Close
Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 182

Tema: Drenica

  1. #21
    Kercimtari numer NJO Maska e cool_dancer
    Anėtarėsuar
    03-08-2003
    Postime
    179
    oo Drenica trime ju dua!!
    June 16, World cup 1st round: ARGENTINA-surbia 6:0

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-02-2006
    Postime
    98
    Kullat, e pergjakura,
    Trimeria qe nuk ka fund,
    me zjarr shuan zjarrin.

    Drenice, lavdi

  3. #23
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    PERSHENDES DRENICEN LEGJENDARE
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #24
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anėtarėsuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Ju falenderoj te gjitheve per pershendetjet dhe ju deshiroj mireseardhje ne Drenice ne emer te drenicaseve .

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anėtarėsuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    Foleja keni ber shum punė te mire , ju pergezoj per ket kontribut qe japin ju personalisht ketu , duke shfletuar historikun e kti vendi te vogel e ne fakt qe per nga luftetaret qe nxori ne drit me sigur eshte ma i madhi vend qe dha heroj per lirin ton qe ne tani e gezojm . DRENICA ĖSHTĖ KRUJA E SKENDERBEUT .

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    ADEM JASHARI SIMBOL I REZISTENCĖS ANTISERBE



    Ashtu si mosha e njė rrapi madhėshtor pėrcaktohet nga rrathėt e trungut tė tij, edhe dhimbja e njė kombi mund tė pėrcaktohet nga tė rėnėt e tij. Kėta tė rėnė pėr idealin e lartė kombėtar, asesi nuk vdesin, nuk humbasin nė muzgjet e harresės. Ashtu si rrathet qė tregojnė moshėn e rrapit, jetėt e tyre potencojnė shkallėn e dhimbjes krenare. Paqja e gjelbėr nderet pafundėsisht mbi ta. Shembuli i Adem Jasharit, pėrveē si simbol qėndrese dhe heroizmi vlen tė shikohet edhe si flijim nė emėr tė njė tė ardhmeje fatsjellėse pėr kombin e vet.

    DRENICA LIND VEĒ TRIMA...

    Duke dėgjuar kėtė varg lapidar,nė kėngėn kushtuar Adem Jasharit natyrisht qė tė pushtojnė emocione tė thella.Historia nė kėtė rast nuk shėrben mė vetėm si njė burim informacioni por tė fal edhe ndjesi tė tilla pėr ēka mund ta ēuash veten krenar qė ke lindur nė truallin shqiptar dhe mban kėtė emėr gjithkund.Ngase je i prirur tė dish pėr heroizmin e sotėm tė Drenicės,tė vijnė nė kujtesė si nė celuloidin e njė filmi,ngjarje dhe data tė lavdishme,gjėmime luftėrash,kėngė djepi trimėrie e kėngė vaji po kaq trimėrie dhe heroizmi.Hyn nė bisedė intime me tė kaluarėn tėnde.


    Nė Drenicė,ende sot,midis majash tė larta ėshtė fshati Kopiliq.Kėtu,gjashtė shekuj mė parė ka lindur dhe ashtė ritur Millosh Kopiliqi,ai trim i rralė pėr tė cilin ende sot legjendat janė tė dyzuara,nėse ishte serb apo shqiptarė.Flas pėr legjendat sepse nė dokumenta tė shumta tė Perandorisė Osmane si edhe tė Evropės.Milosh Kopiliqi dėftehet prej viseve tė Drenicės.Dhe pikėrisht ky trim qė nė vitin 1389,nė betejėn e Fushė Kosovės,nė ate zallamahi thirrjesh e gjaku,duke mos pėrfillur rrezikun,vrapon pėrmes turqve duke goditur pėr vdekje Sulltan Muratin e Parė.Drenica kėsisoj hynte nė analet e historisė pėr trimėritė e birit tė saj.Dhe sipas zakonit tė lashtė shqiptar,kur dikush bėnte diēka tė ndershme e tė lavdishme pėr fshatin e krahinėn e vet,ai thirej me emrin e fshatit.Ai nderohej kėsisoj e pėrjetsohej nė kėngė e legjenda.


    Shumė vite mė pas,nė kullat e rėnda tė tij,njė tjetėr trim i cili shumė shpejt do tė hynte nė legjendė. Ai quhej Isa Boletini, e prej kushtrimit tė tij u trembėn nė dhjetra vjet ushtritė turke dhe hordhitė serbe.Kullat e Isės u dogjėn e u rrafshuan disa herė,babai,vėllai,djem e nipėr u vranė duke luftuar me turq e shkije,lumi Ibėr rrodhi pėr ditė e netė tė tėra gjakun e Boletinjėve qė donin tė rronin si shqipe mali.Por Isa s’u tremb,Isa s’u tund.Vetėm njė tradhėti e serbo- malazezėve do tė bėnte qė gjokėsi i tij tė mbushej me plumba dhe zėri i tij tė ndalej.


    Po ishtin dhe Azem e Shotė Galica.Emrat e tyre i thėrasin ende sot erėrat e maleve tė Drenicės, borėrat e Sharrit ende nuk mund t’i mbulojnė gjurmet e gjakut tė tyre,heshtja e viteve kurrsesi nuk mund tė pėrballet me krismat e pushkėve tė tyre.Kėtu ėshtė Shqipėria,tė ngjan se thonė ende ato krisma,kjo ėshtė tokė e gjyshėrve tanė,thonė bubullimat e Llapit,ne falim jetėt tona,por jo nderin e vatrave.Azemi duke rėnė nė luftė me shkjaun,lutej qė beteja tė vazhdonte.Shota nė krye tė ēetės pėrcillte amanetin e prijėsit dhe burrit.Mė pas kur edhe ajo binte nė fushbetejė ishte njė armatė e tėrė e burrave prej Drenice qė vazhdonin udhėn e nisur.


    Pėr tė ardhur kėsisoj deri nė dimrin e egėr tė vitit 1944-1945.Njė,njė Isa,njė Azem,e njė Shotė,jepnin kushtrim nė hap e nė zė tė njė burri qė quhej Shaban Polluzha.Edhe ky ishte lindur pranė kėngėve dhe trimėrive tė Polluzhės,edhe ky pat thithur ajėr prej bjeshkėve tė lira tė Drenicės.Dhe kur pa se po shkelej amaneti i tė parėvet dhe kur ndjeu se gjakun e pastėr tė trimave tė tjerė tė Drenicės donin ta bėnin fli tė ideologjive,nuk mundi tė duronte mė. Komunizmi kjop sėmundje e urryer do ta ndjente vehten shumė ngushtė nė kullat e Drenicės.Ylli pescepesh ardhur prej sllavėve,nuk mund tė bėnte dritė nė ballėt e bukur tė djemve ku jetonte dashuria pėr shqiponjėn e lirė.Polluzha,duke organizuar revoltėn e parė antisllavo-komuniste tė Drenicės,u jepte mesazhin e qartė,tė njė lufte tė vazhdueshme midis nacionalizmit tė ndershėm shqiptar dhe internacionalizmit proletar,ose e thėnė ndryshe,ndaj proletarėve pa atdhe.


    Nė njė muzg nė Tiranė, Ylli Mici,dikur oficer kariere nė ushtrinė shqiptare,duke parė kėmbėnguljen time pėr tė ardhurit nga Kosova mė trego :


    „Na thirrėn nė komandėn e Akademisė Ushtarake „Skenderbej“ nė Tiranė dhe na treguan shkurt mbi ate se ēfar do tė bėnim.Duhej tė stėrvitnim njė grup burrash tė ardhur nga Kosova.Pėrgaditja e tyre,nė strukturat tona ushtarake do tė konsistonte nė ate taktike,tė lėndėve tė zjarrit dhe ato tė pėrgaditjes fizike.Porosia e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Shqiptare,ishte qė askush veē ne, kuadrove tė akademisė ushtarake „Skenderbej“ nuk duhej tė dinte mbi kėtė mision. Qė nė ditėt e para tė stėrvitjes tė zjarrit,mė ra nė sy interesimi dhe serioziteti i Adem Jasharit.Trupėlartė,me mjekėr e mustaqe,sytė gati zhbironin gjithshka qė unė shpjegoja.Pėrgjithėsisht,krejt grupi mėsimor kishte njohuri pėr automatikun,ndėrsa armėt e tjera tė kėmbėsorisė njohuritė i kishin tė pakta. E vėrteta ėshtė se ne kishim planifikuar gjashtė orė tė plota mėsimore por une asnjėherė nuk mbarova mėsimin nė ora pasiedhe pas atij qė patėn caktuar,vėllezėrit tanė tė ardhur nga kosova nuk shqepeshin prej kabinetit.Ata i mernin armėt i zbėrthenin,i preknin me kuriozitet bile mė dukej se edhe me shumė dashuri. Adem Jashari njė ditė,ndėrsa dilja prej kabinetit,mė vjen mbrapa dhe mė thotė: Pedagog Ylli, a mundet me tė pyet diēka ? Fol i thashė mos u tut ! pasi heshti pak,me njė vėshtrim tė thellė mė pyeti sėrish : A i kena na kret kėto armė,nė armatėn tonė?


    Unė buzėqesha pse e kuptova shqetsimin e tij.Pėr arsye tė sekretit ushtarak,une s’mund t’i tregoja tė gjithėve po Ademin e ēova njė ditė nė disa depo tė reparteve.Ai shihte armėt,municionet, aparaturat luftarake dhe kujtoj ende sot se si duke mė pėrqafuar mė tha : „Bash kėtej e tutje s’kam ma asnji merak ! Dikur pata mėsuar se i madhi Sami Frashėri pat shkruar qė shqiptari duhet tė luftojė me dituri e penė,por edhe pushkėn ta ketė plot.Tash kuptoj mė sė miri kėtė.Atėherė kur me fqiun tand s’ke gjuhė me u marrė vesh,atėherė edhe qytetėrimi modern s’gjen gjuhė me u marr me tė,le tė flasi pushka.Nuk asht ndonji gja e bukur por asht e domosdoshme,pėr mos t’u shuar historia jonė nga mė tė vjetrat nė ballkan“. Vite mė pas e kuptova shqetsimin e heroit Adem Jasharit“ .

    KRAHĖT E PRERĖ TĖ SHQIPONJĖS

    E vėrteta ėshtė se marsi i vitit 1998,nuk mund tė vinte me kaq krisma,pa patur mė parė,tė tjerė terore e fushėbeteja tė tjera.Kėshtu nė ditėt e fundit tė nėntorit 1997,nė drenicė posaqėrisht nė fshatrat ; Rakinicė,Rezalle,Vojnik e Llaushė,policia serbe ndėrmori njė sėrė aksionesh befasuese kundrejt familjarėve tė pambrojtur.Mė sė tepėrmi,ata kėrkonin tė vendosnin njė terror psikologjik pėr tė ndaluar sado pak erėrat e pavarsisė e tė vetvendosjes qė kishin filluar tė frynin nė ato gryka.mandej pėr tė treguar hapur se kundėr kujt drejtohej ky terror dhe kjo luftė,serbėt qėlluan varrin (mė saktė fotografinė) e studentit Selman Vojvoda i cili ishte vrarė nė demonstratat e mėdha tė rinisė shqiptare,nė Mitrovicė,nė vitin 1990.Rivrasja e kėtij studenti qė u ngrit pėr tė kėrkuar tė drejtat e kombit tė vet,natyrisht nuk mund tė kalonte pa njė ndjenjė urrejtje madhore tek familjarėt,miqtė dhe krejt studentėt qė patėn pėrcjellė Selman Vojvodėn pėr nė varreza tė mbuluar me flamurin kuq e zi. Dhe pikėrish aherė,kur kjo revoltė kish nisur tė dallgėzojė,kur djem e burra tė Drenicės mbushnin radhėt e UĒK-ės,nga sirtarėt e komandave ushtarake serbe,u nxuarėn planet pėr goditjet e mėdha,vrasjet mizore dhe malltretimet ndaj popullsisė sė pabrojtur shqiptare.E nėse kish njė „radhė“ goditje kjo padyshim do tė niste me familjen e Jasharajve nė Prekaz,pasi serbėt nuk do tė harronin ngjarjen e tetė viteve mė parė.Kėshtu,bashkė me borrėn e madhe qė binte nė mesnatėn e 22 janarit 1998,grupe speciale tė ushtrisė fashiste serbo-ēetnike rrethonin kullat e Jasharajve nė heshtje tė plotė.ata patėn marrė gjitha masat qė goditja tė ishte e menjėhershme, e fuqishme, vdekjeprurėse duke paraparė se nė pėrfundim tė kėsaj beteje do tė luhatej revolta e Drenicės,ashtu si luhaten fortunat nė gjoks tė malit.Dhe pikėrisht ngase kėshtu llogari nkanė bėrė nė tė shumta herat serbėt gjithmonė kanė dėshtuar.


    Ka qenė ora 5 e mėngjezit e datės 22 janar 1998 kur mbrenda njė ēasti tė vetėm,toka ku ishin kullat e Jasharajve,ka shungulluar prej njė numėri tė pazakontė krismash.Nė murret e kullave,janė derdhur njėherėsh mijėra gjyle topash,granatash,fishekė mitrolozi e automatiku,a thua se luftohej nė front tė rregullt lufte.Pėr nga sasia e sidomos lloji i armatimeve qė u pėrdor aty,merret se tashmė nė ndihmė tė policisė,ishin formacionet e ushtrisė gjakatare serbe.Nė kėtė rrėmje predhash,janė synuar sidomos ato ambiente tė kullave ku mendohej se ndodheshin gratė dhe fėmijėt.Mandej futja nė luftim e minahedhėsve,dėshmoi se ky aksion i pushtesve serb tek e mbramja kėrkonte shfarosjen e plotė tė kėsaj familjeje tė madhe trimash.Nė fakt,sipas dėshmive tė mėvonshme tė fshatarėve tė Prekazit, beteja ka zgjatur vetėm 35-40 minuta,ngase nė krah e shpinė tė banadve ushtarako-policore serbe pas kėsaj ka filluar goditja po aq vendimtare me armė nga ana e UĒK-ės.Kjo i ka detyruar tėrheqjen e forcave serbe pa mundur tė realizojnė qėllimin final tė tyre.Tė paisur me mjete tė ēelikta,ata janė larguar me ngut duke vazhduar terrorin e duke vrarė njerėz tė pafajshėm nė rrugė.Paskėsaj,ēdokush e pat kuptuar se diplomacitė midis serbėve dhe shqiptarėve kishin dėshtuar fund e krye.Lufta ishte shpallur.Kjo luftė,midis dy etnive tė vjetra ballkanike,nuk ishte e para.Sidoqoftė,fati mjegullor dukej se e parashihte si tė fundit.


    Dhjetė ditė mė pas,me 1 mars 1998,herėt nė mėngjez,drejt fshatrave Likoshan dhe Qirez,ishin drejtuar njėsi tė mėdha paramilitere ēetnike e policore.Duke pėrfituar prej zhurmės si edhe terrenit tė pyllėzuar,mjaftė banorė tė kėtyre fshatrave,tė bindur prej rrezikut tė madh u fshehėn nė pyje.Dy-tri helikopterė qė kanė vėzhguar lėvizjet kanė bombarduar gati krejt zonat. Ata janė larguar nė tė errur pasi kanė shkatėruar shumė shtėpi dhe vrarė e plagosur dhjetra vetė prej kėtyre vendeve. Mdje, mė 5 mars,do tė niste epopeja e madhe.E vėrteta ėshtė se njė natė mė parė,janė vėnė re lėvizje tė mėdha tė forcave ushtarako policore serbe.Tashmė pėr banorėt e Prekazit,Gradicės,Qiriezit, Aēarevės,Llaush,Rrezallė e Re etj,ishte e qartė se dhuna serbe nuk do tė kursente dikend. Megjithkėte,pėrndryshe nga ē’mendonin serbėt,burrat e gratė trime tė Drenicės,ndiheshin tė paepur nė sytė e tyre tė frymėzuar prej idealit tė madh tė lirisė e pavarsisė.Kėshtu dėshmitarė okullarė tė fshatit pollac,disa minuta larg lagjes sė Jasharajve kanė pohuar tashmė vendosmėrinė e kėsaj familjeje heroike. E vėrteta ėshtė se ndėrsa zona rreth Prekazit po rrethohej,disa fshatarė kanė shkuar nė shtėpinė e Jasharajve dhe kanė mundur tė bisedojnė me plakun Shaban mbi mundėsinė e largimit tė tyre tė fshehtė,pasi dihe historia e dy sulmeve serbe tė maparshme ndaj kėtij fisi.Shaban Jashari,ai plak i bėshėm e plot kurrajė,ai ballist i vendosur qė nhgriti nė shtizė flamurin nė Plloēicė,ka heshtur disa ca e mandej ka thirur dy djemt e tij,Hamz e Adem Jasharin duke u propozuar qė ata tė largohen me gra e fėmij ndėrsa ai ti priste hordhitė e hasmit siē i kishte pritur nė rininė e tij,me pushkė nė dorė,ndėrkaq kėtė die neuk e kanė pėrkrahur bijtė me gjithė respektin e madh qė patėn treguar kurdoherė pėr tė jatin.Me ē’rast,mėsohet qė Ademi t’i jetė pėrgjigjur tė jatit se „na nuk mund tė largohemi me shpetue kryet tonė.Serbet do vijnė tė djegin kullat e tė vrasin fqinjėt,miqtė e dashamirėt tonė.Ma mirė se me shpėtue jetėn,asht me e dhanė pėr Kosovėn e krejt Shqipėrinė“.Baba Shaban,njė pinjoll i nacionalistėve tė dėgjuar nė Prekaz e Drenicė,atėherė asht que e ka puthur djemt nė ballė,si zakon nacionalisti,ka puthur mbesat e nipat e vet duke qenė i bindur se jeta e tyre,pranverat e tyre aq tė njoma e tė shtrenjta do tė shėrbejnė si nji shteg prej nga do tė vijė lirija e Kosovės,ai e njihte mirė armikun qė sulej nė votėr.Beteja ka filluar nė orėn 3 tė mėngjezit.Drejt kullave tė Jasharajve ėshtė derdhur si lukuni ujqish njė mizeri policėsh,ēetnikėsh e ushtrie serbe tė vendosur qė tė shujnė aty ēdo gjurmė jete.Tanke ,topa,utoblinda,helikopterė,kanė derdhur gjatė gjithė ditės aq sasi tė madhe zjarri sa flaka e rrėnojave ka vazhduar deri mė 8 mars. Nga kulla e Jasharajve qėndresa ka qenė e mnejėhershme, e plotė.Por rezistenca e kėtyrre burrave tė mėdhenj ka qenė veē pushkė e zemra ngase tanket,avionet e topat i dispononin forcat disa mijėshe tė okupatorėve serb.Madje duke parashikuar ndonjė sulm tė mundshėm tė UĒK-ės,rreth e pėrqark fshatit Prekaz nė largėsinė 10-15 kilometra,forcat militare serbe formuan njė unazė tjetėr rrethuese duke hapur zjerr me ēdo lloj arme.


    Vėshtirė tė gjesh nė historinė e luftėrave tė kėtij shekulli njė paradoks kaq ekstrem tė palėve ndėrluftuese.Nga njėra anė,ushtria e rregullt,e paisur me mjete luftarake mė moderne ndėrsa nga ana tjetėr populli i pafajshėm e i pambrojtur.Kėshtu midis flakėve e gjėmimeve,midis atij tmerri predhash e bombash,ranė njė nga njė trimat e kullės sė Jasharajve,burrat e Kalasė sė pamposhtur Kosovės.Kėshtu,do tė binte duke luftuar deri nė ēastin e mbramė edhe Ademi,ky lis me rrėnjėt nė liri,ky mal ku mbėshteti gjoksin dhe kryet e saj vetė rezistenca kosovare e kėtij fundshekulli.
    Shkruan: Eugen SHEHU
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    1234567890
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Aurena
    Anėtarėsuar
    21-02-2006
    Postime
    30
    Pershendetje Drenices heroike dhe te gjithe drenicakeve ketu.
    Hėna shpejt do tė zhduket
    dhe netėt do tė mbeten pa tė
    kurse ti nė ėndėrrimet e mia,pėrjetė
    perėndim s'do tė kesh kurrsesi.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Postime
    135
    Pershendetje Drenice heroike

    Foleja_
    Te pergezoje per kete teme dhe per mikpritjen tende te embel dhe te sinqerte.........pranoji pershendetjet e mija te sinqerta.
    Rina

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Pershendetje per Drenicen Heroike
    #VamosArgentina

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-02-2006
    Postime
    98
    Drenic,
    gjaku yt nuk shterroi kurre

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Pershendetje per Drenicen Heroike
    #VamosArgentina

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-05-2005
    Postime
    288
    DRENICA .dhe FOLEJA E SHQIPES PERSHENDETJE DHE MIR SE JU GJEJ

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-08-2006
    Vendndodhja
    GJERMANI (KASSEL)
    Postime
    15

    Question Drenica

    Pershendetje DRENICA trime .

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-08-2006
    Vendndodhja
    GJERMANI (KASSEL)
    Postime
    15

    Thumbs down Drenica

    eh me vargje e me fjale te gjithe jan trima
    po me vepra thujse aspak
    po leni vargjet ,kengen ,e shenime te ndryshme ,
    po filloni punen ma me seriozitet.........
    se nuk po e din se cka po don me ju gjete ,po ju kthehet shkau
    prape te trimat e ateher cka do te beni ........
    ndoshta do ti kushtoni vargje e poezi e kenge qe po ju kthehen

    [/COLOR] SH K I J E T[COLOR="Red"]


    E ATEHERE CKA DO TE BENI ORE DRENICA E KUQE:::::::

  16. #36
    I larguar Maska e Enkeleu
    Anėtarėsuar
    07-12-2005
    Vendndodhja
    Prane detit i pa lare, prane drites i pa pare, prane sofres i pa ngrene, prane dijes i pa nxene...
    Postime
    4,298
    Gjermani , nuk po e dij a te filloj komentin tim me pershendetje apo jo , sepse nuk jam i sigurte a e meriton !
    Mė bėri pershtypje shkrimi i juaj , jo ngaqe ke thene dicka te menqur por ngase paska ende shqipfoles te tille sespe ti shqiptar nuk mundet te jesh .Vete e ke deshmu duke vene nofken Gjermani ( qudi qe se ke bere shkau ) .
    Do te doja te dija a te ka sherbyer vetedija kur i ke shenu ato paqavra ??!
    Cfare ke dashte te thuash??
    Pėr cfare pune ke mendu , apo ndoshta punes me i pastru mbeturinat dhe ata nostalgjiket e shkaut qe ende ėndėrrojne qe nje dite do te kthehen ne kosove punedhenesit e tyre .
    Kjo gjė nuk do tė ndodhe mė kurre , kete gje duhet ta kesh te qarte ti dhe tė gjithe ata mjerana qė mendojnė si ti .

    Kaq pėr sonte se nuk kam kohe , shpresoj qe mos te kem nevoje ndonjehere te te shkruaj ......
    Te fala shkieve dhe perkujtojua Azem Bejten , Ahmet Delinė , Adem Jasharin etj etj .

  17. #37
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anėtarėsuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Citim Postuar mė parė nga GJermani
    eh me vargje e me fjale te gjithe jan trima
    po me vepra thujse aspak
    po leni vargjet ,kengen ,e shenime te ndryshme ,
    po filloni punen ma me seriozitet.........
    se nuk po e din se cka po don me ju gjete ,po ju kthehet shkau
    prape te trimat e ateher cka do te beni ........
    ndoshta do ti kushtoni vargje e poezi e kenge qe po ju kthehen

    [/COLOR] SH K I J E T[COLOR="Red"]


    E ATEHERE CKA DO TE BENI ORE DRENICA E KUQE:::::::

    Sa duhet njeriu te e urrej kombin e vet,qe shkruan diqka te tille? Nje popull qe dha aq shume nga vetja, nje popull qe jo nga deshira per te sunduar e per te kolonizuar tokat e huaja, por qe dha bije e bija me shekuj per te mbrojte pragun e shtepise , nderin dhe trollin e lare shume here me gjak, simbas jush duhet te mos permendet as ne vargje e kenge? E tere kjo qe eshte shkruar ne kete teme eshte e bazuar ne fakte , jo ne deshira te rreme si ato tuajat per kthimin e shkaut ( qe me aq mund e ke sterzmadhuar dhe bile perpjekur te shkruash me ngjyre gjaku ).Me keqardhje te thelle per ty ,dua te ta bej me dije qe as shkau e as marionetat e tij nuk do te kene me ate kenaqesi te sundojne asnje pellembe toke as ne Drenice, e as ne asnje pjese tjeter te Kosoves. Te vetmet vargje qe do te shkruhen per ata qe nisen per te sunduar kete toke, do te jene lotet e nenave mbi arkivolet e tyre!


    Ju falenderoj te gjitheve qe ishit mysafir ne sofren e Drenices.
    Miqesisht: Foleja_

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283
    Foleja!

    Te pergezoj dhe njekohesisht te falenderoi shume per ket veper madhore qe ke bere ...te falenderoi si shqiptar ....!
    Shpresoi te mos ndalesh me njohurit qe ke mbi Drenicen Legjendare...eshte mese meritore per te gjitha lufterat kombetare ne te gjitha hapsirat shqiptare .....te uroi mos lodhje.

    Sinqerisht
    Ēaushi

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Pershendetje drenica edhe per ju
    #VamosArgentina

  20. #40
    MaJlInDa Maska e bregdetare
    Anėtarėsuar
    23-08-2006
    Vendndodhja
    ~><kam humburr spo e di ~~><...
    Postime
    43

    Smile pershendetje foleja

    pershendetje drenices tokes se bekuar ,tokes se trimave ,,

    lavdi heronjve qe karritur ajo tok ......

    moj drenic flak baroti ......

    trima ke nxier qemoti .......


    xhdo pellemb tok eshte e lar me gjak .......


    ato troje shkjaut nuk i kethehen prap.......
    ~^*Ne jet ashtu si ne art ,e bukura gjarperon me kethesa *^~

Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Foto nga Drenica
    Nga BlerinaL nė forumin Albumi fotografik
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-04-2009, 11:04
  2. Zhvillimet politike post-Rugova nė LDK
    Nga EveryWare nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2006, 12:39
  3. Fillon fushata parazgjedhore nė Kosovė
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 23-10-2004, 03:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •