Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 64
  1. #21
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Po shprehja "S'm'ka ngel asnji kacidhe( qindarkë) m'xhep" kujt krahine i perket ?
    Where does a thought go when it's forgotten?

  2. #22
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Lere, lere, se erdhi Humie nga puna duke qeshur, tundte koken e mermeriste, "kacidhe, moj, kacidhe" pastaj fillonte e qeshte prap E le te them une qe s'flas si nga Elbasani.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  3. #23
    Kalimtare e rastit... Maska e AMERIKANJA06
    Anëtarësuar
    03-06-2006
    Vendndodhja
    shba
    Postime
    168
    mushmolla=hurma
    berre=dele(numeri shumes)
    -Lirine kerkon?!-Pushka s`ka cark!Fluturimin do?por krahet s`i hap.Me rraso je veshur.Zotin e tall!Kush je ti?!-Perendi a djall?!

  4. #24
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga AMERIKANJA06
    mushmolla=hurma
    berre=dele(numeri shumes)

    Muchmollat nuk jane hurma. Gjeji emer tjeter po jo hurma.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga AMERIKANJA06
    mushmolla=hurma


    jo jane malla tarta
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #26
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Fjale te tjera nga Fjalori i arberesheve te Italise, nje pjese e te cileve vinin nga Morea, ne Greqi.

    Nga shkronja P.

    pandoshë-a=copë mishi te ijet
    pandashkonj=me u bë i butë dhe i dobët ne trup
    pandazëm-zma=trup femëror, jo i fortë
    i,e pandohjar=i zbukuruar
    pandohji-a=aftësia,forcë,trimëri
    pandullë=shul apo shkop druri që mbështetet tek porta
    pangje-a=kasolle, strehë gjethesh
    paradej=para 5 ditësh
    i,e paqërdheshëm=frikacak
    papsënj=zbus,qetësoj=pap-ënj
    papun-i=vapor,anije
    papërkorje=papërmbajtje
    papafun-i=goditje grushti
    papadhin-ë=xixëllonjë
    papa`=rishtaz
    panoqe-ja=tumor shkaktuar nga sëmundje ose nga goditje
    panikull-a=bimë me të cilën prodhohen fshesat
    panjel-i=thes i mbushur me kashtë, i qepur poshtë
    i,e paradhoksëm= i mrekullueshëm
    paragatë=pantofle=carike
    parago`=rregullisht,palosje
    parahjir=dritësore=parathirë
    paraklisi-a=konëz=cappella (it)
    parakllet-i=ngushllimtar
    parakremte-ja=vigjilje
    paralidhe=mbas ditës së gjashtë
    parambote-ja=llurdhë=trillim,prrallë=parastoqe-ja==pastoqe=monofiqe=varatë=paravolirë
    paranxje-a=veshje
    paraponesëm=zemërbutë
    parastenj=ndihmoj,ofroj=parashtenj
    paraspuall-i=lloj rikompesimi ne grurë ne mesjetë
    parastamë=stand=prak
    parastyer=që është prezent
    parat-ë=1.lagjë,2.plazh
    paraticë=djerrë
    paraverë=pranverë
    paravithe-ja=kuvertë mbi shalën e kalit
    parfjet-i=profet
    pargole-a=pjergull
    parir-ënj=pëlqenj
    parkales-ënj=lus,përgjëroj
    parkalidhe-ja=cicoria(it)
    parkaxënj=kapërxënj=karxënj
    parmjet=për ca kohe

  7. #27
    MaJlInDa Maska e bregdetare
    Anëtarësuar
    23-08-2006
    Vendndodhja
    ~><kam humburr spo e di ~~><...
    Postime
    43
    Shum fjal te vjetra gjenden e ne librin e shkruaitur nga At GJergj Fishta Lahuta e Malesis

    Kokosur-koprac -korronac -dorshtrenguar
    ~^*Ne jet ashtu si ne art ,e bukura gjarperon me kethesa *^~

  8. #28
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ka nje fjalor modern qe eshte goxha i mire. Un kam kopjen e pare e cila i eshte dhuruar dikujt te familjes time nga vete autori shume vite me pare. Libri quhet Fjalori i Arberesheve te Italise nga Emanuele Giordano. Do mundohem ta blej dhe edicionin e dyte se thuhet se ka goxha pasurime. Ka dhe te tjera(Me duket se dhe Kordati ka nje fjalor te tille por gati nje shekull e ca me pare qe gjendet ne disa librari speciale, sbesoj te jete ne qarkullim per shitje gjetke) por mendoj se ky do ishte me i mundshmi per tu patur ne librarin e shqiptareve te cilet duan te pasurojne gjuhen e tyre te perditshme dhe jo te huazojne fjalet e shpifura qe na nxjerrin gazetat dhe televizionet shqiptare italianofile.

    Ja dhe lajmi.
    http://www.arbitalia.it/news/frascin...r.giordano.htm

    Ti Qerim nga i ke marre keto ?
    007 kush te tha ty qe ajo gjuhe qe flitet ne fshatrat e Himares eshte "greqishte e vjeter" ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #29
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anëtarësuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    [QUOTE=Qerim]Fjale te tjera nga Fjalori i arberesheve te Italise, nje pjese e te cileve vinin nga Morea, ne Greqi.




    parat-ë=1.lagjë,2.plazh

    Ajj sa e lezova kete me erdhi shume hidhur . besoj se c'do lexuesi te vepres se Malkolmit do ti vinte

    Qerim nuk e di a e ke lexuar librin e Noel Malkolm ( Kosovo a short history ) ka dicka per kete fjalen para

    para eshte nje fjale qe eshte gjetur ne shume toponime trake ( psh qyteti i fisit te beseve eshte quajtur besapara ) ndaj eshte menduar se do te thote qytet
    dhe autori duke u nisur nga fakti qe para ndodhej gjithnje prapa emrit ( te fisit personit etj ) , gje qe s'eshte normale per shqipen pasi ne shqip mund te themi qyteti i beseve por jo beseqytet, ka aritur ne konkluzionin se gjuha jone nuk rjedh nga trakishtja por nga ilirishtja dhe se fjala para nuk ka qene fjala e vjeter shqipe per qytet para se te mernim kete te fundit nga latinishtja ( per kete ka perdorur edhe shume argumente te tjere natyrisht ) por per fat te keq fjala para paska qene me te vertete fjala e vjeter shqip per qytet
    Ndryshuar për herë të fundit nga thorgal : 07-09-2006 më 18:35

  10. #30
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    parna=përpara
    paronj=barazoj
    parotë-a=gërmaz
    pars-i=princ=i pari
    parthenj=meritoj
    parthi=pak kohë përpara=partin-e
    parsh-i=kurs,rrjedhë
    paru=njësoj
    parrajs-i=parajsë
    parrakuqem=skuqem nga turpi
    parramar-ënj=vrapoj;luftoj
    parramat-ë=luftë
    pasaje-a=posta,ndjekje
    i,e paserposëm=i paerrëzuar=përjetshëm=amëshuem
    pasetjar-i=shëtitje
    pas-ënj=ndjekënj=pas-onj
    pasiqyr-i=pasiqyrë=pasqyrë=pasiqyre-ja
    pasite-a=hir,nder;=kujdes,vëmëndje
    pasjonë-a=pasion,vuajtje
    paskopo`=çmendurisht,pa refleksion
    pasok-u=karakter=temparament
    pastan-i=hardhi e re
    pastemall-i=kapuç;mantel
    pastil-t=laguris
    pastoqe-ja=parastoqe
    pastulliqem=leckaman=shqerravjerr
    pasullarem=piqem
    pashaliqe-ja=fshatarësia
    i,e pashishëm=dhisapit=skrudhivull
    i,e pashoshur=pavleresuar
    pashkullis-ënj=(it)rammendare=qep me një fije ,duke përkulur fundin e stofës
    pashkulliz-a=lloj perime e vogël,e rrombullakët,e zezë=ngongull
    pat-i=baza e shpisë,skompartiment,(it)pianorottolo;vendi i mbledhjeve
    pataks-ënj=befasoj,tund,kërcej
    pataloqe-ja=shesh
    patanë=galucë=patate
    patare-ja=bateria
    patele-ja=shpatull=mushk=gradhë
    patërshor-i=(it)lanciere,alabardiere
    patmonj=lesonj=mulvënj=qetësonj
    patolkë=zhurmë
    patonj=barazoj=marr hakun
    patucë=pjesa e sipërme e këmbës (it) tomaio
    patuçe-ja=thes i vogël
    pathër=gjithmonë,vazhdimisht
    pandhonj=gëlltis
    pazall=pafund
    pavlyem=pa vlerë
    pazmorem=çuditem,mrekullohem
    pazmat=i mrekulluar,i frikësuar
    pazmolur=stabil, i palëvizshëm
    pedhamendi-i=themel
    pedheps-ënj=njoftoj,lajmëroj
    pedhestrocull-i=zhurmë
    pegamë=qelbur
    pehmë=pegmë=baba=përbindësh
    pelator-i=kaproll
    peleq-i=sopatë=topër
    peleqis-ënj=pres kokën
    peliqis-ënj=coptoj me sopatë
    pelkë=pelk=baltë=pallakë=pëlleckë
    i,e pellandrun=llindrum==llitrar=përtuam
    penë=vuajtje
    peparjel-i=lloj bari
    peq-i=huall mjalti
    perend-i=princ
    perëndi-a=perëndi
    perivol-i=kopsht,lulishte
    permeti-a=(it)trattativa=pramati=premati
    pernë=perlë=margaritar
    perrari-a=zhurmë
    pest-i=ndyrtësirë
    pesh-i=rivoltë,kryengritje
    petikos-ënj=(it)scalpitare,gjurma e kalit
    petikua=petkua
    peth-peth=e rrahura e zemrës
    pexher-i=dritësore
    pizulla=pezull
    i,e pëlliq=i lëmuar
    pëndurë-a=ftohje,bronshitë=sinahj-i=tarashkë=rromaq
    pëqyrë=mbullesë prej hekuri, (it)corazza,usbergo
    pënxonj=mendoj

  11. #31
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Përbinga`=në anë,në buzë
    Përbing-ënj=përkulem,zgjatem
    Përças=vazhdimisht
    Përçel-ënj=vë zjarrin
    Përçëlis-ënj=përsëllonj
    Përçënëm-ënj=mbiquaj, (it) soprannominare
    Përdëllenj=fal=lipisënj=mëshironj
    Përdika=kot=athun
    Përfend-ënj=(it) coire dei polli
    Përfitos-ënj=ndodh,ngjan
    Përflush-ënj=prodhoj flush me fustanin,valëzoj
    Përflushur=valëzuar (gruri)
    Përftim-i=mbarsje,ngjizje
    Përftonj=barsem
    Përfulë=fshatar,grosolan
    Përgonj=ndot
    Përgjell-ënj=rinovoj,rijetoj
    Përgjir-ënj=pëngjirënj=mblonj=mbush
    Përgjiritënj=prëgjiritënj
    Përharepsënj=gëzoj
    Përhirem=buthtohem=dëftohem=çfaqem
    Përhjedh=ventiloj,përmbys
    Përhjeronj=nderoj,respektoj
    Përjerrë=tavan,shtreh,qiellëz
    Përjier=u kthye=me u tërheq=prier
    Përkore-ja=përmbajtje,urtësi
    i përkorë=i përkuerm
    përkuliq-i=lakuriq
    përkurm-ënj=inkorporoj=ngurmënj
    përlufos-ënj=luftonj
    përllak-ënj=sheshonj
    përllinë=anët e mureve të dhomave
    përmbudhënj=përpjek,takoj
    përmbjonj=përmblonj=mbledh
    përmënim-i=vonim,shtyrje
    përmënonj=mënonj,pres,rri
    përmonfiltered=gjithmonë
    përmyer=urinoj
    përnën-ënj=nënshtroj
    përngjënj-i=vegël shpikëse
    përngjipeshë=princesë
    përngjipë=princ
    përpjel=përpjetë
    përqethem=ngjethem
    përseks-ënj=dalloj,vlerësoj,(it)discernare=parseks-ënj
    përsihjehem=sihjehem=më bëhet neveri
    i përsisëm=i shijshëm
    përsit-ënj=porosity
    i përtrollëm=i hedhur në tokë, i përulur
    i përtuçëm=timid
    i përvesëm=i mësuar,i zakontë
    përvëzi-a=urim
    përvist-i=çudi=mërakull
    përvjerrë-t=pandershmëri,hajdutllëk
    i përvoesëm=me vesë, i freskët
    përvonj=provoj=shijoj=pravoj=ngjironj=ngjepsënj
    përvosh-ënj=turbulloj=trazoj
    përvutëm=i varur,nënshtruar
    përrërë=shpellë,minierë
    pënëz=afër
    pëstollë=calinë=tufiqe
    pë=për,ose,por
    pëshkatë=shkatë=inat
    pështet=mbështet
    pështjer-i=1.punë,2.ferr=pisë
    pështonj=shpëtonj
    pështronj=mbulonj
    pëtosh-i=pulkar=erë fushe, erë jo e mire
    pëtrak-u=prak=brag
    pic-i=cep=rep=picullatë
    picamen-i=intrigant,sherrxhi=dhimbis=cilor=mushkalaq
    picar-ënj=prish
    picarrjasem=zihem,grindem
    picatull-i=bukë me majë bërë nga shqiptarët
    picihu-ri=dru i mrehur
    picihudhër=lëmoshë për të varfrit në tështunën e të vdekurve
    picikatë=pak,një kafshatë
    picikila=picila=puthje në faqe
    picikirr=qull i lagur
    picikos-ënj=cimbis-ënj=pickonj=piculljos-ënj
    picil-i=pistil=gështenjë e thatë me miellin e të cilës bëhet bukë
    picinar-i=sqep i orcinolo(it)
    picingulthi=kryengulthi=picmbëkocë
    picjet-i=mjekër
    pickandora=i ngritur nga këmbët me peshë midis krahëve të dy ose më shumë personave
    piclokë=kurvë
    picot-i=strumbë=dru i rrumbullakët që i shërben këpucarit për të ngulur gozhdët
    picillun-i=pak,një çikë
    i picut=i mprehtë
    picverdhë=mëllenjë
    piç-i=1.shënjestë guri,2.preokupacion,fiksacion
    piçadhomë=dru i kalbur,i thatë. që digjet kollaj
    piçamë=eshkë
    piçarënj=bëj dëm me vullnet të keq
    piçere-ja=kupë
    piçiket-e=1.sherrxhi,2.shtatvogël
    piçfemër=lloj loje
    piçinun-i=nun=statujë e vogël
    piçkarjel-i=kukull,vizatim fëmijësh
    piçkernuq-i=picirruk
    piçkë=thatë=furunkul
    piçkamin-i=zjarr me flake të larta, festiv=fanua`
    piçkulaç=bishkulaç=pilkuçzën=i përdredhur=kuçk=pilkuzën
    piçkumare-ja=hudhër e egër
    piçuç-i=stupid=bab
    piçun-i=pëllumbth
    piçus-çuzë=zilepsur
    i pifend=i bezdisshëm, intolerant
    piftia=xhelatinë mishi
    pigull-a=lloj bufi ose papagalli
    i pigull=i dobet,
    pigullonj=pikullonj=dobësoj
    pijhurë=pëlhurë
    pijull-a=piull=qarje,ankim;diskurs i mërzitshëm
    pijush-e=pijanec=mbusharak
    pik-u=pikun=gjelmali
    pikadrafër=shkandramar=kanapicë=oleandro(it)
    pikallonj=pikoj=pikulloj
    pikoc-i=vëlla laik
    pikos-ënj=1.trishtoj,dhëmbshuroj,2.vetëtin
    pikridhë=pike=faj=ftesë
    piks-ënj=koagulonj
    pilas-ënj= nis ;nxitonj=anangasënj
    pile-ja=vole=(it) pietruzza levigata
    pilikaç-e=xhikarun=lakuriq=pilikan
    pilkuraq-e=leckaman,i varfër
    pilkurem=bëllirem=frikësohem,përulem,varfërohem
    pë=për,ose

  12. #32
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Qerim, veq vazhdo se duke i lexuar jemi

  13. #33
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Qerim
    Tannhauser te lutem, mos ma prish temen dhe mos kembengul si mushka.Kurmi eshte nje fjale 100% shqip.Vjen nga fjala ku-ndermoj, sepse edhe trupi njeriut mban ere.Nga kjo fjale rrjedh edhe kerme, pra nje trup qe mban ere te qelbur.Ne shqip kemi edhe hu-nde.
    nani-tani
    Khuuu, Qerim a i hine etimologjise tash a? Mo' bo' hajgare bre
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  14. #34
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga ALBA
    Kurme eshte fjale arberore dhe kjo fjale eshte shpesh e perdorur ne shume kenge te vjetra arberore , dhe sidomos ne rapsodit e vjetra te kreshnikeve Mujit dhe halilit .
    Ja po ju shkuaj dhe une ca fjale qe sot perdoren shume ralle ose nuk perdoren fare ne gjuhen shqipe .


    Imshte-a -pyll ose korie me lisa te rinj

    I munget - memec, pa ze , pa goje

    Bumurime - a bubullime

    Delmatori - bari dhensh

    Atkine -a- pele shale
    Alba shume e lezecme je.
    ja si i kuptoj une keto fjale:

    Imshte= [imshtine; imshtak] atribut i malit te njome /ri. Ende ne perdorim.
    I munget : i manget: [invalid] (qe mund te jete i pa afte jo vetem ne te folur)
    Bumurime : Bum-bum [onomatope]
    Delmatori : kujdestar dhenesh [perfitim i mrekullueshem i gjuhes shqipe]
    Atkine : ende ne perdorim aty-ketu

    Postim i kendshem
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  15. #35
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    pindaksënj=pindiksënj=pikturoj
    Pindiksi-a=picture
    Pinele-ja=lloj kërpudhe mbi dru pishe,ahu apo gështenje
    Pinun-i=bab=budalla
    Pinxhë=korëz=lloj pleshti
    Pipçel(adv)=mënyrë endjeje
    Pipe=cibuqe
    Pip-ënj=pëshpëris=hap gojën
    Pipra=papra=qikulla=plot
    Piptone=murmuritje,e qarë
    Piqon-i=helm
    Pir-i=vrima e fuçisë nga derdhet vera
    Piret-i=limon i ëmbël
    Pirg-u=kullë
    Piringull-i=e dale e mprehtë e xhamit apo hekurit
    Pirocull=tapa e vrimës së fuçisë
    Pirun-i=gozhdë
    Pirunj-ë=grep=vrokë
    Pirune-ja=kumbëll
    Piruk-ë=dejtje=e e dehur
    Pirrëz-a=drizë
    Pisë=ferr(inferno)
    Pisëri-a=ferrëri
    Pisëronj=gremis;trishtoj;dëshpëronj
    Pisteps-ënj=shkel;reduktoj
    Pistile-ja=picil=gështenjë e pjekur në furrë
    Pishinar-i=pishotull=kanal;rubinet
    Pishk-u=peshk
    Pishkatar=pishkëtor=peshkatar
    Pishkëtore-ja=pishinë=vaskë;peshkëri
    Pishnesë=dolli
    Pite-ja=petë
    Pitër-tra=zbokth=zbuksë
    Pitindifi-ivi=kanakë=sust=anakë=stringëll
    Pitiq-i=çikë=pakë=tiq
    Pizull-i=1.mbështetje,shtyllë…2.shaka
    Pizullonj=peshonj,var
    Pjak-u=plak
    Pjandas-i=dordolec
    Pjaneps-ënj=lajkatoj,josh,mashtroj=planeps-ënj;shëtitënj
    Pjasë=e care=handak=ndakë= Plaskom-i

    Pjaxhir-i=favor
    Pjazmë=imazh,figure,formë;person,natyrë
    Pjazmoj=krijoj,formoj=plazmoj=aratisënj=tiposënj=t rajtonj,shëmbëllenj
    Pjekos-ënj=shtyp;trishtonj
    Pjeksënj=ndërthur=plek-ënj=pliks-ënj
    I,e pjelë=I lindur=pjellë
    Pjeltë=ngjitje
    Pjell-i=hyrje,vend kalimi=va`
    Pjep-i=plep
    Pjerrë=çati=qiellëz=shtreh=llamje
    Pjesht-i=plesht-i
    Pjëh-t=buhua=pluhur
    Pjëndës=plans=stomak=pjëns-i
    Pjokë=arne`=pishë
    I,e pjoçëm=I trashë,I shëndoshë
    Pjokël=lloj kërpudhe
    Pjot=plot=plo
    Plaf-i=kuvertë me lesh dhie
    Plakë=pjakë=rrozgë=loshë
    Plandosem=me rënë në tokë
    Planes-ënj=zhgënjej;josj,mashtronj
    Plas-ënj=pjas-ënj
    Pleksatur-i=jetull=shirit
    Pleksonj=përfaqsonj
    I,e plirë= I përgjakur
    Plithar-i=tullë
    Plojë=lëmash=masakër
    Plumbë-t=qumb-i=plumb
    Plumbardhë=lumbardhë=pëllumb=pllurëz
    Plume=pendë=gjeth
    Place-ja=pllaçkë=plaçkë=pllashkë
    Plleckë=baltë
    Po=1…2.shumë,aq

  16. #36
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Poçar=enëtar
    Poçarriqe-ja =enë balte e vogël=poçekerre-ja
    Poçe=enë balte (e pjekur)
    Poçerë=enë=poçerëz
    Podhe-a=ana e poshtme e veshjes=rrëzë=cinë=ujëz=bordure=podhe-së
    Podhi-a=prëhër=gji`
    Pogë=shtreh=mbrojtje;mburojë=ubrih
    Pohjtis-ënj=pres,strehoj=ubrihënj=kondisënj=pojar-ënj
    Poj-ë=zaftë=fllad( i ftohtë)
    Poka=pra
    Polem-i=popull,gjindje
    Polë=shtrirje,gjerësi e fushës
    Poli-a =dhomë
    Policë-a=koçele==vendi ku lihet hiri i vatrës
    Polipsë=opolipsë=trimëri,virtut,aftësi
    Poltis-ënj=preferoj,pranoj
    Pollaqidhe-ja=konkubinë
    Polliti-a=politikë
    Pombari-a=lluksi ekzagjeruar,pompë
    Poni-a=stimë,respect
    Ponis-ënj=nderoj,respektoj
    I,e ponimë=i respektueshëm,i stimueshëm=i ponisëm
    Ponis-ënj=nderoj,respektoj
    I ponistë=i nderuar
    Ponogji-a=ceremoni liturgjike favorizuese me bekimin e grurit dhe bukës
    Poni-poni=e gudulisur me majat e gishtave
    Pop-ënj=me u ndie i aftë për të bërë diçka,psh.e popënj të bëj këtë punë
    I,e pordhal=timid,frikacak=trëmbapordh
    Pore-a=vadhele=kalim
    Porseks-ënj=observoj,dalloj,njoh=ndikuroj
    Porsili-a=vend me diell,diellëzim
    Porsilis-ënj=me zënë dielli,me u djeg
    Porsimë=urdhër,këshillë,instrukcione
    Porsit-ënj=porosit-ënj=fufënj
    Porr-i=bolla e ujit,fryrje
    Porrs-i=trahea,molla e Adamit=arrëz;=zorra e drejtë
    I,e potisëm=i ujitëm
    Potis-ënj=vadhis-ënj=ujis-ënj
    Poth-i=mall,kujdes=dishërim
    Praftonj=mënonj=shtyj(kohën)
    Pragmati-a=pramati-a=traktat=pakt
    Prak=pëtrak
    Prapë=pameta=papa`
    I prasëm=i fundit,që vijon
    Prat-i=zonë që i përket shtetit,e pakutivuar dhe larg qëndrave te banuara
    Pratarem=fshihem apo mbrohem me lëvizje trupore(psh.mblidhem kruspull)
    Pratarur-e=provokatore,tentatore
    Pratëner-e terrren i largët,i pakultivuar
    Pratëz-a=gërshetim fiqsh të thatë
    Prejar-ënj=gëzonj
    Prejveshtar-e=i pari,precursor=ballnik
    Prematjot-e=aleat,mediator,intermediar
    Preos-ënj=sufokoj=ngos-ënj=mbyt
    Preps-ënj=meritoj
    Prepsur-a=meritë(te prepsurat)
    Presë=ca kohë=nxitim=pak kohë
    Pratatur-i=provokator
    Prëçthën`je-a=murmurim,peptone
    Prëdhënës=përdhënës=tradhtar
    Predhënsi-a=tradhti
    Prëgjirit-ënj==fisnoj
    Prëmë=mbrëmë
    Prëmtonj=pregatis,mbledh,;premtoj
    i,e prësihjyer=i neveritshëm
    Prëzë=pranë
    Prials-i=puls(kyçi dorës);zbukurim,pus=llore
    Prier(prora,prir,prierë,prierrë)=kthej,thyej(faqen ),përkthej,përkul
    i,e prierrë=i kthyer,i përkthyer=prjerrë
    Prirem=kthehem,përkulem
    Pris-i=i parardhur,prekursor
    Prish-ënj=shkatarronj,frajisënj,kuvjasënj,kulludhjasënj= shëngullonj
    Proftas-ënj=ndodh,ngjan=profthas-ënj
    Proit-i=liman,lemënjë=port=gji deti,plazhë
    Proitje-a=debarkim
    Prokseni-t=lajmëtar=pedhot=tatar
    Proks-ënj=lajmëroj
    Proksoni-a=ambasadë,mesazh
    Prome-ja=shpikje,simulim
    Proseks-ënj=dalloj,vëre
    Prosit-ënj=ndihënj
    Prosopi-a=fytyrë
    Prosqinis-ënj=adhuroj
    Protoparë=antikisht
    Proth-i=ndihmë,përdorim,fitim;pushim
    i prothëm-i dobishëm
    Proth-ënj=me përdor diçka
    Pruanj=me ngrënë(lëkura)
    Prullafaqe-ja=miser që kriset mbi prushë
    Prunj=bie,sjell,prier,qellënj
    i prunjtë=i përulur
    i prurë=i sjellë
    Prusharon-i=njeri i thjeshtë,naiv,i padjallëzuar=prushmartir-i;=qingj
    Prush-ënj=ringjall zjarrin
    Prut-i=gomar,gajdhur
    Pruvllaq-i=tortë e pjekur në prush
    Pruvllic-i=borimë=(it)nevischio
    Prrar-i=pemë e vogël me gjemba
    Psal-ënj=zyrtarizoj;shpall
    Psar-ënj=e lyera me vaj të shenjtë
    Psim-i=durim=vuajtje
    Psodheps-ënj=harxhoj
    Psonj=duroj,vuaj
    Psorë=fat,destin
    Psuame-ja=fatkeqësi,vuajtje
    Psherëtinj=psherëtonj=ksinj,sherëtonj
    Psho=me kërcim (it) al trotto
    Puc-i=1.pus,2.puls=prials
    Pucarem=shuaj etjen
    Pucatë=pije
    Puç-i=mbetja e cigars(it.cicca)
    Puçer-i=qelq,enë
    Pugare-ja=pullare,prrallë
    Puhi-a=puhji-a=pojë=ahjt=aht=pujia=puhjizë
    Pukë=kashta e mbetura e grurit=kreshtë,sullime,terraçinë,(it)pula
    Puks-ënj=drejtoj,rregulloj,niveloj
    Polkas-ënj=qep,duke përkulur anën e stofit
    Pulmak-u=kallam,degë e thatë
    Pulqer-i(it)police,gishti i math
    Pullandi-a=pasuri,bollëk,prone
    Pullar-i=pullistër,ganin=mëz
    Pumbak-u=pambuk=mumbak
    Pumbinj=mbys,vërshon (uji)=pumbjonj
    Pundar-ënj=me ndalu,me prit=mënoj,pres
    Punë=zënë=rëngë=ahjak
    Punjë=zemërim,mëri
    Pupit-ënj=flas nën zë=pipënj=murmurisënj
    Pupthi=(it)a pie pari
    Purar-ënj=prenotoj,paralajmëroj,punësoj
    Puratë=qelb
    i,e purdhë=i kalbur,i prishur,i vyshkur
    Purqas-ënj=rritja e dendur e kafshëve ose bimëve
    Purqë=bubuqe
    Purqonj=çel (lulja)
    i,e purth=i prishur,i zbutur,i vyshkur,=purdhë
    Purtekë=purtekëz=shufër
    Purriq-i=tumor,neoplazmë,e mbledhur me qelb
    Pusturivë=argument i holluar,preteks,justifikim
    Pushi-a=paqe,pushim,ngallim=qetësi
    i pushëm=i kthjellët
    Pushmonj=kthjell=qetësonj
    Pushtronj=pështronj=mbuloj
    Pushval-t=ushqim
    Putërë=kurvë
    Puturus=me gjallëri
    i puxherë=i korruptuar,i papastër
    Pyrgjë=kullë
    Pylë=1.pyll,2.grykë mali

  17. #37
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Shkronja “V”

    Va-u=vaull,vadhele,pore,udhë
    Vabeh-u=i varfër=vabek-u=nëmur=vapkëth=vapëlit=vapëk=veteziu
    Vabektonj=varfëronj
    Vabëzi-a=varfëri
    Vadhele-ja=dera e kopshtit ;kalim,shteg
    Vadhëz-a=(it)sorbo
    Vadhis-ënj=ujisënj=potisënj=vadhitënj
    I vafër=zeshkë=i zeshkët
    Vainetë=bajonetë
    Vaj-i=mjerëzi=vajtim=valtim=ksim=zogjë=bjeg,2.=vaj
    Vajonë=luleshtrydhe
    Vaj-t-erësh-it=parfum=substance me erë
    Vajzete-ja=vajzë=vajzote-ja=vashëz=çupë=gocë=vocelë=kopile
    Vakand=vakut=zbrazët
    Val-i=1.vaj=vojm,2.oborr,shqim,avlli
    Valandi-a=kujdes,vëmëndje=>i valandimë,valandisënj,valandosem
    Valë=suvalë
    Vali-u=vllak=tellai=lajmëtari i ligjeve ne Pazar
    Valit-ënj=leçitënj=publikoj,shpall,lajmëroj publikisht
    Valitje-a=shpallje publike
    Vallan--=lopçar=lopar=lopamir=guallan
    Valld-i=tranj=vendi ku pijnë ujë kuajtë
    Valle-ja=valle=vallë
    Vampaçjel-i=një lloj bari me gjëmba
    Vambar-ë=flakërim,spekter drite
    Vamb-ënj=çelënj=dhez-ënj
    Vambulë=flake e lartë,zjarr gëzimi
    Vanderë=mësallë,përparse e vogël
    Vandile-ja=mësallë;fjamur,insane,vanderë
    Vandoj=mburrem
    Vangë=shat
    Vangëronj=vëngëronj=shikoj vëngërt
    i vangët=oblig,shtrembët
    Vanj=vajtoj
    Vanj-i=banjo
    Vapëhti-a=varfëri=vapëthia=vapëzia=>vapëhtonj
    I vapëm=i nxehtë=vapët=i vapor
    Vap-ënj=ngrohënj
    Vapëzonj=lehtësoj,ushqej,çliroj
    Vapkëronj=varfëronj=varfërënj
    Vapur-i=ani`=papun
    Vapzënj=çlodh=ripërterinj
    Vararem=fadharem=varem
    I varartur=fadhat=i varur ,i lëkundur
    Varatë=1.(it)ovile,2.fakt i pabesueshëm,parastoqe
    Vare-ja=vore=erë(borea)
    Varesënj=përtonj=lahosem
    Varesi-a=përtesë=përtomë=varesmë
    I,e varesmë=i mërzitur,i bezdisur=varesur
    Varesuz=përtac
    Vare-a=arkivol;varrim=tavut
    Vargari-a=kope,rradhë=vargëri=lloje`
    Vargaris-ënj=var-ënj=vier=ngallosënj
    Vari-a=gjinë=argjilë
    Varkere-ja=dërstilë=makinë tektile
    Varllar-i=vendi ku vihen fuçitë
    Varllë=mbështetje ,shuli që vihet mbas portave
    Varolle-ja=unazë,edhe tek kafshët
    Varotulla=kumbull e rrumbullakët,bojë qielli dhe e butë
    Vartere-ja=timoni i qerres
    i,e vartur=i pafajshëm,i thjeshtë
    Vartur-it=varturi=thjeshtësi,fisnikëri;=pafaj=mixhë=varth ëri
    I,e varth=i dhëmbur=i munduar,i lodhur,=i prerë
    Varth-ënj=dhistanoj=trivulisënj
    Varrul-a=valvul,brimë e vogël
    Varun-i=tufë,grumbull
    Varvaris-ënj=firasënj,rrëfiksënj=vyshk
    Varvarotë=kompleks me veprime mjeksore per shërim
    Varrangë=gremi`
    Varrënj=vrenj=vëzhgoj
    Varrë-a=1.lakomë,lakosë2.varr-i
    Varrësi-a=varrim
    Varrëzonj=varros
    Varriq-i=(it)barilotto=fuci
    Varromë=vërromë=nefë=erë e keqe
    Varronj=vorronj=varrosënj=varrëzonj
    Vasanis-ënj=mundoj,shqetësoj
    I vasanisur=cilisur=rrahur
    Vasili-a=mbretëri=rregjëri
    Vaskë=çibje=fishki
    Vaskoni-a=zili,xhelozi
    Vaskonis-ënj=vaskanis-ënj=me pasë zili
    Vastagua=gastagua=onagër=gomar i egër
    Vastaksënj=vaskanisënj=duroj
    Vastas-azi=hamall
    Vashni-a=vashëria
    Vatallahja!=(it)chissa !
    Vatallar-i=batallar=fjalëmadh
    Vatër
    Vath-i=1.vëth,2.va`,stallë,kopsht=grazhd,vathëz
    Vavë=jargë
    Vdekje=gogë=morë=vdekë
    Vdes=des=vëdes
    Vdonj=refuzoj,përzë=reshtënj=rrase`nj
    Ve-a=vezë
    Ve-u=i ve
    Veç=nestru=veçan=përveç
    Veçënj=veçonj=ndaj
    Vehte-ja=vetëhe`=vehteti
    Vejonj=me u bë i ve
    Vek-u=argali=vegël endëse
    Veks-ënj=ekstazoj,magjeps,bekoj=>veksi-a=ekstazi
    Vel-ë=thellmi,thellësi=fundi
    Vel-ënj=ngop,velit
    Vend=vënd=cip=krahinë
    Vendël=lloj kërpudhe
    Vendos-ënj=stabiloj,lokalizoj=vendoj=adhjasënj=vendësonj
    Veni-a=zali=e keqe e momentit=rënie fikët
    Vepër=vepratë=bëmë
    Veprënj=vepronj
    Ver-i=hark
    Verbër=verbur=verbuam=verbët=verbëruar
    Verbëronj=verbonj;=ninëzonj(=reflektoj)
    Verdan-i=lloj rrushi me erë
    Verdikanë=lloj bari=kristël
    Verdikatë=goditje me kamxhik
    Verdinash-i=gjëra për shaka
    Verdhësia=verdhësirë=verdhje
    Verë=1.pije alkolike,2.stina e nxehtë
    Veri-u=mjeznatë=vorë
    Verikokë=vernikokë=kajsi(it)albicoco
    Veronjë=kafshë shterpë
    Vertullonj=bëj llafe,muhabet
    Vernall-i=ulli i ëmbël i parakohshëm
    Verxë=një lloj lakre
    Verr-i=1.(it)olmo,2.derr,hak,derk
    Ves-i=zakon
    Vesë=brymë,voezë,voesë,vrudhatë,mashkurë,sirenë,no ti`
    Vesëtim-i=freski
    Veshël-shla=veshkë
    Veshgonj=dëgjonj
    Veshk-ënj=vyshk
    Veshtak-e=i vëmëndshëm,i zgjuar
    Vetëtimë=vetimë
    Vetëzezë=jetim
    Vëldëronj=lëvdonj
    Vëldimë=lavdi=vëldi
    Vëlus-uzi=katife,mëndafsh
    Vëllemje-a=vëllamje=vëllezëri-a
    Vëllen-i=helm=vëner
    Vëllëz-a=harpi=”vallesa”=vëllëzat a ligat thonë t`jenë do gra` pisëruame,plaka e të shënduame ,çë venë tuke ecur natën mbi varret,kur mjegullat e errësira pështronjën jetën
    Vëllum-i=volum=dhomatiq
    Vëndarënj=perceptoj=ndienj
    Vëng-u=fërshëllimë,zhurmë e vazhdueshme
    Vëng-ënj=fërshëllenj=vërshëllinj
    Vënxunj-i=çarçaf
    Vërë-a=gavërë,zgavër,birë=pir=kuvele=verimë=forq=pjasë= handak=plasakom
    Vërgall-i=bajamet(në gojë)
    Vërjill-i=çantë lëkure
    Vërloc-I;gjalmër
    Vërnet-e=vërnetil=zeshkë(it)brunetto
    Vërngut-ënj=fus,fut
    Vëronje-a=skallier=(it)cardo
    Vërtar-i=kasap;tregtar derrash
    Vërte`=vërtetë=vërtetani=vërtetas
    Vërterë=timon qerre=vartere=zdangë
    Vërtëllic-i=fjalëmath
    Vërtut-i=virtut-i
    Vërtit-ënj=ngul-ënj=fut-ënj
    Vërzilë=1.kulaç,2.vozhe,goditje shpate
    Vërzing-u=derr i kastruar
    Vërzingë=kurvë
    Vërzushk-u=thi,derk,verr
    Vërrajnë=bar i hëngërsht
    Vërrak-u=derr=vërri-u
    Vërrenj=vrenj=shikoj
    Vërrlojë=rrënjë bari parazitar
    Vërrnezë=diskutim i mërzitshëm,i neveritshëm;grindje,konflikt
    Vërrokë=varrlë=puçër nga pickimi i insektit apo hisëll
    Vërrumë=forcë e ripërtëritjes
    vi-a=xhurlluvi=vijë zbukurimi , e gdhendur
    vicërr=vickërr=vogël=viçkërr=vikërr
    viçarron-i=viç i math
    vid-ë=i vogli I pëllumbit
    vidhir-ënj=me qenë i volitshëm,volit
    vier=varënj=vargarisënj=ndënj
    vigan-i=dragumën=gjigant
    vijillje-a=vigjilje
    vik-u=urëz;shteg
    vikamë=zhurmë
    vikari-a=burg=filaqi
    vikërronj=vogëlonj=nicrrënj
    vilakos-ënj=dobësoj,lodh
    vilan-e=popullor,shtresë e ulët
    vile-ja=vresht rrushi;dhri
    vill-i=sqep=vello
    villastar-i=villostele=villostar=pemë e re=llastër
    villjatë=kohë=mot,vit,here=mon-i
    vingj-i=(it)vinco
    virem=varem
    virgënde-ja=kujdestarja e krimbit të mëndafshit
    virgull-a=korrovi=presje=kurrjuall
    virgjiranë=virgjër
    viri-viri=provokacion i lehtë,ndjellje
    virvit-ënj=aplikoj me force,fus
    vironjë=virua=gjelbërim=lëndinë e blertë
    virvil-i(it)usignolo
    virvit-ënj=vërvit-ënj=stros-ënj(hedh,flak)
    visar=vistar=thesar=tharos=vistarier=tërzuar=visht ar
    vise-ja=vend,krahinë
    visele-ja=ship fshati
    I visituz=i hidhëruar,për zi
    I viskard=i mprehtë,dinak
    Viskot-i=biskotë
    Vishij-i=vishil-i=fishkull=kamxhik
    Vishilatë=goditje me fishkull=>vishkullonj
    Vishtull-i=vishk=(it)vischio(delle pere etc)
    Vit-i=1.vit=vjet-i,2.shpejt,menjëherë=tërvit
    Vitore-ja=fat=monokiq
    Vith-i=(it)olmo
    Vithe-ja=gof=të pasmet
    Vivilë=fllad,frymëmarrje=lëvizje
    Vivil-ënj=aspiroj,respiroj=livisënj=livrisënj
    Vivlik=biblik
    Vixhtonj=ndërronj
    Vizi-u=vit i mbrapsht
    Vjedhës=vjedharak,vjethtar,vjedhusor,mirrmirr=kusa r=vjedhusar
    i vjefshëm=i vlefshëm
    vjeftë-t=force,vlerë,avantazh
    vjerrc-i=bizhuteri në formë zinxhiri
    vjesht-i=shtator
    vjeshte-ja=vjeshtë
    vjetem=rroj,qëndroj
    i vjetur=i mbetur,i braktisur
    vjeth=kallonj
    vjim-i=çmim
    vjollë=vjollcë
    vjonj=ruaj,mbyll=vlonj
    vlemë=mundësi,fuqi
    vlenj=vjenj
    i,e vlemjemirë=me vullnet të mire
    vlesë=çmim=vlim
    vlezgë=fllegë=flleçkë=bërsi
    vlosh-i=bres
    vlugje-gjea=malë,majë
    vllasfimi-a=mallkim,nëmë,sandjunë=>vllasfimisënj
    vllastar-i=lastër,rrëpulë=villostar
    vllavje-a=devocion,kujtesë
    vllazmonj=vëllazëronj
    vllepë=mundim,hall
    vllep-ënj=vuaj,mundohem
    vlli-ri=ulli
    vo=pjesëz përbërëse rrokje mbushëse e vargut,përdorur për të dhënë ngjitje dhe gjallëri diskutimit ,por pa kuptim
    i vobek=vobkë=vobtë
    vobësi-a=varfëri
    vocele-ja=vajzë=vashë
    vocë=shenja të të vjellit
    vocërr=vogël=vikërr,vicërr,vokërr,vockër,voksë,nic ërr,niçkërr,nokërr,nokërth,nuq,nurrë,vockël
    vohë=ahtë=avull=>vohënj=ahtënj=ngrohënj
    voirrall-i=monostrofë=erë boreale me stuhi shiu dhe bore
    voishtar-i=doganier=publlikan,gabelot
    voishti-a=kamatë,taksë
    vojdhakratë=trifil i egër
    vojth-i=vol=gurith=volë=volëz=pile=palëz
    vokë=jonë=jonësi=ton,tonalitet
    voll-i=ankth,dëshirë,zemërim=vollë-a
    volli-a=faqe=mollëz,nofull=shkokë
    vonu=vonë=vorë
    vore!=more!
    Vore-a=erë borea=(it)tramontata
    Vorrim=varrim
    Voshk-u=pyll=pylë
    Votajanj-i=(it)grimaldelo
    Votamath-adhe=qesharak,comedian
    Votariqe-ja=plug prej hekuri me një rrotë para
    Vote=qoshe,xhiro,shaka,mashtrim etj
    Votim-i=1.rrufe,2.votim
    Vov-i=lalë=emt=xhaxha
    Voza-t=1.galloshe=kepucë=vozë,2.vesë
    Vozetar-i=1.vesëtor,2.=lundërtar
    Vozgë=but
    Vozitënj=lundroj
    Vozhe-a=goditje e forte
    Vrak-u=derr i ri
    Vraketë=pjesa e pantallonave që mbulon pube-n
    Vrathaq-i=terren i vogël
    Vravashkë=lëpushë=baravashkë
    Vrel-i=vriell=vudhë=jung=kallam,shkop i thatë
    Vrellë=burim
    Vreqe-ja=vrimë ne mur,dylbi,syze
    Vrigull-i=xhungull=tungë=cope
    Vrik-u=1.vrikë=(it)tamerisco=pjokë,2.shpejt
    Vringëllinj=vringëllonj=trindëllënj
    Vrok-u=skaranxi=sëmundje e derrave
    Vrokë=1.grep=pirunjë,2.=qyç=druth=pundilth=aks druri që fikson parmendën
    Vrokë=miç=maja e trepanit
    Vromjepsënj=qelbënj
    Vronj=vrënj
    Vronje=bri për tingull=kungull
    Vroshk-u=djalë=ganjun=corrobill=irrebar
    Vroshkë=vashë
    i,e vrugall=bujar
    vrujim=vrultim=fishkëllim
    vrujirënj=buroj;vrundullisënj=vrujtisënj
    vrukull-i=(it)locusta
    vrumatë=lloj tagjije e egër
    vrumullisënj=vrundullisënj=dridhem nga padurimi=vrundullënj
    vrundull-a=1.dridhje,2.herë,moment
    vucë=fuçi
    vucjel-i=bucjel-i
    vuçar-i=kasap
    vuçari-a=lëmash=qëngë=kasapanë
    vudhë=1.sallë,2.alga,kallam ?
    vujnë=bajgë lope
    vukull-a=rrethëz
    vukullar-i=qafa e trashë e derrit
    vulaq-i=avlaq=handaq=brazdë
    vulemë=vëllimë=vullnet=vullëndetje-a=vlimë=vullim=vullnesë
    vuli-a=këshill(mbledhje)
    vulinj=këshillonj
    vulitënj=vendosënj;takoj
    vullajë=(it)aiuola
    vulle-ja=vrull(dhunë)=fore
    vulltin-i=vëlus=katife ,mëndafsh
    vunazë=unazë
    vurgarele-ja=thëllëzë=vurgaridhe
    vurgë=grope apo vaskë ku vihet lini për tu punuar
    vurpill-i=grupill=rrëveng=nerv demi
    vurvulim-i=tronditje
    vurvulit-ënj=tronditem
    vurrjir-ënj=vrapoj,bëj zhurmën e ajrit,(it)rintronare
    vut-i=vote,premtim=ngusht=kusht
    vuv-e=memec=vuvosur=vuvur
    vuvos-ënj
    vuxh-ë=zë

  18. #38
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    junxhë-t=tumacë=lloj makaronash të gatuara në shpi

    Shkronja U

    u=unë=u-a=ue=uri
    ua-i=vëlla
    ubrih-u=konope=konopsi=kuvënd=llosh=bujtore=pogë=mënori= qurdhie=rrëpaç=stamëng=shtëmang=stan=stëngim==kapi lon=strehë,hotel
    ubrih-ënj=mirëpres,strehoj,mbroj=kondisënj=pohtis-ënj=stëngoj=rrëparënj=shtëmangënj
    ubrih-je-a=mikpritje=seni`
    uçonj=çohet në fluturim
    udhatar=udhëtar
    udhëronj=udhëtonj;udhisënj
    udhisël-sla=udhëtare
    udhisënj=drejtoj;shoqëronj
    udhos-i=djath
    udhri-a=dhri=vile
    uha-ja=hua=gjamarrje
    uhjistër=bimë që ngjyhet në të verdhë=ohjistër
    ujanë=kërnalle=oqean
    ujdhes-ë=ansuj-ë=njëzë
    ujdhis-ënj=adhjas-ënj=rregulloj;vendos-ënj
    ujëz-jza=bordi i veshjeve apo i terrenit
    ulan-i=luan
    ujth-i=limfa,umore(ne trup)
    umbër=hije,fantazëm
    i umull=i butë=i shkrifët
    ungj-i=xhaxha=ungël
    undurë=ndith=lyer=ushëngj,dhjamë
    unj-ënj=ulënj
    unji-a=perfeksion,integritet
    ur-i=tizzone(it)=lloj prushi
    urat-ënj=bekoj
    urth-i=it,loglio,rubigine;edem,fryrje
    urrull-i=cinxull,linxë,llënxë=leckë
    ushtërjak=ushtërtor=ushtar
    uterje-a=kafshe amfibe qe ushqehet me peshk=it. lontro
    utull-i=dobi,përfitim
    uturonj=ushtonj=kumbonj
    uth-i=acid,aciditet=athti=tharti
    i uthët=i thartë
    uvri-a=llubria=gurpar,grambulinë=it,vitalba,specie di asparago

  19. #39
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Shkronja Gj

    Gja-na=gjavë=gjah-u=gjati-a=gjojë
    Gja=si=gjah`=gjarë
    Gjagjë=diçka,pak
    Gjaht-onj=gjavonj
    Gjahtor=gjahtar=gjatar=gjavëtar
    Gjakajdhur=dinak, (it)birba
    Gjakmarrje=ah=mënitë=minditë=shpagë=glirë=uha
    Gjakun=gjikun=në ndonjë vend
    Gjale-t=djalë,foshnjë
    Gjalmër-i=gjalm-i=penjë=tojë=gëlmitër
    Gjalpër=gjarpër
    Gjarë-t=ngjashmëri=gjasi-a=gjasje-a
    Gjedhë=ushqim=gjëthë
    Gjegj-i=geg
    Gjegje-gjja=dëgjim,bindje
    Gjegjez-a=punë,favor
    Gjegj-ënj=dëgjonj
    Gjellëzi-a=xhelozi
    Gjellimë=ushqim,jetë=gjëllim
    Gjellonj=jetoj=gjillinj=gjellinj
    Gjer-i=ghiro(it)=lier=ler
    Gjerdhënj=rrethoj me gardh=gardhonj
    Gjershi-a=qershi=gjirshi
    I,e gjesëm=i butë
    Gjesh-ënj=ngjeshënj
    Gjetoh`=(it)metodico
    Gjezdhis-ënj=shetis=shtrehem
    Gjëkonj=flas=gjuikonj
    Gjëllinj=gjillinj=tagjis-ënj=gjëllitënj=gjëllit
    Gjëm-i=rrufe=shkreptim=pikë=gjëm-ë=gjëmbë
    Gjë=gjër-i
    Gjëri-a=gjiri-a=prindërit,familia
    Gjërinj=lidhem prindërisht,familiarizohem
    Gjërtonj=nëmërenj=qërtonj=qerdhonj=kërdhis
    Gjëthë-t=qumështi i të vegjëlve=gjethë=agë=nene=sisë
    Gjëveshënj=kumbonj
    Gjigjë-a=fragment,pjesëz
    Gjigjër=qiqër
    Gjimonj=gjëmonj
    Gjindar=popullor
    Gjinde-ja=gjindë,luzmë=gjindëri
    I,e gjindë=argjilos
    Gjinë=argjilë
    Gjinkalli-u=gjon,gjonkalli
    Gjirdhu-t=(it)granello(grurë i dobët)
    Gjirimi-a=komb,fis
    Gjirpërë=gëlpërë=gjilpërë
    Gjisht-i=gisht
    Gjiton-a=fqinj-ë=>gjitoni-a=fqinjësia
    Gjith-i=gji
    Gjithi-a=univers=gjithësi
    Gjithëqisht=gjithshort=çdo gjë
    Gjivon=gji+”vo”
    Gjoja=sikur=kinse
    Gjon-i=lloj gjinkalle;derr;buf
    Gjonj=e kënduara e gjinkallës ose e bufit
    Gjuftonj=dëftonj=buthtonj
    Gjukim=gjykim
    Gjumbë=xhumbë=xhungë
    Gjumonj=rënkonj
    i,e gjun=i trashë

  20. #40
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Shkronja LL

    Llaf=llavënj=frikësoj,qortoj me zë
    Llafor-i=llofar,shplakë=llofë-a=llofje
    Llaftar-ënj=llaftarisënj=me marrë frymë me vështiresi=llaftharisënj
    Llaftatari-a=llaftarim-i=ankth,rrahje e shpejtë e zemrës
    I llaftë=llavur=i çmendur
    Llaganë=kurul=petull
    Llagore=llogore=llaguar-i
    Llais-ënj=llarisënj=murmurisënj
    Llajarem=prishen (frutat); frikësohem
    Llaje-a=rradhë;lloj
    Llakë==lug,prorë,rrëzë,rahj,brinjë
    Llanë=plash,breg,luginë
    Llakuc-i=llikuç,llamat,grykëmadh=parazit,përfitues
    Llambardhos-ënj==lehtësoj,rigjallëroj
    Llambarënj=llambarisënj=vetëtin
    Llamë=përzierje lëngjesh e mbetjesh supe,që i jepet kafshëve shtëpiake
    Llangjim-i=kërcim,hedhje;përrua ,luginë
    Llanxhele-ja=kanë(enë) për ujë
    Llanjuçk=llanjus=i ndyrë=>llanjuzeps-ënj=zhyej
    Llari-a=zë,pëshpërimë
    Llaris-ënj=llais-ënj=shushuris,zhurmoj
    Llas=llaz-i=luginë=llangjim=llakë
    Llaskë=digë=>llaskarënj=ngadalësoj
    Llastimi-a=dëshpërim,shqetësim
    Llashë=spango lidhëse
    Llathure-ja=perime në përgjithsi=çerkull=(it)cicerchia
    Llavënj=shqetësoj,çmëndos u llaf=mos u shqetëso
    i llazë=(it) divelto
    Llezë=kurvë
    i llijitëm=i shkathët
    llikatinë=shtesë e hollë=llipë,cepë
    llikuç=llupës=llikuzhënd
    llikuzhi-a=llihudhi=llupje (it)golosita`
    llikarënj=me bërë oreks (it)invogliare
    llikurdi-a=përshesh (it) cipollata
    llindrun=llitrar=varesur=dembel
    llimë=kudh=pjatë
    llinxë=llenxë=cinxull
    lliun-i=luan,ulan,asllan,allsan,left,lefë,liun
    llofëz-a=voli,gropëz=faqe,orbita e syve (it)gota,occhiaia
    llogas-ënj=llojasënj=mendoj,arsyetoj
    lloizmo-i=mendim
    llof-i=jashtëqitje njerëzore ne formë kulaçi
    llobë=bineshë,grimbë (it)tunica
    lloje-a=llaje,tufë,tupë,grumbull,kope`,krinë,turmë,luzmë
    llore-ja=llërë,krah=kut
    llorimë-a=përqafim=lloruame
    lloronj=përqafoj,llorosënj
    llosh-i=lloshë=kuvele=gurgule`,forq,shtrofke
    llozë=peshk lumi;troftë
    i lluç=i fundit,i prapsëm
    llumerë=vishkull, (it)caprifoglio
    llumi-a=(it)cedro
    llun`jel-i=aftalmia,sëmundja e syve të gomerëve
    llunjë=(it)iride o globo del`occhio=ninëz,nunëz,kakërdhok
    lluparë=mjegull
    llupjel-i=kancer,gangrene
    llur-i=kufi,megje,gardh
    llurdhë=parambotë=fjalë të çuditshme
    llurosënj=njom; dërsinj,djersit
    lluvi-a=brumë bizelesh apo fasulesh
    lluvri-a=uvri,grambulinë,gurpar=lloj bime

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Beteja e Fushë-Kosovës në vitin 1389 në Drenicë
    Nga ZANOR në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 480
    Postimi i Fundit: 09-10-2020, 21:05
  2. Atlantis në Shqipëri
    Nga SyntheticZero në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 636
    Postimi i Fundit: 01-09-2015, 14:36
  3. Illiristika - Nezir Myrta
    Nga Henri në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 17:47
  4. Keltët
    Nga alibaba në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 13-03-2009, 12:28
  5. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •