Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6

Tema: Bob Dylan

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Tirone plako...
    Postime
    56

    Bob Dylan

    Bob Dylan dhe pikpyetja e Nobel-it

    A shkruan Bob Dylan kėngė me lirika tė paharueshme apo poezia krejt natyrshėm futet nė muzikė ?
    Dylan i cilėsuar si kėngėtari mė i madh folk i shekullit tė 20-tė, me njė karierė mėse 45-vjeēare nė publik, me mė tepėr se 40 albume muzikore, mijra kėngė tė shkruara dhe disa libra poetik, poet me njė vizion tė jashtzakonshėm, shpesh i ėshtė shmangur kėsaj pyetje. Antikonformist i njohur nė raport me materializmin industrialist tė pop-kulturės amerikane, nė vitin 1965 ėshtė pėrgjigjur shkarazi " Mendoj mė tepėr rreth vetes se jam njė kėngėtar se sa valltar ". Pėr gati 20-vjet nuk ka dhėnė asnjė intervist. Argumentat janė edhe njėherė rihapur sė fundi me daljen e librit "Vision of Sin" nga profesori i Universitetit tė Oxford-it zoti Christopher Ricks i cili thotė se " Lirikat e shkruara nga Dylan, kanė hyrė nė paktin e jetgjatėsisė. Termi "literaturė" ėshtė veēse letėrsi e pėrbėrė prej sinteza tė ngjeshura fjalėsh. Pra tėrheqja e vėmendjes prej kėtyre fjalėve, jo nė besimin e funksionit tė fjalės si njėsi e vetme, sepse natyrisht kadenca muzikore, zėri, stili, kanė rrolin e tyre, por pamja e fjalės sė breftė nė mėnyrėn mė tė pavarur nga tė gjitha kėto pėrbėrės pėrbėn argumentin e ngritur pėr dekada tashmė nė pyetjen nėse ėshtė Bob Dylan zėri i "bum" gjeneratės e cila pa tė a do kishte vallė zė ?!
    " Nuk besoj se Bob Dylan ka tendenca pėr t'u shfaqur si poet i madh, ai thjeshtėsisht ngelet njė kėngėtar popullor, thotė Paul Gambaccini studiues muzike, idhujt e tij janė kėngėtarė folk si Woody Guthrie dhe jo poet si Robert Frost. Por roli i poetit e ka ndihmuar tė jetė vetvetja e tij, krejt origjinal, mėnyra e tij se si vjen tek ne ėshtė totalisht poetike. Natyrisht e kam pyetur veten nėse krejt brezi im e ka quajtur Dylan poet gjigand ngaqė pėr hir tė talentit tė tij nuk kishim poet tjetėr mė tė madh. Por jo, thjesht ne u gjendėm tė kaptuar nga periudha mė frutdhėnėse artistike e tij nė vitet '60. Mė e jashtzakonshmja, mendoj ".
    Prof. Ricks thotė " Dylan i pėrket tė njėjtit nivel me poetėt Milton, Keats, Tennyson. Ai bėn pjesė nė kategorinė e poetėve qė meriton thellėsisht vėmendje dhe respekt. Poezia e tij duhet patjetėr tė jetė e mirė-lexuar nė kontradiksion me disa zėra qė e quajnė "kundėrvėnės i traditės me forma endacake" . Nuk besoj se ėshtė kėshtu. Shumė prej kėngėve tė tij tė shkruara tradicionalisht nė mėnyrė inteligjente referohen nga influenca e poetėve francez Paul Verlaine dhe Arthur Rimbaud. Nga Shakespeare apo edhe poetė modern amerikan si Ezra Pound dhe T.S. Eliot. Fjala "literaturė" , vazhdon prof. Ricks, ėshtė e keqkuptuar nė mė tė shumtėn e kohės nga fakti se ne e pėrdorim atė pėr tė kuptuar gjėra tė cilat konsistojnė vetėm me fjalė. Shekespeare bėn pjesė nė tė quajturėn "literaturė tė shkėlqyer" me pėrmasa botėrore, me gjuhė dhe fjalė qė kanė njė vlerė domethėnėse tė jashtzakonshme vetėm si pasojė e interpretimit tė tyre nė skenėn e teatrit. Tek Dylan ka kėngė shumė tė mira tė cilat i japin njė llogjikė tė plotė idesė sė besueshmėrisė nė njė "literaturė tė mirfilltė". Nė art duhet tė besosh. Po qe se je duke pritur prova nga dikush qė e meriton dashurinė tėnde atėherė ėshtė mėse e qartė qė do vdesėsh i dashuruar. Nė tė kundėrt po qe se ke dyshime do vdesėsh nė mėdyshje. Ndaj besoj nė faktin bindės se Dylan i pėrdor fjalėt nė kėngė ekstremisht pėr sė mbari nė mėnyrė profesionale". Dylan i pyetur njėherė nėse fjalėt kanė mė tepėr rėndėsi ndėr kėngėt e tij se sa muzika, pėrgjigjet " Fjalėt janė ekzaktėsisht tė rėndėsishme po aq sa edhe muzika, nuk do tė ekzistonin kėngė pa fjalė ".
    Ricks e krahason Dylan me Picasso nė rangun e artistėve qė asnjėherė nuk e di se ē'vjen mė mbas nė proces krijimtarie duke thėnė " Besoj se ėshtė e gabuar nė kėtė tip artistėsh krahasimi i njė faze tė mėvonshme me njė tjetėr mė tė hershme dhe anasjelltas. Cila ėshtė esenca e njė blloku tėrėsor kryeveprash ? Cila ėshtė vepra mė esenciale nga Shakespeare ? ". Ndėrkohė qė studiuesi Gambacci thotė " Ti nuk do tė quhesh gjeni nė tė njėzetat e tua. Nga kėndvėshtrimi yt ti e di se do tė duhet tė vazhdosh edhe pse je evidentuar si i tillė shumė kohė mė parė. Fatmirėsisht Bob Dylan gjithmonė edhe pse ka qėnė evidentuar si talent qė kur ishte 20-vjeē, ka pas ardhur gjithmonė drejt publikut nė mėnyrėn mė tė papritur impresionuese me vepra tė shkėlqyera. Pas Robert Frost, Dylan ėshtė poeti mė i madh qė Amerika ka nxjerė gjer mė sotė, por si muzikant dhe kėngėtar popullor paralelisht " .
    Statusi si njė ikonė nė botėn e sotme kulturore i mbajtur nga Bob Dylan ka qenė i konfirmuar nė disa vlersime p.sh. si diplloma e nderit "Doktor nė Muzikė" prej St. Andrews University of Scotland (Themeluar nė 1413 , nė veri-lindje tė Edinburgh , i treti universitet mė i vjetėr nė Britaninė e Madhe dhe njė ndėr mė prestigjozėt nė botė. Shėnimet nga Flurka). Me motivacionin " Njė figurė jashtzakonisht e rėndėsishme dhe ifluente e kulturės sė kohės tonė " nė vitin 2004.
    Nė vitin 1970 Bob Dylan ka pas pranuar dipplomėn e akorduar nga i njohuri University of Princeton (New Jersey SH.B.A).

    Sa rrugė duhet tė pėrshkojmė, pėrpara se ta quash atė ... Nobel fitues kėngėautor ?Kjo pyetje e shumfishuar ka filluar tė shtrohet nė qarqet letrare, madje edhe nė rutinėn anuale tė diskutimeve se kush duhet tė fitoj ēmimin Nobel nė letėrsi ? Kandidati surprizė i radhės kėtė vit pėrsėri : Bob Dylan. Pėr njė kohė tė gjatė shumė kritik muzike e kanė pohuar faktin se Dylan ėshtė mė i thelli kėngėautor nė muzikėn e kohėve moderne. Ripėrsėritja e kandidaturės sė tij pėr Nobel kėtė vit ėshtė ngritur si njė pyetje-debat nė autoritetet e literaturės botėrore : A duhet qė kėngėautorėt tė kualifikohen pėr ēmimet mė prestigjoze nė letėrsi ?
    Pėrsėri prof. Christopher Ricks qė njėkohėsisht ėshtė edhe drejtor i Istitutit tė Botimeve nė Universitetin e Bostonit dhe pėr njė kohė tė gjatė studion fenomenin e kėngėautorėve dhe lirikave tė tyre, pėrgjigjet se pikpyetja ka ngelur njė "truk intrigues" nė rrethet letrare. Ricks ėshtė autor studimeve serioze nė librat " Forca e poezisė " dhe " Aludime mbi poetėt " qė pėrfshijnė kritika esenciale pėr T.S.Eliot , Lord Alfred Tennyson dhe John Keats. "Askush tjetėr nuk ka njė pėrdorim similar tė fjalėve sikurse Dylan, thotė Ricks, por mendoj se ėshtė njė lloj arti i pėrzier. Mendoj se pyetja nuk duhet shtruar nė raport me ēmimin qė ai meriton si nderim pėr artin e tij. Pyetja duhet shtruar nėse arti, nė njė kontekst mė tė gjerė, duhet pėrshkruar si literaturė ".
    " Padyshim qė po, pėrgjigjet prof.Gordon Ball njė tjetėr pedagog letėrsie qė vijon tė rekomandoj Dylan qė prej vitit 1996 si kandidat pėr Nobel, poezia dhe muzika janė tė lidhura me njėra tjetrėn dhe besoj se Bob Dylan ka ndihmuar drejtpėrdrejtė nė kėtė lidhje, njėsoj si njė i vjetėr trubador " (troubadour - kėngėtar-poet lirik tė shek.XII-XIII nė jug tė Francės, veri tė Spanjės dhe Italisė). Gjatė muajit tetor u bė tashmė i njohur edhe fituesi i vitit 2005 nė letėrsi qė ėshtė britaniku Harold Pinter. Nobel-i jepet nga 18 anėtarėt e pėrhershėm tė 218-vjeēares Akademisė Suedeze. Kandidatėt janė tė rekomanduar nga anėtar tė akademive dhe institucioneve tė tjera letrare, profesor dhe pedagog letėrsie apo edhe ish fitues tė ēmimeve Nobel tė mėparshme. Pėr ēdo vit Akademia Suedeze mer nė shqyrtim 350 kandidat nga fusha tė ndryshme tė reduktueshėm mė tej nė 200 prej tė cilėve vetėm 5 prej tyre dalin nė finale nė muajin tetor dhe laureoen nė ceremoninė e dhjetorit. Prof. Ball thotė se e ka rekomanduar Dylan pėr Nobel menjėherė mbas letrės rekomanduese-urgjente tė poetit tė njohur tė "Beat Generation" Allen Ginsberg mė 1996. (Allen Ginsberg vdiq mė 1997). " Dylan ėshtė njė nga poetėt mė tė mėdhenj Amerikan tė shekullit tė 20-tė, Ginsberg shkruan nė letrėn e tij, njė mėndje e hapur dhe universale" . Nė tekstet antologjike tė shkollave tė mesme dhe universiteteve tė Amerikės lirika e "Mr.Tambourin Man" shkruar nga Dylan ėshtė e pėrfshirė nė studimin e detyruar. Shumė prej vargjeve tė tij janė tė publikuara si libra poetik. Ndėrsa prof. Alison Booth hartuesja dhe bashkėpunėtore e antologjive shkollore nga Universiteti i Virxhinias shprehet se " Nuk kam aspak vėshtirėsi dhe pengesė pėr tė konsideruar lirikat e Bob Dylan mė sė miri si interpretim letrar ". Vėzhgues tė Nobel-it shpesh e kanė ngritur problemin kritik tė shikimit me indiferencė dhe inferioritet tė kėngėautorėve tė pėrfshirė si kandidat nga ana e Akademisė. Svante Weyler drejtuesi i Norstedts njėrės nga shtėpitė botuese mė tė mėdha nė Suedi thotė se " Po qe se bėhet, qė njė kėngėautor tė fitoj ēmimin do tė jetė njė mrekulli e papritur, shumė pranė mendjeve tė lira. Por kjo besoj se ėshtė njė ide skeptike pėr momentin ku me termin "literaturė" konsiderohen vetėm fjalėt. Letėrsia mė gjerėsisht nuk ėshtė e thėnė qė vetėm tė lexohet qė tė jetė literaturė ". Carola Hermelin punonjėse nė Nobel Librari thotė se " Kėngėautorėt nuk janė tė pėrjashtuar nga ēmimi. Lirikat e kėngėve sipas kualitetit tė tyre letrar mundet tė jenė poezi tė shkėlqyera ".


    Lirika nga Bob Dylan

    Bob Dylan (1941 - ) i cilėsuar si kėngėtari mė i madh folk i shekullit tė 20-tė, me njė karierė mėse 45-vjeēare nė publik e cila ende vazhdon nė ditėt tona, me mė tepėr se 40 albume muzikore, mijra kėngė tė shkruara dhe disa libra poetik, ėshtė poet me njė vizion tė jashtzakonshėm. Antikonformist i njohur nė raport me materializmin industrialist tė pop-kulturės amerikane Dylan i ka dhėnė me zėrin e vet human -rapsodik-iluminist dritė intelektuale gjithė brezit tė tij. Ja se ē'shkruan kritika : 64-vjeēari Robert Zimmerman i shndėruar dhe njohur artistikisht si Bob Dylan, mė i madhi dhe mė i rėndėsishmi iluminist i perėndimit qė nga koha e Shekspirit e gjer tek poeti Robert Frost, e ka shndėruar emocionalisht dhe artistikisht fjalėn nėpėrmjet lirikave tė tij nė mėnyrėn mė inkandeshente tė pa hasur asnjėherė mė parė.

    Nuk ėshtė errėsuar akoma

    Hijet po bien
    Dhe kam qėnė kėtu gjith ditėn
    Shumė vapė ėshtė pėr tė fjetur
    Dhe koha pėrtej ikėn
    E ndiej qė shpirti im
    I shndėruar ėshtė nė metal
    I kam me vete, nė trup, shenjat
    Qė Dielli mė ka pas falė
    Ah, kėtu nuk ka vend
    Tė qėndrosh askund, oh medet
    Nuk ėshtė errėsuar akoma
    Ndėrsa muzgu po zbret
    Instikti im njerėzor
    Shkon tėposhtė duke u boshatisur
    Mbas ēdo gjėje tė bukur
    Gjurmėzonė dhimbja e hazdisur
    Ajo mė shkroi njė letėr
    Dhe kaq bukur e kish shkruar
    Tė fsheur pas ēdo fjale
    Gjithēka nė mėndje qė pat bluar
    Nuk e kuptoj ende si ndjenja trupin vret
    Nuk ėshtė errėsuar akoma
    Por muzgu dalė-ngadalė po zbret
    Kam shkuar nė Londėr
    Edhe nė Paris kam shkuar
    Kam ndjekur rrjedhėn e lumenjve
    Dhe nė det kam pėrfunduar
    Kam qėnė i zhytur pėrfund
    Pishinash me gėnjeshtra
    Duke kėrkuar pėr asgjė
    Nė zbrazėtirėn e syve tė zeshkėta
    Shpesh herė utopitė e mia
    Kushtojnė mė tepėr se kaq
    Ka shpresa ende, nuk ėshtė errėsuar
    Ndėrsa nata po zbret ndėrkaq
    Jam i lindur kėtu
    Dhe kėtu do vdesė
    Kundra rregullave tė mia
    E di qė po marrė kthesė
    Megjithse jam duke pritur
    Brenda trupit ēdo nerv i im
    Kaq i ēveshur ėshtė edhe shurdh
    Nuk mė kujtohet se kush kam qėnė
    Por jam akoma nė tė metalit kurdh
    Nuk jam duke e dėgjuar murmurimėn e lutjes
    Nuk ėshtė errėsuar akoma
    Nata po zbret dhe dita vjen drejt kėputjes.
    1997

    Ylli i rrėzuar

    Po mendoja pėr ty kėtė natė
    Ndėrsa ti je duke hyrė nė tjetėr botė
    Botė tė cilėn asnjiherė nuk e kam njohur
    Gjithmonė i shqetėsuar kam qėnė
    Pėrgjatė udhėtimit tėnd gjer nė fund.
    Njė yll tė rrėzuar e pashė kėtė natė
    Ndėrsa po mendoja pėr ty
    Duke ndjekur rrėnien e yllit
    Po mendoja pėr veten.
    Po qe se nuk do ndryshoja
    Asnjiherė nuk do isha
    Ai qė ti doje qė tė bėhesha.
    Mos vallė e humba domethėnien ?
    Apo e teprova me fjalėt e mia ?
    Me mendime qė veē ti i dallon ?
    Njė yll tė rrėzuar e pashė kėtė natė
    Dhe thjesht po mendoja pėr veten.
    Dėgjoje pra zhurmėn e motorit
    Dėgjoji sirenat nėpėr qiellin e alarmuar
    Ndėrsa zjarrfiksja e fundit vjen prej ferrit
    Ndėra njerėzit e mirė janė duke u falur.
    Provokimi i fundit, e fundit llogari
    E fundit radio, mė e fundmja liturgji
    Njė yll tė rrėzuar e pashė kėtė natė
    Fli e qetė
    Nesėr njė ditė e re vjen nė jetė
    U bė shumė vonė tek po flas me ty
    Por kishe nevojė qė t'i dėgjoje
    Prej meje tė gjitha kėto
    Duke parė kėtė natė njė yll tė rrėzuar
    Fli e qetė, tė qoftė rruga e bekuar.

    1989

    Trokitje nė portėn e parajsės

    Mama hiqe prej meje kėtė dekoratė
    Nuk mundem mė ta pėrdor si eskortė
    Po errėsohet,ėshtė shumė errėsirė tė shoh
    E ndihej se po trokas nė tė parajsės portė.
    Tak tak tak nė tė parajsės portė...
    Mama groposi armėt e mia
    Nuk mundem mbi ata tė gjuaj fortė
    Reja e zezė po zbret tashmė
    E ndiej se po trokas nė tė parajsės portė.
    Tak tak tak nė tė parajsės portė...
    1973

    Shpėrthime nėpėr erė

    Sa rrugė njė burė duhet tė pėrshkoj
    Pėrpara se ta quash atė burė?
    Sa detra pulbardha duhet tė kaptoj
    Pėrpara se tė flejė mbi urė?
    Sa kohė predhat qiejt do pėrshkojnė
    Pėrpara se pėrgjithmonė tė braktisen?
    Pėrgjigja miku im, shpėrthen nėpėr erė
    Duke shpėrthyer ėshtė, nėpėr erė.
    Sa kohė njeriu duhet tė vėshtrojė lart
    Pėrpara se tė mundet ta shohė qiellin?
    Sa vite jetė njeriu mund tė ketė
    Pėrpara se tė dėgjoj ngashrimin njerzor?
    Sa vdekje tė tjera i duhen pėr tė kuptuar
    Se shumė njerės kanė vdekur gjer tash?
    Pėrgjigja miku im, shpėrthen nėpėr erė
    Duke shpėrthyer ėshtė nėpėr erė
    Sa vite njė mal mundet tė ekzistojė
    Pėrpara se tė kridhet nėpėr det ?
    Sa vite jetė disa popuj ekzistojnė
    Pėrpara se tė munden tė jenė tė lirė?
    Sa herė njė burė duhet kokėn pas ta kthej
    Duke pretenduar se nuk ka parė asgjė?
    Pėrgjigja miku im,shpėrthen nėpėr erė
    Duke shpėrthyer ėshtė nėpėr erė.
    1963

    Dashuria jote ėshtė e dėshtuar ?

    A mė do, apo je duke e stėrgjatur miqėsinė?
    Ke nevoj pėr gjysmėn time si djal i keq,
    Apo thjesht fajtore ndihesh?
    I djegur jam dhe i njoh rregullat e lojės.
    Mos kėrkon vallė qė tė tė qahem.
    Ja ku jam, i gatshėm besoj ndėr sytė e shkruar,
    Apo dashuria jote ėshtė e dėshtuar?

    Je kaq e nxituar sa nuk shikon se gjendem nė vetmi?
    Kur jam nė errėsirė, cila ėshtė pjesa mė e vėshtirė?
    A e njeh botėn time, dhimbjen time a e njeh?
    Apo mė duhet tė shpjegohem duke tė sqaruar?
    Mė lejonė tė jem vetvetja ime?
    Apo dashuria jote ėshtė e dėshtuar?
    Kam shtegėtuar nėpėr male, kam ecur nėpėr erė.
    I shkelmuar nė krahun e jashtėm tė lumturis.
    Jam shtruar duke shijuar dreka mbretrore,
    Edhe krahė pėr tė fluturuar mė kanė afruar.
    Dhe asnjėherė nuk kam qėnė kaq i impresionuar.

    Dakort, ja tek po riskoj, po bie nė dashuri me ty.
    Po qe se ēmendurisht e gjithė nata ėshtė e jotja
    Edhe mėngjesi i yti ėshtė gjithashtu.
    A di tė gatuash, riparosh, lulėzoshė?
    A e kupton plagėn time tė mbuluar?
    Apo tė gjitha do t'i riskoshė.
    Sepse dashuria jote ėshtė e dėshtuar?


    Bob Dylan ka thėnė :
    "Hero ėshtė dikush qė kupton Pėrgjegjėsinė qė vjen sė bashku me Lirinė e tij"
    "Poezia ėshtė si njė Njeri i ē'veshur... Disa thonė se jam Poet !"
    "Mė e mira qė kam bėrė si Artist ėshtė tė jem vetvetja ime e ēfardoqoftė kategorie kjo"
    "E gjithė e vėrteta e botės konsiston nė njė Gėnjeshtėr tė Madhe"
    "Kaosi ėshtė Miku i Mėndjes"
    "Demokracia nuk e sundon Botėn. Vėreni mirė nė mendje kėtė gjė. Kjo botė sundohet nga Dhuna. Por ėshtė nė modė tė mos thuhet mė mirė ky fakt"
    " Mos ndiq se ē'thonė liderėt, mė mirė shiko gjobat e parkimeve"
    "Nuk besoj se mėndja njerėzore mundet tė ndajė tė shkuarėn nga e ardhmja. Veēse njė iluzion manipulues ėshtė fakti i tė menduarit se diēka ndryshon"
    "Po ju lė juve tė hyni nė ėndrat e mia, po qe se natyrisht mė lejoni tė hyj nė tuajat"

    E pėrgatiti dhe pėrktheu
    Flurans Ilia - Flurka
    lundertar pa atdhe

  2. #2
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anėtarėsuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Bob Dylan



    Poezia e kenduar e tij eshte shume e bukur, prek shume tema dhe gjithmone arrin te percjelli me kenget e tij emocione te paharrueshme!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e desaparacidos
    Anėtarėsuar
    23-10-2007
    Postime
    163
    derisa nobelistet te vazhdojne me pinjollitetin e tyre, nuk besoj se ka shume shpresa per zotin zimmerman.

    e kush do t'ja dije. jane te njejtet njerez qe nuk i kane dhene kurre nje oskar enio morrikones, apo cohenit. e kush e do nje ēmim nga keta?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    dylan-i ka shkrue kang shum te mira prej fillimi
    per mua respektin ma te madh e ka me kangen hurricane
    qe ia ka kushtue nje boxeri zezak te cilin
    e kan mbajtur ne burg (perafersisht nja 17 vjet )
    pa qene fajtor( ja kan bo montazh ) se e ka vra nje njeri
    rubin HURRICANE carter i burgosur pa faj
    kjo kange gjendet ne albumin
    DESIRE

  5. #5
    I madh, i madh, i madh!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    http://www.bobdylanlyrics.net/
    ketu mundeni ti gjeni gati te gjitha kanget
    textet e kangeve...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •