Pershendetje sofra
Pershendetje sofra
#VamosArgentina
Kėta persona pa identitet qė kanė hyrė nė forum kėto ditėt e fundit naj kanė prue kėta shkije me shushka kėtu.
Lus moderatorėt tė moderojnė pak mė mirė.
Kjo temė ėshtė pėr drenicėn, e cila pėrjetoi vrasje masakra djegie e ēka jo nga shkijet, nuk tolerohen kėto provokime nga serbėt qė kanė hyrė nė forum, sepse sikur tė ishin shqipėtarė do t'a shkruanin gėzuar e jo gezur
gėzuarPostuar mė parė nga zeuss
Mos i ki deri nesėr 1000 euro
Pershendetje sofra
/me slaps ALL drenicen
#VamosArgentina
Ti drenic je djep me zana
ti gjithmon ke lind azgana
plumbat tu kan ndez martinen
t kan jehue krismat luginen
ta ka ndje zanin malsija
mali e kodra bjeshka e vrrija
kang per ty ka kndue shqipnija
ti je e kuqe e la me gjak
pre me shkja e karadak
n luft me turq e me bullgar
me asqer e me gjandar
ti gjithmon si legjendare
e ke mbajt trimrin shqiptare
ke mbajt besen neper kulla
t kan ra topat n gur e tulla
t esht ndje pushka n per frengjija
n tel t ka kndue gjithmon sharkija
gjaku yt ty t ka ba t kuqe
si ajo fleta n lul burbuqe
zemren t bardh ma ke si bora
malet t bukura si kurora
fushat tua si gjerdani
hije t ka ty gjamadani
edhe tirqit me gajtana
edhe shndritjen kur t lshon hana
ti drenic je shkrep me shkrep
pushk e motit qe lind n djep
ti m ke rrit gjithmon trimnesha
n fije t holla t hjeshon veshja
me at plis qe t rrin n lul t ballit
t zjarrta i ke kokrrat e zallit
edhe dheun gjithkah n qdo pllamb
s ka armik qe t mban nen kamb
se tij si nji vullkane
shqip ma flet po at gjuh nane
ti drenic je yll qiellore
nder e klasht e der,s arbnore
t hjeshon mali me ato ara
gjith n kushtrim ke dal ma e para
pushka jote n shkrepa t lisit
ka dridh mosk e kull t parisit
ka jehue ne vashington
n beligrad deri n london
kshtu nder breza gjith prej t parit
deri sot ne fis t jasharit
qe t esht ndje globit mbi dhe
kah ka kombe fise e fe
vargjet i ka shkruar poeti xhelal ferizi nga mitrovica per drenicen legjendare djep i trimins dhe i mejdanit vyrtyt i shqiptarizmi kapedane fole trimash e trimneshash
krenari shqiptare vend i mikpritjes dhe mirsis drenica shpirtmadhe bukurija e atdheut ndera e jon e perjetshme vendi i gjeraqinave e bukuris ne mjedis te kosoves shqiptare dardane
Hamzė Jashari
Humor nga Drenica
E mashtronim me duartrokitje
Derisa bisedonin dy veta, njėri e pyet tjetrin: -A keni qenė ndonjėherė
kundėr sistemit tė Enver Hoxhės?
-Tė gjithė kemi qenė kundėr or kosovar, tė gjithė. Kurrė se kemi dashur atė
sistem.
-Po mirė, si nuk e diktonte ai qė ju mbi tre milionė njerėz jeni kundėr
tij?!
-Eee, e mashtronim me duartrokitje.
-Sa vite e mashtruat kėshtu?
-Eee, pėr dyzet vite rresht ia hodhem Enverit!
================================================== ===
Nė Gjakovė
Para nja tridhjet vjetėsh shkova nė Gjakovė pėr me i ble do jorgana,
-tregonte njė plak.
-Hyra nė njė akēihane pėr tė ngrėnė pak bukė. Nja katėr djemė tė ri po
m“vesin: prej nga je axho? * Prej Drenice, ua ktheva.
-Eh ju Drenica nuk patėt kurrė njė njeri tė zot e me shkollė. Na Gjakova po
e mbajmė Kosovėn dhe filluan e po m'i numėrojnė Veli Devėn, Mehmet Hoxhėn,
Xhavit Nimanin, Fadil Hoxhėn etj. Mjaft! -u thashė- se pasha mixhėn po e
pranoj, se mos me kįnė kėta djem moti na kish marrė Shqipnia.
================================================== ====
A ta bana qejfin?
Nasuf Oruqi, njė plak zotėri e teraqi i madh e besa edhe merakli, nuk prekte
punė me dorė. Zgjohej vonė e kafenė e pinte tėrė naze. Sheti (fqinji i tij),
njeri punėtor dhe i pa naze, shkon njė ditė pėr ta vizituar dhe pėr ta pirė
njė kafe me tė. Rri bukur gjatė dhe po e vėren qė Nasufi nuk po i bėnė
qehre. Ky nuk u durua dhe po i thotė: Nasuf more! -Urdhėro, -ja ktheu ai.
Diēka si pa qehre po mė rri! Unė kur u nisa thash me vete po shkoj te Nasufi
e po ja bėjė qefin pak...
-Valla more Shet bash dhie qefin ma kie sot!
================================================== ====
Pasha zotin hunda jeme paska qenė!
Dikur kishte qenė rrezik me u marrė me kontrabandė duhani. Njė i Polacit dhe
njė i Prekazit shkojnė nė Gjilan pėr tė blerė duhan. Udhėtimi ishte me
rreziqe dhe bėhėj natėn. I polacėsi ishte me njė grip dhe me hundė tė zėna.
Nga lodhja e madhe i fishkėllon hunda dhe iu duk se fishklluan xhandarmėria,
e i thotė shokut ikim, dhe ia dhanė vrapit. Vrapuan dy-treqind metra e u
ndalėn pak pėr tė pėrgjuar. Atij prapė hunda fiu, e ta marrin vrapin
prapė. Mirėpo, ky i Prekazit e vėrejti qė atij po i bėnė hunda e kapi pėr
dore dhe po i thotė: Ngadal vėlla se na mbyte. Nuk ka xhandar, po hunda jote
po fishkllon! Ai u ndal dhe pėr tė vėrtetuar po i fryn hundės.
-Pasha zotin hunda jeme paska qenė!
A do me tė rrah dajak, a do me tė vra kobure?
Njė Qaza, poreznik i Serbisė kėrkonte tatimin prej populli dhe kush nuk
e paguante e bėnte telashe me milicė. Duke shkuar nė njė fshat e takon Arif
Qorrin, i cili ishte shumė i varfėr. Pse nuk e paguan porezin?- iu
kėrcėnua poreznik Qaza.
-Nuk kam ku me i marrė - ja ktheu Arifi.
-Kam me t“i marrur teshat e shtėpisė, -i tha porezniku!
-Prit pak se po ta paguaj, tha Arifi, dhe nga gardhi e nxuar njė hu, mirėpo
Qazės nuk po i mbushte sy. Pasi e nxori hunin prej gardhit, Arifi e nxuar
edhe koburėn nga brezi dhe po e pyet poreznikun: -A po do me tė rrahė
dajak, apo do me tė vra krejt? Poreznikun e lėshuan kėmbėt, dhe po i
thotė: -Aman burrė, rrihem e mos m“vra!
-Mirė, po i thotė Arifi, -bjer se nuk mundem me tė mbrri me hu. Qaza u
shtri, e Arifi i hipi hu gardhi deri sa e la tė shtrirė, sepse siē thonte
Arifi, -kisha frigė se qohet e mė duhej ta vrisja krejt!
================================================== =====
Ne po e hajshim ni nam
Dikur nė Kosovė kishte pak vetura, e nė veēanti nė Skėnderaj, si pjesa mė e
varfėr e Kosovės. Njė posllanik Lata e kishte blerė njė veturė. Mirėpo,
nuk dinte qė ta ngiste. Pasi ia mori pak dorėn, me mėsimin qė ia kishte bėrė
njė shok i tij, Lata deshi qė ta provojė me nga veturėn vetėm. Shoku i tha
Latės: -Ti nisu nė kėtė drejtim dhe kur tė shkosh nė Polac tė lisat e Xanit
ktheu se unė po tė pres nė shtėpinė tėnde. Ky shkoi nė shtėpi tė Latės dhe
po bėnin muhabet me tė shoqen e Latės, kurse Lata i gjorė prit se po kthehet
kėtu, e prit kėtu, shkoi deri nė Gllogovc, sepse s“kishte guxim tė ndalonte.
Deri sa erdhi, shkoi mė shumė se njė orė. E shoqja e Latės i tha: -Ne po e
hajshim ni nam me kėtė shokun tėnd, derisa po vije ti, Latė!
E kishte fjalėn pėr darkėn e shkreta.
================================================== ===
Po i mpreh dhėmbėt biro!
Njė poreznik, shkon te njė fshatar i varfėr pėr ti kėrkuar porezin qė
ai nuk ia kishte paguar Serbisė. Fshatari i gjorė nuk kishte gjė pas
shpirtit veēse pesė kokė dele. Porezniku ishte lodhur e uritur, fshatarit
i tha qė t“ia bėjė pak bukė, kurse njė ēunit po i thotė: Mė sill legenin
dhe pak ujė, dhe filloi e po i lan dhėmbėt. Ēuni nuk kishte parė kurrė njeri
duke i larė dhėmbėt dhe po e pyet babanė e vet: -Babė, ēka po u bėn dhėmbėve
ky njeri?
I ati (pasi nuk diti se ēka me i thėnė tė birit), ia priti: -Valla more bir
qysh ashtė duke i mprehė dhėmbėt me kėt farė furēe, po m“duket se po bįhet
gati me na i hįngėr qitó pesė copė dele qė na kanė mbétun mbas shpriti!
================================================== ======
Unė jam nė shtėpinė time!
Avdiu, fqi i Bislim Prekazit shkon njė ditė pėr tė ndenjur tek ai. Avdiu
ndenji gjer nė mesnatė! Edhe pse ishte dimėr njeriu i gjallė duhet tė
lėvizte, kurse atė ditė iu desh qė mbi 16 orė tė rri ngujuar nė odė duke e
dėgjuar Avdiun se ēka po i thotė! Hėngrėn mėngjesin, drekėn e darkėn e
Avdiu nuk po lėvizte. Dikur, pasi kishte kaluar mesnata Avdiu po thotė:
Bislimo, a qohemi?!- Bislimi ia ktheu: Unė jam nė shtėpinė time e nuk kam
ku e kaj nėnėn me shkue, kurse ti bėja si tė duash Avdio...
Vetni diēka burra
Muja nga Drenica, plak pedant, e i ditur, nuk linte tubim burrash pa
shkuar. Mirėpo, dobėsi e tij ishte se fliste shumė dhe nuk ndalej. Nė njė
dasmė ku ishte edhe Muja, filloj muhabeti. Njėri nga ana tjetėr e odės po i
thotė: A po na flet diēka axha Mujė?!
-Po more, -u pėrgjegj Muja dhe ia filloi bisedės.
Dikur pas, tri orėsh e pėrfundoi e po i shikon tė pranishmit se a u ka bėrė
pėrshtypje biseda e tij, apo jo? Asnjėri nga tė pranishmit s“po flet! Muja
po u thotė: Po vetni diēka burra, se unė u tregoj ēka tė mė vetni!
-Besa ka mbi dy orė qė po mundohna me tė vetė, po ti s“po lejshe as me
tvetė, mor burrė, -i tha njė dasmor.
================================================== =====
Ndize njė duhan!
Nė njė odė burrash po bisedohej pėr tema tė ndryshme nga historia, shkenca,
politika, etj. Njė plak ndėrhynte vazhdimisht, edhe pse kishte ekspertė
lėmishė tė ndryshme tė pranishėm. Dikur njėri u mundua qė t¹ia bėjė tė
ditur plakut se e ka tepruar, dhe i tha: Ndize njė duhan mixho se je
lodhur, -dhe ia gjuajti njė cigare.
-Besa jo njė duhan, por edhe njė kuti po tė ma gjuash pėrpara, s“e kam ndėr
men qė ta ndali bisedėn, - ia ktheu plaku.
================================================== =====
Pėr dhunė...
Pas demonstratave tė vitit 1981, nė tėrė Kosovėn shkruheshin parolla si
Kosova Republikė, Poshtė Serbia etj. Milicėt shkuan nė Malishevė ku
ishte shkruar njė parollė e tillė. E thirrėn tė zotin e shtėpisė dhe e
pyetėn: -Kush e ka shkruar kėtė parullė?
I zoti i shtėpisė po u pėrgjigjet se nuk e di, dhe se kishte patur dėshirė
qė edhe ai ta dinte.
Mirė axho, - po sikur ne ta zbulojmė atė qė ta ka shkruar parollėn nė
shtėpinė tėnde, ēka do t¹i bėje ti?
Eee, ai mua ma paska shkrue Poshtė Serbia e unė ati pėr dhunė do tė ia
shkruaja Rroftė Shqipnija!
================================================== ======
Pėllumbat!
Nė njė demonstratė, ditė mė parė, i lėshuan disa pėllumba tė bardhė nė
fluturim, nė shenjė paqeje. Po i thotė njė demonstues tjetrit: Shih sa
bukur, pėllumbi ėshtė simbol i paqės dhe ne tė LDK-sė botės po i trgojmė se
jemi pėr paqė. Mirė besa, -ia ktheu ai, -por s“duhet ta bėjmė shpesh sepse
bota do tė mendoj se jemi pėllumbaxhinjė!
Ja ky patrioti i juaj!
Ishim nė Shqipėri dhe po rrinim me disa shokė, -tregonte Shpendi, -aty
pari kaloi njė vendas i imi (tė cilin e njihja mirė), sepse dikur ai kishte
qenė punėtor i UDB-sė. Njė tiranas, qė ishte aty me ne, po na thotė: -Ja,
ky patrioti juaj!
-U habita, -rrėfente Shpendi. Kėtė e quan patriot ti?, -i thash.
-Po ore, pse ē¹tė keqe ka? Ne nė Shqipėri u themi patriotė vendėsve tanė, si
ju atje nė Kosovė qė i thėrrisni bashkatdhetarė, - ma ktheu
- Aha, po ashtu he burrė, se ma ngrive gjakun.
================================================== ====
Ka mundėsi!
Njė ditė u dėgjua nga njė intelektual, se edhe Palestina na qenka
shqiptare! Ai merrte shembuj dhe e zbėrthente emrin e Arafatit, qė nė shqipe
do tė thoshte Ara e fatit. Pra sipas tij, fjalė shqipe. Ē“tė themi, mbase
ka mundėsi, sepse edhe ata po sikur ne janė tė robėruar, zatėn tė gjithė tė
panafakėt, sipas njė filozofie, janė vėllezėr - ara tė fatit, toka mera, qė
kujt t“i teket futet e i lavron, besa koxha thellė…
================================================== ====
E pres lisin
Njė vajzė e dashuruar nė njė djalė tė ri kishte qitur fjalėn, o e marr
Gazmendin, o do tė varem n“Lis t“kronit!
Disa shokė qė kishin dėgjuar pėr kėtė po e pyesin Gazmendin se ēka do tė
bėnte. Ai u tha: -Mė vjen keq. Unė nuk mund ta marr, por kam vendosur qė ta
shpėtojė!
-Si?, - e pyetėn shokėt.
-Do ta pres lisin, u tha Gazmendi.
================================================== ====
Qysh ėshtė dreqi, hoxhė?
Shaban Sadiku i anės sė Deēanit, edhe pse nė moshė dhe haxhi, e ngiste
motoēikletėn dhe t“a bėnte tym e pluhur.
Njė ditė po e ngiste motoēikletėn me shpejtėsi nėpėr Deēan dhe ashtu nė
shpejtėsi e ndali para imamit tė Irzniqit. Hoxhėn e mbuloi pluhuri nga
shpejtėsia e motorrit dhe i hyri frika nė palcė. -Hoxhė, -po i thotė Haxhi
Shabani, -me m“kallxu a ka dreq edhe si ėshtė dreqi?
-Po bre haxhi, -po i thotė hoxha, dhe dreqi ėshtė qeshtu sikur ti, me kapuq
tė haxhisė nė krye, hypun n“motorr, qė ta bėnė pluhur e mjegull e t“bėnė
turr me t“shkelė.
================================================== ===
Sa pėr naj llaf
Njė i Drenicės kishte mbetur vejan, si mos mė keq. Kaloi njė kohė bukur e
gjatė dhe ai nuk u martua. Njė natė i shkojnė tre katėr shokė nė konak.
Gjatė bisedės njėri nga shokėt po i thotė: Pash besėn, pse s“u martove hala?
Ti edhe nuk je aq i vjetėr.
-Qebesa, -ia ktheu i drenicėsi, -edhe unė po e shoh qė nuk bėhėt pa u
martua. Jo aq shumė pėr ato punėt tjera, sa pėr atė qė kam mbetur fillikat
vetėm pa pas me kand me ndėrrue njė llaf.
N“a dhashė besėn si s“hin mė fellė, sa pėr naj llaf po t“i sjellim gratė
tona, he burrė, -po i thotė mysafiri.
================================================== ====
Ti sonte unė nesėr!
-Do tė vi sonte tek ti, po i thotė njė i ri fqinjit tė vet, i cili kishte
njė vajzė tė bukur. Hajde se qė besa qefin ma bėnė, -ia kthen ai djaloshit.
Ti eja sonte e unė do tė vie menjėherė nesėr ja ktheu ky,
sepse edhe ky e kishte tė ėmėn tė ve! Djaloshi e diktoi, dhe i tha:
-A di ēka? As mos eja e as nuk po vi!...
================================================== =====
Mua nuk po mė duket keq!
Shkon njė i Drenicės nė konak te Sali Bajrami nė Duzhne tė Gjakovės.
Aty u mblodhėn nja 30 burra pėr ta takuar drenicasin:
Kishin shtruar raki e meze dhe ia krisėn muhabetit.
Mirėpo, ky i drenicėsi nuk i dinte rregullat e vendit?
Aty duhej ngritur dollinė dhe me marrė edhe nga pak meze. Mirėpo, ky
ngaqė e kishte marrė uria e nga qė nuk e dinte si shkon rregulli i rakisė,
ja krisi mishit tė pjekur pėr shtatė palė qejfe.
Njė i moshuar qė e thėrrisnin bacalok po i thotė:
-Ti shoq, turrju nga pak edhe rakisė!...
Tė falemnderit, se mua nuk po mė duket keq,
unė po i turrem mishit sipas zakonit tem e ju turrnju rakisė sipas zakonit tuaj!
Kėshtu, nuk po dalim sojit as njana palė!...
==================================================
Pershendetje Per Drenicen
#VamosArgentina
MASAKRA E DELIAJVE NĖ ABRI TĖ DRENICĖS!
Kishte pesė ditė luftė tė ashpėr nė mes tė forcave tė UĒK-sė dhe atyre tė armikut nė ofanziven e muajt shtatorė tė ‘98,Forcat tona Ēlirimtare i bėnė njė rezistencė tė fortė armikut nė fshatin Baicė,tė Drenasit.
Plani i armikut ishte qė tė marrė nėn kontroll fshatin Abri tė Epėrme, meqenėse nga fshati Baicė ishte e pamundur tė depėrtojė sepse ishte njė rezistencė shumė e fortė , forcat e armikut ndėrruan planin .
-Ata vendosin qė nė fshatin Abri tė Epėrme tė depėrtojnė nga ana perėndimore pikėrisht nga fshati Likoc dhe nga ana jugore prej fshatrave Vuēak dhe Gullbovc,ku nė atė kohė armiku kishte depėrtuar nė kėto fshatra .
-Mė datėn 25.09.’98 Organizohet nga Brigadat 111 dhe 113 tė UĒK-sė njė rezistencė e fortė kundėr armikut nė lagjen e Muliqėve dhe tė Deliajve tė Abrisė lagje kėto qė lidhnin rrugėn nė mes tė dy fshatrave Abrisė dhe Likofcit , nė atė front , forcat tona dhe ato tė armikut pėrballeshin nė njė distancė prej dyqind deri treqind metrash ,armiku pėson humbje nė njerėz dhe makineri luftarake ,njė autoblindė e armikut bie nė njė minė tokėsore antitank e vendosur nga ana e UĒK-sė ku pėrafėrsisht gjejnė vdekjen dhjetė (10) pjesėtarė tė ushtrisė serbe , dhe shumė tė tjerė plagosen.
-Nga ana jonė bie dėshmorė Afrim Mitar Kiēina nga fshati Baicė pjesėtarė i Brigadės 111 “Adem Jashari” tė UĒK-sė ,dhe plagosen disa shokė, fronti zhvillohet nga orėt e paradites deri nė orėt e vona tė mbrėmjes tė datės sė lartshėnuar . Me vendim tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė urdhėrohen dy Brigadat e UĒK-sė 111,dhe 113 ta bėjnė tėrheqjen taktike nga Istikamet nė natėn mes datave 25 dhe 26 shtatorė tė ’98 nė kuptimin e ruajtjes sė njerėzve dhe municionit ,e nė vėzhgimin e armikut,dhe tė bėhen sulme sipas urdhrave qė pasojnė .
-26 dhe 27 shtatorė ’98 ,ndodhemi nė lagjen e Strumcakėve njė grup prej 27 pjesėtarėve tė UĒK-sė, nė shtėpinė e Ali Strumcakut pjesėtarė I UĒK-sė , lagje kjo nė veri tė fshatit tonė, me ne ndodhej edhe Komandanti i Batalionit tė dytė tė Brigadės 113 “Mujė Krasniqi” Isa Xhemajli i cili kishte caktuar njė grup pėr pėrcjellje dhe lėvizjen e armikut dhe mbante lidhjet me njėsitė e tjera tė UĒK-sė tė cilat ishin nė vėzhgimin e forcave tė armikut.
-Ora 24:00 errėsirė e madhe, unė dhe Imer Deliu i parashtrojmė njė kėrkesė Komandantit qė tė na lejojė rrugėn tė hyjmė nė lagjen e Hysenajve dhe tė Deliajve pėr ta vėzhguar terrenin , nė mėngjesin e hershėm tė dt, 28.09.’98 vazhdojmė rrugėn me Imerin , dhe hyjmė nė lagjen time, nuk kishim informacione tė plota se armiku tėrėsisht ėshtė larguar nga fshati por ne lėviznim me njė kujdes tė shtuar .
-Ulemi nė njė livadh nėn shtėpinė time, hamė disa dardhė qė kishin rėnė nga pema ,Imeri as qė kishte ndjenjėn se familjes sė tij mund ti ketė ndodhur diēka ,ai mbushi gjoksoren e tij me dardhė pėr tė gjithė anėtaret qė kishte dhe shpresonte se do ti takonte dhe t’ua japė nga njė tė gjithėve ,karikatorėt i futi nė xhepa pantallonash, nė rrugė e sipėr Imeri tregonte se me njė dėshirė tė madhe iu kishte bashkangjitur radhėve tė UĒK-sė pėr ēlirimin e vendit , ai tregonte dhe thoshte se para fillimit tė Luftės i kishte ftuar tė gjithė anėtaret ,Prindėrit,vėllezėrit dhe i kishin ndarė detyrat familjare, Imeri qė ishte mė i madhi prej vėllezėrve do tė futej nė UĒK ,ndėrsa vėllai i dytė Enveri tė kujdesej pėr anėn ekonomike tė familjes dhe ndodhej i punėsuar nė Slloveni ,ndėrsa vėllai i vogėl Ademi tė pėrkujdesej pėr lėvizjen e familjes nė rast nevoje , kjo tė bėnė tė kuptosh se ky njeri ishte i pėrgatitur psiqikisht ,shpirtnisht dhe fizikisht tė kontribuojė nė ēlirimin e vendit tė tij prej njė armiku shekullorė, nė fillim tė muajt qershor tė ’98 Imeri lė punėn nė Slloveni vjen nė Shqipėri armatoset kalon kufirin shqiptaro-shqiptar dhe i bashkėngjitet radhėve tė UĒK-sė nė Drenicėn e tij.
-Binte njė shi i imėt por i pa ndėrprerė,vazhdojmė rrugėn pėr nė lagjen e tij,nė rrugė e sipėr nė vendin e quajtur “gryka e hagjėve”takojmė kushėririn e Imerit, Bashkimin,njė djalė rrethe tė njėzetave i cili lėngonte nga njė sėmundje fizike tė njėrės kėmbė , ndalemi dhe vėzhgojmė terrenin ishte mjegull mėngjes i hershėm , ishim afruar diku rrethe 200 metra afėr rrugės kryesore qė lidhte dy fshatra Abrinė dhe Likofcin ,vėrejmė se diēka ishte ngritur nė malin para nesh,por nuk mund ta dallojmė se ēka ishte,me qė Imerin e kisha Komandant tė skuadrės ai mė propozon qė tė kthehem tė shokėt dhe tė i njoftojė se deri aty mund tė vijnė tė gjithė shokėt .
-Kthehem tė shokėt dhe e njoftoi Komandantin se si ishte gjendja nė teren dhe se tė gjithė mund tė nisemi nė drejtimin qė isha ndarė me Imerin se aty na pret ai .Nė ndėrkohė Imeri me kushėririn e tij ishte afruar mė afėr rrugės kryesore dhe kishte vėrejtur se ajo qė ishte ngritur mbi malin e shkurtėr kishte qenė tendė najloni ku kishin qėndruar forcat e armikut,Imeri me kushėririn e tij hynė nė lagjen Deliu pa pritur ardhjen tonė.
-Derisa unė me shokė po bėheshim gati pėr tu nisur dhe veē ishim rreshtuar pėr nisje arrin Imer Deliu me kushėririn e tij Bashkimin ,nė duar mbanė njė foshnje dhe shprehet duke qarė ; merreni shokė kjo ėshtė e tėrė familja ime qė ka mbete gjallė....! tė tjerėt janė tė masakruar tė gjithė..!! , tė gjithė u shtangėm dhe u tronditėm nga ajo qė dėgjuam..!!! , filluam ta ngushėllonim Imerin tė gjithė me njė dhimbje tė madhe qė pėrshkroi gjithė shpirtin tonė .
-Kjo foshnje gjashtė javėsh ishte Diturie Imer Deliu e cila kishte mbijetuar dy ditė tė plota duke qėndruar nė gjoksin e nėnės sė sajė tė mbytur dhe duke u ushqyer me gjakun e nėnės sė saj, dhe me pika shiu . Hamide Xhemajli,Lindita Jusufi,dhe Rahime Hajdari pjesėtare tė UĒK-sė marrin nėn pėrkujdesje e pastrojnė dhe e ushqejnė Diturien gjashtė javėshe .....!
-Tė pikėlluar se ēka kishte ndodhur nė lagjen e Deliajve vazhdojmė rrugėn tė gjithė shokėt sė bashku pėr tė parė se ēka kishin bėrė tė ēmendurit e njė ushtrie qyqare ndaj fėmijėve grave dhe pleqve,tė paarmatosur nė njė male afėr lagjes Deliu .
-Hymė nė oborrin e Sali Deliut ,babai i Imerit dhe shohim trupin e pa jetė tė Ademit nė korridorin e Odės ku mė herėt Imeri e kishte tėrhjekur zvarrė nga vendi i ramjes,vazhdojmė nė kėrkimin e kufomave tė tjera hasim nė plakun 94 vjeēar Fazli Deliu i djegur nė shtėpinė e tij tėrėsisht , vetėm kafka dhe eshtrat tregojnė pamjen se ka qenė njeri, tutje nė malin ku ishin tė strehuar Deliajt......kufoma e tretė Zeqir Jonuz Deliu 45 vjeēar ,vazhdojmė nė tė majtė tė malit hasim nė plakun rrethe tė shtatėdhjetave Ali Deliu i prerė nė fyte me thikėn e tij tė vogėl...!!! qė grinte duhan kaēak pėr tė pirė,kushėri i Imerit ,tutje Pajazit Deliu edhe ky kushėri i Imerit,rrethe gjashtėdhjetė e pesė vjeēar ,Nėna dhe Halla e Imerit diku afėr tė shtatėdhjetave tė masakruara barbarisht...!!! kėmbėt e prera nė gjunjė, mė tutje bashkėshortja e Imerit,(Lumnija)....bashkėshortja e Enverit (Luljeta shtatzėnė...!!!) bashkėshortja e Ademit 30 vjeēar (Mihanja 25).....nėna e Valmirit njė vjeēar...!!!! ( vėllezėr tė Imerit)!!!.. nė formėn mė mizore tė masakruara........!!!!! si mund tė durojė pa u zhgreh nė vajė njeriu normal para fėmijėve tė Imerit...!! Vajzės tetė vjeēe Menduhise dhe djalit Jetonit dhjetė vjeē qė ishin bėrė shoshė nga thikat e Ēetnikeve-shkie ujqėrve te Ballkanit .....!!! dhe u kishin prerė gjymtyrėt e trupit......!! ishte kufoma e fundit nė mesin e 24 tė masakruarve ajo e mė tė riut Valmir Adem Deliut, vetėm njė vit jetė kishte......!!!!! cuclla i rrinte mbi gjoksin dhe kraharorin e tij tė njomė …!!!!!
Ndodheshin tė vrarė bashkėshortja e Hajriz Deliut (Zahidja) me dy fėmijė nėn moshėn dhjetė vjeēare Gentiana shtatė vjeēe dhe Donjeta gjashte vjeēe ...!!!!Babai Hajrizi ishte gjetur tre dite me vone i mbytur ne bunar ,kushėriri i Imerit ,Mėsuesi veteran i arsimit Habib Deliu me tė vėllamė Hysenin dhe me dy vajzat Mihanja 16 vjeēare dhe e motra Antigona 14 vjeēare ....!! tė masakruara dhe tė dhunuara nga bishat serboēetnike . Me ne ndodhej veprimtari i pa lodhur i kėshillit pėr tė drejtat e njeriut pėr rajonin e Drenicės zotėri Murat Musliu nga Likoci i cili tė gjitha kufomat i vizitojė dhe i fotografoj njė nga njė.
-Para gjithė asaj qė kishte ndodhur, Imeri u mbante jashtėzakonisht mirė pavarėsisht prej rastit tregoi njė zemėrfortėsi tė madhe ,ku edhe ne shokėve na ipte kurajė qė tė vazhdojmė luftėn deri nė arritjen e lirisė sė plotė, sepse thoshte liri pa gjak nuk ka, unė pėr vetėn time do ta quaja legjendė pėr zemėr fortėsi qė ka treguar para njė masakre tė tillė familjare .
-Mbas gjithė asaj qė kishte ndodhur ,Imeri na tuboi tė gjithėve dhe na tregoi vendin se ku planifikon tė i varrosė pėrkohėsisht tė masakruarit,nė familjen e Imerit mungonin edhe katėr fėmijė tė cilėt nuk ishin prezent me tė masakruarit,vjen njė lajm se katėr fėmijėt ndodhen nė lagjen e Hysenajve ,nga Imeri marrė urdhrin qė tė shkojė dhe tė i vizitojė ,ngjitem lartė nė lagje dhe nė familjen e Avdullah Mehmet Hysenaj takoi katėr fėmijėt e gjallė tė familjes sė Imerit , tė gjithė kishin plagė nė trupin e tyre tė njomė ,mosha e tyre ishte nga njė (1) deri nė pesė (5) vjet , njėri ishte djali i Imerit (Alberti i cili i ka shpėtuar masakrės dhe ėshtė ngushėllim per Baba Imerin ) ndėrsa tre tė tjerėt tė Enverit (vėlla i Imerit) , kthehem nė vendin e ngjarjes dhe e njoftoi Imerin se katėr fėmijėt ishin gjallė dhe ishin tė strehuar nė shtėpinė e Ajet Hysenajt, pėr njė moment Imerit I ngushėllohet shpirti nga ky lajm se katėr fėmijėt e familjes sė tij janė gjallė !!!! .
-Fillon hapja e varrezave nga shokėt tanė ,dhe disa fshatarė qė kishin dėgjuar pėr lajmin edhe ata shumė pak .
Kurrė nė jetėn time nuk kisha pėrjetuar diēka tė tillė dhe nuk kisha parė masakėr mė tė rėndė , pėr njė moment mė lindi ideja se po ta shohė bota kėtė masakėr do tė tronditet , e ndajė Imerin nga shokėt dhe i propozojė qė nėse ėshtė e mundur tė i njoftojmė mediat vendore dhe ato ndėrkombėtare qė nė atė kohė ndodheshin nė Prishtinė, dhe tė i vizitojnė tė masakruarit nė vendin e ngjarjes, dhe se kjo do ti tregonte Botes se me ēfarė armiku kemi tė bėjmė , nėn emocionin e dhimbjes qė kishte Imeri, ai dėshironte qė tė masakruarit tė varrosen sa mė shpejtė ,por edhe me ndihmėn e shokėve e bindėm Imerin se ia vlen ta njoftojmė opinionin e gjerė.
-Kthehem tek zotėri Murat Musliu i cili mbasi kishte bėrė fotografimin ndodhej nė lagjen e Demakve tė Fshatit Terstenik,nė shtėpinė e Shaban Demakut i them se nėse ke mundėsi pėr tė lajmėruar ngjarjen nė Qendrėn e Gazetarėve Botėrorė nė Prishtinė , ai menjėherė pranoi mendimin tim dhe veproi me telefonin e tij celular.
Arrijė nė vendin e ngjarjes dhe ulemi me Imerin e njoftoi pėr veprimin e kryer dhe ndezim nga njė cigare......vjen dikush nga shokėt dhe na njofton se nė vendin ku ishin tė masakruarit kanė arritur ca gazetarė ndėrkombėtarė,ngrihemi dhe shkojmė si duket lajmi kishte marrė dhen... dhe kishte filluar tė dėgjohej,shohim se nė vendin e ngjarjes kishin arritur vėzhgues diplomatik ndėrkombėtarė tė asaj kohe qė ndodheshin nė Prishtinė e jo ndonjė gazetarė, Ishin vėzhgues diplomatik Amerikan dhe Anglez me ta ishte edhe Fred Abrahams udhėheqės i Organizatės Ndėrkombėtare pėr tė Drejtat e Njeriut “Human Right Watch” ata bėnė fotografimin e tė masakruarve me aparatet e tyre speciale dhe tronditen nga ajo qė shohin,nga sytė e tyre dilnin lot pėr atė qė panė nė fshatin Abri tė Epėrme !!!.
-Vėzhguesit diplomatik lėnė fshatin nėn krismat e granatave tė armikut dhe kthehen nė Prishtinė ,njoftojnė mediat vendore dhe ato ndėrkombėtare me rastin e Abrisė ,tė nesėrmen shumė gazetarė ndėrkombėtarė ia mėsyjnė fshatit Abri pėr tė arritur nė vendin e ngjarjes ku kriminelėt e Beogradit kishin lėnė gjurmėt e tyre,lajmi mori dhen e pikėlloi Kosovėn dhe tronditi Botėn...!!!!! .
-Pėr mendimin tim masakra e Deliajve tė Abrisė ka forcuar moralin tė tė gjithė pjesėtaret e UĒK-sė nė rejonin e Drenicės, pėr tė vazhduar luftėn e drejtė pėr ēlirim tė vendit, por edhe i ka treguar Bashkėsisė Ndėrkombėtare se kriminelėt e Beogradit duan ta shfarosin njė popull tė tėrė, nga vatrat e veta etnike historikisht, duke masakruar fėmijė, gra dhe pleq tė pa armatosur .
-Ndėr gazetarėt e parė qė bėri incizimin me kamerė ėshtė gazetari i BBC-sė nga Britania e Madhe VAVGHAN SMITH (VANI) i cili edhe mbeti mik i ngushtė i Imer Deliut dhe nė pėrgjithėsi Familjes Deliu e cila e ēmon punėn e tij pėr mos lejimin e varrosjes sė kėsaj ngjarje tė madhe.
-Ngjarjen e evakuoi nga kujtimet e tij "Ēaushi" ish pjesėtarė i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, nga fshati Abri e Epėrme tė Drenicės ,dhe i cili mendon se Masakra Deliu .....dhe shume masakra tjera qe ndodhėn nė Kosovė gjatė luftės sė fundit janė nėn tretmanin dhe nėn hijen qė e meritojnė,nga institucionet vendore nė Kosovė.......!!.
Me respekt
Ēaushi
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ēaushi : 22-10-2006 mė 18:22
Dhuro shumė...e prit pak!
Pershendetje Drenica
mir se ju gjeta
#VamosArgentina
Masakra e obris
thon masakra e obris
mija lot,ka zbrit gjithsis
shume yjet ka vargis
me dal qiellit per me pa
n,lot,ylltare,per me kja
kah,at, foshnje,e mbyt ai shkja
edhe dy motra,kah po i mbyt
kah nji plak po e prejn ne fyt
kah nji nane i nxjerrin syt
q ,jan ,trishtue,shekujt,mbi,dhe,
se ,q,jan rrqeth po kombe ,e,fe
kah ,nji nan,sheh n fyt tu pre,
edhe foshnjet n djep tue mbyt
e dy vajzave tu u nxjerr syt
flok e rrenj po nxjerr ledines
kah po e sheh po shkjaun e shkines
permbi gjak ah duert tu i la
britma e nanes druj ka tha
ka tha qiell,e ka tha dhe
shpresat rrezeve ua ka pre
mos me ra pingul me nxe
se edhe toka q ,esht urrye
dielli pamje kur ka kthye
kur ka pa foshnjen n bibron
jet njomzakja kah po ndrrron
shkaju mbi djep at tue godit
nanen sysh bebzat tu i rrit
mendt jash ballit don me i qit
qielli e dheu e n britma nana
thon trishtue jan diell e hana
thon kan luejt,dete e,vulllkana
kan mbledh m,llef e kan ba be
per me u derdh njiher mbi shkje
kurt vjen koha t vjen sahati
shkje e shkina me i zan mkati
kan me e,mblue kan than serbin
ka me i lshue llava ordin
shum orteqe do t i bijn
do ti bjen tsunam me dhe
shum vullkane qe jan nxe
jan pervlue mnije tue pa
shum damar t tokes jan tha
kur me sy kan pa at shkja
kah i bjen foshnjes qekan
n, rrasht te kokes,kan tha nan
kan tha shpirtat an e, m, an
kan tha fije qe lidh qielli
kan th sy e zemr dielli
kan tha bari,e pranver prilli
kan prek yjet shpue pertej
fundin t tokes prek ne dej
kan lu fort themelet t jetes
jan turr ndezjet e kometes
edhe turr esht ajo vransina
esht pervlue ara e ledina
nga kta shkje qe i bani shkina
ka vajtue po qyqja n shkrep
po si prehet fmija n djep
po sii nxjerr nana ato flok
ka kja fleta n borzilok
gur e zalle jan ba tok
jan rrudh dridhjesh rrqeth ylberat
seq jan struk po kalli e fjerat
edhe shpend po ato t mjerat
jan rrqeth yjt tue pa hata
qielli mendjen,e ka vra
thon se lot jan shkri pa pra
gjithkah toks e galaktikes
kur esht ngul po maja e thikes
n, bark te foshnjes n ,fyt te qikes
tue pa nana kaspahane
tue nxjer flokt ajo drit hane
tue lue n shprt toka dardane
shkjau mizor tue gri e pre
kah me krim qetnikt jan nxe
nanen t gjall shpirtin si n loj,
tu ia sjell,mbi buz e goj
tue mbulue vendin me ploj
deri sa shpirtit nan e fmi
jan perplit po te nji vrri
nji familje pre e gri
dikush n thik e dikush n sater
kur pau bota ket masaker
si u shkretue po e,mjera vater
se si u la nji bab pa fmi
si ju pre nusja me bi
djep me gjak qe pik nen bli
kur pau bota mizorin
nisi ather rreshtoj ushtrin
edhe,ne hart ka kqyr obrin
kqyr drenicen kqyr reqakun
shkjau i shkines tu u derdh gjakun
kanibalat tue pre mish
kah zgerdhihen t gjith si bish
tu i filmue prej sateliti
kur nji shkaj foshnje ia njiti
per kaptjelli e qon perpjet
si tu lue me i kukull t leht
kur ajo shpirt tash kish pas dhan
tue hudh fioshnjen permbi nan
zot q ka lshue bota nji gjam
se q kan ndje po diell e han
po a ka kund kshtu mbi dhe
mbasi foshnja te jet pre
me hudh loje mbi nan t, re
lshojka qielli lotin rrke
thon betue ja ato rrfe
thon betue jan gur e dhe
se nji dit kur t vjen gjykimi
kan me ra pa pik dyshimi
mbi serbi mbi at mish t eger
kan me shkye vullkanet fleger
edhe hakmarrja e perendis
per kket loj me kufom t fmis
per qdo krim qe i la shqipnis
edhe njerzve n tjera fe
sa mish njerzve qe u ka pre,
shihni pra ju kombe e,fe
ju qe mir gjith jeni ndje
edhe kur ka vuajt shqiptari
kur ka qa n ballkan ma i pari
kurka shkrue ankese leter
kur ka luejt europa e vjeter
e pazare me lugeter
shihni mir thrrtore ,e gjak
shih serbin me karadak
shih q ,ka ba europa plaak
me thik sllave t dirigjimit
gjithmon leje i ka dhan krimit
per me lue sllaviant n ,kufoma
per t gjaku esht aroma
e jolulja qe rrit flet
per t a krimi esht n ket jet
krimiesht per serbianin
edhe per rus e per junanin
prndaj ti europ drejto
t dy syt e mir pergjo
hapi vesht edhe ndigjo
se me krime t, pansllavis
s md me qit nder qytetnis
as me i dhan vulen drejtisis
s e at zot ti e ke hidhrue
n gjak hakmarrrja esht tu i vlue
ty perfshi t ka n list po drue
se t padrejta ke ba ne akte
ka shqipnija gjurme fakte
kur i lshove ujq,t,nder ne
mish t pafajshem me na pre
foshnje e cuca e nuse t re
se masakra,e obris
sot esht dhimbja e shqipnis
por edhe e,globit e njerzis
shpesh mendon bota me lot
se ka t,kjart as kurr as sot
si mbi glob ku rrijn gjallesat
ku rrijn kombet tu i var shpresat
per je tt re per cak ma t mir
paska soje e njeri
qeaq ftoft merr jet mbi fmi
siq e bani shkjau ne obri
ku ajo foshnja me bibron
ka pa nanen kah loton
mandej ng jak motrat tu u la
kur edhe kjo ka nis me kja
po me qesh din veq ai shkja
jo kush tjeter kah etika
as ne glob as n galaktika
kushkaq ftoft e kaq i qet
nuk merr n foshnje gjak e jet
si serbijani qe s,njeh mshir
njihe pra oj bot e lir
njihja vepren e strukturen
shihja krimin e kulturen
shihja veprat gjakatare
shihje caqet sa vrastare
i ka n jet e ato qellime
veq per gjak e per pshtjellime
e mbuloft qielli n mallkime
shihe bot kush esht kasap
kush gjith globine don n zap
kushe msheh thiken nen vrap
kush per gjak ka etje prore
kush nuk njeh rug parimore
kush nuk ka mshir ,as norm jete
shihni kush po trazon dete
kush po i mbush palnetet vner
kush derdh gjak mbi bari e fjer
kujt maskarat i duke loj
kush vret fmi me bibron n goj
se maskara e obris
ka thye shpirt gjithkah njerzis
por ndergjegje s prek t serbis
se aty ndergjegje s ka
se per foshnje s ndjen ai shkja
as per fryt te qytetnis
nuk e ndjen lotin e fmi,s
huk ka lot at qe e,perkul
s ka qeliz as molekul
vetem forcen ai e njeh
ather nis ligjet i sheh
ather nis me u ba viktim
nis me kja e at bertim
pa fije turpi let per ligj
mbaju bot e,mos u digj
mosu digj qka sheh mbi dhe
qka ske pa nder kombe e,fe
poeti xhelal ferizi nga mitrovica vazhdon me vargjet e tij liriko epike,
lexoni vlersoni dhe komnetoni poetin,xhelal ferizi,
ndimojeni poetin perkraheni poetin
perkraheni dhe ndihmojeni poetin e Mitrovices
KONTAKTI ME POETIN integro_fat@hotmail.com
Pėrshėndetje sofra a ka fli?
Pėr ēfarė ėshtė fjala?perkraheni dhe ndihmojeni poetin e Mitrovices
Mjesi drenica legjendare ju pershendes
Krijoni Kontakt