Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741

    Moisiu-Jezusi-Muhamedi (Paqa e Zotit qofte mbi ta)

    Kėtu dhe tani

    Islami ka dy histori: ajo para dhe ajo pas Muhammedit, a.s. Historia e Islamit pas Muhammedit (historia e Islamit nė kuptim tė ngushtė), s’mund tė kuptohet krejtėsisht pa parahistorinė e Islamit dhe veēanėrisht pa pjesėn e fundit tė saj qė pėrfshin periudhėn e judaizmit dhe tė krishterimit.
    Roli i kėtyre tri religjioneve tė shpallura ėshtė tejet i madh. Pėrmes tyre njeriu u bė pika qendrore e historisė dhe mėsoi ta vėshtrojė botėn, pėrkatėsisht njerėzimin, si tėrėsi. Pėrmes tyre ai njohu madhėshtinė e jetės sė jashtme e tė brendshme, tė progresit tė jashtėm e tė brendshėm, marrėdhėnien e tyre tė ndėrsjellė dhe kufijtė e tyre. Suksesi dhe mossuksesi historik i judaizmit e i krishterimit paraqet pėrvojėn vendimtare islamike tė njerėzimit. Moisiu, Jezui dhe Muhammedi personifikojnė tri aspiratat tė vetė fillimit prej tė cilave nė instancėn e fundit pėrmblidhet ēdo gjė njerėzore.

    Judaizmi nė mes tė religjioneve paraqet “tendencėn e majtė” tė kėsaj bote. Nga kjo tendencė rrjedhin pastaj tė gjitha teoritė e frymės judaike qė predikojnė perspektivėn e parajsės tokėsore. Libri i Jovit ėshtė ėndrra pėr drejtėsinė qė do tė duhej tė realizohej qė kėtu, nė tokė. Jo nė pėrjetėsi, por kėtu dhe tani.
    Hebrenjtė nuk e pranuan kurrė tėrėsisht idenė e pėrjetėsisė. Sadukeasit 127 e refuzonin edhe nė kohėn e Krishtit. Maimonidesi, mendimtari mė i shquar hebraik i Mesjetės, pohonte se pėrjetėsia ėshtė impersonale (qė ėshtė pak mė pak se mohimi i vetė idesė sė pėrjetėsisė). Hebreu tjetėr i madh, Benedikt Spinoza, vete mė tej dhe thotė se Dhjata e Vjetėr nuk thotė asgjė pėr pėrjetėsinė. Renani dhe pas tij edhe Berdjajevi, me tė drejtė konstatuan se hebrenjtė s’kanė mundur ta pranojnė idenė e pėrjetėsisė, meqė ishte inkompatibile sė brendshmi me imazhin e tyre tė botės, qė ėshtė gjithmonė imazh tokėsor. Hasdai Kreskasi mėson se materia ėshtė trupi i Zotit. “Populli hebraik s’e kish tė njohur idenė e lirisė indivudale dhe tė fajit individual” - shkruan Berdjajevi. Nė shembullin e Spinozės mund tė pėrcillet qartė lindja e filozofisė sė re materialiste nė kuadėr tė judaizmit ose nė burimet e traditės hebraike, tek esenca religjioze mbetet tejet e hollė dhe e cekėt nė raport me pėrmbajtjen nacionale, politike dhe botėrore - situatė tėrėsisht e anasjelltė me krishterimin. Spinoza dėshmon domosdoshmėrinė e pacenueshme nė botė. Dhe nė shkrimet e tij teologjike mund tė zėvendėsohet gjithkund nocioni “Zot” me “Natyrė” dhe pėr kėtė vetė ai jep udhėzime. Duke flakur ēdo gjė personale, individuale, tė vullnetit, madje edhe tė vetėdijshme nga nocioni i Zotit, kėto dy nocione ai i ofron ndėrmjet tyre. Edhe pėrkundėr ekskomunikimit, Spinoza ėshtė hebre autentik.128

    Mbretėria hyjnore, qė hebrenjtė e paralajmėronin para shfaqjes sė Krishtit, pritej nė tokė, jo nė qiell si krishterėt. Nė literaturėn apokaliptike hebraike himnizohet Mesia - hakmarrėsi, ekzekutuesi i drejtėsisė. Hebrenjtė nga Mesia pritnin tė jetė, jo profet qė vuan dhe pėson, por hero kombėtar, mbret i tokės qė do tė vendosė pushtetin e popullit tė zgjedhur. Bota tek tė drejtit janė tė pafat - ėshtė e pakuptim. Ky ėshtė qėndrimi themelor i drejtėsisė hebraike dhe i ēdo drejtėsie “sociale”. Ideja e parajsės kėtu, nė tokė, nė esencė ėshtė mendim hebraik dhe ėshtė e kėtillė jo vetėm pėr nga natyra, por edhe pėr nga origjina. “Kallėpi ēifut pėr historinė, tė shkuarėn e tė ardhmen, pėrbėhet nga thirrja e fuqishme drejtuar robėrve dhe tė mjerėve tė tė gjitha kohėve. (Shėn Augustini kėtė kallėp ia pėrshtati krishterimit, Marxi socializmit)”. (B. Russel, Historia e filozofisė perėndimore). Tė gjitha revolucionet, utopitė, socializmat dhe idetė e tjera qė propagandojnė “parajsėn nė tokė” nė thelb janė biblike, ēifute.
    Ideja masone pėr rilindjen etike tė njerėzimit mbi baza shkencore ėshtė pozitiviste dhe - ēifute. Do tė ishte me interes tė hulumtohen lidhjet e brendshme dhe tė jashtme ndėrmjet pozitivizmit, masonerisė dhe judaizmit. Do tė gjendeshin jo vetėm lidhje e ndikime shpirtėrore, por edhe fare konkrete.
    Historia e judaizmit ėshtė historia e zhvillimit botėror ekonomik (tregtar). Sombarti shkroi njė vepėr tė rėndėsishme pėr kėtė.129 Nė fillet e saj shkencėn atomike e quanin “shkencė ēifute”. Me po aq tė drejtė do ta quanim me kėtė emėr ekonominė politike. Sido me qenė, fakti se emrat mė tė mėdhenj tė fizikės atomike, tė ekonomisė politike dhe tė ideve socialiste ishin pothuaj me listė hebrenj s’ėshtė fare i rastit.

    Hebrenjtė nuk marrin pjesė gjithnjė nė kulturė, por gjithnjė marrin pjesė nė civilizim. Shfaqja e tyre mund tė pėrcillet si shpėrngulje nga njė civilizim qė perėndon nė njė civilizim qė lind. Kjo pėrsėritet edhe nė historinė e Perėndimit. “Gjatė gjithė Mesjetės ēifutėt praktikisht nuk patėn kurrfarė ndikimi nė kulturėn e vendeve tė krishtera” - kons-taton Russeli.130 Nė momentin kur nė njė kulturė qyteti ngadhėnjen fshatin pėrfundimisht, shfaqen ēifutėt. Ata mund tė jetojnė dhe tė mendojnė vetėm nė konceptet e qytetit. Ēdo qytet mė i rėndėsishėm ka njohur kolonitė ēifute. Tiri, Sidoni, Antiokia, Jerusalemi, Aleksandria, Kartagjena dhe Roma nė epokėn e vjetėr; Kordova, Granada, Toledo dhe Sevilja nė Spanjėn muslimane; Amsterdami, Venediku dhe Marseji nė fillim tė kohės sė re, kurse sot tė gjitha qendrat e mėdha botėrore, veēan ato amerikane - kjo ėshtė historia e judaizmit. Ka diē nga simbolika kur pikėrisht hebrenjtė e financojnė projektin e Kolumbos dhe madje marrin pjesė drejtpėrdrejt nė zbulimin e njė bote, qė fillon tė jetojė civilizimin qė nga fillimi i vet (ka njė tezė tė fortė se madje vetė Kolumbo ishte ēifut),kurse gjiri i “kohės mė tė re atomike” ėshtė gjithashtu njė ēifut - Einsteini. Nė tė gjitha rastet ēifutėt ishin bartės tė progresit tė jashtėm, siē ishin tė krishterėt bartės tė progresit tė brendshėm.





    Ps:


    127 Parti politike - religjioze ēifute e periudhės sė fundit tė pavarėsisė sė shtetit ēifut (shek. II e I para Krishtit), qė mbėshtetej ekskluzivisht nė ligjin e Moisiut. E pėrbėnin bėrthamėn e aristokracisė klerikale.

    128 Magjistrati i Amsterdamit e dėbon Spinozėn duke e akuzuar se shkenca e tij ėshtė nė kundėrshtim me krishterimin. Kjo anatemė ėshtė e kuptueshme, ajo e rabinėve ėshtė mosmarrveshje.

    129 V. Sombart, Les Juifs dans la vie economique.

    130 B. Russel, Istorija zapadne filozofije, Beograd, f. 320
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arrnubi : 12-03-2006 mė 10:00
    Sa budalla eshte "Odisea"

  2. #2
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Religjioni i pastėr


    Materializmi (ose pozitivizmi) hebraik ia ktheu vetėdijen njeriut nė drejtim tė botės dhe pėrgjatė tėrė historisė e nxiti interesin e tij ndaj realitetit tė jashtėm. Krishterimi shpirtin njerėzor ia drejtoi vetvetes. Realizmi i theksuar i Dhjatės sė Vjetėr mund tė tejkalohej me njė idealizėm po aq tė theksuar tė Dhjatės sė Re. Bashkimin e kėtyre dy kėrkesave nė njė do ta bėjė Islami me Muhammedin. Por kjo do tė ngjajė diēka mė vonė.

    Sipas krishterimit, aspiratat njerėzore dhe energjia nuk duhet tė thehen nė dy drejtime tė kundėrta: kah qielli dhe kah toka. “Askush s’mund t’u shėrbejė dy padronėve: o do ta urrejė njėrin e ta dojė tjetrin, o do ta kėnaqė njėrin e mos ta pėrfillė tjetrin. S’mund t’i shėrbehet edhe Zotit edhe Mamonit” (Ungjilli sipas Mateut, VI, 24). Tolstoi vazhdon ta arsyetojė kėtė ide: “Nuk mund tė kujdesesh nė tė njėjtėn kohė edhe pėr shpirtin tėnd edhe pėr tė mirat e kėsaj bote. Po dėshirove tė mirat e kėsaj bote, hiq dorė, po deshe ta ruash shpirtin. Pėrndryshe do tė shqyhesh dhe do tė mbetėsh edhe pa njėrėn, edhe pa tjetrėn”. E mė tej: “Njerėzit dėshirojnė ta arrijnė lirinė duke siguruar vetveten dhe trupin e vet nga ēdo gjė qė pengon trupin dhe s’e lejon tė bėjė ē’t’i teket. Gjėrat me tė cilat njerėzit sigurojnė trupin e vet - kamja, pozita, nami - nuk japin lirinė e dėshiruar, pėrkundrazi, pengojnė dhe mė shumė. Pėr tė pushtuar lirinė mė tė madhe, njerėzit nga mėkatet e veta, pasionet dhe besėtytnitė ia ndėrtojnė vetes burgun dhe mbyllen nė tė...”

    Tė gjitha autoritetet e mėdha tė Kishės e kanė vėnė re dhe e kanė theksuar dallimin qenėsor ndėrmjet frymės sė Dhjatės sė Vjetėr e tė Re. Sipas disa autorėve, Ungjilli sipas Marcionit, qė i shėrbeu Markut si shembull, konsideronte se Jezui e hoqi ligjin e Moisiut dhe se ai Jehovait, Zotit tė drejtėsisė dhe shpėtimtarit tė botės sė dukshme, ia vuri pėrballė Zotin e dashurisė, qė krijoi botėn e padukshme. Sipas mendimit tė Couchoudit, ky ungjill edhe mė qartė nga tė tjerėt pėrmbante parimet e asketizmit, tė heqjes dorė nga dhuna e nga kundėrshtimi i ligėsisė.
    Religjioni, pra, qė mė parė refuzon tė rregullojė dhe tė pėrkryejė botėn e jashtme. Ēdo bindje njerėzore se me rregullimin e jashtėm dhe me ndryshimin e botės mund tė ndihmohet rrita e mirėsisė, natyrisht religjioni e trajton si vetėmashtrim. Sepse religjioni ėshtė pėrgjigje nė pyetjen jo si tė jetoj nė botė dhe para njerėzve, por si tė jetoj nė vete dhe para vetes. Ai ėshtė tempulli majė malit, streha kah duhet synuar, pėr tė lėnė pas vetes tėrė kotėsinė e njė bote tė papėrmirėsueshme tek sundon Luciferri. Ky ėshtė religjion i pastėr.

    “Mos merakoseni pėr trupin tuaj, ēfarė do hani, ēfarė do pini.” “Po tė mashtroi syri yt, shkule, po tė solli nė mėkat dora jote e djathtė, preje”... “Kush do ta fitojė jetėn, ta flakė”... “Edhe ju them: secili qė me pasion ia hudh shikimin gruas, bėn tradhti nė zemrėn e vet” (Ungjilli). “Sepse ėshtė shkruar: do ta flak dijen e dijetarėve dhe mendjen e mendimtarėve do ta hudh. Ku ėshtė i stėrdijshmi? Ku ėshtė letrari? Ku ėshtė belaxhiu i kėtij shekulli ?” (Shėn Pali, I, Cor., I, 19).“Dhe shumė njerėz e pyetėn: ē’tė bėjmė? - Ai u tha: kush ka dy rroba, t’i jepė atij qė s’ka; dhe bukė kush ka, tė bėjė njėsoj” (Lluka, 3 /10-11).

    Ngjashmėria me ndonjė parim socialist ėshtė mashtruese, sepse nuk ėshtė fjala pėr shoqėrinė dhe marrėdhėniet e saj, por pėr njeriun dhe shpirtin e tij. Religjioni apelon pėr tė dhėnė, ndėrkaq revolucioni pėr tė marrė. Rezultati i jashtėm nė ndonjė rast mund tė jetė i njėjtė, por ai i brenshmi ėshtė fare i ndryshėm.
    Mirėpo ajo udhė ėshtė tejet e rėndė dhe vetėm pėr tė shuguruarit. Kur Kur’ani tha: “Zoti s’e ngarkon asnjėrin me barrėn qė s’e ban dot” (2/286), pa dyshim ka aluduar nė krishterim. Prandaj tė gjitha religjionet e pastra kanė njohur dy rryma, dy programe. Budizmi ka “Mahajana” - “rrugėn e madhe” tė ashpėr e tė rėndė pėr elitėn, dhe “Hinajana” - “rrugėn e vogėl”, mė tė lehtė e mė pak tė ashpėr, pėr popull. Mirėpo kėto janė nocione tė rendit moral, jo tė rendit shoqėror, sepse nuk kemi tė bėjmė me privilegje, por me detyrime. Ndarja e ngjashme morale gjendet edhe te krishterimi: kleri, rendet. P.sh. celibati pėr klerin, kurse martesa pėr njerėzit e thjeshtė. Celibati ėshtė rruga e vėrtetė. Martesa ėshtė kompromis, sheshazi.

    Ky dinamizėm i fuqishėm, i brendshėm, pėrcjellė me vetėmohime tė papara, ėshtė tėrėsisht personal dhe gjithnjė i lidhur me injorimin e ēfarėdo aksioni shoqėror. Meqė a priori kundėrshtojnė pėrdorimin e forcės, krishterimi dhe religjioni nė pėrgjithėsi dėftohen tė pafuqishėm pėr tė bėrė ēfarėdo qoftė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė qė tė ndryshohet pozita shoqėrore e njerėzve. Ndryshimet shoqėrore nuk lėvizen me lutje e etikė, por me forcėn nė shėrbim tė ideve a tė interesit. Sė kėndejmi rrjedh akuza - objektivisht e arsyeshme, moralisht jo - se religjioni kontribuon konservimin e gjendjes ekzistuese shoqėrore - situatė qė, lėr mėnjanė tėrė “opozitėn psikologjike”, i shkon pėrshtati pushtetmbajtėsit.
    Krishterimi s’ėshtė praktikė nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės dhe nga ai aspekt s’duhet tė vlerėsohet. Ai ėshtė “lajm” (Kur’ani e quan kėshtu, kurse Ungjilli - Lajm i dashur), lajm pėr tė vėrtetat mė tė thella tė jetės njerėzore. “Duaje tė afėrmin, si veten”, “Duaje armikun dhe ktheja me tė mirė atij qė tė urren”, “Mos e kundėrshto ligėsinė” - kėto deviza kundėrshtohen aq shumė me logjikėn praktike tė jetės njerėzore sa tė bėjnė tė kėrkosh domethėnie tjetėr tė tyre. Ato njėmend sjellin lajmin pėr njė botė tjetėr. (“Mbretėria ime s’ėshtė e kėsaj bote” - Jezui).
    Shpallja e qėndrimeve tejet tė qarta dhe radikale tė Ungjillit ishte ēast vendimtar i historisė. Me kėto njerėzimi pėr herė tė parė u bė plotėsisht i vetėdijshėm pėr vlerėn e njeriut dhe nė kėtė mėnyrė realizoi progres, jo kryesisht historik, por “cilėsor”. Shfaqja e Jezu Krishtit shėnon sinorin e historisė botėrore (“shenjė botėve” - Kur’ani, 21/91), kurse vizionet dhe shpresat qė shpalli ai u pėrfshin nė tė gjitha pėrpjekjet njerėzore qė pasuan. Tėrė civilizimi perėndimor, pa marrė parasysh shmangiet, paragjykimet e dyshimet, ka vulėn e shkencės sė Krishtit. Nė pėrleshjen e pėrgjithshme dhe tė stėrlashtė: shoqėria a njeriu, buka a liria, civilizimi a kultura - Perėndimi, esencialisht i lidhur pėr traditėn e krishterė, mbajti anėn e tezės sė dytė.
    Sa budalla eshte "Odisea"

  3. #3
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Pranimi dhe mohimi i Krishtit


    Mirėpo religjioni mund tė ndikojė nė botė vetėm po qe se edhe vetė bėhet “botor”, laik, i kėsaj bote, po qe se bėhet politikė nė kuptimin mė tė gjerė tė fjalės. Islami ėshtė krishterim i kthyer kah bota. Kėtu qėndron definicioni i ngjashmėrisė dhe i dallimeve tė Islamit e krishterimit.
    Islami pėrmban njė komponentė tė pastėr hebraike, mirėpo po aq fjali tipike johebraike. Nė klasifikimin e vet, Hegeli Islamin e Muhammedit e pa si vazhdim tė drejtpėrdrejtė tė judaizmit, qė vie nga pozita e tij kristiane. Nė mėnyrė tė ngjashme, Spengleri Librin e Jovit e quajti libėr islamik.
    Nė librin e vet Historia e besimit dhe e ideve religjioze Mirce Eliade e vė Muhammedin nė kufirin ndėrmjet periudhės II e III qė ėshtė periudha e fundit nė zhvillimin shpirtėror tė njerėzimit. Periudha e tretė, qė zgjatė deri mė sot, fillon me Muhammedin. Historia e shpirtit njerėzor sipas Eliades ėshtė proces i laikizimit tė pėrgjithshėm. Nė kėtė vizion Muhammedi qėndron nė kufirin ndėrmjet triumfit tė religjionit (krishterimit) dhe kohės sė re sekulare. Pra, ai gjendet nė pikėn e ekuilibrit historik.

    Duke lėnė mėnjanė njė lloj tė njėdimensionaliteti tė vizionit historik tė Eliades, i papranueshėm nga aspekti i kėtij libri, ėshtė karakteristike pėr kėtė vizion pozita e pashmangshme e mesme e Islamit dhe e Muhammedit. Kjo pėrshtypje pėrsėritet, pa marrė parasysh qasjet e ndryshme dhe arsyetimet.
    Jezui i shmangej Jerusalemit, sepse ai, si ēdo qytet tjetėr, ishte qytet i hipokritėve, i dijetarėve,i letrarėve, i atyre qė s’besojnė ose i besimtarėve tė rrejshėm. Socializmi nuk u drejtohet fshatarėve, por banorėve tė qytetit tė madh. Muhammedi shkon nė shpellėn Hira, por gjithnjė kthehet nė qytetin e pafe, nė Mekė pėr tė vazhduar misionin.

    Mirėpo as kjo nė Mekė nuk ishte Islam. Islami nisi nė Medinė. Nė shpellėn Hira Muhammedi ishte asket, mistik, hanif. Nė Mekė ai ėshtė lajmėsi i idesė religjioze. Nė Medinė ai bėhet lajmės i idesė islame. Porosia qė barti Muhammedi, pėrmbyllej dhe arriti vetėdijėsimin e plotė nė Medinė.131 Kėtu - dhe jo nė Mekė - ėshtė “embrioni dhe burimi i tėrė rendit shoqėror e juridik islamik.132
    Muhammedi ėshtė dashur tė kthehet nga shpella. Po tė mos kthehej, ai do tė mbetej hanif. Sepse u kthye, ai u bė predikues i Islamit. Ky ishte takimi i botės sė brendshme dhe asaj “reale”, i mistikės dhe i arsyes, i meditimit dhe i veprimit. Islami nisi si mistikė, ndėrkaq sosi si ide politike e shtetėrore. Religjioni pranoi botėn e fakteve dhe u bė Islam.

    Njeriu dhe shpirti i tij - ky ėshtė raporti ndėrmjet Muhammedit dhe Jezuit. “Ndėrmjet Biblės dhe shpirtit ekziston njė identike e natyrės... Nė thelbin e tyre ata fshehin tė njėjtin mister... Shpirti dhe Bibla, qė paraqiten reciprokisht nė mėnyrė simbolike, reciprokisht, pra, ndriēohen...”133 Kurse Islami ėshtė pėrsėritje e njeriut. Ai - si dhe njeriu - ka “shkėndijen hyjnore”, mirėpo ai mėson edhe pėr hijet dhe pėr prozėn e jetės. Ai ka ca aspekte qė mund edhe mos t’u pėlqejnė poetėve dhe romanikėve. Kur’ani ėshtė libėr realist, pothuaj antiheroik. Pa njeriun qė e zbaton, Islami ėshtė i pakuptueshėm, madje nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės edhe i paqenė.

    Idetė e Platonit, monadat e Leibnitzit dhe engjėjt e krishterimit nė esencė shėnjojnė tė njėjtėn: mbretėrinė e botės jashtėkohore, tė pėrsosur, absolute dhe tė palėvizshme. Islami s’e idealizon dhe aq kėtė botė. Nė dhantinė engjėllore pėr njerinė, tė cilin “Zoti e mėsoi t’i dijė emrat e tė gjitha gjėrave” (Kur’ani, 2/30-34), gjendet dėshmia e epėrsisė sė jetės, njeriut dhe dramės ndaj kėsaj pėrsosmėrie tė palėvizshme dhe pėrgjithmonė tė rregulluar.
    Krishterimi s’ėshtė bėrė asnjėherė plotėsisht i vetėdijshėm pėr njė Zot tė vetėm. Nė tė vėrtetė, shikuar hollė-hollė nė krishterim ekziston vetėm ideja tejet e gjallė pėr hyjninė,por jo dhe ideja e qartė pėr Zotin. Misioni i Muhammedit ishte qė vetėdijen ungjillore pėr Zotin si personalitet ta bėjė mė tė qartė dhe mė tė afėrt pėr mendjen dhe mendimin njerėzor.

    Nė Ungjill Zoti ėshtė i ati, nė Kur’ an Zoti ėshtė zot. Nė Ungjill Zoti dashurohet. Nė Kur’an para sė gjithash Zoti nderohet, i kihet frikė. Kjo veēanti e perceptimit kristian tė Zotit u shndėrrua mė vonė nė njė sėrė shfaqjesh konfuze qė komprometuan monoteizmin fillestar tė krishterimit (trinia, nderimi i Shėn Mėrisė, i shenjtorėve e tė ngj.). Njė zhvillim i kėtillė nė Islam s’ėshtė i mundshėm. Pa marrė parasysh tėrė krizat historike nėpėr tė cilat kaloi, Islami deri mė sot mbeti “religjioni mė i qartė monoteist” (Le Bon). Sepse shpirti i njeriut njeh vetėm hyjninė. Pėrmes mendjes kjo hyjni nė vetėdijen e njeriut bėhet njė Zot i vetėm-All-llah.

    Krishterimi predikonte Zotin qė ėshtė vetėm zot i botės individuale (njerėzit dhe shpirti), ndėrkaq mbi botėn materiale pushtetin e ka Luciferri (disa legjenda kristiane na informojnė pėr gjithėpushtetin e Luciferrit). Prandaj besimi kristian nė Zot ėshtė kusht i lirisė sė brendshme, kurse besimi islam nė All-llah pėrfshin edhe kėrkesėn pėr liri tė jashtme. Dy dogmat themelore tė Islamit “All-llahu Ekber” (Zoti ėshtė mė i Madhi) dhe “El-akide e famshme - La-il-lahe il-lall-llah” (S’ka hyjni pėrveē Zotit) njėkohėsisht janė edhe dy devizat mė revolucionare tė Islamit. Sejjid Kutb vėren me tė drejtė se ato paraqesin “revolucionin kundėr pushtetit laik qė pėrvetėson prerogativat e hyjnisė, dhe se”... privojnė klerin, kryeparėt e fiseve, princėrit dhe njerėzit nė pozita nga tėrė pushteti qė do mund ta kishin duke ia njohur atė vetėm Zotit”. Prandaj - pėrfundon Kutbi - El-akide “S’ka hyjni pėrveē Zotit” ėshtė thirrje qė urrehet mė sė shumti nga pushtet-mbajtėsit e tė gjitha kohėve.134


    Nė tė njėjtėn mėnyrė krishterimi s’pati mundėsi ta pranojė tezėn e njeriut tė pėrsosur, qė mbeti njeri. Tė krishterėt nga fryma e shkencės sė Jezuit ėshtė dashur tė konkludojnė zotin-njeri, Jezuin si bir Zoti. Anasjelltas, Muhammedi ėshtė dashur tė mbetet vetėm njeri, pėrndryshe do tė ishte i panevojshėm. Pėrderisa Muhammedi vepron burrėrisht dhe ushtarakisht, Jezui lė pėrshtypjen e engjėllit. E njėjta gjė ndodhė me gratė qė nė Kur’an - pėr dallim nga Marta dhe Maria ungjillore - paraqiten vetėm si bashkėshorte dhe nėna, pra nė funksionin e tyre natyror. Prandaj sulmi kristian mbi “natyrėn tejet njerėzore” tė Muhammedit nė tė vėrtetė ėshtė mosmarrėveshje. Vet Kur’ani thekson - veēon se ėshtė vetėm njeri (17/93,18/111,40/6 etj) dhe parafrazon sulmet e ardhme mbi tė: “Ē’ka ky profet? Han bukė dhe endet tregjeve...” (Kur’an, 25/7).

    Madje edhe njė krahasim i rastit leksikor i Ungjillit me Kur’anin mundėson konkludime tė vyera. Ungjilli pėrdor shpesh fjalėt: i bekuar, bota, engjėll, bota e amshuar, qielli, hipokrit, mėkat, dashuri, i afėrmi, pendesa, pėrdėllim, fshehtėsia, kurmi (si bartės i mėkatit), shpirti, larje, shpėtimi etj. Edhe nė Kur’an ndeshim shprehjet e njėjta, si bazė tė njė imazhi tė botės, nė tė cilėn tash, nė plan tė parė, nėn dritė tė fortė ravijėzohen nocione reale tejet tė caktuara si: arsyeja, shėndeti, pastėrtia, forca, blerje, kontratė, peng, letra, armė, pozitė luftarake, fuqia, lufta, tregtia, fryti, vendosmėria, kujdesi, ndėshkimi, drejtėsia, dobia, hakmarrje, gjahu, ilaē, kamatė, etj.
    Pėr Islamin ėshtė e panjohur ndonjė “letėrsi kishtare” e veēantė nė kuptimin evropian tė fjalės, siē s’ekziston, pėrndryshe, as ajo thjeshtė laike. Ēdo mendimtar islam ėshtė edhe teolog135 siē ėshtė lėvizje politike edhe ēdo lėvizje e mirėfilltė islamike.

    Pėrfundime tė ngjashme rrjedhin edhe kur krahasojmė xhaminė dhe kishėn. Xhamia ėshtė vend pėr njerėz, kurse kisha “tempull i Zotit”. Nė xhami dominon atmosfera e racionalitetit, nė kishė atmosfera e mistikės. Xhamia ėshtė gjithnjė nė qendėr tė ngjarjeve, pranė tregjeve dhe midis vendbanimeve.136 Kisha kėrkon vende “mė tė ma-dhėrishme”. Arkitektura e kishės synon tė theksojė qetėsinė solemne, errėsinė, lartėsinė, pėrtejvarrin. Ėshtė e vėrtetė se njerėzit, duke hyrė nė katedralėn gotike, lėnė jashtė tė gjitha hallet tokėsore, sikur hyjnė nė njė botė tjetėr qė ndryshon” - thotė Kenneth Clark. Kurse nė xhami pas lutjes njerėzit duhet tė diskutojnė pikėrisht pėr hallet “tokėsore”. Ky ėshtė ai dallim.
    Krahasone parimin kristian tė pagabueshmėrisė sė papės me pagabueshmėrinė e “ixhmait” islamik (“Populli im s’mund tė pajtohet nė mashtrime” - Muhammedi). Ungjilli i drejtohet njeriut, Kur’ani njerėzve (nė shumės). Shfaqet parimi i popullit, i tėrėsisė, i bashkėsisė. Kėtu s’ka asgjė tė rastit. I pari ėshtė i tėrė nė frymėn e elitizmit kristian, tė parimit hierarkik shenjtėror, kallogjer (shih budizmin). I dyti ka njėfarė tingėllimi sekular dhe do tė thotė kualifikim i popujve si shprehje e njė arsye mė tė lartė, tė pėrbashkėt, qė ėshtė bazė pėr ēdo demokraci. Islami nuk njeh elitė nė trajtėn e kalogjerėve, murgjve, tė shenjtėrve, as dy programe: pėr tė zgjedhurit dhe pėr popullin e zakonshėm. Ky ėshtė paralajmėrimi i parimit demokratik.137

    Ungjilli dhe Kur’ani - pėr dallim nga Dhjata e Vjetėr (judaizmi ėshtė komb) - deklarojnė parimin e bashkėsisė shpirtėrore.138 Mirėpo pėrderisa Ungjilli mbetet kategorik, Islami i njeh popujt dhe vetė konstituohet si dimension i ri mbi ta - si mbikombėsi e muslimanėve (ummet).139 Pėr mė tepėr, Kur’ani me kujdes riafirmon parimin e farefisnisė dhe tė gjakut, tė cilin Jezui e pati flakur tėrėsisht.140

    Rrethanat nė tė cilat u shfaq Islami mund tė na ndihmojnė gjithashtu qė ta kuptojmė mė lehtė si shkencė tė unitetit ndėrmjet besimit dhe politikės. Nė atė kohė arabėt ishin popull i fortė dhe i padėrrmuar, i pėrshkuar njėsoj si me tradita tregtare-luftarake, ashtu edhe me ato religjioze-metafizike. Qabeja e tyre ishte me shekuj jo vetėm qendėr religjioze, por edhe tregtare. Natyra, tek jetonin, nuk u lejonte ta nėnvleftėsojnė rėndėsinė e faktorit ekonomik nė luftė pėr ekzistencė. S’ishte kjo Galilea e pasur, djepi i krishterimit, tek njeriu jetonte me pak mund. Jeta kėtu mund tė mbahej vetėm me pėrpjekje tė mėdha (udhėtimet e gjata tregtare, lufta pėr ēdo pėllėmbė toke pune ose litėr uji). Nė tė njėjtėn kohė, shkretėtira cyste dhe mbėshtette ndjenjat e forta dhe tė thella religjioze. Kėto dy fakte kundėrshtuese, nėn ndikimin e pėrhershėm tė tė cilave u formua gjeniu dhe instinkti i popullit arab, e bėnė kėtė popull tė paracaktuar pėr Islam si shkencė tė qiellit dhe tė tokės. Ungjilli ka mundur tė thotė: “Jetoni si zambakėt nė fushė”, por Kur’ani ėshtė detyruar tė thotė: “Zoti ju dha ditėn pėr t’u shpėrndarė duke kėrkuar ushqimin e dhuratat e Perėndisė”.

    Sipas Kur’anit - jo dhe sipas Ungjillit - Zoti e krijoi njeriun tė jetė zėvendėsues nė Tokė (Kur’ani, 2/30). Ndėrkaq pushtetin mbi natyrė dhe botė njeriu mund ta arrinte vetėm me dije e punė, pra me shkencė e veprim. Me kėtė fakt, si dhe me kujdesin ndaj tė drejtės dhe ligjeve, Islami dėftoi se kėrkon jo vetėm kulturėn, por edhe civilizimin.141

    Raporti i Islamit ndaj civilizimit vėrehet nė raportin e tij ndaj shkrimit, si njėrėn nga levat mė tė fuqishme tė civilizimit. Nė takimin e parė historik tė Kur’anit pėrmendet mjeshtria e shkrimit (Kur’ani, 96/1). Marrė parimisht, shkrimi pėr religjionin nė brendi ėshtė i huaj. Ungjilli pėr njė kohė tė gjatė mbeti nė gjendjen e trashėgimisė gojore dhe - me sa dimė - ėshtė shkruar njė shekull tė tėrė pas Jezuit. Muhammedi e kishte zakon t’ia diktojė menjėherė shkruesit pjesėt e Kur’anit, praktikė kjo qė pėr Jezuin do tė ishte tėrėsisht e huaj dhe qė mė tepėr do t’i pėrkiste “letrarėve” tė urryer.142


    Madje edhe njohja kur’anore e tė drejtės pėr luftė kundėr ligėsisė dhe pėr rezistencė ndaj dhunės (Kur’ani, 42/39) nuk ėshtė religjioze nė kuptimin e ngushtė tė fjalės. Nga aspekti religjioz mė i logjikshėm ėshtė parimi i moskundėrshtimit, i mosdhunės. Ky parim shfaqet pothuaj nė trajtė identike nė shkencėn e Krishtit dhe nė mendimin religjoz indian. (Vazhdim i drejtpėrdrejtė i variantit indian ėshtė satijagraha e Gandit, metodė e luftės me anė tė mosdhunės dhe tė mosbindjes qytetare). Kur Kur’ani nė vend tė durimit dhe nėnshtrimit dhe tė durimit tė sėrishėm e tė nėnshtrimit lejon a madje pėrcakton luftėn (Kur’ani, 2/216, 22/39, 60/2, 60/8-9, 61/10-11, etj.), ai s’ėshtė kodeks fetar-religjioz, por politik- shoqėror. Muhammedi ishte luftėtar. Kronisti i kujdesshėm ka shėnuar se kishte 9 shpata, 3 shtiza, 3 harqe, 7 pancirė, 3 mburoja etj. Sipas kėsaj Muhammedi na pėrkujton me tė madhe Moisiun, “profetin luftarak”.143

    Ndalimi i alkoolit nė Islam nė esencė ėshtė ndalim shoqėror, sepse alkooli kryesisht ėshtė “e keqe shoqėrore”. Asnjė religjion parimisht s’mund tė ketė asgjė kundėr alkoolit (disa syresh madje nė masė mė tė vogėl a mė tė madhe shfrytėzonin stimulues artificialė qė kontribuojnė ekstazėn; terri i katedralave dhe aroma e kemit kėtu bėjnė pjesė). Dihet se disa rende dervishėsh (versoni islam i murgjve), nuk i pėrjashtuan pijet alkoolike. Mirėpo dervishi ėshtė degradim i muslimanit. Islami ėshtė pėrparimi nga Jezui drejt Muhammedit. Dervishi ėshtė kthim nga Muhammedi drejt Jezuit. Nė konceptimin e dervish-kristian tė botės ndalimi i alkoolit dhe i drogės s’ka ndonjė kuptim. Tė krishterėt nuk ndienin asgjė tė papranueshme se “vera ėshtė gjaku i Jezuit” (eukaristia). Kėtu nuk ka asnjė gjurmė nga refuzimi i ardhshėm islamik i verės si haram, si mėkat i rėndė. Kur ndalon alkoolin, Islami nuk funksionon si religjion, por si shkencė.
    Por ky komponim qė quhet Islam s’ėshtė “bashkim i qėndrueshėm”. Theksimi i komponentės religjioze tė tij krijon mundėsinė latente tė ndarjes sė brendshme: Islami natyrshėm synon tė degradohet nė religjion dhe mistikė. Posa tė dobėsohet vetėdija dhe veprimi, posa tė harrojmė, pėrkundėr urdhėrit kur’anor, “pjesėmarrjen tonė nė kėtė botė” dhe pushojmė tė punojmė nė pajtim me tė, shteti islamik bėhet si ēdo shtet tjetėr, kurse religjioni nė Islam nis tė veprojė si ēdo religjion tjetėr: shteti bėhet pushtet i zhveshur qė i shėrben vetėm vetes, ndėrkaq religjioni nis ta tėrheq shoqėrinė kah pasivizimi dhe prapambetja. Hilafeti i trashėguar, mbretėrit, emirėt, shkencėtarėt e pafe, kleri, rendet e dervishėve, drejtimet mistike, poetė tė dehur - e tėrė kjo ėshtė vetėm shprehje e jashtme e ēarjes sė brendshme sipas asaj thėnies kristiane: Hyjnisė Hyjnoren, mbretit mbretėroren - qė ėshtė kristiane, por s’ėshtė islame. Rendet e dervishėve dhe filozofia mistike qė gjendet nė themelet e tyre gjithsesi janė format mė karakteristike tė kėtij devijimi, qė do tė quhej kristianizim i Islamit, kthimi i Islamit nga Muhammedi prapa drejt Jezuit.

    Ekziston edhe rreziku tjetėr, i kundėrt, por ėshtė bindje e pėrgjithshme se “materializmi” i Islamit, nė tė vėrtetė pėrmbajtja e elementeve natyrorė e shoqėrorė nė tė, e bėn botėn islame rezistuese ndaj doktrinave ekstreme materialiste qė depėrtojnė pandėrprerė nga Evropa. Nė Rusinė pararevolucionare krishterimi donkishotesk s’pati mundėsi tė bėhet kurrfarė mburoje ndaj realizmit tė mėsimeve majtiste. Mungesa ose mossuksesi i revolucioneve marksiste nė vendet muslimane s’ėshtė i rastit. Islami ka marksizmin e vet. Kur’ani ruajti diēka nga realizmi i ashpėr i Dhjatės sė Vjetėr, kurse marksizmi nė Evropė ėshtė kompensim ose zėvendėsim i komponentės hebraike, biblike, tė cilėn katolicizmi dhe krishterimi ortodoks e mėnjanuan tėrėsisht.144 Protestantizmi racionalist dėftohet dukshėm mė rezistues ndaj sfidės revolucionare. Nga ky aspekt Islami ka mė afėr formėn protestante tė krishterimit, sesa atė katolike.

    Shpesh, si pasojė e shkaqeve historike dhe e konfrontimeve politike ndėrmjet krishterimit dhe Islamit, harrohet tėrėsisht afėria e tyre. Harrohet fakti kapital se Islami e njeh Biblėn pėr libėr tė shenjtė, kurse Jezuin pėr profet tė Zotit, fakt qė, po tė nxirren nga ai tė gjitha konkludimet e nevojshme, marrėdhėniet ndėrmjet dy religjioneve tė mėdha botėrore nė ardhmėri do tė mund t’i drejtonte nė njė drejtim fare tjetėr.145

    Ps:
    131 “Sot ju pėrsosa fenė tuaj dhe pėrmbusha bekimin tim dhe jam i kėnaqur qė feja juaj tė jetė Islami” - thuhet nė ajetin e fundit tė shpallur nė periudhėn e Medinės (Kur’ani, 5/4).

    132Stefano Bianco, Polivalenca dhe fleksibiliteti nė strukturėn e qytetit islam, Werk, Zvicėr, nr. 9/1976.

    133 Henry de Lubac, Introduction a Origene.

    134 Fuqia magjike e kėsaj thirrjeje u verifikua nė Revolucionin Islam nė Iran, kur populli i paarmatosur rrėnoi pushtetin e regjimit tė armatosur deri nė dhėmbė tė shahut R. Pahlevisė. Arma e vetme dhe mė e forta ishte deviza All-llahu Ekber (“Vetėm Zoti ėshtė i Madh”).

    135 Kurse Ernst Blochu jep shėnimin karakteristik se “pothuaj tė gjithė teologėt arabė ishin edhe mjekė” (E. Bloch, Prirodno pravo i ljudsko dostojanstvo, Beograd, 1977, f. 58). Hetohet linja filozofia-teologjia-e drejta-mjekėsia.

    136 Shėn Bernardi kėrkonte qė kishat dhe manastiret tė ndėrtohen sa mė larg vendbanimeve.
    TP137PT Dihet si pėsoi propozimi i paraqitur nė Koncilin II tė Vatikanit qė nė katolicizėm tė aplikohet udhėheqja kolektive nė vend tė institucionit individual papnor - njė ide qė ėshtė nė kundėrshtim me vetė natyrėn e krishterimit.

    138 Krahaso Kur’anin (49/10) dhe Ungjillin (Mateu) 12/47, 48,49.

    139 Kur’ani, 49/13.

    140 Kur’ani, 4/1 e 33/6.

    141 Islami ėshtė i vetmi religjion qė krijoi tė drejtėn e vet integrale.

    142 Edhe Moisiu shkruante, qė i pėrgjigjet tėrėsisht vendit dhe rolit tė tij nė Histori (Numrat, 33/2, Romakėt, 10/5).

    143 Do tė gjejmė shumė paralele ndėrmjet Moisiut e Muhammedit dhe judaizmit e Islamit. Paralele tė tilla ndėrmjet judaizmit e krishterimit s’ka. Nė njė farė mėnyre kėto dy doktrina kanė raportin e tezės e tė antitezės. Kjo rrethanė do ta shpjegonte dukurinė e antisemitizmit, qė ėshtė thjeshtė kristiane, tėrėsisht e panjohur pėr popujt muslimanė.

    144 Konvergjencat mė tė shumta ndėrmjet Dhjatės sė Vjetėr e Kur’anit do t’i gjejmė nė fjalitė e mprehta kundėr pushtetmbajtėsve tė padenjė dhe kundėr pasurisė, aq tė shpeshta nė tė dy librat. Kur’ani lėshohet me gjėmim kundėr “krerėve mburracakė” (7/74), “mėkatarėve tė fuqishėm” (6/123) “njerėzve me nam” (7/59), “tė mėdhenjve tė pafe (11/12), “pasanikėve plėngėprishės” (34/34) etj. Pa dyshim kjo ėshtė shprehje e angazhimit shoqėror tė judaizmit e tė Islamit.

    145 “Dhe thuani: Ne besojmė ē’na ėshtė shpallur dhe ē’ju ėshtė shpallur. Zoti ynė dhe Zoti juaj ėshtė Zoti i njėjtė dhe ne i bindemi” (Kur’ani, 29/46). Ose: “Thuaj: O pasues tė Librit, ejani tė mblidhemi rreth njė fjale tė pėrbashkėt...” (Kur’ani, 3/64).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arrnubi : 12-03-2006 mė 10:09
    Sa budalla eshte "Odisea"

  4. #4
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198

Tema tė Ngjashme

  1. Nihilizmi
    Nga SKUTHI nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 10-11-2018, 10:04
  2. A u Kryqezua dhe a u ringjall Jezusi?
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 02-08-2014, 03:59
  3. Mėsime tė pėrgjithshme rreth Akides [8]
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-01-2009, 11:32
  4. Gjithēka mbi Jezu Krishtin Zot
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 08-11-2006, 06:31
  5. Merjemja a.s, Nėna e Isait (Jezusit)
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-03-2005, 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •