Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509

    Gjuha: Fjalori i Toskėrishtes nga Pano Tase

    Gjuha :: Fjalori i Toskėrishtes nga Pano Tase
    Postuar nga: Albo



    Duke pritur fjalorin e toskėrishtes

    Gjymtyra toskėrishte e shqipes fshihet nė fjalorin dorėshkrim tė Pano Tases. Toskėrishtja “e butė dhe plot ngjyra” siē e quan gjuhėtarja Ledi Shamku-Shkreli e cila u kujdes qė ku fjalor tė rizbulohet plot 65 vjet mė pas. Me rastin e botimit tė tij Shkreli njofton ardhjen e njė vepre radikale pėr gjuhėn shqipe, njė nga dy fjalorėt dialektorė tė saj, pas botimit tė fjalorit tė gegėrishtes i Gazullit. “Fjalorth i Ri. Fjalė tė rralla tė pėrdoruna nė Jug tė Shqipnisė”, i botuar, vetėm me njė tė tretėn e lėndės nė vitin 1941, dhe “Rilindja” e Prishtinės e riboton nė 1969, tre tė katėrtat e tij ruheshin dorėshkrim nė njė bllok llogarish e tė zverdhur “hyrje-daljesh” nga i biri i Tases, Pirro.
    Ledi Shamku-Shkreli nė prag tė kėsaj feste qė sapo nis tė zbulojė ca sekrete larushane tė shqipes, komenton ardhjen e kėtij fjalori si nevojė “e Standardit tė Shqipes pėr t’u ripėrkufizuar po me lėndėn e vet”.

    Mė nė fund edhe Fjalori i Pano Tases qė e keni lajmėruar prej kohėsh. Mund tė na thoni diēka mė tepėr se ē’zbrazėti mbush ky Fjalor?
    Botimi i dorėshkrimit tė plotė leksikografik tė mbledhėsit Pano Tase nuk mbush njė zbrazėti, nė kuptimin lėndor tė fjalės. Sikundėr e kam quajtur edhe nė njė shkrim timin tė mėparshėm, ai ėshtė mirėfilli njėra nga dy gjymtyrėt mbėshtetėse tė Shqipes Letrare Kombėtare. Ndėrsa nė rrafshin historiografik tė gjuhės, me botimin e kėtij dorėshkrimi, ne i kthejmė njė borxh historisė, shlyejmė pra njė detyrim, pasi kemi gjetur njė tjetėr hallkė nga gjerdani tradicional i kėputur dhe e kemi lidhur tamam nė pikėn ku do tė ish ngėrthyer mote tė shkuara, nėse rrjedha e ndeshtrashave shqiptare do tė kish qenė mė e mbarė. Pra u ribotua Fjalori i 54-ės, mandej Fjalori i Gazullit dhe tash gjen vendit e vet botimi i Fjalorit-Dorėshkrim tė Pano Tases.
    Ky dorėshkrim ka historinė e vet, e cila do shpjeguar shkurtimisht, gjithė pėr tė argumentuar pse pak mė lart i mėshohet faktit se ky Fjalor nuk mbush njė zbrazėti, por ėshtė gjymtyrė e vetė shqipes. Nė vitin 1941 te “Visaret e Kombit”, pėrkatėsisht nė nr.XI dhe nr.XII u botuan 2 fjalorė: ai i Gazullit “Fjalorth i Ri. Fjalė tė rralla tė pėrdoruna nė Veri tė Shqipnisė” dhe ai i Pano Tases “Fjalorth i Ri. Fjalė tė rralla tė pėrdoruna nė Jug tė Shqipnisė”. Nė dukje tė njėjtė, pėrpos trevės nga ku kishin marrė lėndėn. Porse kėta dy fjalorė dallonin jo pak nė fjalės. Fjalori i Gazullit numėronte rreth pesėmijė lema, kurse Fjalori i Pano Tases dilte ēuditėrisht shumė mė i vogėl; nė fjalėsin e tij rreshtoheshin gjithė e gjithė afro njėmijėegjashtėqind syresh.
    Nė fakt ky dallim nuk i kalonte askujt pa u vėnė re. Siē dihet, koha kur u zgjodhėn pėr t’u renditur te “Visaret” kėto dy vepra tė leksikografisė, ishte koha kur administrata e arsimit nė Shtetin Shqiptar punonte shumė pėr unifikimin e gjuhės letrare kombėtare. Dhe kjo administratė, e cila drejtohej edhe nga njė njeri mendjekthjellėt sikundėr Karl Gurakuqi, kish pėrcaktuar si strategji t’u ofronte sa mundej pėrdoruesve tė shqipes materiale gjuhėsore apo letrare nga dy kryedialektet, duke synuar me kohė shkrirjen e tyre tė butė e sa mė objektive nė shtratin e gjerė tė shqipes sė pėrbashkėt.

    Meqė synimi i botimeve mbarėshqipe ishte kaq largpamės, pėrse gjithė ky dallim sasior mes dy dokumentimeve dialektografike?
    Pikėrisht kėrshėria pėr t’i dhėnė shpjegim kėsaj pyetjeje u bė vetiu shkas i zbulimit tė visarit nė krejt pėrmasat e veta reale. Ja cila kish qenė ecuria e kėtij fjalori: Nė vitin 1939, kur “Visaret” po pėrgatitnin pėr botim Fjalorin Gegė tė Gazullit, Pano Tase iu drejtua Inspektorit Epror tė Arsimit, Karl Gurakuqit, e i tha se edhe ai kish kohė qė mblidhte e rendiste “fjalė e shprehje tė Jugut tė Shqipnisė” duke synuar hartimin e njė Fjalori tė Toskėrishtes. E kėshtu Gurakuqi, ky pėrkthyes albanologėsh tė shquar dhe hartues i njėrės prej gramatikave mė tė mira tė shqipes, pasi t’i kish hedhur njė sy, mund t’i thosh nė po bėnte apo jo njė punė tė dobishme. Pano Tase e kishte ende nė punim e sipėr dorėshkrimin e vet ndaj nuk ia dorėzoi tė gjithin; i dha veē njė pjesė, me afro 1600 lema. Gurakuqit i pėlqeu shumė ky punim, pėrveēse i erdhi pikėrisht nė kohėn e volitshme, kur po pėrgatitej pėr shtyp “Gazulli”. Ndaj edhe Ministria e Arsimit e botoi dorėshkrimin e Tases aq sa qe, pa pritur qė mbledhėsi ta quante sipas tij tė pėrfunduar gjurmimin dhe skedimin e shprehjeve dhe fjalėve tė rralla tė toskėrishtes veri-perėndimore. Siē duket Tase nuk ka qenė nė gjendje asokohe qė brenda njė periudhe tė shkurtėr tė dorėzonte njė fjalor tė pėrfunduar. Gurakuqi e botoi dorėshkrimin aq sa qe i nxitur edhe nga bindja se nė procesin e ngadaltė por tė mirėmenduar qė do tė pėrvijonte formimi i Shqipes-Sintezė, do tė dilte sėrish rasti i nevojshėm pėr lėndė burimore toskė, gegė (e madje edhe arbėreshe), dhe deri atėherė dorėshkrimi do t’ish pėrfunduar duke marrė trajtat e njė fjalori-katalog tė plotė.
    E priti Gurakuqi Fjalorin e Toskėrishtes, por pas vitit 1941, sikundėr dihet, koha qe e trazuar.
    Porse vijuan ta prisnin Fjalorin e Pano Tases.
    E pritėn hartuesit e Fjalorit tė 54-ės, tė cilėt gjetėn fare pak truall mbėshtetės pėr hartimin e Klasikut tė Shqipes (nė fakt Xhuvani e pėrmend vjeljen e lėndės leksikore qoftė edhe nga minifjalori i Tases qė hartuesit kishin nė dispozicion).
    E pritėn skedarėt e Kartotekės e Leksikut, qė u themelua nė vitin 1955, dhe ditėn e parė tė saj kish brenda vetėm materialet qė kishin mbledhur hartuesit e 54-ės nė punėn pėr fjalorin.
    E priti edhe Ernest Koliqi kėtė Fjalor, kur nė shkrimin e tij “Gjuha Shqipe”, botuar te “Shźjzat” 9-10, 1958 shkruante: “Nė shqipen e ardhėshme na urojmė sajimin e nji synthese sė mrekullueshme, pėrfundim i vetvetijshėm i punimit letrar, ku tė pėrfshihet ajka e fuqķs shprehimtare tė ēdo kandi tė Shqipnis […], pra pėrgjithsisht edhe paja gjuhėsore e lylyvertė dhe kumbore e viseve tė Jugut ashtu siē shpaliset nė fjalorth tė Pano Tases”.

    Pse po pritej kaq gjatė Fjalori i Toskėrishtes?

    Por pritet ende sot Fjalori i Plotė i Pano Tases. E pret nevoja e Standardit tė Shqipes pėr t’u ripėrkufizuar po me lėndėn e vet. Standardizimi siē dihet e frenon dhe e skematizon disi gjuhėn, ndaj dhe herė pas here bėhet i domosdoshėm rifreskimi i tij me lėndė burimore. Dhe ndonėse i mbėshtetur nė toskėrishte, standardi e ka tjetėrsuar pashmangėsisht atė si pasojė e pėrdorimit tė kodifikuar, me tė cilin ka dashur t’i mbulojė tė gjitha fushat e ligjėrimeve. Duke e sjellė tash tė plotė e tė pastėr katalogun e Pano Tases, tė pandikuar nga “presat” e standardit apo nga replikat kompromise tė modernizimit, themi se politikat gjuhėsore nė vijim kanė se ku mbėshteten pėr rizgjimin e shqipes sė brendmi. Sikundėr kanė se ku tė mbėshteten edhe kur tė ndėrmarrin riaftėsimin e gjymtyrės tjetėr tė shqipes, asaj gegė, e cila, nė dallim nga gjymtyra tejet e konsumuar toskė, paraqitet mė problematike, ngaqė ėshtė lėnė tė atrofizohet. Shqipja-Sintezė me siguri nuk ėshtė njė iluzion.

    Kush ishte Pano Tase? Herė-herė gojarisht e keni pėrmendur edhe si dashamirė tė gjuhėsisė…

    Po ėshtė e vėrtetė, Pano Tase ka punuar gjithė jetėn pėr mbledhjen e pasurisė leksikore tė Jugut, por duke i rėnė pas fjalės, ai ėshtė munduar edhe ta sistemojė atė. Ndaj edhe lėnda e fjalorit tė tij paraqitet deri diku e ndarė me rregull, ndonėse Tase nuk ėshtė gjuhėtar i mirėfilltė. Fjala vjen ai ėshtė munduar tė ndajė veē fjalėt nga shprehjet. Te kėto tė fundit ka ndėrhyrė duke i klasifikuar sėrish. Nė vėshtrim tė sotėm mund tė thuhet se i ka ndarė siē do t’i ndante gjuha, jo metagjuha, pra duke i rreshtuar sipas shtysės sė pėrdorimit. Kėshtu kemi disa faqe rresht ku ka shėnuar mallkimet, mandej fill pas tyre njė gjysmė faqeje ku shėnon pendimet mbas mallkimit (p.sh. Kush vodhi pulat e mija, i mbifshin pėndėt syvet; por mė pas: Tė mallkova un’e zeza – mė zėnēin kokėn mua ). Po ashtu rendit ngushėllimet sipas rastit, urimet pėr ēdo rast tė mire, rendit dollitė qė duhen thėnė, gjithaq si ta lypė rasti, rendit pėrkėdhelitė dhe fjalėt qė ai i quan “me tė lutur” – logjika e paraqitjes se tyre tė ndėrmend larg e larg listėn e formulave tė politesės tė Lumo Skėndos; kuptohet te ky i fundit lėnda gjuhėsore ėshtė urbane, jo folklorike. Gjithashtu ėshtė munduar tė klasifikojė me vesh si tė njėjta disa fjalėfomime tė shqipes, por duke u nisur nga zanimi i tyre. Nuk ka dhe aq rėndėsi nėse monemat dalluese janė identifikuar shkencėrisht saktė. Kush do, mund tė studiojė nė ato gjerdhe fjalėsh ligjėsitė automatike tė fjalėformimit shqip, apo zgjedhjet konēize tė temės fjalėformuese, pa e zgjeruar mė kot atė me kėsula prapashtesore tė tepėrta, sikundėr sot ndodh rėndom (fjala vjen, Tase ka imtisht nė vend tė imtėsisht).

    Historia e botimit tė fjalorėve tė rrallė deri tani ka qenė njė iniciativė private. Pėrse Institucionet janė mėnjanuar nga botimi i kėtyre tre fjalorėve: ai i 54-ės, fjalori i Gazullit dhe ky i fundit?

    Institucionet nuk janė mėnjanuar, janė vetėmėnjanuar. Arėsyen nuk e kuptoj as unė. Mbase duhen pyetur ata vetė mė mirė. Kur ka qenė fjala dikur pėr tė botuar fjalorė apo punime tė gegnishtes, njė pjesė e hartuesve tė tė cilėve kanė qenė klerikė, edhe mund tė hamendet vėshtirėsia. Por Pano Tase nuk i binte ndesh kėsaj vije demarkacioni. Ndoshta shkonte kundėr me politikėn gjuhėsore kostallariane. Ndoshta duhet ta pranojmė se pėrveē njė vije tė pėrgjithshme ideologjike, ka pasur edhe njė vijė politikash gjuhėsore pėrjashtuese… . Gjithsesi edhe unė e mendoj shpesh pse tė jetė lėnė nė harresė dorėshkrimi i plotė i Pano Tases, krahu tjetėr i binomit dialektologjik Gazull-Tase… . Duhen pyetur tė tjerėt.

    A pėrkon pėrzgjedhja idiomatike nga toskėrishtja qė na servir Tase me rekomandimet e Plejadės toskė lidhur me zgjedhjen e bazės normuese tė shqipes?

    Pano Tase nuk e shėnon gjithnjė ku e ka marrė fjalėn apo shprehjen sikundėr bėn Gazulli, por duke i vėzhguar fjalėt rast pėr rast, tė ndihmuar edhe nga statitistikat e rasteve kur e shėnon burimin, del se treva gjuhėsore qė zgjodhi Tase ishte zona Pėrmet – Berat e mė lart. (tek-tuk ka edhe ndonjė shėnim “Tiranė”, por Tirana sikundėr dihet gjuhėsisht ėshtė hetereogjene). Pra lėnda gjuhėsore e ēmuar e kėtij fjalori ėshtė ajo toskėrishte veriperėndimore, e butė e plot ngjyra, qė ndėr gjithė idiomat e toskėrishtes afron mė fort me tė folmet qendrore tė shqipes. Lidhur me kėtė dua ta nxjerr nė pah sugjerimin e F. Konicės, ndėr ato mote kur rrihej mendim pėr ardhmėrinė e Gjuhės Letrare Kombėtare nė Shqipėri. Pasi mbėshteti opinione tė ndryshme nė shkrimet gjuhėsore te “Albania”, lidhur me zgjedhjen e elbasanishtes pėr bazė standarde, apo pėrdorimin e toskėrishtes si gjuhė proze, kurse tė gegnishtes si gjuhė poezie, Konica sugjeron diku “tė zgjidhet dialekti veriperėndimor e mė saktėsisht e folmja qė dėgjohet nė Berat me rrethina”. “Dhe kjo do tė jetė zgjedhja e viteve ’50 nė Tiranė, - thoshte Namik Ressuli”. (shih R. Ismajli).
    Pra Tase ishte nė koherencė tė plotė me kėtė pėrfytyrim tė pionierėve tė gjuhėsisė shqiptare. Ndaj ėshtė mėkat mosbotimi i kėtij fjalori nė kohė, pasi besoj vėrtet se botimi i plotė tij qė nė vitet ’40 do tė kishte pėrcaktuar mė saktė e mė mirė atė ēka bashkon dhe ndan Toskėrishten me Labėrishten. Tė gjithė e dinė se atbotė Toskėria dhe Labėria ishin entitete gjeografike jo krejt identike e se me kalimin e kohės, nėn termin “toskėrishte” u pėrmblodhėn tė folmet lale, toske, labe, ēame, etj. Ndoshta kėtu qėndron edhe arėsyeja qė shpesh ky standard, kaq fort i sulmuar, jo vetėm nga lart por edhe nga poshtė, ėshtė kaq i ftohtė ndaj gjuhės sė Nolit, Konicės, Asdrenit, Poradecit, Kutelit etj. Ky standard, nė kėmbėnguljen e tij pėr tė mos u ripėrkufizuar, po merr gjithnjė e mė tepėr trajtat e njė burokratishteje tė ngrirė, e cila mund tė kryejė fort mirė funksione “nėpunėsore” zyrtare), por gjithnjė e mė pak mund t’i pėrgjigjet, kėshtu siē kėrkon tė mbetet, kohėrave dhe sfidave tė reja qė po lėnė gjurmėn e tyre mbi plazmėn shqipe.
    Nė fund dua tė them se gjithė kjo lėndė gjuhėsore e traditės qė po hidhet nė treg e qė nga sa duket do tė vijojė tė hidhet s’afėrmi, tregon se me standardin diēka duhet tė ndodhė. Nuk flas vetėm pėr libra e fjalorė, tė traditės ose jo, por edhe debatet e ndezura e tė pafundme qė bėhen nė faqet e internetit (mjaft t’i drejtohesh faqes Alb-Club pėr tė njohur edhe mė mirė njė realitet tjetėr tė mendimit pėr shqipen).
    Mbas kaq kohėsh shqiptarėt po flasin nė masė pėr gjuhėn. Ndaj them se nuk do tė vonojė tė ndodhė diēka nė gjuhė. Padyshim qė Terracini ka tė drejtė kur thotė se: “La linguistica sara’ una causa vinta solo quando andra’ di moda”.


    E.Demo
    Ignore List: Den Bossi

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Tė flasin ata tė cilėt merren me gjuhėn shqipe,mendoi se i kanė njohurut e duhura e kan qka tė shkruajnė,sa na pėrket neve tė forumit mundemi vetėm tė belbėzoim lidhur me kėt qėshtje apo edhe tė japim komente paushalle e pa vlera.Sidoqoft secili ka tė drejtė tė shkruan ate qė mendon..pa tė lexoim ca.
    Fjalore e libra shkruhen e botohe,po kush do i lexoi?..

Tema tė Ngjashme

  1. Fjalori enciklopedik shqiptar mbarėkombėtar
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-08-2006, 08:14
  2. Fjalori i rrugės qė shitet pėr humor
    Nga Alda1 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 14:08
  3. Gjuha shqipe dhe Informatika
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 12-08-2003, 18:33
  4. Sa eshte shqip, fjalori i sotem shkencor albanistik?
    Nga illiriani nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 27-04-2003, 14:39
  5. Fjalori i Vedat Kokones
    Nga Brari nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-06-2002, 10:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •