EUKARISTIA - BURIM BASHKIMI DHE PĖRSOSMĖRIE

Pasi ėshtė njė bukė e vetme, ne, edhe pse shumė, jemi njė trup i vetėm (1 Kor 10, 17)



Ēdo kremtim eukaristik merr njė domethėnie tė veēantė nė kėtė vit kushtuar Eukaristisė. Qė me enciklikėn Kisha nga Eukaristia Ati i Shenjtė Gjon Pali II premtonte pėrsėri qė ky vit tė “zgjonte tek tė krishterėt mahnitjen eukaristike”, do tė thotė mrekullinė pėrballė “madhėshtisė hyjnore” (Paul Claudel), qė ėshtė Eukaristia.

Shėn Pali shkruan: “Kelku i bekimit qė ne e marrim nuk ėshtė vallė bashkim me gjakun e Krishtit? Dhe buka qė ne ndajmė nuk ėshtė vallė bashkim me korpin e Krishtit?” Eukaristia ėshtė pra nė themel njė mister bashkimi. Ne njohim lloje tė ndryshme bashkimi. Njė, mjaft intim, ėshtė ajo midis nesh dhe ushqimit qė marrim, sepse ky i fundit bėhet mish i mishit tonė dhe gjak i gjakut tonė. Shpesh dėgjojmė nėna qė u thonė krijesave tė tyre, ndėrsa i shtrėngojnė nė kraharor dhe i puthin: “Je kaq i mirė e tė dua shumė, sa do tė tė haja!”. Ėshtė e vėrtetė qė ushqimi nuk ėshtė njė person i gjallė dhe inteligjent me tė cilin mund tė shkėmbejmė mendime dhe ndjenja, por le tė supozojmė, pėr njė moment, qė ushqimi ėshtė vetė ai i gjallė dhe inteligjent, nuk mendoni se atėherė do tė kishim mė sė fundi njė bashkim tė pėrsosur? Por, kjo ėshtė pikėrisht ajo qė ndodh nė bashkimin eukaristik. Jezusi, nė fragmentin ungjillor, thotė: “Unė jam buka e gjallė, zbritur prej qiellit… Mishi im ėshtė ushqim i vėrtetė… Kush ha mishin tim ka jetėn e pasosur” (shih Gj 6, 51-58). Kėtu ushqimi nuk ėshtė thjesht njė gjė, por ėshtė njė person i gjallė. Kemi mė intimin, edhe pse mė misteriozin, e bashkimeve. Tė shohim atė ēka ndodh nė natyrė, nė fushėn e tė ushqyerit. Ėshtė principi jetėsor qė mė i forti asimilon atė mė pak tė fortė. Ėshtė vegjetali (bimėsia) ai qė asimilon mineralin, ėshtė kafsha qė asimilon vegjetalin (bimėsinė). Edhe nė raportet ndėrmjet njeriut dhe Krishtit zbatohet ky ligj. Ėshtė Krishti qė na asimilon nė vetvete; ne transformohemi nė Tė, jo Ai nė ne. Ndonjė materialist ateist shprehet: “Njeriu ėshtė thjesht ajo ēka ha”. Pa e ditur, jep njė pėrkufizim maksimal tė Eukaristisė. Falė sajė, njeriu bėhet me tė vėrtetė ajo ēka ha, do tė thotė korpi i Krishtit!

Por le tė ndjekim tekstin e shėn Palit: “Pasi ėshtė njė bukė e vetme, ne, edhe pse shumė, jemi njė trup i vetėm: pse tė gjithė jemi pjesėtarė tė njė buke tė vetme”. Ėshtė e qartė qė nė kėtė rast tė dytė fjala “trup” nuk tregon mė trupin e Krishtit tė lindur nga Maria, por tregon “tė gjithė ne”, tregon atė trup mė tė madh tė Krishtit qė ėshtė Kisha. Kjo do tė thotė qė bashkimi eukaristik ėshtė gjithmonė edhe bashkim ndėrmjet nesh. Duke ngrėnė tė gjithė tė vetmen bukė, ne formojmė njė trup tė vetėm. Cila ėshtė pasoja? Qė nuk mund tė kemi bashkim tė vėrtetė me Krishtin, nėse jemi tė ndarė midis nesh, urrehemi, nuk jemi gati pėr ripajtim. “Nėse ti ke fyer njė vėlla”, thotė shėn Augustini, “nėse ke kryer njė padrejtėsi kundėr tij dhe pastaj shkon pėr tė marrė kungimin sikur tė mos kish ndodhur asgjė, ndoshta shkon edhe me plot entuziazėm, ti i pėrngjan dikujt qė sheh t'i vijė pėrballė njė mik tė cilin nuk e sheh prej kohėsh. I afrohet me vrap, i hidhet nė qafė dhe ngrihet nė majė tė gishtave pėr ta puthur nė ballė… Por, ndėrsa bėn kėtė, nuk vėren qė po i shkel kėmbėt me kėpucėt me thumba. Vėllezėrit nė fakt, nė veēanti mė tė varfėrit dhe mė tė braktisurit, janė gjymtyrė tė Krishtit, janė kėmbėt e tij akoma tė mbėshtetura kėtu mbi dhč”.

Kur meshtari na jep Osten, thotė: “Korpi i Krishtit”, dhe ne pėrgjigjemi: “Amen!”. Tani e dimė kujt i themi “Amen”, do tė thotė: “Po, tė pranoj”: jo vetėm Jezusit, Birit tė Hyjit, por edhe kujt jeton pėrbri nesh.

Zot Jezus, vetėm ti je ushqimi ynė i vėrtetė, Buka e gjallė, i vetmi i aftė qė na jep dhe na e pėrjetėson jetėn, bėj qė mjegullat e botės tė mos errėsojnė sytė tanė, me qėllim qė t'ia arrijmė gjithmonė tė tė njohim si Krijuesin dhe Shėlbuesin tonė. Ti qė na ke dhuruar vetė korpin tėnd pėr tė na shėlbuar, mos lejo qė pėrkėdheljet lajkatare tokėsore tė na largojnė nga Ty nė kėrkim tė njė ushqimi tjetėr qė nuk na ēon nė jetėn e amshuar. Tė kėrkojmė qė zemra jonė, me sytė e fesė, tė mund ta njohė gjithmonė praninė tėnde nė bukėn dhe nė verėn e kremtimeve tona eukaristike. Dhe duke njohur praninė tėnde nė kremtimin eukaristik tė mund ta njohim edhe nė jetėn kishtare, nė bashkimin dhe dėgjesėn kishtare dhe nė fjalėn e predikuar nga Apostujt.

Ati i Shenjtė, Papa Benedikti XVI, nė fjalėn e tij drejtuar klerit tė Romės mė 13 maj 2005, na mėson qė dėgjesa kishtare ėshtė nė praktikėn e pėrditshme, veēanėrisht pėr meshtarin, dėgjesė ndaj Ipeshkvit tė tij. Duke pėrjetuar kremtimin eukaristik le tė jenė njė nxitje pėr ne kėto fjalė tė Atit tė shenjtė, me qėllim qė tė gjithė ne tė mund tė jemi, nė dėgjesė ndaj Krishtit dhe barinjve tė Kishės, tė gjithė tė bashkuar, pėr t'i dėshmuar botės dashurinė e Krishtit tė kryqėzuar dhe tė ringjallur. Jezu Krishti tė na mėsojė tė kemi gjithmonė mes nesh tė njėjtėn dashuri me tė cilėn Ai na ka dashur, me tė njėjtin pėrkujdes, mirėkuptim dhe pėrdėllim qė Ai pati mbi tė gjitha ndaj tė vetėve. Dhe akoma, le ta bėjmė tonėn ftesėn e Atit tė Shenjtė qė tė “intensifikojmė dashurinė dhe devocionin ndaj Jezusit Eukaristi” dhe “tė shprehim nė mėnyrė tė guximshme dhe tė qartė besimin nė praninė reale tė Zotit sidomos nėpėrmjet solemnitetit dhe korrektėsisė sė kremtimeve”.