Arsimimi dhe meditimi


Civilizimi arsimon, kultura edukon. I pari kėrkon mėsim, e dyta meditim.
Pėrsiatja, meditimi, si pėrpjekje e brendshme pėr tė njohur veten dhe vendin e vet nė botė, ėshtė aktivitet plotėsisht i kundėrt nga mėsimi, arsimimi, grumbullimi i njohurive mbi faktet dhe raportet e tyre. Meditimi shpie kah urtėsia, mirėsia, paqja e brendshme, kah njė lloj i katarzės greke. Ky ėshtė njė kthim kah fshehtėsitė, kredhje nė vetvete pėr tė shpaluar ndonjė tė vėrtetė religjioze, morale e artistike. Anasjelltas, mėsimi ėshtė i kthyer kah natyra pėr t’u njohur dhe pėr t’u ndryshuar kushtet e ekzistencės. Shkenca aplikon vėzhgimin, analizėn, zbėrthimin,eksperimentin, verifikimin, ndėrkaq kontemplacioni paraqet njohjen e pastėr (ke neoplatonizmi madje mėnyrėn mbiracionale tė njohjes). Vėzhgimi kontemplativ ėshtė “i liruar nga synimet dhe dėshirat” (Schopenhauer), pra vėzhgim pa funksion, i liruar nga interesi, ēfarė s’ėshtė asnjėherė shkenca. Kontemplacioni s’ėshtė qėndrim i shkencėtarit, por i mendimtarit, i poetit, i artistit, i murgut. Edhe shkencėtari njeh ēastet e kontemplacionit, por jo nė funksion tė shkencėtarit, veē si njeri, si artist (sepse tė gjithė njerėzit janė artistė nė njė farė mase). Meditimi ofron pushtetin mbi vetveten, shkenca mbi natyrėn. Shkollimi ynė ndėrton vetėm civilizimin tonė dhe vetė ai nuk kontribuon kulturėn tonė.
Sikur qė sot mėsohet shumė, pėrsėritet, pasohen disiplinat shkencore, ashtu dikur meditohej shumė. “Tė urtit nga Laputa, tė kredhur nė meditim, nuk vėrenin, as dėgjonin ata qė i shqetėsonin me pyetje” (J. Payot: Arti pėr tė qenė njeri). Legjenda thotė se para njohjes sė madhe Buda mbeti nė breg tė lumit tri ditė e tri netė i kredhur nė meditim, pa qenė i vetėdijshėm pėr kalimin e kohės. Kurse Ksenofonti na ka lėnė njė rrėfim tė ngjashėm pėr Sokratin: “Njė mėngjes meditonte pėr diēka, pa i gjetur zgjidhje; nuk donte tė dorėzohej, prandaj vazhdoi tė meditonte qė nga agu deri nė mesnatė dhe qėndronte si i mbėrthyer, i thelluar nė pėrsiatje; ndėrkaq rreth mesnatės e vunė re dhe pėrshpėritja pushtoi turmėn se Sokrati rri dhe mediton pėr diēka qė nga agimi. Mė nė fund, nė mbrėmje pas darkės, disa jonianė nga kėrshėria nxorėn rrogozat e vet dhe bujtėn nėn qiellin e hapur pėr tė pasur mundėsi ta kundrojnė dhe tė shohin se a do tė qėndrojė tėrė natėn. Ai qėndroi aty deri nė mėngjesin pasues, kurse me t’u kthyer dita, bėri uratėn dhe mori rrugėn e vet” (Ksenofont, Gostia, 220). Galileu, profeti i civilizimit evropian, tėrė jetėn qe pushtuar nga ēėshtja e rėnies sė trupave, kurse Tolstoi tėrė jetėn meditoi pėr njeriun dhe fatin e tij. Nėse konstruktori i aeroplanit ose i anijes me avull ėshtė dashur sė pari tė mėsojė e tė eksperimentojė shumė, Buda, Sokrati, Seneka, Gazaliu, Rumiu, Firdusi, Shakespearei, Dostojevski, Hugoi ėshtė dashur tė meditojnė thellė dhe t’i pėrjetojnė botėt e tyre. Mėsimi dhe meditimi janė dy aktivitete tė ndryshme. I pari e solli Newtonin deri te zbulimi i ligjit tė gravitacionit, i dyti Beethovenin deri te krijimi i Simfonisė IX. Nė kundėrshtinė ndėrmjet meditimit dhe mėsimit pėrsėritet edhe njė herė kundėrshtia ndėrmjet natyrės dhe botės, shpirtit dhe intelektit ose - kulturės dhe civilizimit.

Tekefundit, nė natyrė e gjejmė edhe botėn edhe njerėzit, nė tė vėrtetė, gjithēka tjetėr pėrveē vetvetes, Unit, personalitetit tonė. Ndėrkaq pikėrisht pėrmes Unit tonė ne jemi tė ndėrlidhur me pafundėsinė. Pėrmes Unit tonė, dhe vetėm pėrmes kėtij, ne ndiejmė lirinė dhe mund tė shikojmė botėn tjetėr tė madhe, banorė tė sė cilės jemi njėkohėsisht. Vetėm Uni mund t’i dėshmojė vetvetes se bota e frymės dhe e lirisė ekzistojnė. Pa Unin, pa vetveten, mbetem pa dėshmitarin e vetėm dhe tė fundit pėr njė botė jashtė botės sė natyrės. Sepse pa mua, gjithēka tjetėr ėshtė e jashtme dhe fanitėse. Meditimi ėshtė ajo kredhje nė vete, pėrpjekje qė pėrmes qenies sė vet tė kapet dhe tė gjendet rruga deri te e vėrteta pėr jetėn e vet dhe pėr ekzistencėn nė pėrgjithėsi. Ai nuk pėrpiqet tė pėrgjigjet nė problemet e shoqėrisė a tė njerėzimit. Ėshtė fjala pėr ēėshtjet qė njeriu ia parashtron vetvetes.

Hollė e hollė, meditimi as nuk ėshtė funksion i intelektit. Shkencėtari qė konstrukton tipin e ri tė aeroplanit ose qė nė kokėn e vet pėrpunon detajet e projektit tė ndonjė ure a tė ndonjė konstruksioni, nuk mediton. Ai mendon, hulumton, verifikon, krahason dhe kėto, as veē e veē, as tė tėrat bashkė, nuk janė meditim. Mediton murgu, poeti, mendimtari, artisti. Kėta tė fundit pėrpiqen ta arrijnė tė vetmen tė vėrtetė tė madhe, tė vetmen fshehtėsi tė madhe. Kjo e vėrtetė do tė thotė gjithēka dhe asgjė: gjithēka pėr njė shpirt, asgjė pėr tėrė botėn tjetėr.

Pėr kėtė arsye meditimi ėshtė aktivitet religjioz. Pėr Aristotelin dallimi ndėrmjet mendjes dhe kontemplacionit ėshtė dallimi ndėrmjet njerėzores dhe hyjnores. Nė budizėm urata tėrėsisht pėrbėhet nga meditimi dhe kėshtu manifestohet. Nė krishterim hasim “rendet kontemplative” tė murgjve, njė dukuri krejtėsisht tė zakonshme. Ndėrkaq Spinoza flet pėr kontemplacionin si formė mė e lartė dhe njėkohėsisht si qėllim mė i lartė i moralitetit.
Vetvetiu arsimimi nuk i edukon njerėzit. Ai nuk i bėn mė tė lirė, mė tė mirė, mė humanė; ai i aftėson, i bėn mė efikas, mė tė dobishėm pėr shoqėri. Sikur dėshmon edhe pėrvoja historike, njerėzit e arsimuar, popujt e arsimuar, mund tė jenė objekt i manipulimit dhe mund t’i vėhen nė shėrbim ligėsisė, por atėbotė shumė mė me efikasitet sesa tė prapambeturit. Historia e imperializmit ėshtė varg i rrėfimeve tė vėrteta ku shihet se si popujt e civilizuar kanė zhvilluar luftė tė padrejtė, shfarosėse dhe robėruese kundėr popujve mė pak tė arsimuar e tė prapambetur, qė mbronin lirinė e vet. Civilizuesja e agresorit s’pati asnjė ndikim nė qėllimet dhe metodat e tij. Ajo pati ndikim nė efikasitet dhe vetėm pėrshpejtoi disfatėn e viktimave.