Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 130

Tema: Mistere

  1. #61
    Deni une nuk jetoj ne Shqiperi dhe skam mundesi ti postoj atje. Dikur kur isha aty i botoja madje kam bere dhe emisione ne radio por kane kaluar shume vite. Sidoqofte keto qe une shkruaj ketu ne forum jane prone e te gjitheve dhe kush deshiron eshte i lire ti marri dhe ti perdori.


    Ky material eshte marre nga Ash Mural Gallery dhe flet per deklaratat e Hurtak dhe zbulimet e bera prej tij. Meqe ka lidhje me temen po e postoj te plote.

    Historite me ngjyra jane argetuese... por ajo qe me intereson mua eshte nje pamje me e permbledhur e asaj qe po ndodh me te vertete ne Giza dhe ne vende te tjera. Dje isha me fat kur mora nje video ne te cilen ishte filmuar Dr. James Hurtak duke folur ne konferencen e NEXUS ne Sydney, Australi vitin e kaluar. A ju kujtohet ai materali interesant mbi websiten e Kent Steadman ku deklarohej se Hurtak dhe grupi i tij studiues kishin marre pjese ne nje nje germim arkeologjik Top Sekret ne Giza? E pra Hurtak spo tallet aspak me kete deklarate madje eshte shume serioz. Per shkak te natyres shume sensitive te ketij fakti dhe projekteve te lidhura me te ai nuk ishte ne gjendje qe te paraqiste me shume se nje numer te kufizuar filmimesh te cilet ne pjesen me te madhe ishin vetem per syte e te pranishmeve ne salle. Ishte e qarte per mua qe Hurtak po thoshte shume me pak sesa do te donte apo sesa kishte zbuluar por edhe ajo qe tha ishte shume provokuese. Sipas tij ka nje labirinth tunelesh dhe dhoma te tera me objekte me vlere, disa ne madhesine e nje katedraleje dhe qe ndodhen poshte Gizes te vendosura nga nje civilizim i avancuar. Ne kete zbulim po punon nje grup shkenctaresh japonez, europian dhe Amerikan ne nje projekt qe mesa duket eshte i klasifikuar si shume sekret.

    Kur Zawi Hawass sajoi ate videon qesharake me FOX Channel, ajo ku ai zbulon nje skelet (te cilin e kishte futur me pare vete aty) dhe deklaron se ka zbuluar Varrin simbolik te Osirisit, doktori "i mire" po leshon fendat e tij si zakonisht. Nuk ka qene Hawass por ishte grupi i Hurtak, i pajisur mese miri me aparatura te ndryshme qe zbuloi sarkofagun dhe qe mund te thuhet me plot gojen qe eshte vetem maja e ajzbergut. Se cfare artifaktesh kane zbuluar ata me saktesi ne ato dhoma te fshehta te mbushura me uje (te cilat i thane me pompa) Hurtak nuk permendi shume detaje. Por ai pershkroi ate qe antiket kane patur nje sistem drite vetendricuese qe vinte nga nje burim energjia por se cfare eshte ky burim energjie, nuk e di. Hurtak tregoi nje klip ku ishte filmuar nje si raft ne kohen qe germohej me sonde. Ai tregoi nje tunel ne brendesi te Sfinksit dhe ato qe duken si dy hyrje nga mbrapa, njera e germuar nga grupi i Hurtak. Ai tha se keto hyrje ishin te lidhura me piramidat dhe me nje sistem te gjere tunelesh. Po ashtu u treguan filmime te testeve me radar qe ishin kryer dhe ku dukej qarte dhoma drejtkendore nen Sfinksin. Hurtak perseriti vazhdimisht referenca te asaj te cilen ai e quante 'Lordet e Kohes', nje rrace qeniesh shume te zhvilluara dhe praktikues te gjeometrise te zberthimit te drites, e njejta gjeometri dhe numra te cuditshem qe jane te pranishme ne fraktalet e Rratheve ne Grure afer Stone Henge dhe ne vende te tjera.
    Gjuha eshte nje gjuhe Enokiane e drites dhe e prejardhjes shpirterore. Sipas Hurtak, njerezimi eshte nje 'eksperiment' tecilit i ka ardhur koha te 'perfundoje' sa me shume qe i afrohemi ndryshimit te thelle ne nje bote ndergjegjeje, e shoqeruar nga zbulime te cilat do e ndryshojne fytyren e shkences pertej imagjinates me te pasur tonen, si psh ajo e energjise se pikes zero.

    DUke ju referuar Hurtak nje rrace e avancuar jashtetokesoresh apo qeniesh te larta te urdherit te Melchizedek (ne mos gabohem Melchizedek ka qene djali i Enokut -Darius) kane lene ne toke qendra te burimit te energjike ose kaspula kohe ku ben pjese dhe networku i nendheshem i Gizes. Ai i referohet po ashtu nje germimi madheshtor qe po zhvillohet aktualisht poshte Pacifikut ku ndodhen piramida dhe dhoma te ngjashme si dhe ne Kine te cilen e ka vizituar personalisht. Ne konference u treguan disa filmime te mrekullueshme te mumjeve njerezore te cilat jane fshehur nga publiku. Per te qene me i sakte njera prej ketyre mumjeve futet ne kategorine e "qenieve" qe smund ti quaj humane. Disa nga keto filmime jane bere ne nje zone te njohur si 'Shambala' (Shambala ose Shamballa eshte qyteti legjendar, pjese e mbreterise se nendheshme Agartha ku mendohet se nje pjese shume e avancuar e civilizimeve te lashta zgjodhi si vend per te jetuar larg siperfaqes se tokes dhe vazhdoi rrugen e saj te zhvillimit e padiktuar nga pjesa tjeter e njerezimit qe mbeti ne siperfaqe per mijera vjet me rradhe. -Darius) dhe ku dallohej nje foto e mrekullueshme nga afer e nje mumje qe dukej si nje Tibetian me nje shenje 3 dimensionale spirale, nje motiv qe dukej sikur ishte gedhendur ose te ishte pjese fizike e fytres, si nje lloj nishani i kuq qe nga lindja.

    Hurtak tregoi po ashtu dhe foto te marra nga koleget e tij te nje forme drite trekendeshe qe qendronte pezull mbi Stonhenge ku kendet e bazes ishin te pozicionuara nga mbrapa. Ai kete e quajti si nje form-drite te Merkaba, si vete piramida, nje paraqitje simbolike e trashegimise shpirterore dhe lulezimin e ndergjegjes. Faktikisht ai tregoi shume gjera por shpesh eshte e veshtire te ndiqet gjuha e Hurtak dhe do me duhet ta rishikoj edhe njehere tjeter.
    Pamja e tij e ngjashme me nje profet te ashper Enokian ne vend qe ta ndihmoje, pa dyshim do perdoret kunder tij nga sharlatanet dhe tregtaret e disinformacionit per ta demtuar dhe hedhur jo vetem balte mbi punen e bere por ne rradhe te pare per te fshehur urgjentisht rrjedhjen ne publik te ketij informacioni kaq sekret.

    Shpresojme qe te kemi me shume informacione nga Hurtak ne te ardhmen por deri tani mesuam qe jane bere te pakten 4 tentativa per ta vrare ku e fundit ishte 3 dite perpara se te nisej per Sydney. Raportet e policise u zhduken dhe kjo i beri te qarte Dr. Hurtak qe nga ky moment e me pas ai eshte i vetem dhe pa mbrojtjen e ligjit.

    Dr. Hurtak, e vetmja rruge eshte qe te beni publike sa me shume informacionin tejet sensitiv qe dispononi, pjese te te cilit e treguat me aq rezerva ne konferencen e NEXUS.

    p.s. banished tani e pashe qe kishe shkruar perseri ne lidhje me temen. Nese ty nuk te mjaftojne referencat se nga eshte marre materiali mbi Precedentin e Ekuinokseve dhe shpjegimi shume me teper se rracional qe eshte aty, me fal po une nuk jam profesor ne Cambridge University sic jane ata tipat qe e kane studiuar dhe shkruar. Nese ti nuk bindesh nga ajo qe thone shkenctaret astronome aq me pak do te te bind une. Per kete pike skam me se cfare te them. Ndersa per Biblen po ta them po e vazhdon kot ti biesh atij butoni. Te njejten gje qe te thashe shkrimin tjeter po ta them edhe ketu. Ai ka referuar perpara nje audience qe e njeh mire Biblen dhe nje llogjike e thjeshte te shtyn te mendosh qe nje njeri qe kerkon kredibilitet nga nje spektator i vecante (shkenctare, doktore dhe studiues) ska sesi te kepusi pallavra sepse e ka te qarte se cfare vjen si rezultat. Sidomos tek Bibla qe te gjithe e njohin mire. Kjo eshte llogjika ime per kete. Nese edhe kjo ste mjafton si shpjegim, me fal po skam asnje tjeter me te mire. Sa per formulen qe se ke kuptuar e ke te shkruar ne anglisht dhe te shpjeguar per cdo simbol. Duke pare formulen fizike poshte emrit tend mendova se duhet ta kesh te lehte ta kuptosh (sidomos me shpjegimet qe ka te dhena aty). Nese nuk e kuptove atehere mjafton pjesa qe kam shkruar ne anglisht-shqip sepse eshte shume me e qarte. Dhe referencen per ate pjese e ke aty. Shkrimi qe sapo bera eshte nje konfirmim i filmimit qe eshte pare dhe ekziston. Une se kam pare, sic nuk kam pare shume gjera. Ne kete pike kjo mua me ve ne te njejten pozite me ty. Arsyet pse filmi nuk behet publik mund te jene te shumta. Nese e njeh mire konspiracine qe ekziston ne shkencen alternative dhe sidomos ne fenomenet e ketij lloji (perfshi ufo-t) nuk eshte e veshtire te kuptohet se cndodh ne raste kur ka rrjedhje te informacionit per gjera qe jane off limit dhe nga ato qe te iken koka jo njerit po 30 vetave menjehere. Me shume se kaq nuk kam cfare te sqaroj. Kjo eshte e vetmja pergjigje qe mund te te jap dhe personalisht skam me nder mend te pergjigjem per gjera qe i quaj te sqaruara.

    p.p.s. NJe saktesim i vogel, Melchizedek ska qene djali i Enokut por pasardhes i tij. Dmth e njejta linje gjaku. Djali i Enokut ka qene Methuzaleh.

  2. #62
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anėtarėsuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450
    Darius. edhe nje gje. nese ti do te mundesh te na tregosh referencat per cdo shkrim dhe jo ne menyre te pergjithshme, do ishte shume me mire. Te pakten edhe ne te dijme se ku te kerkojme per nje informacion me te zgjeruar dhe shkencore.
    Shume rrespekte nga une

  3. #63
    Deni une materialet e mija kryesisht i marr neper librat qe spara gjehen neper librarite dhe duhen urdheruar online. Jam anetar i nje shtepie botuese ne Texas website i te cilit eshte www.hiddenmysteries.com ndersa vete shtepia botuese quhet TGS. Keta botojne libra qe ose nuk gjenden me ne treg ose jane te ndaluar (po mos u habit, ka shume libra te tille qe jane te ndaluara ne Amerike) dhe i shperndajne nepermjet internetit. Referenca mund te te jap dhe nese ke mundesi te besh blerje ne internet atehere do te te keshilloja shume kete liber Forbidden History te cilin e gjene ne Amazon.com dhe me cmim te lire. Me poshte po te ve foton e librit.

    p.s. Po te kontrollosh me kujdes website qe te dhashe diku ke nje vend ku te mundesojne te besh download ne pdf listen e plote te librave qe ata kane. Kete liste e freskojne shume shpesh. Eshte shume e gjate po ja vlen sepse jane kryesisht libra te kesaj natyre.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #64
    Meqe tema deri tani ka vazhduar deri diku me Piramidat dhe misteret qe e shoqerojne ate do ju sugjeroja te shikoni kete dokumentarin qe sapo e bera upload ne googe video. Eshte nje dokumentar i hartuar nga John Anthony West, nje nga studiuesit e lashtesise dhe mendimtar alternativ, kundershtues i forte i shkolles tradicionale te egjyptologjise dhe investigues i palodhur per zbulimin e fakteve qe provojne lashtesine e monumenteve te Gizes, sidomos Sfinksit, me mijera vjet me shume sec pretendojne egjyptologet dhe shkenctaret e sotem.
    Eshte ne anglisht dhe nje nga dokumentaret me te bukur qe mund te kem pare te ketij lloji. Mysteriy Of The Sphinx

  5. #65
    Italishten e njoh dhe shume mire po me pelqen me shume ti degjoj ne anglisht keto emisione. Tani ne lidhje me dokumentarin une nuk i bej avokatine por njoh shume mire autorin e ketij dokumentari dhe nuk eshte as sharlatan dhe as karagjoz. Sa per ate gjeologun qe thua qe ishte arrogant dhe i percipet apo thjesht hipotetik smund te jem dakort me ty. Une nuk e di cfare quan ti hipoteze dhe cfare quan fakt pasi Schorc aty shpjegon shume shkencerisht faktorin eroziv te ujit dhe paraqet detaje sesi jane krijuar linjat dhe shtresat nder vite. Tjetra, qe koka e Sfinksit nuk perputhet me trupin ate e pranojne dhe vete egjyptologet dhe vete ata kane dale me teorine qe koka mund te jete rigedhendur. Pastaj ska pse te degjosh majtas dhe djathtas, vjen nje moment qe njeriu duhet te mendoje me koken e tij. Kur shikon nje monument si Sfinki dhe me nje persosmeri te tille ne permase, simetri, proporcione te barabarta ndersa koka nuk perputhet kete smund ta quash as rastesi dhe as gabim ne llogaritje. Natyrisht ne kete rast eshte thjesht nje teori por qe ka kuptim.
    Te lexoj qe shpesh permend fjalen 'skup', sencacion, fitojne para, shesin libra... Po njeriu nuk mund te ushqehet me bar dhe rere. Kur shpenzon 40 vjet te jetes tende duke studiuar dhe perpjekur te provosh nje teori duhet edhe te hash e te pish. Te njejten gje bejne dhe ata egjyptologet e famshem po ironia eshte qe ne kete rast ata squhen spekulatore apo skupaxhinj pavaresisht se librat e tyre si ble dot se jane shume te shtrenjte dhe ne simpoziumet apo konferencat qe bejen se ble dot bileten se te bie kokes. Pra ky standart i dyfishte nuk eshte i drejte.
    Ne kete emision nuk ka asnje farse. Eshte bere qe ne vitin 1993 (ne mos gaboj) dhe kur thua qe nuk eshte bere debat i hapur je gabim. Ky emision eshte bere ne kohen kur sapo kishte filluar te dilej hapur mbi keto teori dhe qe nga ajo kohe ka rrjedhur shume uje dhe J. A. West nuk eshte me i vetem po ka me qindra te tjere. Debate ka patur dhe keto gjera i jane perplasur egjyptologeve publikisht dhe ne podiumet shkencore ku nuk kerkohet as sencacion dhe as para.
    Mua e ben pershtypje fakti qe psh ne rastin e Scorch ai eshte nje shkenctar me kredibilitet te theksuar dhe kompetent ne fushen e tij. Megjithate ti (dhe jo vetem ti) nuk ngurron ta quash sencacionist apo arrogant supozues... Pse? Sepse del me nje teori qe mundohet ta provoje shkencerisht (dhe qe ja arrin ta provoje mese shkencerisht) dhe perseri mbetet manipulator dhe spekulativ?
    E di ti si konsiderohet egjyptologjia nga vete egjyptologet? Si shkence qe nuk ben pjese ne shkencat e forta ose Hard Science. Dhe si rezultat nuk behet objekt i te njejtes praktike qe i nenshtrohen shkencat e tjera. Pra me pak fjale bazohet ne supozime, teori dyshime, enigma.... Por ne rastin kur argumentave te tyre i kundervihet nje prove shkencore e di ca ndodh? Perseri argumenti i famshem qe nuk eshte shkence e forte dhe nuk eshte objekt i standarteve si shkencat ekzakte psh.
    Nje dokumentar nuk mjafton te krijosh ide te sakte mbi dicka. Eshte nje fillim dhe mund te vleje si shkendije. Sjam aspak dakort kur thua qe dokumentari skishte asgje interesante. Ka dhe ka shume momente qe jane te rendesishme dhe me te vertete ngrene pikepytje shume serioze. Objekti i temes nuk eshte dokumentari sepse nuk mund te vesh nen lupe gjithe egjyptologjine me nje dokumentar prej 1 ore e gjysem por eshte nje fillim per te kerkuar me shume informacion.
    Ky eshte mendimi im. Sic te thashe dhe ne mp, brenda disa diteve do filloj te postoj nje liber mbi civilizimet e lashta dhe ne kapitullin per Egjyptin do gjesh shume gjera qe preken ne dokumentar. Bej durim.

  6. #66
    Citim Postuar mė parė nga banished
    Arroganca e supozimeve qendron me teper ne faktin qe Scorch nuk i thote publikut se nga cili model i sfinksit niset per te nxjerre perfundimet e veta. Scorch qe ne fillim te videos keput gafen e pare. "shtresat e mesiperme, meqe kane qene me teper te ndikuara nga reshjet, edhe pse kane qene te nje materiali me te forte sesa disa shtresa te meposhtme, (55) jane konsumuar(ngrene) me shume se ato. Vetem duke e perfytyruar trupin e sfinksit si paralelpiped del ashtu si thote Scorch.
    Po ti prape vazhdon me fjalen supozim? Cfare do te thuash me fjalen model? Cpune ka modeli kur ai te analizon faktorin gerryes te ujit. Si spaska kuptim kur ai thote qe pjesa e siperme eshte ndikuar me shume se pjesa e poshtme? Po normalisht, pjesa e siperme ka harkim dhe forme me te lakuar se pjesa e poshtme. Dhe si rezultat me e prirur ndaj faktoreve natyrore.


    Citim Postuar mė parė nga banished
    Cfare me shkaktoi me teper alergji ne injorancen e tyre, ishte kur na thirren ate policin per te na bere skica dhe per te identifikuar surreterit. Sipas tij, na doli qe fytyra e sfinksit ishte krejtesisht e ndryshme nga ajo e faraonit. Si rrjedhim, nuk behej fjale per te njejtin person.
    Tani une them; meqe duhet te mendojme me trute tona, apo jo; sa ikona ka per te shembellyer Jezusin, e ca na e nxjerrin edhe zezak, e ca me sy bojqielli, ca bjond, etj etj, por qe nuk gjen dot dy ikona qe ta kene fytyren e Jezusit njesoj. Ne dac te levrosh ne arkivat e thjesht nje kishe, asaj ortodokse, apo asaj katolike(qe te mos i krahasosh "krishtet" ortodokse me ata katolike)... A nuk themi te gjithe, madje edhe Budistet mund te na e thone qe "ai aty eshte Krishti".
    Thote madje qe sfinksi paraqet nje zezak! Pse, meqe e ka ballin me te pjerret sesa statuja e faraonit. Nderkohe, qe 10 sekonda me vone, paraqet nje imazh (butafori, gravure ne gur) te po te njejtit faraon qe e ka ballin te pjerret si disheze. Tani, papritur, duan te na bejne dhe qorra?
    Atij policit, na i kish bere pershtypje ajo statuja e gurit... Detajet te cilave u kushtonin kujdes egjiptianet... si psh qe nje sy eshte me i pjerret se tjetri, apo nje vrime hunde me e madhe se tjetra... Na ishte habitur fare ai. Po sikur njeriu te cilit po i behej statuja te kish qene i persosur ne fytyre; pra me dy sy krejtesisht simetrike, dhe dy vrima hunde te barabarta, dhe qe artisti ka bere gabim duke i gdhendur?
    Si paska qene injorance thirrja e atij qe ti e quan polic ne nje kohe qe ai eshte ekspert kriminal. Ai eshte specialist ne ndertimin e identikiteve dhe fytyrave njerezore. Pse te duket cudi ty qe fytyrat nuk perputhen? Dhe clidhje ka krahasimi me Jezusin apo Buden ne kete mes? Ai e bazoi analizen e tij ne dy referenca, statuja e faraonit dhe vete Sfinksin. Tjetra, nuk ekziston fytyra perfekte. Nuk eshte e mundur qe nje njeri te jete perfekt ne fytyre, nuk ekzitone dy sy teresisht simetrik sic nuk ekziston nje hunde me dy vrima teresisht simetrike. Fakti qe Sfinksi mund te kete qene zezak eshte thjeshte nje hipoteze por qellimi kryesor i gjithe punes ishte qe te vertetohej nese Sfinksi dhe Khephreni kane te njejten fytyre. Dhe rezultati ishte qe jo sic e pe fare. Une se kuptoj cfare perben fakt dhe cfare perben spekullim per ty. Merret nje person komplet indipendent nga studimi qe po behet, merret nje ekspert kriminalist dhe jep me detaje nje shpjegim qe eshte mese rracional dhe kjo eshte thjeshte farse apo budallallik? Po pse, sepse nuk konfirmon nje teori qe perseritet ore e cast nga shkenca ortodokse? E di si e ben ti, tamam sikur te hapesh nje liber fizike dhe te shikosh nje formule aty dhe te thuash: "E ca jane keto numra dhe germa aty te vendosur ashtu kot? Keta skane kuptim se ky numri ketu ska pse te jete aty ku eshte po mund te vendosej ne vend tjeter." Dhe kur te thuhet qe kjo nuk ka mundesi sepse do ndryshonte komplet kuptimin e formules qe sdo ishte me e tille ti do vazhdoje: "Sme mbushet mendja... ja fusni kot, eshte spekullim..." LOL !!!
    Shembulli eshte banal por dua te jap idene qe ti mund te kundershtosh edhe Einstein dhe te thuash jo nga mengjesi deri ne darke megjithe faktet dhe provat para syve. Kjo nuk ndryshon ekzistencen apo konformitetin e fenomenit, thjesht provon qe per cdo PO njeriu eshte i afte te thote JO vetem pse do ta thote

    Citim Postuar mė parė nga banished
    Skorch, o Darius, nuk na tregoi asnje site tjeter ne te gjithe Gizen qe te vertetonte erozionin nga shiu. Si ore nuk paska asnje koder ne gjithe Egjiptin qe te jete me e vjeter se 10 mije vjet!!!
    I vetmi qe tha nje gje per te qene, ishte ai qe tha "edhe nje guricke kur e gjejne ne Egjipt grupet e arkeologeve, te cilet nuk perdorin kazma e lopata apo dalta, por perdorin furca, e marrin dhe e analizojne me imtesine me te madhe; dhe si paska mundesi atehere qe te mos kemi gjetur as edhe nje shenje te nje qyteterimi te meparshem?". Na paska mbetur vetem sfinksi? Asnje lloj mbishkrimi? Si mendon ti Darius, ai nuk po mendonte me trute e veta?
    Schorch tregoi shume gjera. Shume me teper sec tregojne egjyptologet. Pastaj kur thua per Gizen dhe kerkon kodren harrove qe behet fjale per Pllajen e Gizes? Harrove qe perreth Gizes ka vetem rere dhe jo referenca per datime? Nuk ka shenja te nje qyteterimi te meparshem, jam dakort. Por mos harro kjo vlen edhe per Egjyptologet. Pse e them kete? Ja ti marrim gjerat shkurtimisht me rradhe, 3000 vjet p.e.s. ishte fundi i Epoks se Vonet te Bronzit dhe krejt papritur e pakujtuar njerezimi ishte i afte te ndertonte monumente te tilla sa edhe sot me teknologjine me te perparuar eshte e veshtire te realizoen? (Spo jap detaje ketu sepse eshte e pamundur por do i jap tek ai libri qe do postoj). Krejt papritur nga guri dhe bronzi njerezimi behet kaq i afte sa te levizi blloqe guri prej 70 tonaletash (ka nga ata qe jane dhe 200 tone) dhe ti ngrinte ata rreth 70-80 metra nga toka dhe ti vendoste me nje prezicion dhe puthitje te tille saqe as tehu i nje brisku nuk mund te futet midis dy gureve. ( po flas vetem per Piramidat e Gizes). Pastaj ku vajti kjo teknologji? Pse humbi? Jane ndertuar piramida te tjera shume me vone se datat qe pretendojne egjyptologet po kane qene shume here me te vogla dhe sot te gjitha jane pothuajse rrafsh me token. Pra perseri ku humbi kjo njohuri dhe teknologji ndertimi? Pse nuk u aplikua me vone? Po te ndihmoj une me nje pyetje sugjestive te ciles po i pergjigjem perseri vete. Ti mund te me japesh nje shembull te tille qe po mire ne mesjeten e hershme jane ndertuar katedrale ose keshtjella ose monumente si ato gotiket psh qe jane te mrekullueshme dhe sot nuk ndertohet me. Dhe arsyeja eshte qe nuk jane me funksionale. Nuk ndertohen me katedrale te tilla sepse jetojme ne kohe te tjera. Ska me nevoje per keshtjella apo monumente te tilla sepse kemi tjeter stil jetese.. etj etj. Dhe kjo do ishte nje observim me shume vend, por ne kete rast nuk duhet harruar qe ndonese nuk praktikohen me si ndertime dhe si stile ato njihen mire si teknologji, arkitekture dhe menyre ndertimi. Pra po te jete deshira mund te behen perseri po aq origjinale sa ato qe jane ndertuar 1000 vjet me pare. Ndersa teknologjia dhe njohuria qe sherbeu per te ndertuar Piramidat ku iku?

    Citim Postuar mė parė nga banished
    Sa per "shkencetaret" e tjere o Darius, ti e di mendimin tim.
    Se cfare mund te beje nje ushtri historianesh dhe arkeologesh, se cfare te mire na i sjell shoqerise me humbjen e kohes, nuk e kuptoj akoma. Duan te germojne e te zbulojne dicka te re? Ja ku e kane Saharane, le t'i futen me lopate. Duan te na thone dicka qe nuk e dime? Le te germojne nen akujt e Antarktides. Kollaj eshte Egjipti, ku faraonet rrezik t'i takosh ne rruge.
    Jane dembela, te pagdhendur, qenie krejtesisht te panevojshme, qe nuk dine te bejne asnje gje dhe jetojne si parazite me nje "egjiptologji". Kaq kam per ta. Per keta skupaxhinjte, mos i takofsha ne rruge...
    Ketu jam totalisht dakort. Po nuk e germon njeri Saharane sepse i bie ti germojne varrin vetes. Po ashtu dhe ne Antarktike nuk germon njeri sepse jo vetem e dine ca do gjejne por dhe si afrohen dot per germime se jane ca mjeshtra nga ata te Rajhut aty qe sikur kane vene ca kufinj qe nuk shkelen kollaj.. lol

  7. #67
    Citim Postuar mė parė nga banished
    Fytyra perfekte nuk egziston, por artisti perfekt egjiptian egziston?
    Tani do fillosh te me lexosh sic duhet, apo do i marresh gjerat me shkrepsen e pare? Eshte me kollaj te mendohet qe nuk eshte faji i artistit, por faji i fytyres. Une them anasjelltas, psh. E meqe njeriu i portretizuar nuk ka shance te gjendet, atehere behet mish mash. Pjesa e siperme, nese behet fjale per luan, duhet te jete madje edhe me e vogel sesa eshte realisht mbi sfinks. Sfinksi, si punim, as nuk i afrohet, as luanit e as njeriut; eshte tamam punedore kalamajsh. Vetem se po behet fjale per permasa te tilla, per simboliken, pa mund ta pranojme nje lloj mjeshterie. Por, pervec mjeshterise se gdhendjes se gurit, aty nuk ka shume persosmeri.
    Hmm kjo teme po merr drejtimin me te keq qe eshte fokusimi dhe debatimi "kokeforte" vetem midis dy anetareve dhe si lexues i rregullt i nenforumeve te tjera, me beso qe eshte drejtimi me i gabuar. Sidoqofte po perpiqem edhe njehere te te bej te kuptosh dicka qe po te rreshket. Ben nje gabim te madh ne koncept kur flet per perfeksionin ne artifaktet egjyptiane. Po fytyra perfekte nuk ekziston dhe... PO artisti perfekt egjyptian ka ekzistuar ! Pse e them kete? Ndonese eshte e pamundur ne nje teme te vetme te paraqes cdo gje (prandaj te thashe bej durim kur te filloj te postoj librin sepse detajet jane aty dhe shume te qarta)por kur shikon ndertimet dhe veprat e tjera egjyptiane ky perfeksion jo vetem qe nuk mungon por e beson apo jo dot ti eshte i paarritshem edhe ne ditet tona me teknologjine qe posedojme. Perfeksionin dhe persosmerine e Sfinksit nuk mund ta gjykosh ne teresi kur e shikon nga jashte. Po flasim per nje monument qe mund te jete (MUND TE JETE) 10 mije vjecar. Koha dhe natyra ka bere te veten dhe nese e pe dokumentarin kishte pjese te tera qe binin dhe eshte normale. Por kur shikon detajet e punimit, permasat dhe kombinimi gjeometrik eshte jo vetem persosmeri por me shume se aq. Sinqerisht ta them te besh nje koment te tille qe ke bere ti eshte jo vetem gabim por "blasfemi" e vertete.

    Citim Postuar mė parė nga banished
    Teknologjine, o Darius, duhet ta gjeni ju qe e fantazoni. Jo te hidhni mollen e te fishkelleni nga ana tjeter qe po "u fshehin faktet juve", po "ju ndalojne germimet", "po ju shtremberojne historine". Thjesht pse nuk arrijme ta kuptojme ne sot sesi shkoi guri 30 tonsh 200 metra mbi piramide, nuk dmth se paska patur teknologji! Cfare quani teknologji njehere; edhe litari e kapistra e devese pjese e teknologjise jane; edhe trungjet e palmave me vaj jane pjese e teknologjise. Duhet patjeter qe te perfshijme alienet qe te ndergjegjesohemi se po behet fjale per teknologji?
    Nese, Sfinksin, apo Piramidat, i ka ndertuar nje qyteterim me i zhvilluar se i yni, jazek u qofte se per ibret i kane bere. Ne hapim syte si bufa se i konsiderojme vepra te qyteterimit tone, ne etapat e tij te pare, por, qe te kete qene nje qyteterim, qe na ka perfunduar edhe ne Mars(apo na ka ardhur qe andej) apo me tutje ne ndonje cep tjeter te galaktikes, atehere, as mos habitemi fare e as mos na beje pershtypje; nuk ia paskan idene e simetrise, teknologjise apo artit.
    Me fal po ska asnje fantazi ne kete mes. Jane vete faktet qe bertasin. Fshehja e fakteve eshte FAKT. Ndalimi i germimeve eshte FAKT. Mos gjyko apriori thjesht nga ideja qe keto tingellojne jo te zakonshme per tu gelltitur dhe menjehere ti kundershtojme. Mos bjer ne ate pozicionin me te keq qe bejne sot jo vetem Egjyptologet (te cilet e kane njohurine por e bejne me qellim) dhe ata qe sja kane idene fare. E kam fjalen per ate qe amerikanet e quajne Condemnation without investigation. Thua qe pse nuk kuptojme sesi shkoi guri 30 tonsh apo 200 tonsh dhe duhet patjeter te kete patur teknologji? Po natyrisht qe po. E di ti qe ne ditet e sotme ka vetem 4 vinca ne bote, e perseris vetem 4 VINCA ne gjithe boten te afte per te ngritur nje peshe prej 200 tonesh? Dhe flasim per teknologjine tone qe eshte goxha e avancuar. Litari dhe kapistra apo trungjet e palmave me vaj u provuan. E di ti sa perpjekje jane bere per te ndertuar ose me sakte spostuar nje gur me peshe vetem prej 5 tonelatash duke perdorur te njejten menyre sic mendohet se kane perdorur egjyptianet dhe guri jo vetem qe mezi u leviz po nuk behej fjale qe ta ngrinin dhe ta puthisnin mbi nje gur tjeter. Pastaj kush po permend alienet? Clidhje kane alienet ne kete teme dhe as qe po behet fjale per ta. Ideja eshte per ekzistencen e nje civilizimi te lashte te avancuar aq sa te realizonte monumente te tilla. Nese ka patur prani te alieneve dhe teknolgjia mund te kete qene e tyre kjo per mua nuk paraqet asnje problem dhe as e ben ceshtjen qesharake apo jo serioze.
    Ke thene qe nese sfinksi dhe piramidat jane ndertuar nga nje qyteterim i avancuar atehere jazek i qofte per punen qe kane bere sepse sja kane idene e simetrise, teknologjise apo artit. Ketu me duhet te te kundershtoj dhe shume biles. Banished nuk ke njohuri per kete fakt dhe nuk te ve faj qe flet. Po ti se ke idene fare se cfare perfeksioni kane piramidat si brenda ashtu dhe jashte. Se ke idene fare se ne cfare relate jane me ambjentin, vendin dhe vete planetin ne pergjithesi. Pa permendur artin, piramidat ne vetvehte jane nje objekt perfekt i simetrise dhe i teknologjise.

    Citim Postuar mė parė nga banished
    Sa per piramidat, Darius, piramidat e para qe mendohet te jene ndertuar, jane piramidat e Sudanit, qe jane krejtesisht liliputiane ne krahasim me ato te egjiptit, dhe qe edhe formen e kane ndryshe(me stergjatshe); keshtuqe pse jane ndertuar piramida me te vogla me vone, nuk dmth ate qe the ti. Mbase njerezit me ne fund e kuptuan, qe per nje faraon parazit, qe vetem hyjnor nuk eshte, nuk ia vlen te kepusesh shpinen e te robetohesh ne pune angari kot me kot. Edhe faraonet e moren vesh, qe ne vend qe te mbillej apo punohej toka, njerezit i kishte te zene me pune koti. E sikur piramidat te ishin ndertuar me bretkun e egjiptianeve, kjo gje nuk te shkon ndonjehere ne mendje dhe skualifikohet e para.(dmth, qe po e kerkon ezoteriken, te mbinatyrshmen, apo alienen, cdo pergjigje me e thjeshte, qe nuk permban ato te mesipermet, skualifikohet si e pamundur)
    Zyrtarisht piramida me e vjeter ne bote eshte ajo Zoserit ne Saqqara e me pas ajo e Keopsit ose Piramida e Madhe e Gizes. Kjo eshte deri tani si me e pranueshmja. Piramidat e Sudanit jane jo vetem te paplota po skane asgje te perbashket me ato te Egjyptit. Nuk habitem nese gjenden me te vjetra se me te medhaja sepse nese i referohem nje burimi antik, Toka ne ate kohe ka qene e mbushur me Piramida te tilla qe presin te zbulohen. Teoria qe piramidat kane qene varre nuk pi me uje dhe ka shume vrima. Smund te bie ketu gjithe studimet per egjyptologjine por ne kete teme disa shkrime me siper e kam dhene nje shpjegim. Ska kuptim te perseris veten.

    Citim Postuar mė parė nga banished
    Edhe puna e marsit, qe po anashkalohet ketu. Marsi ka nje siperfaqe prej rreth 145 miljon km katror. qe te gjesh nje koder 200 metroshe ne nje siperfaqe te tille, eshte =1 me 1 miljard, dhe qe ajo koder te ngjaje dhe me sfinksin, edhe me e pamundur se e pamundura, por jo kur behet fjale per fantazine e disa "shkencetareve"..
    Puna eshte e thjeshte; ca njerez jane merzitur me boten qe i rrethon, dhe kerkojne qe si e si te kalojne ne nje realitet tjeter.
    Ikonat, kane te bejne dhe cke me te. I njejti artist, ne dy ikona te ndryshme, nuk e pikturon dot Krishtin njesoj, ti do qe nje gravure langaraqe te jete pasaporta e nje sfinksi gjigand!
    Sa per erozionin,
    ke akoma kodrat e shtufit ne Tirane, qe as duan t'ja dine nga shiu fare; por sa t'i prekesh me gisht, bie nje mase shtufi sa nje pallat. qe te gerryhet nje shkemb i nje cope te vetme, 3-6 metra(se nuk i dihet sa ka qene dhe sa na ka mbetur prej tij) nga secila ane, vetem nga shiu, do t'i duhen miljona vjet, jo 9 mije vjet. per 9000 vjet, mund ta vesh ne mes te Nilit Sfinksin, e prape aty do ta gjesh.
    Marsi ska pune fare ne kete mes. Dhe prania e lartesive ne Mars eshte shume me teper se ajo qe thua ti. Shume shume me teper (po skam nder mend te merrem me ate gje sepse do dal komplet jashte teme).
    E perseris qe shembulli me ikonat nuk qendron sepse piktura apo gedhendja e nje personazhi nga imagjinata nuk eshte njesoj kur ke referimin, pra personin e gjalle perpara syve. O banished ka ndryshim te madh ne kete mes.
    Ndersa per pjesen e fundit qe ke thene me mire spo te pergjigjem. Paske shume pak respekt per forcat e natyres.

    Tani do shtoja nje dicka qe besoj mos te keqkuptohet nga ty. Mund te vazhdojme te replikojme me njeri tjetrin dhe sic e shikon ti ke argumentat dhe pikepamjet e tua une kam te mijat. Sipas teje argumentat qe sjell une nuk qendrojne dhe e anasjellta. Dmth qe per mua keto qe sjell ti jane me te dobeta se ato qe permend une. Ne kete pike ne nuk shkojme asgjekundi vetem se do bejme temen e merzitshme sepse sma ha mendja se ka qejf njeri te lexoje si perpiqemi ne te dy ti mbushim mendjen njeri tjetrit. Temat hapen qe te diskutohet per to por edhe replika e vazhdueshme per te njejtin subjekt nuk sjell asgje te mire dhe i ben ato te merzitshme. Le te perpiqemi ta evitojme kete gje.

    P.S. Eshte bere nje gabim nga administratori i forumit. Emri Banished eshte bashkuar gabimisht me ate te Land qe jane komplet dy persona te ndryshem.

  8. #68
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319

    Could this have beed translated as DNA, in ancient times?

    Mesapotomia - Tree of Live (Pema Jetes)
    ___

    DNA - ADN - (Kodi Gjenetik)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  9. #69
    Tree of Life ska qene gje tjeter vecse pershkrimi i DNA. Ne epiken e Gilgameshit flitet per kalvarin e udhetimit te tij ne kerkim te Pemes se Jetes dhe ne pikturat e dedikuara ketij udhetimi paraqitet pikerisht stream i dna njerezore.
    Jo vetem kaq po eshte nje simbol shume i vjeter qe eshte gjetur edhe ne rrenojat arkeologjike te ishujve te Oqeanise, Zelanda e Re, Mikronezi, Polinezi etj.
    Disa studiues te civilizimeve te lashta qe kryesisht trajtojne Lemurian ose Mu si kontinent i zhdukur kane gjetur prova te pakundershtueshme qe paraqitja e Pemes se Jetes si simbol i DNA eshte produkt i kesaj kulture qe me pas eshte perhapur ne vende te tjera. Deri tani zyrtarisht vjetersia e saj i perkiste pllakave sumere.

  10. #70
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Zgjidhet misteri i kompjuterit tė vitit 65 para Krishtit

    Kompjuteri dymijėvjeēar, i gjetur nė mbetjet e njė anijeje romake tė mbytur, kishte lėnė pa fjalė prej kohėsh shkencėtarėt, tė cilėt mė nė fund kanė arritur tė zbulojnė sekretin e mėnyrės se si funksiononte mekanizmi i sofistikuar

    Njė kompjuter dymijėvjeēar, i gjetur nė mbetjet e njė anijeje romake tė mbytur, kishte lėnė pa fjalė prej kohėsh shkencėtarėt, tė cilėt mė nė fund kanė arritur tė zbulojnė sekretin e mėnyrės se si funksiononte mekanizmi i sofistikuar. Pajisja kishte humbur mes ngarkesės qė transportonte anija romake e mbytur nė vitin 65 para Krishtit, e cila flinte prej gjatė gjithė kėsaj kohe pranė bregut tė ishullit Antikuthera tė Greqisė nė thellėsinė 42 metra. Nė vitin 1990, rastėsisht, Elias Stadiatos, zbuloi trupin e anijes sė mbytur dhe nisi tė nxirrte njė numėr tė madh statujash e veprash tė tjera arti. Makina e lashtė doli nė dritė, kur njė arkeolog, qė po kujdesej pėr objektet e zbuluara, vuri re se nė njė gur ishte fiksuar njė ingranazh i metaltė. Inspektime mė tė kujdesshme bėnė qė nga trupi i anijes tė nxirreshin 80 ingranazhe tė tjera, shumica prej tė cilave tė ngjashme me ato tė orave, si dhe njė kasetė e punuar me dru e bronz, mbi tė cilėn lexoheshin mbishkrime greke.

    Qė nga zbulimi i saj, shkencėtarėt u pėrpoqėn pėr shumė kohė ta rikonstruktonin pajisjen, e cila tani njihet si kalendar astronomik, nė gjendje tė pėrcaktojė me saktėsi tė habitshme pozicionin e diellit, disa prej trupave mė tė mėdhenj qiellorė, si edhe fazat e Hėnės. Ekspertėt besojnė se bėhet fjalė pėr pajisjen mė tė lashtė tė njohur deri mė sot, ku janė pėrdorur ingranazhe tė dhėmbėzuara, si edhe objekti mė i sofistikuar i lashtėsisė qė ka mbėrritur nė duart e njerėzimit.

    Duke pėrdorur tomografinė me rreze X tė kompjuterizuar, si dhe skanues sipėrfaqėsor me rezolucion super tė lartė, njė skuadėr e drejtuar nga Mike Edmunds dhe Tony Freeth e Cardiff University, arritėn tė shihnin pėrtej sipėrfaqes sė mekanizmit dhe tė deshifronin germat e zbehta, qė dikur lexoheshin qartė nė kasėn e makinės. Ekzaminimi i detajuar i mekanizmit u dha mundėsinė shkencėtarėve tė konkludonin se i pėrkiste viteve 150-100 para Krishtit dhe se pėrbėhej nga 37 ingranazhe tė dhėmbėzuara, tė cilat i jepnin mundėsinė tė ndiqte lėvizjet e Hėnės e tė Diellit, tė parashikonte eklipset, si edhe tė rikrijonte orbitėn e ērregullt tė Hėnės. Lėvizja e njohur sot si anomalia e parė e Hėnės, ishte vėnė re nga astronomi i quajtur Hiparku i Rodit nė shekullin e dytė para Krishtit, fakt qė i bėn shkencėtarėt tė spekulojnė se duhet tė ketė ndihmuar edhe nė prodhimin e pajisjes.

    Skanimet tregojnė se pajisja pėrdor njė ingranazh diferencial, i cili mendohej se ishte shpikur jo mė herėt se shekulli XVI. Niveli i detajimit dhe kompleksitetit tė pėrbėrėsve metalikė ėshtė i krahasueshėm me atė tė orave tė prodhuara gjatė shekullit XVIII. Disa nga shkencėtarėt mendojnė se makina, e njohur si mekanizmi i Antikutherės, mund tė ketė qenė njė prej objekteve tė shumta qė pėrbėnin thesarin e ngarkuar nė anije, i cili ishte nisur nga ishulli i Rodit drejt Romės pėr njė festė tė organizuar nga Jul Cezari.

    Njė prej mistereve, pėr tė cilėt shkencėtarėt nuk arrijnė tė gjejnė pėrgjigje tė pranueshme, ėshtė pėrse teknologjia qė ėshtė pėrdorur pėr prodhimin e makinės ėshtė zhdukur. Besohet se asnjė civilizim nuk ia ka dalė tė ndėrtojė pajisje kaq komplekse pėr tė paktėn njėmijė vjet. Njė nga pėrgjigjet mund tė na vijė nga fakti qė bronzi nė atė kohė riciklohej, gjė qė ka bėrė qė shumė objekte e sende tė prodhuara nė atė epokė tė shkriheshin pėr t‘u pėrdorur pėr qėllime tė tjera. Nėse e shohim kėshtu, mbytja e anijes qė transportonte mekanizmin e Antikutherės, ka qenė vėrtet njė fat i madh pėr njerėzimin, duke parė se mundėsoi mbėrritjen e pajisjes nė ditėt e sotme. "Kjo pajisje ėshtė e jashtėzakonshme", tha profesor Edmunds. "Rezultatet e saj astronomike janė krejtėsisht tė sakta... duke folur nė terma tė rėndėsisė historike, duhet tė kuptojmė se ka mė shumė rėndėsi se Mona Liza". Studimi, i cili u publikua nė revistėn "Nature" para pak ditėsh, u krye nė bashkėpunim me studiues nga Muzeu i Arkeologjisė sė Athinės, ku mekanizmi ruhet, qė nė ēastin kur ėshtė gjetur.

    Gazeta Shqip

  11. #71
    i/e regjistruar Maska e buki19
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Postime
    313
    Ja dhe nje foto e ketij mekanizmi :
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Kur debatoni pėr ndonjė gjė mundohuni tė fitoj e vėrteta, e jo vetvetja"

  12. #72

    Exclamation

    Materiali per Mekanizmin e Antikiteras eshte postuar njehere ne kete teme. Eshte shkrimi #5 http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=63335

    Ju lutem mos perserisni postimet.


    Citim Postuar mė parė nga Darius
    Ne anen perendimore te detit Egje, midis ishujve te Kretes dhe Kiteras, ndodhet ajo qe quhet AntiKitera. Ne brigjet e ketij ishulli ne vitin 1900 nga nje zhytes u gjet nje anije antike e mbytur dhe e ngarkuar me amfora, statuja dhe objekte te tjera. Midis objekteve te tjera ishte dicka qe mund te quhet si gjetja me madheshtore e arkeologjise moderne. Jo vetem pasuri ne vlere arkeologjike dhe monetare por nje objekt prej bronzi kishte nje strukture dhe sofistikim te pabesueshem per kohen. Mbasi u tha dhe u pastrua si objekt u dalluan qarte kater pjese te ndara dhe me ingranazhe dhe disa shkrime qe dukeshin qarte. Sa me shume pastrohej aq me qarte dilte pamja dhe permbajtja e objektit. Studiuesit njehereshi konkluduan qe ishte nje mjet lundrimi, nje lloj astrolabi i perdorur per te llogaritur largesine e diellit dhe te trupave te tjere qiellore. Ky identifikim ishte shume joshes duke konsideruar faktin qe ishte objekti i pare i gjetur per periudhen helenike.
    Spekullimet per kete artifakt vazhduan disa vjet deri kur ne vitin 195i Profesor Derek de Solla Price i Universitetit te Yale filloi studimin e mekanizmit te AntiKiteras. Per te rikrijuar objektin, ai dhe koleget e tij perdoren rreze X dhe Gama qe te arrinin te shikonin pjesen e brendeshme. Mbas shume llogaritjesh, analizash dhe provash ata dolen ne nje konkluzion mahnites: Objekti i gjetur ne AntiKitera nuk ishte gje tjeter vecse nje kompjuter analog 2000 vjecar.
    I mrekulluar nga zbulimi i De Sollas, fizikanti Allan Bromley, nje profesor ne Universitetin e Sidneit kerkoi ndihmen e oreberesit te famshem Frank Percival qe, te ndertonin nje replike te sakte te mekanizmit. Duke perdorur te njejten teknike qe ka qene ne perdorim ne kohen e grekeve te lashte ne vitin 1987 ata ja arriten te ndertonin te njejtin mekanizem qe perforcoi zbulimin e De Sollas. Pra 2000 vjet perpara greket e lashte ishin ne gjendje te ndertonin aparatura per te llogaritur distanca apo matur largesine planetare. Akom eshte mister i madh prodhimi i ketij objekti dhe se kush e ka bere, por kjo tregon edhe njehere qe Greqia e lashte pervec sklleverve, luftrave, filozofeve dhe artisteve, kishte dhe mendje te ndritura ne gjendje te ndertonin aparatura te tilla qe edhe sot te habisin per nga saktesia dhe komplikimi funksional.
    Ne foton e me poshte eshte nje ndertim i plote i mekanizmit te AntiKiteras.

  13. #73
    Me ne fund mbas shtimit te kodit te duhur ne forum mund te paraqes ketu dokumentarin e plote mbi misterin e sfinksit qe kam permendur.


  14. #74
    Jeta ..... ka fund te keq Maska e Nessus
    Anėtarėsuar
    10-06-2007
    Postime
    89
    Iapetus hėna e Saturnit sipas studiuesve ėshtė satelit artificial i braktisur nga ndonje arsye misterioze shumė,shumė kohė.Argumentet e tyre duken tė forta dhe qė bazohen nga observimet e teleskopit Arecibo,foto tė marra nga Cassini-Huygens dhe nga deklaratat zyrtare nga NASA.Ata zbuluan njė mur tė lartė 20 km dhe tė gjėrė 20 km,krateret kanė forma gjeometrike,katrore dhe gjashtėkėndėshe.
    Gjithashtu rruga e hėnės rreth Saturnit ėshtė shumė dalluese nga hėnat tjera,dhe nuk ėshtė ne formė sferike.Sipas Nasa gjenden edhe materie organike tė panjohura,dhe masa ėshtė shumė e dobėt nė krahasim me masat e sateliteve tjerė.
    Pra,merret njė nga objekte mė dyshuese nė sistemin tonė diellor.

    Pėr mė shumė info: http://www.enterprisemission.com/moon1.htm


  15. #75
    Njeri nga studiuesit qe ka shkruar me shume per Iapetus eshte Richard Hoagland (i famshem per analizmin e fotove me pamje nga Marsi).
    Ka dhe shume te tjere qe pretendojne se Iapetus nuk tregon aspak vecorite e nje sateliti natyror por artificial, bosh ne brendesi dhe ende aktiv. Per momentin skam kohe ta zgjeroj por mund te konsultoni faqen zyrtare te Hoagland dhe te lexoni analizen qe i ben fotove me pamje nga Iapetus.

    http://www.enterprisemission.com/moon3.htm
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  16. #76
    i/e regjistruar Maska e Selami2006
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Te ?
    Postime
    367
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Me ne fund mbas shtimit te kodit te duhur ne forum mund te paraqes ketu dokumentarin e plote mbi misterin e sfinksit qe kam permendur.

    http://video.google.com/videoplay?do...+of+the+sphynx
    spo hapet video darius

  17. #77
    Per arsye te te drejtes se autorit google video e ka hequr dokumentarin. Do mundohem te gjej nje menyre tjeter pervec asaj qe ju kam thene per shkarkimin nga ndonje torrent.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 30-10-2007 mė 08:30

  18. #78
    Dakort, arrita ta postoja videon ne nje tjeter vend ku dhe mund ta shikoni dhe po ashtu edhe ta shkarkoni. Per tu pare online duhet te keni divx webplayer ndersa po e shkarkuat mund ta shikoni dhe me real player.


    http://stage6.divx.com/user/bjordi/v...-oh-the-Sphinx


    Ketu keni link direkt per tek faqja ku dhe player eshte me i madh. Mystery of the Sphinx

    Me poshte shikoni foton sesi mund ta shkarkoni. Po ashtu player mund te hapet i madh dhe ketu ne forum nese klikoni dy here ne te.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  19. #79
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Nuk e di se sa keni degjuar per linjat(shenjat, akuaduket etj..) e popullit Nazka, The Nasca Lines qe kan jetuar dikur ne shkretetiren e Perus por si popull kan vdekur.



    http://skepdic.com/nazca.html
    http://www.crystalinks.com/nazca.html
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  20. #80
    Per Nazca Lines ka material shume te bollshem ne librin Gjurmet e Civilizimeve te Zhdukura te cilin mund ta lexoni tek nenforumi i Historise ne seksionin Arkeologji/Antropologji.

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mistere gjuhėsore
    Nga FLORIRI nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 29-09-2013, 17:10
  2. Mistere te historise
    Nga Era1 nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 02-11-2007, 17:54
  3. Katekizmi i Krishterė Orthodhoks
    Nga Eni nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 29-06-2005, 23:58
  4. Ditet e fundit.
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 03:51
  5. Besimi Orthodhoks
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 06-04-2005, 02:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •