Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Skofiar Maska e Skofiar
    Anëtarësuar
    07-08-2005
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    731

    Shitja E Pasurisë Çame, Akt Antishqiptar I Shtetit Grek

    Më 9 shkurt 2006, me vendimin 5/2006 Gjykata e Lartë Greke i ka dhënë të drejtë shtetit helen t´i shesë të ashtuquajturat “pasuri të armiqve” të grekëve, që banojnë në Shqipëri dhe që kanë prejardhje shqiptare.

    Propozimi për shitjen e tokave të konfiskuara është bërë në tetor të vitit të kaluar nga kryeprokurori grek para Gjykatës së Lartë, kështu ka bërë të ditur agjencia e lajmeve greke ANA. Ky lajm ka ngjallur reagime të shumta në opinionin shqiptarë e veçanërisht te popullata çame, e cila jeton në Shqipëri, pas shpërnguljeve me dhunë(1913-1945) nga vatrat e tyre stërgjyshore.
    ***
    Çamëria është një krahinë që përbën pjesën më jugore të trevave shqiptare. Shtrihet gjatë bregdetit Jon dhe zgjerohet në Lindje deri në vargun e maleve që e ndajnë prej pellgut të Janinës. Nga Veriu ka kufi lumin Pavel, kurse në Jug Gjirin e Prevezës. Qendrat e banuara kryesore të Çamërisë janë: Filati, Gumenica, Paramithia, Margëllëçi dhe Parga, të cilat me vendim të Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1913 që u mbajt në Londër, iu aneksuan Greqisë, ndërkaq vetëm rripi i saj Verior(me shtatë fshatra) me qendër Konispolin, u përfshi brenda kufijve të Shqipërisë londineze.
    Sipas dokumenteve, deri në dhjetor të vitit 1912 në Çamëri jetonin 90 mijë banorë, 50 mijë myslimanë dhe 45 mijë të krishterë, prej tyre 18 mijë frymë flasin gjuhën greke, ndërsa 72 mijë të tjerë flasin gjuhën shqipe.
    Kështu, Shqipëria megjithëse doli si një shtet i pavarur, u copëtua për afër dy të tretat e territorit kombëtar, dhe
    gjysma e popullsisë shqiptare u bë “pakicë kombëtare” në shtetet fqinjë, si në Greqi, Bullgari, Serbi e Mal të Zi.
    ***
    Që nga viti 1913 e këndej, Greqia me mbështetjen e fuqive të mëdha:Anglisë, Francës dhe Rusisë, nis spastrimin etnik të Çamërisë, sipas programit nacionalist “Megalo Idea”, i ngjashëm me programin serb “Naçertanija” të Ilija Grashaninit. Për realizimin e këtij synimi, qeveria greke nxori dekrete të veçanta me të cilat çamët u ndaluan të blejnë, të shesin, ose të transferojnë pasuri të patundshme që u takonte atyre, ndërsa pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore(1918), hartoi një ligj për Reformë Agrare, e cila u aplikua vetëm në Çamëri, dhe kjo “reformë” shqiptarëve (të cilët shpërnguleshin me dhunë për në Turqi) ua grabiti tërë pasurinë e tundshme dhe të patundshme. Në gusht të vitit 1936 në Greqi u instalua regjimi fashist në krye me Joan Metaksain dhe viktimat e para të kësaj diktature ishin çamët. Shpërthimi i Luftës Italo-Greke (në vitin 1940) thelloi edhe më shumë vuajtjet dhe persekutimet e çamëve. Në këto rrethana lufte, qeveria Metaksai, shfrytëzoi momentin, për vazhdimin e spastrimit etnik të Çamërisë nga popullsia autoktone çame. Për realizimin e këtij qëllimi, fillimisht u burgosën rreth 5 mijë meshkuj çamë (nga mosha 16-70 vjeç)të cilët u internuan në ishujt e Egjeut: Chios, Medelin, Korynth, Lefkada.

    Gjatë Luftës së Dytë Botërore përgjegjësi kryesor i gjenocidit ndaj çamëve,padyshim ishte gjenerali grek Napolon Zervas, (kryetar i partisë së djathtë greke EDES). Në periudhën qershor 1944-mars 1945, forcat e Zervas, kanë vrarë e masakruar rreth 3 mijë civilë të pambrojtur çamë. Sipas të dhënave që dalin nga raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, rezulton se shifra e çamëve të larguar me forcë nga Greqia për në Shqipëri gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore është rreth 35 mijë vetë. Gjatë kësaj periudhe të spastrimit etnik, u dogjën dhe plaçkitën 86 fshatra me rreth 5800 shtëpi. Në humbjet e tjera materiale llogariten 110 mijë krerë bagëti të imta, 2400 gjedhë, 80 mijë kuintalë vaj ulliri, 21 mijë kuintalë grurë pa llogaritur këtu edhe dramën e madhe të shkombëtarizimit të këtyre trojeve. Të theksojmë, se çamët deri në vitin 1940 përveç shtëpive kishin pyje me sipërfaqe 65 mijë hektarë, 108 mijë ha kullota dhe 30 mijë ha tokë bujqësore me një vlerë prej 1 miliardë USD. Ndërsa sipas të dhënave të Shoqatës “Çamëria” vlera totale e pronave çame në fund të Luftës së Dytë Botërore ishte 340 milionë USD dhe që me vlerën e sotme të këmbimit vlerësohet 2, 5 miliard dollarë.
    Pas LDB, shteti grek miratoi ligje diskriminuese, me të cilat konfiskonte pasurinë e shqiptarëve çamë, pasi i akuzonte ata se kishin bashkëpunuar me nazifashistët italianë e gjermanë.
    ***
    Vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë Greke për shitjen e pasurisë së çamëve, është një vendim politik, i cili mohon katërçipërisht të drejtën e zotimit të pronave nga pronarët e ligjshëm çamët. Sakaq, dihet se shteti grek ka një proces të hapur në Strasburg, pikërisht për çështjen e pronave të çamëve dhe mos vallë ky proces do të prolongohet, deri sa të shiten këto prona?!
    Nga kjo situatë e krijuar, lypset me urgjencë ndërhyrja e Tiranës zyrtare, e cila asnjëherë nuk e ka trajtuar këtë problem seriozisht. Për më tepër sikur Shqipëria zyrtare është treguar tolerante karshi veprimeve ksenofobe të zyrtarëve grekë, të cilët shpeshherë kanë shprehur pretendime territoriale (nëpërmjet elementit grek) në jug të Shqipërisë. Tek e fundit shtetin shqiptar e obligon edhe Kushtetuta e vendit për mbrojtjen e interesave të bashkëkombësve të saj jashtë kufijve shtetërorë. Së këndejmi, Greqia si anëtare e BE-së, duhet të korrigjojë politikën e saj diskriminuese ndaj çamëve, të ndërtuar gjatë dhe pas LDB-së, dhe të respektojë të drejtën e patjetërsueshme të çamëve, për t´u rikthyer në pronat e tyre të konfiskuara padrejtësisht (me vendime e ligje antishqiptare) si dhe t´i kompensojë të gjitha pronat që ua ka shitur apo dhënë falas popullsisë greke.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Skofiar : 07-03-2006 më 17:36

  2. #2

  3. #3
    DRAGUNOV Maska e SNIPER 79
    Anëtarësuar
    10-03-2008
    Vendndodhja
    TE CEPI I LAPRAKSAVE NE STADIUMIN QEMAL STAFA
    Postime
    252
    Ku E Rrujn Pushtetaret Tan Mer Per Camet Po Nuk Kishin Vet5 Perfitim
    SHKELMIN NE FYT GJITHMON minjve bardh e blu
    ULTRAS PARTIZONI

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-09-2011
    Postime
    6
    duam kuptime me te rea cfare po ndothe ne evrope pere ceshtjen came

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    protesta duhen bere ne gjith kryeqytetet e vendeve te natos.. kunder kesaj plackitjeje te pasurive shekullore historike te popullit cam..

    eshte banditizem..

    .

  6. #6
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    protesta duhen bere ne gjith kryeqytetet e vendeve te natos.. kunder kesaj plackitjeje te pasurive shekullore historike te popullit cam..

    eshte banditizem..

    .
    Shqiptaret bejne protesta vetem per partite ...... per te tjerat as mos te shkoj ne mend. Bar do hame dhe parimet nuk i shkelim

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    protesta duhen bere ne gjith kryeqytetet e vendeve te natos.. kunder kesaj plackitjeje te pasurive shekullore historike te popullit cam..

    eshte banditizem..

    .
    Protesta eshte nje fjale qe kuptimin e saj e mesuam vitetet e fundit nga vende te tjera ...nuk jemi popull qe pa interese nuk levizim ....jemi popull i cili bejme vetem gam
    gam si qeni neper forume se aq prapanic kemi
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    po ku qohen shqipetaret popull kurve,,,,

  9. #9
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    o Zot c'fare hipokrizie. Po ne s'po marim dot tokat tona ne mes te Tirones, dhe ti po na qahesh per toka t e camve? Po pse qeka greku me i keq se " greket" e bllokut?

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar më parë nga landi45 Lexo Postimin
    po ku qohen shqipetaret popull kurve,,,,
    Ishin que po i rraf Thaqi.
    Por do qohen se sben .Qamet jon njerzit tane,por atyre u tako te na thrrasin.
    Me gjith se qeveria do duhej ti printe punve ajo, ne anen tjeter opozita, do duhej ti levizte gjerat por ajo ka hallin si te mar pushtetin sikur pozita qe ta mbaj ate.
    Per ti ralizuar te drejtat tona te drejta vetem nese vje nji i tret ne pushtet se nga Salua e Edi spres se jon treguar te pa takat.

Tema të Ngjashme

  1. Izraeli
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 19-11-2010, 16:22
  2. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  3. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  4. Bashkim Gazidede prononcohet në media për ish-detyrën si kreu i SHIK
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 13:17
  5. Informacion i përgjithshëm mbi Republikën e Shqipërisë
    Nga bastardi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2004, 16:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •