fëmija juaj ju me të vërtetë e dëgjoni. Mundohuni ta rrisni vemendjen tuaj posaçërisht në situatë ku do të vërtetoni se më parë keni qënë të kujdesshëm.
Gjatë periudhës së të folurit jo të rrjedhshëm defluente, përqëndroni vëmëndjen dhe reagoni në atë që fëmija juaj do ta thotë, a më së paku në atë se si e thekson atë.
Mos e ndërpreni fëmijën – mësojeni fëminë tuaj mos t'i ndërpresë të tjerët. Shpeshherë belbëzimi potencohet atëherë kur fëmija tenton ta kthejë vëmendjen, me ndërprerje.
Mos i bëni shtypje fëmijës suaj që në situatë publike të ,,paraqitet”verbalisht, kjo mund të sjelli që fëmija të ndjehet jo mirë
Gjeni kohë që të flisni në qetësi me fëmijën tuaj. Flitni me atë atëherë kur nuk shpejtoni dhe çdoherë bëni pushime të vogla.
Jetoni në kënaqësinë që së bashku me fëminë tuaj të lexoni përralla në zë dhe të flitni me të në një atmosferë të qetë dhe të kultivuar.
Nëse keni ndonjë gjë të paqartë dhe pyetje rreth të folurit të fëmijës, bisedoni me pediatrin tuaj, dhe ai do të vendosi se a duhet fëmija të dërgohet te specialisti për patologjinë e të folurit.
Për fëmijtë me çrregullime komunikative, ndihmë mund të kërkohet në institutin për folur dhe të dëgjuar ose në qendra qoftë private ose publike në të cilat punojnë specialist të çertifikuar për patologjinë e të folurit ose audiolog ose ndonjëherë edhe nëpër departamente speciale edukative nëpër shkollat publike. Specialistët për të të folurit dhe të dëgjuarit mund të gjenden edhe shkollat mjekësore, në programe të ndryshme për zhvillimin e fëmijëve, qendra rehabilituese, institute për shëndet mental. Në SHBA këta specialistë duhet të kenë çertifikate për kompetenca klinike nga ana e Asociacionit Amerikan për të Folur dhe Dëgjuar si garanci se janë të trajtuar në mënyrë adekuate dhe kanë përvojë. Ju gjithashtu mund ta kontaktoni mjekun lokal të shkollës që të kërkoni informata për shërbimet e të folurit të cilat janë të afërta në vendin tuaj duke i kyqur këtu edhe Internet lidhjet.
Ku të paraqiteni për ndihmë?
Pedijatri i juaj
Audiologu
Qendra për Rehabilitimin e të Folurit dhe të Dëgjuarit
Krijoni Kontakt