Close
Faqja 1 prej 5 123 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 91
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941

    11 marsi 1981, demostrata në Kosovë

    11 marsi i vitit 1981 shënoi epokën e rikthimit të shqiptarëve në identitet të mirëfilltë kombëtar

    Nga Ahmet Qeriqi


    Demonstratat gjithëpopullore të Marsit dhe Prillit të viti 1981, shënuan kthesën vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish-RSFJ. Kërkesa për krijimin e një republike të shqiptarëve në Jugosllavi, shtrohej si nevojë strategjike e kohës, për të ruajtur identitetin kombëtar të shqiptarëve dhe për të krijuar parakushte për shkëputje nga Jugosllavia, që ishte bërë një burg i madh i popujve të Ballkanit.
    Zhvillimet që pasuan më 26 mars të po atij viti, kur njësitë speciale të Jugosllavisë, me lejen me aprovimin e regjentëve besnikë të regjimit të Beogradit si: Azem vllasi, Mahmut Bakalli, Ali Shukriu, Mehmet Cikuli- Maliqi e të tjerë, sulmuan brutalisht demonstruesit duke vrarë dhe duke përgjakur qindra prej tyre, intervenimi i tillë brutal, nxori në sipërfaqe fytyrën e vërtetë të fashizmit jugosllav dhe atyre shqipfolësve bastardë, të cilët i shërbenin asaj politike shoviniste antishqiptare. Revolta gjithë popullore, që pasoi më 2 dhe 3 prill, ia çjerri përfundimisht maskën politikës së ”barazisë së kombeve dhe kombësive të Jugosllavisë”. Shtypi perëndimor dhe ai i Tiranës zyrtare konstatonin se në Kosovë kishte ndodhur njëra ndër gjakderdhjet më të pashembullta në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore.
    Kryesia e Jugosllavisë okupatore kishte shpallur gjendjen e shtetrrethimit. Qenë vendosur qindra postblloqe policore dhe ushtarake në tërë Kosovën. U vranë dhe u plagosën rëndë qindra demonstrues, u arrestuan rreth 5000 shqiptarë liridashës. Klasa politike projugosllave në krye me komunistët titistë filloi zbatimin e platformës për “çrrënjosjen e kundërrevolucionit”, të cilën me besnikëri skllave po e zbatonin: Azem Vllasi, Ali Shukriu, Mahmut Bakalli, Mehmet Maliqi, Kolë Shiroka, Fadil Hoxha, Xhavit Nimani dhe tërë një klasë politikanësh, që bënin përpjekje të panatyrshme ta përzienin gjakun e shqiptarëve me gjakun sllav, ashtu sikurse kishin përzier shumica e tyre edhe martesat me serbe, malazeze, etj.
    Kryengritja gjithëpopullore e marsit dhe prillit e vitit 1981 shënon një epokë vendimtare në historinë më të re të popullit shqiptar, pavarësisht se kjo ngjarje nuk e ka gjetur vendin e merituar në tekstet ende gjysmake të historisë sonë. Prej asaj kohe kishte filluar ndarja e madhe dhe diferencimi historik i dy klasave shoqërore, kundërshtare. Klasa projugosllave që pranonte jugosllavizmin dhe asimilimin e qetë të shqiptarëve, duke i trajtuar ata si “kosovari”, dhe lëvizja ilegale çlirimtare, e cila çoi më në fund edhe në luftën e armatosur të UÇK-së, për t’ u çliruar nga robëria shekullore jugosllave.
    Në këtë aspekt marsi dhe prilli i vitit 1981 shënojnë njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë. Po të mos ndodhte ajo që ndodhi asokohe, shqiptarët sot do të jetonin ashtu sikur se jetojnë hungarezët në Vojvodinë, myslimanët në Sanxhak, apo vllahet në krahinën e Timokut në Serbi. Mirëpo në kushte dhe rrethana të caktuara lëvizja nacionaliste shqiptare, e përkrahur fuqimisht edhe nga Tirana zyrtare, arriti të konsolidojë idealin e lirisë, arriti ta mbajë gjallë atë dhe në rrugën e gjatë e të mundimshme të historisë, arriti të realizojë me sukses tri luftëra çlirimtare, të cilat u përkrahën nga mbarë shqiptarët atdhedashës dhe nga forcat përparimtare botërore.

    Titistët, projugosllavët dhe oportunistët edhe 25 vjet më pas mundohen ta fshehin të vërtetën për kryengritjen shqiptare të vitit 1981

    Duhet pranuar faktin se jeta e përbashkët e shqiptarëve me serbë dhe kombet e tjera të Jugosllavisë deri në vitin 1981, kishte dhënë shumë rezultate në afrimin e popujve, por jo në afrimin mbi principe të barazisë, por mbi shembullin e skllavit të nënshtruar ndaj padronit. Në Jugosllavinë e atëhershme shqiptarë të ndershëm, “poshteni shiptari” konsideroheshin vetëm ata që e donin pa lajka Jugosllavinë, si atdheun e tyre, ata që martoheshin me serbe, ata që rezervoheshin të flisnin shqip sapo futej në mesin e tyre një serb, dhe ata shqiptarë trutharë që nuk kishin as edhe ndjenjën më elementare të dashurisë për kombin e atdheun. Dhe, mjerisht, duhet pranuar faktin se të tillë në mesin e turmave të paarsimuara shqiptare pati me shumicë, ashtu sikurse pati me bollëk edhe nga ata që u shkolluan në Beograd, dhe prej andej sollën në Kosovë shumë nipa dhe mbesa të Serbisë. Mbi këtë shtresë të turmave shqiptare ngrihej klasa politike jugosllave, e cila kishte pranuar rezignatën tragjike të asimilimit të ngadalshëm, meqë arrinte të mbijetonte ekonomikisht dhe arrinte të vilte favore të shumta dobiprurëse duke u bërë pjesë e politikës jugosllave antishqiptare. Krijimi me sukses i një hibridi të tillë të çoroditur, çonte pa kthyeshëm në idenë e jugosllavizimit të shqiptarëve dhe të popujve të tjerë të federatës, e cila ishte përhapur sidomos në vitet 70 dhe 80 të shekullit të kaluar.
    Është e natyrshme se periudha e tillë e rrojtjes bashkë, periudha mushke e bashkim vëllazërimit të shqiptarëve me serbë, periudha e fillimit të një ngjizjeje të panatyrshme, mes dy popujve që kishin të përbashkët vetëm armiqësinë 13 shekullore, jepte rezultate të caktuara, ashtu sikurse kishte dhënë edhe në kohën e Romës, kur qenë romanizuar shumë popuj të Ballkanit, por edhe në kohën e Perandorisë Otomane kur u turqizuan po ashtu një pjesë e madhe e popujve të Ballkanit.
    Mirëpo, në kushte dhe rrethana të zhvillimit shoqëror, arsimor, politik dhe ekonomik në Evropën e asaj kohe, në kohën e ndarjes së botës në dy blloqe të mëdha politike kundërshtare, proceset historike do të zhvilloheshin në akord me kohën, dhe nuk mund të ndodhte ndonjë asimilim i dhunshëm, apo ndonjë shfarosje kolektive e shqiptarëve, sikur më vonë pretendoi ta zbatonte regjimi i Milosheviqit.
    Viti 1981, grushtin më të fortë ia dha idesë së jugosllavizimit të shqiptarëve dhe kjo është merita më e madhe historike që ndodhi në atë kohë, sepse filloi rruga e vetëdijesimit për liri, barazi dhe vetëvendosje të shqiptarëve. të cilët padrejtësisht dhe me bekimin e qarqeve politike evropiane kishin mbetur të okupuara nga Jugosllavia. Këtë ide e përforconte edhe procesi i diferencimit ideopolitik, proces të cilin e zbatonte me përpikëri klasa titiste-rankoviqiste shqipfolëse e Kosovës. Ishin këta partiakët e të gjitha niveleve nga LKJ, LSPPJ, LRJ, LANÇ, pastaj prokurorët, gjykatësit, porotët, milicët, sigurimi i shtetit i identifikuar si UDB si dhe një klasë e tërë denoncuesish, të cilët për shërbimet e tyre kundër nacionalistëve dhe irredentistëve shqiptarë shpërbleheshin në shumë aspekte. Të rralla kanë qenë shtëpitë e shqiptarëve të trojeve të robëruara të atdheut asokohe ku nuk kishte të paktën një denoncues shqipfolës. Ky është një fakt i palavdishëm por mjerisht është një fakt historik, sepse të gjitha grupet ilegale, e tërë veprimtaria antijugosllave është zbuluar nga shqipfolësit, nga ata që ishin shumicë, sepse popullata serbe gjithnjë ka qenë pakicë në Kosovë dhe nuk ka arritur të shënojë ndonjë rezultat në këtë drejtim. Nuk kishte fshat në Kosovë, apo bashki në qytete, ku nuk njiheshin ata që bashkëpunonin me UDB-në, sepse ky bashkëpunim bëhej madje krejt hapur. Në çdo aksion për të shpartalluar shqiptarët liridashës kanë marrë pjesë milicët shqiptarë, ndërsa aksionet janë drejtuar nga policët serbë të UDB-së. Edhe në aksionin gjakatar kundër familjes së Tahir dhe Nebih Mehës në Prekaz, më 13 maj të vitit 1981, në ballë të forcave të rrethimit kanë qenë milicët shqiptarë. Të tillët, në mars dhe prill të vitit 1981, kanë vrarë dhjetëra demonstrues në Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë, Vushtri, Mitrovicë, Drenas e gjetkë. Nga milicët e tillë të Mehmet Maliqit, të Azem Vllasit e Rrahman Morinës janë vrarë në rrethim Nuhi Berisha, Rexhep Mala, Bedri Sokoli, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Ismet Krasniqi e dhjetëra të tjerë. Në të gjitha arrestimet e qindra grupeve të rezistencës në Kosovë gjatë viteve 80, në krye të aksioneve kanë qenë SUP-ovcat shqipfolës dhe pjesëtarë të milicisë vendore. I tillë ishte rezultati i politikës 30-vjeçare të bashkim vëllazërimit. Dhe sa më shumë që këta lakej të jugosllavizmit tregoheshin besnikë, aq më shumë kërkohej nga ata, zbatimi sa më i thellë i një politike të tillë, të egër, antikombëtare. Këto shërbime të panatyrshme që kryen bastardët e të gjitha ngjyrave, me kohë çuan në degradimin fatal të kësaj klase, e cila, edhe pse kishte shërbyer besnikërisht, pse të mos thuhet me këtë rast se kishte shërbyer qenqe, më në fund u detyra të largohet kokulur nga shërbimi, në fillim të viteve 90 të shekullit XX. Ishte kjo koha kur komunistët shqiptarë jugosllavë, të indinjuar në politikën e Beogradit bënë edhe atë “revolucionin e njohur” të hedhjes së triskave të partisë. Dashur pa dashur ata u gjenden të braktisur nga padroni, të cilit i kishin shërbyer plot 40 vjet. Të kota ishin edhe përpjekjet për të krijuar organizata gjithëjugosllave si UJDI i Veton Surroit, të kota u treguan edhe përpjekjet për ta varrosur dhunën, të kota u treguan edhe fikjet e dritave dhe trokitjet me lugë nëpër pjata , që ndërmorën të zhgënjyerit dhe braktisurit titistë, të kota ishin edhe shumë orvatje, që bënë skllevërit shpirtshitur, tashmë të braktisur nga padroni, të cilit deri dje i kishin kryer shërbime duke vrarë e duke denoncuar pabesisht vëllezërit e tyre të gjuhës dhe të gjakut. Të kota u treguan edhe brohoritjet për Stipe Shuvarin e Kaçusha Jasharin, të kota edhe apelet me nënshkrime të pseudointelektualëve, të cilët mendonin të ruanin as aq mund të ruhej në kohën e erozionit të madh, që kishte nisur me fillimin e shpërbërjes së Jugosllavisë që në fillim të viteve 90.


    Klasa e komunistëve kosovarë, e braktisur nga Beogradi, në kohën e lirimit të pluralizmit politik u rreshtua në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe në disa partijëza të tjera, të cilat u udhëhoqën nga ish-komisarët e LKJ-së dhe nga mbeturinat e fundërrinat e UDB-së, që gjetën strehë nëpër parti politike. Ky ishte rezultati që korrën komunistët shqiptaro-jugosllavë për shërbimet e tyre të verbra kundër kombit e atdheut.
    Kjo klasë njerëzish, për të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur, ende fajëson kreatorët e kryengritjes së vitit 1981, sepse ata ua prishën ëndrrat dhe aspirata e tyre për përbashkësi dhe asimilim të qetë. Dhe, çuditërisht, edhe tani 25 vjet më pas, të tillët ende kanë mbetur po në ato pozicione, edhe pse Kosovën e liruan pikërisht ata që projektuan 11 marsin, 26 marsin dhe 1 e 2 prillin e vitit 1981 dhe që çuan përpara proceset çlirimtare duke i kurorëzuar me luftën heroike çlirimtare dhe fitimtare të UÇK-së. Ndodh kjo sepse lufta jonë nuk u zhvillua deri në fund dhe nuk i pastroi dot mbeturinat titiste, rankoviçiste e milosheviqiste, ose pastroi fare pak.
    Pikërisht për këtë, në RTK, projektohet dhe realizohet një emision për kryengritjen e vitit 1981, duke u bazuar në deklaratat e ish UDB-ashëve, e titistëve me damkë dhe të disa oportunistëve, të cilët edhe pse kanë mbajtur vite të tëra nëpër burgje, kanë ndërruar sa e sa herë ngjyrat, duke u hedhur nga një parti në tjetrën dhe duke mos qenë asnjëherë konsekuentë, as atëherë kur ishin marksistë leninistë, as atëherë kur u bënë LDK-istë të përbetuar, as në kohën e UÇK-së kur ia mbathen për në Stankovec dhe as tani kur janë postuar nëpër poste të ndryshme qeveritare.


    Të flasësh me përgjegjësi intelektuale e atdhetare për kryengritjen shqiptare të Marsit dhe Prillit të vitit 1981, nuk do të mjaftojë fakti sepse paska hedhur gjellën me gjithë pjatën në Menzën e Studentëve në Prishtinë, më 11 mars të vitit 1981, as sepse paska kërkuar “vurmak” para mikrofonit në krah të dashnores, as sepse në rrethana të caktuara mund të ketë qenë i dënuar për një veprimtari të tillë, por i thyer dhe i pusuar më vonë, as sepse pas burgut ishte rreshtuar në LDK së bashku me ata që të kishin denoncuar dhe dënuar, as sepse gjatë luftës të tillëve iu ka rrëshqitur nën këmbë toka e përgjakur e Kosovës, ku luftohej fyt për fyt kundër regjimit kriminal të Milosheviqit, në përkrahje të forcave ajrore të NATO-s. Nuk mjafton të krekosesh se e paske ndihmuar luftën e UÇK-së me Fondin e Emergjencës, apo nga fonde të tjera nga të cilat akëcili “veprimtar” gjysmën e parave mund t i ketë zhvatur për vete. Nuk bën në asnjë rast të tregohesh qyqar dhe të mos pranosh realitetin, i tillë çfarë ishte në vitet 80 të shekullit të kaluar. Nuk ishte e panatyrshme asokohe të ishte marksist leninist, as enverist, por ishte e panatyrshme të ishte komunist jugosllav, titist e rankoviqist i tipit të Azem Vllasit, Ali Shukriut, të Sinan Hasanit, Rrahman Morinës, etj. Ishte e panatyrshme të denoncoje vëllanë apo shokun e klasës sepse paska shkruar tinëz KR (Kosova Republikë), por ishte e moralshme dhe kombëtarisht e preferueshme të ndodheshe nëpër burgjet e pushtuesit, për ta kundërshtuar robërinë, qoftë edhe vetëm me bindje, duke iu qëndruar konsekuent, deri në fund, atyre bindjeve. Ishte krejtësisht e panatyrshme dhe e pamoralshme të fitoje grada duke denoncuar bashkëkombësit, apo duke izoluar, sulmuar e përbuzur familjet e atyre që ndodheshin nëpër burgje. Ishte e natyrshme dhe e moralshme të ndihmoje familjet e atyre që i kishte sakatosur regjimi okupator.

    Bërthama e ideatorëve të kryengritjes së vitit 1981 u bë më vonë edhe bërthamë e UÇK-së

    Kryengritja shqiptare kundër robërisë e vitit 1981, pas sulmit gjakatar, që mori në fillim nga ushtria dhe policia jugosllave, ajo së shpejti filloi të konsolidohet duke iu përshtatur rrethanave të reja të veprimit.
    Dhuna, brutaliteti i forcave policore, arrestimet, vrasjet, plagosjet zgjeruan edhe më shumë frontin e rezistencës. UDB-ja në bashkëpunim me kolaboracionistët nxori para gjyqit dhjetëra grupe studentësh, punëtorësh dhe intelektualësh, ndërkohë që në platformë të kërkesës Kosova Republikë angazhoheshin dhjetëra grupe të tjera, krejtësisht të pavarura nga njëra tjetra, por me synime dhe qëllime të njëjta.


    Edhe pse në luftë për ta thyer “nacionalizmin dhe irredentizmin shqiptar” ishte inkuadruar tërë aparatura politike dhe aparatura e represionit fizik, edhe pse luftën kundër këtij “nacionalizmi” e përkrahen të gjitha shtetet e Evropës, me përjashtim të Shqipërisë, e cila kërkesat e rinisë shqiptare i mbështeti fuqishëm, edhe pse në këtë luftë në mënyrën më të paturpshme dhe më të panatyrshme, po merrnin pjesë edhe shumë shqiptarë besnikë të jugosllavizmit, lufta për realizimin e idealeve kombëtare u tregua shumë më e fortë dhe përballoi me sukses të gjitha sfidat në rrethanat e caktuara shoqërore dhe historike.


    Ideatorët dhe përkrahësit e lëvizjes për çlirim dhe bashkim kombëtar, veprimtarinë e tyre atdhetare nuk e pushuan as nëpër burgje. Dhe sapo liroheshin nga burgjet, sërish riorganizoheshin dhe vazhdonin veprimtarinë atdhetare, duke kërkuar barazi dhe liri.
    Në vitet 80 sipas informatave që sjell shtypi i huaj, por edhe ai jugosllav për vepra të cilësuara si antijugosllave, janë dënuar prej 2 muaj e deri në 20 vjet burg rreth 12,000 shqiptarë, të moshave të ndryshme, por mesatarja e moshës së tyre ishte prej 20 deri në 30 vjet. UDB-ja kishte hapur rreth 400.000 dosje për shumicën dërrmuese të intelektualëve shqiptarë, kryesisht të familjeve që ishin shquar për rezistencë kundër forcave okupatore serbe qysh prej vitit 1912. Vetëm në ushtrinë jugosllave qenë dënuar 1.200 shqiptarë, në mesin e tyre edhe ndonjë epror. Shtypi i kohës nuk i ka shënuar këto të dhëna, meqë nuk lejonte censura e kohës së totalitarizmit jugosllav.
    Në luftë për ta “thyer” nacionalizmin shqiptar kishte filluar edhe aksioni i diferencimit ideopolitik, të cilit i printe ideologu famëkeq titist, Azem Vllasi dhe kompania e tij diferencuese. Në këtë luftë të panatyrshme, antishqiptare, morën pjesë në mënyra të ndryshme të gjitha republikat e Jugosllavisë e veçanërisht ajo e Maqedonisë, ku po ashtu luftohej nacionalizmi dhe irredentizmi shqiptar. Kjo luftë nxiti fuqishëm nacionalshovenizmin serb, i cili pasi supozonte se i kishte nënshtruar shqiptarët, filloi luftën për të nënshtruar edhe sllovenët, kroatët e myslimanët e Bosnjës.
    Duke qenë se e ashtuquajtura Lëvizje paqësore kishte degjeneruar në një qyqari të neveritshme, duke qenë se po bëheshin përpjekje për të bindur turmat shqiptare se liria do të vinte e nënshkruar, po të bëheshin të durueshëm, shumë prej të burgosurve të vitit 1981, veprimtarinë e tyre atdhetare e kishin orientuar drejt përgatitjes së kryengritjes së armatosur. Luftës çlirimtare në Kroaci dhe më vonë në Bosnje iu kishin bashkuar shumë shqiptarë liridashës, që paraprakisht qenë përndjekur nga regjimi i Milosheviqit.
    Me qëllim për të vepruar në drejtim të krijimit të një force kombëtare, kishin shkuar për t’ u stërvitur ushtarakisht në Shqipëri, në kohën e regjimit të Ramiz Alisë, dy grupe atdhetarësh, në mesin e tyre edhe komandanti i ardhshëm legjendar i UÇK-së Adem Jashari, e disa të tjerë. Po për këtë qëllim qenë organizuar edhe grupe të ndryshme ilegalësh që kryenin stërvitje ushtarake sidomos në Drenicë dhe në Llap. Në krijimin e celulave të para të UÇK-së, po thuajse në të gjitha ato celula kishte ish të burgosur dhe të përndjekur që veprimtarinë e tyre antijugosllave e kishin nisur në Mars Prill të vitit 1981. Një pjesë nga këta veprimtarë në kushte dhe rrethana të caktuara ishte inkuadruar në Lëvizjen Popullore të Kosovës, e cila përjetoi batica dhe zbatica të shumta, meqë në kuadër të saj supozohej me të drejtë se ishin futur edhe kuadro të ish UDB-së. Pavarësisht nga dobësitë, sektarizmi dhe bajraktarizmi, që mbretëroi në LPK, klasa e ish të përndjekurve kishte zgjeruar veprimtarinë në të gjitha vendet në Evropë, por edhe brenda në Kosovë, ku vepronin grupet e para guerile të armatosura, të cilat tashmë kishin kryer sa e sa aksione kundër stacioneve të policës serbe kundër milicëve dhe kolaboracionistëve.


    Në Kohën e krijimit të strukturave të para organizative të UÇK-së brenda në Kosovë, në të gjitha nivelet komanduese ishin inkuadruar ish të përndjekurit dhe të dënuarit e vitit 1981. Ata tashmë drejtonin Shtabin e Përgjithshëm, shumicën e zonave Operative, sigurimin sekret, institucionet e para informative të UÇK-së. Përderisa shumica e të burgosurve të vitit 1981 qenë hedhur në ballin e luftës për liri, pati edhe mjaft oportunistë që i mbeten besnikë politikës pacifiste të Ibrahim Rugovës, apo të tillë që i përndoqi Rugova nga partia e tij dhe që u riorganizuan në LBD.
    Për t’ u bindur se cila ishte veprimtaria atdhetarë e kreatorëve të kryengritjes shqiptare të vitit 1981, duhet të shfletohen biografitë e dëshmorëve në vëllimet e monografisë “Feniksët e lirisë” ku janë prezantuar dhe vazhdojnë të prezantohen biografitë e dëshmorëve të UÇK-së. Përmes këtyre biografive shpaloset e vërteta për luftën dhe rezistonin e armatosur dhe dalin në sipërfaqe, ata që me tërë qenien janë angazhuar për çlirimin e trojeve shqiptare nga robëria. Vepra e tyre dhe e bashkëluftëtarëve të tyre flet se kush e organizoi kryengritjen e marsit dhe prillit të vitit 1981, kush e vazhdoi luftën deri në vdekje, kur i bëri bisht asaj dhe kush po i vjelë sot frytet e asaj lufte dhe atij gjaku të derdhur për liri.


    Ata që ende nuk e kanë kuptuar se cila ishte esenca çlirimtare e nacionaliste e kryengritjes shqiptare e Marsit dhe Prillit e vitit 1981, me siguri se një ditë kur Kosova do ta fitojë pavarësinë, do ta kuptojnë, ose do të detyrohen ta kuptojnë. Ata që kanë marrë pjesë në ato zhvillime dhe që në kushte dhe rrethana të caktuar janë larguar nga lufta, ( prej luftës veç ai largohet...) atyre mbase edhe iu ka hije “të ngrehin e të mos këputin dhe prore të ndërrojnë qendrimet. Ndërsa kundërshtarët ende projugosllavë, ai Azem Vllasi, Shkëlzen Maliqi, Mahmut Bakalli, Migjen Kelmendi, Jusuf Buxhovi, Gani Mehmetaj, Baton Haxhiu e shumë të tjerë do të mbeten në fundërrina të historisë ashtu sikurse Esat Toptani, Ceno beg Kryeziu, Shefqet Vërlaci, Ali Shukriu, Mehmet Cikuli, Rrahman Morina dhe kolaboracionistët e neveritshëm që ikën nga Kosova së bashku me forcat serbe, në qershor të vitit 1999.


    Kosova ende ka shumë militantë të Marsit dhe prillit të vitit 1981. Ata veprojnë, sogjetojnë dhe tashmë kanë mbetur garda më besnike e Kosovës, garda besnike e forca jo vetëm morale, garancia më e fortë e të ardhmes së Kosovës dhe trojeve etnike shqiptare.

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941
    Ngjarje historike të kombit tonë që e tundën ish-federatën Jugo-sllave, Ballkanin dhe Europën!
    Nga Fadil Shyti


    Më 11 Mars 2006, u mbushën 25 vjet, që kur ndodhën demonstratat e para në
    Prishtinë në kryeqytetin e Kosovës.
    Ato, u zgjeruan dhe u bënë gjithëpopullore pastaj, më 26, mars dhe 1, 2 e 3
    prill në të gjitha qytetet e Kosovës.
    Këto demonstrata burimin e kishin tek padrejtësitë e shumta shekullore që të
    huajt ia kanë bërë kombit tonë duke e copëtuar në pesë shtete të Ballkanit.
    Erdhën këto ngjarje, si rezultat i një politike kriminale dhe tepër
    perfide-dinake të pasuesve titistë, që ia bënë popullit tonë për gjysmë
    shekulli.

    Demonstratat studentore në Prishtinë, i zgjuan nga gjumi fillimisht popujt e
    ish-Jugosllavisë, i ndërgjegjësuan ata (megjithëse tepër vonë e kuptuan
    drejt), që nga një federatë e imponuar nga reaksioni i brendshëm në
    bashkëpunim me atë të jashtëm, mund të formoheshin shtetet sovrane.
    Gjithashtu, këto demonstrata u dhanë mësim të madh dhe kombeve të shtypura
    në Evropë, sepse në pranverë ndodhën ngjarjet kosovare, ndërsa në vjeshtën e
    po atij viti ndodhën ngjarje në Poloni, e pastaj dhe në vende tjera, ngjarje
    që quan në ndryshime të mëdha të status-kuosë në Evropë e më tej.
    Evropa, pastaj pësoi dhe thyerje kufijsh dhe u rilindën shtete sovrane: në
    këto hapësira.

    Ne, filluam të parët revolucionin e popujve të Ballkanit dhe të Evropës që
    më vonë rezultoi në ndryshime kufijsh për popujt e shtypur dhe formimin e
    shteteve të tyre kombëtare: republikat ish-jugosllave, pastaj: Çekia,
    Sllovakia; shtetet e BS si: Letonia, Estonia Lituania, etj, pastaj u bë
    ribashkimi i Gjermanisë.
    Erdhën këto ngjarje, si rezultat i trasimit të rrugës së lirisë, duke i çarë
    bllokadat përballë armiqve nga të parët tanë, që nga kryengritja e armatosur
    e 1945-ës, me komandantin atdhetar, Shaban Polluzha në krye e deri në
    demonstratat e stuhishme të 1968-ës, me birin e madh të kombit tonë, Adem
    Demaçin.

    Kur i ka kundërshtuar e luftuar Adem Demaçi, armiqtë tanë shekullorë, këta
    politikanët tanë në atë kohë kanë luajtur me "lloçin" e ëmbëlsirave titiste,
    ndërsa tani e fyejnë, e izolojnë, e censurojnë në mjetet e shtypit, të
    radio-televizionit etj, po kjo hiq nuk më habitë, sepse në krye të radhës
    sërish kanë ardhur ata titistët e mallkuar, të cilët i diferenconin
    atdhetarët dikur, prandaj i kemi punët kështu siç i kemi!
    Kur liderët "tanë" kur shkojnë tek varret e dëshmorëve të Kosovës dhe të
    trojeve tjera shqiptare a mendojnë së paku njëherë SE PO I SHKELIN idealet e
    tyre; apo paraqitjen e tyre atje po e bëjnë veç sa për mbulesën kozmetike e
    cila ju duhet për të mbledhur pikë nga populli për të bërë karrierizma
    pushteti.
    Këta, mjeranë të etur për pushtetin pa shtet, sot e sot po veprojnë kundër
    idealeve të tyre, kundër amaneteve të tyre, vallë përse ju vënë kurora dhe
    çfarë betimi bëjnë para tyre apo mos po kërkojnë falje para tyre e po u
    thonë në mënyrë të heshtur: "kot keni luftuar ju se ne tani do bëjmë si të
    duam si të na thonë të huajt ; qëllimi juaj qe ribashkimi i Shqipërisë,
    ndërsa qëllimi ynë është bashkimi me Ballkanin dhe me Evropën" !

    Paçka se Shqipëria po mbetet e copëtuar, pa çka se Kosova me vise tjera
    shqiptare, po ricopëtohet dhe po ndahet me kufi-zinj!

    E, ju si të pacipë që jeni, me fodullëk po deklaroheni verbërisht para
    diplomacisë botërore: "ne, nuk jemi për ribashkim me Shqipërinë"!!!
    Kur ju po e shkelni përditë këtë ide madhore, mendoj se: vizitat e juaja
    atje janë fyerjet më të mëdha që u bëni martirëve të lirisë, ende të pa
    fituar!
    Ju, si sharlatanë që jeni, po përpiqeni që edhe për së vdekuri t´i
    shfrytëzoni, për qëllimet tuaja të zeza!
    Pastaj, me servilizmin e mjerë që ju karakterizon, ju thoni: " ne, jemi për
    negociata e kompromise"!!!
    Ju, angazhoheni çdo ditë t´i mbytni idealet e tyre, për të cilat ata u
    flijuan!
    Ju, me kompromiset tuaja politike që po i bëni, përballë faktorëve okupatorë
    dhe diplomacisë
    ndërkombëtare, trojet shqiptare, çdo ditë e më tepër po i bëni "monedhë
    kusuritjeje" dhe shqiptarët sërish po i bëni "mish për top", të cilët do të
    ballafaqohen me kriza të reja, që zor se do të tejkalohen pa rreziqe të
    mëdha!
    Nuk e di a jeni të vetëdijshëm për këtë, apo i bëni këto marrëzira politike
    nga trysnitë e huaja prej të cilave atdhetarët e rënë në fushat e nderit s´u
    thyen kurrë!
    Kujdes! uragani popull, është fryrë, ai do të shpërthejë një ditë!
    Mos mendoni, se mund ta mbani pafundsisht me mashtrime!

    T´i kthehem retrospektivës historike: duke e ndjekur këtë rrugë sakrificash
    revolucionare, s´ka dyshim që brezi i ri që po vinte duke u vetëdijesuar në
    vitet 70-ta, e këtej e kishte të qartë rrugën e ndritur, për ta çuar përpara
    çështjen e madhe të çlirimit.
    Kjo barrë u takoi militantëve atdhetarë si: Metush Krasniqi, Jusuf Gërvalla,
    Kadri Zeka, Hydajet Hyseni,
    Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bajram Bahtiri e të
    tjerë, të cilët i dhanë grushte të rënda regjimit kriminal të Beogradit, me
    luftën ilegale, e cila përhapte dritë, për ardhmërinë tonë gjithëkombëtare.
    Atëbotë, vepronin shumë grupe ilegale të cilat për nga emrat ndryshonin, por
    si mishi me kockën, si gjaku me zemrën puqeshin e bashkëjetonin, pra kishin
    pika takimi objektivat e tyre madhore të cilat ishin ngulitur thellë në
    mendjen dhe në zemrat e atdhetarëve të vërtetë: si hap i parë historik, qe
    projektuar fitorja e Republikës së Kosovës, pastaj Ribashkimi i territoreve
    shqiptare, me Nënën Shqipëri.
    Sipas shkrimeve të shtypit të Beogradit, atëbotë ishin zbuluar 90 grupe me 3
    Organizata ilegale të cilat e mbulonin veprimtarinë e tyre në të gjitha Viset shqiptare, në
    ish-Jugosllavi.
    Këto Organizata revolucionare, udhëhiqeshin nga mësimet e njerëzve
    revolucionarë, brenda e jashtë atdheut.
    Prandaj, kërkesat madhore gjithëkombëtare shkonin drejt hapërimeve të reja
    historike.
    Realizimi i këtyre kërkesave do arrihej më shpejt, sikur mos të mungonte
    përkrahja e duhur, pikërisht nga ithtarët e sotëm "demokratë", të cilët dje
    ishin të kthyer në vasalë të mjerë tek të huajt titistë: duke e mohuar dhe
    penguar çdo përpjekje që çonte drejt fitoreve të reja.

    Është për t´u theksuar se lëvizja ilegale, përkrahje të parezervë kishte
    kurdoherë nga rinia heroike, inteligjenca përparimtare shtresa e mesme,
    klasa punëtore heroike dhe katundarët atdhetarë.
    Ndërsa, pengesa nga më monstruozet bënte atëbotë burokracia reaksionare, e
    cila u frikësohej humbjeve të pozitave dhe pasurisë, së tyre të fituara nga
    shërbimet servile tek të huajt, duke e shtypur popullin e saj, prandaj i
    frikësohej edhe grushtit të drejtësisë nga populli.
    Kjo burokraci, popullin e kishte shfrytëzuar deri në palcë, duke ia pirë
    djersën dhe gjakun.
    Ata, dëshironin t´i zgjatet jeta armikut shekullor, veçse t´i ruanin
    privilegjet e tyre, ta ruanin "pushtetin e tyre paralel".
    Por, historia e dëshmoi të vërtetën se s´ka forcë që mund ta shuan revoltën
    e një populli të robëruar.

    Ndikim të madh në përgatitjen e këtyre ngjarjeve kishte edhe shteti amë
    SHQIPËRIA.
    Them kështu, sepse atëbotë në Kosovën e vizitonin shumë profesorë-ligjërues
    nga Tirana, ata me fakte shkencore, me libra, me aktivitete kulturore dhe
    sportive arritën shumë që rinia heroike të ndërgjegjësohet dhe të ushqehet
    në frymën atdhetare.
    Propagandën çlirimtare e zhvilluan ata, kur shumica e profesorëve të
    Kosovës, s´kishin mundësi ta bënin.
    Në kohën kur propaganda fashiste titiste po bënte një fushatë tmerrësisht
    antishqiptare, po në kohën kur politikanët revizionistë e shqipfolësit,
    tradhtarët me damkë si Ali Shukriu, Azem Vllasi e të tjerë, po e sulmonin
    pamëshirë rininë heroike të Kosovës dhe popullin e saj, si: nacionalistë,
    irredentistë, separatistë e të tjera epitete, ishte Shqipëria, shteti i
    vetëm në botë, që po tregohej e palëkundur në përkrahje të këtyre
    demonstratave, që do ta SHKATËRRONIN përjetësisht ngrehinën e një shteti
    artificial e quajtur Jugosllavi. Mbase, kjo edhe i takonte!
    Fatbardhësisht, kjo edhe ndodhi!
    Në organin e PPSH-së, "Zëri i popullit", më 8 Prill 1981 u mbrojtën
    fuqishëm, faktet historike dhe me plot argumente shkencore, kërkesa e drejtë
    e popullit tonë, për Republikën e Kosovës.

    TANI, KJO PËRKRAHJE DUHET TË JETË EDHE MË E FUQISHME
    DHE PËR KËTË TANI KA MË SHUMË MUNDËSI, SHQIPËRIA JONË.

    Gjithashtu, në organet tjera të shtypit, në Radio Tirana dhe nga TVSH--ja, u
    zhvillua një qëndresë e paparë në mbrojtje të popullit liridashës të
    Kosovës.
    Kjo, kishte vlera të mëdha guximi dhe e ndihmonte fort lëvizjen çlirimtare
    ilegale, sepse atëbotë mungonin k kushtet që popullit t´i thuhej e vërteta
    fuqishëm.

    Diplomacia ndërkombëtare perëndimore u tregua tepër e shurdhër ndaj
    ngjarjeve në Kosovë, pra kjo heshtje ishte si një lloj përkrahjeje ndaj
    regjimit kriminal të Beogradit, për faktin se rinia jonë heroike dhe klasa
    punëtore e cila e përkrahu pa rezerva, prandaj u vra dhe u burgos egërsisht
    rrugëve të qyteteve dhe katundeve të Kosovës.
    Për këto krime dhe padrejtësi zërin e ngriti vetëm shtypi dhe mediat
    përparimtare në lindje-perëndim, këto zëra të fuqishëm i përktheu për
    opinionin botëror, Radio Tirana.
    Pastaj, shoqata jo qeveritare dhe humanitare i erdhën herë-herë në ndihmë
    popullit tonë liridashës.
    Krimet mbi popullin e Kosovës nuk i dënoi asnjë qeveri perëndimore atëbotë
    dhe Jugosllavisë së atëhershme i mbeten duart e lira të vjellë vrerin dhe
    zjarrin mbi këtë popull.
    Ndërsa, elementë kolaboracionistë brenda dhe jashtë Kosovës ishin hedhur
    idhshëm në sulm, për ta mbytur revolucionin popullor.
    Nuk mungonin shërbimet servile ndaj regjimit si diferencimet ndaj njerëzisë
    përparimtarë dhe spiunimet që u bëheshin mërgimtarëve tek UDB-ja,
    jugosllave, kur këta e përkrahnin me demonstrata në perëndim Republikën e
    Kosovës, të organizuara nga revolucionarët që vepronin jashtë atdheut.

    - I përkujtova këto fakte të atyre viteve, sepse tani po zhvillohet një
    fushatë e pakontrolluar kundër atyre luftëtarëve pishtarë të rezistencës
    paqësore aktive e jo vetëm paqësore; po sulmohen atdhetarët pikërisht prej
    atyre që atëbotë ose heshtën si mumjet ose u hodhën si tigrat mbi
    revolucionarët, duke u shërbyer me të gjitha format dhe mjetet pushtuesve.
    Ndërsa, tani kanë arritur të bëhen edhe liderë të partive "demokratike", jo
    me veprimtari atdhetare veç me zhurma histerike.
    Këta zotërinjtë, faktorin e brendshëm e nënvleftësojnë së tepërmi, ndërsa
    faktorin e jashtëm e mbivlerësojnë tej mase, kinse vetëm ky faktor mund ta
    zgjedh çështjen tonë.
    Mendoj, se ky ishte dhe mjerisht ka mbetur; gabimi më i madh i tyre, prandaj
    edhe s´munden dot të dalin nga rrjetat ku kanë hyrë e mbetur mjerueshëm, pra
    edhe sukseset në rrugën e historisë po u çalojnë mjerueshëm dhe kështu do të
    ndodhë derisa këta "kozmopolitikë", të arrijnë të dalin nga kthetrat e ideve
    të tyre që kombit po i sjellin vetëm situata fataliste.
    Tani, me të madhe po zhvillohet një politikë përçarëse brendakombëtare, që
    nuk shpie drejt përparimit por i shërben robërisë.
    Liderët "tanë, për asgjë nuk kanë marrëveshje midis tyre përveç kur është
    fjala për servilizmin ndaj të huajve, në dëme të interesave tona vitale.
    Apo, liderët "tanë" po presin derisa populli të reagoj fuqishëm ndaj
    veprimeve të tyre?!
    Thyerja e unitetit brenda shqiptar është njëra nga plagët më të mëdha që po
    i shkaktohet kombit tonë, fatkeqësisht nga vetë shqiptarët.
    Jemi në gjendje ta kuptojmë apo jo tani, është çështje tjetër, ndërsa më
    vonë do ta kuptojmë se: inspiruesit e tillë, me apo pa dijeninë e tyre ia
    kanë bërë një shërbim të madh armiqve shekullorë.

    Secili le ta dijë mirë se kameleonizmi është sjellje shtazarake, prandaj
    politikisht kameleonët s´mund të kenë aftësinë të veprojnë njerëzisht, as
    kombëtarisht.

    Erdhën këto ngjarje, si rezultat i gjendjes së mjerueshme ekonomike dhe
    tepër kontradiktore në zhvillimin tepër të ulët të Kosovës, krahasuar me
    republikat e ish-federatës jugosllave.
    Fj. vj. atëbotë, Sllovenia ishte 7-të, herë më e zhvilluar se Kosova e cila
    shfrytëzohej ekonomikisht deri në palcë nga Beogradi.
    Për këtë kishte shkruar edhe "Zëri i Popullit", më 1980, duke iu referuar
    shifrave dhe fakteve të pakontestueshme.
    Prandaj, parulla e brohoritur nga demonstruesit "Trepça punon, Beogradi
    shfrytëzon", këtu e kishte burimin.

    Gjithashtu, burokracia e brendshme e cila ishte lidhur kokë e këmbë me
    Beogradin, nën parullën famëkeqe të "vëllazërim bashkimit", nën maskën
    "vetadministrimit titist", e shfrytëzonte popullin fukara, ia pinte djersën
    dhe gjakun, duke e treguar herë hapur, herë maskuar fytyrën e egër të
    feudalëve të majmur.

    Serbia, edhe tani, me ndihmën e miqve të vjetër si Franca që e kontrollon
    veriun e Mitrovicës po mundohet ta shkëpus gjigantin tonë TREPÇËN, shoqëria
    kosovare u nda në shtresa të pasura dhe të varfëruara.
    Kjo, reflektohej edhe në përfitimet e posteve në pushtetin e huaj, fj. vj.
    rroga e një drejtori ishte 5-7 herë më e madhe se e një punëtori të
    thjeshtë.
    Proletariati kosovar u ngrit t´i pres lidhjet e ndyra të reaksionit të
    brendshëm dhe të jashtëm, të cilët nën flamurin e paqes titiste, po e
    mbillnin luftën.
    Atëbotë, (sikur edhe sot), lulëzonte korrupsioni kontrabandizmi, papunësia,
    hajnia, prostitucioni e plagë të tjera që e mundojnë një shoqëri.
    Kështu, revolta e mbledhur me vite e vite, shpërtheu fuqishëm në atë
    pranverë liridone shqiptare.
    Populli e sfidoi fuqishëm, Serbinë okupatore dhe veglat e saj shqipfolëse,
    qorre dhe kolaboriacioniste.
    Populli shqiptar i Kosovës, kërkoi çlirim social dhe kolonial!

    Erdhën këto ngjarje, si rezultat i degjenerimit të një pjese të rinisë
    shqiptare, gjendja shpirtërore e tyre po rrënohej çdo ditë pakuptueshëm, në
    relacionin Prishtinë-Beograd, nuk shpejtonin veç makinat e zeza kreditore të
    politikanëve gjakatarë, por edhe kerret e pista të të rinjëve të
    degjeneruar, që filluan ta humbnin në kafiteritë, shoqëritë muzikore,
    multietnike të "vëllazërim-bashkimit" çdo gjë të bukur shqiptare: artin dhe
    kulturën etj, etj.
    Kjo, qe tepër e padurueshme për rininë përparimtare e cila i druante një
    shkrirje të ngadalshme në vorbullat e huaja armike...
    Prandaj, u ngrit me kohë, dhe sindromën shkatërruese e mbyti që në embrion!
    Dihen nga të gjithë klithmat e qyqeve të tipit të Kolë Shirokës e Veli
    Devës; kur çirreshin kundër SHKA "Afërdita", e Mushitishtit të Therandës, si
    shoqëri nacionaliste, irredentiste etj.
    Kjo shoqëri njihej nga këngëtarë e këngëtare përparimtarë si Shkurte Fejza,
    Shyhrete Behluli e të tjerë. Të cilët i këndonin historisë sonë të ndritur
    me çifteli.
    Pra, mercenarët i pengonte çiftelia shqiptare, atyre më fort u shkonte
    përshtati t´i dëgjonin vallet serbo-jugosllave, sepse me ato ishin njollosur
    e qullosur prej vitesh, të zhytur në tradhti...
    Pesha e rëndë e robërisë po binte jo vetëm mbi trupin e bukur të atdheut,
    por edhe po e sakatonte shpirtin e pastër shqiptar, artin tonë revolucionar.
    Pra, si përfundim mund të konstatoj se demonstratat e stuhishme të Kosovës
    ishin domosdoshmëri, sepse ishin demonstrata që aspironin lirinë nga shumë
    aspekte të jetës, kjo i vuri në sprovë të madhe njerëzit se: kush çfarë
    pozicionesh kishte dhe do të mbante në raport me historinë tonë të re.
    Sërish mund të konstatoj se faktori vendimtar që mund ta shtron për zgjidhje
    çështjen tonë të drejtë
    jemi ne shqiptarët.
    Tani, të përcaktohemi pa kompromise me parimin e VETËVENDOSJES!
    Si kërkesë reale jona dhe parim universal i së drejtës së popujve me sa
    vijon:

    1. Rezoluta e OKB-së me Nr. 637 datë 16/12/1952, e cila saksionon të drejtën
    e vetëvevendosjes së popujve dhe kombeve si parakusht për respektimin e
    plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut...

    2. Rezoluta Nr. 1514 e datës 14/12/1960 në të cilën theksohet: “Integrimi i
    një territori etnik duhet të jetë rezultat i shprehjes së vullnetit të lirë
    të popujve të atij territori”.

    3. Rezoluta Nr. 1815 e datës 18/12/1963 e cila saksionon se, “…E drejta e
    vetëvendosjes është një ndër parimet bazë të së drejtës ndërkombëtare mbi të
    cilën duhet të mbështetet patjetër edhe politika e ekzistencës aktive
    paqësore”.

    4. Rezoluta 2105 e datës 20/12/1965, e cila rikonfirmon dhe riafirmon
    rezolutën e shkolonizimit me Nr. 1514 të vitit 1960.

    5. Rezoluta Nr. 2625 e datës 24/12/1970 mbi parimin e barazisë dhe të
    vetëvendosjes së popujve ku në pikën e parë të saj thuhet: “Krijimi i
    shteteve të pavarura dhe sovrane, bashkimii i lirë me ndonjë shtet tjetër të
    pavarur varet nga vendimi i miratuar politik i atij populli që mbështetjen e
    ka në realizimin e së drejtës së vetëvendosjes, prandaj çfarëdo forme tjetër
    shtetërore që imponohet me forcë ndaj një populli të territorit të caktuar,
    duke e sjellë kësisoj atë në pozitë të pabarabartë dhe të mvarur; përbën
    shkelje flagrante të vetëvendosjes dhe të drejtave të barabarta të atij
    populli”.

    Kjo, sa më parë që të kuptohet prej politikanëve, aq më mirë do t´jetë, për
    ata që ende ju besojnë!
    Duhet të kuptohet sa më parë se vetëm me përpjekëje intensive me një
    vendosmëri që nuk lejon kompromise do të arrijmë t´i realizojmë kërkesat
    tona.
    Sot, fuqitë e mëdha nuk e njohin pavarësinë e plotë as pas luftës
    çlirimtare, por ne sërish kërkohet t´i detyrojmë të ndërrojnë qëndrim.
    Kjo, u vërtetua qartë me ish-republikat e ish-Jugosllavisë.
    Ato, me vendosmërinë e tyre arritën ta fitojnë pavarësinë.
    Edhe atyre fillimisht u mohohej pavarësia, po nga faktorët e sotëm
    ndërkombëtarë.
    Ne, duhet ta dimë se janë po këto shtete që tani e masin pulsin tonë se: a
    jemi ne në gjendje të durojmë pafundsisht, mjerimin dhe kolonizimin e
    atdheut tonë?!
    Apo, ne do të ngrihemi në protesta që të kërkojmë drejtësi, që me një
    referendum popullor, populli ynë të përcaktohet vet për ardhmërinë e tij e
    jo për të të vendosin Beogradi apo Vjena me ecejaket e Solanës,
    Ahtisarit e të tjerëve...
    Ata, ende kërkojnë dëshmi prej nesh se vërtetë e duam lirinë me punë
    konkrete e jo veç me shpresa të pafundme...
    Sot, qindra e mijra shqiptarë po treten metropoleve të botës; ne po shkojmë
    drejt asimilimit, a nuk e kemi pësuar keq pikërisht nga kjo plagë ne
    shqiptarët, gjatë shekujve?!
    Derisa, për të gjitha minoritetet e Kosovës, sot flitet e bëhen projekte ku
    jepen shuma të mëdha lekësh
    për kthimin e tyre, këto nuk bëhen këto vetëm për njerëzit autoktonë të saj,
    vallë ku është drejtësia?!
    Kërkohet, të jemi vigjilentë, sepse përsëri re të zeza po sillen mbi qiellin
    e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare!
    Tradhtitë e vjetra po ngrejë kokë, të maskuara me petka të reja
    "demokratike"!
    Nëse, ka diçka si "lubi" që gjatë historisë së shekujve të kaluar, i
    përgjakur popujt, kjo qe mohimi i së drejtës së tyre për vetëvendosje!
    Tani, shtroj kërkesën me vendosmëri tek të gjithë faktorët e brendshëm dhe
    të jashtëm të diplomacisë botërore, që të mos i përsërisin gabimet
    fataliste, por ta mbysin këtë "lubi" që në të ardhmen popujt ta kenë
    ardhmërinë e ndritur, pa luftëra e mjerime, natyrisht që këtë e kërkoj të
    realizohet edhe për popullin tim të shumëvuatjtur!
    Se, Kosova është imja, sikur është edhe juaja o të dashur bashkatdhetarë!

    U mundova ti jap ca konstatime përse dhe si u zhvilluan demonstratat e vitit
    1981 mirëpo, fjalën kryesore për këto ngjarje madhështore do ta thotë
    historia jonë e re në Kosovën e lirë!...

    LAVDI DËSHMORËVE TË ATDHEUT!

    RROFTË SHQIPËRIA E LIRË DHE E RIBASHKUAR!

    Suedi, 10 Mars 2006

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941
    RILINDJA E DYTE E KOMBIT SHQIPTAR - Shkruan: Rexhep Qosja (Shkëputur nga libri i ri “RILINDJA E DYTË”)





    RILINDJA E DYTE E KOMBIT SHQIPTAR


    Shkruan: Rexhep Qosja (Shkëputur nga libri i ri “RILINDJA E DYTË”)

    E besoj se pyetja e parë që do të bëjnë lexuesit do të jetë: ç’do ky titull – Rilindja e dytë? Ne kishim Rilindjen Kombëtare dhe nuk mund të kemi dy Rilindje. Ç’kuptim mund të ketë fjala Rilindje këtu? Përqendrimi i jashtëzakonshëm i fuqive mendore, morale dhe trupore të një populli për të bërë ndryshime të mëdha në jetën dhe në fatin e tij historik quhet rilindje. Në historinë tonë të re kemi dy rilindje: Rilindjen Kombëtare, si rilindje e parë dhe Rilindjen e dytë, me përmbajtjen dhe qëllimet e së cilës merret autori i kësaj vepre kur duke i përshkruar dhe shpjeguar e kur duke i përcaktuar.

    Por, ja, kemi edhe një Rilindje tjetër, Rilindjen e dytë.

    Për shkak se programi i Rilindjes Kombëtare, i Rilindjes sonë të parë, është sendërtuar vetëm pjesërisht, pse rreth gjysma e trojeve shqiptare dhe më shumë se gjysma e popullit shqiptar kishin mbetur jashtë kufijve të shtetit të posakrijuar shqiptar, nën pushtimin e fqinjëve ballkanikë, për çdo mendje historike Rilindja e dytë ishte plotësisht e pritshme dhe plotësisht e ligjshme.

    Rilindja e dytë me shumëçka është e njëjtë e me diçka e përafërt me Rilindjen e parë.
    Rilindja e parë shtrihet pothuaj në gjithë pjesën e dytë të shekullit XIX dhe në fillimet e shekullit XX.

    Rilindja e dytë shtrihet në gjithë çerekun e fundit të shekullit XX dhe në fillimet e shekullit
    XXI.

    Rilindja e parë zgjat gati 70 vjet.
    Rilindja e dytë zgjat gati 30 vjet.

    Rilindjen e parë e fillojnë dhe e çojnë përpara intelektualët, para së gjithash, shkrimtarë dhe shkencëtarë e, më vonë, edhe publicistë, në ngulimet shqiptare në botën e huaj.
    Edhe Rilindjen e dytë e fillojnë dhe e çojnë përpara intelektualë, shkrimtarë, shkencëtarë, publicistë dhe veprimtarë të tjerë, disa nga të cilët më vonë organizohen në parti politike dhe organizata të tjera.

    Rilindja e parë në planin politik ka ideal ndërtimin e vetëdijes kombëtare, ruajtjen e tërësisë së tokave etnike dhe krijimin e shtetit kombëtar – Shqipërisë.

    Rilindja e dytë në planin politik ka ideal bashkimin kombëtar si zgjidhje e drejtë, historike, e çështjes shqiptare, si çështje më e rëndë, më tragjike, ballkanike dhe, në kuadrin e saj, zgjidhjen e çështjes së Kosovës – krijimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.
    Rilindja e parë fillon si rilindje kulturore, e cila në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit merr karakter të organizuar politik.

    Rilindja e dytë fillon si lëvizje politike në demonstratat e rinisë studentore dhe shkollore në vitin 1981, dhe, mandej, me gjithë dhunën shtetërore, vazhdon gjithnjë e më e përqendruar, me ide dhe me ideale gjithnjë e më të shpjeguara dhe gjithnjë e më botore.

    Rilindja e dytë është e frymëzuar prej krijimtarisë letrare dhe, në përgjithësi, prej krijimtarisë shpirtërore kombëtare të përtashme, prej ideologëve dhe krijuesve të Rilindjes së parë, para së gjithash prej mendimit të Vaso Pashës, Naim Frashërit, Sami Frashërit, Jeronim de Radës, Asdrenit, Luigj Gurakuqit, Fan Nolit, më vonë edhe të Fishtës e të Faik Konicës si edhe prej jetës e qëndresës morale të Adem Demaçit.

    Rilindjen e parë e karakterizojnë përpjekjet për njësinë e letërsisë e të kulturës, deri atëherë të zhvilluar në qarqe letrare dhe kulturore dhe për shquarjen e tipareve të tyre kombëtare.
    Edhe Rilindjen e dytë e karakterizojnë përpjekjet për integrimin e letërsisë dhe, në përgjithësi, të kulturës kombëtare që krijohen në Shqipërinë shtetërore, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi dhe tek arbëreshët e Italisë.

    Gjatë Rilindjes së parë kombëtare bëhet betejë e vazhdueshme ideologjike dhe politike, që do të vazhdojë një kohë edhe pas shpalljes së pavarësisë, kundër klerikalizmit dhe ndikimit të tri qendrave fetare - në Stamboll, në Romë dhe në Athinë në vetëdijen dhe në jetën e shqiptarëve.
    Edhe në Rilindjen e dytë, sidomos në dhjetë - pesëmbëdhjetë vjetët e fundit, paraqitet e nevojshme beteja mendore kundër tejshquarjes së vetëdijes fetare, e cila, e nxitur prej qendrave fetare jashtëshqiptare, mund të ushtrojë ndikim çintegrues në shoqërinë shqiptare.
    Edhe më i nevojshëm bëhet komprometimi i trajtimit të pabarabartë të feve nga ana e vetjeve të ndryshme politike, fetare dhe intelektuale, të cilët mbiçmimin e njërës fe dhe nënçmimin e tjetrës e përdorin për nevoja të veta politike, fetare dhe intelektuale!

    Gjatë Rilindjes së parë bëhen përpjekje për afrimin e dy kryedialekteve, që do të sjellin krijimin e gjuhës së njësuar letrare kombëtare.

    Gjatë Rilindjes së dytë bëhet betejë mendore, shkencore dhe kulturore, kundër përpjekjeve njëherë për krijimin e dy gjuhëve letrare dialektore e, pas dështimit të tyre, kundër përpjekjeve për ndryshime rrënjësore të parimeve mbi të cilat është krijuar gjuha e sotme standarde.

    Gjatë Rilindjes së parë bëhen përpjekje shumë të suksesshme për pastrimin e shqipes prej fjalëve të huaja që kishin depërtuar dhe po depërtonin në të. Purizmi, prandaj, është veçori e saj që ka luajtur rol të madh në zhvillimin dhe përsosjen e gjuhës shqipe.
    Edhe në Rilindjen e dytë bëhen përpjekje për pastrimin e shqipes prej fjalëve të huaja të panevojshme, sidomos për parandalimin e depërtimit të tyre.

    Gjatë Rilindjes së parë bëhet betejë kulturore dhe politike kundër krahinorizmit si pengesë në përpjekjet për njësinë kombëtare shpirtërore dhe politike.

    Edhe në Rilindjen e dytë bëhet betejë kulturore kundër krahinorizmit, kundër këtij të ashtuquajturi atdhetarizëm i mëhallës, që sjell ndasi, konflikte dhe urrejtje në jetën kombëtare.
    Për dallim prej Rilindjes së parë, Rilindja e dytë do të ballafaqohet edhe me një të keqe krahinoriste më tepër: do të ballafaqohet me përpjekjet për krijimin e një kombi të ri në kuadrin e kombit shqiptar - të kombit kosovar! Mund të besohet se edhe këtë betejë politike dhe kulturore kombëtare, Rilindja e dytë do ta përfundojë suksesshëm.

    Gjatë Rilindjes së parë ideja e ndërtimit demokratik të shtetit të ardhshëm shqiptar ishte ide qendrore e programit të saj kombëtar. Për këtë arsye në publicistikën e kohës bëhej komprometimi politik dhe moral i mentaliteteve që e cenojnë rëndë atë ide: i mentalitetit despotik, dhe i mentalitetit feudal, që ishin mentalitete pothuaj mbizotëruese të kohës në jetën kombëtare.

    Kush nuk vëren se edhe Rilindja e dytë është e shtrënguar të bëjë betejë në njërën anë kundër mentaliteteve anakronike e, në anën tjetër, kundër të këqijave të reja që cenojnë idenë e demokracisë në jetën tonë siç janë korrupsioni intelektual e politik, korrupsioni material, krimi i organizuar dhe luksi i pamoral i zyrtarëve.

    Nuk ka dyshim se të përbashkëtat dhe ngjashmëritë e Rilindjes sonë të parë dhe të Rilindjes sonë të dytë janë më të shumta, më të gjera dhe më të thella.
    Studimi i tyre na pret.

    Është e nevojshme, ndërkaq, të theksohet se frytet e Rilindjes së parë nuk kanë arritur, apo edhe nuk i kanë lejuar, t’i gëzojnë ideologët dhe veprimtarët e saj më të përkushtuar. Ato fryte do t’i shfrytëzojnë dhe do t’i shpërdorojnë shumë nga ata që nuk kishin bërë asgjë për atë Rilindje.

    Edhe frytet e Rilindjes së dytë në masë të madhe po i shfrytëzojnë, dhe po i shpërdorojnë, jo vetëm shumë prej atyre që nuk kanë bërë asgjë për të, por edhe disa prej atyre që deri në prag të luftës apo, madje, edhe gjatë luftës kanë bërë shumë kundër saj.

    Gjithmonë e gjithkund lëvizjet e mëdha historike i kanë pasur e do t’i kenë ideologët, kolosët e martirët e tyre dhe matrapazët e tyre! Krahas idealistëve politikë kanë vepruar edhe kundërshtarët e tyre! E pas përmbushjes së qëllimeve të Rilindjes shumë herë fillon zvetënimi i saj: madhërinë e virtytit e pushton madhëria e poshtërsisë!

    Të gjitha këto çështje që karakterizojnë Rilindjen tonë të dytë janë çështje, më shkurtimisht a më gjerësisht, të trajtuara në këtë libër. Ngritja e tyre në të vërtetë përbënte kulturën dhe politikën e Rilindjes sonë të dytë.

    Titullin me të cilin botohet kjo vepër kam mundur t’ua vë edhe veprave të mia të tjera mbi çështjen shqiptare: Populli i ndaluar, Strategjia e bashkimit shqiptar, Çështja shqiptare – historia dhe politika, Ligjërime paravajtëse, Fjalor demokratik, Tronditja e shekullit I-II, Demokracia e shpërdorur, Ideologjia e shpërbërjes. Ia vë kësaj që, tani, po botohet, jo vetëm pse në disa prej fjalimeve të përmbledhura në të përmendet togfjalëshi Rilindja e dytë, por pse po botohet në prag të shpalljes së Kosovës shtet i pavarur, domethënë në prag të sendërtimit të idealit, të cilit i janë kushtuar këto vepra.

    Si as në këtë parafjalë, as në fjalimet të cilave u prin ajo, nuk e them se çështja shqiptare zgjidhet njëherë e përgjithmonë me shpalljen e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran. Jo. Pavarësia e Kosovës është arritje e madhe historike për popullin shqiptar në përgjithësi. Por, kjo nuk është zgjidhja përfundimtare historike e çështjes shqiptare. Zgjidhje historike e saj është bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. Koha do të tregojë nëse do të jetë e nevojshme edhe një Rilindje për sendërtimin e këtij ideali, i cili gati një shekull e ka lëvizur historinë shqiptare.
    DYMBEDHJETE VJET ME VONE

    Është mirë që e përkujtojmë 11 marsin e vitit 1981. Është mirë dhe është e nevojshme. Është mirë, sepse duke e përkujtuar atë Ditë ne u shprehim nderimin që ua kemi borxh atyre që në një çast kanë parë më larg dhe janë treguar më të vendosur se të tjerët.

    Është e nevojshme sepse duke e përkujtuar atë Ditë, ne e shohin veten më qartë, e kuptojmë gjendjen tonë më drejtë, shohim çka kemi bërë dhe çka është dashur të bëjmë.
    Është mirë dhe është e nevojshme ta përkujtojmë atë Ditë, sepse ajo është Ditë historike. Ajo është Ditë e fillimit, në të vërtetë e rifillimit në mënyrë të re, me mendje e me fuqi të re, e Rilindjes sonë të dytë, e përpjekjeve për një qëllim, që i ka bashkuar ata që nuk ishin të gatshëm të pajtoheshin që dhuna të shtypë lirinë, që padrejtësia të sundojë të drejtën, që gënjeshtra të fyejë të vërtetën, që demagogjia të mashtrojë arsyen.

    Prej asaj Dite e deri sot kanë kaluar 12 vjet. Për historinë kjo është kohë e shkurtër – sikur historia të matej me vite e jo me rëndësi ngjarjesh.

    Ata që e kanë bërë atë Ditë historike tani janë 12 vjet më të vjetër: kohë e mjaftë për veprim historik, për mësim, për pësim dhe për zhgënjim.

    Ata që kanë lindur atë Ditë tani janë mjaft të rritur që të kërkojnë prej jetës e prej prindërve më shumë e të mos kuptojnë pse s’iu jepet çka me të drejtë u takon.
    Është mirë që sakrificat për ideal nuk kërkojnë njohje se, sikur të kërkonin, do të dëshpëroheshin shumë ata që bëjnë sakrifica.

    Vuajtjet që për shkak të idealit të shprehur atë Ditë kanë pësuar nismëtarët e tij janë të shumta e të ndryshme, kurse njohja morale ose e mohuar, ose e mangët!

    Disa prej tyre nuk janë më ndër të gjallët; disa janë shpërndarë nëpër botë pa mundësi që të vijnë të shohin vendlindjen; disa të tjerë janë futur në burokracinë e re partiake pa mundësi ndikimi në sjelljen e organizuar politike. Etiketimet ideologjike që u janë bërë, kurse në disa raste u bëhen edhe sot, në radhë të parë prej atyre që atëherë janë vënë kundër idealit të tyre, sigurisht, nuk janë arsyeja kryesore pse një numër i këtyre idealistëve punët që po bëhen sot, me më pak a me më shumë dëshpërim i shikojnë prej anash në vend se të jenë prijësit e punëve.

    Gjatë këtyre 12 vjetëve janë bërë ndryshime të mëdha në ne, në botën tonë dhe në botën përgjithësisht. Historia ka ecur me shpejtësi të jashtëzakonshme. Është përmbysur një ideologji dhe janë përmbysur sistemet politike të ndërtuara në të. Janë shpërbërë tri shtete federative dhe janë krijuar rreth 20 shtete të reja kombëtare në kontinentin evropian.
    Pas 12 vjetësh kemi disa arsye t’i theksojmë disa të arritura premtuese. Jemi organizuar politikisht në parti, shoqata e organizata të ndryshme që bashkohen rreth një qëllimi historik sado të penguar, jemi inkuadruar në procesin e rregullimit të jetës sonë sipas parimeve të demokracisë. Çështja jonë kombëtare është rikthyer në politikën dhe në diplomacinë evropiane dhe, në përgjithësi, botërore. Për të tani dinë edhe ata që s’kanë ditur. Gënjeshtrat e fqinjëve për ne janë përmbysur në ballafaqim me të vërtetën tonë që ia kemi zbuluar botës. Shtete, forume dhe institucione ndërkombëtare flasin me mirëkuptim për çështjen tonë dhe tregojnë gatishmëri të përkrahin zgjidhjen e saj të drejtë.

    Por, pas 12 vjetësh kemi shumë arsye të jemi të brengosur. Popullin e kemit të uritur, shëndetin e tij gjithnjë e më të rrezikuar, arsimin e të rinjve gjithnjë e më të ngushtuar, kurse kulturën, shkencën dhe artet gati të ndaluara. Për brezin tonë të ri, Kosova është gjithnjë e më pak shtëpi, vend pune dhe atdhe sigurie. Dija, aftësia, dhuntia dhe shëndeti i të rinjve tanë po derdhen nëpër botë. Nuk jemi në luftë, por prej Kosovës dhe prej viseve tona të tjera në ish-Jugosllavinë po largohemi si të ishte luftë. Nuk jemi në luftë, por po pakësohemi si të ishte kohë lufte! Me vonesë të madhe kemi filluar ta ftojmë rininë të mos e lëshojë vendin e vet.
    Vetëm ta ftojmë!

    Jemi të pushtuar, të cenuar dhe të rrezikuar.

    Çështja jonë është ngritur dhe ndërkombëtarizuar në shkallën më të lartë, kurse gjendja jonë reale është përmbysur tepër poshtë.

    Pushtuesit serbë, për herë të parë në historinë tonë, bëjnë përpjekje të programuara për serbizim rrënjor të Kosovës.

    Rrugët e përpjekjeve për liri dhe pavarësi i kemi rrudhur në një rrugë dhe, ashtu, barrën Kosovë në qafë të Serbisë e kemi lehtësuar. Lëvizjen gjithëpopullore dhe mundësitë e saj të ndryshme për qëndresë vepruese i kemi sunduar me konformizëm politik! Shkallë – shkallë kemi filluar të kërkojmë më pak se ç’na takon duke harruar se atij që kërkon pak nuk i jepet as aq sa kërkon! Vazhdojmë të bëjmë më pak se ç’mundemi objektivisht duke menduar se të tjerët do të bëjnë më shumë, kurse të tjerët, faktorët ndërkombëtarë, vazhdojnë për ne të kërkojnë më të lehtën e jo më të drejtën! Po të gjitha këto arsye për pakënaqësi dhe, madje, brengosje nuk duhet të na e dobësojnë besimin në ngadhënjimin e së drejtës sonë. Poeti i madh amerikan, Volt Vitmen, ka thënë: e dëgjoj sëpatën se si rrëzon lisa në Australi. E unë mund të them: i dëgjoj hapat e rinisë shqiptare që e bën realitet idealin e 11 marsit ’81 – që Kosovën e bën të lirë e të pavarur, kurse popullin shqiptar të bashkuar.

    Fjala në tubimin në të cilin u shënua 12-vjetori i demonstrative të vitit 1981, në Prishtinë, më 10.3.1992. Shkëputur nga libri i ri i Rexhep Qosjes “Rilindja e dytë”

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    19,097
    te na rroje nato..se per qose ishin ba hi ne shkritore te serbise krejt popullata shqiptare..

    e di nana lek cokut cka sjell qosizma..

    po dhe ajo e caushve di dicka tash mbasi ja piu langun e ja pa hajrin zabit qose gjinushve..

    sic e din mir dhe nana ukes bytyq e ajo fmija e drin komandantit.. se cka do me than inat polpotoqosist..

    te na rrojn miqt e rugoves.. klintono blerat.. se pi qose kelmendave vec tragjedi u kan ardh shqiptareve..
    Ndryshuar për herë të fundit nga D@mian : 19-03-2008 më 12:11

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941
    DEMONSTRATAT E VITIT ‘81 DHE VAZHDIMËSIA E MOHIMIT TË TYRE!



    Shkruan: Bedri HALIMI

    Prishtinë, 03.04.2007

    ______________________________________

    Ngjarjet e vitit 1981, përpos që ishin vazhdimësi e rezistencës shqiptare, ato paraqitën në mënyrë më të artikuluar kërkesat e shqiptarëve për liri e barazi, duke e vënë në pah si para opinionit vendor ashtu edhe para atij ndërkombëtar, pabarazinë e shqiptarëve në Kosovë. Që nga koha kur ndodhën ngjarjet, ato u mohuan, u mistifikuan e u dënuan në të gjitha format e mundshme. Vazhdimësia e logjikës së mohimit të këtyre ngjarjeve vazhdoi madje edhe pas rënies së monizmit më të fortë në Ballkan – titizmit. Këtë radhë, do t’i paraqesim disa nga akterët e mohimit të këtyre ngjarjeve, logjikën e mohimit dhe mënyrën e veprimit.

    Dokumentar i dështuar për ngjarjet e vitit 1981

    Në një emision dokumentar kushtuar ngjarjeve të vitit 1981, që u dha vitin e kaluar në RTK, (e që u ritransmetua më 1 prill 2007) ishte në fakt një emision kundër atyre ngjarjeve. Më saktë, ishte vazhdimësi e qëndrimeve të njëjta që nga viti 1981 nga shumica e pjesëmarrësve të emisionit.

    Në këtë emision, me asgjë, nuk u paraqitën shkaqet që sollën deri te shpërthimi i pakënaqësisë. Asnjëri nga të intervistuarit nuk e përmendi gjendjen ekonomike të popullatës. Asnjëri nuk e potencoi shkallën e papunësisë në Kosovë atëbotë. Asnjëri nuk i tha as afërsisht, shkaqet e as shifrën e njerëzve nga Kosova që e kishin marrë rrugën e hidhur të kurbetit, që në sistemin socialist jugosllav quheshin si “të punësuar të përkohshëm në botën e jashtme”.

    Hydajet Hyseni, duke folur me megafon para demonstruesve - 1 prill 1981



    Nga akterët e atyre ngjarjeve në këtë emision ishin prezentë vetëm Hydajet Hyseni dhe Gani Koci. Por nga ajo që u paraqit, dhe si u paraqit, si dhe nga fakti se kush ishin “analistët” e palës tjetër, nuk është vështirë të konkludohet, se mendimet e Hydajet Hysenit dhe Gani Kocit janë shkëputur në konotacionin e qëllimit të skenaristëve të emisionit.

    Tashmë dihet se si nga pushteti jugosllav, po ashtu edhe nga klika titiste e atëhershme në Kosovë, ngjarjet e vitit 1981 cilësoheshin si “nacionaliste, irredentiste, kundërrevolucionare, për minimin e pushtetit politik të klasës punëtore, të sistemit socialist vetëqeverisës jugosllav, për prishjen e bashkim - vëllazërimit e minimit të pushtetit politik të klasës punëtore”.

    Për kë ishin të panevojshme ngjarjet e vitit 1981?

    Pas rënies së komunizmit dhe pas largimit të oligarkisë politike të Kosovës nga skena politike, madje edhe pas burgosjes së ndonjërit prej tyre, këta, edhe më tej, nuk e ndërruan qëndrimin për ngjarjet e vitit 1981, por i ndërruan arsyetimet e qëndrimeve të tyre. Kështu, derisa ishin në pushtet, ngjarjet e ‘81-shit për ta, doemos se ishin “kundërrevolucionare e armiqësore…”, kurse pas rënies nga pushteti, ato ngjarje për ta, na ishin të panevojshme, sepse vetë ata, me politikën e tyre, e paskan pasur mendjen që ta realizojnë çështjen e republikës! Dhe sot, ndonjë shok i Zdravko Çoliqit të djeshëm, jep fetva për ngjarjet e vitit 1981; ndonjë tjetër, që më mirë është ndier në Beograd se në Kosovë atëbotë, gjithashtu bën “analizë profesionale”; ndonjë tjetër, që babanë e ka pasur levë të lokomotivës antishqiptare, jep “vlerësime meritore” duke u thirrur madje në dëshmi të babait të tij.

    Edhe Baton Haxhiu, si autor i këtij dokumentari (së bashku me Andi Bushatin) edhe në këtë emision, tregon vazhdimësinë e një qëndrimi, kur janë në pyetje ngjarjet e vitit 1981. Qëllimi i këtij emisioni, (me apo pa porosi) ishte jo për të hedhur dritë, por për të krijuar mjegull, në radhë të parë në karakterin e këtyre ngjarjeve, pastaj në nevojën e tyre, si dhe në atë se, ato i organizuan vetë shqiptarët apo i organizoi dikush tjetër, pra (armiqtë e Kosovës), duke aluduar kështu në ndonjë shërbim të huaj.

    Pas këtij emisioni të çuditshëm, madje edhe të befasishëm, për faktin se një mendësi e tillë ende është e pranishme për këto ngjarje, duke i përcjellë ngjarjet në kontinuitet, u dashtë që t’i shfletoj vetëm disa gazeta të viteve ‘90-ta, për t’i sjellë qëndrimet e njëjta, të njerëzve të njëjtë, për Pranverën 81.

    Ngjashmëritë e rastit apo të qëllimshme?

    Kështu Baton Haxhiu, në një shkrim të tij, para ca vitesh, në mbititullin “Pikëpamje” dhe me titull “81-shi as revolucion as kundërrevolucion”, shtron pikërisht dilemën se “kush në të vërtetë i organizoi demonstratat dhe a ishin ato të hershme për Kosovën dhe rrjedhën e atëhershme të ngjarjeve politike. I organizuam vetë apo dikush tjetër?”. Madje, sipas tij, “ato vetëm e shpejtuan procesin e insistimit serb se ‘Kosova është dashur të jetë në Serbi’”. Për të konkluduar madje se “pasojat janë kontinuiteti represiv, burgosjet masive dhe heqja e autonomisë së Kosovës…”. Bujku, e martë, 12 mars 1996.

    Pamje nga demonstrata e vitit 1981

    ___________________________________

    Ndërkaq, një vit më parë, i njëjti autor, Baton Haxhiu pra, kishte bërë një intervistë me Mihajlo Markoviqin – ideologun e PSS (siç e thekson edhe vetë), e cila është botuar në revistën “KOHA” nr 54/95, 29 mars 1995 fq.13. Në këtë intervistë, Mihajlo Markoviq, pos tjerash, thotë: “Udhëheqësit shqiptarë, të cilët organizuan demonstratat e vitit 1981, bënë gabim të madh historik… Padurueshmëria dhe mendjelehtësia e liderëve tuaj, e shprehur më 1981, shkaktoi humbjen e asaj që deri atëherë e patët”. Pra, të njëjtat qëndrime, të Mihajlo Markoviqit, i jep një vit më vonë Baton Haxhiu, por në një gazetë tjetër (në Bujk) tani si ‘Pikëpamje’ të vetat.

    Ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe politikanët e Kosovës?

    Kurse, sa i përket asaj që mund t’i ketë organizuar ndonjë shërbim i huaj apo të jetë përfshirë në to, Mustafë Sefedini, ish-ministër i Sekretariatit për Punë të Brendshme të Kosovës, që ishte pikërisht atë kohë në këtë detyrë, thotë se, as Shqipëria dhe as ndonjë shërbim tjetër informativ nuk kanë pasur dorë në këto ngjarje. Revista “KOHA” nr.99, 13 mars 1996 fq.9.

    Ndërkaq, dihen qëndrimet e Azem Vllasit për demonstratat e vitit 1981, gjatë kohës sa ishte në pushtet. Por edhe pas rënies së komunizmit, madje edhe pas burgosjes që i bëri Millosheviqi, në një shkrim të tij me titull: “81-shi shumëdimensional”, Azem Vllasi e jep edhe këtë gjykim: “Konkretisht, për demonstratat e vitit ‘81, udhëheqja politike e Kosovës (shqiptarët) dhe tërë politika zyrtare, ishte unike në mendimin se ato, as si mënyrë e veprimit e as sipas rrethanave politike të atëhershme dhe kohës kur ndodhën, nuk ishin fare të qëlluara…”. Revista “KOHA” nr. 102, 3 prill 1996, fq. 22.

    A nuk e kishte thënë të njëjtën gjë edhe Mihajlo Markoviq, madje në vitin 1995 po në revistën “KOHA”?

    Po në këtë vazhdë është edhe teoria e supozimeve të Mahmut Bakallit, i cili në Kosovë, ndonëse njihej si më i afti në hierarkinë politike komuniste, (ndër përfaqësuesit shqiptarë) megjithatë nuk arriti të japë as arsyetimin më të vogël për pozitën e shqiptarëve në sferën e arsimit në kohën e Millosheviqit, (me rastin e dëshmisë së tij në gjyq kundër Millosheviqit).

    Atëherë, përderisa njeriu kyç i asaj kohe, në pozitën kyçe, (Mustafa Sefedini), thotë se nuk ka pasur informacione çfarë tash i bluajnë, i mbllaçitin e ripërtypin disa analistë të sotëm, rrjedhimisht shtrohet pyetja: Kush ka pasur informacione më shumë atëbotë, ata që kanë qenë në pozitat kyçe apo analistët e sotëm? Nëse ndonjë analist apo edhe historian sklerotik ka informacione tjera, atëherë lind pyetja, nga i siguruan ato informacione, përpos nëse këta njerëz, e kanë pasur beneficionin e të qenit në laboratorin e prodhimit të informatave të tilla, përderisa ata të “laboratorit” të grumbullimit të informatave, thonë qartë, se nuk kanë pasur informata të tilla.

    Prandaj, në fund, logjikës së tillë do t’ua rikujtonim se vërtet vezët e qyqeve i lëshon ndonjë shpend tjetër, por assesi nuk i lëshon shqiponja.

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941
    CILI ISHTE ROLI I SHQIPËRISË ZYRTARE NË DEMONSTRATAT

    E PRANVERËS SË VITIT 1981 NË KOSOVË



    Shkruan: Bedri ISLAMI

    Shkrimtar dhe publicist i njohur

    Më 26.03.2007

    __________________________________

    Pa as më të voglin dyshim, viti 1981 dhe sidomos pranvera e tij, ka qenë viti i provës për shqiptarët e Kosovës. Përgjithsisht, secila dekadë e ka gurin e vet themeltar, ose më saktë, ka një datë ose një moment të caktuar, që vendos pikëmbështetjet e së ardhmes.Për shqiptarët në Kosovë ka ndodhur disi ndryshe : një ngjarje ka mbajtur mbi vete më shumë se dy dekada dhe si duket, do të vazhdojë të mbajë mbi vete edhe shumë vite të tjerë. Demonstratat e pranverës , mars - prill 1981, janë pikënyja e viteve që erdhën më pas, dhe si të tilla ata kanë mbetur në kujtesën e kombit dhe në dëshminë historike të tij.

    Prej këtij viti, duam apo nuk duam, jemi të vetdijshëm ose jo, kanë rrjedhur të gjitha ngjarjet e tjera madhore që lidhen me Kosovën dhe, një pjesë e rëndësishme e tyre, edhe me Shqipërinë londineze.

    Viti 1981, me pranverën që nisi me 11 mars, për të shkuar më pas tek ditët e 26 marsit, 1 dhe 2 prillit, kishte në vete farën e hedhur të shumë ditëve të ardhshme, që dha fryt, shumë më tepër se sa ishte menduar 17 vite më pas, ne qershorin e vitit 1999.

    Them se ka qenë një vit provë, sepse, në strukturtat iluzore që kishte krijuar regjimi i Beogradit, do të ngrihej një brez, i cili nuk do të ishte kurrësesi i humbur, për të bërë më tej atë që kishin dashur etërit e tyre. Ky brez, thellësishtr romantik dhe krejtësisht atdhetar, doli nëpër rrugë për të filluar një jetë ndryshe. Ishte një brez që dëshmoi historikisht se nuk kishte humbur asgjë në Kosovë dhe se kështu nuk mund të vazhdohej më.

    Pamje nga demonstrata e vitit 1981 në Prishtinë

    Beogradi, pas dhunës së tankeve njoftoi për 11 të vrarë. Një shërbëtor i tyre në Prishtinë, Bakalli, tha se ishin vrarë vetëm nëntë vetë. Në se kishte filluar kështu gjakshëm, nuk do të kishte të ndalur. Romantikës dhe atdhedashurisë së një brezi të ri, Beogradi i kundërvuri tanket, dhunën policore, vrasjet, burgimet, arresatimet, gjakimet, dënimet e ashpra , dhe , si për të mos mjaftuar e gjithë kjo,filloi proçesin e jashtëzakonshëm fëlliqës të diferencimit.

    Kërkohej të diferencohej vllai nga vllai, ati nga djemtë, fëmijët nga prindërit, miqtë nga miku, shokët nga shoku, të afërmit nga të largëtit, të zakonshmit nga të pazakonshmit, kërkohej të bëhej gjithshka e diferencuar.

    Dosjet e diferencimit janë diku, por mbi të gjitha janë njerëzit që i kanë vuajtur mbi vete gjithë barrën e këtij difrencimi. Gjithshka që donte të krijonte regjimi i Beograd-Prishtinës qëndronte në mundësinë që, të pazakonshmit të ishin të huaj për Kosovën, të lëçiturit e saj; ndërsa pushtimi, si e zakonshme, të kishte të drejtën e qytetarisë.

    Këto njerëz,të pazakonshmit, të prangosur, të gjakuar, ashtu si edhe të afërmit e tyre, djemtë apo vajzat nëpër burgjet serbe, u ndjenë të vetmuar,qoftë edhe përkohsisht, e megjithatë, të dy pjesët, edhe ata që ishin jashtë e të burgosur , edhe ata që ishin të burgosur e me mendimin se çfarë do të bënin më tej kur të ishin të lirë, kishin në atë kohë një shpresë, një sfond ku mbështetej halli i tyre, kishin momentin e tyre të pritjes për mbështetjen. Duam apo nuk duam sot, e pranojmë apo nuk e pranojmë, fakt ishte se ata këtë mbështetje e kërkonin dhe e prisnin nga shteti amë, Shqipëria.

    Kryengritja shqiptare në ish Jugollavi, në fillimin e viteve 80 ka qenë pa dyshim, njëra nga ngjarjet , rreth së cilës e për të cilën janë bërë analiza të shumta, me të janë marrë e sogurisht do të merren njerëz të mendimit nga të gjitha fushat, por njëkohsisht edhe spekullantë ; janë marrë shkrimtarë e socialogë, historianë, protogonistë, gazetarë, janë ringritur ngjarjet , duke filluar që nga mbrëmja e 11 marsit dhe deri tek arrestimet masive, janë ngritur teza të ndryshme hipozeza të saklta e nga më të çuditshmet, ka patur gjykime e paragjykime, hipoteza nga më të çuditshmet dhe nga më të pazakonshmet, ka patur fillimisht çirrje dhe përbaltim institucional, pastaj heshtje por kurrë mbrojtje institucionale në Kosovë. Tezat, hipotezat, pikëpyetjet, hamëndjet, thëniet, gjykimet dhe debatat nga më të ashprat dhe nga më të vrullshmet, kanë qenë për rolin dhe qëndrimin e shtetit shqiptar.

    Që në fillim janë hedhur të gjitha pyetjet e mundshme dhe janë synuar të gjitha dilemat e hipotekuara. Në të vertetë është bërë përpjekja, herë serioze dhe herë e rreme, për të sqaruar disa nga momentet më thelbësore të qëndrimit të shtetit shqiptar ose për të përbaltur ato. Pak ose aspak janë bërë përpjekje për të ditur gjykimin e njerëzve të zakonshëm në Shqiëri, të mendimit intelektual, si i kanë pritur ata ngjarjet e pranverës kosovare, si kanë depërtuar ato në thelbin e jetës së tyre të zakonshme. Ishte merak spontan, njerëzor ose i organizuar, apo e verteta qëndron diku në mesin e tyre? Kishte më shumë se hall, brengë, shqetësim a mërzi, kishte diçka më shumë vetes dhe përtej së zakonshmes.. kishte thjeshtë brengë njerëzore apo edhe kombëtare...

    Tek qëndrimi i njerëzve të thjeshtë ndoshta asnjëherë nuk është ulur si duhet mendimi i socilogëve, gazetarëve, dijetarëve, sepse, në pamjen e parë ata nuk duken edhe aq interesante, ata nuk përbëjnë " ngjarje", pra nuk kanë në vete ankthin e zbulimit të së vertetës, nuk përbëjnë lajm, nuk kanë mister..megjithëse kjo nuk është aspak e vërtetë. Ndoshta më shumë se kudo tjetër tek njerëzit e zakonshëm , politika bën vendin e vet nëpërmjet shfaqjeve që nuk janë edhe aq të dukshme politikisht, por që në të vertetë bëjnë vetë thelbin e politikës.

    Le të sjell dy shembuj të mëvonshëm: Në vitin 1991, pas lëvizjes studentore dhe ndryshimeve jetike politike, të dy partitë e mëdha, demokratike dhe socialiste, në programin e tyre elektoral, kishin edhe bashkimin kombëtar të shqiptarëve. Partia Demokratike e kishte shumë më të theksuar, shumë më të dukshëm dhe krijoi mendimin se, pas fitores së saj, zgjidhja e çështjes kombëtare shqiptare, ishte punë e disa pakkohëve. Megjithëse e kishte kaq shumë të afishuar këtë, kjo nuk e pengoi atë, përkundrazi e ndihmoi që, në votimet e 22 marsit 1992, të merrte rreth 70 për qind të votave të shqiptarëve.

    Katër vite më pas, të dy partitë e mëdha politike shqiptare, krejt ndryshe nga 4 vite më parë, nuk e kishin as në kontekstin me të largët, çështjen e bashkimit kombëtar të shqiptarëve dhe vetë Kosova kalonte në planin e dhjetë. Kjo sepse, të dy partitë politike e dinin se, në rrethanat e krijuara, afishimi i një qëndrimi të itllë, sillte humbjen e votave.

    Nuk doja të analizoj se çfarë ndodhi në katër vite, që solli një regres të tillë, të dhimbshëm kombëtar, por shembujt i solla për të patur një lodhje mes asaj që quhet e zakonshme e nganjëherë e rëndomtë, kur analizojmë e ndalemi tek ngjarjet e marsit 1981, qëndrimi i qytetarve të thjeshtë dhe mendimit politik zyrtar.

    Enver Hoxha

    Natyrisht , për cilindo lajm përbën dilema e shtruar atëherë, nëse kishte dijeni Shqipëria zyrtare për atë që po përgatitej të ndodhte në Kosovë? A kishte dijeni Enver Hoxha, përse strukturave të tij, se viti 1981 do të ishte njëkohsisht edhe viti i krtyengritjes shqiptare?A ndikuan strukturat e fshehta të shtetit shqiptar në organizimin apo thjeshtë nxitjen e kryengritjes dhe afishimin e parullës Kosova-Republikë apo të thirjes tjetër "Republikë,Kushtetutë - ja me hatër- ja me luftë". A kanë qenë të përgatitura dhe të instruktuara organizatat ilegale që u vunë në ballë të demonstratave nga strukturat e fshehta të shtetit shqiptar? A kishte në Tiranën zyrtare përkrahjen e duhur kërkesa për republikën e Kosovës apo shteti shqiptar ishte kundër krijimit të një shteti të dytë shqiptar në Ballkan? Përkrahja e shtetit shqiptar ishte e vonuar apo në kohën e duhur? E gjithë ajo që ndodhi në polemikën e madhe mes shtetit shqiptar dhe shtetit jugosllav ishte thjeshtë një retorikë ideologjike apo pas saj fshihej edhe çështja kombëtare...

    Unë do të mundohem të sjell disa nga përjetimet e njëzet e gjashtë viteve më parë, ashtu si i kam përjetuar unë, qoftë si qytetar i zakonshëm, qoftë si gazetar. E di se për disa do të jetë disi e pazakontë, ndoshta edhe jashtë rrjedhës së trusnisë politike që përçohet ndaj shtetit shqiptar të atyre viteve, mirëpo unë do bëj mundim të sjell aftmosferën ashtu si ishte në ato ditë, ashtu si është përjetuar nga unë dhe njerëzit rreth meje, nga shokët e mi gazetarë, por edhe nga njerëzit e shquar të artit, shkencës, historisë. Do ja lejoj vetes, që ashtu si i kam ndjekur, dhe ashtu si i kam analizuar më pas, të sjell edhe mendimin tim për ato që ishin aso kohe në mendimin politik zyrtar, duke shfrytëzuar të drejtën nga takimet e mëpasme që kam pasur me disa nga protogonistët në Shqipëri të këtyre ngjarjeve, mes të cilëve edhe me ish presidentin e Shqipërisë, Ramiz Alia. Të gjitha këto nuk i sjell për të nxitur një mendim ndryshe ose një mendim "për", por të sjell, sado pak, ato të vërteta që ose janë thënë ndryshe, ose janë thënë të cunguara.

    Le të nisim me atë që përjetuan njerëzit e zakonshëm...

    Në mesin e muajit mars të vitit 1981, ata që punonin një kat më poshtë në redaksinë e gazetës "Zëri i Popullit" vunë re se, në sektorin e jashtëm, i cili ishte në katin e sipërm, kishte një lëvizje më shumë se të zakonshme, kishte një lëvizje përgjithsisht më të ndjeshme se herët e tjera. Zakonisht ndodhte kështu, kur kishte ngjarje të rëndësishme. Aq më tepër se, shumë më shpesh se më parë, kishin filluar të vinin funnksionarë të rëndësishëm të aparatit të Komitetit Qendror të Partisë, të cilët, jo rradhë herë, nuk ndaleshin as në zyrën e kryeredaktorit të gazetës, që ndodhej në katin e dytë. Megjithatë, nuk ishte vërejtur ende asgjë e jashtëzakonshme nëpër rradhet e artikujve, të cilët, në më të shumtën e rasteve, nuk kishin ndonjë gjë të veçantë. Edhe fakti që, përgjegjësi i sektorit të jashtëm, ishte thirrur dy herë, brenda ditës, tek shefi , nuk përbënte ndonjë lajm, sepse kjo kishte qenë shpesh një rutinë e zakonshme.

    Zakonisht , nga ora nëntë e mëngjezit, djemtë e gazetës, si i therrisnin miqtë e tyre të afërt, mes të cilëve edhe kryeministri i sotëm i Shqipërisë, zoti Berisha, shkonin të pinin kafenë e mëngjezit, në kafenenë e Lidhjes së Gazetarëve, ku kishte më shumë zhurmë se në të gjitha kafenenetë e tjera. "Zhurmëtarët" zakonisht ishin Pëllumb Bato i "Bashkimit",( nuk e di se ku është tani) Filip Çakulli i "Hostenit", i cili kishte zakonisht një mosmarrëveshje në javë me shefin e tij dhe të kritikuarit prej tij, dhe shefi i sotëm i gazetës proqeveritare Fahri Balliu, që aso kohe ishte gazetar special i "Zerit të Popullit". Ishte vënë re se prej dy ditësh, gazetarët e sektorit të jashtëm të "Zerit të Popullit" apo të "Bashkimit" ose nuk po vinin fare, ose pinin një kafe, tepër shpejt dhe iknin. Ndërsa ato të RTSH, sektori i jashtëm, që vinin nganjëherë për kortezi gazetareske, meqë kishin klubin e tyre, nuk dukeshin.

    Përgjithsisht, në sektorët e jashtëm të shtypit punonin aso kohe gazetarë nga më të mirët, të aftë dhe patriotë, si u dëshmuan shumë prej tyre në vitet që erdhën. Në "Zeri.." ishte i njohur Shaban Murati ,në "Bashkimi" ishte Napoleon Roshi, në RTSH ishte Bujar Muharremi.

    Megjithatë, fjalët kishin filluar të rridhnin, më shumë jo nga kanalet zyrtare, se sa nga " rebelët" që ndiqnin herë pas here, kanalet radiofonike të huaja. Kishte filluar të flitej se ne Prishtinë kishte pasur demonstrata dy apo tri ditë më parë, mirëpo nuk dihej më tepër. Njëri nga shokët e mi, që kishte qëndruar deri vonë për të ndjekur thuajse të gjiths stacionet radiofonike që mund ti kuptonte, më tha , se në Prishtinë kishte pasur një demonstrim të studentëve, por ajo kishte qenë për kushte më të mira jetese dhe ushqimi dhe si duket, nuk kishte pasur asgjë politike.

    Thënë të vertetën, unë kisha disa kohë që isha përgatitur për një udhëtim në Kosovë, i cili, si më kishte thënë shefi im i atëhershëm, Namik Dokle, do të bëhej në fundin e muajit mars. E dija se në atë grup do të ishte edhe Vera Kapo, bija e numrit dy të dikurshëm PPSH-së, Hysni Kapo dhe nëna e gazetarit të sotëm Andi Bushati, Xhafer Dobrusha, pedagog në Universitetin e Tiranës, që drejton sot Federatën e Arsimit dhe disa të tjerë.

    Kishte disa kohë që mardhëniet në dy anët e kufirit ishin në një pikë të lartë intesifikimi. Kishte më shumë se pesë vite që mes dy qeverie, në Beograd dhe në Tiranë, kishte një periudhë zbutje dhe, si duket, të dy palët kishin llogaritur të ndikonin tek njëra tjetra, përmes atyre që e quanin më të rëndësishme. Qveria e Beogradit mendonte të ndikonte në Shqipëri duke dërguar aty, përmes strukturave të ndryshme, një nivel më të ngritur jetese, njohje më të gjërë të botës, hapje më të ndjeshme; ndërsa qeveria e Titranës kishte menduar të ndikonte përmes shkallës së kulturës, njohjes reciproke, artit, gjuhës, traditës, duke pasur gjithnjë në anën e saj, përkushtimin e pakufishëm të shqiptarve matanë kufirit për shtetin amë. Këtë masë përcaktuese nuk e kishte llogaritur, ose e kishte përllogaritur keq, qeveria e Beogradit, ndërsa e kishte ditur shkëlqyeshëm qeveria e Tiranës. Në Tiranë kishte filluar të rozohej paragjykimi se " një shqiptar në Jugosllavi ishte një titist" dhe nuk shihej si një kundërshtar ideologjik, megjithëse shteti shqiptar e dinte fare mirë se, në mesin e të ardhurve, jo pak ishin të tillë.

    Pranimi i gjuhës së përbashkët shqipe, ribotimi, pa asnjë redaktim kritik i teksteve të historisë së Shqipërisë dhe pranimi i teksteve të njëllojta , thuajse në të gjitha lëmitë, ansamblet artistike që ishin më të shpeshta se asnjëherë, këngët që ishin përgjithsisht mbi bazën e teksteve me ndjenjë të theksuar kombëtare, si ishte ajo e Pjetër Gacit "Kaçanik o shkëmb e gurë..."pritja e jashtëzakonshme që i bëhej Nexhmije Pagarushës dhe rihapja e shpejtë e këngëve të saj...të gjitha këto ishin më të se të prekshme dhe të pranueshme nga njerëzit e zakonshëm.

    Kishte shumë kohë që në shtypin shqiptar, duke pasur edhe një çensurë të kujdesshme, nuk shkruhej kurrë negativisht për Kosovën ose për njerëzit e saj. Termat që dolën më vonë, pas viteve 90 për Kosovën ose për shqiptarët e Kosovës , atëherë as nuk njiheshin dhe as nuk lejoheshin të përdoreshin. Edhe kur flitej për masakrën e 4 shkurtit bëhej kujdes të evitohej emëri i Xhafer Devës, sado që shumë gjëra ishin të ditura. Fakti që u vu re më pas, se gjatë gjithë kohës që regjimi i Hoxhës ishte në pushtet kishte bërë vetëm tri përmendore të mëdha për individë të shquar të periudhës së Pavarësisë dhe se që të tre kishin ardhur nga viset shqiptare të Kosovës, përkatsisht busti i Bajram Currit, Hasan Prishtinës dhe Isë Boletinit, apo fakti që Emnver Hoxha, në shenimin e tij për Monumentin e Pavarësisë kishte kërkuar që, krahas Ismail Qemalit, të vihen në qendër të monumentit edhe figura e luftëtarit nga Kosova, kishin qenë të prekshme për njerëzit. Sado që mund të ishe dakord me regjimin, nuk mund as të ishe kundër veprimeve të tilla, të cilat, sado që mund të kishin, ashtu si u tha më pas, nënshtresa të tjera, përsëri, në kohën e dhënë, ishin të mirëpritura.

    Nga ana tjetër, në Universitetin e Prishtinës ishin mysafirë dhe jepin leksionet e tyre korifejtë e mendimit shkencor shqiptar, ëndërrimi i plejadave shqiptare në Kosovë, si Eqrem Çabej dhe Aleks Buda, Shaban Demiraj, Androkli Kostollari, Kristo Frashëri, Rexhep Mejdani, dijetarët më të shquar të shkencave albanologjike, historike, ribotohej Kadare dhe Agolli dhe Veprat e Plota të Poradecit.

    Në vitin 1978, me një vemendje tejet të veçantë u përkujtua 100 vjetori i ngjarjeve të Prizrenit dhe për herë të parë, publikisht ajo u quajt Lidhja Shqiptare e Prizrenit, duke i shtuar kështu, cilësimin Shqiptare, si shenjë e etnisë kombëtare. Deri atëherë ajo ishte quajtur thjeshtë "Lidhja e Prizrenit".

    Të gjitha këto po sillnin imazhin e ri të lidhjeve të përbashkta dhe, krejt befas, sidomos për njerezit e zakonshëm, erdhi njoftimi se në Kosovë kishte ndodhur diçka.

    KUR U BË NJOFTIMI I PARË ZYRTAR PËR DEMONSTRATAT E 11 MARSIT

    E vërteta është se njoftimi i parë për demonstratat e 11 marsit në Kosovë është bërë i njohur, pra publik, me 17 mars 1981, gjashtë ditë pas zhvillimit të tyre. Ky ishte një njoftim i shkurtër, pa koment, buim i së cilës ishte agjensia e ljameve Tanjug dhe i përforcuar edhe nga disa agjenci të tjera informative. Nuk është bërë ndonjë kujdes i veçantë për afshimin e tyre dhe po ashtu, vemendja ndaj botimit të artikullit apo dhënies së lajmit, nuk ka qenë e një rëndësie të veçantë. Në ditarin radioteleviziv të RTSH ai u dha, pa foto të veçanta, së bashku me lajmet e tjera të dorës së dytë, ndërsa në gazetë "Zëri i Popullit" që ishte aso kohe gazeta kryesore e vendit, me më shumë se njëqindmijë kopje në ditë, shënimi u vendos në faqen e katërt, majtas, aty ku edhe më parë vendoseshin lajmet e përgjithshme të politikës së jashtme.

    Si do e përcaktojë saktësisht analisti i shquar shqiptar Shaban Sinani," kjo ishte faza e një mpirje të dukshme të opinionit në Shqipëri, që, siç duket nga shënimet e vëzhguesve politikë, në Kosovë u shoqërua me ankth e padurim".

    Ishin disa ditë, në të cilat, njerëzit e thjeshtë dhe intelektualët, ishin në pritje të një zhvillimi të ri apo edhe të ndonjë lajmi më të gjërë se kaq. Kishte një vajtje ardhje më të dendur tek njeri tjetri dhe sidomos tek të afërmit, antenat satelitore të të cilëve mund të shfaqnin pamjet e Radiotelevionit të Prishtinës. Mirëpo edhe aty, pas 11 marsit dhe deri me 26 mars, nuk mund të mësoje më shumë se sa një informacion të zakonshëm, shenja të dënimit të udhëheqjeve të larta politike republikane e krahinore, por të gjitha këto nuk të jepnin përmasat e asaj që kishte ndodhur. Për fat të keq, një mik i imi, shqiptar i Kosovës, Idriz Zeqiraj, me të cilin, në vitin e parë të studimeve universitare, kishm jetuar, për shumë kohë, në një dhomë konvikti, ishte i dënuar dhe, si do e lexoja më pas, në njerën pikë të aktakuzës, kishte, si një lloj marrëzie të kohës, edhe miqësinë me mua. Idrizi ishte dënuar përmes tre dëshmitarëve të rremë, njëri nga të cilët ishte tepelenas, ndërsa dy të tjerët, shqiptarë të Kosovës. Pra nuk kisha burim të brendshëm, mirëpo, ashtu si rreshqitnin ujrat, rreshqitnin edhe fjalët. Kishte filluar të flitej se kishte ndodhur një demonstratë studentore, mirëpo, gjithshka mbështillej rreth togfjalëshit" kushte më të mira jetese".

    Edhe pas shumë vitesh, secili që, në një mënyrë ose në një tjetër, ka kaluar nëpër ngjarjet e asaj kohe, qoftë edhe si i jashtëm, si ishim ne në Shqipëri, nuk mund ta ketë ndjerë veten jashtë tyre. Disa gjëra mbeten në kujtesë, si ishte dita e 8 prillit 1981, kur për herë të parë, në gazetën kryesore të kohës dhe më pas, disa herë rradhazi në emisione të veçantë radiotelevizive, u dha qëndrimi i shtetit shqiptar. Ishte e diel dhe kisha shkuar në shtëpinë time në Shkodër. Ishte ditë plot diell, krejtësisht pranverë. Nga të gjitha radiot e komshive dëgjoja spikerin e radios tek lexonte, për të disatën herë, tekstin e plotë të Artikullit të parë në "Zërin e Popullit". Gazeta kishte dalur asaj dite me deyfishin e tirazhit të saj, pra në dyqindmijë kopje, dhe që në mengjezin e herëshëm, nuk e gjeje dot askund. Ishte shitur brenda pak çasteve dhe nëpër të gjitha qoshet e rrugëve kishin ndaluar njerëzit që kishin filluar ta lexonin, pa pritur për të shkuar në shtëpi.

    Jam krejt i bindur se qëndrimin e shtetit sqiptar e përkrahën të gjithë shqiptarët, edhe ata që ishin proregjimit , edhe ata që nuk e donin atë. Unë jam rritur në një familje e cila, në dy degët e mëdha të saj, kishte dy qëndrime të ndryshme. Shtëpia në të cilën jetoja unë, e njohur si "Shtëpia e madhe" e Gjylbegajve kishte qenë që në fillim në rradhët e lëvizjes nacionalçlirimtare dhe kishte dhënë tre dëshmorë, njëri prej të cilëve, vllai i nënës, Naim Gjylbegu, ishte vrarë në Vig të Mirditës, jo nga gjermanët, por nga ballistët e Markagjonit. Shtëpia tjetër, afër nesh, dhe që njihej si "Gjylbegët tek Çinari i Hoxhë Dheut" kishin qenë në anën e kundërt dhe njëri prej tyre, u bë edhe ministër.Sidoqoftë ata kishin qenë gjithnjë të afërta për njëra tjetrën. E solla shembullin, ndoshta gjatë, për të thënë se dy shtëpitë, e mbështetën njëlloj qëndrimin e shtetit shqiptar dhe unë këtë, duke qenë " i brendshëm" e di fare mirë. Mund të shkoj edhe më tej : djemtë e dy shtëpive ishin të gatshëm, në se organizohej diçka, edhe të luftonin për Kosovën, pavarësisht se nën urdhërat e kujt do të ishin.

    Nuk do të flas për reagimet në shtypin apo median e kohës. Për shumë prej tyre mund të besohej se ishte e përllogaritur gjithshka. Për një shtet të centralizuar si Shqipëria, kjo ishte e besueshme. Asnjë lloj fushate propogandistike, edhe ajo më e zakonshmja, mbjelljet e vjeshtës, nuk i lihej rastësisë, e jo ti lihej rastësisë, një ngjarje e tillë madhore. Mirëpo sado të ishte e përllogaritur, ndjehej në deklarimin e të gjithëve se tashmë ishte gjtihshka ndryshe, se gjithshka po kishte një fillesë krejt tjetër dhe një qëndrim, po ashtu, krejt më të natyrshëm. Njerëzit ishin në pritje se çfarë do të ndodhte në të nesërmen, cili lajm i ri do të vinte, dhe kjo nuk ishte shenjë e kuriozitetit, apo e mbushjes së hapësirës informative, por shumë më tepër.

    Mbaj mend një rast, i cili, megjithëse është krejt i thjeshtë, përsëri dëshmon për shumëçka. Ishim në shtëpinë e mikut të tim eti, Qamil Çelës, një figurë e njohur politike e viteve 30 dhe më pas, mik i afërt i Fan Nolit, Sejfulla Malishovës, Gjergj Fishtës dhe Ali Këlmendit. Nuk ishte përkrahës i Enverit, megjithëse e kishte njohur atë që në rininë e hershme. Ish drejtori i Bibliotekës Kombëtare, kishte shumë vite që ishte tërhequr në shtëpizën e tij të vogël, diku në qendër të qytetit të Elbasanit të vjetër.Po jepeshin lajmet e orës 20 dhe tashmë nuk e di, rastësisht apo qëllimisht ishte vendosur ashtu, por spikeri tha befas "Vazhdojmë me lajmet e brendshme. Sot ne Prishtinë..." dhe vazhdoi lajmin.

    Njeriu i moshuar lëvizi befasisht nga vendi dhe tha me një zë të gjallëruar "Oh sa mirë, sa mirë! Lajmi nga Prishtina është në; lajm i brendshëm".

    Njerëzit ishin aq të përqëndruar sa shihnin edhe detaje të tilla dhe gëzoheshin njëkohsisht nga detaje të tilla. Qamil Çela ishte mik i dikurshëm i afërt i Bedri Pejës. Ai ndiqte, në një hartë të madhe të Kosovës, gjithshka që shkruhej në shtypin e kohës dhe shënonte mbi të, me shkrimin e tij të vogël e të rrumbullaktë, lëvizjet më të rëndësishme.

    Ishte një periudhë, kur, pa lënë mënjanë edhe ndikimin e shtetit, tek njerëzit e të gjitha shtresave, mori një hop zhvillimor ndjenja kombëtare shqiptare, ndjenjë e cila do të ripërsëritej edhe një herë në vitet e luftës çlirimtare në Kosovë. Nuk mund të mohoj se në fillimin e viteve 8o, më shumë se gjithshka, ishte vënë në lëvizje e gjithë makineria e shtetit, të gjitha strukturat e tij, dhe pavarësisht nga fakti , në se kjo bëhej për " patriotizëm demagogjik" apo ishte e konceptuar kështu ( çka do e trajtojmë më tej), e gjithë kjo luajti një rol jashtëzakonisht të ndjeshëm në mentalitetin e kombit.

    Ndodhi edhe një fenomen tjetër, i cili, krahas doktrinës zyrtare apo qëndrimit zyrtar, kishte pjesën e tij të ndikimit, në jo pak raste, edhe më të fuqishëm se vetë shteti.

    Në pranverë - vjeshtën e vitit 1981 në dy anët e pjesëve shqiptare, në Kosovë dhe në Shqipëri, regjimet e kohës, jo pa paramendim dhe jo duke ia lënë në dorë kaotizmit dhe spontanitetit, gjithshka që ata menduan se ishte më e vlefshme dhe më e pranueshme. Megjithatë, në dy anët, por në kahe të kundërta, kishte edhe reagime spontane, të cilat, ose nuk ishin menduar, ose ishin përllogaritur si diçka tjetër.

    Regjimi i Beogradit dhe i Prishtinës solli në skenën e re të thyerjes përgjithsisht figura të vjetra politike, të cilat, dashje ose pa dashje, kishin ende ndikim dhe mendohej se, fjala e tyre do të ishte përfundimtare. Njëri pas tjetrit, në mbledhjet e mëdha të diferencimit, filluan të dalin figurat e njohura të Fadil Hoxhës, Veli Devës, Xhavit Nimanit, Sinan Hasanit, një grup gazetarësh tek " Rilindja", për të shkuar deri tek figura groteske dhe njëkohsisht e përçuditshme e Kolë Shirokës. Ky ishte skalioni i parë, ose "arsenali i rëndë" i betejës së Beogradit përmes Prishtinës, ndërsa tek skalioni i dytë filloi të dukej nëpër mbledhjet e gjata, gjithëfarë sekretarësh, gjurmuesish, hetuesish, gjyqtarësh, për të shkuar deri tek thirrja patetike e një farë Dushan Ristiqi se " kurrëfarë librash nuk na duhen nga Shqipëria". Thirja e tij, në të vërtetë, nuk ishte asgjë tjetër, veçse pranim i disfatës dhe ankthi i së nesërmes.

    Treshja titiste:Xhavit Nimani, Mahmut Bakalli e Fadil Hoxha në një takim me Titon

    Këto figura politike, që u bënë zëdhënës të pushtetit të Beogradit, nuk kishin emër të mirë në Shqipëri. Me të drejtë ata pranoheshin, ashtu si ishin, zëdhënës të regjimit titist dhe shtypës të popullit të tyre. Duke parë se cilët po dënonin një kërkesë të drejtë, ishte e natyrshme të pasurohej mendimi se , të rinjtë e Kosovës, duheshin mbështetur.

    Në Tiranë ndodhi diçka tjetër. Figurat politike të kohës qëndruan në heshtje. Në fund të fundit, qoftë edhe pa nënshkrim, kishte folur i pari i tyre, dhe njerëzit e kishin ditur se kush qëndronte pas shkrimeve të gjata në "Zerin e Popullit". Zakonisht, kur fliste i pari i tyre, të tjerët heshtnin. Hysni Kapo kishte dy vite që kishte vdekur. Disa muaj më pas Mehmet Shehut do i nxirrte koka tym dhe do të përfundonte në një (vet)vrasje, ende e pambyllur. Sidoqoftë, si ka pohuar shumë vite më pas Ramiz Alia, në Byronë Politike, njeriu më i ashpër kundër serbëve, ishte vetë Enver Hoxha. Jo rradhë, shfyerja ose dyshimi i tij, me gjithshka që lidhej me Beogradin, ishte deri në patalogjike. Pas besimit të madh që ai kishte pasur ndaj tyre, sidomos deri në tetorin e vitit 1946, kur ata kishin dashur zëvendësimin e tij me vllaho-maqedonasin Xoxe, gjithshka që do të vinte më pas do të lidhej me dyshimin e tij.

    Shteti shqiptar, duke i bërë të heshtë drejtuesit e vet, të cilët për hir të së vërtetës nuk kishin as aftësitë e duhura për të folur , me përjashtimin e dy ose tre vetëve, hodhi në veprim, në se mund të thuhet kështu, ata që kishin një reputacion të gjerë në Kosovë, si mjeshtër të mendimit shkencor, si njerëz të shquar të pendës, figura mitike si Çabej apo Buda, Dhimitër Shuteriqi, Androkli Kostollari, Arben Puto, Çesk Zadeja, Dalan Shapllo,Luan Omari, Kadare, Agolli, Arapi, Pollo, Jorgaqi, Jakov Xoxe. Ndërsa nuk heshti polemika zyrtare nga ana e shtetit shqiptar, njëkohsisht angazhohet tërë fuqia intelektuale e vendit, në formë institucionale dhe individuale, që nga zyrat më të larta të shtetit dhe deri tek gazetat më periferike. Radiotelevizioni i Shqipërisë dhe gazeta "Zëri i Popullit" mbajtën barrën më të madhe. Përballë kryqëzatës serbe, e cila përgjithsisht dhe kryesisht ishte përqëndruar tek figurat politike në të gjashtë republikat dhe në dy krahinat e atëhershme, dolën autoritetet më të larta të mendimit dhe këto ishin shumë më të besueshëm se sa të gjithë politikanët në Prishtinë apo në Beograd. Ata ishin më të besuar jo vetëm në Shqipërinë londineze, por edhe në Kosovë.

    Është interesant parathënia e shkurtër e një libri për Kosovën, i cili doli më pas dhe që u nënshkrua, si rrall herë ose më sakt, si asnjë herë nga Aleks Buda, Alfred Uçi, Arben Puto, Çesk Zadeja, Dalan Shapllo, Dritero Agolli, Dhimitër Shuteriqi, Ismail Kadare, Luan Omari, Sofokli Lazri, Stefanaq Pollo, Zija Xholi, të gjithë autoritetet më të rëndësishme shkencore të kohës, parathënie në të cilën, mes të tjerave do të lexosh :

    "Shkrimet që përmban kjo përmbledhje "Çthonë dhe çkërkojnë kosovarët"e pasqyrojnë drejtë dramën kosovare. Ne nuk duam të flasim në emër të intelektualëve kosovarë. Ata dinë ta mbrojnë vetë kuazën e popullit të tyre, dinjitetin e përsonalitetin e tyre si njerëz dhe si intelektualë. Ata i përkasin një populli, që nuk kërkon mëshirë e lëmoshë. I përkasin një formimi kulturor historik, që i bën të jenë të papërkulur përpara dhunës, shtypjes e arbitraritetit. U përkasin atyre njerëzve, që në kohët e sotme luftojnë për aspiratat më të larta e më të ndritura të popujve, siç janë liria, barazia, demokracia e të drejtat e verteta njerëzore..."

    Nuk kishte ndodhur asnjëherë kjo, por nuk kishte ndodhur, po ashtu, asnjëherë, që njerëzit të mos i besonin korifejve të mendimit të tyre. Prandaj edhe gjithshka ishte shumë më e besuar, shumë më e prekshme dhe njerëzore. Kjo depërtoi tek njerëzit dhe nuk ka lidhje me qëllimet që mund të ketë pasur shteti shqiptar i asaj kohe.

    Janë pikërisht ngjarjet e vitit 1981 dhe ndjenjat që u ngjallën atëherë tek njerëzit e zakonshëm, të cilët sollën faktin e madh, që në demonstratat e para madhore të studentëve të dhjetorit 1990, të cilat ishin kundër regjimit dhe kundër sistemit, do të lartësoheshin portretet e Kadaresë dhe të Rexhep Qosjes, si bashkëudhëtarë të mendimit , e njëkohsisht edhe të qëndresës.

    Nga ana tjetër, do të ishte pikërisht qëndrimi i theksuar atdhetar i intelektualëve shqiptarë të Shqipërisë londineze, në mbrojtje të çështjes kombëtare shqiptare në Kosovë, që do u jepte zemër njerëzve, që kishin filluar një betejë për të fituar një luftë. Kjo do e bënte më pas, njërin ndër korifejtë e lëvizjes vazhduese ilegale, Afrim Zhitinë, që jo rastësisht të kishte si emër të luftës , pseudonimin "Ismaili" dhe nipit të tij ti vinte emërin Dritëro.

    Ky ishte reagimi i njerëzve të zakonshëm. Sot, duke paragjykuar gjithshka, mund të thuhen shumë gjëra të ndryshme. Unë e kam përjetuar intesivisht atë kohë, si qytetar dhe si gazetar, jam , si të thuash pjesë e dëshmisë që vjen nga poshtë. Në se dikush, veç fjalëve, do të mund të paraqiste fakte të vërteta historike, që hedhin poshtë mendimin tim, atëherë, unë do e rishikoja atë, por kam qenë pjesë e demonstrimeve spontane atdhetare të njerëzve të zakonshëm dhe të intelektualëve shqiptarë, për të cilët Kosova ishte një gjë e shenjtë. Jo rastësisht, në janarin e vitit 1991, e para organizatë atdhetare që krijohet në qytetin e Shkodrës dhe në të gjithë Shqipërinë, ishte organizata "Kosova" dhe jo rastësisht unë u gjenda si njëri ndër themeluesit e saj.

    Megjithatë, e gjithë ajo që ka ndodhur në Shqipëri, për vetë kushtet e sistemit dhe centzralizimit , kishte lidhje me shtetin shqiptar. Nuk mund të përceptosh sot se mund të bëhej diçka, qoftë edhe e zakonshme dhe të dilte jashtë strukturave të ngritura, që shtriheshin nga selia e Komitetit Qendror dhe deri tek njësitë më të parëndësishme.

    Studjuesi Shaban Sinani

    Shteti shqiptar nuk mund të heshtëte para ngjarjeve të vitit 1981. " Përkrahja e shtetit shqiptar për protestat e popullit në Kosovë ishte pjesë e detyrës së tij. Nga kjo detyrë ai nuk mund të shmangej, përveçse duke vënë në dyshim zotimin e vet kombëtar. Ose duke deklaruar dobsinë e pafuqinë e tij"- do të nënvizojë studjuesi i njohur Shaban Sinani. Kjo është edhe e vërteta. Në se shteti shqiptar do të kishte heshtur, ai do të kishte humbur njëkohsisht edhe çfarëdo lloj vlere në vetë popullin e tij, kur për më shumë, nuk kishte qenë hera e parë, që shteti shqiptar, kishte hyrë në polemika të tilla me shtetin jugosllav. Megjithëse që nga viti 1974 vazhdonte një farë heshtje polemike, kishte pasur vite të tjera, të mëhershme, në të cilat shteti shqiptar ishte angazhuar me të gjithë potencialet e tij.

    Pra kjo nuk do të ndodhte për herë të parë.

    Si është vënë në dukje nga disa studjues, në vitet e fundit, jo pa qëllim, nganjëherë edhe nga vetë shkalla e njohjes apo e përjetimit, në letërsinë politike, është përhapur mendimi se shteti shqiptar i periudhës komuniste dhe vetë Enver Hoxha i shfrytëzuan ngjarjet tronditëse dhe të përgjakura të Kosovës " për të krijuar vlerat e një patriotizmi demagogjik ose të një patriotizmi të rremë".

    Ka të paktën dy arsye të rëndësishme për të besuar se e gjithë ajo që u ngrit dhe u bë gjatë vitit 1981 dhe më pas, nuk kishte qenë një patriotizëm i rremë. Së pari, është rasti të krahasohet përmbajtja e debateve publike të shtetit shqiptar, me pjesën e pashfaqur të kësaj polemike, e cila gjendet kryesisht në ditaret e Enver Hoxhës dhe në protokollet e mbledhjeve të byrosë politike. Nga ky krahasim del se udhëheqja e lartë e shtetit komunist, edhe në biseda të brendshme, si në mbledhjet e byrosë apo të sekretariatit të komitetit qendror, ka diskutuar me të njëjtat teza. Mund të besohet se kjo udhëheqje nuk ka dashur ti bëjë vetvetes edukatë patriotike apo të krijojë për veten patriotizëm demagogjik.

    Së dyti, pikërisht në këtë periudhë shteti shqiptar e merr shumë seriozisht konfliktin për Kosovën dhe ndërmerr veprime në fushën diplomatike. Kësaj periudhe i përket nisma e E.Hoxhës për të krijuar zbutjen e tensioneve me fqinjët jugorë, por edhe viziton Shqipërinë , njëra nga figurat më të njohura të politikës gjermane, Shtraus. Gjermania kishte të njëjtin problem si Shqipëria, ndarjen e saj, gjë e cila, megjithëse kishte ndodhur më vonë, shihej si një mundësi më e largët. Sidoqoftë politikanët gjermanë e kishin të domosdoshëm një precedent të tillë në Europë, pra një ndryshim të kufijve të pasluftës së dytë botërore, kjo do të ishte një lehtësi e rëndësishme për to, dhe askund tjetër nuk mund të krijohej një precedent i tillë, më lehtë se në rastin shqiptar.

    Unë nuk e di se si kanë rrjedhur punët në takimet e veçanta, qoftë edhe në dyshe apo treshe, në njësitë e larta të shtetit shqiptar. Nuk e di në se janë marrë vendime të fshehta dhe fakt është se, megjithë ndërrimet e pushtetit dhe të sistemit, çka ishin jetikë të ndërroheshin, ende nuk kanë dalur dokumente të tjerë, veç atyre që njiheshin që asaj kohe ose pak më vonë. Nuk e di në se atë që shfaqte në publik Enver Hoxha, dashurinë e tij për Kosovën, e kishte të sajisur apo të vertetë. Kam qenë rastësisht në një takim të tij me motrën e Xhafer Spahiut, antar i udhehëqjes së lartë të shtetit shqiptar, i cili, në mos gaboj, kishte prejardhjen e tij nga Gjakova. Edhe e motra e tij sapo kishte ardhur për vizitë tek ai. Me sa duket ata po shkonin ti uronin ditëlindjen Enver Hoxhës dhe u takuan në një mjedis ku ishin edhe disa gazetarë. Enverit i tha dikush se Xhafer Spahiu po vinte me motrën e tij, nga Kosova, të cilin kishte disa vite që nuk e kishte parë. Enveri i u afrua asaj, hapi krahët e mori mes tyre dhe i tha "Motra ime, po vdes pa e parë Kosovën". Gjithshka mund të kishte qenë shfaqje, por në fakt, kur deshëm ta botonim këtë fakt, nuk e lejuan, duke arsyetuar se kjo ishte diçka vetjake e jetës së udhëheqësit. Pra, unë i takoj atij grupi njerëzish që nuk mund të marr askënd në mbrojtje dhe as nuk mund të fajsoj dikë. Unë përpiqem ti sjell faktet ashtu si i kam përjetuar, pa bërë komentin e tyre, sepse, në raste të tilla, si janë ngjarjet e vitit 1981 në Kosovë, gjithshka do të ishte e tepërt.

    Megjithatë nuk është e tepërt të analizohet qëndrimi i shtetit shqiptar në këtë periudhë.

    Qëndrimi i Shqipërisë ka patur një rëndësi të jashtëzakonshme, sidomos për vetë pjesëmarrësit në kryengritje. Mbështetja publike, e hapur e drejtëpërdrejtë dhe e vendosur e Shqipërisë kishte për to edhe kuptimin e gatishmërisë për të rrezikuar e për të shkuar edhe më tej. Në se Shqipëria do të heshtëte, thyerja e tyre do të ishte jashtëzakonisht e madhe. Në se Shqipëria do të kishte dalur kundër kërkesave të tyre atëherë do të kishim pasur një thyerje historike që vështirë se mund të ndreqej ndonjëherë. Për fat ndodhi e kundërta e asaj që ndoshta kishin menduar në Beograd. Ndodhi ajo që kishin pritur demonstruesit : përkrahja pa ekuivok nga ana e shtetit shqiptar dhe kjo, edhe në kushtet e rënda të gjendjes së jashtëzakonshme, do të ishte një mundësi shumë më e madhe për të vazhduar më tej.

    Sidoqoftë shumë pyetje janë shtruar që atëherë, shumicën e të cilave e shtrova edhe unë në fillimin e këtyre shenimeve të cilat, e theksoj, kanë më shumë karakterin e njohjes sime vetjake, se sa synimin e një analize shkencore.

    Le ti marrim disa prej tyre, qetësisht, pa dashur të përbaltim ose të heqim baltën që është hedhur. Le të kthehemi edhe një herë me mendje në vitin 1981 dhe duke e pasur të qartë se çfarë ndodhte në Kosovë, të nalizojmë atë që ndodhte në shtetin shqiptar. Sepse, duke qenë si dy enë kumunikative, duam apo nuk duam , deri në një ditë të pritshme, jemi ngërthyer nga fati i këtyre enëve.

    Që në ditët e para të pasngjarjeve të marsit të vitit 1981 është ngritur pyetja e cila bëhet edhe tash : Cili ka qenë roli i Shqipërisë në demonstratat : a ishin ato të përgatitura dhe të drejtuara nga shteti shqiptar dhe strukturat e tij të fshehta apo gjithshka kishte ngjarë pa dijeninë e tij dhe shteti shqiptar ishte zënë në befasi? A ishin ato të mirëorganizuara nga shteti shqiptar, qoftë edhe për të spostuar vemendjen nga problemet që po i rriteshin apo shteti shqiptar kërkonte të shpejtonte ritmet e ngjarjeve që mund të vinin? A kishte dijeni drejtuesi i atëhershëm i shtetit shqiptar, Enver Hoxha, apo gjithshka e kishin bërë ndihmësit e tij, pa e vënë atë në dijeni?

    Strukturat drejtuese, shtetërore dhe partiake të kohës, në Kosovë dhe në Jugosllavi, pa përjashtim në të gjitha republikat dhe në krahinën e ahershme të Vojvodinës, pas vetëm pak ditë heshtje, u sulën kundër Shqipërisë, duke e akuzuar atë, se, pas gjithshkaje që kishte ndodhur, ishte dora e saj dhe e sigurimit të shtetit shqiptar. Akuzat ishin në kor të përbashkët, pa u dalluar nga shqiptimi, në se ishin sllovenë, kroatë, boshnjakë, malazezë, por duke e ditur mirë se kur ishin serbë apo maqedonas. Çuditërisht, nga të njëjtat grupacione në Kosovë, pa thellësisht titistë dhe udbashë, ngrihet edhe në ditët e sotme, megjithëse më sofistikuar e jo si njëzetegjashtë vite më parë, në mbledhjet e turpshme, famëzeza të diferencimit. Nuk është për tu çuditur se ndodh një gjë e tillë : akuzuesi kryesor i ngjarjeve të marsit 1981 dhe përfituesi më i madh i tyre, Azem Vllasi, qe rikthyer sërish në zyrat e vjetra, tashmë si këshilltar i kryeministrit, krejtësisht ndryshe nga sa mund të ishte menduar, zotit Kosumi.

    Treshja shqiptare pro-jugosllave: Ali Shkukriu, Sinan Hasani e Azem Vlasi

    Duhet besuar dhe është për tu besuar, se, shteti shqiptar, i cili i kushtonte një vemendje të veçantë vëzhgimit dhe ngritjes së strukturave të kundërzbulimit, kudo që e shihte të nevojshme dhe, duhet pranuar se këtë e bënte mjeshtërisht, nuk do të rrinte dorëjashtë nga shtrirja e tij në Jugosllavi e sidomos në Kosovë. Mund të mendohet se këtu e kishte edhe më të lehtë, pasi njerëzit ishin shqiptarë, që e donin deri në dhimbje Shqipërinë dhe shtetin shqiptar, që e kishin pasur ëndërrën e bashkimit dhe jetës së përbashkët e që do të kishin vepruar njëlloj edhe sikur në Shqipëri të vazhdonte të qeveriste monarkia e Zogut.

    Është e besueshme se në Kosovë ka pasur njerëz që kanë punuar për shtetin shqiptar, ashtu si në Shqipëri nuk kanë qenë të paktë ata që kanë punuar për shërbimet sekrete jugosllave. Por është një dallim rrënjësor mes tyre dhe bashkëpunëtorëve të UDB-së, qofshin këto të fundit në Kosovë apo në Shqipëri, bile, mund të them se nuk kishte asnjë lloj krahasimi mes tyre. Ata, që kishin pranuar të punonin për shtetin shqiptar, nuk e bënin këtë sepse donin grada apo tituj, se ishin nevojtarë dhe kishin hallin e bukës së gojës apo të një jete në luks. Ata kishin ëndërrime e synime të tjera, lidhja e tyre , qoftë organizative apo strukturore me shtetin shqiptar, ishte preludi i asaj që mendohej se do të vinte, bashkimi i trojeve dhe për këtë ata kishin sakrifikuar e do të sakrifikonin gjithshka..

    Në të kundërtën e tyre, udbashët, dyfish të shitur, si bashkëpunëtorë të sigurimit që kishte robëruar vendin e tyre dhe në dëm të interesave jetike të Kosovës, janë faqja më e errët dhe më makabre e historisë së Kosovës në 50 vitet e fundit. Asnjëherë, në asnjë kohë, Kosova nuk ka pasur kësoj lloj mostrash të përbindshme, të cilët, dy herë të kuq dhe dy herë të zinj, titistë si ideologji dhe udbashe si profesion, janë turpi i çdo vendi. Çuditërisht e jo çuditërisht, këto njerëz, edhe atëherë, edhe sot, kanë të njëjtin qëndrim ndaj ngjarjeve të vitit 1981.

    Tani që kanë kaluar 26 vite mund të them me bindje se shteti shqiptar është zënë në befasi nga ngjarjet e vitit 1981. Ai nuk e ka pritur këtë, qoftë edhe për shkak të rrethanave, disi të veçanta që ishin krijuar në parangjarjet e demonstratave të marsit.

    Ishte një periudhë disi zbutjeje në marëdhëniet mes dy shteteve. Drejtuesit e lartë të shtetit shqiptar sikur e kishin pranuar luftën e heshtur me regjimin titist se, kush do të influenconte më shumë tek njëri tjetri, përmes shkëmbimesh kulturore e njerëzore, kontakteve, vëzhgimit të drejtëpërdrejtë etj. Që nga ndërprerja e marëdhenieve mes dy shteteve, nuk kishte ndodhur asnjëherë një gjë e tillë, dhe nga shndërrimet që po ndodhnin, marramendshëm shpejt, të dy regjimet, sikur kishin vënë në lojë atë që do të ndodhte në të ardhmen. Afërsia po bëhej gjithnjë e më e ndjeshme, kontaktet po bëheshin të zakonshme, njësimi i gjuhës shqipe dhe pranimi i teksteve të shtetit shqiptar në programet mësimore të Kosovës ( duke hequr vetëm citimet politike), po bëheshin dukuri e natyrshme. Në këto kushte, si duket, shteti shqiptar nuk e kishte të menduar se mund të ndodhte diçka e tillë në Kosovë, si do të ishin demonstratat e vitit 1981.

    Regjimi titist kishte qenë i bindur se nga kontaktet do të rritej ndikimi i tyre, qoftë edhe për shkak se në Shqipëri, krahas të merituarve, u dërguan, nën gjithëfarë petku, edhe bashkëpunëtorët e fshehtë të sigurimit serb. Shkrimtari Mehmet Kraja, në librin e tij " Vite të humbura", duke treguar për pasudhëtimin e tij të parë në Shqipëri, sëbashku edhe me dy kolegë të "Rilindjes", dëshmon edhe për faktin se bashkëudhtarët e tij gazetarë, në zyrat e Prishtinës, po grindeshin me njëri tjetrin se, kujt i takonte " nderi" të bënte informacionin për UDB-në.

    Ndryshe nga sa ishte pritur në Beograd apo në Prishtinë, mes dy përpjekjeve, ishte e natyrshme që influenca e shtetit shqiptar, të ishte më e madhe. Duhet pranuar se në këtë kohë, në Shqipëri, niveli arsimor, kulturor, i botimeve, i rrjeteve të informimit, universiteti dhe institutet, njerëzit përgjithsisht, ishin më të ngritur. Ndjenja për Kosovën ishin në zenitin e saj. Nga ana tjetër, ata që vinin nga Kosova në Shqipëri, kishin marrë me vete, në rradhë të parë, mallin dhe nuk mund të pranonin aq lehtë, kundërshtitë që dukeshin. Ishte një kohë, kur po bëhej e zakonshme të udhëtoje për në Prishtinë dhe të takoheshe me shokët e të njohurit, ishte e zakonshme që libri shqip të ishte i njëjtë si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë. Shteti shqiptar, në këtë kohë, mendonte se duhej pritur, se nuk duhej ngutur dhe se, ngutja pikërisht në këtë kohë, mund të sillte djegjen e etapave. Mirëpo ndodhi e kundërta, ajo solli shpejtimin e proçeseve.

    Udhëheqja e shtetit shqiptar ishte e bindur se krijesa jugosllave nuk do të ishte jetëgjatë, sidomos pas vdekjes së Titos. Dhjetë vite më parë se të ndodhte shpartallimi i përgjakshëm i saj, një gjë e tillë kishte parashikuar në librin e Enver Hoxhës për vetadministrimin. Dhe kjo jo vetëm që ishte shkruar, por edhe ishte besuar. Jo vetëm për drejtuesit e lartë, por edhe për njerëzit e zakonshëm. Ndaj, duke pritur këtë rënie, shteti shqiptar, mendonte se duhej pritur një kohë tjetër. Në atë kohë, në aparatin drejtues të komitetit qendror, sidomos në drejtorinë për Kosovën - sepse ka ekzistuar një drejtori e tillë e veçantë, e cila kishte zakonisht si drejtues të saj një antar të Komitetit Qendror, si psh Mehmet Karakushi, nga familja e njohur e Karakushëve të Kukësit - ka qenë mendimi se përshpejtimi i proçeseve, ndërsa ende nuk ka filluar shprishja jugosllave, do të kishte edhe reprezalje masive.

    Ramiz Alia

    Në shtatorin e vitit 1982, në takimin me Ramiz Alinë, në shtëpinë e tij të detyruar, unë e kam pyetur edhe për ngjarjet e marsit të vitit 1981. Megjithëse natyra e tij, jo rrallë, është sfinksore, përgjigjja ishte e besueshme. Zoti Alia , i cili, në vitin 1981 ishte sekretar i KQ për propogandën dhe njëri ndër autoritetet më të besueshme të Enver Hoxhës, sigurisht që do të ishte fare mirë në rrjedhën e ngjarjeve. Asaj kohe ai ishte njeriu nr.3 i shtetit, pas vdekjes dy vite më parë të Hysni Kapos. Alia më tha se shteti shqiptar nuk i kishte pritur këto ngjarje, sepse në planet afatgjata të shtetit dhe të partisë kishte prognoza të tjera, ishte menduar për një ecje ndryshe, duke mbështetur njëkohsisht lëvizjet që mund të ndodhnin.

    - Së pari, kjo vonesë nuk është aq sa bëhet dhe, së dyti, udhëheqja shqiptare u ndodh e befasuar.

    Por, kjo nuk ka lidhje me atë që më pas, gamibisht është quajtur si vonesë e qëndrimit të hapur të shtetit shqiptar.

    Që shteti shqiptar dhe strukturat e tij u zunë krejt papritur, dëshmon edhe mungesa e plotë e informacionit që kishte në ditët e para. Nuk dihej se kush ishte organizatori dhe cilat ishin qëllimet themelore, nuk dihej në se ishte një lëvizje spontane, sporadike apo gjithshka ishte e organizuar, në se kishte në thelbin e saj kërkesa të zakonshme jetësore apo ishte një lëvizje politike, e fshehur përkohsisht pas anëve sociale.

    Për reagimin e vonuar të shtetit shqiptar është polemizuar shpesh, sidomos pas vitit 1990. Ka qenë reagim i vonuar apo në kohën e duhur, pra kur është dashur të bëhet një reagim i tillë? Ka qenë një reagim i cili kishte në thelbin e vet qëndrimin kombëtar të shtetit shqiptar , apo gjithshka ishte fasadë patriotike? Është një moment kur qëndrimi kombëtar ndahet përfundimisht nga qëndrimi ideologjik, apo kishte një përputhje mes tyre dhe vazhdim të njëri tjetrit?

    Demonstratat e vitit 1981, sido që të arsyetohet sot, e gjetën shtetin shqiptar me një qëndrim kombëtar të përcaktuar dhe të afishuar. E vërteta është se fillimi i demontsrtave ka datën e 11 marsit 1981, ndërsa qëndrimi i parë i afishuar i shtetit shqiptar është i datës 8 prill 1981. Ka një diferencë rreth një mujore mes tyre dhe gjatë kësaj kohe, tashmë, për shtetin shqiptar, ishte gjithshka e qartësuar.

    Ka pasur thënie se "shteti shqiptar heshti në fillim, pasi nuk e dinte saktësisht se cilët ishin pas këtyre demonstratave, forcat ilegale të majta apo forcat e dikurshme të djathta", është thënë se " dyshimi se e gjithë kjo kishte ndodhur ishte nën organizimin e " pjesëve të ballit" apo të "Lidhjes së Dytë të Prizrenit" dhe meqënëse këto forca nuk kishin lidhje me shtetin shqiptar, fillimisht është heshtur". Dyshimi ka shkuar edhe më tej, duke hedhur mendimin se sikur e gjithë kjo të ishte bërë nga nacionalistët shqiptarë, shteti shqiptar nuk do i kishte përkrahur, pasi , për qeverinë e Tiranës, në rradhë të parë ishin parimet ose prirjet ideologjike.

    Mendoj se është krejtësisht ndryshe. Së pari, shteti shqiptar kishte lidhje me forcat, e ashtuquajtura nacionaliste të shqiptarëve në Kosovë. Dem Ali Pozhari ishte njeriu që ishte ftuar përsonalisht në shtetin shqiptar dhe ishte pritur nga Enver Hoxha, me një organizim të posaçëm dhe publicitet të rrjedhshëm. Nga ana tjetër, ekzistojnë ende shënimet e Enver Hoxhës, si letër porosi, për forcat ilegale të majta të Kosovës, brenda vendit ose në diasporë, mes të cilave , jep mendimin për një bashkëpunim të ngushtë me Ballin Kombëtar të Kosovës, i cili, sipas shënimeve, ishte patriot dhe krejt ndryshe nga Balli Kombëtar në Shqipëri, i cili kishte kolaboracionist. Një dallim i tillë, i bërë haptas, sjell mendimin se parësore në afishimin e qëndrimit të shtetit shqiptar, nuk ka qenë se kush i organizoi, por çfarë ishte thelbi i tyre.

    Demonstratat e 11 marsit të vitit 1981 kishin, në shumicën e tyre dërmuese, kërkesa të karakterit social. Prandaj ata edhe u injoruan nga shteti federativ, u minimizuan. Duhej të vinte dita e 26 marsit, dy javë më pas, që gjithshka të bëhej saktësisht e ditur se çfarë donin dhe çfarë kërkonin shqiptarët në Kosovë. Me 26 mars, kërkesat sociale kaluan në rradhën e tretë, u hodh haptas kërkesa për Republikën e Kosovës dhe për të drejtat politike të shqiptarëve në Kosovë. Këto kërkesa, që u afishuan edhe në ngjarjet e 1 dhe të 2 prillit, do të ishin boshti dhe themeli i vertetë i ngjarjeve të pranverës së vitit 1981. Këto kërkesa do i përkrahte fuqimisht edhe shteti shqiptar. Nga 26 marsi dhe deri me 8 prill, do të ishin në mes vetëm 12 ditë, kohë jo e madhe për të afishuar qëndrimin e hapur të një shteti, jo përmes një deklarate politike të një zëdhënësi të ministrisë së punëve të jashtme, por përmes drejtuesit të atëhershëm të shtetit shqiptar.

    Themelore është se shteti shqiptar nuk kishte hezitime në qëndrimin që do të mbante. Kjo ishte parësore. Po ashtu parësore ishte se ky qëndrim i shtetit shqiptar ishte në përputhje të plotë me qëndrimin e shtetasve të tij. Momenti i afishimit, që kur kërkesat sociale në Kosovë u bënë kërkesa politike dhe deri tek publikimi me 8 prill i qëndrimit të shtetit shqiptar, nuk është një vonesë aq sa bëhet dhe aq sa dëshirohet të bëhet. Parësore, ajo që mund të shihet edhe pas 26 viteve, është në qëndrimin që u mbajt, në se ishte një qëndrim i drejtë, kombëtar, apo ishte në të kundërtën e asaj që po ndodhte në Kosovë.

    Strukturat diferencuese në Kosovë, në reagimet e tyre të para, duke mbajtur vesh nga qëndrimi i Shqipërisë, nuk u ngutën të sulmojnë, pasi, për to, do të kishte qenë shumë e leverdishme, në se shteti shqiptar do të kishte heshtur. Kjo do u thonte demonstruesve dhe sidomos të burgosurve politikë se ishin të vetmuar.

    Qëndrimi zyrtar i shtetit shqiptar u bë i njohur me 8 prill 1981, përmes artikullit të gjatë " Pse u përdor dhuna policore dhe tanket kundër shqiptarëve në Kosovë?"( Zëri i Popullit, 08 prill 1981).

    Cilat ishin disa nga thelbet e këtij qëndrimi, kundër të cilave, me një furi të pabesueshme, u vërsulën të gjitha strukturat partiake dhe qeverisëse jugosllave, mes të cilave edhe shumë nga vasalët e tyre shqiptarë? A përbënin ata thelbin e asaj që kishte ndodhur dhe publikisht, a bënin të njohur, se e përkdhelura jugosllave kishte fshehur nën mantelin e jetës të përmirsuar, të vërteta të mjerueshme që kishin pas vetes, çka u dëshmua më pas, gjakimin e të gjithë popujve që përbënin atë?

    Ndoshta do të ishte e vlefshme në se do riktheheshim në disa nga qëndrimet e shfaqura në 8 prill 1981.

    Faksimil i një artikulli te gazeta "Zëri i popullit"

    - "Por, pavarësisht nga ç'thuhet e ç'shkruhet në Jugosllavi, shkaqet e vërteta të demonstratave të Kosovës, përmbajtja e tyre, kërkesat që u paraqitën në to nuk mund të mbulohen me frazeologjira të rreme dhe të zhurmshme, siç veprojnë shtabet e Beogradit. Çdo njeri objektiv, çdo vëzhgues i paanshmëm e shikon dhe e kupton menjëherë se në bazë të ngjarjeve të fundit në Kosovë qëndrojnë prapambetja e madhe e kësaj krahine, varfëria e mjerimi i njerëzve të saj, mungesa e lirive demokratike dhe e të drejtave politike. Demonstratat janë shpërthimi i një gjendjeje të padurueshme që vazhdon prej dhjetëra vjetësh, është errësimi i mëtejshëm i perspektivës për të dalë nga kjo gjendje".

    - "Tani, popullsia shqiptare që jeton në Kosovë dhe që përbën pjesën dërrmuese të saj, kërkon, brenda normave kushtetuese, por edhe në rrugë, që Krahina e Kosovës të çlirohet nga tutela e Serbisë, ajo kërkon t'i njihet statusi i një republike brenda Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.

    Ç'krim bëri populli i Kosovës me këtë kërkesë, që u cilësua si i tillë nga udhëheqja e Federatës së Jugosllavisë dhe nga disa udhëheqës kryesorë të Krahinës së Kosovës? Ai s'bëri asnjë krim. Përkundrazi, këto kërkesa të ligjshme janë nënvlerësuar, janë quajtur armiqësore, prandaj dhe u arrit në demonstratat që u zhvilluan.

    Asnjëherë populli shqiptar i Kosovës dhe i viseve të tjera të Jugosllavisë nuk është lejuar të shprehet lirisht dhe në mënyrë demokratike mbi statusin që duhej të kishin krahinat ku ata banonin. Persona të tjerë kanë vendosur për ta".

    - "Jo vetëm kaq, por studentët trima kosovarë i akuzuan se gjoja vepruan si gangsterët e Çikagos dhe vunë përpara kalamanët e vegjël. Këto zakone të ndyra mund të jenë cilësi të të tjerëve, por kurrë të shiptarëve që kanë luftuar dhe luftojnë me pallën sheshit. Pretendimi i shtypit jugosllva vërteton të kundërtën, se demonstratat ishin popullore dhe paqësore. Ky pretendim, gjithashtu, të le të kuptosh, se, po të mos ishin turma nxënësish, policia serbe do t'i kish grirë njerëzit me mitraloza. Këto gjëra nuk harrohen kollaj. Ato nuk tregojnë forcën, por dobësinë, nuk tregojnë pjekurinë, por hutimin".

    Afishimi i qëndrimit të hapur të shtetit shqiptar, edhe pse më pas është quajtur i vonuar, mendoj se ka qenë në kohën e duhur dhe po ashtu, edhe në nivelin e duhur. Edhe sot, këtij qëndrimi nuk mund ti shtohet asgjë dhe ti hiqet asgjë. Edhe në se ka qenë vetëm një perde patriotike, gjë që nuk është e saktë, një qëndrim i tillë ishte i mirëpritur në tërë skenën politike ilegale të Kosovës dhe tek të gjithë njerëzit e thjeshtë. Po të kishte ndodhur e kundërta, në se shteti shqiptar do të kishte mbështetur dhunën policore, tanket dhe reprezaljet në Kosovë, ose në se do të kishte heshtur, kjo do të përbënte njërën ndër thyerjet më të mëdha të kombit. Fakti është se në vitin 1981, i gjithë arsenali i propogandës titiste e udbashe synoi pikërisht në thyerjen e asaj që ekzistonte mes shqiptarëve, pavaresisht kufijve të vendosur, në ndërtimin e një miti të rremë për shqiptarët "ndryshe" që ishin në Kosovë, ashtu si kishin bërë deri atëherë mekanizmat serbë, në ndarjen e shqiptarëve në " të ndershëm" dhe rebelë.

    Pas afishimit të qëndrimit të shtetit shqiptar, në Kosovë , pa mëdyshje, kemi dy tabllo të ndryshme. Nga njëra anë është ndjenja e madhe e lehtësimit dhe e ripërtëritjes që përshkoi demonstruesit , sidomos të burgosurit politikë, nga ana tjetër egërsinë e mekanizmave shtetërorë. I gjithë ky mekanizëm i stërmadh titist, në gjashtë republika dhe në dy krahina, u vue në lëvizje. Nuk duhet harruar se ky mekaniziëm kishte aso kohe, mbështetje jo të paktë. Jugosllavia e pastitos, ndonëse e çaluar, ende kishte një vello, që kur do i hiqej plotësisht, do të dilte gjakimi që do të ndodhte. Asnjë krijesë e sajuar shtetesh dhe e mbështetur aq verbërisht , nuk do të kishte një fund aq të përgjakshëm, si Jugosllavia e Titos. "Plaku", si i thonin asaj kohe, kishte mbajtur vendin nën vete, por, ndërkohë, nacionalizmat, kishin mprehur thikat. Shqiptarët nuk do të duhej të bëheshin kurban i këtij gjakimi, në fillimin e gjithshkaje për to ishte e rëndësishme të dihej se, edhe në një moment të vështirë të ardhshëm, do të kishin një mbështetje nga shteti shqiptar.

    Është e qartë pse u sulën kundër Shqipërisë gjitëfarë robinjsh sllavë, por më e çuditshme ishte se nuk mbetën pas tyre edhe çakejtë shqipfolës. Dushan Ristiq thërriste se kurrëfarë librash nuk na duhen nga Shqipëria dhe kjo është edhe faza , kur për të disatën herë ngrijnë marëdheniet mes dy shteteve, por njerëzit, besoj se nuk i kanë harruar edhe Kolë Shirokën, Xhavit Nimanin, Fadil Hoxhën, Veli Devën, që, si përmjerrur, bridhnin nëpër sallat famëzeza të diferencimit. Pikërisht në atë kohë filloi të merrte "hov" edhe njëri nga pinjollët më të paskrupullt të titizmit dhe të diferencimit, Azem Vllasi, kariera e të cilit, si rradhë herë, u ngrit mbi gjakun që ishte derdhur në pranverën e vitit 1981, dhe, po ashtu, si rradhë herë, edhe pas 25 vitesh, mbetet në të njëjtën pozitë mjerane dhe diferencuese.

    Deri në atë kohë, në shtypin e shtetit shqiptar, ishte bërë kujdes me emrat e politikanëve shqiptarë të Kosovës. Ata, ose nuk përmendeshin ose, përgjithsisht, përmendeshin pa asnjë kontekst, negativ ose pozitiv. Mendohej, në rrethe të ngushta gazetarësh , se kjo vjen nga një lloj nostalgjie e Enver Hoxhës, pasi ata ishin nisur nga vetë ai për të organizuar luftën në Kosovë dhe për të bërë Konferencën e Bujanit, nostalgji, që po ashtu nuk ishte edhe shumë e justifikueshme, në se mund të mendoje njëkohsisht edhe për ngjarje të tjera. Por, kur filloi debati i madh, kjo tabu u thye dhe, për herë të parë, u bë publike shprehja " një qen serb me emërin Sinan Hasani".

    Për implikimin e drejtëpërdrejtë të shtetit shqiptar në ngjarjet e marsit, edhe pas 26 vitesh, nuk është sjellë ndonjë provë konkrete. Por kjo nuk do të thotë se nuk ka pasur implikim indirekt, përmes një mijë e një gjërave të tjera, si propogandës që bëhej posaçërisht për Kosovën, nëpërmjet radistacioneve dhe TV Shqiptar, dërgimit të librave, kontakteve me njerëz të ndryshëm. Mirëpo këto nuk përbëjnë fakt dhe nuk janë forcë madhore për të organizuar ngjarjet e pranverës së vitit 1981.

    Muajt që kalonin, natyrisht duke mos i lënë asgjë spontanitetit, e bënë edhe më të qartë qëndrimin e shtetit shqiptar.

    Me 23 prill, përsëri në "Zërin e Popullit" dhe përmes RTSH, u bë publik artikulli "Kush e nxit armiqsinë midis popujve të Jugosllavisë". Ishte një përshkallzim i mëtejshëm i qëndrimit të shtetit shqiptar dhe përsëri, kushdo e kishte të qartë se në të ishte , në mos në të gjithin, në thelbin e artikullit, dora e Enver Hoxhës.

    Çfarë kishte të re në këtë qëndrim të afishuar për herë të dytë?

    Le të shkëputim dy nga pasazhet më thelbësorë:

    - "Udhëheqësit jugosllavë, që nga më i madhi deri te më i vogli, pretendojnë se në vendin e tyre për të gjitha kombet dhe kombësitë ekziston "barazia në të drejta politike dhe ekonomike", eziston "bashkim-vëllazërimi". Po si mund të besohen ata, kur një republikë apo një krahinë trajtohet si "djali i nënës" dhe krahina tjetër si i njerkës, kur një "vëlla" ha me lugë të artë, kurse tjetri me lugë të vogël prej druri? Kjo nuk tregon as "bashkim", as "vëllazërim".

    - "Dolanci, në intervistën që përmendëm, tha se në demonstratat në Kosovë u vranë 11 veta. Një shërbëtor i tij shqiptar nga udhëheqja e Kosovës tha nëntë. Me sa duket, s'patën kohë të merreshin vesh dhe të binin dakord. Megjithatë, të gjithë gënjyen opinionin botëror dhe atë jugosllav. Por këto më mirë i di vetë populli i Kosovës, pse gjaku i tij u derdh. Ai e di, gjithashtu, pse u derdh ky gjak dhe kush e bëri këtë gjëmë".

    - "Në rast se në demonstrata ishin pak njerëz, atëherë pse Beogradi dërgoi ushtrinë, milicinë e kryeqytetit, tanket dhe avionët? Përse u vranë dhe u plagosën me armë zjarri aq njerëz dhe përse u vendos shtetrrethimi? Për një "grusht të vogël armiqsh", për 10-15 veta që u quajtën nga udhëheqja jugosllave "reaksionarë, shovinistë, e irredentistë"?

    Vallë për një kokërr limoni prishet dasma, ajo "dasmë", për të cilën tani nga të katër anët e Jugosllavisë vërshojnë si ujët e Danubit, të Savës dhe të Dravës telegramet plot indinjatë e zemërim kundër "shovinistëve dhe irredentistëve shqiptarë", dhe plot himne ditirambike për "unitetin e kombeve dhe të kombësive të Jugosllavisë"?

    Me të tilla truke nuk është e lehtë të gënjehet një popull trim e i pjekur, siç është populli shqiptar që jeton në pjesë të ndryshme të Jugosllavisë, të gënjehen punëtorët, fshatarët, studentët dhe intelegjencia e ndershme, të cilët janë të ndërgjegjshëm për jetën dhe fatin e kombit të tyre.

    Kush e ndjell dhe e nxit pra armiqësinë në mes popujve të Jugosllavisë? Artikulli i natyrshëm, i drejtë dhe i matur i "Zërit të Popullit", apo kjo fushatë e tërbuar që ka ngritur udhëheqja e Jugosllavisë kundër popullsisë shqiptare të Kosovës?".

    Artikulli i 8 prillit 1981, që ishte edhe shfaqja e parë e qëndrimit politik dhe kombëtar i shtetit shqiptar, ishte pritur pa dyshim me një ankth të madh nga demonstruesit, dhe secila ditë që kalonte, e shtonte ankthin e pritjes së tyre. Demonstruesit e kishin të qartë dhe e kishin pritur se nga shovinizmi serbomadh dhe pasuesit e tyre në Kosovë do të quheshin, ashtu si u quajtën, "shovinistë, irredentistë, reaksionarë, shqiptaromëdhenj, prishës të bashkim -vllaznimit" etj etj. Heshtja disa ditëshe e shtetit shqiptar i kishte vënë ata në një dyshimtjetër: mos vallë kishin gabuar dhe nuk do e kishin këtë mbështetje, të cilën edhe e pritnin.Thyerja e heshtjes dhe qëndrimi i shtetit amë kishte sjellë qetësinë e pritur të shpirtit të tyre, por njëkohsisht, edhe arrogancën dhe thelbin nacionalist serbomadh. Për shtetin jugosllav dhe sidomos atë serb, qëndrimi i shtetit shqiptar, ashtu si po ndodhte dhe afishimi i gjendjes së vertetë në Kosovë, ishin shkaku themelor i ngirjes së marëdhënieve dypalëshe, gjë që ishte llogaritur edhe nga Shqipëria se mund të ndodhte dhe ishin marrë parasysh të gjitha pasojat e mundshme.

    Megjithate shteti shqiptar shkoi edhe më tej në afishimin e qëndrimit të tij. Ndoshta ishte pritur se, në mos një ditë, një ditë tjetër, mendjet e arsyeshme të politikës jugosllave, në se do të kishte të tilla, do të kuptonin të vertetën se përmes gjakut dhe vrasjeve nuk mund të qetësohej gjendja në Kosovë. Kishte qenë një pritje e kotë, ashtu si do të ishte edhe më vonë. Duke mos e marrë vetë rolin e primarit, strukturat e larta të shtetit, organizuan afishimin dhe mbështetjen e mendimit intelektual shqiptar, në të gjitha organet dhe ne të gjitha strukturat e mundshme. Qëlimi i kësaj fushate nuk ishte thjeshtë mbështetja e qendresës që po ndodhte në Kosovë, por edhe dëshmimi historik , moral dhe kushtetues i së drejtës së shqiptarëve në Jugosllavi për të patur Republikën e tyre, si kërkesë themelore e demonstruesve. Është mëkat i madh dhe faj i jashtëzakonshëm historik ,që klasa politike në Kosovë, me përjashtime të rradha, si Pajazit Nushi, Ymer Jaka, Ukshin Hoti, nuk u ngrit, të paktën në nivelin kombëtar të demonstruesve të thjeshtë, por u kthye në pinjollë, herë pas here të neveritshëm, të mbështetjes së masave të jashtëzakonshme dhe dhunës policore që ushtronte Beogradi mbi popullin e tyre. Ishte dhe vazhdon të mbetet njolla më e madhe politike e kësaj klase, e cila, jashtëzakonisht paarsyeshëm, vazhdoi rrugën e diferencimit masiv mes popullit, krijoi mitin e rremë të "demonstratave armiqsore", thirri në ndihmë ushtrinë dhe policinë serbe dhe lejoi, që, edhe një herë, të gjakosej populli i Kosovës. Mjerisht, në asnjë tubim publik, kjo klasë politike, nuk mbështeti haptas kërkesën për republikën e Kosovës.

    Atëherë kjo detyrë, që ishte edhe imperativ i kohës, u mor përsipër nga shteti shqiptar, i cili afishoi hapur se

    "Kërkesa për t'i njohur Kosovës statusin e Republikës është e drejtë ("Zëri i Popullit", 17 maj 1981)

    Çfarë ishte esenciale në afishimin e 17 majit të vitit 1981 :

    "Kosova do të qetësohet po të hiqet shtetrrethimi, të tërhiqet ushtria dhe policia ndëshkuese serbe, të normalizohet gjendja, të lirohen të burgosurit e pafajshëm që kanë mbushur burgjet, t'u kthehen familjeve të vrarët e tyre në demonstrata, se kjo është një çështje e shenjtë dhe humanitare. Studioni me vëmendje dhe drejtësi kërkesën e popullit të Kosovës për republikë, zgjidhni drejtë problemet ekonomike të saj. Vetëm kështu do të qetësohet Kosova..."

    "Kosova kërkon statusin e Republikës brenda Federatës Jugosllave. Ky status përfaqëson aspiratën e një populli të madh që kërkon me të drejtë "statusin e sovranitetit" dhe jo atë të "pakicës kombëtare", që padrejtësisht i ka pasë qenë caktuar që në Jajcë".

    "Kërkesa e Kosovës për të fituar statusin e republikës federale është e drejtë. Ajo këtë e ka marituar me luftën që ka bërë bashkë me popujt e tjerë të Jugosllavisë kundër fashizmit. Shovenizmi serbomadh e ka gjakosur rëndë Kosovën dhe ka krijuar një situatë të tillë, që me espedientë zor se shërohet.

    "Për sa u përket atyre "udhëheqësve shqiptarë" që morën fjalën në këtë forum të lartë të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, ose jashtë këtij forumi, fjalimet e tyre u karakterizuan nga një histeri sa e madhe, aq edhe servile e shërbyese ndaj zotërinjve të tyre Vidiç, Miniç, Stamboliç etj. Kuptohet se këta "udhëheqës" fantoshë i urren populli i Kosovës".

    "Shqiptarët janë një etni, një popull, quaje "Shqipëri të vogël", ose "Shqipëri të madhe". Këta shqiptarë të kësaj Shqipërie "të vogël" ose "të madhe", që përbëjnë një popull kompakt dhe që kanë të gjitha tiparet e një kombi të vërtetë, as kanë zaptuar tokat e të tjerëve, as kanë shkelur të drejtat e ndokujt. Ata vetëm të drejtat e veta kanë kërkuar, i kanë mbrojtur dhe do t'i mbrojnë. Këtë ju e gjeni të jashtënatyrshme, e quani "shqiptaromadhe", "nacionaliste", deri dhe "fashiste". Kur Kosova kërkon statusin e Republikës brenda Federatës, për të cilën kanë luftuar 50 mijë partizanë, ju guxoni ta quani këtë një kërkesë kundërrevolucionare, nacionalizëm shqiptar e t'i ngjitni plot epitete të tilla".

    A ishte në dijeni Enver Hoxha për ngjarjet që po përgatiteshin në

    Kosovë në pranverën e vitit 1981?

    Dikujt mund ti duket absurde ngritja e një pyetje të tillë. Logjika e thjeshtë të çon tek mendimi se, për deri sa shteti shqiptar nuk ishte në dijeni, edhe ai, Enver Hoxha, që ishte numuri një, i padiskutueshëm i shtetit, nuk mund ta dinte. Në këtë rast, njësimi i dijenisë së shtetit dhe asaj që ka ditur Enver Hoxha, mund të jetë i vertetë, ashtu si edhe është e mundur që të ketë qenë ndryshe.

    A mund të ngrihet një tezë e tillë? Thënë të drejtën, deri para disa vitesh, edhe unë nuk e kisha menduar kurrë se mund të ngrija një tezë të tillë. Duke ditur sot, atë që nuk kemi ditur dje, pra mekanizmin e fshehtë të shtetit shqiptar, nganjëherë deri në strukturat më të panjohura, duke patur sot pjesë të arshivave që kanë qenë rreptësisht të mbyllura, edhe mund të mendohet se, ndryshe nga pjesët e tjera të shtetit, ai mund të ketë qenë i përgatitur ose , më saktë, ka qenë në pritjen e asaj që mund të ndodhte, pa e ditur saktësisht se kur.

    Në shtetin shqiptar kishte struktura të fuqishme të sigurimit të shtetit dhe sidomos të atyre segmentëve që merreshin me survejimin e shteteve, të cilat quheshin, konsideroheshin dhe jo rrallë ishin, edhe armiq të kombit shqiptar.

    Krahas strukturave të ditura, të njohura, qoftë për publikun, qoftë për kundërzbulimin, ka pasur edhe një strukturë tjetër, e cila varej, në rastet më të shumta, direkt dhe nga askush tjetër, veç Enver Hoxhës, dhe e cila, më shumë se gjithshka, kishte lidhje me zbulimin e jashtëm. Nuk janë të pakta rastet, që janë bërë të ditur më vonë, kur vetë Enver Hoxha ka drejtuar lidhje të posaçme, ka pasur marëdhënie të drejtpërdrejta me diplomatë, gazetarë, specialistë, biznesmenë të huaj, disa prej të cilëve, i kanë sjellë atij informata nga më sekretet.

    Është i njohur tashmë fakti se, mes shumë të tjerëve, shërbimi i ngritur dhe i kontrolluar nga E.Hoxha dhe grupi i veçantë pranë tij, kishte infiltuar edhe pranë CIA, duke pasur role të rëndësishme në operacionet që kryheshin në drejtim të Shqipërisë apo që lidheshin me ngjarjet në pjesët e banuara nga shqiptarët në Jugosllavi. Njeriu i njohur në dosjet e Sigurimit të shtetit shqiptar si "Sali Dani" ishte njëkohsisht edhe njëri ndër funksionarët më të rëndësishëm të CIA-s. Nëpërmes tij shteti shqiptar, në mesin e viteve 70, kishte arritur të merrte gjithë rrjetin e agjentëve të UDB-së në Shqipëri, por edhe të Asfalisë greke dhe të shërbimit sekret italian. Do të ishte i njëjti agjent, i cili vendosi një lidhje mes EH dhe agjentit të shkallës së lartë, rusit Njekov, i arratisur nga BS, bashkëpunëtor i CIA dhe i disa shërbimeve të tjera,gazetar dhe botues në Romë. (Sipas librit "Mëkatarët" të Nafiz Bezhanit)

    Përse i solla këto pasazhe? Përmes lidhjeve të krijuara me botën agjenturore, lidhje të cilat, e përsëris, kanë qenë shumë të fuqishme , EH kishte një informacion, shpesh herë, më të gjërë se sa vetë strukturat zyrtare të shtetit. Jo rradhë, njohja ishte e veçantë vetëm për EH. Është krejt e mundshme, që pikërisht në kohët e para të pasvdekjes së Titos, EH të ketë marrë informacion të gjërë, jo vetëm për gjërat e zakonshme, por edhe shumë më tepër se kaq. Informacioni i tij, si duket, ka shkuar edhe më tej sferave të zakonshme, dhe lidhjet e tij, jo rrallë, kanë qenë shumë më të thella, se sa ato që mund të dukeshin.

    Struktura të tilla kishin lidhje me sfera të larta të shteteve të ndryshme, sidomos ballkanike dhe europatlantike, ata nuk hynin në veprim për gjëra të vogla dhe të zakonshme, por për aktivitete të një rëndësie të veçantë, si ishte rasti i gazetarit të njohur ruso-italian Njekov, i cili,çuditërisht, pas realizimit të disa misioneve që kishin lidhje të drejtpërdrejtë me EH, u gjend misteriozisht i vrarë. EH i ruante këto struktura vetëm për linjën e tij, as ministri i punëve të brendshme shpesh herë nuk e dinte fillin e tyre dhe nuk kishte lidhje me to.

    Si duket, ishin pikërisht këto struktura që, duke përdorur lidhjet e dyfishta, në fillimin e vitit 1980, e lajmëruan EH se gjendja në Kosovë, megjithëse dukej e qetë, nuk ishte ashtu, veçse në sipërfaqe. Ata e lajmëruan po ashtu se, megjithë heshtjen që zotëronte, shteti jugsllav dhe sidomos nacionalizmi serb po përgatitej të lante përfundimisht hesapet me kombet e tjerë në ish Jugosllavi dhe se Kosova do të ishte kurbani i parë i madh i kësaj bëme. Ishin të gjitha shenjat se miti i Rankoviqit kërkonte të zgjohej dhe këtë, jo rradhë, e kishin vërejtur edhe republikat e tjera jugosllave, sidomos kroatët dhe sllovenët, të cilët, përmes lidhjeve të tjera, kishin lajmëruar për rrezikun që mund ti vinte. kroatëve apo sllovenëve nuk do u vinte aspak keq sikur i gjithë tërbimi nacionalserb të shkonte drejt shqiptarëve, ata kishin filluar nxitjen e këtioj tërbimi, duke menduar se kështu githshka do të rrokullisej drejt viseve shqipfolëse.

    Sidoqoftë unë mendoj , se edhe në se i ka ditur ngjarjet që mund të vinin, ai nuk ka bërë asgjë për ti shpejtuar dhe për ti shmangur ngjarjet e marsit 1981. Të paktën nuk ka bërë asgjë të dukshme, sepse, për atë, që për shumë vite ishte e padukshme, ai filloi të bënte.

    PLANI SEKRET ”SHPËRTHIMI”

    Fjala është për planin sekret "Shpërthimi", i cili përfshinte në vete një seri operacionesh, në rast të një lufte për Kosovën dhe në Kosovë. Ky plan , që ka qenë tejet sekret dhe për të cilin kanë ditur fare pak vetë, është pëshpëritur për herë të parë, nga agjensitë e huaja, menjëherë pas ngjarjeve të marsit, pastaj është heshtur për shumë vite dhe është zgjuar, i detajuar, në kohët e fundit.

    "Zgjimin" e tij e bëri njëri ndër hartuesit kryesorë, ish shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare, Veli Llakaj. Në një intervistë të gjatë të tij, për herë të parë, ai bëri të njohur origjinën e këtij plani sekret, hartuesit e tij, urdhërin e dhënë drejtpërsëdrejti nga EH, dhe seriozitetin me të cilin ishte marrë ai plan. Megjithëse sot gjithshka mund të quhet utopi dhe në fakt ka shumë gjëra që nuk do të mund të realizoheshin, ai përsëri ngre disa pika dyshimi.

    Një prakalim i Ushtrisë shqiptare në vitet e 80-ta

    Së pari, përse EH u kujtua për hartimin e këtij plani kaq sekret dhe kaq masiv në vitin 1980? Në realitet midis dy shteteve kishte pasur ngrirje të plota marëdheniesh, gjendje të jashtëzakonshme, ulërima, dërgim agjentësh, akte terrori në tokën shqiptare, një shkrirje të çastit në vitin 1956, pastaj përsëri akullim, kishte pasur masakra të rënda ndaj popullit shqiptar në Kosovë, dhe, megjithatë, asnjëherë nuk ishte ndërmarrë një plan i tillë sekret, i cili, as më pak e as më shumë, planifikonte dërgimin e ushtrisë së shtetit shqiptar për çlirimin e viseve shqiptare në Jugosllavi. Pra nuk kishte pasur asnjëherë asnjë plan të tillë e për më shumë, nuk kishte pasë asnjë tentim të tillë. Në vitin 1980 klima mes dy shteteve nuk paralajmëronte ngrirje, shteti shqiptar nuk kishte më asnjë aleat, ishin prishur marëdheniet me BS dhe me Kinën, pra ishte një Shqipëri, si kurrë ndonjëherë, krejt fillikat dhe për më tepër, një Shqipëri me një gjendje ekonomike, që gjithnjë e më shumë po vështërsohej. Megjithë këtë akullim në lidhjet me botën e jashtme, përsëri EH i garantonte hartuesit e planit sekret se Traktati i Varshavës, nga i cili Shqipëria kishte dalë në vitin 1968, nuk do të ndërhynte. Në këtë kohë ndodhën ngjarjet e marsit dhe kjo ishte edhe koha, kur për herë të parë, qoftë edhe teorikisht, shteti shqiptar, mendon dhe të ndërmarrë diçka, që në fakt, i binte ndesh të gjitha konventave ndërkombëtare.

    Si u bë hartimi i këtij plani sekret, me emërin e koduar "Shpërthimi"

    Le të sjellim një pjesë nga intervista e ish shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë shqiptare, Veli Llakaj.

    "Takimi në zyrën e Enverit

    Bisedën e filloi me pyetjen se si jeni ju andej nga Komanda e Përgjithshme, ( se kështu e quante Enveri Ministrinë e Mbrojtjes), si janë shokët, po poshtë nëpër reparte si janë, si i keni lidhjet me ta, çfarë kërkesash imediate kanë dhe çfarë ndihme kërkojnë nga Komanda e Përgjithshme, si jua zgjidhni ju këto probleme, i keni mundësit apo jo etj. ”Kërkoni ndonjë ndërhyrjeje nga shoku Mehmet se ky ua zgjidh gjithçka, se është më i mirinformuar, më i lidhur me hallet e ushtrisë, pastaj vijnë shokët e tjerë e në fund vij edhe unë”, -theksoi mes të tjerave Enveri. .......

    ....Duke dëgjuar këtë lloj përshkrimi apo panoramën që i bëmë, ai më pyeti: ”Si thoni ju të Komandës së Përgjithshme dhe të Shtatmadhorisë, mundet që ne të bëjmë një ndërhyrje ushtarake për çlirimin e popullsisë shqiptare në këto treva për t’i çliruar një herë e përgjithmonë nga thundra revizioniste e fashiste, ashtu siç ndërhymë edhe gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare?” Ky propozim më çuditi, por edhe më hutoi, dhe isha në vështirësi e dilemë, që përse nuk ia bënte këtë pyetje Mehmet Shehut, por mua? Jam i bindur se ata të dy këtë çështje mund ta kishin shoshitur disa herë dhe kanë rënë dakord, por tani, si duket, ka ardhur koha te konkretizimi dhe përgatitja e ndonjë plani operacioni luftarak.

    Qëndrimi im ishte disi indiferent, por i trembur. Në moment nuk dhashë asnjë përgjigje, por thjesht mblodha supet, çka do të thoshte se nuk jam në gjendje t’i përgjigjem. Enveri me një herë ndërhyri.”Përse heziton, çfarë të mundon, pse nuk ke besim!” Atëherë e mblodha veten dhe iu përgjigja: “Shoku Enver, në situatën aktuale të krijuar, kur regjimit serb po i digjet toka nën këmbë nga forcat kryengritëse të popullatës shqiptare kudo në trevat e banuara nga shqiptarët edhe mund të ndërmerret një operacion i tillë, por ne nuk kemi atë fuqi jo vetëm goditëse, por as të shpejtësisë së mjeteve të blinduara ta bëjmë këtë në kushte kur në këtë situatë mund të ndërhyjnë Forcat e Traktatit të Varshavës të dislokuara në Hungari, Bullgari e Rumani, pra po ndërhynë këto forca, ne jemi të dështuar!”. “Sepse, -vazhdova t’i flisja më tej Enver Hoxhës, -këto (Forcat e Traktatit të Varshavës) do të vijnë më shpejt se trupat tona jo vetëm në Gjilan-Prishtinë-Ferizaj-Mitrovicë-Klinë, por unë mendoj se në momentin kur ne të kemi hyrë në Prizren nga drejtimi i Kukësit dhe Hasit, në Gjakovë-Pejë-Deçan nga drejtimi Tropojës, apo në Strugë nga drejtimi Librazhd-Rajcë etj. Forcat e Traktatit të Varshavës në bashkëveprim me forcat e ushtrisë jugosllave kanë mbërritur përafërsisht në Tharandë (Suharekë) Malishivë-Rahovec.” Kurse në drejtim të Maqedonisë, -vazhdova unë më tej- që ne mund të futemi nga Rajca mbi Strugë ose nga Tre Portat e Korabit drejt Kërçovës ose në çdo drejtim tjetër, forcat kundërshtare na kanë marrë Kërçovën bashkë me divizionin e gjeneral Ibrahimit.

    Pa mbaruar akoma argumentet që po jepja, Enveri më ndërpreu dhe më thotë: “Po sikur ta rregulloj unë me Mehmetin që Forcat e Traktatit të Varshavës të mos futen, a mund të futemi në luftë e të çlirojmë Kosovën?” Pashë i përqendruar, pa kuptuar fillimisht se ku donte të dilte, ndërsa më pas do të kuptoja disa gjëra që as më kishin shkuar ndërmend deri në ato momente që isha në krye të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.

    Mehmet Shehu

    Isha përgatitur t’i raportoja Enverit për çdo problem në strukturat e ushtrisë, por nuk e kisha menduar se thirrja ime urgjente në zyrën e tij së bashku me Mehmet Shehun do të kishte një tematikë tepër të rëndësishme, për mua, të papritur! Gjithsesi, nën efektin e “garancisë” që më afroi Enveri me shprehjen: “Po sikur ta rregulloj unë me Mehmetin që forcat e Traktatit të Varshavës të mos ndërhyjnë, a mund të futemi e të çlirojmë Kosovën?”, duhej të bëja llogaritë shumë shpejt e të përgjigjesha. Të them të drejtën u shushata fare, se si ka mundësi kur ne shaheshim përditë me revizionistët e të gjitha vendeve të Lindjes e në mënyrë të veçantë me ata sovjetikë, si mund ta rregullonin këta këtë çështje luftarake kaq kapitale! Pa u menduar fare, por me një analizë të shpejtë që bëra të raportit të forcave e situatës luftarake në luftën e pritshme, i përgjigjem: “PO!”. Bëhet fjalë për më shumë se dy dekada e gjysmë më parë, e ndoshta, ky moment e kjo bisedë ka qenë i pari për mua të mësoj se ç’është politika, ku jo çdo gjë që thuhet e premtohet haptas, është e do të bëhet ashtu siç thuhet; përkundër, në të shumtën e rasteve, ndodhe kundërta!

    Pasi e pranova këtë version, megjithëse jo shumë bindës për mua, duke menduar se këta kërkojnë të më fusin në valle që të bëhet një plan i ndërhyrjes ushtarake për çlirimin Kosovës dhe pastaj shohim e bëjmë sipas situatave që mund të krijohen. Enveri më merr mendimin se sa kohë më duhen ta paraqes planin tek ai dhe Mehmeti për miratim. Unë ju përgjigja se kjo varet me sa persona do të punojnë për hartimin e tij. Ndërhyn Mehmeti: ”Do të punosh vetëm me një person dhe unë, (pra, Mehmeti, V. Ll. ), do të jem në krye të këtij grupi pune”. Kërkova 30 ditë kohë. Enveri më thotë: ”Po të lëmë 45 ditë, por plani të jetë i argumentuar saktësisht e deri në çdo detaj nga ana ushtarake”. Marrja e detyrës u bë fakt i kryer, ishte një detyrë e vështirë, jo e lehtë, por thellë ndjeva një gëzim e kënaqësi të pa provuar. Meqenëse më lejohej të bashkëpunoja vetëm me një njeri, nuk ishte e lehtë të zgjidhja e për më tepër të vendosja vetë. Kërkova se a kishin ata ndonjë mendim se me cilin do të punoja unë. Enveri më thotë: ”Zgjidhe vetë!” Propozova nja tre persona, ndër kuadrot më të lartë e më të përgatitur ushtarakë të vendit. Pasi dëgjojnë, Mehmeti i thotë Enverit: ”Do të punojë vetëm me Maliq Sadushin që është zëvendësministër i Mbrojtjes, është i aftë, konspirativ, ka mbaruar akademinë ushtarake “Frunze”, ndërsa unë do të jem në krye të këtij grupi!”. Mehmeti i kishte idhuj të gjithë ata ushtarakë që kishin mbaruar akademitë ushtarake “Frunze” dhe “Vorshillov”, por Maliqi qe i përzgjedhuri i tij, edhe për faktin se ka qenë partizan i Brigadës 5 Sulmuese në çlirimin e Kosovës dhe e njihte shumë mirë terrenin, garanci kjo e domosdoshme për një planëzim e zbatim të saktë të planit luftarak. Për mua, ishte një kënaqësi tepër e veçantë se do të punoja me Maliqin për hartimin planit për ndërhyrjen ushtarake në Kosovë, për faktin se ishim shokë, kolegë, njiheshim mirë, si dhe ishte profesionalisht tepër i aftë.

    Fillimi i punës për përgatitjen e planit

    Ajo natë, për mua, ishte një natë ankthi. Vrisja mendjen se si do të veprohej më tej, çfarë detyra do të merrja, si do ta filloja punën, çfarë vështirësish do të hasja, e shumë e shumë gjëra të tjera. Gjithçka kishte ardhur papritur, e tashmë suksesi i planit dhe operacioni i pritshëm varej nga ne.

    Të nesërmen e asaj dite Mehmet Shehun vjen në zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, më thirri mua dhe shokun Maliq Sadushi, ku na precizoj detyrat përkatëse, na dha orientime shumë precize ashtu siç t’i jepte ai. Afërsisht na përcaktoi zonat e veprimeve luftarake të çdo korpusi që do merrte pjesë në këtë operacion, brigadat e këmbësorisë, të tankeve, të artilerisë dhe llojeve të armëve e shërbimeve për çdo specialitet, afërsisht vendkomandën e grupit operativ të Shtabit të Përgjithshëm që do të drejtonte operacionin, disa vendkomanda rezervë në drejtimin e Maqedonisë e të Malit të Zi, vendkomandat e korpuseve e të brigadave, drejtimet e goditjeve kryesore për çdo drejtim, rezervat materiale në ushqim, veshmbathje e medikamente mjekësore etj. Na përcaktoi afërsisht edhe të gjitha njësitë ushtarake që do të merrnin pjesë në operacion, duke caktuar edhe njësitë sulmuese apo repartet e zbulimit që do të vepronin në terrenet më të vështira e që do të jepnin goditje rrufe e në befasi. Pasi na dha detyrat e mësipërme, Mehmeti shtoi: “Unë kaq munda t’u jap për sot, ju i shikoni dhe veproni me kompetencë vetë, ashtu si ta gjykoni dhe mos i qëndroni strikt këtyre që ju them unë”.

    Ai u interesua shumë edhe për hartat topografike me të cilat do të përpilohej plani, duke më porositur mua që të shikoj me shumë kujdes hartat që të jenë sa më të reja e të kenë sa më shumë objekte, në të kundërt dërgoni me urgjencë në Austri ose Zvicër. Për këtë Mehmeti shtoi: “Të merrni hartat më të fundit (të reja e me shumë objekte), mos llogarisni çmimin se sa janë!”. Më pas shtoi: ”Kjo punë kërkon operativitet, iniciativë dhe marrje përgjegjësie mbi vete, e mos u mbytni me një pikë uji!”. Pra, si duket, ai (M.SH) kishte menduar e punuar tërë natën dhe të nesërmen na i komunikoi ne këto detyra. Për problemin e hartave, u konsultova me shefin e Degës së Topografisë në Ministrinë e Mbrojtjes shokun Limoz Alimucaj dhe drejtorin e Institutit të Topografisë shokun Përparim Likaj. Mbasi ju kërkoj hartat për një studim të hollësishëm të terrenit, në trojet etnike shqiptare (Mali i Zi-Kosovë-Maqedoni), pa u treguar qëllimin e vërtetë pse i doja. Ata më rekomanduan, sipas të dhënave që kishin, se harta të tilla me objekte të sakta e të imtësishme kishte kryesisht në Austri. Atëherë bisedova me Përparim Likën dhe ai u dërgua në Zvicër për blerjen e këtyre hartave, i shoqëruar nga një punonjës i Ministrisë së Punëve të Jashtme, pjesëtar i zbulimit të jashtëm. Këto harta u blenë me ato çmime që afruan austriakët. U sollën në Shqipëri, u përgatitën nga grupi përkatës i Institutit të Topografisë dhe iu dhanë Shtabit të Përgjithshëm në përdorim. Pra, plani i ndërhyrjes ushtarake në Kosovë, i quajtur “Shpërthimi”, u përgatit mbi bazën e këtyre hartave që kishin të dhëna të hollësishme të terrenit dhe objekteve përkatëse.

    Kjo është një dëshmi, pas më shumë se 24 viteve, e ish shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë shqiptare. Nuk mund të vlerësoj autencitetin e këtyre ngjarjeve, fakt është se, në shtypin shqiptar në Tiranë, ku edhe u botua intervista e tij, nuk kishte kundërshtime për vërtetësinë e planit, por debati u përqëndrua më shumë, megjithëse në fare pak kohë, në utopinë e një plani të tillë.

    Mirëpo diçka tjetër është e vertetë dhe kjo është tashmë e njohur. Në veriun e Shqipërisë, pak para ngjarjeve të vitit 1981 dhe me më shumë nguti pas tyre, u ngritën depo të mëdha armatimi, për rreth 3o mijë ushtarë, me të gjitha mjetet e duhura logjistike, që nga paisjet më të thjeshta dhe deri tek armatimi i rëndë. Çdo gjë ishte e siguruar, përmes kanaleve të ndryshme, në shtetet perëndimore, logjistika ishte përgjithsisht angleze dhe e destinuar për një luftë në Kosovë. Çdo gjë që ishte në këto depo u shit pastaj, si është publikuar, me çmime qesharake nga zoti Zhulali, diku në Afrikë apo tek serbët e Bosnjes.

    Ndoshta EH, në vitin 1981, kishte menduar se, me anë të një lufte në Kosovë, qoftë edhe utopike, mund të shmangte vështërsitë e vendit të tij, mirëpo një logjikë e tillë nuk më duket e arsyeshme. Nëse shteti shqiptar, 25 vite më parë do të niste një luftë të tillë do ishte e vështirë, në mos e pamundur, që të mos merrte edhe reagimin e ashpër nga shtetet europerëndimore. 17 vite pas ngjarjeve të marsit 1981, përsëri në mars, kur nisi lufta në Kosovë, megjithëse shteti shqiptar nuk i hapi depot, përsëri ai u vue nën vëzhgim ndërkombëtar.

    Mundësinë e shmangies së problmeve nga një krahinë shqiptare në tjetrën,gjithnjë sipas mendimit tim, unë e përjashtoj, pasi duke njohur deri diku, psikologjinë, karakterin dhe filozofinë politike të EH dhe ndihmësve të tij më të afërt, shpesh herë shumë fish më të egër, si Hysni Kapo dhe Mehmet Shehu, nuk e kishin zakon të pyesnin për gjëra të tilla dhe as të bëheshin merak se çfarë thonin rreth tyre. Këtë EH nuk e kishte pasur edhe shumë vite më herët, nuk do e kishte deri në fund të jetës së tij, duke sjellë, me dhimbje, kthimin e vendit të tij, në një fortesë, ku mund të rrije ankthshëm brenda, por nuk mund të dilje jashtë.

    Shteti shqiptar, për këtë jam i bindur, ka synuar githnjë, që përmes mërgatës shqiptare të Kosovës dhe të viseve të tjera në Jugosllavi, të ndikonte tek njerëzit. Nuk e përjashtoj që përme ambasadave shqiptare në shtetet perëndimore, sidomos në Zvicër dhe në Austri, janë bërë të gjitha përpjekjet për të patur lidhje të vazhdueshme me lëvizjet ilegale. Nga ana tjetër, edhe ilegalët që ishin jashtë Kosovës, e kërkonin dhe e donin këtë lidhje, e cila, asnjëherë, nuk ka qenë një lidhje agjenturore, e interesshme, edhe kur janë vendosur mes tyre strukturat e fshehta. Në fund të fundit shqiptarët në perëndim kishin dy ambasada ku mund të shkonin, tek ajo e Beogradit dhe tek ajo e Tiranës.

    Në fundin e viteve 80 mërgata shqiptare e Kosovës merr një hop të ri cilësor, por , e kam të vështirë të besoj se, përmes tyre, shteti shqiptar ka ndikuar në zhvillimin e demonstratave të marsit 1981, dhe sidomos të atyre të 11 marsit. Fakti që më vonë, sidomos me 26 mars, këto demonstrime morën karakter të theksuar kombëtar dhe politik, ka edhe ndikimin e mendimit politik të mërgatës shqiptare e përmes tyre, edhe të shtetit shqiptar.

    Në demonstratat e vitit 1981 kishte shumë parulla politike, mes të cilave, më e rëndësishmja dhe më sunduesja ishte " Kosova Republikë". Po të vëresh me kujdes qëndrimin e shtetit shqiptar ndaj parullave të hedhura, do të vëresh se , ndërsa u pajtua dhe mbështeti fuqishëm kërkesën për Republikën e Kosovës, ai nuk u prononcua për bashkimin kombëtar. Në asnjë nga materialet bazë të qëndrimit të shtetit shqiptar, nuk është mbëshetur haptas një parullë e tillë, duke bërë përjashtim një citim i artikullit të fundit, në të cilin , aludimet bëhen shumë konkrete.

    Do të doja të përmbyllja këto shënime, me precizitetin shumë të lartë që u ka bërë ngjarjeve të pranverës së vitit 1981, studjuesi dhe njëkohsisht njëri ndër miqtë dhe mbështetësit më të mëdhenj të lirisë së Kosovës dhe të Ushtrisë së saj çlirimtare, profesor Shaban Sinani

    ""Shqiptarët qenë të parët që i treguan botës se " federalizmi shumëkatësh" i këtyre vendeve nuk funksiononte si propogandohej, sepse liria dhe mirëqenia e një pale sigurohej në kurriz të nënçmimit dhe shfrytëzimit të palës tjetër. Kosova i tha kësaj bote se çështjet nacionale ende nuk janë futur në arkiv dhe nuk mund të mbahen gjatë tabu. Herojtë e asaj kohe dhe sfida e tyre janë në nderin e historisë shqiptare. Tek kjo sfidë historia do të rikthehet shpesh. Ne e dimë se historia rrotullohet ngadalë, por kurdoherë që fati i shqiptarëve do të jetë afër mbarësisë, kurdoherë që cikli i historisë do të rikthehet aty ku çështja mbeti në vitet 80, protogonistët e saj do të çmohen".("Zëri i Kosovës"15 prill 1996).

    Njëzet e gjashtë vite pas këtyre ngjarjeve epike historia është rrotulluar në të mbarë të shqiptarëve. Ata kanë shansin e tyre të madh që të bëhen pjesë e historisë së vendit dhe kombit të tyre, në se nuk do të harrojnë se deri këtu, është dashur një përkushtim i disa brezave, të cilin, nuk mund ta nëpërkëmbin pinjollët e një skote të namun.

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941
    DITËLINDJA DHE PËRKUJTIMI I DEMONSTRATAVE TË PRANVERËS `81

    Shkruan: Beqir ELSHANI

    Suedi, 26.03.2007

    Sot është 26 Mars,Përvjetori i Ditëlindjes më të madhe të Demonstratave të Kosovës. Përvjetor i Ditëlindjes më të madhe, sepse pas Demonstratave të vitit 1981, u rrënua Muri i Berlinit, i cili bashkoi një popull gjerman; u rrënua perandoria e kuqe në Rusi dhe perandoria blu në Jugosllavi, ashtu siç u rrënua një shekull më parë edhe perandoria osmane. Demonstratat e Kosovës shkatërruan imazhin e shtrigës pansllaviste në Evropë.



    Në prag të mijëvjeçarit të tretë, Lëvizja e Studentëve të Kosovës e zgjoi Evropën hutaqe nga letargjia e gjumit propagandistik të Beogradit, me degën e ullirit mu në grykën e tankut të blinduar ushtarak. Derisa nën qiellin kaltërosh të Beogradit fluturojnë pëllumbat e ashtuquajtur të paqes, në fushat e tyre dhe në thellësinë e Danubit ende gjinden trupat e pajetë të shqiptarëve të masakruar. Kriminelët serbë të luftës tani merren me rritjen e pëllumbave në Serbi. Kjo zejtari e tyre hipokrite është ndër më të çuditshmit në historinë e njerëzimit: të rritësh pëllumba, por edhe të vrasësh fëmijë shqiptarë. Më në fund, o fëmijë të dashur që edhe juve u ra në hise të përjetoni luftën nga ushtria vrastare serbe, Jugosllavia vdiq, kurse populli boshnjak që gjithashtu i përjetoi tmerret e luftës nga ushtria jugosllave, thotë se Jugosllavia ngordhi. Po në këtë ditë jubilar, mbesa ime, Driana, kremton ditëlindjen e saj. Ajo i mbush nëntë vjet, që janë vite simbolike të qëndresës shqiptare. Nëntë vjet kreshniku dhe simboli i forcës kombëtare, Gjergj Elez Alia, i bëri ballë nëntë plagëve të luftës, derisa më në fund përfaqësuesin e dhunës - bajlozin përbindësh, e zhduku nga faqja e dheut. Nëntë vjet motra stoike ia lante plagët e Gjergjit me ujët e gurrës dhe me lotët e syve.

    Dikur moti, pushtuesit e huaj ndërroheshin ashtu siç ndërrohen stinët e vitit. Nëntë vjet Aga Imeri qëndroi i burgosur në kështjellën bizantine dhe ishte optimist se nusja ende e priste në shtëpi. Pas nëntë vjetësh mbyllur në kështjellën me mure të larta, Aga Imeri kishte parë një ëndërr të keqe, se shtëpia ishte rrëzuar, babai kishte vdekur dhe nëna ishte verbuar, kurse e dashura e tij ishte martuar. Aga Imeri ishte i tronditur për fatin e familjes dhe të dashurës së tij që e kishte pritur nëntë vjet, e bija e krajlit mëshirohet para karakterit heroik të Aga Imerit dhe e liron me besë se do të kthehet prapë. Kjo legjendë madhështore e kohës bizantine të bën të çuditesh, si nuk qe e mundur që tek populli serb të dalë një grua bujare, që të mbrojë fëmijët dhe nënat shqiptare nga masakruesit e pashpirt serbë. Këto tmerret e luftës, mbesa ime i ka përjetuar gjatë luftës, kur serbët i shkrumbuan shtëpitë me çdo bimë në tokë, dhe vranë shumë njerëz të pafajshëm. Të gjithë e dinë që në botë nuk ekzistojnë fëmijë fajtorë, prandaj serbët nuk bënin dallime, dhe vranë shumë fëmijë shqiptarë. Unicefi Ndërkombëtar në çdo skaj të botës i mbron fëmijët që janë ardhmëria jonë; që janë bukuria dhe dielli i jetës sonë.

    Një ushtri që vret fëmijë, më mirë është që kurrë të mos ec në tokë, do të thotë që këta katilë as në botën bimore dhe shtazore nuk e meritojnë të lëvizin. Prandaj Driana, mos harro t´i tregosh gjyshit se Jugosllavia cofi. Kështu tregoji gjyshit, meqë gjyshi e kupton më mirë. E marr me mend se gjyshi, në fillim, do të qesh nga gëzimi i zhdukjes së përbindëshit me emrin Jugosllavi, por edhe do të qajë nga pikëllimi për tragjedinë e tmerrshme të popullit shqiptar që pësoi nga ushtria barbare serbe. Gjatë jetës së vetë gjyshi ka përcjellë pushtuesit italian, gjerman dhe bullgar, mirëpo ushtri brutale si pushtuesi serb Evropa nuk ka dhanë, dhe kurrë mos dhëntë. Për shkak të rrethanave pushtuese nga ushtria vrastare serbe, një kohë të gjatë pranverat shqiptare kanë qenë të zymta. Nuk kishte fare zogj: as në fshatra, as në male.

    Kënga e bilbilit ishte ngulfatur thellë në fyt, sepse ishin vrarë zemrat e fëmijëve më të dashur në botë. Në vend të cicërimës së zogjve, gjëmonin mortajat e serbëve që shkrumbonin tokën, kurse qielli përflakej me tymin e barotit. Po a çel trëndafili pa këngën dhe pa krahët e zogut? A hapen petlat e luleve, pa i mbëltuar bleta punëtore e fushave të bukura të Kosovës kreshnike? Shokët e klasës me një buqetë lulesh ia uruan ditëlindjen Drianës. Në bankën e klasës mungonte një shoqe e tyre, gjatë luftës e vranë militaristët serbë. Ajo u pushkatua në tregun e qytetit, kurse babai i saj ra dëshmor duke luftuar kundër bandës serbe. Në fillim mbretëroi heshtja në klasë, pastaj vunë një lule në bankën e nxënëses së vrarë. Drianës i rrodhën lotët e dhimbjes për shoqen e bankës, pastaj me lot në faqe doli nga klasa. Në oborr pa një kalë që po kulloste barin e njomë pranveror dhe të lagët nga shiu i mbrëmjes. Dalëngadalë iu afrua kalit dhe me dorën e butë ia përkëdheli kreshtat në qafë. Kali e dinte gjuhën e fitores dhe pranoi që vogëlushja t’i afrohej. Pas pak, ajo i hipi kalit dhe kalëroi për në varrezat e dëshmorëve të kombit. Me të arritur në vend, zbriti prej kalit dhe lulet e ditëlindjes, që ia dhuruan shokët e klasës i vuri pranë lapidarit me simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vështroi flamurin kuqezi që valonte mbi lapidar, shqiponja kishte zbritur nga bjeshkët e Sharrit dhe zuri vend në lapidarin e trimave shqiptar që ranë në altarin e lirisë. Pasi i nderoi dëshmorët e lirisë, u kthye dhe pa se nuk ishte vetëm, ishin shoqet dhe shokët e klasës me mësuesen e tyre. Nga mesi i nxënësve të klasës jehoi një këngë atdhetare partizane: Dalngadal´ po na vjen behari, Dalngadal´ po na vjen. Nëpër fusha rritet bari, Dalngadal´ po na vjen. Po na vjen, po na vjen, Bota zien, bota zien, Shokët tan´ kjo luft´ po na i rrëmben. Shpati i malit jehoi nga kënga partizane, ku një erë e lehtë pranverore po i luhaste degët e lisave dhe të gjithë zogjtë iu bashkëngjitën korit të fëmijëve. Pas përfundimit të këngës, jehoi zëri i njërit nga nxënësit e klasës: Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Pastaj të gjithë, njëzëri, brohoritën: Lavdi! Lavdi! Lavdi!

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941
    DEMONSTRATAT E VITIT 1981 – KTHESË VENDIMTARE E KOSOVËS DREJT LIRISË [1

    Kryereferat i Prof.Dr.Muhamet Pirrakut lexuar në Simpoziumin: „Demonstratat e vitit 1981- kthesë

    vendimtare e Kosovës drejt lirisë“, Instituti Albanologjik, Prishtinë, më 24, 25 dhe 26 nëntor 2001.

    __________________________

    Nga periudha e integrimit të kombit shqiptar si kategori shoqërore, sociologjike, civilizuese dhe historike, nga mesi i shekullit XVIII, shqiptarësisë së Dardanisë ilire, përkatësisht të Kosovës historike, ia zuri frymën kisha ortodokse dhe uria për ekspansion shtetëror serb e mbështetur në patronatin e Rusisë dhe të Evropës. Qartë, Kosova, si edhe të gjitha viset e tjera të njësisë etnokulturore të Shqipërisë, gjallëroi e qëndroi për gjatë një rrugëtimi mbi dy shekullor me thikën në qafë, fenomen ky i rezistencës shqiptare kundër robërisë.

    Realisht, përpjekjet për çlirimin kombëtar dhe për pavarësinë e njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë së Begollajve, të Bushatasve e të Tepelenasit, të Dah Pallashkës, Tafil Buzit e të Hamëz Kazazit, të Ba*ba Bekë Vrajës e të Dërvish Carës, të Zenel Gjolekës e Rrapo Hekalit, të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e të “Besa-Besës” së Pejës, të Kryengritjes së Përgjithshme për Pavarësinë e Shqipërisë e të Lëvizjes Kombëtare Kaçake të Kosovës, të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës e të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, të Organizatës Nacionale Demokratike Shqiptare e të Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare, përfundimisht me fillimvitet ‘50-ta të shekullit XX, nuk u plotësuan për faktin se faktori i jashtëm, evropian i vendosjes, mbajti qëndrim qartë antishqiptar në përgjithësi, në dobi të kërkesave ekspansioniste serbe, malaziase, greke e bullgaro-maqedone për balancim të interesave gjeopolitike të pansllavizmit rus.

    Gjatë të pesëdhjetave të shekullit XX, në arealin e shtetit Shqipëri të përkufizuar ndërkombëtarisht në Londër, më 1913, vetëm në rreth një të tretën pjesë të njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë, iu vunë themelet Lëvizjes Irredentiste Shqiptare Antijugosllave të kosovarëve të instaluar përkohësisht atje. Kjo lëvizje pati mbështetjen e fshehtë kurajuese të Shqipërisë zyrtare që shënoi fillin e korrigjimit të politikës së Republikës Popullore të Shqipërisë nga linja ideologjike kominterniste në atë kombëtare shqiptare të maskuar me koncepte marksiste-leniniste për kategorinë socio-kulturore historike të kombit dhe të drejtën në vetëvendosje të popujve.

    Edhe më qartë: Ishte ky shënimi i fillit i hakmarrjes së madhe të Enver Hoxhës kundër Josip Broz Titos për zhagitjen dhe mohimin me dinakëri dhe me tradhti që ky i bëri ndaj të drejtës së Kosovës në vetëvedosje për statusin shoqëror, politik dhe shtetëror të fituar me Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare si aleate me Jugosllavinë dhe me Shqipërinë në kuadër të Bllokut antifashist sovjeto-anglo-amerikan.

    Realisht, veprimtarët e Lëvizjes Irredentiste Shqiptare të fillimviteve të ‘50-ta, si Qerim Ukë Ozdrimi, Hysen Thaçi, Skënder Kosova, Aziz Zhilivoda, Ajet Haxhiu, Bajram Rexha, Shaban Braha, Dervish Shaqa, Salih Shatri e të tjerë, me sukses e shtrinë Lëvizjen në Dukagjin, në Drenicë, në Anamoravë dhe gjetkë në arealet shqiptare që gjendeshin nën Jugosllavinë dhe me këtë lëvizje, të themi kushtimisht, lidhën penjtë midis Shqipërisë “enveriste” dhe Tokave shqiptare nën okupimin jugosllav, të cilat i kishte shkëputur dhe i kishte copëtuar përgjakshëm fitorja e Luftës Antifashiste kominterniste në Shqipëri dhe në Jugosllavi, në nëntor të vitit 1944.

    Në fund të viteve 50-ta, më 1957, zuri themel organizimi politik ilegal shqiptar i Kosovës pikërisht me formimin e “Lëvizjes Revolucionare për Çlirimin dhe Bashkimin e Shqiptarëve” në krye me profesor Kadri Halimin, ndërkaq në vitin 1959, në Pejë, u themelua “Organizata për Bashkimin e Trojeve Shqiptare”, në krye me rrobaqepësin Remzi Baloku. Në shtator të vitit 1963, shkrimtari Adem Demaçi, ish-i burgosur politik, ia vuri themelet Organizatës “Komiteti Revolucionar”, të riemëruar në fillim të vitit 1964 me emrin: “Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve”. Në nenin Një të Statutit, të hartuar në mars të vitit 1964, midis të tjerash, saktësohej: “Qëllimi i parë dhe i fundit i Lëvizjes sonë asht – çlirimi i krahinave shqiptare, t’aneksueme prej Jugosllavisë dhe bashkimi i këtyne krahinave me nanën e vet – Shqipninë”.



    Kadri Halimi dhe Adem Demaçi në rini

    __________________________________

    Programi i “Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve” u mbështet mbi platformën e Lëvizjes Irredentiste të fillimvitit 1951. Kjo tërthorazi del edhe nga Takimi Qerim Uka – Enver Hoxha, më 2 janar 1960. Hoxha, i cili për kohën ishte shteti vet, Çështjen e Kosovës e quajti plagë të dhembshme për çdo shqiptar, ”e cila do të shërohet vetëm kur kjo çështje të zgjidhet drejt, në bazë të aspiratave të kosovarëve”. Shqipëria zyrtare këso kohe nuk mund ta përkrahte hapur një kërkesë kosovare kaq radikale, aq më parë kur dihej se “Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve” synonte bashkimin e shqiptarëve pa dallime ideologjike.

    Mesi i vitit 1966, pikërisht me demaskimin jugosllav zyrtar të Rankoviqit, shënoi fillin e gjysmëlegalizimit të kërkesës shqiptare për të drejta të barabarta me popujt e tjerë të Jugosllavisë, mbështetur në të drejtën për vetëvendosje të fituar me Luftën Antifashiste Nacional*çlirimtare. Kjo do të arrihej me ngritjen e statusit autonomi në statusin republikë të Kosovës. Megjithatë, Tirana zyrtare ende nuk ndihej e sigurt për të mbështetur hapur këtë kërkesë, pikërisht nga frika se mund të bashkohej “reaksioni” shqiptar antikomunist i trupëzuar në kujtesën “balliste” me linjën jugosllave komuniste të trupëzuar në “titizëm” kundër “rrugës revolucionare” shqiptare të linjës marksiste-leniniste të trupëzuar në “enverizëm”, përkatësisht kundër sigurisë së Republikës Popullore të Shqipërisë.

    Pozita e Shqipërisë në konstelacionin ballkanik, evropian e botëror ishte e keqe, ndaj Tirana zyrtare do të përkrah me dorëza edhe kërkesat legale të organeve politike e qeveritare të Krahinës Autonome të Kosovës për statusin republikë në kuadër të Jugosllavisë. Mbështetja e vakët e kërkesës legale “Kosova republikë”, të legalizuar me Konsultën e fillimshtatorit 1968, në Prishtinë, ishte rezultat i faktit se Tirana zyrtare nuk kishte besim me mbulesë në qëndrueshmërinë në ato kërkesa të forcave politike “titiste” të Kosovës.

    Kjo del edhe nga direktiva e më hershme e Enver Hoxhës, të 19 shtatorit 1966: “Kosova është shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë”, por “fitorja e popullit të Kosovës deri në vetëvendosje duhet të vijë dhe të organizohet, në një rrugë të gjatë, plot vuajtje, mundime dhe sakrifica nga vetë populli dhe jo nga këta krerë të shitur shqiptarë. Populli i Kosovës mund të udhëhiqet drejt në këtë rrugë e të fitojë të drejtat e tij të plota, vetëm nga revolucionarë të vërtetë shqiptarë kosovarë. Kjo është konditë absolutisht e domosdoshme për sukses”.

    Këto kërkesa do të shërbejnë për bazë të platformës të programeve të të gjitha grupeve dhe organizatave ilegale dhe gjysmëlegale që përgatitën Nëntorin e përflakur 1968, të ngritjes arsimore, kulturore dhe të homogjenizimit ideologjik kombëtar madhështor të viteve ‘70-ta, dhe të dy organizatave ilegale të fundviteve të ‘70-ta dhe të fillimviteve të ‘80-ta: Partia Komuniste Marksiste Leniniste e Shqiptarëve të Jugosllavisë dhe Organizata Marksiste Leniniste e Kosovës. Këto organizata depërtuan masivisht në radhët e intelektualëve, të rinisë studentore dhe të rinisë punëtore dhe do të bartin barrën e organizimit dhe të drejtimit të drejtpërdrejtë e të tërthortë të Demonstratave të vitit 1981, të cilat bënë kthesën vendimtare të Kosovës drejt lirisë.

    Abdullah Prapashtica, drejtues i Partisë Komuniste Marksiste Leniniste të Shqiptarëve në Jugosllavi

    __________________________________

    Koncepti i referatit nuk më lejon të ndjekë faktet dhe ngjarjet një për një të Pranverës Shqiptare ’81. Kjo është detyrë e kumtesave të veçanta për fakte e ngjarje të veçanta. Ndaj, mund të përmbledh: Këto organizata, Partia Komuniste Marksiste Leniniste e Shqiptarëve të Jugosllavisë dhe Organizata Marksiste Leniniste e Kosovës, gjithnjë të orientuara në mbështetjen e Shqipërisë zyrtare, qysh në dhjetor të vitit 1979, paralajmëruan edhe nevojën për organizimin e demonstratave gjithëpopullore shqiptare antijugosllave në mbështetje të kërkesës për vetëvendosje për statusin politik, administrativ, juridik e shtetëror të Kosovës. Demonstrata do të shpallej në një moment kur ideja për Republikën e Kosovës do të bëhej pronë e mendimit politik shqiptar gjithëpopullor, kur rrethanat e brendshme, jugosllave, dhe ato të jashtme, ndërkombëtare, të tregoheshin të favorshme në dobi të çështjes shqiptare në përgjithësi dhe të çështjes së shqiptarëve nën robërinë jugosllave në veçanti.

    Kadri Zeka dhe Hydajet Hyseni - drejtues të Organizatës OMLK

    _________________________

    Sipas Tiranës zyrtare, kthesa vendimtare në favor të zgjidhjes së çështjes së Kosovës do të fillojë pas vdekjes së Titos, kur do të fillojë shthurja e Jugosllavisë. Dhe, duhet të theksohet se tashti koncepti gjeografik dhe etnik Kosovë dhe kosovarë i Tiranës zyrtare, realisht i Enver Hoxhës, mbulonte tokat shqiptare nën administrimin pushtues të Jugosllavisë. Këto koncepte u trupëzuan në programin e ilegales: Republika e Kosovës, që duhej realizuar “ja me hatër ja me luftë!” Kështu, me kohë, ideja për ngritjen në demonstratë gjithëpopullore shqiptare në mbështetje të kësaj kërkese u bë frymë shqiptare e akumuluar në pritje për realizim.

    Së këndejmi, shpërthimi i programuar i Revoltës së studentëve në mensën e Qendrës Studentore, më 11 mars 1981, do të shërbejë si detonator faktik për t’i dhënë flakë asaj energjie revolucionare nacionalçlirimtare të akumuluar në vijimësi, nga vitet e ‘60-ta dhe veçanërisht në vitet ‘70-ta, në ndërgjegjen patriotike dhe revolucionare të rinisë shkollore, studentore, punëtore, qytetare e fshatare dhe të masave shqiptare nën robërinë jugosllave. Këtë fenomen shoqëror shqiptar pushtuesi jugosllav do ta kuptojë qartë më 26 mars 1981, sapo studentët vërshuan rrugët e sheshet e Prishtinës, të përshëndetur e të përkrahur fuqimisht nga të gjitha strukturat e shoqërisë në mbarë arealin shqiptar. Sakaq, një grusht të papritur titizmi, vëllazërim-bashkimi dhe vetadministrimi jugosllav e mori nga përpjekja e studentëve për të penguar hyrjen e Stafetës së Titos në Prishtinë, dhe për rrëmbimin e saj nga bina, nga një grup intelektualësh, të bashkuar në grupin politik legalo-ilegal “Bajo e Çerçiz Topulli” qysh nga koha e studimeve, më 1964[2].

    Dhuna e policisë speciale jugosllave mbi studentë e studente në rrugët e Prishtinës dhe në konvikte për ta fikur prushin liridashës shqiptar patriotik me dhunën shoviniste serbe pushtuese, solli në shpërthimin gjithëpopullor shqiptar të fillimprillit 1981, me të gjitha karakteristikat e një revolucioni kombëtar çlirimtar, i cili nga të burgosurit politikë në seancat e përgjakshme të hetuesisë, para Udbashëve, do të quhet “Pranvera Shqiptare ‘81”.

    Dhuna policore kundër demonstruesve paqësor

    _____________________________________

    Tashti kuadri politik e historik ndërkombëtar e kombëtar i “Pranverës Shqiptare ‘81” ishte mjaft premtues. Në shtetet soc-komuniste të Evropës Qendrore dolën në shesh kundërthëniet e shoqërisë së re, demokratike katolike që po lindej nga gjiri i shoqërisë komuniste kominterniste. Kërkesat e kësaj lëvizjeje i sublimonte Solidarnost e Polonisë e mbështetur në fuqinë antikomuniste të Papatit. Ajo nuk mund të kalonte pa ndikim në brezat liridashëse shqiptare, ndonëse vinte në një kohë kur në Kosovë ishte konsoliduar papushtueshëm aktiviteti ilegal i dy organizatave shqiptare marksiste-leniniste, të përmendura më sipër, faktikisht kombëtare shqiptare të konceptit enverist. Dielli nuk mund të mbulohet me shoshë.

    Të themi edhe më shkoqur: zjarri liridashës i rinisë shqiptare të viteve ‘70-ta dhe të fillimviteve ‘80-ta, ishte shqiptarizma që rrezatonte qenia politike e shoqërore e mëmës Shqipëri të idealizuar, pikërisht në rrethana kur paprekshmërinë e ngrehinës Jugosllavi të Titos ende e mbështeste Lindja dhe Perëndimi, bota e krishterë dhe bota islame, Papa dhe Turqia. Në anën tjetër, këso kohe, Enver Hoxha, i cili mishëronte trininë: Komiteti Qendror i Partisë së Punës të Shqipërisë, pushteti shqiptar dhe vendi Shqipëri, zbatonte një politikë agresive kundër titizmit, kundër revizionizmit të teorisë marksiste-leniniste dhe kundër Jugosllavisë avnojiste, më 1979, i urdhëroi Ministrisë së Mbrojtjes, përkatësisht personalisht Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, ushtarakut Veli Llakaj, të përgatiste planet strategjike dhe logjistike për ndërhyrje eventuale në mbrojtje “të vëllezërve shqiptarë në trojet e veta në Jugosllavi”. Kjo do të rezultonte me ndërkombëtarizimin e plotë të çështjes së Kosovës, në veçanti dhe të çështjes shqiptare të pazgjidhur, në përgjithësi - çlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare, të Shqipërisë as të madhe as të vogël, natyrore, të copëtuar me dhunë ndërkombëtare më 1913, më 1919 dhe më 1945.

    Të rikonstatojmë së bashku të vërtetën madhore: Faktet janë kokëforta dhe nuk mund të abortohen nga historia. Në vitet ‘70-ta dhe fillimvitet ‘80-ta, në kushte të pamundësisë faktike për të përfituar përkrahjen e akëcilës fuqi botërore kundër robërisë jugosllave, për gjeneratat shqiptare të moshuara Tirana përjetohej si Meka e shqiptarizmës, kurse të jesh revolucionar marksist-leninistë, të jesh enveristë, për shqiptarin e ri, do të thoshte: të jesh patriot i betuar, të jesh antititist, të jesh antijugosllav, të jesh antipansllav rus, do të thoshte të jesh shqiptar, të jesh biri i mëmës Shqipëri, të jesh stërnip i Skënderbeut, të jesh Oso Kukë, Mic Sokol, Hasan Prishtinë, Azem e Shotë Galicë, të jesh Adem Demaç, i gatshëm për sakrificë sublime për lirinë e Kosovës, për lirinë e tokave shqiptare, për ribashkimin e Shqipërisë Etnike mbi platformën politike dhe ideologjike të shqiptarizmës si fe gjithëshqiptare.

    Demonstratat e “Pranverës Shqiptare ‘81”

    ______________________________________

    Ky mendim politik shqiptar sublimonte kërkesat kombëtare të të gjitha kthesave gjatë historisë, dhe ishte platformë e programit politik e luftarak të demonstaratave gjithëpopullore shqiptare të 1, 2 e 3 prillit 1981. Së këndejmi, akëcili pjesëmarrës në këto demonstrata kryengritjeje, i gatshëm për t’ia falë jetën Lirisë së Kosovës, mund të rrëmbente Flamurin kombëtar në duart e veta, mund të dilte komandant dhe të printe me flamurin në dorë, armë të vetme për të çarë me gjoksin hapur barrikadat dhe kordonët e ushtrisë dhe të policisë speciale të Jugosllavisë. Shembujt markant janë konkret dhe shumë të njohur.

    Komandantë e flamurtarë të tillë, të vetëpërcaktuar për kurban të lirisë dhe të ardhmërisë shqiptare të Kosovës ishin edhe fatosat e kombit që ranë, që u plagosën dhe që u burgosën në themele të Epokës: “Pranvera Shqiptare ‘81”, e kurorëzuar me sakrificat e rinisë ademjashariane të Kosovës. Vërtet, historia ofron dëshmi se kjo tokë, në të gjitha kohët, ka lindur e ka rritur Burra të Dheut për t’u përbe mbi kokën e tyre si në perëndi. Dëshmorëve të Prillit ‘81 gjakun ua mori drenicasi Tahir Meha i Prekazit, ndera e kombit i vetëpërcaktuar për fatin e Oso Kukës së Shkodrës në Vraninë. Pikërisht në festën e policisë jugosllave, më 13 maj 1981, Tahiri, i ndjekur nga i ati, Nebih Lati i tregoi rinisë shqiptare se Lufta e armatosur, jo demonstrata me duarthatë, është rruga e Lirisë. Se barbari albanofob sllav, si dhe të gjithë okupatorët në çdo vend të botës, e kupton vetëm gjuhën e grykës së pushkës.

    Realisht, mbi gjakun e freskët të dëshmorëve të “Pranverës Shqiptare ‘81” (Naser Hajrizi, Asllan Pireva, Xhelal Maliqi - Prishtinë, Rizah Matoshi, Sherif Frangu - Ferizaj, Salih Zeka, Ruzhdi Hyseni, Salih Abazi - Vushtrri, Malush Abrashi, Nesim Dana - Gjakovë), Shqipëria zyrtare iu kthye plotësisht çështjes së Kosovës, përkatësisht iu kushtua mbështetjes së kërkesës së “shqiptarëve në trojet e veta në Jugosllavi” për lirinë e vetëvendosjes edhe si e drejtë legjitime e kombit shqiptar për bashkim. Në themele të Pranverës Shqiptare ’81 u ngritën organizatat dhe lëvizja ilegale për Republikën e Kosovës, gjithnjë në mbështetje të Mëmës Shqipëri për të bashkuar vendet shqiptare nën robërinë jugosllave, si hap më të sigurt drejt bashkimit të njësisë etnokulturore historike të Shqipërisë. Krejt në fund të Pranverës Shqiptare ’81, si rrjedhim i ndryshimeve të mëdha ideologjike në arealin etnik të Jugosllavisë, rezultoi ngritja e Rezistencës shqiptare legale paqësore institucionale jugosllave e njohur si LDK.

    Në fillim të viteve ‘90-a u ngrit Lëvizja Gjithëpopullore Shqiptare e Pajtimit Kombëtar përmes faljeve të hasmërive, nga 2 shkurti 1990 deri më 17 maj 1992. Këtë Lëvizje e menduan dhe e drejtuan studentë e intelektualë ish të burgosur për Pranverën Shqiptare ’81. Mbi tabanin e pajtimit të arritur, Lëvizja Popullore e Kosovës e ngriti Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila me pushkë, me penë dhe me aktivitet politik-diplomatik për pesë vjet të luftës guerile, deri më 26 nëntor 1997, dhe për një vit, gjashtë muaj e pesëmbëdhjetë ditë të luftës ballore me ushtrinë e pushtuesit, deri më 12 qershor 1999, e solli Kosovën në cepin e lirisë për të kapur penjtë që çojnë në vetëvendosje të Kosovës dhe në zgjidhjen e çështjes shqiptare aktualisht të mbajtur peng nga konstelacioni i papajtueshëm i Lindjes ortodokse me Perëndimin katolik.

    Simpoziumi shkencor: Demonstratat e vitit 1981 – kthesë vendimtare e Kosovës drejt lirisë, i cili sapo fillon nga puna, shpresojmë se do të kurorëzohet me rezultate të rëndësishme për shkencën. Distanca kohore prej më se njëzet vjetësh ofron mundësi reale për qasje pa anësi, pa hezitim për ta thënë të vërtetën, aq më parë kur të kihet parasysh se me fitoren e Luftës së UÇK-së është rrumbullakësuar një epokë e historisë shqiptare.

    Duke përfunduar të më lejohet të konstatoj faktin se disa theksime të mia, më lartë, duhet të kuptohen si kërkesa të shkencës historiografike për të nxjerrë të vërtetën historike për ideologjinë mobilizuese, për karakterin dhe për përmasat e Lëvizjes Gjithëpopullore Shqiptare Antijugosllave të fundviteve ‘70-ta dhe të viteve të ‘80-ta.

    Studiues të nderuar ju dëshirojmë suksese të kënaqshme në ndriçimin e problemeve historiografike që shtrojnë titujt e kumtesave të Programit të Simpoziumit: “Demonstratat e vitit 1981 – Kthesë vendimtare e Kosovës drejt lirisë”.

    Ju faleminderit për vëmendje![3]

    ______________________________________

    [1] Kryereferat në Simpoziumin: Demonstratat e vitit 1981- kthesë vendimtare e Kosovës drejt lirisë, Instituti Albanologjik, Prishtinë, më 24, 25 dhe 26 nëntor 2001.

    [2] Në këtë grup gravitonin: Ismail Dumoshi, Tahir Abdyli, Halil Alidemaj, Demë Fetaj, Fehmi Pushkolli, Hasan Salaj, Gani Bobi, Gjakush Qapari, Atdhe Gashi, Murat Blaku (Bojo) dhe Muhamet Pirraku (Çerçizi). Për rrëmbimin e stafetës u përpoqën: H. Alidemaj (i burgosur më 15 nëntor 1981), D. Fetaj dhe M. Pirraku (i burgosur më 4 gusht 1981).

    [3] Simpoziumi u organizua në mënyrën më shembullore dhe doli shumë i suksesshëm. Mirëpo, materialet e tij nuk u botuan për tri shkaqe:

    E para, personalitetet që konsideroheshin organizues të këtyre demonstratave dolën, ngapak, kundërthënës midis tyre dhe nuk i dorëzuan kumtesat për botim.

    E dyta, Këshilli Organizues fare nuk pati përkrahjen financiare të shtetit, kurse me përkrahjen e biznesmenëve kosovarë mëmzi do të mbulohen rreth 50% të shpenzimeve për mbajtjen e Simpoziumit.

    E treta, Këshilli Organizues nuk arriti të pajtonte mbi 4000 DM për abonimin e autorëve të kumtesave (nga Shqipëria, Ilirida dhe Mali i Zi) në “Grand Hotel” dhe në “Iliria”, kurse Instituti Albanologjik, Dega e Historisë e të cilit ishte bashkëorganizuese e Simpoziumit me Shoqatën e të Burgosurve Politikë të Kosovës, borxhin e la barrë individuale të Kryetarit të Këshillit Organizativ, Prof. Dr. Muhamet Pirrakut.

    Ky, mëse njëherë do të kërcënohet edhe me gjyq për borxhin nga drejtoria e hoteleve në fjalë.

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941
    MARSI DHE PRILLI I VITIT 1981 PËRBËNIN RUBIKONIN E KOSOVËS DHE PRELUDIN

    E LËVIZJES SË RE KOMBËTARE, DERI NË EPOKËN E LAVDISHME

    TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS

    Shkruan: Mehmet HAJRIZI

    Prishtinë, 11.03.2007

    Ju nuk mund të mashtroni gjithë popullin për gjithë kohën

    Hydajet Hyseni, flet me megafon para demonstruesve - prill 1981

    Në mbarim të çerekut të tretë të shekullit të kaluar, në Kosovë po ngjizej një opinion publik iluzor i dyfishtë për statusin e ardhshëm të saj. Një palë e iluzionistëve, duke fetishizuar rolin e demonstratave të vitit 1968, besonin që Kosova do të avancohej në republikë, mbasi kjo ishte kërkesa dhe parulla qendrore e tyre, kurse pala tjetër u besonte premtimeve zyrtare dhe jozyrtare të udhëheqësve shqiptarë, se ata do ta realizonin atë në tavolina të institucioneve. Kompromisi tashmë i njohur ishte një zgjidhje gjysmake dhe dualiste, e cila Kosovës i dha një status të krahinës autonome, si element konstituiv i federatës, por në kuadër të Serbisë. Në plan kombëtar, popullit shqiptar, ndonëse i treti nga madhësia në federatë, nuk i njihej statusi i kombit a popullit, por i pakicës kombëtare që me eufemizëm quhej kombësi, në plan politik e juridik, Kosova nuk ishte as mish as peshk, kurse në plan ekonomik, vazhdoi shfrytëzimi shumëdimensional kolonial. Propaganda e pompuar e plotë folklor e filistinëve politikë dhe “shkencorë” shqiptarë, për ta bindur, apo më mirë, mashtruar popullin shqiptar, se Kosova paskësh fituar tashmë të gjitha të drejtat kombëtare, politike, shtetërore dhe historike, se ajo ishte bërë de fakto republikë, etj, nuk pati jetë të gjatë, sepse siç thoshte John Locke, “...ju nuk mund të mashtroni gjithë popullin për gjithë kohën”.



    Ideja e republikës, si një zgjidhje e ndërmjetme drejt

    vetëvendosjes deri në shkëputje

    Lëvizja kombëtare shqiptare nuk u nanuris, sepse organizimi i saj edhe pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 1974, kishte rëndësi, jo vetëm pse populli shqiptar nuk barazohej me popujt tjerë, por për më keq, Serbia përgatiste procese retrograde (të përvijuara në të ashtuquajturin “Libër i kaltër”), për t’ia suprimuar Kosovës edhe atë autonomi, siç bëri pesëmbëdhjetë vjet më vonë. Në vigjilje të demonstratave të vitit 1981, lëvizja kishte një bilanc të shkëlqyer të punës edukuese dhe mobilizuese të potencialit çlirimtar të Kosovës. Ndonëse objektiv i saj programor ishte bashkimi i kombit, propagandohej edhe ideja e republikës, si një zgjidhje e ndërmjetme drejt vetëvendosjes deri në shkëputje.

    Shkaqet historike që çuan në ngjarjet tashmë të njohura të vitit 1981, ishin, statusi prej robi i popullit shqiptar, pozita diskriminuese e tij në bashkësinë e popujve të ish Jugosllavisë, gjendja e rëndë dhe e pa perspektivë e ekonomisë së Kosovës dhe puna e madhe që kishte bërë lëvizja ilegale për ngritjen e ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve.

    Lëvizja kombëtare e Kosovës po kalonte nga veprimi në konspiracion të thellë, në sheshet e hapura të qyteteve e të fshatrave, nga strukturat e kufizuara të veprimtarëve tashmë profesionistë, në masa qindra mijëshe, që përfshinte shtresat e shoqërisë së Kosovës dhe përtej saj. Baza shoqërore e lëvizjes kombëtare po zgjerohej me të shpejtë.

    Klasa politike shqiptare bisht i regjimit pushtues

    Klasa politike zyrtare kishte rastin historik të riparonte dëmin e vitit 1974, sepse përveç forcës së argumentit tani kishte edhe argumentin e forcës së popullit të kryengritur, por ajo nuk u vu në ballë të tij, mbasi ishte në bisht të regjimit pushtues, prandaj në vend të shpalljes së republikës më 1981, Kuvendi i Kosovës e aprovoi suprimimin e autonomisë më 1989. Fatin e vendit e mori në dorë vetë populli, duke siguruar iniciativën vepruese dhe duke u bërë dalzotës suprem i tij.

    Më 1981 ndodhi demonstrimi plebishitar i vullnetit politik të shqiptarëve, kryengritja paqësore në njërën anë dhe lufta e pashpallur që organizuan forcat serbe e jugosllave kundër popullit duarthatë dhe të pambrojtur të Kosovës, në anën tjetër. Demonstratat paqësore u kthyen në ngjarje të përgjakshme nga makina shtypëse jugosllave që po i shërbente politikës hegjemoniste e ekspansioniste serbe, ndoshta pa kuptuar se oreksi i saj nuk do të shuhej vetëm me Kosovën.

    Gjykimi i Grupit të Mehmet Hajrizit

    Rëndësia historike e Pranverës shqiptare të vitit 1981 qëndron në zgjimin shqiptar dhe në sensibilizimin e solidaritetin e gjerë ndërkombëtar. Duke qenë gati e harruar në pluhurin e historisë dhe problem i brendshëm jugosllav, çështja e Kosovës me gjak e sakrifica u shfaq para botës me gjithë mprehtësinë e saj.

    Kosova e demaskoi fytyrën e vërtetë të politikës pushtuese të Jugosllavisë, duke lëkundur themelet e saj dhe sistemin e kalbur të vetadministrimit. Pavarësisht dëmeve të rënda që pësoi lëvizja e organizuar kombëtare, efektet e demonstratave në ngritjen e ndërgjegjes së qytetarëve për çlirim nga robëria, qenë të barabarta me dhjetë vjet të punës së saj. Marsi dhe prilli i vitit 1981 përbënin rubikonin e Kosovës në luftën çlirimtare, përparimin e ndërgjegjes së Lirisë, siç do të thoshte Hegel dhe preludin e ngritjeve, sasiore e cilësore të lëvizjes së re kombëtare, deri në epokën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Ranë për të mos vdekur kurrë

    Në njëzetë e gjashtë vjetorin e demonstratave historike, Kosova do të duhej edhe institucionalisht të kujtonte dëshmorët e tyre, si Naser Hajrizi e Asllan Pireva, organizatorë të demonstratave dhe militantë të lëvizjes kombëtare, Xhelal Maliqi e Salih Abazi, Salih Mulaku e Ruzhdi Hyseni, Rizah Matoshi e Sherif Frangu etj, që ranë për të mos vdekur kurrë.

    Dëshmorët: Afrim Abazi, Naser Hajrizi dhe Ruzhdi Hyseni

    Janë shumë mesazhet që vijnë nga viti 1981, por porosia më domethënëse për brezin e sotëm është të mos lejohet përsëritja e zgjidhjeve gjysmake dhe të padrejta të çështjes së Kosovës, të cilat e çuan në tragjedi të njëpasnjëshme këtë popull të shumëvuajtur. Populli i Kosovës ka sakrifikuar shumë për lirinë dhe pavarësinë e merituar, prandaj nuk duhet detyruar që sërish të gjakoset për të drejtat e tij të ligjshme.

  10. #10
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941
    MARSI, KY MUAJ I LEGJENDAVE QË ZURI VEND NË HISTORINË TONË MË TË RE



    Shkruan:Mehmet BISLIMI

    Më 11.03.2007, Zvicër

    Bijtë më të mirë të popullit tonë me punë, hapur e fshehur

    e sollën 11 marsin...

    Pranvera po vjen ngadalë. Si duket nuk mund të kalojë kaq lehtë pa u hetuar “koinçidenca” e vlimeve të furishme në Kosovë, që zakonisht kanë ndodhur e po ndodhin gjatë muajit mars. Që nga viti 1981 e deri të rënia e Komandantit Legjendar Adem Jashari, marsi ishte prehri ku mbështeti kokën e tij plot me halle populli ynë liridashës. Edhe më pas kur Egzonin me shokë i përpiu Ibri i ftohtë e deri tek ditët e sotme, ngrohtësia e tokës gjatë muajit mars sikur na forcoi, tamam si Anteun dikur. Marsi, ky muaj i legjendave që zuri vend në historinë tonë më të re.

    11 mars i vitit 1981. Nomenklatura e sistemit pushtues titist, të korruptuar, të rënë nga morali, të degjeneruar e të dalë boje nga ideja e mirëqenies socialiste dhe vetëqeverisëse, nën petkun e vëllazërim- bashkimit, kishin bërë shumë padrejtësi në Kosovë, mbi kurrizin e popullit shqiptar, duke e eksploatuar tokën tonë deri nën thellësitë e detit. Megjithatë, Kosova kishte mbetur njëra ndër vendet më të pazhvilluara në tërë hapësirat e pushtuesit jugosllav. Popullata jonë nënçmohej dhe diskriminohej në të gjitha poret e jetës. S’do mend se kupa e mbushur e pushtuesit jugosllav prej kohësh nuk po mbante më dhe padyshim se ajo duhej të përmbysej një ditë, dhe kjo ndodhi, u përmbys pikërisht aty ku duhej të përmbysej, pra mu në mensën e studentëve të Universitetit të Kosovës!

    Dhjetramijëra demonstrues më 1-2 prill 1981, artikuluan fuqishëm kërkesën Kosova Republikë!



    Këtë ditë e priste populli ynë prej dekadash e priste me padurim, e priste me guxim e dashuri të madhe, pritej kjo pranverë që erdhi më herët se ajo kalendarike. Erdhi e furishme, me lulëkuqet e atij behari të rinisë së madhe studentore.

    Bijtë më të mirë të popullit tonë kishin punuar gjatë kohë për një ditë si kjo. Hapur e fshehur ata sollën 11 marsin duke u përballur me vuajtje e persekutime, me varfëri e diskriminim, me shtypje e burgje, me vrasje e likuidime, me shpërngulje e dëbime,...

    11 marsi i vitit 1981 është fillimi i një fundi të pushtimit të Kosovës

    Aparati shtypës serbosllav nuk mund të kishte rezultat tjetër në Kosovë, veç revoltës së fuqishme popullore e cila me këtë rast tregoi se nuk do të lejojë më nëpërkëmbjen e dinjitetit dhe lirisë së saj me as një çmim!

    Këtu fillonte edhe fundi i një maratone të gjatë e robërisë të Kosovës, që pushtuesi jugosllav me hekur dhe zjarr nën petkun e dinakërisë së vetëqeverisjes e shkeli dhe shfrytëzoi Kosovën për decenie me radhë. Demonstratat e pranverës së vitit 1981 eksploduan si një fuçi baroti në duart e pushtuesit jugosllav. Këto demonstrata tundën për shkatërrim themelet e ish Jugosllavisë Socialiste të asaj kohe. 11 marsi i atij viti është fillimi i një fundi të pushtimit të Kosovës. Jugosllavia e pas këtyre ngjarjeve, as edhe një herë nuk morri veten më, edhe pse ajo nuk la gurë pa lëvizur. Duke vu në lëvizje tërë organizmin e sektorit të UDB-së (në mesin e tyre edhe shumë puthadorësh shqiptarë), bënë arrestimin e mijëra të rinjve, veçmas studentë dhe intelektualë, por edhe punëtorë të shumtë. U ngritën gjykata të tëra në këmbë, të yshtura nga politika zyrtare e Beogradit dhe dënuan popullin e Kosovës me dënimet më drakonike! Po thuaj shumica e këtyre gjyqtarëve, fatkeqësisht puthadorë shqiptarë, suspenduan e diferencuan shqiptarët nga puna, nga shkolla, nga fabrikat, nga shoqëria, madje shkuan aq larg sa kërkonin edhe lëçitjen e të gjithë atyre që në një formë a tjetër përkrahnin këto demonstrata.



    Me gjithë presione të mëdha, populli ynë përballoi me dinjitet duke i dhënë mesazh të qartë e të prerë pushtuesit jugosllav se: Ne, nuk e durojmë më jetën e robit! Kjo ishte koha kur sakrificat më sublime që do të pasonin për Kosovën filluan të gatuheshin në zemrën dhe mendjet e atdhetarëve më të mirë shqiptarë.

    Kjo rrugë e gjatë, deri ku jemi sot, nuk ishte rrugë e shtruar me lule, por ishte rrugë e rimuar me gjak. Ky gjak dhe kjo aspiratë kërkon, finalizimin e vet. Nuk ka çmim tjetër që shpaguan sakrificat e shqiptarëve për lirinë e vet, veç bërjes së shtetit të lirë dhe sovrane të Kosovës, me të gjithë ata që dëshirojnë të ndjehen të lirë e të jetojnë këtu në tokën e Kosovës.

    Klasa politike e sojit Hasani, Shukriu, Shiroka, Vllasi, kjo shtresë vazalësh, kishte

    një urrejtje patologjike ndaj bijëve më të mirë...

    Elita politike në Kosovën e përgjakur të asaj pranvere, ishte zënë në befasi, zgjuar e trembur nga gjumi i rëndë që po bënte në shtratin e butë me pupla të ish pushtetit jugosllav. Ajo, nuk ishte e gatshme që të rreshtohej drejt. Në fakt, as që priste kush një rreshtim të tillë, ngase ishte e palogjikshme që nga ajo shtresë vasalësh të presësh diçka atdhetare. Pushtuesi kishte përgatitur këtë shtresë me vite, e kishte avancuar e parfymosur me erën marramendëse të pushtetit dhe të fryteve të tij, që nga punësimi, makinat, banesat, shkollimi e deri tek të bërit e ligjit. Një hafije për dy shkronjat “ K. R”, që do të thoshte “ Kosova Republikë!”, të denonconte dhe fare lehtë mund të dënoheshe me 2 e 3 vite burg! Madje, disa gjakprishur shqiptarë të asaj elite, shkuan aq larg, sa që për ta bindur pushtuesin për përkushtimin dhe besnikërinë e tyre ndaj tij, hoqën dorë edhe nga përkatësia e tyre kombëtare, duke u deklaruar me përkatësi kombëtare jugosllave siç ishin Sinan Hasani, Ali Shukriu, Kolë Shiroka, Azem Vllasi etj.

    Servilët e regjimit pushtues:Ali Shkuria, Sinan Hasani dhe Azem Vllasi

    ___________________________________________

    Këtë klasë politike e shfrytëzoi maksimalisht pushteti jugosllav, deri sa një ditë e hodhi për tokë si një limon të shtrydhur. Ata vazhdimisht i ranë po të njëjtës melodi, që nga akuzat kundër popullit të vet si: irredentist, ballist, nacionalist, vrimë e miut, diferencime, lëçitje e shkuan aq larg sa që preken edhe në simbolin tonë kombëtar! Pra, qëndrimi i kësaj elite me kohë kishte kaluar edhe në urrejtje patologjike dhe hakmerrej kundër bijve të popullit të vet! Kjo bazë e urrejtjes e mbështetur nga yshtjet e politikës së Beogradit zyrtar, elitën shqiptare të asaj kohe e kishte bindur që të lehte pa ndërprerë kundër interesave popullit të vet. Qentë po lehnin, por karvani po ecte, vërtetë ngadalë, por sigurt!

    Si u përgjakën demonstratat paqësore të masit-prillit 1981

    nga milicia dhe ushtria pushtuese jugosllave

    Në vetën e parë:

    - Më 26 mars, u ngjita shtyllës ndriçuese të rrugës (diku pranë radio Prishtinës), dhe hoqa flamurin e Jugosllavisë, duke e përplasur atë për tokë. Sinan Hasani në librin e tij, kishte shkruar se: “Një student me një shpejtësi majmuni u ngjit shtyllës së metaltë, dhe përdhosi flamurin e Jugosllavisë!”

    Në fakt, ai kishte të drejtë ngase mua më duhej një shpejtësi e tillë, për të hequr shumë flamuj të Jugosllavisë, të cilët i kishin vu majmunët e shumtë si Sinan Hasani me shokë, mu në zemër të Kosovës! Ç’është e vërteta, unë e përbalta flamurin e pushtuesit, atë flamur më vonë e vrau me pushkën e lirisë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës- bijtë më të mirë të popullit tonë.

    Dhuna e milicisë pushtuse serbe

    - Demonstratat e vitit 1981, populli ynë i përkrahu fuqishëm e pa u hamendur. Në mesin e studentëve vërshuan si lumi; nxënës, studentë, punëtorë, qytetarë, vajza, gra, të rinj e të moshuar- që të gjithë! Vlen të ceket, dhe nuk guxon të anashkalohet: Të gjitha dyert e qytetarëve atdhedashës të Prishtinës qëndruan hapur për demonstruesit. Ata na pritën me bukë e kripë e zemër, na strehuan, na i lidhën plagët, na e ngrohën shpirtin, na dhanë kurajën dhe mbështetjen, prandaj edhe sot i puthi me respekt duart e të gjitha atyre nënave që na dhanë bukën e ngrohtë e na i lidhën plagët e njoma. Ta paçim borxh Prishtinë!

    - Punëtorë të shumtë të furrave e të shitoreve, shpërndanin bukë, pije e ushqime të tjera, për demonstruesit. Sot më lejoni të ju them: Ju lumtë o bijtë e atdheut, dëshmuat dashurinë për atdheun dhe për bijtë tuaj!

    - Punëtorë të shumtë nga organizata të shumta punuese si: “Ramiz Sadiku”etj, me helmeta në kokë u futën në gjirin e demonstruesve. Ata sollën me vete së bashku me përkrahjen morale për ne edhe mjete tjera barrikade si: kamionë, ekskavatorë, rrafshues, buldozerë etj. Demonstruesit u bënë të pakalueshëm. Këta punëtorë u solidarizuan me bijtë e vet, duke dashur që të vdesin pranë tyre! Mos e harroni këtë kategori që sot është si mos më keq!

    - Punëtorët e shëndetësisë, po shpërndanin fasha, medikamente, vaksina e gjithë çka ishte në mundësinë e tyre për shpëtimin dhe aftësimin e demonstruesve. E madhja Sahadete Mekuli i kishte pritur demonstruesit e plagosur në spital me fjalët më të bukura, dhe më të guximshme si: ME FAT PLAGËT O TRIMAT E KOSOVËS ! Mos e harroni këtë akt, Shëndetësi e Kosovës, mos shkelni mbi betimin e Hipokrates sonë Sahadete!

    Proceset gjyqësore kundër intelegjencës sonë atdhetare

    - Mbi fakultetin Ekonomik, nga një tank i ish ushtrisë jugosllave u shti në turmë. Shtiu armata e quajtur JNA! Nga breshëria e plumbave, u këput për dhe Besa Ahmeti- nxënëse. Plagët ia lidhëm me këmishën e trupit të Fejzë Veliut nga Polaci i Drenicës dhe e futëm në një makinë “Reno 4”. Mbaj mend se në momentin kur Besa ishte mes jetës a vdekjes, tek po i thoshte një shoqes së vet: “Mos trego në shtëpi, mos u trego prindërve, thuaju se Besa është me demonstruesit!”... dhe vërtetë emri i Besës ishte kudo me ne, është edhe sot. Mos harroni gjakun e derdhur për liri rrugëve të Prishtinës, dhe besën e betimin e dhënë!

    - Një grua që kishte në dorë një litër qumësht, të cilën e kishte blerë diku në treg për bebet e saja, na e zgjati atë qumësht, duke na thënë: “Merreni se fëmijët i ushqej edhe me gjirin tim!” Mos e harroni gjirin e nënave të cilat na e dhanë për këto ditë, jo për të shkelur mbi gjakun e derdhur rrëke për liri, se pastaj detyrohen e na thonë : “ Haram ju qofshin gjinjtë e nënave!”...

    - Në demonstratën e prillit ishte vra edhe i riu Xhelal Maliqi, punëtor i Televizionit të Prishtinës. Edhe një lule e këputur në mesin e shumë Dëshmorëve të Kombit. Me disa shokë shkuam atje që të përshëndeteshim për së fundi herë para varrimit. Si sot... në një oborr të vogël... nën një pemë të madhe që kishte qenë aty, një djalë i ri si një lis shtrirë në një arkivol të vjetër, shtrirë e me sy të hapur!... Ata sy, edhe sot të hapur qëndrojnë?! Qindra Dëshmorë të Kosovës nuk po i mbyllin sytë dot. Mos harroni, ata sy duan që Kosovën ta shohin të lirë, dhe vetëm të lirë!

    Mijëra atdhetarë u dergjën nëpër kazamatet e tmerrshme jugosllave(pamje nga Goli Otoku)

    - Nga shtëpia e Dalibashiqëve (atje afër mensës së studentëve), diku rreth orës 11 paradite, ishte shtënë me armë zjarri. Dalibashiqët kishin plagosur një demonstrues për vdekje. Në orën 4 pasdite, kur policia u ngjit lart në atë lagje, prapë njëri nga Dalibashiqët doli me pushkë M 48- të, në dorë dhe diku 10-15 metra mbi shtëpinë e tij, qëlloi një demonstrues i cili atë moment ishte duke manovruar me një kamion për ta bërë barrikadë në rrugë. Nga një largësi prej 200 metrash më lartë, mbrapa trafo-së së rrymës, këtë ngjarje e kemi parë me sy, unë - Mehmet Bislimi nga Prekazi, Ismet Kabashi nga Polaci dhe Ilaz Kolovica nga Prishtina!

    Nuk kam njohuri, nëse këta dy të qëlluar nga qytetari Dalibashiq, kanë vdekur, apo shpëtuar? Dalibashiqët për këtë akt u dënuan atë botë vetëm me nga 30 ditë burg kundërvajtës. As kjo nuk duhet harruar!

    - Në Kosovë gjatë demonstratave të marsit dhe prillit të vitit 1981, milicia dhe ushtria jugosllave, vrau 11 demonstrues dhe plagosi mbi 300 sish. Burgosi mbi 2500 të rinj, përjashtoi nga shkollat, fabrikat, dhe institucionet tjera, diferencoi, lëçiti me mijëra shqiptarë. Vizitoni varret e të rënëve, në mënyrë që t’i kujtojmë flijimet e tyre për një Kosovë të lirë!

    - Milicia e Jugosllavisë, në mesin e tyre edhe shumë milicë shqiptarë, me 26 mars, diku pas orës 16 u vërsulën rreth konvikteve të studentëve, përdorën një dhunë të paparë as në Aparteidin e Afrikës. Nuk më hiqet nga sytë flamuri në duart e një vajzë të re, së cilës më shumë se katër policë nuk po mundnin t´ia hiqnin flamurin nga duart Shqiponjës së Kosovës! Mos harroni, askund në botë nuk ndodh, që simbolet nacionale të përdhosen apo përshtatën për hir të minoritarëve që në Kosovë përbëjnë 5 %!

    - Në maj të po atij viti Tahir e Nebih Meha, si dikur Oso Kuka, u dogjën në kullën e tyre! Ata me këtë rast i treguan pushtuesit jugosllav se shqiptarët një ditë do të detyrohen të mbrohen edhe me armë. Tahiri atë vit vrau me pushkën e lirisë forcat e dhunshme të pushtuesit, vrau namin e tyre edhe për më keq hodhi për tokë “mitin” mbi njësitet speciale të ish UDB-së. Mos harroni krismën e pushkës së lirisë të Tahir Mehës. Ishte lajmëtarja e parë e pushkëve të lirisë së UÇK-së!

    Çmimin e lirisë, deri sot e kemi paguar shumëfish!

    E tërë një histori luftërash e vuajtjesh për liri, sigurisht që nuk i ka rrënjët cekët. Ato rrënjë janë të thella, dhe datojnë që kur erdhi pushtuesi në tokat tona, prandaj rrënjët e lirisë nuk dukën mbi tokë që t’i shkuli pushtuesi kur të dojë. Jo, ato bulojnë çdo pranverë, bulojnë nga shtytja që i jep fuqi gjaku derdhur për liri. Historia jonë nuk është histori romantike me të vërshuara e me të shkëputura, kjo është histori që i ka futur tmerrin pushtuesit serb. Kjo histori ka kaluar për tehun e shpatës së Gjergj Kastriotit, për mes kështjellës së barotit të Luanit të Janinës, për mes kullës së Oso Kukë Vraninës, për mes litarit të Idriz Seferit e gjoksit të Mic Sokolit, për mes diplomacisë së Abdylit, Hasanit e Qemalit, për mes kobures së Boletinit, për mes së tehut të sopatës së Ahmet Prekazit e mitralozit të Adem Jasharit.

    Kjo është një histori e tërë, që nuk e zhbëri as Sulltani, as Krajli i Serbisë e as jugosllavët. Brezi i demonstrueseve të vitit 1981, përfundimisht shembi themelet e Jugosllavisë pushtuese. Pushkët e lirisë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbështetur fuqishëm nga populli ynë, bënë gërmadhë kalanë të quajtur Serbi. Mos të harrojmë edhe këtë: Çmimin e lirisë, deri sot e kemi paguar shumëfish!

  11. #11
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941
    (31. 3. 2007) Rikthimi i “bashkim vëllazërimit” në trajtë të multietnicitetit

    Në mars-prill të vitit 1981, Ideja e bashkim vëllazërimit dhe e përbashkësisë së shqiptarëve me popujt sllavë kishte marrë goditjen vendimtare. Ishin përgjakur rrugët e Prishtinës dhe të disa qyteteve të Kosovës me gjakun e rinisë shqiptare. Kishte ndodhur edhe njëherë shkizma e madhe, përçarja për dhe kundër Jugosllavisë dhe çuditërisht një ndarje e tillë u manifestua, deri në ditët tona, madje edhe pas luftës heroike çlirimtare e fitimtare të UÇK-së dhe çlirimit definitiv të Kosovës nga robëria 87 vjeçare serbe.
    Edhe sot e kësaj dite shumë intelektualë në Kosovë jo vetëm e kujtojnë me nostalgji kohën e tyre “të artë” të bashkim vëllazërimit, por edhe e manifestojnë atë në forma dhe mënyra të ndryshme.

    Inteligjencia shqiptare jugosllave, titiste në kuptimin ideologjik të fjalës, jo vetëm është gjallë dhe e fortë në Kosovë, por është pikërisht kjo klasë, e cila parqet formën më të ashpër të luftës kundër opsionit të bashkimit kombëtar, duke qenë e vetëdijshme, që është pjellë e veçantë e kontradiktave shoqërore, klasore e kombëtare të së kaluarës. Përpjekjet për krijimin e kombit hibrid “kosovar” janë bërë dhe po bëhen pikërisht nga kjo klasë, nga pushtetarët apo bijtë e pushtetarëve të dikurshëm, nga projugoviqët apo bijtë dhe nipat e tyre, të cilët kurrsesi nuk mund të pajtohen të jenë shqiptarë të mirëfilltë, sikur që janë ata në Shqipëri, nuk pajtohen të kenë flamur, himn dhe emblemë të njëjtë kombëtare, por duan me çdo kusht të jenë kosovarë të konvertuar, ashtu sikurse janë edhe aktualisht një kope e madhe këso pjesëtarësh, me prejardhje të përzier kombëtare, e cila lindi dhe u formësua, si rezultat i bashkëjetesës së dhunshme të shqiptarëve me serbë e sllavë gjatë afër një shekulli.
    Kjo kategori shoqërore lindi si rezultat i bashkëjetesës, i vëllazërimit të një pjese latente kombëtare të shqiptarëve me sllavët dhe i lidhjeve të tjera sidomos kulturore, ekonomike e tregtare, që ata patën dhe kanë me serbët e sllavët e tjerë.
    Edhe pas kthesave të mëdha që ndodhen me rastin e shpërbërjes së Jugosllavisë, edhe pas mizorive dhe barbarive, që ushtruan serbët kundër shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve, në vitet 90 të shekullit XX, edhe pas çlirimit të Kosovës, klasa me prejardhje titiste jugosllave mbeti e paprekur në Kosovë, dhe ajo gjendet e postuar kudo në institucionet e Kosovës, në të gjitha segmentet kryesore të qeverisjes dhe në të gjitha fushat e tjera të sigurisë dhe të vendimmarrjes.

    Kjo klasë politike është një realitet faktik, është një klasë i lindur, e rritur dhe e emancipuar me ideale të përbashkësisë, andaj edhe shumë lehtë i ka pranuar idealet e “multietnicitetit”, meqë ajo është edhe vetë pjellë e këtyre farë idealeve të shortuara e të përziera racore, gjithnjë utopike, por gjithnjë të eksperimentuara mbi kurriz të shqiptarëve ende të robëruar dhe të protektuar jo vetëm në Kosovë, po kudo jashtë kufijve administrativë të Shqipërisë. Një formë e tillë e bashkim vëllazërimit, tani e quajtur multietnicitet, është promovuar dhe pranuar me lehtësi edhe në ish-RJ të Maqedonisë nga politikanët e atjeshëm shqiptarë.

    Jo rastësisht, kreu politik dhe institucional i vendit tonë ka prejardhje nga Lidhja Komuniste Jugosllave, jo rastësisht tri mediumet kryesore elektronike të vendit udhëhiqen nga ish regjentët dhe gazetarët gjithnjë besnikë të titizmit, jo rastësisht gazetat më të mëdha me tirazh në vendin tonë drejtohen, po ashtu nga bijtë apo nipat e mbesat e kësaj klase, jo rastësisht të gjithë drejtuesit e strukturave aktuale vendimmarrëse e qeverisëse në Kosovë kanë prejardhje politike nga e kaluara jugosllave. Dhe kjo nuk ndodh kështu, sepse ata kanë jetuar dhe janë ngritur në atë kohë. Sepse asaj kohe i përkasin edhe shqiptarët e tjerë, të cilët kundërshtuan regjimin titist, nuk pranuan bashkim vëllazërimin e përbashkësinë, ndërsa u organizuan edhe në luftë për t’ u shkëputur nga Jugosllavia.
    Pikërisht për shkak të përkrahjes dhe fuqizimit të kësaj klase nga të huajt, kjo klasë njerëzish nuk është dobësuar, por as është prekur fare nga pasojat e luftës. Ndërsa pas luftës, ajo u tregua e gatshme dhe shumë besnike për t’ i shërbyer administratës ndërkombëtare, duke pasur edhe pëlqimin e fshehtë dhe përkrahjen po ashtu të fshehtë dhe të heshtur të Serbisë.

    Jo rastësisht të gjitha partitë apo institucionet, që dolën nga lufta e UÇK-së u mënjanuan, u konvertuan, apo u shpartalluan. Jo rastësisht, klasa titiste, me kohë e transformuar në LDK, kishte futur elementet e veta deri në strukturat më të larta udhëheqëse të SHP të UÇK-së, madje edhe në operativë. Këto struktura arritën, që përmes një strategjie shumë dinake dhe perfide, të vjelin fitoret e luftës çlirimtare duke larguar nga radhët, një nga një, të gjithë luftëtarët dhe komandantët e sprovuar kombëtarisht, duke i spiunuar te të huajt dhe duke i eliminuar politikisht, duke i arrestuar e prangosur, në forma të ndryshme.

    Gjatë tetë viteve të kaluara pas luftës në Kosovë kanë mbetur në skenën politike vetëm disa pjesëmarrës të UÇK-së, (pa fuqi vendimmarrëse), kanë mbetur vetëm disa politikanë tejet të lakueshëm, të dëgjueshëm dhe të pangopshëm për poste e favore. Të gjithë të tjerët janë mënjanuar. Dhe, më në fund, të gjithë këta janë pajtuar dhe kanë nënshkruar edhe shpartallimin e TMK-së, e vetmja strukturë organizative e sigurisë, që kishte mbetur nga UÇK-ja në vendin tonë.
    Ky proces i “deuçk-izimit” në Kosovë tashmë është në përfundim e sipër. Për të fat të keq dhe të kobshëm, në këtë proces kanë marrë pjesë aktive edhe disa kuadro, që dikur kanë pasur besimin e këtij faktori, i cili me gjakun e rreth 2000 dëshmorëve, po aq invalidëve dhe të 15.000 martirëve i solli lirinë shqiptarëve të robëruar të Kosovës.

    Pikërisht për këtë arsye dhe pikërisht për ta eliminuar në tërësi bërthamën idealiste kombëtare të UÇK-së, ka zgjatur tetë vjet procesi i zgjidhjes së statusit politik të Kosovës. Gjatë kësaj kohe, jemi dëshmitarë për të gjitha sa kanë ndodhur dhe si kanë ndodhur. Sepse edhe pas luftës dhe fitores kundër barbarisë, vazhdoi lufta. Po jo lufta kundër bashkëpunëtoreve dhe bashkëpjesëmarrësve të regjimit pushtues kriminal, por lufta kundër atyre që i sollën lirinë Kosovës. Kjo ka ndodhur dhe aktualisht po ndodh para syve tanë. Në gjykimin kundër Ramush Haradinajt, Idriz Balës dhe Lahi Brahimajt në Tribunalin e Hagës, po dëshmojnë kundër luftëtarëve të lirisë pikërisht ata serbë, që kanë vrarë dhe kanë masakruar shqiptarë gjatë luftës. Ndërsa çlirimtarët e Kosovës akuzohen se u kanë prishur rehatinë bashkëpunëtorëve të regjimit të Milosheviqit, dhe se tek-tuk paskan rrahur apo paskan keqtrajtuar edhe ndonjë komshi serb. Ky bizaritet, kjo shkelje e rëndë e të drejtës humane, kur viktima trajtohet xhelat, ndërsa xhelati si viktimë, po ndodh para syve tanë, për shkak se klasa politike me prejardhje jugosllave, nuk e ka pranuar çlirimin e Kosovës nga gjaku i derdhur, por nga NATO-ja, edhe pse nuk mund të mohohet roli i Aleancës Vertiatlantike në dëbimin e forcave ushtarake dhe policore nga Kosova.

    Nuk u derdh gjaku rrëke për të fuqizuar deri në ekstremitet të drejtat e serbëve, nuk është derdhur gjaku, për të përfituar ata që nuk kanë kurrfarë merite për çlirimin e vendit nga barbaria, nuk u derdh gjaku për të bërë kompromis të dhembshëm, ata që nuk kanë kurrfarë kredibiliteti kombëtar as moral të bëjnë kompromise të tilla. Nuk janë martirizuar 15.000 shqiptarë të vendit tonë, shumica syresh gra, fëmijë, pleq, për të na qeverisur kumbarët e Serbisë dhe besnikët e Titos, të Rankoviqit e të Milosheviqit. Mirëpo mjerisht, për shkak te infiltrimit të besnikëve të bashkim vëllazërimit në kreun e luftës, filloi dhe tashmë po shembet në tërësi krejt trashëgimia e kësaj lufte.

    Me përcaktimin final të statusit të Kosovës do të fillojë procesi i pakthyeshëm i “kosovarizimit” të shqiptarëve. Ky proces do të kundërshtohet fuqimisht nga shqiptarët, të cilët nuk do të jenë në gjendje të konvertohen, as në pikëpamje kombëtare, as në atë fetare. Mirëpo ky proces do të përkrahet sidomos nga BE-ja, e cila edhe merr mbikëqyrjen dhe sovranitetin mbi vendin tonë. Dhe, për pasojë sërish do të kemi probleme dhe sërish do të ketë jo vetëm luftë idesh e mendimesh, sepse zgjidhja e njëanshme dhe e kushtëzuar e statusit të Kosovës do të gjenerojë kriza të tjera, në radhë të parë kriza sociale, por edhe politike.
    Përpjekjet e një pjese të kreut tonë politik për t’ i bindur shqiptarët se Kosova nuk ka humbur asgjë, se ajo do të jetë unike, se do të jetë sovrane, se do të ketë simbolet e veta shtetërore, multietnike, janë përpjekje me qëllime të caktuara propagandistike, nga frika e ndonjë revolte të fuqishme gjithëpopullore, nga frika se në një lëvizje të tillë këta do t’i humbin postet dhe pozitat shoqërore e politike. (A. Q.)

  12. #12
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941
    Kadri Rexha: DEMONSTRATA E VITIT ’81 – NJËRA NDËR FAQET MË TË NDRITURA TË HISTORISË SONË TË RE
    Në kontinuitetin e përpjekjeve, luftërave dhe qëndresës shekullore të popullit shqiptar për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar, demonstratat e pranverës së vitit 1981 shënojnë njërën ndër faqet më të ndritura dhe më të rëndësishme të historisë sonë të re. Si ngjarje kthesash të mëdha historike dhe shoqërore, ato shprehin sintezën e virtyteve më të larta morale dhe patriotike të rinisë shqiptare dhe aspiratat shekullore të popullit tonë të lashtë. Duke ndikuar fuqishëm në faktorin e brendshëm, në ngritjen e ndërgjegjes kombëtare në shkallën më të lartë, si dhe në faktorin e jashtëm, pra, në ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare në përgjithësi dhe të çështjes së Kosovës në veçanti, ato në horizontin mbarëshqiptare hapën një shpresë të madhe dhe një perspektivë të re.
    Demonstratat e vitit 1981 shpërthyen si protesta mbarëpopullore të shqiptarëve kundër një gjendjeje të padurueshme shtatëdhjetëvjeçare që mbretëronte në Kosovën e ndarë me dhunë nga trungu i atdheut, në Kosovën e pushtuar, në Kosovën e robëruar dhe të terrorizuar nga okupatori serb. Demonstratat ishin rebelim dhe kryengritje e një populli kundër shtypjes kombëtare, kundër diskriminimit social dhe shoqërorë, kundër eksploatimit të egër të pasurive natyrore dhe të trajtimit të Kosovës si burim lëndësh të para, apo thjeshtë, si zonë koloniale serbe... kundër varfërisë dhe mjerimit të skajshëm të popullit, kundër padrejtësive thelbësore politike dhe ekonomike, kundër zbatimit të gjenocidit dhe të papërspektivës kombëtare të popullit shqiptar.
    Që të ngrihej në demonstratat e vitit 1981 popullit shqiptar iu dasht të kalojë një rrugë të mundimshme shtatëdhjetëvjeçare, e cila kaloi përmes ferrit dhe golgotës politike dhe ushtarake serbe, përmes masakrave individuale dhe atyre kolektive, përmes varrezave individuale dhe varrezave masive, përmes djegëjeve të katundeve dhe shkretërimit të krahinave të tëra, përmes të ndërrimit të fesë me dhunë dhe të çkombëtarizimit masiv, përmes dëbimit nga vatrat shekullore dhe gjenocidit mbi qindra fshatra të Sanxhakut të Nishit, përmes masakrave të pashembullta në Drenicë e në Gjilan, në Llap e në Ferizaj, në Tetovë e në Burim, në Pejë e në Gjakovë, në Mitrovicë e në Prizren, në Tivar e në Srem, përmes vrasjes me uri në emër të tepricave, përmes kolektivizimit, përmes aksioneve për mbledhjen e armëve, përmes shpërnguljeve me dhunë, përmes ndalimit të flamurit dhe simboleve kombëtare, përmes ndalimit të gjuhës dhe ndalimit të shkollimit në gjuhën amtare...
    Në këtë rrugë të gjatë dhe të rëndë të qëndresës së paepur, popullin shqiptar e mbajti të papërkulur vetëdija e lartë kombëtare e përkatësisë shqiptare, vetëdija e lartë e një populli të lashtë autokton, vetëdija e një populli që në trojet e veta nuk është as ardhës dhe as pushtues, por zot i tyre që nga stërgjyshet Ilirë e këndej, zot legjitim i tyre me bekimin tokësor dhe me bekimin hyjnor. Në këtë rrugë vuajtjesh të shumta dhe krajatash të padurueshme popullin shqiptar e mbajti gjallë në jetë ideja e pashuar e lirisë, e pavarësisë dhe e bashkimit kombëtar. Pra, popullin shqiptar e mbajti gjallë e të papërkulur puna dhe veprimi i pandërprerë, shpresa dhe besimi i patundur në fitore të sigurt dhe në një ardhmëri të ndritur. Kështu, deri në muajt e parë të vitit 1981, atëherë kur thika serbe kishte depërtuar deri në ashtin e një populli, atëherë kur durimit të padurueshëm i kishte ardhë fundi, atëherë kur një popull kishte ardhë në përfundimin sublim se liria dhe pavarësia është mbi të gjitha, se liria dhe pavarësia janë më të shtrenjta se vetë jeta.
    Por, vërtetë, çka ndodhi në muajt e parë të vitit 1981 dhe si shpërtheu deti i vuajtjeve të një populli? Si filluan dhe si u zhvilluan demonstratat? Pasojat dhe perspektivat qe hapen ato? Të fillojmë me radhë.

    Shovinizmi serbomadh në ofensivë

    Se gjatë muajve të fundit të vitit 1980 dhe muajve të fillimit të vitit 1981 diçka e madhe po lëvizte, se diçka e madhe po bëhej gati të shpërthente në Jugosllavi, shihej qartë nga të gjithë. Mbledhjet e bashkësive lokale, të organizatave të punës së bashkuar, të organizatave shoqërore-politike zgjateshin deri vonë pas mesnate. Flitej gjatë për rezistencën që po i bëhej nga patriotët afganistanas agresorit sovjetík, të cilën gjë kjo e fundit nuk e kishte pritur, ndaj akoma bënte përpjekje të justifikohej se gjoja është e ftuar për ndihmë vëllazërore atij populli. Flitej gjerë e gjatë se viteve të fundit Jugosllavia ka zënë të goditej rëndë nga inflacioni, nga ngritja e çmimeve, nga mungesa e artikujve më të domosdoshëm, nga papunësia, nga armiku i brendshëm klasor, nga antikomunistët e të gjitha ngjyrave, nga presioni i vendeve të zhvilluara për t'ua kthyer kreditë, etj. etj. Bisedat dalëngadalë ktheheshin në gjendjen dhe në situatën e rëndë politike dhe ekonomike të KSA të Kosovës. Në rrugë, në vende të punës dhe kudo përsëritej botërisht se aktualisht gjatë vjeshtës së vitit të kaluar dhe gjatë dimrit në hetuesitë e Kosovës merreshin në pyetje mbi 2.000 persona të burgosur shqiptarë për aktivitete politike.
    Si rezultat i situatës së keqësuar politike, në Kosovë kishin vërshuar gazetarët e agjencive të huaja si dhe përfaqësuesit e Amnistisë Internacionale, të cilët interesoheshin të mësonin të vërtetën lidhur me shkaqet dhe numrin e saktë të personave të arrestuar gjatë burgosjeve masive muajve të fundit si dhe lidhur me kushtet e rënda në të cilat mbante burgun e tretë Adem Demaçi. Me gjithë interesimin e tyre të madh e vërteta mbulohej me trillime dhe minimizime të pabesueshme për askënd. Në këtë drejtim, në një situatë të rëndë u gjend edhe kryetari i KK të LKK, Mahmut Bakalli, i cili para gazetarëve u detyrua ta mohojë kumtesën interne të KK të Kosovës, në të cilën theksohej se në burgje ndodheshin mbi 50 persona, të dhëna të cilat disa ditë më parë i kishte kumtuar edhe gazeta qendrore jugosllave "Politika".
    Gjithashtu temë dite u bë edhe biseda lidhur me të ardhmen e Jugosllavisë pas vdekjes së kryetarit të saj J.B.Tito. Tito prej disa muajsh lëngonte dhe dergjej në shtratin e vdekjes, ndërsa konsiliumi i mjekëve lidhur me gjendjen e tij shëndetësore njoftonte opinionin për çdo orë nëpërmjet radios dhe televizionit. Thuhej se pas vdekjes së Titos Jugosllavia do të shkatërrohej duke u ndarë në dysh, në vijën ajrore Sisak-Dubrovnik, sipas një marrëveshje të fshehtë mes SHBA-ve dhe BRSS-së. Po ashtu përsëritej se serbët nuk do ta pranojnë këtë variant, meqë ata gjithë strategjinë e vetë e kishin orientuar në vendosjen e sundimit të tyre mbi tërë Jugosllavinë, duke i shtypur dhe duke i dëbuar me shpërngulje të dhunshme popujt e saj si në kohën e Mbretërisë së Karagjorgjeviçëve. Një variant tjetër thoshte se republikat e Jugosllavisë do të shkëputen dhe do të bëhen shtete të pavarura, e në këtë rast edhe Kosova dhe viset e saj do të bashkohen me truallin nënë, RPS të Shqipërisë. Flitej e çfarë nuk flitej asokohe. Prognozat ndërroheshin brenda ditës disa herë. Vetëm një gjë shihej konkretisht. Sërish filluan të vihen kujdestaritë dhe rojat në të gjitha objektet e rëndësishme shoqërore, duke filluar nga objektet e forumeve të larta shtetërore, në ndërmarrjet industriale e deri te objektet edukative-arsimore. Sidomos mungesa e artikujve më të domosdoshëm për jetesë në mënyrë më të theksuar ndihej në Kosovë. Mungonte mielli, vaji, sheqeri, qumështi, ilaçet, detergjentet, kafeja, etj. Popullatës serbe dhe malazeze këta artikuj i ndaheshin në mënyrë të organizuar, shtëpi për shtëpi.
    Një favor i këtillë aplikohej edhe për shtresën e lartë dhe kuadrat politike-shoqërore të kombit shqiptar. Me mungesën e artikujve më të domosdoshëm ushqimorë dhe atyre të amvisërisë, me krijimin e rreshtave të gjatë para shitoreve, u futën në përdorim edhe triskat dhe padrejtësitë e tjera. Pakënaqësia e popullit shtohej gradualisht. Pleqve nuk u mbyllej goja. Ata habiteshin pa masë dhe të çuditur pyesnin: pse artikujt e sipërpërmendur nuk kishin humbur as gjatë kohës së luftës, ndërsa një gjë e këtillë ndodhte tashti pas kaq vjetësh propagande të shfrenuar për liri dhe bollëk të pakufishëm?

    Objekt kryesor i sulmit u bë populli shqiptar

    Secila heshtje dhe secili veprim në këtë kohë linte përshtypjen e thellë të pasigurisë së pushtetit, të halleve të mëdha të qeverisë...Shkurt, pëshpëritjet, reagimet e zëshme, pakënaqësia e përgjithshme, burgosjet masive, elektrizimi politik i stërngarkuar i popullit, presioni i padurueshëm mbi popull etj., ishin sinjale të sigurta që premtonin shpërthim të afërt të furtunës rrënimtare. Fuçisë së barotit i mjaftonte vetëm një shkëndijë e vogël.
    Opozita jugosllave, e djathta borgjeze, kisha dhe shovinizmi serbomadh, në aleancë me Bashkimin Sovjetik, kishin vlerësuar se koha po punonte për ta. Andaj, qarqet intelektuale serbe e sidomos Akademia e Shkencave dhe e Arteve Serbe këtë kohë e shfrytëzuan me një revan të shfrenuar. Duke lëshuar tezën e njohur të tyre se "Serbia i humbi në paqe të gjitha ato që i fitoi në luftë" si dhe tezën tjetër gjoja të frikës për asimilimin e serbëve që gjendeshin jashtë territorit të ngushtë të Serbisë, intelektualët serbë filluan një propagandë të sëmurë gjoja në mbrojtje të elementit serb, por që drejtohej kryekëput në rrënimin e Jugosllavisë federale. Në librat dhe në revistat që ishin botuar deri atëherë dhe që po botoheshin me një nxitim të madh, në ligjëratat që mbaheshin në Universitetin e Beogradit si dhe në tubimet e organizuara nëpër klube të ndryshme dhe në shtëpitë private po i fryhej zjarrit pansllav, hegjemonisë serbe në Ballkan. Lëvizja e re serbomadhe, duke e vazhduar politikën e Rrethit Kulturor Serb dhe platformën e Lëvizjes çetnike, e cila organizimin e Jugosllavisë së re e shihte të lidhur ngushtë me krijimin e "Serbisë së Madhe, etnikisht të pastër në kufijtë e Serbisë-Malit të Zi-Bosnjëhercegovinës-Sremit-Banatit dhe Baçkës", duke e bërë në të njëjtën kohë "spastrimin e territorit shtetëror nga të gjitha pakicat kombëtare dhe nga elementët joserbë", mbështetej edhe në idenë e Stevan Moleviqit, i cili theksonte se serbët duhet ta frymëzojnë dhe t'ia japin vulën e vet mbarë Jugosllavisë. Parimi i Moleviqit se "serbët duhet të kenë hegjemoni në Ballkan, e për të pasur hegjemoninë në Ballkan patjetër së pari duhet të kenë hegjemoninë në Jugosllavi", u përqaf pa asnjë vërejtje nga frymëzuesit e Lëvizjes së re serbomadhe e që aktualisht në Evropë paraqiste një lëvizje të re fashiste. Natyrisht që objekti kryesor i sulmit të kësaj lëvizjeje u bë populli shqiptar, si popull josllav dhe që paraqiste pengesën kryesore të realizimit të kësaj ëndrre të sëmurë të ideologëve shovinistë serbë.

    Kosova po hynte në dimrin më të ashpër politik, ekonomik dhe shoqëror

    Vjeshta e thatë dhe e lodhshme e Kosovës kish kohë që kishte ikur. Pos frutave të stinëve të shkuara, në planin politik, ekonomik dhe në atë shoqëror, vjeshta kishte sjellë edhe dhunë e padrejtësi të reja. Kështu, Kosova po hynte në dimrin e saj më të ashpër politik. Shovinizmi serbomadh po ziente në kuzhinën e Beogradit dhe priste çastin më të përshtatshëm të gulfimit. Re të zeza qëndronin pezull sipër Kosovës, duar të përgjakura po zgjateshin drejt saj.
    Edhe pse para opinionit të brendshëm dhe atij të jashtëm akoma vazhdohej të flitej me mburrje për barazinë e popujve në Jugosllavi, kryetari i Kryesisë të Komitetit Krahinor të LK të Kosovës, Mahmut Bakalli, i detyruar nga situata politike shoqërore, në mbledhjen e XV-të të KQ të LKJ-së, të mbajtur në dhjetor të vitit 1980 në Beograd, pohonte: "Nuk u arritën synimet për zvogëlimin e diferencave në shkallën e zhvillimit të Kosovës në krahasim me mesataren e vendit. Përkundrazi, u bë një thellim i mëtejshëm i diferencave...Kësisoj, në vend që dinamika e zhvillimit të Krahinës të jetë 60 për qind mbi dinamikën e zhvillimit të vendit, siç ka qenë planifikuar, dinamika e zhvillimit të Kosovës ishte 46,9 për qind nën mesataren e vendit. Kjo tendencë e rritjes së këtyre diferencave vazhdon që nga viti 1947 e deri tani. Ky proces i thellimit të diferencave, shprehej ai, ka arritur kufijtë kritikë...".
    Sipas të dhënave statistikore që i publikonte shtypi jugosllav, të ardhurat kombëtare për banorë në Kosovë ishin 6 herë më të ulëta se ato në RS të Sllovenisë dhe 5 herë më të ulëta se ato në RS të Serbisë. Gjatë viteve të fundit ritmi i rritjes së prodhimit industrial në Kosovë kishte qenë 4-5 herë më i vogël se ai i Serbisë. Shkalla e papunësisë ishte 20 herë më e madhe se në Slloveni dhe 2,5 herë më e madhe se në Serbi. Numri i punëtorëve që kish emigruar për punë jashtë Kosovës e Jugosllavisë i kalonte 110.000 vetat, duke mos llogaritur këtu edhe mbi 70.000 të tjerë që pritnin nëpër entet për inkuadrim të Kosovës, kryesisht punëtorë të kualifikuar. Dhe, sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, nënkryetari i RSFJ-së, Fadil Hoxha, gjatë një turneu nëpër Kosovë, në vend që të ofronte ndonjë program lidhur me zbutjen e këtyre plagëve shoqërore, çirrej dhe përjargej në fjalimin e tij të mbajtur më 2 mars 1981 në Viti, fjalim të cilin në mbrëmje për masën e gjerë e transmetoi edhe TV Prishtina në emisionin special. Në mes të tjerash, Fadil Hoxha kërcënonte me këto fjalë: "Pse po i thirrni të kthehen punëtorët kosovarë të inkuadruar në botën e jashtme. Çka po u duhen ata këtu... Ne, siç po e shihni edhe vetë, nuk po kemi çka me u ba atyne me shkollë që na kanë mbetë pa punë e po sillen teposhtë e përpjetë... Ku me pasë atë nafakë me i shti në pune atje edhe dy hise... edhe pesë hise... e këndej ju i thirrni të kthehen edhe ata që janë atje... Masandej, këta që kanë mbetë te papunë, çka i kanë hapë sytë vetëm në Kosovë. Jugosllavia është e madhe... prej Gjevgjelisë e deri në Trigllav...le të dalin të rijtë e të lypin punë. Kosova nuk i nxen të tanë...".
    Kësisoj Fadil Hoxha u thyente shpresat kurbetçinjve ekonomikë që të mos kthehen në vatrat e veta, në gjirin familjar; kështu ai ua priste shpresat të rinjve, të cilët me vuajtje dhe sakrifica të mëdha kishin mbaruar shkollat dhe pritnin t'i shërbenin popullit dhe Kosovës së shumëvuajtur. Këto fjalë shqiptoheshin jo nga një politikanxhi katundi, por nga nënkryetari i shtetit.
    Të gjitha këto thuheshin në kohën kur populli po e kuptonte se Kosova kish mbetur në mëshirën e fatit, në kohën kur rreziku po ndihej më afër se asnjëherë tjetër. Dhe asnjë fjalë nuk thuhej për shfrytëzimin e burimeve të pafundme minerare të Kosovës, për shfrytëzimin e fushave pjellore të saj, për shfrytëzimin e njerëzve të saj trima e punëdashës. Asnjë fjalë nuk thuhej për milionat e tonelatave të qymyrit që nxirrej nga barku i Kosovës. Asnjë fjalë nuk thuhej për miliardat e kilovatëve të energjisë elektrike që prodhohej, për plumbin e Trepçës që po rridhte lumë, për kromin, për hekurin, për nikelin, për magnezitin, për argjendin, për arin... që ngriheshin si male të larta. Asnjë fjalë nuk thuhej për grurin, për bagëtinë e shijshme të Kosovës që mbushnin eshalone të tëra vagonësh dhe shkonin në të gjitha tregjet e Evropës.

    Në rrethana të këtilla, Kosova e pasur në mundësi dhe e varfër në fakt përkundej në shtratin e urisë, të mjerimit, të skamjes, të padrejtësisë dhe të presionit. Dimri i egër i vitit 1980/81 ishte tepër i gjatë, nuk i shihej fundi. Mungonte mielli, mungonte buka, mungonte detergjenti, mungonin lëndët djegëse. Qarkullimi i mjeteve të komunikacionit numëronte tiketat e fundit. Reduktimi i rrymës elektrike kish kaluar çdo parashikim. Rreshtat e gjatë para shitoreve nuk kishin të sosur. Shitoret ishin boshatisur më shumë se kurrë. Pagat e punëtorëve nuk ishin marrë prej disa muajsh me radhë. Çmimet dhe taksat rriteshin pa fije kontrolli. Shqiptari, si qytetar i dorës së dytë fyhej në rrugë, në vendin e punës, në zyrë. Dhe, mbi të gjitha, shqiptari ngacmohej, provokohej rrehej, burgosej, torturohej dhe vritej pa kurrfarë përgjegjësie. Me dhjetëra kufoma të shqiptarëve ishin gjetur nëpër vise të Kosovës vetëm gjatë vitit që kishte kaluar. Kriminelët serbë jo vetëm që nuk gjurmoheshin, por edhe nëse ndonjëri prej tyre zbulohej rastësisht, aty për aty tërhiqej nga hetuesitë e Kosovës dhe dërgohej në Beograd, ku shpallej i sëmurë psikik. Ndërsa, në të kundërtën, nëse shqiptari hakmerrej ndaj serbit atëherë e priste dënimi me vdekje. Kështu, zemërimi i masave kishte arritur kulmin. Kupa e vrerit kish kohë që ishte mbushur. Durimi i popullit kishte mbaruar. Shkëndija e ndezur në Qendrën e Studentëve të Universitetit të Kosovës në Prishtinë, më 11 mars 1981, premtonte se kupa e helmit dhe durimi i popullit do të derdheshin brenda një kohe të shkurtër në mbarë Kosovën, duke e ndezur kështu zjarrin e madh të atdhetarisë së vërtetë, me të gjithë tragjedinë dhe lavdinë që do të sillte ai në vete.

    E tërë Kosova në demonstrata masive

    Më 1, më 26 mars të vitit 1981 shpërthyen demonstratat nga studentët në Universitetin e Kosovës. Vetëm pas pesë ditësh, më 1 e 2 prill, si edhe gjatë ditëve të tjera të atij muaji, demonstratat e para u pasuan me demonstrata të reja. Populli i Kosovës u ngrit si një trup i vetëm, si deti në baticë, dhe kështu zbrazi pezmin, revoltën dhe urrejtjen e vet kundër shtypjes, shfrytëzimit, padrejtësisë dhe presionit të përjetuar gjatë dekadave të robërisë serbe. Në demonstrata masive u ngrit Prishtina, Prizreni, Ferizaj, Besiana, Drenasi, Vushtrria, Mitrovica, Gjilani, Peja, Burimi, Deçani, Gjakova, Kaçaniku, Theranda, Lypjani, Kastrioti dhe pothuajse të gjitha lokalitetet e Kosovës. Në demonstrata morën pjesë studentët, punëtorët, fshatarët, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, punonjës të ndryshëm, të rinj e të reja, intelektualë etj. të cilët kështu formuan marshin milionësh të liridashësve, referendumin më të suksesshëm dhe më të bindshëm, të nënshkruar me gjak. Përveç kërkesave ekonomike, demonstruesit shtruan edhe kërkesa politike, duke kërkuar liri dhe të drejta demokratike. Në kuadër të së drejtës së ligjshme të popujve për vetëvendosje, përmes demonstratave në rrugë, populli i Kosovës kërkoi statusin e republikës në kuadër të federatës jugosllave. Këtyre kërkesave të ligjshme të popullit shqiptar udhëheqja jugosllave iu përgjigj me zjarr dhe me hekur.
    Ndonëse opinioni ndërkombëtar dhe shtypi botëror këto demonstrata i cilësoi paqësore, në Kosovë vërshuan njësi të shumta të policisë dhe të ushtrisë nga Serbia dhe nga republikat e tjera të Jugosllavisë Federale. Kundër demonstruesve duarthatë u përdorën bombat lotsjellëse, shkopinjtë e gomës, gazrat kimike helmuese, armët e zjarrit, tanket, helikopterët, autoblindat dhe aeroplanët luftarakë të tipit MIG-21. E tërë Kosova u la në gjak. Më dhjetëra njerëz u vranë. Më mijëra të tjerë u plagosën, u arrestuan dhe u arratisen jashtë atdheut. Një gjeneratë e tërë u zhduk dhe u flijua në altarin e Kosovës, për të drejtat më njerëzore që i takojnë secilit popull të planetit tonë.
    Vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme në mbarë Kosovën u shoqërua me shpërthimin e terrorit të egër të ushtruar nga shovinizmi serbomadh. U bastisën shtëpitë, u ndaluan grumbullimet publike, u ndaluan dasmat dhe të gjitha manifestimet e tjera të qytetarëve me karakter gëzimi dhe hidhërimi. U mbyll Universiteti i Kosovës dhe të gjitha shkollat. U ndërpre qarkullimi i postës dhe i të gjitha lidhjeve telefonike. Patrullat policore dhe ushtarake bënin kontrollimin e të gjithë kalimtarëve dhe të mjeteve të komunikacionit. Duke e izoluar nga pjesët tjera të Jugosllavisë si dhe duke e shkëputur çdo lidhje të saj me botën, serbomëdhenjtë e kthyen Kosovën në një kamp të tmerrshëm ushtarak.
    Megjithëse në demonstrata morën pjesë masat e gjëra popullore, megjithëse kërkesat që u shtruan nga populli ishin krejt të ligjshme dhe nuk dilnin jashtë Kushtetutës së RSFJ-së, demonstratat u cilësuan si "kundërrevolucion", ndërsa pjesëmarrësit në to si "armiq", "kundërrevolucionar" dhe "irredentistë shqiptar". Ndaj pjesëmarrësve në demonstrata u zbatuan masat më të egra represive, duke i përgjakur e keqtrajtuar. Duke i torturuar në mënyrat inkuizicionale dhe duke i dënuar me burg të rëndë deri në pesëmbëdhjetë vjet, ndërsa ndaj familjeve të tyre u aplikua masa e izolimit total. Në këtë vazhdimësi, pak ditë më vonë, në Beograd u mbajt edhe mbledhja e KQ të LKJ-së, e cila, lidhur me situatën e krijuar në Kosovë, e aprovoi të ashtuquajturën "Platforma politike e LKJ-së për çështjen e Kosovës". Të gjitha tezat e asaj mbledhjeje dhe të asaj platforme ishin të paligjshme, gjenocidale, johumane dhe thellësisht antishqiptare.

    Platforma për Kosovën- gjyq inkuizicional kundër një populli

    Kështu pra, duke ecur besnikërisht në jetësimin e platformës dhe të skenarit të hartuar nga e djathta radikale intelektuale borgjeze serbe, KQ i LKJ-së dhe Kryesia e RSF të Jugosllavisë, ky gjyq i përbashkët inkuizicional në mbarim të shekullit XX, kjo juntë ushtarake në qendër të kontinentit të vjetër, në vazhdim të krimeve të vjetra dhe krimeve të reja, në ditët e para të prillit të vitit 1981, në Beograd bëri edhe një krim njerëzor të pa precedencë dhe në kundërshtim flagrant me ligjet në fuqi kudo në botën e qytetëruar. Me vendimin arbitrar të këtij gjyqi, përmes "Platformës politike të LKJ-së për çështjen e Kosovës", demonstratat e marsit dhe të prillit 1981 u shpallën kundërrevolucion, ndërsa pjesëmarrësit në to armiq, kontrarevolucionarë, irredentistë, seperatistë, shovinistë, fashistë, terroristë, dhunues e kështu me radhë, ndërsa me të njëjtin vendim në Kosovë vërshuan hordhitë e milicisë speciale serbe dhe federative si dhe repartet e ushtrisë së APJ-së, kur edhe u vendos gjendja e jashtëzakonshme dhe administrata e dhunshme ushtarake.

    Në këtë mënyrë edhe u kurorëzua një periudhë e gjatë e fushatës së tërbuar kundër popullit shqiptar në Jugosllavi dhe në të njëjtën kohë u hap në perspektivë edhe një kapitull I ri dhune, terrori, gjenocidi dhe demonstrimi të forcës në Kosovë, gjë që realisht paraqiste jo vetëm shtypjen e gjithmbarshme të një populli, në këtë rast popullit shqiptar, por paraqiste edhe rrezikun real për shkatërrimin e Jugosllavisë, për prishjen e paqes dhe të sigurisë në Ballkan, në Evropë dhe më gjerë. Kjo aventurë e rrezikshme e Beogradit, kjo lojë me zjarr e me barot dëshmonte edhe një herë, qoftë përpara popullit shqiptar qoftë edhe përpara opinionit jugosllav dhe atij ndërkombëtar, se qeveria zyrtare e RSFJ-së ishte duke ecur me këmbëngulje në rrugën e zbatimit të doktrinës famëkeqe të V. Qubrilloviqit për zbrazjen e Kosovës prej popullsisë shqiptare nëpërmjet shpërnguljeve, terrorit të egër, gjenocidit në masë, reprezaljeve, masakrave, vrasjeve, burgosjeve, mohimit të lirisë më elementare për jetë etj., doktrinë kjo e përkundur dikur edhe në djepin e ëndrrave të kralëve të Serbisë e carëve të Rusisë, të cilët cak të fundit kishin zhdukjen e popullit shqiptar nga faqja e dheut, në mënyrë që pastaj, të lirë dhe pa pengesën e askujt, ta përdornin Ballkanin për interesa dhe për qëllime të tjera të errëta dhe destruktive.

    Me zjarr e hekur kundër çdo të drejte dhe lirie të popullit shqiptar

    Hapi më i ri i të dy kryesive të Federatës, natyrisht i gabuar si edhe shumë hapa të tjerë para këtij, i ndërmarrë nën presionin e shovinizmit serbomadh, fliste bindshëm se qeveria e Jugosllavisë as pas më shumë se 35-vjet të ekzistencës së saj nuk ishte e zonja të merrte në duart e veta fatin e popujve në kuadër të shtetit të vet, as pas më shumë se tri dekadash nuk ishte e zonja të ulej shtruar për t'i peshuar drejt, me zemër të çiltër dhe pa nervozitet, kërkesat e ligjshme të popullit shqiptar, të sublimuara në kërkesën gjithëpopullore për t'iu njohur Kosovës statusi i republikës. Në mungesë të aftësisë dhe të forcës së vet, kjo qeveri në kalbëzim, për kob të kokës së vet, po u jepte dorë të lirë qarqeve më të errëta të shovinizmit serb që të nëpërkëmbin të drejtat dhe liritë e popujve, për të cilat kishin derdhur gjak gjatë shekujve. Në vend që të kujdesej për zbatimin e ligjeve në jetë, në vend që t'i jetësonte të drejtat politike të cilat i premtonte Kushtetuta e RSFJ-së, Qeveria në fjalë ende i kënaqte orekset e pangopshme të shovinizmit serb duke i shkelë brutalisht dhe duke i prerë si me thikë edhe ato pak të drejta, të cílat juridikisht figuronin edhe për popullin shqiptar.

    Shpallja e kundërrevolucionit, aplikimi i administratës së dhunshme ushtarake në Kosovë si dhe ngulfatja me zjarr dhe me hekur i çdo të drejte dhe lirie të një populli, i cili për nga numri i banorëve zinte vendin e tretë në Federatë, pas Serbisë dhe Kroacisë, të dy kryesitë e Jugosllavisë i nxirrte faqe botës me fytyrën e tyre të vërtetë prej tirani si dhe me qëndrimin shekullor antishqiptar. Tashti për të gjithë po bëhej e qartë si drita e diellit se klani unitarist serb kishte ngulur këmbë në synimet e veta që ta shndërronte mbarë Jugosllavinë në një shtet të ngjashëm me atë të para Luftës së Dytë Botërore, kur ligjin dhe shkopin në duart e veta i mbante hegjemonizmi serb. Duke dashur ta provonte forcën e grushtit të vet, reagimin e opinionit të brendshëm dhe reagimin e opinionit të jashtëm ndaj synimeve të tij, unitarizmi serb në Kosovë e krijoi një situatë të acaruar dhe një gjendje të padurueshme etnike dhe në të njëjtën kohë po hapte një hendek të thellë ndërmjet dy popujve fqinj, shqiptarëve në njërën anë dhe serbëve në anën tjetër.

    Nuk lanë gur pa luajtur për ta fshehur të vërtetën e dramës tragjike të Kosovës

    Shpirtrat e ngjallur të Karagjorgjeviqëve dhe të Rankoviqëve Kosovën e mbanin në gjendje dhe në klimë lufte, në alarm dhe në tension të vazhdueshëm. Thirrjet histerike antishqiptare të udhëheqësve politikë, shoqërorë e kulturorë të Serbisë, si edhe ato të kryepeshkopëve të Kishës Ortodokse Serbe u ngjanin borive të luftës së kryqëzatave mesjetare. Në atmosferën e elektrizuar, kur në Kosovë minuta nuk po i ngjante minutës, ora nuk po i ngjante orës, dita nuk po i ngjante ditës, popullin shqiptar nuk e çuditnin tashmë aspak këto veprime të çmendura, obskurantizmi mesjetar dhe i gjithë helmi dhe vreri antishqiptar, që po buronte nga bodrumet e kafeneve të Beogradit. Në këtë vazhdë, shokët, bijtë dhe nipat e Garashaninit, të Pashiqit, të Gjorgjeviqit, të Save Batares, të Kosta Vojvodës, të Miliq Kërstiqit, të Drazha Mihailoviqit, të Ivo Andriqit, të Vasa Qubrilloviqit, të Aleksandar Rankoviqit, të cilët aktualisht i mbanin postet më vitale në hierarkinë e Federatës, nuk lanë gur pa luajtur për ta fshehur të vërtetën e dramës tragjike të Kosovës.
    Në vend që t'i shpjegonin shkaqet ekonomike, politike, shoqërore, historike e kombëtare që qëndronin në bazë të ngjarjeve të Kosovës, ata në fjalimet e tyre të panumërta, nga tribunat e forumeve politike dhe të atyre shoqërore, në shtypin e përditshëm dhe revyal, nëpërmjet publikimeve të veçanta publicistike dhe pseudoshkencore, në radio dhe në televizion, me fyerje dhe me sharje nga më të ultat, me epitete të zhargonit politik, me akuza të përbindshme, bënin kërcënime të hapëta kundër mbarë popullit shqiptar, që jetonte në troje të veta, duke e akuzuar këtë si shkaktarin kryesor të krizës politike, ekonomike, shoqërore dhe morale të mbarë Jugosllavisë që nga Lufta e Dytë e këndej. Në fakt me këtë ata synonin ta degradonin pozitën kushtetuese të Kosovës si dhe ta molisnin, ta lodhnin dhe ta frikësonin popullin shqiptar deri në atë shkallë, sa ta detyronin atë të pranonte çdo gjë që i afrohej, ta detyronin atë të heshtte apo të fliste me dhunë, siç e kërkonte rasti dhe nevoja dhe kështu të shikonte me dyshim edhe të sotmen dhe të ardhmen.
    Në vend që të pranonin faktin se shqiptarët e Kosovës i posedonin të gjitha tiparet dhe karakteristikat që e përbëjnë një komb, se shqiptarët e Kosovës jetojnë në një territor kompakt, se shqiptarët e Kosovës kanë gjuhën, kulturën dhe konstitucionin shpirtëror të përbashkët, se shqiptarët e Kosovës kanë numrin e mjaftueshëm të banorëve që të ngrihen në rangun e një republike në kuadrin e Federatës, si të gjitha republikat e tjera, qarqet serbomëdha në sundim nuk lanë mënyrë pa përdorur që ta detyrojnë popullin shqiptar për të mohuar gjenezën e tij, historinë e lashtë dhe atë të re, heronjtë e moçëm dhe ata të kohës më të re, gjuhën, kulturën, flamurin, dhe, me një fjalë, gjithë qenien e tij kombëtare. Por, duke parë se përpjekjet e tyre hasën në rezistencë të fortë dhe të ndërgjegjshme të popullit shqiptar, atëherë ata u detyruan që të përdorin mjete dhe metoda nga më të egrat dhe më të turpshmet, të cilat vetëm praktika e tyre i njeh si të tilla, e të cilat, pa fije dyshimi, brezat e ardhshëm të tyre do t'i gjykojnë një ditë, si mishin e tyre të keq, si turpin dhe si mjerimin intelektual dhe njerëzor të një kohe. Në rrugën e tij të padrejtë dhe anticivilizuese, unitarizmi serb, duke e shfrytëzuar dominimin e tij në të gjitha republikat dhe krahinat e Federatës, e përdori forcën e shtetit duke filluar nga LKJ-ja, Sigurimi i Punëve të Brendshme, Armata Popullore e Jugosllavisë e deri tek administrata në bashkësinë lokale. Unitarizmi serb i shtrëngoi dhëmbët që nga aeroplani e tanket e deri në foltoret e Kuvendit Federativ. Shovinistët serbë vranë dhe masakruan masën e pafajshme shqiptare për të vetmin faj pse u ngrit në këmbë dhe kërkoi lirinë, barazinë dhe drejtësinë që i takonte. Ata i mbushën burgjet me qindra mijëra djem e vajza, lulen e trimërisë shqiptare, duke i aplikuar ndaj tyre torturat më të egra. Në këtë vazhdë ata i aplikuan edhe masat e diferencimit brenda familjeve, brenda bashkësive lokale, brenda kolektiveve punuese, brenda shkollave dhe universitetit si dhe brenda çdo qelize të jetës publike të Kosovës. Me metodat inkuizicionale i vranë rëndë edhe plan-programet mësimore të shkollave në gjuhën shqipe. Kufizuan në mënyrë drastike regjistrimin e nxënësve dhe të studentëve nëpër vatrat e diturisë. Me fjalët më fyese dhe diskriminuese e fyen të kaluarën dhe të tashmen e shqiptarëve. E ofenduan kulturën, traditën dhe personalitetet e shquara kombëtare të popullit shqiptar. Atyre u pengoi flamuri, shenjat dhe simbolet kombëtare shqiptare. U pengoi plisi dhe çiftelia. U pengoi nataliteti dhe gjithçka tjetër shqiptare.

    Po ashtu, në rrugën e tij dritëshkurtër, shovinizmi serb provoi në çdo mënyrë që ta njollosë mbarë popullin shqiptar, të cilin për moral të pastër e njeh historia mijëvjeçare. Në këtë drejtim ata inskenuan edhe ekscese nga më të turpshmet, duke filluar nga dhunimet e kurdisura e deri tek zjarret dhe dëmet në fusha. Që t'i mbulojnë dhe maskojnë synimet e tyre të errëta, ata i trilluan edhe shpërnguljet gjoja me dhunë të serbëve dhe malazezve nga Kosova dhe krijimin e territoreve të pastra etnike. Trilluan e çfarë nuk trilluan, por për fat të mirë pakkush i besoi asaj përralle të pabesueshme edhe për fëmijët, të cilën shovinizmi serb e zjeu për një kohë të gjatë në Akademinë Serbe të Shkencave dhe të Arteve. Fatbardhësisht, kësaj radhe bota pa dhe gjykoi, ashtu siç bën shikuesi gjatë përcjelljes së një tragjedie në skenën e teatrit. Ajo pa se kush kërkonte bukë, liri e barazi, e kush vriste, burgoste dhe ushtronte gjenocid mbi një popull të pafajshëm; kush detyrohej të braktiste atdheun e lashtë nga dhuna e kush kërkonte me çdo kusht ta bënte Kosovën Serbi; kush vdiste urie si i papunë e kush shkonte në Kosovë si kolon në tokën e premtuar të Eldorados; kush kërkonte jetë të denjë njerëzore e kush kërkonte vdekjen e shqiptarëve; kujt i ndaloheshin edhe këngët popullore lirike e kush këndonte: "Po Kosovu srbin sheta, nema vishe tungjatjeta!"... (Nëpër Kosovë shëtit serbi, nuk ka më tungjatjeta!).

    Më në fund bota tregoi se kishte sy të shohë e veshë të dëgjojë dhe se nuk merrte frymë ashtu siç do të dëshironte Beogradi. Ajo tashti jepte shenjë se dinte të dallonte klithmën dhe gjëmën e një populli të pambrojtur e të katandisur në fatkeqësi dhe çjerrjen e sëmurë antinjerëzore të të çmendurit në pushtet. Bota tashti dinte shumë më tepër për popullin shqiptar si dhe për dyndjet e hordhive sllave në këto vise. Bota tashti dinte për gjenezën dhe për shtrirjen gjeografike të popullit shqiptar dikur si dhe për kufijtë e tij të sotëm të cunguar padrejtësisht. Bota tashti dinte më shumë për luftërat e imponuara të popullit tonë, për luftërat e tij të drejta dhe të lavdishme gjatë historisë. Bota tashti dinte edhe për kulturën dhe traditën e popullit shqiptar, ashtu siç dinte edhe për agresionet ushtarake, politike dhe kulturore ndaj këtij populli. Bota tashti dinte edhe për flamurin tonë të lavdishëm, të papërkulur dhe të papërlyer asnjëherë gjatë historisë së vjetër dhe të re.


    Kjo kohë po shtronte kërkesa dhe detyra të ngutshme dhe të rëndësishme

    Në fund të fundit, populli shqiptar kishte arritur të vetëdijesohet, ta njohë gjenezën dhe të kaluarën e vet edhe pa "zbulimet" e famshme të pseudoshkencëtarëve serbë. Populli ynë tashti dinte fort mirë për ngritjen e vet nëpër shekuj si dhe për ballafaqimin me armiqtë e tij të shumtë në rrugën e gjatë heroike dhe tragjike të historisë së tij mijëvjeçare. Ai e dinte se kurdo dhe kushdo që lakmoi begatinë dhe trojet e tij, vetëm varrin e vet e gjeti në to dhe në vend të lavdisë me vel të turpit u mbulua. Prandaj, më shumë se asnjëherë tjetër tashti kishte marrë kuptimin e plotë testamenti i popullit i shkruar me gjak:

    Se Kosova e ka pas adet,
    Nga një luftë me ba për vjet

    Testament që për agresorët eventualë populli ynë me kohë e ka vënë në dyert e Kosovës, të kësaj toke "varre krajlash ...".
    Nga kjo situatë e krijuar, për të gjithë po bëhej e qartë se me shpalljen e kundërrevolucionit në Kosovë, me përdorimin e dhunës policore dhe ushtarake si dhe me aplikimin e administratës së dhunshme ushtarake nuk do të vihej rregull në këtë pjesë të shqetësuar të Ballkanit. Përkundrazi, mbarë bota paqedashëse përmes shtypit e përkrahu kërkesën e drejtë të popullit të Kosovës lidhur me statusin e Republikës, ndërsa i gjykoi ashpër masat represive, duke theksuar se masat e këtilla e thellojnë krizën edhe më tepër, i çrregullojnë akoma më shumë marrëdhëniet fqinjësore dhe ndërnacionale në Kosovë, e destabilizojnë Jugosllavinë dhe e prishin ekuilibrin dhe paqen në Gadishullin Ballkanik, në Evropë dhe më gjerë. Dhe kjo pa fajin më të vogël të popullit shqiptar. Në këtë aspekt një ndihmë dhe përkrahje të jashtëzakonshme dhe vendimtare e dha edhe Shqipëria.

    Kosova ishte bërë poligon i provës gjenerale për klanin unitarist serbomadh

    Ngjarjet tragjike të Kosovës popullin shqiptar nuk e dobësuan as e luhatën për asnjë moment nga rruga e tij e nisur. Përkundrazi, populli ynë, tashmë i pajtuar me fatin e luftës dhe i bindur thellë në kauzën e vet të shenjtë, qëndroi me besim të patundur në drejtësinë e amshuar dhe në ditët e bardha të lirisë. Edhe muza popullore, si zakonisht në raste të këtilla, këtyre ngjarjeve u bëri jehonë duke i përjetësuar ato në mijëra vargje të epikës sonë të re, ku i këndohet vitalitetit, qëndresës, krenarisë dhe përjetësisë së popullit tonë:

    Mbushë Kosova me plisa t'bardhë
    Me kokë lart si male t'Sharrit
    Lind lulëkuqja e lirisë
    E ndrit ballin e shqiptarit
    Gjethi i ahut prapë shpërthen
    Bar të njomë livadhet mbushe
    Përmbi varre t'dëshmorëve t'ri
    Çel Kosova gjithë lulëkuqe

    Mbaju ti, Kosovë Dardane
    Mbushi djepat me Azema
    Sa herë ngjallen Krajloviqët
    Shqipja lind o veç Skendera

    Ju moj nëna o kosovare
    Lot mos lëshoni o përmbi varre
    Çdo dorë vajze e çdo dorë burri
    Për Kosovën...
    Janë gjithmonë shtizë flamuri

    Djem e vajza që ranë tue thirr:
    - Rroftë Kosova Republikë!..
    Ngriten prapë burrat shqiptarë
    Si shkambij zemër çelik

    Thërret sharkia djemtë e çikat
    Që me gjak i mbushën sheshet
    N'rrugët e tua o moj Kosovë
    Do t'u ngrehen o monumentet.


    Në kohën kur tashmë Kosova ishte bërë poligon i provës gjenerale për klanin unitarist serbomadh dhe kur populli shqiptar në Jugosllavi po përjetonte vuajtjet dhe krajatat më të mëdha dhe më të padurueshme gjatë historisë së tij, edhe para bijve dhe bijave të popullit tonë, para organizatave dhe grupeve politike të fshehta, para atdhetarëve të vërtetë, kjo kohë e madhe po shtronte kërkesa dhe detyra të ngutshme dhe të rëndësishme: që të jetohet me kohën; që vigjilenca të jetë në nivelin më të lartë; që për çdo problem të krijuar shpejt të merrej qëndrimi i drejtë; që të mos kishte tërheqje në njërën anë para situatave të krijuara apo atyre që do të krijoheshin, që të mos u bishtërohej kërkesave dhe luftës së drejtë të popullit tonë; që angazhimit në këtë luftë t'i printe arsyeja e kthjellët...sepse siç po shihej në horizont, prova të reja dhe akoma më të rënda po i përgatiteshin popullit dhe atdheut tonë të lashtë.

    Roli i klasës politike, i inteligjencës dhe i forcave të organizuara ilegale

    Shpërthimi i demonstratave në Kosovë, klasën politike shqiptare, si përherë, e zuri të papërgatitur dhe të pa aftë për t'i dalë përballë situatës së krijuar, krizës politike, krizës ekonomike dhe krizës morale në të cilën ishte zhytur Kosova dhe mbarë Jugosllavia. Ndonëse kishte vite që Serbia, Kroacia dhe Sllovenia po përgatiteshin, secila në mënyrën e vet, që vdekja e Titos t'i zërë sa më të forta dhe sa më të pavarura, ndonëse qarqe të ndryshme nacionaliste dhe shoviniste serbomëdha po përgatiteshin hapur me program për kryqëzatat e tyre antishqiptare dhe vetëm po e prisnin vdekjen e Titos për t'u hudhë në sulm, klasa politike shqiptare, me besim të patundur në pathyeshmërinë e sistemit vetëqeverisës jugosllav, në bashkim-vëllazërimin e rrejshëm dhe në komunizmin e pamoralshëm jugosllav, bënte gjymin e rehatshëm dhe, si dëshmi besnikërie ndaj Federatës, me përulësinë e zagarit të bindur, burgosnin pa mëshirë bijtë dhe bijat më të mirë të Kosovës. Të dehur nga arritja e disa rezultateve pozitive, si Kushtetuta e vitit 1974, Universiteti, zyrtarizimi i gjuhës shqipe, përdorimi i lirë i flamurit kombëtar, fillimi i bashkëpunimit me Shqipërinë, etj. klasa politike shqiptare me kohë e kishte braktisë dhe lënë fare në harresë nismën e vitit 1968 për avancimin e statusit të Kosovës në nivelin e Republikës, e cila do të ishte garancia dhe siguria më e mirë për çfarëdo të papriture në të ardhmen. Ndonëse edhe fshatarët në ara, edhe punëtorët në fabrika, edhe barinjtë në bjeshkë e kishin kuptuar gjëmën që po i përgatitej Kosovës dhe shqiptarëve, politikanët tanë, në vend që të përgatitin strategjinë për mbrojtje, ata, të mbytur në luks dhe në shkëlqimin marramendës, po bënin shtatë palë qejfe dhe kokrrën e sefasë. Prandaj, siç do të përbetohen me mijëra herë deri në ditët e sotit, demonstratat e marsit dhe të prillit të vitit 1981, klasën politike shqiptare i zunë gafil dhe në befasi të pashpjegueshme. Kësisoj, klasa politike e Kosovës, as kësaj radhe, nuk e pati kurajën të ngrihet mbi vetveten që të kalojë në anën e popullit të vetë si mbrojtëse e saj, si mbrojtëse e vetvetes dhe si mbrojtëse e Kosovës para rrebeshit shovinist dhe tragjedisë që i kishte rënë mbi kokë.

    Në vend që të qëndrojë në nivelin e detyrës, si përfaqësuese e popullit, siç ia kishte ënda të thirrej, burokracia politike e Kosovës, që në hapin e parë kapitulloi dhe, si nxënësi i dëgjueshëm, filloi t'i përsërisë dhe t'i ripërtypë qëndrimet, diskutimet, platformat dhe konkluzionet e forumeve politike, kulturore, fetare dhe shtetërore serbe, të cilat për bazë kishin gënjeshtrat, shpifjet, insinuatat, paragjykimet, mashtrimet, etj. Në përpjekje titanike për t'i mbrojtur postet e veta, të rrezikuara seriozisht, apo në luftë për ta shfrytëzuar rastin e bekuar serbian që u kishte trokitur në derë për t'u ngritur hala më shumë në hierarkinë politike, politikanët shqiptarë, në shëmbëllesë të Kainit dhe si dorë e zgjatur e armikut serb, me zell të madh dhe me energji të pakufishme do të shkelin me të dy këmbët mbi vullnetin, mbi të drejtën, mbi dinjitetin dhe mbi gjakun e popullit të vet. Dhe, për të qenë më bindës në këtë rrugë, dhe për të qenë sa më të përpiktë në zbatimin e dhunës brutale mbi masat e gjëra, në zbatimin e furishëm të fushatës antishqiptare kundër historisë, kulturës dhe mbarë kombit shqiptar, burokracia politike e Kosovës, me lehtësi të madhe, angazhuan një pjesë të inteligjencies së Kosovës, intelektualë servilë, intelektualë të pakarakter, intelektualë të dështuar, të cilët, pa vrasje të ndërgjegjes dhe me kënaqësi të veçantë, do të hyjnë në shërbim të kësaj politike.
    Dhe, kjo politikë shtypëse dhe shfarosëse antishqiptare nuk do të zgjatë me ditë apo me muaj, por me dekada të tëra. Dhe, tek diku, pas tetë vitesh, kur Serbia arriti ta plagosë rëndë mbarë një popull, duke e rrahë, duke e fyer dhe duke e burgosë pothuajse gjysmën e popullatës së moshës madhore, tek atëherë kur Serbia arriti ta degradojë pozitën kushtetuese të Kosovës, pra, tek atëherë, klasa politike e Kosovës zu të zgjohet nga gjumi i gomarit në gojë të ujkut dhe ta kuptojë se gjatë tërë jetës paska qenë vetëm kukull dhe marionetë në dorë të armikut dhe se rruga e tradhtisë paska vetëm një përfundim: limoni i shtrydhur hudhet në pleh, ai që ia bën gropën vëllait bie vetë në të, ndërsa gjykimi i historisë është i pamëshirshëm.

    Shpërthimi i demonstratave në Kosovë, forcat tona të organizuara politike patriotike ilegale i gjeti në krye të detyrës. Ato, që gjatë gjithë kohës kishin vepruar hapur dhe në ilegalitet, ato që gjatë gjithë kohës kishin ndjekur me vëmendje zhvillimin e ngjarjeve politike dhe shoqërore në Kosovë dhe përgjithësisht në Jugosllavi, tashti, me shpërthimin e trazirave të reja, me ngritjen e një populli në këmbë, shihnin riaktivizimin e një vullkani që nuk jepte shenja të fashitjes për një kohë të gjatë. Nisur nga gjendja e re e krijuar në Kosovë pas demonstratave të para, këto organizata dhe grupe do të mobilizohen në shkallën më të lartë dhe do ta analizojnë situatën e krijuar për të marrë pastaj qëndrim sa më të drejtë lidhur me rrugën e zhvillimit të ngjarjeve në perspektivë. Ndonëse në ilegalitet të thellë dhe të rrezikuar nga dënimet drakonike që i pritnin, anëtarët e forcave të organizuara patriotike bënë një punë të pashembullt dhe vetëmohuese në propagandimin dhe sqarimin e kërkesave të ditës, në sqarimin e taktikës dhe të strategjisë së luftës, ku me fjalë, ku me trakte, ku me pamflete, ku me shembullin personal dhe ku me gazeta ilegale.
    Në përballimin e sulmit të ushtrisë dhe të policisë nga masat e gjëra të popullit shqiptar, në vënien e gjoksit përpara tankeve nga djalëria heroike shqiptare, në qëndrimin e drejtë dhe në aktivitetin e rrufeshëm të punëtorëve dhe të fshatarëve, në mbajtjen heroike gjatë procesit të hetimeve dhe të gjykimeve të vajzave dhe të djemve të arrestuar për politikë, në qëndrimin e paluhatshëm të popullit gjatë procesit të diferencimeve politike, në shkrimin e parullave në mure, në asfaltin e rrugëve, në shpate të kodrave e gjetiu, në organizimin e bojkotit dhe të grevave, në çarmatosjen dhe likuidimin e patrullave të policisë, në zënien e rrugëve me gurë nga rinia, në prishjet e mbledhjeve diferencuese nëpër bashkësitë lokale të fshatrave dhe të lagjeve të qyteteve, në heshtjen e bllokut të pathyeshëm të intelektualëve kosovarë, që aq shumë e vriste armikun, në filozofinë e qëndresës vepruese të intelektualëve, organizatat dhe grupet politike ilegale shihnin guximin dhe vendosmërinë e popullit për rezistencë dhe luftë të pa kompromis deri në fitoren e vërtetë. "Sa më i egër që bëhet sulmi frontal antishqiptar i serbomëdhenjve me masa politike e shtetërore, aq më e vetëdijshme po bëhet popullsia jonë për rrezikun më të ri nga zhdukja fizike e asimilimi, aq më shumë rinia e populli ynë po i shtrëngojnë radhët e veta, aq më shumë forcat tona të organizuara patriotike po e marrin veten dhe po përgatiten që lufta e ardhshme të mos i zërë ngushtë për asgjë", thuhej në një gazetë ilegale të asaj kohe dhe vazhdohej: "Rinia me hovin e saj që doli në dritë sidomos gjatë demonstratave dhe pas tyre, duhet ta intensifikojë edhe më tej iniciativën për aksione që armikut s'i lënë mundësi dhe kohë të mendojë e të planifikojë në mënyrë komode. Tashmë ka ardhur koha që punëtorët tanë trima, të cilët iu bashkuam me aq vendosmëri rinisë patriotike në demonstrata dhe u përleshën heroikisht me milicinë fashiste serbe, të mendojnë më seriozisht për ngritjen e vetes së tyre në një shkallë më të organizuar. Si shtyllë e luftës së ardhshme, ata duhet të marrin masa përgatitore që lufta të mos i zërë ngushtë. Për këtë arsye është e nevojshme që si në qytet ashtu në fshat, të tregohen më të hapur ndaj agjitacionit dhe propagandës së forcave tona të organizuara dhe më të mbyllët për propagandën e armikut. Punëtorëve u bie barra e rëndë që armikut t'ia japin grushtin më të madh, në fillim në planin ekonomik, me bojkotime e greva, e më vonë edhe në frontin e luftës. Asnjë ditë nuk duhet të na kalojë pa i sjellë një dëm sado të vogël armikut të egër serbomadh, deri sa të mos ngrihemi në një shkallë të tillë që të mund të organizojmë edhe aksione të tipit më të lartë të organizimit revolucionar, siç janë grevat e përgjithshme në shkallë kombëtare".

    Në kohën kur mjeteve të informimit, gazetave, radios dhe televizionit si dhe mbarë inteligjencies atdhetare shqiptare ua kishin mbyllur gojën me dhunë, si çështje tjetër e ngutshme e forcave të organizuara patriotike, që koha ua shtroi si imperativ të dorës së parë, ishte edhe propagandimi i luftës së drejtë të popullit shqiptar, si brenda ashtu edhe në opinionin ndërkombëtar, demaskimi i deklaratave të shovinistëve serbë lidhur me situatën e përgjakshme që mbretëronte në Kosovë, demaskimi i deklaratave të cilat dezinformonin opinionin se gjoja në ngjarjet e Kosovës ka gisht RPS e Shqipërisë apo diplomacitë e huaja, e kështu me radhë.

    Qëndresa e profesorëve të Universitetit të Kosovës do të ketë jehonë të gjatë

    Demonstratat gjithëpopullore dhe ngritja e mbarë popullit në kryengritje kishin shtruar objektiva të reja dhe të ngutshme. Më në fund, filozofia e të vepruarit deri në vdekje për lirinë e popullit dhe të atdheut ishte bërë pjesë e punës dhe e jetës, moto dhe betim i të gjitha forcave të organizuara patriotike ilegale: "Me një popull që ka tradita si ky yni dhe me një shkallë të ndërgjegjes së tillë shoqërore e kombëtare që ka sot populli dhe rinia jonë, forcat patriotike nuk kanë si të vënë në peshojë mundin dhe sakrificat nga ana e tyre. Në ballë të këtij populli dhe te këmbët e këtij populli, flijimi dhe vdekja për realizimin e aspiratave të tij, do të na vijnë si përjetimi më i bukur dhe më fisnik në gjithë jetën. Dhe s'do të ketë forcë që të na ndalë në rrugën tonë të ndritshme".
    Pas shpërthimit të demonstratave dhuna serbomadhe, në mënyrë të veçantë, u drejtua dhe ra mbi kokën e inteligjencies atdhetare të Kosovës. Por, pjesa dërmuese e intelektualëve tanë, profesorët e Universitetit, profesorët e shkollave të mesme, arsimtarët e shkollave fillore, shkrimtarët, gazetarët, historianët, kompozitorët, piktorët, skulptorët, artistët e teatrit dhe të filmit, këngëtarët, etj, etj. qëndruan të pathyeshëm kundruall kësaj dhune të egër shtetërore. Shumë të rrallë qenë ata intelektualë që u thyen para kësaj dhune dhe u bënë pjesë e mekanizmit të pushtetit gjakatar. Vlen për t'u cekë këtu sidomos qëndresa heroike e profesorëve të Universitetit menjëherë pas shpërthimit të demonstratave të studentëve.
    Tubimi diferencues që do të mbahet me atë rast do të zgjatë me orë të tëra dhe rezultati për regjimin do të jetë tepër trishtues dhe shumë dëshpërues. Atë natë profesorët, ndonëse të kërcënuar, do të mbajnë qëndrim dinjitoz dhe në vend që t'i dënojnë demonstratat dhe studentët e tyre, ashtu siç priste regjimi, ata do t'i arsyetojnë kërkesat e studentëve ndërsa policinë speciale serbe do ta akuzojnë se mbi studentët kanë ushtruar dhunë shtazarake dhe masakër të përgjakshme. Qëndresa e profesorëve të Universitetit të Kosovës do të ketë jehonë të gjatë dhe do të këtë ndikim vendimtar për qëndrimin e mëtutjeshëm të të gjitha shtresave popullore në mbarë Kosovën. Fushata antishqiptare serbomadhe si dhe procesi i diferencimit më së rëndi do t'i goditë pikërisht inteligjencien shqiptare.
    Ata do të jenë të detyruar të rrëfehen lidhur me botëkuptimin dhe mendimin e tyre rreth ngjarjeve të ndryshme historike si dhe rreth situatës aktuale politike në Kosovë, do të detyrohen të pendohen për veprime të ndryshme të cilat i kishin bërë dhe për ato që nuk i kishin bërë. Më në fund, ata do të detyrohen me dhunë për të folur apo për të shkruar lidhur me tema të caktuara, aksion ky që do të rezultojë me zero.
    Pra, intelektualët tanë me personalitet të formuar, intelektualët tanë të talentuar dhe krijues, intelektualët tanë të ndërgjegjshëm për rolin që u takonte, bartën barrën e rëndë të qëndresës vertikale, të rezistencës dhe të zhvillimit të rrjedhave kulturore, politike dhe mbarë kombëtare. Ndonëse kanë mundur të bëjnë hala më shumë, padyshim, pa mendimin, pa qëndrimin si dhe pa veprimin edhe të intelektualëve tanë Kosova nuk do të arrinte në shkallën ku është sot.

    Kosova republikë si kërkesë e kohës

    Dy forcat më të mëdha të organizuara politike patriotike të asaj kohe, Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës dhe Viseve Shqiptare në Jugosllavi dhe Organizata Marksiste-Leniniste e Kosovës, të cilat vepronin me vite të tëra, si platformë të tyre politike dhe ideologjike, në radhë të parë, kishin çlirimin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi dhe bashkimin e tyre me vendin amë, Shqipërinë, vijë të cilën deri asokohe përafërsisht e kishin ndjekur afro pesëdhjetë organizata dhe grupe patriotike e revolucionare në Kosovë; ndonëse gjithë punën dhe aktivitetin e tyre, si në Kosovë ashtu edhe jashtë atdheut, e kishte karakterizuar pikërisht mu kjo vijë, uragani i demonstratave të fuqishme të popullit të Kosovës do t'i detyrojë ato të bëjnë kthesë taktike në punën e mëtejshme, duke mos e cenuar kështu për asnjë moment strategjinë e luftës së popullit shqiptar në perspektivën e saj. Gjatë demonstratave spontane të marsit dhe të prillit në Kosovë u shpalosën në të njëjtën kohë dy parulla kryesore: "Bashkim" dhe "Kosova Republikë". Mirëpo, mendjet e ndërgjegjshme dhe forcat e organizuara patriotike, të cilat nuk e kishin paraparë një shpërthim aq të rrufeshëm dhe aq masiv, duke e vlerësuar situatën e përgjithshme ndërkombëtare, si dhe situatën e brendshme, do të ndikojnë që të dominojë kërkesa e dytë, pra, Kosova Republikë, e cila si kërkesë e popullit gjëllinte që nga viti 1968. Kjo kërkesë gjithëpopullore, prandaj, do të bëhet edhe platformë e ardhshme e të gjitha organizatave dhe grupeve politike të formuara më parë si dhe atyre që do të formohen më vonë.

    Pra, kërkesa Kosova Republikë në atë kohë nuk ishte as e re dhe as e panjohur për popullin shqiptar. Si njëra ndër kërkesat e mundshme të realizueshme për kohën, për t'u shkëputur njëherë e përgjithmonë nga tutela e huaj, në këtë rast nga sqetulla serbe, në mbështetje të parimit mbi vetëvendosjen e popujve, kjo kërkesë ishte e shprehur legalisht në të gjitha tubimet e organizatave politiko-shoqërore të LK-së, LSPP-së dhe LRS-së gjatë verës dhe vjeshtës së vitit 1968, vullnet dhe e drejtë kjo e popullit shqiptar që ishte shkelë me dhunë, sikundër edhe vendimet historike të Bunjajt, nga qarqet sunduese të shovinizmit serb dhe që e kishin nxitë Kosovën të ngrihet në demonstrata popullore, të cilat qenë shuar me gjak. Megjithatë, nga kjo kërkesë nuk do të hiqet dorë as më vonë. Në mënyrë të veçantë kjo kërkesë do të bëhet domosdoshmëri e kohës gjatë gjysmës së dytë të dekadës së viteve të shtatëdhjeta, në kohën kur arsimimi i masave të gjera filloi të zhvillohet në mënyrë të mirëfilltë, ndërsa klasa punëtore nisi të vetëdijesohet për eksploatimin e Kosovës dhe për fatin dhe rolin e saj në shoqëri. Kësisoj populli shqiptar do të marshojë duke e ngritur zhivën në shkallën më të lartë të barometrit politik derisa në pranverën e vitit 1981, me kërkesën Kosova Republikë në gojë, e ktheu Kosovën, tashmë vite me radhë të rrahur dhe të përgjakur, në një vullkan të gjallë në flakën e të cilit do të digjet pa mëshirë maska e shovinizmit serb, maqedon dhe malazez.

    Se kërkesa për republikën e shqiptarëve në Jugosllavi nuk i kalonte kufijtë e platformës së organizatës patriotike LNÇKVSHJ në esencën e së cilës, pos programit maksimum: "Luftën për realizimin e të drejtës demokratike për vetëvendosjen e popullit tonë deri në shkëputje, që është lufta për pavarësinë e plotë kombëtare e shoqërore të shqiptarëve në Jugosllavi", ngërthente edhe "programin minimum të luftëtarëve të lirisë- luftën për Republikën e Kosovës, që s'është gjë tjetër pos lufta për autonominë e popullit shqiptar në Jugosllavi". ("Zëri i Kosovës", nr. 2, 1982). Jusuf Gërvalla, ideologu i organizatës së sipërpërmendur, duke e analizuar rëndësinë e kërkesës së popullit që t'i njihet Kosovës e drejta e statusit të Republikës, si dhe të drejtën e ligjshme që populli e kishte për ta bërë këtë kërkesë, në një tubim me punëtorët, të mbajtur më 28 Nëntor 1981, në një qytet të RF të Gjermanisë, mes të tjerash, theksonte: "Po t'ishte kërkesa Kosova Republikë një kërkesë boshe, një kërkesë në ajër, një kërkesë mendjelehtë, një kërkesë të cilën e kanë bërë aventurierët, një kërkesë të cilën e kanë bërë ata që ëndërrojnë pa baza, pa kurrfarë dyshimi se Beogradi, qysh më 11 mars të këtij viti, do të dilte me dokumentin për statusin e Republikës së Kosovës dhe do të thoshte: Urdhëroni shqiptarë, ja ku e keni Republikën! Të gjitha forcat, gjithë plehun, gjithë vrerin shovinist të shtatëdhjetë e kusur vjetëve, të qindra vjetëve të mëparshëm, Beogradi tash e ka akumuluar, e ka grumbulluar për të shtypur kërkesën Kosova Republikë. Por është një kërkesë shumë vitale për popullin shqiptar dhe, prandaj, Beogradi, qeveria e Beogradit, si një qeveri shoviniste e tërbuar në kulm, na e mohon me aq këmbëngulje, ose më mirë të themi, përpiqet të na e mohojë me aq këmbëngulje...Se a do të mund të na e mohojë apo jo, do të tregojë e nesërmja. E shenja se si do të mbarojë puna kemi edhe sot, për arsye se është një mori njerëzish progresivë, njerëzish liridashës në botë, që lirinë e të tjerëve e respektojnë si lirinë e vet dhe kurrsesi nuk duhet të dyshojmë në ndihmën që do ta kemi nga forcat internacionaliste të të gjithë botës. Aq më parë, kur sot ekziston një pishtar, i cili është burim për energjitë e këtyre forcave përparimtare. Ky burim nuk është as më shumë, as më pak, po pikërisht vendi amë i shqiptarëve... S'ka kurrfarë dyshimi se kur të tregohet jo objektive pritja e mëtutjeshme për kërkesën Kosova Republikë, populli do të dijë ta hedhë vet poshtë dhe të dalë me kërkesën dhe qëllimin e tij të fundit që është, ka qenë dhe do të jetë: bashkimi i ligjshëm i të gjithë shqiptarëve në shtetin e tyre kombëtar".

    Demonstratat e Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë

    Nuk do të ishte i plotë kuadri sikur këtë temë ta përfundonim pa e cekë shkurtimisht edhe aktivitetin e madh dhe shumë të rëndësishëm politik të bashkatdhetarëve tanë që jetonin dhe punonin në Evropën Perëndimore. Shtypja me gjak e demonstratave në Kosovë nga ana e Beogradit shkaktoi tronditje të thellë në ndërgjegjen kombëtare të secilit shqiptar, qoftë në atdhe e qoftë edhe në pikën më të largët të planetit tonë. Masakrat në masë, represaliet dhe dhuna e qeverisë së Beogradit mbi popullin e pafajshëm dhe duarthatë në mënyrë të veçantë indinjoi kurbetçinjtë ekonomikë në Evropën Perëndimore, të cilët familjet, farefisin dhe çdo gjë të shenjtë të tyre e kishin në Kosovë. Prandaj edhe pezmi i tyre i ngritur në shkallën më të lartë kërkonte domosdonë e një aktivizimi dhe zbrazjeje të vetëdijshme dhe të organizuar.

    Në këto rrethana Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka ishin vënë në lëvizje të jashtëzakonshme. Në bazë të mirëkuptimit që e kishin gjetur mes njëri-tjetrit, në situatën e krijuar, ata do të bien në ujdi që t'i bashkërenditin edhe veprimet e përbashkëta të organizuara patriotike. Kishte ardhur koha e pritur. Momentet nuk prisnin më. Vendimet dhe veprimet duhej të ishin në nivelin më të lartë. Ngjarjeve të përgjakshme të Kosovës trime duhej t'u jepje përkrahje në të njëjtën mënyrë. Flakë për flakë. Opinioni ndërkombëtar duhej sqaruar. Gënjeshtrave dhe dezinformatave të Beogradit duhej kundërvënë argumentet e forta dhe bindëse të së vërtetës. Po ashtu lidhur me ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, sidomos tashti pas tragjedisë dhe gjëmës së saj, kërkohej edhe veprim aktiv dhe plan i organizuar politik, i cili do të merrej me frymëzimin dhe orientimin e veprimeve dhe aksioneve të ardhshme në Evropën Perëndimore dhe kudo në botë. Aktiviteti i tyre i përbashkët në fillim do të jepë rezultat të frytshëm sidomos në organizimin e demonstratave nëpër qendra të ndryshme të Evropës Perëndimore. Demonstrata e parë dhe shumë e suksesshme, si rezultat i këtij bashkëpunimi, do të zhvillohet më 11 prill të vitit 1981 para ambasadës jugosllave në Bern, kryeqytet i Zvicrës.

    Kërkesat e Kosovës, kërkesa të parevokueshme të bashkatdhetarëve tanë

    Edhe demonstrata e dytë u mbajt në Zvicër, më 18 prill, në qytetin Cyrih. Demonstrata e tretë u mbajt më 25 prill në Shtutgart të RF të Gjermanisë. Po në RF të Gjermanisë, në qytetin Dyzeldorf, më 9 maj u mbajt edhe demonstrata e katërt. Demonstrata e pestë u mbajt më 16 maj në Mynih. Dhe kështu me radhë nga java në javë. Valën e re të dhunës dhe terrorit në Kosovë do ta pasojnë edhe demonstratat e tjera që u organizuan dhe u mbajtën në Gjenevë, para përfaqësisë së OKB-së, pastaj në Francë, në Belgjikë, në Suedi, në SHBA e në vende të tjera. Demonstratat ishin përkrahje e denjë morale dhe jehonë e fuqishme e demonstratave të Kosovës. Kërkesat ishin të njëjta, parullat po ashtu të njëjta. Në to morën pjesë dhjetëra mijëra kosovarë, të cilët padrejtësia dhe skamja i kishte detyruar të kurbetonin larg atdheut, larg vatrës, larg familjes.

    Nga të gjitha viset e Evropës Perëndimore dasmorët e lirisë bashkoheshin në kolonat e gjata të prira me flamurin kombëtar. I bashkonte fatkeqësia e vatrës, dhembja e popullit, ora e lirisë, qëllimi i lartë. Para ambasadave jugosllave kudo u mbajtën mitingje protestuese. Përmes fjalimeve të gjata dhe të rëndësishme demaskoheshin qëllimet dhe veprimet fashiste të qeverisë jugosllave si dhe tregoheshin shkaqet dhe qëllimet e vërteta të demonstratave të Kosovës. Po ashtu nëpërmjet peticioneve dhe memorandumeve që nga këto demonstrata u dërgoheshin forumeve më të larta shtetërore jugosllave, përfaqësive ndërkombëtare, qeverive evropiane dhe Kombeve të Bashkuara, bëhej apel për ndërprerjen e masakrave dhe të terrorit të ushtrisë dhe të policisë në Kosovë, që Kosovës t'i njihej statusi i republikës, kërkohej lirimi i qindra mijëra të burgosurve politikë të mbyllur gjatë asaj pranvere në Kosovë etj. Kërkesat e parevokueshme të kurbetçarëve tanë të shpallura para opinionit shqiptar dhe atij botërorë ishin si vijon:

    1) Pa iu njohur Kosovës statusi i Republikës në kuadër të Federatës jugosllave;
    2) Pa iu njohur shqiptarëve në Jugosllavi statusi i kombit dhe, rrjedhimisht, e drejta demokratike për vetëvendosje deri në shkëputje;
    3) Pa u marrë menjëherë masat konkrete të të gjithë bashkësisë jugosllave që ritmi i zhvillimit të Kosovës të shpejtohet së paku në shkallën e parashikuar dhe të premtuar nga Federata- do të thotë 60 për qind mbi mesataren jugosllave;
    4) Pa u marrë masa të menjëhershme kundër papunësisë katastrofike në viset shqiptare, që në afatin sa më të shpejtë të inkuadrohet krahu i lirë (ekzistues) i punës dhe të tërhiqen punonjësit tanë të shkapërderdhur në Perëndim dhe nëpër Republikat e zhvilluara të Jugosllavisë;
    5) Pa shpalljen e amnistisë së përgjithshme, me të cilën do të liroheshin menjëherë dhe pa kusht të gjithë të burgosurit politikë shqiptarë, që vuajnë dënime të rënda nëpër kazamatet jugosllave;
    6) Pa marrë nga populli dënimin e merituar të gjithë ata udhëheqës politiko-shoqërorë, publicistë e njerëz të tjerë qofshin nga Kosova ose republikat e Jugosllavisë, që janë implikuar në një mënyrë a në një tjetër në tragjedinë më të re të Kosovës, në fushatën e tërbuar antishqiptare të serbomëdhenjve, duke i shkaktuar popullit tonë plagë të reja dhe duke ndërsyer kundër tij popujt jugosllavë të nxitur nga propaganda;
    7) Pa formimin e një komisioni të posaçëm, që do të studiojë me themel dhe në hollësi aksionet shtetërore, para e pas lufte, gjë që presupozon edhe publikimin e dokumenteve të fshehta shtetërore (të vjetra e të reja), që kanë të bëjnë me aksionin në fjalë; pa marrë dënimet e merituara të gjithë aktorët e gjallë (Qubrilloviqi me shokë) dhe të vdekurit (Andriqi, Vukotiqi, etj.) të këtij akti barbar të gjenocidit; pa iu marrë e drejta qytetare publike të gjitha atyre veprave letrare (Duqiqi, Laliqi, Qosiqi, Bulatoviqi, etj.), kuazishkencore (Gjorgjeviqi, Cvijiqi, etj.) e publicistike, në të cilat pasqyrohet përçmimi kombëtar e synimet antishqiptare, dhe mbi to të vihet embargo e përhershme jo vetëm në Kosovë, por në mbarë Jugosllavinë;
    8) Pa u rivendosur e pa u zhvilluar më tej marrëdhëniet e filluara kohë më parë mes popullit shqiptar (dhe popujve të tjerë) në Jugosllavi me shtetin dhe me popullin shqiptar në RS të Shqipërisë, të ndërprera në mënyrë të njëanshme arbitrare e me qëllime thellësisht antishqiptare;
    - Pa këto masa të menjëhershme, rigorozisht të plota, populli shqiptar i martirizuar nuk do të ketë as satisfaksionin më të vogël për krimet e vazhdueshme 70-vjeçare të gjenocidit nën regjimet e egra jugosllave, sidomos nën regjimin e vetadministrues të klikës titiste-rankoviçiste dhe rrjedhimisht, nuk do të qetësohet deri në ngadhënjimin e plotë të të drejtave dhe të lirisë së tij.

    Të gjitha demonstratat ishin të organizuara mirë. Në to dominonte rendi dhe disiplina e shkallës më të lartë si dhe shprehja e zemërimit më të thellë të punëtorëve shqiptarë për dramën e re të Kosovës. Pothuajse në të gjitha këto demonstrata u bashkuan dhe shprehën indinjatën e tyre edhe qytetarët e shumtë të vendeve përkatëse si dhe demokratët gjermanë, turq etj., të cilët në to merrnin pjesë qoftë fizikisht, qoftë me trakte dhe fjalime. Nëpërmjet automobilit me megafon që u printe demonstratave, koordinoheshin veprimet, bëhej kontrollimi i disiplinës dhe i shprehjes unike të demonstruesve. Po ashtu, me megafon lexohej në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaja trakti përkatës, me elemente informative e sqaruese lidhur me gjendjen e krijuar në Kosovë. Ndonjë incident që i përcolli demonstratat në fjalë, u shkaktua pa fajin më të vogël të demonstruesve. Ato vinin si rrjedhim i implikimeve të spiunëve dhe njerëzve të shitur të ambasadave jugosllave që bënin përpjekje t'i fotografonin apo t'i xhironin demonstratat.

    Epoka e lavdishme e UÇK-së- vazhdimësi e demonstratave të vitit 1981

    Populli shqiptar nëpërmjet demonstratave të vitit 1981, të qëndresës heroike dhe të demonstratave të tjera të përgjakshme që do të pasojnë nga viti në vit, deri në epokën e lavdishme të UÇK-së, kur ia ktheu pushkën Serbisë, bindi mbarë botën liridashëse se pa zgjidhjen definitive të problemit shqiptar në mënyrë pozitive kurrë nuk do të ketë paqe dhe qetësi në rajon e as në Evropë. Duke u bërë ballë në mënyrën më të qytetëruar të gjitha kryqëzatave mesjetare dhe moderne serbe, që qëllim të fundit kishin dëbimin e shqiptarëve nga trojet e veta dhe serbizimin e Kosovës, populli shqiptar fitoi jo vetëm admirimin e njerëzve liridashës, por edhe përkrahjen e pa rezervë të opinionit ndërkombëtar.
    Pra, demonstratat e vitit 1981, në qenien, në mendimin dhe në veprimin e popullit shqiptar do të hyjnë si një vit i madh tronditjesh të fuqishme, në vetëdijen e të cilit do të zgjojnë njëherë e përgjithmonë mekanizmin e moçëm të luftës për jetë a vdekje, e që do të drejtohet ndërgjegjshëm drejt sendërtimit të pavarësisë dhe bashkimit kombëtar. Sinonim sublim i të gjithë këtij rezultati është vepra madhështore dhe e pavdekshme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila ishte vazhdimësi e drejtpërdrejt e idealeve të demonstratave mbarëpopullore të vitit 1981.

  13. #13
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    496

    Pranvera e vitit 1981

    PRANVERA E VITIT 1981

    Pranvera po vjen ngadalë. Si duket nuk mund të kalojë kaq lehtë pa u hetuar "koinçidenca" e vlimeve të furishme në Kosovë, që zakonisht kanë ndodhur e po ndodhin gjatë muajit mars. Që nga viti 1981 e deri të rënia e Komandantit Legjendar, marsi ishte prehri ku mbështeti kokën e tij plot me halle populli ynë liridashës. Edhe më pas kur Egzonin me shokë i përpiu Ibri i ftohtë e deri tek ditët e sotme, ngrohtësia e tokës gjatë muajit marsit sikur na forcoi, tamam si Anteun dikur. Marsi, ky muaj i legjendave që zuri vend në historinë tonë më të re.

    11 mars i vitit 1981. Nomenklatura e sistemit pushtues titist, të korruptuar e të rënë nga morali, të degjeneruar e të dalë boje nga ideja e mirëqenies socialiste dhe vetëqeverisëse, nën petkun e vëllazërim- bashkimit, kishin bërë shumë padrejtësi në Kosovë, mbi kurrizin e popullit shqiptar, duke e eksploatuar tokën tonë deri nën thellësitë e detit. Megjithatë, Kosova kishte mbetur njëra ndër vendet më të pazhvilluara në tërë hapësirat e ish pushtuesit jugosllav. Popullata jonë nënçmohej dhe diskriminohej në të gjitha poret e jetës. S'do mend se kupa e mbushur e pushtuesit jugosllav prej kohësh nuk po mbante më dhe padyshim se ajo duhej të përmbysej një ditë, dhe kjo ndodhi, u përmbys pikërisht aty ku duhej të përmbysej, pra mu në mensën e studentëve të Universitetit të Kosovës!
    Këtë ditë e priste populli ynë prej dekadash e priste me padurim, e priste me guxim e dashuri të madhe, pritej kjo pranverë që erdhi më herët se ajo kalendarike. Erdhi e furishme, me lulëkuqet e atij behari të rinisë sonë të madhërishme studentore.

    Bijtë më të mirë të popullit tonë kishin punuar gjatë kohë për një ditë si kjo. Hapur e fshehur ata sollën 11 marsin duke u përballur me vuajtje e persekutime, me varfëri e diskriminim, me shtypje e burgje, me vrasje e likuidime, me shpërngulje dhe dëbime,...

    Aparati shtypës serbosllav nuk mund të korrte rezultat tjetër në Kosovë, veç asaj që kishte mbjellë- revoltës së fuqishme popullore e cila me këtë rast tregoi se nuk do të lejojë më nëpërkëmbjen e dinjitetit dhe lirisë së saj me as një çmim!
    Këtu fillonte edhe fundi i një maratone të gjatë e robërisë të Kosovës, që pushtuesi jugosllav me hekur dhe zjarr nën petkun e dinakërisë së vetëqeverisjes e shkeli dhe shfrytëzoi Kosovën për decenie me radhë. Demonstratat e pranverës së vitit 1981 eksploduan si një fuçi baroti në duart e pushtuesit jugosllav. Këto demonstrata tundën për shkatërrim themelet e ish Jugosllavisë Socialiste të asaj kohe. 11 marsi i atij viti është fillimi i një fundi të pushtimit të Kosovës nga pushteti titist. Jugosllavia e pas këtyre ngjarjeve, as edhe një herë nuk morri vetën më, edhe pse ajo nuk la gurë pa lëvizur. Duke vu në lëvizje tërë organizmin e sektorit të UDB-së (në mesin e tyre edhe shumë puthadorësh shqiptarë), bënë arrestimin e mijëra të rinjve, veçmas studentë dhe intelektualë, por edhe punëtorë të shumtë. U ngritën gjykata të tëra në këmbë, të yshtura nga politika zyrtare e Beogradit dhe dënuan popullin e Kosovës me dënimet më drakonike! Po thuaj shumica e këtyre gjyqtarëve, fatkeqësisht puthadorë shqiptarë, suspenduan e diferencuan shqiptarët nga puna, nga shkolla, nga fabrikat, nga shoqëria, madje shkuan aq larg sa kërkonin edhe lëçitjen e të gjithë atyre që në një formë a tjetër përkrahnin këto demonstrata.

    Me gjithë presione të mëdha , populli ynë përballoi me dinjitet duke i dhënë mesazh të qartë e të prerë pushtuesit jugosllav se: Ne, nuk e durojmë më jetën e robit! Kjo ishte koha kur sakrificat më sublime që do të pasonin për Kosovën filluan të gatuheshin në zemrën dhe mendjet e atdhetarëve më të mirë shqiptarë.
    Kjo rrugë e gjatë, deri ku jemi sot, nuk ishte rrugë e shtruar me lule, por ishte rrugë e rimuar me gjak. Ky gjak dhe kjo aspiratë kërkon, finalizimin e vet. Nuk ka çmim tjetër që shpaguan sakrificat e shqiptarëve për lirinë e vet, veç bërjes së shtetit të lirë dhe sovrane të Kosovës, me të gjithë ata që dëshirojnë të ndjehen të lirë e të jetojnë këtu në tokën e Kosovës.

    Elita politike në Kosovën e përgjakur të asaj pranvere, ishte zënë në befasi, zgjuar e trembur nga gjumi i rëndë që po bënte në shtratin e butë me pupla të ish pushtetit jugosllav. Ajo, nuk ishte e gatshme që të rreshtohej drejt. Në fakt, as që priste kush një rreshtim të tillë, ngase ishte e palogjikshme që nga ajo shtresë vasalesh të presësh diçka atdhetare. Pushtuesi kishte përgatitur këtë shtresë me vite, e kishte avancuar e parfymosur me erën marramendëse të pushtetit dhe të fryteve të tij, që nga punësimi, makinat, banesat, shkollimi e deri tek të bërit e ligjit. Një hafije për dy shkronjat " K. R", që do të thoshte " Kosova Republikë!" , të denonconte dhe fare lehtë mund të dënoheshe me 2 e 3 vite burg! Madje, disa gjakprishur shqiptarë të asaj elite, shkuan aq larg, sa që për ta bindur pushtuesin për përkushtimin dhe besnikërinë e tyre ndaj tij, hoqën dorë edhe nga përkatësia e tyre kombëtare, duke u deklaruar me përkatësi kombëtare jugosllave siç ishin Sinan Hasani, Ali Shukriu, Kolë Shiroka, Azem Vllasi etj.
    Këtë klasë politike e shfrytëzoi maksimalisht pushteti titist, deri sa një ditë e hodhi për tokë si një limon të shtrydhur . Ata vazhdimisht i ranë po të njëjtës melodi, që nga akuzat kundër popullit të vet si: irredentist, ballist, nacionalist, vrimë e miut, diferencime, lëçitje e shkuan aq larg sa që preken edhe në simbolin tonë kombëtar! Pra, qëndrimi i kësaj elite me kohë kishte kaluar edhe në urrejtje të papërmbajtshme dhe tejet hakmarrëse kundër bijve të popullit të vet! Kjo bazë e urrejtjes e mbështetur nga yshtjet e politikës së Beogradit zyrtar, elitën shqiptare të asaj kohe e kishte bindur që të lehte pa ndërprerë kundër interesave të popullit të vet. Qentë po lehnin, por karvani po ecte, vërtetë ngadalë, por sigurt!

    Në veten e parë:
    - Më 26 mars, u ngjita shtyllës ndriçuese të rrugës (diku pranë radio Prishtinës), dhe hoqa flamurin e Jugosllavisë, duke e përbaltur e përplasur atë për tokë. Sinan Hasani në librin e tij, kishte shkruar se: "Një student me një shpejtësi majmuni u ngjit shtyllës së metaltë përpjetë, dhe përdhosi flamurin e Jugosllavisë!"
    Në fakt, ai kishte të drejtë ngase mua më duhej një shpejtësi e tillë, për të hequr shumë flamuj të Jugosllavisë titiste, të cilët i kishin vu majmunët e shumtë si Sinan Hasani me shokë, mu në zemër të Kosovës! Ç'është e vërteta, unë e përbalta flamurin e pushtuesit jugosllav, atë flamur të cilin më vonë e vrau me pushkën e lirisë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës- bijtë më të mirë të popullit tanë.
    - Demonstratat e vitit 1981, populli ynë i përkrahu fuqishëm e pa u hamendur. Në mesin e studentëve vërshuan si lumi; nxënës, studentë, punëtorë, qytetarë, vajza, gra, të rinj e të moshuar-që të gjithë! Vlen të ceket, dhe nuk guxon të anashkalohet: Të gjitha dyert e qytetarëve atdhedashës të Prishtinës qëndruan hapur për demonstruesit. Ata na pritën me bukë e kripë e zemër, na strehuan, na i lidhën plagët, nga e ngrohën shpirtin, na dhanë kurajën dhe mbështetjen, prandaj edhe sot i puthi me respekt duart e të gjitha atyre nënave që na dhanë bukën e ngrohtë e na i lidhën plagët e njoma. Ta paçim borxh Prishtinë!

    - Punëtorë të shumtë të furrave e të shitoreve, shpërndanin bukë, pijë e ushqime të tjera, për demonstruesit. Sot më lejoni të ju them: Ju lumtë o bijtë e atdheut, dëshmuat dashurinë për atdheun dhe për bijtë tuaj!

    - Punëtorë të shumtë nga organizata të shumta punuese si: "Ramiz Sadiku" etj. me helmeta në kokë u futën në gjirin e demonstruesve. Ata sollën me vete së bashku me përkrahjen morale për ne edhe mjete tjera barrikade si: kamionë, ekskavatorë, rrafshues, buldozerë etj. Demonstruesit u bënë të pakalueshëm. Këta punëtorë u solidarizuan me bijtë e vet, duke dashur që të vdesin pranë tyre- Mos e harroni këtë kategori që sot është si mos më keq!

    - Punëtorët e shëndetësisë, po shpërndanin fasha, medikamente, vaksina e gjithë çka ishte në mundësinë e tyre për shpëtimin dhe aftësimin e demonstruesve. E madhja Sahadete Mekuli i kishte pritur demonstruesit e plagosur në spital me fjalët më të bukura, dhe më të guximshme si: ME FAT PLAGëT O TRIMAT E KOSOVëS! Mos e harroni këtë akt atdhetarie, Shëndetësi e Kosovës, mos shkelni mbi betimin e Hipokrates sonë Sahadete!

    - Mbi fakultetin Ekonomik, nga një tank i ish ushtrisë jugosllave shtiu në turmën e demonstruesve. Shtiu armata e quajtur JNA! Nga breshëria e plumbave, u këput për dhe Besa Ahmeti- nxënëse. Plagët ia lidhëm me këmishën e trupit të Fejzë Veliut nga Polaci i Drenicës dhe e futëm në një makinë "Reno 4". Mbaj mend se në momentin kur Besa ishte mes jetës a vdekjes, tek po i thoshte një shoqes së vet: "Mos trego në shtëpi, mos u trego prindërve, thuaju se Besa është me demonstruesit!"... dhe vërtetë emri i Besës ishte kudo me ne, është edhe sot. Mos harroni gjakun e derdhur për liri rrugëve të Prishtinës, dhe Besën e Betimin e dhënë!

    - Një grua që kishte në dorë një litër qumësht, të cilën e kishte blerë diku në treg për bebet e saja, na e zgjati atë qumësht, duke na thënë: "Merreni se fëmijët i ushqej edhe me gjirin tim!" Mos e harroni gjirin e nënave të cilat na e dhanë për këto ditë, jo për të shkelur mbi gjakun e derdhur rrëke për liri, se pastaj detyrohen e na thonë : "Haram ju qofshin gjinjtë e nënave!"...

    - Në demonstratën e prillit ishte vra edhe i riu Xhelal Maliqi, punëtor i Televizionit të Prishtinës. Edhe një lule e këputur në mesin e shumë Dëshmorëve të Kombit. Me disa shokë shkuam atje që të përkuleshim për të fundit herë para varrimit të tij. Si sot... në një oborr të vogël... nën një pemë të madhe që kishte qenë aty, një djalë i ri si një lis shtrirë në një arkivol të vjetër, shtrirë e me sy të hapur!... Ata sy, edhe sot të hapur qëndrojnë?! Qindra Dëshmorë të Kosovës nuk po i mbyllin sytë dot. Mos harroni, ata sy duan që Kosovën ta shohin të lirë, dhe vetëm të lirë!

    - Nga shtëpia e Dalibashiqëve (atje afër mensës së studentëve), diku rreth orës 11 paradite, ishte shtënë me armë zjarri. Dalibashiqët kishin plagosur një demonstrues për vdekje. Në orën 4 pasdite, kur policia u ngjit lart në atë lagje, prapë njëri nga Dalibashiqët doli me pushkë M 48- të, në dorë dhe diku 10-15 metra mbi shtëpinë e tij, qëlloi një demonstrues i cili atë moment ishte duke manovruar me një kamion për ta bërë barrikadë në rrugë. Nga një largësi prej 200 metrash më lartë, mbrapa trafo-së së rrymës, këtë ngjarje e kemi parë me sytë tanë tre veta: unë - Mehmet Bislimi nga Prekazi, Ismet (M) Kabashi nga Polaci dhe Ilaz Kolovica nga Prishtina!
    Nuk kam njohuri, nëse këta dy demonstrues të qëlluar me pushkë nga qytetari Dalibashiq, kanë vdekur, apo kanë shpëtuar me plagë të rënda në trup? Dalibashiqët për këtë akt u dënuan atë botë vetëm me nga 30 ditë burg kundërvajtës. As kjo nuk duhet harruar!

    -Në Kosovë gjatë demonstratave të marsit dhe prillit të vitit 1981, milicia dhe ushtria jugosllave, vrau 11 demonstrues dhe plagosi mbi 300 sish. Burgosi mbi 2500 të rinj, përjashtoi nga shkollat, fabrikat, dhe institucionet tjera, diferencoi, lëçiti me mijëra shqiptarë. Vizitoni varret e të rënëve, në mënyrë që t�i kujtojmë flijimet e tyre për një Kosovë të lirë!

    - Milicia e Jugosllavisë, në mesin e tyre edhe shumë milicë shqiptarë, me 26 mars, diku pas orës 16 u vërsulën rreth konvikteve të studentëve, përdorën një dhunë të paparë as në Aparteidin e Afrikës. Nuk më hiqet nga sytë flamuri në duart e një vajzë të re, së cilës më shumë se katër milicë nuk po mundnin të ia hiqnin flamurin nga duart! Shqiponjës trime të Kosovësf! Mos harroni, askund në botë nuk ndodh, që simbolet nacionale të përdhosen e përshtatën për hir të minoritarëve që në Kosovë përbëjnë rreth 5 %!

    -Në maj të po atij viti Tahir e Nebih Meha, si dikur Oso Kuka, u dogjën në kullën e tyre! Ata me këtë rast i treguan pushtuesit jugosllav se shqiptarët një ditë do të detyrohen të mbrohen edhe me armë. Tahiri atë vit vrau me pushkën e lirisë forcat e dhunshme të pushtuesit, vrau namin e tyre edhe për më keq hodhi për tokë "mitin" mbi njësitet speciale të ish UDB-së. Mos harroni krismën e pushkës së lirisë të Tahir Mehës. Ishte lajmëtarja e parë e pushkëve të lirisë së Ushtrisë Ccedil;lirimtare të Kosovës!

    E tërë një histori luftërash e vuajtjesh për liri, sigurisht që nuk i ka rrënjët cekët. Ato rrënjë janë të thella, dhe datojnë që kur erdhi pushtuesi në tokat tona, prandaj rrënjët e lirisë nuk dukën mbi tokë që t'i shkuli pushtuesi kur të dojë. Jo, ato bulojnë çdo pranverë, bulojnë nga shtytja që i jep fuqi gjaku i derdhur për liri. Historia jonë nuk është histori romantike me të vërshuara e me të shkëputura, kjo është histori që i ka futur tmerrin pushtuesit serb. Kjo histori ka kaluar për tehun e shpatës së Gjergj Kastriotit, për mes kështjellës së barotit të Luanit të Janinës, për mes kullës së Oso Kukë Vraninës, për mes litarit të Idriz Seferit e gjoksit të Mic Sokolit e shtatit të Jakup Ferrit, për mes diplomacisë së Abdylit, Hasanit e Qemalit, për mes kobures së Boletinit, për mes së tehut të sopatës së Ahmet Prekazit e mitralozit të Adem Jasharit.

    Kjo është një histori e tërë, që nuk e zhbëri as Sulltani, as Krajli i Serbisë e as jugosllavët. Brezi i demonstrueseve të vitit 1981, përfundimisht shembi themelet e ish Jugosllavisë pushtuese. Pushkët e lirisë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbështetur fuqishëm nga populli ynë, bënë gërmadhë kalanë e quajtur Serbi. Mos të harrojmë edhe këtë: Çmimin e lirisë, deri sot populli shqiptarë e ka paguar shumëfish!

    Mehmet Bislimi
    Kosova është Zemra e Shqipërisë !

  14. #14
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941
    Në 27 vjetorin e demonstratave te vitit 1981 - KUSH I ORGANIZOI DEMONSTRATAT E VITIT 1981 - Shkruar nga: Bejtullah Tahiri



    13 Mar. 2008 21:18

    Në 27 vjetorin e demonstratave te vitit 1981

    KUSH I ORGANIZOI DEMONSTRATAT E VITIT 1981

    Shkruar nga: Bejtullah Tahiri

    Zvicër, Uster, 13.03.2008

    Kanë kaluar afër tri dekada që nga Pranvera e vitit 1981, nga ajo Pranverë që lëkundi themelet e Federatës Jugosllave, për t’u shkëputur pastaj prej saj të gjitha republikat, e më në fund edhe Republika e Kosovës.

    S’ka dyshim se për ngjarjet e vitit 81 kanë shkruar shumë dhe shumica e atyre shkrimeve ka qenë reale dhe kanë paraqitur porosinë e tyre. Por ka edhe të atillë që janë munduar ato t’i shtrembërojnë dhe t’u japin dimensione tërësisht të gabuara duke i kualifikuar ato si kundërrevolucionare, separatise, irredentiste, marksiste-leniniste, nacionaliste e lloj-lloj ngjyre politike.

    Pas atyre ngjarjeve madhështore dolën teza të ndryshme, se ato ishin të organizuara nga Serbia e Shqipëria. Udhëheqësit e Kosovës thonin se i organizoi plehi i Kosovës (Fadil Hoxha rininë revolucionare e quante, pleh i Kosovës). Ca thonin se nuk është dashur të orgnanizoheshin fare, sepse mirë ishim, ca të tjerë se u prish bashkim- vëllazërimi, u cenua Jugosllavia etj, etj,.

    Unë nuk do t’i përshkruaj ato si ishin por do të mundohem të përshkruaj, kush vërtet ishte organizator i tyre dhe cilët ishin faktorët që u shkaktuan ato.

    Në radhë të parë duhet thënë qartë se ato u organizuan nga grupet ilegale prej të cilave GRK (Grupi Revolucionar i Kosovës) gjegjësisht OMLK-ja ishte më e organuzuara dhe me jetëgjata në veprimtari ilegale. Në radhë të dytë përkrahja masive e rinisë, e popullit tonë dhe të gjitha shtresave e sidomos klasës punëtore ishte i pakrahasueshëm, sepse ata tanimë ishin përgatitur nga Adem Demaqi e shumë veprimtarë të tjerë që dergjeshin nëpër burgjet jugosllave, kurse shtypja e shfrytëzimi i shqiptarëve padyshim që ishte faktori kryesor që i detyroi shqiptarët të dalin në rrugë për të kërkuar të drejtat e tyre.

    GRK-së, ishte i formuar vitin 1970 dhe udhëheqej nga Kadri Osmani, Mehmet Hajrizi, Xhafer Shatri e Binak Ulaj. Ndërsa ky grup kishte edhe Komitetin e Studentëve që udhëhiqej nga Rexhep Mala. Njëherit GRK-ja kishte edhe komitete të rretheve si ai i Dukagjinit i udhëhequr nga Xhafer Shatri e Jashar Alia. GRK-ja edhe pse kishte anëtarë pak puna e palodhshme e anëtarëve të tij e bëri të njohur në të gjitha viset e banuara me shqiptarë. GRK-ja shpërndau trakte në vitin 1973 e 1974 nëpër tërë Kosovën. Njëherit GRK-ja ato vite kishte botuar Buletinin “Zëri i Kosovës”, të cilin buletin shumëkush kishte dëshirë ta lexoje sepse në te shpehej e vërteta për shqiptarët e robëruar të Jugosllavisë, që atëherë askush nuk mirrte guximin ta thoshte.

    Pas arrestimit të anëtarëve të GRK-së, prej të cilëve vetëm Mehmet Hajrizi mbetet jasht grilave, dhe denimit të tyre në vitin 1974, GRK-ja, avansohet apo emrohet si GMLK e pastaj në OMLK (Organizata Marksiste Leniniste e Kosovës). Mehmet Hajrizi zgjerohet me anëtarë të tjerë si Kadri Zeka, Gani Sylaj, Hydajet Hyseni etj.

    Anëtarët e GRK-OMLK-së, tani më janë të njohur për shumkend sepse ata ju prinë demonstratave të vitit ’81 si brenda në Kosovë ashtu edhe jashtë saj,u vranë,u burgosën, qëndruan stoikisht nëpër burgjet jugosllave, ishin komandant qendror e të rretheve të UÇK-së dhe sot janë nëpër vendet udhëheqëse të Republikës së Kosovës.

    Gjykimi i Grupit të Mehmet Hajrizit , nga e djathta në të majt Jakup Krasniqi, Mehmet Hajrizi, Gani Syla ... Azem Syla etj.

    OMLKJ-ja tani ishte zgjeruar me anëtarë të tjerë dhe kishte Komitetin Drejtues që ishte i përbërë nga:
    • Mehmet Hajrizi
    • Hydajet Hyseni
    • Kadri Zeka
    • Jakup Krasniqi
    • Berat Luzha
    • Gani Sylaj
    • Nezir Myrtaj
    • Bejtullah Tahiri
    • Basri Musmurati

    Njëherit OMLK-ja kishte edhe Komitetin Ekzekutiv i cili ishte i përbërë nga:
    • Hydajet Hyseni
    • Jakup Krasniqi
    • Saime Isufi
    • Ismail Sylaj
    • Jahir Hajrizi
    • Bejtullah Tahiri

    Natyrisht anëtarët tjerë të OMLK-së që ishin të organizuar nëpër rrethe ishin shtyllat e OMLK-së si: Azem Sylaj, Jashar Alia, Xhevat Ajvazi, Hasan Malaj, Kadri Abdullahu, Nazmi Hoxha, Teuta Hadri, Teuta Bekteshi, Mustafë Ademi, Shaip Ismajli, Shemsedin Hoxha, Naim Salihu, Sabit Rexhepi, Sadri Sherifi, Sabri Sherifi, Qamil Isufi, Ismet Isufi, Ahmet Isufi, Nuhi Berisha, Sami Hoxha, Xhymshit Osmani, Nijazi Idrizi, Tahir Lubishtani, Hysen Demelezi, Nexhat Kamberi, Kadri Luzha, Refki Halili, Xhevat Ademi, Abdullah Tahiri, Ibrahim Tahiri, Muhamer Shabani, e shumë të tjerë.

    U deshtë kohë e gjatë të përgaditej populli për t’ju kundërvënë një politike aq të egër siç ishte ajo jugosllave. Një politike që kishte si qëllim kryesor rrënimin e ekonomisë kosovare, shtypjen e shfrytëzimin e popullit tonë si dhe zhdukjen e gjithçkaje shqiptare.

    Udhëheqja kosovare përpos karrigave të tyre asgjë tjetër nuk mbronte. Ajo nuk guxonte të mbronte asnjëherë kërkesat e popullit. Ajo mbronte interesat titiste e jugosllave. Bijtë e bijat e udhëheqësve kosovarë ishin të interesuar dhe orientuar tërësisht nga Beogradi. Ata shoqëroheshin dhe jetonin me rininë jugosllave e jo me atë kosovare, sepse kështu ishin edukuar nga prindërit e tyre.

    Më kujtohet si sot kur u ndal stafeta e famshme e Titos së qarkulluari, duar më duar, sikur qimja e Car Llazarit, e bija e tradhtarit Selim Brosha, Rajmonda Brosha qante dhe thoshte çfarë do të bëjmë ne tani pa Titon e stafetën e tij,.

    Të brengosur ishin edhe shumë bijë udhëheqësish kosovarë sepse ishin mësuar të shkonin në përgatitje të ndryshme rinore e sportive nëpër Serbi bash sikur Serbia të ishte atdheu i tyre.

    Atyre siç duket, asnjëherë prindërit e tyre, nuk u folën për shqiptarët, për Shqipërinë, për historinë tonë të lavdishme, për kulturën, për të parët tanë etj, apo nëse u folën u folën mbrapsht. Me siguri që nuk ju kanë folur sepse ajo dashuri e madhe ndaj pushtuesit kurrë nuk do të kish qenë në atë masë që të harrojnë vetvehten e popullin tonë.

    Duhet të thuhen këto fakte sepse atëherë nga të gjitha anët tentohej të degjenerohej rinia jonë. Tentohej me çdo kusht që ajo të ketë orientim jugosllav. Grupe e këngëtarë të ndryshëm nga të katër anët e Jugsllavisë vinin për këtë qëllim. Vinte Zdravko Qolliç, vinte e dëgjohej kudo Bjello Dugme. Degjoheshin me ëndje të tjerë këngëtarë dhe harrohej Dervish Shaqja,Fatime Solkoli, që aq shumë i kënduan Kosovës së dashur, ndërsa harroheshin shumë këngëtarë nga Kosova e Shqipëria. Tentohej tërësisht të harrohej historia e kultura e jonë.

    Para kësaj gjendje të tillë nuk ishte lehtë të dilje përpara dhe të triumfosh. Grupet, e veprimtarët ilegalë ishin të pakët që të bënin ndryshime të mëdha e për një kohë të shpejtë. Por përkushtimi i tyre me tërë qenien që të çrrënjoste këtë mentalitet jugosllav ishte i madh dhe dalngadalë dolën triumfues.

    Më kujtohet kur si student shkova për të herë të parë në Prishtinë. Thoshin se një grup që këndonte këngë me orientm jugosllav, Rexhep Mala e ka shkatërruar, duke ua thyer të gjitha veglat etj,. Rexhep Mala, jo vetëm që theu ato vegla të huaja në vendin tonë, por theu edhe atë mentalitet jugosllav dhe me qëndrimin e tij kaliti breza të tërë të shkonin rrugës së lirisë.

    Në anën tjetër rininë e Kosovës e ka shpëtuar dhe edukuar propaganda e madhe ilegale që kanë bërë grupet ilegale e sidomos OMLK-ja. E ka shpëtuar e ndihmuar TVSH-ja, e ka ndihmuar e orientuar drejt Radio Tirana. Radio Tirana ishte e vetmja që paraqiste realisht gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi. Radio Tirana ishte ajo që ndriçoi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Në Radio Tirana dëgjohej emisioni “Heroizmi i popullit tonë në shekuj”; nga Radio Tirana mësuan shumë shqiptarë se kush ishin rilindasit tanë, kush ishin prijësit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe çfarë qëllimi kishte ajo lidhje si dhe Lidhja e Pejës. Në Radio Tirana populli ynë mësoi për prijësit luftarak si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Idriz Seferi, Isa Boletini, e për shumë luftëtarë tjërë. Vetëm në Radio Tirana populli ynë mësoi të vërtetën dhe qëndresën heroike të Tahir Mehës. Pra Radio Tirana është njëri prej faktorëve kryesorë që e ngriti , brumosi, edukoi dhe mësoi rininë dhe popullin tonë për të vërtetën historike. Radio Tirana ishte ajo që u doli në përkrahje të plotë demonstratave të vitit 1981, duke iu bërë një analizë të qartë pse ndodhën ato.

    Sot, pas tri dekadave, literatrua ilegale dikuj mund t’i duket çudi dhe mund të thotë çfarë ishte ajo literaturë?!. Është e vërtetë për ata që nuk e dinë edhe mund te jetë e tillë, por për ata që i kanë përjetuar gjërat është krejt ndryshe. Atëherë kur një libër si Shota e Azem Galica, Mic Sokoli, Hasan Prishtina, e të tjera lexoheshin me ëndje s’ka si të mos e thyente mentalitetin falls e jugosllav. Krejt ndryshe ishte të lexosh diçka të huaj e të imponuar, e krejt ndryshe të lexosh diçka nga historia e kultura e popullit tënd, që ruhej në arka, sirtarë, nën tokë e mbi tokë.
    Krejte ndryshe ishte kur shqiptarët e shikonin Epoka para Gjyqit në TVSH, se sa të shikonin çfarëdo drame në emisionet jugosllave;
    krejt ndryshe ishte kur fliste Pajazit Nushi për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe ndryshe kur fliste Dushko Ristiqi; krejt ndryshe ishte kur gazeta “LIRIA” shprehte realitetin e rinisë, ekonominë kosovare, e krejt ndyshe kur flisnin Fadil Hoxha, Mahmut Bakalli, Azem Vllasi.Them ndryshe sepse në gazetën “LIRIA” thuhej e vërteta, kurse udhëheqësit e lartpërmendur ishin shkëputur nga realiteti dhe e vërteta.

    Më kujtohet mua, apo shumkujt mund t’i kujtohet, çfarë pompoziteti i bënë udhëheqja kosovare vizitës së Titos në vitin 1978 në Kosovë. Dashurinë apo nostalgjinë e madhe që ishte krijuar për udhëhqësin shpirtëror jugosllav, e theu një trakt që e kishte shpërnda OMLKJ-ja.
    Vlen të thuhet se ky trakt u shpërnda me sukses dhe pati jehonë të madhe. Populli pasi e lexoi këtë trakt mësoi të vërtetën e vizitës së carit sllav në Kosovë. Pra ai nuk kishte ardhur për ta ndihmuar Kosovën, por për ta plaçkitur e shtypur edhe më tepër atë.

    Në Kosovë atëherë parullat “Rroftë shoku Tito”,” Rroftë Bashkim Vëllazërimi”, “ Rroftë Jugosllavia”, t’i nxirrnin sytë në të gjitha anët e banuara me shqiptarë. Këto parulla u fshinë për një kohë të shkurtër në vitin 1978/79 dhe në vend të tyre shkruhej “Rroftë Enver Hoxha”, “Rroftë Shqipëria” etj,.

    Traktet “ MOS U SHKRUANI MYSLIMANE, POR SHQIPTARE”, “LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT” e shumë të tjera që bënë kthesë në mentalitetin e popullit tonë, gjithashtu i shkruajtën dhe i shpërndanë natën anëtarët e OMLK-së.

    Parapërgaditjen e kërkesës së Republikës së Kosovës e bëri Nr.1 i gazetës “ LIRIA”, në të cilën thuhej se të gjitha viset e banuara me shqiptarë në Jugosllavi duhet të përfshihen në një njësi administrative që ndryshe populli e shkoqiti dhe e tha se kjo njësi administrative duhej të quhet, Republika e Kosovës.

    Dihet mirëfilli se demonstatat e vitit 1981, filluan hapur nga studentët e Prishtinës. Grupi i studendtëve si: Bajram Kosumi, Ali Lajqi, Riza Demaj, Sylë Muja, Merxhan Avdyli, Gani Koci,Hamdi Hajdini, edhe pse nuk i takonin asnjë organizate ilegale përpos Hamdi Hajdinit që ishte anëtarë i GRK-së, apo shok celule me Jashar Alinë, tërthorazi ishin të ndikuar nga propaganda që kishin zhvilluar anëtarët e OMLK-së në mesin e studentëve.Me ta në forma të ndryshme ishte punuar gjatë. Ismail Sylaj ishte an, i Komiteti Ekzekutiv, Saime Isufi ishte gjithashtu an. e Komiteti Ekzekutiv. Abdullah Tahiri ishte simpatizant i flaktë i OMLK-së. Këta në forma të ndryshme propaganduan që gjendja e studentëve të ndryshoi. Gani Koci ishte simpatizant i Jakup Krasniqit, Ismail Sylaj kontaktonte me Merxhan Avdylin, etj,. Abdullah Tahiri kontaktonte dhe e kishte shok te pandashëm Riza Demajn, Sylë Mujën, Ibrahim Nikqin e Hamdi Hajdinin etj,. Njëherit Abdullahu e kishte angazhuar vëllaun e tij, Ibrahim Tahirin, që të merrej në mbikqyrje të Televizionit te Tiranës në Konviktin Nr.3., Televizion që ishte një shkollë e madhe drejt rrugës së lirisë.
    Grupi i studentëve që i kishin filluar protestat e studentëve, nuk doli rastësisht në ballë të protestave, por dikush kishte punuar me ta.
    Edhe tavolina e parë që u përmbys nga Abdullah Tahiri, nuk u bë rastësisht dhe nuk u bë pse ai kishte dëshirë të përmbyste tavolina. Përmbysja e asaj tavoline donte të thoshte përmbysje e sistemit jugosllav. Kjo kishte këtë domethënie, sepse Abdullahu atë ditë nuk kishte shkuar në mensën e studentëve për të ngrënë, por për të ndryshuar çka mund të ndryshohej. Këtë e thotë edhe Riza Demaj, se per artikulimin e kerkesave të studentëve nga ato ekonomike në politike, njëri prej nismëtarve ishte edhe Abdullah Tahiri.


    Pra protestat e studentëve të 11 marsit 1981 dhe ato të 26 marsit 1981, i organizuan këta studentë që tani për popullin tonë më nuk janë emra të panjohur sepse ata tani dikush prej tyre si Abdullah Tahiri është dëshmor i kombit, ndërsa të tjerët pasi kaluan nëpër burgjet jugosllave, janë të pozicionuar në instanca të larta politike e shtetërore.

    1 Prill 1981 - Hydajet Hyseni ju drejtohet demonstruesve në qendër të Prishtinës

    Ndërsa demonstratën e 1 prillit 1981, kryesisht e ka udhëhequr Komiteti Drejtues i OMLK-së e hero i asaj dite ka qenë ilegali më i kërkuar i asaj kohe, që nga 12 prilli 1978, Hydajet Hyseni. Nuk duhet askush të harrojë se Hydajet Hyseni ka qenë i vetmi djal i bacës Ramiz. Ai ka lënë bacën Ramiz në plëqëri të thyer e fëmijët e vet të vegjël, në mëshirën e zotit. Ai ju kishte përkushtuar çështjes së Kosovës dhe kur më 1 prill 1981, hipi në bli pranë Komitetit Krahinor, për shumëkend ishte befasi e madhe. Për organet e sigurimit të brendshëm ishte befasi sepse ata kishin menduar se Hydajet Hyseni së bashku me Kadri Zekën kishin dalë në Perëndim. Për klasën punëtore ishte befasi që “një punëtor” të fliste aq bukur ( sepse ilegali ishte veshur si punëtor). Për ata që e njihnin ishte befasi sepse kurrë nuk besonin që ai të kishte jetuar në Prishtinë e të mos takohej me ta. Pra befasi ishte për të gjithë, përpos shokëve që e dinin dhe kishin pritur që të ndodhte kështu. Në qoftë se atëhërë ishte i panjohur ai që shpalli më 1 prill Kosovën Republikë, tashmë është i njohur dhe ai është Hydajet Hyseni.


    Një nga fotografitë e rralla e Demonstratës në Prishtinë me 1 prillit 1981

    Demonstratat që nga 1 prilli 1981 e deri në përfundimin e tyre si në Prishtinë e qytete tjera të Kosovës, pra u profilizuan po thuaj në një kërkesë: atë të Republikës së Kosovës dhe u udhëhoqën nga anëtarët e OMLK-së. Ndërsa pothuaj të gjithë anëtarët ishin pjesëmarrës të atyre demonstratave në të katër anët e Kosovës. Në Prishtinë ishte i tërë Komiteti Drejtues e Ekzekutiv, ishin shokët e posadalur nga burgu si Jashar Alia. Në Drenas ishte Azem Sylaj më von Komandant i UÇK-së.
    Ndërsa demonstratat e organizuara jashtë Kosovës në perëndim dihet mirë se kryesisht u organizuan nga Kadri Zeka e vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla. Pra këta ishin organizatorët, ndërsa punëtorët gurbetçarë ishin ata që i ndihmuan dhe nuk kursyen asgjë për t’ju përgjigjur thirrjes së Kadriut e të Jusufit.

    Roli i demonstrateve dhe i Kadri Zekës në diasporë, ndryshonte nga ato në Kosovë. Kadriu, Jusufi, Bardhoshi e të gjthë ata që i ndihmuan, përpos që paraqitën kërkesat e popullit tonë ata treguan edhe kulturën e lashtë të popullit tonë. Perëndimi, tek demonstruesit shqiptarë panë një popull të kulturuar dhe me dinjitet, që ishte i vendosur në kërkesat e tija dhe që asgjë nuk kërkonte tjetër përpos të barazohej me popujt tjerë në Jugosllavi. Këtë imazh e krijuan puna e madhe e Kadriut e Jusufit, ndryshe të huajt na kishin njohur si rebelë, si të pakulturë, etj, etj, epitete që na kishin mveshur serbosllavët.

    Në demonstratat e vitit 81 ranë dëshmorë Naser Hajrizi e Asllan Pireva, shokë të pandashëm të veprimtarisë ilegale. Edhe emri i Naserit nëse atëherë ka qenë i panjohur tanimë është i njohur. Pra Naseri kishte dy xhaxhallarë të organizuar në instancat më të larta të OMLK-së, Mehmet Hajrizin dhe Jahir Hajrizin dhe njëherit ishte edhe vetë anëtarë i denjë i po të njëjtës organizatë. Pra Naseri Hajrizi, tani dëshmor i kombit, nuk ndodhej rastësisht në demonstrata. Ai kishte vepruar edhe më parë dhe ishte njëri prej të rinjve më të gjallë në çdo organizim antijugosllav të atyre viteve, deri më 2 prill, kur para policisë ishte i pamposhtur dhe shumë i vendosur në kërkesën që Kosova të bëhet Republikë.
    Sherif Frangu i cili ra dëshmor më 3 prill 1981 në Ferizaj, vinte nga fshati Sllatinë e Komunës së Vitisë. Edhe ai rastësisht nuk ishte ndodhur në demonstratë. Me të dhe një grup nga Komuna e Vitisë kishin punuar anëtarët e OMLK-së, si Xhymshit Osmani, Nijazi Idrizi e Hysen Demelezi. Edhe të tjerë dëshmorë të atyre që ranë në ato demonstrata sigurisht se rridhnin nga familje patriotike se përndryshe ata rastësisht nuk dolën. Në ato demonstrata askush nuk doli për të bërë numër, as për dekor por për të vdekur dhe këtu qëndron madhështia e tyre.
    Pra kush dëshiron të flasë për realitetin e asaj kohe dhe të atyre ngjarjeve që rrënjësisht i ndryshuan gjërat dhe i dhanë kahje tjetër orientimit të shqiptarëve, si dhe filluan të rrënojnë pushtetin jugosllav, këto janë shkaqet kryesore dhe këta janë protagonistët kryesorë që disa prej tyre janë dëshmorë si: Kadri Zeka, Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla, Zijah Shemsiu, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Abdullah Tahiri, Ibrahim Nikqi etj, ;ndonjë tjetër është kryetar parlamenti si Jakup Krasniqi, të tjerët këshilltarë si: Mehmet Hajrizi e Basri Musmurati, dikush ishte Komandant u SHP të UÇK-së si Azem Sylaj, dikush deputet parlamenti si: Hydajet Hyseni, Berat Luzha, Gani Koci, Ahmet Isufi, Ramë Buja, Bajarm Kosumi; ndonjë tjetër si udhëheqës i Radio Kosovës gjatë luftës, si Nezir Myrtaj e Berat Luzha etj,; një tjetër si organizuar në instanca shtetërore si Ilmi Ramadani, Nijazi Idrizi, Gani Sylaj, Ismail Sylaj; ndonjëri punëtor si: Jahir Hajrizi; të tjerë në Diasporë si: Bejtullah Tahiri, Saime Isufi, Qamil Isufi, Jashar Alia, Sadri Sherifi, Sabri Sherifi, Hasan Malaj, Musli Kosumi, Kadri Luzha, Mustafë Ademi e shumë të tjerë.

    Pra këta janë ata që bënë çfarë mundën për Kosovën e sotme Republikë të pavarur. Dëshmorët të prehen të qetë për sakrificën që bënë për atdheun e tyre, sepse amaneti po realizohet. Të gjallët gjithashtu duhet të jenë krenarë për punën e tyre, sepse edhe kontributi i tyre hodhi themelet e formimit të shtetit të ri të Kosovës Republikë.

  15. #15
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    2,163
    Kjo datë e shënuar ka ngjallur shpresen e të gjithëve që një ditë Kosova të bëhet shtet ose të bashkohet me Shqipërin në një Shqipëri natyrore.

    Mendoj se jemi ende shumë largë por natyrisht më afër tani se më parë , falë edhe 11 marsit 81.

    Kili

    SHQEIPËRIA ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!

    NB!
    brari , o qen i qartun , ti e ki gabu forumin o pjelle e flliqtë , shko në naj forum të shkijeve o gjek shkau .
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    19,097
    ku ishe o kil merm.uti.. ti e azem sylat e kupo krasniqet.. ate mengjes kur u rrethue..nji shpi me gra e fmij e mes tyne "komandanti legjendar" prej policve te sllobes..
    a ato gra e fmi kishin qen ushtria e propogandume prej ju enveristave te radiotiranes?
    sdini ku te futeni prej turpit e prandej bashkohi aty nder prekaza e stadiuma.. me mblue faqen e zeze.. tuajen..
    mburreni se kini dit me i sjell mbi shpinat e grave e fmive e pleqve e burrave te kosoves.. tenkat e celikta te serbise e jugosllavise..
    e enveri juj kurr nuk e lujti nji tenk.. po ju msoj si me lujt komunikatat.. e traktet.. e ne fund mbasi e plotsuat programin tuaj.. me pa nji kosov pa shqiptar.. u cut me vra nder prita atdhetaret qe.. clirimin e kosoves e donin prej natos..
    e prej natos erdh..per inat tuaj..
    prej jush i erdh vec tenku serb e arkani.. te mjereve shqiptar..
    po mburreni tash se kush e solli ushtrin e jugosllavise..me myt rinine e popullin e kosoves..
    te bukra porosi kishit pas marre nga biroja e dulles qe mbante ne kafazin polpotist 3 milion shqiptaret e shqiperise..
    ku ishit ate dite qe u rrethue ademi..
    a kaq shum pun kishit pas bash at dite qe asnji prej jush..lukunise se enveristave.. nuk u gjind pran legjendarit..

  17. #17
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    2,163
    Po ti pi... i nones ,brari=bari=tradhtari=gomari..., ku ke vet?
    A të ka shku mendja me vet vetveten ndonjëher?

    Po e di ku je kon, në radhët e atyre që na rrethun jo vetëm Bacën po krejt Kosoven bre pisi keq.

    Prekazi nuk është New Yourk , që krejt na me qen në të njëjtin qytet .

    Pisat si ti nuk keni drejt mi përmend at rast se ju jeni për me ju fut në burg.
    Sa për enverizëm, kjo është propaganda komuniste serbo-rugoviste që e propagandon ti e të tjer si ti.

    Fundi fundit ma mir enverist se rugovist=titist=millosheviqist.

    Juve ju ka kalo koha o tradhtarë, tani ju ka kap halli e friga se nuk kini me mujt me ik nga plumbi i kombit tonë.

    Kili

    SHQIPËRIA ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  18. #18
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941
    Ahmet Qeriqi: Flamurtarët e parë të Republikës së Kosovës

    Protestat dhe demonstratat e Marsit dhe Prillit të vitit 1981, shënojnë fillimin e ndarjes definitive të forcave liridashëse shqiptare nga procesi i jugosllavizimit, i cili po manifestohej me politikën e ashtuquajtur të bashkim vëllazërimit të shqiptarëve me popujt sllavë. Për më tepër, qysh nga ajo kohë filloi edhe procesi i gjatë, historik, për krijimin e Republikës së Kosovës, fillimisht si republikë e barabartë në federatën jugosllave, me synim që në këtë republikë të përfaqësoheshin shqiptarët e të gjitha viseve tona etnike, të cilat i mbante nën okupim RSFJ.
    Tani, 27 vjet më vonë, Kosova ka shpallur pavarësinë, e cila tashmë është pranuar dhe është njohur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe shumë shtete të tjera. Serbia ashtu sikur në vitin 1981, që nuk pranoi barazimin e Kosovës me republikat e tjera të Federatës jugosllave, edhe sot po bën përpjekje që ta shantazhojë dhe ta pengojë procesin e pavarësisë, që ka filluar të jetësohet, fillimisht me një status të mbikëqyrur.

    Në përkujtim të ngjarjeve madhore të së kaluarës, në 27-vjetorin e Pranverës së vitit 1981 do të shkoqisim një segment të kundërvënies së rinisë sonë atdhetare kundër formave brutale të regjimit titist jugosllav. Më 2 prill të vitit 1981, protestat e ligjshme të rinisë shqiptare, e cila nuk kërkonte asgjë më shumë se liri e barazi, kishin marrë përmasa të një revolte të përgjithshme popullore, jo vetëm në Prishtinë, ku ishte bërthama e qëndresës dhe e të gjitha zhvillimeve, por edhe në mbarë qytetet e Kosovës. Atë ditë janë shënuar edhe disa elemente të kryengritjes së përgjithshme popullore, sikur ishte rasti i rrëmbimit të armëve nga një grup i të rinjve shqiptarë, të cilët u barrikaduan në fshatin Besi, në hyrje të Prishtinës, duke mos lejuar forcat policore serbe të futeshin në Kosovë.
    Krahas grushteve të ngritur nga studentët në protesta, të cilët ishin përgjakur nga forcat pushtuese dhe ato mercenare, një grup i të rinjve militantë shkoi edhe më larg. Ata, duke parë se policia po përdorte armë kundër protestuesve duarthatë, rrëmbyen armët dhe vendosën një barrikadë të kundërvënies, në dalje të Prishtinë në fshatin Besi dhe në rrugën për në Besianë, (ish-Pudujevë).
    Grupi ishte i organizuar dhe kishte synim të përshkallëzonte revoltën në formë të kundërvënies, meqë atë ditë, forcat intervencioniste serbe kishin martirizuar dhjetëra protestues shqiptarë dhe kishin plagosur me armë zjarri qindra të tjerë. Në këtë grup bënin pjesë kryesisht nxënës, punëtorë dhe arsimtarë, të cilët gjatë tërë muajit mars kishin marrë pjesë në demonstrata. Në mesin e tyre kishte protestues të rritur, por edhe të mitur.

    Grupin e parë të të rriturve që ishte barrikaduar në fshatin Besi të Prishtinës e përbënin:

    Ruzhdi Hajdini, nga fshati Miroc,
    Sami Leci nga fshati Barilevë,
    Zijadin Hoxha nga Prishtina,
    Vehbi Leci nga Barileva,
    Osman Krasniqi nga Bërnica e Epërme,
    Ibush Kelmendi nga fshati Prugoc,
    Agim Selmani nga Barileva,
    Agim Leci, po ashtu nga Barileva,
    dhe Hajrullah Dragusha nga Prugoci.

    Grupi i dytë i të rriturve:

    Zymer Krasniqi nga fshati Besi,
    Bajram Syla nga Rimanishta,
    Qerim Arifi nga Rimanishta,
    Nagip Bllaca, nga Besia,
    Naim Statocvi, nga fshati Prugovc,
    Sadik Dragusha, nga fshati Prugovc,
    Shaban Dragusha, po ashtu nga Prugovci,
    Ramadan Rexha nga Rimanishta,
    Enver Koliqi nga fshati Lupç i Poshtëm,
    Nexhmedin Pireva nga fshati Lupç,
    Sadri Berisha nga fshati Drenovc.

    Në grupin e të miturve bënin pjesë:

    Afrim Bllacaku,
    Agim Selim Leci,
    Naser Rexha,
    Shemsi M. Leci,
    Fadil Shala,
    Ekrem Dragusha,
    Avni Llumnica,
    Veton Osmani,
    Xhemshir Leci,
    Pajazit Ndreca,
    Nexhat Dragusha,
    Osman H. Abdullahu,
    Sami Abdullahu,
    Osman S. Abdullahu,
    Ismajl Koliqi,
    Zenel Krasniqi,
    Lutfi Leci, dhe
    Xhafer Fetahu, në gjithë nën moshën 18 vjeçare.

    Në aktakuzën e ngritur nga Gjykata e Qarkut e Prishtinës kundër grupit të parë të të rriturve K. 147/ 81, më 13. 8. 1981, ndër të tjera thuhet:

    “Më 2 prill 1981, në rrugën e asfaltuar Prishtinë-Podujevë, prej rrugës “Jabllanica” të Prishtinës e deri në fshatin Besi, KK Prishtinë, në kushte veçanërisht të rënda: Ruzhdi Hajdini, Sami Leci, Zijadin Hoxha, Vehbi Leci, Osman Krasniqi, Ibush Kelmendi, Agim Selmani dhe Agim Leci kryen vepra penale të drejtuara në: rrëzimin e pushtetit të klasës punëtore, minimin e rregullimit shoqëror ekonomik, minimin e sistemit shoqëror politik, thyerjen e bashkim vëllazërimit, prishjen e barazisë së kombeve e kombësive dhe ndryshimin antikushtetues të Jugosllavisë. Ky grup demonstruesish me forcë ia morën pushkën me 5 fishekë rojtarit të OPB-së “Bisernica”, pastaj këtë pushkë ia drejtuan vozitësit Ilija Xhelatoviq, të cilit ia morën veturën dhe u drejtuan në OPB “Higjeno-Teknika”, ku po ashtu rojtarit me forcë ia marrin pushkën e gjuetisë me 3 fishekë.... Pastaj në rrugë për në Besi, me gurë dhe mjete të tjera i dëmtuan automjetet e punëtorëve të sigurimit... iu kundërvunë me forcë punëtorëve të sigurimit dhe forcave të tjera, që vepronin në shpërndarjen e demonstratave. Ata e vendosin flamurin kombëtar (shqiptar) në një shtyllë elektrike, këpusin lidhjet telefonike dhe brohorasin:
    “Republikë kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”! “Lironi shokët nga burgu” “Trepça punon për të tjerët”.

    Gjithnjë duke përdorur forcën, ky grup ndaloi kamionin FAP me targë: Pr. 262 – 83 dhe me të shkojnë në fshatin Lebane. Aty i japin zjarrin automjetit të markës mercedes, pronë e një ndërmarrje të Nishit me targë: NI 111 382. Këtij kamioni të ngarkuar me mall ia dhanë zjarrin. Po atë ditë ata kryen edhe shumë vepra të tilla penale në fshatin Besi.... Më 3 prill 1981, të armatosur me dy pushkë automatike dhe një pushkë të gjuetisë u tubuan në vendin e quajtur “Te Qukat” te Mulliri i Pashës, ku më vonë u shpërndanë në drejtime të ndryshme. Këtij grupi militant ndërkohë i bashkohen edhe Hajrullah Dragusha e të tjerë...”
    Aktakuza përshkruan veprat e këtyre militantëve të parë të Republikës së Kosovës. Ata veprojnë në mënyrë të organizuar, demonstrojnë kërkesën tashmë plebishitare për Republikën e Kosovës, shkrepin plumba mbi veturat e policisë, por nuk vrasin njerëz, madje as policë as bashkëpunëtorë të tyre. Pastaj në aktakuzë përshkruhen edhe veprime të tjera, “të inkriminuara”, sikur ishte rasti i marrjes së bukës nga një kamion, me qëllim për t’ua shpërndarë qindra protestuesve, të cilët nuk largoheshin nga barrikada. Ata zënë rrugën, ndalojnë automjetet dhe legjitimojnë udhëtarët. Të ardhurve të paftuar nga Serbia ua marrin automjetet, të cilat i vendosin në barrikada. Të ndaluarit as i rrahin, as i maltretojnë, por ju bëjnë me dije se herën tjetër duhet të marrin me vete “pasaportat” e Republikës së Kosovës...
    Këto janë shkurtimisht veprat “penale” që kishte kryer ky grup militant më 2 dhe 3 prill të vitit 1981, në kohën kur zemërimi popullor kishte shpërthyer fuqishëm dhe tërë mllef kundër padrejtësisë, në ditët kur shpirti kryengritës i rinisë shqiptare kishte marrë hapin historik për krijimin “me hatër ose me luftë” të Republikës së Kosovës.
    Pjesëtarët e këtij grupi nuk i kanë mohuar veprimet e tilla, të cilat i kanë ushtruar në shenjë revolte kundër forcave policore dhe ushtarake të RSFJ-së, që kishin vrarë demonstruesit paqësorë mu në qendër të Prishtinës. Ata kishin synuar të krijonin bërthamën e parë të armatosur çlirimtare, por gjatë një afati të shkurtër kohor ishin arrestuar nga policia.
    Për këto ngjarje të cilësuara si vepra të rënda penale, të drejtuara kundër RSFJ-së, në shqyrtimin kryesor verbal, publik, në prani të prokurorit Publik të Qarkut të Prishtinës, Pjetër Kola, në prani të akuzuarve dhe mbrojtëseve të tyre, më 31 gusht 1981, Gjykata mori këtë aktgjykim dhe dënoi me burg:

    Ruzhdi Hajdini, nga fshati Miroc, 25 vjeçar, i cili u dënua me 15 vjet burg.
    Sami Leci nga fshati Barilevë, 20 vjeçar, u dënua 14 vjet burg.
    Zijadin Hoxha nga Prishtina, 20 vjeçar, u dënua 15 vjet burg.
    Vehbi Leci nga Barileva, 18 vjeçar u dënua 12 vjet burg.
    Osman Krasniqi nga Bërnica e Epërme, 10 vjet burg.
    Ibush Kelmendi nga fshati Prugoc, u dënua 10 vjet burg.
    Agim Selmani nga Barileva, 13 vjet burg.
    Agim Leci, po ashtu nga Barileva, u dënua 12 vjet burg.
    Hajrullah Dragushanga Prugoci dënohet dy vjet burg, pasi paraprakisht ishte modifikuar aktakuza kundër tij.

    Në arsyetim të shqiptimit të dënimeve të tilla drakonike, Gjykata e Qarkut në Prishtinë në kolegjin e përbërë nga: Ismet Emra, kryetar, Slobodan Zhivkoviq, anëtar, Azem Emini porot, Lubisha Miçiq dhe Qazim Goxhufi anëtarë... shkruan se nga të dhënat rezulton se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen, të cilat janë të përshkruara në dy petitume të kësaj aktakuze, veprime këto që janë të inkriminuara dhe ekzekutorët janë penalisht përgjegjës, andaj në veprimet e tyre plotësohen të gjitha tiparet e figurave të veprave penale nga neni 114 të LPJ-së dhe që përkrah ashpërsisë së manifestuar gjatë veprimit armiqësor duhet të ndëshkohen sipas nenit 139 të Ligjit Penal të Jugosllavisë....
    Me këtë rast ishte dënuar 12 vjet burg, i riu Agim Leci, i cili sapo kishte mbushur 18 vjet. Vetëm për disa ditë kishte kaluar kufirin ligjor dhe ishte dënuar si i rritur dhe jo si i mitur, sikur ishin dënuar edhe disa nxënës, që ua kishin rrëmbyer pushkët disa rezervistëve serbë.
    Ky ishte grupi që asokohe u dënua me shkallën maksimale të dënimit, që parashihnin ligjet e RSFJ-së në atë kohë. Ndërsa të dënuarit ishin keqtrajtuar mizorisht, si gjatë periudhës së hetimeve, ashtu edhe gjatë kohës së mbajtjes në burg. Dhuna e ushtruar kundër këtyre militantëve të Republikës, i kaliti edhe më tej ata. Inspektori kryesor i SPB-së në lëndën e këtij grupi ka qenë Gjergj Berisha.

    Aktgjykimi i grupit të dytë të të rriturve, i datës 2 gusht të vitit 1981. P. Nr. 110/81

    Gjykata e Qarkut në Prishtinë në Kolegjin e përbërë nga Mentor Çoku kryetar dhe anëtarët gjyqtarë të kësaj gjykate: Veroslava Dimiq, si dhe gjyqtarëve porotë: Azem Emini, Dojçin Maksimoviq, dhe Ilaz Aliu, me pjesëmarrjen e punëtorës së kësaj Gjykate, Melihate Zeqiri, në çështjen penale kundër:
    Zymer Krasniqit nga fshati Besi, Bajram Sylës nga fshati Rimanishtë, Qerim Arfit nga fshati Rimanishë, Nagip Bllacës nga fshati Besi, Naim Statovcit nga fshati Prugovc, Enver Koliqit nga fshati Lupç i Poshtëm Nexhmedin Pireva nga fshati Vranidoll, Shaban Dragusha nga fshati Prugovc, Ramadan Rexha nga fshati Rimanishtë, Sadri Berisha nga fshati Prugovc, të gjithë sipas aktakuzës së Prokurorisë Publike të Qarkut të Prishtinës, PP.nr. 84/81 të datës 15 korrik 1981, të cilën e përfaqësoi Mustafa Shala, Gjykata shpalli fajtor dhe dënoi:

    Zymer Krasniqi nga fshati Breznicë u dënua 13 vjet burg,
    Bajram Syla nga Rimanishta, 12 vjet burg,
    Qerim Arifi u dënua 8 vjet burg,
    Nagip Bllaca, u dënua 12 vjet burg,
    Naim Statocvi u dënua 10 vjet burg,
    Sadik Dragusha, nga fshati Prugovc, 10 vjet burg,
    Shaban Dragusha, po ashtu nga Prugovci u dënua 7 vjet burg,
    Ramadan Rexha nga Rimanishta u dënua 7 vjet burg,
    Enver Koliqi nga fshati Lupç i Poshtëm u dënua 8 vjet burg,
    Nexhmedin Pireva dhe Sadri Berisha u dënuan me kusht.

    Sipas aktgjykimit, këta protestues u shpallën fajtor, sepse “ më 2 prill 1981 në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë, në fshatin Besi, para shkollës fillore,
    kanë kryer vepra penale të drejtuara në rrëzimin e pushtetit të klasës punëtore, minimin e rregullit shoqëror dhe ekomomik, të përcaktuar me kushtetutë, minimin e bazës ekonomike të vendit, thyerjen e bashkim vëllazërimit dhe barazisë së kombeve e të kombësive, si dhe ndryshimin antikushtetues të rregullimit federativ të shtetit. Kështu që më 2 prill pre orës 11.00 deri në orën 16.00 kanë marrë pjesë aktive në grupin armiqësor të udhëhequr nga Zymer Krasniqi dhe Bajram Syla. Ky grup ka gjuajtur automobilat me gurë dhe ka brohoritur parullat me përmbajtje armiqësore:
    “Kosova Republikë”
    “Republikë kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”,
    “Duam Kushte”,
    “Unitet”,
    “Na i lironi shokët”.
    Të akuzuarit Zymer Krasniqi dhe Bajram Syla me stupca në dotë e me disa të mitur kanë ndaluar automjetin bartës të tipit “RABA” me targë PE-148-07, me të cilin e kanë nxënë rrugën horizontalisht. Më vonë ka ardhur kolona e automobilave të policisë nga Beogradi. Ndërkohë këta i kanë dhënë zjarrin kamionit ku ishin të ngarkuar 20 shatora dhe shumë pajisje të tjera. Ndërkohë nga automjeti “TAM” M-900-251, kanë marrë armë automatike dhe municion. Pastaj në aktakuzë përshkryet veç e veç veprimi i secilit të akuzuar, mënyra si janë marrë armët, sasia dhe tipi i armës, shanzherët, plumbat etj. Të gjitha amët e rrëmbyera nga demonstruesit kanë qenë pushkë automatike të kalibrit 7.62. Po kështu, në këtë aktakuzë janë përshkruar edhe rrethanat e tjera, që kishin të bënin me veprimet konkrete që kanë ndërmarrë demonstruesit, të cilët gjatë asaj dite kishin nbyllur njërën prej artereive kryesore nga ku vinin në Kosovë policët serbë, të ngarkuar me municion dhe pajisje të tjera me qëllim për ta shtypur kryengritjen shqiptare të asaj kohe.
    Dëshmitarë të përfaqësuar gjatë gjykimit kanë qenë policët nga Beogradi: Vidoje Simiq, Dragomir Jelisavqiq, Branislav Dimiq, Lubomir Nejiq, Radule Skokoviq, si dhe vozitësi i kamionit, Gojko Stanishiq nga Vitomirica e Pejës.

    Me pushkët e rrëmbyera në ditët e prillit të vitit 1981, Sami Leci, Nexhmi Llumnica (tani dëshmor) dhe disa të tjerë 17 vjet më vonë do të inkuadrohen në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku do të luftojnë ballë për ballë kundër forcave pushtuese serbe. Në radhët e UÇK-së që në ditët e para ishin angazhuar edhe Ibush Kelmendi, në Zonën Operative të Llapit, Zijadin Hoxha ishte i organizuar edhe në ilegalen e kohës, e më vënë edhe në radhët e UÇK-së.

    Ndërkohë, pas ushtrimit të ankesave të avokatëve lidhur me shkallën e lartë të dënimit, Gjykata Supreme e Kosovës, në përbërje: kryetari i Gjykatës, Riza Fazliu, dhe gjyqtarëve: mr. Halil Kelmendi, Branislav Kijaqiq, Qazim Tolaj e Durmish Koçinaj, me vendimin Ap-nr.453/81, të datës me 4 janar 1982, iu uli dënimin disa të dënuarve.

    Grupi i të miturve

    Në aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, kundër grupit të të miturve ( Pm-nr.37/81) pas seancave të mbyllura të mbajtura më 20, 21, 22 korrik të vitit 1981, Kolegji i gjykatësve, i përbërë nga gjyqtarja Verosllava Dimiq kryetare e kolegjit dhe gjyqtarëve: gjyqtarë porotë: Skënder Lamaxhema dhe Hasan Prebreza anëtarë të kolegjit në çështjen penale kundër të miturve:

    Afrim Bllacaku, nga Besia,
    Agim Selim Leci, nga fshati Barilevë,
    Naser Rexha, nga fshati Rimanishtë,
    Shemsi M. Leci, nga Barileva,
    Fadil Shala, nga Prugovci,
    Ekrem Dragusha, nga Prugovci,
    Avni Llumnica, nga Barileva,
    Veton Osmani, nga fshati Besi,
    Xhemshir Leci, nga Barileva,
    Pajazit Ndreca, nga Barileva,
    Nexhat Dragusha, nga Prugovci,
    Osman H. Abdullahu, nga Vranidolli,
    Sami Abdullahu, nga Vranidolli,
    Osman S. Abdullahu nga Sharbani,
    Ismajl Koliqi, nga fshati Lupç i ulët,
    Zenel Krasniqi, nga fshati Lupç i Ulët,
    Lutfi Leci, nga Barileva, dhe
    Xhafer Fetahu, në gjithë nën moshën 18 vjeçare.

    Gjykata, pasi i shpalli fajtor, mori vendim dhe dënoi me burg për të mitur, prej 1 deri në 5 vjet: Afrim Bllacakun, Agim M. Lecin, Naser Rexhën, Shemsi Lecin, Fadil Shalën, Ekrem Dragushën, Avni Llumnicën dhe Veton Osmanin.

    “U shpallën fajtor meqë më datë 2.4.1981, në rrugën magjistrale Prishtinë Podujevë, në fshatin Besi, para shkollës fillore, prej orës 13,00 deri në orën 16.00, kanë kryer veprën e drejtuar në minimin e rregullimit shoqëror ekonomik, sistemin shoqëror politik, sistemin e vetëqeverisjes, minimin e bazës ekonomike të vendit, shkatërrimit të bashkimit dhe të vëllazërimit, shkatërrimit të barazisë së kombeve dhe kombësive dhe ndryshimit kundër kushtetues të rregullimit federativ të shtetit.
    Këta nxënës të Qendrës shkollore në Besi dhe qytetarët, në një grup prej rreth 500 vetash, kanë brohoritur parulla me përmbajtje kundërrevolucionare: “Duam kushtet”, “Lëshoni shokët”, “Unitet”, Kosova Republikë” dhe “Republikë kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”. Ata kanë lëvizur prej fshati Besi deri në Lebane dhe anasjelltas. Gjatë rrugës kanë gjuajtur me gurë automjetet, të cilat kanë kaluar rrugës, me qëllim që të pengojnë kalimin e tyre në drejtim të Prishtinës, ku janë mbajtur demonstratat armiqësore.
    Të miturit: Afrim Bllacaku, Agim Leci dhe të tjerët me hunj në duar kanë ndaluar automjetin bartës të markës “Raba” me targa PE. 148-07, të ng
    arkuar me rërë, të cilin e ka drejtuar: Gojko Stanishiqi nga Vitomirica, dhe e kanë detyruar që automjetin ta kthejë terthorazi në rrugë. Kur ka ardhur kolona e automjeteve të milicisë të SPB-së nga Beogradi, të cilat kanë lëvizur kah Prishtina, një pjesë e automjeteve nga kolona kanë bërë përpjekje që të kalojnë përskaj automjetit “Raba” të qitur në rrugë, kurse pjesa tjetër e kolonës është ndaluar para këtij kamioni.
    Grupi ka sulmuar kolonën e automobilave të ndaluar të milicisë, duke i gjuajtur me gurë. Kanë ndezur automjetin “Tam” me targë M. 900 242, i cili ka pasur të ngarkuar 20 tenda dhe i cili është djegur tërësisht. Kurse nga kamioni “Tam” M. 900 251 në të cilin ka pasur pushkë automatike, gjysmë automatike dhe municion të kalibrit 7.62 mm. ata kanë marrë armë dhe municion.
    Më tej në këtë aktgjykim, përshkruhen në detaje rrethana sesi janë marrë pushkët, duke precizuar personin që ka marrë pushkën, numrin e pushkës, tipin dhe sasinë e municionit. Për marrje të pushkëve dhe municionit janë akuzuar: Afrim Bllacaku, Agim M. Leci, Naser Rexha, Shemsi Leci, Fadil Shala, Ekrem Dragusha, Avni Llumnica, Veton Osmani e të tjerë.
    Për shkak të këtyre veprave penale, gjykata mori vendim dhe dënoi me burg për të mitur: Agim Bllacakun dhe Agim M. Lecin nga pesë vjet burg, Naser Rexhën dhe Shemsi Lecin me nga katër vjet burg, Fadil Shalën dhe Ekrem Dragushën me nga tre vjet burg, Avni Llumnicën me dy vjet burg, Veton Osmanin një vit burg.

    Të miturve të tjerë: Xhemshit Lecit, Pajazit Ndrecit, Nexhat Dragushës, Osman Hamdi Abdullahut, Sami Avdullahut, Osman Sahit Avdullahut, Smajl Koliqit dhe Zenel Krasniqit iu shqiptua masa “edukative” e dërgimit në shtëpinë Edukuese Korrektuese në Lipjan, në bazë të nenit 19 të Ligjit penal të Kosovës. Në këtë Shtëpi Ndëshkuese Korrektuese të miturit do të qëndrojnë më së paku një vit e më së shumti pesë vjet. Lidhur me këtë gjykata do të vendos më vonë. Kundër Lutfi Lecit shqiptohet masa e përforcuar e mbikëqyrjes, ndërsa Xhefer Fetahu lirohet nga aktakuza.
    Dënimet janë shqiptuar me kërkesë të Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë PPM. Nr. 42/81 të datës 2.7.1981. Prokuror Nanda Vllahoviq”.

    Për të dëshmuar veprat penale që iu ngarkoheshin, gjykata u mbështet në të dhënat e dëshmitarëve. Si palë e dëmtuar konsiderohen punëtorët e Sekretariatit të Punëve të Brendshme të Beogradit, si: Radullo Uskokoviq nga Beogradi, pastaj Vidoje Simiq, Dragomir Jelisaviq dhe Branisllav Dimiq, të gjithë nga Beogradi. Në cilësi të dëshmitarëve u morën edhe: Rrustem Morina profesor nga Prishtina, Ismajl Qosaj, po ashtu profesor nga Prishtina, Gjergj Nikëprelaj, udhëheqës i paraleles së ndarë të QSHAM në Besi, Rrahman Reçica nga Besija, Lubomir Neiq nga Beogradi, Rexhep Rexhepi drejtor i shkollës fillore “Nexhmedin Mustafa” në fshatin Besi, Gojko Stanishiq nga Vitomirica, Salih Pllana nga Prugovci, Xhafer Osmani nga Besia, Bajram Syla nga Rimanishta, Zymer Krasniqi nga Besia si dhe përfaqësuesit ligjor të të miturve, kryesisht prindërit e tyre, disa prej të cilëve ishin mbajtur në paraburgim së bashku me bijtë e tyre të mitur. Ky gjykim është mbajtur nën masa të rrepta të sigurisë dhe ka qenë i mbyllur për opinionin.

    Gjatë bisedimeve me këta flamurtarë të parë të Republikës së Kosovës, fitohet përshtypja se të gjithë kanë synuar organizimin e rezistencës së armatosur. Sami Leci dhe Zijadin Hoxha, Agim Leci, Ibush Kelmendi, Vehbi Leci dhe të tjerët rrëfejnë në imtësi të gjitha zhvillimet e atyre ditëve heroike, kur ata si të rinj ishin përleshur me milicinë serbe, e cila nga Beogradi po vinte në Kosovë për të shtypur demonstruesit.
    Atmosfera e krijuar me 2 dhe 3 prill të vitit 1981, kur pothuajse tërë Kosova ishte ngritur në këmbë dhe po protestonte, kishte marrë përmasa të një kryengritjeje të përgjithshme popullore. Pikërisht për shkak të përmasave që kishte marrë revolta, Komiteti Krahinor me urdhër të Beogradit, më 3 prill përmes zëdhënësit besnik, Xhavit Nimani kishte marrë vendim për shpalljen e gjendjes së Jashtëzakonshme dhe vënien e Kosovës nën administrim ushtarak, prej 3 deri më 18 prill të vitit 1981.

    Këta flamurtarë të parë të Republikës së Kosovës, shkuan më larg se protestuesit paqësorë në Prishtinë dhe në qytete të tjera të vendit. Këtyre iu takon merita që kishin ndërmarrë një hap historik, hapin e parë në atë kohë, meqë kishin rrëmbyer armët me qëllim për të krijuar grupe të armatosura dhe për të ngritur barrikada të kundërvënies. Barrikadat i kishin ngritur. Ata kishin ndërprerë qarkullimin në rrugën Prishtinë-Besianë, kishin çarmatosur disa rezervistë serbë, që vinin nga Serbia dhe ua kishin rrëmbyer armët, por nuk i kishin vrarë, meqë ishin përcaktuar për t’ u vetëmbrojtur nga kriminelët. Ata kishin filluar patrullimin e rrugëve dhe kishin ndaluar çdo njeri te i cili dyshonin.

    Merita e tyre është e jashtëzakonshme pikërisht me faktin se arritën të përshkallëzojnë protestat dhe me veprat e tyre të drejtpërdrejta kundër milicisë serbe dhe kundër tërë aparaturës shtypëse, ata hapën një kapitull të ri në historinë tonë të re. Kjo, dhe revolta të tjera të ngjashme bënë që kryengritja të shpallet si kundërrevolucion, me çka edhe fillon rruga përfundimtare e shkëputjes së Kosovës nga kthetrat e robërisë serbe.
    Këta prijatarë të Republikës së Kosovës me heroizmin e tyre të treguar më 2 dhe 3 prill të vitit 1981 shënuan një faqe të ndritur të historisë sonë të rezistencës aktive, e cila, falë përkushtimit të gjeneratës revolucionare të vitit 1981, nuk e ndaloi veprimtarinë atdhetare dhe mori pjesë në tërë procesin e çlirimit nga robëria okupatore serbe.
    Këta flamurtarë të lirisë nuk i përkisnin asnjë grupi ideologjik. Ata, mbështeten fuqishëm aspiratat për liri, drejtësi dhe barazi, duke bërë një hap më tej.

    Edhe gjatë kohës së mbajtjes në burg, kundër këtyre flakadanëve të parë të Republikës së Kosovës, regjimi serb ushtroi dhunë sistematike. Të gjithë, madje edhe disa nga të miturit u dërguan në vuajtje të dënimit nëpër kazamatet jugosllave si në Novi Sad, Zrenjanin, Suboticë e deri në Goli Otokun famëkeq në Kroaci.
    Asnjëri prej këtyre të rinjve nuk arriti të shkollohet pas daljes nga burgu, qoftë për shkak të kohëzgjatjes së burgut deri në 10 vjet, qoftë sepse ishin të etiketuar si armiq të Jugosllavisë, sepse shoqëria e ideologjizuar e bashkim vëllazërimit të shqiptarëve me sllavë, që e përfaqësonin fuqishëm Azem Vllasi, Ali Shukriu, Rrahman Morina dhe tërë politika pro serbe, ua mbylli të gjitha rrugët për dije përparim, por edhe për ekzistencë. Ata mbeten luftëtarë të përhershëm dhe të përjetshëm të Republikës së Kosovës, mbetën nën mëshirën e kohës edhe pas luftës fitimtare dhe çlirimtare të UÇK-së e deri në ditët tona, deri në 27-vjetorin e fillimit të veprimtarisë së tyre çlirimtare.

    Disa nga këta flamurtarë të parë të lirisë, u dënuan për të njëjtat vepra penale gjatë kohës sa ishin duke vuajtur dënimin

    Duhet veçuar me këtë rast një ndëshkim tjetër djallëzor, i cili iu shqiptua prijësit të këtij grupi, Zymer Krasniqit, i cili së bashku me dy të dënuar të tjerë, Abedin Bala nga Korratica e Drenicës dhe Bajrush Murati nga Prekazi, të cilët ndodheshin në vuajtje të dënimit në Novo Mesto të Sllovenisë, u ridënuan për shkak se nuk i kishin ndërruar bindjet dhe kishin vazhduar ta afishonin kërkesën “Kosova Republikë”, nëpër lokalet e burgut.
    Gjykata themelore në Novo Mesto, Njësia në Trebinje, Nr. K 55/85-34, në bazë të nenit 45/II pika 3 e Ligjit Penal të vendit dhe në bazë të nenit 22 të LKP u ngrit aktakuza kundër Zymer Krasniqit nga fshati Besi, Bajrush Muratit nga fshati Prekaz dhe Abedin Balës nga fshati Karraticë e Epërme.
    Në këtë aktakuzë shkruan se Zymer Krasniqi, Bajrush Murati dhe Abedin Bala me anë vizatimesh kanë ftuar dhe nxitur për ndryshimin kundërkushtetues të sistemit shoqëror socialist, gjatë kohës sa ishin duke vuajtur dënimin në KPD (Shtëpia Ndëshkuese Korrektuese) pranë Mirnës në Novo Mesto të Sllovenisë, Zymer Krasniqi dhe Bajrush Murati kanë shkruar në një fletë të bardhë tekstin “Kosova Reëpublikë” dhe e kanë varur në murin e korridorit, përpara dhomave të të burgosurve. Abedin Bala ka vizatuar në një fletë letre stemën, e cila përfaqëson stemën e Republikës së Kosovës, kurse në letër ka shkruar “Kosova Republikë” dhe të dy letrat i ka varur në korridor, përpara domave të të burgosurve. Prokurori publik themelor, slloveni, Niko Bricelj, si rrethanë rënduese kishte marrë faktin se këto afishime ishin bërë më 29 nëntor 1983, pikërisht në Ditën e Republikës së Jugosllavisë, andaj këto veprime i kishte trajtuar si provokim të llojit të vet. Si rrethanë tjetër rënduese për Abedin Balën kishte marrë edhe faktin se vazhdonte edhe më tej ta përkrahte qëndrimin për shpalljen e Republikës së Kosovës.
    Më 30.1. 1986, Gjykata Themelore e Trebinjes, me kryetar të trupit gjykues: Anton Zhitka dhe gjyqtarët: Andreja Hrovat e Anton Remsa, shpallin fajtor dhe dënojnë tre të akuzuarit: Zymer Krasniqin, Bajrush Muratin dhe Abedin Balën. Në gjithëve iu kishte ngritur shkalla e dënimit edhe për një vit, ndërkohë që Abedin Bala mbytet mizorisht në tortura në Burgun Qendror të Beogradit.

    Ku janë tani dhe si jetojnë në Kosovën e pavarur: hetuesit, gjykatësit, prokurorët, porotët dhe të dënuarit?

    Opinion ynë e di se të gjithë prokurorët, porotët, gjyqtarët dhe disa nga inspektorët, përveç atyre që ndërkohë kanë vdekur ose janë pensionuar, të tjerët janë në punë, dhe kryejnë detyra po ashtu zyrtare, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ata punojnë aktivisht pa asnjë brejtje të ndërgjegjes, madje pa iu kërkuar falje publike të dënuarve dhe familjeve të tyre, as tani pas 27 vitesh, as tani pas shpalljes së Republikës së Kosovës dhe fillimit të njohjes ndërkombëtare të saj.
    Përderisa nuk do të “denoncojmë” sesi jetojnë në mirëqenie e pasuri gjyqtarët, hetuesit, prokurorët, inspektorët, hafijet, bashkëpunëtorët, dëshmitarët, policët e milicët të cilët dënuan dhe sakatuan rininë shqiptare, sidomos duke filluar prej pranverës së vitit 1981, ne do t’ i bëjmë të ditur opinionin tonë se ku gjenden tani dhe si jetojnë militantët e parë, ata më të hershmit të Republikës së Kosovës, ata më meritorët, që të parët kishin rrëmbyer armët për ta bërë republikën dhe më vonë, kur u krijuan kushte, po me ato armë luftuan në radhët e UÇK-së.

    Ku ndodhen dhe si jetojnë flamurtarët e parë të republikës së Kosovës

    Ruzhdi Hajdini aktualisht është i papunë. Ka mbajtur vite të tëra burg. Ka krijuar familje dhe jeton duke pritur, që tani në kohën kur u realizua aspirata e pavarësisë të kujtohet dikush edhe për të.
    Sami Leci, militanti i 1981-shit, ka mbajtur shumë vjet burg, luftëtari i dalluar i UÇK-së, ka një gjysmë pune dhe një gjysmë rroge, nga ato më të ulëtat. Ka krijuar familje dhe rron i lumtur sepse më në fund Kosova u shpall e pavarur.
    Zijadin Hoxha, ka mbajtur shumë vjet burg. Edhe pas burgut ka vazhduar aktivitetin ilegal patriotik. Ka marrë pjesë aktive në luftën e UÇK-së. Aktualisht punon, por me paratë që merr nga puna mezi ia del. Po ashtu ka edhe probleme shëndetësore nga pasojat e viteve të kaluara nëpër burgje dhe në luftën e UÇK-së.
    Agim Leci, të cilit drejtësia jugosllave i kishte “dhuruar” 12 vjet burg mu në lulen e rinisë, aktualisht është i papunë. Agimi pret se ndoshta “paskëtaj do të vinë ditë më të mira” dhe pas 27 vitesh, më në fund do të gjejë ndonjë punë, në Kosovën e pavarur dhe demokratike.
    Vehbi Leci, ka mbajtur shumë vite burg. Aktualisht punon dhe ia del disi me pagën mujore që merr, aq sa për ta mbajtur familjen, por ka brengë për shokët e burgut, të cilët ende janë pa punë dhe pa kushte elementare për ekzistencë.
    Agim Selmani, Osman Krasniqi, Hajrullah Dragusha jetojnë në botën e jashtme, së bashku me familjet e tyre.
    Ibush Kelmendi punon përgjegjës i Tregut, në Bardhosh, te Tregu i Automjeteve.
    Afrim Bllacaku, nga Besia, ka migruar qysh moti, jeton në Austri.
    Agim Selim Leci, jeton në Barilevë, i papunë.
    Naser Rexha, nga fshati Rimanishtë, i papunë.
    Shemsi M. Leci, nga Barileva, punon vozitës.
    Fadil Shala, nga Prugovci, punon në KEK.
    Ekrem Dragusha, nga Prugovci, i pa punë.
    Avni Llumnica, nga Barileva, punon në PTK.
    Veton Osmani, nga fshati Besi, jeton në mërgim.
    Xhemshir Leci, nga Barileva është ende i papunë.
    Pajazit Ndreca, nga Barileva, i papunë.
    Nexhat Dragusha, nga Prugovci, i papunë.
    Osman H. Abdullahu, nga Vranidolli, i papunë.
    Sami Abdullahu, nga Vranidolli, i papunë.
    Osman S. Abdullahu nga Sharbani,
    Ismajl Koliqi, nga fshati Lupç i ulët,
    Zenel Krasniqi, nga fshati Lupç i Ulët,
    Lutfi Leci, nga Barileva,
    Xhafer Fetahu, i papunë.
    Zymer Krasniqi nga fshati Breznicë, i papunë.
    Bajram Syla nga Rimanishta, jeton në mërgim,
    Qerim Arifi jeton në Prishtinë,
    Nagip Bllaca, punon automekanik,
    Naim Statocvi punon në PTK,
    Sadik Dragusha, nga fshati Prugovc, jeton dhe punon në Angli,
    Shaban Dragusha, po ashtu nga Prugovci.
    Ramadan Rexha nga Rimanishta,
    Enver Koliqi nga fshati Lupç i Poshtëm.
    Nexhmedin Pireva,
    dhe Sadri Berisha

    Asnjëri prej këtyre militantëve dhe meritorëve të lirisë nuk ka plaçkitur, nuk ka abuzuar, nuk ka ngritur pallate as ka themeluar firma dobiprurëse. Asnjëri prej tyre nuk ka pranuar as pranon lëmoshë. Megjithatë, ata sot janë më të lumtur se kurrë, meqë aspirata e lirisë, dalëngadalë po realizohet. Ata janë krenarë, që kanë pritur ditën kur Kosova do të shpallet Republikë dhe do të pranohet nga Amerika dhe shumë shtete të botës.

    Cili është obligimi i shtetit të ri Kosovës për këta e qindra meritorë të tjerë të lirisë si këta?

    A ka fare obligim kjo shoqëri dhe këto institucione të interesohen për këtë shtresë të më meritorëve, përderisa ka kthyer në punë dhe përkujdeset për ish dhe tani prokurorët, ish dhe tani inspektorët, ish dhe tani gjyqtarët, ish dhe tani porotët, milicët e dikurshëm dhe tërë soj-sorollopin e ish regjimeve?.
    Natyrisht se ka obligim, madje ka obligim mbi të gjitha obligimet, që rastet e tilla të meritorëve të lirisë, atyre që kanë lënë shëndetin në zandanët dhe kazamatet serbe për çlirimin e vendit, të paktën t’ u ofrojë punë dhe mos të lejojë që rastet e tilla të trajtohen si raste sociale.
    Nëse vazhdon praktika e tetë viteve të mëparshme, atëherë edhe kjo shoqëri, dhe kjo qeveri me institucionet e saj do të vulosen me damkën e turpit.
    Sepse të bredh rrugëve duke kërkuar punë liridashësi i vendit, që ka mbajtur 12 vjet burg, ku ka lënë edhe shëndetin, liridashësi që ka luftuar në radhët e para të luftës sonë çlirimtare, dhe të merret në punë e të favorizohet ai tjetri, që jo vetëm nuk ia ka bërë as një argat punë çlirimit të vendit, por edhe ka bashkëpunuar me regjimin, kjo nuk është vetëm një padrejtësi, por është një mallkim i rëndë për Kosovën e pavarur dhe ardhmërinë e saj.

    Të shpresojmë dhe të besojmë se qeveritarët e sotëm të Kosovës, në mesin e tyre edhe personalitete të njohura të luftës e të rezistencës, do të interesohen për fatin e meritorëve të lirisë e të pavarësisë sa më parë që të jetë e mundur, meqë tani nuk jemi duke pritur shpalljen e pavarësisë, por kemi filluar ta realizojmë këtë pavarësi edhe pse tash për tash të cunguar.

    Përse kjo revoltë me përmasa të fillimit të kryengritjes gjithë popullore të vitit 1981 u la në heshtje?

    E kemi thënë edhe më parë, madje publikisht se 2 prilli i vitit 1981 shënon fillet e kryengritjes së përgjithshme shqiptare në Kosovë kundër okupimit jugosllav. Lëvizja pacifiste në Kosovë, e afishuar me rastin e fillimit të shpërbërjes së Jugosllavisë, në vitin 1989, ngjarjet e vitit 1981 nuk i trajtoi meritorisht. Ato zhvillime u paraqiten si demonstrata paqësore të studentëve me kërkesa për kushte dhe barazi shoqërore e sociale, duke prezantuar dhe duke përforcuar idenë se protestat nuk kishin për qëllim rrënimin e Jugosllavisë, por vetëm avancimin e pozitës kushtetuese të Kosovës. Mjerisht, kjo qasje u përkrah edhe nga tërë klasa e historianëve të vendit tonë dhe disa nga momentet kyçe të kësaj kryengritjeje u heshtën dhe kurrë nuk u morën në shqyrtim, edhe pse për ta rikthyer këtë datë me rëndësi në kalendarin tonë historik ende nuk është vonë dhe kurrë nuk do të bëhet vonë.
    Më 2 dhe 3 prill të vitit 1981, këto grupe të rinjsh, kryesisht nxënës dhe studentë, të cilët kishin protestuar në rrugët në dalje të Prishtinës në drejtim të Besianës, ish Podujevë, të rinj nga fshatrat: Barilevë, Miroc, Besi, Prugoc, Rimanishtë, Lupç, Vranidoll e fshatra të tjera, kanë shkruar faqen ndër më të ndriturat të historisë sonë të rezistencës aktive, meqë ata jo vetëm protestuan por edhe ua rrëmbyen armët milicëve serbë, me qëllim për t’ u mbrojtur nga ushtria dhe policia, e cila po vriste të rinj shqiptarë nëpër rrugët e Prishtinës. Më së lehti do të ishte që këtë “anashkalim” të deritanishëm t ia lëmë indolencës sonë, e cila nuk ka munguar dhe mjerisht nuk na mungon as sot.
    Për këta trimat e parë të Republikës së Kosovës, opinioni ynë di fare pak dhe shkaqet janë të shumta. Shkaku kryesor është se në mesin e tyre nuk ka “veprimtarë” që rrahin gjoks dhe që shtyhen me bërryla.
    Këta që kanë përjetuar tmerrin e ditëve të para të prillit të vitit 1981, të cilët kanë pasur guximin të marrin armët policëve serbe e shqiptarë, veprat e tyre nuk i kanë bërë për t’ i kthyer pastaj në kapital politik dhe ekonomik, sikur ndodhi me disa “patriotë” që nga Shqipëria dhe mërgimi erdhën fitimtarë pas luftës së UÇK-së dhe i zunë vendet nëpër institucionet e Kosovës, duke krijuar pasuri përrallore, nganjëherë edhe brenda një nate.
    Për veprat e këtyre prijatarëve të Republikës së Kosovës, deri tani ka folur vetëm “Kosova e lirë”, ka shkruar ndonjë shkrim, ndonjë gazetar.
    Flamurtarët e gjallë të Pranverës së përgjakshme shqiptare të vitit 1981, shumica dërrmuese e tyre nuk flasin për vetveten, nuk imponohen në debate të TV-ve, madje nuk kanë qenë kurrë të ftuar për të folur për kryengritjen e vitit 1981, nuk japin intervista, meqë as edhe iu ka ofruar ndokush për t’i intervistuar.
    Megjithatë këta dhe shumë e shumë të tillë si këta kanë qenë dhe mbeten atje ku e kërkon atdheu, gjithnjë sogjetarë të lirisë dhe pavarësisë.
    Shumica dërrmuese e tyre janë të papunë dhe jetojnë në gjendje të rëndësuar ekonomike. Disa prej tyre bëjnë punë fizike. Disa janë sëmurë nga pasojat e viteve nëpër burgje. Disa jetojnë në mërgim. Dhe, nuk janë vetëm këta në një gjendje të tillë. Të tillë ka kudo të Kosovë.
    Çuditërisht, inspektorët, porotët, gjykatësit hetues, milicët e policët, dëshmitarët dhe ata që iu kanë shërbyer të gjitha regjimeve, të gjithë janë në punë, nëpër prokurori, nëpër gjykata, në SHPK, nëpër ministri dhe në të gjitha institucione të tjera të vendit.
    A thua a nuk dinë gjë për këtë histori, dhe për shumë histori të këtilla, kryetari Sejdiu, kryeministri, Thaçi dhe kryesuesit e institucioneve të Kosovës, apo ndoshta ata kanë punë të tjera shumë më të rëndësishme. Të paktën ndonjë këshilltar i tyre duhet të ketë dijeni për veprat e këtyre flamurtarëve të parë të Republikës së Kosovës, ndonjë prej atyre këshilltarëve, që nuk ka derdhur helm e vrerë kundër këtyre dinjitarëve gjatë shumë viteve të kaluara.
    A thua a nuk do të mallkojë historia, Kosova, Atdheu, nëse edhe pas 27 viteve sërish vazhdon të mungojë mbështetja institucionale për më meritorët e lirisë?

    Burimet:

    Aktgjykimi në gjuhën shqipe i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, K. 147/ 81, më 13. 8. 1981.
    Aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, kundër grupit të të miturve, Pm-nr. 37/81, pas seancave të mbyllura, të mbajtura më 20, 21, 22 korrik të vitit 1981.
    Aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, PP nr. 84/81, K 110/81.
    Aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Kosovës më 14 janar 1982, Ap-nr.453/81.
    Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Novo Mesto të Sllovenisë, në gjuhën sllovene, më 30.1.1986, K 55/85-70.
    Zijadin Hoxha, Sami Leci, Ibush Kelmendi, Agim Leci, intervista dhënë Radios-Kosova e lirë, mars 2005 dhe shkurt 2008.

  19. #19
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941
    Mehmet Bislimi: PRANVERA E VITIT 1981

    Pranvera po vjen ngadalë. Si duket nuk mund të kalojë kaq lehtë pa u hetuar “koincidenca” e vlimeve të furishme në Kosovë, që zakonisht kanë ndodhur në vazhdimësi gjatë muajit mars. Që nga viti 1981 e deri të rënia e Komandantit Legjendar, marsi ishte prehri ku mbështeti kokën e tij plot me halle populli ynë liridashës. Edhe më pas kur Egzonin me shokë i përpiu Ibri i ftohtë e deri tek ditët e sotme, ngrohtësia e tokës gjatë muajit marsit sikur na forcoi, tamam si Anteun dikur. Marsi, ky muaj i legjendave që zuri vend në historinë tonë më të re, ky muaj madhështor!
    11 mars i vitit 1981. Nomenklatura e sistemit pushtues titist, të korruptuar e të zhveshur nga morali, të degjeneruar e të dalë boje nga ideja e mirëqenies socialiste dhe vetëqeverisëse me gjithë gënjeshtrat e saja, nën petkun e vëllazërim- bashkimit, kishin bërë shumë padrejtësi në Kosovë, mbi kurrizin e popullit shqiptar, duke eksploatuar pasurinë e tokës sonë deri nën thellësitë e detit! Megjithatë, Kosova kishte mbetur njëra ndër vendet më të pazhvilluara në tërë hapësirat e ish pushtuesit jugosllav. Popullata jonë nënçmohej dhe diskriminohej në të gjitha poret e jetës. S’do mend se kupa e mbushur prej kohësh nuk po mbante më dhe padyshim se ajo duhej të përmbysej një ditë, dhe kjo ndodhi, u përmbys pikërisht aty ku duhej të përmbysej, pra mu në mensën e studentëve të Universitetit të Kosovës!
    Këtë ditë e priste populli ynë prej dekadash e priste me padurim, e priste me guxim e dashuri të madhe, pritej kjo pranverë e madhe që erdhi më herët se ajo kalendarike. Erdhi e furishme, me lulëkuqet e atij behari të rinisë sonë më të bukur e të madhërishme studentore.
    Bijtë më të mirë të popullit tonë kishin punuar gjatë kohë për një ditë si kjo. Hapur e fshehur, ata sollën 11 marsin ( pas demonstratave të fuqishme e të përgjakshme të vitit 1968 e shumë më herët në vazhdimësi ), duke u përballur me vuajtje e persekutime, me varfëri e diskriminim, me shtypje e degradime, me arrestime e arratisje, me vrasje e likuidime, me shpërngulje e dëbime, deri edhe të spastrimet etnike...
    Aparati shtypës serbo-sllav nuk mund të korrte rezultat tjetër në Kosovë, veç asaj që kishte mbjellë- revoltës së fuqishme popullore që do të shpërthente e cila me këtë rast tregoi se nuk do të lejojë më nëpërkëmbjen e dinjitetit dhe lirisë së tij- jo më, me as një çmim!

    Këtu fillonte edhe fundi i një maratone të gjatë të robërisë së Kosovës, që pushtuesi jugosllav me hekur dhe zjarr, nën petkun e dinakërisë së vetëqeverisjes e shkeli dhe shfrytëzoi Kosovën për decenie me radhë. Demonstratat e pranverës së vitit 1981 eksploduan si një fuçi baroti në duart e pushtuesit jugosllav. Këto demonstrata tundën për shkatërrim themelet e ish Jugosllavisë Socialiste të asaj kohe. 11 marsi i atij viti është fillimi i një fundi të pushtimit të Kosovës nga pushteti titist serbo-sllav. Jugosllavia “vetëqeverisëse”, pas këtyre ngjarjeve, as edhe një herë nuk morri vetën më, edhe pse ajo nuk la gurë pa lëvizur, duke vu në lëvizje tërë organizmin e sektorit të UDB-së (në mesin e tyre edhe shumë puthadorësh shqiptarë), bënë arrestimin e mijëra të rinjve, veçmas studentë dhe intelektualë, por edhe punëtorë të shumtë. U ngritën gjykata të tëra në këmbë, të yshtura nga politika zyrtare e Beogradit për të dënuar popullin e Kosovës me dënimet më drakonike! Po thuaj shumica e këtyre gjyqtarëve, fatkeqësisht puthadorë shqiptarë, suspenduan e diferencuan shqiptarët nga puna, nga shkolla, nga fabrikat, nga shoqëria, madje shkuan aq larg sa kërkonin edhe lëçitjen e të gjithë atyre që në një formë a tjetër përkrahnin këto demonstrata.
    Me gjithë presionet e mëdha , populli ynë të gjitha këto trysni i përballoi me dinjitet duke i dhënë një mesazh të qartë e të prerë pushtuesit jugosllav se: Ne, nuk e durojmë më jetën e robit! Kjo ishte koha kur sakrificat më sublime që do të pasonin për Kosovën filluan të gatuheshin në zemrën dhe mendjet e atdhetarëve më të mirë shqiptarë, shqiptarët ishin zgjuar, ata nuk po flinin më!
    Kjo rrugë e gjatë, deri ku jemi sot, nuk ishte rrugë e shtruar me lule, por ishte rrugë e rimuar me gjak. Ky gjak dhe kjo aspiratë kërkon, finalizimin e vet. Nuk ka çmim tjetër që shpaguan sakrificat e shqiptarëve për lirinë e vet, veç bërjes së shtetit të lirë dhe sovrane të Kosovës, me të gjithë ata që dëshirojnë të ndjehen të lirë e të jetojnë këtu në tokën e Kosovës. Obligim i detyrueshëm kombëtar, morale, material, kulturor, shpirtëror e ligjësorë, duhet që domosdoshmërish të na përcjell brenga jonë e përhershme dhe përkujdesja jonë sistematike për të gjithë shqiptarët që prapë “fati” i la të ndarë nga trungu i vet!...

    Elita politike në Kosovën e përgjakur të asaj pranvere, ishte zënë në befasi, zgjuar e trembur nga gjumi i rëndë që po bënte në shtratin e butë me pupla të ish atij pushteti. Ajo, nuk ishte e gatshme që të rreshtohej drejt. Në fakt, as që priste kush një rreshtim të tillë, ngase ishte e palogjikshme që nga ajo shtresë vasalesh të presësh diçka atdhetare. Pushtuesi kishte përgatitur këtë shtresë me vite, e kishte avancuar e parfymosur me erën marramendëse të pushtetit dhe të fryteve të tij, që nga punësimi, makinat, banesat, shkollimi e deri tek të bërit e ligjit. Një hafije për dy shkronjat “ K. R”, që do të thoshte “ Kosova Republikë!” , të denonconte dhe fare lehtë mund të dënoheshe me 2 e 3 vite burg! Madje, disa gjakprishur shqiptarë të asaj elite, shkuan aq larg, sa që për ta bindur pushtuesin për përkushtimin dhe besnikërinë e tyre ndaj tij, hoqën dorë edhe nga përkatësia e tyre kombëtare, duke u deklaruar me përkatësi kombëtare jugosllave siç ishin Sinan Hasani, Ali Shukriu, Kolë Shiroka, Azem Vllasi etj.
    Këtë klasë politike e shfrytëzoi maksimalisht pushteti titist, deri sa një ditë e hodhi për tokë si një leckë të ndyrë. Ata vazhdimisht i ranë po të njëjtës melodi, që nga akuzat kundër popullit të vet si: irredentist, ballist, nacionalist, vrimë e miut, diferencime, lëçitje e shkuan aq larg sa që preken edhe në simbolin tonë kombëtar! Pra, qëndrimi i kësaj elite me kohë kishte kaluar edhe në urrejtje të papërmbajtshme dhe tejet hakmarrëse kundër bijve të popullit të vet! Kjo bazë e urrejtjes e mbështetur nga yshtjet e politikës së Beogradit zyrtar, elitën shqiptare të asaj kohe e kishte bindur që të lehte pa ndërprerë kundër interesave të popullit të vet. Qentë po lehnin, por karvani po ecte, vërtetë ngadalë, por sigurt!

    Në veten e parë:

    - Më 26 mars, u ngjita shtyllës ndriçuese të elektrikut të rrugës (diku pranë radio Prishtinës), dhe hoqa flamurin e Jugosllavisë, duke e përbaltur e përplasur atë për tokë. Sinan Hasani, më vonë në një libër të tij, kishte shkruar se: “Një student me një shpejtësi majmuni u ngjit shtyllës së metaltë përpjetë, dhe përdhosi flamurin e Jugosllavisë!” ...
    Në fakt, ai kishte të drejtë ngase mua më duhej një shpejtësi e tillë, për të hequr shumë flamuj të Jugosllavisë titiste, të cilët i kishin vu majmunët e shumtë si Sinan Hasani me shokë, mu në zemër të Kosovës! Ç’është e vërteta, unë e përbalta flamurin e pushtuesit jugosllav, atë flamur të cilin më vonë e vrau me pushkët e lirisë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës- bijtë më të mirë të popullit tanë liridashës.
    - Demonstratat e vitit 1981, populli ynë i përkrahu fuqishëm e pa u hamendur. Në mesin e studentëve vërshuan si lumi; nxënës, punëtorë, qytetarë, vajza, gra, të rinj e të moshuar- që të gjithë! Vlen të ceket, dhe nuk guxon të anashkalohet: Të gjitha dyert e qytetarëve atdhedashës të Prishtinës; qëndruan hapur për demonstruesit ditën dhe natën! Ata na pritën me bukë e kripë e zemër, na strehuan, na i lidhën plagët, nga e ngrohën shpirtin, na dhanë kurajën dhe mbështetjen, prandaj edhe sot i puthi me respekt duart e të gjitha atyre nënave që na dhanë bukën e ngrohtë e na i lidhën plagët e njoma. Ta paçim borxh Prishtinë!
    - Punëtorë të shumtë të furrave e të shitoreve, po shpërndanin bukë, pijë e ushqime të tjera, për demonstruesit. Sot për atë kohë, më lejoni të ju them: Ju lumtë o bijtë e atdheut, dëshmuat dashurinë dhe përkushtimin për atdheun dhe për bijtë tuaj!
    - Punëtorë të shumtë nga organizata të shumta punuese si: “Ramiz Sadiku”etj. me helmeta në kokë u futën në gjirin e demonstruesve. Ata sollën me vete së bashku me përkrahjen morale për ne edhe mjete tjera barrikade si: kamionë, ekskavatorë, rrafshues, buldozerë etj. Demonstruesit u bënë të pakalueshëm. Këta punëtorë u solidarizuan me bijtë e vet, duke dashur që të vdesin pranë dhe përkrah nesh! Mos e harroni këtë kategori që sot është si mos më keq!
    - Punëtorët e shëndetësisë, po shpërndanin fasha, medikamente, vaksina e gjithë çka ishte në mundësinë e tyre për shpëtimin dhe aftësimin e demonstruesve. E madhja Sahadete Mekuli i kishte pritur demonstruesit e plagosur në spital me fjalët më të bukura, dhe më të guximshme si: ME FAT PLAGËT O TRIMAT E KOSOVËS ! Mos e harroni këtë akt atdhetarie, Shëndetësi e Kosovës, mos shkelni mbi betimin e Hipokrates sonë Sahadete!
    - Me 2 prill, mbi fakultetin Ekonomik, nga një tank i ish ushtrisë jugosllave shtiu në turmën e demonstruesve. Shtiu armata e quajtur APJ! Nga breshëria e plumbave, u këput për dhe Besa Ahmeti- nxënëse. Plagët ia lidhëm me këmishën e trupit të Fejzë Veliut nga Polaci i Drenicës dhe e futëm në një makinë “Reno 4”. Mbaj mend se në momentin kur Besa ishte mes jetës a vdekjes, tek po i thoshte një shoqes së vet: “Mos trego në shtëpi për plagosjen time, mos u trego prindërve, thuaju se Besa është me demonstruesit!”... dhe vërtetë emri i Besës ishte kudo me ne, është edhe sot. Mos harroni gjakun e derdhur për liri rrugëve të Prishtinës, dhe Besën e Betimin e dhënë për liri të Kosovës!
    - Një grua që kishte në dorë një litër qumësht, të cilën e kishte blerë diku në treg për fëmijët e sajë, na e zgjati atë qumësht, duke na thënë: “Merreni, po ua jap këta qumësht, ashtu sikur fëmijëve të mi!” Mos e harroni qumështin e nënave të cilat na e dhanë për këto ditë, jo për të shkelur mbi gjakun e derdhur rrëke për liri, se pastaj detyrohen e na thonë : “ Haram ju qoftë gjiri i nënës!”
    ... - Në demonstratën e prillit ishte vra edhe i riu Xhelal Maliqi, punëtor i Televizionit të Prishtinës. Edhe një lule e këputur në mesin e shumë luleve- Dëshmor të Kombit. Me disa shokë shkuam atje që të përkuleshim për të fundit herë para trupit të tij. Si sot... në një oborr të vogël... nën një pemë të madhe që kishte qenë aty, një djalë i ri si një lis shtrirë në një arkivol të vjetër, shtrirë e me sy të hapur!... Ata sy, edhe sot të hapur qëndrojnë?! Qindra Dëshmorë të Kosovës nuk po i mbyllin dot sytë. Mos harroni, ata sy duan që Kosovën ta shohin të lirë e të bashkuar, dhe vetëm të lirë e të bashkuar!
    - Me dy prill, nga shtëpia e Dalibashiqëve (atje afër mensës së studentëve), diku rreth orës 11 paradite, ishte shtënë me armë zjarri. Dalibashiqët kishin plagosur një demonstrues për vdekje. Në orën 4 pasdite, kur policia u ngjit lart në atë lagje, prapë njëri nga Dalibashiqët doli me pushkë M 48- të, në dorë dhe diku 10-15 metra mbi shtëpinë e tij, qëlloi një demonstrues i cili atë moment ishte duke manovruar me një kamion për të bërë barrikadë në rrugë. Nga një largësi prej 200 metrash më lartë, mbrapa një trafo-je të rrymës, këtë ngjarje e kemi parë me sytë tanë tre veta: unë - Mehmet Bislimi nga Prekazi, Ismet (Milazim) Kabashi nga Polaci dhe Ilaz Kolovica nga Prishtina!
    Nuk kam njohuri, nëse këta dy demonstrues të qëlluar me pushkë nga qytetari Dalibashiq, kanë vdekur, apo kanë shpëtuar me plagë të rënda në trup? Atë botë, Dalibashiqët për këtë krim u dënuan vetëm me nga 30 ditë burg kundërvajtës!!! As kjo nuk duhet harruar!..
    - Në Kosovë gjatë demonstratave të marsit dhe prillit të vitit 1981, milicia dhe ushtria jugosllave, vrau 11 demonstrues dhe plagosi mbi 300 të tjerë. Burgosi mbi 2500 të rinj kryesisht studentë, përjashtoi nga shkollat, Universiteti, fabrikat, dhe institucionet tjera, diferencoi, lëçiti me mijëra shqiptarë. Shumë nga të burgosuri i mbyten edhe në burgjet serbe si Fazli Graiqevci, Xhemaili Berishen, Zija Shemsiun, Abedin Balen, Ibrahim Krasniqin, Ibrahim Kastratin e dhjetëra të tjerë. Vizitoni varret e tyre me respekt në mënyrë që t’i kujtojmë flijimet e tyre për një Kosovë të lirë!
    - Milicia e Jugosllavisë, në mesin e tyre edhe shumë milicë shqiptarë, me 26 mars, diku pas orës 16 u vërsulën rreth konvikteve të studentëve, përdorën një dhunë të paparë deri në përmasat e një çmendurie, shfryer shtazërisht e më plotë urrejtje mbi rinin studentore. Nuk më hiqet nga sytë flamuri në duart e një vajzë të re, së cilës më shumë se katër milicë nuk po mundnin të ia hiqnin flamurin nga duart- Shqiponjës trime të Kosovës! Mos harroni se askund në botë nuk ndodh, që simbolet nacionale të përdhosen e përshtatën për hir të minoritarëve që në Kosovë përbëjnë jo më shumë se rreth 5 %!
    - Shteti shqiptar, pra Shqipëria socialiste e Enver Hoxhës, ishte i vetmi shtet në rajon dhe Evropë që demonstratat e vitit 1981 i përkrahi moralisht e shpirtërisht, pa rezervë e fuqishëm, duke i vlerësuar kërkesat tona si të drejta. Shqipëria, njëkohësisht ishte i vetmi shtet që dënoi dhunën dhe represaliet që ish aparati shtypës jugosllave i zbatoi kundër demonstruesve duarthatë shqiptarë të Kosovës të cilët po kërkonin të drejtat dhe lirinë e vet. As këtë nuk duhet ta harrojmë!

    - Në maj të po atij viti Tahir e Nebih Meha, si dikur Oso Kuka, u dogjën në kullën e tyre të barotit! Ata me këtë rast i treguan pushtuesit jugosllav se shqiptarët një ditë do të detyrohen të mbrohen edhe me armë. Tahiri atë vit vrau me pushkën e lirisë forcat e dhunshme të pushtuesit, vrau namin e tyre edhe për më keq hodhi për tokë “mitin” mbi njësitet speciale të ish UDB-së. Mos harroni krismën e pushkës së lirisë të Tahir e Nabih Mehës. Ishte lajmëtarja e parë e pushkëve të lirisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
    E tërë një histori luftërash e vuajtjesh për liri, sigurisht që nuk i ka rrënjët cekët. Ato rrënjë janë të thella, dhe datojnë që kur erdhi pushtuesi në tokat tona, prandaj rrënjët e lirisë nuk dukën mbi tokë që t’i shkuli pushtuesi kur të dojë. Jo, ato bulojnë çdo pranverë, bulojnë nga shtytja që i jep fuqi gjaku i derdhur për liri. Historia jonë nuk është histori romantike me të vërshuara e me të shkëputura, kjo është histori që i ka futur tmerrin pushtuesit serb. Kjo histori ka kaluar për tehun e shpatës së Gjergj Kastriotit, për mes kështjellës së barotit të Luanit të Janinës, për mes kullës së Oso Kukë Vraninës, për mes litarit të Idriz Seferit e gjoksit të Mic Sokolit e shtatit të Jakup Ferrit, për mes diplomacisë së Abdylit, Hasanit,Currit e Qemalit, për mes kobures së Boletinit, për mes së tehut të sëpatës së Ahmet Prekazit e mitralozit të Adem Jasharit. Kjo është një histori e tërë, që nuk e zhbëri as Sulltani i Turqisë, as Krajli i Serbisë, as Cari i Mosokovit e as shpifjet e Perandorit! Brezi i demonstrueseve të vitit 1981, përfundimisht shembi themelet e ish Jugosllavisë pushtuese. Pushkët e lirisë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbështetur fuqishëm nga populli ynë, bënë gërmadhë kalanë gjakatare të quajtur Serbi. Mos të harrojmë edhe këtë: Çmimin e lirisë, deri sot populli shqiptarë e ka paguar shumëfish!

  20. #20
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941
    Betimi për Jugosllavi (Kosovë'81) Betimi për Shqipëri


    Protestat dhe demonstratat e marsit dhe prillit të vitit 1981, shënuan fillimin e ndarjes definitive të forcave liridashëse shqiptare nga procesi i jugosllavizimit, i cili po manifestohej me politikën zyrtare të bashkim vëllazërimit të shqiptarëve me popujt sllavë.

    Qysh nga ajo kohë filloi edhe procesi i gjatë, historik, për krijimin e Republikës së Kosovës, fillimisht si republikë e barabartë në federatën jugosllave, me synim që në këtë republikë të përfaqësoheshin shqiptarët e të gjitha viseve tona etnike, të cilat i mbante nën okupim Jugosllavia dhe në fund të bashkoheshin me Shqipërinë.

    Tani, 27 vjet më vonë, Kosova ka shpallur pavarësinë, e cila tashmë është pranuar dhe është njohur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe shumë shtete të tjera të botës. >>>
    Marsi i vitit 1981, shënoi jo vetëm ngritjen e vetëdijes kombëtare e politike të rinisë shqiptare të asaj kohe për liri, drejtësi dhe barazi, por edhe fillet e ndarjes definitive të shqiptarëve liridashës nga koncepti i bashkim vëllazërimit me popujt sllavë.
    Përderisa, më 11 dhe 26 mars, protestuesit shqiptarë kishin treguar grushtet e gjokset dhe ishin kacafytur fytafyt me forcat e rendit, më 1. 2 dhe 3 prill, rinia kryengritëse në Prishtinë kishte shkuar një hap më tej, ajo kishte rrëmbyer armët dhe kishte filluar ballafaqimin me forcat, të cilat vrisnin studentë, nxënës dhe punëtorë në Prishtinë dhe në shumë qytete të Kosovës.
    Në dalje të Prishtinës, në rrugën për në Besianë, (ish-Podujevë) qindra protestues ishin barrikaduar dhe iu kishin vërsulur forcave policore serbe që vinin nga Beogradi, me qëllim për ta shtypur dhe për ta përgjakur edhe më shumë rininë shqiptare të Kosovës.

    Zhvillimet që ndodhen në Kosovë në marsi dhe prill të vitit 1981, nuk kanë qenë zhvillime spontane, por as të organizuara nga një qendër organizative e ilegales sikur pretendojnë disa individë dhe grupe të caktuara.
    Nuk ishin spontane për shkak se gjendja e rënduar sociale e shqiptarëve në përgjithësi, ngecja në zhvillim, papunësia në rritje edhe më herët kishte paralajmëruar fillimin e revoltave.
    Kishte mjaftuar një shkëndijë, në natën e 11 marsit të atij viti, në Menzën e Studentëve, në Prishtinë për të marrë hov zbrazja e mllefit dhe e pakënaqësisë kundër politikës së Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, e cila vazhdonte t’ i trajtonte shqiptarët si pakicë kombëtare, edhe pse ishin popullata e tretë për nga numri i pjesëtarëve në ish-Jugosllavi, përnjëherë pas serbëve dhe kroatëve.
    Zhvillimet kishin marrë një rrjedhë logjike të shprehjes së papajtueshmërisë dhe në mesin e studentëve kishin depërtuar edhe disa emra të njohur të ilegales patriotike.
    Po ashtu, protestat dhe demonstratat e marsit të prillit nuk kanë pasur një qendër organizative, edhe pse në Prishtinë dhe në Kosovë ekzistonin disa grupe ilegale, madje disa nga ato edhe mirë të organizuara, të cilat në programin e tyre kërkonin lirinë dhe bashkimin e trojeve shqiptare me Shqipërinë, sikur ishte Grupi Marksist Leninist i Kosovës. Ndërkohë, në vlugun e protestave ishte afishuar edhe një kërkesë për krijimin e Republikës së Kosovës. Më vonë grupi ilegal i quajtur “Partia Komuniste, Marksiste-Leniniste e shqiptarëve në Jugosllavi” kishte marrë përsipër madje edhe organizimin e demonstratave, edhe pse protestuesit gjatë asaj kohe nuk dinin gjë për këtë parti as për kreun e saj.
    Jashtë këtyre rrjedhave politike dhe ideologjike të grupeve të caktuara ilegale ishin shumica e protestuesve, nxënës, studentë, punëtorë, fshatarë, të cilët protestonin në grupe të organizuara aty për aty dhe të cilat tashmë kishin mbështetur kërkesën për avancimin e pozitës kushtetuese të Kosovës nga autonomia në Republikë të barabartë me republikat e tjera të federatës jugosllave.
    Më 2 dhe 3 prill u shënua edhe kulmimi i shprehjes së revoltave. Kjo shkallë afirmative e protestave u shënua në dalje të Prishtinës, në rrugën e cila shpinte në Llap. Mbase ishte edhe rastësi, por duhet pasur parasysh edhe faktin se kryengritësit, ata që kishin rrëmbyer armët për t’ iu kundërvënë forcave intervencioniste serbe, në Besi, ishin nga pjesa e Kosovës, nga vendi ku kishte lindur dhe ishte rritur Adem Demaçi, i burgosur për herë të tretë nga regjimi titist jugosllav. Nuk kishin munguar as edhe thirrjet për lirimin e tij nga burgu.
    Nxënësit, studentët, punëtorët e fshatrave: Besi, Barilevë, Lupç, (vendlindja e Bacë Ademit) pastaj Prugovc, Vranidoll, Mirovc e fshatra të tjera përreth, më 2 dhe 3 prill të organizuar spontanisht arritën ta barrikadojnë rrugën në fshatin Besi, nga ku forcat serbe tashmë po depërtonin në Kosovë.
    Zhvillimet, brenda ditës kishin arritur cakun e shpërthimit të kryengritjes. Një grup protestuesish: Ruzhdi Hajdini, Sami Leci, Zijadin Hoxha, Ibush Kelmendi, Agim Leci, Agim Selmani, Zymer Krasniqi, Afrim Bllaca, e të tjerë u kishin rrëmbyer armët disa rojtarëve, kishin vendosur flamurin kombëtar në një shtyllë elektrike dhe kishin filluar ndalimin e automjeteve, disa prej të cilave me regjistrim të Serbisë ua kishin dhënë edhe zjarrin. Në vlugun e zhvillimeve dhe të kacafytjes së protestuesve me forcat policore, në mesin e të cilave kishte edhe shumë milicë shqiptarë, një grup i të rinjve ndalojnë një kamion me armë që vinte nga Serbia dhe marrin disa dhjetëra automatikë si dhe municion.
    Kryengritësit e parë të Pranverës shqiptare të vitit 1981, tashmë “kishin shpallur” Kosovën Republikë, kishin krijuar edhe territorin e parë të lirë dhe kishin pushtuar rrugën në disa kilometra. Ata, nën euforinë e zhvillimit të ngjarjeve kishin filluar edhe legjitimimin e kalimtarëve, duke i porositur serbët që herën tjetër ta nxirrnin pasaportën e Kosovës. Këto grupe të armatosura fillojnë edhe përleshjen me armë kundër “milicisë” intervencioniste serbe, që ishte sulmuar në tri pika, ndërkohë që ishte goditur edhe një helikopter i forcave të sigurisë, i cili me shpejtësi ishte larguar. Këtë fakt e dëshmojë të gjithë ata që kanë marrë pjesë në protesta, 38 nga të cilët janë dënuar me burg të rëndë deri në 15 vjet, për vepra të cilësuara nga regjimi si vepra kundërrevolucionare, terroriste.
    Pavarësisht finales dhe pasojave që kanë përjetuar 38 të akuzuarit dhe të dënuarit, katër të plagosurit nga ana e protestuesve si dhe përleshjeve fytafyt, pavarësisht të gjitha pasojave të tjera, kjo ngjarje, kjo kryengritje apo përpjekje për kryengritje, ka mbetur anash dhe, mjerisht sikur është pretenduar që të harrohet vetvetiu.
    Mirëpo faktet janë kokëforta. Po të shfletohen aktakuzat e ngritura nga gjykatat e asaj kohe, me të cilat protestuesit, shumë prej tyre të mitur, janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar, shihet mirëfilli se 2 dhe 3 prilli i vitit 1981, në këtë segment të rrugës: Prishtinë Besianë, (ish-Podujevë) shënohen fillet e një kryengritjeje të armatosur të shqiptarëve liridashës, kryengritje kjo, e cila me forcën e pushtetit policor u pezullua, por mesazhi i këtyre zhvillimeve mbeti shumë i qartë dhe ai do të vazhdonte me kërkesën: “Republikë kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”. Me hatër, me paqe, urtësi e përkulje e provoi Ibrahim Rugova dhe të gjithë ata që e pasuan deri në mars të vitit 1998, mirëpo një rrugë e tillë paqësore e skllavëruese nuk dha rezultat.
    Atëherë kur Legjendari ardhshëm i UÇK-së, Adem Jashari me trimat e tij të Drenicës, pastaj Zahir Pajaziti, Luan Haradinaj dhe shumë të tjerë rrokën armët dhe filluan luftën kundër okupatorit serb, kërkesa për republikë dhe pavarësi kishte filluar të realizohej me armë, me luftë dhe me një sakrificë kolektive të popullit tonë liridashës.
    Janë të papranueshme pretendimet e individëve të caktuar për ta përvetësuar kryengritjen e marsit dhe prillit të vitit 1981. Tashme dihen të gjitha ata që kanë qenë të përfshirë në këto rrjedha, më 11 mars, më 28 mars dhe1. 2. e 3 prill të po atij viti. Dihet kush pse është dënuar, dihen edhe fërkimet ideologjike e partiake të grupeve dhe individëve të caktuar, por kurrë nuk harrohen ata, që i lanë me gjakun e tyre rrugët e Prishtinës dhe të qyteteve të tjerë të Kosovës. Amaneti i tyre tashmë ka filluar të realizohet.

    kosova e lire

Faqja 1 prej 5 123 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Debati i Knusve (gjelave)
    By Brari in forum Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  2. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    By Drini_i_Zi in forum Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Referendumi serb shpallet i paligjshëm në Kosovë
    By Llapi in forum Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 17:12
  4. Mësimet e nxjerra nga dhuna në Kosovë
    By Albo in forum Portali i forumit
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 15-07-2006, 13:20
  5. Qosja: Mashtrim apo Naivitet?!
    By Llapi in forum Çështja kombëtare
    Përgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 13-02-2006, 11:32

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •