Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 65
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-09-2005
    Postime
    23
    Ju falenderoj te gjithve qe po postoni edhe ne njefare menyre po mundoheni dhe me sillni njefare ndihme. Eshte e vertet qe ndoshta nuk i kam sqaruar disa gjera por jam aq shume e turbulluar sa qe...... ju lutem mos e veni ne dyshim vertetesin e kesaj ngjarjeje, nuk do tallesha me dicka kaq serioze qe spo me len te qete. Une nuk e di se cfare ndjen psikologu per mua, apo me mire te them nuk besoj qe ndjen dicka tjeter pervec asaj maredhenies psikolog-klient, sepse ai qe ne seansen e pare (para 7 muajve) me ka theksuar se psikolugut nu ilejohet kurrfare maredhenie private me klientin (qogte shoqerore, miqesore, seksuale etj). Mund te them qe ai vetem tregon nje kujdes te vecante per mua, me telefonon per te me pyetur per gjendjen time, madje nganjehere e zgjat seansen me shume se sa duhet (senasa eshte e kufizuar 45 minuta, dhe ka pas raste qe ka zgjatur deri ne 2 ore te plota)... Une nuk mund te them ndonje gje te keqe per te, ai me siguri e ka kete kujdes thjesht nga miresjellja. sepse e ka cekur qe jam bje rast specifik (te pakten ne pervojne e tij) dhe cotij: "me mish e me shpirt don te me ndihmoje".
    Arsyen se pse kam filluar te vizitoj psikologun nuk do deshiroja ta bej "publike" ketu ne forum sepse me te vertet eshe nje ngjarje shume tronditese, por nuk do hezitoj t'ua tregoj ngjarjen time tronditese qe ma ka cunguar jeten, nese ai tregim juve do ju ndihmonte qe te me sillni nje ndihme ne kete situate qe jam tani.
    Eshte hall per mua kjo qe ndjej ndaj psikologut, edhe pse disave ju duket qesharake. Ka raste kur zemra nuk e pyet arsyen , andaj jam ne kete gjendje. Ju qe keni provuar dashurine (me te gjitha te mirat e te kqijat qe i ka), me ndihmoni!
    Flm edhe njehre juve qe keni postuar dhe qe do postoni.
    Lolita

  2. #22
    Mbi te gjitha Dashuria Maska e xixe xixellonja
    Anėtarėsuar
    13-02-2006
    Vendndodhja
    Amerik - Miami
    Postime
    404
    ...............mirdita lolita..............ti po thua qe e ke nji problem qe je dashuruar ne psikollogun tend! jo, jo ky nuk eshte asnji problem, kejo eshte krejtesisht gje normale, qe te dashurohesh ti ne te dhe aj ne ty...psikologjia nuk ndalon ndenjat...edhe aji mundet me plot te drejt te dashurohet ne ty nuk eshte asgje jasht etikes...edhe aji eshte njeri si ti dhe ne, se pari eshte njeri dhe pas andej eshte psikolog, te jesh psikolog apo mjek etj, eshte vetem profesion asgje tjeter, por ne brendesin e zemres sone jemi te gjith te njejte....nese eshte i martuar apo i pa martuar mund te jet e mundeshme te dashurohet ne ty...apo ti ne te dhe ne dike te tjeter...zemra dashuron nuk kupton, per ket arsye e kemi kpken qe te kuptojme me te, nese eshte i martuar...harro at pun, nese jo perpara dhe sukesese, mos ke frik ti thuash se ēka ndin per te sepse nuk eshte asgje posaqe dhe as ma shum se ti nese eshte psikolog...eshte vetem nji profesion dhe asgje tjeter, mos ti vejm tiketa njeri tjetrit eshte psikollog apo mjek apo profesor , jemi njerz me ndenja te njejta....
    eshte gje normale qe je dashuruar ne te , sepse ne problemet e tua e ke gjetur dike qe te ndigjon, kujdeset per ty....dhe kejo eshte normale, kejo ju ndoll gati te gjitheve qe kan nji lidhje ae te afert me psikollogjet e tyre, ka shum raste qe jan dashuruar edhe psikollogjet ne pacientet e vet apo mneket, ndimsat ee te martuarve, si mendon si jan te martuar njerzet me keto profesione...gati te gjith me ata qe kan pasur mardhenje te ngushta shoqerore sikurse ti me te.

    mund te jet edhe kejo qe nuk je e dashuruar ne te vetem ndien veten mir me te sepse te ndigjon ne konsullten e vet dhe sikurse mjek e ka me t drejt te ndimoj, nese je e sigurt qe ndien diēka posaqe per te dhe aj per ty, mos ke frik qe ti tregosh se si ndihesh ti per te, por se pari duhesh ta diehs se nese eshte i lir, nese eshte i martuar mos hyr ne at pun, as mos e humb kohen, sepse ti je nji vajz e re dhe do te kesh suksese dhe fat me te mir ne jet.
    me gjith zemer te deshiroj suksese...........mos ke frik.......jeta eshte e bukur jetoje me plot gezim dhe harmoni, te deshiroj plotsime te deshirave,qao.

  3. #23
    Shamikuqja!!! Maska e BRADYKININ
    Anėtarėsuar
    07-01-2004
    Vendndodhja
    In Constant Motion!
    Postime
    498
    Once a patient you are always a patient. S'di ta perkthej tamam ne shqip por pak a shume perkthimi eshte qe...nese behesh nje here paciente per nje mjek, per ate mjek do jesh gjithmone pacientja e tij. Jo sot, por dhe pasi ti te mbarosh seancat mjekesore me kete psikolog, ai e ka te ndaluar me ligj qe te implikohet ne maredhenie sentimentale me pacientet e tij (dhe pse nuk i kuron me).

    Kjo eshte me ligj....por sic e dime, ligji jo gjithmone ndiqet dhe ka mjeke qe jane martuar me pacientet e tyre. Por keto mjeke rrezikojne shume sepse vjen dita qe lidhja nuk shkon mire dhe i teket "pacientes" qe ta hedhe ne gjyq mjekun dhe ai eshte fajtor dhe pse mund te mos jete fajtor.

    Sa per ty, ti the qe ke shkuar tek ky psikolog sepse kishe nje PROBLEM shume te madh, most likely dicka qe te ka traumatizuar nga jeta private. Dhe ky psikolog (ndryshe nga shume te tjere) te eshte gjendur prane atehere kur ti kishe me shume nevoje per t'u mbeshtetur tek nje shpatull; te ka keshilluar; dhe mbi te gjitha te ben te ndjehesh mire sepse DEGJON brengat e tua. Ngaqe ke gjetur ngrohtesine shpirterore tek ky njeri, ti prandaj ke filluar te kesh ndjenja per te.

    Eshte normale? Hmm, nuk eshte supozuar te ndodhe por ja qe ndodh, si nga ana e mjekut ashtu dhe ajo e pacientit.

    Duhet t'i thuash psikologut se c'ndjen per te? Te garantoj qe nese i thua qe kam deshire te dal me ty sepse te shikoj si dicka me shume, ai do te te jape "the professional and ethical speech" qe....une e kuptoj shume mire situaten ne te cilen gjendesh. E kuptoj qe ke filluar te krijosh ndjenja per mua dhe ti s'ke bere ndonje gabim PORRRRR une jam mjeku yt dhe mua nuk ma lejon ligji te te shikoj me shume se nje paciente. Nese ti deshiron (qe ti te ndihesh me mire) une jam i gatshem te jap ndihmen time per cdo gje, duke perfshire ketu, dhe rekomandim per nje psikolog tjeter.

    Por nese i thua qe kam filluar te kem ndjenja per ty dhe e di qe eshte gabim, prandaj nese eshte e mundur qe te me sugjeroni dike tjeter, kjo eshte e pranueshme dhe ai do te te kuptoje fare mire.

    Ka mundesi qe dhe ai te te pelqeje ty? Sigurisht por eshte loje zaresh.

    Good luck to you!!
    If I Only Could....

  4. #24
    Mbi te gjitha Dashuria Maska e xixe xixellonja
    Anėtarėsuar
    13-02-2006
    Vendndodhja
    Amerik - Miami
    Postime
    404
    ............ESHTE E VERTET QE NJE PSIKOLLOG I MIR E KUPTON NESE JE DASHURUAR...dhe ma i miri vepron si te duhet te veproj, por ata kurr nuk mendojne ta studijojne psihen e vet, vetem mendohen ta studijojne te tjerve, keshtu ne shum raste as qe nuk dijne qe bejne...siq po shifet ai eshte duke te gacmuar ty ...sepse nuk eshte gje normale nji psikillog te kujdeset aq per nji klent, ta thirr ne telefon dhe te bisedoj me nga dy ore, SIQ PO SHIFET ATIJE I VYEN NJI PSIKOLLOG DHE NJI ESPECIALIST ESPSCIAL, SEPSE NUK ESHTE NORMALE SI SIELLET ME TY......mos i zereni bes krejtesisht psikollogeve, mos e lereni veten ne duar te tyre krejtsisht porsi te marre sepse ne shumten e rasteve, dijn per ta shfrytezuar....
    te isha ne vend te teje, nese met vertet ke nevoj per ndihme, nderro psikologun, ose ndrrohu ti, sepse psikologu me i mir jemi ne per vete. eshte mir ta pyesim ndonjeher psikologet apo dike per mendimin e tyre, por jeten ne dor ta merremi ne, te jemi ne udheheqesat e jetes sone e jo te tjeret.
    psikologjia nuk eshte e mrekulluar, ne botn e sotme ne se shumti ka te semur nga psiha, e perse ku jan psikologet , qe fuqi kan ata , ne te shumten e rasteve eshte humbje kohe me ta dhe e gjuajtje te hollave, ata e zgjasin kohen me klenta vetem te fitojn me shum te holla, jetojn prej klentave te tyre.......
    ti beson nese pse eshte psikolog eshte pa probleme dhe mund te ndihmoj, ndoshta ka ma shum se ti....nuk e di se sa me kupton, por met vertet ti si te duash . une kam shoqeri psikologesh nga studimet dhe nuk mendoj qe jan diqka posaqe, per disa kam gjynah,...shpesheher ne dijm ma shum se ata, sepse praksa eshte me shum qe te ben te dijshem se teoria....i kam lexuar disa libra te psikologjis dhe e kupetoj pakez ket deg.............te lutem ki kujdes me psikologat ne pergjithsi sepse sa munden te ndihmojn aq mund te bejn dem, mos mendo qe jan zotra dhe kan fuqi qe te ndimojn ne ēdo aspekt, jo shpesheher jan te pa fuqishem ti zgjedhin problemet e veta dhe nuk i kuptojn te tjerve, por si eshte puna e tyere duhet ta bejne disi, si psh i yti qe eshte duke vepruar si nji i dashnor i yti e jo si nje psikolog me diplomat, ketij psikologu tend ja kisha dhan nji zero, por siq po shifet dashuria per ty e ka be te marr. dhe nuk din se si eshte duke vepruar....

    pyetja per tu martuar apo per tu dashuruar ne nje psikollog, mendimi i im eshte qe, psh; une vet ma par isha martuar me nji pastrues te rrugave se me nji psikollog....mendo dhe do ta gjejesh psen?
    i respstoj te ghitha mendimet e juaja... ,dhe ja ky eshte nji pjes e mendimit tim,lolita te deshiroj shum suksese ne jet dhe fat ne dashuri.( ...keto jan mendimet e shoqeris saste qe deshirojne te ndimojne, por me ne fund ti vepro si te thot zemra e jote).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga xixe xixellonja : 02-03-2006 mė 15:22

  5. #25
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Citim Postuar mė parė nga Lolita_lo
    e di qe ju tingllon qesharake, e sic thot pink , une shkova per tu sheruar e rash perseri ne hall. por une nuk e perjetoj si dicka qesharake , une e perjetoj si nje hall te madh, e prandaj ju lus qe te me ndihmoni...
    eshte e vertet qe kam kaluar kohe te gjate me te, madje per nje kohe ishte i vetmi njeri i cile me bente te flisja, me te cilin flisja ore te tera, sepse isha ne nje depresion te rende dhe nuk me intersonte asnjeri nuk flisja me asnjeri, vetem me psikolgun.
    Une gezoja nje respekt temadh per te, e tani ?? Tani e dashuroj. Sa TURP!
    Si te bej, me tregoni, mendoni pak edhe per kete qe une e quaj problem, sepse nuk mund te flas me asnje njeri tjeter. E di qe juve ju duket qesharake, por une me te vertet e ndjej si problem andaj mendoni per mua dhe me ndihmonime ndonje keshille ndonje mendim tuajin, sepse ndoshta ne nje te ardhme do t'ua kthej per te mire!
    Faleminderit!
    Lolita per mendimin tim ti je dashururar me kete person ose me sakte ke nje simpati te vecante per kete person sepse ai te ka ndihmu shume ty dhe ka bere te mundur qe te dalesh nga depresioni jot. Por mos harro se ata (psikologet) jane shume profesionista dhe nqs ai do ndiente per ty ai do te te largonte nga lista e klienteve te tij. Per mendimin tim ti thuash atij nuk do beje ndonje gje te madhe sepse ne fund te fundit ai do te te degjoje deri ne fund dhe pastaj do te te thote qe te largohesh prej tij ( te pakten keshtu mendoj une) por do te te thoja pse nuk bisedon me nje psikologe tjeter ( te pakten ler nje takim ) dhe foli qarte se si e ke hallin. Ajo padyshim do te te kuptoje me mire se ne te gjithe ketu.

    Pac fat te uroj me gjithe shpirt. Kjo teme per mua nuk eshte aspak qesharake

  6. #26
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    He se edhe nje keshille nuk te ben dem, ja po ia fershellej dhe une nje here...

    As qe e kam idene e psikanalistit. Dy here i kam pare ne filma qe me kane ngelur ne mendje : Billy Cristal dhe Bruce Willis (me nje ēupe paciente qe bie ne dashuri me te, e qe na doli se ishte vrasese e ku e di une me tej, dava filmash...)

    Kaq eshte pervoja ime me to. Por une per veten time, nuk besoj shume ne psikolog e psikanalist. Psikiatri po, sepse ai eshte mjek se pari dhe merret me te semure mendore. Per mua, nuk ka psikanalist me te mire se familja.

    Kurse per ty Lolita, te uroj sherim sa me te shpejte. Kuptohet qe traumat e renda duan ndonje specialist, dhe mire eshte t'i vizitosh. Por ketu ne France kane filluar te shkojne per gjera koti. Jo po shefi nuk me ka me sy te mire, jo po gruas sime i pelqejne shume dyqanet e modes, etj. etj.

    Kurse per dashurine tende, Lolita, une do te te keshilloja qe te fillosh te mendosh me koken tende dhe jo me me ate te psikologut tend. 7 muaj jane boll, them une, merre jeten tende ne dore dhe hidhu vete per te zgjidhur hallet e tua. Gjej nje djale te mire aty rrotull, dhe ska terapi me te mire besoj. Kur e ndjen veten te dashur, them qe 99% e problemeve zhduken. Kaq mendoj une, Lolita. Sherim te shpejte dhe nje fat sa me te mire

  7. #27
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    25-02-2006
    Postime
    17

    re

    Lolita ajo qe ndjen ti per psikologun duke qen paciente dmth njeri me prob ose turbullira mentale te momentit mund te jet ēdo gje por jo dashuri siē e shpreh ti ketu .
    Kjo qe ndien ti esht shprehja me sublime e perversitetit sepse ne gjendjen ku je dhe menyra se si trajtohesh nuk mund te njohesh dashurin ne asnji menyr .
    pra fakti qe je njeri me forc te dobet vitale qe ke nevoj per nji psikolg te cilit tja tregosh edhe pjeset me intime te brendesis tende mendore tregon qe ti je e semur lali dhe robi semur nuk dashuron po thjesht ndjek impulsin fizik .
    Pra ne ket rast ajo qe ndien ti lolita esht nji deshir e ēmendur seksuale ose me sakt pulsion seksual qe ka gjetur ke figura e psikologut poligonin ku do te shperthej .
    Mere dhe sille nga te duash ne kete rastin tend sbehet fjal per dashuri as per romanc as per ndjenja te bukura.
    Ai esht thjesht nji psikolog ka qellim human te te ndihmoj por fakti qe ai esht MASHKULL dhe ka fizik mashkulli ne vend se te te regulloj ty te paska ēuar ne nji DEVIJIM siē quhet ne psikanaliz qe ne ket rast mer emrin devijim seksual .
    ti lolita nese ndien diēka te fuqishme nga ana fizike ben mir te hedhesh syt verdall per ndonji djal te moshes tende ndonji mbase pak me te pjekur po ne asnji menyr mos te shkoj mendja ke psikologu sepse nesee di ti lolita parimi baz i psikanalistit esht distanca me pacientin .
    Nese kjo distanc prishet duke filluar qe nga ai moment trajtimi yt nuk quhet me trajtim por thjesht relacion erotik ndermjet psikologut dhe pacientit ne ket rast je ti mesa pash pacienti.
    pra e vetmja keshill qe te jap esht qe ti thuash psikologut direkt troē ne sy keshtu dhe maje mend mir e fal doktor ndiej shum per juve do doja te beja dashuri me juve meqe ndjeke per te ....
    Nese ai esht doktor profesionist do dij si te te trajtoj qe te dalesh nga amullia ku je per momentin.
    Ps ishalla nul qello dallkauk e te hidhet siper se ka edhe ashtu po per ēdo rast na njofto se qeka interesante kjo tema :-)
    te shkuara Lolita

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Lolita,se pari te uroj nje gjendje shpirterore sa me te qete dhe sigurisht kjo te jete fale punes se psikologut tend.Cdo njeri ka nevoje sot per Njeriun Pneumatik(shpirteror),sepse njerezit jane izoluar ne vetvete(kohe te keqija) dhe nuk eshte cudi qe ti ta kesh gjetur kete tek ky person,pra tek psikologu yt.Ti mund te kesh rene ne dashuri me te moj vajze dhe une nuk shoh ndonje hall te madh ,por do te thoja(jo keshilloja,sepse askush nuk eshte ne gjendje te keshilloje),qe ti t'i rrefesh dashurine tende,t'i shfaqesh ndjenjat e tua atij dhe ku te dale,fundja dhe zhgenjimet jane pjese e jetes tone.Jam e sigurt qe doktori do te dije t'i vej pikat mbi "i",qofte se ai mund te jete i dashuruar me ty e qofte jo.Prandaj mos ki frike,dashuria eshte e bukur dhe jo hall,ti ke forca ta perballosh ate(ndoshta kete ti nuk e ke kuptuar,por sa here qe njerezit dashurohen,i ben ata me te forte,me te pjekur,me te kujdesshem)prandaj vazhdo dhe jo te mundosh shpirtin tend kaq shume.Shikoje si dicka te bukur qe po ndodh tek ty!
    Zemra eshte e qelqte,thyhet shpejt dhe duhet te kaloje shume kohe qe ti te mbledhesh therrimet e ta ndertosh prape,prandaj pse me lodhesh kaq shume.
    Ki besim tek vetja,askush nuk eshte ne gjendje te te thote ate qe duhet pervecse zemres tende apo arsyes,sepse je ti ajo qe vendos me ne fund.

  9. #29
    Forumista,

    Dua t'ju them e para, qe psikiatri dhe psikologu jane te ndryshem. I pari merret me semundje mendore (psh. cmendia), i dyti me "hallet" e njerezve. Lolita ka shkurar te psikologu prej nje traume.

    Vec se ai eshte profesionist, nuk do te thote se ai nuk ka ndjenja per te.

    Lolita, ik per ca kohe nga ai psikolog. Bej seanca diku tjeter, ose bej pak pushim e mos bej seanca fare.

    Duhet te marresh vendime me mendje te kthjellet. Kur je aty te karrikja, dhe je duke shprehur veten, fillon e ndjen nje qetesi false qe te ben ty te ndihesh si ne kala. Bej pak pushim nga ky psikologu.

    Do te kesh dhe me shume mundesi te jetosh jeten tende nga e para. Nese ndihesh me mire, dil, ik per pushime a nje kruze, po pate para dhe kohe, po mos i harxho leket te psikologu per nja nje muaj, por per pushime.

    Pastaj do te te jene kulluar edhe mendimet. Me mendje te kristalizuar, pyet veten perseri, dhe do te jesh me afer pergjigjes se vertete.

    Te uroj mbaresi dhe zgjidhje sa me te shpejte te problemit.
    Gogla e Kuqe.

  10. #30
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Edhe ju e bete Loliten me konfjuze se c'ishte . lol


    LoLita ,

    degjo mua e kam sinqerisht tani , Thuajaa mos ki turp hic ... nami u beft .. nxirre jashte.............. ate qe te mundon . Si te jete e " shkruar " mi goc , fundja fundit cfare do ndodhe ? Agje !!( mos ki merak se nuk ke per tja hurt his feelings )

    Po pranoi Mire , po nuk pranoi akoma me mire , Move on gjej nje tjater dhe mbledh mendjen . lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e che_guevara86
    Anėtarėsuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    verdalle anej ktej
    Postime
    641
    thuja mi psikologut se njeri me tru eshte dhe ai lale dhe do e kuptoj se cfare eshte dashuria. Kam shume respekt per ty por mbase ty psikologu te duket shume i dashur dhe adapt si i thojne sa ti ke krijuar siguri te jashtezakonshme sa thua qe ke rene ne dashuri dhe une jam i sigurt qe ti ke rene se ndonjeher eshte dhe vete tipi qe gjen siguri te nje dashuri qe krijon me nje ambjent shume te afert por nje gje eshte e sigurte se psikologut ti duhet tja thuash por mbase ai mund te thote se nuk te paskam bere derman tani je me dy semundej (e dyta dashuria) haahhaahahha dhe do thote me vete jam psikologu me kot qe ekziston :P hej mbase tani jam pak serioz por ti duhet tja thuash pastaj psikologu nuk besoj te vleresoj shume kete gje sepse nuk beson te theniet e klienteve sepse sa i vine ne dite atij lale sa thojne u semure fare bota ahahhahahah :P hej po po te jesh mall i mire ti dhe ai do bie direkt ne dashuri me ty ahhaehhehehehhhqhahaahahahahahhaahah Gjithe te mirat dhe dashuri te mbare me psikologun tend

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-09-2005
    Postime
    23
    Nuk e di si t'ju shpreh falenderimet me te sinqerta te gjithve.
    Po te mund te ktheja kohen prapa, kurr nuk do kisha vizituar psikologun. Tani per tani nuk mundem ti nmderprej seansat, psikologun e kam te rekomanduar nga mjeku im personal, nuk e di a jam e gatshme ti nderprej. Psikologu mua duhet te me leshoje nje certifikate me te cilen tregon se e kam kaluar krizen e depresionit. Nuk e di nese mund te iki nga ai.
    Une fillova seansat psikoterapike sepse kam pesuar nje tronditje te madhe , te pakten kshtu per mua. Une kam pasur tre operacione dhe me kanoset rreziku qe te mbes sterile per tere jeten, jam vetem 22 vjec, e pamartuar dhe paramendoni faktin qe ndoshta nuk do behem kurr nene. Me ndihmen e psikolgut kam arritur paksa te kaloj krizen por.....
    Une nuk mund te largohem nga ai, une nuk mund te rifilloj me nje tjeter njeri, nuk di cfare do bej jo.....
    Sot isha ne seanse dhe iu luta psikologut per 7 dite pushim, e gjeta nje arsyetim palidhje dhe deri te premten e ardhshme nuk do shkoj ne seanse. Nuk e di a kam bere mire , nuk e di a do te arrij dicka me kete, thjesht kam kerkuar pushim se e kam nje lemsh te madh nne koken time.
    Flm shume nga ju, me ndihmmoni nuk dua te mbes vetem!
    Flm, ju dua shume!

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Lolita, forumishqiptar eshte psikolog i mire se ketu kupton qe ka njerez me shume me teper halle se ti dhe sikur thua me vete "Po ky/kjo qenka fare idiot/e, une kot sa qahem!".

    Megjithate ti konsideroje veten te semure dhe me dicka per te zgjidhur. Ne momentin qe ti do e konsiderosh veten te semure, do fillosh sherimin. Per kete do te te ndihmoje edhe psikologu. Megjithate, Pinku e ka drejt, duhet t'ia thuash: Me e keqja qe do te te ndodhe eshte qe ai do te te coje te nje koleg i veti.

    Per ty mund te jete fundi i botes, po ti s'je ne gjendje tani te dashurohesh pasi nuk je ne 100% te kapacitetit tend. Ti duhet te dashurohesh kur je ne nje pike te larte e jo te ulet. Sherohu nje here dhe pastaj ke gjithe kohen te dashurohesh. Ti je vajze e vogel (vetem 22 vjece) dhe e ke gjithe jeten perpara. Une jam i sigurte qe jeta do te te rezervoje shume surpriza te bukura.

    Tani behu egoiste dhe kujdesu vetem per veten pasi une s'mendoj se je ne gjendje t'i japesh nje dashurie. Nderto vetveten e pastaj te gjitha te tjerat behen.
    Suksese!
    Ignore List: Den Bossi

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Oh lolita, me vjen shume keq per ty. I ka ndodhur nje mikes sime kur u nda nga bashkeshorti i saj, dhe u dashura me psikologun e vet.

    Shkruaji nje leter psikologut tend dhe tregoji te verteten. Ai do te drejtoje ndjenjat e tua me mire nese i di ato.

    Jam e sigurte qe edhe ai e ka kuptuar kete. Psikologet kane training te vecante per keto ndodhi. Mendo pozitivisht: Ti mund te dashurosh prape!

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-09-2005
    Postime
    23
    Flm te gjithve qe po postoni, por ju lutem mos e merrni joserioze ceshtjen time, une nuk dua te puthem me te, as me gjuhe jo as....
    Me vjen paksa turp nga ndjenja qe kam per te. Me vie aq turp nga ai dhe kisha aq shume respekt per te sa qe nuk mund ta therrisja dot ne emer. Ah Dito sikur ta dija qe do mbaronin hallet po ti thoja, nuk do prisja te nesermen.
    Nuk e di si te bej???????????????????????

  16. #36
    PimpetT (paj ) ;) Maska e __SwEeT_GirL__
    Anėtarėsuar
    18-09-2005
    Vendndodhja
    somewherE
    Postime
    576
    Citim Postuar mė parė nga Lolita_lo
    Flm te gjithve qe po postoni, por ju lutem mos e merrni joserioze ceshtjen time, une nuk dua te puthem me te, as me gjuhe jo as....
    Me vjen paksa turp nga ndjenja qe kam per te. Me vie aq turp nga ai dhe kisha aq shume respekt per te sa qe nuk mund ta therrisja dot ne emer. Ah Dito sikur ta dija qe do mbaronin hallet po ti thoja, nuk do prisja te nesermen.
    Nuk e di si te bej???????????????????????
    lol

    Po e lexoja temen edhe me te vertete qe te kuptoj. E para punes dukesh vajze shume naive edhe e turpshme. ... Me aq sa lexova edhe e konceptova un temen , ti e konsideron kete doktorrin shume njeri te afert, pasi sic the vete qe ai di cdo gje nga ti, edhe sillet shume mire, gje qe ja kerkon puna...pasi ai ate detyre ka, i ben sherbim parave qe merr. Megjithate kjo sdo te thote qe ai ska ndjenja. Me kupto ku e kam fjalen. ... Tani per tani mundohu te pyesesh veten mire per ndjenjat e tua... nqs eshte dashuri apo admirim. Mos i thuaj asnje gje ati pa qene vete e vendosur sepse po ja the ai do te rekomandoje ke nje doktorr tjeter. Lerja cdo gje kohes.... mos u ngut per asnje vendim.

    Jane ca momente yllo qe ndjehesh vetem edhe personi qe admiron, apo respekton kujton se e do pastaj. Do ta shofesh qe mbas 1 muaji kur te pyesim ne ktu ke forumi si vajti puna me te .... me siguri do e kesh harru si histori jo si ndjenja mo :P .... Edhe njehere mundohu te mos e japesh veten per asnje ndjenje dhe nqs eshte e mundur, ose ti mund ta besh , eshte qe te shkosh ne doktorr tjeter
    * I DiDnT asK 2 B AlbaNiaN...I JuSt GoT LuckY ♥ *

    CrosiN Da Dead LiNe...Y


  17. #37
    i vetlarguar Maska e Arcimedes
    Anėtarėsuar
    26-12-2005
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    591
    Citim Postuar mė parė nga Lolita_lo
    vetem per nje gje ai nuk e din, ai nuk e din se une jam dashuruar ne te, une jam dashuruar ne psikoogun tim.. Lolita

    Mirmbrema Lolita_lo,

    Per me i dhene pergjigje sa me te mire dhe te qarte kesaj temes tende, un do te mundohem qe ta shpjegoj ate mendimin tim me nje shembull te situates time.


    Kete situate e njoh edhe un, sepse edhe mua po me ndodh qe nje vajze ne pune eshte e dashuruar mbas meje, mirepo un jam asistent dhe ajo eshte punetore.

    Dhe dashuria e saj nuk eshte akoma e sinqerte, per mendimin tim. Ajo me don mua, sepse ajo kujton se un jam i zgjuar, i mire dhe ndoshta per syte qe kam dhe nuk me don mua, sepse un jam ky qe jam: nje njeri thjesht si ajo; me nje shpirt dhe zemer si ajo. Un jam i paster dhe i sinqerte me veten time dhe nuk kam pse te luaj lojra me njerezit e tjere, sepse tani mua me ka ikur mosha per lojra dhe un po e kuptoj se cdo njeri ne bote eshte shume i deshirueshem dhe po e kuptoj nga dite ne dite kuptimin e jetes. Mos bej ate qe ti nuk don qe te bej ty tjetri.

    A eshte edhe ajo vajza e punes e paster dhe e sinqerte me veten e saj? Kjo eshte nje pyetje qe un dhe asnjeri tjeter ne bote nuk mund ta ndihmoj dot ate. Vetem ajo mund ti pergjigjet kesaj pyetje. Un mund ta dua ate vetem kur ajo don veten e saj dhe kur ajo te me shohi mua si pjese e shpirtit te saj: njesoj sikur e shoh edhe un ate.

    Un mendoj qe ai Terapisti i jot e din qe ti e don ate, por mundohet qe te bej sikur nuk e din. Per mendimin tim kjo eshte nje dobesi e mashkullit kur ai ben sikur nuk din kur nje vajze eshte e dashuruar mbas tij, pa marre parasysh situaten.

    Vajza qe kam un ne pune eshte e dashuruar mbas meje dhe un e di kete gje, mirepo nga ana e ime kjo mund te jete thjesht nje dashuri fizike dhe jo shpirtnore.
    Un mendoj qe ajo vajze nuk ka akoma zgjuarsine dhe inteligjencen time, prandaj kur ajo me pyet per dicka un i jap thjesht pergjigje te shkurtra, por te qarta dhe te drejta.

    Neqoftese nje vajze e punes dashurohet me mua, atehere ajo duhet qe te me tregoje mua qe ajo me don megjithe shpirt.

    Kjo gje lejohet dhe ndodh shpesh, por vetem kur djali dhe vajza e din se cfare jane duke bere dhe vetem kur dashuria e tyre eshte e sinqerte, e perbashket dhe e paster, pa asnje lloj perfitimi.


    Domethene Lolita_lo, neqoftese ti e don ate djale, atehere ti duhet qe t'ja tregosh atij ate shpirtin tend te paster dhe qe edhe te flasesh per kete gje bashke me te, por vetem kur ti e don ate megjithmend per ate qe ai eshte ne pergjithesi, si nga trupi, ashtu edhe nga shpirti.

    Nuk ka asnje gje te keqe te flasesh me te per ate gje te fshehte qe ndjen ti per te. Flit edhe per gjerat e shpirtit. Eshte gje teper hyjnore, inteligjente, e paster, e kerkueshme dhe teper e deshirueshme te flasesh per gjerat e shpirtit. Pastaj ti prit dhe ndegjo se cfare do te thote ai.

    Neqoftese ai te don ty me gjithe shpirt dhe jo vetem per trupin qe ti ke, atehere ti do ta kuptosh kete gje menjehere.

    Nje mashkull, apo nje vajze qe dashuron me gjithe shpirt nuk ka pse ta fshehi kete gje, sepse kete gje e kupton, ose do ta kuptoje e gjithe bota dhe te gjithe njerezit e kuptojne, ose do ta kuptojne nje dite, ashtu sikur e kuptova edhe une. Keshtu qe nuk te ben dot gje asnjeri kur dy njerez e duan njeri-tjetrin me gjithe shpirt.

    Neqoftese dhe ai ndjen dicka per ty, atehere ai nuk ka pse ta fshehi kete gje dhe ta thote kete.

    Neqoftese ai nuk te don, por te pelqen thjesht si person, atehere ai ta tregon edhe kete gje pa asnje frike dhe nuk e gjen gje aspak, sepse ai eshte treguar i drejte dhe i sinqerte me veten e tij ne rradhe te pare dhe pastaj me ty edhe me boten.

    Neqoftese ai pelqen vetem trupin tend dhe perfiton nga qe ti nuk e kupton kete gje per mometin, atehere ti do ta kuptosh kete gje menjehere ose ndonje dite dhe ai mund te denohet, apo te pergjigjet ndonje dite per kete qe ka bere.

    Nje dashuri e sinqerte nga te dyja anet vlersohet dhe ndodh vazhdimisht ne te gjitha frontet e jetes.

    Keshtu qe Lolita_lo: A e don ti ate me gjithe shpirt dhe a eshte ai gjithshka per ty?

    Po, - atehere pyete ate qe ate don edhe ty ai, sikur e don edhe ti ate?

    Pyete, sepse ti je i rritur dhe nuk ke pse ta mbash dashurin e sinqerte dhe te paster te fsheht, sepse dashuria eshte dicka e mire dhe jo e keqe.

    Pyete dhe zemra e jote do te lirohet, por vetem kur ti te jesh e bindur dhe ta kesh pyetur zemren dhe shpirtin tend njehere, pastaj pyete ate zemren tende.


    Kalofshi mire.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arcimedes : 04-03-2006 mė 15:28
    I vetlarguar per arsyje fshirje shkrimesh nga moderatore arrogante si puna e Dariusit me shoke....

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e arber x
    Anėtarėsuar
    02-03-2005
    Postime
    51
    Citim Postuar mė parė nga Lolita_lo
    Nuk e di si te bej???????????????????????
    Lolita, keshilltaret i paske te shumte...po e di ate shprehjen ti; pyet 7-te a 8-te dhe bej si di vete????

    Ideja eshte te mos e shmangesh situaten....Do vertete te dish se si do te reagoje ai?????
    Shume e thjeshte: pyete psikologun ne nje forme tjeter indirekte. Tregoi atij qe nje mikja jote eshte ne nje situate shume te sikletshme dhe qe po te kerkon keshille, por ti nuk di si ta ndihmosh.. pyete njehere se cdo te sugjeronte ai po te ishte ne vendin tend.... e kuptove idene????
    Kesaj vertete i thone ti biesh nga Kina, por keshtu te pakten merr vesh dhe se cmendon personi tjeter.....pastaj shih e bej.
    Still waters run deep............www.studime-londer.co.uk

  19. #39
    i vetlarguar Maska e Arcimedes
    Anėtarėsuar
    26-12-2005
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    591
    Citim Postuar mė parė nga arber x
    Lolita, keshilltaret i paske te shumte...po e di ate shprehjen ti; pyet 7-te a 8-te dhe bej si di vete????

    Ideja eshte te mos e shmangesh situaten....Do vertete te dish se si do te reagoje ai?????
    Shume e thjeshte: pyete psikologun ne nje forme tjeter indirekte. Tregoi atij qe nje mikja jote eshte ne nje situate shume te sikletshme dhe qe po te kerkon keshille, por ti nuk di si ta ndihmosh.. pyete njehere se cdo te sugjeronte ai po te ishte ne vendin tend.... e kuptove idene????
    Kesaj vertete i thone ti biesh nga Kina, por keshtu te pakten merr vesh dhe se cmendon personi tjeter.....pastaj shih e bej.

    Me pelqeu shume kjo qe shkruajti ti, arber x.

    Kete do te beja edhe une Lolita_lo. Do ta pyesja ate; nuk ka rendesi se si e pyet: direkt, apo indirekt, rendesi ka qe ti e pyet dhe qe e liron pak ate zemren tende, persa i perket kesaj gjeje.

    Por ti bej si te dish vete dhe si te deshiron zemra dhe shpirti i jot Lolita.

    Un te uroj sukses dhe shume fat te mbare.
    I vetlarguar per arsyje fshirje shkrimesh nga moderatore arrogante si puna e Dariusit me shoke....

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar mė parė nga arber x
    Lolita, keshilltaret i paske te shumte...po e di ate shprehjen ti; pyet 7-te a 8-te dhe bej si di vete????

    Ideja eshte te mos e shmangesh situaten....Do vertete te dish se si do te reagoje ai?????
    Shume e thjeshte: pyete psikologun ne nje forme tjeter indirekte. Tregoi atij qe nje mikja jote eshte ne nje situate shume te sikletshme dhe qe po te kerkon keshille, por ti nuk di si ta ndihmosh.. pyete njehere se cdo te sugjeronte ai po te ishte ne vendin tend.... e kuptove idene????
    Kesaj vertete i thone ti biesh nga Kina, por keshtu te pakten merr vesh dhe se cmendon personi tjeter.....pastaj shih e bej.
    edhe une kam te njejtin mendim pra ta pyesesh indirekt gjoja per dike tjeter keshtu do jete me e lehte per ty dhe ai do kuptoje gjithcka dhe keshilla qe do marresh per shoqen do jete pergjigja e tij reale, por kujdes para se ta pyesesh duhet te jesh e pregatitur shpirterisht dhe moralisht si per pergjigje pozitie dhe negative pra duhet te kesh pregatitur me perpara me gjak te ftohte qe tani pyetjen e dyte si per rastin negativ dhe ate pozitiv pasi ne ato momente nuk je ne gjenje te gjykosh thelle, nese te pelqen kjo ide ti mendojme edhe dy pergjigjet e tjera qe vin pas te pares.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Varfėria dhe mizerja.
    Nga DI_ANA nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 18-01-2017, 05:25
  2. Wehhabizmi sipas Ehl-i Sunnetit
    Nga Bani gjk nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:28
  3. Ēlirimi i Frymės
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 12:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •