SINTEZA E ZEMRĖS

Ēėshtė zemra? Nė aspektin biologjik nė pėrgjithėsi, dhe tė mjekėsisė nė veēanti, zemra ėshtė organ muskulor i vendosur nė anėn e majtė tė krahėrorit tė njeriut. Si organ qendror i sistemit tė qarkullimit tė gjakut, zemra ėshtė organi mė vital qė mundėson funksionimin e jetės sė njeriut.

Mirėpo, nė sferėn e jetės shpirtėrore, zemra ka kuptim krejt tjetėr nga ai medicinal. Nė tė kaluarėn nė shumė fusha tė diturisė dhe tė krijimtarisė shpirtėrore tė njeriut, siē janė: filozofia, letėrsia, artet e bukura (muzika, piktura, skulptura), religjioni etj., zemra ka zėnė dhe sot e kėsaj dite zė njė vend shumė tė rėndėsishėm nė jetėn e njeriut.

Qysh herėt filozofėt e lashtė treguan interesim shumė tė madh pėr rolin e zemrės nė jetėn shpirtėrore tė njeriut. Ku gjendet ajo qė njerėzit e quajnė mendim sipas tė cilit ne e njohim botėn? Ajo gjendet nė zemrėn e njeriut, pėrgjigjet Empedokle, filozof. Sipas tij jeta e pėrditshme zhvillohet nė mes dy kundėrthėnieve tė fuqishme qė dalin nga zemra jonė e kėto janė: DASHURIA (fuqia tėrheqėse), dhe URREJTJA (fuqia dėbuese). Homeri dhe Platoni thonin se zemra ėshtė qendėr e guximit dhe trimėrisė, kurse stoikėt ishin tė mendimit se zemra ėshtė sfera mbizotėruese e shpirtit tė njeriut. Sipas Aristotelit, zemra ėshtė “lėvizėsi i botės”. Kurse, sipas shėn Augustinit i cili me veprat e tija tė shumta ndikoi fuqishėm nė fenė dhe teologjinė e krishterė, thotė se zemra ėshtė vendi nė tė cilin Zoti i ka shkruar ligjet e veta. Sipas tij, ligjet e Zotit njeriu i njeh me anė tė zemrės sė vet.
Nė shumė sekte fetare nė tė kaluarėn, por edhe tani, zemra konsiderohet si organ magjepsės i cili mund tė bėjė mrekulli. Pėr kėtė arėsye disa sekte pėr tė vendosur gjoja marrėdhenie tė caktuara me Zotin, nė mėnyrė rituale flijojnė pikėrisht zemrėn, madje pėr ēudi edhe zemrėn e njeriut tė gjallė. Shumė magjistarė duke besuar se zemra ėshtė vendqėndrimi i tė vėrtetės dhe Zotit, talismanėt, amuletėt dhe hajmalitė e tyre i formojnė nė trajtė tė zemrės duke i bindur bartėsit e kėtij simboli se do tė mbrohen nga tė ligat e ndryshme, sėmundjet, mėsyshi nga syri i keq etj. Shih se si edhe sot shumė tė rinj, kėngėtarė, sportist, familjarė etj. simbolin e zemrės e qėndisin dhe e vizatojnė nėpėr fletore, libra, automobila, nė trup, nė veshje etj., pėr tė kėrkuar fat dhe lumturi, apo pėr tė shprehur jetė dhe dashuri.

Mirėpo, njeriu duke i mėsuar djallėzitė e botės, dhe duke luajtur me mėkate si nė lojėn e komedisė, ai mė tepėr dhe mė lehtė u bė njeri i luftimit se sa i ndėrtimit tė paqės. I nxitur nga tendencat mėkatare, nė arenat e luftėrave, nė fushat e mejdanit, duket sikur njeriu tė ketė lindur shumė herėt para shejtanit. Nisur nga thėnia e Tomas Hobėsit: “Njeriu pėr njeriun ėshtė ujk”, del se njeriu mė lehtė e mposhtė kundėrshtarin se sa e zbutė vetveten – zemrėn e vet tė egėr. Pra, pėr tė jetuar jetėn e njeriut tė denjė tė pyetemi: A kemi dhe sa kemi zemėr?


NJERIU ME DY ZEMRA

Njeriun nuk mund ta shikojmė as ta shqyrtojmė nė hollėsi vetėm nė aspektin e teorisė materialiste, si njė pjesėtarė tė shoqėrisė njerėzore i cili pėrfaqėson vetitė mė tė larta tė qenies sė gjallė me zanafillė nga majmuni, shpirti i tė cilit qenka « ngjizė » nga homo sapiensi, tė cilin gjoja rastėsisht shkallė - shkallė e paska krijuar dhe transformuar puna. Shqyrtimi i njeriut vetėm nė aspektin psiko-trupor, pa dimension shpirtėror, ėshtė gjysmak, jo real, ėshtė mashtrues dhe ėshtė botėkuptimi i filozofisė materialiste marksiste qė deshi botėn larg nga Zoti. Gjykuar sipas kėtij botėkuptimi tė patenzonė qė kishte vendosur njeriun nė vendin e Zotit duke adhuruar kultin e njeriut si fe tė re, shumė njerėz u dėmtuan rėndė duke mbetur edhe sot e kėsaj dite tė prangosur nė mendje, tė vyshkur nė zemėr dhe me shpinė kah Zoti. Ashtu si pema qė nuk mundet tė bėhėt pemė pa rrenjė, ashtu as njeriu nuk mundet tė bėhėt njeri i vėrtetė pa ndėrtim tė brendshėm shpirtėror – pa Zotin e vėrtetė.

Njeriu ėshtė qenie qė jeton dhe vepron si tėrėsi i pėrbėrė prej : SHPIRTIT, FRYMĖS SĖ JETĖS ( PSIKĖS ) dhe TRUPIT (krah. Zan.2,7 ;1Sel.5,23), tė cilat tė bashkuara e pėrbėjnė pėrsonalitetin e njeriut. Kėto tri sfera si tri entitete tė rėndėsishme, i pėrgjigjėn botėkuptimit greko – hebre tė cilat e pėrbejnė qenien e njeriut – ajo qė ne i themi : mish e shpirt. Shpirti ėshtė thelbi i qenies sė njeriut, ėshtė brumė dhe burim jete, ndėrsa fryma e jetės ( psika), ėshtė jeta tokėsore qė bashkon shpirtin dhe trupin. Psika dhe trupi e pėrbėjnė principin e jetės vegjetative dhe sensitive ( ndijimore) sipas tė cilave jetojnė dhe veprojnė edhe kafshėt, bimėt dhe tė gjitha qeniet e gjalla (krah.Zanaf.1,19-20 ; 7,22). Zoti mban gjallė gjithė krijimin. Tė gjitha qeniet e gjalla kanė frymėn e jetės brenda tyre. Dhe, sipas kėtij sistemi autonom vegjetativ, njeriu ėshtė i pėrkohshėm, i kufizuar, kalimtar dhe i afėrt me kafshėt, me bimėt dhe me tėrė botėn e gjallė. Mirėpo, sipas dimensionit shpirtėror njeriu ėshtė krijesa mė e pėrsosur, mė e dashur dhe mė e bukur nė botė e krijuar tė jetojė pėr amshim. Sipas shpirtit tė pavdekshėm i krijuar nė pėrngjasim me Zotin, edhe vlera psiko – trupore e njeriut ėshtė nė nivel mė tė lartė dhe shumė mė e vlefshme se e kafshės dhe e krijesave tjera.

Sa bukur kėndojnė bilbilat me muzikėn e tyre magjepsėse, por si njeriu me kėngėn e tij domethėnėse nuk kėndon askush. Tė bukura janė : lulet, lumenjtė, yjet… por asgjė mė tė shkėlqyer se sa shikimi depėrtues i njeriut, se sa fytyra, thellėsia dhe dashuria e tij nuk ekziston nė Tokė. Kush atėherė ėshtė mė i pasur dhe mė i madh se njeriu ? Tė shumta janė mrekullitė dhe bukuritė qė i ka natyra, por si njeriu nuk ėshtė askush.

Ashtu siē janė njerėzit nė shėrbim tė Zotit, ashtu edhe krijesat tjera ( qielli, dielli, toka, hapėsira, koha, bimėt, shtazėt etj.) janė nė shėrbim tė njeriut. Ndonėse nė shėrbim tė njeriut janė edhe : shteti, shkenca, arti, teknika, ekonomia, politika, arsimi etj. dhe kurrėsesi njeriu nuk guxon tė bėhėt shėrbėtorė dhe skllav i asnjė veprimtarie dhe i askujt nė botė. Ēdo gjė qė ekziston duhet t’i shėrbejė njeriut nė mėnyrė qė ai me tė gjitha dhe nė tė gjitha tė jetė i lirė pėr t’i shėrbyer Zotit dhe njeriut. Odiseja e njeriut tė sotėm ka bėrė qė atij t’i paraprijė materializmi dhe ai tė mos jetė i lirė.

Personaliteti i njeriut ėshtė tejet i ēmuar, i pacėnueshėm nga tė tjerėt, i papėrlyer, i shenjtė i cili nuk bėn tė ndryshohet nga askush, as tė sakrifikohet pėr asgjė tjetėr nė botė. Pėr kėtė arėsye, tė drejtat dhe liritė e njeriut mbrohen me Ligj dhe konsiderohen tė pacėnueshme, tė paprekshme, si tė shenjta dhe askush nuk guxon t’i dėmtojė pos nėse njeriu vendosė me vullnetin e vet tė lirė t’i pėrlyej dhe t’i rrėnojė ato nė vetvete me mėkatet e bėra. Tė drejtat dhe liritė e njeriut nuk janė dhurata qė na i falė shteti, politika, shkenca, dhe nuk janė produkte tė mendjes sė njeriut, por janė dhurata tė mirėsisė sė Zotit dhe ngjajshmėrisė tonė me Tė.

Aspekti biblik dhe mėsimi kishtar na paraqet tė vėrtetėn e plotė mbi njeriun. Sipas kėtij dimensioni, zemra e njeriut ėshtė qendėr e veprimeve shpirtėrore, e « unit » tonė. Zemra ėshtė vet pėrsoni qė e pėrbėn esencėn e vetes njerėzore. Nė Besėlidhjen e Vjetėr, zemra tregon brendinė e njeriut, botėn e brendshme, kurse Besėlidhja e Re i referohet zemrės si person, diēka qė ėshtė shumė mė e lartė se sa tė gjitha krijesat tjera. Kjo tregon se veprat e jashtme rrėnjėt e veta i kanė mu nė zemėr (krah.Mt.12.33-36), dhe tė gjitha veprat e njeriut janė fryte qė dalin nga zemra e tij.

Kur Shkrimi Shenjtė flet mbi zemrėn, atėherė mendon pikėrisht pėr shpirtin – pėr zemrėn shpirtėrore. Njeriu ėshtė e vetmja qenie nė botė qė ka dy zemra – ZEMRĖN TRUPORE dhe ZEMRĖN SHPIRTĖRORE. Derisa zemra si organ muskulor ėshtė nė anėn e majtė tė trupit tė njeriut, pėrkundėr kėsaj zemra shpirtėrore ėshtė organ qendror shpirtėror qė ėshtė nė ēdo pjesė tė personalitetit (krah.Ezek. 36,26-27). Kjo zemėr ėshtė jashtė konceptit kohė e cila flet pėr pėrjetėsinė, kurse mendja shpjegon pėrkohėsinė.

Njeriu nuk ėshtė njė krijesė e thjeshtė natyrore qė i pėrket vetėm botės organike, biologjike i pėrbėrė vetėm prej elementeve tė natyrės materiale qė kalben dhe asgjėsohen pėrgjithmonė si p.sh., bimėt, kafshėt dhe qeniet e tjera tė gjalla tė cilat janė impersonale, pavetore. Specifika e njeriut ėshtė personalja e kjo do tė thotė se nė esencė njeriu ėshtė person shpirtėror – person qė duhet tė ketė lidhje tė shėndosha dhe tė fuqishme me zemrėn e vet, sepse pėrmes saj ai bashkohet me Zotin, Krijuesin e vet. Vetja mė e rėndėsishme, tipari mė qenėsor qė pėrbėn thelbin e natyrės sė njeriut, ėshtė shpirti sipas tė cilit njeriu ėshtė mė i madh se sa tėrė natyra. « Personi ėshtė parėsor, kurse natyra ėshtė dytėsore » - thotė, Brajtmen. Thesarėt shpirtėrore tė njeriut janė sekrete « ari » qė nuk bėn tė ruhen vetėm pėr vetvete dhe nuk i takojnė vetėm njė personi apo grupi njerėzish, por ato janė dhurata tė Zotit qė i takojnė tėrė njerėzimit dhe tėrė botės, ashtu sikur dielli, sikur dashuria e vėrtetė dhe sikur Zoti qė iu takon tė gjithėve. Nė tė kundėrtėn, ato pėrfundojnė nėse i ruajmė si gjėra private (Mt.25.14-30).
Tė gjitha pėrpjekjet mė bashėkohore qofshin ato edhe fetare, pėr ta ndėrruar, pėr ta edukuar dhe pėr ta bėrė njeriun sa mė tė mirė vetėm nė sferėn e jetės psiko – trupore pa ndėrrime shpirtėrore janė ndėrrime tė jashtme dhe jo thelbėsore. Ato ndėrrime mund tė jenė si p.sh., dikush t’i ndėrroj automobilat por shoferi tė mbetet i njejtė, apo ta ndėrrojė skenėn me skenarė tė njejtė, ose ta ndėrrojė mėnyrėn e punės, organizimit, tė lutjes, pėrshpirtėrisė, oratorisė etj., kurse nė zemėr tė mbetėt i njejtė, konserv–ator i mykur. Kjo tregon se nė esencė nuk ka ndodhur as nuk ėshtė ndryshuar asgjė. Kėtu edhe qėndron shkaku i mono-tonisė nė fe. Kur humb risia, atėherė vjen mėrzia. Dhe, pastaj tė folurit tonė qė del nga monotonia - njėtrajtshmėria e brendshme e zemrės, bėhet si mall pa vlerė, apo si lodra fėmijėsh qė tė rriturit nuk i pranojnė me ato fjalė.

Pėrpjekjet pėr ndėrrimin dhe ndėrtimin e njeriut tė ri dhe tė lirė, tė mirė dhe human, tė ndershėm dhe fetarė etj., pa ndėrrime shpirtėrore, janė ndėrtime tė gabuara, ndėrtime copa - copa si njė lloj arnimi i njė petku tė vjetėr, apo si meremetim i ndėrtesave tė vjetruara. Nė fund kuptojmė se duke dashur ta ndėrtojmė njeriun e ri, nė vend tė tij kemi ndėrtuar lypėsin e ēoroditur me rroba tė leckosura apo keqbėrėsin tinėzak, ose besimtarin kukull pa muskuj dhe pa personalitet qė di tė aktrojė mirė si nė teatrin e kukullave. Njeriu ėshtė qenie e fshehur pėrbrenda vetvetes dhe ndėrtohet nė tėrėsi vetėm atėherė kur ndėrtohet shpirtėrisht dhe rrėnjėsisht pėrmes ripėrtėritjes shpirtėrore nė Zotin.

Mirėpo, edhe pėrkundėr dėshirės, njeriu nuk mund ta ndėrrojė esencėn e jetės, shpirtin e vet pa Zotin. Njeriu tė gjitha i ka por nė njė mėnyrė vetveten nuk e ka nė posedim ashtu siē i ka gjėrat materiale. Vetja e njeriut ėshtė nė duart e Krijuesit dhe duke i lejuar Atij mund tė bėhen ndėrrime tė vėrteta. Si mund ta ndėrrojė njeriu zemrėn, vetveten kur ai aq pak e njeh kėtė mister ? Njohja e njeriut pėrmes vet-njohjes, apo vet-shėlbimit siē mėson antropozofia dhe mėsimet e ndryshme pėr ta bėrė njeriun tė mirė, tė lirė, tė lumtur dhe pozitiv, janė pėrpjekje tė njėanshme dhe tė pasuksesshme. Si mund ta bėjė njeriu transplatimin e zemrės sė vet shpirtėrore nėse nuk e njeh dhe nuk e takon personalisht zemrėn e vėrtetė, tė pastėr tė Įtij qė u sakrifikua pėr ne ? Pėr kėtė shpeshherė padrejtėsisht i akuzojmė tė tjerėt, veēmas rininė kur rebelohet. Pse ? Pėr arsye se ne ua kemi dhuruar vetveten tonė pa zemėr, ose ua kemi dhuruar zemrėn tonė tė vjetruar, tė zbrazur e tė patenzonė tė cilės nuk i beson askush. Dhe, shih se si rinia largohet nga shikimet tona, zėri i tyre duket i huaj dhe i pakuptueshėm. Pėr kėtė shumica prej tyre largohen nga Zoti. Pse ? Sepse ne nuk ua kemi dhuruar zemrėn e re tė mbushur me Shpirtin Shenjtė, por ua kemi dhuruar vetėm dijen dhe mendjen tonė pa zemėr dhe vetveten pa Zotin. Mirėpo, kur vinė nė lutje tė pėrbashkėta, tė nxitur nga Shpirti Shenjtė bėhen njerėz krejt tė rinj. Pse ? Pėr arsye se ashtu siē vepron radikalisht tharmi i bukės pėrbrenda brumit, ashtu edhe fuqia e Shpirtit Shenjtė vepron pėrbrenda zemrės sė njeriut duke bėrė ndėrrime krejt tė reja shpirtėrore. Pėr kėtė, ripėrtėritja shpirtėrore ėshtė e pamundur pa ungjillėzim tė ri, pa zemėr tė re, pa takimet e lutjeve tė pėrbashkta qė sot po hasin nė vesh tė shurdhėt dhe nė vullnet tė ngurtėsuar. Shpėtimin e jetės Zoti e ka lidhur shumė ngushtė pėr zemrėn e re dhe lutjen tonė.
Zemra ėshtė organi bazė shpirtėror i strukturės dhe supėrstrukturės sė njeriut. Me superstrukturė kuptojmė mbindėrtim, diēka qė ėshtė ndėrtuar sipėr mbi bazėn e njė ndėrtimi tė fortė (rruga, ura, shtėpia, rendi shoqėror, politik, ekonomik, moral, fetar etj.). Ēdo gjė qė ndėrtohet sipėr diēkaje pa u lidhur ngushtė me ndėrtimin e brendshėm ėshtė ndėrtim i kotė i gjykuar pėr dėshtim (krah.Mt.7,24-27).

Kėshtu, njeriu i sotėm mund tė ndėrtojė sa tė dojė superstruktura, por pa ndėrtim tė brendshėm, nė sferėn e jetės shpirtėrore, ai ndėrton trupin por jo edhe jetėn, ndėrton lėvozhgėn por jo edhe bėrthamėn, ndėrton mendjen por jo edhe zemrėn, ndėrton mjerimin e gjeneratave pa zemėr, pa rrėnjė, pa ardhmėri dhe pa Zotin. Ndėrtimet e tilla, « Janė re pa ujė qė i sjellin erėrat kėndej e andej, lėndė tė pafrytshme tė vjeshtės nė mbarim dy herė tė thata, tė nxjerra me rrenjė… » (E Judės 1,12).

Tė jesh i krishterė i vėrtetė do tė thotė : tė kesh zemėr, tė jetosh me fuqi dhe me zemėr tė plotė. Fuqia e Zotit qė ne e kėrkojmė dhe jetojmė nuk gjendet nė bibloteka, librari, akademi, histori, nėpėr shkrime, por gjendet e fshehur nė zemrėn tonė. Nė zemėr gjendet ajo qė na afron, bashkon, humanizon, fisnikėron – gjendet dashuria, Krishti i cili nė Shpirtin Shenjtė brenda nesh vepron. Mos thuaj : zemra ka vdekur, ėshtė mykur, ėshtė humbur si ujdhesė nė oqean. Jo. Ajo ripėrtėritet dhe bėhet si ujdhesė qė bashkon. Jeta nuk ndahet. Ėshtė e lidhur ngushtė nė thellėsi, me zemrėn, nė Zotin. Nga kjo zemėr e re njeriu sjellė gjėra tė reja nė botė, ashtu sikur Dielli qė lind ēdo ditė, dhe si lumi qė rrjedh pa pushim. Edhe ti zhvishe zemrėn. Investo nė tė, sepse ajo ėshtė si akumulator qė mbushet me fuqi tė re nė Zotin. Mos lejo qė bota tė jetojė aty. Gjeje kėtė thesar tė ēmuar tė krishterė tė fshehur qysh nė pagėzim. Ashtu qysh i grabit gjėrat materiale, grabiti edhe ato shpirtėrore qė Zoti t’i jep. Pastaj, kur tė vijė vdekja mike, nėse ke jetuar jetėn, atėherė je i gatshėm edhe tė vdesėsh. Zoti nuk merret me fjalėt, fjalimet, mendimet, shkrimet, shpjegimet, rrėfimet, planet dhe lutjet tona pa zemėr, por i intereson ajo qė kemi nė tė. Krishterimi ėshtė fe : nga Zemra - nė zemėr. Dhe, kjo ėshtė zemra e re, njeriu i ri, i « krisur » para syve tė botės por i shenjtė qė sot e presin tė tjerėt – ECCE HOMO ( Qe, Njeriu). Pėr kėtė vendos : ose mbinjeri nė Krishtin si lule e mrekullueshme, ose vetėm njeri qė kėnaqet duke u marrė me vetveten dhe me botėn.