Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e alditirona
    Anėtarėsuar
    30-11-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    209

    Programet e Microsoft Office 2003 tani dhe ne gjuhen shqipe

    TIRANE (17 Mars)-Versioni shqip i Microsoft Office 2003, eshte bere publik sot nga Ministri i Puneve Publike dhe Telekomunikacionit, Lulzim Basha dhe Kryetari i Microsoft-it per Europen Juglindore, Goran Radman. Ky publikim i paketes se faqes se Microsoft Office 2003 eshte ne ndihme te te gjithe atyre qe nuk mund ta perdornin me pare kete teknologji per shkak te barrierave te gjuhes. Ky version ne gjuhen shqipe do te lejoje perdoruesit te editojne tekste dhe grafike me me shume lehtesi e te kontrollojne e-mail-in dhe axhenden e takimeve.

    Kontrolluesi i gabimeve drejtshkrimore, i bazuar ne fjalorin e gjuhes shqipe, eshte nje pjese integrale e paketes se aplikacionit. Sipas Ministrit Basha, ky eshte hapi i pare i bashkepunimit midis kompanise Microsoft dhe Qeverise shqiptare, qe do te pasohet me sigurimin e programeve te tjera". Ndersa perfaqesuesi i Microsoft, Radman, tha se " publikimi ne versionin shqip te Microsoft Office 2003 eshte realizuar ne perputhje me planin e investimeve ne rajon. NEWS24
    bashkimi sjell fitore.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Zvicerr
    Postime
    33
    Sipas lajmit ky program eshte ne dispozicion falas,
    Ku mund te ngarkohet ky program ??????? Faleminderit

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e alditirona
    Anėtarėsuar
    30-11-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    209
    Kompania e Bill Gates, “Microsoft”, sė shpejti nė Shqipėri si investitore. Flet pėr “Shekullin”, drejtuesi i lartė i Microsoftit qė gjendet nė Tiranė, Goran Radman. Sot do tė lanēojė programin e famshėm kompjuterik XP nė gjuhėn shqipe

    Microsoft: Welcome! Me program nė gjuhėn shqipe

    TIRANĖ – Programi mė popullor nė botė sillet nga “Microsoft” edhe nė gjuhėn shqipe. Bėhet fjalė pėr lanēimin e “Microsoft Office XP”, qė ėshtė softi mė i pėrdorur nė botė sa i pėrket kompjuterit dhe qė, megjithėse ekziston tashmė nė tė gjitha gjuhėt e rajonit, nė shqip vjen pėr herė tė parė. Me njė ēmim prej 750 dollarėsh, kėtė paketė qė pėrmban tė gjitha llojet e programeve pėr tė shkruar dhe pėr tė ndėrtuar programe tė tjera, mund ta kemi mė nė fund edhe nė gjuhėn shqipe. Ky ėshtė lajmi qė sjell Goran Radman, drejtor i Microsoftit pėr Evropėn Juglindore nė Tiranė, ku ka pasur takime zyrtare dhe biznesi, ndėrsa sot, pas njė konference pėr shtyp, do tė takojė edhe kryeministrin Berisha.
    Por duket se lanēimi i kėtij programi ėshtė vetėm guri i parė i provės pėr kompaninė e madhe Microsoft nė Shqipėri. Pas njė vonese tė gjatė, ndėrsa e ka shtrirė tregun e tij nė tė gjitha vendet tona fqinje, Bill Gates ka vendosur tė investojė nė Shqipėri teknologji nga mė tė pėrparuarat. “Do tė na duhen 3-5 vjet qė tregu shqiptar tė jetė po aq fitimprurės sa edhe tė tjerėt. Ky ėshtė njė proces qė do tė nisė me ekspertizėn teknike dhe Microsoftit do t’i duhet tė trajnojė qindra njerėz nė Shqipėri. Do tė na duhet kohė gjithashtu qė tė arrijmė njė marrėveshje pėrfundimtare, megjithėse Microsoft ėshtė i vendosur tė futet nė tregun shqiptar dhe unė jam i lumtur tė konfirmoj qė ne kėtė proces e kemi filluar. Pjesa tjetėr i takon qeverisė, se sa shpejt do tė ecė ajo nė kėtė drejtim. Ne kemi nevojė qė qeveria tė mbrojė tė drejtat tona nė Shqipėri”, - thotė pėr gazetėn “Shekulli”, drejtuesi i lartė i Microsoftit pėr Evropėn Junglindore, Goran Radman.
    Teknologjia qė Microsoft ėshtė i gatshėm tė sjellė nė Shqipėri, pritet t’i shėrbejė edhe qeverisė pėr tė ulur kostot dhe qė shėrbimet e saj pėr qytetarėt e vet tė bėhen mė tė efekteshėm, megjithėse, sė pari, asaj do t’i duhet qė kėtej e tutje tė blejė vetėm programe tė licencuara, nė mėnyrė qė edhe ky treg tė funksionojė sipas rregullave. Por Microsoft ėshtė i ndėrgjegjshėm qė beteja ėshtė e vėshtirė, pasi 80% e atyre qė pėrdorin programe kompjuterike nė Shqipėri e bėjnė kėtė gjė pa licencė. “Nga ana tjetėr, me anė tė teknologjive tona tė reja, ēdo lloj shėrbimi bėhet mė i lehtė qė nga dhėnia e licencės pėr makinėn, dhėnia e certifikatave deri te pagimi i taksave etj. Do tė mund tė shpenzohet shumė mė pak kohė pėr tė marrė shėrbime nga administrata shtetėrore. Microsoft ėshtė i gatshėm ta ofrojė kėtė teknologji”, - shpjegon drejtuesi i kompanisė qė i ka shtirė sistemet e veta nė 90% tė mikrokompjuterėve nė tė gjithė botėn.
    Ndėrsa kompjuterizimi i shkollave ėshtė njė nga premtimet elektorale tė cilit Berisha i ka mėshuar mė fort nė fushatėn e korrikut, duket se marrėveshja e qeverisė me Microsoftin do tė jetė rruga pėr ta mbajtur kėtė premtim. Problemi kryesor nė Shqipėri, sipas “Microsoft”, ėshtė ai i ligjėrimit tė programeve, funksionimi me licenca, gjė qė deri tani nuk ndodh. E parė si njė kompani e shtrenjtė, problem pėr qeverinė shqiptare dhe pėr tregun kėtu mund tė jetė ēėshtja e ēmimeve qė, sipas drejtuesit kroat nė “Microsoft”, nuk mund tė jenė tė ndryshme nga ato tė vendeve tė tjera, edhe pse fuqia blerėse nė Shqipėri mund tė jetė mė e vogėl. Hapja e njė zyre tė Microsoftit nė Tiranė, por edhe ajo e njė qendre kėrkimore janė projekte tė tjera tė Microsoftit pėr Shqipėrinė.

    Microsoft: Shqipėria, treg i varfėr kompjuterik
    Sipas treguesve tė tregut, Microsoft ka konstatuar se tregu shqiptar i kompjuterėve ėshtė mė pak i zhvilluari nė Evropėn Juglindore. Sipas Radman, numri i blerjeve tė kompjuterėve shkon nga 12-17 mijė nė vit, ndėrkohė qė nė Maqedoni, pėr shembull, ėshtė pesė herė mė i lartė. Kjo do tė thotė se pėrdorimi i teknologjisė sė informacionit ėshtė shumė i ulėt dhe se industria e teknologjisė sė informacionit ėshtė ende e pazhvilluar. Nuk ka, pėr shembull, kompani qė dizenjojnė programe.

    Microsoft: Perspektiva qė shohim nė Shqipėri
    Megjithatė, Microsoft ka hetuar edhe tė dhėna pozitive nė tregun teknologjik. “Kėshtu, pėr shembull, tregu i telefonisė ėshtė shumė i egėr dhe pėrdoruesit tė shumtė. Ka njė perspektivė, pasi janė tė shumtė ata qė studiojnė informatikė, matematikė dhe shkenca. Do tė na pėlqente tė hapnim njė qendėr tė teknologjive tė reja nė Shqipėri, njė lloj parku teknologjie. Njė ide tjetėr ėshtė hapja e njė rrjeti (network) mes shqiptarėve tė diasporės dhe kompanive lokale nė Shqipėri pėr transportimin e njohurive”, - pėrshkruan Goran Radman perspektivėn qė sheh Microsoft nė Shqipėri.

    Microsoft: Shqiptarėt, sa tė ftohtė me kompjuterėt!
    Edukimi me teknologjinė e informacionit ėshtė, sipas drejtorit tė Evropės Juglindore pėr Microsoftin, rruga kryesore pėr t’i afruar shqiptarėt mė tepėr me kompjuterin dhe teknologjitė e sė ardhmes. “Interneti duhet tė jetė i disponueshėm nė tė gjitha shkollat, ndėrkohė qė ne dimė qė nėpėr shkolla nuk ka ende as kompjuterė. Qeveria duhet t’i motivojė njerėzit qė tė blejnė kompjuterė, pėr shembull, duke reduktuar taksat. Deri tani duket se ka vetėm pėrpjekje individuale”. Sipas Radman, bashkėpunimi i universiteteve dhe bashkive do tė ishte i domosdoshėm pėr pėrhapjen e teknologjive tė reja kompjuterike nė Shqipėri.

    Microsoft: Pirateria e programeve, na dekurajon
    Sipas Radman, qeveria duhet ta marrė seriozisht zhvillimin me teknologji kompjuterike, ashtu si edhe nismėn e licencimit. “Problemi mė i madh qė na dekurajon nė lidhje me investimin nė Shqipėri ėshtė se tregu nuk ėshtė i rregulluar dhe produktet shiten nė mėnyrė pirate. Dėmi mė i madh nė kėtė aspekt ėshtė se teknologjia e informacionit mbetet e pazhvilluar. Njė pirat mund tė fitojė, por kur klienti e merr produktin pa licencė, dekurajohet, pėr shembull, ai inxhinieri shqiptar i kompjuterėve qė ka shpenzuar vite studimi pėr tė nxjerrė njė program dhe tė nesėrmen mund ta gjejė falas nė treg. Ndėrkohė qė edhe qeveria, nėse programet shiten ligjėrisht, merr tė ardhura nė taksa dhe nxjerr mjaft pėrfitime”, - shprehet Radman.

    Kush ėshtė Goran Radman?
    Pėrfaqėsuesi i lartė i Microsoftit nė Tiranė
    Nė rolin e tij si drejtor i Microsoftit pėr Evropėn Juglindore, Goran Radman, nga Kroacia, punon me komunitetet institucionale dhe politike pėr tė ndėrtuar marrėdhėnie strategjike. Ai ka ardhur nė Shqipėri pėr tė linēuar programin XP nė gjuhėn shqipe dhe pėr tė konfirmuar hapjen e procesit pėr investime teknologjike tė Microsoft nė Shqipėri. Punon pranė Microsoftit qė nga 1996, nė fillim si menaxher i pėrgjithshėm i Microsoftit pėr Kroacinė, mandej mori pėrgjegjėsi nė rajonin e Adriatikut. Tani merret me vendosjen e marrėdhėnieve strategjike dhe tė biznesit nė Evropėn Juglindore.
    bashkimi sjell fitore.

  4. #4
    Buzeqesh optimist ! Maska e Miremengjes
    Anėtarėsuar
    28-02-2004
    Vendndodhja
    -xyz-
    Postime
    261
    Pershendetje

    Une kam Office 2003 i bera nje azhurnim ne sp2 dhe provova te instaloja paketen e gjuhes shqipe qe e mora nga sajti i tyre ... por me thoshte product not found ... dmth nuk arrita ta instaloja sepse nuk e pranonte ....

    Ata qe e kane provouar te na lene ndonje mesazh per menyren se si kane arritur ta instalojne azhurnimin ...

    Gjithe te mirat
    Koha eshte jeta!
    Koha eshte si shpata po se preve te pret ajo ty.
    Ditet jane si shigjeta kurse njerzit jane shenjestrat e tyre!
    Dora qe nuk shkruan eshte kembe!

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Mendoj se per te instaluar duhet te keshe Windows te licensuar, jo kopje pirate.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Edhe pirate mund ta instalosh, e instalova te nje qender inteneti ktu afer shpise, dhe u instalua pa probleme ne 11 kompjuterat qe ka interneti.

    Po te ishte instalimi i XP shqip vetem ne kopjet e blera, vetem sa jane lodhur kot perkthyesit se ne shqiperi 100% e kompj punojne me XP pirate

  7. #7
    mos e luaj; I DEBUAR! Maska e qoska
    Anėtarėsuar
    17-05-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    837
    A nuk eshte ky prjekti i bere nga gjuha-shqipe.com qe reklamohet kaq shume per ti dhene qeverise "imazh te mire".

    Une e ndoqa ne mediat shqiptare kete problem dhe s'kishte asgje konstruktive dhe flitej per gjera fiktive pa projekte konkrete. Sidomos ajo qe do te na kushtoje me shume neve implementimi i teknologjise Microsoft ne Shqiperi.
    E them kete pasi ne taksapaguesit e vuajme barren qe qeveria jone te na sherbeje me shpejte me "tekonologjite qe do na ofroje Microsoft"(nje bllof i papare).

    Nejse shpresojme per mire!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-03-2006
    Postime
    21
    dhe?

    ekziston apo jo MO 2003 edhe shqip ?
    ku mund te gjendet dhe installohet pa problem ?
    pershendetje

  9. #9
    TENIOLTENI Maska e teniolteni
    Anėtarėsuar
    01-05-2004
    Vendndodhja
    Albania/Tirana
    Postime
    45

    Pershendetje

    Pershendetje te gjitheve.

    Une sapo e bera nje gje te tille dhe ishte pak e sikletshme per rradhitjen e punes gjate instalimit. Ishte vertete nje gje e mbrekullueshme nqs do ta kishit ne Shqip kater programet e meposhtme:

    Microsoft Office Word 2003

    Microsoft Office Outlook® 2003

    Microsoft Office PowerPoint® 2003

    Microsoft Office Excel 2003

    Kėrkesat e sistemit
    Sisteme operative tė mbėshtetur: Windows XP Service Pack 2
    kėrkohet softuer : versioni anglisht (i SHBA-ve) i ē’do edicioni tė Office 2003 —pėr shembull, Microsoft Office Professional Edition 2003 ose Microsoft Office Standard Edition 2003 — ose versioni anglisht (i SHBA-ve) i njė programi individual tė Office 2003, e cila e mbėshtet Office 2003 ndėrfaqen e pakos nė Shqip (Shqipėri) — Excel 2003, Outlook 2003, PowerPoint 2003, ose Word 2003.



    Ky eshte linku i pare qe shkarkohet ne kompiuterin tuaj, ne nje follder te veēante.

    http://www.microsoft.com/downloads/d...displaylang=sq

    Emri i filet qe do te merrni per te shkarkuar eshte ky: LIP.EXE mbasi te shkarkoni kete, do rendis edhe nje link ku do te merrni dy filet e tjere per te shkarkuar, mbani mend jane ne fund te faqes, e theksoj edhe njehere jane ne fund te faqes qe do te hapni me linkun, qe une ju referova ketu!


    http://www.microsoft.com/downloads/d...displaylang=sq

    Me konkretishte do te shkarkoni keto dy file:

    LIP2003SP2-KB887617-Client-ALB.exe 975 KB

    LIP2003SP2-KB887617-FullFile-ALB.exe 5.7 MB

    Mbasi te keni marre keto tri file nga keto linēe do ti instaloni sipas rradhes.

    Me pas do te veproni keshtu per te aktivizuar, ate qe instaluat ne kete menyre:

    Fillimisht do te mbyllni te gjitha programet qe keni te hapura, me pas do te shkoni tek Start/Microsoft Office/Microsoft Office Tools/Microsoft Office 2003 Language Settings, deri ketu besoj se jam i qarte!

    Mbasi te keni vepruar ne kete menyre do tu hapet nje dritare ku ka gjithsej, tre nendritare ne trupin e vet. 2 dritaret e para jane te rendesishmet, kurse e fundit eshte thjeshte pa vlere ne kete drejtim

    Ne dritaren e pare shkruhet:

    User Interface and Help ne pamjen e 1 te kesaj nendritareje, shkruhet (Display OFFICE 2003 in..... ju ketu do te hapni kutizen dhe do te zgjidhni gjuhen Shqipe., kurse ne kutizen e dyte te po kesaj dritare do te hapni kutizen diagoluese dhe do te zgjidhni (same as Menu as Dialoges) kjo ishte pune e pare ne dritaren e pare.


    Ne dritare e dytė ka kete emer Enale Languages

    Mbasi te keni hyre ne dritaren e dyte, do tu shfaqen dy kutia diagoluese dhe dy dritare, ku njera ka shine, e tjetra nuk ka shine.
    Ne kutine e pare ku lexon (All script) nuk do te levizet opsioni, kurse ne dritaren ku ka shine, do te zgjidhni gjuhen Shqipe dhe do ta shtoni nepermjet komandes Add qe eshte nepermjet dy dritareve, qe njera ka shine e tjetra qe nuk ka shine, deri ketu jemi ne rregull besoj, me pas ne kutine e fundit qe thuhet Choose the Language that difenes deafult behavior in Microsoft office applications, do te zgjidhni Albania.

    Kjo eshte e gjitha dhe shpresoj qe t'ju ndihmoj me shpjegimin qe kam bere, nuk e di nese jam i sakte ne shpjegim, por mund te me pyesni dhe shpresoj t'u ndihmoj dhe nderkohe te zbaviteni ne gjuhen shqipe.

    Ky eshte nje projekt real dhe ne te ardhmen Shqipja do te kete perparesi ne gjuhen elektronike per programe te tjera! Ju lutem merruni me ēeshtje reale dhe jo me fjale boshe qe mund te shkaktoje shgenjim per te tjeret qe nuk kane informacion.

    Zoti e bekofte Bill Gates per ndihmen qe na jep dhe akoma me shume qe jane pa leke.

    Ju pershendes te gjitheve
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga teniolteni : 20-03-2006 mė 08:27

  10. #10
    dielli i verdh pyet nėse din kush cd key pėr:
    Compaq Operating System
    Microsoft windows XP Home SP1

  11. #11
    Citim Postuar mė parė nga teniolteni
    Zoti e bekofte Bill Gates per ndihmen qe na jep dhe akoma me shume qe jane pa leke.
    Zoti e bekoftė kompjuterin tėnd dhe tė tėrė atyre qė do ndjekin shembullin tėnd mė sipėr!
    U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
    Usually he takes the clip out

  12. #12
    mos e luaj; I DEBUAR! Maska e qoska
    Anėtarėsuar
    17-05-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    837
    E papare sa shume na do ky Bill Gate's neve. Aq shume na do sa kur negocion me qeverine tone i ve asaj kushte dhe s'ndodh e kunderta.

    Nejse nje gje qe po mendoja sot ishte nese tregu shqiptar behet me standartet evropiane persa i perket teknologjise se kompjuterave, dmth eleminon piraterine, duke e lidhur me disa deklarata per mos terheqe nga tregu shqiptar i kompanive te medha rezultoi qe do behet me pak atraktiv pasi shitjet do te ulen per shkak te kostos qe do te rritet.
    Me tutje pastaj mendova eshte me mire te cosh internetin ne te gjithe shkollat shqiptare apo ne te gjithe shtepite shqiptare, per me teper duhet te ishte ky nje prioritet perpara se te reklamojme teknologji qe nuk funksionojne ose me mire nuk permiresojne gje pa kete infrastrukture.

    Dhe si gjithmone rezultati qe me doli ishte fatkeqesia qe kemi ne shqiptaret, qe i bejme punet pa i menduar se cfare efekti do te kene.

    Gjithsesi me behet qejfi qe personi me i pasur ne bote do te rrise fitimet e tij duke patur dhe Shqiperine ne listat kontabile te tij.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2006
    Postime
    459
    Njė Refleksion ndaj faqes sė Microsoftit nė Gjuhėn Shqipe;Pajtohem plotėsisht me pėrkthimin e faqes sė Microsoftit nė gjuhėn tonė por nuk e kuptoj asesi pse e kanė vėnė nė kllapa pas fjalės Shqip (Shqipėri)http://www.microsoft.com/downloads/d...displaylang=sq
    Mos pandehin kėta far burra se shqipja flitet vetėm nė Shqipėrinė aktuale apo aludojnė nė ndonjė shqipe tė vecantė....Gjuha shqipe ėshtė gjuha e tė gjithė shqiptarėve dhe NŹSE mundohen tė bėjnė pėrcarje me kėto provokime primitive le ta dijė qysh prej tani se do tė mbarojnė si Esat Pasha Toptani.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e afro-crack
    Anėtarėsuar
    16-05-2006
    Postime
    61
    Te jam mirnjohes per kete sqrim teniolteni.
    Shpresoj se do te kete sukses

Tema tė Ngjashme

  1. Seksi dhe fillimet e tė shkruarit nė gjuhėn Shqipe.
    Nga shendelli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 26-10-2016, 06:18
  2. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  3. Shkolla e parė shqipe nė Labovė, jo nė Korēė
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 02:40
  4. Ali Riza Ulqinaku (1855-1913)
    Nga Marsel nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-11-2006, 13:23
  5. Letėrsia shqiptare: probleme teorike-kritike nė gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •