Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 65
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-09-2005
    Postime
    23
    Flm te gjithve, shume flm. Vertet arber x, qe keshilltaret jane te shumte dhe shume te mire por une jam aq budallaqe, ne nje konfuzion te madh saqe .....
    Jo jo nuk vjen ne konsiderim qe ta pyes gjoja per dike tjeter,, ai do ta kuptoje qe une do te genjej, eshte fare lehte te me kuptoje mua kur genjej, te pakten ai e ka shume te lehte, sepse ai me njeh shume mire mua, ai e din kur une jam e merzitur, kur une jam e disponuar, kur une jam ne siklet, kur une kam fjetur keq, kur une kam fjetur mire etj etj, ai din cdogje per mua, vetem qe e dua shume ai nuk e din, (ndoshta edhe e din). Nganjehere me duket marrezi qe i kam kerkuar nje jave pushim, si do kaloj une edhe 6 dite pa e pare
    O zot sa budallaqe qe jam, e shihni se cfar shkruaj, o sa turp...turp jo vetem qe po mendoj por edhe qe po shkruaj e qe po e merr vesh tere bota se sa budallaqqe jam... Por une jam dashuruar ne te, une nuk e njoh shume, vetem ne dhomat e terapise dhe vetem nga telefonatat e shkurtra , ai nuk eshte as i bukur aspak...ok une me siguri jam e marre pas tij por ende nuk e kam kuptuar as vet....
    Nuk e di cfar do bej jo...!
    Flm juve!

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-09-2005
    Postime
    23
    Dhe te me falni se ju shurdhova dhe ju bezdisa me kete hallin tim. Jeni jashtzakonisht te mire, por kjo koka ime, koja vetja ime i ka te gjitha fajet...!

  3. #43
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    25-02-2006
    Postime
    17

    re

    Lolita nji diēka qe ndihmon shum ne rastin tend dhe te shum njerzve me probleme temporare esht sport te keshilloj nese sje person qe meret me sport te fillosh aktivitetin fizik sepse esht motori kryesor ne riperteritjen e vitalitetit si mental edhe fizik plus te ndihmon shum ne heqjen e stresit ankthit dhe depresionit .
    Kot provoje njiher dhe shife si do ndihesh pastaj ke provuar seancat ke psikologu sdo te gjej gje pse bere pak sport :-)

  4. #44
    i vetlarguar Maska e Arcimedes
    Anėtarėsuar
    26-12-2005
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    591
    Citim Postuar mė parė nga Alket123
    a mund te i them vetes tani Dr. Phil Alket123?
    Hajt urime doktor Alket.

    Oh, sa kam qeshur.

    Persa i perket temes Lolita. Ndegjo zemren tende dhe vepro. Dashuria nuk ka pse te fshihet edhe pse eshte psikolog tjetri. Un besoj qe edhe terapisti i jot e ka verejtur kete gje, mirepo nuk don qe te thote dicka dhe un kete mund ta kuptoj.

    Atehere thuaj ti, se nuk u be hataja, per dashurine per flet dhe jo per shejtanin.

    Neqoftese e don me gjithe shpirt, atehere hiqe ate mundim nga zemra e jote. Ti mund ta pyetesh edhe ne menyre indirekte dhe as mos u bej merak fare qe ai mund ta kuptoj kete gje. Aq me mire neqoftese ai e kupton, sepse atehere mund te flisni me lirshem dhe taman si njerez te medhenj me njeri-tjetrin. Nje terapist i mire din te flase edhe per gjera delikate, apo te veshtira; per kete nuk ke pse te behesh merak, Lolita.

    Neqoftese te duket cdo gje e veshtire, atehere ki durim dhe mos thuaj gje, por vetem duro, sepse durimi eshte nje dicka teper e mire dhe teper e zgjuar ne disa raste.

    Duro, por mos harro: qendro gjithmone ajo qe je ti vete: Shikoje ate sa here qe te kesh mundesi dhe gezohu kur te jesh prane tij. Domethene: mos bej sikur je serioze e sikur nuk din gje, apo sikur nuk po e shikon kur te sheh ty ai.
    Shikoje ate mashkull dhe tregoji atij qe ndoshta ti e ke te veshtire per me folur, apo per me gjetur fjalet e duhura, por nuk e ke te veshtire per me ndegjuar zerin e shpirtit tend. Lere shpirtin te lire dhe shiko e gezo sa here qe te kesh mundesine. Vlersoje cdo sekonde dhe tregoje atij qe ti je shpirt i lire dhe i paster edhe pse nuk mund te flasesh dot per momentin per dashurine.

    Ndigjo gjithmone zerin e shpirtit, por ki durim kur e ke te veshtire nje dicka.



    Suksese dhe kalofsh mire.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arcimedes : 05-03-2006 mė 15:21
    I vetlarguar per arsyje fshirje shkrimesh nga moderatore arrogante si puna e Dariusit me shoke....

  5. #45
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    mbaj seansa te rregullta psikoterapike, 3-4 here ne jave
    *************************
    une di qe seancat kane nje frekuence me te rralle, 1 here ne jave.

    ai shpesh edhe me telefonon per te me pyetur si jam, ne cfare gjendje jam, per cfare po mendoj dhe shume e shume pyteje te tjera.
    ********************************
    di edhe kete qe psikologu nuk mund te te pyese ne telefon, i vetmi kontakt mund te jete nje telefonate per te shtyre seancen ose per te konfirmuar mosparaqitjen ne diten e caktuar.

    qe ai tregon nje kujdes te vecante per mua, une as qe mund te supozoj se ai ndjen te njejten per mua sepse etika nuk ilejon psikologut dicka te tille.
    *******************************
    perpiqu te kuptosh se ajo qe tregon ai per ty eshte vemendje.

    E dashur Lolita, te ndoqa me vemendje dhe nuk te paragjykoj! Te njejten gje do te bente edhe psikologu por mendoj se perkujdesja e tij i kapercen kufijte e etikes sepse psikologu nuk duhet te jete aq i ngrohte. Mendoj se mqs ti i ke besuar jeten tende, mund ti besosh pa frike edhe kete gje te pavetedijshme qe te ka lindur. Ne fund te fundit psikologet jane ekspertet e pavetedijes, ata edhe permes nje xhesti mund te kuptojne se cfar kerkon te thuash. Ne momentin kur ti mund ti shprehesh ndjenjen tende psikologut, terapia transferohet tjeterkund, ne nje psikolog tjeter sepse nuk mund te kete normalitet madje qe kur ti ke filluar te ndjesh per te. Nese nuk ka bashkepunim nuk mund te kete sukses. Edhe nje gje: askush nuk mund te thote ate qe do te thoshte psikologu, askush nuk mund te jete ne mendjen e tij, mendoj se do te te mirkuptoje me shume se te gjithe ne. Mendoj se vuan nga varesia e lidhjeve, kjo eshte ide personale dhe mos e merr ne konsiderate nese nuk e sheh te arsyeshme. Une nuk te njoh mire por nese deshiron mund te vazhdojme bashkebisedimin! Te keshilloj te mos i shtypesh ndjesite sepse behen helme dhe te mbysin.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,926
    Citim Postuar mė parė nga Lolita_lo
    Pershendetje... edhe pse jam anetare e forumit, une rralle postoj tema, me shume preferoj te lexoj, kaloj ore te tera duke lexuar tek forumi shqiptar. Ok po kaloj te tema,
    Qe shtate muaj vizitoj psikologun dhe mbaj seansa te rregullta psikoterapike, 3-4 here ne jave. Isha e preokupuar me nje problem shume te madh, me nje ngjarje qe me ka tronditur jasht mase dhe ishte propozim i mjekut personal qe te vizitoj psikologun. Psikoterapia me ka ndihmuar mjaft.
    Une jam 22 vjec, ndersa psikologu im eshte diku rreth moshes 33-34 vjecare (nuk e di saktesisht). psikologot tim ia kam besuar tere jeten time, ai din cdogje per mua, pothuajse cdo detal nga jeta ime ai e ka te njohur, vetem per nje gje ai nuk e din, ai nuk e din se une jam dashuruar ne te, une jam dashuruar ne psikoogun tim.. Une nuk e shoh me si psikolog, si psikoterapist apo si ndihmes timin, une e shoh si nje mashkull, si nje njeri qe me ka hyr ne zemer dhe qe e dashuroj.
    Kjo ka ndodhur pa vetdijen time. Psikologu im sillet jashtzakonisht mire me mua, ai shpesh edhe me telefonon per te me pyetur si jam, ne cfare gjendje jam, per cfare po mendoj dhe shume e shume pyteje te tjera. Edhe per kunder kesaj qe ai tregon nje kujdes te vecante per mua, une as qe mund te supozoj se ai ndjen te njejten per mua sepse etika nuk ilejon psikologut dicka te tille.
    Ju lutem me ndihmoni, ju lutem seriozisht dhe sinqerisht,me ndihmonime tregoni cfare duhet te bej, a duhet ti tregoj, pasi qe ai din per tere jeten time dhe per mua, a duhet te dije edhe per kete? Apo ti nderprej seansat dhe te largohem nga ai pa i thene asgje per ndjenjat e mija?? Nese i them cka do te mendoje ai per mua, si do te reagoje.....Ju lutem me ndihmoni, shkruani shume, pres me padurim shkrimet tuaja sepse jam ne hall te madh, une e dua psikologun.....
    Ju lutem nga zemra shkruani dhe me ndihmoni, me tregoni cfare te bej. Nuk dyshoj ne ndihmen tuaj, faleminderit!
    Lolita
    1-je shume kontradiktore ne postimin tend p.sh ne fillim thua se psikoterapia te ka ndihmuar mjaft,pastaj thua se kerkon ndihme nga ne ketu ne forum,etj

    2-dhe ti nuk na ke treguar fare per jeten e sentimentale te psikologut tend
    po sikur ai te jete i dashuruar me nje vajze tjeter ??

    nejse.... , une te sugjeroj tja tregosh ndjenjat e tua atij(nese nuk eshte i lidhur me ndonje tjeter) dhe nese ai nuk te pergjigjet me te njejtin sentiment ,varja se fundja do gjesh nje psikolog tjeter apo nuk jane shtuar shume keto kohet e fundit keta psikollogjet qe po e grijne miletin nga leket

  7. #47
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Nese nje psikolog bie ne dashuri apo ka ndjenja per pacienten e tij/saj rrezikon te humbasi vendin e punes. Prandaj shumica e psikologeve rrine larg ketyre gjerave. Dikush me lart tha se ngrohtesia dhe afrimiteti me psikologun ka bere qe ti te kesh ndjenja per te. Nuk jam dakort , prandaj quhet psikolog dhe shkojne pacientat per te hapur zemren dhe cfare kane ata ne mendje.
    jam dakort me Minen , qe Lolita vuan per lidhje ( edhe pershkak se cfare po ndodh me jeten e saj ) dhe gjithmone femrta e shohin si me frike te ardhmen kur e dine q enje dite nuk do jene te zonjat t'u falin bashkeshorteve te tyre femijet , frytin e dashurise. Pershkak se Lolita i eshte hapur psikologut e sheh si shpetimtar . Se fundja ai ja di hallin.....
    Lolita nuk ja vlen t'i thuash qe ke rene ne dashuri me te , sepse ai do te te rekomandoj nje koleg tjeter . Me lart thua qe ta ka rekomanduar mjeku yt , mjeku ta ka rekomanduar qe te te ndihmoj jo te dashurohesh mbas tij . Jane dy gjera te kunderta.


    Te uroj t'a kalosh kete situate se kur vjen e keqja hapi deren thote populli
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  8. #48
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Ju keshilloj te mos e beni te ndihet fajtore! Gjate terapive, problemet thuhen me shume delikatese, atehere kur mendon se personi mund ta absorboje problemin e vet dhe pasi ta pranoje mund te reflektoje. Nuk jam dakord me verejtje sepse te gjithe ata qe shkojne tek psikologu jane sensibel dhe ndjeshmeria ka bere qe te kerkojne ndihme. Cdo gje mund te ndodhe ne jete! Nuk me duket cudi qe ka rene ne dashuri klientja me psikologun, madje eshte ndjesia me e mundeshme. Vetem psikologu mund ta orientoje. Ai i njeh problemet e saj. Mos paragjykoni!!!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  9. #49
    * Yllėza e forumit *
    Anėtarėsuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    Lolita,nje rast me te vertete interesant.Opinioni im eshte qe te largohesh nga seansat dhe te mundohesh te perballesh me realitetin,te largosh grimcat romantike qe te kane erresuar syte se nuk besoj se fati i jetes tende qendron ne duart e psikologut.
    Shendet
    ArsGothicė

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Edashur Lolita.
    Mar pjese ne shqetesimin tend. meqe kerkove mendim po te jap mendimin tim.:
    duke qene se per nje kohe te gjate personi qe kontakton me shpesh ka qene psikologu yt , kuptohet propabiliteti i ndikimit te tij tek ty , ne krahasim me te tjeret ka qene me i larte. por kjo nuk eshte aspak (te me falesh per sinqeritetin) mundesia jote me e mire. Ne jete ka me miljona mundesi te tjera. Une mendoj se ti ke bere mjaft progres ne sherimin tend. Domethene je cliruar tashme nga stresi i pare qe te detyroi te shkosh tek psikologu.
    Dil ne jete Lolita, mjaft e ndrydhe veten . Eshte ende larg fundi i Botes. Perpiqu te njohesh njerez te rinj , kontakto me miqte e vjeter dhe nese pas gjithe ketyre perseri s`te hiqet nga mendja psikologu yt atehere duhet te mendosh se ndoshta eshte dashuri. Per momentin mendoj se te jane erur syte dhe po shkon nga nje gabim i dikurshem ne nje gabim te ri.
    Duhet te jesh tip mjaft i ndjeshem, kujdes mos luaj me jeten tende . Psikologu ka para shume si ti
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  11. #51
    DIZER_7 Maska e dizer7
    Anėtarėsuar
    24-05-2006
    Vendndodhja
    EARTH
    Postime
    176
    Lolita,ketu ke mare pergjigje me bollek.
    kjo qe kalon ti,eshte gje shume normale.... psikologu jot e di shume mire.
    bile qe te jete e mundur terapia,duhet qe pacienti te dashuroj psikologun(per femrat) ose ta adhuroj(per meshkujt).
    ne kete faze,ai eshte i afte per te influencuar idete e tua dhe botekuptimin jot.
    se ty te duket si njeri prefekt.
    keshtu ka mundesi per te te cliruar nga problemi.
    ne te vertete,duhet tja shprehesh ndjenjat e tua,sepse ke mbledhur shume energji dhe clirimi vjen kur ndjenjat shprehen me fjale.
    PO kujdes.mos prano asnjehere mardhenie seksuale me psikologun.gjithe puna qe keni bere do shkaterohet,dhe terapia mer fund.asnje permiresim nuk mund te behet pastaj.
    Me siguri qe fjalet e tij jane shume te bukura,po mos harro se je paciente e tij,je objekti i punes.
    po ndoqe kete ligj,mund ti shprehesh hapur,ti tregosh mendimet,deshirat dhe endrat,dhe do ta ndihmosh shume veten jote.
    te uroj te shkuara dhe fat te mbare!
    Po Do Paqe, Behu Gati Per Lufte!

  12. #52
    larguar Maska e Silk
    Anėtarėsuar
    28-09-2005
    Vendndodhja
    last summer...
    Postime
    307
    lolita, mos e bej situaten tragjike, me beso nuk eshte aspak, eshte dicka krejt normale dhe njerezore, nuk ke bere asgje te gabuar, te duash nuk eshte turp...ne pergjithesi te keshilloj te pranosh cdo ndjenje tenden dhe mos ta konsiderosh te gabuar...

    une mendoj se eshte dicka kalimtare, kur te kaloje pak kohe do e shohesh, se ndjenjat do ftohen...

    nese nuk ndodh e vetmja zgjidhje eshte te nderrosh psikolog...perndryshe do lendohesh...

    kaq dhe mos e torturo veten me mendime te tilla te semura, ke thjesht nevoje per te gjetur ekuilibrin tend emocional, gje, qe nuk do te ndodhe duke u alarmuar...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Silk : 30-06-2006 mė 22:11

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    thuaji psikologut qe e do megjithse jam 100% i sigurt qe ai nuk ka te njejtat ndjenja per ty. Nuk ke ca humbet thuaji njeher

  14. #54
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Ore Akoma dikskutoni ju ?
    Ka 4 muj qe o hap tema edhe 2 muj qe o feju lolita me psigologun ju akoma po nji mandoline i bini ....lol
    E bot dhe psikologun per psikolog :
    Si me na pas pjell indiant neve , thashethemet ne kulm ..lol

  15. #55
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anėtarėsuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Titi
    Ore Akoma dikskutoni ju ?
    Ka 4 muj qe o hap tema edhe 2 muj qe o feju lolita me psigologun ju akoma po nji mandoline i bini ....lol
    E bot dhe psikologun per psikolog :
    Si me na pas pjell indiant neve , thashethemet ne kulm ..lol

    E dhe menimin tat ti?


    Hajd noten e mire bofsh!

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2008
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    195
    Nese e do, tregoja kte. Nese po, hajer inshaallah! nese jo, si do boje me cdo mashkull.

  17. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-10-2010
    Postime
    23
    ciao..me vjen vertete shume keq per situaten qe ndodhesh..por njekohesisht duhet te jesh shume e lumtur per nje dashuri qe po lulezon tek ti..dhe mbi te gjitha nje plus sepse e di se per ke njeri po i provon keto ndjenja...meqe psikologut nuk i lejohet te te shprehe apo te beje dicka..mendoj se ti duhet ta marresh kete hap..nuk ke cfare te humbesh..eshte krim ti largohesh..po sikur ai te te doje??ai eshte psikolog dhe shume mire mund ti fshehe ndjenjat e tij..mos ngurro thuaja vertete,nxirr gjithcka qe ke brenda..dhe nese ndjen ai te kunderten do te dije si ta menaxhoje kete situate...se di pse..jam i bindur se mund te jeni te dy te dashuruar..por pergj tende te vertete e ke brenda ne zemer..kujdes..ate pergj bej..vrapo..dashuria nuk pret..te perqafoj

  18. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-10-2010
    Postime
    23
    Un mendoj se eshte nje gje qe lidhet me prinderit. Prinderit qe kan karakter te dobet duan qe femijet e tyre te jene ndyshe nga ata por zghedhin gjithmon menyren e gabuar,duke i nxitur,duke i bertitur,nganjehe duke i ofenduar per paaftesi se mendojne se kjo eshte nje menyr per te nxitur qe te behesh "i forte".

  19. #59
    Walk a little slower... Maska e ♥ Ela ♥
    Anėtarėsuar
    11-07-2009
    Postime
    369
    Nuk shikoni data ju kur postoni? lol, tema ka 4 vjet qe eshte hapur.

  20. #60
    yep Maska e Izadora
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Edhe ajo ka 4 vje ne vazhdim qe paguan psikologun Ela

    Problemi qendron se lolita nuk e kupton ,qe eshte detyre e psikologut te degjoi historin tende, te te japi keshilla, te ruaj privatsin tende , te tregohet i kuptueshem, te te japi ndjesin e nje njeriu te besuar ect. ect.
    se fundi fundi per ate pune paguhet .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Varfėria dhe mizerja.
    Nga DI_ANA nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 18-01-2017, 05:25
  2. Wehhabizmi sipas Ehl-i Sunnetit
    Nga Bani gjk nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:28
  3. Ēlirimi i Frymės
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 12:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •