Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1

    Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni

    BARDHYL MAHMUTI NDIHMON OPOZITEN SHQIPTARE NE MAQEDONI


    “PDSH-ja, boshti rreth tė cilit duhet tė bashkohemi”



    “Ne biseduam pėr shumė ēėshtje, pėr shumė halle, pėr ngecjen e procesit politik nė Maqedoni, pėr ngecjen e avancimit tė tė drejtave tė shqiptarėve, biseduam pėr negociatat qė kanė filluar pėr statusin final tė Kosovės. Kishim shumė mendime tė pėrbashkėta dhe sė bashku konstatuam se ēėshtja e pavarsisė sė Kosovės ėshtė akt i kryer dhe Kosova do tė jetė njė shtet i ardhshėm demokratik i Unionit Europjan” u shpreh Z. Menduh Thaēi.



    Bardhyl Mahmuti “PDSH-ja, boshti rreth tė cilit duhet tė bashkohemi”

    Sot nė selinė e PDSH-se nga ana e Kryetarit dhe Zėvendėskryetarit u prit Bardhyl Mahmuti veprimtari i njohur i ēėshtjes kombėtare, i njohur nė Maqedoni dhe nė trojet shqiptare.


    “Ne biseduam pėr shumė ēėshtje, pėr shumė halle, pėr ngecjen e procesit politik nė Maqedoni, pėr ngecjen e avancimit tė tė drejtave tė shqiptarėve, biseduam pėr negociatat qė kanė filluar pėr statusin final tė Kosovės. Kishim shumė mendime tė pėrbashkėta dhe sė bashku konstatuam se ēėshtja e pavarsisė sė Kosovės ėshtė akt i kryer dhe Kosova do tė jetė njė shtet i ardhshėm demokratik i Unionit Europjan” u shpreh Z. Menduh Thaēi.


    “Kemi trajtuar disa ēėshtje qė janė nė interes tė pėrgjithshėm kombėtarė. Bisedėn tonė e ka karekterizuar njė brengė e veēantė rreth situatės nė Maqedoni, jemi thellėsisht tė shqetsuar me degradimin e gjendjes dhe jemi tethėsisht tė brengosur nga vetė fakti se populli shqiptarė ka njė potencial jashtzakonisht tė madh intelektual, populli shqiptarė nė maqedoni ka njė potencial profesional dhe i ka tė gjitha parametrat qė tė mbrojė me dinjitet tė drejtat e veta, ka atė potencial qė mund tė mobilizohet pėr ti mbrojtė tė drejtat legjitime nė vendin e vet, dhe fatkeqėsisht kanė ardhė nė shprehje njerėz tė dyshimtė, njerėz pėr nga kualifikimi profesional asnjėherė shqiptarėt nuk kanė pasur mė tė dobėt, njerėz tė cilėt kanė ardhur nė skenėn politike me njė afish krejt tė ndryshėm nga ai qė veprojnė sot.


    Ata erdhėn nė skenė me njė ambicje tė ēlirojnė vendin, tė realizojnė tė drejtat kombėtare dhe dihet se si pėrfunduan, kanė haruar edhe premtimet qė ua kanė dhėnė bashkėluftėtarėve tė vetė, invalidėve tė luftės. Shkallėve duke u ngjitur nė selinė e PDSH-sė pashė invalid tė luftės tė lėnė pa trajtesė. Nė kėtė situatė, si Bardhyl Mahmuti i lindur nė Tetovė e shoh tė domosdoshėm bashkrendimin e tė gjitha atyre forcave intelektuale tė shkapėrderdhur nga bashibuzukė qė kanė ardhė nė skenėn politike qė tė mbrojnė interesat kombėtare, kurse nė realitet ata i mbrojnė vetėm interesat e veta. Sot si edhe nė vitet e nėntėdhjeta tė gjithė veprimtarėt me tė cilėt kam vepruar me dekada tė tėra u bėj apel ti bashkangjiten Partisė Demokratike Shqiptare, dhe ėshtė koha qė tė gjitha kėto forca tė bashkohen rreth njė strumbullari dhe tė krijojmė njė bashkim tė mirfilltė pėr realizimin e tė drejtave legjitime. Prandaj shfrytėzoj kėtė rrast qė edhe njė herė t’u bėj apel tė gjithė atyre qė mendojnė sinqerisht tė angazhohen pėr realizimin e tė drejtave kolektive tė shqiptarėve, tė vijnė dhe tė n’a bashkohen qė sė bashku tė bėjmė realizimin e asaj tė drejte pėr tė cilėn kanė dhėnė jetėn dhjetra e qindra atdhetarė dhe me mijėra tė tjerė sakrificėn e tyre. Ju bėj, pra, apel qė nė kėtė situatė qė kalon vendi, nė kėtė situatė kur ėshtė katandis e drejta e popullit, nė kėtė situatė kurė varfėria asnjėherė nuk ka qenė mė e madhe, nė kėtė situatė kur kriminaliteti nuk ka qenė asnjėherė mė i madh, nė kėtė situatė kurė pas luftės “ēlirimtare”janė vrarė mė shumė njerėz se sa gjatė luftės, tė bashkohemi rreth njė qėllimi t’i realizojmė tė drejtat tona. Ky ėshtė boshti rreth tė cilit ne duhet tė bashkohemi. E kemi gjetur njė gjuhė tė pėrbashkėt dhe pėr ate unė jam sot ketu, qė nga ky vend, mos t’i pėrmendi me emra por u bėj apel tė gjithėve tė na bashkohen sepse nuk kemi kohė qė sot pėr sot ta realizojmė kėtė platformė sepse janė zgjedhjet e ardhėshme shumė afėr, por kam shpresa qė duke i mobilizuar tė gjitha forcat e mirėfillta intelektuale dhe patriotike rreth kėtij boshti, pas fitores nė zgjedhjet e arrdhėshme mund tė realizojmė nė kongresin e ardhshėm njė bashkim tė mirėfilltė demokratik qė do tė ēojė nė realizimin e tė drejtave tė shqiptarėve, nė realizimin e demokracisė nė Maqedoni dhe nė integrimin e Maqedonisė nė Bashkimin Europian.

  2. #2
    Shkas Bardhyl Mahmutit “PDSH-ja, boshti rreth tė cilit duhet tė bashkohemi”)

    MBAJU ALI AHMETI:

    PDSH-JA FORCE E BASHKIMIT PER VLERA KOMBETARE

    Lajmi se Bardhyl Mahmuti u prit nė zyret e PDSH-sė nga kreu mė i lartė i kėsaj partie duhet tė gėzojė ēdo shqiptar nė Maqedoni dhe mė gjėrė. Ky hap ėshtė njė hap i menēur politik i veprimtarit tė njohur tė ēėshtjes shqiptare, i cili pėr dy dekada e mė tepėr ka shkrirė ēdo qelizė tė gjakut dhe mendjes sė tij pėr avancimin e aspiratave tė kombit shqiptar nė luftėn e drejtė pėr liri dhe pavarsi. Nuk ka intelktualė, aktivist politik, ushtarė tė UCK-sė, invalidė tė luftės qė nuk kanė dėgjuar pėr bujarinė, mikėpritjen, guximin, drejtėsine dhe trimerinė e Bardhyl Mahmutit. Nė momentet mė kritike tė kombit shqiptar, ai i ka dalė zot interesave tė kombit, ka thirr pėr unitet dhe ka mbrojtur nė mėnyrė shembullore idealet e luftėtarėve tė lirisė, kur tė tjerėt kanė bėrė sehir nga larg duke pritur fundin e skėterrės nė vitin 1999 nė Blacė. Nėse menēuria e Bardhylit ka pasur guxim nė kohėn mė tė vėshtirė t’u dalė pėrballė faktorit ndėrkombėtarė dhe tė mbrojė idealet e luftės se komandantit tonė legjendar Adem Jashari pėr liri dhe pavarsi, reagimin e tij nė vitin 2001 kundėr anomalive tė udhėheqjes sė PDSH-sė vetėm shpirtkėqinjėt dhe halabakėt e BDI-sė qė nuk vėnė interesin e qytetarėve shqiptarė nė rend tė parė mund ta kenė kuptuar gabimisht dhe ta keqinterpretojnė pėr intersa miskine nė strofullin e Branko Cervenkovskit.

    E nisa kėtė shkrim kėsisoji, pasi para njė viti skoevcat e BDI-sė me urdhėrin e Ali Ahmetit, ose siē e kam quajtur njėherė Ali Baba kreu aktin e “Llakėrdisė Toptan” me dyzet hajdutėt nė zgjedhjet lokale nė Maqedoni, patėn aktivizuar makinerinė e luftės propgandistike kundėr Bardhyl Mahmutit, pas disa spekulimeve tė shtypit pėr takimet e tij miqėsore me liderin e PDSH-sė, z. Arbėr Xhaferin. Gjė qė e detyruan z. Bardhyl Mahmutin tė reagojė dhe tė prononcohet pėr angazhimin e tij politik nė Maqedoni. Kush i ka pėrcjellur reagimet e tij, ose e ka vizituar web faqen www.bardhylmahmuti.com, e ka tė qartė se Bardhyl Mahmuti patė paralajmėruar BDI-nė se kur do tė vendosė tė angazhohet nė politikė, i pari qė do tė merr vesh kėtė lajm tė MIRE do tė jetė vetė Ali Ahmeti. Tani lajmi ėshtė: “PDSH-ja, boshti rreth tė cilit duhet tė bashkohemi”

    Po bėhen katėr vite qė Ali Ahmeti u patė premtuar shqiptarėve se me realizimin e “Marrėveshjes sė Ohrit” ēdo gjė do tė jetė nė rregull dhe nė favor tė shqiptareve. Prej atėherė e deri mė sot janė realizuar nė rritje vetėm projektet e pamundėsisė pėr shqiptarėt pėr tė mbetur nė kufijtė minimal tė ekzistencės. Janė realizuar vrasje tė kundėrshtarėve politikė, deri sa edhe tė pafajshmit, qytetarėt e rastit nuk janė kursyer. Janė realizuar largime nga puna tė shqiptarėve dhe janė zėvėndėsuar me maqedon si gjest i vullnetit tė mire pėr integrim nė Strumicė. Janė realizuar standarde pėr kujdesin e grupeve kriminele dhe mafioze, nė vend qė tė realizohen standardet e statusit tė familjeve tė dėshmorėve, invalidėve tė luftės, tė atyre qė lufta e vitit 2001 i la pa kulm nė krye. Janė realizuar ligje pėr tė dėnuar gazetarė nga shteti Amė, pėr tė kontrolluar mediat shtetėrore dhe pėr tė penguar punėn e TV-ve private, nė vend qė gazetarėt tė jenė tė lirė nė punėn e tyre, mediat shtetėrore tė jenė publike, kurse mediat tjera private tė mos kėrcėnohen nga halabakėt e BDI-sė. Janė realizuar dhe ndarė komuna rurale pėr shqiptarė duke lėnė pasuritė e tyre nėn adminstrimin e shtetit unitar, nė vend tė decentralizimit tė drejtė dhe vetėadministrimit tė pasurive tona. Janė realizuar ndarje tė qyteteve ku shqiptarėt do tė jenė viktima tė pėrqindshave nė pėrdorimin e gjuhės shqipe, nė vend qė gjuha shqipe tė jetė gjuhė zyrtare nė gjithė territorin e Maqedonisė. Janė realizuar kontrata biznesi pėr larjen e parave tė pista tė narkomafiozėve, nė vend tė krijimit tė kushteve pėr siguri tė investitorėve dhe kapitalit tė tyre ligjor. Janė realizuar ndėrtime prej guri dhe mermeri me na lėnė me kujtesė heroike pėr mbytjen e varfėrisė qė po troket nė ēdo derė shqiptare nė Maqedoni. Janė realizuar akte normative pėr pedagog partiak te shpallin konkursin e korrupcionit nėpėr shkolla, nė vend tė konkursit tė vlerave. Janė realizuar rrugė pėr veprim legal tė bandave pėr tė shtrirė pėr tokė udhėheqėsit fetar nė mėnyrėn mė tė poshtėr, nė vend tė mbrotjes tė sigurisė dhe lirisė sė tyre.

    Mbi tė gjitha, mė e keqja, ėshtė realizuar mbyllja e konteksteve shqiptare nė Maqedoni, ėshtė harruar Ilirida nė emėr tė njė integrimi vullgar, hibridė, i papėrshtatshėm, aq mė tepėr artificial dhe anakronik, duke na kujtuar periudhėn e hidhur tė djeshme me Piti Gula, Dellqeva dhe ASNOME. Mbyllja e kontesteve shqiptare nga kreu i BDI-sė arsyetohet me integrimet rajonale dhe globale. Shumė qesharake. Atėherė ēka ju desht lufta gjenocidale sėrbėve nė Kroaci, Bosnje dhe Kosovė, pasi ata njė ditė do tė ishin tė integruar me kroatėt, boshnjakėt dhe shqiptarėt nė integrime rajonale dhe globale!? Pėrse arkitekti i luftės nė Maqedoni, siē ka qejf ta quan veten z.. aLI Ahmeti, e nisi luftėn pėr ēlirim kombėtar pėr ta shndrruar nė kryengritje pėr tė drejta mė tė mėdha dhe pėr tė pėrfunduar nė integrimin e strofllės sė LSDM-sė pėr t’i bėrė temena Republikės se Krushevės. Kurse, nga ana tjetėr, te elektorati shqiptar per t’u legjitimuar paraqitet me uniforma tė luftės, me spote ushtarake dhe buste tė Skenderbeut. Dhe krejt kjo ėshtė HIPOKRIZI. Kurse shqip i thonė: RRENE.

    Pėr katėr vjetė radhazi Kupa e Realizimeve nga Ali Ahmeti ėshtė mbushur me RRENA dhe sot ka detyruar Bardhyl Mahmutin, por edhe shumė tjerė, tė shpallin LAJMIN, mbahu Ali Ahmeti: “PDSH-ja, boshti rreth tė cilit duhet tė bashkohemi”. Vendimi i Bardhyl Mahmutit pėr bashkim rreth partisė opozitare shqiptare (PDSH) ėshtė hap i menēur politik dhe tepėr i guximshėm, por para se gjithash ėshtė njė kthesė e madhe nė politikėn e shqiptarėve tė Maqedonisė. Njė shpresė pėr tė ndalur fragmentizimin e mėtutjeshėm tė spektrit opozitar politik shqiptar, pėr tė ndalė politikėn e mahallave, mentalitetin e klaneve, bajraktarėve, etj. Shkurt dhe shqip: pėr tė kthyer butonin e sigurimeve tė shtetit unitar nė gjendjen “DESABLED”. Thirrja e tij pėr bashkim rreth PDSH-sė ėshtė njė thirrje qė ju drejtohet intelektualėve, punėtorėve, studentėve, nxėnėsve pa dallim gjinie, ėshtė thirrje pėr tė gjithė ata qė kanė diēka tė thonė pa frikė se do tė persekutohen nga xhelatėt e verbėruar partiak. Ėshtė njė thirrje pėr kthim nė vlera ndėr shqiptarėt e Maqedonisė.

    Shqiptarėt nė Maqedoni nuk kanė kohė pėr pritje, nuk kanė nevojė pėr integrime nė Strumicė dhe nė rebelimet e katuneve Krusheviēka tė para 100 vjetėve. Nuk kanė nevojė pėr identitet tė ri pėrderisa e kanė tė ngulitur identitetin e tyre nė zurretin ilir dhe miletin Skenderbeg. Kėtė tė drejtė, ne qė mendojmė ndryshe, nuk ua kontestojmė edhe BDI-sė qė verbėrisht me Ali Ahmetin ėshtė futur atje ku trupi ėshtė i paidentifikuar me shpirtin.

    Shqiptarėt kanė nevojė pėr integrime shqiptare, pėr bashkim kombėtar dhe pėr vlera kombėtare. Ata nuk kanė nevojė pėr shumė parti, nuk kanė as resurse dhe as energji pėr parti tė reja pėr shkak tė numrit dhe pozitės sė tyre tė disfavorshme nė Maqedoni si nė planin politik, ekonomik, social, kulturor dhe sportiv. Kėtė gjendje tė disfavorshme e ka kuptuar mė mirė se krejt Mr. Bardhyl Mahmuti dhe ka vendosur tė zgjedh edhe njė herė nė karrierėn e tij politike rrugėn mė tė vėshtirė, rrugėn e mundimit, rrugėn pėr unitet dhe integrim brendashqiptar, rrugėn pėr tė bashkuar grupet e ndryshme politike opozitare nė Maqedoni, pėr tė ndėrtuar vlera tė mirėfillta demokratike brenda PDSH-sė dhe mė gjėrė, ku nė plan tė parė do tė jetė puna e ndershme e intelektualit, punėtorit, studentit dhe mbi tė gjitha pėr tė dėgjuar zėrin kritik brenda partisė edhe nga organet bazė dhe pėr tė pėrshendetur ēdo iniciativė qytetare qė ėshtė pėr pėrmirėsimin e jetės dhe tė nevojave tė qytetarėve shqiptar.

    Nė kėtė synim pėr Bardhyl Mahmutin ėshtė e qartė se nuk ka shqiptarė tė mėdhenjė dhe tė vegjėl (siē ėshtė praktikė e Ali Ahmetit t’i kategorizon bashkėluftėtarėt e tij nė tė vegjėl kur ballafaqohet me akuzat e tyre). Tė gjithė e dijnė se, kur nė pyetje janė shqetėsimet dhe kritikat e qytetarėve, kur vlerat kombėtare deformohen dhe interesi i qytetarit shqiptar ėshtė nė rrezik, Bardhyl Mahmuti nuk bėnė politikė artificiale tė interesave tė klaneve, por reagon dhe vepron me guxim tė atdhetarit, njėjtė sikur i doli nė mbrojtje Ali Ahmetit dhe luftetarėve tė lirisė nė vitin 2001. Autoriteti i tij dhe menēuria politike e Arbėr Xhaferit rebelin Ali Ahmeti nė Prizren e bėnė faktor politik, qė ky i fundit mė vonė nga gėzimi tė servilizohet dhe tė shkrihet fund e krye nė filiallė tė LSDM-sė.

    Nė kėtė kontekst e kam kuptuar letrėn e Bardhylit Mahmutit nė vitin 2001 dhe nė kėtė kontekst do tė shoh angazhimin e tij politik nė tė ardhmen nė PDSH. Jo se ai nuk ka pasur lidhje miqėsore edhe atėhere me Arbėr Xhaferin dhe Menduh Thaqin. Pėr arsye se Bardhyl Mahmuti merr nėn mbrotje tė pambrojturit, intelektualėt, studentėt, nxėnėsit dhe mbi tė gjitha interesin kombėtar qė ėshtė pa kompromis nė vizionin e tij poltik. Kapitali i tij politik sjellė freski te re nė PDSH pėr ndryshime kualitative brenda nė parti dhe jashtė saj, hap rrugėn e tė menduarit ndryshe pėr integrime kombėtare dhe evropiane me pėrmirėsimin e jetės sė qytatrit shqiptar nė tė mirė, sjell njė pėrvojė profesionale nė politikė pėr pėrgjegjėsi individuale dhe kolektive, pėr institucionalizim tė vlerave nė vend tė kuazivlerave te spitaleve neuropskiatrike tė Zvicrės. MBAJU ALI AHMETI: "PDSH-JA FORCE E BASHKIMIT PER VLERA KOMBETARE"



    Musa Lamallari,



    2. 03. 2006,

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e knaqi mafm.uti ceshtjen shqiptare ne maqedoni..

  4. #4
    Kush asht mor ky bardhyl mahmuti; kush ka pas kane, si asht pas kane, sa ka pas kane, e di ka per me kane?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bardhyli asht kan dikur me profesionin ma te lehte e ma komod ne raste luftrash..

    hajt gjeje cfar ashk kane..
    po ta jap nji ndihmes..
    me z fillon..

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  5. Si vjen bashkimi kombėtar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •