Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 59
  1. #1
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293

    Korça, “provinca“ me lokale nate

    Nuk ka rëndësi nëse udhëton me tren, furgon, makinë apo autobuz. Nuk ka rëndësi as nëse ato tre-katër orë rrugë, që nga Tirana i bën në kohë me diell, shi apo borë. E rëndësishme është që në çdo moment do të kesh diçka për të parë, qofshin këto malet e Kërrabës, qytetet ku kalon, liqenin që shfaqet ashtu papritur dhe në fund një qytet, që plot krenari përballë teje tregon Moravën.

    Me apo pa ekzagjerim, Korç a është quajtur “Parisi i vogël” i Shqipërisë Jugore. Sapo hyn në qytetin me tradita, e sheh që gjërat funksionojnë sipas një rregulli të rreptë, rrugë të pastra, njerëz të qetë, të cilët në një mënyrë apo tjetër i kanë bërë ballë “provincializmit”, duke mbetur secili ngapak borgjez në vetvete.

    Nëse mbërrim në mbrëmje? Jeni të vendosur, që do të kaloni natën jashtë mund edhe ta bëni, por në raste festash si Krishtlindjet, Viti i Ri, Pashkët dhe fundjavat e pranverë-vjeshtës. Korça, ofron atmosferën e një qyteti modern, me bare, komplekse argëtimi, pub-e, disko dhe ambiente të tjera, ku luhet padyshim “music live”.

    Korça, kryeqendra e juglindjes së Shqipërisë, e dominuar nga mali i Moravës në lindje të saj, është një nga zonat më interesante të Shqipërisë, me një kulturë të pasur dhe me tradita të shumta në fushën e artit, arkeologjisë, etnografisë, kuzhinës, arkitekturës, etj. Nëse ndalesh në këtë qytet, që natyra i ka falur një klimë të ftohtë në dimër dhe të freskët në verë, mund të kesh gjithmonë çfarë të bësh. Është dimër, ka dëborë? Përse nuk uleni pranë një vatre, sobe me dru dhe hani gjithçka, që ju ofron kuzhina? Mund të merrni edhe një kitarë e të këndoni. Ose, mund të shkoni (nëse rrugët premtojnë) në Dardhë e Voskopojë dhe të shijoni lakrorin e bërë nga “nikoqiret” korçare.

    Është verë? Nëse nuk shkoni për plazh në qytetin e Pogradecit (ashtu si pjesa më e madhe e qytetasve bëjnë) Morava që tashmë e ka hedhur gjithë borën, është mjaft mikpritëse që ju të bëni një piknik e të shkoni tek pika e quajtur “Stefania”. Mos harroni, Korça është nga të vetmit qytete, që ka ruajtur traditën e xhiros së famshme. Xhiroja është një ritual që zor se do të ndryshojë. Dikush e bën për të kaluar kohën në një bar, dikush për të takuar të dashurën apo të dashurin, disa të tjerë për t'i vënë syrin ndonjë “çupke”, e kështu ndodh, të gjithë vishen bukur, me rrobat e tyre më të mira dhe kalojnë një mbasdite të këndshme, që është pjesë e ritualit të tre muajve të verës.
    Nëse keni kohë të qëndroni në Korçë për disa ditë, pasi të keni provuar gjithë kuzhinën, pasi të keni dëgjuar serenata e të keni shkuar në lokalet e muzikës live që të kujtojnë buzuqet greke, me kulturën dhe historinë e këtij qyteti mund të njiheni duke vizituar Muzeun Historik, një ndërtesë me një arkitekturë të vjetër, e pozicionuar në Bulevardin “Themistokli Gërmenji”. Pak më poshtë, përgjatë bulevardit, “Muzeun e Arsimit Kombëtar”, i vendosur në ndërtesën që ka shërbyer si shkolla e parë shqipe në Shqipëri. Ndërsa të gjithë të apasionuarit e arkeologjisë, mund të admirojnë zbulimet e shumta në këtë fushë, të ekspozuara në Muzeun Arkeologjik, i përuruar vetëm pak vjet më parë. Ai ndodhet pas Katedrales Ortodhokse, në qendër të qytetit, në një lagje karakteristike korçare me kalldrëm dhe shtëpi të zbukuruara gjithkund me lule.

    MUZEUME:

    “MUZEUMI I ARSIMIT KOMBËTAR” (Shkolla e Parë Shqipe në Korçë më 7 mars 1887)

    “MUZEU I ARTIT MESJETAR”

    “MUZEU ARKEOLOGJIK KOMBËTAR”

    “MUZEU I KOLEKSIONIT BRATKO” (Arti i Lindjes)

    MUZEU HISTORIK I RRETHIT te Kolonjes

    KARNAVALET E KORÇËS

    Festohen më 6 janar të çdo viti) Një rrit i hershëm butaforik social-satirik humoristik, me veshje të improvizuara dhe “Maska”. Në kohë ato kanë pasur kulmin e zhvillimit duke i shtuar gjallërinë dhe kulturën qytetit dhe herë për shkaqe të ndryshme kanë rënë në “letargji”, por asnjëherë këtë traditë të hershme dhe të veçantë nuk e kanë zhdukur kohërat dhe shkaqet subjektive … Ato do të “ zgjohen” përsëri. Mjafton të përmendim faktin që Karnavalet vazhdojnë të festohen në fshatin Polenë.

    Gjurmët e para të jetës në këtë vend janë shfaqur qysh në epokën e neolititit. Lufta e Parë Botërore, bëri që ajo të pushtohej nga francezët. Eshtë pikërisht koha kur kryhet edhe bashkimi i zonës së Jugut me pjesën tjetër të Shqipërisë dhe kur në Korçë themelohet Liceu francez. Shumë herët u formuan në këtë qytet koret e mandolinatave si dhe një orkestër e përsosur. Me këtë gjallërim të muzikës filluan të kompozohen shumë këngë të reja, të shfaqen tablo muzikore, të organizohen koncerte madhështore të cilat nuk ishin parë ndonjëherë në qytetin e Korçës. U formua edhe shoqëria e "Arteve të Bukura" e cila dha një sërë shfaqjesh të shumta, ballo, etj. "Nabukudonsorët" dhe "Peshkatarët e perlave" korçarët i kanë interpretuar dhe shijuar qysh kur shijuan për herë të parë lirinë, në fillim të shekullit XX. Korça është shquar mjaft për kulturën e saj, civilizimin social dhe bukurinë e veçantë të qytetit, me rrugica e kalldrëme, shtëpitë me kangjella e serenatat e famshme korçare, me njerëzit e saj të talentuar që ka nxjerrë edhe në fushën e artit e kulturës e që kanë bërë emër në Shqipëri e në botë. Midis shumë, e shumë të tjerëve, do të përmendnim: Vangjush Mio, penel i pikturës korçare, Dhimitër Koleci, autor i ikonostasit të Kishës katedrale të Korçës, Naum Veqilharxhi , Elena Gjika , Tefta Tashko Koço, një prej zërave që nuk shuhet kurrë, Gaqo Jorganxhiu , Eleni Qirici, shqiptarja e parë në Hollivud, Dhaskal Todri, etj.
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    A ka Korca ndonje hotel me ski per pushime dimri.

    Ne monizem ne Dardhe venin ciftet ne ate kohe per pushime dimri.

    Nuk e di ca afron Korca sot per vet vecantine qe ka per pushimet dimerore.
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Korca ka qene dikur (kur kam qene une teper e vogel) e bukur-- sot per sot, tirona ene durrisi e saranda jane per tu vizitu ne shqipri ..Korca vetem katedralen e re te foron asigjo tjeter ...per te ardhur keq

  4. #4
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Ne Dardhe ka hotele.

    Vetem te na rregulloje qeveria rrugen!
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  5. #5
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Korca eshte qyteti me me shume strukture ne Shqiperi, e kete e kane thene italianet kur erdhen ne 1997-en qe u cuditen... ne ndryshim nga Tirana qe kane hedhur beton me vend e pa vend dhe e kane bere si xhungel.

    Korca ne ate kohe qe fjalos ti Madame, ka qene monizem... e shkarakterizuar. Tani kane filluar te ringjallen me teper traditat e vjetra.
    Ndryshuar për herë të fundit nga angeldust : 09-03-2006 më 00:56
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  6. #6
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Po s'qe Korca, s'eshte as Durresi. Durresi nuk eshte njohur per jete nate, mgjs ky eshte nje zhvillim i viteve te fundit. Si popull, preferojne jeten e qete. Korca ka urbanistiken qe ne shekullin e 19, rruget jane tamam sipas sistemit urbanistik modern, jane te drejta, fillojne nga Bulevardi dhe ngjiten siper dhe keto rruge ne cdo 100 metra i pret nje rruge tjeter. Me nxirr nje qytet tjeter ne Shqiperi qe ka te tille urbanistike. Tjetra, duhet te dalesh nga qytetet dhe te shohesh Jalen, Gjipen, Dhermiun, Dardhen, etj. etj. dhe pastaj flasim. Sepse nje qytet i tere eshte teper i pergjithshem.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    nje bulevard mo ka me dy rruge qe te cojne ne te njejten lulishte -- i ka te shtruara me kalldreme rruget..ajo eshte strukture? nje rruge me dy kthesa lol qe te cojne ne nje park te vogel nga ana tjeter konvikti lol

    kaq
    tirona ene durrsi ja marin ne kthese tre here --ene jane afer me njona tjetren ke qejf te shkosh per 10 minuta-- ne korce do nje dite te shlodhesh -- jete note korca? po e ben ne greqi dhe kthehet ne mengjes lol
    Ndryshuar për herë të fundit nga ChuChu : 09-03-2006 më 01:08

  8. #8
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    S'po fjalosim per Tiranen. Tirana eshte ndryshe.

    Qejfi i Korces eshte per njerez qe dine te cmojne serenatat. Shumica e qejfit te Korces s'eshte per njerez gau-giu. Ca ve ne liste ai autori i artikullit atje? Muzete! Kush do t'i cmoje muzete ne Shqiperi? Shqiptaret? Je ne vete mo? Njerezit e sofistikuar dine ta cmojne Korcen.

    S'jane budallenj Nano e Rama qe po i ndertojne vilat e tyre karakteristike me gure ne Dardhe. E nje shtepi me gure une nuk e nderroj as me 10 shtepi me beton.

    Qashtu madame "Original".
    Ndryshuar për herë të fundit nga angeldust : 09-03-2006 më 01:12
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    po pra mo se do shkojne me helikoptera ne dardhe te marrin dhe sillon me vete kur tu dale ariu atje lol

    nano e te tjere skane cbejne me me parate e teperta dhe bejne e nje B&B ne dardhe per qejf te vet

  10. #10
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Dardha eshte bukur indeed ... kemi vajtur marshim me shkollen ne gjimnaz ... long time ago ehhh lol

    ka lezetin e vet edhe bulevardi, edhe mali edhe kodrat, edhe deti, edhe rera

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Korca nuk ka vetem specifike klimen dimerore e nga qytetet me qytetarine e para ne shqiperi ne shekullin qe shkoi.

    Po eshte dhe stili i jetes Korcare, qe kudo ku je Gjirokaster Durres a Tirane njerezit me nje kitare e me kenget korcare krijojne ate atmosfere.

    E turizmi seshte vetem det mal a fushe po njeshi eshte kjo, qe te keshe nje stil jete qe njerezit te duan te vene aty e shijojne, ate qe Korca e ka e qe ne hapesiren shqiptare mund ta besh nje qytet teper te vecat te thithi turist e sidomos ne dimer.

    Pershembull Italia nuk eshte e famsheme vetem per gjeografine qe eshte kudo ne mesdhe po per stilin e jetes italiane qe kur vene aty te gjithe duan ta shijojne.
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    po pra po, ka qene dikur nuk eshte me. korcaret flejne me pulat tani, djemte e pese dyqaneve ishin ato rrugacet qe u vrane atje?

    italjanet e bejne qejfin se kane mundesine dhe se cajne koken, korcaret te ruajne ku hyn e ku del akoma lol kam nje timen ne korce dhe me ankohet gjithnji se une heren e fundit, kernackat mbaj mend vetem lol

  13. #13
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Citim Postuar më parë nga madame X
    po pra po, ka qene dikur nuk eshte me.
    Atehere "dikur" kur thua ti ka qene hic Korca. Korca tani eshte me teper Korce se c'ka qene ne 60 vjetet e fundit. Mbylle gojen se s'di dhe po dukesh gjithnje e me teper budallaqe.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  14. #14
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    madame, po ty te kane denuar me internim ne Korce qe je futur kaq ne merak e siklet?

  15. #15
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    E ka lene ndonje i dashur korcar per ndonje korcare tjeter.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  16. #16
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar më parë nga angeldust
    E ka lene ndonje i dashur korcar per ndonje korcare tjeter.
    eh

    it seems to be universal side efect i guess, se shume shpesh degjoj kshu reaksionesh ne forum

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    yuuuck

    ne goje te korcareve te mos te biesh. ju te hani per se gjalli nga interneti, jo me tu kesh ne lagje lol

    korca eshte bere shume keq, perse u vjen inat? nuk e ka fajin humbja e civilizimit, apo ikja e intelektualeve vetem.. te gjitha ndikojne logjistika e para qe do kater ore te shkosh ne nje vend tjeter nga korca qe nuk eshte fshat i korces.

    ika une se jam ne pune, me juve nuk merresh dot, vete zot vete shkope jeni lol

  18. #18
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Citim Postuar më parë nga diikush
    eh

    it seems to be universal side efect i guess, se shume shpesh degjoj kshu reaksionesh ne forum

    Epo s'do te ishte ndonje "thagme". Edhe ben vaki! lol
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  19. #19
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    madame, sa nga ata qe kane shkruar ne kete teme jane zene edhe acaruar?

    se vetem ty te shikoj une te grindesh, bile edhe tek temat e tjera

    P.S. that was just obzervejshen, not personal opinion, larg qofte
    Ndryshuar për herë të fundit nga diikush : 09-03-2006 më 01:37

  20. #20
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Citim Postuar më parë nga madame X
    yuuuck

    ne goje te korcareve te mos te biesh. ju te hani per se gjalli nga interneti, jo me tu kesh ne lagje lol
    Cne? Korcaret jane njerez te qete. loolll

    Tani, i biri i kujt ishte ai qe kishe dashnor?
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  2. Kongresi i Autoriteteve Lokale : Qeveria, cenim autonomise vendore
    Nga Humdinger në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-09-2006, 18:14
  3. Kahet e strategjisë Serbe në negociatat për statusin e Kosovës:
    Nga EveryWare në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-02-2006, 12:51
  4. Strategjia e opozitës në zgjedhjet lokale
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •