Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Bashkimi Katolik i Publicisteve Shqiptare - UCIP

    Shtypi Katolik Shqiptar


    Bashkimi Katolik I Publicistėve Shqiptarė
    Union Catholique Internationale de la Presse - UCIP



    Ditėt e nėntorit 1990 qenė ato qė hapėn njė faqe krejt tė re nė historinė e Shqipėrisė, dhe, mbas gati pesėdhjetė vjetėsh tmerri dhe vdekje, pėrsėri njė faqe tė re edhe pėr Kishėn Katolike nė Shqipėri, gjatė tė cilave iu mohua e drejta pėr tė vepruar, jo vetėm fetarisht, por edhe kulturalisht. Gjatė viteve tė stėrgjata tė sundimit tė territorit ateist nė vendin tonė, jo vetėm u bėnė kulm e themel kisha e xhamija, por gjithēka ishte fetare u zhduk dhe jo vetėm nėpėr biblioteka por edhe ndėr shtėpia.

    Edukata marksiste-leniniste qe ajo qė u vendos nė tė gjitha shkollat.

    Liria e papritur fetare transmetuar popullit “de facto”, pa asnjė paralajmėrim, qe ajo qė mbushi me gėzim tė gjitha zemrat e besimtarėve shqiptarė.

    Siē kam pasur rastin ta them edhe nė librat e mi, nė revistat e mia, Kisha e Zojės Rruzare qe ajo qė u hap e para, pa asnjė paralajmėrim dhe pa asnjė shkresė zyrtare: pa vulė, e pa firmė.

    Kur, i thirrur nga disa tė rinj, qė erdhėn tek shtėpia ime, pėr tė mė lajmėruar, shkova me ēantėn e meshės nė dorė, pėr tė thėnė pas kaq vitesh meshėn e parė, gjeta shumė popull nė oborrin pėrpara, dhe thashė meshėn time tė parė nė njė kishė, pas shugurimit tim klantestin nė marsin e 1954. Gėzimi im qe i papėrshkrueshėm, sikurse edhe ai i popullit katolik. Po ashtu i papėrshkrueshėm qe edhe gėzimi i Dom Mikel Koliqit tė cilit shkova pėr t`i paraqitur rrjedhėn e ngjarjeve dhe pėr tė marrė nga ai lejen pėrkatėse pėr ritet fetare. (foto 1)

    Pas asaj dite, jo vetėm frekuentimi i popullit qe i papėrmbajtshėm, por nė veēanti ai i fėmijėve, tė rinjve dhe tė rejave, si dhe shumė profesorave, tė cilėt, vinin ēdo ditė pėr njė punė ose njė tjetėr, aq sa kur unė me 15 prill 1991 vendosa tė themeloj Veprimin Katolik tė Rinisė, frekuentonin kishėn nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr, rreth 700 tė rinj dhe tė reja, fėmijė tė tetėvjeēares e po ashtu disa profesorė Universiteti. (Tė gjitha kėto tė dhėna e tė tjera i kemi pasqyruar nė librin: Veprimi Katolik i Rinisė 1991-2001.)

    Tė shumta qenė edhe delegacionet e huaja qė vinin pothuajse ēdo ditė tek kisha, pėr tu njohur me zhvillimin e ngjarjeve dhe pėr tė sjellur dhuratat e tyre pėr kishėn dhe rininė.

    Ndėr tė parat duhet tė pėrmendim atė tė Vatikanit kryesuar nga Imz. Franēesko Monterisi, Mons. Diego Causero dhe Atė Pedro Maione.

    Zė njė vend nderi monsinjori austriak Hubert Ėilschoėitz me ndihmat e pallogaritshme tė Europaischer Hilfsfonds si dhe delegacione tė tjera tė shumta nga Anglia, Franca etj.

    Ndėr ndihmat qė thamė mė parė, ndėr tė tjera na solli shumė letra shkrimi, shumė tubeta boje tė zezė, dy shaptilografe dhe njė makinė shumėfishuese risograf me tė cilat ne na u bė e mundur, hap pas hapi, tė fillonim botimet e revistave tė para fetare nė nėntor

    1991: Mbas Teje me drejtues Dom Ndoc Nogaj me dhe pėr tė rinjtė, dhe mė vonė Rrezja Jonė po me kėtė drejtues me e pėr tė rriturit. Nė shtator tė vitit 1993 u themelua shtypshkronja “Zoja Rruzare”.

    Kėto qenė revistat tona tė para shqip nė 500 kopje tė cilat ne i shpėrndanim falas, e po ashtu filluam t`i shpėrndajmė edhe nė botėn e jashtme.

    Nė lulėzimin e kėtij aktiviteti tė pandėrprerė dhe intensiv, nė nėntorin e vitit 1991 formuan kėshtu shoqatėn tonė “Shtypi Katolik Shqiptar”.

    Po me kėtė mėnyrė e mė kėto mjete filluam nė janarin e vitit 1993, tė botojmė revistėn pėr fėmijė: Drejt Jetės me drejtues Dom Ndoc Nogaj dhe pėrsėri nė muajin shkurt revistėn pėr familjet e krishtera: Familja e Krishterė me po kėtė drejtues. Entuziasmi i tė rinjve dhe i popullit, sigurisht ishte i madh, pasi ne tė gjitha kėto i shpėrndanim falas.

    Pėr mė hollėsisht lutemi tė konsultoni librin: D. N. Nogaj – Shtypi Katolik Shqiptar – 1991 nėntor 2001.

    Me 24 shkurt 1996 themeluam Bashkimin Katolik tė Publicistėve tė Rinj e cila u njoh zyrtarishtme me 16 qershor 1996 nga organizata ndėrkombėtare UCIP, Gčneve - Zvicėr. Kjo shoqatė pėrbėhej nga kėto pjesėmarrės: Greta Marku, presidente; Vjollca Kopsaj, sekretare, dhe anėtaret: Rozeta Bjanku, Adrian Paci, Silvana Sterkaj, Ina Laca, Vasenka Rangu, Julia Pepa, Ēiljeta Gjonej, Liljana Rripaj, Doloreta Ndoka, Arjan Daija, Luigjino Gajtani, Arjanita Lukaj, Silva Gjeluci, Ina Lleshi, Irina Shegani, Stela Franja, Ardian Gjonej, Bruna Dallnesi, Gjon Marku, Jurida Pali, Rafaela Marteta, Juli Lleshi, Abila Zefi. (foto 2)

    Po ashtu edhe me 10 korrik 1997 themeluam edhe “Bashkimi Katolik tė Publistėve Shqiptarė (tė rritur)” me kėta anėtarė:

    Stefan Ēapaliku, president; Adrian Paci, sekretar; Alfred Ēapaliku, Gjon Shllaku, Tefė Topalli, Dom Ndoc Nogaj, Imzot Frano Illia, Imzot Mark Sopi, Imzot Zef Simoni, Padre Lello Lanzilli, Dom Zef Gashi, Ardian Marashi, Aurel Plasari, Primo Shllaku, Trifon Ziu, Andrea Hila, Valbona Qehaja, Entela Tabaku, Zef Paci, Tomė Sheldija, Marjan Paloka, Vili Kamsi, Tonin Naraēi, Zef Staku, Aneta Ashta, Lec Zadeja, Zef Lekaj, Angjelin Nėnshati, Jolanda Baba, Romeo Gurakuqi. (Siē thamė mė sipėr tė gjitha kėto gjenden mė me detaje nė fq. 76-77 tė librit mė sipėr). (foto 3)

    Organizata e Bashkimit Katolik tė Publicistėve Shqiptarė vendosi tė botojė dhe revistėn e saj “Phoenix” me drejtor Dom Ndoc Nogaj, e cila nga ai vit vazhdon tė dalė edhe sot. Tė gjitha revistat qė thamė mė sipėr vazhdojnė tė botohen edhe sot dhe tė shpėrndahen pjesėrisht falas si nė vend dhe nė botėn e jashtme.

    Shtypi Katolik Shqiptar pėr vetė karakterin e tij universal: pėr t`i folur rinisė, fėmijėve, familjeve dhe inteligjencės sė vendit, pati gjatė viteve urime, pėrgėzime dhe falenderime nga tė gjitha shtresat dhe tė gjitha instancat e Kishės Katolike por edhe atyre civile si dhe shkollore.

    Gjatė viteve, ky shtyp pėrmbushi mė sė miri detyrat qė ia kishte vėnė vetes: pėr mbrojtjen e Kishės Katolike dhe dogmave tė saja, dalzotjen e tė drejtave rinore dhe familjare si dhe tė moshės sė mitur, pėr t`i mbrojtur ato jo vetėm nga mėsimet e rreme tė sė kaluarės, por edhe nga mėnyrat e ndryshme tė futjes sė korrupsionit si me shkrime ashtu edhe me propagandat e ulėta tė televiozorit nė vendin tonė.

    Nė arkivin e kėtij institucioni tė shumta janė letrat e urimeve dhe pėrgėzimeve tė dėrguara duke filluar nga: Ati i Shenjtė Gjon Pali II, Arqipeshkvij, ipeshkvij, njerėz tė pushtetit dhe, nga populli. Shtypi Katolik Shqiptar do t`i qėndrojė besnik detyrės fisnike tė edukimit fetar e kulturor tė tė gjitha shtresave ashtu si ia ka vėnė detyrė vetes para 15 vjetėve.

    U dalluan gjatė viteve nė njė mėnyrė tė veēantė: Greta Marku, Frano Luli, Renata Vuksani, Irma Pali, Klodian Kojashi, Stefan Ēapaliku, Alfred Ēapaliku, Adrian Paci, Andrea Hila, Simon Pepa, Tom Sheldija, Vili Kamsi, dhe shumė e shumė tė tjerė si nga Rinia dhe nga inteligjenca.



    Foto 4: Themelohet shtypshkronja “Zoja Rruzare” me kėto anėtarė: A. Paci, J. Shiroka, I. Shegani, G. Ujka, L. Bėrthama.

    Foto 5: Qendėr e re e shtypshkronjės “Zoja Rruzare” nė shtėpinė e A. Gjonej dhe me bashkėpunėtorė tė rinj, sipėr nga e majta: A. Gjonej, M. Ēuni, L. Gajtani, Z. Paci, D. N. Nogaj, teknik italian, G. Ujka, A. Hila, F. Luli; nė mes L. Bėrthama, D. Ndoka,

    A. Rripaj, I. Shegani; poshtė nga e majta A. Daija, G. Marku, F. Paci, L. Rripaj.

    Foto 6: Festohet 10-vjetori i Shtypit Katolik Shqiptar

    Foto 7: Festohet numri 100 i revistės “Mbas Teje” me kėta anėtarė sipėr nga e majta: A. Stenaj, K. Kojashi, D. N. Nogaj,

    R. Vuksani, A. Gjeka, G. Marku, E. Maēaj, poshtė nga e majta Adelina, M. Nėnshati, G. Kiri, I. Pali.



    Botimet e Bashkimit Katolik tė Publicistėve Shqiptarė



    Periodikė


    Nėntor 1991 - Botohet revista e pėrmuajshme fetaro-kulturore pėr tė rinjtė MBAS TEJE
    Nėntor 1991 - Botohet revista fetaro-kulturore pėr tė rriturit RREZJA JONE
    Shkurt 1993 - Botohet revista fetaro-kulturore pėr familjen FAMILJA E KRISHTERE
    Janar 1993 - Botohet revista fetaro-kulturore pėr fėmijė DREJT JETES
    Gusht 1997 - Botohet revista kulturore pėr intelektualėt PHOENIX



    Botimet e Dom Ndoc Nogaj


    Libra


    Viti 1999 Humbje dhe fitore – Kisha Katolike Shqiptare, 1944 nėntor 1990
    Viti 2000 Unė besoj, Ēfarė, Pėrse, - Vėll I
    Viti 2001 Veprimi Katolik I Rinisė, 1991 Prill 2001
    Viti 2001 Unė besoj, Ēfarė, Pėrse, - Vėll II
    Viti 2001 Shtypi Katolik Shqiptar, 1991 nėntor 2001
    Viti 2002 Unė besoj, Ēfarė, Pėrse, - Vėll III
    Viti 2002 Unė besoj, Ēfarė, Pėrse, - Vėll IV
    Viti 2003 Tė pėrgjamėt e Krishtit – Th. H. Kempis - Pėrkthime
    Viti 2003 Shtypi katolik shqiptar pėr MARTIRET
    Viti 2003 Rinia Katolike Shqiptare “JO” Dėshmitarėve tė Jehovait
    Viti 2003 Unė besoj, Ēfarė, Pėrse, - Vėll V
    Viti 2004 Unė besoj, Ēfarė, Pėrse, - Vėll VI
    Viti 2004 Unė besoj, Ēfarė, Pėrse, - Vėll VII
    Viti 2004 Shtypi Katolik Shqiptar pėr Kishėn Katolike Shqiptare Martire



    Adresa:
    Bashkimi Katolik i Publicistėve Shqiptarė
    Sheshi Gjon Pali II, pranė Katedrales Shkodėr
    Tel. +355(0)2243709
    Cel. +355(0)682734962
    e-mail: mbasteje@yahoo.it


    Don Ndoc Nogaj

    foto 1:


    foto 2:


    foto 3:
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga NoName : 13-03-2006 mė 18:11

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    foto 4:


    foto 5:


    foto 6:

  3. #3
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    foto 7:


    ps. forumista ju kerkoj falje, mirepo dergimi i fotove qenka i kufizuar deri ne 3 :(

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  3. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  4. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •