Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 178
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e kalemi
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Postime
    50

    Kadare, i madh apo i famshėm?

    Sė pari mė duhet me i sqarue lexuesit e kėtyne rreshtave e sidomos lexuesit e Kadaresė, se arsyet qė mė shtyjnė me humbė kohė pėr nji shkrim tė tillė i cili i kapėrcen interesat e mia vetiake, nuk lidhen- siē shumėkush do mendojė- me ndonji mllef, cmirė apo paragjykim kundrejt shkrimtarit tonė "gjenial", "fenomenal"etj, sikundėr pėlqejnė me e quejtė ata qė s'kanė mundė me pa e as me ba ndonji gja qė e kapėrcen hundėn e tyne, porse me nji pėrpjekje pėr tė rishikue pozicionin e tij nė hapsinėn e zhvillimeve t'reja tė letėrsisė shqipe. Ka ardhė koha me ua kujtue lexuesve shqiptarė, dhe jo pak shkrimtarėve, se meqė absolutizmi politik ka marrė fund, nuk do t'ishte keq sikur t'i riparonin edhe konceptet e tyne absolute mbi letėrsinė e mbi ata qė e krijojnė kėtė letėrsi. Nėse guxon e i pyet kėta njerėz se cili shkrimtar i letėrsisė shqipe u pėlqen ma tepėr, do tė pėrgjigjen ēilembyll sytė, se u pėlqen vetėm Kadare, shkrimtari ma i madh shqiptar e nji nga ma tė mėdhenjtė e botės. Pra, mbi kėtė ēėshtje nuk kanė nėvojė me mendue hiē, sepse kanė mendue njiherė e mirė diku nja tridhjetė vite ma parė.
    Ja pra, fama - kryesisht nė Shqipninė tonė- s'na qėnka tjetėr veēse globalizim i shijes, verbėri, injorancė, keqkuptim etj. Ndigjova ē'u ba rreth "Pashallarėve tė kuq", apo thanė ndryshe, rrapėllima e kėsaj marrie kolektive mbėrriti deri tek unė. S'vonoi e nė mbrojtje tė tij u ēuen do njerėz qė nė letėrsi, nuk kanė mundė me qenė diē ma shumė se puntorė krahu e tė cilėt, tė vetdijshėm se nuk kishin me e formue kurrė nji personalitet tė vetin, pėrfundimisht e panė tė udhės me u shndėrrue nė hyzmeqarė tė nji shkrimtari qė normalisht nuk duhej tė kishte nevojė pėr ta. Pikėsėpari, kujt i plasi nėse ky individ ishte disident apo puthador i rregjimit. Ajo qė duhet tė na bajė pėrshtypje, asht mirė tė lidhet me faktin se poezia qė na rrezatoka disidencė, asht tmerrsisht e dobėt artistikisht. E thanun troē, nji shpifurinė. Ja, kėtė tė vėrtetė, pikėrisht kėtė, nuk ndigjova askėnd ta thoshte me za tė naltė. Mirėpo shumicės, shumicės dėrrmuese, kjo gja nuk i intereson sepse tek Kadare ka pa e sheh jo shkrimtarin, por njeriun e famshėm qė spikat nė kėtė Shqipninė tonė tė vockėl. ku mund tė bahesh i famshėm qoftė edhe tue llomotitė nėpėr gazeta apo televizione. Ky asht mjerimi i vendeve tė pazhvillueme. Qė tė jem i sinqertė, janė disa arsye qė mė shtyjnė mė pasė konsideratė pėr Kadarenė, anipse asnjena nga kėto nuk ka tė bajė drejpėrdrejtė me letėrsinė, por me aftėsitė e tij pėr me nėnshtrue nji letėrsi tė tanė shqipe e me zgėrlaqė tanė brezin e shkrimtarve bashkohas me tė. E vėrtetė. Kadare, nė kohėn e diktaturės, asht padyshim shkrimtari ma i madh, pikėrisht sepse letėrsia shqipe kishte reshtė sė egzistuemi e nuk mund tė merrte frymė nėpėrmjet kėsi gurrmazesh brohoritės qė nuk kanė mundė jo me e shkrue, por as dhe me e shqiptue nji fjalė tė hajrit. Ja pra, se ēfarė tipash e kanė konkurue "letėrsinė e madhe" tė Kadaresė, letėrsi e cila pėr ēudinė ma tė madhe vijon ende me na u servirė si ēorbė artistike e dorės sė parė. E pra, fakti se Kadare i ka zgėrlaqė kėta tipa qė sot nėn maskėn e mbrojtėsve tė tij, rreken me mbrojtė nė fakt letėrsinė e tyne tė pjerdhun, mė ban qė vėrtetė ta ēmoj Kadarenė, tė vetmin shkrimtar qė pėrpiqej me qenė serioz. Kjo s'asht pak. Nuk asht e drejtė qė figura morale e shkrimtarit, artistit po themi, tė konsiderohet si kriter parėsor i vlersimit. Jo dhe jo. Gėte ishte servil i Princit tė Vajmarit, por nėse kėtij tė fundit nuk ia dijmė as emrin, i pari popullon ende kujtesėn e lexuesve. Nji shkrimtar i dobėt qė asht pjesmarrės apo drejtues nė nji revolucion, nuk mund tė krahasohet me nji shkrimtar tė vėrtetė qė i kundėrvihet kėtij revolucioni, sepse nė kėtė rast nuk do banim krahasim mes dy shkrimtarėsh, por mes nji heroi dhe nji shkrimtari. Marcel Proust ishte seksualisht i devijuem, por ne do tė banim mirė me e kujtue atė si nji prozator tė madh. Nėse do t'ishte shkrimtar i parandėsishėm, do t'ishte njikohsisht e parandėsishme edhe jeta e tij private.
    Tue u rikthye tek Kadare, mendoj se nuk asht e drejtė, e aq ma pak e randėsishme, tė vlersohet apo nėnēmohet nė aspektin moral, por drejtpėrdrejtė nė atė estetik. Ne shqiptarėt, fatkeqsisht jemi mėsue ose me e pranue ose me e hedhė poshtė krejtėsisht diēka apo dikė. Nuk duhet kėshtu.
    I mbrojtun nga falanga tė tana kopukėsh e servilėsh, i mbėshtetun e i mbuluem prej gjithfarė epitetesh qė do t'ishin tė tepėrta edhe pėr heroin tonė kombtar, ai ia ka dalė mbanė der'edhe mbas viteve '90 me e ruejtė zyrtarisht- po e pėrsėris, vetėm zyrtarisht- pozitėn e shkrimtarit ma tė madh shqiptar. Sikur kjo turmė budallaqe do ta kishte mbėshtete Skenderbeun apo Ismail Qemalin me tė njejtin ngulm sa ē' mbėshtet kėtė shkrimtar qė tashma e ka krye misionin e tij, sot do tė kishim qenė nji nga kombet ma tė shkėlqyeme t'Europės.
    E tash, njimbėdhjetė pika Kadaresė:
    Humbja e lexuesit cilėsor
    1. Asht thanė se nėpėrmjet tanė krijimtarisė sė vet, shkrimtari i vėrtetė s'ban gja tjetėr veēse rend drejt librit tė mirė. Kadare, librin e tij ma tė mirė e ka shkrue nė rini. A mund tė na sqarojė ndokush se pėr ku nxiton ky plak?!
    2. "Kadare ėshtė pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės!"
    3. Nė numrin e pafundėm t'intervistave tė tij, Kadare flet mbi politikėn, sociologjinė, etnografinė etj. po kurrė, kurrė mbi letėrsinė e mbi sekretet e artit tė shkruem, ashtu si kolegėt e perendimorė
    4. Kadareja poet ?! Padyshim qė prej poezisė sė tij nuk mbetet thuejse asgja. Kjo spjegohet nė shumė mėnyra.
    5. Andrra pėr ēmimin "Nobel"
    6. Pėrkthime prej letėrsisė sonė nė gjuhė tė huej. Padyshim qė pėr pėrkthimin e autorėve tjerė nė gjuhė tė hueja, Kadare pėrban nji pengesė serioze ngaqė pėr tė, konkurenca ka qenė dhe mbetet diēka e besdisshme.
    7. Tue pasė qenė shkrimtar i diktaturės, fakt tė cilin s'kam ndėrmend ta paraqes si diēka negative, Kadare i ka ba tė vetat edhe metodat e diktatorit.
    8. Mbi romanet e shkrueme nė v. ' 90. Nė kėto romane tingėllon pėrvajshėm nevoja e domosdoshme qė autori ka pėr diktaturėn. S'ban qė s'ban dot pa tė. Coha moderne me tė cilėn mundohet tė arnojė letėrsinė e vjetėr, krijon nji pamje vėrtetė komike. Vijon me trajtue temat e mėdha e tė fryme si tollumbace, gjith' tue pėrdorė tė njejtin stil tė zvargun e kėrkėllyes.
    9. Pėrgjithsisht, nė tana romanet e Kadaresė, verejmė nji masė tė madhe njerėzish qė lėviz andej-kėndej ndėr mjedise revolucionare ku prorė mbizotnojnė ngjyrat bardh' e zi.
    10. Kadare nuk flet pėr letėrsinė e sotme shqipe. Kjo, ose ngaqė nuk mund t'i lexojė librat e autorėve qė shkruejnė pa lejen e tij, ose ngaqė asht i fiksuem nė idenė e tė qenit mishėrimi i vetėm i letėrsisė shqipe. Kadare e don Shqipninė, dhe pse simbas mėnyrės sė tij, porse letėrsinė e saj e sheh si diēka tė tepėrt dhe tė panevojshme.
    11. Nė mbyllje, simbas mendimit tim, them se shkrimtari ynė i shquem futet nė letėrsinė e re tė shekullit tė ri ashtu si ai personazhi i cili, mbasi e ka pėrfundue rolin e vet dhe asht nisė me pi nji kafe, rikthehet befas nė skenė thjesht pėr tė marrė xhaketėn e tij, teksa drama ende vazhdon.


    Shpėtim Kelmendi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anėtarėsuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188

    Interviste me Ismail Kadarene

    ]Perandoria otomane - janė Shtetet e Bashkuara tė Mesjetės

    Bisedė nga Thierry Fabre

    Ismail Kadare, a jeni ai qė mund t’ju quajmė mjė shkrimtar ballkanik? A pėrfaqėson Ballkani ndonjėgjė tė veēantė pėr ju?
    Jam shkrimtar, por unė jam kundėr etiketės pėrshkrimore ballkanike, skandinave ose jemenite.Unė mendoj se letėrsia ėshtė diēka homogjene dhe unike nė botė. Shkrimtarėt formojnė nje familje shumė tė bashkuar dhe shumė tė ndryshme nė tė njėjtėn kohė. Mendoj se unė i pėrkas kėsaj familjeje.

    A ėshtė ky rajon njė hapėsirė referimi pėr ju?
    Sigurisht, vepra ime lindi nė Ballkan dhe ndoshta nuk do tė mund tė ekzistonte pa tė. Ėshtė njė burim, po pėrtej tij, unė jam njė shkrimtar. Shkrimtarėt nuk kanė qenė pjesė tė regjimeve dhe tė partive.

    Po Ballkani si njė vend imagjinar, sa i rėndėsishėm ėshtė pėr ju?
    Ekziston njė kontradiktė mes Ballkanit si realitet konkret dhe Ballkanit imagjinar, qė ėshtė njė tėrėsi shumė mė e fuqishme.

    Me kėtė pėrfytyrim ushqeheni?
    Mendoj se letėrsia e madhe evropiane ka lindur nė gadishullin ballkanik.

    Pėr shembull, kė keni nė mend?
    Shkrimtarėt e antikitetit. Ėshtė e vėrtetė qė ka pasur zbulime madhėshtore nė botėn para grekėve tė lashtė, si krijimi i konceptit tė skėterrės nga egjiptianėt. Por mendoj se grekėt, domethėnė ballkanasit e lashtė, kanė zbuluar gjėnė mė tė madhėrishme nė botė: brerjen e ndėrgjegjes. Brerja e ndėrgjegjes nė botė ėshtė shfaqur goxha mė vonė. Ka nja katėr a pesė mijė vjet, jo mė shumė... Pa kėtė koncept, nuk do tė kishte letėrsi. Brerja e ndėrgjegjes u zbulua nga dramaturgjia greke: besoj se ka ekzistuar edhe para Eskilit. Te Homeri nuk gjejmė mėnyra konkrete, por tė gjitha poemat homerike kanė lindur prej saj. Ēfarė janė poemat homerike? Njėfarė faljeje karshi Trojės. Njė poet grek i ka kėnduar fajit tė lashtė tė grekėve pėr tė larguar tė keqen. Nė kėtė mėnyrė, lindi letėrsia klasike greke...

    Nė veprėn tuaj, duket qartė njė pėrngjasim i madh mes letėrsisė suaj dhe asaj greke. Mos vallė pėrtej Ballkanit ka njė dimension mesdhetar, qė pėr ju ėshtė i vlefshėm?
    Sigurisht, por tė dyja janė tepėr tė ndėrthurura. Ėshtė mėse e natyrshme.

    A ka po kėshtu, dhe njė dimension mysliman?
    Jo mysliman, por njė dimension perandorak: romak, bizantin dhe otoman njėkohėsisht. Ky dimension perandorak ka filluar qysh tre mijė vjet me persėt... Letėrsia ka filloi nė kohėn e zhvendosjes sė ushtrive tė gadishullit ballkanik drejt Orientit; mė pas ndodhi zhvendosja e ushtrive romake, bizantine, turke... Nga Perėndimi nė Lindje dhe nga Lindja nė Perėndim...

    Shkrimtarėt kanė pasqyruar kronikėn... Ju flisni pėr perandori. Cili ėshtė vizioni juaj pėr perandorinė otomane? Ēfarė ėshtė pėr ju? Njė armik qė deshi tė shtypte Shqipėrinė?
    Shumė mė e ndėrlikuar se kaq. Nga pikėpamja letrare, mendoj se ėshtė perandoria mė e bukur e njerėzimit. Ėshtė mjaft paradoksale, por mendoj se pėr letėrsinė ėshtė njė minierė ari. Nuk mund tė gjejmė perandori tjetėr aq tė pasur nė subjekte...

    Po kėshtu, ju e keni vazhduar kėtė linjė me Kasnecėt e shiut dhe me personazhin e Skėnderbeut...
    Jo vetėm unė. Kėshtu ka bėrė edhe Kazanzaqis, Ivo Andriē gjithashtu. Nuk mund tė imagjinohet kurrė vepra e tij pa kėtė perandori...

    Si e ka ushqyer perandoria otomane veprėn tuaj?
    Ėshtė njė perandori shumė e kompletuar. Ajo pėrfshinte gjithė racat njerėzore, gjithė fetė, gjithė konfliktet, gjithė fatet. Ajo zotėronte mekanizmin mė tė pėrsosur burokratik tė tė gjitha kohėrave. Nė kėtė perandori, ju mund tė gjeni tė gjitha perandoritė, pėrfshi dhe Rajhun e Tretė apo perandorinė sovjetike... Modelet janė tė gjitha nė perandorinė otomane. Ishte si Shtetet e Bashkuara nė Mesjetė. Nė kėtė perandori shumė tė errėt e tė tmerrshme, hera-herės, gjejmė po kėshtu shenja tė njė tolerance tė madhe...

    Pėr shembull, pas vitit 1492, kur ēifutėt u dėbuan nga Spanja, ata gjetėn strehim nė perandorinė otomane...
    Jo vetėm ēifutėt... Perandoria otomane ndoqi njė politikė nacionale, ndonjėherė shumė mė inteligjente se tė vendeve tė tjera dhe perandorive tė tjera...

    Por me Shqipėrinė marrėdhėniet kanė qenė shumė konfliktuale. Shqipėria doli kundėr kėsaj perandorie otomane...
    Shqiptarėt kanė pasur njė marrėdhėnie tepėr tė veēante me kėtė perandori. Nė fillim, pėrgjatė njė shekulli, ka pasur njė konflikt tė pėrgjakshėm me Shqipėrinė... Por pas kėsaj, ata gjetėn njė lloj modus vivendi, sepse perandoria otomane e kuptoi mė nė fund shpirtin e shqiptarėve dhe nė pėrgjithėsi, tė ballkanasve. Ajo kuptoi se mėnyra e paqtimit ishte dhėnia e privilegjeve...

    Shumė shqiptarė u pėrfshinė nė elitėn e perandorisė otomane...
    Nė pėrgjithėsi, shqiptarėt kanė qenė mė tė privilegjuarit... Ēifutėt dhe grekėt po kėshtu, por jo si shqiptarėt. Gjatė kėsaj kohe, marrėdhėniet kanė qenė disi tė dykuptimta.

    Por kjo perandori ka lėnė gjurmė, veēanėrisht nė islamizimin e njė pjese jo tė pakėt tė popullsisė...
    Nė fillim, gjithė shqiptarėt kanė qenė tė krishterė. Kanė qenė njė nga popujt e krishterė mė tė lashtė, fill pas Italisė. Nė fillim ka qenė katolik dhe mė pas, nėn ndikimin e Bizantit, njė pjesė e Shqipėrisė u bė ortodokse. Islami ėshtė mė i vonė. Ka qenė njė fenomen disi i pėrgjithshėm pėr gjithė Ballkanin... tė krishterėt qė filluan tė bėheshin myslimanė, pėrveē shqiptarėve, boshnjakėve, edhe grekėt vetė... Kjo bėhej pėr arsye praktike, civile. Kjo nuk ishte pasojė e detyrimit apo e masakrave, siē e shohim shpeshherė nė filma, por pasojė e arsyeve praktike, ekonomike, politike dhe shoqėrore... Pėr shembull, po tė doje njė vend tė rėndėsishėm nė kryeqytet, njė nga kushtet ishte tė ndėrroje fenė. Nuk mund tė bėheshe ministėr po tė ishe katolik a ortodoks... Shqiptarėt e morėn shumė lehtė kėtė ēėshtje nė fillim. Nė pėrgjithėsi, princėt dhe prijėsit e tyre u konvertuan tė parėt. Ata ndėrruan emrat e krishterė nė emra myslimanė. Si tė ishin duke luajtur komedi, duke menduar se kjo nuk ndryshonte asgjė.

    Kjo marrėdhėnie me qytetėrimin islamik, a pati ndikim nė Shqipėri nė leximin e teksteve, nė pėrfytyrime, nė poezi?
    Islami pati shumė pak ndikim nė kulturėn shqiptare. Ai ndikoi nė jetėn e pėrditshme nė disa zakone, veshje, nė disa zakone shtėpiake; nė kuzhinė, nė administratė. Por ama jo nė letėrsi.

    Ēfarė dini pėr kulturėn arabe? A ka ndonjė tė pėrbashkėt mes jush?
    Nė Shqipėri, ėshtė shumė pak e njohur. Mė tepėr njoh letėrsine perse. Pėr shembull, Omar Khajamin, i cili nė Shqipėri ka qenė i pėrkthyer, fshehurazi, nga anglishtja. Nė Shqipėri ka pasur njė rrjedhė islamike, por qė ka qenė shumė mė e dobėt krahasuar me letėrsinė tradicionale tė krishterė shqiptare. Kjo letėrsi islamike, nga njė anė, ishte dhe e prapambetur, thjesht me disa vjersha tė vogla sentimentale, por jo mė shumė...

    A nuk keni dijeni pėr poezinė e madhe arabe, pėr vepra madhėshtore?
    Te ne nuk janė pėrkthyer kurrė.

    Me ē’kuptojmė, tė krijohet pėrshtypja se pėrherė ka identitete tė shumėfishtė. Sė brendshmi jemi katolikė dhe nga jashtė myslimanė. Kemi pėrshtypjen se nė universin ballkanik ka pėrherė lojėra personaliteti shumė tė ndėrlikuara, me shumė fytyra...
    Kjo ndodh nė tė gjithė Ballkanin, sepse ne kemi ndryshuar dhe shumė herė realitet. Ja dhe njė arsye pėr tė cilėn feja ėshtė e dobėt nė shumė zona ballkanike. Nė Shqipėri ka tre fe. Kur njė vend i vogėl ka tre fe, ato dobėsohen... Por gjėja e mirė ėshtė se nuk ka pasur armiqėsira mes besimeve. Shqiptarėt mbėrritjen e islamit nuk e morėn seriozisht. Dy fetė mė tė hershme u treguan shumė mikpritėse karshi fesė myslimane, pa bėrė aspak bujė e skandal. Ato e pranuan.

    A ėshtė pasojė e komunizmit fakti qė filloi tė shkatėrrohej shpirti religjioz?
    Jo, kjo ka ndodhur mė parė. Nga ana e vet, feja myslimane u tregua shumė tolerante, qė do tė thotė se myslimanėt shqiptarė nuk pėrfituan kurrė nga statusi i tyre.

    A ju duket se ka pėrparuar ky realitet i shumėfishtė i Ballkanit, a shkon drejt pėrpjekjeve pėr t’u pėrgjithėsuar?
    Nė shekullin XX, me daljen nga perandoria otomane, popujt ballkanikė u bėnė shovinistė. Mė parė, ata ishin mė tolerantė, mė shpirtgjerė, mė tė emancipuar. Por kjo nuk ndodhte ngase mė parė ata kishin armik tė pėrbashkėt perandorinė otomane. Shqipėria ka qenė e qeverisur nga njė pasha shqiptar. Kufijtė nuk kanė qenė shumė tė saktė. Kishte shkėmbime ekonomike dhe kulturore mė tė natyrshme atėherė.

    Po sot, a jemi vallė dėshmitarė tė njė regresi?
    Mendoj se mbi tė gjitha, ka interesa tė klasave egoiste. Mes tyre ka njė armiqėsi tė tmerrshme, mes popujve ballkanikė. Mė parė, kjo nuk ekzistonte. Tė gjithė e kanė nxitur urrejtjen nė mėnyrė artificiale.

    A mendoni se do tė dalė ndonjė gjė, duke pasur parasysh atė ēka po ndodh sot, sidomos nė Bosnje?
    Mendoj se e keqja nuk ėshtė aq e rėndė sa u duk nė fillim. Urrejtja nuk ėshtė e pamundur tė mos zvogėlohet. Por mjafton vetėm qė njėra nga palėt tė lėshojė pe e para... Ka shumė shembuj nga e kaluara. Nė Shqipėri dhe nė Ballkan nė pėrgjithėsi, tė rinjtė e kanė harruar tashmė armiqėsinė me Turqinė. Kjo armiqėsi nuk ekziston mė. Vėshtirė se mund tė kthehet mė. Turqit dominuan nė Ballkan pėr gjashtė shekuj me radhė. Ishte njė dominim shumė i ndėrlikuar, nganjėherė tolerant, e herė tė tjera i pėrgjakshėm, i tmerrshėm... Ata e kanė harruar. Kjo do tė thotė se ata janė nė gjendje tė harrojnė, por pėr kėtė duhet tė drejtohen nga njė forcė. Ky mund tė jetė roli i intelektualėve ballkanas, me ndihmėn e Evropės, natyrisht....

    A prisni ndonjė gjė prej tyre, ndonjė mesazh?
    Ka nevojė. Njė shkrimtar shqiptar si unė mund tė jetojė absolutisht edhe pa urrejtje. Nė qoftė se shihni veprat e mia, do tė vini re se urrejtja aty mohohet nė mėnyrė absolute. E keni lexuar, me sa mė thoni, Kasnecėt e shiut. Atė e kam shkruar njėzet e pesė vjet mė parė. A keni gjetur aty gjurmė urrejtjeje? Personazhi kryesor ėshtė njė pasha turk, armik i shqiptarėve. Kėtė e kam pėrshkruar nė mėnyrė paqėsore. Nuk ka qenė e pėrllogaritur kėshtu. Romanin tim tė parė Kopshte tė kujtimeve* e kam nisur nė moshėn njėzet e pesė vjeē. Ishte historia e njė gjenerali qė erdhi nė Shqipėri, njė armik zyrtar i Shqipėrisė, njė pushtues gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Edhe atė e kam pėrshkruar nė tė njėjtėn mėnyrė, pa urrejtje.

    A mund tė luajnė njerėzit e kulturuar tė Ballkanit njė rol drejtues? Keni qenė tė pranishėm nė ndonjė iniciativė?
    Ajo qė ėshtė mė trishtuese ėshtė se intelektualėt serbė janė mes pėrgjegjėsve kryesorė pėr atė ēka ndodhi nė Ballkan.

    Me tė drejtė, ėshtė njė luftė letrare, njė epope e ngritur nė madhėshti qė ēon nė fillimin e betejės, duke ndėrsyer kryqin e ortodoksisė kundėr islamit...
    Mendoj se ėshtė njė njollė e zezė nė historinė e kulturės. Nuk dua tė mbaj anėn e kulturės sė vendit tim, por nė kėtė pikė, kultura shqiptare ėshtė shumė superiore. Gjėra tė tilla te ne nuk keni pėr tė gjetur kurrė. Fatmirėsisht... Nuk duhet harruar se ne kemi qenė nė njė situatė armiqėsie me Jugosllavinė pėrgjatė 40 vjetėve. Gjurmė tė tilla urrejtjeje nuk kam parė nė letėrsinė greke apo bullgare... Ėshtė mėse e mundur tė ngremė njė kulturė shumė tė emancipuar, shumė njerėzore nė kėtė gadishull ballkanik. Mė gėzoi shumė fakti qė, kohėt e fundit, shkrimtarė serbė e kanė kuptuar kėtė mė nė fund.

    A ka ndikuar nė veprat tuaja ky shpėrthim nė Ballkan apo jeni pėrpjekur tė izoloheni?
    Shkrimtaria nuk ka tė bėjė fare me kėtė qė thoni. Ėshtė njė punė artistike.

    Ėshtė njė realitet qė kapėrcen kohėn?
    Ėshtė njė realitet mė vete.

    Marrė nga revista “Qantara” - Cultures en mouvement, botim i Institutit tė Botės Arabe
    * Titulli i botimit frėngjisht tė “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” – shėn. pėrkth.
    Pėrktheu nga frėngjishtja: Norel ZAIMI
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarėve kishte burra qė vėrtetuan besėn e dhėnė All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhėnė jetėn, dhe ka prej tyre qė janė duke pritur (ta zbatojnė) dhe ashtu nuk bėnė kurrfarė ndryshimi

  3. #3
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635

    "Nobel 2004", Kadare pėrballė Kunderės dhe Rotit

    Kadare, rikthehet ndėr kandidatėt mė tė pėrfolur bashkė me Kunderėn dhe Rotin

    "Nobel 2004", Kadare pėrballė Kunderės dhe Rotit


    Shekulli

    Stokholm (AFP) - Assia Djébar, algjeriane, Joyce Carol Oates, amerikane dhe Inger Christensen daneze janė tė pozicionuara mė mirė nėse ēmimi Nobel pėr Letėrsinė 2004 duhet t’i jepet njė gruaje. Akademia suedeze qė siē e ka zakon, nuk lejon asgjė tė ndėrhyjė nė zgjedhjen e saj, nuk do duhej ta shpallte veē tė enjten apo ca mė shumė tė enjten e javės tjetėr.
    Ndėrsa spekullimet gėlojnė, ato qė shpėrblimi do t’i jepet njė gruaje qėndrojnė nė krye. “Nė Stokholm ėshtė folur shpesh dhe kjo ėshtė theksuar kėtė vit qė vėrtet ka patur pak gra qė e kanė fituar Nobelin”,- ka deklaruar Svante eyler, drejtor i botimeve “Norstedts”, njė nga shtėpitė mė tė mėdha botuese nė Suedi.
    “Nėse pėr dy laureatėt e mėparshėm nuk kishte dhe aq unanimitet, ēėshtja (e grave) do tė kishte dalė nė dritė shumė mė herėt”, -ka shtuar ai, duke iu referuar afrikanojugorit J.M.Coetzee, fitues i ēmimit Nobel vitin e shkuar dhe hungarezit Imre Kertesz, laureuar nė 2002. Akademia e ka vlerėsuar shumė rrallė njė grua tė letrave: vetėm nėntė e kanė marrė kėtė ēmim prestigjioz qė nga koha e krijimit tė tij nė 1901. Fituesja e parė qe Selma Lagerloef nė 1909 dhe e fundit polakja Wislawa Szymborska, vlerėsuar pėr veprėn e saj poetike nė 1996. Vitet ’90 ishin mė tė bardha pėr gratė, sepse para poeteshės polake, shkrimtaret jugafrikane Nadine Gordiner dhe afro-amerikane Toni Morrison ishin shquar respektivisht nė 1991 dhe 1993.
    Gjithsesi, konkurrentėt meshkuj mė tė rėndėsishėm, janė tė shumtė edhe kėtė vit. Ndėrmjet kandidatėve rikthehen shpesh emrat e shkrimtarėve si amerikani Philip Roth, shqiptari Ismail Kadare dhe ēeku Milan Kundera. Shpesh pak tė vlerėsuar si dhe gratė, poetėt mė tė pėrmendur janė siro-libanezi Adonis dhe sudezi Tomas Transtroemer. Njė filozof rikthehet shpesh nė listat e “Nobelistėve”, francezi Jacques Derrida. “Ai ėshtė njė nga emrat mė tė mėdhenj tė post-strukturalizmit” vlerėson Jonas Thente, kritik letrar nė “Dagens Nyheter”, e pėrditshme suedeze. “Sekretari i Akademisė Horace Engdahl dhe njė nga anėtarėt, Katarina Frostenson, njihen si dy nga admiruesit e tij tė shumtė”,- shton ai. Tė prirur pėr tė marrė kėtė ēmim me vlerė 10 milionė korona suedeze (1.1 milionė euro), janė pėrmendur njėlloj Alvaro Pombo (Spanjė), Peter Esterhazy dhe Peter Nadas, tė dy nga Hungaria, Nuruddin Farah (Somali) dhe poeti rus Gennadij Ajgi. Nėse laureati duhet tė jetė njė laureate, disa emra kanė pėrparuar si ai i shkrimtares Margaret Atwood, e pėmendur shpesh kėto vitet e fundit dhe dy poeteshat Friederike Mayroecker (Austri) e Vizma Belsevica (Letoni). Megjithatė Jonas Thente do tė vinte bast pėr shkrimtaren, poeten dhe regjisoren algjeriane Assia Djébar e cila trajton nė libra probleme tė identitetit post-kolonial. Ai do tė donte gjithashtu tė fitonte Inger Christensen, “sepse, - thekson ai - Akademia ėshtė e ndjeshme ndaj opinionit publik”. “Ajo ėshtė njė nga poetet mė tė mėdha lirike nė Evropė emri i tė cilės ėshtė pėrmendur shpesh”,- thotė ai. Por ajo mund tė ketė dizavantazhin e marrjes sė ēmimit tė Akademisė suedeze tė autorėve nordikė nė 1994, qė shihet si njė “Nobel i vogėl”. Nė Stokholm, libraria mė e madhe e Skandinavisė, “Akademibokhandeln”, ka pregatitur njė tryezė speciale me librat e fituesve tė mundshėm, dhe i var shpresat tek Joyce Carol Oates. “Eshtė e favorizuara jonė”, pohon zėvendėsdrejtoresha Agneta Lind. Por pėr bastvėnėsit, ajo ėshtė lėnė pas nga poeti siro-libanez Adonis, fitues 6 me 4.

    Ndėrmjet kandidatėve rikthehen shpesh emrat e shkrimtarėve si amerikani Philip Roth, shqiptari Ismail Kadare dhe ēeku Milan Kundera. Shpesh pak tė vlerėsuar si dhe gratė, poetėt mė tė pėrmendur janė siro-libanezi Adonis dhe sudezi Tomas Transtroemer.

    Nė Stokholm, libraria mė e madhe e Skandinavisė, “Akademibokhandeln”, ka pėrgatitur njė tryezė speciale me librat e fituesve tė mundshėm, dhe i var shpresat tek Joyce Carol Oates

    Diciturė
    Shkrimtarja algjeriane Assia Djébar, tetor 2000
    Ēeku Milan Kundera
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    LINDI EDHE "ANDREA"

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-09-2004
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    4
    Teme e bukur!
    Kam lexuar dy libra te M.Kunderes, "Shakaja" dhe "Identiteti", me te vertete te bukur.
    Do ishte nje mrekulli sikur te fitonte I.Kadare, pak e veshtire, por gjithcka mund te ndodhe.
    Shpresojme per me mire!shpresojme per te si autor se ka dhene shume!
    Gjithe te mirat!
    A.

  5. #5
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Ishalla i degjon zoti fjalet e tua Aurora23,

    Edhe un i uroj fitore I.Kadare-s se e merito...

    Genti:
    LINDI EDHE "ANDREA"

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Gazeta Panorama
    Lista e pretendentėve pėr ēmimin e letėrsisė

    Ēmimi "Nobel", Ismail Kadare i pesti nė listė




    Ismail Kadare kėtė herė ėshtė afėr ēmimit "Nobel". Ai ėshtė pretendenti i dytė nga meshkujt pėr tė fituar kėtė ēmim tė madh tė letėrsisė. Por kėtė vit, ndryshe nga herėt e tjera, do tė jenė konkurrente pėr ēmimin "Nobel" edhe shkrimatre femra. Tre pretendentet pėr kėtė ēmim tė madh tė letėrsisė janė: algjeriania Assia Djebar, Joyce Carol Oates nga SHBA dhe Dane Inger Christensen si pretendente kryesore pėr fitimin e kėtij cmimi. "Shkrimtaret femra, tė ndjekura prej njė kohe tė gjatė nga Akademia suedeze, e cila pėr ēdo vit jep ēmimin "Nobel" pėr letėrsinė kanė mundėsi tė mėdha pėr ta fituar ēmimin kėtė vit", tha Observer pėr AFP-nė. Ato do tė pėrballen kėtė vit me emrat e pėrhershėm dhe pretendentė ndėr vite, si novelisti amerikan Philip Roth, shqiptari Ismail Kadare, ēeku Milan Kundera, poetit siriano-libanez Adonis dhe poeti suedez Tomas Transtroemer.

    Fituesi femėr apo mashkull?
    Natyrshėm, qė tė gjithė shkrimtarėt meshkuj janė mjaft tė zotė, por ndoshta kėsaj here "Nobeli" nuk mund t'u takojė atyre. "Ka pasur shumė diskutime gjatė kėsaj kohe nė Stokholm dhe ato janė ndezur mjaft nė kėtė periudhė, nė lidhje me faktin se shumė pak shkrimatare femra e kanė fituar kėtė ēmim", tha Svante weyler, shefi i Norsteds, njėrės nga shtėpitė mė tė mėdha botuese nė Suedi. Akademia ka vlerėsuar vetėm nėntė gra qė nga fillimi i dhėnies sė kėtij ēmimi nė vitin 1901. Ēmimi i fundit iu akordua poetes polake Vislava Simborska mė 1996. Pėrpara saj kėtė cmim e fituan shkrimtaraja afrikano-amerikane Toni Morrision mė 1993, si dhe novelistja nga Afrika e Jugut, Nadine Gordimer mė 1991, ndėrsa mė pas duhet tė kthehesh vetėm nė vitin 1966, kur suedezja Nelly Sachs fitoi ēmimin "Nobel" pėr letėrsinė. Ndėrsa Akademia ėshtė mė e rezervuar se kurrė nė lidhje me identitetin e fituesit, qarqet e letrare nė Stokholm, janė tė mbushura me spekulime tė shumta, deri nė momentin e shpalljes zyrtare tė ēmimit. Midis atyre tė ashtuquajtura fituese tė mundshme, renditen, edhe poetesha austriake, Friederike Mayroecker dhe Vizma Belsevica nga Letonia, poeti rus Gennady Aygi, autori spanjoll Alvaro Pombo, novelisti hungarez Peter Esterhazy dhe Peter Nadas, shkrimtari somalez, Nuruddin Farah, i cili ėshtė njė pretendent i vjetėr e, po ashtu edhe shkrimtarja kanadeze Margaret Atvud.

    Fitues ndėr vite
    Vitin e kaluar ēmimi "Nobel" pėr letėrsinė i shkoi shkrimtarit nga Amerika e Jugut J. M. Coetzee dhe dy vjet mė parė hungarezit Imre Kertesz. "Nėse dy fituesit e mėparshėm nuk janė pranuar nė mėnyrė unanime, me siguri qė kėtė vit fituesi do tė jetė njė femėr", tha Weyler. Ai shtoi se beson se kėsaj here Akademia do tė jetė e ndjeshme ndaj opinioneve tė publikut. Dhe, sipas tij, ai mendonte se ēmimi do t'i shkonte suedezes Inger Christensen. "Ajo ėshtė njė nga udhėheqėset e lirikės nė Evropė, emri i sė cilės ėshytė pėrmendur shpeshherė". Megjithėse ajo ka fituar nga Akademia suedeze, ēmimin "Nobel" pėr autorėt nordikė, ajo mund ta fitojė kėtė ēmim mė tė madh. Jonas Thente, njė kritik letėrsisė pėr tė pėrditshmen suedeze, "Dagens Nyheter", tha se do tė vendoste bast pėr novelisten algjeriane, poeten dhe regjisoren, Asia Djebar, librat e sė cilės lidhen me tė kaluarėn postkoloniale. Sipas tij, po kėshtu edhe shkrimtari filozof francez, Jacques Derrida, shihet si fituesi i mundshėm i ēmimit prej 10 milion koronash, i barazvlefshėm me 1,10 milionė euro. "Ai ėshtė njė nga emrat mė tė mėdhenj tė poststrukturalizmit" dhe sekretari i Akademisė, Horace Engdahl si dhe anėtarja Katarina Frostenson njihen si fansa tė mėdhenj tė tij", tha Thente.

    Lista

    Assia Djebar
    Joyce Carol Oates
    Dane Inger Christensen
    Philip Roth
    Ismail Kadare
    Milan Kundera
    Adonis
    Tomas Transtroemer
    Friederike Mayroecker
    Vizma Belsevica
    Gennady Aygi
    Alvaro Pombo
    Peter Esterhazy
    Peter Nadas
    Nuruddin Farah
    Margaret Atwood
    Jacques Derrida

  7. #7
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Edhe vendi 5-t nuk esht keq", urime.
    LINDI EDHE "ANDREA"

  8. #8
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Isalla fiton ISMAIL KADARE edhe na gezon te gjitheve pra popullin shqiptar



    P.S

    Aurora23 Teme e bukur!
    Kam lexuar dy libra te M.Kunderes, "Shakaja" dhe "Identiteti", me te vertete te bukur.
    Do ishte nje mrekulli sikur te fitonte I.Kadare, pak e veshtire, por gjithcka mund te ndodhe.
    Shpresojme per me mire!shpresojme per te si autor se ka dhene shume!
    Gjithe te mirat!
    A.
    Aurora23 mos u be kinse une lexoj libra , mos u mburr para neve , shaka

  9. #9
    bitter girl Maska e marsela
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    un nga gjithe ato nominator per nobeliste vetem shkrimtarin tone te madh İsmail Kadare dhe Milan Kunderen njoh e smund te jap ndonje vlersim megjithate si shqiptare dhe lexuese dhe admiruese e perhershme e Kadares do te doja shume qe ai ta meritonte ate cmim..
    persa iperket Kunderes mendoj se esht i rralle ne llojin e vet.kam lexuar "Lehtesia e paperballueshme e qenies"dhe "shakaja"e te dy me kan pelqyer shume.
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  10. #10
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Stokholmi nuk do qė t’u japė “Nobel” shqiptarėve


    Ishte ora 21.30, kur pas tre telefonatave tė mėparshme pa pėrgjigje, nė anėn tjetėr tė telefonit u dėgjua zėri i Elena Kadaresė, e cila na sqaroi se sė bashku me Ismailin kishin dalė nga shtėpia pėr t’iu shmangur gazetarėve tė huaj. “Tani qė filloi pėrsėri konkurrimi pėr ēmimin “Nobel”, shumė gazetarė nga e gjithė bota na marrin nė telefon dhe na pyesin: ku do tė jetė Kadareja ditėn e shpalljes sė fituesve nė orėn 13.00 tė drekės”? Dhe, duke justifikuar mungesėn e ēiftit Kadare nė shtėpi deri nė orėt e darkės, Elena thotė se kjo histori e gazetarėve tė huaj ka 20 vjet qė vazhdon.
    “Na marrin nga Roma, nga Berlini, nga Tokio, e deri nga kryeqyteti i Brazilit, duke na kėrkuar detaje pėr emocionet ndaj garės, por tanimė ne kemi tre vjet qė u shmangemi atyre”, rrėfen ajo. Duke folur pėr kėto tre vitet e fundit, Helena tregon se “fshehja” ndaj gazetarėve tė huaj ėshtė bėrė duke ikur njė herė nė Itali dhe dy herė nė Shqipėri, ku, sipas saj, gjendja ka qenė mė e qetė, nė aspektin e shqetėsimeve qė krijohen pas atyre telefonatave. Dhe mbrėmė, duke folur nga Parisi i largėt, Elena u shpreh sinqerisht pėr gazetėn “Ballkan” pėr tė gjitha ndjesitė e emocionet e ēiftit “Kadare” para konkurrimit tė kėtij viti, ku duket se “Nobeli”, pėr Shqipėrinė tonė ėshtė njė “mision i pamundur”. Tė paktėn kėshtu ka ndodhur kėto 20 vitet e fundit, me gjeniun e letrave shqipe, i cili pėr hir tė sė vėrtetės, ėshtė lexuar shumė nėpėr botė dhe ėshtė sharė jo pak nė vendin e tij. Veēse nga bisedat me Elenėn, kuptojmė qė humbjet e Kadaresė nė provimin e ēmimit “Nobel” kanė qenė ēdo vit e mė tė lehta, jo vetėm pėr faktin se njeriu mėsohet me to, por edhe pėr arsyen e ēuditshme qė shpesh herė kėtė ēmim e kanė marrė shkrimtarė, ose shkrimtare tė paafirmuar e ndonjėherė anonim. “Mbaj mend para disa vitesh, kur fitoi njė shkrimtare polake, nė Paris lexuesit vrapuan nėpėr librari pėr tė blerė librat e saj, por atje nuk gjetėn asgjė, sepse autorja nuk ishte pėrkthyer asgjėkundi dhe ishte gati e panjohur pėr tė gjithė”. Nga ana tjetėr, ajo ka cituar mbrėmė edhe fjalėt e Kadaresė, i cili atėherė i ka thėnė se: “Sidoqoftė, kur mundesh nga njė grua, humbja ėshtė gjithmonė mė e lehtė”. Nga biseda e mbrėmshme me Elena Kadarenė, ne kuptuam se duhet tė pėrgatitemi pėrsėri pėr njė humbje, por gjithashtu kuptuam se vetė Kadare ndjehet mė i fuqishėm se kurrė pėr tė mposhtur rivalėt. “Nuk ka shumė rėndėsi nėse fiton apo jo, por rėndėsi ka qė vepra e tij tani ėshtė shpėrndarė nė miliona e miliona kopje nė tė gjithė globin”, nėnvizoi ajo.


    Zonja Elena, ēfarė ėshtė duke ndodhur tani nė apartamentin tuaj nė Paris?
    Asgjė e jashtėzakonshme. Sapo jemi kthyer nga njė vizitė tek disa miq. Tani na ka ardhur dhe mbesa e vogėl dhe Ismaili po bėhet gati tė hyjė nė dhomėn e tij tė punės.
    Si ndjehet Ismail Kadare para konkurrimit tė ri pėr ēmimin “Nobel”?
    Ismaili nuk e vlerėson aq shumė konkurrimin pėr kėtė ēmim. Kjo ndodh ngaqė ne kemi 20 vjet qė e ndjekim me emocion garėn e Stokholmit dhe zhgėnjimet e njėpasnjėshme na kanė bėrė tė ndjehemi indiferentė. Kėshtu, qė gjatė tri viteve tė fundit ajo qė kemi bėrė gjatė periudhės sė konkurrimit ėshtė se jemi larguar sa mė shumė qė tė ishte e mundur prej gazetarėve tė huaj, qė kėrkonin nė ēdo orė adresėn se ku mund tė ndodhej Ismaili, kur tė shpalleshin fituesit e orės 13.00, nė Stokholm.
    Pėrse jeni larguar prej tyre?
    Sepse mė parė, ēdo vit mua personalisht mė merrnin nė telefon, nga Roma, Brukseli, Uashingtoni, Berlini, e deri nga Rio de Zheniero pėr tė mė pyetur: “Ku mund ta gjejmė Kadarenė pas shpalljes sė ēmimeve, sepse kemi marrė vesh nga burime tė ndryshme se ai ėshtė fituesi i kėtij viti”. Dhe ėshtė e natyrshme, qė pas kėsaj furie telefonash nga agjensi lajmesh prestigjioze, tė mendoja se megjithatė, ata mund tė dinin diēka. Pra, pėr 20 vjet rresht kam menduar se ndofta ata e dinin qė ēmimin “Nobel” pėr atė vit e kish marrė Shqipėria. Unė e dija se sa e rėndėsishme ishte kjo gjė pėr vendin tim, prandaj edhe kam jetuar me emocione tė shumta. Mirėpo, siē e keni parė edhe vetė, Kadareja nuk ka fituar.
    Kjo fitore nuk ka ndodhur as nė vitin 1984 dhe as nė vitin 2003. Prandaj, ju them me keqardhje se kėto tri vitet e fundit ne i kemi humbur emocionet e garės dhe nuk mendojmė mė pėr ēmimin “Nobel”. Kjo ndjesi mė ėshtė forcuar akoma mė shumė gjatė viteve tė fundit, kur kėtė ēmim e kanė fituar shkrimtarė, ose shkrimtare qė nuk kanė ndonjė krijimtari shumė cilėsore. Jo vetėm duke i krahasuar ata me Ismailin, por edhe duke i krahasuar me konkurrentėt e tjerė, qė shpeshherė kanė qenė dinjitozė, pėrballė tij. Pra, ka ndonjur mė shumė se sa njė herė, kur kėtė ēmim e kanė marrė autorė tė panjohur dhe ndonjėherė krejtėsisht tė palexuar nga bota letrare.
    Mund t’ju pėrmend kėtu njė rast, kur fitoi njė shkrimtare polake. Atėherė, kjo fitore erdhi krejtėsisht nė mėnyrė tė papritur dhe nė Paris, njerėzit qė e ndjekin letėrsinė vrapuan nėpėr librari pėr tė gjetur ndonjė libėr tė saj. Por nuk kishte asnjė libėr tė pėrkthyer, kėshtu qė ajo nuk njihej nė asnjė vend tė botės. Ishte njė shkrimtare relativisht mesatare, pa kulminacione nė krijimtarinė e saj. Megjithatė, ajo fitoi. Vetėm duhet tė mė kuptoni njė gjė: unė kėtu nuk dua tė gjykoj vlerėsuesit dhe as tė denigroj fituesit. Megjithatė, mė duhet tė them se nė kėtė konkurrim mund tė fitonte kushto tjetėr, por jo ata qė fituan. Kėtu nuk mund tė pėrjashtoj edhe rastet kur fituesit e kanė merituar ēmimin. Dhe Ismaili, megjithatė, nė tė gjitha rastet i ka pėrgėzuar rivalėt apo fituesit.
    Ju vetė jeni e bindur se nė raport me rivalėt e tjerė, Kadare e meriton ēmimin “Nobel”?
    Pėr kėtė nuk jam e bindur vetėm unė, por nė rastin qė po diskutojmė, nuk janė shumė tė rėndėsishme bindjet e mia. Ju a thashė edhe mė lart: qindra gazetarė para orės 13.00 kėrkojnė vendndodhjen e Ismailit, nė mėnyrė qė tė jenė ata tė parėt qė ta intervistojnė pas fitores. Shumė prej tyre i njohin mjaft mirė rivalėt e tjerė dhe njohin gjithashtu krijimtarinė e Ismailit. Por, ju lutem, le ta lėmė kėtė bisedė, sepse mė duket e zymtė dhe le tė mendojmė se edhe kėtė vit do tė ndodhė e njėjta gjė.
    Ku parashikoni t’u fshiheni kėtė vit gazetarėve tė huaj?
    Pėrsėri nė Shqipėri. Do tė vimė sė shpejti atje dhe do tė qėndrojmė nė shtėpinė tonė. Nuk mund t’ju them saktėsisht se pėrsa kohė, sepse parashikimet janė gjithmonė subjektive.
    Ēfarė preferon zakonisht tė hajė Kadareja nė drekė pas orės 13.00, kur shpallet fituesi i ēmimit “Nobel”?
    Ismaili dhe unė si gjithmonė gjatė tri viteve tė fundit mundohemi tė jemi larg vendeve, ku mund tė marrim ndonjė informacion tė shpejtė. Ka raste kur udhėtojmė dhe njofimin e shtyjmė qėllimisht qė ta marrim vesh nė darkė. Mirėpo kuptohet, qė gjithēka na vjen nėpėrmjet telefonatave tė miqve tanė brenda e sidomos jashtė shtetit. Shumica e atyre qė i telefonojnė Ismailit pas shpalljes sė fituesve janė kolegė ose rivalė tė tij, nė tė njėjtėn garė. Ata na thonė emrin e fituesit dhe diēka mė shumė pėr krijimtarinė e tij, kur nuk ėshtė shumė i njohur.
    Ēfarė bėn Kadareja, pasi merr vesh emrin e fituesit?
    Nėse ėshtė ndėr miqtė e tij, i bėn njė telefonatė pėrgėzimi, ose ndryshe vazhdojmė ritualin e ditės.
    Ēfarė mendon Ismaili dhe ju pėr letėrsinė qė shkruhet sot nė Shqipėri?
    Ne mendojmė gjithmonė mirė pėr ēdo gjė qė ka lidhje me Shqipėrinė. Ndėrsa, nė rastin e letėrsisė jemi tė prirur tė dėgjojmė gjėra tė mira pėr librat apo pėr autorėt.
    Tani qė diktatura kaloi, shpresoni qė nė letėrsinė tonė tė lulėzojnė talentet?
    Kjo nuk ka lidhje me atė qė thoni. Kadareja mė se njėherė e ka theksuar se diktatura nuk ka lidhje shumė tė drejtpėrdrejtė me letėrsinė, ose mė mirė duhet tė them se diktaturat dhe kohėt qė ndryshojnė, nuk ndryshojnė dot kollaj letėrsinė. Ju mund ta dini se ndonjėherė diamantet fshihen nėpėr shtresat e zeza tė qymyrit.
    Ndėrsa, talentet e letėrsisė mund tė gjenden edhe nė epokat mė tė zeza tė historisė. Sidoqoftė, unė jam e bindur se nė letėrsinė shqiptare do tė dalin shpejt krijues tė pėrmasave tė mėdha.
    A ju thotė ndonjėherė Kadareja se, “nė Shqipėri ka shumė armiq personalė”?
    Ismaili nuk flet kurrė pėr armiqėsitė profesionale, ose armiqtė personalė. Ai preferon gjithmonė qė atyre qė e shajnė, tė mos ua mėsojė kurrė emrat. Megjithatė, unė nga ana ime do tė thosha se fatkeqėsisht, ka edhe njerėz tė tillė. Tė shash ashpėr dhe ndonjėherė krejtėsisht kot, kjo ėshtė diēka e pafalshme pėr vetė njeriun, por shpesh ėshtė po aq gabim qė t’i pėrgjigjesh atij qė nuk di pėrse tė shan. Por, ju lutem le tė mos flasim pėr kėto gjėra. Sidomos, tani qė Ismaili ėshtė bėrė gjithmonė e mė i lexueshėm nėpėr libraritė e tė gjithė globit. Ju mund ta dini se ka ende popuj nė botė, tė cilėt nuk kanė pasur mundėsi tė prodhojnė apo tė lexojnė njė letėrsi tė tillė. Ndėrsa nė Shqipėri, u arrit qė tė krijoheshin vepra shumė tė mira. Ato janė e do tė jenė pasuri pėr tė gjitha kohėt e mėvonshme.
    Si e shikoni qė nga Parisi mundėsinė e integrimit tė Shqipėrisė nė Europė?
    Ismaili ėshtė shumė optimist. Dhe ndonjėherė pesimizmin e disa specialistėve e sheh me indiferencė. Ai mendon se Shqipėria i ka tė gjitha shanset qė tė integrohet shpejt nė Europė.
    Si e priti Kadareja deklaratėn e Liponen, pėr njė vonesė 20-vjeēare tė Shqipėrisė nė integrimin europian?
    Nuk e vlerėsoi si njė intervistė tė sinqertė. Por e kuptoi sikur kjo intervistė e Liponen ėshtė bėrė prej kreut tė OSBE-sė, nė kushtet e njė tronditjeje shpirtėrore tė tij. Ismaili e kuptoi intervistėn e Liponen, si intervistėn e njė zyrtari tė fyer prej politikanėve vendas. Dhe, pėr kėtė arsye, Liponen foli i nevrikosur dhe tha njė gjė qė nuk mund tė jetė kurrė e vėrtetė. Kjo deklaratė, madje nuk mund tė besohet as nga vetė ai. Jo mė kot, pas disa ditėsh tentoi ta zbuste deklaratėn, por, me sa duket, kjo nuk vlente mė. Ne nė Paris shohim ēdo ditė lajmet pėr Shqipėrinė dhe jemi krejtėsisht tė informuar pėr ēdo gjė qė ndodh atje. Veēse duhet thėnė qė nė politikėn e sotme tė Shqipėrisė duhen zbutur tonet e ashpra dhe egėrsia duhet tė shmanget plotėsisht. Kjo vlen, si pėr komunikimin me njeri tjetrin, ashtu edhe pėr marrėdhėniet me tė huajt. Duhet shmangur meskiniteti dhe agresiviteti. Ne tė gjithė duhet ta kuptojmė se na pret njė e ardhme mė e mirė. Duke pasur besim tek e ardhmja, do ta lehtėsojmė mė shumė punėn tonė dhe do tė jemi mė tė qetė nė komunikimin me tė huajt apo me njeri-tjetrin. E them edhe njė herė, deklarata e gabuar e Liponen ishte rezultat i fyerjes qė iu bė nga disa politikanė. Vetė Liponen u pendua me siguri pėr kėtė deklaratė tė pavlefshme, nė lidhje me vėrtetėsinė e parashikimit 20-vjeēar.
    A jeni tė informuar se dje ėshtė prezantuar libri i Kadaresė me 70 poezi tė zgjedhura?
    Po. Janė poezi tė zgjedhura nga vetė Ismaili. Mė parė ai kishte zgjedhur disa poezi pėr librin “Ca pika shiu ranė mbi qelq” dhe tani bėri zgjedhjen e dytė. Ndėrsa sė shpejti do tė nxjerrė njė libėr tjetėr me 100 poezi tė zgjedhura.
    Si e pėrjeton Kadareja qė nga Parisi, shitjet e librave tė tij nė Shqipėri?
    Ai ėshtė shumė i lidhur me lexuesin shqiptar dhe thotė shpesh qė ky lexues ėshtė tregues i shkallės sė emancipimit shoqėror. Ata qė e shajnė bėjnė zhurmė, por janė me gishta, ndėrsa ata qė e lexojnė janė me mijėra e miliona, si nė Shqipėri, ashtu edhe nė Kosovė e mė gjerė. Ky komunikim i tij me lexuesin shqiptar ėshtė ndofta nga gjėrat mė tė rėndėsishme qė ndikojnė pėr emocionet e Ismailit.
    Kur e keni parė mė tė dėshpėruar e mė tė lodhur Kadarenė gjatė qėndrimit nė Paris?
    Tė dėshpėruar jo, por do tė thosha tepėr tė lodhur. Kjo ka ndodhur gjatė ditėve tė Rambujesė, kur ai nuk flinte as dy orė nė natė. Megjithatė, edhe atėherė ai ishte optimist pėr rastin qė i kishte ardhur Kosovės pėr pavarėsinė. Ato ditė shtėpia jonė gumėzhinte nga gazetarėt dhe nga drejtuesit e politikės sė Kosovės.
    Ē’mendon Kadareja pėr librat e romanet qė ka nė dorė?
    Ai punon shumė dhe nxjerr vazhdimisht libra. Ka kontrata tė ndryshme me shtėpitė botuese dhe beson shumė se gjėrat do tė shkojnė pėrditė e mė mirė.


    Gazeta "Ballkan"

  11. #11
    nė botėn shqiptare
    Anėtarėsuar
    16-01-2005
    Postime
    198

    Intervistė me Ismail Kadare

    13 prill 2004 / TN

    Nga: Piero del GIUDICE dhe Diamant ABRASHI

    Paris, Shkurt-Mars 2004

    Shpėrndarjen e veprave tė Ismail Kadaresė e ndjekė njė grafik i etheve ballkanike. Nė ē’do krizė nėpėr faqet e veprave tė tij kėrkohet njė fanar, njė vrojtim apo thjeshtė njė refleks i pėlqyeshėm i fascinimit ballkanik. Megjithėate librat e tij nuk kufizojnė vetėm njė territor. Nga Gjenerali i ushtrisė sė vdekur qė e bėri tė njohur nė gjithė botėn nė vitet gjashtėdhjetė, Daullet e shiut, veprat e tij mė tė zhytura nė natėn e legjendės ballkanike si Kush e solli Doruntinėn apo Ura me tri harqe apo ato me frymėzime tė sė tashmes si Tri kėngė zie pėr Kosovėn. Ajo qė joshė dhe magnetizon gjatė leximit ėshtė tė kėrkuarit e tjetrės qė nuk ėshtė imanentja, imediatja historike apo joshja indigjene. Kadare zgjidhė forcėn e tij rrėfimtare duke zgjeruar profilet e realitetit, duke i deformuar. Ai merr polaritete historike–invazionin dhe pushtimin otoman, invazionin dhe pushtimin italian, diktatura si Piramida apo Vjedhja e gjumit nė pallatin mbretėror por e elaboron njė rrėfim legjendar, faqe qė pėrshkruhen nga drithėrima epike, jehona tė tjera. Koha e faqes sė tij tė shkruar ėshtė njė kohė diakronike, johistorike qė pėrzien mitin dhe alegorinė. Shkrimtar i njėrit nga vendet mė tė varfėra nė Europė e qė nga historia u dėnuan nė formėn mė tragjike, Shqipėria, e kaloi i padėmtuar kohėn “mizore dhe groteske” tė vendit tė shqiponjave, tė dyzet vitet e diktaturės sė Enver Hoxhės.

    Sot jeton nė Paris ku ka migruar, nė qendrėn historike tė Bulevardit Saint Michel. Njė shtėpi borgjezie tė imėt, asnjė shenjė qė tregon pėr nostalgji, asnjė dobėsi pėr atdheun e largėt. Por diēka nga ashpėrsia malore gjirokastrite foleizohet kėtu, nė rreptėsinė e fjalėve tė tij nė vetėdijen e tij, nė vizionin e jetės si prova tė njėpasnjėshme qė duhen tejkaluar, nė indinjimin pėr rrethimin e vazhdueshėm qė fisnikėria dhe koherenca i janė nėnshtruar.



    PYETJE: Libri “Kronikė mbi gur”, Gjirokastra. Kėtu u lindėt ju mė 1936, kėtu kaluat fėmijėrinė dhe rininė e hershme. Qytet i kufirit…

    KADARE: Njė qytet plotėsisht atipik. Duke e shikuar duke e pėrshkuar ėshtė e vėshtirė tė kuptohet gjendja e njėrit apio tjetrit, ėshtė e vėshtirė tė kuptohet nė shikim tė parė se kush ėshtė i varfėr e kush i pasur. Shtėpi tė mėdha ku jetojnė familje modeste afėr me shtėpi tė mėdha ku jetojnė familje shumė tė pasura. Nė kohėn e fėmijėrisė sime Gjirokastra ishte e banuar nga funksionarė tė ish-perandorisė otomane. Pas rėnjes sė Perandorisė ishin kthyer pėr tė jetuar nė qytetin e tyre dhe jetonin nga pensioni-shpesh njė gjysėm pensioni, pensione vėrtetė modeste. Perandoria kish rėnė qė pak mė shumė se 20 vite dhe kėta nėpunės, fisnikė otomanė perandorak ishin kthyer nė Shqipėri. Me gjuhėn e tyre tė huaj, me zakonet e tyre tė huaja.

    Mendoja nė mos ishin tė ēmendur. Qyteti nuk ka pasur asnjėherė shumė banorė, atėherė kishte ndonja njėzet mijė –qė ngelėn ashtu pėr njė shekull -, sot dyzet mijė por nėse shikohet nga lartė duket sikur tė ishte njė qytet i madh, me njėqind, dyqinmijė, gjysėm milioni banorė. Kjo pėr shtėpitė e mėdha. Njė qytet me zakone shumė tė ēuditshme me njė borgjezi tė vetėquajtur pastaj njė shtresė nė mes tė borgjezisė dhe aristokracisė sė vetėquajtur. Besonin, mendonin se ishin dikush por qė nuk ishin. Ishte njė megalomani me origjinė antike, antike si qyteti, njė qytet megalomanėsh.

    PYETJE: Shtėpia Juaj si ishte?

    KADARE: Edhe ne jetonim nė njė shtėpi gjysėm tė zbrazėt. Njė familje dimenzionesh jo tė mėdha. Babai im Haliti, lajmėtar postier i gjyqit - aktet gjyqėsore dėrgoheshin rekomandė pėrmes postės- mamaja ime e tre fėmijė: unė, njė vėlla dhe njė motėr. Por shtėpia me tre kate me njė sallon enorm 14 metra pėr 7. Tė gjitha sallonet e Gjirokastrės ishin ashtu. Mund tė gjendej gjithēfarė, gjėra antike, tė vjetra, pėr mė tepėr tė panevojshme, megjithėate tė mbajtura aty. Kishte gjithēka por jo edhe libra.

    PYETJE: Jo libra???

    KADARE: Kishte edhe gjyle topi, nuk di pėrse por libra jo. Paj natyrisht se kishte libra shkollorė e ndonjė romanth tė lehtė, por vetėm nė shkollė tė mesme e kam bėrė leximin e parė serioz-Shekspirin nė njė botim tė shkėlqyer shqiptar. Mė tėrhiqte njė imazh fantazme nė faqen e parė. Kam filluar ta lexoj duke menduar se bėhej fjalė pėr njė rrėfim me zana, fantazma e shtriga. Nuk e kuptoja mirė por mė tėrhiqte pėrmes kėtij aspekti misterioz. Bėhej fjalė pėr Makbethi-n. E kam kopjuar me dorė, pėr ta pasur nė shtėpi. Mund tė thuhet se ky ishte libri i parė qė pata shkruar, kam kaluar ditė tė tėra duke e kopjuar. Mė pat shituar Shekspiri, pas Makbethi-t pata filluar tė lexoja Hamleti-n, sepse pata parė fantazma tė tjera, por Hamleti mė ka dėshpėruar, shumė i komplikuar, pos aktit tė parė, ai me fantazma, pastaj kam menduar se ishte i mėrzitshėm, pa vlerė.

    PYETJE: Fantazma nė Gjirokastėr?

    KADARE: Njė qytet shumė antik qė favorizonte psikologjinė mitike nė tė cilėn jetonin shumė njerėz, Tė jetuarit nė mite, nė njė gjendje iluzioni permanent, tė humbur nė kujtime. Jo pak e pėrzienin tė vėrtetėn dhe gėnjeshtrėn, realitetin dhe fantazinė, flitej pėr komplote, zbuloheshin intriga. Kur isha i vogėl kam dėgjuar shumė fjalime tė kėsaj natyre dhe kjo e ka ndikuar fėmijėrinė time, ma dha idenė, sugjestionin e njė perandorie fantazmė tashmė tė zhdukur dhe qė ngelej vetėm nė kujtime. Ishte qyteti i fundit shqiptar nė jug, pėrballė Greqisė. Njė farė soj qyteze. Nė Ballkan nuk mund tė paramendohet njė vend qė mund tė egzistojė pa u dėshmuar nė ndonjė mėnyrė armiqėsor ndaj tė tjerėve. Gjirokastra ishte qyteza shqiptare kundėr Greqisė.

    PYETJE: Kur ia mbėrrijti lufta, ajo e vėrteta nė Gjirokastėr?

    KADARE: Shumė shpejtė, mė 1940 kur Italia e sulmoi Greqinė. Italianėt kalonin andej. Nga qyteti mund tė shiheshin tė gjitha manovrat ushtarake nė luginė. Iknin italianėt, tėrhiqeshin e pėrparonin grekėt, pastaj grekėt tėrhiqeshin dhe kėshtu….ishte si nė kinema. Spektakėl i luftės.

    Njė spektakėl i madh. Qyteti kalonte dorė mė dorė, njė herė i kalonte ushtrisė italiane e rradhėn tjetėr asaj greke. Italianėt bombardoheshin nga anglezėt, grekėt nga gjermanėt apo nga italianėt e me ta bombardohej edhe qyteti. Njė skenar qė ndėrronte shumė herė. Lufta ajrore ishte si njė spektakėl i vazhdueshėm.

    PYETJE: Romanet qė Ju bėnė tė njohur nė gjithė botėn janė Gjenerali i ushtrisė sė vdekur mė 1963 dhe Daullet e shiut mė ‘69. Nė skenėn e letėrsisė europiane tė dominuar nga eksperimentimi na del njė rrėfimtar klasik, i plotė, epik. Etėrit tuaj letrarė janė tregimtarėt e mėdhenjė tė lindjes?

    KADARE: Ėshtė tradita e madhe europiane. Nuk egziston nė Evropė njė narracion i lindjes dhe njė i perėndimit. Ka njė narracion tė kulturės islame, kineze apo indiane ku gjėrat ndryshojnė vėrtetė, por nuk mund tė thuhet se nė kontinentin tonė ka dy letėrsi. Prej Proust-it e deri tek Tolstoji ėshtė njė letėrsi e vetme. Dallimet janė nė brendėsi tė letėrsisė.

    PYETJE: Si t’i definojmė librat e tu, romane “historike”?

    KADARE: Nuk e pranoj konceptin e romanit historik. Nuk egziston. Kur pata shkruar Kėshtjellėn, Daullet e shiut, i thashė vehtes se nuk duhet pėrsėritur gabimi i Flauber-it, nė Salambņ. Edhe kėtu ka njė qytet tė rrethuar, Kartagjena. Flauber-i ka shkuar atje, ka qėndruar shumė muaj atje pėr t’a studiuar dhe ka rėnė nė grackė: tė pėrshkruarit e gjithēkaje duke u nisur nga ajo epokė, terminologjia, mėnyra e tė folurit, e tė menduarit nė atė kohė antike. Mendoj se ėshtė njė gabim. Kur ka njė subjekt historik dy janė burimet: realiteti i epokės qė duam t’a pėrshkruajmė dhe epoka nė tė cilėn jetojmė. Tė dyjat janė legjitime.

    PYETJE: Don tė thotė alegori tė mėdha?

    KADARE: Ja, kėshtu ėshtė. Dy epoka, dy burime. Shkruaj pėr otomanėt dhe shkruaj pėr epokėn time. Ka njė rrethim. Interpretimi bazė ėshtė se ka njė qytet tė rrethuar nga njė fuqi armiqėsore, interpretimi i dytė –alegori shumė e qartė - ėshtė Shqipėria e rrethuar nga blloku komunist. Interpretim pak si paradoksal. Nė libėr paraqitet njė kėshtjellė, njė qytezė shqiptare e rrethuar nga ushtria otomane. Ėshtė qėndresa shqiptare, ėshtė guerrilja e Skėnderbeut qė ka njė profil ca mė dinamik, progresist nė krahasim me atė tė ushtrisė rrethuese qė vjen nga Azia.

    Shqipėria bastion i Europės pėrfaqėson civilizimin tonė. Kundėrthėnja qėndron nė faktin se kur u pėrdor kjo alegori Shqipėria ishte staliniste e don tė thotė mė pak, shumė mė pak e civilizuar apo liberale se kjo ushtri qė e rrethonte. Nė atė kohė vendet komuniste qė e rrethonin ishin mė tepėr liberale se sa vetė Shqipėria. Njė vend stalinist i rrethuar nga vende liberale. Por ka edhe njė interpretim tė tretė, ai i rrethimit tė vazhdueshėm. Pjesa mė e mirė e Shqipėrisė e rrethuar nga pjesa mė e keqe. Shqipėria e rrethuar nga fatkeqėsitė e saj. Nė fund transpozicioni nė njė plan universal.

    PYETJE: Rrethimi nė Daullet e shiut si metaforė e humanizmit?

    KADARE: Ja, ėshtė kėshtu.

    Megjithėate komandanti i ushtrisė otomane tek Kėshtjella, gjenerali italian nė Gjeneralin e ushtrisė sė vdekur janė figura fascinuese. Lexuesin e tėrheqin…

    KADARE: Fate tragjike, pėr kėtė arėsye fascinues. Nuk ėshtė mėshirė, por afėrsi, dhembshuri, ndarje e njė fati tragjik. Njėri nga parimet ishte urrejtja ndaj armikut, urrejtja ndaj armikut klasor, urrejtja mes klasėve. Doja t’i ikja gjithė kėsaj. I kam trajtuar kėto personazhe nė mėnyrė njerėzore, nga njė pikėvėshtrim human. Jam krenar. Sipas klisheve tė realizmit socialist njė gjeneral italian, polak, rus apo amerikan duhej tė ishte inkarnim i sė keqes, tė ngjallė urrejtje, mohim. E kam pėrmbysur kėtė optikė, duke u hudhur nė anėn tjetėr me qėllim qė t’i shmangesha kurthit qė tė ushqeja me librat e mi urrejtjen rrėnjėsore qė mbretėronte nė mes tė Shqipėrisė dhe pjesės tjetėr tė botės.

    PYETJE: Rrėnjėt Tuaja letrare zhyten nė Mesdhe. Nė Tri kėngė zie pėr Kosovėn – libėr qė e pa dritėn gjatė luftės nė Kosovė mė ’99 - dėgjohet jehona e armėve tė betejave homerike. Homeri njė mėsues i madh?

    KADARE: Rrėfimi im vjen nga ajo qė unė e quaj “objektivitet homerik”. Zemra e gjithė letėrsisė botėrore qė shkrihet nė Homerin. Lexuesi pėrpara tekstit homerik - lexuesi qė nuk ka informacione historike - nuk mund t’a kuptojė nėse Homeri ėshtė njė shkrimtar grek apo trojan. Nėse i’a lexojmė Iliadėn njė banori tė njė planeti tjetėr, duke e pyetur se cilės anė tė betejės i takon poeti, do tė pėrgjigjet se i ėshtė e pamundur ta dallojė.

    Si njė nip i largėt, si njė pasardhės i kėsaj tradite, jam munduar ta rrespektoj kėtė ligj: tė jem nė krijimtarinė time letrare neutral. E njėjta gjė vlen edhe pėr Shekspirin. Kur e shkruan Makbethin ėshtė plotėsisht objektiv, neutral e plot dhembshuri pėr tė. E gjithė kjo mė ka dhėnė njė ekuilibėr nė atė vėnd tė vėshtirė. Gjė, tepėr e vėshtirė. Gjėja e parė qė kritika komuniste vėzhgonte ishte i ashtuquajturi “neutralitet”. Gjėja e parė qė kėrkonte kritika komuniste para njė teksti ishte: “a ėshtė ky njė tekst neutral?”

    PYETJE: Tė kthehemi tek dyzetvjeqari i regjimit komunist nė Shqipėri, tek Enver Hoxha. Asgjė qė do tė mund tė shpėtohej?

    KADARE: Kėtu duhet tė jemi shumė tė qartė: absolutisht asgjė. Nėse ka bėrė ndonjė gjė pozitive ka qenė njė aksident. E gjithė veprimtaria e Hoxhės ėshtė absolutisht negative. E gjithė veprimtaria e komunistėve shqiptarė ėshtė kundėr natyrės dhe fatit historik tė vendit. Ta elaborojmė. Shqipėria si i gjithė Ballkani, me shumė vėshtirėsi del nga perandoria otomane.

    Perandori kobzezė qė e ndryshoi fatin e Shqipėrisė, Serbisė e Greqisė, duke i ndarė nga Europa duke i shtrėnguar tė jetojnė nė njė civilizim tė huaj, aziatik, musliman. Ky ėshtė thelbi i problemit: Shqipėria e ndarė nga Europa. Del nga perandoria, pastaj ka njė periudhė tė shkurtėr, mbretėria e mbretit Zog. Historia nuk e ka analizuar dhe gjykuar akoma sa duhet kėtė periudhė, por ėshtė hera e parė qė shteti shqiptar po konsolidohej. Periudhė e shkurtėr, fatkeqėsisht e ndėrprerė nga pushtimi italian.

    Pushtimi italian provokoi ndodhinė e komunizmit. Do tė kish qenė njė mbretėri e vogėl, pak karikaturė, pak egzotike, pak folklorike, pak groteske. Reaksionare, pak fashiste, filogjermane. Nė Shqipėri ka pasė njė farė lidhjeje, njė afėrsi e pashpallur, e heshtur me traditėn austriake dhe gjermane. Pushtimi italian provokon lindjen e komunistėve shqiptarė, aleatė tė komunistėve jugosllavė pastaj tė komunistėve rusė.

    Enver Hoxha e pėrshkon fatin tragjik tė Shqipėrisė: tė ishte e ndarė nga Europa, tė rrėshqiste drejtė lindjes. Nuk ka mė perandori otomane por sovjetike. Izolimi i Shqipėrisė nga Europa ėshtė krimi mė i madh i Enver Hoxhės. Izolimi i vendit nga kontinenti i tij ėshtė krimi i vėrtetė dhe Shqipėria e kishte pėsuar kėtė izolim pėr pesė shekuj!

    PYETJE: Ikja nga Europa dhe mbėrrijtja deri nė Kinė…

    KADARE: Pas sllavėve zgjodhėm Kinėn. Ishte njė ēnatyrėzim komplet, njė ēmenduri totale. Pastaj ngelėm vetėm “do tė hamė bar, por do tė jemi bastioni i fundit i marksizėm-leninizmit”. Shqipėria na del si mbrojtėse e komunizmit tė braktisur, tė tradhėtuar nga tė gjithė. Nuk ishte ēmenduri por llogari cinike e Hoxhės pėr tė qėndruar nė pushtet.

    PYETJE: Kush ishte Enver Hoxha?

    KADARE: Njė njeri pa principe: as komunist, as fashist as liberal, as konservator. Njė qė e donte pushtetin, i gatshėm pėr tu bėrė sheik, kardinal, mafioz ēfarėdoqoftė. Intektualisht formėsohet nė Francė ku ka studiuar. Liberal, konservator, sentimental, komunist, nė thelb njė cinik.

    Njė gjė pozitive e ka bėrė, ėshtė thyer me kampin socialist, nuk e bėri pėr Shqipėrinė por pėr veten e tij. Kur e pau se Hrushqovi pas kongresit tė XX° po i ndėrronte tė gjithė udhėheqėsit komunistė me udhėheqės liberalė u thye me Bashkimin Sovjetik. Pėr fatkeqėsinė shqiptare, Perėndimi nuk e pranoi Enver Hoxhėn. Ai ishte i gatshėm – po ju siguroj - tė bėhej shėrbėtor besnik i Perėndimit, lake i Perėndimit. Perėndimi nuk pranoi. Ky refuzim ngjalli tek ai njė urrejtje tė tmerrshme, por mė 1960-e di- ka dėrguar sinjale dhe mesazhe nė Perėndim: “Pranomėni. Keni pranuar Titon pėrse nuk po mė pranoni mua?”. E njifte plotėsisht frėngjishten e nė fjalimet e tij kishte citate nė latinisht, italisht, frėngjisht, spanjollisht, ishte shumė mė i gdhėndur se Titoja, nė aspektin fizik dhe nė tė sjellur…

    PYETJE: Ju, shkrimtari i Piramidės si i’a dolėt tė jetonit nėn regjimin komunist?

    KADARE: Mundohesh tė ikja dhe mė 1990 e braktisa Shqipėrinė akoma komuniste.

    PYETJE: Ē’raport kishit Ju me regjimin? Ju ishit njė shkrimtar i respektuar ?

    KADARE: Varet se ēfarė nėnkuptohet me “i rrespektuar ”. Ēuditeni me faktin se kam jetuar dhe punuar nėn diktaturė. Historia e njerėzimit ėshtė mė tepėr njė histori diktature se histori lirie. Shkrimtarėt e botės janė tė mėsuar me diktaturat. Nė regjimin stalinist ka pasur shkrimtarė tė mėdhenjė qė kanė jetuar dhe kanė mundur tė shkruajnė. Jo tė gjithė ishin tė persekutuar. Diktaturat bėjnė llogari cinike: Bulgakovi jetonte normalisht ndėrkaq Mandel’stam ka vdekur nė njė kamp pėrqėndrimi, Pasternaku u la i qetė deri me Doktor Zhivagon - por atėherė ishte tepėr vonė-,Mejerchol’d ėshtė pushkatuar. Situata nuk ėshtė bardh e zi. Nė diktaturė, pėr llogari cinike goditet kėndej - dhe po tė jesh liberal-andej, goditet pėr tė krijuar terror dhe llogaritet: “fitojmė ndonjė gjė po t’a dėnojmė kėtė shkrimtar?”

    PYETJE: Nė Shqipėri?

    KADARE: Hoxha bėri njė politikė diabolike, llogari diabolike. Ėshtė rasti i dy shkrimtarėve shumė tė njohur, Dhimitėr Pashko e Petro Marko, Secili prej tyre vuajti njė vit burg e pastaj u liruan sepse Hoxha e dinte se njė shkrimtar i njohur mund tė mbahej nėn vėzhgim por ama pėr ta dėnuar nuk ishte e lehtė. Lasgush Poradeci, poeti mė i madh i Shqipėrisė, vdekur dy vite mė parė, nė 40 vitet e diktaturės rrojti i izoluar, pa u dėnuar asnjėherė. Njė poet shumė i popullarizuar nė Shqipėri, njė prani do tė thosha legjendare, pėr kėtė do tė kenė menduar ta lėnė tė qetė.

    Edhe Fan Noli-jetonte nė Shtetet e Bashkuaradhe ėshtė e vėrtetė- nuk e kanė prekur asnjėherė. Unė do tė ishte dashur tė dėnohesha dyqind, treqind herė pėr gjėrat qė i kam bėrė dhe kishte poetė tė shkretė qė janė dėnuar pėr asgjė, pėr poezi nostalgjike,” vjeshta” pėr shembull. Hetoheshin dhe gjykoheshin vargjet “pėrse ka njė trishtim kėtu, pėrse thuani se retė janė tė trishtueshme?” Duhej ēmėndur fare. Ka pasur poetė qė janė pushkatuar pėr gjėra tė tilla.

    PYETJE: Po Ju si shpėtuat?

    KADARE: Nė tė vėrtetė nuk do tė ishte dashur tė isha fare i gjallė, apo krejtėsisht i ēnatyrėzuar-psiqikisht i sėmurė, fizikisht i shkatėrruar. Jam nė gjėndje normale dhe diktatura u shėmb qė pesėmbėdhjetė vite. Nuk kam shkruar libra pėr Perėndimin dhe libra pėr Shqipėrinė. Gjithė ajo qė kam shkruar ėshtė publikuar nė Perėndim. Atje dhe kėtu, tė njėjtit libra, tė njėjtat romane, nuk janė dy tipe letėrsie.

    PYETJE: Cila ishte teknika e tė mbijetuarit qė ju e definoni si “mizore dhe qesharake”?

    KADARE: Sekreti qėndronte nė tė moskuptuarit e diktaturės shumė seriozisht. Duhej marrė seriozisht letėrsia. Atėherė mund tė shpėtonit, nuk bėhen aventura, ka kontroll, nuk bihet nė kurthet e pėrditshme. Ka njė territor tjetėr qė duhet qėndruar besnikė. Nėse besohet nė letėrsi atėherė besohet nė ardhmėri, ka njė dimension tjetėr vetėdijeje, shkruhet pėr gjeneratėn vetanake dhe pėr gjeneratat e ardhshme, ka njė vetėdije morale superiore, ka pika referimi tė sigurta.

    Tė shkruash diēka, tė publikosh ndonjė gjė. Ėshtė njė gėzim i madh, njė shpėtim i madh, pėrfundohet njė pjesė e misionit, jeni tė vetėdijshėm se vepra do tė jetojė. Kjo tė jep njė gjakftohtėsi, njė vizion shumė tė qartė tė gjėrave. Pushteti-i rreptė, kriminal e qesharak sė bashku-nuk mund tė bėjė asgjė kundėr jush. Mund t’u shqetėsojė, tu fus nė burg, por nė fund tė fundit nuk mund t’u bėjė asgjė. Kur e publikoja ndonjė vepėr thoja “ e botova, pėrfundoi, ajo nuk vdes, tashmė ėshtė aty, nė mes tė kėsaj jete idioteske, nė mes tė propagandės mė idioteske tė botės”.

    PYETJE: Kur dhe si regjimi merrej me librat Tuaj?

    KADARE: Katėr romane dhe njė tregim i ndaluar. Sė pari tregimi Xhiroja e kafeve, njė tregim i gjatė i botuar nė vazhdime nė njė gazetė. I censuruar dhe i penguar qė tė dalė si libėr. Pastaj i’a behu suksesi me romanin tim tė parė Gjenerali i ushtrisė sė vdekur(1963), dhe pėr te asnjė kritikė. Pėrbindėshi(1965), qė ėshtė romani im i dytė, ishte ndaluar me akuzėn pėr “dekadencė”.

    Njė libėr rreth ankthit. Sepse nuk duhej tė kishte asnjė ankth edhe me tė gjitha arėsyet e mundshme.

    Romani i tretė Daullet e shiut kaloi. Censura mė e madhe qė kam pėsuar ka qenė pėr Pallatin e ėndrrave, njė vlerėsim negativ dhe me shumė zhurmė. Censura i’a mbėrrijti kur libri ishte tashmė i publikuar dhe akuza ishte e rėndė: aluzione kundėr regjimit. Botimi i parė tashmė ishte shitur-20.000 ekzemplarė. Censura dhe ndalimi patėn edhe dobinė e tyre. Me atė skandal askush nuk mund tė shtirej naiv, tashmė ky libėr edhe zyrtarisht ishte njė libėr kundėr regjimit. Dhe tė gjithė e rilexonin pėr tė gjetur kėto aluzione kundėr regjimit. Ėshtė njė libėr qė ka lojtur rol nė emancipimin e Shqipėrisė. Libėr tjetėr i ndaluar ėshtė njė roman i vogėl por i rėndėsishėm Nata me hėnė. Pastaj para se tė botohej u ndalua Koncert nė fund tė dimrit qė ėshtė pjesa e dytė e romanit Dimri i vetmisė sė madhe.

    PYETJE: Me gjithė censurėn mes Jush dhe regjimit nuk ka pasur njė konflikt tė hapur…?

    KADARE: Jam censuruar. Janė botuar dhjetėra artikuj nė shtypin komunist kundėr meje, por kurrė nuk mė kanė prekur. Tė gjithė e dinin se nė mes tė shkrimtarit dhe regjimit ekzistonte njė problem dhe ky problem ishte shumė i rėndė. Nuk ka mistere, as gjėra pak tė qarta, as qė duhet tė arėsyetohem pėr ndonjė gjė. Tė gjithė librat e mi janė publikuar, Gjenerali i ushtrisė sė vdekur u botua nė gjithė botėn, tė gjithė i kanė duartrokitur duke thėnė “ jemi para njė letėrsie tė madhe”. Ēfarė i duhet mė tepėr njė vendi obskurantist, komunist, stalinist, nga mė tė egrit nė Evropė? Shqiptarėt e kanė njė roman tė vlerėsuar si tė jashtėzakonshėm, dikush i’a doli t’a shkruajė edhe pėrkundėr tė gjithave, ēfarė duhet mė tepėr? Ēfarė ėshtė dashur tė bėja mė tepėr, tė hudhnja njė bombė mbi Enver Hoxhėn?

    Unė shkruaj letėrsi dhe nuk mundem tė bėjė gjėra tė tjera. Ishte njė burg, me librat tanė ushqyem shpirtėrisht ata qė jetonin nė kėtė burg. Kjo bukė e burgut, ky ushqim pėr mensat tona tė varfėra ishte i mirė edhe pėr ata qė jetonin nė botėn e lirė.

    PYETJE: A mund tė egzistojė njė bashkėjetesė nė mes tė letėrsisė dhe heshtjes nė fatkeqėsi…?

    KADARE: Shkrimtarėve qė kishin jetuar nėpėr vendet e lindjes u janė shtruar pyetje si: ”ah pėrse vazhdonit tė shkruanit, pėrse nuk e braktisnit letėrsinė?”,”si mund tė ishit shkrimtar nė njė vend nėn diktaturė”.

    Nėnkuptohet se do tė kish qenė mė mirė qė nė vende si kėto tė mos shkruhej letėrsi.

    Janė arguente tė njė mentaliteti kolonialist. Thuhet “mund tė jetohet pa letėrsi edhe gjysmė shekulli, nuk ndodhė asgjė!”, domethėnė “ ju mund tė jetoni pa letėrsi pėr gjysmė shekulli”.

    Ėshtė tipike pėr njė mentalitet kolonialist. Francezėve u jam pėrgjigjur: ”pėrse gjatė okupimit nazist teatrot tuaja ishin pėrplot, shtėpitė botuese punonin, shkrimtarėt botonin libra dhe askush nuk e shtronte pyetjen: pėrse tė vazhdohet me tė shkruar?” Dhe ishte kohė e pandershmėrisė, e turpit. Ne nė fund tė fundit nuk ishim tė pushtuar, kishim njė fatkeqėsi kombėtare. E shohė si jofisnike zellin, shtirjen bamirėse tė “pėrse keni vazhduar tė shkruanit nė njė vėnd tė vėshtirė?”.

    PYETJE: T’u kthehemi librave. Ura me tri harqe, Kush e solli Doruntinėn etj. Ju peshkoni me tė dyja duart nė letėrsinė gojore shqipe, nė legjendat e kėsaj toke. Ėshtė ashtu?

    KADARE: Letėrsia gojore e Shqipėrisė ėshtė e njėjtė me tė gjitha vendet ballkanike. Por Shqipėria rezervon gjithnjė njė optikė paksa ekzotike. Pėr shembull nė jetėn time asnjėherė nuk kam parė rapsodė, kėngėtar tė legjendave gojore, por tė gjithė mendojnė se Shqipėria ėshtė pėrplot me rapsodė. Natyrisht ėshtė njė vėnd nė tė cilin qarkullojnė shumė legjenda, por vėrtetė kjo ndodhė nė tė gjitha vendet ballkanike pa ndonjė dallim. Nė Greqi takojmė pak a shumė tė njėjtat legjenda. Janė njė trashėgimi e pėrbashkėt e ballkanasve, si ajo tek Ura me tri harqe. Personazhi i Doruntinės ėshtė trajtuar nė gjithė letėrsinė ballkanike.

    PYETJE: Njė traditė gojore, njė letėrsi e shkruar…

    KADARE: …qė ka njohur njė zhvillim pak a shumė normal. Letėrsia shqipe pėr tre shekuj ishte dygjuhėsore, shkruhej nė shqipe dhe latinisht, ka njė prani tė priftėrinjėve shkrimtarė qė kanė edhe funksione diplomatike. Pėrmes kėtyre raporteve pėrhapet nė gjithė Europėn njė farė lloji i letėrsisė nė latinisht dhe shqip. Janė memorialistėt, filozofėt, ndonjėherė poetėt, udhėtarėt qė kanė shkruar e publikuar nė tė dyja gjuhėt. Poeti ynė mė i madh jetonte nė Itali, Jeronim de Rada, arbėresh i Italisė. Para dy shekujve botoi librin e tij tė parė. Ka njė traditė latrare, jo gojore, jo ekzotike.

    PYETJE: Por Juve u ka tėrhequr gjithmonė dhe fort miti, legjenda apo jo?

    KADARE: Mė tėrheqė ana e legjendės nė letėrsi pėr dy arėsye. Para se tė gjithash i afrohem antikitetit. Shqipėria ėshtė njė vend qė kufizohet me Greqinė dhe ka qenė i rrezatuar nga letėrsia greke. Atdheu i i tė gjithė neve poetėve ėshtė aty, ndonja 20 kilometra nga Gjirokastra, qyteti im i lindjes. Greqia ėshtė aty afėr. Nė fund legjenda, miti, kanė qenė njė mėnyrė e mrekullueshme, e jashtėzakonshme pėr t’u shkėputur nga realiteti shqiptar, pėr tė mos e shkruar romanin e heroit socialist tė punės, pėr t’iu shmangur riteve publike dhe mitingjeve. Ishte shumė mė me levėrdi tė thellohej misteri i Doruntinės se sa tė shkruash pėr fatin historik tė komunizmit, tė jesh delegat nė kongresin e partisė, tė flasėsh pėr heronjtė pozitivė, pėr njeriun e ri dhe budallallėqe tė ngjashme tė letėrsisė komuniste.

    PYETJE: Arkaikja, ėshtė misteri, paganja e Shqipėrisė?

    KADARE: Po, Shqipėria ėshtė koncentrat i tė gjitha mistereve dhe arkaizmave nė Ballkan. Nė male, ka kode tė vjetra, gjėra autoktone, traditė, zakone qė vijnė nga lashtėsia. Kanuni, ky kod i gjakmarrjes, ēmimi i gjakut etj. Por edhe kjo nuk ėshtė vetėm tipike shqiptare, ėshtė tipike ballkanike dhe e vjetėr. I kam studiuar lidhjet nė mes tė tragjedisė antike dhe kodit arkaik shqiptar. Orestiada, tragjedia qė nė epiqendėr ka hakmarrjen klasike-si tė shpaguhet me gjak, babai qė hakmerret pėr tė birin dhe i biri pėr babain etj.- ka ngjashmėri me kodin antik - kanunin.
    “Pagan” apo siē them unė “antik” ėshtė e njėjta gjė. Ka marrėdhėnje tė thella, thellėsia e Ballkanit ka lidhje e rrėnjė me bazat e kulturės klasike.

    PYETJE: T’u kthehemi kohėrave tona. Gjatė luftės nė Kosovė Ju shkruat Tri kėngė zie pėr Kosovėn. Nė fushėn e mėllenjave fantazma e Sulltan Muratit i vrarė nė betejėn e Kosovės mė 1939 kthehet e i flet sė tashmes. Flet njė otoman nė momentin e tragjedisė shqiptare…

    KADARE: Kur bėhet letėrsi, ligji mė i mirė ėshtė ligji i letėrsisė, letėrsia nuk ka si mision rregullimin e gjėrave nė botė. Jam nisur nga bukuria e letėrsisė dhe njė zė i brendshėm mė tha se kur fantazma e Muratit flet duhet tė flasė kėshtu. Nuk mė intereson fare “mesazhi”, por ka njė mesazh tė vetėdijshėm, qė nuk ėshtė nė kundėrshtim me ligjin e letėrsisė, e qė ėshtė ai pėr miqėsinė e popujve tė Ballkanit. Atje bashkėrisht jetojmė dhe sė bashku ndodhemi nėn tė njėjtėn fatkeqėsi qė ka rėnė mbi kokat tona. Kemi pėsuar kėtė katrahure sė bashku dhe duhet tė dalim sė bashku.

    Sulltan Murati ėshtė njė i huaj dhe thotė “ju jeni tė mallkuar”. E pranoj kėtė mallkim por them se jemi tė mallkuar nėse nuk bėhemi miq”. Edhe njė herė jam dakord me njė fantazmė, ate tė Muratit. E kam publikuar kėtė libėr mu nė flakėn e konfliktit nė Kosovė dhe dikush mė ka akuzuar pėr nacionalizėm por nuk besoj tė ketė nė ato faqe urrejtje tė njėrės anė ndaj tjetrės. Serbėt, bullgarėt, shqiptarėt, turqit, bizantinėt, jam munduar ti pranojė tė gjithė. Tė gjithė veprojnė nė njė teatėr tragjik, askush nuk ka tė drejtė tė gjykojė. Mesazhi ėshtė i qartė, nuk ka nėnkuptime, dinakėri, ekuivoke. Nuk e mbaj anėn shqiptare kundėr serbėve as tė vllehėve kundėr bullgarėve e edhe turqit janė trajtuar aty si protagonistė tė njė fati tragjik.

    PYETJE: Ballkani nė gjak, gjithmonė luftėra?

    KADARE: Kur ndodhem nė Ballkan i kritikojė kėta popuj, kur ndodhem jashtė i mbrojė. I njohė tė gjitha defektet e ballkanasve, i di tė gjitha tė kėqijat qė i kanė bėrė, tė gjitha idiotėsitė e tyre, ēmenduritė e tyre. Ēmendia ėshtė karakteristikė e Ballkanit. Por nuk jam dakord me pėrēmimin sistematik objekt i tė cilit janė. Ballkanasit janė nė gjėndje tė bėjnė ē’do prapėsi por edhe gjėra shumė fisnike. Nuk ėshtė vetėm retorikė por realitet. Janė pjesė e Europės.

    Mė 1997 kur Shqipėria ndodhej nė anarki tė plotė, tashmė e pėrbetuar nė vetėvrasje, nė mėnyrė barbare-ballkanike tipike, diskutohej shumė nė Francė nė do tė duhej intervenuar ushtarakisht nė Shqipėri, tė dėrgohej njė forcė paqeje. Kam qenė dakord me kėtė intervenim dhe i sigurtė me ndonjė pėrjashtim –se shqiptarėt do tė kishin pranuar. Pa pėrjashtime nacionaliste e rrėshqitje drejtė luftarakes. Gjysma e popullatės ahere ishte e armatosur, intervenim pati dhe nuk ndodhėn incidente. Shqiptarėt patėn nevojė atėherė pėr intervenimin e kontinentit-mėmė.

    PYETJE: Kontinent mėmė? Europa para se tė gjithash njerkė. Nėse ka ndonjė popull tė pėrgojuar atėherė ėshtė ai shqiptar!

    KADARE: Natyrisht ėshtė e lehtė tė montohen gabime dhe budallallėqe tė shumė individėve pėr tė nxjerrė njė portret negativ, katastrofik pėr njė popull. I njoh tė gjitha defektet e shqiptarėve, mafia shqiptare duhet luftuar pa mėshirė, duhen arrestuar tregėtarėt e prostitutave, por nuk besoj se sot mafia europiane udhėhiqet nga mafia shqiptare. Nuk e kanė me siguri monopolin e krimit por kėshtu flitet vetėm pėr mafian shqiptare. E mafia serbe? Familja mė e madhe mafioze nė Ballkan ishte familja e Millosheviqit!

    PYETJE: Europa, Italia para se tė gjithash. Ta pėrfundojmė takimin me raportin kompleks shqiptaro-italian…

    KADARE: Shqiptarėt nuk e meritojnė aspak pėrēmimin e pėrgjithėsuar tė italianėve. Asnjė popull nuk e meriton e nė veqanti nuk e meritojnė shqiptarėt. Pėr katėr vite Italia e Shqipėria ishin njė vend i vetėm. Shqipėria bėnte pjesė nė mbretėrinė italiane, titulli zyrtar i mbretit italian ishte “Vittorio Emanuele i III-tė, mbret i Italisė e Shqipėrisė, imperator i Etiopisė”. Pėr kėtė tė kaluar historike Italia ėshtė e obliguar moralisht - sipas parimit universal - tė ketė pėrkujdesje dhe kujdes tė veqantė ndaj Shqipėrisė. Ka qenė njė territor i saj dhe ka qenė objekt i dhunės sė saj.

    Por pas luftės sė dytė botėrore Italia indiferencėn e madhe e ka shėndėrruar nė profesion. Gjatė regjimit komunist, Italia i dinte mirė tė gjitha sepse kishte njė ambasadė nė Tiranė, se shqiptarėt po e ndiqnin televizionin italain. Pėr dyzet vite nuk kanė bėrė njė program tė vetėm, njė emision pėr t’ia dėrguar direkt kėtij populli qė jetonte pak kilometra mė tutje. Njė sinjal qė do ta gjallėronte shpresėn. Asgjė. Asnjė program politik, ekonomik apo kulturor. Nė buletinet meteorologjike thuhej “koha e keqe po zhvendoset drejtė Jugosllavisė, drejtė Ballkanit” nuk shqiptohej kurrė fjala ”Shqipėri”.

    Kjo injorancė e qėllimtė i ka plagosur shqiptarėt dhe i ka dhėnė njė armė tė tmerrshme diktaturės: “ja shikoni, Perėndimi nuk mund as ta paramendojė idenė tė na ketė pėrballė”.

    E djathta italiane thoshte “ėshtė njė vend komunist” dhe e majta “ėshtė njė vend i armiqėsuar me BRSS-nė”. Cinizėm i sė djathtės dhe servilizėm i sė majtės ndaj BRSS-sė. Ishte njė izolim i plotė. Pas rėnjes sė komunizmit pati tė njėjtėn indiferencė. Edhe gjatė luftės nė Kosovė, Italia privilegjoi Serbinė duke e ditur mirė se idea mbi “Shqipėrinė e Madhe” ishte njė pėrgjegjėsi e saj. Natyrisht, njė ide e fashizmit, por pjellė e kulturės italiane. Megjithėate Italia ka lidhje tė stėrlashta me Shqipėrinė. Nė perandorinė romane, nė mesjetė e deri tek okupimi turk shkėmbimet kanė qenė tė vazhdueshme. Republika e Venedikut pati mbrojtur tokat shqiptare. Ka njė qėndrim fisnik tė shqiptarėve ndaj italianėve, njėfarė hapjeje shpirtėrore, nė pritje. Nga ana tjetėr gjithmonė pėrēmim.

    Shqiptarėt nuk janė tė largėt si tunizianėt, libiasit, janė tė njohur pėr italianėt sepse banojnė me shekuj tė tėrė nė tokat italiane, kanė gjetur strehim nė Itali, bėjnė pjesė nė historinė italiane, njė milion italianė e kanė bėrė luftėn nė Shqipėri dhe kundėr Shqipėrisė, me qindra e qindra edhe janė martuar. Sot shkėmbimet janė edhe mė tė mėdha. Nuk mund tė kihet njė vend pėrpara e tė thuhet se nuk e njoh.

    PYETJE: Z.Kadare sė fundi edhe ndonjė fjalė rreth ngjarjeve tė fundit nė Kosovė…

    KADARE: Jam plotėsisht kundėr asaj qė po bėjnė shqiptarėt nė Kosovė. Nuk digjen kishat, nuk digjen shtėpitė. Serbėt tash janė vėrtetė njė minoritet i vogėl nė Kosovė, ndonėse atdheu i tyre Serbia ėshtė nėna e provokimeve. Por shqiptarėt nuk duhet tė bijnė nė provokime. Pėrndryshe ka pesė vite qė vendi ndodhet nėn kontrollin e NATO-s e asnjė politikė e qartė nuk po shihet gjėkundi. Janė pesė vite pasigurish tė cilat bėnė qė lideri nė tė cilin unė kam besim - Ibrahim Rugova - ka pėsuar njė izolim progresiv.

    Kjo intervistė ėshtė botuar pėr herė tė parė nė www. trepca.net
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  12. #12
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    nuk e di nese dikush i ka hedhur ne forum Kriteret qe duhen plotesuar per cmimin Nobel. Nese po, ku jane hedhur ... nese jo... a mund t'i hedhe dikush.
    flm, macia
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  13. #13
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Sipas Nobel. org:

    Tė drejtat pėr tė propozuar Ēmimin Nobėl nė Literature, bazuar nė principin e kompetencės dhe univerislitetit, sipas statutit do ti gėzojnė:

    1. Antarėt e Akademisė Suedeze dhe akademive tė tjera, institucioneve dhe shoqėrive qė janė tė ngjashme nė ndėrtim dhe qėllim;
    2. Profesorėt e literaturės dhe gjuhėsisė nė universitete dhe kolegjet e universiteteve;
    3. Fituesit e mėparshėm e Ēmimit Nobėl nė Literaturė
    4. Presidentėt e atyre shoqėrive tė autorėve qė janė pėrfaqsues tė prodhimeve letrare nė vendet e tyre respektive.


    Shkruhet se shkojnė rreth 200 propozime, qė selektohen deri nė 20 dhe para pushimeve tė verės nė mė pak se 5 kandidatė. Ma merr mendja librat e kėtyre tė pestėve akademikėt i lexojnė gjatė verės.
    Fituesi duhet tė marrė mė shumė se gjysmėn e votave.
    wrong verb

  14. #14
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    DD, edhe nje here faleminderit. Dua ende informacion. Pra ti me ke ndihmuar te mesoj se kush ka te drejta per te propuzuar kandidatet. Ndersa do te doja te dija, kandidatet c'kritere duhet te plotesojne qe te kandidojne dhe me tej , po fituesi... ckritere shtese ploteson per t''u bere laurant.

    Pse jam kaq e interesuar? Sepse kam lexuar diku nje lutje qe eshte kthyerne replike , se mos marrja e cmimit nobel eshte per faj te atyre shqiptareve qe i kane shkruar kesaj jurie. Dhe se dikush ben thirrje te ngrihet krejt kombi shqiptare e tu shkruaje jurise nga nje ose dy deri edhe tre letra per shoq , mjaft qe ta ndihmojme kadarene.Kjo me duket naivitet. Por qe te mos i them naiv lutesit ose thirresit, do te me dukej me e dobishme ti gjeja kriteret qe duhet te plotesoje kandidati dhe fituesi i ketij konkursi. Dhe qe besoj se kete kritere (qe po kerkoj) nuk besoj te jete edhe kriteri shtese. (letrat e bashkekombasve , lexuesve ...etj etj te bejne nobelist)
    Per me teper qe une mendoj se shkrimtarin e mire nuk e ben te famshem e te madh vetem cmimi Nobel... ketu ja vlen te permendesh vetem nje emer (ose nje liste mjaft te gjate) ......................

    Pastaj nuk e di pse jam kaq e llastuar dhe shumicen e gjerave qe me duhet te kerkoj , i kerkoj se pari ne forum e nga forumistet.
    Marrja e cmimit Nobel nga Kadareja nuk i sjell asnje dem shqiptareve (atyre shqiptareve qe supozohet se jane kundra e se i paskan shkruar kesaj organizate e kesaj "jurie" qe te mos e marre)dhe shqiperise, per me tej eshte me shume ne dobi te te gjitheve se te vet Kadarese. Pastaj kush rri e pret e kush e parashikon se kur shqiperia (letersia shqiptare)do te kete edhe nje kandidat tjeter peros ketij qe kemi, pa mohuar se ka edhe shkrimtare te tjere shqiptare qe shkruajne dhe meritojne vemendje...
    ...
    Kriteret pra qe duhet te plotesoje nje shkrimtare per tu bere kandidat dhe kriteret qe duhet te plotesoje ky kandidat per te fituar cmimin. (???)
    Respekte macia
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  15. #15
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    macia_blu, pėr thelbin e asaj qė kėrkon nėse gjej diēka do ta postoj.

    Pėr tė tjerat, qė i kam lexuar nė ndėrrjet, mu kujtuan Vullnetarėt e Enverit, e prit kur ta shikosh ndonjė ditė bustin mbi ndonjė tezgė nga ato qė mbanin kubikėt e misrit nė rrugėt e Stokolmit.

    Gjėja mė e madhe qė mund tė bėjė njė shqiptar ėshtė tė shkojė nė librari a online, nė s'e dinė ku bien ato, e tė blejnė librat e shkrimtarit tė tyre.

    Krjimitaria ėshtė individuale, dhe vlerėsimi mbetet po tek secili individ, ndryshe i thonė tufėzim.

    Po jap njė kriter pėr Shqipėrinė. Tė bėhet rregull qė Fituesi i Pendės sė Artė, (Kadare, Kongoli) ti propozohet Akademisė Suedeze pėr Nobel. Kjo kėrkon qė konkursi tė mos bėhet nga Ministria (tė paguhet-po) por tė bėhet nga Akademitė tona, Lidhja e Shkrimtarėve, Shoqata e Botuesve, Fakultetet e Gjuhė letėrsisė, nė njė kombinim qė ju pėrshtatet. E askush nuk i pengon kėta tė bėjnė propozime ndėrkohė.

    E kam mendjen top se kur arrin puna tek ata tė pestėt akademikėt mė shumė se ē'vlerėsojnė kėnaqsinė qė ju jep leximi i secilit nuk pėrfillin asgjė tjetėr. E nėse ata kanė lexuar mė tė mirėn e Kadaresė 30 vjet pėrpara, pa i dhėnė ai njė libėr tė ri nė atė nivel gjithė tė tjerėt i bien daulles sa pėr tu dėgjuar.
    wrong verb

  16. #16
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    He per he anglisht qe aty ku e lashe nja dy postime me lart:

    Suggestions for prize winners are to reach the Nobel Committee before 1 February to be taken into account for the year’s prize. A nomination should be accompanied by a motivation, although this is not obligatory. Nominations are subject to complete secrecy.

    In its work in choosing a Nobel Prize winner the Swedish Academy is assisted by a Nobel Committee comprising four to five Academy members, elected for three-year periods. The Committee’s task is to prepare discussions on candidates by registering, collecting and presenting nominations, to commission various studies, and finally for each of the committee members to issue a recommendation to the Academy in advance of the decision on a winner.

    To stimulate nominations, the Nobel Committee usually sends letters each autumn to 600 to 700 addresses (both people and organisations) within the authorised groups, asking for nominations for next year’s prize.

    About 350 suggestions arrive each year. The same names often occur in several nominating letters and the number of persons nominated is usually about 200. Since nominations have to be renewed every year to be valid, it often happens that the same names are put forward time after time, until the nominee either wins the prize or dies or the sponsors give up.

    When a nomination arrives, the first task for the Committee is to assess whether it has come from an authorised source. If not, it is put to one side and ignored. The approved nominations are made into a list that is presented to the Academy in early February. When the Academy has approved the suggestion list, it goes back to the Nobel Committee.

    Many of the names on the list are eliminated at an early stage. Reasons for this vary. Some of the nominees are scientific writers whose works did not meet the demand for literary value, others may be authors of belles-lettres but do not possess the necessary quality, while even others may have been nominated for reasons other than literary (political, ideological, nationalistic, etc.).

    The candidates remaining after this gleaning are subjected to further study. If someone’s work is not familiar enough for the Academy, an expert assessment can be commissioned by the Nobel Committee. If a candidate writes in a language inaccessible for Academy members, and no adequate translations exist, special translations can be ordered.

    The results of the Committee’s work are presented to the Academy in April, in the form of a preliminary list of candidates, generally comprising 15 to 20 names.

    When the Academy has approved the preliminary list, it goes back to the Nobel Committee again, and at the end of May, the Committee delivers a definitive list of priority candidates. The list is of five names as a rule and the Academy is free to make changes and additions. The Academy’s last task for the spring term’s Nobel Prize work is to approve the definitive list of candidates.

    During the summer, Academy members are to read from the production of the remaining five candidates - if they have not already done so: many of the more prominent names recur on the definitive list year after year, in which case it will suffice to see whether in the intervening period they have published work which either strengthens or weakens their case. Each Nobel Committee member has also to prepare an individual report to be presented to the Academy at the first meeting of the autumn term.

    When the Academy reconvenes after the summer holidays, the members must have done their homework. The first meeting of the autumn is held in mid-September, and since the decision on the year’s winner is currently made in early or mid-October, there are only a few weeks to confer and reach a decision. For the choice of a prize winner to be valid, a candidate must receive more than half of the votes cast.
    wrong verb

  17. #17
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Terthorazi:
    Jane 5 antare te zgjedhur per 3 vjet qe perbejne nje komitet qe regjistron dhe seleksionon propozimet, paguan per studime rreth tyre, dhe secili ben nje rekomandim paraprak.
    Komiteti vete dergon 600-700 letra tek njeres dhe organizata qe kane te drejte nominimi.
    I kthehen rreth 350 me rreth 200 emra. Komiteti skualifikon shkrimet qe anojne nga shkencore, pa cilesine e duhur, dhe ato te bera per nje arsye tjeter pervec artistikes (nacionaliste, politike, ideologjike).
    Nese punet nuk ju njihen caktohen eksperte, nese nuk ka vepra te perkthyera ju perkthehen – keshtu shkohet deri tek 20 autore.

    Akademia e miraton kete liste dhe serish komiteti jep prioritaret (pese), per te cilet academia serish miraton heq ose shton.
    Akademiket lexojne gjate veres, nderkohe antaret e komitetit secili pergatit nje raport individual per autoret.

    E qe ta mbyll motoja eshte TALENT DHE SHIJE.
    wrong verb

  18. #18
    une jam
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Postime
    290

    Ismail Kadare fiton ēmimin "Man Booker International"

    Albanian wins first world Booker

    Albanian wins first world Booker

    Ismail Kadare's most recent novel is Spring Flowers, Spring Frost

    Albanian novelist Ismail Kadare has won the inaugural Man Booker International Prize, beating British authors Muriel Spark, Doris Lessing and Ian McEwan.
    The writer, who has lived in France since 1990, will receive £60,000 at a ceremony in Edinburgh on 27 June.

    Professor John Carey, chair of the judging panel, called Mr Kadare "a universal writer in the tradition of storytelling that goes back to Homer".

    Mr Kadare said he was "deeply honoured" to win the prize.

    "I am a writer from the Balkan Fringe, a part of Europe which has long been notorious exclusively for news of human wickedness," he said.

    "My firm hope is that European and world opinion may henceforth realise this region... can also give rise to other kinds of news and be the home of other kinds of achievement in the field of the arts, literature and civilisation.

    "I would like to take the prize as confirmation that my confidence and my hopes have not been misplaced."

    As part of the prize, which is given to an author's body of work rather than one single title, Mr Kadare will be able to select a translator to receive an additional sum of £15,000.

    Asylum

    Born in 1936 in the mountain town of Gjirokaster, Ismail Kadare is Albania's best known poet and novelist.

    But he has not lived in the Balkan country for 15 years after France granted him political asylum in 1990.

    He published his first novel, The General of the Dead Army, in 1963 and has since been published in more than 40 countries.

    The International Booker, awarded every two years to a living author, was conceived in response to criticisms that the Booker Prize is only open to British and Commonwealth authors.

    Of the 18-strong shortlist announced in February, only Ian McEwan and Margaret Atwood had previously won the main Booker Prize.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga rudo : 02-06-2005 mė 16:50

  19. #19
    Urime Kadarese per arritjet qe i ka dhene vetes, Letersise Shqiptare dhe Letersise Boterore!
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  20. #20
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga rudo

    Professor John Carey, chair of the judging panel, called Mr Kadare "a universal writer in the tradition of storytelling that goes back to Homer".

    "I am a writer from the Balkan Fringe, a part of Europe which has long been notorious exclusively for news of human wickedness," he said.

    "My firm hope is that European and world opinion may henceforth realise this region... can also give rise to other kinds of news and be the home of other kinds of achievement in the field of the arts, literature and civilisation.

    "I would like to take the prize as confirmation that my confidence and my hopes have not been misplaced."
    Urime nga zemra z. Kadare! Lajme te tilla, dhe pse te rralla, mbajne gjalle shpresen per Shqiperine, per Ballkanin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 02-06-2005 mė 17:17

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-10-2011, 14:03
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Historia fetare pėrmes historisė dramatike (nga Ismail Kadare)
    Nga macia_blu nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 12:15
  5. Kadare, i madh apo i famshem?
    Nga macia_blu nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 166
    Postimi i Fundit: 06-05-2003, 23:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •