Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 59 prej 59
  1. #41
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Sa bukur e përshkruan ai shkrimi hapës.Për një çast mu duk vetja sikur nuk po shkruhej për ndonjë qytet të Shqipërisë por për ndonjë qytet imagjinar me plot gjallëri e aktivitete..

    Por realiteti është krejt ndryshe.Situata e Korçës ashtu si dhe e një pjese së mirë të provincës shqiptare është e mjerueshme.

    Nuk është më ajo Korça e bukur plot lulishte,gjelbërim,rrugë të pastra,njerëz me edukatë që kur të flisnin me atë dialektin karakteristik të bënin pak si për të qeshur por që indirekt të bënin për vete.Korça tashmë ska as një park,edhe ato që ishin në qendër të qytetit ishin (në verë që isha) për mos o Zot.Pisllëku i madh dhe një kaos rrugor,ku më i forti e me Benzin më të bukur të hypte në tortuar e të shtypte pa i plasur menderja fare.
    Kishe qef një herë e një kohë të dilje nga Pandat,që nga qendra e deri lart ishte plot parqe e gjelbërim...tashmë ndërtime pa/me leje që i prishën bukurinë Parisit tonë të vogël.Në qendër çtë them...pisllëku i madh (si në çdo qytet shqiptar) dhe lloj lloj matrapazi,me një tufë 5000 lekshe në dorë duke kërkuar dhe ai nëpër baltë të bëjë ndonjë lek.Kalldrëmet e famshme e aq të bukura tashmë shkojnë drejt shkatërrimit,për shkak të pakujdesisë qytetare dhe asaj institucionale.Jeta e natës...

    Asgjë....

    Nqs ju e quani jetë nate ato 2-3 klube ku mbas orës 9 nuk shkel këmbë njeri atëhere po keni të drejtë.Deri në 8.30 -900 kishte njerëz (çifte).Pastaj ato lokalet ku shkruheshin me gërma të mëdha VETËM PËR FAMILJARË ma heqin trurin.Po si i bëhet mor jahu për ne beqot,do ngelemi rrugëve lol

    Kështu kjo jeta e natës së provincës....

    Mirë do bënit të pyesnit ndonjë që rri non stop atje,se ne që ikim e rrijmë nga 20-30 ditë të gjitha fantastike na duken.. (sidomos ata që ikin,me qëllimin e vetëm me shit një çik por.dhë...por një çik fare ama ) lol
    .........................

  2. #42
    ..ılılı T.T ılılı.. Maska e Dj-GabrieL
    Anëtarësuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Jabanxhi
    Postime
    1,899
    Si do qe te jete "Korca & "Pogradeci" per mua ngelen dy qytete qe nuk do te vdesin kurr.
    Feel the pump √

  3. #43
    satyr Maska e Gunnar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    Nga qyetet e tjera te shqiperise (pervec tiranes dmth) Korca eshte me mire ne cdo aspekt. Si nga infrastruktura (rruge te mira, uje 24 ore, drita si gjithe shqiperia), klima (e ftohte ne dimer dhe e fresket ne vere), mundesite qe te ofron qyeteti dhe zonat perreth. Ne qytet ka shume hotele dhe nja dy jane biles shume te mire. Per te ngrene nuk eshte keq vetem se gatuajne pak si me shume yndyre. Nqs doni te hani ndonje dreke te mire ka restorante shume te mira ne qyetet ose shkoni ne boboshtice te vila antoneta. Ne dimer hani mish prane oxhakut ndersa ne vere hani jashte ne oborr. Edhe me jeten e nates asnje nga qyetet e shqiperise nuk krahesohet me Korcen (pervec tr gjithmone). Muzike live si "ne skena" nuk kam degjuar asnjehere ne Tirane. Ata cunat atje jane profesioniste te verete dhe dine ta mbajne shume mire atmosferen. por nqs doni ndonje cike aheng "alla shqiptarc" shkoni te omega ku kendon Gena (ka pas kendu te pakten).

    Per te mos folur per gocat pastaj....... Eh ketu spo vazhdoj se eshte muhabet shume i gjate pastaj. vetem se nuk e harroj njehere qe kam qene ne shator ne korce dhe ishte bere si xheneti i muslumaneve
    To look life in the face....

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e dove
    Anëtarësuar
    24-01-2006
    Postime
    18
    C'dmth 'xhenet i muslimaneve'?

  5. #45
    satyr Maska e Gunnar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    Citim Postuar më parë nga dove
    C'dmth 'xhenet i muslimaneve'?
    parajsa e myslymaneve (ku thuhet se eshte plot me femra te bukura)
    To look life in the face....

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e dove
    Anëtarësuar
    24-01-2006
    Postime
    18
    Ah po, xhenet. Kisha vite pa e degjuar.

  7. #47
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    E bejne e bejne akoma ate xhiron korcaret , cdo nate ? Ja kam harruar si quhej ai vendi qe behej xhiroja nate per nate , ne vere kuptohet. lol

    Hera e fundit qe isha atje , nuk me pelqeu shume. Ndoshta tani e kane rregullu ndonje cik , por si zor ti nxjerrin paret nga qypat korcaret, per ndonje investim.

    btw , une sjam korcare, so e shoh me syrin e vizitorit.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anëtarësuar
    18-08-2004
    Postime
    511
    Ah Korca Me Pelqen Shume!!!! Kam Vendosur O Korcar O Hic Mo Ce Do!
    Ka Ndonje Korcar Ketu Meqe Ra Fjala?????
    failure is not an option!

  9. #49
    KORCARE 4 EVER Maska e zhorzhi
    Anëtarësuar
    09-01-2007
    Vendndodhja
    atje ku lindja e diellit te jep nje shprese te re....
    Postime
    610
    Citim Postuar më parë nga DEA27
    Ah Korca Me Pelqen Shume!!!! Kam Vendosur O Korcar O Hic Mo Ce Do!
    Ka Ndonje Korcar Ketu Meqe Ra Fjala?????
    ketu ka disa korcare qe shkruajne rralle megjithese ky forum eshte i mrekullueshem,
    sa per temen do te thoshja se korca i ka ruajtur vertet traditat dhe jeta ne
    Korce vertet seshte shume e gjalleruar por ketu te ben shpirti rehat mo lol
    gjen qetesine e shpirtit tend....
    Vetem pak me shume pune te kishte ketu dhe pastaj cdo gje do te ishte
    e persosur,se jane gjithe njerezit pa pune.
    Megjithate shoqerine me kitare dhe serenata,dhe ata pikniket ne mal,
    ne Stefania dhe ne Brozdovec une per vete si nderroj me asgje tjeter.

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    ....Edhe kur po i afroheshim Korces, nuk po merrja vesh c'po ndodhte me erresiren. Ndersa kujtoja qe me hyrjen ne qytet do t'i shpetoja ndjekjes se saj, ishim ne qe e ndiqnim ate ne cdo bulevard dhe rrugice, duke e larguar vetem pak metra me tej me dritat e vetures. O kishim ardhur ne castin e ikjes se dritave, o ardhja e dritave mund te ishte nje cast i humbur per ne,
    Ne mes te qytetit drita levizte sipas levizjes kaotike te makinave, qe shfaqeshin aty ku s'e pandeh, jashte cdo rregulli e logjike qarkullimi. I perqendruar i teri ne timon dhe rruge, mundohesha t'i shmangesha perplasjes me ndonje makine te shfaqur here majtas, here djathtas e here perpara. I hapnim rruge njeri-tjetrit, ashtu spontanisht, sic veprojne kalimtaret ne trotuare.
    Ndonese me nje kozmetike te re ne disa pjese te trupit te tij, qyteti tim i dashur, ende stononte dhe me deshperonte me pamjen cfilitese e te paharmonishme, te shkaktuar nga turbullirat e kohes.
    Rrugicat korcare me kalldrem, te vleresuara dikur si nje karakteristike e vecante e qytetit, ngjanin me teper me nje zbulim arkeologjik mijravjecar. Mbi to, si per t'u deshmuar modernizimi levizes i njerezve, qarkullonin dhjetra vetura kryesisht te markes 'Benc Mercedes", qe i rezistonin cdo grope e shtremberimi te gureve.
    Tradita korcare e fshirjes dhe larjes se rrugicave para cdo shtepie, jo vetem vazhdonte, por ishte bere me e mundimshme per grate, nga grumbullimi i dherave dhe plehrave neper gropa e kanale te pashtruara......
    E megjithate, jeta levizte me kapriocizitetin e saj te bukur, pa pyetur per gjithshak penguese apo shemtuese, qe i shfaqej ne kete levizje triumfuese. Deshira njerezore per te shijuar moden, jo vetem ne raste sebepesh e vizitash, por edhe ne jeten e perditshme, sfidonte stonimin qe mundohej t'i bente cdo vjetersire apo shemtim mjedisi. Me nje sforco e siklet ne ecje, veshtiresohej e deformohej shfaqja e delikateses femerore, atyre rrugicave te gunguara nga guret e te baltuara nga dherat e shirat e rene. Ndonese me cudiste e me merziste ky kontrast, me pelqente dhe me entusizmonte ajo lloj shkeputje, apo me mire te them, mospershtatje e njerezve, me anen e deformuar.
    Ne qytetin korcar kontrasti ishte ulur kembekryq, duke e sjelle kohen e shkuar dhe te ardheshme, ne kohen e sotme, si ne jetesen e njerezve, ashtu dhe ne urbanistiken dhe artikteturen ndertimore. Diku spontanisht e diku me ment ne koke, vazhdimi i ketij kontrasti, porsa te ngjallte per nje cast kenaqesi estetike para shfaqjes te se bukures, te befasonte papritur me ekzistencen e te shemtuares karshi saj....(Pak me shume gjen ne librin "E megjithate...jetojme!")

  11. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Ehhh Korca Korca

    Me kane thene qe Korca ka goxha aktivitet nate.

    Megjitheate me pyt noi korcare thote qejfin qe kom bo ne Tirone se harroj kurr :P

  12. #52
    azagori Maska e Korca_Reli
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Chicago U.S.A.
    Postime
    355
    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc
    Ehhh Korca Korca

    Me kane thene qe Korca ka goxha aktivitet nate.

    Megjitheate me pyt noi korcare thote qejfin qe kom bo ne Tirone se harroj kurr :P
    Ndryshimi i Tiranes nga Korca eshte shume i madh.
    Ne Tirane shumica jane te vajtur kurse ne Korce te gjithe jane vendas dhe rruajn traditat dhe zakonet e tyre.(ashtu sic thote edhe hapesja e temes).
    KORCA,LULJA E SHQIPERISEPershendetje te gjitheve
    Ndryshuar për herë të fundit nga Korca_Reli : 21-03-2007 më 16:44

  13. #53
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-10-2006
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    95
    Sa here kam qene ne Korce me eshte dukur vetja i huaj (si shkodran qe jam ne origjine)

    Nuk e di o vllezer por ato djem Korcar (nuk kane asnje karakteristike shqiptarI) ca tipa me floke te zesa e sy blu (si mulat) me vjen keq por,,,,,,,,,,, jane njerez te urte dhe te qete ndryshe nga ne Shkodrant qe jemi gjaknxete dhe FAQEKUQA

  14. #54
    Djali i fisit ASRA Maska e ardi_truss
    Anëtarësuar
    15-06-2005
    Vendndodhja
    te rrapi ne Mashkullore
    Postime
    133
    Citim Postuar më parë nga evertet
    Sa here kam qene ne Korce me eshte dukur vetja i huaj (si shkodran qe jam ne origjine)

    Nuk e di o vllezer por ato djem Korcar (nuk kane asnje karakteristike shqiptarI) ca tipa me floke te zesa e sy blu (si mulat) me vjen keq por,,,,,,,,,,, jane njerez te urte dhe te qete ndryshe nga ne Shkodrant qe jemi gjaknxete dhe FAQEKUQA
    Epo kushedi mos i ke rene andej nga Radaneci ti prandaj! Sa per djemte korcare jo per gje o vlla por ske cna shan fare.
    Qente le te lehin, karavani shkon perpara..!

  15. #55
    _-bluesman-_ Maska e Jimi_Hendrix
    Anëtarësuar
    22-12-2006
    Vendndodhja
    Arkivol
    Postime
    116
    everet, per fat te mire nuk mund te jemi te gjithe njesoj. Dikush eshte bjond e dikush brun, rendesi ka qe te flasesh SHQIP dhe te ndihesh SHQIPTAR.

    Nuk kam qene asnje here ne Korce, por me shprese se shpejti do shkoj, sidomos pas disa postimeve ketu qe me shtuan kuriozitetin!

  16. #56
    KORCARE 4 EVER Maska e zhorzhi
    Anëtarësuar
    09-01-2007
    Vendndodhja
    atje ku lindja e diellit te jep nje shprese te re....
    Postime
    610
    Citim Postuar më parë nga evertet
    Sa here kam qene ne Korce me eshte dukur vetja i huaj (si shkodran qe jam ne origjine)

    Nuk e di o vllezer por ato djem Korcar (nuk kane asnje karakteristike shqiptarI) ca tipa me floke te zesa e sy blu (si mulat) me vjen keq por,,,,,,,,,,, jane njerez te urte dhe te qete ndryshe nga ne Shkodrant qe jemi gjaknxete dhe FAQEKUQA
    mund te jene vertet te urte por deri ku mban apo jo?
    se po ja u bere borxh nuk te fal njeri ne Korce (te garantoj une per kete)
    sa per karakteristikat po te them se ne korcaret jemi populli me i bukur nga te gjithe ti mund te kesh pare ca mulate e thua ashtu por ne korcaret (puro)
    jemi ylla......
    RESPEKTE...................

  17. #57
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901

    Red face

    Citim Postuar më parë nga zhorzhi
    mund te jene vertet te urte por deri ku mban apo jo?
    se po ja u bere borxh nuk te fal njeri ne Korce (te garantoj une per kete)
    sa per karakteristikat po te them se ne korcaret jemi populli me i bukur nga te gjithe ti mund te kesh pare ca mulate e thua ashtu por ne korcaret (puro)
    jemi ylla......
    RESPEKTE...................
    e po mja o mendjemadh ,populli me i bukur ...leri o tani keto,edhe une nga korca jam po sdi qe qenkemi kaq te bukur..ku ka shqiptare te bukur,te tere te lodhur jane ,nga 1 e 20 te gjate i ke.Po qe ajo krenaria e cmendur sna le ti pranojme keto gjera.
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

  18. #58
    Korca Maska e korca_beni
    Anëtarësuar
    23-03-2007
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    2
    Citim Postuar më parë nga Diesel Industry
    e po mja o mendjemadh ,populli me i bukur ...leri o tani keto,edhe une nga korca jam po sdi qe qenkemi kaq te bukur..ku ka shqiptare te bukur,te tere te lodhur jane ,nga 1 e 20 te gjate i ke.Po qe ajo krenaria e cmendur sna le ti pranojme keto gjera.
    Sqipetare te bukur ka por shumica i kalon per te huaj>

    Pershendetje

  19. #59
    ray Maska e bucket07
    Anëtarësuar
    22-02-2007
    Vendndodhja
    US
    Postime
    8
    PO mire keta qe mbahen vetem ke "jet note" s'e dini ju qe edhe diten mund ti benin ato "aktivitetet" e nates?

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  2. Kongresi i Autoriteteve Lokale : Qeveria, cenim autonomise vendore
    Nga Humdinger në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-09-2006, 18:14
  3. Kahet e strategjisë Serbe në negociatat për statusin e Kosovës:
    Nga EveryWare në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-02-2006, 12:51
  4. Strategjia e opozitës në zgjedhjet lokale
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •