Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Fytyra te Ndritshme te Kultures Shqiptare

    AT DONAT KURTI O.F.M.


    Ka lé nė Shkodėr mė 3 shtator 1903. Nė vitin 1937 nga Universiteti “San’Antonio” i Romės, i jepėt titulli “Doktor i Shkencave”. Asht i njoftun ndėr franēeskanėt ma tė ditun dhe rreshtohėt ndėr shkenctarėt qė kanė dalė prej asaj vatre tė pashterrėshme tė kulturės sone shqiptare. Thėmelet e vueme prej At Gjeēovit u ngritėn nalt nga At Donat Kurti, At Bernardin Palaj, At Benedikt Dema etj. me veprat e mėdha qė i lanė trashigim Atdheut, tue i pėrjetėsue ato nė “Visaret e Kombit”.

    Prof. Dr. Norbert Jokli e cilėson At Donat Kurtin: “Njė ndėr prozatorėt ma tė mėdhaj shqiptarė”.

    Nė vitin 1946, At Donat Kurti asht drejtor i Gjimnazit tė Fretėnve “Illyricum” tė Shkodrės. Asht drejtor i atij Gjimnazi, qė asht cilėsue vatra prej ku pėrhapeshin shkėndijat e atij atdhetarizmi dhe tė asaj kulture shqiptare, mbi tė cilat u ndėrtue pėrjetėsisht binomi “Fé e Atdhé”.

    Prof. Simon Pepa, shkruen: “Dhe tani, nė 55 vjetorin e botimit tė “Iliadės” shqiptare tė gjithė ata qė e mblodhėn dhe e botuan nuk janė mė. Edhe Kuvendi Franēeskan ku punuan, ėshtė kėthyer nė gėrmadhė.”(Martirizimi i Kishės Katolike Shqiptare. 1944-1990. fq. 30).

    Asht pragu i ngjarjėve tė zeza qė dukej se po vinin. At Donati, shkon nė Tiranė aty nga gjysma e tetorit tė vitit 1946, pėr me takue Nako Spiron, dhe me bisedue nė lidhje me problemet financiare tė shkollės. Jo vetėm qė nuk takohet me té, por edhe mėrrinė me kuptue se jo vetėm shkollės por edhe mėsuesve po u vinte fundi. Me tė ardhun nė Shkodėr At Donati, kryen aktin burrnor tue thye vulėn e ftohėt tė shkollės, pėr mos me u ra nė dorė komunistėve kėshtu, qė, i pret mundėsinė me falsifikue dokumenta tė atij Gjimnazi. Dhe nuk asht larg 11 nandori 1946, kur merr fund shkolla, kuvendi, muzeu, fretnit dhe Kisha, vendi ku Sigurimi komunist futė armėt dhe akuzon Fretnit pėr kėtė akt tė ultė qė u krye nė Kishėn Katolike Shqiptare, nė tė gdhimė tė datės 17 nandor 1946, nga vetė ata. Me datėn 12 nandor asht ndėr tė parėt qė arrestohet At Donat Kurti, me akuzėn e formimit tė Partisė Demokristjane, tė futjes sė armėve nė Kishė, edukator i rinisė me frymėn fashiste, njė ndėr bashkėpuntorėt e “Hyllit tė Dritės”, qė ka lavdėruar fashizmin etj. Akuzat e rreshtojnė ndėr ata klerikė qė nuk pritej prej askujt shpėtimi i kokės sė tij. Ai ishte i sėmurė me njė ulēėra kronike, nga e cila ka vuejt gjithė jetėn. Ndoshta, gjendja shėndetėsore e randė nė birucat e Sigurimit, u ka krijue pėrshtypjen xhelatėve se “nuk e ka tė gjatė”, prandej po e lamė tė vdesin ndėr burgjet e mnershme qė ka vuejt dėnimin e pėrjetėshėm, mbas pretencės sė prokurorit qė kėrkoi pushkatimin e tij.

    Hetohėt nga kriminelėt Nesti Kopali, Zoi Shkurti, Qako Prokopi, Hysni Ndoja etj. Qėndron kokfortė, ashtusi kishte edhe natyrėn e tij para armiqve, nuk thehėt as nga frika, as nga torturat por asht ballhapėt dhe trim para tė gjithė presionėve. Asht i vetėdijshėm se e pret plumbi.

    At Donat Kurti deklaron para Trupit Gjykues, i pėrbamė nga: Kryetar, Misto Bllaci, antarė, P. Alizoti, A. Koroveshi dhe prokuror, Namik Qemali: “Nuk kam punue pėr fashizmin asnjėherė... tek Hausdingu kemi shkue me At Mati Prennushin pėr me kėrkue lirimin e kuvendit qė na kishte zanė ushtria gjermane... herėt tjera At Matia ka shkue vetėm tek gjermanėt, mbasi dinte vetė gjermanishten e merrėsh vesht direkt.... Me zbritjen e partizanėve nė Shkodėr, kemi mbajtė qėndrim tė ftoftė pėr 4-5 muej mbas vėndosjes sė Pushtetit, unė pėr vehten teme e kam kuptue se ky Pushtet ishte komunist dhe, se po bahej rrezik pėr Fenė... Monsinjor Gjini, me t’u emnuem Delegat vitin e kaluem i ka drejtue njė memorandum delegatit franēeskan, ku kėrkohej tė respektohėn tė drejtat e katolikėve nga qeveria, mbasi ato tė drejta qė i takojnė po shkeleshin ēdo ditė... Pėr armėt nė Kishė nuk dij gja... Me rastin e 2 dhetorit 1945, unė kam dalė pėr votime, por votėn e kam hjellė nė arkėn boshe. Natyrisht, kėtė e kam ba si kundėrshtar i rregjimit komunist... njė mikroskop, njė aparat fotografik, 20 filma, njė makinė shkrimi, njė gramafon dhe njė arkė me libra e dorėshkrime i kam mėshef nė njė odė e cila asht nalt pa shkallė, dhe po tė mos tė tė ēojė kush, nuk e gjenė dot... Pėr né, e quej ma tė rrezikėshėm qenjen e kėtij Pushteti kėtu, sesa okupacionin italian e gjerman... Letrėn e Padėr Gjon Shllakut me pseudonim “Forca Atomike”, e kam ruejt pėr dokument, mbasi ajo tregon qėndrimin e Padėr Gjon Shllakut, nė burg.... Nuk e ndiej vedin fajtor...”(Dosja 1303, Arkivi M.M.Tiranė).

    Kėshtu edhe At Donati, me kėtė grup ku bante pjesė Don Anton Muzaj, Don Mark Hasi, Viktor Kujxhija, etj. ku, spikatė qėndrimi i Anės Daja dhe Liza Palit para prokurorit katil Aranit Ēela njėditė para gjyqit, e vazhdon skenarin e filmit jugosllav “Dosja 1302/2-A”, dhe kjo asht e kuptueshme edhe nga vazhdimi i numrit “Dosja 1303 At Donat Kurti...”.

    Ai edhe pse ishte nė burg vazhdoi punėn shkencore, nga e cila e ndau vetėm vdekja. Atje ai njihej me tė burgosun tė krahinave tė ndryshme tė Shqipnisė, dhe mblidhte fraza gjuhėsore qė pėrdornin ndėr ato krahina. I shkruante ndėr fletore dhe pregatiste “Fjalorin Frazeologjik tė Gjuhės Shqipe”. Ky fjalor kishte 45000 (katėrdhet e pesėmijė) fraza. Asht kenė i shkruem nė dy kopje me dorė, njė pėr Universitetin, dhe njė do ta merrte me vedi kur tė lirohej. Kjo punė nuk ishte ilegale mbasi dihej edhe nga komanda e burgut tė Burrelit. Ditėn qė asht lirue, komandanti i burgut ia ka mbajtė nė zyrėn e tij edhe kopjen qė kishte tė veten At Donati, tue i thanė: “Me qė janė shumė fletore dhe nuk i lexojmė dot tani, kėto do ti merrni pasi tė kontrollohėn nga ana e jonė. Do tė ua dėrgojmė nė Degėn e Punėve tė Mbrendshme tė Shkodrės, nuk ua humbim, por, ėshtė njė formalitet qė do tė bėhet, mbasi kėshtu kemi urdhėr nga lart.” Kėto fjalė mi ka tregue vetė At Donati, kur ishte pėr drekė nė shtėpinė tonė mė 13 qershor 1964, ditėn e Shna Ndout, bashkė me Don Mark Hasin, Prof. Gaspėr Ugashin, Prof. Petro Fundon etj. Atė ditė ai erdhi ma vonė se tė tjerėt. Kur hyni mbrend na kėrkoi tė falun pėr vonesėn. Mbasi u ul nė krye tė vendit nė sofėr tregoi sesi e kishte pritė tek dera e Kuvendit Jup Kastrati, tė cilin deri atė ditė nuk e njihte fare, as pėr fėtyrė... Ndėrsa, Dh. Shuteriqi, Sh. Demiraj etj. qė kanė pasė nė dorė fjalorin e tij nuk dij nėse e kanė takue ndonjėherė, mbasi pėr vite tė tana ata kanė vjelė frutin e punės sė tij.

    At Donati, ishte njoftue nga njė fratel i kuvendit se pritej nga Jupi dhe i kishte nxjerrė fjalė se nuk mund tė takohemi, se, sot jam i zanė, por Jupi kishte vazhdue me qėndrue, tue zanė rrugėn e kalimit. Jupi, aty, i dinte mirė skutat, mbasi gati ka kenė ba edhe ky “fratel” dikur. At Donati, pėr mos me na lanė me pritė né nė sofėr kishte dalė dhe, ka gjetė Jupin aty. Jupi me servilizmin e tij karakteristik, me kokė tė pėrulun dhe tue fėrkue duert me zgėrdhimjen e tij hipokrite, i kishte dalė pak pėrpara At Donatit tue i tregue emnin. Me qė, At Donati ishte tue dalė e nuk kishte mundėsi me e pritė, Jupi i kishte kėrkue njė takim nė njė ditė tjetėr, kur tė kishte kohė tė lirė ky. At Donati, me natyrėn e tij autoritare si para njė nxanėsi rrugaē, i kishte pėrgjigjė: “Sot ke ardhė dhe tė fola, pėr mue kėtu mos u duk ma mbasi nuk due me tė takue. E dij mirė kush jé, ke marrė ēka ke marrė nga At Justin Rrota, ajo asht kenė puna e tij. Tek unė nuk merr gja, prandej mos u duk ma nė kėtė Kuvend, se ia ke pa hajrin boll kėtij vendi!” dhe kishte kalue pa i dhanė edhe dorėn... Nuk dij nėse Jupi e ka shkrue kėtė takim nė kujtimet e tija!... Por, unė atė ditė kam pij me gėzim tė madh kur ndigjova nga goja e At Donatit, pėrgjigjėn qė i kishte dhanė kusarit tė Fretėnve.

    At Donat Kurti bani ma shumė se 17 vjet burg dhe u kthye nė vendlindje tue u mbledhė nė sofrėn e tė vobegtėve tė Asizit, qė kishin mbetė nė Kuvendin e Arrės sė Madhe. Aty nuk shkoi gjatė, mbasi 1967-ta e shkatrroi edhe “kėtė qendėr me thėmel”, por kėtė herė jo nga rusėt, po me porosi nga kinezėt.

    Populli i Shkodrės nuk e pau asnjėherė qė nga viti 1946 tue thanė meshė ose me ndigjue fjalėn e tij nė ndonjė predikatore, mbasi ai nuk ishte dakord asnjėherė me Statutin e Kishės sė vitit 1951. Kėtė Statut ai e kishte kundėrshtue qė nė Burrel, por edhe mbasi doli nga burgu ai nuk u pajtue me qėndrimin e klerit “tė lirė” nė atė kohė. At Donati, nuk ishte i vetėm nė kėtė qėndrim, me té ishte At Meshkalla, At Gjolaj, Don Nikoll Mazrreku, Don Pashko Muzhani etj. Mos aktivizimi legal i tyne ishte fatkeqėsi kryesisht pėr edukimin e rinisė.

    Koha bani tė veten.

    At Donat Kurti, njėditė u gjet nė njė barakė me llamarina pa kurrgja mbas shpirtit, vetėm me pak libra, mbasi pjesėn ma tė madhe i kishte tė mėshefun si shumė shokė tė tij, me njė dyshek pėr vedi e njė pėr motrėn, murgeshėn e nderueme .... tė spitalit tė Tiranės, e cila nuk e la vetėm deri atėditė, mė 10 nandor 1983, qė u bashkue me shokėt e vet, eshtnat e tė cilėve i kishte nėn brinjė.
    At Donat Kurti O.F.M. ruejti me dinjitet deri nė vdekje tė gjitha cilėsitė qė i pėrkisnin Urdhnit tė tij tue jetue fukara, tue vuajtė me fukara, tue punue me edukue fukaratė dhe tue vdekė si fukara, i nderuem prej fukarave tė mbarė Shqipnisė, tė cilėve, nė kėtė jetė tė mjerueme, u la trashigim njė thesar shumė tė ēmueshėm nga mendja e Tij e ndritun: “VISARĖT E KOMBIT”.

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    MARTIRI I PANJOHUR - Dom Mikel Gjergj Beltoja (1935-1974)



    Selia Shenjte i ka kushtuar njė vėmendje tė veēantė martirėve shqiptarė dhe 5 nėntori nė kalendarin Liturgjik ėshtė caktuar festa kushtuar kėtyre martirėve.

    Mikeli (Hil), i biri i Gjergjit dhe i Prendės, u lind mė 17 prill 1935 nė fshatin Beltojė. Sipas gjendjes civile u lind mė 9.05.1936. Mikeli, i cili nė gjendjen civile kishte emrin Hil, kishte vėllezėr Gjokėn, Ndocin, Kolėn, Pjetrin dhe motrėn Rozėn.

    Shkollėn fillore, katėr klasė, i ka kryer nė fshatin Beltojė, nga viti 1948-1951, kurse njė vit pas njė klasė unike nė Berdicė. Ka bėrė 7 muaj shkollė pėr arsimtar nė Tiranė, pranė Shkollės pedagogjike. Pastaj nė vitin 1954 1957 nė Tiranė ka kryer shėrbimin ushtarak. Pas kėtij shėrbimi ėshtė paraqitur tek Ordinari i Shkodrės, Imzot Ernesto Ēoba, qė tė regjistrohej nė Seminar pėr t'u bėrė prift.

    Qė nga viti 1959 e deri nė vitin 1961, pėr tre vjet rresht, ka vazhduar shkollėn fetare nė kryedioqezėn e Shkodrės, ku ka mbaruar filozofinė dhe teologjinė. Me 8 dhjetor 1961 u shugurua meshtar nga Imzot Ernesto Ēoba. Nė fundin e vitit 1961 u emėrua meshtar nė Dajē B. Bunės, ndėrsa nė nėntor 1964, famullitar nė Barbullush deri mė 22 shkurt 1967. Kur u mbyllėn kishat e qitėn pėrjashta dhe u kthye nė shtėpi duke punuar nė kooperativėn bujqėsore nė Belaj deri ditėn qė u arrestua dhe u dėnua me vdekje mė 4. IX. 1973.

    Jeta nėpėr sprova

    “Nuk qajmė qė i humbėm, por krenohemi qė i kemi.”

    Tashmė ėshtė e ditur nga tė gjithė se Shqipėria pėsoi diktaturėn mė tė gjatė e mė tė rėndė nė Evropė e pse jo edhe mė tej, ashtu siē dihet fare qartė se Kleri katolik shqiptar ishte epiqendra e kėsaj diktature.

    Ėshtė shkruar e do tė shkruhet vazhdimisht pėr to, pėr vlerat e kontributin e madh qė dhanė e mjerisht edhe pėr shpėrblimin aq tė padrejtė qė morėn, me vrasjen e parė, atė fizike e morale dhe, me vrasjen e dytė, harresen e tyre...

    Tashmė ata janė nė rrugėn drejt shenjtėrimit tė tyre. Janė pėrzgjedhur rreth 40 dhe kanė mbetur jashtė listės sė parė disa prej tyre, qė duhej tė ishin dhe do tė jenė nė tė ardhmen. Kanė mbetur thjesht se nuk mund tė merreshin tė gjithė, sepse procedura ėshtė e gjatė dhe njerėzit qė merren me grumbullimin e materialeve janė mjaft tė pakėt, kushtet janė mjaft tė vėshtira. Ndėr ata qė janė futur qė nė listen e parė, ka mjaft nga martirėt e njohur, shkencėtarėt e tė mėdhejtė qė Shqipėria njohu pėr veprat dhe funksionet e tyre.

    Ėshtė i pari Dom Lazėr Shantoja, i cili u pushkatua mė 5 mars 1945 dhe ėshtė edhe i fundit, Dom Mikel Beltoja, i cili u pushkatua mė 10 shkurt 1974. Ndėrsa i pari ėshtė mjaft i njohur dhe i pėrmendur, ky i fundit, nė tė kundėrt, ishte mjaft pak i njohur...

    U njohėm dhe u miqėsuam nė vitet 1959 1960. Kishte ardhur tė bėnte privatisht arsimimin pėr meshtar. Nė Arqipeshkvinė e qytetit tė Shkodrės i kishin dhėnė njė dhomė pėr banim. Ne luanim ēdo ditė nė oborrin e madh pas Katedrales: njeri i qetė dhe i dashur, i qeshur dhe zemėrmirė. Dilte pėr pushim nė atė oborr dhe rrinim bashkė e bisedonim. Pastaj, ai largohej pėr tė vazhduar studimin...

    Mė vonė rrugėt u ndanė. Unė shkova nė Tiranė pėr shkollimin tim, ai u shugurua meshtar nga Imzot Ernest Ēoba. Pasi u ktheva, ai kishte ikur nė fshatin e tij. “Akuzėn e ngritur kundra meje e ndigjova por nuk e pranoj dhe pėr kėtė kėrkoj qė tė dal nga burgu menjihere se jam i pafajshėm!”

    Erdhi shpejt viti 1967 qė rrėnoi gjithēka, ndėr to edhe ėndrrat e tij tė bukura pėr t'i shėrbyer njerėzve...

    Mė pas njė gjyq i bujshėm e dėnoi rėndė. Mbajti njė qėndrim burrėror. E pushkatuan... apo e mbytėn ndėr tortura, kush e mori vesh. Gjithēka bėhej atje brenda, ku siē thonin “edhe me tė rėnė kapelja, lere aty e ik…mos u ndal t'a marrėsh se tė del mė keq e mė rėndė…”

    Diēka u shkrua pėr tė dhe vdekjen e tij e mandej u duk sikur u harrua...

    Por jo ... Kaluan afro tridhjetė vjet e ai sėrish u pa…nė Listat e Kanoninzimit tė Martirėve Shqiptarė...

    M'u ngarkua njė detyrė, gjatė kryerjes tė sė cilės, u takova sėrish me tė. Ai kishte kohė qė kishte vdekur, por mua, sa herė merrja dosjen e tij mė dukej sikur jam me tė… vuaj me tė, dėnohem me tė…Sikur kujtonim miqėsinė e shkurtėr e tė largėt tė asaj kohe kur ai ishte nė kulmin e ėndrrave tė tij. Prej dhjetorit tė vitit 1961 kur ishte shuguruar meshtar e deri nė marsin e vitit 1967 kur kishte marrė fund gjithēka, nuk kishin kaluar as pesė vjet…kaq pak kohė. As pesė vjet meshtar zyrtarisht. Sigurisht e kishte vazhduar edhe mė pas …fshehtas atė mision fisnik, por sėrish fare pak, deri mė 19 prill 1973, kur e arrestuan dhe e pushkatuan mė 10 shkurt 1974. Pėrsėri rreth 5-6 vjet, ishin shumė pak.

    Koha vėrtet kaq e shkurtėr, por vuajtja aq e madhe… nė atė vit torturash e prove tė papėrshkrueshme. Sa i madh ishte bėrė ai nė ato qeli tė errėta tė sigurimit e sa tė vegjėl dukeshin ata qė kėrkonin ta dobėsonin, ta nėnshtronin, “Frangar non flectar”...e thyen, e vranė, e varrosėn s'dihet ku e si, por s'e pėrulėn… s'e nėnshtruan…Ata ishin aq larg prej tij. Mendonin se do t'a bėnin tė mohonte Zotin, tė cilit ai i besonte aq shumė, t'a bėnin tė diskretitonte me gojėn e tij detyrėn e misionin tė cilit ai i shėrbeu, por u befasuan nga qėndrimi i tij…Humbėn durimin… e masakruan pėr sė gjalli, por ai nuk thyhej. Kryqėzimi ishte aq pak e aq shpejt nė krahasim me torturat e stėrzgjatura e tė lėnit gjallė…

    Le t'i hedhim njė sy Dosjes qė lidhet me kėtė martir aq pak tė njohur dhe tė shohim, ēfarė ndodhi atje brenda, vetėm pėr vetėm me tė…

    Ishin shumė kriminelė, torturues e gjykues, ndėrsa ai ishte vetėm me Zotin, tė cilit i besonte dhe i falte jetėn… Njė ekip i tėrė pėr ta asgjėsuar. Ai i vetėm pėr tė qėndruar.

    Dosja e tij mban Nr. 22796. Kalvari, si zakonisht fillon me arrestimin qė e shoqėron njė Proēes Verbal. Mbi ndalimin e qytetarit Hil Gjergji nė qytetin e Shkodrės me dt. 19.4.1973, ora 14.30, i ndjekur nga njė tjetėr.

    Proēes Verbal i Hetimit, i datės 23 qershor 1973. Sigurisht torturuesit janė tė tjerė dhe nuk pėrmbahen nė proces verbale… ku sipas tyre, njeriu duhet tė thotė “tė vėrtetėn”…

    Torturat ēnjerėzore nuk e kanė pėrkulur. Nga dokumentet e arkivit njeriu befasohet pėr atė qėndrim burrėror, nė mbrojtje tė Fesė dhe besimit tė tij nė Zotin, nė mbrojtjen e idelave te tij, tė shokėve tė tij tė martirizuar para tij nė ato qeli tė burgut.

    Ai, jo vetem e tha atė qė kishte nė shpirt e nė zemėr, brenda dhomave tė hetuesisė, por edhe nė sallėn e gjyqit. Ai e shkroi atė edhe nė muret e ftohta tė qelive... Me germa shqip e latinisht ndėr mure u gjetėn tė shkruara: “Ateizmit ju djegtė fara! Fesė sė Krishtit ju priftė e mbara!Poshtė ateizmi! Poshtė feja e Enverit; Shndritė Shqipnija dhe bota e Krishtit ( kryqit T) e Klerit! Ateizmi i pafč, katil, mizor i padrejtė, i paatdhč!” I burgosuni Hil Gjergji.

    Ndėrsa latinisht:

    “ Ave T crux,

    Quia per sanctam crucem Tuam redemisti Mundem 1904,1090703 2106,1090 703”

    Dhe katilėt nuk e dinė e pyesin dhe ai u tregon se me ato fjalė duan tė thonė:“ Tė falem o kryq sepse nėpėr krygjėn tande shėlbove botėn mbarė”

    Ndersa numrat janė: Data e arrestimit, pra 19.4.1973, ndėrsa e dyta, data e shkrimit tė kėtyre frazave nė faqet e murit 21.6.1973, dita qė ka shkruar frazat e mėsipėrme, (zerot kanė zėvendėsuar vizat qė ndajnė numrat. Vijon hetimi 29 qershor 1973. E pyesin pėr qėllimin e atyre shkrimeve e ai pėrgjigjet: - “Poshtė ateizmi, poshtė ideja e Enverit. Kam dashtė tė them qė tė zhduket ai qė ka rrenue shpirtin dhe zemrat e besimtarėve. Ky, sipas meje ka pasė domethėnien qė duhet tė zhduket Enver Hoxha!” - “Po pse nė mur e jo nė letėr!?” “Qė tė lexohen nga sa mė shumė tė tjerė qė tė jetė e mundur!”

    ...E vranė, duke menduar se e asgjėsuan pėrfundimisht...Gabuan... Ai sot ėshtė nė Listėn e Kanonizimit pėr Martir....Tė tjerėt qė pushkatuan atė u vranė nga vetė kolegėt e tyre, edhe ata si armiq... duke hyrė nė listėn e turpit... Ndėrsa ai iu dha njė mėsim tė madh... e pra s' ishte tjetėr veēse njė prift shumė i vogėl... martir.

    Janė dhjetėra faqe qė tashmė dalin nė dritė... e flasin kaq shumė... Tė tjera, edhe mė shumė bėhen ortek, me dėshmitė nga ata qė e njohėn.... e qė i lusim tė na i japin, qofshin ata kujtime, dokumenta, shkrime, tė cilėsdo natyre qofshin ata... Ne i presim me kėnaqėsi, sepse kemi tė tillė detyrėn e ngarkuar.

    Ai si dhe shumė tė tjerė kolegė tė tij, ėshtė tashmė martir, sepse e ka vulosur atė me jetėn e tij, me gjakun e tij...

    Ne nuk na mbetet tjetėr veē tė pėrgatisim Dosjen e tij tė nderit... tė kanonizimit, nė kundėrshtim me atė Dosje tė ndyrė qė e mundoi, e pėrbalti, e vrau…

    Kjo ishte historia e dhimbshme e njė martiri tė panjohur, tė fundit tė radhės...

  3. #3
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    ABAT PRENGĖ DOĒI - 1846-1917

    Me rastin e 88 vjetorit tė vdekjes tė bariut tė vyer, letrarit tė shquar Prengė Doēi




    Hyrje

    Jeta dhe vepra e Abat Doēit, ndahet nė disa periudha. Periudha e parė i pėrket kohės kur Preng Doēi ishte meshtar i ri dhe plot vrull. I frymėzuar nga meshtarėt e zelleshėm dhe atdhetarė, qė nė rini vihet nė ballė tė punės meshtarake dhe atdhetare; periudha e dytė kur ai, si i pjekur kalon nėpėr burgje dhe nė mėrgim; periudha e tretė kur ai mori detyrėn e Abatit, dhe si prelat i lartė dhe diplomat i pjekur udhėhoqi Abacinė, e cila ishte nė rangun e njė dioqeze dhe kėshillonte mendjen shqiptare tė rilindasėve; periudha e katėrt, kur abati me menēurinė e vet i bėhej krah Qeverisė Shqiptare, e cila gjatė luftave ballkanike dhe Luftės sė Parė Boterore gjendjej nė sprova tė rėnda qeverisje.



    Kush ishte Abati i nderuar

    Preng (d) (k) Doēi (Dochi), lindi mė 7 shkurt vitit 1846, nga baba Pėr (Pren apo Pjetėr) dhe nėna Mria (Maria) nė lagjen e Parasporit, nė luginėn mė tė bukur nė botė, atė tė Bulgrit, siē e quante kėtė luginė, romancieri i njohur Fabian Barkata, nė romanin e vet Lule. Lugina e Bulgrit, gjendet nė rrjedhėn e poshtme tė lumit tė njohur tė Fanit. Kurdo, nė ēdo stinė tė vitit, nė kėtė luginė syri sheh vetėm blerim, dhe pėrreth e qark syri vėren njė rreth tė bukur pyjor. Nė kėtė luginė duke u shoqėruar mė gurgullimėn e lumit Fan tė Mirditės, i cili krijonte tinguj tė bukur kumbues, nisi Prendi i vogėl, tė dashurohej me vendlindjen.

    Hapat e parė tė njohurisė mė Kishėn dhe mė germat e abetares, Prendi i bėri sė bashku mė tė emėn duke shkuar nė Kallmet, ku ishtė rezidenca ipeshkvnore e Lezhes. Aty vazhdoi tė qėndronte pėr disa vite deri sa pėrfundoi shkollėn fillore. Nė moshėn 14 vjeēare, pikėrisht nė vitin 1856 hyri nė Seminarin Papnor tė Shkodrės, ku qėndroi deri mė 1861. Nė Seminar u dallua pėr zell dhe mėsime tė mira, kėshtu nė vitin 1861 u dėrgua nė Kolegjin Urban tė Romės pėr studimė tė larta teologjike. Gjatė studimėve nė Romė, pati rastin tė njihej mė letėrsinė Arbėreshe, historinė e Shqipėrisė dhe poetin e madh Jeronim De Rada.



    Veprimtaria meshtarake

    Pas pėrfundimit tė studimeve nė vitin 1871, Dom Preni i pajisur mė njohuri u kthye nė Shqipėri, dhe pa u ēmallur me tė afėrmit dhe vendlindjen u caktua famullitar nė Korthpulė.

    Krahas kujdesit pėr gjendjen shpirtėrore tė popullit, ai shqetėsohej shumė pėr gjendjen e vėshtirė tė mirditasve nėn zgjedhėn Osmane. I frymėzuar qysh nė fillim tė rinisė sė vet me idenė e thjeshtė atdhetare, sapo shkeli nė tokėn e tė parėve, nė Mirditė, pėr shkak tė trysnive tė vazhdueshme tė pushtuesve, krahas pėrkujdesit shpirtėror tė besimtarėve u dha pas ēėshtjes kombėtare. Ai, ēėshtjen kombėtare e pėrforcoi edhe kur ishte si kapelan dhe sekretar tek Abati i Oroshit, dom Gasper Krasniqit gjatė viteve 1872-1875.

    Kryengritja e viteve 1876-1977, tė mirditasve kundra osmallinjve, ishte rezultat i organizimit tė dom Prekė Doēit dhe bajraktarit tė Mirditės Preng Bibė Dodės. Puna rreth kėtij organizimi bėri qė ipeshkėvi i dioqezės sė Lezhės, Franēesko Malēinski, shtetas austriak me kombėsi nga Ukraina, ta suspendonte (shkishėzontė) dom Prengun nga shėrbimėt meshtarake. Dom Prengu, duke qenė tashmė i vėtėdijshėm sė ēfarė mendimi ka ipeshkvi pėr tė, duke mos kėrkuar mėshirė nga ai, mori arratisjen nė mal sė bashku me shumė bashkfshatarė. Kėshtu nė muajin maj tė vitit 1877 dom Prengu sė bashku me disa shokė u nisėn nėpėr shtigje malore pėr tė shkuar nė Cetinė dhe mė larg. Por udha e tij ishte shumė e shkurtėr sepse nė Vuthaj tė Guicė u zu nga ushtarėt turq dhe prej andej e dėrguan nė Pejė dhe mė nė fund nė Stambol tė Turqisė. Nga kjo ditė pėr dom Prenkė Doēin, 31 vjeēar rifilloi njė jetė me plot sprova, e cila do tė zgjaste plot njėmbėdhjetė vjet, duke kaluar nėpėr tre kontitente tė botės.



    Prend Doēi 11 vjet nė mėrgim

    Pasi u dėrgua nė burgun e Stambollit, falė njė bashkėvendasi, Nikollė Pėrlaskajt, i cili kishte qėlluar roje nėburgun e Konstadinopolit tė atėhershėm, Doēi arriti tė kontaktojė me patriarkun katolik tė kėtij kryeqyteti, armenin Stefan Azarjan, i cili sapo u njoftua pėr kėtė ēėshtje ndėrmori aksionin pėr ta liruar dom Prendin. Nė fund ia doli kėsaj pune nė krye dhe Doēi u lirua nga burgu me kusht qė tė largohej jashtė perandorisė osmane. Dhe i gėzuar pa masė, dom Prendi me ėndje u nis pėr nė Romėn e endėrruar. Ai mė 7.VII. 1877, nga Roma i dėrgoi letėr arqipeshkvit tė Shkodrės duke i lajmėruar se mrekullisht doli nga kthetrat e ushtarėve turq dhe se tashmė gjendej nė Romė, nė Kolegjin Urbano ku i kishte pėrfunduar studimet e veta.

    Meqenėse e kishte tė ndaluar tė kthehej nė Shqipėri, Doēi duke e marrė miratimin nga Selia e Shenjtė u nis pėr mision nė Tokėn e Re (Amerikė) nė vitin 1877. Ishte ky shqiptari i parė qė shkeli kontinentin e ri. Dom Prendi duke qėndruar nė anėn tjetėr tė rruzullit tokėsor, nga malli pėr vendin e vet shpesh nė mengjes i drejtohejdiellit: “Ē'prune prej dheut tė Evropės? A mi ke pa ata tė mijėt?” Nėrsa nė mbrėmje thoshte: “Mule e mu ēo shnet atyne tė mijve atje nalt ku vet e di?”

    Pėr qėndrimin e Doēit nė provincėn kanadeze Brunswick, dėshmoi edhe gazeta e kohės “The morning Freeman”, tė Brunswickut mė 22 tetor tė vitit 1881. Nė kujtimet e disa priftėrinjve kanadezė Doēi paraqitet si njė shembull shumė interesant i atdhedashurisė.

    Nė vitin 1883, dom Prendin e kishn thirrur nė Evropė me shpresa kthimi nė Shqipėri. Kėshtu ai mė 2 prill tė viti 1883 u gjend nė Romė. Pėr tė qenė sa mė afėr Shqipėrisė, Selia Shenjtė e dergoi mė 5 maj po tė kėtij viti misionar nė Tivar, ku ndejti plot gjashtė muaj. Por, pėrkundraj pėrpjekjeve qė bėri Selia Shenjte dhe kryeipeshkvi i Shkodrės P. Guerrini, pėr t'ia mundėsua kthimin nė vendlindje, Doēi me plot hidhėrim u detyra tė marrė anijen e pėrgjatė brigjeve tė Shqipėrise tė merrte rrugėn pėr nė Athinė. Pėr shkat tė shpifjeve tė cilat i bėnte Ipeshkvi i Lezhės, Malēinski drejtuar pėr nga Stambolli dhe Roma, Dom Prendi nė vitin 1884, u detyrua pėrsėri tė largohej nga Evropa, pėr tė marrė rrugė tashmė nė kontinentin e Indisė, pikėrisht nė Bombei, i caktuar sekretar i kardinalit Antonio Agliardi. Atje, si njohės i mirė i italishtes, latinishtes dhe frėngjishtes, zuri njė vend tė merituar mes tė intelektualėve tė Bombeit.



    Kthimi nė vendlindje

    Sado qė ishtė mirė nėpėr vende tė cilat ishin tė lira, Doēi nuk gjente prehje e qetėsi. Dėshira e tij e vetme ishte tė kthehej nė Shqipėri. Kėshtu pas kėrkesave tė parreshtura nga ana e tij, nga Bombei dhe Roma pėr tu kėthye nė vendlindje, mė 6 nėntor 1888, i shoqėruar nga djem tė Mirditės, i pritur katund mė katund, tashmė si abat i Abacisė Nullius (Abaci e veēantė) tė Mirditės, mbėrriti nė Orosh.

    Papa Leoni i XII me dekretin “supra montem Miriditarum”, datė 25 tetor 1888, e kishte pėrtrirė Abacinė e Shėn Lleshdrit, duke e shkėputur nga jurisdikcioni e ipeshkvisė tė Lezhės, duke e lėnė drejtpėrdrejt tė varur nga Selija e Shenjte. Sipas atij dekreti, Abacia qė pėrbėhej prej famullive te Oroshit e tė Spaēit, i shtoheshin edhe pesė famulli tė tjera tė shkėputura nga Diqeza e Lezhės: Ndėrfanda, Kalivarja, Qafa e Malit, Blinishti e Fandi. Kongregacioni i Shenjt i Propogandės, me dekretin “Ssmus D: N: Leo “, datė 27 tetor 1888 , lajmėronte Dom Prengė Doēin sė Papa Shejt e kishte zgjedhur Abat tė Mirditės.

    Duhet theksuar se kėsaj Abacie iu shtuan edhe disa famulli tė tjera, me dekret tė 30 shtatorit 1890, tė Selisė sė Shenjte: Vigu, Mnela e Gomsiqa, duke i shkėputur nga dioēeza e Sapės. Me dekret tė 31 marsit 1894 Selia e Shenjte i shtoi edhe pesė famulli tė tjera, shkėputur nga dioēeza e Lezhės: Kashnjetin, Korthpulen, Shėn Gjergjin, Ungrejt e Kaēinarin dhe me dekret 2 korrik 1906 Abacisė iu shtua edhe Gryka e Gjadrit qė i pėrkiste Sapės. Abati qėndroi 28 vjet nė detyrėn e bariut tė mirė.



    Veprimtaria letrare

    Abati Prend Doēi, pėrvese njė diplomat i shquar, nderohej edhe si poet dhe letrar. Poezinė dhe prozėn e shkroi me njė gjuhė tė rrjeshshme dhe tė pėrdorur mirė, duke i botuar nė Kalendarin Vepra Pijore, tė vitit 1916 dhe Kalendar pėr tė Gjithė, tė vitit 1925. Ai edhe pse nė tė shumtėn e rasteve shkroi pa emėr, ka publikuar rreth 32 vepra. Ndėr tė tjera edhe fjalorin e dom Dodė Koletsit tė botuar pėr nėntė vjet nga shoqėria “Bashkimi”. Doēi me themelimin e shoqėrisė “Bashkimi” nė vitin 1899 dhe tė ortografisė shqipe me germa latine, zė vend tė merituar nė literaturėn shqiptare. Pėrveē librave tė botuar prej kėsaj shoqėrie, kemi edhe Alfabetin qė Kongresi i Manastirit, i mbajtur nė nėntor tė 1908 ės, qė u miratua mė pak ndryshime. Abati cilėsohet edhe si mbrojtės dhe nismėtar i hapjes sė shkollave shqipe nė Mirditė e rrethina.



    Vdekja e Abatit

    Mė 17 shkurt 1917 duke dalė nga dhoma e nxehtė pėr tė shėtitur nė mes tė murlanit, nė oborr tė Abacisė, abati ndjeu njė dobėsi! Rrėzohet !E ndien veten keq! E vizitojnė dy mjekė austriakė qė ndodheshin nė Orosh me ushtri. Diagnoza: bronkopolmoni e dobėsim zemre! “I ka ditėt e numėruara!”, thanė mjekėt! Lajmėrohet kleri e tė afėrmit. Abat Doēi kujtohet e thotė: dies annorum nostrorum septuaginta anni, (qė jeta e njė njeriu ėshtė normalisht shtatėdhjetė vjet, (Ps. 89.10)”, tė cilat i kishte mbushur e kaluar. Thėrret Dom Zef Skanen; ai e rrėfen, ia ndan kungimin dhe sakramendin e vajimit. Kėshtu i bėrė gati, vdekja i arriti me 22 shkurt 1917, nė orėn 14.30.

    Vdiq bariu i mirė, letrari, atdhetari, duke ia ndėrtuar vetes monumentin me vepra tė pavdekshme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga NoName : 13-03-2006 mė 18:24

  4. #4
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    IMZOT ERNEST M. ĒOBA, IPESHKVI I SHKODRĖS (1913-1980)



    Me datėn 8 tė mujit janar 1980 vdes nė spitalin e burgut tė Tiranės Imzot Ernest M. Ēoba, Ipeshkėv i dioqezės sė Shkodrės.

    Kur asht shkėputė Shkodra nga Arkidioqeza e Tivarit, asht ba arqipeshkvia e Shkodrės qė ka qenė dikur, tue fillue tashti me arqipeshkvijt Imzot Karl Poten, Imzot Pashko Guerinin, Imzot Jak

    Serreqin, Imzot Lazer Mjeden, Imzot Gasper Thaēin pėr tė arrijtė te i gjashti Ipeshkvi Ernest M. Ēoba.

    I biri i Luigj Ēobės dhe i nanės shumė tė divoēme Ursolinės, e mbesa e piktorit tė permendun tė Shkodres Kolė Idromenos. Me rastin e largimit nga Shkodra, per shkak se Shkodra u rrethue nga Mali i Zi, familja banoi deri nė mbarim tė luftės nė Laē tė Vaut tė Dejės. Kėtu leu monsinjori me 16 fruer 1913, ku edhe u pagėzue.

    Njė fėmijė me njė natyrė shumė tė mirė. Nė moshėn 7 vjeē do tė merrte krezmimin. Ka hy nė shkollėn fillore nder jezuitė. Aty pati thirrjen pėr urdhnin e meshtarisė nė Seminarin e Jezuitėve.

    Mbasi ka marrė maturėn ndoq mėsimet e nalta pėr filozofi e teologji. Gjatė studimeve, daja i nanės sė tij, Kolė Idromeno ka pasė njė dėshirė tė madhe ta kishte pranė vetes nė shtėpinė e tij, qė e donte aq fort. Me lejėn e jezuitėve, ai jetonte nė shtėpi dhe ditė pėr ditė shifte meshėn dhe vinte nė seminar pėr studime. Asht shugurue meshtar nė kishen e jezuitėve nga Imzot Della Pietra me 9 fruer 1936 e me 11 fruer 1936 ka ēue meshen e parė, ditėn e Zojės Lurdė, nė kishen e jezuitėve. Nė kėtė ditė, 9.II.1961 jam shugurue edhe unė prej Tij e kam thanė edhe unė meshen e parė, pse ka qenė dėshiri i Tij qė tė mė shuguronte edhe mue nė kėtė datė, mbas 25 vjetėsh. Kam shumė gjana pėr t'iu falė nderės kėtij Imzoti, personė qė ka pasė aq cilėsi tė mira nė jetėn e vet.

    Ka qenė ndihmės famullitar i Shkodrės, kur ishte famullitar Dom Mikel Koliqi. Njė punėtuer i shkathtė nė sherbim tė famullisė, Dom Ernestoja sherbente nė kishė, sherbim tek tė sėmurėt, nė vorrime nė tė gjitha nevojėt qė kishte kisha. Kur Dom Mikeli mori revisten e permendun “Kumbona e sė diellės”, Dom Ernestoja ishte punėtuer i zellshėm i saj. Ishte redaktori i revistes dhe shkruente artikuj me pseudonimin Erba.

    Kur asht ba statuti i Kishės Katolike nė Shqipni, Kisha donte tė kishte ipeshkvij, se i kishin pushkatue, si: Imzot Frano Gjini dhe Imzot Gjergj Volaj , ndėrsa Imzot Gasper Thaēi vdiq heret nga njė sėmundje e randė. Atėherė, Mons. Bernardin Shllaku, Ipeshkėv i Pultit kėrkonte tė baheshin katėr ipeshkvij tė cilėt i caktoi dhe detyrimisht do t'ia jepte kryeministrit tė atėhershėm Mehmet Shehut qė t' ia pėrcillte pėr t'ia dėrgue Selisė Shejte. Papa Piu XII nuk aprovoi ata tė katėr, por dy tjerė qė nuk ishin nė listė qė do tė ishin: Imzot Ernest Ēoba pėr arkidioqezėn e Shkodrės me titull dhe Ipeshkėv, Imzot Pjeter Dema pėr arqipeshkvinė e Durrėsit me titull ipeshkvi i dioqezės sė Durrėsit. Kėta do t'i shuguronte Mons. Bernardin Shllaku qė u ba simbas statutit, kryetar i Kishės Katolike tė Shqipėrisė, qė do ta mbante deri nė nanduer tė vjetit 1956, kur Imzoti do tė vdiste e vendin e tij do ta kishte Imzot Ernest M. Ēoba.

    Mons. Ēoba ka pasė njė trup tė shkurtė, dy sy tė shkathtė, ku mbante perherė syze tė zeza nė kishė, nė sherbime dhe nė zyre dhe kishte njė tė ecun tė ngadalshėm. Mons. Ēoba ka qenė ipeshkvi ma i sprovumi nė njenėn anė e ma fatlum nė anėn tjetėr, se gjindej ndėr dhimbjet ma tė fortat tė Kishės e tė idealit tė saj pėr tė qenė martir. Njė periudhė e vėshtirė pėr atė nė tė gjitha punėt qė kishin me i pėrkitė pėr tė krye detyrėn e lartė si duhet, njė misionar i pėrgjakun nė tokėn e vet.

    Kishte cilėsi fort tė mira. Unė kam qenė njė personė fort e afėrt e tij. Ishte i pervujtė, i qetė, i mbatun, i qeshun, i papritueshėm e i dashun me tė gjithė, tue i respektue tė gjithė, me njė qėndrim nderimi ndaj tė gjithėve. Fillonte, sė pari, ipeshkvijtė, meshtarėt, popullin e sidomos tė vobektit. Ishte i palodhun nė sherbime, deri te ata qė nuk i perkitshin si ipeshkėv. Monsinjori do tė gjindej ēdo ditė, veē tė diellesh dhe festave tė urdhnueme, mbasi mbaronte meshen e orės gjashtė tė mengjesit, dimen e verė, me vizitat qė i bante tė sėmurėve tė qytetit, ma tepėr nder koliba e baraka, lagjeve tė humbuna tė qytetit, pėr t'u dhanė sakramendet shejte, veprime kėto e sa tjera qė e kishin ba tė fitojė popullaritet tė madh e njė simpati e dashuni nga ana e tė vorfenve, tė cilėt me ata ēka kishte, i ndihmonte. Nderonte tė gjithė, edhe fėmijtė e vogjel, krejt popullin e njerėzit e ēdo besimi qė njifte. Nuk bante dallim. I begenisun me folė me tė gjithė, me tė madhin e me tė voglin.

    Ishte njė ipeshkėv, qė, megjithėse nuk e lejonte diktatura tė shkonte nė Koncilin II tė Vatikanit, bani qė tė hynte shpirti e fryma e koncilit ndėr disa veprime, kėshtu qė e kishte anticipue atė ndėr ne. Nisi tė thohej mesha nė lterin me fytyrė kah populli nė gjuhėn shqipe dhe ndonjė njoftim tjetėr.

    Njė njeri qė, tue kenė qytetar, kuptonte ma sė miri jetėn e qytetit dhe kohėn. Jo vetėm ata qė e kanė njoftė, por sidomos ata qė kanė ndejė pranė tij, siē mė ka tokue mue tė punoj me tė ē'prej vjetit 1958 deri nė vjetin 1976 qė jam arrestue, kam pa njė personė me shumė njohje dhe njė njeri, ēuditnisht, largpamės.

    Monsinjori ishte guximtar per punėt e mėshehta dhe me rrezik, deri sa aty me shugurue mėsheftas disa meshtarė, deri nė shtatė, e njė ndėr ata do tė ishe edhe unė qė u shugurova nė dhomėn e tij personale. Kishte marrėdhanie tė rregullta me klerin e sidomos konfidenca me disa meshtarė per probleme serioze tė Kishės me shtetin. Lidhej shumė me Pader Pjeter Meshkallen e Dom Gjon Kovaēin, ordinarin e Zadrimės. Donte shumė Pader Anton Lulin, Dom Injac Gjokėn qė e mbante shembull tė lartė e meshtar shejt e sa e sa tjerė. Monsinjori e shifte mirė gjendjen e Kishės nė Shqipni e kishte shumė nevojė me vu nė dijeni Selinė Shejte. Pėr kėtė do ta ndihmonte e motra, e cila ishte e martueme me njė italian qė qe i detyruem nga shteti tė mos rrinte nė Shqipni, pse donte tė mbante nėnshtetėsinė italiane. Atėherė, me largimin e tė shoqit, e motra mbas do kohet, merrte prej tij njė pension mujor dhe shkonte ēdo muej nė ambasadėn italiane pėr ta marrė. Atėherė, Monsinjori pregaditėte njė material ndėr letra cingareje me probleme vetėm kishtare, por tue vu nė dijeni nėpunėsin e sigurtė tė ambasadės per t'ia dergue.

    Njė ngjarje shumė e randėsishme, shugurimi i kishės katedrale me aq pompozitet. Kjo ndodhte me rastin e 100-vjetorit tė kishės. Pėr t'i dhanė hov jetės e religjionit, nė ato kohė aq tė vėshtira, nisėn pregaditjet disa kohė pėrpara, si zbukurimi i kishės me afreske tė Testamendit tė Vjetėr e ttė Ri, njė udhėkryqe tė re nga skulptorė tė ndryshėm, me lterin e ri, ashtu si asht sot, me pregaditjen e korit. Festa u ba shumė e bukur me pjesėmarrjen e madhe tė popullit e tė meshtarėve tė tė gjitha dioqezave, me daten 19 prill 1958.

    Kur ishte ndihmės famullitar, punonte me zell nė Shoqninė e vogėl tė kryqtarėve, pranė etenve jezuitė, qė kishte drejtor At Jak Gardinin S.J. dhe qė i ndihmonte frateli jezuit, Franēesk Ljarja.

    Monsinjori, kur ishte ndihmėsfamullitar, jepte mėsimin e katekizmit nder shkolla shtetnore dhe ma vonė, kur ishin kishat ende tė ēiluna, deri nė shkurt 1967, e jepte nė Kishė tė Madhe pėr pregaditjen e Kungimit tė Parė dhe Krezmimit dhe te diellave jepte orė besimi pėr fėmijė qė ishin krezmue. Mbasdite jepte per popull, me shumė interesim, shpjegimin e Tetamendit tė Vjetėr e tė Ri. Ishte njohės i mirė i tri gjuhėve: latinisht, italisht, frengjisht dhe njė ekspert i teologjisė morale dhe i landėve tė religjionit. Ishte shumė praktik nė punėt e fesė. I aftė tė punojė nė kohė normale e providencial nė epokėn e terbueme tė komunizmit shqiptar.

    Po avitej koha e mbylljes sė kishave dhe i tė gjitha komuniteteve fetare. Shteti e trazonte shumė kishėn. Filluen tė baheshin kontrolle kush vjen nė kishė dhe kishte roje qė merrshin shėnime e bajshin gjithfarė dredhishė nga shteti permes organizatės sė Frontit, tė rinisė, tė pionierit. Gjithmonė gjithēka nė drejtim tė Sigurimit. Nuk lejoheshin mėsuesit dhe njerėzit qė punojshin nė zyre, tė shkojshin nė kishė. Ndalohej ramja e kumbonėve nga Tirana deri qė do tė vinte shpallja e fletėrrufeve kundra fesė, klerit, zakoneve tė quejtuna mbrapanike. Fletėrrufetė u vunė nė tanė Shqipninė, mbas Fjalimit tė 6 shkurtit 1967. Me datėn 24 shkurt, Monsinjori qe thirrė nė Komitetin Ekzekutiv tė qytetit dhe unė e pėrcolla. Aty, nė komitet, kemi gjetė P. Agostin Ashikun, provincialin e franēeskanėve, tė cilin e urdhnuen tė lironte kuvendin, me perjashtim tė 4 dhomave. Ndėrkohė, nėsa ishim ne nė komitet, forcat e Sigurimit erdhėn nė Arqipeshkvi, ku priten Monsinjorin. Mandej ushtruen kontroll tė rreptė. Mbasdreke sollėn makinat pėr tė ēue materialet e Arqipeshkvisė te kuvendi i franēeskanėve te Arra e Madhe. Me kėtė rasė e urdhnuen Monsinjorin tė braktisė Arqipeshkvinė e tė shkojė nė Kuvendin e Fretenve te Arra e Madhe. Ne e nesre, Monsinjori mė tregoi njė shkresė qė famullia e Stajkes protestonte pėr mbylljen e kishės sė Stajkes, tė firmosun nga anėtarėt e kėshillit tė kishės, nė emėn tė fshatarėve. Kjo shkresė mund tė gjindet ndėr arkiva tė shtetit. Ndėrsa “mbledhjet e popullit” vazhdojshin, ku elementė komunistė kėrkojshin mbylljen e kishave.

    Ndėrsa mbledhja kundėr klerit u ba tek ndėrmarrja e ujnave, nė njė sallė tė madhe qė gjindej karshi vorreve katolike. Aty u thirrėn Imzot Ernest Ēoba, D.Mark Hasi e D. Kolė Shkoza famullitar. Salla ishte e mbushun plot me popull e nė tribunė ishin tė dėrguarit nga Komiteti i Partisė sė Rrethit, tė Frontit e tė tjerė. Qellimi ishte kryesisht mbyllja e Kishės sė Madhe. Referuesit folėn pėr rolin reaksionar tė fesė dhe i banė Monsinjor Ēobės shumė pyetje tė cilave iu pergjigj. Pati edhe sharje e fjalė vulgare kundėr fesė dhe klerit. Njė qytetar, Dedė Gjushi, gjallė ende, tue mos durue kėto shamje tendencioze e fyese, u ngrit e i doli zot Kishės e Monsinjor Ernestit.

    Ndėrkohė, kur mbledhja vazhdonte, shteti mbylli Kishėn e Madhe, tė cilėn, pėr ēudi tė tė gjithėve e hapi pėrsėri mbasdreke. Nuk e harroj kurrė, njė popull i madh, me shumė divocion, mori pjesė nė kishė.

    Me daten 5 mars 1967, ora 5 mbasdite, njė grumbull 15 personash, deklaruen se kjo kishė i dorėzohet popullit dhe shndėrrohet nė muze. Monsinjori njoftoi Dom Mark Hasin tė merrte sakramendin nga tabernakulli e ta dėrgonte te Kuvendi i Franēeskanėve te Arra e Madhe.

    Me daten 18 mars 1967 thirren Monsinjorin nė Front tė Lagjes dhe njė grup meshtarėsh tė cilėve u kėrkohej tė mohojshin detyrėn meshtarake. Asnjė nuk pranoi. Mbasditen e kėsaj dite mbyllėn kishėn e Zojės Rruzare te Arra e Madhe dhe kuvendin. Monsinjori kje percjellė me taksi te shtėpia e motres, tue kalue mes njė populli tė madh me lot nė sy.

    Te shtėpia e motrės do tė jetonte e do tė bante shėrbime tė mėshehta per disa vjet deri qė do tė arrestohej me 3 prill 1976. Gjyqi u ba mbas njė vjeti, tue qenė edhe unė i arrestuem me tė dhe me dy meshtarė tjerė. Monsinjori nė gjyq foli mirė, ndonėse torturat e kishin ba dyfish. Kje dėnue per dy nene, per marrėdhaniet e fshehta qė kishte pasė me Selinė Shejte dhe per axhitacion e propagandė dhe kje dėnue 25 vjet. Monsinjor Ēoba do tė vdiste misteriozisht nė burgun e spitalit tė Tiranės, pas njė inxheksioni sekret qė iu ba rreth festės sė Shėn Ernestit, me datėn 8 janar.

    Shumė vjetė ma vonė, mbas rihapjes sė kishave, i vėllai zbuloi vorrin e Monsinjor Ēobės nė Tiranė. Atėherė, unė e Z. Lec Ēoba dhe shoferi im Zef Gajtani morėm eshtnat, i sollėm nė Shkodėr, nė Katedrale. Tė nesėrmėn, u celebrue mesha nga Nunci Apostolik Ivan Diaz dhe unė, qė mbajta edhe predkun e rastit. Nė meshė asistuen tė afermit e tij, e motra e nipat dhe njė popull i tanė.



    Me kėrkesėn e autorit nuk ėshtė ndėrhyrė nė gjuhėn e artikullit.

  5. #5
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Pjetėr Ndoc Daragjati Pionier i tregtisė Italo-Shqiptare



    nga Willy Kamsi *


    Kur flasim pėr Shkodėr duhet tė kemi gjithmonė parasysh e tė kujtojmė ata qė i dhanė ndriēim, pasunķ e kulturė ndėr shekuj. E prej kėtyne rrjedh edhe nami qė mori Shkodra nė Lindje e Prendim. Kur flitet pėr Shqipnķ, tė gjithė ata tė huej qė kanė pasė tė pėrpjekun me shqiptarė, nė ēdo kohė e nė ēdo vend, kanė kujtue vetėm e vetėm Shkodrėn. Dhe Shkodra njihej pėr nji veēantķ tė saj, mbasi ishte nji qytet i cili, pėr hir tė qytetarėve tė vet, tė gjallnisė sė tyne nė tė gjitha fushat, pėr hir edhe tė ruejtjes sė traditave mā tė mira tė popullit tonė, tė mikpritjes e tė zemėrgjanėsisė nė marrėdhanie me kedo, kishte krijue, nė tė gjithė ata qė kanė pasė punė, ose qė kanė jetue aty njifarė kohe, nji dashunķ e nji nostalgjķ tė thellė kur largoheshin prej saj.

    E prį, Shkodra nuk kishte mā ato monumente tė pėrmenduna, plot art, historķ e kujtime sikurse ato qė zbukurojnė qytetet e Europės, sepse i kishte shkatrrue me kohė pushtuesi aziatik. Por kishte diēka tjetėr, kishte njerėzit qė kanė qenė e, ndoshta, janė edhe sot pasunia e saj mā e madhe. Nji ndėr ta, ndėr sa e sa tė tjerė, dhe nuk janė pak, qė e banė tė pėrmendun Shkodrėn, āsht edhe Pjetėr Ndoc Daragjati.

    Leu nė Shkodėr me 1870 vdiq nė Bari (Italķ) me 1947.

    Nė fėmijėnķ pat ndjekė shkollėn e Kushė Mices dhe mā vonė kulturėn e vet ekonomike-financiare e rriti tue mbėrrijtė tė zinte nji vend me randėsķ nė shoqninė e kohės.

    I ati, Ndoc Daragjati, nė kohėn e Lidhjes sė Prizrendit, ka qenė spedicioner nė Shėn-Gjin. Me t' vėllįn, Palokėn, āsht marrė me tregtķ edhe mā pėrpara. Thohet se nė vjetin 1865, rreshperėt shkodranė Daragjati, Bjanki e Muzhani, blenė nga Lloydi Austriak nji avullore 84 tonėsh, qė u pėrdor pėr nji kohė tė shkurtė nė vijėn e lundrimit Obot-Trieshtė dhe anasjelltas.1) Por edhe mā vonė, bashkė me vėllazėn, bani pėrpjekje pėr ngritjen e nji flote detare, nė fillim mjaft modeste, por me synim qė ta ritte, pėr me pėrballue kėrkesat e nji tregtie me brigjet e detit Mesdhé. Kjo pėrbahej prej dż anieve, prej tė cilave njena me motor e dż tė tjerat me vela, tė emėrtueme "Daragjati 1", "Daragjati 2" e "Daragjati 3", qė, deri nė vitet '20 tė shekullit tė kaluem, rrahėn udhėt detare tė Adriatikut e tė pellgut lindor tė Mesdheut.

    Mbas vdekjes sė t'et, punon nė Pazar, ku kishte dugajė e magaze. Nė dż rasa i pat rį zjarmi, tue e damtue randė edhe aktivitetin tregtar. Kurse me 12 tetuer 1914 i qe vjedhė dugaja nė Pazar.2) Pėrballon kėshtu jetesėn, tue i pasė mbetė mbi shpatulla gjithė familja e pėrbamun prej nanės dhe gjashtė vėllazėnve mā tė vogjėl. Kėta ishin: Gaspri, Nushi, Ndreka (Shaptuku), Kola, Gjovalini,3) Zefi, Lazri (Cuku).4) Kola, qysh me tė gjallė t'et kishte shkue nė Brescia (Italķ) pėr me ndjekė studimet e me u bā frat franēeskan. Si frat mori emnin Filip e u quejt Įt Filip Daragjati. Nė moshė endč tė ré, kur ishte rreth 24 vjeē, tue qenė i ftohun, del prej Kuvendit pėr me krye misionin e vet fetar dhe me i krye shartet njźnit qė ishte tue vdekė, i randohet sėmundja, tue kalue nė bronko-pneumonķ, dhe vdes po nė Brescia me 13 maj 1898. Pėr tź thohet se ka lanė shkrime laike, kur ishte rregulltar, ende student i vjetit tė katėrt tė Teologjisė, shkrime tė cilat ruhen pranė Franēeskanėve tė atij qyteti. Vlen tė shėnohet se qe cilėsue «magnae spei juvenis».5)

    Me 1897, tashmā pa babė, Pjetri 27 vjeēar, martohet me Ninen (1870-1947) tė bijėn e Gaspėr Shirokės, e nji familjeje sė njohun e atdhetare shkodrane, familje nga e cila ishin poeti e atdhetari Filip Shiroka, Marie (Taqja) Shiroka-Ēoba, drejtuese e Shoqnisė sė Grave nė Shkodėr e botuese e revistės «Grueja Shqyptare», e cila ndihmoi gjallėnisht Luftėn e Koplikut me 1920, Gjon Shiroka, gazetar, qė vdiq pėr hir tė profesionit tė vet, i vramė mizorisht me 1914 si dhe mjeku i njohun Dr. Frederik Shiroka.

    Kemi thanė se nė moshė tė ré i rį mbi shpatulla familja. Kur u martue, mā i vogli ndėr vėllazėn posa kishte mbushė tė 9 vjetėt. Pėrpjekja e tij e parė, gjā qė difton urti e pjekunķ tė madhe, ka qenė t'i dėrgonte vėllaznit pėr me vijue shkollėn. Kėta mā vonė do tė baheshin bashkėpuntorėt e tij nė krejt veprimtarinė tregtare qė do tė zhvillonte mā vonė, deri kur secili, mā nė fund, si ishte e natyrshme, do tė ndiqte rrugėn e vet. Gaspri, qė dinte turqisht, mbante lidhjet pėr furnizimin me drithė tė ushtrisė nė Shkodėr. Gjovalini, i cili kishte studiue nė Shkollėn tregtare italjane nė Shkodėr, mbante kontabilitetin, kurse nė vitet '40 tė shekullit tė kaluem ka pasė nji agjencķ transporti qė vepronte deri nė Kosovė. Ndėrsa Ndreka tregtonte me Kosovė dhe ishte bā i njohun nė ato treva.

    Gjatė qendrimit nė Shkodėr zhvilloi veprimtarķ shoqnore dhe qe nji ndėr pėrfaqėsuesit e zgjedhun tė parisė katolike shkodrane nė Komisionin pranė Kėshillit tė qytetit, tue mprojtė njiheri interesat e kėsaj bashkėsie, ashtu si edhe tė Shkodrės nė tanėsī, pėr tė gjitha problemet qė lindshin nė mbarėshtimin e saj. Me ketė funksion nėnshkruen sullet e vjetit 1910.6)

    Duket se me kėtź cilėsķ dhe me peshėn qė kishte nė administrimin e punėve tė vendit, si dhe, nė vijim tė pėrpjekjeve pėr nji zhvillim tė vrullshėm tė ekonomisė, tue u frymėzue edhe nga pėrparimet e vendeve tė tjera ballkanike nė ketė lamė, ka si synim tė parė, kthimin e tregtisė nga mbrendia e Ballkanit e t'Europės Qendrore nė drejtim tė Shkodrės dhe anasjelltas, e ndėrtimin e hekurudhės Shėn-Gjin - Shkodėr - Shkup - Monastir. Kėshtu qė, me 1908, merr pjesė nė delegacionin e qytetit tė Shkodrės, qė shkon nė Stamboll pėr me kėrkue ndėrtimin e kėsaj hekurudhe.7) Por, si ndodhte zakonisht nė ato kohna, udhėtimi i kėtij delegacioni nuk solli gjā pozitive, sepse elementė fanatikė shkodranė e kundėrshtuen deri nė Stamboll ndėrtimin e saj, nga friga qė kishin prej depėrtimit tė qytetnimit Perėndimor. Po t'u bante ajo hekurudhė do tė kishte pasė dobķ qyteti i Shkodrės dhe tregtija e tij, si dhe krejt Shqipnia e Veriut sė bashku me Kosovėn. Gabriel Louis-Jaray thekson randėsinė e Shkodrės si qyteti mā i madh i Ballkanit nė brigjet e Adriatikut, dikur i lulzuem, vend transiti tregtar. Nė tregun e Shkodrės pėrshkoheshin mallnat e Prendimit, nė pritje tė dėrgimit nė mbrendķ tė Ballkanit, nė drejtim tė Shkupit, Sofjes e Beogradit. Prodhimet e pellgut tė Mesdheut nėpėr Buenė, n'atė kohė e lundrueshme, pėrcilleshin nė krejt perandorinė turke.8) Kėshtu qė, edhe sot, jo mā pėr arsye fetare, si ishte ēėshtja e ndėrtimit tė hekurudhės, por kryesisht politike, nė funksion antishkodran, synohet me e ndėrtue rrugėn automobilistike drejt Kukėsit e nė Kosovė, jo mā nga Shėn-Gjini, por nga Durrėsi, ndėrsa flitet, ndoshta, edhe nga Vlona, si shpėrblim kesaj tė fundit pėr grushtin e shtetit tė vjetit 1997.

    Shpallja e Hyrjetit pat ngjallė shpresa tė mėdhį nė rrethet atdhetare shqiptare, dhe u ngritėn klube, u botuen gazeta dhe u hapėn edhe shkolla shqipe. Kjo bani qė edhe nė Shkodėr tė ngrihej nji klub. Nė ketė kohė (1908), si shkruen gazeta "Lirija" e Selanikut (4 vjesht' e dytė 1908) «Mė tepėr se tridhetė Shqipėtarė tė Shkodrės erdhė nė Selanik nė krye tė vjeshtės' sė parė. Midis kėtyre burrave ishin Riza beu, Shaqir beu, Myftiu i Draēit, zotėrinjtė Luigji Gurakuqi, Daragjati, Ēėrba (recte: Ēoba), Pistulli dhe shumė bajraktarė.9)

    Shkodranėt u-pritnė fort mirė nė Selanik dhe pasdaj vanė disa ditė nė Manastir ku mbenė fort shumė tė kėnaqurė nga klub' i Shqipėtarėvet.

    Kėta zotėrinj panė gjithė tė mirat e Lirisė dhe tė konstitucionit dhe dhanė fjalė qė do tė pėrpiqenė pėr tė sjellė nė Shkodrė bashkim, urtėsķ dhe vėllazėri duke punuarė dhe pėr pėrparim tė gjuhėsė shqip » (nėnvizim i imi - W.K.).

    Por tė gjitha kėto qellime tė mira shkuen bosh nga qėndrimi anmiqsor i reaksionit islamik vendas, dhe klubi i Shkodrės qe mbyllė.

    U ringjall me 1910 me emnin Klubi " Gjuha shqype ".

    N'atė kohė nuk munguen edhe pėrpjekjet pėr me shpifė kundėr atdhetarėve shkodranė, e gazeta " Liri e Shqipėrisė " e Sofjes (me 20 prill 1911) do tė shkruente pėr nji shkodran « i cili guxonka tė shkruajn' e tė flasin kundra atdhetarėve tė ndershėm tė Shkodrės: zotni Pjetėr Daragjatin, Kol Krajėn e Kel Marubbin » dhe e cilėson shpifėsin « kundėrshtar i kombėtaris' sė vet e tradhėtor i poshtėr ».

    Vjen vjeti 1912. Prap gazeta "Liri e Shqipėrisė" (14 korrik 1912) njofton se «nėr kėto dit, 25 djelmoēa tė flakt, rokne mauzeret dhe flamurin e Shqypėriis, dhe dolne nėr male pėr me u bashku me trimat e rept Malcor e Mirditas ». Ndėr ta qenė Gjovalin e Zef Daragjati, vėllaznit mā tė vogjel tė Pjetrit. Dalja e tyne nė mal shkaktoi pėr raprezalje arrestimin e vėllaut tė tyne André dhe dėnimin e tij me vdekje, me vjerrje, gjā e pandigjueme ndonjiherė dhe krejt barbare. U desh, simbas zakonit turk, dhania e nji rushfeti tė mirė autoriteteve ushtarake pėr shpėtimin e jetės e pėr lirimin e tij.

    Ramja e Shkodrės, e nisun me 1875, kishte shkue tue u thellue. Ato qė kishin ndikue nė ramjen qenė: hapja e grykės sė Danubit, ndėrtimi i hekurudhės sė Rumelisė, pavarėsia e Shteteve tė krishtena, mosmirėmbajtja e udhės sė Drinit, politika e veēimit tė Shqipnisė, apatia e qeverisė turke, lindja e zhvillimi i Tivarit,10) mbushja me lym e Buenės. Tė gjitha kėto arsye rreshtohen prej frengut Louis-Jaray, nė nji broshurė qė pau dritėn nė Francė.11)

    Megjithatź, me optimizėm, shprehet edhe kėshtu: « tash nji ēerek shekulli, ka rį prej lulzimit tė saj tė māparshėm, por rilindja e saj ekonomike nuk āsht kurrsesi e pamundun ». Mā poshtė ripohon se: « jeta e saj e ardhshme ka me e lejue qė tė rilindė ketė tė kalueme ».12)

    Ky ishte prį edhe qellimi i Pjetėr Daragjatit: Rilindja e Shkodrės.

    Por edhe sot, shteti i ashtuquejtun «shqiptar», i cili, po tė ishte me tė vėrtetė i tillė, do ta kishte pėr zemėr zhvillimin e pėrparimin pa dallim tė tė gjitha viseve tė Kombit shqiptar, po ndjek tė njajtėn politikė antikombtare tė 50 vjetėve tė diktaturės komuniste, qė synonte mohimin sistematik tė Shkodrės dhe kthimin e saj nė nji rrenojė fizike e morale.

    Edhe nė Komisionin, qė do tė njihej prej Komisionit tė Sundimit tė Konsullatave, me 4 shtatuer 1914, pėr palėn katolike, qe zgjedhė Pjetėr Daragjati, bashkė me Filip Ēobėn e Ndoc Pistullin, kurse pėr palėn myslimane qenė Elez Muka, Hasan Bekteshi, Isuf Golemi.13)

    Por, sidoqoftė, nė ketė detyrė qindroi pak, sepse u largue pėrfundimisht nga Shkodra dhe Shqipnia. Me 10 shtatuer 1914, ndodhi tė kėrcėnohej. Ashtu si i kishte ndodhė mā pėrpara Filip Parrucės, i cili u largue pėrgjithmonė prej Vendit. Shkruen Shuk Gurakuqi nė ditarin e vet se « Nji dorė e mshehtė i ēoj fjalė me leter 3 pasanikėve shkodranė (Daragjatit - Koliqit - Daberdakut) qi t'i ēojshin disaa pare n'Bardhej ».14)

    Nji pranķ tė shkurtė nė Shqipnķ e pati me 1919 e nė vitet '30 tė shek. xx.

    Nė kohėn e Luftės sė Parė Botnore, tue qenė n'Italķ, qe i internuem nji vjet me gjithė familje nė Kozencė, sepse, tue qenė Shkodra n'atė kohė e pushtueme prej trupave tė Austrķ-Hungarisė, Italia i mbante me nji orientim politik pro-austriak. Disa miq italjanė me autoritet banė qė me gjithė familje ta ndėrronte selinė e internimit nga Kozenca nė Romė. Nė tė njajtėn kohė qenė internue nė Isili (Sardenjė) edhe Gjokė Misloca,15) Filip e Zef Guraziu me familjet e tyne.

    Megjithatź, nuk ka qenė i shkėputun nga jeta politike e ambjenteve atdhetare shqiptare nė mergim, nė vitet 1914-1919 e mā vonė, si dhe nga veprimtaria e arbreshėve, ndėr ta Anselm Lorecchio, botues i fletores « La Nazione Albanese », tue e ndihmue, edhe materialisht, nė punėn botuese, nė dobķ tė ēėshtjes kombtare e tė ngritjes sė zanit tė Shqipnisė nė botė.

    Provė e lidhjes sė ngushtė me personalitete tė politikės shqiptare āsht nji fotografķ, qė i pėrket viteve 1919-1920, prį mbas Luftės sė Parė Botnore, fotografķ nė tė cilėn kemi emna tė njohun nga tė gjitha krahinat e Shqipnisė e tė ēdo besimi.16)

    Kėto dukunķ atdhetare ishin nė nji vijė me ato qė ishin shfaqė qysh nė kohėn e pushtimit turk tė Shqipnisė.

    Dallohet edhe pėr interesimin e gjallė qė kishte pėr me u pajisė edhe me nji kulturė tė gjanė. Kulturė qė shtrihej nė shumė drejtime, edhe tė historisė, por sidomos tė librave qė kishin tė bajshin me Shqipnķ. Qysh nė Shkodėr ishte nė tė pėrpjekun me shtypin e pėrditshėm italian, bj.fj. "Corriere della Sera" e Milanit, nga e cila i qe dėrgue qysh me numrin e parė, me 1909, gazeta e pėrmendun pėr fėmijė, "Il Corriere dei Piccoli". Po ashtu kishte edhe libra me pėrmbajtje tė ndryshme, kryesisht historike. Ketė bibliotekė e pat lanė nė shtėpinė e Shkodrės. Nė bibliotekėn qė krijoi rishtas nė Romė, tė pasun me botime tė rralla, qė i ndiqte e i blente nga bukinistė tė specializuem tė qytetit tė Romės, ka pasė, ndėr tė tjera, edhe veprėn e plotė tė historianit tė madh gjerman Ferdinand Gregorovius kushtue Historisė sė qytetit tė Romės nė Mesjetė (1859-1872). Po ashtu nė vjetėt e māvonshme do t'interesohej e tė blente librin e gjermanit G. Veith, Fushata e Durrėsit nė mes Cezarit e Pompeut.17)

    Formimi i nji personaliteti si Pjetėr Daragjati, inteligjenca, aftėsitė e shqueme nė fushėn e tregtisė, tė ekonomisė e tė financės banė qė nė pėrgjithėsķ tė kishte plane pėr nji zhvillim modern dhe europian tė vendit, ekonomik e politik. Nė mėnyrė tė posaēme e pat dallue kėrkimi i sė resė nė jetėn ekonomike tė vendit, me nji zhvillim tė gjithmbarshėm tė industrisė e tė tregtisė. Gjatė kohės sė qendrimit nė kryeqytetin e Italisė, nuk kanė qenė tė rralla rasat kur personalitete t'ekonomisė e tė financės italiane tė konsultoheshin me tź, e t'i kėrkojshin nji mendim tė pjekun pėr problemet e ndryshme, qė u lindshin gjatė veprimtarisė sė tyne.

    Pėrpjekjet e tija pėr krijimin e nji banke me kapitale kombtare, tue u pėshtetė nė depozitat e tregtarėve, fillimisht shkodranė, dėshtuen nga qendrimi antagonist i disa prej tyne, tė dalun sidomos nga ambjente shkodrane tė njohuna pėr qendrimin e tyne tradicional prapanik, qė nuk e shihshin me sy tė mirė nji nismė tė tillė.

    Veprimtaria e tij tregtare u shtrī deri nė Kosovė, sa qė nė vjetėt e fundit tė Perandorisė Osmane u pėrpoq, nė bashkėpunim me tregtarė gjakovarė tė rivendoste lidhjet e Shkodrės me Kosovėn, pėr tregtimin e drithnave, qė po damtohej nga prirja qė kishte marrė tregtia me hapjen e rrugės sė Selanikut, mbas ndėrtimit tė hekurudhės.

    Nė ketė ndėrmarrje ishin tė interesuem nji tregtar i madh gjakovar, Shaqir Ispaj e, nga Shkodra, vetė Pjetėr Daragjati. Mendimi i tyne ishte pėr formimin e nji shoqnie, me aksione tė tregtarėve tė tė dż qyteteve, pėr me krye punimet qė do tė pėrqendroheshin nė dż drejtime: me bā tė lundrueshėm Drinin deri nė Spaē dhe me dragė me thellue Buenėn. Si e thekson Gabriel Louis-Jaray, Buena ishte e mbushun me ranė e Drini i palundrueshėm pėr arsye tė nji katarakte 7 metrash te brryli i lumit pėrmbi Spaē. Si shpreheshin gjakovarėt, po tė rregullohej rrjedha nė ketė vend, punė sidoqoftė e vėshtirė, ishte mundėsia me u ngjitė me anije deri nė Spaē dhe me u vijue rruga tue ndjekė shtegun ekzistues i cili mā vonė do t'u shndrronte nė rrugė tė rregullt. Louis-Jaray e cilėson ketė projekt mendjehollė, megjithė vėshtirėsitė pėr realizimin e tij. « Sidoqoftė, ndonse e lindun parakohe nė disa trū sajuese, idéja āsht mjaft mendjehollė e difton te shqiptarėt nji kujdes pėr nji matarim ekonomik tė vendit tė tyne me forcat e veta dhe nė interesė tė fisit shqiptar ».18)

    Ndėrkaq nė Shkodėr, nė lagjen Gjuhadol, krijonte nji punishtė pėr premjen e letrės sė cigareve, e cila mandej mbėshtillej me nji banderolė nė tė cilėn dallohej emni i firmės « Ndoc P. Daragjati », pėr me e mbajtė tė gjallė kujtimin e t'et e pėr me tregue nji vijimsķ tė trashigueme nė tregėtķ. Po ashtu prej s'jashtmi bje nji makinė pėr punimin e gajtanave, qė pėrdoreshin gjanėsisht nė veshjet kombtare si tė burrave ashtu edhe tė grave. Kjo makinė endč sot ruhet te trashigimtarėt e kėsaj familjeje.

    Mendimet e tija tė pėrparueme gjejnė shprehje edhe nė qendrimin qė mbante ndaj puntorėt nė punishtat e tija. Nji ndėr to do t'ishte ndėrtimi i banesave pėr puntorėt e punishtės sė letrės sė cigareve, tė gajtanave e tė magazeve tė Pazarit. Kjo, po tė realizohej, do tė kishte qenė nji rasė e rrallė n' Europė dhe e vetmja nė Shqipnķ pėr sigurimin e nji jetese normale e njerzore edhe pėr puntorėt e thjeshtė. Pėr rrethanat qė u krijuen, me largimin e tij nga Shqipnia nė Italķ me 1914, me gjithė familje, mbas rrethimit tė Shkodrės nga malazezėt (nė fund tė Luftės Ballkanike), ky projekt mbeti pa u njimendsue. Āsht e pamohueshme, megjithatź, se nė asnji rasė nuk ka pasė qendrime anmiqsore tė puntorėve kundrejt tij, e nė pėrgjithėsķ ndaj familjen e Daragjatėve, por kurdoherė ka pasė marrėdhanie njerzore e nji mirėkuptim nė mes palėve, dhe, nga ana e puntorėve, shprehje tė mirėnjohjes e tė dashamirėsisė ndaj ketė familje, edhe nė kohėt mā tė vona tė pushtimit komunist.

    Largimi nga Shqipnia bani qė, veprimtarinė e vet tregtare ta zhvillonte tashmā nė Italķ, tue e shtrī nė vende tė ndryshme t'Europės e t'Amerikės. Nga Brazili, bj. fj. importonte nė limanet e Holandės sasķ tė randėsishme kafje. Dhe gjithēka matej me vagona. As me ton as me kuintalė.

    Fundi i Luftės sė Madhe e gjen me nji pasunķ qė kishte zanė tashmā vend. Kėsaj kohe i pėrket blemja, me tė tjerė, e dż anijeve tė flotės luftarake austro-hungare, me qellim shkatrrimin e tyne.19) Por tė gjitha kėto nuk u vijshin pėrshtat disa ambjenteve italiane, qė nuk e shihshin me sy tė mirė qė nji shqiptar tė shquhej, me veprimtarķ e kapitale, nė vendin e tyne. Prandej, kur u vunė tatimet pėr fitimet e kohės sė luftės, ndėr tė parėt qe tatue Pjetėr Daragjati me nji shumė prej 100.000 lirash įr. E kundėrshtueme nė fillim, tue qenė se ishte nėnshtetas i huej, kjo shumė qe rritė nė disa milionė tė cilėt, mbasi qenė pague, sollėn shkatėrrimin ekonomik tė Pjetėr Daragjatit dhe pėrfundimin njiherė e pėrgjithmonė tė ēdo veprimtarie tregtare e ekonomike tė njifarė randėsie. Njikohėsisht anijet, qė gabimisht kishin qenė sjellė nė limane italiane, u sekuestruen tue e rritė edhe mā tej damin ekonomik pėr Pjetėr Daragjatin. Kurse ishtė dashtė tė drejtoheshin nė limanet e nji shteti asnjanės.

    Pėr ketė shkruen gazeta ekonomike « Vullneti i Popullit »,20) tue e rimarrė nė tanėsķ ketė ēėshtje e tue e cilėsue: « nji padrejtėsķ bāmun prej Fiskut Italjan mbi nji bashkatdhetar t' onė n' aplikimin e tatimit mbi mbifitime lufte, krjue dhe ky n' Italķ me qellime drejtpeshimi ndaj ata qi kishin luftue, mbi ata qi kishin ndejė nė shpija dhe fitue.

    Po bashkatdhetari i ynė, si i huej, nuk kishte asnji detyrim tė shkote a tė ēote fėmijt e tij nė luftė, si edhe dobit i rjedhėshin prej ushtrimit tė tregtis si ndermjetės i tregut amerikan me Shtete tė ndryshme e nė masė tė vogel me tregjet e Italķs, n' atė kohė si edhe mbas luftės, me ketė ndryshim qi ishte qenė i shtrėnguem pse internuem me familje nė Cosenza, tė Kalabrķs, tė qindrojė n' Italķ, kuer se po ashtu do tė kishte mundun tė tregtojė dhe tė fitojė ta kishin lanė tė lirė tė shperngulej nė Spanjė, Greqķ a vende tjera asnjanės.

    Shuma qė ka « inkamerue » Fisku Italjan kapercen 5 miljonat qi bashkatdhetari i jonė Pjeter Daragjati qe tatuem tė paguejė si mbifitim lufte », dhe mā poshtė vijon, « Shtojmė edhe se Pjeter Daragjati mund tė quhet pionjer i tregtķs italo-shqiptare, atėherė kuer malli i industrive italjane hyte nė Shqipnķ me anė tė sqeles sė Triestės nen emnin e rejshėm: « made in austria ».

    Ēeshtja Daragjati āsht ēashtje kombėtare tue qenė tė cenueme interesat gjallnore tė nji nenshtetasit shqiptar, prandaj duhet tė formojė objekt i nji mocjoni parlamentar nė seksjonin e aferm tė Kuvendit Kombtar ».

    Vjeti 1925 āsht edhe Vjet i Shenjtė pėr Kishėn katolike. Tue qenė me familjen e vet nė Romė mori pjesė, bashkė me shtegtarėt e ardhun prej Shqipnie, nė kremtimin e asaj ngjarjeje tė madhe pėr Kishėn e del nė nji fotografķ, tė cilėn do ta quejmė me tė vėrtetė historike, edhe pėr emnat e pjesėmarrėsve qė shihen nė tź.21) Djalit tė tij tė madh, Ndocit, n'atė rasė, tue pasė bashkėpunue me Įt Pal Dodėn e Įt Gjergj Fishtėn pėr pėrgatitjen e sektorit kushtue Shqipnisė nė Pavijonin e Misioneve Franēeskane nė botė, i qe dhanė nji dekoratė e lartė nga Ati i Shenjtė.

    Megjithatź nuk rreket sė ndjekuni veprimtarinė e vet prej tregtari dhe investuesi. Nė tė njajtin vjet 1925 merr konēesionin pėr shfrytėzimin e pyjeve qė gjinden gjatė dż brigjeve tė lumit Drin, prej Vaut tė Dźjės deri te Ura e Vezirit si dhe tė pyjeve shtetnore qė quhen pyjet e Qerretit, Pukės, Iballės, Fletit, Sakatit, Kosturit, Krasniqit, Nikajt, Merturit, Shalės, Shoshit e Shllakut,22) por nuk duket se e vuni nė veprim ndonjiherė ketė konēesion.

    Nė pėrshkrimin e veprimtarisė sė nji shkodrani tė shquem, sikurse qe Pjetėr Ndoc Daragjati, jemi pėrpjekė tė vemė nė dukje anėt kryesore tė jetės sė tij, pa shkue nė thellimin e tyne. Nė to kemi dallue veprimtarinė e tij patriotike, ekonomike, investuese. Tė gjitha kėto nė nji rrafsh kryesisht atdhetar, me nji synim tė kjartė drejt zhvillimit tė gjithanshėm tė Vendit.

    Nė qoftė se nuk mbėrrijti me i njimendsue tė gjitha ato qė andrronte tė bante, kjo i duhet pėshtetė kryesisht pamundėsisė sė shkaktueme prej faktorėsh objektivė e, do tė thomi, edhe subjektivė, mbasi kundėr tij vepruen edhe elementė tė cilėve nuk u vinte pėr mbarė qė tė mbėrrinte nė atė shkallė tė naltė pasunimi, me anėn e tė cilit do tė zinte atė vend qė do tė bante tė mundun ngjitjen e tij nė shkallėt mā tė nalta tė ekonomisė e rrjedhimisht tė politikės sė Vendit.

    Veprimtaria ekonomike e Pjetėr Daragjatit nuk ka qenė e veēueme nė qytetin e Shkodrės. Kishte edhe tė tjerė shkodranė qė ishin shque nė ketė lamė, por duhet dhe āsht detyrė qė tė bahet ē'mos pėr studimin e veprimtarisė sė tyne, pėr me i bā tė njohun, tue vū nė dukje sa mā parė sa mā shumė figura tė tilla tė mėdhį qė i sollėn lavd qytetit e qytetarisė shkodrane dhe natyrisht edhe Shqipnisė e cila, sapo e dalun prej errsinės turk-osmane, kishte nevojė pėr njerėz tė tillė.



    Bibliografia:

    1) Z. Shkodra, Qyteti shqiptar gjatė Rilindjes Kombėtare. Tiranė 1984, f. 277; Historia e Shqipėrisė, vėll. II, Tiranė 1984, f. 59.

    2) Shuk Gurakuqi, Ditari: 23 Gusht 1914 - 18 Gusht 1916. Dorėshkrim i pabotuem, f. 37.

    3) Simbas njoftimit tė arbreshit Gjen. Vincenzo Muricchio («Ricordi d'Albania». Pozzuoli, s.a., f. 15), nė kohėn e rrethimit tė Shkodrės, Gjovalini gjindej nė Bari bashkė me shqiptarė tė tjerė, nė pritje tė skjarimit tė gjendjes nė Shkodėr e nė Shqipnķ. Ky i difton gjithashtu pėr vėllaznit e vet nė Shkodėr tė cilėt ishin pėrpjekė pėr mbrojtjen e qytetit prej Malazezve.

    4) Ndėrsa Shaptuk āsht nji mbiemėn i ngjitun, Cuk āsht nji zvoglim qė rrjedh prej evolucionit tė emnit Lazėr tue ndjekė ketė ecunķ: Lazarus > Lazėr > Lacė > Lacuk > Cuk.

    5) D.m.th. « i rķ me shpresa tė mėdhį ».

    6) Gaz. " Bashkimi ", 2 tetuer 1910, nr. 40, f. 4. « Sulle t'vūeme preiė Parisė t'Kshtźnimit t'Shkoders, pelqyeme e t'forcueme preiė Hyqymetit » tė nėnshkrueme prej 18 pjestarėve. Tė gjithė emna pėrfaqėsues pėr qytetin e Shkodrės, prej familjeve tė njohuna qytetare, ndėr tė cilėt me Pjetėr Daragjatin janė edhe Ndrek Ēoba, Kolė Ujka, Pashko Kakarriqi, Hil Topalli, Ndoc Pistulli, Shan Koliqi, Gjoni i Kolė Sumės, Ejell Ēoba, Nush Serreqi, Lush Dodmasej, Pjerin Simoni, Kolė Kraja, Gaspėr Zojzi, Pjetėr Dema, Shan Guraziu e Ndrek Simoni.

    7) "Lirija e Selanikut", 1908, 4 vjesht'e 2-tė.

    8) Gabriel Louis-Jaray, Les Albanais. Paris, Felix Alcan, 1920, f. 23.

    9) Zotnitė pėr tė cilėt ban fjalė gazeta "Lirija" janė: Pjetėr Daragjati, Ndoc Pistulli e, mendojmė, ndėr Ēobej, ndoshta Filipi.

    10) N'atė kohė krijohet Shoqnia e Tivarit, Compagnia d'Antivari.

    11) Gabriel Louis-Jaray, Les Albanais, vep. e ēek., f. 23.

    12) Ibidem. « … depuis un quart de sičcle elle est bien déchue de son ancienne prospérité; mais sa renaissance économique n'est nullement impossible. », e pėrfundon « ses nouvelles destinées lui permettront-elles de faire revivre ce passé. »

    13) Shuk Gurakuqi, dok. i ēek., f. 8.

    14) Ibidem, f. 12.

    15) Gjokė Misloca āsht nji fėtyrė e pastėr atdhetari qė pak njihet. Ka pasė pėr grue tė motrėn e Kel Kodheli-Marubit. Nė kohėn kur banonte nė Mal tė Zķ dhe merrej me tregtķ, u kėrkue nga Krajl Nikolla qė shqiptarėt, tė cilėt zhvillojshin veprimtarinė e tyne n'atė vend, tė vźshin "kapicė" nė krye, d.m.th. tė merrshin nėnshtetėsinė malazeze. Gjoka, si shqiptar e si atdhetar, nuk ndigjoi ta bante. Mori ēka kishte mundėsķ tė merrte dhe erdh nė Shkodėr, tue lanė nji tregtķ nė lulėzim, vetėm pėr hir tė Atdheut.

    16) Tė shihet fotografia me tė gjithė emnat e tė pranishmėve.

    17) G. Veith, La Campagna di Durazzo fra Cesare e Pompeo. Con particolare riferimento alla geografia del teatro di guerra albanese: con 9 carte e 22 fotografie di paesaggi. Tradotto dal tedesco a cura dell'Ufficio Storico della R. Marina. Roma: Ist. Poligrafico dello Stato, 1942. XXIV-220 ff. + 5 fl. il. + 2 fl. harta.

    18) Gabriel Louis-Jaray, L'Albanie inconnue. Paris, Hachette, 1913, ff. 71-72. « un grand commerēant de Diakovo, Chaquir Ispay, et un autre de Scudra [sic] Petro Daragaty [sic], qui s'en occupent ». Mā poshtė: « Quoi qu'il en soit, mźme germée prématurément dans des cerveaux imaginatifs, l'idée est assez ingénieuse et montre chez les Albanais un souci d'aménagement économique de leur pays par leur propre force et dans leur intérźt de race ».

    19) Anijet austriake ishin: S.M.S. "Kaiser Karl VI" dhe S.M.S. "Babenberg".

    20) « Vullneti i Popullit », 3.6.1930.

    21) Shih fotografinė.

    22) Dekret-Ligjė 16 Mars 1925, botue nė Fletoren Zyrtare, 1 Prill 1925, Nr. 13 dhe ribotue nė pėrmbledhjen " Ligjė, Dekret Ligjė e Rregullore tė vjetit 1925 ". Tiranė, 1938, ff. 78-83.

    Willy Kamsi , i pari Ambasador i jashtėzakonshėm e fuqiplotė i Republikės sė Shqipnisė pranė Selisė sė Shenjtė

    Shėnim: me kėrkesėn e autorit nuk ėshtė ndėrhyrė nė gjuhėn e artikullit.

  6. #6
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    At Giacomo Gardin S.J.



    nga Fritz Radovani



    “Asht e vėshtirė me ia ndreq kambėt qenit!”

    Asht i vetmi jezuit qė u riatdhesue mbas vitit 1991. E tham me bindje se, At Giacomo Gardin, Atdhe tė dytė ka pasė Shqipninė. Njė fjalė goje, nė moshėn 86 vjeēare vjen edhe njėherė tek na. Ai vjen pikėrisht nė kohėn ma tė nevojshme pėr ne, atėherė, kur na nuk kishim as Kisha, as kuvende, as qela, as shkolla fetare dhe, mund tė thomi gati as klerikė shqiptarė, mbasi aq pak kishin mbetė mbas fortunės gjysėm shekullore, sa gati gati mund tė kujtoheshim nga tė huejt, se nė Shqipni nuk ka pasė kurrė klerikė shqiptarė. Tė vjetrit numėroheshin me gishta. At Gardini, njihte vetėm dy: At Lulin dhe At Vatėn nga jezuitėt, madje, At Gjergj Vata, ishte shugurue nė vitin 1955, mbasi atėherė kur At Gardini, ishte arrestue nė vitin 1945, bashkė me tė, At Vata asht kenė xhaku. Pjesa tjetėr nuk ishte ma. Po, kėshtu, edhe koha kishte ba punėn e vet, mbasi edhe nga jezuitėt italianė qė patėn kenė largue nga Shqipnia nė vitin 1946, as ata nuk jetonin ma.
    At Petro Majone S.J. ishte i pari jezuit qė shkeli nė Shkodėr, nė vitin 1991, nuk gaboj aty nga muej mars. Erdhi nė hotel “Turizmi” dhe prej aty kemi shkue bashkė (unė, i ngarkuem nga Sindikata e Pavarun, B.S.P.Sh, me e shoqnue me kėrkesėn e tij), nė njė takim qė bani me kryetaren e Komitetit Ekzekutiv tė K.P. tė Rrethit tė Shkodrės, zonjėn Tereza Marubi. Kėrkonte vetėm njė streh me futė kokėn, mbasi kuvend nuk kishte ende. Ndėrtesa e parė qė iu dorėzue kje Argjipeshkvia, e cila u riparue nga vetė kleri me fondet e veta. Ardhja e Nanė Terezės, hapi mundėsi tė tjera. Shqipnia u mbush me klerikė e murgesha nė tė katėr anėt. U hapėn edhe qendra tė tjera dhe puna fetare pothuej u vue nė rrugė tė mbarė. Porsa pėrfundoi riparimi i Argjipeshkvisė, mėrrijti nė Shqipni At Gardini. Nė vitin 1992 u njoha afėr me tė, ma pėrpara nuk e kam pasė njohtė. Pata kenė kėshillue me tė pėr dorėshkrimin e librit “At Pjetėr Meshkalla S.J.”, mbasi kisha frikė se mos gaboj nė ndonjė problem tė urdhnit tyne. Kujtoj mirė atė kėnaqėsi qė pat, kur i tregova se jam njė mik i At Meshkallės. Ai jo vetėm e kishte njohtė afėr, por, mendimi dhe kujtimet qė ruente pėr te ishin aq tė mira dhe tė dashtuna, sa kur i tregonte tė dukej se koha kishte mbetė 50 vjet para. E pėlqente punėn e tij qė ka ba me rininė dhe, kryesisht pėrqendrohej nė edukimin e saj antifashist dhe antikomunist. At Gardini, pėrputhej me mendimet e At Meshkallės, nė problemin atdhetar dhe, kritikonte shumė gabimet e fajet e disa jezuitėve tė huej qė kishin ba kur ishin kenė kėtu. Kishte ba mjaft nga kėto biseda me klerikėt e rinjė qė po vinin tashti, pėr mos me pėrsėritė gabimet e kohės sė shkueme.
    Njėditė, aty nga fillimi i vitit 1993, kur hyna nė dhomė, e pyeta, se, a kishte ndigjue lajmet dhe, ai mė tha, se jo, i ishte prishė radio. Unė i tregova se mbramė radio “Tirana”, ka njoftue qė Shqipnia ka hy nė Konferencėn Islamike, madje, edhe dokumentin e ka nėnshkrue ministri i jashtėm i yni, Dr. Alfred Serreqi. Ai, nuk u habit aspak, vetėm mė tha kėto fjalė: “Ma nė fund mbas 68 vjetėsh, ia mėrrijtėn qėllimit”.... Kishte ardhė radha me u ēuditė unė dhe jo ai. Unė i habitun nga shifra 68 vjet, e pyeta: “Ēka ka lidhje kjo shifėr 68 vjet e, jo, as 70 e as 66... me lajmin e mbramshėm?”... Atėherė, ai mė shpjegoi: “Mbreti i Shqipnisė, Ahmet Zogu, ka pas thirrė Delegatin Apostolik, qė atėherė ishte nė Shkodėr dhe, i ka pas kėrkue se ēka mendon Vatikani pėr lidhjet me ne, nė kjoftė se na mund tė hyjmė nė Konferencėn Islamike, mbas njė kėrkese qė i ishte ba nga ana e tyne ato ditė? Delegati tue u ndodhė para njė kėrkese tė papritun prej Mbretit, i kishte kėrkue dy javė kohė, sa me shkue deri nė Vatikan, dhe me sjellė mendimin e tyne pėr kėtė punė. Mbreti asht kenė dakord. Delegati ka shkue tek Papa Piu XI, dhe i ka tregue kėrkesėn e Mbretit. Papa i asht pėrgjigjė Mbretit nėpėrmjet tė Delegatit, me kėto fjalė: “Nė kjoftė se doni me ruejtė edhe atė pak Shqipni qė ka mbetė, ju nuk duhet tė angazhoheni me vendet e Lindjes. Na gjithmonė kemi thanė se Shqipnia, asht vend Evropian. Ju, mund tė veproni si tė doni. Ky asht mendimi i jonė!”. Delegati asht kėthye nė Shqipni, dhe i ka tregue Mbretit pėrgjigjen e Papės. Zogu asht kenė i squtė dhe nuk ka hy nė asnjė lidhje me shtetet e Lindjes. Papa tue pa nevojėn e njė rishikimi tė mardhanjeve me Shqipni, ka thirrė Ministrin e Vatikanit, qė merrej me shtetet ballkanike dhe e ka ngarkue me detyrėn e rishikimit tė problemeve nė kėtė zonė. Ministri ka thirrė njė grup klerikėsh qė do tė vinin nė Shqipni, me pa dhe me veprue si duhet ma mirė, qė shqiptarėt tė shtojnė lidhjet me vendet e Evropės. Nė kėtė grup jam thirrė edhe unė, prandej mė kujtohet e saktė koha. Ishte viti 1925, atėherė, kur, unė ishe nė Chieri tė Torinos, nė pregatitjen pėrfundimtare pėr Jezuit... Me kenė se ndihej nevoja me ditė gjuhėn shqipe, menjėherė kam fillue me mėsue gjuhėn. Kėshtu, kur, kam ardhė kėtu dhe jam takue sėpari me Don Ndre Mjedjen, pat kenė habitė sa mirė e kishe mėsue shqipen pa mėsues. Ju ba qejfi kur i thashė pėrmendėsh njė vjershė tė tijėn, qė mė pat prue atje bashkė me fjalorėt e shqipes At Valentini. Me tė ardhun kėtu, ai grup klerikėsh pat hapė katėr kapakėsh dyert e shkollės sė Jezuitėve edhe pėr Myslimanė dhe Orthodoksė, madje, bahej edhe mėsimi i besimit tyne nė orė tė posaēme pėr ta. Kujtoj ndėr nxanėsit e mirė tė besimit Mysliman, vėllaznit Pipa dhe Dr. Bekteshin, qė mė kanė mbetė nė mend, por, ka pasė edhe tė tjerė edhe, qė kanė tregue qėndresė kundrejt valės komuniste, si, Myfit Q. Bushati, qė u akuzue pėr grupin e xhakonit Mark Ēuni, dhe nuk foli njė fjalė randuese pėr Faustin dhe Dajanin. Kjo valė shkatrroi gjithēka kishim fillue me ndėrtue kėtu. Mė vjen keq shumė pėr atė brez intelektualėsh qė u zhduk e, qė ishte aq mirė i pregaditun. Kėta ndryshime qė po bahen ishalla don Zoti e sjellin tė mira, por, prej tė rijve qė janė tė pregaditun prej atyne qė ishin deri dje nė Pushtet, asht zor me pritė mashumė, mbasi ndoshte gabohem e, ashtu kjoftė, por, asht e vėshtirė me ia ndreq kambėt qenit”.
    Nė ditėn e Krishtit Mbret, mė 24 nandor 1993, At Gardini, kremtoi 70 vjetorin e kushtimit tė tij nė Urdhnin Jezuit, nė Kishėn Kathedrale tė Shkodrės, ku, mori pjesė pothuej gjithė qytetaria bashkė me shumė ish studentė tė tij tashma tė moshuem. Prezenca e krejt drejtuesve tė klerit nė Shqipni, i jepte ceremonisė pamjen madhėshtore, gja tė cilėn kishte vite qė nuk e kishim pa.
    Mbas pak muejsh At Gardini, nuk ishte mirė me shndet. Po i afrohej te 90-tave, me 24 shtator tė vitit 1995, kur, gjendja e tij tashma u randue. Mbas njė pėrcjellje shumė dashamirėse nga populli i Shkodrės, At Gardini, u largue nga Shqipnia atė vit. Vitet e fundit i kaloi nė Parma, nė vendlindjen e tij, sigurisht nė njė kuvend jezuitėsh pranė Kishės S. Rocco.
    Nė letrėn e fundit, mė 15 qershor 1995, mė shkruen: “… Ju kam dashtė me tė vėrtetė shumė e, darka e pėrcjelljes nė oborrin e Seminarit, mė asht dukė ma shumė njė shenjė mirėnjohjeje sesa shprehje e njė tė vėrtete tė plotė. Sidokjoftė, mirėnjohja e eme do tė jetė e pėrherėshme dhe zemra e eme, do tė jetė e drejtueme nga Atdheu i em i dytė: Shqipnia...Ju shpreh ty, padre Vatės, padre Lulit e gjithė tė tjerėve dashninė teme" (Padre Giacomo Gardin S.J.)

    Viti 1997 mbylli jetėn, qė At Gardini, i pat kushtue edukimit te rinisė dhe Popullit Shqiptar.

  7. #7
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Mendimi Shqiptar: At Anton Harapi

    Klajd Kapinova



    Nė shkrimin e sotėm rikthehemi nė kohė pėr tė kujtuar edhe njėherė kush ishte miku i madh i Ēerēiz Topullit, Fan Nolit, Gjergj Fishtės, Luigj Gurakuqit, kush ishte frati 25-vjeēar, qė ndihmonte malėsorėt e Dukagjinit tė shpėtonin nga kolera.

    Emri dhe vepra martire e At Anton Harapit nuk ėshtė futur ende nė fazėn e kanonizimit, qė Selia e Shenjtė nė Vatikan aplikon pėr meshtarėt e Krishtit. Kjo gjė ka bėrė qė shumė njerėz, qė e njohin mirė veprimtarinė atdhetare, publicistike dhe fetare tė padėr Anton Harapit tė shqetėsohen dhe tė rizbulojnė vlerat e harruara tė tij. Pėr Kapinovėn, ai ėshtė: ushtari besnik i Urdhrit tė Shėn Franēeskut, qė me sandale dhe varfėri qėndroi pranė dhe mes popullit tė vet, ku gjithnjė pėr tė Shqipnia ishte NJĖ. U privua nga kjo e drejtė e merituar (Kanonizmi), pikėrisht franēeskani i pėrvujtė, qė u pushkatua barbarisht me fjalėt e Krishtit nė gojė: Fali o Zot se nuk dijnė ē’ka bajnė, Rrnoft Krishti Mbret!, Rrnoft Shqipnia edhe pa ne!


    Me sa di unė, Komisioni i Rishqyrtimit tė Aktit tė Martirizimit tė Klerikėve Katolikė nė kohėn e masakrave tė komunizmit (sikurse nė tė gjithė vendet diktatoriale dhe komuniste tė ish-Evropės Lindore) nga Vatikani, ka kėrkuar prej Konferences Ipeshkvnore tė Kishės Katolike nė Shqipėri dokumentet (tė marra nga Arkivi Qendror i Shtetit, aktet e gjyqeve), dėshmi me deklarata autentike nga persona qė dėshmojnė vėrtetėsinė e faktit tė kėrkuar, dhe jo tė paragjykohet nga gjyqi i dytė shqiptar etj. Komisioni apo individė, kushdoqoftė, duhet t’i ketė parė pikturat ose arkivat, qė i kushtohen pushkatimit tė klerikėve katolikė, njė prej tė cilėve ėshtė edhe At Anton Harapi. Frati i pushkatuar e i anatemuar pa mėshirė, ka nevojė qė tė qitet nė shesh me dokumente autentike dhe jo tė marrė tė gatshme nga zyrat e ekzekutorėve etėrit dhe bijtė e tė cilėve ende drejtojnė Shqipėrinė dhe ende nuk kanė bėrė 'mia culpa' pėr krimet qė kanė bėrė kundėr njerėzimit dhe popullit tė vet. Veprimi i njėanshėm dhe me tendenca diskriminuese qė kanė pėrdorur sot servilėt e sistemit qofshin kėto dhe me petk meshtarak ėshtė njė shkelje ndaj martirėve tė krishtėrimit qė e kanė derdhur gjakun e tyre pėr ungjillizimin e popullit dhe dashurinė e besimtarėve shqiptarė.


    Ai lindi nė Shirokė tė Shkodrės mė 5 janar 1888. I biri i Loros dhe i Ēiles, shtoi gėzimin e familjes, qė jetonte buzė valėve tė Liqenit piktoresk. Babai merrej me peshkim, tė cilin e kishte traditė. Nė fėmijėri, bashkėmoshatarėt e thėrrisnin Gaspėr, sepse ishte i pagėzuar me kėtė emėr. Qė nė moshė tė re hyri nė Kolegjin e Jezuitėve dhe mė pas nė Kolegjin Franēeskan. Rezultatet e larta nė shkollė i mundėsuan adoleshentit tė menēur, tė vijojė studimet e larta nė disa qytete tė rėndėsishme tė Austrisė, qė njihen si metropole tė rrezatimit tė kulturės sė lashtė e bashkėkohore botėrore. Kėtu rregullisht studioi nė Villach tė Tirolit, Salezburg dhe Shvarc pėr degėn adhuruese tė tij, teologji. Ai ishte njė enciklopedi qė ecte me dy kėmbė, mbasi preferonte shumė tė ishte nė kontakt me bibliotekat, si njė frekuentues shumė i rregullt dhe i azhornuar me tė gjithė median e huaj evropiane qė vinte nė kėtė bibliotekė.

    Nė vitin 1910, At Antoni kthehet nė Shqipėri dhe shugurohet meshtar, duke qenė deri nė flijim meshtar besnik i zhgunit tė Shėn Franēeskut e popullit qė e donte dhe e respektonte me veneracion. Ai punon si mėsues nė Kolegjin e Fretėnve, ku kishte mėsuar qysh i vogėl. Gjatė tetorit tė vitit 1912 deri nė prill 1913 (vite tė trazimeve tė mėdha tė Luftės sė Parė Botėrore), i pėrkushtohet shėrbesave fetare nė kishėn Zoja Rruzare, nė Arrėn e Madhe, nė Shkodėr, ku ishte edhe Kuvendi Franēeskan. Nė kėtė lagje u njoh dhe u ballafaqua me varfėrinė e tejskajshme, tė cilėn e pėrjetonte vetė, mes banorėve pa dallim feje. Viti 1916, pėr banorėt malėsorė tė Dukagjinit, ishte njė vit i vėshtirė, vit i sėmundjes epidemike tė kolerės, ku njerėzit, njeri pas tjetrit, vdisnin dhe askush nuk u gjendej pranė nga frika e lėngatės. Por meshtari karizmatik, me shpirt tė pastėr fisniku, u gjend si shėrbėtor pranė tyre, pėr t’i ngushėlluar dhe ndihmuar.


    Frati 25-vjeēar, me ndjenja tė holla tė humanizmit, ecte nė kėmbė, nėpėr katunde tė thella e tė ashpra malore, nė tė gjitha shtėpitė e bjeshkėve tė thepisura tė Dukagjinit (Malėsia e Mbishkodrės), pėr tė shpėtuar nga vdekja e sigurtė malėsorėt, duke i ndihmuar drejtpėrdrejt nga ana profilaktike kundėr kolerės, qė kishte pėrpirė miliona jetė njerėzish nėpėr botė... Ai, pėrherė mendonte e vepronte nėn shembullin e idealeve, qė i kishte si pika referimi, se ...njerin e ban shpirti dhe ndergjegja, e paraqet sjellja, e vlerson puna; apostullin e rrit ideali, qendresa e guximit; bamirsin e krijon zemer-gjansija e vetmohimi. Para plumbit, qi e rrzoi perdhe, shqiptoi pa za: Lumin e ep deka kunoren e ven varri, shkruan nė parathanien e veprės Andra e Pretashit, studiuesi i afėrt i tij, Gjin Duka (alias At Daniel Gjeēaj)...


    Nė kohėn e turbullirave politike, midis tė cilave ishte mbėrthyer kontinenti i Evropės, Fuqitė e Mėdha, hartonin harta tė reja, ku, pa tė drejtė, Shqipėrisė sė vogėl gjeografikisht, i cungoheshin arbitrarisht, njėra pas tjetrės disa treva tė trungut amė. A mund tė heshtte frati i urtė, pėrballė kėsaj masakre, qė u bėhej ditėn pėr diell tokave shqiptare!? Normalisht, qė jo. I veshur me zhgun, me nismėn e vet, organizon menjėherė tre bajrakė, si: Gruda, Hoti e Triepshi dhe pėrmes tyre, i dorėzon Memorandumin e pėrgatitur nga ai vetė nė vitin 1918, komandantit francez nė Shkodėr (asokohe nė Shkodėr, kishin zyrėn e tyre konsullore 7 pėrfaqėsi tė huaja). Nė bashkėpunim me liberatorin e madh Luigj Gurakuqin dhe Poetin Nacional At Gjergj Fishta, OFM harton njė peticion, tė nėnshkruar nga 200 pėrfaqėsues tė tre bajrakėve, drejtuar pėrkatėsisht Konferencės sė Paqes nė Paris, ministrave tė Jashtėm tė SHBA-sė, Anglisė, Francės dhe Italisė.


    Nė pėrkrahje tė bisedimeve diplomatike, pėrfaqėsuesit e Grudės, Hotit e Triepshit nė Shkodėr, organizuan demonstratėn tek Ura e Maxharrit, duke brohoritur: Hot e Grud kekan betue Pa gjak malet mos me i l’shue... Frati ynė, kishte moq e dashamirė, duke bashkėpunuar ngushtė me At Marin Sirdanin, At Shtjefen Kryeziu Gjeēovin, Ēerēiz Topullin, Isa Boletinin, Fan Stilian Nolin, At Gjergj Fishtėn, Imzot Vinēenc Prenushin, At Donat Kurtin, dr. At Gjon Shllakun, Dom Ndre Zadejen, Hilė Mosin, Mehmet Shpendin, etj., nė Jug e Veri tė Shqipėrisė. Populli i Shkodrės, kurrė s’do ta harrojė pėrshėndetjen e fundit tė titulluar: Dy lotėt e nji betimi, si shembull i oratorisė klasike shqipe, nė pėrcjelljen e eshtrave tė martirėve nacionalė Mustafė Qullit dhe Ēerēiz Topullit, shtrėnguan duart nė shenjė betimi nacional: Pėr nji Shqipni tė bashkueme e tė lidhun me idealin e herojve.


    Viti 1920, mbetėt pėr meshtarin e Shėn Franēeskut, kohė e ingranimit me lėvizjen atdhetare shqiptare, nė kushte e rrethana tė reja, falė energjive tė pashtershme tė prelatit, mori njė shtytje dhe organizim tė ri. Mė 1921-1924, bėhet drejtues i grupit tė njohur atdhetar Ora e Maleve, sė bashku me poetin e njohur At Gjergj Fishtėn (1870-1940), demokratin liberator Luigj Gurakuqin, Dom Lazėr Shantojėn, duke qenė njėkohėsisht themelues, drejtues e botues i aftė i fletores Ora e Maleve, qė rregullisht filloi tė nxirrte grupi nė fjalė. Pėr mė tepėr, liberatorit tė madh Luigj Gurakuqi, i pėrkushton veprėn e vet tė titulluar: Andra e Pretashit, ku shkruhet: Luigj Gurakuqit - burrit vėrtetė burrė. Mė 1924, u zhvilluan zgjedhjet e para nė Shqipėri, ku gjendet mes opozitės sė kohės pėrkrah Gurakuqit, Fishtės, Bajram Currit, At Benardin Palaj, Nolit etj., qė ishin pararoja e kėsaj lėvizjeje, duke sjellė njė mendim tė epėrm e veprim mė tė pėrshpejtuar racional pėr nacionin shqiptar.


    Pas rrėzimit tė Qeverisė sė Nolit, pėr shkaqe, qė tashmė dihen mirė, sikurse shumė tė tjerė, frati demokrat arrestohet 3 herė dhe burgoset sė bashku me At Benardin Palaj e mė vėllezėr tė tjerė nė Krishtin tė Urdhėrit tė Shėn Franēeskut, mbasi kishin pėrkrahur alternativėn e demokracisė liberale tė popullit, Pėr njė Shqipni t’Lir e t’Perparueme. Mbasi lirohet nga burgu, me vendosmėri vijon pa ndėrprerje misionin e shenjtė, duke predikuar doktriminėn e krishterė. Si i Dėrguari i Franēeskanėve tė Veriut, i kėrkon Qeverisė sė Tiranės haptazi: Flamurin Kuq e Zi, Gjuhėn Nacionale, Lirin e Pavarsin e plot t’popullit. Edhe pse kishte detyren e rėndėsishme tė Provincialit, nuk e shkėpuste pėr asnjė ēast veprimtarinė adhuruese atdhetare.


    Mė 1933, ishte drejtues i Kolegjit Franēeskan (Rektor), drejtor i Liceut Illyricum dhe pedagog nė Shkollėn Normale Femrore tė Motrave Stigmatine nė qytetin e Shkodrės (Gjuhadol). Nė harkun kohor tė viteve 1930-1936, ėshtė drejtori i sė pėrkohshmes prestigjioze revistės sė mirėnjohur nė Ballkan Hylli i Dritės (Botuar pėr herė tė parė mė 1913), bashkėdrejtues i gazetės Posta e Shqypnisė, revistės fetaro-kulturore Zani i Shna Ndout.


    Me pendėn e fuqishme nė fushėn e letrave shqipe Frati, krahas pėrkushtimit fetar dhe vlerave tė ēmueshme sociale tė komunitetit, dallon me po atė madhėshti nė filozofi, teologji, pedagogji, sociologji, publicistikė dhe letėrsi artistike. Homelitė e kėndshme, qė mbajnė peshėn e fjalėve frymėzuese tė At Antonit, si vlerė autentike zbukurojnė letėrsinė e pasur fetare tė traditės gegė, ku, nė tėrėsi, kulmoi erudicioni esencial plot elokuencė elegante e me njė diksion tė qartė. Nė mėnyrė tė rregullt, ndiqte rrymat e letėrsisė botėrore, lexonte nė origjinal autorėt e famshėm tė pedagogjisė moderne tė kohės, si: Pestaloc, Hergert, Frobel, Herbart, Forster etj. Midis librave dhe pėrherė pranė librave, mendonte se mendja e tij dhe e ēdo njeriu, nė pėrgjithėsi, duke lexuar bėn njė gjimnastikė tė mirė, sepse zgjeron dritaret e diturisė njerėzore, tė cilat pėrherė duhet tė jenė tė interesuara, pėr tė lejuar depėrtimin e njohurive tė reja bashkėkohore. Shpesh At Antoni porosiste: Gjimnastika e mendjes, me ushtrimin e vullndeses, duhet tė shkojė krahas me penden, si krahėt e shqipes, qi ket e naltojn n’ajer dhe e mbajn n’drejtpeshim. Si pasojė e njė akumulimi tė dijeve dhe tė pėrvojės si pedagog, nė vitin 1925 boton veprėn e parė pedagogjike, e cila njiherazi mund tė cilėsohet, njė pėrshtatje tė leksioneve tė pedagogut A. Hergert, njė punim i mirėfilltė shkencor, tė cilin e kishte pagėzuar me emrin: Edukata ose mirėrritja e fėmijėve.


    Siē pohojnė biografėt, meshtari shkrimtar e studiues i vėmendshėm, nuk harronte tė ishte i kujdeshėm, kur analizonte, se mė e rėndėsishme nė shpirtin e shqiptarit ėshtė bindja, si akti mė cilėsor dhe frytdhėnės, sesa dajaku e frika. At Antoni, kėrkonte tė ndėrtonte godinėn e re tė mendimit mė pėrparimtar nacional shqiptar. Frati kishte shumė pasion letėrsinė e traditės dhe atė bashkėkohore tė shkruar nga Fishta, Naimi, Poradeci etj. Ai shkruante nė prozė tė ėmbėl nė gjuhėn e bukur dhe tingėlluese gegė, me njė stil tė kėndshėm, tė latuar e fin, ku shquhet larmia e argumenteve qė parashtronte. Kushdo sot kundron me kėnaqėsi thjeshtėsinė e tė shkruarit. Vepra e dytė Andra e Pretashit, si roman u botua pjesė-pjesė prej vitit 1933-1942, nė revistėn e njohur kulturore Hylli i Dritės, ne nėntituj: Urti e Burrni nder banorėt e Cemit dhe Valė mbi valė.


    Shpesh servilėt tė ashtuquajtur as profesorė dhe as doktorė tė regjimit tė polpotit tė Shqipėrisė, i kanė ofruar dhe vėrbuar sytė brezave tė tėrė shqiptarėsh, me njė foto, ku shquhet njė takim i At Antonit me gjeneralin gjerman Fitsum, si ndėr tradhtitė mė tė mėdha qė paska bėrė Kleri Katolik dhe prelati i lartė franēeskan dhe prandaj tė gjithė duhet tė pėrshkohen nė litar dhe tė kalben nėpėr burgje. Asnjėherė, sikurse vė nė dukje publicisti z. Mėrgim Korēa, pseudoshkenca komuniste dje dhe sot, nuk flet dhe shkruan se ēfarė i ka thėnė gjeneralit gjerman At Anton Harapi, ku ai i kujtoi ushtarakut tė lartė pushtues se: Marrėveshja me Reichun, ishte qė trupat gjermane do tė kishin territorin shqiptar vetėm si urė kalimi pėr nė Greqi, pa i cėnuar dhe pa ndėrhyrė nė ēėshtjet e brendshme shqiptare!


    Ėshtė e drejtė tė mendohet, se vetėm Shqipėria (72000 ēifutė) dhe Danimarka janė dy shtete nė botė, qė nuk kanė dorėzuar asnjė ēifut (izraelit) nė duart e shumė kėrkuesve gjermanė. Pse heshtet pėr ketė aspekt tė rėndėsishėm dhe si njė meritė e Kėshillit tė Lartė tė Regjencės Shqiptare, ku njė meritė ka edhe anėtari i saj At Anton Harapi!? Po jetė shqiptarėsh nuk janė shpėtuar nė kėtė rast!? Sigurisht qė shumė dhe historia herėt ose vonė do ta ndriēojė kėtė aspekt tė rėndėsishėm edhe tė fratit nacionalist. At Anton Harapi, shprehet hapur, pse e pranoi detyrėn e regjentit: E pranova detyrėn se nuk mujshem m’e pamun Shqypninė tė pushtueme prej anarkijet... nuk dojshem tė krijohej nji Babiloni shqyptare me luftė vllavrase qi zhgatrronte katundet, tė humbej bagtija e tė zhgatrroheshin familjet... ndjeva mėshirė, si pėr popull e gjithashtu edhe pėr Shqypni... Si mund tė preferojshem m’e pshtue jetėn t’eme pėr ēashtjen e pėrbashket? Le tė ndodhė ajo qi ka me ndodh, thashė, me vedi, rrnoftė populli edhe pa mue, rrnoftė Shqypnia!... E fillueme me nji poezi e po e perfundojmė me nji tragjedi me iu dhimbtė kujdo... e vetmja gja m’u bamun asht m’e pshtuemun Shqypninė edhe popullin. Mjafton t’i paralizojmė fajtorėt tė mos bajnė ma dame... Nuk duhet tė ekzistojnė filogjerman, anglofila apo italofila. Duhet t’jena veē shqyptarė....

    Shqipnia u fitue me gjak; me gjak dhe po mbahet e robnueme. Do tė vij dita e me Paqe e Drejtsi do t’fitohet u shpreh dikur At Anton Harapi. Gjuetinė mė tė madhe Enver Hoxha e filloi me meshtarėt katolikė e intelektualė. Albanologu i mirėnjohur italian prof. At Zef Valentini shkruan: Duke kenė tė kulturuem me arsim, shumė tė ngritun, katolikėt shqiptarė gjithmonė u patėn ngjallė zili disave... Vranėsi antikatolik Hoxha e pranonte kėtė, duke i ba nder katolicizmit, por katolicizmi dhe nė veēanti kleri katolik, ishin pengesa ma e madhe pėr triumfin e komunizmit.


    Historia e vrasjes sė At Anton Harapit ėshtė sa e dhembshme, aq edhe e lavdishme. Fratin e Shėn Franēeskut deri nė flijim, e kėshillojnė qė tė ikė nga Shqipėria. Fakti ėshtė se Frati kėtė kėshillė e hodhi poshtė prerazi, duke thėnė me krenari: Kam punue pėr Shqipni ballfaqas. Nuk pres shpėrblim, por as dėnimi nuk ka pse m’pret. Bashkatdhetart e dinė fort mir se kurr nuk i trathtova. Me ta vuajta, me ta punova, me ta qindrova, me ta gzova. Me ta edhe do des. Eshtent e mi, n’tokėn e t’parve t’jen testamendi em. Nė muajt e fundit tė jetės sė tij, ai u strehua nė fshatin Kir (Dukagjin-Malėsia e Madhe e Mbishkodrės, shėnimi im K.K.), mė parė, duke u shoqėruar nga martiri i kombit Lef Nosi dhe pastaj nė katundin Plan, nėpėr malet e ashpra tė Veriut, nė mes tė tė cilave kishte punuar gjatė viteve kur ishte meshtar nė famulli. Frat At Antoni, u strehua nėpėr shpellat e maleve, pėr njė kohė tė gjatė, duke qėndruar me uratė nė duar dhe me njė bllok shėnime ditar... Befasisht u zbulua... nė njė shtėpi nga proteza e dhėmbėve... Ai i gjykua dhe u dėnua nga Gjyqi Ushtarak nė Tiranė, ku kryesonte procesin gjyqėsor kryetari i saj Koēi Xoxe dhe si Prokuror Gjeneral ishte Bedri Spahiu.


    Ishte mėngjes i vranėt. Binte shi. Nė orėt e para tė datės 14 shkurt 1946, u nxor nga qelia e burgut tė vogėl, frati fisnik, qė me duart e bashkuara nė parzėm, me krye tė varur dhe sytė gjysmė tė mbyllura nga torturat e rėnda, ndaj tė cilit me intensitet tė lartė ishin ushtruar pa ndėrprerje nga gardianėt xhelatė, qėndronte me stoicizėm, si sfidė, duke thėnė lutjet e fundit, kur e ēuan nė periferi tė Tiranės pėr ta ekzekutuar... Frati i pėrvujtė, por krenar hidhte hapat me kujdes, duke ngritur herė-herė kindet, pėr tė mos u stėrpikur nga balta qė e rrethonte. Njė prej ekzekutorėve barbarė i tha: Mos ki dert, o prift reaksionar, se te balta ke me perfundue. Nė ēast reagoi nga drita shpirti i tij shėmbullor: Atje tek shkoj biri im, dua tė shkoj i panjollė, siē jam kenė tanė jetėn. I bekoi vrasėsit e tij, i fali pėr aktin qė do tė kryenin nėn shembullin e Jezu Krishtit. Kėtė dėshmi feje tė dėshmitarėve martirė, ku asnjė nuk e mohoi fenė, e pasuruan librin e Martirologjisė Romane, duke i shtuar njė faqe tė shkėlqyer fesė sė Kishės sė Shenjtė Katolike nė Shqipni. Ky Dishepull i pėrvujtun i Shėn Franēeskut, qė i ka tė tretuna eshtnat e tij, nėpėr zallishtet e Tironės, i fliste shqiptarėve me kėtė vepėr tė martirizimit pėr Fe e Atdhe: Po tė mos i zeni besė fjalve t’mia, ja tek keni veprėn teme pėr peng sigurie.

  8. #8
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Įt Gjon Shllaku O.F.M.


    Imzot Zef Simoni Ip.


    Dita e 29 nandorit 1944 ra nė qetėsi, nė njė heshtje, e u duk njė ditė si kot. Ditė e vrantė, pa diell. Orė-orė nisi tė binte njė shi i imtė, pėr tė ba baltė rrugash. S’ka gajle. Prej balte jemi krijue edhe na njerėzit. Kėndohej me krenari kanga: “Po ngrihet flamuri i ēlirimit”. Po ky ēlirim, a nuk asht fillimi i njė epoke tė madhe, me vjet e dekada qė do tė vente nė lėvizje ēdo njeri pėr tė mirė o pėr tė keq, i cili do tė jetojė nė kėtė kohė tė maskave dhe nė kėtė tokė tė tmerreve.
    Nata e parė e ēlirimit ra, u err. Pritej dita. Dita dhe ditėt dolėn pa u pa ma asnjė dritė. Mos vallė, kjo asht dita nė tė cilėn njeriu nuk asht as nė qiell, as nė tokė?
    Mbas datės 29, kėsaj ditė fikse tė qahmetit, mė dukej se shkolla franēeskane kishte marrė njė pamje tjetėr. Profesorėt freten kishin fitue njė shkathtėsi, njė lice energjik. Ora e filozofisė e Pader Gjon Shllakut ishte shumė tėrheqėse. Studentėt qė ishin ma tė mėdhaj se unė, rrijshin rreth Pader Gjonit nė oborrin e shkollės, kishin dėshirė tė bisedojshin me atė. Njė ditė njeni e pyet se ēka ishin kėto punė qė po ngjajshin. “Mos u ēuditni pėr asgja, u tha Padreja. Ēka do tė ngjasė, do tė ēuditej bota”.
    Atė dimen kishte njė rregull tė mėshehtė. Filloi kontroll ushtarak nė qytet pėr tė zbulue njerėz tė atdhetarizmit, tė quejtun reaksionarė prej pushtetit tė ri komunist e sllav. Pasioni shqiptar i ēlirimit punonte me materien pėr tė arrijtė ta bajė tė birin e Adamit gjarpen rreth pemės. Punohej pėr tė dalė njeriu i zgaēun qė nuk do t’i vijė erė njeriu e kjo bahej me njė lloj revolucioni minut pėr minut, qė nuk tė len kohė me hanger, as me pi, as mė fjetė, as me mendue, qė do tė vazhdojė pėr gati 50 vjet, mos me kenė kurr nė vete, as edhe me punue. Asht punue njė kot, rrezik ma i madh se nė Hjeroshima e Nagasaku, se filloi lufta e egėr e klasave, me njė shpejtėsi tė egėr e tė rrufeshme, pėr tė xanė rrugėt e pėr tė mbytė gjithēka. Fillonte nga lart pėr t’u unifikue gjithēka.
    Kishin arrestue Dom Lazėr Shantojen pėr arsye tė vėrtetė politike, ma tė vėrtetė fetare, e kje masakrue pėr sė gjalli tue ia ba duert e kambėt copė-copė. E ama iu lut mizorėve: “E paguej vetė plumbin pėr ta vra”.
    E mbas, me 25 mars 1945, tė Diellėn e Larit, vritet Dom Ndre Zadeja. Ndėrsa Monsinjor Gasper Thaēi nuk do tė pritte pėr vizitė ditėn e Pashkėve Mehmet Shehun. E priti sekretari i Monsinjorit.
    Tė gjithė njerėzit e pushkatuem, mendoj se do tė shpallen martirė se kanė vdekė me fjalėt shejte para pushkatimit: “Rrnoftė Krishti mbret, i falim anmiqtė tonė!”.
    E kah fundi i dhetorit do tė arrestoheshin P.Giovanni Fausti, P.Daniel Dajani, seminaristi Mark Ēuni e tre civila, si: Qerim Sadiku, Gjelosh Lulashi e Fran Mirakaj. E, nė janar, arrestohet Gjon Shllaku.
    E njė plagė e thellė iu shkaktue klerit katolik tė Shqipnisė nė njė mėngjes tė vranėt, ora 5.00 tė vjetit 1946, tė datės 4 mars me pushkatimin e Įt Gjon Shllakut e tė etenve jezuitė Giovanni Fausti, Pader Daniel Dajani, tė seminaristit Mark Ēuni dhe tė civilave Qerim Sadikut, Gjelosh Lulashit e Fran Mirakajt.
    Jemi mbledhė nė kėtė tubim pėr tė kujtue posaēerisht njė ndėr figurat e mėdha tė Kishės katolike nė Shqipni e tė kombit Pader Gjon shllakun.
    Le nė qytetin e Shkodrės nė vjetin 1907, prej prindėve tė mirė e tė thjeshtė, qė i kanė dhanė edukatėn e fesė e tė mirėsisė. Si fėmijė, hynė nė shkollėn franēeskane. Thirrė Zoti pėr rrugėn shejte tė meshtarisė, mbaroi studimet e liceut, shkėlqyeshėm, nė Iliricum tė franēeskanėve, tue pasė si profesora Pader Anton Harapin, Pader Gjergj Fishtėn e sa tė tjerė.
    Si i ri mori rrugė tė mira qė i dha kuvendi, pėr t’u gjetė pėr disa vjet nė aulat e universiteteve tė Europės, si: nė Danimarkė pėr shkenca, nė Belgjikė pėr filozofi e teologji e sė fundi nė Paris, nė Surbonė, pėr filozofi e teologji, pėr tė marrė shqiptari i fisit laurat, tue qenė i sprovuem thellė nga filozofi i madh i shekullit, neotomisti dhe esteti Jean Jack Maritain.
    Kthimi i tij nė tokėn shqiptare, pa mburrjet e formalistave e tė njerėzve tė pėrciptė qė nisėn tė mbijnė aq shumė, e solli Pader Gjonin si njė dritė tė fortė e kėsaj toke, si njė hije tė mirė.
    I pregatitun fort mirė, do ta fillojė punėn nė kishėn e franēeskanėve tė Gjuhadolit, te lterėt e Zojės, tė Shėn Franēeskut e tė Shėn Ndout, nė pulpido ku do tė jepte predikime tė shqueme herė mbas here, dhe nė liceun “Iliricum”, tue u gjetė mes vėllazenve tė vet, mes atyne figurave atdhetare e tė afta nė za, pėr tė arrijtė ky tė jetė shtylla vertebrale e liceut modern franēeskan dhe njė maje e lartė e qytetit dhe e kombit.
    E rrethonte shumė bota intelektuale e qytetit dhe profesorat e liceut tė shtetit nė Shkodėr e, mbi tė gjithė, figura qendrore e tij advokat Paulin Pali pėr tė cilin Pader Gjoni mendonte e dėshironte ta binte pėr tė dhanė mėsim nė liceun franēeskan nė landėt e drejtėsisė e tė ekonomisė politike, por tue qenė se kishin hy komunistat, nuk erdhi pėr tė na dhanė mėsim, pse sė shpejti vijshin ngjarjet e mėdha tė terrorit.
    Kater landė tė bukura dha nė lice, si: religjionin, filozofinė qė e jepte tue fillue me psikologjinė simbas programit francez, gjuhėn frenge dhe ishte njė kėnaqėsi tė ndigjojshe mėsimin e kimisė organike, me njė mjeshtri dhe elegancė dijetari e shkencėtari, i gatshėm pėr t’u futė nė ēdo landė me aftėsi e ndėrgjegje.
    Pader Gjon Shllaku me njė paraqitje tė hijshme mendore, i zeshkėt e i thatė nė fytyrė, shpesh me syza tė zez, tė bante pėr vete nga pamja pėrmes fjalės sė tij precize e tė gjatė, ishte i rrallė pėr kah thellėsia e mendimit e i saktė pėrsa i pėrket njohjes sė vlerave.
    Kishte ardhė pėr tė prue njė diēka tė re Shqipnisė, tue i shtue pėrmbajtjeve tė mira ekzistuese ide tė reja tė njė bote tė qytetnueme e tė hapėt tė kohės, pėr tė qenė kėto ide pjesė integrale e tė maparshmėvet, kudo tė ngjante kėshtu njė ndėrrim nėpėr njė evolucion tė pėrshtatshėm e tė pėlqyeshėm.
    Pėrballė njė orientalizmi tė vjetėr e tė ri, influencė bizantine e turke mbase 500-vjeēare qė vazhdonte tė kishte zona zdralė e kullim qelbi, mendonte tė pėrhapte me vėllazen e shokė mentalitet tė ri e tė ndershėm tė padredhi, e tė bante tė tilla veprimtari pėr tė mos lanė kurr qė “mendimet e randa tė jenė nė kokat e lehta”, frazė e pėrmendun shpesh prej Pader Gjonit: Pader Gjoni ishte njė personė qė i dinte mirė kufijt e perparimit.
    Meshtari franēeskan i njė fame tė pėrbotshme, fort i shquem kundėr jansenizmit, Lucian Jansens qė jepte mėsim nė universitetin e Parisit nė Sorbonė e ka pasė koleg tė vetin e ka pohue pėr atė: “Ky ishte gjeni i gjallė”.
    Pėrnjėherė ma shumė si sociolog se si shkrimtar, me njė prozė parashtruese energjike, mendimtar luftar, artikujt e tė cilit delshin ne revistėn “Hylli i Dritės”, nisė me u drejtue prej tij nė vjetėt e fundit, do tė ishin erė e mirė e botės sė re. Artikujt nė Hyllin e Dritės si: “Nuk dimė …”, edhe artikullin kundra Ivanajt.
    Pader Gjoni hapte pėrparimin dhe ishte i thellė nė mėsimet jo vetėm tė shkollės, por i thellė nė mėsimet shoqnore qė i kishte marrė nga besimi katolik e nga kultura e madhe e tij. Shkodra nė pėrgjithėsi ishte e ngjitun me njė lloj klase ku mbroheshin sidomos elemente tė pasuna. Ai nuk i shihte problemet kėshtu, pėrmatepėr, ai gjente elemente tė shqueme nga populli e pėr kėta kėrkonte tė flitej mirė e drejtė. Duhet tė jenė tė pasunit, edhe fort tė pasunit, por kėto tė jenė tė tillė qė tė bajnė shumė tė mira: me dashuni, me pervuejtėni me shpirt vėllaznimi e tue i gjykue tė vobektit, se kėta janė ma nalt. Nė tė vėrtetė, tė vobektit nuk janė pėrfillė, nuk janė dashtė e pak janė ndihmue. Krishti ka le i vorfen, pohonte Padreja, e vorfnia e tij e bani botėn ta marrin mbrapa, koncept rrajėsuer ma i larti nė botė.
    Nė vjetin 1935 u formue “Shoqnija Antoniane” qė pati pėr drejtuer tė parė Pader Lekė Lulin, tė cilit i qe ba atentat prej komunistave nė vjetin 1944 nė rrugėn e Kukėsit. Ma vonė ishte drejtor Pader Agostin Ashiku ku ishin mbi 30 persona e sė fundi, Pader Gjon Shllaku drejtuer, njėkohėsisht me nėndrejtor Pader Mėhill Miraj, ku me kėto meshtarė e drejtuesa Shoqnia u ba e madhe rreth, 700 persona, tė rij e tė pjekun. Nė Shoqni ishte formue e drejtoheshin prej tyne: “Rrethi i ri letrar” prej 30 personash, studenta tė liceut, orkestrina prej 7 vetėsh e muzikantave tė rij me muzikė kombėtare e moderne dhe trupi i shfaqjeve teatrale kombėtare, si: “Oso Kuka”, “Gjin Bue Shpata”, “Dy gungaēat”, “I ligu pėr mend”, Shėn Aleksi” etj.
    Pader Gjoni ka kenė figura intelektuale fort e zgjedhun nė Shqipni. Kishte njė hapsinė qyteti me atė, me dijen e tij, me mirėsinė e tij dhe me shpirtin religjioz, katolik dhe me lutjen e tij.
    Tue dashtė tė ketė rrajė tė thella virtyti, sinqeriteti, moskompromisi dhe kurr dredhia qė len mbrapa shpirtin e korpin, Pader Gjoni ishte njė personė e tillė qė kishte nėvojė pėr hapsinė e kohė. Por kjo e dyta do t’i mungonte e do tė ishte fatale pėr atė e pėr mbarė kombin, pse erdhi sundimi i xhahilave qė vetėm do tė shkatėrrojshin.
    Kur Enver Hoxha lajmoi ambasadėn jugosllave pėr pushkatimin e Pader Anton Harapit, ambasadori i tha, se keni lanė pa pushkatue ma tė randėsishmin. Pader Gjon Shllaku peshon shumė.
    I mbeten shumė punė pa ba, i la pėrgjysmė kjo kokė e zemėr e mbushun me ideale tė vėrteta.
    Njė ditė para se tė arrestohej, qė do tė ngjante nė njė ditė tė janarit 1946 nė shkollė, nė orėn e mėsimit, nė korridorin e Kuvendit franēeskan tė Gjuhadolit, Pader Gjoni i thotė njė frati:
    - ”Nesėr, kam njė tė dhanun tė sigurtė, do tė mė arrestojnė”.
    - Pater, i thotė Frati, pa tjetėr ke me kenė martir!
    - Po, i pėrgjegjė Pader Gjoni, Pėr kėtė, qyshė tash, falėnderoj Zotin”!
    Me daten 28 janar 1946, ora 9.00 hapet njė gjyq i madh i 36 personave, nė kinema “Rozafa”, me trup gjykues: Kryetar Mustafa Iljazi e dy anėtarė: Namik Qemali e Tonin Miloti, me prokurorin e terbuem Aranit Qela .
    Me datėn 22 shkurt 1946 u dha vendimi i gjykatės ushtarake nė Tiranė. U dha vendimi pėr vdekjen e Pader Gjon Shllakut, Pader Giovanni Faustit, Pader Daniel Dajanit, seminaristit Mark Ēuni dhe tre civilavet, si: Qerim Sadiku, Gjelosh Lulashi dhe aktet e Frano Mirakajt shqyrtohen ma vonė.
    Firmosė: Ministėr i Luftės e i Mbrojtjes Kombėtare Gjeneral Enver Hoxha. d.v.
    Me daten 4.03.1946 ekzekutohen me pushkatim mbas vorrezave tė Rėmajit, tė gjashtit.
    Fjalėt e Pader Gjon Shllakut para pushkatimit kjenė kėto: “Lamtumirė m’i thoni vėllazenve franēeskanė e tė gjithė tė njoftunvet. Rrnoftė Krishti mbret. Rrnoftė Shqipnia!”.
    Kjo ditė e katėr marsit kje fort e dhimbshme. Ditė me shi, me robni tė thellė. Errėsohen male, fusha, krejt toka shqiptare, pėr tė vazhdue ngjarjet e shumta nė tė gjitha drejtimet, pėr gati 50 vjet.
    Njerėzit shkojshin pėr tė pa e drejtoheshin mbas mureve tė vorrezave katolike, tue fshehė fort lotėt e dhimbjes. Pader Gjoni bante njė dallim, se i shifej gjaku qė kishte ra mbi trupin e konopin e tij.
    Edhe unė shkojshe me ta. Ishe nxanės i Pader Gjonit nė klasėn e shtatė tė liceut. Kur mbėrrijta nė shkollė, sė cilės i kishte ra hija e zezė, shkollės dhe vendit. Orėn e parė mėsim kishim matematike me Pader Mėhill Miraj, bajshim trigonometri. Pader Mėhilli ishte i mbushun plot dhimbje e vaj. Na tha: “Nuk mund tė baj mėsim sot”. Tė gjithė jetojshim ēaste tė vėshtira.
    Sot lumnojmė. Kemi njė kohė tė re. Na pregatitemi pėr tė dhanė 40 martirėt e Kishės katolike qė do tė shpallėn martirė. Kjo do tė bajė qė ta ngjallim kombin shqiptar, pse kombet qė kanė martirė e shejten, ata ngjallen me tė vėrtetė. Kėta do t’i japin atdheut tonė pėrparimin e qytetnimin e vėrtetė e lumninė e vlerave. Pa shejten e martirė nuk ka fort pėrparim. Nuk na mbetet tjetėr veē tė presim e tė lumnojmė.




    marre nga "GazetaShkodra "

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Letersia Shqiptare
    Nga new-man nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2009, 12:28
  3. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  4. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  5. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •